Disa foto (të Tjera!) nga Bregu

Pas asaj temes mbi ndertimet e parregullta ne Sarande sot na jepet mundesia te shijojme disa fotografi nga bregu, qe na e riperterijne bindjen se Shqiperia eshte ende teper e bukur. Eshte si nje grua e re plot hire. Shqiperia eshte si nje vajze shqiptare, me gjakun e nxehte qe i pulson ne vena, dhe syte plot shprese per jeten, ndaj mund te imagjinojme se ky makiazh i shemtuar do te lahet ne ujrat e kristalta te Jonit.

Fotografite e meposhtme i ka derguar tek Peshku miku yne Leon.

Foto #1, Dhermi, bregu

Llogara

Dhermi, fshati

Baza

Sorkadhja

Fotove te Leonit i shtohen disa te tjera qe ilirjani mi dergoi posacerisht per t’ia shtuar ketij kendi.

Banane ne Karaburun

Banane ne Karaburun.jpg

Moli i Radhimes

Moli i Radhimes.jpg

not.jpg

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

76 Komente

  1. Zana thotë:

    20 March 2007 @ 2:32 pm

    Ishin foto shume te bukura e te bera me shume dashuri vertet.Te lumte Leon e flm qe sjell keto pamje te Shqiperise pas asaj foto te mynxyrshme te Sarandes

  2. emigrant thotë:

    20 March 2007 @ 2:34 pm

    Yep, life is possible!

  3. akull-naja thotë:

    20 March 2007 @ 2:42 pm

    Leon, e dija qe ti je artist! ;) :)

  4. GertaD thotë:

    20 March 2007 @ 2:43 pm

    My beautiful country…
    Shume te bukura fotot. Jane prove qe Shqiperia ka ende bukuri.

    “Shqiperia eshte ende teper e bukur. Eshte si nje grua e re plot hire. Shqiperia eshte si nje vajze shqiptare, me gjakun e nxehte qe i pulson ne vena, dhe syte plot shprese per jeten, ndaj mund te imagjinojme se ky makiazh i shemtuar do te lahet ne ujrat e kristalta te Jonit.” –Blendi

  5. Naimi thotë:

    20 March 2007 @ 2:55 pm

    Vetem terreneve shkembore s’kemi çfare u bejme. Po do tu vije dita edhe atyre. Sa te fuqizohemi dhe pak.

  6. Dajoshi thotë:

    20 March 2007 @ 3:03 pm

    Fotot jane te bukura. E vetmja gje e bukur ne Shqiperi kane mbetur terrenet qe nuk arrihen dot per momentin nga kriminelet e ndertimeve. Le te shpresojme qe infrastruktura do mbetet e keqe ne menyre qe keto perla te mbeten “out of reach” edhe per ca kohe. Eventualisht edhe atyre do u vije fundi, “hakrmarrjes se popullit” nuk i shpeton dot asgje.
    Edhe nese keto vende (si Dhermiu) jane vertet te bukura kur i sheh ne foto, sherbimet jane zero dhe pushimi kthehet ne strapacim.

  7. Capri thotë:

    20 March 2007 @ 4:09 pm

    Shqiperia ka qene, eshte dhe do te jete gjithmone e bukur. Njerezit kudo prishin dhe zbukurojne, por natyra eshte gjithmone ajo qe fiton.
    Dhe riviera jone do te mbetet e bukur per shekuj. Llogaraja qenka fantastike, nuk kisha rast ta shihja kurre. Ju lutem kush foto me teper rreth llogarase ti vini ketu. Me ka mbetur merak qe kur ishim ne muajin e mjaltit ne Sarande ne vitin 84, nuk pata rastin te kaloja nga Llogaraja. Tani jam shume larg dhe nuk e di kur do te kem rast te vete perseri.

