Fotografi: Rroftë e qoftë Mercedesi :)

 

  

Foto nga Reuters (fotograf Arben Çeli) e dy fshatarëve Shqiptarë që po ngarkojnë misër mbi Mercedesin.

Ah sa të mirë që janë këta të bekuar 240-shat. Nga rrugët e Shqipërisë s’tremben që s’tremben por tani kanë filluar edhe nga arat. Unë propozoj që Mercedesi 240-sh të shpallet makina jonë kombëtare :)

Ja edhe një fotografi tjetër:

 

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

48 Komente

  1. azem thotë:

    1 September 2006 @ 4:13 pm

    Miser?!?!

  2. LlTako thotë:

    1 September 2006 @ 4:15 pm

    Miser thote Reuters. Nuk duket si kanabis :)

  3. ABI thotë:

    1 September 2006 @ 4:19 pm

    Ha ha ha kjo eshte e forte… shqipot e shkrete..ne shqiperi eshte me e lire te blesh nje mercedes se nje gomar….

    Abi

  4. blerina thotë:

    1 September 2006 @ 5:16 pm

    kjo qenka e papare. Po po Abi ke te drejte

  5. Cheney thotë:

    1 September 2006 @ 5:31 pm

    ku eshte problemi dhe njehere? Po cudi, perse eshte?

  6. edrus thotë:

    1 September 2006 @ 5:39 pm

    DIK ke te drejte,
    s’eshte problem,sepse eshte i vetmi shfrytezim i mundshem maksimal i nje mjeti me motorr ne shqiperi.
    s’eshte cudi,sepse cudia eshte se perse duhen 2 milion vetura ne shqiperi…………perse duhen??

  7. LlTako thotë:

    1 September 2006 @ 5:43 pm

    Problem? Aspak, perkundrazi une do ta quaja tregues “mireqenieje”.

  8. Blendi thotë:

    1 September 2006 @ 5:46 pm

    ku eshte problemi dhe njehere? Po cudi, perse eshte?

    Nuk me duket se po ngrihet si problem.

    Cudi eshte qe c’ke me te. Nje veture nuk e ka vendin ne arat, nje Mercedes i tille nuk eshte bere per te ngarkuar kashte misri…

    Titulli shoqerohet nga nje :) . Merreni ne kontekst, mos u beni teper serioze.

  9. Kosinus Fija thotë:

    1 September 2006 @ 5:51 pm

    Pra, ka dhe djerse balli ne Shqiperi,

    E shikon Llukan qe kam te drejte kur e shikoj shkrimin e Kulles interesant.

    Pra, edhe kur punojme per buken e gojes, dun me tall b…..n.

  10. jeronin thotë:

    1 September 2006 @ 6:00 pm

    Ne shqiptaret jemi te cuditshem kemi shitur gomaret,tashme edhe bicikletat, dhe kemi blere benzat,ne vend te tyre …fotografia tregon mendimin racional ne zgjidhjen e problemeve, qe duhet te quhet “Zgjidhja SHqiptare “

  11. ABI thotë:

    1 September 2006 @ 6:01 pm

    Vini re pak natyren… sa e eger qe te duket toka ne krahasim me disa ketu ne amerike apo kudo jashte.. ai bari eshte me shume kaf se jeshil.. teper nature e eger dhe e thate.. buqesia ne shqiperi eshte pune e rende… prandaj dhe shteti po mundohet qe ta ndihmoje fshatarin e shkrete duke i ulur taksat nga jashte qe te kete me shume konkurence dhe fshatari te heqi dore komplet nga buqesia.. …. se shqiperia do te behet si nje Zvicer e voge……sad..very sad..

    Abi

  12. Banago thotë:

    1 September 2006 @ 6:02 pm

    Bravo Mallakastra!

    Keta po qe e kane kuptuar si duhet shprehjen: “Jane bere 240-shat si gomaret ne Shqiperi.”.

    E keni degjuar besoj.

