xhyranak

Edison Ypi

Gazeta Panorama
Të këndshme haberet që sjellin mediat e shpejta moderne me kamera dhe dixhitala. Por ato habere, ardhur në atë mënyrë, rrufeshëm vijnë rrufeshëm harrohen. Haberet e vërteta, ato që përhapen ngadalë, gojë më gojë, duke u përcjellë teposhtë nga zhaurimat e lumit dhe ushtimat e grykave të maleve, ah ato janë tjetër gjë. Ato po! Ato janë të pandalshme, të paharrueshme, shumë më të besueshme, të pakonkurrueshme nga asnjë media. Lëre-lëre ç’vete pastaj kur mesazhet e bëmave dhe gjëmave shoqërohen edhe me simbole, si në këtë rast të udhëtimit drejt katundit Xhyrë të Librazhdit, kur vërtetësia e çimentuar nga përafria me Artin, bëhet krejt e padyshimtë.
Pa hyrë në Labinot Fushë, “Fast Food, Prodhime Zgare me Gurë Vullkanikë”! Çfarë do më për të kuptuar ç’ndodh sot në luginën e Shkumbinit?! Simbolika flet qartë; Mish, Ngrënie, Zgarë, Zjarr, Vullkan! S’ka asnjë rëndësi nga cili vullkan i mori gurët, nëse mishi është nga i dëlirëti i Shqipërisë, apo i përpunuari genetikisht i Maqedonisë, zgara kështu apo prodhimet ashtu etj., etj.! Rëndësi ka që dyqanxhiu, gjeniu i simbolikës, që bën sikur pjek mishra mbi zgarëra dhe gurëra, ia ka arritur përmes një grushti fjalësh të ngërthejë gjithçka.
Pa hyrë në Librazhd;
Ishin të dy mësues. Kishin kohë që ishin ujdisur bashkë. Ç’ujdisur more! Thuaj dalldisur më mirë! Në orën e mësimit vej e vinin te klasat e njëri-tjetrit. Ndërkohë që nxënësve u jepnin probleme të vështira për t’i zgjidhur me shkrim, vetë ohoho mbrapa dërrasës së zezë. Nxënësit ngrinin ndonjëherë kokën nga fletorja, shihnin këmbët që lëvritnin. Pupupu thuaj shyqyr që pengonte dërrasa të shihnin lart ku bëhej hataja, se do na kishin dalë fare nga duart fëmija.
Në Librazhd tjetër simbolikë me nëntekst të fortë dashurie! “Pjata me Qira”! Çfarë pjatash janë këto?! Pjata plastike nga ato që bota i përdor vetëm një herë. Me qira për dasma. Njëqind copë, tre ditë, dhjetë dollarë! Pse plastike?! Që dasmorët kur të nxehen nga rakia dhe nga ndërlikimet e rënda shqiptareske të muhabetit të mos ia thyejnë kokën njëri-tjetrit me pjata. Po mua që për dasmën time nuk do thërres njëqind veta, a më jep ky më pak pjata?! Jo, jo, harroje! Nuk e prish ai biznesin për morracakë si ti që me martesën tallen, sepse kurrë nuk u vete mendja të martohen.
Librazhdi.
Librazhdi, më tepër se qytet, duket si stacion. Pak njerëz të hutuar nëpër rrugë të lenë përshtypjen se, ose sapo kanë zbritur nga fshati, ose sapo u ka lindur dëshira e papërmbajtur për të ikur për t’u ngulur në Tiranë a Durrës.
Dy gra;
Ata të dy, ata dy mësuesit, Ai dhe Ajo, jo vetëm që nuk janë puthur, por as janë prekur, madje as në mendje nuk e kanë pasur. Problemi është shumë më i thellë. Problemi është politik! Ou! Po mor po. Ata janë njerëz seriozë. Me familje, me fëmijë të rritur, me nder, me namuz, me kanun, me punëra, me prokopira, me të gjitha. Mirëpo ç’ti bësh, ranë viktimë e luftës së klaneve. Sepse, që thua ti, kjo mesele, edhe pse plasi tani, i ka rrënjët e thella, qysh fill pas mbarimit të zgjedhjeve të fundit parlamentare kur u ndërruan pushtetet dhe lëvizën interesat, vendet e punës etj. Aman mos më bëj të flas më tepër se Librazhdi është qytet i vogël dhe gjërat merren vesh edhe pa folur fare dhe më gjen belaja pastaj. Të tjerat merri me ment vet’. Un’ zëre sikur s’të thash gjë hiç.
Djalosh;
Unë punoj në Greqi. Këta këtu gdhihen e ngrysen dhe mëndja s’u punon për gjë tjetër, veçse për atë punë. E kam provuar vetë se edhe unë këtej jam. E kanë hequr nga puna mësuesin se puthej?! E çë pastaj?! Ç’u kam punuar unë çupave të katundit, trembëdhjetë herë në litar do më kishin varur, njëzetepesë herë do më kishin pushkatuar dhe jo më pak se nja njëzetepesë burgime të përjetshme do kisha vuajtur. Dëgjo një llaf nga unë; Shqipëria e gjitha Xhyrë është. Në Greqi nuk është kështu. Atje të bie kurrizi nga puna. Këta janë harbuar sepse hanë e pinë si derra, punojnë pak, thithin ajër të pastër, pinë ujë të freskët, dhe domosdo rri e rri dhe mendja atje u vete. Megjithatë, unë nuk di ndonjë gjë të saktë për ç’ka ndodhur. Mësuesin e akuzuar e kam njohur. Ka qenë djalë shumë i mirë. Këtë herë erdha nga Greqia për të gjetur nuse se nuk e shtyja dot vetëm. Mirëpo me këto që po dëgjoj jam torollepsur fare. Qyqari unë, hiç nuk po di kujt gishtin t’ia vë.
Kalimtar xhyranak;
Nuk e dinim fare dhe as që kishim për ta marrë vesh kurrë. Ai turp mund të kishte vazhduar edhe sot e kësaj dite. Që për fat u vumë në dijeni sebep u bë diçka tjetër. Që thua ti, vumë re se me kalimin e kohës nxënësit po binin nga mësimet. Notat mesatare po uleshin. S’po kuptonim pse. Jep e merr, bam e bum, vrit e vrit mendjen, gjë prej gjëje s’kuptonim! Por ama për të nuhatur e nuhatëm që një gjarpër i helmatisur fshihej nën rrogoz. Ndërkohë që përpiqeshim të kuptonim, me tmerr vumë re se fëmijët po na dilnin duarsh. Të shkathëtit nisën të urtësohen. Ata më të edukuarit nisën të lëviznin. Ou! Po ndodhte një lloj rrafshimi, një lloj mesatarizimi i çuditshëm, që s’kuptohej nga u vinte. Ne si prindër s’kishim asnjë faj. Dhe, ç’ishte më e tmerrshmja, o Perëndi, fëmijëve kishte nisur t’u rridhte nga fytyra ajo drita e dëlirtë fëminore aq karakteristike për moshën e tyre. Fytyrat nisën t’u duken si të lara nën një tjetër dritë, s’di si të ta them, nën një dritë hënore, yjore, qiellore, kozmike, të tejbotshme, të tejjetëshme. Ishte krejt e padurueshme. Mirëpo fap, Perëndia na solli në vete, na e derdhi në mendje. Rritëm vigjilencën! Aq ishte dashur! Një të rritur vigjilencën me vullnetin e tyre, dhe natyrisht me urdhrin e Perëndisë, që i qofshim falë, erdhën vet disa fëmijë, të cilët na e thanë copë të vërtetën; Mësuesit bënin dashuri! Pas kësaj, kuptohet, populli u ngrit i tëri më këmbë, mori në dorë situatën. Tani duket se çdo gjë ka vajtur në vendin e vet. Por ende disa njolla, disa mjegulla, disa andralla kanë mbetur. Po thuaj shyqyr që na shpëtuan fëmijëëëëët. Atë thuaj, të tjerat rregullohen. I rregullon pushteti, partia, qeveria.
