Prosti nën hijen e prostitutës…

Femer.jpgEshte abuzuar kaq shpeshhere me numrin e prostitutave shqiptare ne Evrope dhe ne Shqiperi. Disa te huaj dashakeq e mbifryjne numrin per te ulur dinjitetin e popullit shqiptar ne syte e ndonje vendasi i cili s’ka zgjidhje tjeter vec ta kaperdije kete si te vertete, apo te huaj te tjere qe justifikojne ‘punen’ e tyre ne Shqiperi me ndonje projekt driteshkurter per rehabilitimin e prostitutave shqiptare te kthyera ne atdhe, apo dhe thjesht per xhelozi boshe (si ato dy amerikanet qe psheretine kete vere te Rogneri: “femrat ketu jane veshur te gjitha si prostituta”…).

Por dhe shqiptare te shumte rrudhosin buzet me ngerdheshje si per te thene: “Ja ekonomia e mbyti ne lume ‘nderin’ e shqiptarit’. Ne Tirane pranohet haptazi qe ka prostituta shqiptare sa te duash qe bredhin ne rruget e bllokut, te cilat ‘udhehiqen’ apo ‘mbrohen’ nga tutoret e tyre po shqiptare. Thashethemi me i fundit mberriti para nje jave po nga blloku dhe u vertetua te jete fakt i vertete, se dy ‘tutore’ te njohur aty ne Tirane, me diploma nga universiteti i Tiranes por te perzene ka dy vjet nga Hollanda ku mese kater vjet ushtronin profesionin e tyre te ‘TUTORIT” sapo jane emeruar ‘DREJTORE SHKOLLE’ ne kryeqytet. Keta dy tutoret kane per prinder emra te njohur te ‘inteligjences’ shqiptare, ne thonjza jo ne lidhje me edukaten qe i kane dhene femijve te tyre…
Skandal! Skandal them une! Skandal thoni dhe ju sepse skandali ne vendin tone, vertete qe S’ka N’dal!

Une nuk jam gazetare per te bere nje dokumentar mbi temen, qe do ja vlente jashte mase, bashke me intervistat perkatese… sepse tema e prostitucionit eshte aq e folur e mbifolur por nje cike si e padrejte, aq e padrejte saqe abuzohet dhe me ‘popullaten’ e prostitucionit duke e lene kete ne hije. Mos valle femres shqiptare duhet t’i nxihet faqja se ‘motrat’ e saj hapin kembet para verdhushkave? Po, kjo nenkuptohet! Po mashkullit shqiptar a duhet t’i nxihet faqja nga ‘vellezerit’ e tij qe praktikojne dhe per rrjedhoje investojne ne lulezimin e prostitucionit, domethene ‘cnderimit’ te popullit te tyre (ne thonjza pasi varet nga morali i tanishem dhe i diskutueshem nga koha, kultura dhe njerezit)? Ajo qe ben sex per para quhet prostitute, po ai qe ben sex e jep para, cfare quhet? Duhet shpikur nje fjale…! Si ka mundesi qe s’ka nje fjale? Apo ju miqte e mi dini ndonje? Une po propozoj nje here se mjaft ofshani fjalori uuff uuff: prostituter, prostitutor, prosti, prostitutsh.
Dihet tashme shume mire se eshte aq e lehte te viktimizosh dhe mbulosh prostitutat me lloj lloj sharjesh (ndonese ky profesjon eshte legalizuar ne disa vende dhe eshte aq i vjeter sa vete civilizimi). Po prostitutshat me cfare lavdesh t’i mbulojme? Ah po e gjeta. T’i bejme drejtore shkolle. Dy te diplomuarit ne universitetin e Tiranes kishin dhe diplomen e ‘Prostitucionit’ por mund t’i shkembenin keto diploma sipas rastit ndonjehere dhe me veshtiresine e maskes: “Kur me erdhi njera ne drejtori! Bo si ishte perlyer e cveshur jo sikur te jete trembedhjetevjecare dhe ne nje institucion aresimor! E pashe nje here e thash me vete : Haha e di mire une ku e ke vendin, zocke e vogel!”… Hahaha… E zgerdhimja me erdhi gjer ketu ne Amerike dhe me beri mornica mornica… Haha brezi yne i ri… ka per Drejtore Shkolle tutore prostitutash qe vajzat ne ato shkolla te edukohen mire, me artin e prostitucionit…. Bravo, bravo per bese.
Ne perfundim: kush e ka fajin? Si gjithmone femrat. Edhe kur ministrat shqiptare zhgryhen me prostituta, prap kush e ka fajin? –Femrat! Pastaj femrat dhe kur marrin ndonje post ne politike etiketohen menjehere me damken “kurve” e shkembyeshme kjo me “prostitute”!. Po pra fajin prap e merr femra edhe kur dihet qe prostitucionin e ushtrojne si femrat dhe meshkujt. Ne Shqiperi per keta te fundit nuk flitet shume sepse eshte me mire te fshihet sikur nuk egziston: “Ku ka pederasta shqiptare?” Ne fakt ka, ata qe jane te interesuar ka dhe organizata per te drejtat e homosexualeve ne Shqiperi. Dihet pse homosexualet duhet te jetojne ne hije ashtu si dhe prostitutshat dhe tutoret, se me to fjala ‘burreri’ do humbiste kaq shume peshe… ‘burri eshte burre…’ shprehje kjo qe ne ditet e sotshme duket shume qesharake sepse femrat me ne fund kane guxuar te pyesin: “ne cfare mbeshtetet burreria juaj”?!!!

Laura

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

48 Komente

  1. The_Burrel thotë:

    28 December 2006 @ 4:17 pm

    dihet se Shqiperia eshte ne listen e zeze sa i perket levizjes se lire te homosexualeve.
    per momentin dhe une ndjehem krenar sepse homosexualizmi nuk i shkob shqiptarit qe jemi shquar per njerez te forte dhe me moral.
    le me mire ta mbaj greku sepse atje eshte djepi i homosexualizmit.

    sa i perket prostitucionit nje pyetje kisha per ty shkronjese mire se keto gang-evil mund ti fusi shteti ne ndjekje penale.
    po si do bejme me femrat qe ju pelqen te dalin vete ne rruge sepse jan money-lover dhe japin frymezim dhe femrave te tjera?

    nese do ti ndalojme mbase do thone ja ketu shkelen lirite e femres!

