Ndotja e ajrit në Tiranë

Është përfolur në mediat rreth ndotjes së ambjentit në Tiranë nga faktorë të ndryshëm si ndertimet, makinat, gomat e djegura apo fabrikat e amortizuara, ndaj mendova të beja një llogari të thjeshtë bazuar në pak informacione të sakta. Jo për ti drejtuar gishtin personave përgjegjës aq sa për ndërgjegjesim të ndotjes që tiranasit i shkaktojnë ajrit që ata vetë thithin.

Aktualisht ne Tirane targat e makinave kane vajtur nga A deri tek M dhe tek tuk mund te shihet ndonje makine me germen N. Targat shkojne nga 0001 ne 9999 dmth 9998 * 13 germa. Po e ul numrin e germave ne 10 meqe nje pjese makinash i kane hedhur neper varreza ose s’i perdorin me dhe nxjerr shifren 100.000 makina vetem ne Tirane. Per hater te atyre qe nuk e perdorin shpesh makinen po e pergjysmoj ne 50.000 makina qe perdoren gati dite per dite.
Pjesa me e madhe e makinave jane me nafte = cdo 5.000 kilometra nderrojne vajin qe po e konsideroj mesatarisht 5 litra per makine (por ne te vertete i bie te jete me shume).
50.000 * 5 = 250.000 litra vaj. Duke marre si mesatare qe makinat te bejne nga 1.000 km ne muaj, ne nje vit e nderrojne vajin dy here dmth 250.000 * 2 = 500.000 litra vaj ne vit. Me hamendje konsideroj se mbi 50% e makinave te Tiranes jane me te vjetra se viti 2000, pra ne ajer pervec naftes ne smog del dhe vaj i djegur. Vaji i perdorur nga makinat nuk shkon per riciklim por derdhet neper kanalizime qe ne fund perfundojne ne detin Adriatik.

Ne 100km harxhohen afro 10 litra (mesatarja e fuoristradave dhe veturave te medhaja krahasuar me numrin e vogel te makinave qe harxhojne pak), dhe ne 1.000 km ne muaj = 100 litra. 100 litra * 12 muaj = 1200 litra nafte per makine. Shumezoj 50.000 makina me 1.200 litra = 60.000.000 litra karburant ne vit. Personalisht s’e kam idene sa meter kub ajer i ndotur nga nje mase e tille karburesh te djegura mund te konsiderohet, ekspertet le te flasin.
Kolaudimi i makinave e kalon ceshtjen e ndotjes qe emetohet nga makinat duke lene 200 leke te reja ne dore, keshtuqe ne kete aspekt nuk ka ndonje veprim nga ana e shtetit per ta reduktuar fenomenin e qarkullimit te makinave ndotese ne rruget e Tiranes.

Po hamendesoj mesatarisht nga 100.000 makina gomat nderrohen cdo tre vjet. Ne nje vit i bie 1/3 e makinave, pra 30.000 makina qe nderrojne 4 goma = afro 132.000 goma ne vit. Gomat nuk kam degjuar te riciklohen ne Tirane, ndaj le te themi 50.000 syresh digjen dhe pjesa tjeter groposen. Ajri i ndotur nga gomat e djegura krijon nje tym te zi qe ngjitet lart dhe gomat sic mund te keni pare digjen avash.

Shifrat si me lart jane fiktive, sepse mesatarja eshte marre me ulet pasi ne realitet besoj se jane akoma me teper. Ajri i krijuar nga ndotje te ketilla jo vetem qe demton njerezit (nga te cilet sipas statistikave 150 vete ne Tirane vdesin nga kanceri ne mushkeri cdo vit kohet e fundit) por krijon re te atilla qe kur bie shi, e quajne shiu acid pasi eshte me permbajtje te elementeve te cliruar nga keto tymra. Shiu acid eshte dhe shkaktar per korrozionin e makinave, pallateve, hekurave, pemeve dhe cdogje tjeter te ekspozuar jashte ne ambjent.