Tjetër xhyranak, plak ky;
Dëgjo xhani i xhaxhait; Duke përjashtuar rastet e veçanta kur meshkujt u sulen meshkujve dhe femrat femrave, kudo dhe kurdoherë janë meshkujt ata që u vërsulen femrave. Por kjo më me vrull ndodh sidomos kur raca sapo ka vuajtur një fatkeqësi, pra atëherë kur vazhdimi i ekzistencës së racës vihet në rrezik. Se dy libra i kam lexuar dhe un’ dreqi e mori. Mirëpo këtu brenda për brenda kësaj meseleje nuk ka ndodhur asnjë fatkeqësi. Prandaj them se ky s’është rasti. Ky është kurth banal. Eshtë kurth po të them, dëgjove?! Eshtë kurth kurvash lyer me dhjamë rrotash qerresh politike, që heqin zvarrë ndërrime pushtetesh. Jo se s’puthen këtu. Por kjo mesele nuk ka lidhje me puthje dhe dashurira. Është thjesht një intrigë në interes të disave, në dëm të disa të tjerëve. Kaq.
Pak kilometra pas Hotolishti, autostrada në të majtë, Shkumbini në mes, Xhyra në faqe të malit.
Raki, Vodkë, Konjak, Hamburger, Mish i pjekur, Sallam, Qofte, Bërxolla, Djathë i Bardhë, Djathë Kaçkavall, Vezë të ziera, Banane, Cigare të Ndryshme, Kaffe, Nes Kaffe, Frape, Birra me Shishe, Birra me Kanaçe, Red Bull, Pije Freskuese, Çaj i Ftohtë! Faleminderit për mega-mikpritjen gastronomike! Por furgoni mbi të cilin janë shkruar një për një të gjitha këto ledhatime gurrazore është i mbyllur. Kështu që nuk mund të shijohet asgjë.
Në “Pijetoren e Preferuar” katër a pesë qejflinj rakie dhe djathi me bukë të thekur xhyre protestojnë po t’i quash “xhyrakë”. Jo, thonë me nervozizëm, nuk jemi “xhyrakë”, jemi “xhyranakë”. S’ka frikë. Pjatat nuk janë prej porcelani.
Mbi Shkumbin, urë metalike e çuditshme. Qytet pa bulevard, bulevard pa qytet, ato dihen. Urë me dy brigje, po se po. Por edhe urë pa brigje fare, edhe ajo dihet. Janë ato urat metalike mbi autostrada, të cilat s’ka shqiptar që i përdor, sepse mbi to duhet të ngjitesh dhe të zbresësh, kur ndërkohë me pakëz kujdes mund të kalosh poshtë urës, shkurt mbi asfalt. Por urë me një breg si kjo këtu, vështirë të jetë parë diku. Për makinat s’bëhet fjalë të kalojnë mbi këtë urë, sepse nga krahu i katundit ura nuk ka asnjë prekje me truallin! Skaji i urës së bregut që mungon bie thikë teposhtë, nja dhjetë metra. Në këtë skaj fshatarët kanë improvizuar një pedanë dërrase, mbi të cilën rrëshqasin frikshëm për t’u hedhur matanë.
Matanë urës xhyranakë dhe xhyranake plot. Fllad dehës zbret nga mali. Flladi frymën ta merr duke ta dhënë. Lëri pyetjet! S’ka as pyetje as përgjigje më interesante se flladi!
Xhyra nuk ka asnjë infrastrukturë të brendshme, sado modeste. “Rrugët” janë shtigje të ngushta plot baltë të kuqe ferrike dhe gurë.
“Ujësjellësi” janë tuba të shumtë të improvizuar, që rrahin të disiplinojnë rrjedhat e epërme buçitëse të papërmbajtshme.
Xhyranakë të zotë kanë ndërtuar vila të hatashme buzë Shkumbinit. Të tilla vila zor se i sheh edhe nëpër filma.
Shkolla tetëvjeçare “Shaban Leka”. Ngrehinë gjigande me dy kate, ku mësojnë rreth treqind nxënës. Mbyllur, kyçur, e pakujdesur godina që duhet të ketë nja njëzet klasa. Pothuaj krejt xhamat e klasave të katit të dytë dhe shumica e katit të parë mungojnë. Jashtë shkollës, ngjitur me të, banjat. Ëëëëëëëëë! Hë mo, të vete mendja, ta mban të puthesh të bësh dashuri këtu në këtë plevit pa xhama, në këtë pisllëk të pazbrazur prej vitesh?!
Në brinjë të shkollës, infermieria. Një infermiere dhe një mami. Sot e diel, mbyllur edhe shkolla, edhe infermieria. Përballë kafene. E pastër kafeneja. Mbi banak i kudondodhuri defter i veresies. Dy të moshuar luajnë domino. Dini gjë ju për atë puthjen?! Jo, s’di gjë. Nuk kam dhëmbë për ato punë. Ja shihi, më kanë rënë. Diku, aty në faqe të malit me dëborë, në majë, dikush ka ngritur një basen modern për rritjen e peshqve. Ktij po, ktij ja marsha t’ligat, ktij s’ka ç’i duhet as Amerika!
Kthimi.
Një vajzë;
Unë banoj në Tiranë, por jam që këtej. Për këta po më pyet?! Këta për pesë minuta ta lajnë, ta thajnë, ta centrifugojnë, ta ndejnë, ta thajnë, ta lëpijnë e ta çajnë piten mespërmes. Nuk i shikon kalamajtë, të gjithë me flokët e fiksuar ma xhel si aktorat e Hollivudit?! Me burra, me kalamaj, yje janë të gjithë. Para këtyre qurranjosat e Tiranës janë këllira. Pupupupu, njëzetekatër orë pa pushim ditë e natë vetëm aty u rreh çekani. Te femrat, te CD-rat, celularët, SMS-rat, Rock and Roll-at. Pa bëjnë dhe vjersha! Ja ta them një që xhyranaku xhyranakes ia ka thurur,
Unë të flas, ti hesht
Unë të ftoj, ti s’vjen
Unë të puth, ti qesh,
Unë ta lyp, ti s’ma jep
Ah un’ pa ty
Në varr do zbres
Do vdes?!
Të pyesësh më! Pse?! Ata të gjithë triko të ndryshme nga i njëjti lesh bëjnë!
….Xhyranaku ra sevda me një Hanëme në Stamboll! I tha Hanëmes; Eja me mua në Xhyrë! Xhyra është qytet i madh me nëntëdhjetenëntë minare! Xhyra kasabasi, doksandokuz minaresi! Mirë, i tha Hanëmja, po vij. Ku janë minaret?! pyeti hanëmja kur mbërritën në Xhyrë. Ja pra ku i ke, ia priti xhyranaku katragjyshi i atij mësuesit që mësuesen puthi, ja shkëmbinjtë, ata janë minaret e Xhyrës !….
Nga një barake vijnë tingujt dhe fjalët e hitit më të suksesshëm të kohëve të fundit; party, party, let’s go party, le t’pëlcasin nga inati.
Stretto macchiato?! Në Xhyrë?! Rrëzë lumit, nën një rrap?! Në një kafene të pastër, ku kafenë ta sjell një kamerier i sjellshëm?! Po! Më bukur se në Milano! Për aq palë qejfe sa shkëmbinj Xhyra ka!
S’ka si Xhyra!
Nga maja me dëborë drejt lumit, me ujëra e me ngjyra, me njerëz e me të puthura, me meselera me dashurira e me sëkëlldira e me të tëra, prej shekujsh pa u ndalur, rrjedh e rrjedh e s’ka të sosur e magjishmja Xhyra!
edisonypi@yahoo.com

