Poezi

Poker

Jemi përballë, dhe
Qesh hidhur, ironik
Kopsat e ndërgjegjes, kopsitur
Pa një rrudhë, pa një cen
Fisnik
Vetja ime përballë
Sarkastik
Shpirt-zhubrosur, por
Heroik
Kush je ti?
Kush jam unë?
Në kopshtin pragmatist
Jemi një, përballë
Me këpucë llustrafinë
Të vetëdijes
Pa taban, lidhëse-këputur
Shikohemi shterur fjale
Me thërrime buzëqeshjeje në buzë
Gishtin e dorës së majtë
Paralizuar nga pafajësia
Ngremë
Për të treguar
Njëri-tjetrin
Kostum, hekurosur
Shpirt, zhubrosur
Që dhemb!
Që therr!

***

Ju lutem mos më lini vetëm!

“Nuk është frikë vetmia”
Mimoza Ahmeti, thotë
Ka të drejtë, nuk është
Është kamp përqëndrimi, vetmia
Ku bie era lëtyrë
Në gavetën e pritjes
Pafkat metalike
Të këpucëve të rënda
Të zemrës
Të shqyejnë ventrikulat
Miu i tundimit skërmitet
Llamarinat e ftohta të shtratit
Të shtratit me kashtë pagjumësie
Kanë vetëm një stinë
Atëhere marrim stilolapsin
Dhe shkruajmë libra
Duke çmorritur veten tonë
Nga parazitët e pritjes.

***

I fundmi Mohikan!

E vërteta jo gjithmonë është fitimtare
Dhe fitimtarët jo gjithmonë
Prej së vërtetës vijnë
Fitimtari shpesh e manipulon
Të vërtetën
Derisa e ngre në politikë
Duke e bërë subjektive
Duke e bërë magnet
Me të cilin tërheqim dhe shtyjmë
Kilometra të tëra konformiteti
Anonim dhe ordiner
Të zbrazur dhe të mallkuar
Nga ambicia ose mosambicia
Dramë e pagëzuar realitet
Dhe bëhemi arrogantë herë-herë
Duke pretenduar se çfarë shohim
Është e vërteta
E pastra, e papëlqyeshmja
E vërteta që askush nuk e do
Ndoshta unë jam i fundmi Mohikan
Dhe e shoh që rri pezull në heshtje
Përpara ekzekutimit
Ashtu siç u ekzekutuan
Lidhjet emocionale të njeriut
Duke kaluar kufirin
Midis asaj që do dhe asaj që thua
Midis gabimit dhe justifikimit
Ja që jeta është lisharës
Lart apo poshtë
Unë thërras me zë lakuriq
Pa parfumin e shtirjes
Më mirë i vërtetë se sa fitimtar
Por …, përqafimi i saj galvanizues
Ma trazon shpirtin
Pavarësisht se ajri
Që na ndan ne të dy
Është si tel me gjemba
Midis të vërtetës dhe fitimtarit
Po sigurisht që nuk do ta braktis veten
Në udhëkryqin më të afërt
Duke ia bërë fatit peshqesh
Këtë të fundmin Mohikan.

***

Esenini për vajzën meskine

Dallg’ e heshtjes ra mbi tokë
Nuk pipëtin në bot’ asgjë
Ndehu krahët errësira
Më e vdekur s’bëhet më.

Sa trishtueshëm u tha kurora
Dhe u vyshk lavdia e ra
N’piedestal u vu marria
Dashuria më lule s’ka.

Ç’bën ti zonjëzë e vogël
E hutuar n’qorrsokak?
Mallkon jetën që të iku?
Lumturia të ardhur s’ka?

Nis tezgjahun e bëj rroba
Krih dhe leshrat për merak
Kur të çel e re kjo dita
Luaj ti syrin në sokak.

Merr pastaj hejbenë me misër
Tërë mllef e tërsëllimë
Frymën mbaje te mullixhiu
Krejt pa dashje e pa qëllim.

Kujdes thesin se të shpohet
Dhe të derdhet rrugës mielli
Nuk të ushqen dot ty hëna
Derman dot s’të bën as dielli.

***

Eksentrikë

Ne jemi
Njëri më i keq se tjetri
Të gjithë eksentrikë
Grupe filistinësh stereotipike
Të gjithë të liq
Burgosur në këtë botë fizike
Pse gjallë,
Nuk jemi kurrë të përkryer
Pse vijmë prapë,
Jemi dështakë
Me embrionin e mirësisë
Shurdhuar nga zullumi
Perëndi fëmijë të prapë
Bëjmë miliona të vuajnë
Eksentrikë
Stereotipikë
Filistinë.