Kjo eshte vec maja e ajsbergut pasi ndotjet vijne dhe nga pluhuri i rrugeve apo ndertimeve dhe sipas statistikave ne nje vit njeriu thith 35 kg pluhur ne mushkerite e tij = 2.9 kg ne muaj = afro 100 gram pluhur cdo dite. Meqenese qeverite jane te paafta te ulin sasine e ndotjes nga makinat, i ngelet pergjegjesia vete qytetareve te ecin me shume me bicikleta dhe me kembe (shembull: Shkodra) sesa te presin rritje taksash dhe te cmimit te karburantit per ti ndergjegjesuar ata jo vec nga ana ekonomike por dhe nga ajo shendetesore.

Drini Sema

7 Dhjetor 2006

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

36 Komente

  1. LlTako thotë:

    7 December 2006 @ 7:17 pm

    Shkrim interesant Drini, shpesh flitet per ajrin e ndotur te Tiranes por shifrat jane gjithnje me te mira. Dje tek Gazeta Shqiptare kishte nje shkrim nga kreu i shoqates te importuesve te makinave te reja ne Shqiperi per ndikimin qe do te kete ulja e doganes per makinat qe vijne nga BE. Sipas tij kjo do te shkaktoje lirimin e metejshem te cmimeve te makinave te vjetra (sepse s’do te paguajne me doganen prej 15%) dhe si rrjedhim do te rritet numri i tyre e rrjedhimisht edhe ndotja :(

    Fatkeqsisht nuk duket se eshte bere dicka per ndalimin e makinave ne qender te Tiranes apo per futjen ne perdorim te metejshem te mjeteve te transportit publik. Akoma me keq, nuk shikoj te kete ndonje shenje (nga asnje pale) per nisma te ketilla ne te ardhmen.

  2. Albanian thotë:

    7 December 2006 @ 8:38 pm

    Drini , ai vaji i djegur qe hidhet nuk perfundon ne det por me keq , shumica e tij perfundon nen toke dhe pastaj vjen ne guzhinen tone nepermjet ujit te pishem .
    Sa per heqjen e tarifave doganore , ky hap eshte i pa shmangshem , natyrisht nese jmi dakort qe te ecim perpara , por zgjidhje per problemine makinave te vjetra do ishte qe ato te kontrollohen dhe per ndotjen e ambjentit ( gje qe nuk behet sot per sot ne shqiperi ) askush nuk do te dije se ka apo jo katajizator marmida e makinave .

  3. Blendi thotë:

    7 December 2006 @ 8:41 pm

    Ndonjehere mendohem me druajtje se mos Peshku si faqe po behet negativ por kjo eshte vetem nje pershtypje e rreme. Ai qe NXIN eshte Realiteti…e sende si keto qe ke trajtuar ketu Drini, nuk largohen vete po t’i injorosh.

    E verteta eshte kokeforte se cmimet e ketyre pakujdesive ndaj ambientit do t’i paguajme po ne.

    Do kisha deshire qe te pyesja kandidatet per bashkine e Kryeqytetit se c’plane kane ata per transportin publik ne Tirane dhe ndonje nisme per alternativa qe perdorin me pak karburant fosil…Dhe mbi te gjitha: Si mund ta kthejme Tiranen ne nje qytet “Green”? (ne kuptimin ambientalist).

  4. Albanian thotë:

    7 December 2006 @ 8:42 pm

    Ketu ne kanada ky lloj kontrolli behet cdo 2 vjet per veturat , kushton $160 CAD , nese makina nuk e kalon testin natyrisht duhet te riparohet qe te mund te qarkulloje .

  5. Blendi thotë:

    7 December 2006 @ 8:45 pm

    Edhe ketu ne Massachusetts behet nje here ne dy vjet testi i emëtimit “emissions”…ne rast se makina nuk e kalon testin, coje te nje mekanik shqiptar.
    :(
    True!