  13. LlTako thotë:

    1 September 2006 @ 6:05 pm

    Nqs e leme menjane per nje cast humorin dhe perpiqemi ta shikojme kete ceshtje seriozisht atehere s’di nga ta kapesh kete fotografi. Nga padituria e fshatarit qe harxhon naften per te ngarkuar nje tufe kashte misri? Apo nga mosveprimi i qeverise qe s’i krijon mundesi ketij fshatarit te mesoje e te bleje mjete pune.

    Aq e cuditshme eshte kjo saqe une detyrohem te kthehem tek humori; me mire te qeshesh sesa te perpiqesh te ngresh hipoteza per kete.

  14. Kosinus Fija thotë:

    1 September 2006 @ 6:11 pm

    Atehere seriozisht,

    me mire kallamoq se sa canabis.

    Mos harro Llukan ajo kashta e kallamoqit perdoret si ushqim per ate te shkrete lope qe kane ne shtepi e qe ben nje 10 litra qumesh ne dite.

    Dy i mban per vete 8 i shet me didona cdo mengjes me cmim me te lire se nje liter uje.

    Megjithate me mire kallamoq se sa kanabis.

  15. LlTako thotë:

    1 September 2006 @ 6:14 pm

    Po, ke shume te drejte Kosinus, me mire kashte se kanabis, nje milion here me mire. Ama si nuk i ra ne mendje fshatarit apo kujtdo tjeter qe ti kujtonte te lidhte ndonje karroce te vogel pas Bencit qe te transportonte me shume kashte?

    P.S. Shiko tek tema per ZMQ-ne, Blendi ka shprehur edhe mendimin tim aty.

  16. edrus thotë:

    1 September 2006 @ 6:14 pm

    e vertete Llukan,kjo foto s’e di as une se si ta merrja……..per te qeshur,apo per te qare.

    Kam njohur disa persona(para disa vjetesh)qe paten marre kredi nga nje fond per bujqesine me duket,dhe paten blere “mercedesa”,te shpresojme qe ta kene kuptuar tashme se ku duheshin perdorur ato pare,sic e kane kuptuar ata dy te “shkretet”.

    P.s. shpresoj te mos ta shikoje Laura ate gruan qe po mbledh miser pak me tutje,se do te na dergoje ndonje shkrim,se si shoket e saj shfrytezojne shoqet e saj :)

  17. jeronin thotë:

    1 September 2006 @ 6:14 pm

    infrastuktura rrugore aq e rendesishme per nje fermer (fshatar) mungon ,ne qytet e jo me ne fshat ,cfare modernizimi presim per buqsine apo per ata qe punojne dhe meren me te ,qe nxjerrin buken e gojes si ne shekulin e 15 -t,… gati 70% e popullsise eshte ne fshat, atehere investimet e medha duhen te behen ne kete sektor,ku ekziston dhe jeton shumica e popullsise shqiptare, duke qene se kjo shtrese eshte akoma e varfer tregon se investimet lume, nuk shkojne atje ku duhet,por derdhen pa as nje eficence ne ritjen e mirqenies te SHQIPTAREVE ,, keshtu eshte kur i hypen gomarit mrapsht,–kjo eshte zgjidhja SHqiptare …

  18. gjergji thotë:

    1 September 2006 @ 6:33 pm

    hahahaha!! …mercedesi duhet t’hapi nje fushate reklame neper bote me fotografi nga shqiperi, per t’i tregu botes qe s’eshte vetem makine, por gomar, autokombajne, traktor, vinc, autobus …etj etj.

  19. Cheney thotë:

    1 September 2006 @ 6:52 pm

    boll e steranalizuat kote; interpretimi juaj per “cmendurine” e fshatarit eshte qesharake…miq te dashur nje traktor i vogel 200 kuaj fuqi ben 7-8 milion leke i perdorur..nje benz 240, 140 kuaj fuqi, e gjen per me pak se nje milion leke…nje gomar ben 500 mije leke.. do vi dimri benzi fle dhe perjashta, gomari do mbulur me jorgan ne ahur…pra me arsyetime gjys boshe meremi gjith diten..
    Ajo qe ka rendesi eshte qe populli punon..