  8. Leon thotë:

    20 March 2007 @ 4:47 pm

    Shikoni,keto foto nuk i kam bere une!
    Por cdo gje qe shihet aty, eshte 100% riviera shqiptare.
    Une po i beje apel cdo shqiptari qe jeton jashte e qe shkone me pushime ne shqiperi mos te lere pa vajtur ne Llogara!
    Eshte vertet mrekulli sic e shihni vete ne foto! Pronaret e lokaleve dhe gabinave te “vrasin” po te pane te hedhesh plehra neper rruge!
    Rruga per ne llogara eshte shume e mire dhe per me teper eshte shume qetesi.Fare mire mund te merrni edhe autobuzin per Sarande, i cili gjithmone ndalon ne llogara! Keshtu qe nje rruge e dy pune! :)

  9. Dajoshi thotë:

    20 March 2007 @ 4:51 pm

    Capri, ndiq kete link, ke disa foto te miat nga vera e vjetshme.
    http://www.flickr.com/photos/35231059@N00/

  10. Dajoshi thotë:

    20 March 2007 @ 4:53 pm

    “Leon thote:
    Pronaret e lokaleve dhe gabinave te “vrasin” po te pane te hedhesh plehra neper rruge!”

    Leon, kjo fjali tregon qarte qe ti vete nuk ke qene atje, sidoqofte eshte bukur te enderrosh. :)

  11. Capri thotë:

    20 March 2007 @ 4:57 pm

    Me keto qe me thua more Leon sikur po me vret, qe u treguam aq budallej 23 vjet me pare kur ishim ne Sarande dhe nuk u hodhem nje vrap nga Llogaraja e bukur.

    Sa me behet qejfi qe pronaret e kabinave te Llogarase te vrasin te te shohin te hedhesh nje plere ne toke. Une te vras edhe pa qene pronar kabine, po te shoh njeri te hedh plehra, edhe ne lagjet e zezakeve te kaloj, ku eshte gjithe plehra, prape nuk me ben dora te hedh as atje nje plehre.

    Si eshte problemi i ujit dhe dritave ne Llogara, e kane zgjidhur??? ne qofte se vete me pushime ndonje behar?

  12. Capri thotë:

    20 March 2007 @ 5:13 pm

    Dajoshi shume foto te bukura dhe origjinale. Faleminderit.

  13. ardi thotë:

    20 March 2007 @ 5:15 pm

    … a di no njoni ku mund te shikojme fotos te reja nga tirana….

  14. Capri thotë:

    20 March 2007 @ 5:17 pm

    More shoh ne foto disa bunkere. Akoma jane ato atje, si cimka te thata????????????????

  15. Dajoshi thotë:

    20 March 2007 @ 5:21 pm

    ardi, foto te reja nga TR mund ti shohesh ne TR. :) Hala s’paske shku mer plak? I forte qeke.

  16. Besniku thotë:

    20 March 2007 @ 5:23 pm

    Pershendetje,

    Jam nga Kosova dhe nuk kam qene asnjehere ne Llogara, por ato dy foto te ketij vendi me pelqyen shume. Ju lutem a mos e keni emrin e ketij vendi (kampingu) qe qenkan ato shtepiza kolorite ne Llogara dhe si shkohet deri atje .

    Faleminderit,
    Besniku

  17. ardi thotë:

    20 March 2007 @ 5:28 pm

    ….e mer dajosh…..une jetoj ne usa bro….ne tirane thone eshte bo shtrjte shume…..mos shiko keta studentat ti qe i njofin me long island etj etj….lala as birren se njef akoma…..straight bro….sala me dergoi ketu pa letra…dhe tani qe i mora, akoma sma ma b…. e sdu me ngel anej nga kom ardh se kam lon lesht ketu …..prandaj bro kom qef i foto ta shikoj te tirones, ate pjesen tek stolat/bordura/ura - ish “blloku” kohes time…..pa mor pasasporten daje sma ma….nuk jom mo partizon….do duroj ene nja dy vjet - no choice bro….