***

E vërteta

Cila është e vërteta?
Ti apo unë?
Them që e vërteta është kameleon
Ja, po gëlltis lakuriqësinë time
Duke e shtrembëruar timen fytyrë
Po kjo nuk zgjidh asgjë
Po, ndoshta ti nuk do asnjë zgjidhje
Mes ne të dy
Ti flokët m’i ke krehur
Me krehrin e argjendtë të vështrimit tënd
A i bie që kjo të jetë e vërteta?
A mos janë këngët që së bashku pëlqyem?
Apo mesazhet e fshehta zemërdridhur
Nën muskujt e fuqishëm të melodive?
Apo ato mijëra fije
Të ngrohtësisë së trupave tanë?
Kemi mbetur nga e vërteta unë dhe ti
Kjo është gjithë - gjithë çfarë na ka mbetur
Unë mbaj këmbët, se shikoj prapa
Me sy të ngrohtë e të lagur
Dua ta kthej kohën
Se e tashmja më duket se është çmendur
As brohoritje e as miratim
Thjesht manifestim fati
Po vetja ime e lartë më ruan nga poshtërimi
Cila, pra, është e vërteta?
Hapi i besimit
Apo hapi i frikës?
Ndërsa lulet thahen të paprekura
Të puth hijen duke shkruar vjersha
Dhe ta ndiej erën e gjakut
Të frikës patologjike dhe lumturisë klinike
Cila është e vërteta?
Trupi i sëmurë
Apo shpirti i nemitur?
Dhemb gjithë qenia ime
Duke pritur
Fjalën “Të dua me të vërtetë”
Dhemb gjithë vetja ime
Duke pritur të thuash
Ne të dy jemi e vërteta
Dhe do ta ndiej dorën tënde në timen
Tej çdo dyshimi
Atëhere do të mbyll sytë
Dhe do të ndërtoj piramidën time
Mirëpo heshtja jote si xham i zhubrosur
Të shoh larg - larg në tjetër hemisferë
E padukshme veç shikimit të egër
Dhe nuk marr vesh
Cila është e vërteta
Do të të kërkoj rruzullit
Me duart që më digjen
Se dua të më thuash
Në gjuhën time
“Kjo është e vërteta.”

***

Portret

Tund kokën si lopë e çmendur
Dhe qesh me bark
I veshur me kostum
Dhe kravatë firmat’
Flet në celular
Ndërsa zhduk
Në shpellën e gojës së tij
Tonelata havjar
Pështyn për tokë
Kruan dhëmbët e verdhë
Me pirun
Grumsin kur thotë:
“Edhe nga një birrë”
Mjeranët jargaviten të gëzuar
Ndërsa bosi bën politikë kombëtare
Me shifra dhe strategjira
Ndërkohë, nuk di
Në ç’kontinent bie Shqipëria
Ky perëndi i falet parasë
Dhe paratë në xhep
Shtohen vetiu
Me këmbë shtyp miza-njeri
Për interesat e tija
Hajdutët politikanë
Politikanët afaristë.
Rroftë Shqipëria!

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

54 Komente

  1. e.T thotë:

    22 February 2007 @ 7:24 pm

    Shume te bukura !

  2. Blendi thotë:

    22 February 2007 @ 8:56 pm

    Pergezime

  3. idris thotë:

    22 February 2007 @ 9:06 pm

    Shpirt i vrare.Proze e vargezuar.As bote as ndjenje.Dicka nga sendyqet e Gjyshes.Titujt po.
    Ik i dashur Tom ne muzg/ne botern e mjegulles nga vjen/Atllari i Kostandinit trokun ka humb,ne hije D.kishotesh,krenar po i dhjer.

  4. idris thotë:

    22 February 2007 @ 9:10 pm

    Keto 5 vargjet e vjershes se fundit mbase duhen mbajtur si etalon(variant,kampion) modern i vargjeve…O kulak……

  5. jeronin thotë:

    22 February 2007 @ 9:22 pm

    Natyrisht shume vargje te bukura ,qe ke deshire ti rilexosh,fantastike .!!

  6. idris thotë:

    22 February 2007 @ 9:26 pm

    Yrrja byrrja vallahi /qi thom u e qe thu ti /ene u di me bo poezi/poshte nji kta pra qi shtypin ne,si me honger m..ne h… He mre si te dukem.

  7. e.T thotë:

    22 February 2007 @ 9:37 pm

    idris , perse ndjen te nevojshme te flasesh per gjera te cilat nuk i kupton ?

  8. banago thotë:

    22 February 2007 @ 9:53 pm

    O dukaqot!

    Do behesh edhe poet, e?