  20. Cheney thotë:

    1 September 2006 @ 6:54 pm

    Gjithashtu, sa per natyren, mu duk shume normale..bile pjellore..Abi kalo njehere pergjate nje fushe misri e te kuptosh perse..

  21. A.. thotë:

    1 September 2006 @ 7:01 pm

    “boll e steranalizuat kote; interpretimi juaj per “cmendurine” e fshatarit eshte qesharake…miq te dashur nje traktor i vogel 200 kuaj fuqi ben 7-8 milion leke i perdorur..nje benz 240, 140 kuaj fuqi, e gjen per me pak se nje milion leke…nje gomar ben 500 mije leke.. do vi dimri benzi fle dhe perjashta, gomari do mbulur me jorgan ne ahur…pra me arsyetime gjys boshe meremi gjith diten..
    Ajo qe ka rendesi eshte qe populli punon.. ”

    hahaha Popull ketij i them arsyetim :-)

  22. LlTako thotë:

    1 September 2006 @ 7:31 pm

    Dear Dick,

    Mua me behet qejfi qe populli punon. Me behet qejfi edhe qe ka qene aq i zgjuar sa ta kuptoje ate qe thua ti me siper dhe qe une s’e dija deri me sot. Aftesia e ketij popullit tone per te “pershtatur” tekniken moderne per te kursyer nuk eshte ndonje gje e re, para disa dhjetevjecarve fiknim kamionet ne te tatpjete qe te kursenim naften e tani perdorim bencin si traktor se ai na leverdis. Mire, bravo.

    Ama ti s’mund te thuash qe gjendja e shprehur me siper eshte normale. Sepse nje benc nuk ma merr mendja te jete ne gjendje ti sherbeje fshatarit aq sa mund ti sherbeje nje traktor. Gjithashtu s’ma merr mendja te jete ne gjendje te veje aty ku vete nje traktor. Ne kete drejtim atij fshatarit i duhen krijuar kushtet qe parate e mbledhura duke shfrytezuar me zgjuarsi ate bencin te jete ne gjendje ti shfrytezoje akoma me mire duke blere nje traktor. Ndac tia shesi dikush traktorin me ulje, ne dac ti japin hua per ta blere. Se me benca nuk do punohet dot gjithnje, te ishin me te mire se traktoret do ti kish perdorur e gjithe bota e jo vetem ne.

    E sa per shaka tani; gomari vertet mund te doje haur e jorgan po s’a ma merr mendja ta doje barin aq te shtrenjte sa nafta :)

  23. A.. thotë:

    1 September 2006 @ 7:45 pm

    Une jam e re ne kete blog, po me sa po kuptoj ketu njerezit kapen shume mbas fjaleve , merreni me lehte
    E dini ate kengen kosovare
    Kush eshte me i forti?
    Afrim roboti
    Prandaj mos u zini per fortesi (e zgjuarsi )o popull, jo per gje po jua ka marre qe ne kthese Afrimi :-D (shaka)

  24. edrus thotë:

    1 September 2006 @ 7:55 pm

    Nje nga shkaqet se perse fshatari shqiptar nuk punon me token,eshte dhe “ironija”jone,prej qytetaresh “moderne” ndaj punes se fshatit.
    Na duken anakronike pamjet e fshatareve qe prashisin(sepse helbete,menjehere ndonje nga ne do te hidhej dhe do thosh:ooooooo ketu ne shba(itali,austri, KUDO ne fund te fundit)keto pune nuk behen me,keto pune behen me mjete.
    pikerisht…MJETET,sikur fshatari yne nuk e di se duhen mjete,por nevojat e perditshme,s’ja lejojne qe te investoje,pastaj edhe kur ka pare,i duket me e shpejte ti shumefishoje tek piramidat,ose te kerkoje te jetoje me “hapin” e kohes,te kete dhe ai mercedesin e tij,sepse keshtu e ka dhe komshiu

  25. emigrant thotë:

    1 September 2006 @ 8:09 pm

    Fotoja me pelqen. Une s’shoh Mercedesin, por shoh shqiptare qe punojne.

