9 vjet më vonë | Mars 1997 - 2006

Duam paret tona! : Fier 1997, Joachim Ladefoged (Danimarkë)

Më lejoni të vë në dukje se gjërat ndryshojnë fare pak në 9 vjet. 9 vjet më parë, kishim një parlament pa opozitë, si sot, Fatos Nano ishte në egzil politikisht ndërsa i gjithë pushteti dukej i grumbulluar në duart e Berishës ndërkohë që e majta kërcënonte se do të dalë në rrugë. Duket sikur e gjejmë veten në situata të përafërta, megjithatë shpresoj të kemi nxënë ca mendë këto 9 vjetë që të na kthjellojnë e të mos përsërisim gabimet. Të mos lejojmë politikën që ta përdorë popullin “si kalë karroce”.

E sidoqoftë nuk vihet re se politikanët tanë kanë ndryshuar shumë këto 9 vjetë. Ata mbeten stoikë ngërthimet e tyre pambarim, si gjithmonë duke u sharë e u pështyrë e duke e bërë njëri tjetrin rezil deri në atë pikë sa të vjen pështirë. Baballarët e kombit që deri dje po rriheshin me grushta në sallën e Kuvendit japin kësisoj provën se nuk e respektojnë popullin shqiptar, si mbështetës në politikë jo e jo, por nuk respektojnë as jetën dhe mirqënien e qytetarëve shqiptarë.

Janë këto situata tash të stërvjetëruara që i kushtuan këtij populli jo vetëm kursimet por mijra jetë njerëzish. Ishin këta njerëz, dje dhe sot, që në bashkpunim apo në bashkë-përdhunim e çuan Shqipërinë në pragun e mosegzistencës. 9 vjet pas katastrofës këta zengjinë hidhen e përdridhen me po aq vrrull sa asohere, është e papërtypshme kur i sheh të ngërthyer në inatet oh sa personale, sikur këtij vendi nuk i kanë asnjë detyrim, e sikur 1997-ta të mos kishte ndodhur.

Blendi Salaj

Fotografitë janë të Joachim Ledefoged.

Tiranë, 19 Shkurt 1997

 

Vlorë, 11 Prrill 1997

 

3 Nëntor 1997 Berat, Faslli Veisllari u vra nga një plumb qorr.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

127 Komente

  1. ajka thotë:

    17 March 2006 @ 5:48 am

    o zot, nuk do ma kishte marre kurre mendja qe berisha mund te kthehej serish!!!
    dicka s’eshte ne rregull andej.
    sidomos kete vit qe gjithe bota do shohe sa te afte per demokraci jane shqiptaret!!

  2. jeton thotë:

    17 March 2006 @ 9:37 am

    97`tmerri i vertet i historise se shqiptarve, vula e zeze` made in albania` Berishokracia autori i saj.,H5N1….

  3. lulekuqe thotë:

    17 March 2006 @ 1:26 pm

    Sipas jush atehere ekziston ndonje zgjidhje alternative?
    personalisht e kam shum te veshtire ti pergjigjem kesaj pyetjeje ndaj kerkoj ndihme

  4. emigranti tjeter thotë:

    17 March 2006 @ 2:58 pm

    -Ty ajka tu desh ky shkrim që të kuptosh se berisha ka ardhur në pushtet ?! Do të ishte më i parshtatshëm pseudonimin LLumi për ty .
    -Kurse jeton më duket se është kënaqur me një vizë per në angli , dhuruar nga rebelët e 97 .
    -Kurse ti lulekuqe nuk ke shumë faj se ti jeton në zemër të mikut më të mirë të shqipërisë.
    Natyrisht që nuk keni se si ti përgjigjeni kësaj pyetje , për faktin se ju jeni autorët e saj .

  5. Isi Ademi thotë:

    17 March 2006 @ 3:41 pm

    Eshte akoma shume shpejt qe ne te diskutojme mbi ngjarje qe kane ndodhur 9 vite me pare. le t’ia leme historise detyren e saj dhe te gjithe e dime qe duhen kohe me te gjata per te gjykuar ngjarje si ato qe ndodhen ne Shqiperi ne vitin 1997. Jam i bindur se situata nuk eshte absolutisht e njejta dhe as e krahasueshme. Fakti qe parlamenti nuk po punon si duhet sepse mungon ne vendin tone nje kulture institucionale nga te gjitha palet politike nuk do te thote automatikisht qe neser do fillojne protestat. Besoj se do te ishte e udhes qe per njehere ti shikonim gjerat me pak me shume optimizem duke qene te bindur se akoma vendi yne duhet te formoje nje klase drejtuese te re jo vetem ne moshe por dhe ne mentalitet. Nuk i kane ardhur te keqijat Shqiperise vetem nga Berisha apo vetem nga Nano. Shqiperia nuk po ecen sepse mentaliteti ka ngelur ne vend, sepse kultura dominuese eshte ajo e me te fortit, ku rrespekti per instiucionet ngaterrohet me shenje dobesie, ku te jesh i ndershem perben faj dhe ne disa raste mekat.

  6. ajka thotë:

    17 March 2006 @ 4:37 pm

    ti emigranti tjeter..te kishte ndodhur ne kanada ajo e 97, berishes ia kishin treguar mire vendin kanadezet.
    Ai njeri ka bere hsume zarare dhe nuk eshte aspak “demokrat” …me vjen mire qe Pollo u menjanua nga Berisha.Propozimi im emigranti tjeter eshte qe Pollo dhe Rama te ishin dy kundershtaret kryesore. atehere mbase do kishim pakez me shuem demokraci te mirfillte.
    Ne 97 kur e detyruan populli dhe te huajt berishen te dorehiqet, ai dhe banda e tij e shkaterruan presidencen. berisha mori dhe karrigen me vete, shkulen dhe ulluqet e shiut…
    ca pret me nga ai njeri?
    ajo 97 na beri qe te vime ketu. te njejtat fytyra ne mitingjet e perjavshme te berishes ne sheshin skenderbej ishin ato fytyra ne lagjen time qe kishin ndertuar vila pa leje ne parqe publike dhe qe ne 8 te darkesa fiks dilnin me kallash ne ballkon.
    thejsht ardhja e tij ne pushtet eshte nje shenje e keqe per shqiperine sidomos ne kete vit kaq te rendesishem shqiperine etnike.

  7. Teuta thotë:

    17 March 2006 @ 4:41 pm

    Pranver 97-te

    Ne kerkuam “liri” ne liri
    e demostruam me pankarta ne duar.
    Mbi te bardhen te zezen kishim shkruar.

    Me tri gishtat ngritur,
    me shqipe te shfrenuar, e ne gjuhe te huaj
    ne shanim benim gallate.

    Me flake e zjarr dogjem,
    e per te vjedhur vrame.
    Me shishe shampanje u lame.

    E masakruam per te marr hak
    edhe dolli ngritem me gjak.

    Ne qeshem, qame…. Qame qeshem
    Vajtuam…. Festuam..
    Ne me te mashen tragjikomedi jetuam.

    U zgjuam……… Harruam….

  8. ajka thotë:

    17 March 2006 @ 4:49 pm

    nuk e kemi harruar ende!

  9. Blendi thotë:

    17 March 2006 @ 4:55 pm

    Ne për vetë faktin se edhe për së largu, kur mund të kishim zgjedhur të ndaheshim përfundimisht nga zhvillimet socio-politike në vend, vazhdojmë të shprehim interes të lartë, i bie të jemi optimistë.

    Unë jam shumë dakord me ty, që mentaliteti në shoqëri duhet të ndryshojë, e në fillim fare duhet që politikanët tanë të kuptojnë se Shqipëria nuk është laborator për eksperimentet e tyre personale. Duhet nisur dukie i mbajtur përgjegjës, mazhorancë dhe opozitë njëherësh.

    Si mund të pretendojmë se po ndryshojmë mentalitet kur politikanët tanë sillen sikur më 1997 nuk ndodhi asgjë?

  10. Ylli thotë:

    17 March 2006 @ 6:21 pm

    Po me duket interesante.
    Faleminderit.
    Ndofta eshte nje mundesi per te marre vesh dicka.
    Brenda apo jashte shtetit, kudo qe te jeni. pyes………………
    A NJIHNI NJEREZ QE SOT JANE NE PUSHTET QE KANE PERFITUAR NGA SKEMAT PIRAMIDALE.
    kjo nuk eshte 97′
    Kjo eshte aji cka nje shqiptar e demostron sapo futet per here te pare ne nje supermarket………. Te behet menjehere i pasur dhe ti kete per vehte te gjitha.
    Korrigjoj veten ne cast. Ndjenja per tu bere i pasur eshte njerezore, por diku kjo kontrollohet me ligj dhe edukate shumeshekullore

  11. abi thotë:

    17 March 2006 @ 6:22 pm

    97 Ka qene nje nga vitet me te veshtira gjithashtu per mua, per te mos thene nje nga vitet qe me krijoi dhe ma ushqeu ne menyre te tmerrshme idene sa me larg shqiperise aq mire jam…nje tmerr i vertete sidomos kur sheh njerez qe vritet nga plumba qorr…. Do te sygjeroja sikur te behej nje sontaxh nje link ku qe te gjithe lexuesit te shtonin nga nje ose me shume pika pozitive dhe negative ndaj Sali Berishes dhe Fatos Nanos. por duke i lene ndjenjat tone dhe duke arsyetuar pa as edhe nje ane politike por nje analize sa me asnjanese…Kjo do te ishte nje analyze me e mire ndaj ketyre dy figurave politike…i pelqejme apo jo…
    Abi

  12. berti thotë:

    17 March 2006 @ 6:37 pm

    per emigrantin tjeter ,qe ndodhet ne kanada….
    mesiguri do te jesh nga ata ,te veriut qe per 5 lek u mobilizuat nga GAZI-DEDJA,hypet qorrazi neper zisat e saliut te luftonit, komunistat e jugut, duke djegur te gjithe shqiperine ,cfare mecurie !!!
    Kur i hypen kalit ,nuk di te zbresesh vet sepse te mungon mendja, dhe sigurisht te tjeret do te zbresin prej xhakete, ti therasesh mendjes, se kali te coi ne humnere.

    Njerez si puna jote, bejne vetem armiq,nuk dine te bejne miq, bile edhe te races tende, por meqe ke vajtur atje ku je ve te pakten dy pare mend,,or maik…

  13. ujku thotë:

    17 March 2006 @ 7:31 pm

    Zihuni e grinduni, iku 97, A e morrët mësimin o popull? Apo do qajmë se si na ikën lekët? E rëndësishme është që vitet kanë sjellur ndryshime në Shqipëri. A do ju besohej të kishit një kompjuter në kohë e Enverit? Apo të flisnit hapur? hmmm :)

  14. abi thotë:

    17 March 2006 @ 8:33 pm

    Ne shqiperi jane bere shume gabime pas 91. Do te me duhej te pakten nje vit qe te analizoja te keqiat dhe te mirat qe kane ardhur nga ndryshimi i sistemit, por per mendimin tim ajo qe e shkatarron shqiperine nuk ishte marrja e armeve ne 97, nuk ishte humbja e lekeve ne 97 tek firmat piramidale, eshte gabimi me i madh i Sali Berishes dhe te tjereve ne ate kohe ( 92) ku ben dallime midis popullit. Nje qe ishte njeri shume i paster, i zoti i punes, pergjgjegjes…por se ishte ne fuqi, pushtet si drejtor apo edhe zv drejtor u quajt i kuq apo komunist dhe pjesa tjeter ke donte Sala apo kush sipas Sales kishte vuajtur ishte demokrat…. psh pijaneci i lagjes ishte demokrat tek une..Sikur populli yne i dashur te dinte kuptimin e fjales demokrat do ta kuptonte qe as edhe nje shqiptar nuk ishte demokrat….edhe sot e kesaj dite shqiperia prap nuk ka njerez qe jane demokrat sepse po ta shikosh tamam Sali Berisha qe eshte kryetari i partise Demokratike ne planin e vet eshte me kapitalist se qeveria e Fatosit qe duhet te ishte e kunderta….Ky nocion i bukur qe na eshte ngulitur qe kur ishim te vegjel ai eshte demokrat apo komunist ka ngelur dhe ka per te ngelur me ne per nje kohe shume te gjate… cka do te sjelle nje zhvillim te vendit teper te ngadalte….Por njerezeve si puna jone qe jane jashte dyerve te shqiperise dhe tek ndryshimet me te vogela mundohemi te shikojme nota pozitive sepse nuk na ka ngelur gje tjeter…..Prap e theksoi qe ndryshimi i sistemit ne 92 kishte gjera pozitive por ama solli me vehten dhe plot negative
    Abi

  15. jeton thotë:

    17 March 2006 @ 11:49 pm

    .. femija kur lind, panvarsisht se sa ushqim i fapin, do te rritet,cfardo edukate qe do ti japim do te rritet,koha ecen ditet kalojne,
    por puna eshte, a eshte i shendetshem ky femij, apo jo?
    ..a eshte i edukuar i shkolluar , apo jo..? apo do te mbetet bisht qeni, rrugeve, i pa edukuar dhe i trajtuar ..

    ,ujku thotë
    :A do ju besohej të kishit një kompjuter në kohë e Enverit? Apo të flisnit hapur?
    Ndigjo:
    nuk bohen keshtu krahasimet, …ndryshime kane ndodhur natyrisht,por vecse duhet ta dish qe edhe bota ndryshon gjithashtu dhe ecen me shume , po ne po ngelemi mbrapa si puna e bishtit te qenit , qe sa here e drejton kur e leshon ,shkon ne vend ku ishte , keshtu o puna edhe me NE.
    Ka ardhe koha me vrapu dhe jo me ec si breshka, atje ska korrent ti thu ka compjutera, pse shqipria eshte vetem TIRONA ?
    jo mor lal,robt atje skane uje drita,pune etj

    u ngriten rrogat thone 2 % ( 1 milek) po ja fus kot, po pse a ndryshon gjo 1 mijlekshi shtese, qe qeveria propagandon e ?
    por qeverise i tako me thone ashtu se justifiko veten ,ku ishim ? ???me asnji vend. ca bone??? asnj gjo .

    po pse duhet me duartrokit duart per salen ? ose per nanon? kur ata nuk po bojne as edhe nje gje konkrete per shqiptaret?
    qe keta te jetojne ne politike ? i mbushen 15 vjet.

    Enverin e mbajtem vete per 50 vjet me duart dtrokitje ? nuk po sojme dot nga historia ?njerzit jane helmuar me politiken e dites..
    dhe kane harruar se ne demokraci politikanet jane si kuajt ,, qe po nuk ecen , duhet me i heq . jane vetem numra kaq, jane te vlefshem aq sa kane vlere, kur s`kane vlere ,nuk japin me rezultat eshte e kot , pe i provu…………………

  16. emigranti tjeter thotë:

    18 March 2006 @ 1:03 am

    Shumë nga parashkruarsit besoj se janë për demokraci , por janë fare të pa afte te kuptojnë se shprehen kundër demokracisë dhe pro komunizmit . Dikush thotë se ne e mbajtëm enverin 50 vjet . Ky vetëm po të jetë jevgjit ka të drejtë ta thotë ,meqë PPSH ishte parti e tyre , kurse populli luftoi , dha dhe jetën për ta zhdukur Enverin dhe komunizmin , këti të fundit me nder ja kemi ngrënë mu-in , dhe e dini pse ? Sepse shiko sa komunista kemi që ( kërkojnë demokraci )

  17. LlTako thotë:

    18 March 2006 @ 5:07 am

    Ju lutem shkruani pa fyer pjesemarresit e tjere. Perndryshe shkrimet tuaja do te pastrohen nga pjeset fyese!

    Llukan Tako

  18. Niti thotë:

    18 March 2006 @ 8:07 am

    Tragjedi shekspiriane.

    Blendi, a ka me shume foto të ketij fotografisti? Adresa?

  19. Blendi thotë:

    18 March 2006 @ 1:43 pm

    Po Niti, shqiptaret ne te dy anet e kufirit kane jane subjekt i preferuar i Ladenfoged. ka disa ekspozita te ndryshme mbi shqiptaret dhe ngjarjet tona.

    www.joachimladenfoged.com

  20. jeton thotë:

    18 March 2006 @ 11:09 pm

    per `emigranti tjeter `
    ,, demokracia eshte per ata qe qe kuptojnen se cfare eshte demokracia, e sa per ty ,te gjithe ata qe kudershtojne ,bejne debat te pa anshem,per syte e tu, jane komunista, ti je qesharak djali,, e s`kupton dot shqipen se edhe per ta shkruar me sa shof paske probleme , e s`ka se si te kuptosh thelbin e shkrimeve ose te diskutimeve te kesaj teme e te dallosh me gjakftotesi se kush ishin ,autoret dhe fajtoret e 97`
    Fashizmi eshte opozita e komunizmit ,TE DYJA jane DY MASKA te nje fytyre, keshtu qe si njera ashtu edhe tjetra kane deshtuar,dhe do te deshtojne kur kuptohet ,DEMOKRACIA liria e fjales ndryshe,liria e shtypit,medias, ligji i barabarte per te gjithe,te drejtat e njeriut, e drejta punes,strehimit,et jetj

    Ty t`ka mbet menja tek komunistat, ha ha ha ha ,,po nuk po e shiko sa komunist eshte sala brenda vetes se tij?
    Qe ta kuptosh ti djali, baza e komunizmit, prona kolektive ka marr fund nje her e mire, ne 92` tani jemi ne kapitalizem, prona private mbi te gjitha..prona me veshtirsi por po shkon tek i zoti dhe do te shkoi atje
    ju pse i bini fyllit me vrim,komunista, komunista ..mos u boni qesharak,shiko argumentat,dhe faktet, dhe do te bindesh se,PD duket me shume komuniste sot ,sesa PSSH . e cuditcme !!!!!!