  18. Lawman thotë:

    20 March 2007 @ 5:32 pm

    ardi ja nje foto nga Tirana apostafat per ty e gjeta

    http://www.shqiperia.com/foto/galeria/Tirana_in_colors/Ne_Lokal

  19. ardi thotë:

    20 March 2007 @ 5:41 pm

    lawman….as nuk e hap kete linkun tat, se skom besim tek ju LAWNmenat une….kom lon breket me ju dhe i kam sha para e mrapa…edhe po te jete ndonji foto e bukur, ja boj hallall, keto te bregut me mjaftojn i here per i her….
    ….lawman te uroj ti xhirosh keta jo shqiptaret qe kane nevoje per ty…te na marresh haken vella….
    …nuk jom student une bro…por kur kam qene…ketyre qe me ke dergu ti nuk ja hidhsha qyrret u ….

  20. Lawman thotë:

    20 March 2007 @ 5:51 pm

    Nuk marr vesh se ca je duke thone “bro”.

    Deshe foto nga tirana, dhe te gjeta. Nje faleminderit do me kish mjaftuar “bro”.

    Hajt me te mira ishallah!

  21. lea thotë:

    20 March 2007 @ 6:07 pm

    ne vertet kemi vende te bukura por shume pak turiste te huaj e vizitojne shqiperine per faktin qe ne shqiperi ska infrastrukturen e duhur per ti pritur.
    mungesa e ujit dhe e dritave dhe mbizoterimi i plehrave i largojne turistet per ne vende te tjera qe jann afer shqiperise, si kroacia ose mali i zi.

  22. Leon thotë:

    20 March 2007 @ 6:12 pm

    Dajoshi,
    Ku sheh ti enderrimin tim?
    Fjalin mos e merr aq seriozisht, se kish qellim tjeter!Rendesi ka qe eshte paterti dhe jo male me plehra inerte si diku tjeter!
    Per te qene atje kam kohe qe nuk kam qene, por nje miku imi ka lokal aty edhe sot!Keshtu qe informacionin e kam te sigurte! ;)
    Capri,
    23 vjet me pare?? Je shume large realitetit! Shko kete behar te lesh mende e kokes! :)
    Per drita nuk ka problem se eshte behar! Edhe uje ka burimi aty sa te duash!

  23. Capri thotë:

    20 March 2007 @ 6:30 pm

    E di qe jam shume larg realitetit, por para se te nisem dua te sigurohem mire njehere. Bukurine e natyres ne Llogara nuk e ve aspak ne dyshim. Ne behar ne Llogara nuk ka nate??????, uji i burimit vjen deri ne dhome???????

    Eshte Llogaraja dicka e ngjashme me Ujet e Ftohte te Vlores???? apo eshte me romantike? Une keshtu e perfytyroj. Ujet e Ftohte per mua nuk eshte romantike, eshte wild original nature (natyre e eger origjinale) qe ka bukurine e saj te vecante.

  24. Dajoshi thotë:

    20 March 2007 @ 6:30 pm

    ardo, plako ta qaj hallin sinqerisht. Nuk do doja kurre te isha ne ate pozicion. Besoj kur te behesh mbare te shkosh do shokohesh. Shpresoj te vije sa me shpejt ajo dite per ty. Une vete nuk qendroj dot me shume se 1 vit pa shkuar, me mbyt malli.

    @leon. S’ta kisha me te keq. Enderrimi yt ishte tek ajo pastertia perfekte qe ne fakt s’eshte e tille. Atje ku thua ti te mbysin grenxat po te guxosh te hash ne natyre, e dyta ata pronaret nuk jane aq te paster sa ke degjuar ti. Shpresoj kete vit te jete me mire nga vjet.

  25. Pjer Thomas thotë:

    20 March 2007 @ 7:02 pm

    Ah, ç’ma hoqet stresin e dites djema, apo nuk kisha bere dhe llafe sot une me shefin e madh, dhe isha mese i zymtuar. Falenderoj drejtuesit/trurin e Peshkut si dhe Leonin/Luanin (ndoshta) , qe na dhane mundesine te kenaqemi me bukurite e Bregut. Do t’ju rekomandoja qe ne te ardhmen , te fusni me shume foto nga vendi yne.