  2. e.T thotë:

    28 December 2006 @ 4:45 pm

    Ujku-Ujku, çakalli ben kerdine.
    Albania: Presidente Associazione gay condannato a 6 mesi
    Kataweb
    26 dicembre 2006 alle 12:06 — Fonte: — È stato condannato dal Tribunale di Tirana a sei mesi di carcere il leader dell’Associazione degli omossessuali albanesi Naqif Palek..

  3. vlonjati thotë:

    28 December 2006 @ 4:53 pm

    Eshte e vertet qe ne shqiperi femrat vishen me banalisht nga c’do vend tjeter ne bot!!!
    Lakuriqsia eshte moderrnizem, dhe po s’u xhveshe je e padal (fshatare)!!!

  4. anonymus thotë:

    28 December 2006 @ 4:58 pm

    Ajo qe ben sex per para quhet prostitute, po ai qe ben sex e jep para, cfare quhet? Duhet shpikur nje fjale…! Si ka mundesi qe s’ka nje fjale? Apo ju miqte e mi dini ndonje?
    n’anglisht i thone “john”!…

  5. vlonjati thotë:

    28 December 2006 @ 5:00 pm

    Pse ne shqip a nuk i pershtatet fjala “Kurvar”!!!

  6. Leon thotë:

    28 December 2006 @ 5:00 pm

    Burrel,
    Ti me duket se po veren dhe komenton vetem per nje ane te problemit dhe mbase ke te drejte.
    Por ne shqiperi problemi i femrave qe duhan ta ushtrojne kete profesion me deshire apo per “para” sic thua ti, nuk ekziston fare.
    Per mua autorja ka te drejte dhe me vjen mire qe shikoje gazetare, ta prekin kete plage shqiptare.Aq me mire qe eshte dhe femer.
    Problemi eshte se ne shqiperi te dhunosh nje femer,ta perdoresh ne menyre cnjerezore,ta shashe apo ofendosh me fjalorin me te ndyre quhet pune per ata tutoret.Ndersa per te tjeret qe shkojne me to dhe te tjeret qe i shikojne ne menyre indiferente quhet normale me justifikimin me absurd se edhe BOTA PERENDIMORE i ka keto.
    Po a ka zgjidhje kjo kafsheri qe kryhet ne mes te Tiranes?
    Sigurisht qe po.Kur ministri i rendit te merret seriozisht me kete problem mbase do te kete ndryshime.Kur deputetet e opozites shqiptare te debatojne ne parlament per kete probleme mbase do te kete ndryshime.Kur te shohin ne ekranet tona te televizorit se si ato femra te cilat jane te vdekura nga brenda shpirtit,edhe shfrytezohen ne menyre barbare, mbase atehere njerzit do ndryshojne mendim.

  7. anonymus thotë:

    28 December 2006 @ 5:08 pm

    Kurvar nuk eshte ai qe shkon me leke por ai qe shkon me kurva! Kurvat nuk jane domosdoshmerisht me leke!
    Une nga keto shqiptaret e rinj ne lagje e kam degjuar “Hajdar” si equivalent i “john”, por me duket se kjo nuk ka ngjitur si fjale…akoma…
    Selam!

  8. blete thotë:

    28 December 2006 @ 5:10 pm

    prostitucioni eshte zanati me i vjeter ne bote, keshtu qe mos e ngani. nga ky zanat, kane ngrene e po hane buke shume kodoshe ne shqiperi e jashte, si edhe kulishet e tyre.
    ku ka kerkese gjithmone do te kete edhe oferte.
    ata qe bejne si te pastrit e dheut e fajesojne prostitutat per prishje karakteri, le te kujtohen qe kane gra dhe te dashura ne shtepi e te respektojne ato njehere, jo si kukulla e shen meri, po si partnere jete.
    kafshet qe perdhunojne e shfrytezojne nenat, motrat e bijat e tyre, nuk ke cfare t’ju thuash e si t’i edukosh ndryshe por vetem duke ua bere mishin origami ose ushqim per derrat.

  9. Agjent Operativ thotë:

    28 December 2006 @ 5:17 pm

    Epo keshtu eshte! Kur nuk merresh me me mercenarizem, do behesh pimp. Ne artikullin e pare qe kam pare te The Economist per Shqiperine para 5 vjetesh, gazetari e niste me:

    “Ne vitin 1901 ne Londer kishte vetem 2 Shqiptare. Njeri kishte nje restorant. Tjetri ishte pimp”.

    “Bishti i qenit” tha!

  10. ABI thotë:

    28 December 2006 @ 5:24 pm

    Prostuticioni nuk eshte ndonje gje e re… as per shqiperine as per njerezimin.. qe te gjithe e dime qe ka pasur qe ne kohet e meparshme ndonese ne periudha te ndryshme eshte pare me sy te ndryshem… Ajo c ka une jam shume dakord me shkrimin eshte fakti qe shumica e femrave qe behen prostituta ne shqiperi nuk behen nga qejfi apo se e zgjedhin vete por sepse imponohen… imponohen me force nga te “dashurit” e tyre.. dhe neper shoqeri ne denojme vetem keto femra nderkohe qe po aq pergjegjes apo dhe me shume jane dhe tutoret… keto me te vertete qe bejne krim sepse ushtrojne forcen dhe friken ndaj ketyre femrave.. ndersa persa i perket asaj femre qe bie dakord te bej seks per para nuk eshte se po imponon ndonje njeri….