  21. emigranti tjeter thotë:

    19 March 2006 @ 1:03 am

    Demokraci do të thotë vjedhje për ty , do të thotë vrasje për ty , do të thotë korupsion për ty , do të thotë manipulim votash për ty , do të thotë skllavërim i popullit për ty ,
    Prandaj i përkrahni hapur socialistët se ata i kanë parime jetike këto.
    Prandaj luftoni Berishën , se ai po përpiqet ti zhdukë këto.

  22. Dori thotë:

    19 March 2006 @ 2:03 am

    Nje dokumentar italian:
    http://video.google.com/videoplay?docid=-4172114320825455273&q=albania

  23. ajka thotë:

    19 March 2006 @ 2:31 am

    me fal une nuk jam duke perkrahur socialistet fare. ata kishin nje shanc te mire per te bere ndryshime dhe e keqtrajtuan ne nje kohe kur populli eshte ne mjerim. nje shanc i tille te bie rralle ne dore. dhe, ata e shkelin me kembe. per kete u denuan ne zgjedhje. partia socialiste tani ka shumice antaresh te rinj dhe duhet kohe qe te kuptojme si funksionon kjo parti, nqs do jete e afte te mbijetoje.
    po e shaj berishen ketu se fotot e artikullit jane nga 97 dhe ai nuk eshte engjell karshi 97. vajtem nga e keqja socialiste serish prape te katastrofa e 97. dhe kete hap prapa e solli deshtata socialiste. duke share berishen nuk jam duke ngritur nanon. as te tjeret ketu te peshku sepse shpesh here me siper eshte thene qe te dyja keto figura duhet te marrin pergjegjesi para shqiptareve dhe ligjit per ato qe kane bere. po te kishte qene e ndergjgjshme PS do kishte bere ndjekje penale ndaj regjimit te berishes dhe do isht emunduar te gjente se ku vajten parate. pastaj te ksihte ndeshkuar dhe vjedhesit. ndeshkimi i te keqes qe solli 97 nuk do i kishte lene mundesi te ndodhte korrupsioni hajdut socialist. te dyja palet jane te paafta. po te behej ky ndeshkim, shqiptaret do te ndergjegjesoheshin si popull, do maturoheshin. ri-ardhja e berishes tregon adoleshence(apo foshnjeri)demokratike aq sa tregon absurditeti qe ca serbe qajne miloshevicin qe u copetoi vendin.

  24. emigranti tjeter thotë:

    19 March 2006 @ 7:39 am

    Po të kishe një kasolle , dhe natyrisht të duhet një shtëpi , por nuk ke mundësi ta blesh dhe është dimër , pyetja është : a do e shkatëroje kasollen ?

  25. jeton thotë:

    19 March 2006 @ 11:16 am

    emigranti tjeter thotë:

    Prandaj i përkrahni hapur socialistët se ata i kanë parime jetike këto.

    Prandaj luftoni Berishën , se ai po përpiqet ti zhdukë këto.

    lexoji dhe keto sa per ilustrim. per te dashurin tend ,S.BERISHEN.

    Albania - Pyramid Schemes

    Imagine hundreds of thousands of drunken, armed Americans terrorizing the streets of Washington after Tupperware and Amway go bankrupt. Well, that’s what happened in Albania in 1997. Some of the Albanian investment schemes involved the mafia laundering the proceeds of smuggled oil from Libya and Iraq to Serbia via Montenegro. Pyramid schemes were then used to launder the dirty oil money, which was then unloaded into the Albanian national bank. This got the government involved, as the boys in office borrowed the cash to help pay off its massive national debt. Liking what they saw, the Albanian people started getting into the pyramid game by investing their life savings in the schemes. When the smaller pyramids–such as Gjallica, Sudja, and Populli–started going broke, investors wanted their money back. Oops. Meanwhile, the larger schemes saw what was happening and pooled their resources in an attempt to get a license as a private bank. Mafia cash is the suspected reason why pyramid companies such as Vefa survive.

    Berisha,Meksi,Gazi-dede,ZHulali AgimSHehu, etj AUOTORET e kesaj tragjedie…
    BERISHA ne ate kohe tha:
    “PARAT E SHQIPTARVE -JANE TE PASTRA SI KRISTAL`
    The man who thought that pyramid schemes were a sound basis for an economy. -KESHTU MENDOI BERISHA TE ZHVILLONTE SHQIPERINE,.ME SKEMAT PIRAMIDALE…

    HITLERI DOGJI RAJSHTAGUN VET,dhe tha se ate e dogjen ,KOMUNISTET…..teoria e liderit te cmendur .qe dogji tew gjithe boten…

    PO te ishte Sala ne Amerike apo ne Europ. .. do ta kishte vendin tani ne BURG,se bashku me disa te tjere ..

  26. emigranti tjeter thotë:

    19 March 2006 @ 3:27 pm

    Meqë ti jeton në amerikë dhe ( kupton ) nga politika , nuk më thua a ka të majtë aty ? Çka bërë amerika për të zhdukur komunistët ?
    dhe megjithatë mos krahaso shqipërinë me amerikën , se nuk i bashkon asgjë .

  27. jeton thotë:

    19 March 2006 @ 3:40 pm

    djali.. jetoj ne europ,jo ne amerik, po edhe kaq nuk kupton … !!nejse ,mesa shoh ti je me afer,(kanada)
    na i shpjego ti , pastaj do te pergjigjem,……

    po te djathte.si aty ne shqiperi,, aka aty ne kanada,ose nje vrap pele aty ne AMERIKE, shko dhe shih rrotull.. se mos gjesh ndonje, te djathte si BERISHA, ose nje ala te djathte shqiptare,dhe na bo nje ze pastaj ..

  28. Teuta thotë:

    19 March 2006 @ 4:41 pm

    Une nje gje nuk arrij te kuptoj, se si pas kaq vjetesh ka ende njerez qe e gjykojne kete çeshtje duke u bazuar ne interesa teper te ngushta, qe ne rradhe te pare jane ne dem te vendit, popullit, dhe vete ketyre njerezve qe pretendojne se kane te drejte.Te gjithe e dime se firmat piramidale ishin vetem preteksi qe elementet extremiste te majte shfrytezuan per te rrealizuar planin e tyre per shembjen e qeverise se atehershme, qofte edhe me gjak.Humbja e parave te shume njerezve tek keto firma, qe arma me ideale per ta perdorur ne manipulimin e njerezve te thjeshte, gje qe u realizua me shume sukses.Po te kini parasysh fjalen e Alise ne nje nga pleniumet e fundit te PPSH, ku ai i referohet letres se Gorbaçovit qe ai e kishte marre dy jave me pare(te pakten keshtu e pohon ai vete ne fillim te mbledhjes) dhe porosive qe jepte Gorbaçovi ne kete leter, do te arrini te kuptoni se ne Shqiperi u zbatuan me perpikmeri direktivat qe hodhi Aia ne ate plenium, te bazuara ne kete leter dhe porosi.Keshtu nje nga direktivat ishte qe ” te perpiqemi te bejme sa me shume intelektuale per vete, dhe ata qe nuk do te na binden ti detyrojme te largohen nga vendi”., ose tjetra; “te mos lejojme kthimin e pasurive ne duart e ish pronareve, sepse keto pasuri jane tonat dhe na takojne vetem neve.,ose shprehja e famshme qe ” do te derdhim edhe gjak, por pushtetin nuk e dorezojme” etj.Natyrisht citimet mund te mos jene fjale per fjale te sakta, por permbajtja eshte e sakte. Fitorja e PD-se ne 92-shin vuri ne rrezik realizimin planit te Alise dhe extremisteve te tjere per te patur ne duar sa me gjate te ishte e mundur pushtetin dhe favoret e saj.Kjo fitore i dha goditjen perfundimtare kupoles komuniste çka ishte e papranueshme per ta.Ne keto kushte PP e cila tashme e kishte ndryshuar emrin por jo pikpamjet ,do te fillonte perpjekjet per riorganizimin e saj.Perveç riorganizimit do te fillonte zbatimi i aksioneve sabotuese ne çdo drejtim, sidomos ne drejtim te destabilizimit te vendit.Po te kihet parasysh qe ne ate kohe partive te djathta u mungonte kuadri i pergatitur, kuptohet qe PS ne keto kushte e kishte te lehte te vinte ne zbatim skenaret e saj, duke filluar qe nga shpifjet per te njollosur figura te caktuara e deri te hedhja ne greva urie te pajustifikuara dhe ne kundershtim me ligjin etj.Ne keto perpjekje futen edhe firmat piramidale, por po te kihet parasysh nje proozim idjot ne 96-ten ne nje nga mbledhjet e PS me kryetaret e rretheve qe “te perdorim cigaret gjumendjellese ne qendrat e votimit” atehere eshte shume e thjeshte te kuptohet se deri ku shkonte fantazia e kuadrove te PS.Po ne kete mbledhje eshte folur dhe per “grupe te gaçme” te cilat do te hidheshin ne veprim diten e votimit ne 96-ten.Te gjitha keto flasin per perpjekjet qe PS bente per manipulimin e zgjedhjeve te 96-tes,dhe per marrjen e pushtetit me çdo kusht, perpjekje te cilat deshtuan dhe i detyruan socialistet te ndryshonin planin, pra te terhiqnin komisioneret e tyre.Falimentimi i firmave piramidale u pa si “çelesi i arte” nga ekstremistet e majte, i cili perfundimisht do tu hapte dyert e rikthimit ne pushtet.Siç e dime te gjithe ata ja arriten qellimit, jo vetem te marrin pushtetin por dhe ta perdorin ate teresisht ne interes te tyre dhe familjeve te tyre.Premtimet per kthim parash i mori era, ashtu sikurse dhjetra premtime te tjera te bera pergjate fushatash elektorale.Pas tete vjet qeverisje socialiste, Shqiperia eshte po aq e mjere sa ne 90-ten ne çdo pikepamje.Ne keto kushte eshte e veshtire per çdo qeveri qe aspiron ndertimin dhe stabilizimin ekonomik te vendit te realizoje programin e saj.Veç te tjerash ne pozicionin e opozites, socialistet i jane rikthyer metodave te vjetra, dhe jane po aq te rrezikshem per stabilitetin e vendit sa 10-te vjet me pare, madje dhe llogarite i bejne si 10-te vjet me pare.Ngjarjet e fundit e kane treguar me se miri kete.Gjithsesi duke mbajtur koken mbrapa, nuk do te mund te bejme asnje hap para.

  29. emigranti tjeter thotë:

    19 March 2006 @ 7:34 pm

    Më fal për ngatëresën , nuk e vura re për momentin se ti je ne angli , në amerikë ka vetëm të djathte , të vendosur 100 % në rugën kapitaliste dhe të majtët i kanë zdukur që kur lindën , më kupton ? I zhdukën , nuk i lanë të riten dhe të shtohen siç ndodhi tek ne , dhe natyrisht pasojat katastrofike po vazhdojmë ti jetojmë . Tani në amerikë nëse ka të majtë nuk i pjerdh njeri se nuk kanë se si ta dëmtojnë amerikën , shteti amerikan është i formuar , kurse në shqipëri të majtët jane akoma të rezikshëm për vendin e sapo futur në rugën kapitaliste . Jam i sigurt që ti nuk i kupton dot këto se duhet të ritesh dhe pak , por nëse do që ti kuptosh kërko konsultim me ndonjë që mer vesh nga politika .

  30. emigranti tjeter thotë:

    19 March 2006 @ 8:18 pm

    Ajka
    ti emigranti tjeter..te kishte ndodhur ne kanada ajo e 97, berishes ia kishin treguar mire vendin kanadezet.
    Ai njeri ka bere hsume zarare dhe nuk eshte aspak “demokrat” …me vjen mire qe Pollo u menjanua nga Berisha.Propozimi im emigranti tjeter eshte qe Pollo dhe Rama te ishin dy kundershtaret kryesore. atehere mbase do kishim pakez me shuem demokraci te mirfillte.
    Ne 97 kur e detyruan populli dhe te huajt berishen te dorehiqet, ai dhe banda e tij e shkaterruan presidencen. berisha mori dhe karrigen me vete, shkulen dhe ulluqet e shiut…
    ca pret me nga ai njeri?
    ajo 97 na beri qe te vime ketu. te njejtat fytyra ne mitingjet e perjavshme te berishes ne sheshin skenderbej ishin ato fytyra ne lagjen time qe kishin ndertuar vila pa leje ne parqe publike dhe qe ne 8 te darkesa fiks dilnin me kallash ne ballkon.
    thejsht ardhja e tij ne pushtet eshte nje shenje e keqe per shqiperine sidomos ne kete vit kaq te rendesishem shqiperine etnike.
    Citim :
    Ti që në fillim të këtyre që thua je 100 % gabim , dhe duket qartë që ti nuk kupton , nuk nxe , nuk ke haber nga politika .
    Në kanada nuk mund të ndodhë një gjë e tillë sepse :
    - Populli kanadez nuk mund ti hedhë fajin qeverisë për veprimtarinë personale të secilit individ . Nuk është idiot , nuk është hipokrit , dhe nuk është budalla dhe të ngrihet dhe të rëzojë qeverinë për të sjellë një qeveri tjetër e cila ja ka lëruar për 50 vjet . Vetëm populli shqiptar provoi se mund të bëjë një gjë të tillë , TJA FUTË VETES SA KRAHU.
    Nëse të pëlqen të jesh ajka , hap sytë , lexo , mëso , studio , vri mendjen , pyet njerëz që dinë , në të kunder ndrysho pseudonimin .

  31. larisa thotë:

    19 March 2006 @ 10:06 pm

    Teuta ke folur ashtu sic duhet e bashkohem me ty;PS si atehere qe perfitoi nga mungesa e eksperiences se Sales dhe qeverise se tij per lejimin e firmave piramidale(deshtime te provuara ne cdo vend ku jane aplikuar),po perfiton edhe sot per te bere zhurme e rremuje ne parlament me bilbila e budallalleqe te tilla,kesaj rradhe jo per tu ngjitur ne fron por per te mbuluar pislleqet e 8 viteve korrupsion dhe vjedhje masive nen pretekstin e votes se fshehte.Na u be problem kutia votimit tani!Nuk dine ku te kapen e i ka zene frika se do i dalin te palarat ne shesh ndaj bejne si qente.
    Sala mund te jete budalle por kokes po i bie me ndershmerine e tij ketyre palacove.Pastaj se kush foli me lart per ceshtje penale ndaj Sales per punen e firmave piramidale.Pse nuk hapi gje ceshtje penale ndaj Sales PS-ja?Po aman ore mendoni ju se Tosi do e kish lene jashte Salen po te kishte mundesi ta rraste ne burg!Beni krahasimet e mos lejoni te flase preferenca politike per ju,por faktet.E pame cfare beri PS-ja.Le ti japim ca kohe edhe PD-se te beje punen e saj e nxjerrim konkluzionet pastaj.

  32. jeton thotë:

    19 March 2006 @ 11:19 pm

    …. mire qe shqiptari nuk kupton shqiptarin,, por edhe BOTEN nuk shikoni se cfare thone, per ne, e vecanrisht per BERISHEN ???/

    LEXOINI …
    ………………………………………………………………………………………………..
    Soon afterwards, the economic crisis was spurred on by the proliferation and collapse of several pyramid financial schemes. Their activity was indirectly supported by Berisha’s famous statement : “Albanian’s money are the most dirt free in the world”. Many Albanians lost their entire lives’ savings. The administration was accused of having taken part in these schemes despite promises to give people back their money. Military depots around the country were looted and for a time it looked like civil war would erupt. Initially, Berisha refused opposition demands to step down. However, early elections were held in June 1997 and they led to the victory of a socialist-led coalition of parties. He resigned from the president’s tenure one month after the loss of the elections of the DP and the victory of the left coalition. Since then he has been chair of the DP, the biggest opposition party. In July of 1997, Berisha was replaced by the socialist Rexhep Meidani.

    KOMENTI IM:

    edhe ne qoftese ka ndonje merit SALA(ana e shkelqyer e tij) 97 ` eshte ana e zeze dhe e deshtuar e tij..

    Nje njeri i civilizuar,do te jepte dorheqjen, per pa aftesi. por SALIU dhe Teuta vazhdojne te flasin si me poshte :

    (Teuta)
    ..“`Te gjithe e dime se firmat piramidale ishin vetem preteksi qe elementet extremiste te majte shfrytezuan per te rrealizuar planin e tyre per shembjen e qeverise se atehershme, qofte edhe me gjak.Humbja e parave te shume njerezve tek keto firma, qe arma me ideale per ta perdorur ne manipulimin e njerezve te thjeshte,……………………………………………………………………………………….Perveç riorganizimit do te fillonte zbatimi i aksioneve sabotuese ne çdo drejtim, sidomos ne drejtim te destabilizimit te vendit.Po te kihet parasysh qe ne ate kohe partive te djathta u mungonte kuadri i pergatitur, kuptohet qe PS ne keto kushte e kishte te lehte te vinte ne zbatim skenaret e saj, duke filluar qe nga shpifjet per te njollosur figura te caktuara e deri te hedhja ne greva urie te pajustifikuara dhe ne kundershtim me ligjin etj.Ne keto perpjekje futen edhe firmat piramidale, por po te kihet parasysh nje proozim idjot ne 96-ten ne nje nga mbledhjet e PS me kryetaret e rretheve qe “te perdorim cigaret gjumendjellese ne qendrat e votimit” atehere eshte shume e thjeshte te kuptohet se deri ku shkonte fantazia e kuadrove te PS………………………………………………………………………………………………
    …. mesiguri mentaliteti i komunist nuk shkulet kollaj. tek TEUTA dhe pasuesit e saj…………………. dikur komunistet,
    shkaqet e deshtimeve te paftesise ,suksesit i gjenin, tek ARMIKU I BRENDSHEM, I KLASES, TEK RRETHIMI I JASHTEM ,,,,,,

    Ai qe ka pushtetin, totalisht ka fajin, sepse nuk ishte i afte,te drejtonte nje shtet,
    pse me te drejt sot thuhet se SOCIALISTET kane faj per korrupsionin ? sepse si do qe te jete ATA jane fajtore, se ishin ne pushtet, por e dorrzuan ate ne menyre paqsore, demokratikisht.
    Por PD e saliu U HADHIN FAJIN TE TJERVE E GJEJNE TE KEQEN VETEM TEK KUNDERSHTARI,,,, KJO ESHTE TOTALISHT MENDESISHT IDIOTIZEM DHE TEORI E DESHTUAR .
    KUNDERSHTARI POLITIK ESHTE PARTNER DHE JO ARMIK ,

    KLASES,

  33. jeton thotë:

    19 March 2006 @ 11:37 pm

    ,, ….Harova dhe nje gje te komentit te TEUTES …kur thote :
    qe arma me ideale per ta perdorur ne manipulimin e njerezve te thjeshte“

    se kuptoj kete fjalen `njerzit e thjeshte“ ..si thua ti kaq budallenj te jene “ njerzit e thjeshte “qe te manipulohen, njerez pa mend i quan ti `njerzit e thjeshte` ne gjithe BOTEN `njerzit te thjeshte jane` por kur ti i mashtron, u mer parat u merr jeten, “njerzit e thjesht“ nuk e kane te VESHTIRE te kuptojne se ku fle lepuri,dhe se kush eshte fajtori. sdo shume mend ajo..
    “ NJerzit e thjeshte jane me te zgjuar sec ti mendon e dine vet se ku duhet te shkojne .. nuk jane bagti ..