  26. miki thotë:

    20 March 2007 @ 9:45 pm

    Shqiperine e dinim qe ishte bukur por ce do qe ka ne gjirin e saj “femije grindavece” (politikane) qe mbajne peng zhvillimin dhe zbukurimin e metejshem te saj.Shikoni brigjet (turizmin) kroate si jane zhvilluar 10 vjecarin e fundit dhe krahasoni me bukurine e Shqiperise.Sikur kjo bukuri perrallore te shoqerohet dhe me sherbime cilesore dhe me njerez me buzeqeshje dhe edukate atehere nuk do desha asgje me teper nga jeta ime.Fatkeqsisht,pislleku (politik dhe ai ambjetalist) ja kane marre frymen kesaj bukurie se vecante.Sidoqofsh zemrat tona jane atje,prane teje…

  27. Jovan Bregu thotë:

    20 March 2007 @ 10:18 pm

    Capri,
    C’lesh uji i ftohte!! As qe mund te krahasohet!
    Llogaraja thone qe eshte pika me e bukur turistike ne vende(jo se vende te tjera s’ka).
    Me drita nuk ka probleme ne behare andej.Nuk ka patur asnjehere.
    Ndersa per ujin varet ku qendron! Shume vende e kane siguruar ujin me depozite.Gjithashtu ke uje ne shitje per te pire, sa te duash ne shqiperi.
    Si perfundim, para te keshe se cdo gje zgjidhet kollaj! :)

  28. Leon thotë:

    20 March 2007 @ 10:20 pm

    More po c’eshte ky Jovan qe mi merre mendimet nga koka! :)

  29. iliriani thotë:

    20 March 2007 @ 10:35 pm

    Ore trima! si i hidhni ju fotot ketu se kam edhe nja dy me te bukura se keto… i kam bere vete…

  30. Zana thotë:

    20 March 2007 @ 10:39 pm

    Mire mbrema Liro!Ka ca qe nuk te lexoj.Edhe ti ne Breg i ben pushimet??

  31. Leon thotë:

    20 March 2007 @ 10:44 pm

    ilirian,
    kontakto blendin! Mund t’ja dergosh atij me email dhe ai i vendos!

  32. prove thotë:

    20 March 2007 @ 10:55 pm


  33. iliriani thotë:

    20 March 2007 @ 11:22 pm

    Mirembrema, Zana! Sot u be ministre integrimi nje grua ne Tirane… Majlinda Bregu… Urime gjithe femrave te Peshkut… Kur lexova “Disa foto nga Bregu”… mendova se mund te ishte ndonje veper e levizjeve feministe…

    Ka disa dite qe me jane shpifur nje ose disa persona me nickname te njejte dhe te ngjashem me timin… dhe nuk me pelqejne keqkuptimet… qe fjalet e tyre te duken si te miat… nuk di si zgjidhet kjo pune… po nejse…

    Leon… thua coja Blendit… po adresa…?

  34. Leon thotë:

    20 March 2007 @ 11:36 pm

    iliriani,
    blendi@shqipo.com

  35. colorado thotë:

    21 March 2007 @ 12:58 am

    me te vertet nuk ka me te bukur se shqiperia kam pas rastin te shetis shum vende te botes por si shqiperia jon nuk ka ne bot por duhet qe mentaliteti i njerezve te ndryshoj nje cik ne qofte se duam te terheqim turis te huaj sepse e para kushtet ja zero dhe cmimet jan katastrofike per nje vend ne zhvillim sic eshte shqiperia me ato kushte dhe me ato cmime nuk mund ti bejme konkurence asnje nga shtetet tona fqinje me vien keq qe e themkete por eshte e vertet akoma nuk kan nje kultur ne sherbim kam dy vite qe shkoj ne shqiperi sepse eshte vendi im por ne qofte se do flasim per sherbimin eshte ne nivel shum te ulet per mos te then zero flas per ne hotelet ne plazhet shqiptare