    Kuptohet ne mentalitetin tone shqipetare ne si shoqeri nuk mund te pranojme kurre qe meshkujt kane faj… ne nuk mund te pranojme kurre qe burri shqiptare.. nuk eshte burre tamam.. por nje langaraq, nje hajvan.. qe ka frike nga paragjykimet dhe se pranon dot kurre fajin …(jo te gjithe ketu.. e kam fjalen per ata trimat..)…prandaj jo vetem qe bejne apo kthejne femrat me force ne prostituta por edhe kur ato femra nuk jane atehere ato vendosin qe ti quajne prostituta sepse ashtu i vjen per shtat…

    Dikush prek me siper dhe faktin qe shume femra ne shqiperi vishen ekstravagante…. gje qe jam dakord… dhe mendoj se ” ky modernizim” eshte pak i keq kuptuar….dhe ndonese te jep idene e gabuar mbi femren.. kjo ama se ben ate prostitute…

    Ne shqiperi nocioni i nje mashkulli qe ka para dhe nje post.. eshte qe te kete ne te njejten kohe nja dy tre dashnore ..kuptohet i martuar… dhe kjo eshte tragjedia me e madhe per shqiperine….

    Urimet me te mira per Lauren sepse mendoj ky shkrim me te vertete qe sjell dicka te re mbi prostuticionin …. le te gjykojme tutoren apo dhe ato meshkuj qe kane te dashura.. jo vetem femrat…

    Abi

  11. Pjer thotë:

    28 December 2006 @ 5:26 pm

    Artikulli juaj Laura i meshonte “denimit” qe marrin femrat dhe jo meshkujt qe shkonin me keto prostituta apo dhe meshkujve “tutore” siç quhen ne Shq. apo roje/bodiguard siç quhen kendej. Ketu ke te drejte Laura, veç fatkeqesisht , kjo gjendje keshtu ka qene e keshtu do te jete, jo se duam ne meshkujt, por se keshtu duket se eshte vendosur nga pozitat e forces dhe se me kete gjendje si duket pajtohen dhe vete femrat. Proctuticioni dihet qe e ka shkakun tek ekonomia dhe morali i dobet. Ne si komb, kam pershtypjen se jemi mire dhe me larte se disa kombe perendimore apo dhe lindore, dhe s’kemi pse shqetesohemi pse disa te huaj na i ekzaxhirojne prostitutat. Une vete u bera 43 vjeç dhe te them te drejten, me nje femer kam shkuar dhe shkoj dhe kjo eshte gruaja ime, e keshtu ka me mijra e mijra shqiptare. Biles po te kishte statistika ne Shq. per kete pune (ne bote ka) , ne do te dilnim nje vend me moral te larte. Ketu ne qytetin ku jetoj e punoj une Antwerpen ishin a s’ishin 100-150 prostituta shqiptare e ndoshta e gjith Belgjika mund te kishte 400-500 prostituta shqiptare, numer ky ndoshta dhe pakez i fryre per te qene brenda. E megjithate kjo s’na ka ulur sepse jemi 10 mij shqiptare qe nderojme Shq. Problemin e mentalitetit qe ti me te drejte e ngre , une do te thoja se raportet sot po ndryshojne, se jane femrat ato qe me forma te ndryshme ngacmojne meshkujt, perpiqen te modernizojne jeten duke ç’veshur trupin, gje qe ju jep te drejte te huajve te mendojne se jane prostituta, ndonse ato s’jane. Pra liria qe femrat kan fituar po keq perdoret nga keto, duke ju dhene mundesi kodosheve te fitojne/abuzojne dhe ata. Me duket se koha e dashurise reciproke, e respekti per njeri-tjetrin , po shkon ne muzeum , pikerisht nga ç’veshja (jo vetem e rrobave) e femres. Pjero.

  12. berti thotë:

    28 December 2006 @ 5:31 pm

    Sa ju dhimbset “nderi i prishur” i femrave shqiptare more diaspora.Edhe zonja apo zonjush Laura ka rene viktime e diskutimit ne drejtimin e gabuar per ceshtjen e prostituimit.Per nje gje jam dakort qe fajin e kane meshkujt.Por gazetarja nuk e ka kap problemin prej briresh.
    Prostitucioni eshte nje superbiznes me superfitime.Bleresit e “mallit” jane vetem meshkujt.Kerkesa per kete “mall” ne perendim vetem rritet , cfare do te ndodhe me oferten??Duke pare mentalitetin shqiptar kjo te ben te mendosh se shoqeria shqiptare eshte degjeneruar.

  13. komatozja thotë:

    28 December 2006 @ 5:32 pm

    duan te na ulin vleren se per te shthurur ata jane nr 1

  14. Agjent Operativ thotë:

    28 December 2006 @ 5:38 pm

    Oh ku je o politeizem! Thurja judeo-kristiane po na ben te shthurur!

  15. Leon thotë:

    28 December 2006 @ 5:48 pm

    berti,
    C’fare lidhje ka komenti jote me shkrimin?
    Ne kete shkrim nuk diskutohet prostuticioni si zanat apo ti besh moral njerezve.Eshte problemi i shfrytezimit te femrave ne menyre kafshore.
    Kjo eshte e gjitha.

  16. Capri thotë:

    28 December 2006 @ 10:37 pm

    Sa shume u indinjova nga ky shkrim, ku mesova se “tutoret” (fjale e re kjo per mua), e disa prostitutave neper bote dhe tek blloku, qenkan bere drejtora shkollash.

    Pikerisht keta lloj burra jane ata mendoj une, qe nuk durojne dot suksesin e nje femre ne jeten politike, ekonomike dhe shoqerore, se tek figura e nje gruaje, dine te shohin vetem figuren e nje “k….ve”, nuk dua ta shkruaj kete fjale se eshte nje nga fjalet, qe urrej me shume ne kete bote.

    Nje grua e sukseshme nuk ka nevoje te behet e tille, ashtu si edhe nje burre i suksesshem, nuk eshte nevoja te provoje te gjitha rruget e rrugacerise.

  17. xajtor thotë:

    28 December 2006 @ 10:43 pm

    njatjeta popull,

    Tani si teme kjo cuks pak( shume) po nejse.

    Njeshtas:
    per emrin qe asnjeri s’po e dijshte eshte GIGOLO edhe shqiptohet “Zhigolo “. Tani fajin per rritjen e numrit te zhigolove ne Shqiperi mbetet enigme po mund te hedhim hipoteza. Meqe ra fjala sa per ta ditur kam trademark per termin, “”e dijshta”"

    Dyshtas: sa per tipin qe po akuzon gazetaren qe se ka kap temen prej briresh duhet ta dije se femrat s’ kane brire, sa per nga ta kapesh mund te perdorni imagjinaten. per me teper kjo mund te te vje si shokuese po te vetmit njeres qe e shpegojne me teori ekonomike prostitucionin jane pimpet!
    tani mund te arrish vete te konkluzioni.

    naten!