  9. idris thotë:

    22 February 2007 @ 10:00 pm

    e.T. Me fal qe te kam prishur shijet artistike. Diku ke shkruajtur qe te peshku jemi te themi si mendojme vet , jo si mendojne te tjeret. Une kesaj ju permbajta.Po qe se kam bere gabim, ma thuj prap ta kuptoj se ku gabova. Pastaj, meshire per te paditurit e.T. edhe zoti i ka falur,jo me robi. Nuk me thua te lutem a kam damar poeti apo e keqkuptoj kete zhaner(keshtu i thone me duket)megjithse kete fushe e mbulon Ai..he ..he

  10. e.T thotë:

    22 February 2007 @ 10:04 pm

    poezia jote Idriz ka mbaruar me realizmin socialist :o traktori sovjetik,
    o hidrocentrali kulak, etj…etj… :D :D :D

  11. idris thotë:

    22 February 2007 @ 10:14 pm

    Ma lehtesove shpirtin e.T. Te paktenma the si mendoje per talentin tim se here pas here dhe me ka genjyer mendja se mund te behem poet kur lexoj vjersha .

  12. zana thotë:

    22 February 2007 @ 10:24 pm

    Kurse une Idris mendoj se je poet!Mos degjo shoket e keqinj.Thelle thelle
    Ai eshte alter ego e jotja prandaj sillesh keshtu

  13. emigrant thotë:

    22 February 2007 @ 10:24 pm

    Liri, s’kam kohe ti lexoj… dite e poshter sot…. do ti shoh sot ne mbremje (per US) besoj…. Flm.

    Poezia eshte si rakija: e mire, shume e mire, dhe e mrekullueshme. S’ka “te keqe”!!!

  14. idris thotë:

    22 February 2007 @ 10:58 pm

    Zana.Alteregua ndahet ne ca periudha sipas Gim jevgut dhe nuk ka per te njejten kohe te njejtin vleresim
    Femi te mire
    djal te mire
    burr te mire
    plak te mire.
    Domosdo mund te zevendesohen ne gjinine femrore pervec femiut

  15. zana thotë:

    22 February 2007 @ 11:11 pm

    Poezite shume te ndjera.Prej atyre qe poeti “ta leshon shpirtin ne dore”,e keshtu mund ta soditesh,ta njohesh.Pse kaq shpirt zhubrosur;nga paperdorimi,si nje kemishe e hedhur pa kujdes ne dollap,apo shpirt i zhubrosur apostafat me truk si xhinsat e grisura e te rrudhura e kushtojne aq shume sepse realizonje ne laborator te jetuarit,eren ,rrugen….
    Heshtja si xham i zhubrosur;me jep ndjesine e diçkaje te rende ,therese .Te ka peshuar ajo heshtje……

  16. idris thotë:

    22 February 2007 @ 11:56 pm

    Mos ka dashur te thote si “xham i thyer “se xham te zhubrosur ,vetem nje mendje e zhubrosur mund te zhubrose. Po une per kete po thoja Zana figura te huazuara nga gra shtepiake,si p.sh. kur hekurosin rrobat etj,dicka nga SYNDYQET E GJYSHEVE .Me fal se edhe shume vesh nuk marr.
    Po shikoj nje reaksion dhe ca nenkuptime sikur keto prurje jane te dikujt. po qe se eshte keshtu ma qarteso te lutem,se atje shkruhej nje emer si Tom Sojer qe une e di se vjen nga thellesia.Ne se jam brenda asaj qe mendon ti po tregohem i padrejte dhe terhiqem.Gjynah.

  17. idris thotë:

    23 February 2007 @ 12:00 am

    Dicka po kuptoj nga prurja e emigrantit…….

  18. zana thotë:

    23 February 2007 @ 12:03 am

    Une prap mendoj se je poet…..Ah ne te zença moj manushaqe……
    Vetem poeteve mund t’ju zhubroset mendja.Te tjereve vetem iu merzitet e i thone ik….p…dhu

  19. iliriani thotë:

    23 February 2007 @ 12:09 am

    Emigrant! Une tani po i lexoj… Nuk jane te miat…

  20. idris thotë:

    23 February 2007 @ 12:13 am

    Ke te drejte Zana .Ja psh 4 rrokshi i pare i futur ne mendim si pakuptuar ne tet rrokeshin e trete jep nje pasqyre te nje bote te paster ne dyluftim te perjetshem me shpertrat e liq(gj) qe te zhubrosur si nje kemishe pa kopsa dhe nje njeri pa lidhse kepucesh,rreken te japin te plote nje personalitet te thyer qe e perzene shpirtrat fisnike.
    Ku ka 18 vjecar qe s’ ka bere vjersha?