  36. Gjipe thotë:

    21 March 2007 @ 1:48 am

    shqiperia eshte e bukur nese arrin ta kuptosh dhe nese e kupton e gezon vertet. Une vet jam nga Jugu me origjine dhe ka vende te papara qe jo vetem rruga nuk shkon po as aparati fotografik nuk arrin. Me behet qejfi nganjera ane qe infrastruktura jone e varfer arrin te ruaj vende te mahnitshme. Fol per Gjipene, Jalin, e pastaj thelle ne borsh, dhermi, himare, palase, porto palermo dhe e gjitha riviera jone. Askush nuk e di cfare bregdeti jone fsheh. Eshte e mahnitshme te marresh nje varke me motor e te shetisesh bregdetin e te kundrosh brigjet… perle e virgjer. Por eshte e kuptueshme qe sa me shume te zhvillohet turizmi shqiptar aq me shume do te cenoje natyren… kjo nuk eshte ndonje perfundim i zgjuar … eshte shume e llogjikshme. Natyra njerezore gjithmone tenton te cenoje natyren e vertete, keshtu qe balanca eshte e veshtire te arrihet. sidoqofte JONI eshte dhurate nga Zoti dhe le ta shijojme sa me shume qe kemi mundesi,.. jo ne si shqiptare por te gjithe. Jo se eshte Shqiperi por se eshte toke e det i bukur. Pak romantike por qe nese mendon riveren shqiptare vertet qe behesh pak i tille. Nese shqiperia arrin te krijoje nje fytyre turistike ju siguroj qe turistet me shume se “sherbim” kerkojne bukuri te natyres dhe kjo mund te gjendet ne bregdetin shqiptar. Ju bej ftese te vizitoni Gjipene ne vere. Eshte nje kamp modest me te gjitha kushtet e duhura pa luks e pa mirqenie, por qe kur je ne gjipe e harron mirqenien e luksin dhe deti e natyra te jep gjithcka… Nese takoni “nonen” mi beni shume te fala e i thoni qe eshte guzhiniere e shkelqyer :))))

  37. Blendi thotë:

    21 March 2007 @ 2:35 pm

    Me lart kam shtuar ca foto nga Radhima qe mi coi Ilirjani, do shtoj edhe ca te tjera me vone.

  38. lola thotë:

    21 March 2007 @ 3:05 pm

    Ej, keto fotot une i kam perjetuar ne realitet. Dmth, kam qene ne te gjitha keto pikat turistike, duke filluara qe nga Llogaraja. pastaj, ne nje nga fshatrat ( ishte vertet bukuri e paimagjinueshme) une qendrova dy jave dhe bera plazhin. Nuk e keni idene sa u pendova, qe nuk shkova ne Mal te Zi, Turqi apo ku ta di une. Vertet ehste bukur, por s-kishte drita, U torturova per dy jave. Nuk beje dot nje dush, Ishte pisllek. Nuk di cte them, nuk bej me pushime ne shqiperi.

  39. kujtes thotë:

    21 March 2007 @ 3:26 pm

    Ne Llogora dhe ne Dhermi,DHE NE TE GJITHE BREGUN E VLORES isha vjet,mund te them se ishte nje nga perlat qe kemi .me gjithse mbetet akoma e virgjer .kete e kam filmuar vet,pak minuta ,mund te shikoni ketu.
    http://youtube.com/watch?v=jTx8Bos920g

  40. Dajoshi thotë:

    21 March 2007 @ 3:26 pm

    Lola, nuk je as e para as e fundit. Kete vit shume si puna jote (dhe e imja) qe u zhgenjyen nga kushtet e perralles se jugut, besoj do ja kercasin diku tjeter larg pabuksise. Tani ta leme bregun dhe te kalojme tek aeroporti i ri Nene Tereza. A ka njeri foto? Hapja e terminalit te ri eshte historike, na afron ca me boten.