  18. Blendi thotë:

    28 December 2006 @ 10:45 pm

    “Duhet shpikur nje fjale…! Si ka mundesi qe s’ka nje fjale? Apo ju miqte e mi dini ndonje? Une po propozoj nje here se mjaft ofshani fjalori uuff uuff: prostituter, prostitutor, prosti, prostitutsh.”

    Laura, kam nje propozim shtese: Prostat. Se shumica prej tyre edhe vuajne nga prostati, ngrihen 5 here naten per ne banjë…jane baballare vajzash te edukuara ca, ca jane burra grash te nderuara, ca jane drejtore shkollash (per te luajtur nga mendte)…Por kshu eshte, femra qe eshte viktima, ajo viktimizohet me teper.

    Se kete mentalitet kemi, “te kurves dhe hamshorit”.
    Nje mashkull kurvar e tregon me zgerdhitje, si bëmë..psh nje 53 vjecar me barkun te goja, qe ka 10 vjet qe e shikon penisin e vet vetem ne pasqyre…ky mburret,degjon ti?…mburret se ka para dhe paguan per 16 vjecare…i do te njoma. E ka veshtire t’i ngrihet nga femrat tamam, ato qe jane gjysme-femije sikur i bejne yzmet me mire.

  19. Blendi thotë:

    28 December 2006 @ 10:48 pm

    xajtor - nuk po ben fjale per gigolo ajo. po ben fjale per Klientin e prostitutes, per shfrytezuesin - lexo me vemendje.

  20. xajtor thotë:

    28 December 2006 @ 10:52 pm

    e lexova: hmm…………po kam te drejet terimi i duhur eshte zhigolo

  21. InfraRed thotë:

    28 December 2006 @ 10:54 pm

    “Ketu ne qytetin ku jetoj e punoj une Antwerpen ishin a s’ishin 100-150 prostituta shqiptare e ndoshta e gjith Belgjika mund te kishte 400-500 prostituta shqiptare, numer ky ndoshta dhe pakez i fryre per te qene brenda. E megjithate kjo s’na ka ulur sepse jemi 10 mij shqiptare qe nderojme Shq.”

    500 prostituta ne popullsi totale 1000 njerezish! Dmth 10% e popullsise femerore jane prostituta?! S’ka hic problem, perqindje e paperfillshme, mbajeni ballin lart :).

    p.s.: tutoret se shpejti dhe ministra arsimi…

  22. Laura thotë:

    28 December 2006 @ 11:38 pm

    …per veshjen apo cveshjen e femrave ne Tirane nuk duhet harruar konteksti: kultura shqiptare (qe gjithmone e ka pase tradite veshjen, jo me kot kemi kaq veshje popullore … ) por dhe politika komuniste qe ua nxiu njerezve te shkrete me ideologjine e tyre : vishuni pa prirje modernizmi, dmth si kope…
    Femrat mbase e kane ekzagjeruar nje cike, sidomos te blloku, mirepo jam e sigurte qe ajo prirje per llangarosje eshte thjeshte e perkohshme… Kurrsesi nuk mund te merret si prostitucionizem pasi harrohet qe kur femra behet e bukur, nuk behet e bukur vetem per nje cope mashkull, por behet e bukur sepse e ka ne gjak bukurine…behet e bukur thjesht per veten e vet…Vjet ne vere takova dy amerikane qe kishin ardhur te jepnin anglisht per forcat shqiptare, dge pershtypsejt e tyre per Shqierine filluan me : “femrat ketu jane te veshura si prostituta”…Hmmm, te pranishmit e tjere pohuan me koke… Une i pyeta amerikanet thatime (te veshura fare pa shije te cilat nuk e fshihnin dot dhe xhelozine e brendshme te ftohte)… -me fal u thash po ne universitetin ku jam une, mund t’u shohesh mbathjet studenteve ne klase… nuk mund te ngaterrosh shume gjera me nje fjale ‘prostitute’ ….- shkurt duket mire cfare lukture kishin ato saqe shpreheshin me aq autoritet per femren shqiptare…

    Prandaj problemin nuk e shoh te femra, por te mashkulli, i cili si nje llupes i jargavitur shqyen me sy dhe fjale sharese cdo femer qe kalon prane tij…
    te gjithe e keni vene re besoj…Kjo ehste aq e vertete saqe komenteve te tilla si “meshkujt shqiptare jane si meshkuj manjake, si ujq perverse” nuk di cfare t’i thuash kur cdo mashkull ne Tirane i duket se ka te drejten per te bere komentet e tij sipas barkut te tij te zbrazet… Ky qendrim duhet ndryshuar sa me shpejt, sepse pastaj ajo kulture qe te gjithe ne po mundohemi ta ruajme na behet prone e horrave….

  23. LAURENT thotë:

    29 December 2006 @ 12:04 am

    Laura thotë:
    28 Dhjetor 2006 @ 11:38 pm
    ****************************
    Prandaj problemin nuk e shoh te femra, por te mashkulli, i cili si nje llupes i jargavitur shqyen me sy dhe fjale sharese cdo femer qe kalon prane tij…
    ****************************
    ????????????????

    Ndersa une problemin e shoh tek njerezit qe fajet,gabimet,problemet ia veshin te tjereve pa hezitim pa bere kurr nje autokritike,problemin e shoh edhe tek njerez qe mendojne si me siper.