  21. idris thotë:

    23 February 2007 @ 12:16 am

    Tani u lirova plotesisht.Dhe Zana besdoj me kupton pse.
    Hello flori.Me perkrah pak se me griu e.T. me pakuptimesi

  22. iliriani thotë:

    23 February 2007 @ 12:25 am

    Moret vesh? e kush s’e mori?!
    Pekini masken e corri.
    Sec gatuan tete pika
    ne kuzhine te amerika…

    Dhe ngaterruan nje formule
    Pula veze, a veza pule…

  23. zana thotë:

    23 February 2007 @ 12:42 am

    Naten peshq!Poete ose jo ,por me duket se te gjithe jemi nje çike poete-ù.Mendoj se sa i dobishem e fisnik ka qene peshku per shume prej nesh.Po nxjerrim nga fletoret a blloqet me shume droje poezi te cilat mbase nuk i kemi lexuar as para vetes.Bellissimo!

  24. iliriani thotë:

    23 February 2007 @ 12:46 am

    Naten e mire, Zana! Sot Zanat po flejne shpejt…

  25. emigrant thotë:

    23 February 2007 @ 12:47 am

    Liri, kerkoj ndjese per konfuzionin!

    Per mendimin dhe stomakun tim poezite ishin te gjitha te mira dhe poezia “Eksentrike” ishte shume e mire. Esenini gjithsesi nuk qendronte ne ansambel. Ne pergjithesi ka shume rokoko… pan metron ariston, thoshte greku i mencur… pra edhe e mira me mase…. vetem nje qershi vendoset mbi torte, kur kekron te vesh shume qershi, ajo s’eshte me torte, por sallate frutash…. keshtu edhe ketu me metaforen e mbingarkuar…. me nje lexim te vetem (e perseris, me NJE lexim te vetem) nuk me mbeti varg a vargje ne xhep qe kur fus doren i has papritur dhe s’me leshojne tere diten pastaj…. dhe lexuesi i sotem ka cdo gje, vec kohe jo. Vetem klasiket kane luksin e te lexuarit te perseritur. Megjithate komenti im mund te kalohet lehte, se mbase ketu gjen zbatim aforizmi “nuk di dhija c’eshte tagjia”.

    Por “prurja” (e frikshme peshq, po filloj ti ngjaj idrisit :-) ) eshte shume e mire. Poezi te peshku…..hej, tingellon si paraditja gazmore e nje te djele nga liqeni…..

    Liri, qe te mos ngaterrohemi prape, kur po e bjen buqeten? Idrisit do i ndalohet te shkruaje pa u kaluar 100 postime ne ate teme. Une i pari do ja ve bat-bat… me batuta te tipit “na cmende o idris, tre uje e nje oriz”…. mbase korruptojme edhe Llukanin…. Come on, man, bring it on!

  26. Blendi thotë:

    23 February 2007 @ 12:57 am

    ‘Eksentrike” ishte me “protestantja” e grupit.

  27. tomsojer thotë:

    23 February 2007 @ 9:48 am

    Per miqte e mi komentues, falemnderit qe i pelqeni, sidomos ti idris folklorik qe i pelqen ne menyren tende:

    Se flladi që fryn

    Se flladi që fryn
    Një dorë të drithëruar ballit
    Do të të kujtojë
    Se zogu që qan
    Rrëzuar folesë
    Zërin tim do të të ofrojë
    Se oqeani i gjerë
    Dashurinë time do të të përcjellë
    Se shiu që bie
    I kripur do të jetë
    Se pylli i thellë
    Heshtjen time do të të sjellë
    Se kënga e bukur
    Shpirtin do të ta ndrydhë
    Por, të lutem, qeshu ti!
    Dhe flokët lerja erës të t’i krehë
    Me gishtat e mi të etur
    Dhe të t’i puthë
    Me buzët e mia të djegura
    Deri atëhere …

    Lundrojmë, për ku?

    Lundrojmë të etur duke dihatur
    Rrugëve të reja
    Sikur të mos kemi lundruar kurrë
    Kërkojmë tokë të pushojmë e të flemë
    Ashtu si dashuria kurrë nuk ka dremitur
    Koha është e kripur
    Edhe peshqit e pendimeve të njelmët janë
    Joshja e tokës ndihet në ajër
    Ne nuk jemi veçse gjitarë
    Gjitarë mercenarë, marinarë
    Që lundrojmë, për ku?
    Në tavolinën e ëndrrave
    Shpalosim hartën e natës
    Dhe pimë e dehemi e premtojmë shumë
    Kur drejtimin humbasim
    Fajin na e ka busulla
    Zgjohemi pastaj me trupat tërë plagë
    Nga dielli i pafaj
    Harrojmë në çast gjithçka kemi thënë
    Madje e humbim hartën e natës
    Dhe të sinqertë lutemi e lutemi pa pushim
    Që mëkatet të na falen
    Duke mjelë të drejtën për të gënjyer
    Derisa kova e ndërgjegjes fillon e derdhet
    Atëhere kuptojmë se s’jemi të lumtur
    Po ku janë pra dritat
    E vendit për ku jemi nisur?
    Me shijen e kripur të ndërgjegjes
    Të kovës së shpuar
    Në buzët tona
    Lundrojmë, për ku?