  34. Erjoni thotë:

    20 March 2006 @ 2:36 am

    Teuta: “Te gjithe e dime se firmat piramidale ishin vetem preteksi qe elementet extremiste te majte shfrytezuan per te rrealizuar planin e tyre per shembjen e qeverise se atehershme….”

    OU??? Jeni bere te gjith agjenta ju qe lexoni dosje sekrete apo ca??? Te gjith flasin me kompetenca te papara. Mos lexoni vetem RD dhe mos shifni vetem TV2000. Gjeni burime te tjera informacioni, me te pavarura se aq.
    Ti emigranti qeke politikan i papare, merrke vesh mire fare…!!!

  35. emigranti tjeter thotë:

    20 March 2006 @ 6:11 am

    Këtu në kanada ka akoma dhe sot firma ( piramidale) shteti nuk ka lidhje dhe nuk i kontrollon , njerëzit që investojnë paret e tyre nuk mund ti kërkojnë shtetit llogari nëse ata humbin paret e tyre , një tjetër ndryshim i madh është se këtu janë shumë pak ata që investojnë paret e tyre në këto lloj investimesh dhe arsyeja sipas mendimit tim është se këtu njerëzit kanë gjetur mënyrën e fitimit secili shumë kohë më parë dhe secili investon në atë që di të bëjë më mire ( në fushën e vet ) , kurse në shqipëri njerzit të pa orientuar profesionalisht dhe ekonomisht si dhe të etur për para u futën të gjithë në një investim që nuk e kishin idenë se çfar ishte , dhe kur e kuptuan se çpo ndodhte i hodhën fajin berishës , që ndoshta dhe ai kishte futur lek , kush e di ?

  36. ajka thotë:

    20 March 2006 @ 4:02 pm

    te lutem emigranti tjeter mos sha dhe ofendo. po te doja te ofendoja ta ksiha poshteruar mire qe ne fillim me me sqime sesa ti. ok? ja po te degjojme ty opinionin dhe po mesojme nga ty.
    neqoftese e perdor forumin si mjet per te shfryre stresin e emigrimit shko ne stadium hockey me mire dhe ulerit atje.

  37. ajka thotë:

    20 March 2006 @ 4:02 pm

    ose shko te mitingjet e berishes

  38. Tea thotë:

    20 March 2006 @ 7:02 pm

    Si mund ta fajesoni vetem PS-ne per 97-ten. A shihni televizor e lexoni gazeta? E dini cfare qeverie keni apo nuk e dini? Keta jane psikopate te gjithe. Ministri i Jashtem leshon deklarata idiote per te vene duart ne koke qe favorizojne vetem serbine etj, ministrja e integrimit, nje injorante e vertete del e thote se u liberalizuan vizat, tani ka ngelur me barre (prit mi goc se sa hyre ne qeveri, direkt me pjellje), kryeparlamentarja si nje naziskine uleret ne parlament dhe me ben te ndihem keq qe jam femer, berisha del ne konference shtypi dhe ben prokurorin duke deklaruar emra socialistesh te inkriminuar, nderkohe qe ajo eshte puna e gjyqesorit dhe jo e ekzekutivit (prandaj ne demokraci ka tre pushtete, okay??), Tirana ka ngelur cope cope sepse keta maloket duan te luftojne me cdo kusht Ramen, nje lufte politike aq e ulet duke menduar se rama esht ei vetmi kryebashkiak i cili po e ndryshon ate qytet per mire (pavaresiht dhe difekteve te tij, prape i ka duk puna), nga ana tjeter sipas qeverise se tanishme ata qe kane toka te zaptuara nga militantet e pd-se te ardhur nga malet duhet te paguhen me cmime qesharake, nje tallje b…domethene, dhe kur presidenti kthen ligjin berisha del e thote se kemi votat e mjaftueshme per ta rivotuar serish, nje deklarate skandaloze anti-demokratike, por famiresisht e ktheu sot a dje kur tha se priste sugjerime dhe nga partia socialiste. TE dyja partite per mua jane Scheize, por nga te dy scheizet do te zgjidhj aate qe mban me pak ere, dhe kjo eshte PS, se te pakten jane me te civilizuar, me te moderuar dhe tolerante dhe kjo kuptohet sepse partia e tyre te pakten ka qene e hapur ndaj mendimit ndryshe, kurse keta te pd-se jane si tufe militantesh te vendosur ne katror qe marshojne ne nje hap perpara tribunes ku ngre dy gishtat berisha. Berisha eshte skizofren, nuk pranon asnje ta kundershtoje, shikojini pak shprehjet e fytyres, ai nuk eshe mire o njerez nga trute…leqe keta te pd-se skane as sens humori…e keni pare lulzim bashen si qesh kot me vete si Njeriu qe Qesh…sikur masturbohet me pushtetin e tij…ka edhe njerez te mire ne kete pusthet spo them…por keta te cmendurit jane te gjiteh ata qe kane qene dhe ne 97 e mos me thoni pastaj se PD ska pasur gisht…keni degjuar te flitet ndonjehere per militante te PS-se???…jo…sepse ska ujqer te uritur qe jetojne shpellave si keta te tjeret…me fal qe jam kaq e ashper dhe jo politically correct po ky eshte realiteti…ceshtja eshte qe we’re basically f***ed

  39. Jona thotë:

    20 March 2006 @ 7:17 pm

    Kundershtari politik eshte partner kur ai u permbahet rrespektimit te rregullave dhe normave qe rregullojne keto maredhenie.Perkundrazi ne Shqiperi dy forcat politike e kane trajtuar njera tjetren sy dy armiq te betuar.Megjithate duam apo nuk duam ne, duhet te pranojme se me deshire ose me pahir, PD dhe partite e tjera qe perbenin opoziten e djeshme arriten te rrespektonin deri diku normat e partneritetit, duke na prezantuar per here te pare ne historine pluraliste shqiptare nje opozite solide dhe te pjekur.E kunderta ndodh me opoziten e sotme, e cila ende pas kaq muajsh nuk e pranon pozicionin ne te cilin e zhvendosi vota e tre korrikut.Opozita e majte sot shfaqet si 10 apo 15 vjet te shkuara, kur njelloj e kishte braktisur elektoratin e saj duke ju drejtuar menyrave te paligjeshme per te mbrojtur interesat e saj te ngushta.Ashtu sikurse nderrimi i emrit te partise dje, edhe sot nderrimi i liderit te partise nuk po sjell ndryshime ne strategjine e PS qe aktualisht eshte forca me e madhe opozitare dhe perben bazen e opozites ne Shqiperi.Qeveria duhet kritikuar, por duhet lejuar te punoje ashtu sikurse opozita e djeshme lejoji qeverite e majta te punonin panvarsisht gabimeve te tyre, madje dhe krimeve.Mos harroni se çdo qeveri e majte pa ju referuar spastrimeve politike qe beri fill pas ardhjes ne pushtet dhe korrupsionit te cilit i krijoi terren te shtrihej sa gjate gjere, eshte implikuar dhe ne histori te tilla te cilat drjet per se drejti perbenin krim.E tille eshte ngjarja e te mbyturve te 9 janarit, apo skandali i vjedhjes se thesarit, e skandale te tjera pa fund.Sot Shqiperia ka nje pozite, qe mire apo keq po perpiqet te bej perpara, por nuk ka ende nje opozite e cila me mjete demokratike dhe institucionale te vihet ne mbrojtje te interesave jo vendit.Ne vend te opozites kemi nje grup njerezish qe ne menyre te papergjegjeshme qe jane vene ne mbrojtje te interesave te tyre me bori e me trumpeta duke e kthyer parlamentin ne salle boksi.Jo zoteri ata gjithshka mund te jene por aspak politikane.

  40. zeus thotë:

    20 March 2006 @ 7:53 pm

    hahaha tea me dhive vetem dy gjera te vogla kam:
    1. per mendimin tim nuk ka problem nese nje anetare qeverie ngelet me barre, nese e ben punen mire, puna e vet ca ben me jeten e vet. plus qe fjala pjellje nuk eshte e pershtatshme per nje femer po nejse i got your point.
    2. mut ne gjermanisht nuk shkruhet Scheize por Scheiße ose Scheisse :)

    megjithate overall shume flm per shkrimin :)

  41. Dirk thotë:

    20 March 2006 @ 7:53 pm

    Megjithate duam apo nuk duam ne, duhet te pranojme se me deshire ose me pahir, PD dhe partite e tjera qe perbenin opoziten e djeshme arriten te rrespektonin deri diku normat e partneritetit, duke na prezantuar per here te pare ne historine pluraliste shqiptare nje opozite solide dhe te pjekur.

    huh??????? Ku ke jetuar ti jona. Harrove trimat Edi Paloka, Sokol Olldashi dhe Pal Dajci. Harrove molotovet? Harrove se si ne mitingjet e PD shkaterrohenin kumbllat e kuqe te rruges se Kavajes se qenkerkan komuniste? Berisha vetem fushaten beri nen moton imazh i ri se tjeter nuk ka bere.

  42. Jona thotë:

    20 March 2006 @ 9:59 pm

    Dirk e shoh se ke ren ne dashuri me veten dhe ment e tua.Je shum gjynah.

  43. Jona thotë:

    20 March 2006 @ 10:01 pm

    Lere ti o zeus pa takat, ti qe dhihesh ne brek, sja vlen qe sja vlen.Te shkretet ju.

  44. Dirk thotë:

    20 March 2006 @ 11:26 pm

    Po mire mo edhe nqs jam ne dashuri me veten, kjo nuk ndryshon ato faktet qe permenda une.

  45. jeton thotë:

    20 March 2006 @ 11:47 pm

    Keta te qe jetojne ne Rumani, si JONA ,DEA si duket jane nga ata ,qe kane marr bursa studimi nga qeveria si sherblim per militantizmin , e tyre ose te baballarve te tyre ,te PD - …. se shumica kane shkuar ne perendim per te mbijetuar, qe kane ikur nga nga 97` sic iken arbereshet, ne kohen e turkut,per ti shpituar turqve, por ne kete rast shume shqiptare u larguan ne perendim, se ngelen pa pune , ishin te pa sigurt per jeten, dhe familjet e tyre , U LARGUAN KAOSIT . qe politika Berishiane i shkaktoi, popullit te vet, nje rrjedhje masive e pa pare ,,
    E ne lindje vetem ata qe shkojne me studime te rimbursuar nga shteti , shkojne vetem.. (se Rumania dihet qe eshte shtet i varfer ,,) te rrime shtrember e te flasim drejt! - politika e ka shkatruar ,totalish vendin ! Ne politik…. I korruptuari shan te korruptuarin !
    NJERZIT flasin PER SALEN ,PD me per EDIN PSSH.. ME SHUME -……SE SA PER UJIN DRITAT, PER PAPUNSINE ,KRIMIN.PA SIGURIN,DROGEN,VARFERINE,EDUKIMIN, QE VLEJNE PER TE DESHIRUAR

  46. zeus thotë:

    21 March 2006 @ 3:05 am

    @JETON:
    gjynaf qe e ke prishur me shkrimin e fundit. ai flamur eshte belg dhe jo rumun :)

    @JONA:
    “Lere ti o zeus pa takat, ti qe dhihesh ne brek, sja vlen qe sja vlen.”

    Seriozisht, e kam lexuar kete fjali mbi 10 here, e kam rrotulluar majtas djathtas, lart e poshte, e cfare nuk jam perpjekur te improvizoj qe te mund te deshifroj njie fije kuptimi sado te larget te saj dhe deshtova.
    mos me keqkupto, me kete nuk dua te them asnje gje ne lidhje me menyren tende te te shprehurit sepse ka shume mundesi qe te jem une i paafte ne kete mes…

  47. Dirk thotë:

    21 March 2006 @ 6:48 am

    tamam gjynaf jeton se me ke kenaq me ato shkrimet e tjera, sidomos me citimet nga faqet angleze. po s’ka gje, komentet e tjera jane te sakta si gjithmone. ai Erjoni eshte zhduk po nejse…

  48. ujku thotë:

    21 March 2006 @ 9:40 am

    ——Tamom Jeton e prishe :) LOL J/K
    Jeton me te thene te drejten une nuk dua as Salen e as Fatosin pasi nuk kane as eksperiencen, e as shkollen e duhur per tu bere politikane te mire e as nuk kane arritur te ndryshojne Shqiperine.Shqiperine po e ndryshojme NE, ti dhe une. Te gjithe studentat dhe imigrantet shqipetar kudo ku jane. Qe kaluam nje tranzcion te madh, dhe qe e kaluam ne nje menyre barbare kjo eshte me se e vertete. Shqiperia seshte Tirana, me se e vertete, isha per vit te ri. 4 qytete jane ne shqiperi, te tjere kane marre fund. Aman shpresen se kam ulur poshte, kete gje e kaloi edhe italianet kur imigruan ne amerike ose me mire dhe shume evropian te tjere. Nuk dua te futem ne politike, shkova me situaten e zogut te zi e lashe zog te zi andej nga tirana. te vjen turp tju thuash te tjereve “te huaj” qe po zihen per nje mbikalim kur ketu ku jam une autostrada ka 12 korsi, por hey do ta kalojme edhe ne kete faze. Sekreti, 1)ndryshimi i politikaneve me fryme te re , me plane per te ardhmen. te ndertohen indrocentrale, te rritet prodhimi i materialeve te ndryshme ne Shqiperi 2) ndryshimi i mentalitetit te shqipetareve 3) turizimi teper kryesor etj etj. 97 iku, erdhi 99 lufta e Kosoves, e po vjen 2007. Vitet ikin po politika jone ne atdhe ashtu siç e lame ka ngelur. si me socialiste e si me demokrat. p.s i heq kapelen edi rames

  49. ujku thotë:

    21 March 2006 @ 9:46 am

    Edit si kryetar bashkie, pasi si krye i partise socialiste do shikohet ne zgjjedhje . Le te shpresojme do sjelle ndryshime te medha ne politike.

  50. jeton thotë:

    21 March 2006 @ 9:58 am

    Me sa di une,flamuri.RUMUN –eshte BLU-VERDH-KUQ ..keshtu me duket se eshte aty , apo jo?

    dhe flamuri BELG - eshte I ZI-I VERDH- I KUQ. … kerkoj falje per kete, pasi si duket kam ngatruar, blune (rumune ) me te zezen(belge) se te verdhen dhe te kuqen e kane njesoj..aty nuk duket qart e zeza, mua mu duk si BLU e erret … ne se eshte ashtu i kerkoj falje DEAS, JONES qe i ngatareva, QENDRIMIN dhe i cova ne RUMANI… fany things ..

  51. Jona thotë:

    21 March 2006 @ 12:51 pm

    Per Zeus. Keni te drejte.Ju kerkoj ndjese edhe pse dikush tjeter ka perdorur adresen time, ndjehem njelloj fajtore.Sidomos ndjehem keq sepse nuk eshte kjo menyra ime e te shprehurit.

  52. zeus thotë:

    21 March 2006 @ 4:59 pm

    Jona,
    nese nuk jeni ju personi qe ka shkruar ato traplleqe (tani mund ta them haptazi cfare mendoj per to sepse ai/ajo qe perdor pseudonimin e nje tjetri nuk meriton respekt) atehere nuk keni pse te kerkoni ndjese as sepse nje idiot shkruajti me emrin tuaj, as sepse menyra e te shprehurit e atij idioti nuk ngjan me tuajen :)

    Megjithate, shume faleminderit qe e sqaruat kete ngaterrese.

  53. Dirk thotë:

    21 March 2006 @ 8:51 pm

    Per ujkun: Sala dhe Fatosi kane shume difekte dhe i sjelle vendit disa fatkeqsi por nqs do i kritikosh te pakten per arsimin dhe experience mos i kritiko. Qe te dy kane qene nga me te miret ne fushat e tyre ne universitet. Dhe sa per experience kane mbi 16 vjet ne politike kshuqe dy gjera i kane mesuar. Krahasuar me shume nga injorantet qe ju vine verdalle ata jane shume me mire.Kjo eshte ne fakt ajo qe me shqeteson mua me politiken shqiptare: te rinjte jane akoma me keq se te vjetrit.

  54. Drejt Evropës thotë:

    22 March 2006 @ 12:25 am

    Pavarësisht se ne vazhdojmë të kemi në gjirin tonë komunistë si shumica e parafolësve , shqipërija po shkon drejt evropës nën udhëheqjen e Sali Berishës , dhe nuk ka këthim mbrapa .