  26. Blendi thotë:

    1 September 2006 @ 8:30 pm

    edrus, nuk mendoj se “ironia jone” pengon fshatarin te punoje. Shumica derrmuese e shqiptareve per shekuj me rradhe kan jetuar ne fshatra dhe jane mare me pune fshati.
    Gjyshi im psh gjysmen e jetes ka qene fshatar, ka patur ara dhe bageti, deri sa ia mori shteti…dua te them qe jam vetem brezi i dyte jo-fshatar ne familjen time, prandaj nuk me kane mesuar te tallem me fshataret.

    Seriozisht ama, problemi qendron me mungesen e organizimit, ky Zoti Xhuveli sa vjet ka minister bujqesie? Sa i paafte mund te jete nje njeri?

    Pa ndihme shteterore, pa subvencione, pa bashkim ne KOOPERATIVA (po po, thash fjalen tabu) nuk ka per te patur sukses. Duhet t’i bashkojne tokat, te mbjellin dhe korrin bashke, jo me benza.
    Bej cudi se si ky zotni ka para boll per nje benz, por nuk ka para per te pakten nje rimorkjo te vjeter per ta lidh pas makines por e lidh kashten maje Mercedezit?

    Kush asht ma i forti? - patjeter, Afrim Roboti :D

  27. emigrant thotë:

    1 September 2006 @ 8:36 pm

    Kooperativat nuk jane nocion thjesht socialist; tjeter pune qe regjimi i djeshem e ktheu ate emer ne gogol. Ne Europen perendimore grupe fshataresh te vegjel bashkohen kur blejne kombajna, meqe ato kushtojne shume.

  28. jeronin thotë:

    1 September 2006 @ 10:09 pm

    .. fshataret kane menduar se si ta cojne kashten e misrit sa me shpejt, pra ,jo me gomare ,kale apo qe,pra nuk eshte faji i tyre pse nuk gjendet ne tregun shqiptar, makineri te peshtashme per te kryer punet shpejte, pasi sic dihet -KOHA ESHTE FLORI–dhe te dy fshataret kane shfrytezuar BENZ-in , edhe ne token buqsore ,nje reklam kjo jo e keqe per shumellojeshmerine e perdorimit edhe ne kushtet e rrugeve ne toka buqsore , zgjidhja shqiptare sipas menyres shqiptare ..

  29. tea thotë:

    1 September 2006 @ 11:13 pm

    Ore mos u tallni se ne shqipetaret jemi gjak blu. Nuk prashisim e korrim kot me se koti, por vetem me Mercedes. Pse ca na kujtoni ne. Ne kena Nokiat e fundit po deshe, kena sisteme dixhitale e shofim botrorin me lek e jo si ju zhulsat for free, kena rroba firmato Versace e Dolce Gabbana, makina metalizzato e tu harxhu 100 mije lek me i la cdo muj, 200 mije leke per targat tip 4545 ose 6666 se jena t’forte, i mbajm fenerat e mjegulles hap ene kur shkelqe dielli, dashnoret i kemi te gjitha misse dhe me nga nje album ne treg, nuk punojm si ju kaqolat Europiane e Amerikanet 8 ore ne dite, po tak tak, dy dite ne vit kalojme nja tre kamiona, dy vapora ne kolumbi dhe pastaj palle ariu. Pse ca na kujtoni neve juve? Ku ka aty, autokombajna njehere. Pffff…pse ne kohen e Dulles jena ne mer? OHuuu, ne jena para botes mer jahu. Spim kafe e ham hamburgera si ju mer, ne pime Johnny Black, ham te Piazza, hedhim ca leke qe na kan mbet ne kazino te qendra zogu. Ku dum tia dim ne. Jena boba boba

  30. tea thotë:

    1 September 2006 @ 11:19 pm

    Bazuar ne foton e mesiperme, komiteti nderkombetar i vleresimit te automobilave arriti ne rezultatet e meposhtme per makinat me te mira per terrene te veshtira, mbajtje mallrash, per jetegjatesine me te madhe, si edhe per sistemin e ajrosjes me te mire kryesisht kur pasagjeret dhe shoferi kane 1 muaj pa u lare. NE vend te pare, renditet makina Legjendare Mercedes Benz 240. Kjo makine le pas 5 vende bosh dhe pastaj renditja eshte si me poshte