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

117 Komente

  1. akull-naja thotë:

    28 March 2007 @ 5:29 pm

    Heren e fundit qe lexova nje kronike te Edison Ypit, desh ia mbatha per ne Ndroq, kesaj here per pak u nisa per ne Xhyre! Aty ku kalon Edisoni eshte gjithmone bukur! Respekte per shpirtin artist!

  2. emigrant thotë:

    28 March 2007 @ 5:37 pm

    Shqiperia do te behet!

    Rrofsh Edison!

  3. tomi korca thotë:

    28 March 2007 @ 5:40 pm

    Emigrant cfare do te behet? Xhyre?

  4. emigrant thotë:

    28 March 2007 @ 5:59 pm

    @tom: “Ëëëëëëëëë! Hë mo, të vete mendja, ta mban të puthesh të bësh dashuri këtu në këtë plevit pa xhama, në këtë pisllëk të pazbrazur prej vitesh?!”

  5. tomi korca thotë:

    28 March 2007 @ 6:17 pm

    Emigrant mbase nuk te vete mendja por eshte ne mode te jesh modern, te puthesh ne plevicen pa xhama te quajtur shkolles sic puthen nen kullen Eiffel francezet.
    Te vetmin qe perpiqen ta ndalojne kete perparim Xhyrnak jane forcat e erta qe nen masken e politikes apo akuzave per djaj e shejtane, nuk lene gure pa hedhur ndaj ketij zhvillimi modern. Por mos haro se baseni modern per peshq aty eshte “next to the” kafenese ku luajne domino ata pleqete dhe fletores per verisie te banakierit. Ato vilat luksose aty jane pas ures me nje breg dhe me uje furnizohen nga ato tubat e improvizuara. Thuhet bile (thashethem ky) qe Xhyranaket po perpiqen te ndertojne edhe nje plazh nudo ne brigjet e shkumbinit, se helbete modernizmi keshtu vjen.
    Do te behet Shqiperia emigrant do te behet se ja Xhyra po behet

  6. Zana thotë:

    28 March 2007 @ 9:46 pm

    Jo Tomi!Me duket se Emigranti thote qe kur ka ne xhiro njerez me sensibilitet si Ypi Shqiperia do te behet s’ka si te ndodhe ndryshe…….

  7. alb thotë:

    28 March 2007 @ 9:53 pm

    Flamuri tomi korca thotë:

    28 Mars 2007 @ 6:17 pm

    Emigrant mbase nuk te vete mendja por eshte ne mode te jesh modern, te puthesh ne plevicen pa xhama te quajtur shkolles sic puthen nen kullen Eiffel francezet.
    ________

    Ky te heq petllen ky… O bobe po ti ke lindur me pirun ne dore…

  8. alb thotë:

    28 March 2007 @ 10:01 pm

    E pamundur… Tomi ben vete… s’ka mundesi tjeter…

  9. tomi korca thotë:

    28 March 2007 @ 10:09 pm

    E kuptoj Zana po rmeqenese emigranti nuk e kishte percaktuar kete une e shfrytezova per te shprehur mendimin tim .
    Pak jo e ndershme kjo por c’fare ti besh? jo gjithmone te jepet mundesia te shprehesh ate qe mendon.Duhet edhe te improvizosh ne disa raste. ;)
    Alb,
    Nuk te kuptoj por ska gje me shume me duket se i drejtohesh vetes (ben monolog) se sa e ke mua. ;)

  10. AL thotë:

    28 March 2007 @ 10:16 pm

    Nje gje smora vesh une: Ypi mban qendrim kritik apo pajtues?
    Ne katun, qimja behet tra, dhe flirtimi i dy te rinjve behet dashuri. Lajm i keq per mesuesit qe udhetojne nga LB ne Xhyr apo Prrenjas ne xhyr: mentaliteti i xhyres sundon dhe fiton. Ne fund te fundit “te jashtmit”(mesuesit) po shkojne ne xhyre dhe jo anasjelltas.
    Per ata qe jane ne USA: a eshte flirtimi i dy mesuesve para nxenesve ne ore te mesimit i pranueshem? Ata qe kane bere shkollen fillore apo te mesme ketu ndoshta kane nje ide.