  6. emigrant thotë:

    7 December 2006 @ 8:59 pm

    Per makinat me te vjetra se tre vjet, ketu ku jam une i behet kontrolli cdo vit. Testi kushton me duket 25$.

    Te isha une Edi a Sala a kush dreqin e ka ne dore kete pune atje, do e beja qendren e Tiranes dhe bulevardin D. e Kombit deri te treni me ndalim qarkullimi. Vetem mjetet e sherbimit te kalonin atje. Po keshtu nuk di a paguhet parkimi ne Tirane, por une do vendosja cmime te ngjashme me ato qe aplikohen ne NY City ne Manhattan (atje nje parkim mujor ne qytet shkon rreth nja 700-800 dollare ne mos gaboj; kush jeton atje aktualisht mund ta thote tamam).

  7. vlonjati thotë:

    7 December 2006 @ 9:08 pm

    Po si mo emigrant ta coke parkingun mojor £800, kur ne shqiperi rroga mesatare eshte $300 ne muaj!!!
    Per ate ndalim qarkullimin total ne bulevardin kryesor ke te drejt, apo dhe per vendosjen e limiteve per kamjonet e rend per brenda unazes.

  8. emigrant thotë:

    7 December 2006 @ 9:21 pm

    Ashtu i do mushka drute, Vlonjat, se u bene makinat me keq se “gomari i Stavros” ne Tirane. Makina ne qytet, ku ka mjete te transportit masiv dhe ku dendesia e njerezve dhe ndertimeve eshte e madhe, duhet te kosiderohet thjesht lluks.

    Vete kam punuar ne Manhattan per nja nje vit dhe asnjehere si hipi makines vellai te shkonte ne pune me te. E kishte rregulluar punen Rudi qe “gomeret e Stavros” te rrinin ne shtepi. Ndryshe s’do e merrte vesh i pari te dytin dhe nuk do njihte qeni te zone….

    Ndryshe puna ne upstate NY. Dhe po ashtu ndryshe puna ne qytete te ra (si psh Atlanta) qe nuk jane ngucur si NY City ne nje ishull apo si Tirana brenda unazes, ku sa vend iu le ne dispozicion ndertesave, po aq ja le edhe parkingeve….(parking deck ju thone ketyre per ti dalluar nga parking lot).

    Nejse Vlora, me duhet me ik tani, por flasim prape….

  9. Dajoshi thotë:

    7 December 2006 @ 10:09 pm

    @emigrant,
    Emigrant une kam mbi 8 vjet qe punoj ne Manhattan, por nuk shoh qe te kete kufizime ne lidhje me trafikun e makinave. Makinat jane te lira te levizin, ku dhe kur te duan. Arsyeja e vetme qe shumica e njerezve (midis tyre edhe une) perdorin transportin publik eshte trafiku i tmerrshem dhe shtrenjtesia e parkimit. Ta kam llafin nuk mund ti ndalosh njerezit te levizin ku dhe kur te duan dhe si te duan. Dmth trafikut nuk i behet dot derman pervecse te perdoresh semaforet, por ndotjes i behet dermani. Sidoqe ato makina qe qarkullojne ne Manhattan jane shumica te reja etj. Manhattani prape quhet shume i ndotur, sepse volumi i makinave eshte skandaloz (llogaritet qe 800000 makina hyjne e dalin cdo dite). Cdo metropol ka probleme me trafikun. Ne Shqiperi duhet ti behet derman
    makinave me nafte dhe makinave te vjetra, me taksa te larta apo ku di une. Megjithate me zgjerimin e rruges nga Lapraka ne qender dhe krijimin e unazes se madhe, eshte krijuar shume lehtesim, por me shume se trafiku eshte ndotja e nga makinat e vjetra dhe te amortizuara qe te kombinuara me pluhurin qe vjen nga ndertimet behen vrasese.