  24. paulo thotë:

    29 December 2006 @ 12:17 am

    mendoj se nuk duhet tu bej shum pershtypie disa te huajve qe vijne dhe gjejne disa te reja qe ushtrojne profesionin e prostitucionit nuk e kuptoj pse ju duket dicka e cuditshme edhe me shum ne belgjik kur dihet qe ne belgjik eshte konsideruar si profesion si gjith te tieret profesione dhe ju duket e cuditshme kjo eshte te shikosh qimen e tietrit dhe te mos shohesh truan para shtepis sate qe sa hyn ne bruxelles te pret si mirsearllie gar du nord ruga e heroinave kur erdha per hezr te par ne belgjik para 15 vitesh mu duk nje gje shum e cuditshme por njeriu mesoihet me te gjitha prandaj ska pse ju duket e cuditshme zoti pier pastaj ne qofte se ju kujtohet para disa javesh u fol edhe ne rtbf per prostitucionin dhe nje prostitutte u pergjigj shum kiarte pyeties se drejtuesit te emisionit duke i thene qe preferon te bej kete profesion dhe eshte e paguar dhe jo, te shkoj ne ndonje hotel de pas perte paguar nje partener sic bejne dica personazhe te njohura ne belgjike me mir mos te hym me ne detaje

  25. paulo thotë:

    29 December 2006 @ 12:22 am

    kurse atyre amerikaneve dotu thoja qe te mos hiqen teper kauboj dihet kiarte qe ne te gjitha ruget e cdo shteti amerikan prostitutat jan te pranishme nuk e di pse ju duket dicka e cuditshme shqiptareve qe e vrasin trurin per keto gjera ato na shikojne neve qe reagojme dhe shfrytezojne rastin te tallen me neve se ne qofte se neve i injorojme dota shikoni se nuk dona cajne me ate shokun

  26. john thotë:

    29 December 2006 @ 4:11 am

    o me keni shkri tu qesh me keto komentet sidomos kjo llapa e lagjes qe thote: 500 prosituta ne qytet 1000 banoresh.O rrushe fabrike keni hapur aty.po ata 500 te tjeret ca ishin, klientat apo tutoret? Apo levizin rrugeve te qytetit me çoban ato.Thjesht per informacion, ka pasur prosituta nga Shqiperia, kryesisht nga qytetet e vogla apo fshatrat, disa here sepse jane treguar mendjelehta disa here jane rrembyer, po shifra nuk ka qene asnjehere sic paraqitet ne shtyp.Nje shoqja ime ka drejtuar nje organizate per trafikun e femrave ne Shqiperi dhe pavarsisht se bente pune ndihmese vec tu fol se ku do shkonte per konference e si ja paguanin qendrimin etj.Ngeli tu bredh neper evrope.Gazetaret dun me bo sensacion se ashtu mahen me buke,nga 100 i fut dhe i zero mrapa aksidentalisht dhe 1000 opa.Po mire ata po juve cju zuri.ne nuk e kemi pat profesion prostitucionin na vinin nga italia.ju kujtohet? apo si thone what comes around comes around again lol

  27. comleku thotë:

    29 December 2006 @ 7:19 am

    Laura, une te keshilloj qe emrat e ketyre drejtoreve dhe faktet qe keni ti beni publike, te pakten per hir te atyre nxenesve. Te folurit ne pergjithesi, pa permendur emra konkrete - megjithese mund te jete nje pozicion i rehatshem - nuk i sherben kujt. Edhe nese nuk deshironi te prezantoheni vete ne shtypin shqiptar, mund te paraqisni keto fakte ne menyre private, ne gazeta apo emisione qe kane treguar se jane te gatshem per ti bere publike fenomene te tilla.

  28. comleku thotë:

    29 December 2006 @ 7:25 am

    Kjo temë interesante më kujtoi një artikull të botuar në nëntor në Asia Times, titulluar “Jihadis and whores”, që flet për lidhjet midis islamizmit në Iran dhe prostitucionit në ate vend. Link-u është më poshtë, por dua të sjell dy fragmente nga ai shkrim që më duken shumë me vend edhe për Shqiperinë, dhe të jap komentet e mija per to.

    1. “Luftërat fitohen duke shkatërruar vullnetin e armikut për të luftuar. Një komb nuk është mundur ende, derisa të fillojë të shesë femrat e veta. Francezët i shitën femrat e tyre pushtuesve gjermanë në 1940, dhe gjermanët e japonezët i shiten femrat e veta amerikanëve pas LIIB. Femrat e ish-Bashkimit Sovjetik ende vazhdojnë të shiten me bollëk…”

    2. “…Sipas Ligjit Universal të Barazisë Gjinore të Spengler-it (autorit), meshkujt dhe femrat e cdo vendi dhe të cdo kohe e meritojnë njeri-tjetrin. Një rrjedhim i ketij ligji universal, thotë qe kurva e telendisur iraniane nuk është vecse alter-egoja e xhihadistit kapadai iranian…”

    Artikulli: http://www.atimes.com/atimes/Middle_East/HK21Ak01.html

    Ne referencat është edhe nje studim i BE për trafikun e qenieve njerëzore në Belgjike, Itali dhe Holande. Lidhja: http://www.ontheroadonlus.it/rootdown//RapIppocra.pdf
    Studim i gjatë (360 faqje) por që ia vlen të lexohen pjesë të vecanta, aq më tepër që shumica e vajzave të konsideruara në studim jane shqiptare (18%)

    Në lidhje me fragmentet më lartë, më duket se analogjia me Shqiperinë është rrënqethëse. Për 45 vjet, Shqiperia, si një kështjellë graniti buzë Adriatikut dhe i vetmi vend socialist në botë, i rrezatoi planetit ideologjinë dhe moralin e vërtetë komunist, në luftë të ashpër me moralin e korruptuar kapitalist, dhe krijoi njeriun e ri të mbrujtur me këtë moral. Fatkeqësisht këtë luftë e humbëm, dhe fill pas saj, bëmë atë që bëjne të gjithë humbësit: Filluam shitjen e motrave dhe grave tona pikerisht atyre kapitalistëve qe kishim luftuar per 45 vjet.