  11. memo thotë:

    28 March 2007 @ 10:18 pm

    o Al ke fëmijë?

  12. Zana thotë:

    28 March 2007 @ 10:19 pm

    Al te lutem lexoje edhe njehere….S’ka filtrim ,ka vetem Xhyre……

  13. AL thotë:

    28 March 2007 @ 10:20 pm

    Memo, jo. OK kuptova–e papranueshme. e shtrova pyetjen per te bere paralelizmin—e njejta gje edhe ne USA–keshtu qe te mos cuditet njeri cndodhi ne xhyre, qofte edhte keta dy “fajtoret” te jene komplet te pafajshem.

  14. AL thotë:

    28 March 2007 @ 10:23 pm

    Zana–dakort dakort—thjesht se ypi deshtoi se analizuari problemin, sdo thote qe slejohen te flas per artikullin. Ai deshtoi te mbante nje qendrim–cfare dolloji qofte, ose ndoshta pershkrimi pozitiv i zhyres –eshte qendrimi i Ypit: katuni v. mesuesit> katuni fiton. Ose ndoshta gjith ai pershkrim ishte ironi. Aman o zot–te gjithe mundohet te fshehin idete nen gur. hide and seek.

  15. memo thotë:

    28 March 2007 @ 10:31 pm

    Po pra mor vëlla im, ky është ndryshimi dhe pyetja, a është turp të jemi akoma tradicionalë, të kemi namuz, të na vijë rëndë, apo është turp të jemi tradicionalë (të prapambetur), të mos jemi cipëlasur (modernë), dhe më lloje qëndrimesh të përkufizuar si “kujt i plasi” (hedonistë psh). Ndonjëri mund të ngrejë kundërshtimin e pritshëm se bota moderne nuk është pa moral. Mbi këtë unë mund të flas pa fund, por kur e kam bërë jam kritikuar si i pakuptueshëm, ajo që mund të them ama është, jemi gati ne si popull të shkëmbejmë atë që na bën shqiptarë me atë apo ato që shohim si vlera të popullatës së përgjithshme në ShBA? Evropa nuk është fare në terezi përkah sistemi i saj i identifikimit të vlerave, Evropa është një lloj fantazmagorie e paketuar në vakum, por këtu sërish hapet një diskutim tjetër, ndërsa pyetja që unë bëra, ngelet. Ju lutem, ndonjëri?

  16. Zana thotë:

    28 March 2007 @ 10:33 pm

    Per mua pershkrimi eshte nje ironi jo therese e embelsuar me dashuri per njerezit e vendet gjithsesi.Ypi nuk eshte kurre bardh e zi.Eshte antikonformist ,kjo po

  17. Zana thotë:

    28 March 2007 @ 10:39 pm

    Memo!Ketu nuk ka patur asnje flirt….Ti ndajme gjerat……Me siguri ata qe jetojne prej shume vitesh ne Amerike e kudo identifikohen me vlerat e saj ose po te duash edhe me krizen e vlerave te saj.Eshte nje proçes i natyrshem integrimi qe sado ta kontestosh me vlerat qe jane te tille ne vendin prej nga vjen.Puna eshte te mos marresh per se koti ne emer te gjasme modernes…..te behesh me katolik se Papa.une ne perzierjen e vlerave te mia nuk gjendem keq.

  18. AL thotë:

    28 March 2007 @ 10:44 pm

    Memo; une mbaj mend vete kur isha ne fillore–dy mesues te jashtem —ne i quanim te jashtem se vinin me autobuz nga qyteti—benin te njejten gje–na jepnin probleme matematike dhe vete bisedonin me njeri-tjetrin tere oren e mesimit–courting basically. Nuk mbaj mend te puthura etc–ndoshta ishte heret atehere dhe modernizimi nuk kishte ardhur akoma. A ka dicka qe nuk shkon me kete skene? Natyrisht–ta marrim problemin thjesht nga aka funksionale: Mesuesi paguhet per te shpjeguar mesimin. Eshte detyra e tij profesionale qe ate 60 minutesh t’ia kushtoje komplet vemendjen nxenesve.
    Pikepamje moraliste: femijet ne tete-vjecare, qofte edhe ne shkolle te mesme–jane femije. Do ishte nje shembul i keq qe mesuesit (disa te huaj–jo-familjare) te behen shembuj, apo “mesues” te fushen e “dashurise”–megjithese po behet fjale per femije—ku ska vend per dashuri.
    Ta them une cndodh realisht: eshte nje kacafutje vlerash: vlerat tradicionale v. vlerave moderne. Ne menyre vulgare, alla-shqiptarce, perkthehen ne kete lloj fjalori ” u bene ata katnaret te na mesojne se cte bejme–ne jemi msus, te shkolluar, prej qyteti, spyesim, do puthemi po te duam”. Echoja i ketij vulgariteti me tingellon akoma ne vesh—ndodhte cdo dite ne shkollen time fillore. PUna eshte se te “jashtmit” jane te jashtem. Katuni, kjo turme qofte idiote, apo tradicionale etc ka shanse me shume per te fituar. Ata jashtmit duhet ta marrin kete faktor para sysh. Sa per vlerat–cfare eshte sot moderne, neser mund te jete tradicionale. value evolve in time.