  28. Kujtesa thotë:

    23 February 2007 @ 10:05 am

    vete e ke krijuar ..? ishte e interesante .. :)

  29. tomsojer thotë:

    23 February 2007 @ 10:14 am

    Po perse pyet, Kujtesa? Gjerat interesante nuk krijohen vet? Po te duash t’i nis edhe anglisht. Falemnderit qe i pelqen.

  30. Përparim Hysi thotë:

    1 March 2007 @ 2:04 am

    40-vjet pa Ali Asllanin
    (për ata që e kanë merak)

    40-vjet më parë,vdiq Poet Aliu
    Që me fjalë e vargje bëri synjeriu!
    Bëri synjeriu me fjalë e me vargje
    Me brumë dashurie(qe,e tija magje)

    Lezet i pat vargu,lezet edhe fjala
    Kulmi i poezive a s’qe Hanko Halla?
    Dashurinë maja dhe brumë dashurinë
    Vetëm një Lasgush,matet me Alinë!

    Dhe lozin me fjalën,dhe lozin me vargun
    Fjalët të përmajltin,aq ta ngrohin gjakun!
    Këndojnë dashurisht,der në moshë të vonë
    Se zemra e Poetëve(dashuri gjëron!)

    Ndaj e gjen Plakushin tek loz me çupa,
    Edhe këto çupa,do t’i pijë me kupa!
    Dashuron poeti dhe kur është gjysh?!
    E thonë poezitë:pa si e pa qysh?

    40-vjet i ikur!Jo.JO,nuk ka ikur!
    Si mund që të ikë,kur ne s’jemi nginjur?
    Është si Lasgushi,si Omar Khajami
    Zemrat plot na mbushi:s’vdes,Ali Asllani…
    Përparim Hysi,23 dhjetor 2007 Florida,më 28 shkurt 2007

  31. idris thotë:

    1 March 2007 @ 5:47 am

    Ore Pap ketij i them lirizem une.Ne se ka Iliriani te ngjashme sadopak do beja nje terheqje ne stilin fisnik,i mbeshtetur ne njerin gju me kapelen ne dore do ti beja reverance.Kalo perpara. Te premtoj edhe ty Emigrant se ne se kane vargjet e tij kaq shume ndjeshmeri njerezore themse lirizmi me te vertete nuk ka vdekur.Pap deri tani je pene e pare.Je rrote me rrote me Emigrantin sejcili ne fushen e tij.

  32. Përparim Hysi thotë:

    1 March 2007 @ 3:33 pm

    Kënga

    Një veturë kaloi me vrull,
    Jehonën e një kënge la pas.
    Dhe syri im pas saj u sul,
    Që këngën t’ia marrë një çast!

    Se ishte një këngë e vendit tim,
    (Nga ato që përcillen me grykë!)
    Për trimat që ferk ia bënë mbi Janinë:
    “Janinës,atë ditë,ç’i panë sytë!”

    Jehona e saj m’u ngjitë në shpirt,
    Dhe syri keqas m’u lotua.
    O,vendi im,të dua me shpirt!
    Më treti,për ty,malli mua.

    Përparim Hysi,shkruar më 8 mars 2001(dërguar më 1 mars 2007).

  33. Përparim Hysi thotë:

    1 March 2007 @ 6:39 pm

    Dy poezi:
    1.Me Robert Bërnsin “ngjaj” pak!
    Pse çuditeni?Me Robert Bërnsin,ja që ngjaj pak!
    Malësor nga Skocia qe ai(unë nga Skrapari kam gjak)
    Robert Bërnsi vërtet shkroi vargje,po qe veç fshatar
    Po unë a s’shkruaj vargje( a ka si unë më fshatar?)

    Dhe po të vini re,diku ai e quan veten Robin
    E dini pse?”Domosdo”,që të rimojë me emrin tim?!!!
    Në vargjet e tij janë të ëmbël,(janë për flaut’ a fagotë)
    Të mitë s’janë të ëmbël(po ja,pas tij,”rrotë më rrotë”?!)