  55. ajka thotë:

    22 March 2006 @ 1:11 am

    drejt evropes=emigranti tjeter propagandist salist
    drejt evropes nuk shkohet duke shkelur kushtin numer nje qe dallon komunizmin nga kapitalizmin: te drejten e prones private

  56. ujku thotë:

    22 March 2006 @ 7:41 am

    Për Dirk:Arsimin shkollor nuk e kanë të duhur për politikë pasi kanë mbaruar një sistem sovjetik”komunist” i shkollimit dhe së dyti janë rritur midis më të mirave ne sistemin komunist. Më thuaj pak a kanë patur nëpër vitet shkollore ndonjë njohuri në fushë e politikës? Asnjë prej tyre nuk ka vuajtur dhe asnjë prej tyre ka dhënë prova në këto vite për politikan të zot. Po bravo i qoftë, numër 1 për tu bërë mafjoza e të korruptuar. Kanë gjetur pa bëjnë. Mund të jenë shumë të përgatitur për zanatin e tyre por JO për politikë. As eksperienca e tyre ska të bëjë fare, pasi siç po sheh dhe vet vënd numuro jemi në Shqipëri. Ne jemi si popull të pa fat pasi nuk kemi patur asnjëherë poltikanë të zot që të mendojnë vetëm për Shqipërinë.Nuk kemi gjetur një të hajrit që na udhëheq. “Përveç Skëndërbeut”
    Por si gjithmonë o popull, le të shpresojmë se një ditë më mirë do bëhet.

  57. Dirk thotë:

    22 March 2006 @ 9:42 am

    Jo arsim perendimor nuk kane patur, po asnje nga lideret e Europes Lindore nuk ka patur, kshuqe kjo eshte te kerkosh kot. Po lider shteti 22 vjec nuk do bejme ne tani. Dhe krahasuar me ata te tjeret qe kane verdalle Sala dhe Tosi kane qene me te miret. pastaj sa per arsimin “politik”, nuk e di nqs detyrimisht ka nje gje te tille po nejse, Tosi eshte “rritur nga Nexhmija e cila e futi ne Institutin e Studimeve Marksiste Leniniste dhe e vuri ne pozicion drejtues. Ajo dhe Ramizi, ja lane atij Partine, mbasi e kishin rritur vete sepse ishte nje nga te rinjte me me perspektive. Duke para mbrapa, nuk them qe kane bere nje zgjedhje te gabuar. Per nuhatje politike, dhe zgjuarsi ne pergjithesi, Tosi edhe sot mbetet pa rival ne politiken shqiptare. Gabimet e tij jane te tjera dhe per keto ai po e paguan sot haracin, por po e le me kaq se pastaj hapet nje teme qe nuk ja vlen.

  58. Drejt Evropës thotë:

    23 March 2006 @ 3:37 am

    “Gabimet e tij jane te tjera dhe per keto ai po e paguan sot haracin,”
    Këtu ja fute kot Dirk , tosi po e paguan ?! Ai ariti suksesin më të madh që ndonjë shqipëtar mund të arijë dhe për këtë unë i ngre kapelën , ai jeton si pasha , mos thuaj se nuk e ke zili , se ja fut kot prap .

  59. Dirk thotë:

    23 March 2006 @ 5:04 pm

    Nqs te jetosh si pasha eshte qef per ty…. ok. Po ai mund te jetonte si pasha dhe shume kohe me perpara. Motivi qe e ka shtyre ate te jete aktiv ne politik eshte pushteti qe ka patur. Kot nuk do kerkoj te rikthehet se shpejti.
    Besoj se e njejta gje vlen per Salen gjithashtu.

  60. Drejt Evropës thotë:

    23 March 2006 @ 5:31 pm

    Mirë do bëje se rama nuk ka gjë .

  61. Dirk thotë:

    23 March 2006 @ 9:02 pm

    Besoj se suksesi i PS ne te shkuaren ka ardhur nga fakti qe ka ditur te mbledhe njerez te ndryshem brenda vetes. Une nuk besoj se Nano do kthehet si Kryetar per momentin kshuqe ai dhe Rama do mesojne te mbijetojne dhe te bejne kompromise.

  62. Drejt Evropës thotë:

    24 March 2006 @ 1:23 am

    DOSSIER

    Ju rrëfej të vërtetën e llahtarshme të rebelimit 1997 (2)

    Komiteti i Vlorës, listë me 111 emra për t’u ekzekutuar

    Nga Kostandin KOLIQI

    (Vijon nga numri i kaluar)

    Prapë kjo opozitë!

    Agresiviteti i opozitës së majtë në parlament dhe media, po shtohet dita-ditës. Në krye janë vënë sërish ata, më “trimat e ’97-ës”, organizatorët dhe udhëheqësit e rebelimit në Vlorë dhe Jug të vendit, si Gramoz Ruçi, Skënder Gjinushi, Sabit Brokaj, Stefan Çipa, etj.. Për rastësi, mungojnë Arben Malaj, Luiza Hoxha, Rexhep Meidani…, mungojnë edhe Gjolekë Malaj, Zani Gjinçaushi, Xhevat Koçia, Ridvan Peshkëpia, Qatip Alia, etj., por me zemër janë aty, në Vlorë… dhe në parlament.
    Mbi të gjithë shquhet i kudondodhuri Pandeli, i cili guxoi t’i kujtonte me arrogancë kryeministrit Berisha, 9 Marsin e ’97-ës, por harroi t’u tregonte gazetarëve dhe shqiptarëve se ishte pikërisht ish Presidenti Berisha, që i kish kthyer taborret e enveristëve rebelë nga aeroporti i Rinasit, për të negociuar për paqtim…
    Tani, deputetë-kallashnikvsave, u kanë vjedhur jo “paratë” e fajdeve, por “kutinë e fshehtë dhe votën e lirë në parlamentin tempull të demokracisë…”. Pra kurdoherë gjendet sepebi, për ta përdorur për të marrë pushtetin, sa kohë që shtetin e kanë pothuajse plotësisht në dorë.
    Natyrisht që tamburashët shqiptarë dhe sazexhinjtë-pjestarë të minoriteteve në Kuvend, nën shembullin e serb-fshatarëve të Shumadisë dhe kryengritjes serbofile të Vlorës, (dështuar në vitin 1932, e triumfuese në vitin 1997), jo vetëm që kanë bërë gati tregishtorin-konvencion, por edhe banditë-skafistët e vlonjatë, tashmë me skafe të lidhura në breg dhe drogë të mbetur stok.
    Ata po e përgatisin rebelimin, jo më me pretekst paratë e fajdeve me kryeqendër qytetin që i polli dhe i përdori ato, por me sebep bash “fatet ekologjike të kryeqytetit shqiptar të Jugut…”.
    Gati për ndihmë kanë edhe niko-kolilë-himariotët e Vasil Boleqënit, vorio-epirotët e Harallamb Karathanos, me bajrakë-flamujt grekë të Aleks Andonit dhe hordhitë e Stefan Çipës, të cilit para 8 vjetësh Himara shqiptare i ngriti këngën “Qani motra, nëna qani / na i shoi djemtë Stefani / Stefan Çipë pilurioti / hakën të ta marrtë Zoti…”.
    Po përse Zoti!!??
    Astrit Kola

    (Vijon nga numri i kaluar)

    Në rreshtin e parë shikoja disa gra të veshura me të zeza, në krye të të cilave qëndronte Luiza Hoxha, (disa muaj më vonë deputete e PS për Vlorën), e shoqëruar nga gratë e familjes Brokaj, që bënin shenja të turpshme duke mbledhur dorën dhe duke lënë të lirë gishtin e mesit. Edhe kjo shenjë e huazuar nga jashtë vendit, e ngjashme me simbolin serb të tre gishtave, që për herë të parë ia pashë Skënder Gjinushit, pastaj të tjerëve që e shoqëronin, apo atyre që erdhën më pas në Vlorë, në kryesim të rebelimit.
    U habita nga kjo shenjë-sharje, sepse ne shqiptarët, shenjën e sharjes e bëjmë ndryshe.
    Kur erdhi koha që turma të lëvizte nga sheshi të Prefektura, Skënder Gjinushi dhe të tjerë politikanë, dolën në krye të turmës. Ata bërtisnin “Duam paratë tona”. Pjesa dërmuese e turmës vetëm sa i shoqëronte.
    Më datë 13 shkurt filloi djegia e gomave të makinave nëpër rrugë dhe ngritja e barrikadave me makina të prishura dhe mjete të tjera. Qytetarët vlonjatë filluan të rralloheshin.
    Më datë 15 shkurt fillojnë kërcënimet me letra poshtë derës dhe vendosja e gjobave ndaj familjeve vlonjate, “sepse duhen për shpenzime të Komitetit të Shpëtimit Publik”, u thoshin.
    Hidhet parrulla e parë “Poshtë Qeveria”, e më pas ajo “Të mbyllen dyqanet, vetëm furrat e bukës të punojnë”. Filluan shenjat e para të urisë. Me t’u krijuar Komiteti i Shpëtimit Publik, punën e parë që bëri, urdhëroi mbylljen e Portit të Vlorës.
    Përfaqësues të tij, disa fëmijë të moshës 12-17 vjeç, por të drejtuar nga disa burra pakashumë të thyer në moshë, me ato kasketat karakteristike në kokë, dërguan vendimin e Komitetit dhe kërkonin zbatimin e tij urgjentisht, “se, përndryshe…”.
    Qëllimi ishte i qartë, qyteti të kalonte, pakashumë në një grevë urie dhe izolim të plotë.
    Më datë 17 shkurt, informohem se në Jug ishte shpërndarë një hartë e Vorio-Epirit, ku në të përfshihej edhe Vlora. Po këtë ditë më vjen edhe harta me shpjegues në gjuhën greke.
    Pikërisht më këtë datë hidhet edhe ideja e rrëzimit të Qeverisë, qoftë edhe me forcë.
    Më datë 18 shkurt, një grup studentësh takohen me z.Pjetër Arbnori.
    Më datë 19 shkurt, po ky grup takon edhe Presidentin e Republikës z.Sali Berisha.
    Skafet ishin në pikun e punës së tyre, duke siguruar fitime të jashtëzakonshme.
    Tashmë, në krye të policisë kishin vënë, me bekimin e Komitetit të Shpëtimit Publik, Skënder Gjinushit dhe Sabit Brokës, një person të quajtur Milto Kordha.
    Po më datë 19 shkurt, rreth orës 11.00, organizohet një miting tek Prefektura.
    Skënder Gjinushi i drejtohet turmës: “Studentët kanë vajtur tek Arbnori, tek ai mefsha. Po atë natë kanë vajtur edhe tek Maloku… Ne do ta rrëzojmë Malokun dhe qeverinë e tij, qoftë edhe me armë. Do ta marrim zvarrë…”. Në këtë çast, një i ri në moshë, i cili imiton Arbnorin dhe prezantohet si pjesëmarrës në takim, që na qënkësh larguar nga delegacioni “ngaqë nuk duronte dot më”, i deklaroi turmës se “Pjetër Arbnori na tha – le ta bajnë vlonjatët xhiron Vlorë-Skelë, se ashtu e kanë ba përherë, dhe u ban mirë…”.
    Britmat e grupimit të parë të turmës, u shoqëruan me parrullat “Poshtë Parlamenti, poshtë Presidenti…”.
    Hartat e Vorio-Epirit, ku përfshihej edhe Vlora, kishin irrituar një pjesë të popullit, megjithë pakënaqësinë e përgjithshme ndaj shtetit për firmat piramidale. Njëri nga turma thërret “nuk i duam grekërit, jemi me Italinë, poshtë Shqipëria, rroftë Italia, Vlora qytet italian!!!”. Pothuajse ngeli një zë i vetëm. Këto parrulla u përshëndetën me britma dhe duartrokitje vetëm nga Gjinushi, Ceka dhe grupi i tyre i shoqërimit.
    Për të qarë dhe qeshur njëherësh. Për të qeshur kur shikoje përplasjen e agjenturave të huaja, ndaj të cilave predominonte ajo greke. Kush fitoi? Më duket se grekët dolën me të fituar. Në këtë kohë, studentët, në mënyrë ceremoniale, hynë në sallën e grevës së urisë, furnizuar me shampanjë dhe mishra të pjekur.
    Lajmërohemi se një grup komitarësh kishin vajtur në zyrën e Kapitenerisë për të parë edhe një herë zbatimin e urdhërit për të mbyllur Portin. Ata vunë në zbatim të imponuar, edhe një orar pune të reduktuar.
    Në kohën e mitingjeve, puna duhej të lihej me detyrim…
    I bëj shenjë oficerit të Kapitenerisë që të mbyllë zyrën, urdhër të cilin ai e zbaton. Kthehem në Universitet dhe vërej se rreth godinës ku ishin futur studentët në grevë, ishin vendosur roje të armatosura deri në dhëmbë, rreth 200 veta!?
    Tashmë ishin shfaqur fytyra të reja në rrugët dhe mitingjet e vlonjatëve. Këta vinin nga fshatrat e Vlorës, kryesisht nga zona e Lumit të Vlorës dhe ishin të armatosur. Organizimin dhe instruktimin e tyre, sipas informacioneve tepër të sakta që më vinin, e bënin Sabit Brokaj dhe Arben Malaj. Shtabi i tyre ishte në vilën e Brokajve, në afërsi të godinës së SHIK-ut. Ata rrinin më tepër të pangrënë se të ngrënë, flinin nëpër bunkerët e shumtë. Kjo jetesë, me fjalimet dhe mitingjet, i egërsonte pa masë dhe për këtë gjendje fajësonin Berishën. Këta ishin kryesisht të moshave të reja, të pashkolluar dhe përpunoheshin lehtë…
    Në afërsi të godinës së SHIK-ut, në pozicion të pjerrët me të, ndodhej vila e Brokajve, e rrethuar me mure të larta. Në oborrin e saj ishin tre skafe të tipit oqeanik, të cilët për 24 orë rresht transportonin klandestinë dhe mallra të tjerë për në bregun italian. Në atë kohë tek kjo vilë bëheshin mbledhjet e shtabit të kryengritjes. Këtu u bë edhe plani i kryengritjes, që do të përfshinte Zonën e Parë Operative të Luftës Partizane, Vlorë-Sarandë-Përmet-Tepelenë, ku përfshiheshin Gjirokastra, Delvina dhe Himara. Ky plan u përpilua më datë 22 shkurt 1997 dhe në përmbajtjen e tij parashikonte kryengritjen në mbarë këtë zonë, për t’u përhapur paskëtaj në të gjithë vendin, “nëse Qeveria dhe Presidenti nuk largoheshin…”.
    Pjesa e parë e këtij plani u realizua plotësisht.
    Në vilën e Brokajve u instalua edhe një radio-transmetuese…, nga ku merreshin detyrat dhe urdhrat tepër sekretë, nga një distancë disa qindra kilometra, në vijë të drejtë…
    Më datë 22 shkurt, në qytet filloi të ndihej uria, e cila kishte treguar shenjat e para që më datat 16 dhe 17 të atij muaji. Ndaj lajmërova Ministrin e Mbrojtjes, se duhej parandaluar uria dhe vetizolimi, dhe se për këtë do të hapja Portin e Vlorës për të prurë disa tragete që sillnin trajlerat e ushqimeve. Ministri Zhulali në fillim më thotë: “po”, pastaj më vinin urdhëra nga të tjerë, nga njerëz që flisnin në emër të tij, sipas të cilave trageti me ushqime duhej të mos hynte në Vlorë, por në Durrës!!
    Deti ishte 8-9 ballësh dhe anija që u nis për në portin e Vlorës, e kishte ngarkesën në kiç (mbrapa), ndaj kthimi për në Durrës do ta mbyste 100 % anijen. Vetë ministri Zhulali nuk më doli më në telefon. Trageti u fut në Vlorë dhe shkarkoi 14 trajlera me ushqime.
    Turmat, një pjesë e të cilave ishin të armatosur, më kërcënonin se do të digjnin tragetin. Kapiteni italian, që e fliste mirë shqipen, shumë trim, rrinte me motorin ndezur dhe me cima të lira. Të dërguarit e ministrit, oficerë, në atë kohë ia mbathën nga territori i Portit. Pata fat…, ngaqë turma nuk u urdhërua të sulmonte Portin.
    Po atë ditë, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Sheme Kosova, hoqi gatishmërinë e reparteve ushtarake!!?? Asnjë kapteri nuk do t’ia falja këtë veprim, dhe jo më Gjeneralit kryesor të Ushtrisë.
    Pas kësaj, habitesha sesi vazhdoi ai, në detyrë, deri më 1 Mars!? Të gjitha repartet ku ushtarakët ikën, u vodhën dhe u dogjën.
    Më datë 23 shkurt, në mëngjes herët, më informojnë se në Himarë ishte ngritur flamuri grek. Kjo ishte me të vërtetë e jashtëzakonshme, shumë më e rëndë në krahasim me ato që kishin ngjarë deri më atë kohë, dhe si të tillë e vlerësova e doja ta verifikoja vetë, prandaj u nisa për në Himarë.
    Me të vërtetë, flamuri grek valëvitej në qendër të Himarës. Hyra në një kjoskë-kafe prej llamarine, aty afër. Zonjës që më solli kafenë, i thashë “Na e keni zbukuruar Himarën”. Ajo e kuptoi ironinë dhe më tha: “Eh zotëri, të ishte për mua, nuk e vija aty, por e digjnja. Po çfarë t’u bëjmë atyre atje”, dhe tregoi nga klubi përballë, ku pinin dhe bërtisnin një grup djemsh me pamje të shpërfytyruar. Në mes të tyre hargalisej e krekosej Aleks Andoni.
    I them zonjës: “Leksi është shqiptar moj zonjë!!! Si ka mundësi që të bëjë një gjë të tillë?!”. Zonja m’u përgjigj: “Ku merret vesh Leksi…, sapo ka ardhur nga Greqia…”.
    Nga miqtë e mi që kisha në Himarë, mësova se çdo gjë ishte e vërtetë. Aleksi kishte ardhur me detyra të sakta nga Greqia. Po kështu, u informova se në Greqi po përgatiteshin edhe gjeneralë të tjerë, të cilët në një periudhë të afërt do të merrnin komandën e kryengritjes në Jug të vendit. Pararoja e këtyre rebelëve gjeneralë, kishte mbërritur në Sarandë, ku kishte filluar aktivitetin kryengritës Gramoz Ruçi.
    Kiço Mustaqi hynte dhe dilte sa herë të donte, apo kishte punë. Edhe Qatip Aliaj përgatitesh të hynte në Shqipëri dhe të drejtonte segmente të kryengritjes.
    Një nga më aktivët ishte Xhevat Koçia, i përzënë nga Ushtria për probleme tepër ordinere… Po përgatitej me pompozitet të madh nga Greqia, ardhja e krerëve politikë të kryengritjes për zonat e Jugut, si Ritvan Peshkëpia, etj..
    Problemi ishte se protestat nuk po përhapeshin aq sa duhej në qytetet e tjera. Gjatë dhjetëditëshit të dytë të shkurtit bëhej thirrje për përhapjen e protestave nëpër qytetet e tjera. Në një nga këto ditë, grupe të rinjsh nga Vlora, u nisën në qytete si Shkodra, Durrësi dhe Fieri, si dhe në qendrat e këtyre qyteteve, ku lëshonin lepuj të butë. Me këtë u thoshin njerëzve se jeni frikacakë, si lepujt.
    Mendoj se ky veprim e vuri në sedër kryebashkiakun e Shkodrës z.Bari Boriçi, i cili u vu në krye të dy autobuseve të mbushur me djem të rinj, me të cilët edhe zbarkoi në Vlorë, ku hodhi parrullën “Poshtë Presidenti, poshtë Sali Berisha”. Në fillim u habitën të gjithë ata që e dëgjuan, sepse ishte e para parrullë e tillë, dhe meqenëse u bë nga një kryebashkiak, pati efekt shumë të madh. Po këtë darkë u hap lajmi se institucionet ruheshin nga ushtarë “serbë”.
    Atë natë u ula me mikun tim Pajtim Ceci, i cili shërbente në repartet e Rendit. I veshur me uniformën e shërbimit, bashkë me Pajtimin po ndiqnim një grup gazetarësh të huaj, të drejtuar nga Zenepe Luka, të cilët po filmonin një gomë makine që digjej dhe një grua që imitonte rënien e të fiktit. Në këtë kohë na afrohet dikush nga mbrapa, që godet Pajtimin me shkelm dhe e quan “serb i ndyrë”. Pajtimi heq kokoren dhe i thotë: “Ç’po bën, mua labin më quan serb?”.
    Megjithëse nga keto skena ndodhën shumë, prap nëpër kafene dëgjoje të thonin se “Maloku ka prurë ushtarë serbë…!”.
    Më datë 24 shkurt shkoj në Fier se kisha 40 ditët e vdekjes së nënës. Aty takohem edhe me gruan, që vjen nga qyteti ku banoja. Lajmet që shpërndaheshin, ishin nga më të frikshmet. Pasdite kthehem në Vlorë, ku më japin, me shkrim, dënimin tim “me vdekje…”, të vendosur nga Komiteti i Shpëtimit Publik të Vlorës. Në listën–vendim, ishim 111 emra të dënuarish… Unë isha i 17–ti në listë…
    Më datë 25 shkurt mora informacionin se, më datë 26 shkurt do të goditej dhe asgjësohej SHIK-u i Vlorës.
    Më datë 26 shkurt ra një shi shumë i madh, sa u duk se qyteti po bashkohej me detin, çka bëri që të shtyhej plani i sulmit mbi SHIK-un.
    Më datë 27 shkurt vjen në Vlorë gjeneral Bujar Rama. E vumë në dijeni për planin që shumë shpejt do të zbatohej nga kryengritësit, si dhe për vendimin e Komitetit të Shpëtimit Publik lidhur me ekzekutimet e personave të shënuar në listë, dhe me këtë rast i sugjerova që të largoheshim nga Vlora me gjithçka kishim. Pak para mesnate, shoferi i Bujarit dhe shoqëruesi u kthyen të rrahur dhe të shqyer nga komshinjtë e të afërmve ku kishin shkuar për të kaluar natën. Agresorët e mirinformuar për lëvizjet dhe detyrat e tyre, i kishin kapur të gjorët poshtë pallatit dhe do t’i kishin vrarë… Ata shpëtuan për pak gjë, thjesht për trill të fatit, ngaqë u dolën në mbrojtje të afërmit, që u lajmëruan rastësisht. Megjithëkëtë incident të rëndë, Bujari prap nuk vendosi t’i tërhiqte vartësit e tij nga Vlora!!!
    Besnik Hidri, një nga oficerët më të mirë të SHIK-ut, e shoqëroi eprorin e vet dhe e nxori nga Vlora, dhe më pas ne lajmëruam policët besnikë për ta shoqëruar gjeneral Ramën, pasi nuk mund t’u besonim policëve të emëruar nga Komiteti i Shpëtimit Publik, e që në krye kishin Milto Kordhën.
    Po më datë 27 shkurt, në Vlorë erdhi edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Rexhep Meidani. Ngarkova njerëz për ta shoqëruar në distancë, derisa ai, i shoqëruar nga udhëheqësit e revoltave, u fut në vilën e Brokajve…
    Të nesërmen, më datë 28 shkurt, paradite, Rexhep Meidani largohet nga Vlora. Më pas informohem se, në vilën e Brokajve, u vendos të asgjësohej SHIK-u.
    Më datë 28 shkurt, ora 18.30, isha në trotuarin e godinës së grevës, pasi lulishten afër godinës nuk mund ta shkelte askush që nuk njihej nga rojet. Në këtë moment, në rrugë, afër godinës, ndalen një furgon dhe një veturë me targa të Lushnjes.
    Nga vetura zbresin 4 persona. Ata shkojnë drejt shkallëve të Universitetit, atje ku ishte drita më e fortë, dhe menjëherë fillojnë të improvizojnë një grindje. Nxirret një thikë dhe bëhet sikur goditet njëri prej “sherrxhinjve”. Tjetri që u “godit” bie në tokë. Tre të tjerët u hipin makinave dhe nisen në drejtim të SHIK-ut. Personi që ra në tokë, ngrihet dhe bërtet me zë të lartë “më vranë shikasit…”. E kuptova se po simulonte, sepse një i plagosur me thikë, nuk mund të thërriste aq shumë e të lëvizte me aq zhdërvjelltësi.
    Rreth tij filluan të grumbulloheshin njerëz, dhe ai, meqenëse nuk kishte gjak asgjëkundi në trup, u largua me të shpejtë në errësirë, duke harruar edhe të rënkonte.
    Më vonë u bë e qartë se askush në Vlorë nuk vdiq i vrarë me thikë, as atë mbrëmje dhe as kurrë ndonjëherë gjatë rebelimit.
    Unë menjëherë e kuptova se diçka e përbindshme ishte përgatitur për t’u realizuar atë çast, ndaj shpejtova për në zyrë, në Kuc Baba. Lidhem me godinën e SHIK-ut, ku ishin vendosur 16 punonjës. Lekë Qoku m’u prezantua si përgjegjës. I them se “turmat po vijnë drejt godinës, ndaj më shpjego se çfarë po bëjnë…”.
    Leka më thotë se turma po vendoste një makinë riportabël, me kazan të ngritur, në hyrje të portës së oborrit, siç duket për t’u mbrojtur nga kundërgoditja që mund të merrnin nga godina.
    Raportoj qendrën për situatën e krijuar. Nga Leka më vjen informacioni se bëhej fjalë për rreth 80 deri 100 persona të armatosur. Kishin edhe granatahedhës.
    Hapet zjarr kundër godinës së SHIK-ut. Nga vila e Brokajve qëllohet me mitraloz dhe bëhet zjarr i kryqëzuar. Qëllohej edhe nga një godinë tjetër, në krahun tjetër të godinës së SHIK-ut, ndërkohë që punonjësit e SHIK-ut qëllonin në ajër. Ndaj për këtë arsye, nga turma nuk u vra apo plagos askush nga civilët sulmues, atë natë, ndërkohë që sulmuesit qëllonin kundër godinës nga 20 metra distancë.
    Pyes Lekën se çfarë shihte dhe a i shihte ato që hapnin zjarr, apo jo? Ai më përgjigjet: “Në dhomat e godinës shoh vetëm tym e flakë, ndërsa jashtë shoh vetëm gra dhe fëmijë. Ata që na qëllojnë janë fshehur pas grave dhe fëmijëve, dhe nuk mund t’i godasim dot. Shikojmë vetëm flakët e armëve të tyre”.
    Lidhem, me vështirësi, me pjesën tjetër të grupit që ndodhej në vilat e “Ujit të Ftohtë” dhe u kërkoj që të kthehen se shokët e tyre janë goditur, dhe të shihnin nëse mund t’i ndihmonim dot. Ata mundën të afrohen deri tek porta e Akademisë Detare, sepse pjesa tjetër e territorit ishte e mbushur me njerëz të armatosur, prapavijë dhe rezervë e sulmonjësve.
    Nga porta e Akademisë e deri tek godina e SHIK-ut, distanca është afro 200 metra, ndaj nuk mundëm të jepnim asnjë ndihmë. Gjithçka villte zjarr, ishte llahtarë. Një qytet i armatosur me ç’të mundej, kundër pak ushtarakëve të shtetit dhe nëpunësve të pafajshëm…
    Leka më thotë: “Kosta, jam plagosur…”. Zëri i tij vinte duke u shuar.
    Ai shton: “Këtu është vetëm tym dhe flakë…, shoh afër meje dy trupa të shtrirë, të shokëve…, nuk e di se cilët janë… Më ka hyrë një plumb në kraharor dhe më ka dalë mbrapa, në shpatull…, mezi mbushem me frymë dhe nuk kam fuqi të flas…”.
    (Vijon numrin e ardhshëm)