  10. Candy thotë:

    7 December 2006 @ 10:19 pm

    Kam degjuar ankesa ndaj pluhurit dhe ndotjes ne Tirane pothuajse nga te gjithe qe shkojne dhe e vizitojne nga jashte. Edhe nga pervoja personale kam pasur te njejten eksperience.
    Pervec situates se automjeteve qe ka dale jashte kontrollit me kohe, problem eshte edhe situata e rrugeve ne shqiperi. Nuk mund ta harroj rrugen nga aeroporti Nene Tereza per ne hyrje te Tiranes. Ishte nje tmerr i vertete qe edhe me xhamat mbyllur nuk mund ti shpetoje pluhurit.
    Duhet me patjeter te rregullon rruget dhe te hyjne ne fuqi ligje te rrepta per kontrollin e “emission” te automjeteve. Pse jo te filloje dhe nje fushate gjelberimi ku te mbillen me shume peme ne qytet per te pastruar sado pak ajrin e ndotur.

  11. emigrant thotë:

    7 December 2006 @ 10:25 pm

    Dajosh, pikerisht te shtrenjtesia e parkimit ishte llafi kur u mor si shembull Manhattan…..per ndalim qarkullimi mjetesh private ne qender fare, merr si shembull Vienen (por edhe qytete te tjera ne Evrope) - ndoshta Eizo mund ta dije me mire….

  12. Penar Musaraj thotë:

    8 December 2006 @ 12:56 am

    Drini,
    Flm per artikullin. Ndotja e ambientit eshte rast klasik i problemeve te veprimit kolektiv, nga te cilat ne Shqiperi ka shume. Ne vendosim shpesh te bejme gjera qe individualisht na sherbejne (te blejme nje makine te lire, apo te perdorur), por kolektivisht na demtojne (sic e shpjegon dhe artikulli me siper, duke ndotur me shume se makinat e tjera).

    Dhe qytetari duhet te jete pergjegjes jo vetem duke ulur perdorimin e makinave por edhe duke i kerkuar qeverise qe t’a mbroje p.sh. duke vendosur ligje qe inkurajojne blerjen e makinave me emetime te uleta. Nuk duhet harruar se ne fund te fundit, shteti ka nje rol shume te rendesishem per luajtur ne mbrojtjen e ambientit.

  13. lolers thotë:

    8 December 2006 @ 1:09 am

    O cuna, ka “emissions test” edhe ne Shqiperi - ose te pakten keshtu me thane te gjithe atje. Me sa duket problemi eshte ay respekti i rregullave qe fatkeqesisht ne e kemi per kulture te mos i ndjekim.

    Problemi i pluhurit eshte shqetesim shume i madh per mua. Nuk duket se ka asnje mase per rregullimin e nivelit te pluhrave kur shkon neper Tirane - apo kudo ne vend per ate fjale.

    Lulishtet zhvishen dhe nuk mbulohet me bar (apo gureza te pakten) por i ngulin nja dy peme apo lule ne mes dhe e lene dheun te thahet dhe te krijoje pluhur, ndertimet lene gur edhe pluhur gjithandej pa asnje lloj kontrolli apo rregulli. Trotuaret me shume mungojne sesa jane ne shume vende dhe natyrisht edhe kjo krijon pluhur. Ditet e para qe kalova ne Tirana me digjnin syte cdo nate nga pluhuri. Eshte per te ardhur keq, shpresoj te bejne dicka se shpejti per te rregulluar gjendjen.

  14. komatozja thotë:

    8 December 2006 @ 1:40 am

    me mbahet mend kur isha femije ne vere kur ketheheshim nga piramida. Pas gjithe asaj dite me ndodjte kthehshim ne shpi me motren me peshqira te lagur te hunde se nuk merrej dot fryme!