  41. lola thotë:

    21 March 2007 @ 3:34 pm

    FLM Dajoshi qe me dhe te drejte. Nuk eshte se nuk jemi nacionaliste, madje kjo gje me beri qe une te beja plazhin ne vendin tim, por ketu nuk ka pike kushti njerezor, Turiste na thenshin, por vetem turiste nuk mund ta konsideroja veten. Duhej te vrapoja e te dilja nga plazhi qe shpejt qe te beja nje dysh, sa uji ishte i ngrohte nga rrezet e diellit, perndryshe do lahesha me uje te ftohte akull. nejse, harrova tu them se mora dhe nje plevite. Dy jave me pas kam qendruar ne shtrat. Me nje fjale “bera qejf”.

  42. lola thotë:

    21 March 2007 @ 3:44 pm

    Dajoshi, per foto te terminalit kliko tek www.balkanweb.com. ka dicka aty

  43. e.T thotë:

    21 March 2007 @ 4:06 pm

    bukur e paske filmosur sumerin kujtesa :-)

  44. Jovan Bregu thotë:

    21 March 2007 @ 4:40 pm

    Lola,
    Me paster se vitet e meparshme ka qene!
    Per ujin varet se ku ke ndejtur.Per dritat nuk kam degjuar te jene problem ne behar.
    Ndersa per cmimet qe jane pak te kripura te jape te drejte.Gjithashtu niveli i sherbimit te turistave, sigurisht qe eshte shume here me i larte jashte.Ata kane pervoje dhe nje organizim qe fillon qe nga nivelet me te larta shteterore.As qe mund te krahasohemi ne me ta nga kjo ane.
    Ata pronaret e lokaleve dhe hoteleve ne Vlore cdo gje e bejne ne menyre indivuale,sepse nuk ka fare ndihme nga shteti.
    Po per bukurine, as qe mund te krahasohet Turqia dhe Mali i zi me shqiperine!Kete e them me plot bindje.

  45. Leon thotë:

    21 March 2007 @ 4:45 pm

    kujtesa,
    Po dite me shi e gjeti te shkosh ne Llogara? :)

  46. lola thotë:

    21 March 2007 @ 5:05 pm

    Po, Jovan, ke te drejte. Nejse, te kam shume lakmi qe shijon (besoj Londren) Eshte vertet bukur atje

  47. Leon thotë:

    21 March 2007 @ 5:23 pm

    lola,
    Te pelqen Londra?? Vertet?
    Mua nuk me pelqene fare! Vetem rremuje ka ngado.
    Edhe njerezit jane skandal.S’merret veshe fare.
    Per mua, mish ne hell,raki rushi dhe nje labce te holle nga qafa e malit!
    Ajo eshte jete! :)

  48. lea thotë:

    21 March 2007 @ 5:30 pm

    te jap shume te drejte lola se edhe une pesova te njejtin zhgenjim dhe kete here do shkoj me pushime ne kroaci dhe jo ne dures apo sarande.
    veren e kaluar isha ne dures dhe pervec semundjeve te lekures qe mora u merzita shume se kishte dhe mungese aktivitetesh. me makine shkoja ndonjehere ne qytet ne durres po edhe aty skisha cte beja pervec se te shkoja ne ndonje bar te pija 1 kafe apo ne restorant.
    mushkonjat me shkateruan nervat nuk mund te qendroja me shume se 5 dite dhe ika si e terbuar.
    ndersa vuaja e zhgenjyer mendova te shkoj ne sarande, mirepo se kisha llogaritur mire qe do paguaja ne cdo 50 km policine rrugore.
    nuk e kuptoj pse ka kaq shume police ne rruget tona!!!
    mbas 1 udhetimi te sterlodhshem dhe e dermuar nga ruga e keqe drejt sarandes me iku plotesisht deshira e pushimeve.

  49. Leon thotë:

    21 March 2007 @ 5:37 pm

    lea,
    Se mos ke shkruajtur ndonjehere mire per shqiperin ti!
    Ti ate muhabet ke!