    Marre nga “Atdheu”

  63. Dirk thotë:

    24 March 2006 @ 5:18 am

    Sa me pelqen qe te gjithe ju ultrasit e Berishes keni bere studime ashtu sic ka bere Edit’h Harxhi.

  64. ilirfort thotë:

    25 March 2006 @ 12:46 pm

    eh o shqiptare ja trimat e revolucionit grek te 1997-dhe ju votoni prape per rucin,mustaqin e minoritaret e tjere ne PS dhe do ta ndrisni shqiperine .Vetedijesohuni sa ka kohe.Ta forcojme shqiperine .Shqiperia per shqiptaret.

  65. BESA-BESE thotë:

    25 March 2006 @ 6:04 pm

    O POPULL DEBATIKAS QE RRINI EDHE VAJTONI NEPER WEB SITE SHQIPETARE KA IKUR KOHA E TRAKTEVE KESHTU QE NUK JU NGELET GJE TJETER VETEM TE VAJTONI SI UJKU QE KA NGRENE EDHE KELYSHET E VET!JU O BIJTE E FATOSIT EDHE KLIKES SE TIJ QE PO U PERVELOKENI NGA 97 A JE KENI BERE PYETJEN VETES SE KUSH E ORGANIZOI KETE 97??NESE NUK E DINI U TREGOJ UNE ESHTE ETHJESHTE FARE !TE SHOHIM KUSH KA BERE VRASJET EDHE KUSH I KA ORGANIZUAR ATO NE CDO RRETH TE SHQIPERISE DUKE NISUR NGA VLORA!KUSH ISHTE ZANI CAUSHI??NE LUSHNJE KUSH ISHTE ALDO BARE?? NE BERAT ALTIN DARDHA ?? NE TIRANE NEHAT KULLA ?? NE DURRES HASANET E DURRESIT OSE EDHE KOKAJT?? NE SHKODER SANDER MATIA ?? NE TROPOJE HAKLAJT?? E NE CDO QYETET TJETER?KETA TE GJITHE E KANE PERGJAKUR SHQIPERINE ME GJAK TE SHQIPETAREVE .EDHE CDO VRASJE ISHTE E KOMANDUAR NGA DIKUSH QE JU E KISHIT KRYETAR.KEQ NA VJEN POR SALI BERISHA KETO KOKRRA TUAJAT I KA FUTUR NE BURG ME NE KRYE LUIZA HOXHEN QE KA PI GJAK TROPOJANI NE VLORE E PRIRUR NGA SKENDER GJINUSHI ME SHOKE. KESHTU QE NUK ME NGELET GJE TJETER VETEM TE JU NGUSHELLOJ .MOS U NXENI NE INTERNET .

  66. jeton thotë:

    25 March 2006 @ 7:35 pm

    jeni perfekt , egzemplare, nuk jua kalon askush ne bote,per shpifje,per tia hedhur fajin te tjerve,haroni se ata ju permendi jane produkti i politikes se ndjekur deri ne 97`,produkti i kultures qe u kultivua,92`-97`produkti i egoz ,per pushtet te pa kufizuar, dhe dominues ,produkt i injorances se drejtimit te shtetit,produkt i nxitjes se urrejtjes, se jugut “komunist “,produkt i piramidave dhe i mafjes se lidhur me pushtetitn,si ka mundesi kaq te paster ,dhe engjej te ken qene keta te PD-se, dhe vetem PS- paska qene FAJTORE ? PD-ja ,eshte e ndershme e pastert si kristale - perpara atehere me PD-ne dhe kryetarin e saj ,ne fitore te reja ku do te na shpjere , pa PSSH ,( se ata jane kriminel komunista )se vetem nen udheheqjen e PD-SE

  67. jeton thotë:

    25 March 2006 @ 7:39 pm

    jeni perfekt , egzemplare, nuk jua kalon askush ne bote,per shpifje,per tia hedhur fajin te tjerve,haroni se ata ju permendi jane produkti i politikes se ndjekur deri ne 97`,produkti i kultures qe u kultivua,92`-97`produkti i egoz ,per pushtet te pa kufizuar, dhe dominues ,produkt i injorances se drejtimit te shtetit,produkt i nxitjes se urrejtjes, se jugut “komunist “,produkt i piramidave dhe i mafjes se lidhur me pushtetitn,si ka mundesi kaq te paster ,dhe engjej te ken qene keta te PD-se, dhe vetem PS- paska qene FAJTORE ? PD-ja ,eshte e ndershme e pastert si kristale - perpara atehere me PD-ne dhe kryetarin e saj ,ne fitore te reja ku do te na shpjere , pa PSSH ,( PA OPOZITE se ata jane kriminel komunista jane Te poshter)se vetem nen udheheqjen e PD-st sales qe ka djem petrita, qe te marrin gjak ne vetull , SHQIPRIA do te perparoje.. !

  68. Dirk thotë:

    25 March 2006 @ 8:07 pm

    Ka nje gje, ne nje sistem demokratik ndertohet nje kontrate sociale ndermjet popullit dhe qeverise. TE dy anet kane te drejta dhe pergjegjesi. Por nderkohe qeveria e PD pergjegjesite e saj, dhe te drejtat e popullit (sidomos atyre qe votonin kunder) i kishte shkelur. Sipas cdo teorie te kontrates sociale, qeveria ka humbur legjitimitet. Nuk mund te pretendoni qe populli nuk duhej te rebelohej nderkohe qe Berisha dhe te tijet benin cfare te donin me shtetin. Demokracia nuk funksionon keshtu. Ju merreni me cfare ndodhi mbas 1 marsit, qe padyshim kane qene fatkeqesi, por askush, nuk permend se cfare ndodhi me perpara qe na solli ne 1 mars.

  69. Drejt Evropës thotë:

    25 March 2006 @ 8:39 pm

    Secili duhet të përgjigjet përpara ligjit për veprimet që ka bërë .
    PD vendos ligje , po përpiqet të çpolitizojë drejtësinë , kurse PS do anarshi . Pse PS e ka frikë ligjin , përgjigjia është e thjeshtë . Sepse është e lidhur më krimin .
    Po të ishte PD e lidhur me krimin do luante lojën e PS dhe ” të gjithë ” do ishin të kënaqur . Unë nuk përjashtoj mundësinë se individë të PD nuk kanë qënë të koruptuar , por PS ishte e gjitha nga koka te këmbët . Megjithatë është drejtësija ajo që do vendosi për secilin , dhe drejtësija nuk vendoset pa punë , duke i rënë bilbilave .
    ( këtë shpjegim trashanik e bëra vetëm për këta dy parafolësit që kanë vështirësi për të kuptuar )

  70. jeton thotë:

    25 March 2006 @ 10:41 pm

    “”"Pse PS e ka frikë ligjin , përgjigjia është e thjeshtë . Sepse është e lidhur më krimin .”"”"”

    Ju pyesni - Ju pergjigjeni, kjo eshte “llogjika” edhe e saliut te PD-se

  71. Dirk thotë:

    26 March 2006 @ 12:44 am

    hahaha, i forte jeton. Ca ligjesh ka bere PD aman? Po mos u be budalla se je dhe ne kanada. Ti e ke pare sa here rrezohen ligjet per anti-kushtetutshmeri kendej. I ke pare pak ligjet e PDse. Edhe anetaret e vet i kundershtojne. Pastaj ti qe perpara se te nisin procedimet penale e ke vendos qe PS ehste kok e kembe e korruptuar, dhe megjithse ke 15 vjet ne kanada dhe vete thua qe nuk vjen shpesh, e di kete me sigurine me madhe. Po nga e di? Se thote Sala.
    Jeni si puna e ketyre fanatikeve te krishtere ketu, qe thone Bibla eshte fjala e zotit, prandaj Bibla eshte gjithmone e vertete, dhe meqe bibla thote se zoti ekziston atehere zoti ekziston me te vertete. Ju thoni Berisha nuk gabon asnjehere, dhe meqe thote ai qe PS eshte e korruptuar, atehere duhet te jete e vertete. Te dyja teori rrethrrotulluese.