  15. komatozja thotë:

    8 December 2006 @ 1:41 am

    mushkerite tona jane bere si ato pishat pas Skenderbet qe u prene

  16. TR thotë:

    8 December 2006 @ 5:49 am

    komatozja e me moter fol po deshe, nuk na jan paralizuar poret nga mbingarkesa e ndotjes se ajrit? nuk na esht mpir fryma? ehh thuaj, mushkrit tona jan shendrruar ne form tymi dhe anojn nga ngjyra katrrore :-)

    …por pa kto karakterisika nuk do te kishim nderin tu quanim Tiran, nuk do kishim mundesin ti binim gjoksit me grushta nga krenaria, duke vlersuar ne menyr te tejskajshme nuancat apsolute te “pisllikut” (i cfar do lloi qoft ai)

    sa e frikshme esht te adaptohesh ne kte sistem dhe te arrijsh deri ne ate pik ku mos te te bej me pershtypje…

  17. minatori thotë:

    8 December 2006 @ 6:56 am

    “por pa kto karakterisika nuk do te kishim nderin tu quanim Tiran, nuk do kishim mundesin ti binim gjoksit me grushta nga krenaria, duke vlersuar ne menyr te tejskajshme nuancat apsolute te “pisllikut” (i cfar do lloi qoft ai)” = Edi Rama tungjatjeta!

  18. ujkupauje thotë:

    8 December 2006 @ 6:59 am

    Kush e di sesa te veshtire e kan ata qe kane azem ose alergji.
    Jam kurioz nese ne te vertete ka ndonje instuticion ne Shqiperi qe shqetesohet per ajrin e ndotur?
    http://zeuropes.free.fr/albanie/dajti.htm
    po te shkoni aty e shikoni se sa smog ka ne Tirane…

  19. Drini Sema thotë:

    8 December 2006 @ 10:19 am

    Nese do kishin guximin dhe vullnetin e duhur, qeveritaret mund te nisnin nga taksat per makinat e vjetra, ulja e taksave per ato te reja dhe kontroll me i rrepte ndaj “emissions” qe kane makinat.
    Eshte per te ardhur keq kur sheh nder te tjera ‘dum-dumet’ kineze qe i perdorin per transport mallrash brenda dhe jashte unazes qe leshojne nje tym te zi qe mbulon gjithe rrugen.

    Bashkia mund te vinte ne planifikimin e saj vjeljen e duhur te takses se parkimit brenda unazes. Aktualisht ekzistojne plot vende ne Tirane me tabelen qe mban shenjen e Parkimit me pagese, por askush nuk te kerkon te paguash dhe mund ta lesh aty makinen per gjithe jeten (vec ne mos ta vjedhin). Pra, nje vjelje korrekte e takses se parkimit dhe nje tarife qe te varioje nga 100 deri ne 500 leke te reja per ore ne varesi te vendit dhe rruges (pra aty ku ka gjeresi te madhe rruga, taksa te jete e vogel, kurse tek rruget e ngushta takse me e larte per te shmangur krijimin e nje trafiku apo bllokimin e tij). Nese keni frike nga kjo shifer “e larte” mos u merakosni pasi ata qe kane nje makine dhe s’e kane problem te harxhojne karburant per te levizur ne distanca te shkurtra, s’e kane problem as kete tarife.
    Nga vrojtimet e rastit sa here jam ndodhur ne rruge, kam vene re qe pjesa me e madhe e veturave qe qarkullojne jane te perbere vetem nga shoferi. Nje fushate sensibilizimi ndaj qytetareve qe te perdorin “car pooling” kur kane mundesi, apo ne raste kur s’kane pesha e ngarkesa te levizin me kembe neper qytet (qe s’eshte shume i madh kur nga periferia ne perifer mund ta besh me kembe per 30 min) do ishte me i vlefshem sesa caktimi ne kalendar i nje dite te vetme ne vit ku ndalohen makinat te qarkullojne per hater te mjedisit.