  19. Zana thotë:

    28 March 2007 @ 10:59 pm

    Naten e mire miq!Flihet

  20. memo thotë:

    28 March 2007 @ 11:02 pm

    Të falënderoj që u shprehe, por mendoj se duhet të pres që të tjerë njerëz të flasin nëse dëshirojnë, por sa për hyrje, në parim, unë besoj në epshmërinë vlerave, në sfungjerizmin e tyre - nëse më lejohet të shprehem kështu - pra për atë që ato mund të shtojnë ose lënë të ikë duke ruajtur përherë esencën e tyre, sfungjerizmi quke qënë veti kryesore e kësaj. Por ama nuk besoj fare, absolutisht jo, në relativizmin e tyre, ky është kob për njerzimin dhe nëse është realitet - gjë që unë nuk dua ta besoj ende - aq më keq për ne të gjithë. Përpiqu thjesht të marrësh me mend implikimet e kësaj. Dhe po flasim vetëm për vlerat morale, pra për kulturën, gjë që nuk duhet ngatërruar me civilizimin, me vlerat civile - krahasimi i njohur Greqia e Lashtë (kultura) Republika e Romës (civilizimi). Mendo sikur le të themi incesti të bëhej normal, meqë vlerat janë relative, meqë çfarë është amorale sot është normë nesër. Ti natyrisht nuk mund ta transportosh veten le të themi 30 apo 40 vjetë më vonë, por ky shembull ekstrem është të të japë një mundësi të shohësh se për çfarë e kam fjalën dhe jo të mendosh mundësinë e kësaj.

  21. Zana thotë:

    28 March 2007 @ 11:10 pm

    Natyrish ka edhe vlera le te themi absolute….

  22. emigrant thotë:

    28 March 2007 @ 11:15 pm

    Kjo eshte nje cope Shqiperie. E. Ypi eshte bere per Shqiperine si Rick Steve per Europen. Kjo eshte nje nga gjerat qe i shtrengoj doren.

    Dy mesues qe ashtushen ne prani apo vemendje te nxenesve nuk eshte asnjehere dhe askund OK. Pse, per kete do diskutojme? Dy mesuesit jane element artistik qe e shpien Ypin ne Xhyre. Kaq. S’ka mbetur teoria e moralit te behet ne Xhyre apo permes Xhyres. Sidoqofte, c’u vjen ne mend kur lexoni paragrafin e meposhtem:

    “Mësuesit bënin dashuri! Pas kësaj, kuptohet, populli u ngrit i tëri më këmbë, mori në dorë situatën. Tani duket se çdo gjë ka vajtur në vendin e vet. Por ende disa njolla, disa mjegulla, disa andralla kanë mbetur. Po thuaj shyqyr që na shpëtuan fëmijëëëëët. Atë thuaj, të tjerat rregullohen. I rregullon pushteti, partia, qeveria.”

    Mua me shkojne te rreqethura. Qe nuk vijne nga ashtushja e mesuesve.

  23. alb thotë:

    28 March 2007 @ 11:47 pm

    AL thotë:

    28 Mars 2007 @ 10:44 pm
    Ta them une cndodh realisht: eshte nje kacafutje vlerash: vlerat tradicionale v. vlerave moderne.
    ___

    AL… mund te jete me thjeshte se aq… me shume duket hutim, boshllek, i cili mbushet me me te lehten qe del perpara…
    Moa e vlereso Shqiperine me peshoren e Amerikes… ato kritere nuk funksionojne ne shqiperi.
    Njerezit ne Amerike jane prodhim tjeter… ne Shqiperi tjeter… Ambjenti Shqiptar nuk te jep stimul per te vazhduar nje drejtim te nisur… ne US eshte ndryshe…

  24. Memo thotë:

    29 March 2007 @ 12:11 am

    Emigrant. Unë nuk jam fare i interesuar për frymëzimet e Ypit, për shtysat tij apo për rrjedhojat e tyre, dhe jam akoma më pak i interesuar për fluturimet me bark përdhe të tij. Ajo që mua më intereson është është ajo që Ypi shpall nëpërmjet konfuzionit, jo ajo që ai thotë por ajo që ai le të dallohet se e mundon, ajo që ai nuk merr vesh. Dyzimi i tij i mjegullt. Përpëlitja e tij prej të riu në vakt. Është qesharake megjithqë e pritëshme se ndërsa ngrihet një problem moral ai nuk mund të shpjegohet ndryshe përveç se si një manovër politike. Është po ashtu provë e asaj që unë them se ata të paktë që folën këtu nuk e përmendën as nuk duket se e morën në konsideratë faktin që shkrimi i Ypit rreh të tregojë sesi politika është ajo që i jep shtysë një veprimi moral në Shqipëri dhe nuk është namuzi vetë. Lexo komentet e të tjerëve më lart.
    Tani, nëse është Xhyra apo jo vendi ku bëhet teoria e moralit apo nëpërmjet të cilës të bëhet teoria e moralit, kjo është shumë e diskutueshme. Në atë diskutim të mundshëm unë do mbroja pikëpamjen se po. Xhyra është vendi më i përshtashëm i mundshëm, siç do ishte Hysoverdhi, Bajza, Kuçi, Karbunari apo Trevllazri etj. Arsyet janë aq evidente sa duket kaq e kotë ti përmendësh dhe unë mund ta bëj, nëse ka ndonjë të interesuar. Por le ta harrojmë këtë, përderisa ajo pyetje nuk është shtruar me shkrim ende dhe le të flasim për masat.Meqë masa më e madhe e popullsisë në Shqipëri ësht nga fshati apo me prejardhje të afërt prej fshatit, pra rurale. Do doja të flisja për masat si një ndryshore eluzive në të gjithë ekuacionët socialë. Masa e paprekëshme dhe e padedektueshme por që përbën densitetin e shoqërisë. Kjo lloj materierje e zezë e fuqisë (mësuesët u hoqën), masa kritike e cilës shkakton shëmbjen nga brenda ( implozimin) prej mu vetë zgjatimit të saj. Ajo që është e rëndësishme është se ajo që pamë të ndodhte në Xhyrë, kushdo qoftë realiteti i saj, mund të ndodhë gjetiu. Shkencëtarët e studiojnë universin me parcela dhe lëndën në më të vegjlit elementë përbërës, studimi i gjuhës fillon nga ajo që nuk ka kuptim në vetvete, fonemat. Sadoqë një shkencë pionerësh pa të ardhme sociologjia nuk ka ndonjë shans të ndryshëm të studimit të objektit të vet. Dhe jo, unë nuk jam duke hedhur idenë e një studimi sociologjik, pyetja që unë bëra, është një pyetje që unë i bëra sa vetes po aq edhe të tjerëve. A jeton Shqipëria një moment të tillë kur i duhet të shkëmbejë apo tregëtojë vlerat e veta me gjithësej? Ti emigrant pate një diskutim me kotheren pak më parë, mbi mënyrën e fitimit të bukës. Dostojevski ka folur të paktën për dikë që ushqente vesin e vet me paret që i merrte të bijës që e kishte lejuar të ishte prostitutë. Natyrisht, Peterburgu mund të mos ishte gjeografikisht i denjë për të folur mbi moralin e kohës, të përdorej si epitomë për gjithë Rusinë apo botën. Por kjo është prapë e diskutueshme. Gjithësesi, kjo që sapo shkrova kështu rrëmujshëm fillon me pseudonomin tënd, duke e ditur unë më parë se ti do të përgjigjesh në një formë pavetore duke iu drejtuar një entiteti abstrakt, për të cilin të lejoj, por ajo që desha të thosha është se; nuk të drejtohet ty por tekstit tënd si edhe është i lidhur me ndonjë gjysëm ideje të shprehur më lart.