  72. Drejt Evropës thotë:

    26 March 2006 @ 1:43 am

    E shikon se si e nxorët kokën , që jëni extremë të njëanshëm , dhe hiqeni sikur diskutoni nëpër forume si njerez të zakonshëm , ikni dhe mësoni ndonjë gjë se na hapët barkun këtu me injorancën tuaj .

  73. zeus thotë:

    26 March 2006 @ 3:49 am

    “E shikon se si e nxorët kokën , që jëni extremë të njëanshëm ”

    ndersa ti Drejt Evropes je shume i dyanshem ne fakt…

  74. Dirk thotë:

    26 March 2006 @ 4:35 am

    Po mire qe ti je vete i njeanshem, po pse ajo qe thashe une qenka ekstremizem i njeanshem se nuk e morra vesh???

  75. jeton thotë:

    26 March 2006 @ 11:16 am

    Dirk+Drejt Evropës , nuk keni kuptuar asgje cfare kame shkruar,pak me siper,me ben te qesh,por s`ka gje ja u sqaroj :ishte fjala ne replik me “Drejt Evropës “kur thote :

    “””Pse PS e ka frikë ligjin , përgjigjia është e thjeshtë . Sepse është e lidhur më krimin .”””””

    dhe une pergjigjem :
    Ju pyesni - Ju pergjigjeni, kjo eshte “llogjika” edhe e saliut te PD-se idea eshte– vet zot ,vet shkop, - Pse PS e ka frikë ligjin (pysni ju )– Sepse është e lidhur më krimin . ( pergjigjeni po ju ! )

    Ju pyesni-kush e dogji ate. apo kete kush eshte fajtor ?????

    dhe vete pergjigjeni…PSSH ,komunistet,, e shikoni…….
    ju pyesni– dhe ju pergjigjeni, ju punoni- te tjeret gabojne,
    ju gaboni- te tjeret jane fajtor, ju drejtoni—- bota ju ndimon..

  76. BESA-BESE thotë:

    26 March 2006 @ 12:06 pm

    O DEBATIKASIT E VOBEKET EDHE NJE HERE PO ME DUHET TE FLAS ME JU ! KUJTOVA SE ISHTE E KRYERA E THJESHTE POR PO ME DEL E KUNDERTA!JU THASHE EDHE DJE SE PER SA I PERKET 97 ESHTE LLOGJIKE E THJESHTE SE KUSH E BERI E KUSH E DOGJI ,LEXOJENI ME LART! NDERSA PER SA I PERKET PIRAMIDAVE KEMI ARBEN MALEN QE ESHTE DEPUTET EDHE MINISTER FINANCASH I JUAJI QE ISHTE EDHE MANAXHER I DY FIRMAVE PIRAMIDALE APO JO?? NDERSA PER SA I PERKET POLITIKANE JU KUJTOHEN THIRRJET QE VININ NGA POLITIKANET TUAJ ”O VELLEZER TE RREMBEJME ARMET JA VDEKJE JA LIRI”KUNDER KUJT ISHIN ATO ARME ?? KUSH ISHTE ARMIKU??KETU GJEJME NJE THENIE TE POLITIKANEVE TUAJ ”REVOLUCION I VONUAR DEMOKRATIK” PRA DIHEN PRAPE FAJTORET ! PO DESHET PER ME QARTE KLIKO NE WWW.PS.AL EDHE E SHIHNI ME QARTE SE KUSH ISHIN FAJTORET. PASTAJ PATEM EDHE NJE PREMTIM TUAJIN NE FUSHATEN QE U BE NE ZGJEDHJET E ATEHERSHME ”DO JU KTHEJME PARATE E FIRMAVE PIRAMIDALE” A E DIN KUSH SE KUJT IU KTHYEN ATO PARA EDHE KUR??SEPSE 47 PER QIND E TYRE ISHIN TE BLLOKUARA NE SHQIPERI ,APO JO??PYESNI FARUDIN ARAPIN KU SHKUAN ATO PARA.SHKOJME ME ANDEJ , VJET NGA ORGANI I AKUZES GREKE U THA SE NJE MINISTER SHQIPETAR KA SJELL SHUMA TE MEDHA PARASH NE BANKA GREKE,APO E KAM GABIM??BILES U THA SE JANE TRANSPORTUAR EDHE ORGANE NJEREZORE ME VALIXHE DIPLOMATIKE SHQIPETARE ,APO JO?? KETO PYETJE PO U BEJ JU O DEBATIKAS.PRES PERGJIGJE!

  77. jeton thotë:

    26 March 2006 @ 1:24 pm

    Berisha deklaroi boterisht :
    “”"”:Parat e shqiptarve ,jane te pastra si kristal”"”"

    ministri i tij i mbrojtejes ne 97` shiti arm trafikanteve te armeve. eshte njohur boterisht shitja e armeve ne RUANDA ..

    gazi-dedja –i shikut ,hypi ne zisa veriun, te luftonte komunistat ne jug ..

    doni me per belulin ..

  78. Teuta thotë:

    26 March 2006 @ 3:43 pm

    Une nuk e di nga je more Jeton, por nje gje te dish se po te kishte hipur veriu neper zisa per ne jug, Zani nuk do te kendonte i lire kengen “une jam mbret i Vlores”. Vlora e di shume mire kete. Ke ndonje argument tjeter, qe te kundershtosh faktet me lart., Sa per Gazideden nuk mund te jete argument bindes, sepse qeveria e Majte ka patur tete vjet kohe te hetoje punen e Gazidedes,(dhe te jeni te sigurte se e ka bere kete )dhe te kerkonte ne baze te shkeljeve te konstatuara ndjekje penale, .Mendoni ju se rastesisht u la ne harrese çeshtja Gazidede dhe se rastesisht opozita e sotme i shmanget kesaj çeshtjeje sot, kur Gazidede eshte kthyer ne vendin e tij?Ata njerez qe ngrihen ne parlament dhe bllokojne parlamentin per te ashtequajturen “vote e fshehte, apo per te detyruar punonjesin e gardes te terheq kallezimin ne ngarkim te tyre nga prokuroria (nje shkak kaq qesharak ky), mendoni ju se nuk paskan guximin te kerkojne hetimin e Gazidedes?Mua me duket se vete heshtja e mazhorances se djeshme dhe opozites se sotme e ka pergjigjen brenda lidhur me Gazideden dhe deklaratat e tij ne parlament.

  79. Dirk thotë:

    26 March 2006 @ 4:29 pm

    O jeton e kisha kuptuar po nejse….

  80. jeton thotë:

    26 March 2006 @ 6:04 pm

    Dirk, ok athere me fal ..
    Replik me Teuten
    TOPALLI me vote te fshehte u vu ne krye, pse te mos veprohet ne te njeten menyre ,dhe pse mazhoranca nuk e zgjeron zemren por ngul kemb si mushka.,
    ne mardheniet politike toleranca e mazheronces duhet te reflektoj dhe pjekuri,se ajo dihet ka shumicen.. por vazhdohet me nje kokfortesi,per mos ti hapur rruge, kerkeses per vote te fshehur,,duke u kthyer keshtu te dy palet ne qesharak. gjithmon i madhi i ben leshim te voglit se gjasme eshte me i pjekur, dhe kur me teper ajo (votimi) egziston edhe ne ligj i miratuar me pare nga ter dy palet .

    Dojsa e 97` nje dite do te hapet, dhe do te zbardhet historia, ndoshta nuk eshte hapur edhe per nje arsye, te caktuar ,qe nuk eshte momenti dhe koha pasi eshte nje NJE HISTORI KOMPLEKSE”
    dhe me reflektime edhe ne rajon,por populli yne e ka ne kujtese,dhe ajo histori as nuk shtremberohet as sajohet, se ka fakte, dokumenta,dhe filmime ..por nje gje dua te them ajo do te mbetet njolla me zeze e historise tone, produkt i politikes diletante,aventureske, e politikaneve ,te dy krave …nuk ka kurre si te jete ,qe nje parti ishte e paster, dhe tjetra ishte fajtore. .kjo eshte absurde..
    por kur nje parti nderton politika konfliktuale, ngatrestare , te pastudiuara mire nga ekspert e fushave speciale rezultati rezultati do te jete negativ ..

  81. Teuta thotë:

    26 March 2006 @ 8:46 pm

    Me sa di une lidhur me “voten e fshehte” ka patur debate edhe kur mazhoranca perbehej nga te majtet, por ne ate kohe ishte opozita e sotme ajo qe perdorte forcen e kartonit.Kjo ka ndodhur edhe me ligjin per zgjedhjet, dhe me nje ser ligjesh te tjera.Madje kur nuk u ka mjaftuar forca e kartonit, mazhoranca e djeshme ka perdorur brenda ne parlament edhe forcen e plumbit, dhe ju e dini shume mire kete.Gjithsesi siç e kam theksuar diku me lart, gjithshka ka ndodhur ne Shqiperi dhe ndodh , nuk eshte e rastesishme.Vini re; “NEN NJE PROPAGANDE EKSTREME KUNDER KOMUNIZMIT, DHE ME DISA NDESHKIME TE VOGLA TE NOMEKLATURES SE LARTE KOMUNISTE, NE KOMUNISTET REFORMATORE DO TE ZBATOJME STRATEGJINE TONE NE EKONOMI, QE KAPITALISTET DHE PRONARET E ARDHSHEM NE NJE VEND KAPITALIST TE JEMI NE, NJEREZIT TANE”. Ramiz Alia. Tetor 1989.

  82. zeus thotë:

    26 March 2006 @ 9:10 pm

    “Madje kur nuk u ka mjaftuar forca e kartonit, mazhoranca e djeshme ka perdorur brenda ne parlament edhe forcen e plumbit, dhe ju e dini shume mire kete.”

    me fal, i vetmi rast kur eshte perdorur plumbi ka qene kundra Azem Hajdarit nga Gafurr Mazreku. sipas teje ajo qe ndodhi nuk qe pune hakmarrje malokesh por qe kercenim ndaj opozites?

    “Me sa di une lidhur me “voten e fshehte” ka patur debate edhe kur mazhoranca perbehej nga te majtet, por ne ate kohe ishte opozita e sotme ajo qe perdorte forcen e kartonit.Kjo ka ndodhur edhe me ligjin per zgjedhjet, dhe me nje ser ligjesh te tjera.”

    Ligji per zgjedhjet megjithese i gabuar ka qene konsensual PS+PD. ndersa per shkarkime i vetmi rast kur eshte perdorur e ashtuquajtura force kartoni ka qene per Arben Rakipin kur kishte edhe bekimin e Sales. pastaj edhe sikur PS te kete bere gabime kjo sdo te thote qe PD duhet ti perserisi apo jo?

    ““NEN NJE PROPAGANDE EKSTREME KUNDER KOMUNIZMIT, DHE ME DISA NDESHKIME TE VOGLA TE NOMEKLATURES SE LARTE KOMUNISTE, NE KOMUNISTET REFORMATORE DO TE ZBATOJME STRATEGJINE TONE NE EKONOMI, QE KAPITALISTET DHE PRONARET E ARDHSHEM NE NJE VEND KAPITALIST TE JEMI NE, NJEREZIT TANE”. Ramiz Alia. Tetor 1989.”

    kjo edhe nese eshte e vertete, tregon me se miri qe Salen e kane vene vete komunistet ne pushtet qe ti hapte rrugen PP (paraardheses se PS) per reformim. dmth logjika eshte kjo, ve nje idiot ne krye te kundershtareve qe njerezit me mend dhe me shkolle te rrine me ne. a nuk je dakord qe shtresa intelektuale ne shqiperi eshte e majte? ;)

  83. jeton thotë:

    26 March 2006 @ 9:13 pm

    …po cna ngatron me Ramiz ALIN .pash zotin, mos u boni e semure kot se koti, s`kane lidheje keto qe thua fare .. me ato qe kam thene une ,
    paske kohe me studiu cfare ka thone ALIA..ketu e 16-18 vjet me pare…..hajde hajde ..
    hej po mos harro edhe Enverin, (edhe Salen kur ishte sekretar i organizates baze te PPSH NE FAKULTETIN E MJEKSISE) se cfare kane thene ata atehere,.. dhe pastaj ti lidhim me ngjarjet e sotme ..mire keshtu thua ti ?

  84. Drejt Evropës thotë:

    26 March 2006 @ 9:31 pm

    Po kur u bënë intelektualë evgjitët dhe bythëgrisurit shqipëtarë të cilët mbështetën dhe u bënë pjesëtarë të saj ?!
    Llumin sado ta kulloshh llum mbetet .

  85. zeus thotë:

    26 March 2006 @ 10:12 pm

    DE, qe saliun nuk ka intelektual normal qe ta mbeshtesin kjo eshte me se e vertete. me kupto drejt, thashe Saliun jo te djathten shqiptare. te jesh i djathte per mua ska asgje te keqe, madje mendoj qe shqiperise per momentin i duhen disa reforma te djathta, mirepo sala as nuk ja ka idene ca eshte e djathta jo me te beje reforma te tilla. nejse, mos dal nga ceshtja, ku bazohem une qe them saliun nuk ka intelektual te vertete ta mbeshtesi? marrim rastin tend: ti jeton jashte dhe je si te thuash “ajka” e atyre qe i shkojne mbas atij sepse ke pasur mundesine te jetosh per 15 e kusur vjet ne nje shoqeri shume me te avancuar se ajo shqiptare. shiko me kujdes si shprehesh ti: “Po kur u bënë intelektualë evgjitët dhe bythëgrisurit shqipëtarë të cilët mbështetën dhe u bënë pjesëtarë të saj ?!” kjo fjali qofte nga permbajtja raciste, qofte nga logjika inekzistente dhe qofte nga fakti se eshte nje menyre te shprehuri prej injorantesh tregon me se miri qe ti jo shkolle te larte qe s’ke bere por edhe gjimnazin me zor do e kesh kaluar. me fal qe po flas troc ndoshta me teper sec duhet po disa te verteta duhen te thuhen.

  86. Drejt Evropës thotë:

    26 March 2006 @ 11:08 pm

    Unë nuk tu drejtova ty personalisht , megjithatë ti vërtetove se je pjesë e atij llumi , që sado gjatë të rish në amerikë , nuk kullohesh . Ti nuk njoke as historinë mbas 1944 të shqipërisë .

  87. zeus thotë:

    26 March 2006 @ 11:45 pm

    “Unë nuk tu drejtova ty personalisht”
    => po pastaj? kjo s’do te thote qe kur nuk me drejtohesh mua personalisht ti shkruan gjera me vend dhe une s’paskam te drejte te reflektoj dhe te shkruaj mbi to. psh kur u hap kjo teme “9 vjet me vone” askush nuk t’u drejtua ty personalisht me te por ti ama shkruajte mbi kete ceshtje dhe dhe mendimin tend.

    “megjithatë ti vërtetove se je pjesë e atij llumi , që sado gjatë të rish në amerikë , nuk kullohesh”
    => si e vertetova?

    “Ti nuk njoke as historinë mbas 1944 të shqipërisë .”
    => e nga dreqin e morre vesh ti kete? komplet pa lidhje.

  88. Drejt Evropës thotë:

    27 March 2006 @ 12:37 am

    Meqë ti nuk i kupton , nuk ka gjë se nuk është faji yt , por të tjerë që lexojnë shkrimet tona i kuptojnë .

  89. zeus thotë:

    27 March 2006 @ 6:31 am

    vallaj po te jene te afte te zberthejne cfare nenkupton ti me ato budalliqe meritojne me tere mend cmimin nobel per psikanalize.

  90. besa bese thotë:

    27 March 2006 @ 11:48 am

    O DEBATIKASIT E VOBET NESE DESHET TE DINIT SE KUSH E DOGJI SHQIPERINE NE 97 DUHET TE SHIHNIT NJE MATERIAL TELEVIZIV NE TOP CHANNEL SEPSE ESHTE DHENE E QARTE MBREME! PERSHENDETJE NGA ANA IME !