    Do të thoni:shih Përparimi e quaka veten Poet të rrallë!
    Jo,është veç kuturisje,se,ende,nga mendja s’kam shkarë.
    Por një gjë e dini:Bërnsi qe i varfër dhe vdiq i varfër.
    Unë,po më keq se Bërnsi,apo diku aty më afër.

    Pra,shkurt e shkurt,unë Bërnsit pak i kam ngjarë
    Se as vëlla nuk e kam,por as dhe kushëri të parë.
    Në shkrova këto rreshta(dua t’i ngjaj pak)
    Ja,tek m’u sos vjersha(mua,”egositit të pacak”)…

    20 prill 2001

    2. 4 stinët e Vivaldit
    (meditim)
    4 stinët,thonë,u mblodhën një ditë në gosti
    Aty,me njëra-tjetrën,po shkëmbenin tepsi!
    Pranvera,mbushur lule,(miqtë me to gostitë)
    Vera me të korra a ndonjë frutë në tepsitë.
    Vjeshta plot me fruta(mbushur tepsinë dingas)
    Dimri:veç me”dokrra” e britma ulërimash!
    Kur dimri keq po çirrej,ngre zërin nga marazi!
    Aty,thonë,që gjindej(rastësisht ky,Vivaldi!)
    I merr të 4 stinët(i hedh në partiturë)
    Dhe ne shijojmë muzikën(muzikë që s’vdes kurrë)
    Mua,të them të drejtën,më kënaqin së mjafti
    Kur dëgjoj”4 stinët”(të luajtura nga Xhejms LLasti)…
    Përparim Hysi, 21 prill 2001(dërguar më 1 mars 2007)

  34. idris thotë:

    1 March 2007 @ 6:49 pm

    Papi mos ke ngateruar datat e vjershave.Apo qe ne 2001 te kane krahasuar me Berns.Me gjithate per mua je origjinal dhe i kendshem.

  35. e.T thotë:

    1 March 2007 @ 6:57 pm

    ç’u mbush mali
    plote me
    plote me o plote me
    çu mbush mali Ooooo
    plot o me
    ç’u mbush mali Ooooo
    ………………………..me poet. :D

    e.T kurbet 30/ 2 / 1996

  36. idris thotë:

    1 March 2007 @ 6:59 pm

    Sa rimon e.T me fundin e vargut poet …..Et

  37. e.T thotë:

    1 March 2007 @ 7:01 pm

    urrej rrimen! une :-)

  38. e.T thotë:

    1 March 2007 @ 7:03 pm

    Ne jan poete
    te daline o
    nje blog te hapin
    te keqen O ! :D

  39. idris thotë:

    1 March 2007 @ 7:04 pm

    Ja mo me rime e ke propozimin.

  40. e.T thotë:

    1 March 2007 @ 7:11 pm

    e paskam ne gjak atehere. :D
    ps: kush eshte Burnsi ?

  41. idris thotë:

    1 March 2007 @ 7:17 pm

    Me U se njoh .E kam bere edhe njehere kete gabim. I e lexova aj……

  42. idris thotë:

    1 March 2007 @ 10:50 pm

    Prit e prit,prit me vjet e prit me dit……
    Ja po te bije 2-3 strofa nga Sonetet,Jo ndonje perkthim Nolian po gjithsesi brenda linjes;
    Urrejtja e verber ,qe te ka pushtuar
    Sa kunder vetes rri e thur komplote
    Nje strehe prish per ta rindertua
    S’do qe keq te ishte dhe endra jote
    -2-
    Ndrysho mendim qe te shohesh me mire
    Urrejtjen e mposht vec dashuri e madhe
    Ashtu sic mendon;beju fisnik plot hir
    Ndaj vetes mbaj zemren me bujare
    Keto dy strofa jane te te njejetes sonete, me poshte po bije nje strofe nga nje sonete tjeter:
    Kur zbret nga larg si plak i drobitur
    Dhe tatepjeten merr qerrja e vjeter
    Prej ti8j si me dyshim syt e nemitur
    Sikush i heq ,i con ne anen tjeter.

  43. iliriani thotë:

    2 March 2007 @ 12:52 am

    Nga William Shakespeare (perktheu Vedat Kokona, botuar ne Tirane, 1995, SONETE - ne shqip dhe anglisht)
    —–
    Soneti CXLVII
    —–

    Porsi lengate esht zjarri i dashurise
    Qe s’ngopet kurre me helmin qe e helmon;
    Per t’i pushuar dhembjet e urise
    Me vrer ushqehet shpirti kur lengon.
    Dhe mendja qe mjekonte dashurine,
    M’u zemerua, iku dhe me la;
    Ne hall te madh me la mua te zine,
    Se asnjehere s’bera si me tha.
    Tani semundja ime s’ka sherim;
    Kjo buze e shkrete s’behet kurre ne gaz;
    Si i shkalluar s’gjej nje cast pushim,
    Dhe s’di c’mendoj, e s’di as vete c’flas.
    Te dija diell qe drite kudo shperndan,
    Por qenke nate sterre e ferr katran.