    1. Mercedes Benz 240
    2……
    3….
    4….
    5….
    6….
    7 Land Rover Discovery
    8 Ford Pick Up
    9 Kamioni Ilaz (ai i shamikuqes)
    10 Boing 747
    11 Airbusi i fundit
    12 Levitrain i japonise

  31. tea thotë:

    1 September 2006 @ 11:30 pm

    Reklama e re e benz 240

    Mercedes 240 : The only link between primitivity and future!
    Varianti 2: Hajde baba te te tregoj arat, por mos harro te sjellesh dhe Benzin 240
    varianti 3: Dhe legendary Mercedes 240 returns! Now with a new hair-do
    varianti 4: Stand-out in your village, with the new all-purpose Mercedes 240. It will plant, water and harvest your farm at no additional charge, while you’re home making babies!
    varianti 5: Forget Albania 1 Euro. Choose Albania 240!
    varianti 6. Drive a Mercedes 240, and you will be in EU at no time!
    varianti 7: Waiting for government subsidies? Why bother! Pick up a Mercedes 240 at your local scetchy dealer, and soon you’ll be planting bananas. 100% Guaranteed or your driver’s license back!

  32. kristal thotë:

    2 September 2006 @ 7:20 am

    Ore nuk thoni mir që u vajti mendja të ngarkojnë 240 -tshin , se për ndryshe do zallosnin (ngarkonin) gratë e familjes !? :)

    Nejse , të paktën punojnë me nder .

  33. LAUREN thotë:

    2 September 2006 @ 7:57 am

    a bahet ajo pune me FIAT panda apo FIAT cinquecento??? jo….
    at’here rrofte benzi e rrofte fantazia e njerzve

  34. emigrant thotë:

    2 September 2006 @ 2:59 pm

    There are things money can’t buy; for anything else there is mercedes 240….

  35. anonymus thotë:

    2 September 2006 @ 4:00 pm

    shikoni se c’ben ai qe nuk ka Mercedes:
    http://balkanbaby.blogspot.com/2005_11_01_balkanbaby_archive.html
    mos pertoni, dhe “scroll” nje cike poshte derisa te mberrini tek ai trimi yne. Komenti i ketij “bloggerit” eshte me vdek tu’ qesh’.

  36. emigranTi thotë:

    2 September 2006 @ 4:22 pm

    e ke fjalen per komentin 3

  37. anonymus thotë:

    2 September 2006 @ 4:28 pm

    jo! e kam fjalen per “faux”-pershkrimin qe BalkanBaby i ben fotografise.

  38. ada thotë:

    2 September 2006 @ 4:34 pm

    komenti 3 i pakuptushem

  39. Pjer Thomas thotë:

    2 September 2006 @ 6:14 pm

    Djema, gjithmon i pyes emigrantet fshatare, se ç’i duan bencat, opelat, etj. kur fare mire mund te blejne traktore te vegjel (po me te njejtin çmim qe blejne veturat) , apo zetore te vegjel, si dhe u tregoj vendin se ku mund te pyesin e te interesohen. Hajvanet , nuk ndigjojne mire nga ky krah dhe veç kur i sheh qe i mbajne kot veturat, apo i shesin mbas nja nje viti. Pjero.

  40. krenar thotë:

    2 September 2006 @ 6:24 pm

    Z Pjer! fshatari c’do gje mund te jete vec jo hajvan.Veturen e mban dhe per pune fshati dhe per pune qyteti.Para viteve 90 ne qytetaret me nje pale pantallona shkonim ne pune dhe dilnim ne xhiro.