  91. oresti thotë:

    6 April 2006 @ 2:57 pm

    Per mendimin tim faji i 97 eshte i joni dhe i gjithe politikes tone te majte, kur them te majte e kam fjalen per te gjithe politikanet shqiptare si Nano si Berisha,,Fino,Majko dhe te tjere si nga partia Demokratike ashtu dhe ajo Socialiste qe per mendimin tim te dyja ne Shqiperi jane te majta dege te partise Komuniste semudja qe po e torturon me vite me radhe Kombin Shqiptar. Ne SHqiperi nuk duhet te votohen komunistat te cilet sot kane vene maska te reja te quajtur PD,PS dhe shume emra te tjere por ne na duhen njerez me ideale ultranacionaliste te se djathes ekstemiste sepse ne nuk i njohim idealet e kombit.Komunista,marxista,demokrat,moralista,oportunista sot e quajne veten socialista nuk e kuptojne se jane vetem nje pjelle e idelogjive te huaja slave,cifute apo greke ne kemi ne voje per nje parti qe mendoje vetem per Shqiperine dhe popullin shqiptar sepse si feja e shqiptarit eshte shqiptari ashtu dhe partia e shqiptariri duhet te jete Shqipetaria.Te bashkohemi nen idealet e thirrjes nacionaliste dhe ti kujtojme vetes se si veri si jug jane nje gjak. Vetem me patriotisem dhe me krenari kombetare Shqiperia mund ti shmanget 97-ve te tjera dhe ishalla ne nje Shqiperi te madhe etnike

  92. king cros thotë:

    6 April 2006 @ 4:05 pm

    , komun-ista,
    ball-ista,
    nacional-ista,
    fash-ista
    te gjithe mbarojne me ” ista” d.m th. edhe ti si nacinalist je njesoj se mohoni ,njeri dhe tjetrin, dhe kurr nuk flisni per bashkupunim, per harmoni ku te gjithe te rojne ne paqe dhe begati keshtu qe edhe ti, mos te ngelet qefi, nuk ke ndonje ndryshim, vetem se harxhon kohen duke i bere qefin vetes, sa te lezecem qe jemi ne shqiptaret kur i bejme qefin vetes ,dhe hiqemi se jemi ,,njeri me i mire se tjetri …

  93. oresti thotë:

    19 April 2006 @ 6:24 pm

    Degjo o king cros ne rradh te pare ti as qe ia ke idene se cfare do te thote nacionalist. Si mund te mendosh qe nje komunist eshte njelloj me nje nacionalist kur komunizmi eshte nje ideologji e huaj qe e ka fillimin me Marksin(cifut gjerman)dhe vazhdon me diktatoret rus qe ti duhet ti dish shum mire.Nderkohe qe nacionalizmi eshte e kunderta me ekstreme e komunizmit nacionalizmi kerkon te ngreje lart vlerat kombetare te nje populli dhe jo te ngreje lart ideale sllave apo hebree.Pastaj kur thua qe un i bej qefin vetes kjo me duket akoma dhe me qesharake,nacionalizmi nuk eshte nje imazh qe mund ti besh vetes qefin por eshte nje ndjenje e madhe dhe e larte,kjo edhte njesoj si te thuash qe ia ben qefin vetes se don nenen e babain nacionalizmi eshte dashuri per kombin.Por njerez si puna jote qe thojne me ironi ‘’sa te lezetshem jemi ne shqiptaret”mendoj se nuk e njohin kete ndjenje.Ato si ti i njoh mire,ju mezi c’prisni te ikni se nuk e duroni popullin tuaj kujtoni se jashte eshte me mire kurse jashte njerzit as do t’ia dijne fare per ju.Njerez si ti un i quaj ”tepricat e kombit” e di pse?sepse ju nuk i vleni kombit, ju per te jeni thjesht disa qenie te gabuara pra te pavlefshem.Ndekohe qe ajo qe mbarojne te gjitha me “ista”qe thua ti nuk me duket nje gjetje aspak origjinale por nje pjese e marr nga ndonje film.Dhe persa i perket paqes dhe begatise o pacifisti atdhemohues ato nuk arrihen me nje te shtypur butoni apo duke ikur jashte vendit por duke punuar per vendin tend per te bere qe ky vend te arrije nje stad te larte kudo dhe jo duke kerkuar paqen nga qindra-mijera kilometra larg kete jemi te zot ta bejme te gjithe edhe nje 5 vjecar di te thote duam paqe.Dhe persa i perket perket 97-es ishin pikerisht ato antinacionalistat ato antishqiptaret qe e ben sepse nje nacionalist i vertet nuk e shkaterron vendin e vet por e mbron si do qe te jete situata.Por ti nuk i din keto gjera se ti ke flamurin britanik lart kurse une kam shqiponjen per te cilen ia vlen te besh gjthcka.

  94. treg thotë:

    19 April 2006 @ 6:38 pm

    jj

  95. Dirk thotë:

    19 April 2006 @ 7:05 pm

    Oresti, meqe po i tregon king cross historine e komunizmit po te them qe komunizmi eshte nje ideologji nderkombetare. Pra nje lloj levizje globaliste, po kerkon ndryshimin e sistemit. Megjithate ne lindje ka qene nje levizje puro nacionaliste. Nqs e nje Marxin ai i nisi shkrimet e tij mbi kritiken e Ideologjise Gjermane, dhe ideologjise se Hegelit. Te dyja keto (ku ideologjia e atehershme kontemporane Gjermane buronte direkt nga ajo e Hegelit) kishin frymezur jo pak rritjen e ndjenjes kombetare ne ish principatat e Prusise.
    Sipas llogjikes tende, edhe demokracia liberale qe ne sot perpiqemi te arrijme si standart vjen kryesisht nga shkrimet e socialisteve francez si Ruso dhe Voltaire, por mbi te gjitha nga shkolla anlgo-sakson e Lokut, Humes, dhe John Stuart Mill. Pra edhe keto jane ideologjie te huaja, qe ne nuk duhet aspak ti aspirojme.
    Per mua nacionalizem do te thote te besh dicka konkrete per vendin tend, dhe jo te merresh me llafe cdo dite duke thene se sa shume e do vendin sic ben Berisha sot. Nderkohe qe asnje verpim i tij ne politike nuk i ka sjelle mire vendit, perkundrazi shpesh e ka shitur shume lire ate (sic po ben sot me projektet energjitike, dhe me orientimin e politikes se jashtme).

  96. king cross thotë:

    19 April 2006 @ 7:45 pm

    oresti ..
    Ti si pusht qe je i quan “tepricat e kombit ” te gjithe ata qe jane larguar nga atdheu i tyre me plage ne zemer, per te mbijetuar,
    se pushtet si puna jote ,e cuan vendin, ne greminen vllavrasese ne papunesi totale, me vrasje dhe shkatrime me pasiguri per jeten , ne vjedhjen e djerses sone me firmad piramidale, dhe na ben teori, per nacionalizmin tend te felliqur, per cfare nocionalizmi flet, ti, ku e di ti nacionalizmin tim , por me siguri ti duhet te jesh nje pusht i atyre pushtave qe marrin rroga qeveritare ,te majme per vete. dhe meren me politike , dhe teorira dhe flasin per nacionalizmin kur te tjeret jane pa pune pa asnje mjete jetese per te mbajtur familjen , dhe ti me tregon mua NACIONALIZMIN , dhe ofendon te gjithe ata qe jane larguar nga nevoja per te mbijetuar, dhe jo nga mos dashja e atdheut, mor pusht …
    sa per dijeni ATO qe ju i quani “teprica te kombit ” jane nga me atdhetaret dhe me nacionalista me mend, e te mencur qe jane te lire ,si shqiponjat , dhe jo si ty si nje mi are, qe vertitesh si pordha neper brek, ne per zyra qeveritash, qe gjithe diten mendojne per te zhvatur e per vjedhur dhe ngrifen si patriot e nacionalista, te zgjebosur,,

  97. oresti thotë:

    20 April 2006 @ 1:06 pm

    O king kros po te ishe nje shqiptar i vertete nuk e kishe shkruajtur emrin tend anglisht por shqip nderkohe qe persa i perket atyre super idiotesirave qe vertitem neper zyra qeverish un mor ”teprice kombetare” jam 17-vjec dhe kur ka qene 97 kam qene 7 apo 8 vjec kushtuqe psikopatirat e tuaja qe un qenkam nga ato qe e paskan bere 97 nuk pijne uje fare te un por ti dije nje gje qe nuk ka superfuqi ne bote qe mos te bazohet ne ideale nacionaliste dhe gjithe keto shtetet e medha jane bere te medha ne saje te pushtimeve te udhehequr nga nga patriot nderkohe qe kur e lexoj ate pjesen e pare qe ke shkruar me 6 prill ti mua me dukesh me antishqiptari nga te gjithe por me mire qe keni ikur se tipa si ti ketu nuk vlejne ju per vendin tuaj jeni si nje femer qe nuk pjell, te mire per asgje.Nderkohe qe ky Dirk socialisti kekon te me tregoje mua se komunizmi eshte nje levizje nacionaliste kur komunizmi kerkon te ngreje proletaret ne lufte klasash ,e di pse ndikoj ne Prusi sepse komunizmi mbeshtet te varfrit dhe Prusia kishte te varfer me shumice keshtu qe e kupton vete ti pse ndikoj. Nuk ishte nacionalizem ai ishte shpresa e njerezve te mjere.Per sa i perket Berishes e kam thene dhe me pare qe per mua ai eshte nje komunist i moderuar si 80% e politikaneve te tane sepse komunizmi ne shqiperi eshte me i keq se sida.Dhe te lutem mos thuaj me qe komunizmi ka qene levizje nacionaliste dhe sidomos kur permend Gjermanine,se po te kishte pas ndikim Marksi apo Engelsi te ky shtet nuk e kishin marre pushtetin Nazistet dhe mos harro qe prusianet kane qene ushtaraket me besnik te Rajhut 2.Dhe qe t’iua shpjegoj mire nacionalizmi eshte e djathta me ekstreme kurse komunizmi e majta me ekstreme.Dhe persa i perket atij King Crosit jashte e duam te gjithe vendin por kur jemi ketu ju e shani ky eshte nje veprim tipik pushtash por ska problem se ato si ju per kete komb jane 0.

  98. sabina thotë:

    26 April 2006 @ 4:43 pm

    Pershendetje
    duke kerkuar dicka per tim ate ne internet, ndesha ne pershkun pa uje e ne argumentin e 1997. Ndoshta shume prej atyre qe flasin nuk kane qene ne Shqiperi gjate asaj kohe ose mund te kene qene larg pikave te nxehta. Arsyet mund te mos jene vetem ne fajet e Berishes apo veprimet antishqiptare per rimarrje te pushtetit preopozites se atehershme. Shume mund te jene e dakort e po aq jo. Une jam e bija e kolonelit qe per 1997 ka shkruar shume sepse mbi te gjitha e jetoi mbi lekuren evet e tonen si familje ate tmerr kur njerezit u kthyen ne bisha e kur simboli serb nxehte ate pjese te popullit ne sheshet e Vlores, apo kur telefonatat anonime kercenonin familjen e vazhdojne akoma tani. A nuk do te ishte me mire qe,ne vend te pasioneve politike personale apo te asimiluara si personale prej menyres me te cilen jemi rritur, te fillojme e te analizojme ndodhite ne baze te fakteve e jo te manipulimeve pasionale e politike. Te kesh kurajen per te quajtur historine e 1997 me emrin e vertete “GRUSHT SHTETI” arkitektuar me se miri prej atyre qe pushtetin e moren e me pushtetin bene c’deshen, eshte ndoshta ajo cfare pritet prej nesh sot. Hapini syte per te pare shkaterrimin e ketyre viteve te fundit e ndoshta mund te shihni se kush e ka me te vertete fajin….regjimin e Enver Hoxhes nuk e bajtem per 50 vjet..per 50 vjet regjimi na lidhi duart, kembet, syte e gojen, na mpiu trurin e per fat te keq shume prej nesh kane mbetur akoma te TRULLOSUR e nuk shohin se armiku i pare i shiperise jane shqiptaret!!!!

  99. anonimati thotë:

    26 April 2006 @ 6:08 pm

    ik o goce vazhdo shkollen me leket e babit te lyera me gjak e mo na trego telashet qe ke hequr duke ju pergjigjur telefonit…

  100. king cross thotë:

    26 April 2006 @ 7:14 pm

    o sabina,
    nuk ma merr mendja qe babai yt te kete qene kolonel ?
    por mos rrej kot ….. kolonelet kane qene zotnij,dhe femijet e tyre nuk do te denjonin te shkruanin kaq varfer sa ty ..

  101. king cross thotë:

    26 April 2006 @ 7:24 pm

    oresti
    ,,meqe qeke 17 vjec, ik e piqu, lexo dhe do te kuptosh se sa pak di.
    se me sa , shof lexoni nja dy rreshta libra dhe tere kohen e kaloni duke bere lloqe neper kafenera, e mbani ne per goje te gjithe politiken dhe historine pa ditur gje, kjo esht shkolla jote, dhe ato qe te thote babi dhe mami , shko mbaro shkollen ….

  102. king cross thotë:

    26 April 2006 @ 7:49 pm

    oresti thotë:
    ..
    prit prit, nuk e kisha lexuar te gjithe shkrimin tuaj .. ti thua :

    ….jam 17-vjec dhe kur ka qene 97 kam qene 7 apo 8 vjec ..ti nuk mban mend sa vjec ke qene. pra nuk je i sigurt per moshen tende dhe vjen e flet brockulla,,
    oresti te fal per cdo gje qe thua se je i vogel

    i terheq fjalet qe te kam thene se e dija se ishte i pjekur nga mosha dhe shkolla dhe nuk dua qe une te jap per ty shembullin negativ te ofendimit pas ofendimit se nuk shkon fare ne raport me ty, si dhe anasjelltas, po e mbyll diskutimin me ty ..

  103. sabina thotë:

    26 April 2006 @ 10:43 pm

    Me vjen keq te thems se jeni shembulli i gjalle qe injoranca dhe mbi te gjitha trashesia e mendjes dhe e shpirtit nuk ka brire por shfaqet ne forma “intelektuale” si tuajat me siper. Anonimatit i them se gabohet persa i perket shkolles me leket e babit te lyera me gjak, e te them te drejten as nuk mundohem t’i kthej pergjigje … shtrengo fort ameriken … mos fol per gjera qe nuk di ose me mire… mos projekto tek te tjeret ate cfare eshte jeta jote (gjithmone nese arrin ta kuptosh!!!). Ndersa King Cross-it….well… nje njeri qe e quan veten King Cross nuk mund te kete c’te thote mbi varferine e shprehjeve te dikujt tjeter, pasi nuk kupton nryshimin mes varferise dhe pasurise …. jo te gjithe jane equiped (ndoshta e kupton me mire se shqipen) me mencuri.
    Nuk doja te ofendoja asnjeri, por vetem te shprehja nje mendim tim qe eshte rezultat i asaj cfare kam jetuar…babai im eshte kolonel i nderuar dhe e di mire se cfare ndodhi ne 1997…me vjen keq per “te verberit”qe perpiqen te mbulojne te vertetat historike pas fyerjesh personale te kota. Kishte te drejte Faik Konica kur thoshte… por ndoshta King Cross-i ne pasurine e tij gjuhesore e te tjera mund te na ndricoje me shprehjen e Konices….
    Cfaredo mendimesh te shprehni une e di cfare kam jetuar e te them te drejten nuk me prekin me shprehje te tilla keqadashese e fyese….nje shprehje dialektale shqipe thote “shfryhu se lirohesh!” Welcome dear friends…ndoshta shihemi (mos e dhente Zoti) ne nje tjeter ‘97…sigurisht qe do jemi ne dy ane te ndryshme te barrikades, juve me ata qe perlyhen me gjak e qe urrejne vendin per hir te nje te kaluare “le lavidshme”…festoni 1 majin me tufen e karafilave e parakaloni ne cfaredo sheshi ne qytetet ku jetoni me koken kthyer djathas, grushtin lart…hidhni hapin e sigurt mbi kufomat e heronjve te 1997 e pergezoni komitetet e clirimit …. e jeta do t’ju duket me e bukur….
    LAVDI PARTISE …hasta la victoria siempre!!!!

  104. LlTako thotë:

    27 April 2006 @ 3:48 am

    Sabina thote: “…..A nuk do te ishte me mire qe,ne vend te pasioneve politike personale apo te asimiluara si personale prej menyres me te cilen jemi rritur, te fillojme e te analizojme ndodhite ne baze te fakteve e jo te manipulimeve pasionale e politike….”

    E vertete, ngjarje kaq te renda duhen gjithnje te hetohen pa pasione. E keqja eshte se 1) cdo studim qe eshte bere eshte ndertuar mbi ngjyrime partiake, 2) nuk ka ne Shqiperi nje autoritet te besueshem nga shumica e paleve qe te ndermarre nje studim te ketille, 3) mbase eshte teper heret per te qene ne gjendje te gjykohet me gjakftohtesi akoma, vecanerisht kur secili kujton eksperiencat personale.

    Edhe vete Sabina dashur pa dashur bie ne te njejtin kurth kur i quan ngjarjet e ‘97-tes grusht shteti. Une per vete per te pranuar nje teori te ketille do te me duhej te pranoja 1) aftesine e opozites se atehershme per te organizuar nje veprim te ketille dhe 2) paaftesine (shume te theksuar) e shtetit per te mbrojtur qytetaret dhe per te zbatuar detyren e tij.

    Me kalimin e kohes me shume do te dale ne shesh per ‘97-ten por mos prisni ndonje gje te madhe nderkohe qe ata qe ishin ne politike atehere jane edhe tani; valle kujtoni se do te tregohen te sinqerte e do te nxjerrin te fshehtat e shpirtit ne pazar?

    Ll.T.

  105. king cross thotë:

    27 April 2006 @ 8:39 am

    eshte interesante, qe ju ben pershtypje disave nje nick name “king cross” qe eshte thjesht nje emer, qe nuk ka kuptimin dhe domethenien e dickaje dhe nuk eshte simbol,
    sabina,
    eshte shume qesharake ne nje forum te tille te permendesh ,se cfare ka qene babai jot dhe qe ben lidhje te historise nepermjet pozicionit apo rangut qe ai ka patur
    ta them per te miren tende se edhe nese ka qene nuk ka ndonje interes per kedo,per kundrazi e ijnoron ate
    mos e be me tjeter here se nuk ka vlere edhe sikur ai te kete qene edhe gjeneral
    une nuk te kuptoj ti akuzon komitetet e shpetimit ne 97`?
    nese po,e ke gabim,cdo shkak e ka nje pasoj dhe duhet shikuar shkaku qe shkakton pasojen,per te gjykuar drejt nje ngjarje ose nje fenomen, dhe shkaku per 97` ishte pa diskutim, pa hezitim pa as me te voglin dyshim,ishte sali rame berisha me kryeministrin e e tij dhe nen ministrat e qeverise se tij,pik, kjo histori eshte shkruar dhe mbahet sh,mire mend nga populli,,, cdo shpjegim tjeter, eshte humbje kohe ..qe nuk ja vlen te degjohet ..

  106. Buenas Dias Mesias thotë:

    27 April 2006 @ 8:54 am

    Bravo Sabina, dhe per ju neo-enveriste, me qe e doni kaq shume xhaxhin pse s’shkoni ne Korene e Veriut, mer jahu? ta shihni si e ka bo socializmi at vend si kopsht me … aty edhe mund te studioni bile me kane thane qe shkolla, eshte falas, qe lodhni vehten ne perendim,.Jeni te gjithe o ne Amerike ose si ky kingu ne Britani, doni te luftoni kapitalizmin nga brenda?!

  107. king cross thotë:

    27 April 2006 @ 9:22 am

    Disa fjale te urta dhe keshilla praktike .!!

    1_ Fali o zot keta njerez, se kaq dine . !

    2 _Aje ku nuk te marrin vesh mos rri. !

    3-Hapi rruge atij qe eshte injorant .!

    4_Pshereti, kur degjon budallaleqe ,dhe leri “ata” te kenaqin
    veten !