  44. Ina thotë:

    2 March 2007 @ 2:09 am

    Hej lexoni kete…ndoshta dhe ju qe jeni jashte Shqiperise do ndjeni te njejten gje

    Pulebardha

    Pulbardhen ne reren e lagur e gjetem,
    E kishte thyer kemben nen gjurin e brishte.
    E kishin lene shoqet ne bregun e detit vetem.
    E kishin lene e askush nuk e priste.

    Pulbardhen ne dhomen tone e shpume
    E u mesua me ne si njeriu i shtepise.
    Vec nga dritarja shikonte detin me shkume
    Dhe valen qe ngrihej mes shiut dhe stuhise

    Jetoi pulbardha shume ne dhome
    Po humnbi papritur nje dite,
    Nje dite kur deti hidhej mbi reren e njome
    Nje dite kur vinin stuhite..

    Dritero Agolli

    Dhe shkuam ne det ta kerkonim,
    Kur vala me valen si deshet kokat kishin perpjekur
    Dhe era dhe rete renkonin
    Dhe e gjetem pulbardhen te vdekur…

    E pame!
    Kishte hapur krahet e bardhe ne reren e njome
    E pame!
    Ndofta nuk donte te vdiste ne dhome…

  45. idris thotë:

    2 March 2007 @ 4:59 am

    ” Bijt e adamit jane te nje origjine” Varg nga Saadiu i shkruar mbi sixhade dhe i vendosur ne sallat e OKB Ja dhe dy vargje te prura nga i famshmi Vexhi Buharaja prej vepres se Saadi-u
    Njerzit te njejte me njeri tjetrin jane
    se brumin e krijimit te njejte e kane……

  46. idris thotë:

    2 March 2007 @ 5:03 am

    ja dhe nje strofe e te madhit Shekspir
    nga soneta e CXLVI:
    O qender e nje bote mekatare
    O shpirt i gjore keqas i mashtruar
    Pse vuan dhe veten se kursen fare
    Gjithnje te jashtmen duke zbukuruar……

  47. idris thotë:

    2 March 2007 @ 5:12 am

    Sonete nga Shakespeare ne vend te “naten e mire “:
    Kam pare trendafil te kuq te ardhe
    Me trendafilin nuk ka ngjashmeri
    Parfumi te terbon me eren e rralle
    E dashura ime mban era njeri….

  48. tomsojer thotë:

    5 March 2007 @ 12:21 pm

    Me pelqejne komentet tuaja pikante. Hajde se po kontribuoj edhe me nja 3 poezi te tjera po aq pikante sa edhe komentet tuaja. Vec se ai Idrisi flet shume, por nuk ja marr vesh se c’thote.

    Ju flet një i revoltuar

    Kjo është çmenduri!
    Apatia, Jesus, na doli virtyt
    Dhe sensualizmi mision
    Bota është çmendur
    Zot, ver dorë!
    Sensualizmi mision!
    Kurora e vlerave mbi asgjënë!
    Miti i bukurisë rutinë.
    Cili, o Zot, ka sjellë mesazhin e gabuar?

    Dilni, o të çmendur, nga shpërfytyrimi!
    Ju flet një i revoltuar.

    Duart i kemi të gjata
    Jo për t’i fëlliqur
    Si kukulla konvencion
    Por për t’i shtrënguar e puthur
    Dhe lule për të mbajtur
    Për të ngritur të rrëzuar
    Po, ja që cinizmi është po aq virtyt
    E t’i than duart deri në bërryl.

    Oh, çmenduri verbuese!
    Oh, çmenduri shurdhuese!
    Lulja na qenkërka mëkat!
    Kurse sensualizmi mision!
    Dhe apatia virtyt!
    O delir i mohimit!

    “Do të të doja po të mos kishte të tjerë.”
    Kështu flet dashuria utilitare
    Në çdo kohë e në çdo cep
    Dhe njerëzit çmenden të lumtur
    Ndërsa lëngëzohen pa karakter
    Unë bërtas i revoltuar
    I pafuqishëm të grindem me veten
    Dhe nuk qetësohem
    Edhe pse miku im Amerikan më thotë
    “Dita më e bukur është kur je mbi tokë”
    Po vallë ç’të jap për mirësinë?
    Jam i varfër në valutë
    Lakmia është mëkati i së bukurës
    Siç është edhe mëkati i fuqisë
    Grykësia femërore apo flirti organik
    Me qindarkat e mirësisë
    Mund të blesh vetëm
    Një dashuri të persekutuar.