  25. emigrant thotë:

    29 March 2007 @ 12:35 am

    there is worse:

    http://www.msnbc.msn.com/id/8925268/

    http://www.foxnews.com/story/0,2933,147179,00.html

    http://www.associatedcontent.com/article/182560/another_female_teacher_goes_to_prison.html

    etc. etc. etc.

  26. tomi korca thotë:

    29 March 2007 @ 1:18 am

    Sic duket tani debati mori rrugen e vertete te analizes se Ypit. Ate qe une desha te beja kur shfrytezova nje shprehje te emigrantit per shqiperine qe do te behet.
    Pra une mendoj se Ypi ka dashur te thote se problemi eshte kompleks. Se egziston mentaliteti i vjeter shume i vjeter ( qe nga koha e dum babes) qe denon jeten personale te njerezeve, ashtu sic egziston dhe mendimi i ashtuquajtur “modern”. “shume modern” qe as ne boten e civilizuar moderne nuk egziston, qe e quan normale cdo ekstrem ne jeten e njerezve ( dashuri ne sy te nxenesve). Bukuria eshte se kjo ndodhe ne Xhyre, ku kompleksi eshte i te dyjave ( “ndershmerise” se vjeter, gjyqit shoqeror te cdo gjeje personale te njerezve me ate “modernin” dashuri mesuesish ne klase ne sy te nxenesve.) Por kjo nuk eshte shume larg edhe Tiranes kryqendres se kutures sone. Kujtoni fotografite nudio te Rames. Denimi qe mentaliteti i vjeter i beri veprimeve te Rames ( Nudo ne plazh pu pu pu turp e shkuar turpit) dhe ,mbrojtjes qe i bene “modernet” ( pse mo cfare ka eshte e drejta e tij). Kjo eshte Shqiperia e mpleksur ndermejt ekstremeve. Dhe mendoj kete mpleksje Ypi ka dashur te thote ne shkrimin e tij dhe per mendimin tim e ka then shume bukur
    per kujtese
    emigrant thotë:
    28 Mars 2007 @ 5:59 pm

    @tom: “Ëëëëëëëëë! Hë mo, të vete mendja, ta mban të puthesh të bësh dashuri këtu në këtë plevit pa xhama, në këtë pisllëk të pazbrazur prej vitesh?!”

    tomi korca thotë:
    28 Mars 2007 @ 6:17 pm

    Emigrant mbase nuk te vete mendja por eshte ne mode te jesh modern, te puthesh ne plevicen pa xhama te quajtur shkolles sic puthen nen kullen Eiffel francezet.
    Te vetmin qe perpiqen ta ndalojne kete perparim Xhyrnak jane forcat e erta qe nen masken e politikes apo akuzave per djaj e shejtane, nuk lene gure pa hedhur ndaj ketij zhvillimi modern. Por mos haro se baseni modern per peshq aty eshte “next to the” kafenese ku luajne domino ata pleqete dhe fletores per verisie te banakierit. Ato vilat luksose aty jane pas ures me nje breg dhe me uje furnizohen nga ato tubat e improvizuara. Thuhet bile (thashethem ky) qe Xhyranaket po perpiqen te ndertojne edhe nje plazh nudo ne brigjet e shkumbinit, se helbete modernizmi keshtu vjen.
    Do te behet Shqiperia emigrant do te behet se ja Xhyra po behet

  27. adriatik thotë:

    29 March 2007 @ 1:21 am

    Nuk ndalohet puthja apo seksi, nuk ndalohet duhani apo rakia, nuk ndalohen shume gjera te jetes civile.
    Kjo gje nuk te jep te drejte ty qe meqe nuk eshte gje e ndaluar ti ta kryesh ku te te shkrepet dhe ne cdo vend.
    Femijet, ketu ku jetoj une, mesojne ne shkolla vajzash ose djemsh (ne shumicen derrmuese te numrit te shkollave deri ne moshen 17-18 vjec), Njera nga arsyet, shpjegojne se eshte ndjeshmeria e moshe dhe largimi i vemendjes se femijve tek seksi i kundert. Ne shkolle e kane te ndaluar me ligj qe te bejne dashuri. Edhe ne fabrike po te pane te kapesh apo te kapin me veprime qe hyjne ne sferen e dashurise, te veseve te duhanit, te perdorimit te celularit, bile jo vetem ne fabrike por edhe ne ndertim ka norma (pavarsisht se diku zbatohen e diku jo )

    Natyrisht fenomene te shkelejes se normave e rregullave te punes ka, dhe per to ka denime te vecanta. Secili mund te tregoje historira ketu ne aquarium dhe mund te behet nje Dekameron ndofta edhe me i bukur nga i Bokacios.
    Problemi eshte se une ne kundershtim me idene e disave qe kane shkruar me lart, nuk e pelqej fare Ypin sepse ne shume emisione ne tv dhe ne kete shkrim paraqet gjithemone nje njeri qe nen sharkun e antikonformizmit te tregoheet modern, euridit, psikolog dhe kurvjar profesionist (ne artikullin e tij). Mund te jete njeri i shkelqyer, por ne ato qe kam degjuar ne tv prej tij me japin pershtypjen e nje njeriu pordhamadh i pandreqshem.
    Sa per artikullin e tij, ai eshte perpjekur qe te imitoje stilin e Kadares. Mirpo ai stil mund ti shkoje vetem Kadarese dhe kush perpiqet ta imitoje ne shkrime a pamflete, ngaterrohet deri atje sa te sjelle ne artikull edhe nje “vjershe” te xhyrakut qe i kendon xhyrakes, Ik ore pordhu tutje me gjithe shpifjet e tua banale. cope kerme e bombarduar me rreze Plutoniumi 210. Kaq kisha une, faleminderit per vemendjen kush e lexoi.