    Prostitucioni tregon fytyrën e vërtetë morale të Shqiperisë së sotme, madje emblema më e sakte e kombit sot do të duhej të ishte jo më shqiponja e zezë, por pikërisht ajo prostituta e trishtuar qe hap shalët për një grusht me euro poshtë një llambe të kuqe neoni. Ajo është edhe alter-egoja e politikaneve tane kryeneçë, kapadainj e të babëzitur. Si një Janus me shumë fytyra, ashtu shfaqet edhe bataku moral në të cilën gjendet shoqëria shqiptare. Prostitucioni, politika e korruptuar dhe e paaftë, shpirti i shëmtuar materialist që dominon në marrdhëniet më qelizore ndërmjet njerëzve, ku profesori nuk shkon në Universitet për të edukuar studentët por për ti zhvatur ata, ku mjeku nuk shkon në spital për ti kuruar pacientet por për tu rrjepur atyre kuletat, të gjitha këto pra kanë të njëjtin burim. Shoqëria shqiptare nuk ka një orientim të qartë zhvillimi, është si nje pulë pa kokë, si një anije pa busull që sillet rrotull vetes, si një turmë ku instiktet kanibaleske kanë përparësi ndaj çdo lloj idealizmi për të mirën e përbashkët.

  29. Laura thotë:

    29 December 2006 @ 8:27 am

    Comleku, ke te drejte… Por ama, po te behej nje hetim, thjesht cv-ja te kerkohej e drejtorave te shkollave… ne pergjithesi, se jam e sigurte qe keta te dy personat (qe une fatkeqesisht i njoh) nuk jane aspak te vetem..
    Por po mendoja, kur kjo ndodh ne Tirane, imagjino cfare behet ne fshatrat e thella te qyteteve te tjera, apo dhe ne qytete te tjera gjithashtu.. Me duket sikur cdo problem na sjell mbrapsht te e njejta pike kyqe: SHTETI.
    Per pesedhjete vjet, patem nje shtet pis , komunist, gjakatar qe merrej vetem me intriga dhe na perdhosi si njerez, ndersa ka pesembedhjete vjet qe s’kemi aspak shtet…Jo shtet kafsheror, por shtet sipas standarteve te te drejtave te njeriut…Nje busull siq e quan ti…
    Tani femra ne Shqiperi, ka rene aq poshte saqe…kot te flasesh se me duket sikur ska nevoje per koment. Por me duket sikur femrat ne Shqiperi nuk jane akoma te ndergjegjeshme per statusin e tyre dhe ju mungon besimi ne vetvete…apo… respekti per jeten e tyre (nuk po flas per ato qe dhunohen kafsherisht apo per ato femra me nje perqindje tragjike qe s’kane ndonje fat tjeter pervec nje burri, dhe kalamjve… ekam fjalen per ato femra te edukuara qe kalojne ditet e netet duke u ankuar per fatin e tyre te zi…
    Ne si popull s’kemi pse ofshajme kot…as te cderosemi kot…s’mund te ja lejojme vetes…
    Prandaj, ka ardh koha qe te behet nje rrotullim i shpejte… drejt shpreses, dhe origjines tone…Mendoj qe kemi harruar nga vijme, dhe kemi turp per identitetin tone pasi e lidhim vetem me nje periudhe kohe, komunizmin, ai ka vdekur dhe ne s’kemi jetuar si popull vetem ne nje shekull, keshtu qe mund te zgjedhim cilin shekull te emerojme si udherrefyes apo cilat shekuj ti bejme grusht, si thuprat nga dore e Skenderbeut per te qene se bashku te lumtur si shqiptar, nje popull me kulture te veten dhe te denjshme…
    Hajt besa bese
    Mjaft u qurravitet shqiptare
    Arbereshet na kane treguar se si ruhen traditat shqiptare, kshuqe mjaft u justifikuat me mekanizmin e ndryshkur e tashme krejt te varrosur te komunizmit…
    ka djem e cuca ketu akoma, qe thone me ballin lart, “Vij nga Shqiperia dhe aty do kthehem, se aty me pikoi shpirti dhe aty do avulloi pika e fundit”….

    Mos tingelloj gje si Don Kishoti…??? :)

  30. Laura thotë:

    29 December 2006 @ 8:31 am

    Botuar nga “Neantes”…:

    Shqipet e lira

    Kerciti nje mal
    Pellciti nje loder
    Burrat kan’ ra n’hall
    Kan’ ra n’hall moj moter

    Kujtojn bama e legjenda
    Historite q’i shkrujti penda
    Kanunin e Lek Dugaxhinit
    Q’u v’lonte n’gjak si shkum’ e Drinit

    Po c’ra nje termet
    E c’u dogj nje lis
    Burrat po lindin apet
    E dun prap me na shastis

    Se dyzet shekuj kalun
    Flutrun kohet e kiarta
    U knaqen t’u na mun
    Me ligjet e sharrta

    Po se c’u drodh nje voter
    C’u zbardh nje oxhak
    Na kane shtyp moj moter
    Duhet me marr hak

    Hakun po du me marr
    E me ngrit nje kala
    Se s’ka ngel ma gru me barr
    Se s’asht shujt mllefi hala

    Kur ishin me mustaqe
    Me mjekrra gjer te gjuni
    Kur fryheshin neper oxhaqe
    T’u rrefy llafe kanuni

    Atehere dhe besoja
    Se dinin ma fort se na
    Na mbronin e na donin
    Kishin dash’ni me na sha

    Po tani hajt shifi nje here
    President, ministra e burra tjere
    Thurin plane pa qeder
    Kane bo token me marre er

    Me pllancat e fryme
    Me syte gacllu xixa xixa
    M’bejne me i mlu me pshtyme
    K’ta morra me i shtyp me pinca

    *
    * *

    Se c’u skuq qielli
    E u ngjall Mbreti -Yne
    Me shikim i mbeshtjeli
    Urdheroi: “Mbledhe ushtrine!”

    Burravecat u rreshtune
    Njani tjetrit shume i ngjajshin
    Te mbifryre e te pergjume
    Si kriminela zhurme po bajshin

    Mbret i shkrete uli koken
    I dha kalit me terbim
    Ofshani thelle sa tundi token
    “C’paska rane murtaja n’vendin tim!”.