    5_ Mos e shiko ne sy ate qe eshte i semure mendor, por vetem jepi dicka ne dore te zbavitet .!

    6_Kur degjon ndonje genjeshter ,mos u habit shiko kush e ka thene…

    1

  108. Buenas Dias Mesias thotë:

    27 April 2006 @ 10:00 am

    Edhe nje fjale me te vertete te urte:
    ”Komunist eshte ai qe s’ka asgje, dhe deshiroje ta ndaje”.

  109. Buenas Dias Mesias thotë:

    27 April 2006 @ 10:10 am

    Meqense keni nderruar emrin ja dhe nje tjeter fjale te urte:
    ”Komunist eshte nje socialist i nxituar” nga van Gohg.

  110. anonimati thotë:

    27 April 2006 @ 1:18 pm

    Per sabinen; Ti gjithshka e shtrove ne plan personal, dhe po ne kete plan dhe tu pergjigja..
    Ti dhe babi jot je pjese e paradoksit te demokracise se dhunes te krijuar nga Sali Berisha. Qe te behesh kolonel ne shqiperi sipas ligjit duhet te mbarosh 4 vjet shkolle e pastaj edhe ndonje specializim te modes, lart e poshte evropes edhe ca vjete pune edhe pas nja 10-15 vjetesh arrin ate nivel aq te rrespektuar, policoro-ushtarak. Por duke pasur parasysh se tipat si babi jot zevendesuan ushtaraket-policet me karriere ne 92-93 i bie qe babi jot mos te kishte mbaruar akoma shkollen ose kishte mbaruar at eshkollen e perhspejtuar. Ata ushtarake qe u larguan ne 97 ishin ata qe nuk mbrojten popullin duke mos e lejuar te hapte depot(me urdher nga lart sigurisht) por i drejtuan tyten kur kerkoi te vetvendosej. Pra Babi jot ose eshte ndonje tip profesori matematike qe i ka duart e perlyera me gjak, ose ishte nje nga ata ish”komunistat” me shpirt demokrati qe ju bashkua flamurit blu te sekretarit te partise komuniste sali ram berisha per te mbushur xhepat. Prandaj te lutem tema morali mbaji te shpia jote. Kam njohur dhe njoh shume ushtarake, ajo pjese (20-30%)qe sala si qerroi, qe ne ate kohe qe krijoi kryeinistri yne i nderuar, dolen vullnetare per te rivene rregullin ne qytete, sepse ishin patriote te vertete!!

    meqe permende jeten time per te cilen sdi asgje, shpresoj qe ti te punosh aq sa punoj e kontriboj une ne shqiperi, te siguroj qe qetsia dhe jeta e gjith shqiperise sdo ishte ne duart e Sali berishes & Co.

  111. oresti thotë:

    27 April 2006 @ 1:49 pm

    Buenas Dias e di si eshte problemi i ketyre ketu? Se te gjithe jane te infektuar nga virusi i komunizmit se kuptojne se propaganda majtiste dhe ideologjite e neveritshme enveriste i kane mjegulluar trurin.Ta dish ti o ”king cross’’se mosha s’do te thote asgje dhe se historine e di shume here me mire se ti sepse ti as qe e di se si ka hyre komunizmi ne Shqiperi, por rrine e flet kote e me tregon historine tende te shtrember.Kur i thane Hitlerit se si do t’ia bente ti tregonte botes per kampet e prqendrimit . Ai i tha : Ta fitoj luften njehere se historine e bej vete. Keshtu beri dhe Enveri e fitoj luften dhe e beri historine si deshi vete duke treguar se komunistat paskan luftuar fashizmin kur komunistat filluan te dukeshin atehere kur nazizmi sulmoj BRSS nderkohe vite me pare nacionalista shqiptare qe as nuk deshen t’ia dinin per politike luftuan per kombin dhe u burgosen ne ishujt italian dhe ne kampet fashiste ndekohe qe komunistet as qe donin t’ia dinin per kombin ato kishin hall vec per te bere revolucionin e kuq per te mbrojtur interesat sllave te Rusise dhe Jugosllavise se i dashur King Cross komunizmi ne Shqiperi erdhi ne saje te ndimes jugosllave,se Tito dergoj ketu dy agjent serb Dushan Mugoshen dhe Miladin Popovicin qe te bashkonin komunistat shqipetare te ndare ne grupe te ndryshme dhe te formonin partine komuniste te drejtuar nga nga partia komuniste e Korces ne te cilen benin pjese Enver Hoxha,Nexhmije Hoxha ,Koci Xoxe dhe shume te tjere e cila do te ishte dege e partise Jugosllave dhe kur te mbaronte lufta dhe partia komuniste dhe partizant te ndihmuar nga jugosllavet te triumfonin atehere komunistet ne shkembim te ndihmes di ti leshonin Jugosllavise Kosoven dhe shume territore te tjera shqiptare.Por gjate 50 viteve emrat e agjenteve jugosllave dhe bashkpunimi me sllavet u fshin nga historia dhe ato qe e diten mire rrjedhen e ngjarjeve ose iken jashte vendit ose e mbyllen gojen ose u pushkatuan dhe u persekutuan nga regjimi enverist se po te kishin dale ne shesh keto gjera populli shqiptare do ta kishte quajtur tradhti te larte dhe ketu s’kishte per te pase gjurme komunisti te cilet luftuan per interesa te huaja dhe jo shqiptare. Por ja qe per fat keq komunizmi zgjati dhe sot per te mos ikur nga vemendja zgjedhore e popullit quhet socializem dhe ju kujtoni se kjo parti ka ideale liberale dhe patriotike kur sot gjithe deputet shqiptare flejne me libraet e Markist dhe Enverit nen jastek.Populli shqiptar nuk eshte injorant por eshte i verbuar nga 50 vitet e komunizmit dhe qe ta sqaroj me mire King Cross historia dita dites po qartesohet ashtu dhe brezat tone sqarohen me mire, se mire se nje brez ketu eshte i djegur por po na zhgenjeni dhe ju qe mire se jetoni jashte por edhe na flitni per partite politike ne Shqiperi qe te gjitha vijne nga nje llum ”KOMUNIZMI”. Se femija nenes dhe babait ka per ti ngjare. Sabina mos na fol per jeten tende private,pastaj s’merresh vesh nje here e denon komunizmin pastaj thua Lavdi Partise nuk e di nese kete te fundit e ke thene me kuptim ironik por keshtu po kundershton vetveten.Dhe ne vend qe te interesohemi per bashkim kombetar na flisni per PD e PS ,se jeni dhe jashte dhe s’ia keni mire haberin se c’ka behet ketu.

  112. sabina thotë:

    27 April 2006 @ 3:56 pm

    Bjeri gjoksit o anonim derisa te te dhembin grushtat…. ruaj koken ama se gjynah te humbase nje tru i tille kaq analitik …. Askush nuk eshte me i verber se ai qe nuk do te shohe!!!!!! e askush nuk eshte me i shurdher se ai qe nuk do te degjoje….

    Orest…batutat e mia te fundit ishin ironike..

  113. nje shqiptar i vertete thotë:

    27 April 2006 @ 4:11 pm

    Ne 97 qeveria ka dashur te perdore edhe arme kimike kunder jugut. Thjesht fakti qe vetem Sadami ka menduar dhe vepruar keshtu flet male .
    Nuk i intereson Sales jeta e Shqiptareve kudo qe jane. Atij i intereson vetem karrigja e tij dhe per kete ka lyer jo vetem duart por gjithe trupin me gjakun e shqiptareve si nga veriu ashtu edhe nga jugu.

  114. anonimati thotë:

    27 April 2006 @ 4:25 pm

    aaah sa qesharak kercenimi yt….tamam bije e babait…
    Nejse, te gjitha hesapet qerohen ne kete bote e jam i sigurte qe te gjithe do perballemi me demonat tane..

  115. Teuta thotë:

    27 April 2006 @ 4:28 pm

    O Sabina, mos u merr me anonimet, se ato po kryejn detyren e partise.Keta jane te celulave, dhe vazhdojne te fshihen pas gishtitit.Mos u lodh me keto viktima, qe e pranojne se nuk kane vlere me shume se sa “anonim”.

  116. oresti thotë:

    27 April 2006 @ 4:34 pm

    O shqiptar i vertet un nuk jam aspak pro Sales perkundrazi por te pakten shkruaj qe je dhe ti socialo-komunist si te gjithe te tjeret se keshtu ndodh ne Shqiperi dhe me votat e qeytetareve ne votojme kunder nuk votojme pro votojme Salen per te mos ardhe Nano apo e kunderta keshtu ndodh me te gjithe ato qe shkruajne ketu shajne nje parti por nuk i shfaqin tamam pikpamjet e tyre politike thjesht kerkojne te bejne fajtor Salen,Nanon apo Ramen tamam si keto te fundit qe ne vend qe te kerkojne lartesimin e vendit bejne gare se kush i nxjerr me shume te zeza vetes .Pastaj keshtu budallalleqesh qe qeveria e 97 paska dash te perdorka arme kimike kunder jugut ke sa te duash por gjithsesi do te isha kurioz se ku e ke marr ti kete informacion kaq te rende qe vetem ti e ditke.Nderkohe i kerkoj ndjese Sabines meqe nuk i kisha kuptuar mire fjalet e saja

  117. sabina thotë:

    27 April 2006 @ 5:05 pm

    Ke te drejte o Teuta… E ti anonim…me duket se nuk di as te lexosh. Nuk ishte kercenim po keshille e urim per te gjithe ne…aman te keqen, per te miren e shqiptareve o ti qe te bie bretku per ta e per shqiperine, ruaj koken se mbart gjera me vlera te pacmuara brenda. Ke te drejte kur thua se hesapet lahen heret a vone!!!! Nejse, kalofshi mire e pergatituni mire per 1 majin e pershendet sekretarin e pare te lutem.

    Hapi rruge budallait aq me teper kur sheh filma e kujton se jane realitet…kete te armeve kimike nuk e kisha degjuar akoma. Pershendetje Orest…asnje problem!!!

  118. sabina thotë:

    27 April 2006 @ 5:05 pm

    Ke te drejte o Teuta… E ti anonim…me duket se nuk di as te lexosh. Nuk ishte kercenim po keshille e urim per te gjithe ne…aman te keqen, per te miren e shqiptareve o ti qe te bie bretku per ta e per shqiperine, ruaj koken se mbart gjera me vlera te pacmuara brenda. Ke te drejte kur thua se hesapet lahen heret a vone!!!! Nejse, kalofshi mire e pergatituni mire per 1 majin e pershendet sekretarin e pare te lutem.

    Hapi rruge budallait aq me teper kur sheh filma e kujton se jane realitet…kete te armeve kimike nuk e kisha degjuar akoma. Pershendetje Orest…asnje problem!!!

  119. nje shqiptar i vertete thotë:

    27 April 2006 @ 5:14 pm

    A po diskutohet 97 ketu apo 2007 ? Apo diskutohet e kaluara apo e ardhmja ? Une shaj, kritikoj mere si te duash ata qe po na udheheqin (lexo varrosin). Tani eshte Sala ne pushtet dhe me naivi qe shpresonte se do te kishte ndryshuar eshte zhgenjye kurse Nanos une do ti urroja nje pleqeri te gjate ne nje qeli bashke me Salen.

    Sa shpejt e bere analizen socio-geo-politike timen. Une se kam mbeshtetur kurre Salen/Nanon. Une shpresoj me gjithe zemer ne forcimin e partive te tjera pa dallim krahun qe perfaqsojne. Vetem keshtu do te dalin jashte loje funderrinat e tanishme.

    Kurse persa i perket armeve kimike ata oficere jane akoma gjalle te cilet paralajmeruan qeverine per mosperdorimin e tyre. Ti mos prit qe Sala ta pranoje kete gje. Ai e mohon 97 komplet.

    Fatkeqesia jone eshte mosnxjerrja perpara pergjegjsise e politikaneve te kalibrit Nano/Berisha prandaj edhe keto diskutime nuk do te mbarrojne kurre.

  120. nje shqiptar i vertete thotë:

    27 April 2006 @ 5:18 pm

    @ Sabina

    Qe nuk e ke degjuar ti sdo te thote qe nuk eshte e vertete. Ne fakt ke te drejte. Asnjeri nga ne nuk e kupton arsyetimin e semure te Sales. Une jame i lumtur qe ti nuk mendon si ai ;-) .

  121. oresti thotë:

    27 April 2006 @ 5:33 pm

    ”Shqiptare i vertet” jam shume dakort me keto qe the tani por ngaqe te gjithe parashkruesit shajne njerin dhe kur ne te vertete duan te levdojne tjetrin. Mendova se edhe ti isha nga ato por kete mund ta shkruaje dhe me pare.Gjithsesi mos te vije keq por kjo puna e armeve kimike po me cudit shume po pate mundesi shpjegoje me qarte dhe me sakte.

  122. anonimati thotë:

    27 April 2006 @ 6:19 pm

    Ktu u be cat..
    Teuta, si gjithmone satira jote….i afroet shume asaj te Swift-it… populli ka qen gjithmone anonim…
    Meqense ketu duhet treguar gjithmone ABC-te…mekati i ketij populli, ketij anonimati, ishte pikerisht shkuarja pas Nanos si individ, besimi se ai do te sillte para drejtesise kriminelet e 97. se do te qetsonte shpirtrat e nenave pa djem. Dhenia e votes atij dhe Majkos etj qe me paturpesine me te madhe thot ne detyruam prokurorin ushtarak atehere te terhiqte akuzat ndaj Sales & Co per te mos shkaktuar trazira te tjera.

    Nese si besoni bemat e Sales, urdhrin per lende kimike( qe ishte pjese e akuzes se prokurorit atehere)kerko pak ne internet ne faqe italiane lajmin per uljen e nje avioni ushtarak shqiptar qe ishte ngritur me urdher per te bombarduar Vloren…mendja e kthjellet e aviatorve i beri qe te merrnin djathtas ne seman drejt italise..

    Nuk ka bashkim pa drejtesi..Kjo nuk eshte thirrje per hakmarrje por kjo eshte gjendja aktuale e shqiperise, padrejtesia. Gjithmone kam qen mbeshtetes i idese se hapjes se dosjeve te cilat do te tregonin padrejtesite qe jane bere atehere, gjithashtu do te tregonin se fuksat dhe gjakpiresit e kohes se komunizmit, uzurpuan partite e pluralizmit dhe cuan ne 97. Pse su hapen asnjehere dosjet?

    Sabina, ndonese goja jote qelb me keq se nje kepuce ushtari, faj ste ve ty se ti i ke muhabete tavolinash..
    Kurr mos hiqni dore nga drejtesia o pupull!!

  123. oresti thotë:

    27 April 2006 @ 6:54 pm

    ”kerko ne internet ne faqe italiane lajmin per…..” Anonimat faqe interneti italiane ke pafund por na thuaj adresen e sakte ku mund ta kuptojme dhe ne. Se ky pervecse do te ishte nje tentavive super raciste por dhe tentiva me antikombetare qe nje qeveri mund ti bej vendit te vet,kjo do te ishte mizoria me e madhe e shekullit 20. Akuza eshte jashtzakonisht e rende.Por edhe pse snuk e perkrah aspak Salen shpresoj dhe mendoj se kjo nuk eshte e vertet se nje gje e kaq e rende do te kishte ra ne vemendjen nderkombetare.Se mos ajo faqe italiane eshte bere nga emigrante vlonjat antiberish

  124. anonimati thotë:

    27 April 2006 @ 7:10 pm

    Ti ke qen i vogel( jo per te te ofenduar) dhe prandaj sbesoj se e mban mend, por ne atere shikonim RAI kur tregonte dy pilotat shqiptar qe deklaronin nga ana tjeter e kanalit, se ishin urdheruar te sulmonin vloren, ndryshe shiku bente punen e vet…
    gazetaret italiane thane se devijacionin djathtas e kishin bere ne nivelin e semanit drejt italise, pasi nuk mund te permbushnin ate cmenduri..Permenda internetit pasi mendova se aty duhet te kete informacion per ate ngjarje..gjithsesi kerko ketu www.google.it

  125. king cross thotë:

    27 April 2006 @ 8:27 pm

    Tamam akuarium peshqish, ku uji eshte eshte i perzier me pak nga te gjitha ngjyrat, ku cdo peshk kerkon te shfaq vlerat qe ia kane mohuar, atij ose babait sistemi komunist , !!!!!!!

    Muzika s`ka kuptim kur i bie fyllit vetem me nje vrim.

  126. oresti thotë:

    27 April 2006 @ 10:18 pm

    ”kerkon te shfaq vlerat qe ia kane mohuar,atij ose babait ,sistemi komunist” Ti s’paske respekt per te gjithe ato njerez dhe ato familje shqiptaresh qe jane pushkatuar, persekutuar dhe torturuar neper burgjet e komunizmit vetem per nje fjale goje dhe se mund te kene arritur te shprehin vlerat e tyre, vlera te cilat komunizmi ia mohoj per 50 vjet sa turp o King Cross sa turp qe i thua keto fjale.Shyqyr qe ke gjete rast te tregosh talentin tend per fjale te urta se vetem k’te dike te besh SA TURP

  127. sabina thotë:

    27 April 2006 @ 11:10 pm

    o anonim…..mos e quaj veten popull se i ve vetes barre te rende e nuk ja del dot pasi e ke shtyllen kurrizore te shtrember….
    e qe kur shtypi, i cfaredolloj kombesie e ngjyre politike ka thene te vertetat. “avioni me lende kimike” nuk ishte gje tjeter vecse nje avion reaktiv qe perdorej per praktiken e piloteve…!!!!
    anonim…te uroj rruge te mbare pasi ke me te vertete rruge te gjate per te bere. Sado qe ti ta mohosh e shtremebrosh te kaluaren, e te fyesh te tjeret…gjerat nuk nrdyshojne. gojes qe vjen ere ja ben dermanin, por shpirtit te kalbur si zor….

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com