  28. edrus thotë:

    29 March 2007 @ 5:27 am

    Adriatik,s’me duket se shkruan nga Kabuli ose kandahari ;)[Femijet, ketu ku jetoj une, mesojne ne shkolla vajzash ose djemsh (ne shumicen derrmuese te numrit te shkollave deri ne moshen 17-18 vjec)]

    Me te vertete vlerat morale jane te lidhura me ambjentin??

    S’e kuptoj se si dicka qe mund te jete e ‘moralshme’ ose jo ne Xhyre,te jete krejt e kunderta diku tjeter vetem per faktin se ‘vendi’ tjeter gezon statusin e ‘vendit’ te emancipuar/zhvilluar/kulturuar(!!)

  29. Alba2 thotë:

    29 March 2007 @ 11:05 am

    Nese Ypi do shkonte ne Xhyre per “analizuar situaten”, per te ngrysur vetullat dhe per te marre shenim “kush e ka fajin”, per te pershkruar mjerimin e Xhyres dhe banalitetin e xhyranakeve, s’do kish bere gje tjeter vecse do kish shkruar nje reportazh (me shume) monoton e bajat qe sthote asgje te re, qe sprek me asnje. Ai shkon dhe rrefen me sensibilitet per t’u pas zili, copeza jetesh te atyre qe jetojne atje, i shkund pluhurin e banalitetit i jep pak humor e tragjizem dhe e shnderron reportazhin ne nje tregim te shkruar mjeshterisht. A u ashtushen mesuesit? Kesaj meseleje, fillin do ia nxjerrin vetem ata xhyranaket e dhembsur te Ypit.

  30. Odysseus thotë:

    29 March 2007 @ 11:22 am

    Ah ku ta njohin Xhyren ata qe s’e dine nga bie… Ata te shkretet do jene puthur ne faqe (si pershendetje e zakonshme) dhe ja kane rrasur pastaj xhyranaket: Harram Harram, ata u puthen, ata benin “me nder teje dashuri”, etj etj. Cfare mund te presesh nga nje cope katund qe i meshon “vlerave” morale talebane. Ne ato zona, edhe tingulli i pordhes perhapet me shpejtesi me te madhe se ajo e zerit (= nje pordhe te besh e marrin vesh te gjithe)

  31. memo thotë:

    29 March 2007 @ 3:10 pm

    me nder odysseusit (meqë nuk e them dot emrin e asaj e zhurmës) është tingull dhe nuk ka shpejtësi as më të madhe dhe as me të vogël se tingujt e tjerë…kështu pra, dallimi që ju bëni midis zërit dhe tingullit e zhvlerëson në mënyrë të pariparueshme dhe definitive me nder zhurmën tuaj.

  32. emigrant thotë:

    29 March 2007 @ 4:42 pm

    Well, there are things that can happen only in Xhyre….. for everything else, there is Master Card.

  33. akull-naja thotë:

    29 March 2007 @ 6:02 pm

    Doli llafi se Nastradini kishte bere 99 veze dhe e therret Veziri ta marre ne pyetje e te sqaronte situaten (kish frike se u bente konkurence pulave a ndoshta thjeshte per kuriozitet…)

    - Pa na thuaj Nastradin, si i bere 100 veze?
    - S’bera 100 tha Nastradini, po 99.
    - Po si 99 si 100 njelloj jane, tha Veziri.
    - Vezir, po dhe ti qe je i madh e shtove nje veze, le pastaj popullin e varfer qe s’ka me ç’merret.

    E keshtu, Veziri qeshi e piu nje kafe me Nastradinin, e ngelen miq te mire… :D

  34. adriatik thotë:

    29 March 2007 @ 8:05 pm

    Edrus, jeni i lutur te me kuptoni, ne se nuk keni mundesi te tjera per te njohur pak nga sistemi i Edukimit ne Irlande, them se mund ta gjeni ne Internet vec se tani nuk kam ne mendje ndonje website qe mund ta rekomandoja.
    Ketu nuk eshte ceshtje prapambetjeje ndarja e shkollave te djemve dhe vajzave, ketu nuk behet fjale per ruajtjen e nderit fare, por ketu midis shume faktoreve dhe arsyeve per te mesuar vec djem e vec vajza ishte edhe ajo ceshtja e terheqjes se vemendjes nga seksi.
    Edhe ne artikullin e Ypit as nuk shtrohet ceshtja si problem edukativ.
    Prape ne se keni ndonje gje kunder, jam shume i vemendshem ndaj vrejtjeve te te tjereve me perjashtim te atyre qe nuk mbeshteten ne logjiken e fakteve. Ju pershendes.

  35. emigrant thotë:

    29 March 2007 @ 8:08 pm

    ed, nje pyetje: cfare note merrje ne lenden e edukates moralo-politike ne tetevjecare? :-D

  36. LAURENT thotë:

    29 March 2007 @ 8:10 pm

    une kam lexu informacionin politik cdo jave.kisha lajmin tim te preferuar mbi doren e trete te nitratit :D

  37. adriatik thotë:

    29 March 2007 @ 8:14 pm

    Them se duke i treguar njeri tjetrit per praktiken tone ne vendet qe jemi, te pakten une do ta ndjeja vehten me mire me qe mesova nje gje qe nuk e dija psh. nga Kalifornia, Bazeli, Parisi, Londra e qindra vende te tjera. Flas per vehte. kur erdha ketu me duke se po mesoja shume gjera dhe kur i mesova ca me dukes se ja e njoha Evropen, kjo qenka Evropa.
    Me kalimin e viteve mora vesh se sa kot, po kot fare ja kisha futur me mendimet e mija.
    Sa kishim mesuar ca fjale dhe na dukes se i dinim te gjitha. Harronim se ne ishim grimca rere dhe te huajte na respektonin, silleshin me edukate, kur na flisnin femrat me buzeqeshjen e tyre, na ikte mendja the i thoshim shoku shokut se filanja na dashuron shume etj etj etje.

  38. emigrant thotë:

    29 March 2007 @ 8:21 pm

    @adriatik: rruga e mundimshme drejt njohjes… :-D

    PS edison ypit i kishte ngele shume hatri qe i the kurvar profesionist….