    Ene i tha dheut: “hapu”!
    Qenka shujt historia
    N’der t’Arbrit sundoka laku
    Dhune n’shpi t’vet s’kish pa Perenia

    *
    * *

    Trungjet se c’u thyen
    Plepat c’u perkulen
    Muret me t’kuq u perlyen
    Pa piskame do thonj u shkulen

    U shkulen prej dheut
    Bashke me shpaten e shpendit
    U ngjall mbreteresha
    O qiej, luni prej vendit

    Mbreteresha foli:
    Ku eshte ky kanuni?
    Qe me fyu me perfoli
    Gjer n’ Olimp turpin ma pruni

    Hajde shqipe ku te kam
    M’ka marr malli per zanin tan
    Nuk e shujti as dheu as terri
    Nuk e ngriu as mermeri

    Oret kane bzajt
    Kane zbrit dhe nga kepi
    Prijeset e Hamzajt
    Thone vullkanet shkrepi

    E une do t’i shkrep
    E une do’ti djeg
    Ne shpirt do t’iu prek
    Me Kunun tim do t’ju vrek

    Ani c’e ku ju kam
    Ani c’e ku ju gjeta
    Ashtu sic ju pata lan
    N’ato erera permbi shkrepa

    Avitu pra moj motra ime
    Hajde besen ktu ma jep
    T’i bejme armiqt cope e grime
    T’i shkrujme ligjet drejt e drejt

    Neper shpia mos m’u mbyllni
    Ene urdhra mos pranoni
    Me zingjire mos mu lidhni
    Se po ju flas une nga froni

    *
    * *

    C’u drodh Platoni
    Aristoteli shume u vrenjt
    Ju Iliresha po kaleroni
    Keni harru filozofine krejt

    E shqipja buzeqeshi
    I shikoi drejt ne sy
    Bota me respekt ju veshi
    Po Ilireshat s’rrojn n’robni

    Te lira kemi le
    Te lira kemi vdek
    S’na robnon as ligj as fe
    Per drejtesi kurre s’jemi meke

    *
    * *

    Kerciti nje mal
    Pellciti nje loder
    Bota ka ra n’hall
    Ka ra n’hall moj moter

    Shih kush e therrmon
    Ngjo kush mban fjalim
    Po merren me fatin tone
    Lirine po bejne flijim

    Zana , aman na jepni uj
    Na jepni uje nga gjini juj
    Se u ngrine krushqit nga shkije e zez
    Cep me cep vec urrejtje asht ndez

    Bomba plasin e kercasin
    Turma perulen e urrasin
    Me ligesi kerkojn t’jetojn
    Po do vdesin shpejt a von

    Ani vdekjen kush harron
    Nuk e din hic si po jeton
    Prandaj Zana aman na jepni uj
    Na jepni uj aman nga gjini juj…

  31. Erion Selmani thotë:

    29 December 2006 @ 9:58 am

    ” SEKSPAGUES ” .Keshtu do t’i quaja une ata qe paguajne prostitutat.
    Nuk eshte e lehte te gjesh fjalen e pershtatshme ,ngaqe nuk ekziston.
    Ndoshta fjala Sekspagues i afrohet disi ………..

  32. Pjer thotë:

    29 December 2006 @ 10:04 am

    Laura, problemi nuk qendron tek meshkujt llupes te jargavitur, por eshte me kompleks, pra jane disa faktore , disa te cilat i permendi Comleku, + eshte televizioni, varferia, te gjitha keto e kane bere femren te mos u rezistoje dot tundimeve. Natyrisht une nuk jam kundra dashurise, biles kete e quaj si nje cilesi e bukur e njeriut, ku dhe vete kam dashuruar por si model i vjeter qe jam e kam frenuar apo jam perpjekur ta frenoj veten. Para disa vitesh, doja te beja nje liber mbi “mafjen” shqiptare ketu ne Belgjik, por nje shoku im (tutor) me rekomandoi se ishte e rrezikshme kjo pune. Megjithate disa te dhena i mblodha, dhe dilte qe mafje siç shkruanin gazetat ketu nuk kishte, veç disa djem me lidhje krahinore apo farefisnore sherbenin si tutor/roje ndaj prostitutave nga Shqiperia, Rusia, Serbia, Moldavia etj. Ishin plot kontradikta ne mes tyre, per çeshje vendi, shit-blerje, pra s’kish nje koke drejtuese siç i kane organizatat e tyre. Persa i perket numrit qe une permend, vertet duket pak e larte por s’duhet harruar se ketu prostitucioni eshte e ligjeruar , prandaj dhe shumica e prostitutave ishin mbledhur ketu. Tani numri i tyre ka rene ndjeshem, fale fushatave kundra tyre. Persa i perket veshjes Laura, duke qene se femren shqiptare e mburr kendej (biles belgjeve qe njoh u them; nese duan te ndihen si mbret ne shtepi , te martohen me shqiptarka) , nje dite po diskutojsha (para 1 viti) me nje belg per veshjen estetike te femres shqiptare. Ah, per veshjen mos me fol, -me tha- , nese do njeriu te kenaqi syte, shko ne Shqiperi me mire. Ironia apo sarkazma e tij miqesore, ishte me vend. Dhe me duket se disa (ç) veshje te femres jane provokative per meshkujt. Pjero.

  33. Beli thotë:

    29 December 2006 @ 3:04 pm

    po ketu ne london shumice e femrave shqiptare te “emancipuara” quhen dhe njihen si prostituta jo vetem nga shqiptaret por dhe te huajt qe nuk e dine kombesine e tyre. Bazohem ne kohen qe kam kaluar ne college dhe University ku ishim nja 4 femra dhe 3 meshkuj shqiptar ..mesjkujt rrinim bashke ne kohe te lire, dhe 2 vajza shqiptare rrinin me indianet dhe pakistanezet dhe kurre nuk flisnin shqip kur ne ishim afer, dhe 2 vajzat e tjera nuk flisnin me asnje shqiptar/re dhe shkonin me cdo ngjyre/rrace tjeter pervec shqiptareve. Po dhe pa e ditur se nga jane gati i gjithe universiteti i quanin keto 4 femra ….bitches (kurva). Dhe tani ku eshte ndryshime prostitute me pagese ..ose kurve pa pagese?