    Tirana eshte i vetmi qytet ndoshta ne Evrope ku nuk ekziston asnje rruge apo rrugice ne te cilen te ndalohet qarkullimi i makinave. Nese ne vendet fqinje mund te shohesh rrugica te mbuluara me karrike lokalesh e restorantesh dhe ku makinat nuk jane te lejuara te kalojne, kjo gje nuk ekziston ne Tirane dhe mbetet ne dore te Bashkise se Tiranes per ta realizuar nje gje te tille.

  20. Liri thotë:

    8 December 2006 @ 10:31 am

    Po kush pyet per ndotjen, pse pushtetaret fusin ndonje lek ne xhep nese parandalojne ndotjen? - Jo nuk fusin - Atehere kujt i plasi, Kujt i plasi se mesatarisht jeta e nje banori te Tiranes i shkurtohet 2 deri ne 3 vjet nga ndotja (kjo sipas nje studimi te koheve te fundit). Kush pyet per makinat ketu, maksimumi po i “beme qefin” ndonje eksprotuesi te makinave te reja mund te bejme ndonje gje. Po pluhuri e balta qe del nga ndertimet pa fund. Po parqet e lulishtet qe jane kthyer ne qendra banimi me pallate 12 kateshe? Po sperkatja e rrugeve pse nuk behet me? Po sa e sa gjera te tjera pse nuk behen? Sepse pergjigjen e dhashe pak me larte - Sepse nuk fusim ndonje lek ne xhep, prandaj.

  21. Nardi thotë:

    8 December 2006 @ 11:38 am

    Une personalisht vuaj nga alergjia ne sy nga pluhuri i temershem qe ka Tirana.
    Me eshte shfaqur qe perpara nja 5-6 vjeteve dhe aktualisht nuk i bejne derman as ilacet.
    P.S: Por amani vellezer te kemi unitetin te na rojne partite te vogla e te medha se shendeti shkon e vjen.

  22. lea thotë:

    8 December 2006 @ 3:49 pm

    kur une shkoj me pushime ne shqiperi ne vere me acarohet fyti gjithmone.
    kete gje e ndjej sa zbres ne aeroportin nene tereza ne rinas.
    syte me skuqen dhe me infektohen.nuk mundem te qendroj ne shqiperi shume kohe se semurem keq pastaj

  23. Dajoshi thotë:

    8 December 2006 @ 3:59 pm

    S’mund te presim te kemi parking me pagese ne rruget e TR ne nje kohe kur nuk kemi semafore. Parkingu me pagese me leke ne dore eshte nje gje kot qe nuk funksionon. Kam patur shoke qe kane punuar ne bashki dhe shpesh i pyesja se pse nuk punojne semaforet qe jane baza e rregullimit te nje trafiku. Me thonin qe problemi i vazhdueshem eshte korenti qe vazhdimisht i demton dhe i c’akordon. Nese do kishim semaforet ne rregull trafiku do ishte shume me mire por prape nuk besoj se do permiresonte cilesine e ajrit. Kolaudimi i makinave eshte problemi kryesor, nese ai do behej rigoroz them se me shume se gjysma e makinave nuk do mund te qarkullonin. Fatkeqsisht me para nen dore cdo makine kalon. Duhen vendosur tarifa super te larta per makinat e vjetra. Makinat me nafte duhet te kene tarifa me te larta se ato me benzine. Benzina nuk duhet perzier me uje.

  24. Lawman thotë:

    8 December 2006 @ 6:02 pm

    Une them qe problemi i ndotjes ne Tirane ka nje zgjidhje me 12 etapa.

    Etapa e pare.

    Eshte pranimi qe ka nje problem!

    ================

    Si cdo gje tjeter ne shqiperi qe kerkon 12 etapa te rregullohet, ne gjithmone do te ngelemi ke 1, dhe s’ka burre none te punoje per etapen numer 2. (Duke me perfshire dhe mua).