  50. lola thotë:

    21 March 2007 @ 5:46 pm

    Leon, une njehere kam qene ne Londer. Por me pelqeu vertet shume shume. mezi po pres sa te shkoj prape. Them qyteti me pelqeu, pa njerezit ishin pak si rrumpalle atje. Kot fare, nuk i afrohen shqiperise.

  51. Leon thotë:

    21 March 2007 @ 5:53 pm

    lola,
    Mos je gje gazetare ti? Me duket se po dalim te njohur! :)
    Keshille per Londren! Mos shko shopping tek “Harrolds”. Duhen parat me thesa ushtrie! :)

  52. lola thotë:

    21 March 2007 @ 5:54 pm

    hahhahahahaha. O Leon sa kam qeshur

  53. Lawman thotë:

    21 March 2007 @ 5:58 pm

    Ere, une i her sikur kom qen ne Londer, po Harrolds s’kom pa… vetem Harrods ;)

  54. Leon thotë:

    21 March 2007 @ 6:03 pm

    sorry, emri Harolds !!

  55. lea thotë:

    21 March 2007 @ 6:08 pm

    leon une spo shaj shqiperine vetem po them 1 te vertete
    me vjen keq qe ty e verteta te shqeteson

  56. e.T thotë:

    21 March 2007 @ 6:12 pm

    dyqani i egjyptianit ?
    http://www.foliophoto.co.uk/images/harrods_exterior.jpg

  57. lola thotë:

    21 March 2007 @ 6:25 pm

    Po Lea, vertet nuk te sugjeroj te kalosh pushime ketu, te pakten per ca vjet. Fotot qe jane vene ketu tek peshku jane vertet te bukura, por ju siguroj se realitetit eshte komplet tjeter. Ti e paske provuar. me vjen keq vertet se paske shkuar dem pushimet.

  58. Leon thotë:

    21 March 2007 @ 6:39 pm

    lea,
    Po c’fare e vertete? Ti gjithmone fyellit ne nje vryme i bie!
    Te lexoj vetem nje koment tendin, qe shkruan mire per shqiperine,pa do vdes i qete! :)

  59. Lawman thotë:

    21 March 2007 @ 6:41 pm

    Ja po e shkruaj une nje koment te mire per shqiperine.

    Shqiperia eshte vendi me i mire ne bote, per sa kohe qe ajo eshte atje, e une jam ketu. ;)

  60. lola thotë:

    21 March 2007 @ 6:48 pm

    hej, Leon, nga je ti?

  61. blete thotë:

    21 March 2007 @ 6:57 pm

    pa lexuar komentet e tjera,
    na e prishet gjakun me keto foto e nuk na dilet me rrugeve te Bronksit. Porque? Porque Blendario na i botove sot keto?

  62. Pjer Thomas thotë:

    21 March 2007 @ 7:16 pm

    Eh mo ju paça te gjithve :-) E dini qe me ka marre malli per nje birre, a nje gote vere, a konjak te ftohte buze detit, vetem te ndigjoj ato dallget kur perplasen ne breg :-)

  63. Leon thotë:

    21 March 2007 @ 8:00 pm

    lola,
    Une jam Ismail Qemali dhe mbrapa me vjene historia!
    Nga ai vende jam! :)

  64. akull-naja thotë:

    21 March 2007 @ 8:07 pm

    Konjak te ftohte? U çmene? :P

  65. Blendi thotë:

    21 March 2007 @ 8:17 pm

    @blete
    Mujer, te digo no soy culpable. Puedes buscar la tierra y el cielo por no vas a encontrar un lugar tan lindo como el nuestro. Io la llamo, “Albania Bonita”.