  34. e.T thotë:

    29 December 2006 @ 3:11 pm

    “Dhe tani ku eshte ndryshime prostitute me pagese ..ose kurve pa pagese?”
    bath bath po nje kokerr. :-)

  35. LAURENT thotë:

    29 December 2006 @ 3:14 pm

    ajo me pagese ka leke per bathet :D

  36. Blendi thotë:

    29 December 2006 @ 3:15 pm

    “…shkonin me cdo ngjyre/rrace tjeter pervec shqiptareve. Po dhe pa e ditur se nga jane gati i gjithe universiteti i quanin keto 4 femra ….bitches (kurva)…”

    Duket si komenti i dikujt qe i ka hik kolegji per shalesh. Dyshoj se “bitches” i shanin keto tre cunat shqiptare se anglezet s’i kalonin dot ato per “zotesi” edhe sikur te mundoheshin…

  37. leon thotë:

    29 December 2006 @ 3:25 pm

    beli,
    Ti besoj ato qe thua ,bile mbase ke edhe te drejte qe nuk te ka pelqyer sjellja e atyre vajzave shqiptare.
    Por, pse duhet supozuar gjithmone qe nje vajze po qe shqiptare eshte e mira e zotit?Apo e ndershme dhe nuk shkone kurre me djem?Nuk e kam kuptuar kurre kete llogjike tipike shqiptare.
    Ato vajza mbase aq e kane patur kapacitetin mendor ose thjesht ashtu duan ta bejne jeten.Nuk jane as te parat dhe as te fundit qe jetojne ashtu.
    Me ne fund nuk mendoj se eshte prostuticion por eshte thjesht zgjedhja qe i kane bere ato jetes private.

  38. Beli thotë:

    29 December 2006 @ 3:29 pm

    po jo o Blendi jo se e bere mjegull muhabetin. Se cu be me femrat shqiptare te kollegjit nuk e di. Por me ata 4 femra shqiptare qe ishin ne universitet 3 e di qe kane ngelur. Dhe ne nuk i quanim Bitches jo per gje por na vinte turp se 2 prej tyre ishin te martuara. Dhe komentin tend nuk e kuptoj …se nuk i permendi kush anglezet! Ik e shko e bej i cik kollegj per vete ti o.

  39. vlonjati thotë:

    29 December 2006 @ 3:35 pm

    Shiko se gocat shqiptare s’mund ti fusesh te gjitha ne nje thes, se ka dhe nga ato qe jane per tu pire kupen per nga sjellja dhe karakteri gjithandej, por dua te siguroj Bledin ngaqe kam jetuar dhe ne londer, se ka shqiptare ne londer qe per nga “zotesia” e kurvellekut jo me anglezet s’ja kalojne dot, por dhe djalli vet do ngelej shume mbrapa ne veprime dhe buceri si te atyre!!!

  40. Blendi thotë:

    29 December 2006 @ 3:37 pm

    Ne nje Universitet plote me anglezka paskan bere buke keto 4 shqiptaret!

    Cfare benin keto? E merrnin ne klase? Ta kam llafin qe nuk ka lezet kshu, se kjo qe tregon ti nuk eshte nje histori por nje menyre denigruese te foluri.

    …eshte nje kategorizim shume i ulet dhe dashakeq qe i behet femres shqiptare kaq shpesh.

    Dua te di prej teje, pse vendose te na tregosh kete “histori kurvash”? Dua te kuptoj cfare shtyn nje person te nxjerre nga xhepi me te zezen per gjakun e vet (femren shqiptare)…

  41. Beli thotë:

    29 December 2006 @ 3:41 pm

    po o Vlonjati po ashtu eshte …por komenti qe shkruajta ishte per disa femra shqiptare qe e mbajne vehten si te “emancipuara” . dhe jo te gjitha ..se ti ndoshta i ke pare dhe disa vajza qe vishen si ningja :-).
    kudo ka te femra te mira ..dhe te keqija (dhe djem)

  42. vlonjati thotë:

    29 December 2006 @ 3:44 pm

    Dhe une ate thash nese ti lexon me vemendje, apo jo beli!!!
    Shume rendesi ka ambjenti familjar ku rritet, por dhe geni.

  43. seawolf thotë:

    29 December 2006 @ 7:01 pm

    Bashkohem me Bledin ne moskuptimin e kesaj historie college-i.Doja te pyesja gjithashtu Belin:Po anglezet vete flisnin keshtu per bitches angleze, apo ndoshta ky sens denigrimi eshte virtyt yni si pasoje e paaftesise ne pune te tilla?!

  44. Mali i Madh thotë:

    6 January 2007 @ 7:18 pm

    o njerez qe nuk banoni ne angli …po keto qe shkruajten me siper per femrat shqiptare ne londer gati-gati kane te drejte, se disa nga vajzat “e dalura” shqiptare ja kalojne cdo kombesie dhe jo vetem anglezeve, po duhet te shikoni qe te besoni ne keto raste. Ose vizitoni soho-n se me gjithe mend te vjen keq/turp. dhe disa nga komentet nuk e dine jeten ne londer …shqiptaret ketu nuk e kalojne kohen si lavapjates ne restorante …etc

  45. emigrant thotë:

    7 January 2007 @ 7:35 pm

    Comlek, falemnderit per komentin tuaj; une mesova prej tij; ishte klas qe i ben nder peshkut!

  46. Laura thotë:

    17 January 2007 @ 1:05 am

    Fotoja qe eshte vene, jo nga une…nuk i pershtatet artikullit,
    Une kisha zgjedhur tjeter,
    pasi ne kete foto, prap syte lengezohen pas cveshjes se prostitutes, duke lene ne hije, prostit

  47. Blendi thotë:

    17 January 2007 @ 1:10 am

    laura, nuk e di kush e zgjodhi kete foto nga cunat, mbaj parasysh qe u vendos pasi fotoja origjinale humbi per shkak te problemit qe patem ne server, e jo se deshem te nderrojme foton qe kishe zgjedhur ti.

    Ne rast se e ke ate foto, ma dergo mua, ose sill nje url ketu dhe do ta rivendosim me kenaqsi.

  48. Laura thotë:

    17 January 2007 @ 1:21 am

    Blendi, e kisha me shume ngaqe nuk shkonte aspak me mesazhin e artikullit…
    kjo fotoja me poshte sikur i pershtatet me shume, se sa pozimi (male-gaze) i fotos me siper…

    Rrofsh, e vleresoj shume mirekuptimin tend…

    http://www.olharvirtual.ufrj.br/2006/imagens/edicoes/116/olho_no_olho.jpg

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com