    /Etapa ime e dyte ishte t’ja mbathja per ca vite… 3-55 vite

  25. emigrant thotë:

    8 December 2006 @ 6:05 pm

    Lawman, postim i bukur!

    :-)

  26. TR thotë:

    8 December 2006 @ 7:28 pm

    minatori: nga vektoret e gjer te mungesave te theksuara, esht veshtir per ta percaktuar saktesisht fajtorin konkret. marim parasysh dhe faktin qe tek ne faji gjithmon mbetet jetim dhe injoranca mposht cdo lloj forme tjeter llogjike. Akoma me keq, kur ekziston nje zinxhir i ter qe esht ber gonxhe qe nga fillimi, por ne jemi aq te lodhur sa sna ben me pershtypje dhe ndjekim insinktivisht gjurmet e ktij zinxhiri duke ja imponuar vetvetes te besojm te pa munduren dhe ti japim shpres zhgenjimit, per te zgjidhur punen nga mesi qe te behet prap gonxhe nga fundi :)

  27. emigrant thotë:

    8 December 2006 @ 8:20 pm

    S’po mu rrika pa e thene; kjo teme qenka pjellore per postime e thenie te forta! Pas lawman, me beri pershtypje TR: “tek ne faji gjithmon mbetet jetim dhe injoranca mposht cdo lloj forme tjeter llogjike”.

    e.T, kornizen perdore per kete thenie qe per mua eshte thenie e dites!
    :-)

  28. Pjer thotë:

    10 December 2006 @ 11:06 am

    Mendoj se ulja e ndotjes ne Tirane mund te rregullohet ; 1) mbjellja e pemeve kudo, neper trotuare e afer pallateve, 2) Ngritja e nje parkingu me disa kate tek ish gropa e Sejdise, gje qe ben qe shoferet te levizin me urbane, 3) pastrimi me aksion (brenda nje dite) i ansoreve te rrugeve ne menyre radikale, gje qe ben qe te mos ngrihet me pluhur nga makinat, 4) zevendesimi i disa linjave me tramvaj, ne nje te largeme te afert. Pjero.

  29. eizo thotë:

    10 December 2006 @ 12:00 pm

    per mendimin tim gjeja kryesore qe duhet te beje bashkia e tiranes eshte te izoli vendet e ndertimit .
    kur isha heren e fundit ne tirane pashe se pothuajse ne cdo rruge kishte 3 apo me shume vende ndertimi pallate sic i thone ne tirane …….dhe keto jane pika ku prodhohet pluhir dhe papastertia e ajrit …dhe ne keto zona leviznin po thuajse LKW qe transportonin dheu dhe materialet e ndertimit
    1. te izolohen sa me mire vendet e ndertimit me rrjeta jeshile si ne perrendim
    2. te percaktohet dhe te vezhgohet nga bashkia routa e levizjes se ketyre LKW (maune per transportimin e dheut ) qe keta transporte mos ti bien qytetit mespermes dhe te bejne ndotje ajri
    3. kolaudimi i makinave te behet siaps standarteve evropiane
    6. transporti i rende te behet sa eshte e mundur vetem naten.
    7. te maten vlerat e ndotjes se ajrit nga institucionet perkatese dhe nq se keto vlera tejkalohen athere per 1 ose 2 ose 3 dite po te jet nevoja te lejohet vetem transporti i nevojshem rrugor.
    8 dhe ajo qe eshte me e rendesishme te modernizohet dhe zgjerohet transporti publik
    9 shumica e kane harruar pothuajse fare ne tirane “qarkullimi me bicikleta”
    bashkia duhet ti krijoje mundesi nejrezve qe te levizin me bicikleta pra keta te kene rruget e veta si ne perendim

  30. zana thotë:

    10 December 2006 @ 12:16 pm

    Jam dakort me Pjero,Perveçpastrimi me “aksion”

  31. Pjer thotë:

    10 December 2006 @ 5:53 pm

    Falimderit Zana, neqoftese nuk e ke me ironi. Puna vullnetare ekziston dhe ketu ne perendim, dhe une mendoj se njerzit nuk duhet te kene komplekse persa i perket punes vullnetare. Pjero.