  41. Pjer Thomas thotë:

    2 September 2006 @ 6:27 pm

    Krenar, quaj hajvan ate qe harxhon 2000-5000 euro per nje veture , kur fare mire me keto leke blen nje minitraktor apo zetor. Pjero

  42. time thotë:

    3 September 2006 @ 11:58 am

    Nuk eshte te cuditesh se ne Shqiperi per te te ardhur keq,i shikon te gjitha,,,te mirat po ashtu edhe te keqijat.Nuk mund te behen krahasime me vendet e zhvilluara te evropes,pasi keto kane rregullat te cilat nuk lejone keto pamje te veprojne ne realitet.Pra te dashur shqiptare edhe nje here mos u cuditni nga kketo pamje se eshte normale per shqiptaret qe jetojne atje..Ok! Do te vije edhe ne shq…shpejt dita qe fshatari te zoteroje mjetet qe i perkasin fshatit….

  43. AL thotë:

    3 September 2006 @ 10:26 pm

    Amani more Amani, i bini rrotull e rrotul per te thene dy llafe trroc “Fshatare injorante”—Si duket nuk ju le political correctness ta thoni. Lerini fshataret rehat–se punojne si qeni tere diten per nje cik bereqet. Sa kollaj behen pazaret e tjetrit—Pse nuk blen nje traktor? Pse nuk blejne nje avion?–Si duket ju te peshkut balanconi llogarine bankare te fshatarve. Fshataret nuk jane aq budallej sa mendoni ju “qytetaret”. rregullat e ekonomise private jane te njellojta dhe funksionojne edhe ne fshat.
    Ju qytetaret pyesni prindrit tuaj apo veten apo komshijte tuaj: Pse rrini ne nje apartment me 1 and 1/2 e gjysem—dhe gatuani ne Hale; apo ne nje Apt. gati-per-tu-shembur; Pse s’blini nje te ri?!Pse i hidhni mbeturinat nga dritarja? Pse blini makine kur e keni punen vetem 5 minuta larg? Pse sperdorni autobuze apo bicikleta? –Ah —ca nga ju do thoni—NA DUHEt MAKINA PER TE VAJTUR NE PLAZH!!!
    E keqja eshte (megjithese sa per surrat asnje se thote hapur”–qytetaret-pakica–dhe te gjithe pushtetaret loath ( e kane neveri) bllokun me te madh te popullsise– fshataret—-Megjithese pakica dhe pushtetaret vijne vete nga fshati. ah e shkreta human nature—I neverituri—neverit—i persekutuari harron dhe persekuton.
    Edhe nje here mos u krruani kot me fshataret–se sot per sot fshataret skane asgje ne dore. Jane pjesa me bindur e popullsise dhe me pak probleme te rendit.
    Rrofshin “qytetaret”.

  44. gazi thotë:

    17 September 2006 @ 9:12 pm

    Mercedesi 240 mendoj se me te vertet ne Shqiperi duhet te shpallet vetur kombtare edhe te marr ndonje qmim ndonje medalje te art qao gazi Kosov

  45. Ervin BAKU thotë:

    23 November 2006 @ 1:21 pm

    Mua më vjen për fshatarët në Shqipëri që në vend që të blinin traktorë, zetorë apo mjete të tjera pune, shkuan dhe blenë autovetura. Sidoqoftë, për mua kjo është një foto shumë e goditur, që flet shumë.

  46. ardi thotë:

    23 November 2006 @ 1:26 pm

    Ai qe perdor mjetin aty ja di leverdin pastaj ne shume vende neper fusha perdorin makina tip tojota . Kur shkon nga Fieri per ne Gjirokaster fshataret kane punuar gjithcka vitet e fundit sidomos vreshta problem mbetet ceshtja e tregut jo prodhimi .

  47. e.T thotë:

    24 January 2007 @ 8:34 pm

    emigrant thotë:

    1 Shtator 2006 @ 8:09 pm

    “Fotoja me pelqen. Une s’shoh Mercedesin, por shoh shqiptare qe punojne. ”
    shum e drejte !

  48. elisi thotë:

    28 June 2008 @ 8:10 pm

    po ju mos e bani problem per kaq se ky asht nje rast si asht hedh ne internet se po te shikosh se cbehet me to me te vertet them qe kan shpirtin e maces

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com