    Kjo është çmenduri!
    Sensualizmi është bërë virtyt
    Sensualizëm pa dashuri.

    “Looking for the summer” (Chris Rea)

    Dëgjoni!
    Dëgjoni!
    Vareni egon tuaj në varësen
    E durimit dhe dëgjoni
    Chris Rea këndon
    “Looking for the summer”
    Me zë të përmalluar.

    Dëgjoni si psherëtin pikëllimi
    Ndërsa kërkon
    Kërkon verën e ikur me lulet e thara
    Sinqeritetin, me petalet e brishta
    Të zemrës së hapur
    Miqësinë, me aromën e saj dehëse
    Devotshmërinë, me nektarin mjaltë
    Dhe mbi të gjitha
    Mbretëreshën e luleve, virtytin.

    Dëgjoni!
    Pushoni!
    Po qan Chris Rea
    Sepse kërkon verën me lulet e thara
    Lulet që ferrat i mbytën
    Cinizmi, me rrënjët zeher
    Egoizmi, me gjembat e gjatë
    Gënjeshtra, ky gram i kudondodhur
    Sensualizmi, me belin e hollë
    E të pangopur.

    Zullumqarë
    Që trashni zemrën me dhjamë
    Dhe nuk dini se çfarë kërkoni
    Chris Rea kërkon një verë
    Kur e dashuronin
    Zemërzjarr.

    Po, Chris Rea qan
    Se lulet janë tharë.

    Gusht 2003

    Dramat dhe komeditë
    Lojërat dhe grindjet
    I tërë pazari i gjësë së gjallë
    Bëhen tani në tjetër vend
    Sepse nuk jemi më në qytet.

    Të hipur në ferraret e epsheve
    Drejt brigjeve jemi turrur
    Ta qetojmë dalldinë në det

    Ç’sfilatë gjigande lakuriqësie!
    Që patjetër e ka edhe kjo një modë
    Është ky plazhi ku jetojmë nudo
    Kjo alibi legjitime e pafundme
    Ku piqet mishi i pacipë në diell.

    Në je i veshur, të gajasin
    Gjokset t’i tundin tërë përçmim
    Dhe në prek mish ti padashje
    “Kafshë!”, të thonë, me tërbim
    Fjalori aty, i epokës së gurit
    Kurse ndrojtja, e epokave më thellë,
    Është lënë në gardërobë
    Për të joshur ç’na duhet tjetër
    Ah, të ngushtojmë më, çfarë ka mbetur.

    Të qelb në plazh lëkura e djegur
    Lapërdhaja dhe kotësia
    Që mezi presin natën e mekur
    Për t’u zënë si gjithësia.

    Vdesin muzika dhe ëndërrimet
    Nuk ka më lule dhe qeshje me shpirt
    Nuk ka më prekje drithëruese
    Veç një zjarri mish mbi mish
    Një çast të vogël mund të ndodhë
    Të na vijnë nga larg si shqetësim
    Sy të trishtuar apo zë i drobitur
    Si klithmë kujtimi apo vegim
    Dhe qajmë papushim me vajtim
    Ashtu si brumi vjen tërë natën
    Në tepsitë e nxira gjithë mjerim
    Agu i mëngjesit do të na gjejë
    Lakuriq në furrën plazh
    Ku dielli na pjek një e nga një
    Na rrjep lëkurën dhe karakterin
    Ç’është dashuria nuk dimë më.

  49. e.T thotë:

    5 March 2007 @ 12:25 pm

    ishin tre ?

  50. tomsojer thotë:

    5 March 2007 @ 2:11 pm

    Po: Ju flet nje i revoltuar, Looking for the summer dhe Gusht 2003.

    Thank you e.T.!

  51. gona thotë:

    6 March 2007 @ 11:43 pm

    shum mir diqka si super e keni bo me poezi po pritoi me shenu se von o tung tung iu dua shum

  52. tomsojer thotë:

    7 March 2007 @ 2:36 pm

    Gona, e vleresoj komentin tend lakonik.

  53. dona thotë:

    31 March 2007 @ 5:00 pm

    shum diqka si super e keni ba me keto poezi fort shum fort e keni ba bravo kaloni vizllushum :P

  54. vali_loqk@hotmail.com thotë:

    6 March 2008 @ 5:36 pm

    lule lule sa shum te dua kur ta ndi erendhe aarome um knaqet shpiti ne qjet
    te buru u jam tash dhe kur ta ndi arme lulu vak ka pre ty

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com