  66. Pjer Thomas thotë:

    21 March 2007 @ 8:48 pm

    Konjaku ne vere pihet akull , Naje :-)

  67. iliriani thotë:

    21 March 2007 @ 11:29 pm

    Hej! Trima dhe trimeresha! Ketu kane ardhur me ndihmen bujare te Blendit, kane ardhur disa foto te reja nga Bregu… keto jane foto… jo ato qe na sjell ai Arbri nga gropat e Durresit… Falemnderit, Blendi…

  68. lea thotë:

    22 March 2007 @ 11:16 am

    leon me pelqen shume ushqimi shqiptar dhe me ka marre malli per te.
    me pelqeu shprehja e lawman ishte shume e goditur
    “Shqiperia eshte vendi me i mire ne bote, per sa kohe qe ajo eshte atje, e une jam ketu.”
    te pershendes lawman :)
    une lola kam qene ne majorka, itali dhe greqi dhe jam ndjere me te vertete e kenaqur nga keto pushime , dhe do te thoja me kushtuan shume me lire sesa ne shqiperi.

  69. Dea thotë:

    22 March 2007 @ 1:31 pm

    po jo shtrenjt qe ishte, po pastrusja e hotelit ( ashtu tha pronari) mi boni xhep celit edhe ca eurove :D.

    po doli ndonje here dielli ktej ke Salzach une :D fundja me S fillon dhe saranda…

  70. Leon thotë:

    22 March 2007 @ 1:34 pm

    lawman,
    Mire e ke ti byrazer,por nuk behet shqiperia duke punuar per ameriken!
    E d i ate ti qe amerika eshte shume e mire per amerikanet! :)

  71. Zana thotë:

    23 March 2007 @ 10:43 pm

    Shqiperia eshte vendi me i bukur ne bote perderisa ka lindur nje si une,persderisa kane lindur kaq njerez persembari qe shkruajne kaq bukur per vendin e tyre.Shqiperia shemtohet nga ca e ca qe edhe atje ku jane shume larg iu peshon

  72. Altona thotë:

    24 March 2007 @ 12:00 am

    Lea, edhe une mendoj se ti shkruan ne pergjithesi shume zi, dhe une fjaleve te tua nuk i besoj aspak. Kam qene edhe une bregut, ne Llogara, sarande and so on, po une i bashkohem Dajoshit. Ka ushqim te mire, por kur ulesh ne Llogara, nuk te lene mizat e grenxat te hash, ndaj mos ia fusni kot. A shijon ushqimi apo jo, tjeter issue ajo. Une kam ndenjur nja dy nete ne Sarande ne hotel, po nuk ishte nga me te miret. saranda u ka bo pellembe e hotele, aq sa e ka humbur bukurine dhe duhej te largoheshe larg me makine. Natyra padyshim qe eshtee bukur, por, sipas mendimit tim, eshte me me vend te marresh ushqimet me vehte e te shkosh piknik ne Llogara p.sh. sesa te hash mes mizave dhe grenxave. E megjithate, pavaresisht nga gjithe sa une permenda me siper, Shqiperia eshte vend shume i bukur, pasi eshte vendi im.

  73. ALTINI thotë:

    3 June 2008 @ 11:48 am

    DUET TE JEMI KRENAR QE JEMI (SHQIPETAR)

  74. ALTINI…TR? thotë:

    3 June 2008 @ 12:01 pm

    mos boni si amerikon si anglez ,ALTONA mos fol per miza e grenxa se eke gabim ne llogara vetem natyra nuk ka te pagume mos eke me te degjuar provoje goc ,

  75. radhimjoti thotë:

    10 July 2008 @ 2:03 pm

    o altin po ca i mbush mendjen ati ore babale ai ato vende vetem ne enderr i sheh

  76. blerta thotë:

    16 August 2008 @ 7:00 pm

    me te vertet jan foto te merkullueshme dhe jam krenare qe vendlindja ime ka aq shum bururi te ralla,po une gjdo vit vij ne shqiperi po disa nga keto nuk arija ti shihja po prap nuk do te dorzohem derisa ti gjej hahaha….puq puq ju duaaaaaaa blerta na kosavo (peja)

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com