  32. Liri thotë:

    11 December 2006 @ 11:30 am

    Edhe une jam per aksionin e pastrimit, nuk ka asgje te keqe. Jo cdo gje qe behej gjate komunizmit eshte e keqe. Se sic ka vajtur muhabeti, duhet te heqim dore nga ngrenia e bukes e pirja e ujit se behej gjate komunizmit keshtu qe automatikisht eshte dicka e keqe.
    P.S. Pjero kishe shume te drejte per te gjitha propozimet.

  33. eizo thotë:

    11 December 2006 @ 11:35 am

    ne aksion nuk kerkon dot llogari …pra mund te dale dhe keshtu shume energji per hic gje……….mendoj se ka plot mundesi ne tirane qe duhet te shfrytozohen perpara se te dalesh ne aksion………
    po nuk i mesove njerzit se si te sillen me plerat eshte me kollashme ose me mire te them kostoja e pastrimit te qyteti eshte shume e vogel ….

  34. e.T thotë:

    13 December 2006 @ 12:11 pm

    Liri thotë:

    11 Dhjetor 2006 @ 11:30 am

    “Edhe une jam per aksionin e pastrimit,”
    per te dal ne aksion na duhet nje kryetar i frontit demokratk per ç’do bllok banimi qe te trokas ç’do te diel qe pagdhire tek porta….
    natyrisht dhe sekretar i frontit dhe keshilltare…por mbi te gjitha nje kryetare e pergjithshme..me qe ra llafi nexhi eshte gjalle. ?
    ps:mua s’me ka marre malli … paguaj e boll.

  35. gene thotë:

    14 December 2006 @ 3:25 pm

    Me pelqen ideja qe te fillohet me identifikimin e problemit

    1- makinat ndotin mjedisin
    2- makinat e vjetra ndotim me teper
    3- gjeneratoret e energjise elektrike ndotin mjedisin (kush e ka pare mjegullen kur ikin dritat)
    4- pluhuri nga germimet e ndertimet ndot mjedisin
    5- makinat qe trasportojne materiale ndertimi ne kantiere sjellin pluhurin ne rruge
    6- administrimi i keq i trafikut ndot mjedisin (kush e ka pare rremujen qe behet ne kryqezime)
    (per informacion - gomat e vjetra digjen ne kruje per furrat e gelqeres)
    7- tubacionet e cara te ujit ndotin mjedisin se sejllin balten ne rruge
    8- keq administrimi i sistemit te perpunimit te mbetjeve urbane ndot mjedisin (aq me teper kur jeton prane kafsheve qe i hedhin ne rruge)

    Zgjidhje
    Berisha vete e tha me goje “une ju garantoj ju se bicikleta eshte …”

    Fatkeqesish berisha u mjaftua me aq.

    Komuniteti europian ka nje plan te pergjithshem dhe detyron gjithe administratat lolake te hartojne dhe implementojne nje sistem te qarkullimit te bicikletave dhe kane caktuar KM minimale te pistave.

    Kur ngjela, ne betejen e kaluar me ramen, dergoi lart e poshte disa adoleshente me biciklese, shpresoja se do te premtonte ndonje plan te tille por e harroi.

  36. emigrant thotë:

    14 December 2006 @ 3:45 pm

    “…nexhi eshte gjalle. ?”

    e.T, e di qe s’e ke qejf hic Kadarene, por pa diskutim qe e ke lexuar Kronike ne Gur…..Nexhi po behet kandidate per “plake jete”. Dhe me pas, e perfytyroj ne formaline…..Me duket qe ka per te na percjelle te gjitheve…me Nexh erdhem, me Nexh do ikim nga kjo dynja….. ;-)

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com