  39. Blendi thotë:

    29 March 2007 @ 8:29 pm

    emigrant, po ti nga e di? (kurioz)

  40. edrus thotë:

    29 March 2007 @ 8:46 pm

    @Adriatik:me fal,pata lexuar se prapthi ngjyrat e flamurit tek emri yt :) @blendi:ta kete bere te gjithe ate rrugen emigranti thua?? ;)

  41. edrus thotë:

    29 March 2007 @ 8:48 pm

    Woow,dicka interesante gjate postimit…….shume me i shpejte :)

  42. emigrant thotë:

    29 March 2007 @ 9:06 pm

    @blendi: EY po pergatiste nje shkrim me titull “Rrofsh Adriatik” ;-) :-P
    @ed: s’na e the noten (5? ;-) )

  43. Blendi thotë:

    29 March 2007 @ 9:08 pm

    Po, mesohu me kete, do jete me shpejt…vertigini? :P

  44. adriatik thotë:

    29 March 2007 @ 11:28 pm

    une thashe kurvjar dhe jo kurvar. Eshte fjale e lashte qe vjen qe nga epoka e zbutjes se qenit qimezi dhe do te thote doc bushtre.

  45. alb thotë:

    30 March 2007 @ 2:26 am

    Emigranto… mos na frikeso mer taj amon…

  46. alb thotë:

    30 March 2007 @ 2:28 am

    hahahaha…. peshku qenka bere i pakapshem… thua te jete bere Peshku ne uje tashme… gjithesesi urime Blendo…

  47. iliriani thotë:

    30 March 2007 @ 3:24 pm

    Zana! Ne faqen kryesore te Peshkut, ngjitur ne Xhyranakun, Blendi ka vendosur tregimin Zarfi i Bardhe, qe te premtova para disa ditesh…

  48. Idris thotë:

    30 March 2007 @ 3:41 pm

    Fshtaret (Bojaret) ruse ne oborin e Carit perdornin fjale ferngjisht(jo frengjisht) per ti mbushur mendjennjeri tjetrit qe kishin kulure dhe ridhnin nga dere e madhe. Eh i madhi Tolstoj

  49. adriatik thotë:

    30 March 2007 @ 4:53 pm

    Fshataret ruse quheshin muzhike, ndersa bojaret ishin feudalet ose pronaret e tokave ne mesjete.
    Cili eshte per ju i madhi Tolstoi? ai i lindur ne Petersburg apo ai i lindur ne Jasnaja Poliana. Ai i Jasnaja Polianes nuke e ka bere talljen ndaj bojareve. Ai i Petersburgut eshte tallur me qeverine:

    “In the 1850s he began to publish comic verse, often satirizing government” nga Britanica. Ky ishte Aleksei.

    Faleminderti per kohen dhe shpresoj te mos me quani snob (kuptimin e snobit e keni shkruar vete ne postin tuaj)

  50. Memo thotë:

    30 March 2007 @ 5:01 pm

    …dhe mund të jetë ironi, po që të mos ngatërrohet padashje njeri, është frëngjisht dhe jo fërngjisht!

  51. Fahri Balliu thotë:

    30 March 2007 @ 6:49 pm

    Adriatik i dashur, ti nuk je nje muzhik rusie qe korespondon me Car shqiperie. Ju pershendes nga gazeta ime te cilen me vjen keq qe po u a them por nuk i referoheni kurre ne kete faqe interneti. Kjo gje nuk ju nderon aspak per me teper qe mbaheni edhe si djathtista.

  52. emigrant thotë:

    30 March 2007 @ 7:16 pm

    All good things must end! (shprehje e popullit te shumevuajtur dhe heroik amerikan).

    Idris?

  53. LAURENT thotë:

    30 March 2007 @ 7:18 pm

    Bjeri celularit ndoshta degjon :D

  54. emigrant thotë:

    30 March 2007 @ 7:37 pm

    Lori, mirembrema; ate llafin e kisha per komentin ngjitur….
    Kurse Idrisi ate pune na beri, na la celularin pilaf dhe zhduket me jave …. por meqe po shkruan nga memedheu, hallall po ja bejme te tera.

  55. LAURENT thotë:

    30 March 2007 @ 7:48 pm

    Mramja e mire si me na lane shendene.
    Sot kam lexu dicka shume te bukur nga Bel Ami te shoqnume me

    http://www.youtube.com/watch?v=PDqn6lA5hGg&mode=related&search=

  56. emigrant thotë:

    30 March 2007 @ 7:52 pm

    Guy de Mopasan? Po c’te gjeti a i vrare…. apo si e premte? ;-)

  57. LAURENT thotë:

    30 March 2007 @ 7:55 pm

    i kam ditet e numerume ne peshk :D

  58. akull-naja thotë:

    30 March 2007 @ 7:57 pm

    Laurenti qenka per jete qejfi sot: muzike dasme, Bel Ami… :)

  59. LAURENT thotë:

    30 March 2007 @ 8:02 pm

    Kam mbaru edhe 2 birra nga qejfi e edhe me shume me presin javen tjeter :D

  60. akull-naja thotë:

    30 March 2007 @ 8:04 pm

    Vetem dy? Apo ishin nga ato litershet qe perdorin gjermanet? :D

  61. LAURENT thotë:

    30 March 2007 @ 8:08 pm

    ishin edhe te kuqe mor ia hanshga zemren sa te mira ishin :D
    gjermanet i bajne bjonde irlandezet te zeza :D

  62. akull-naja thotë:

    30 March 2007 @ 8:16 pm

    Hahaha…ia hangsha zemren… hahahah :D
    Lene lene, tani t’kuptova… :D Ketu ku jam une, ka nje birrari artizanale e bejne nje birre te kuqe fantastike, qe shyqyr qe e shesin vetem ne lagje te tyre, se do isha bere alkolike… :)

  63. LAURENT thotë:

    30 March 2007 @ 8:21 pm

    kam kohe qe e rrej vedin vetem me te kuqaloshe….eh si keka plaku me keq se femia :D

  64. adriatik thotë:

    31 March 2007 @ 8:40 am

    Nuk besoj te jesh fahri balliu o fahri balliu i peshkut!
    Ironia jote muzhiko-caro-shqiptare nuk me ben dot te te vleresoj me termat qe i takojne nje Saloqis Berishovic Kapllan Kopan Matrapikut te Pare, sepse ti ne shkrimin tend je shume me inferior se sa nje pordhe bile edhe me inferior se fenda. Shkruaj cfare te duash ne peshk per arsyet e tua por une nuk do te pergjigjem si kete rradhe.
    Do te te them vetem qe te hash mut ne menyre te organizuar cdo dite rreth ores shtate.
    Te me falin zoterinjte e peshkut po nuk do shaj me, vetem ne se me shan prape ai torobelli.

  65. Zana thotë:

    31 March 2007 @ 8:55 am

    O zot !Ta fillosh diten e sidomos te shtunen ne kete menyre me duket pak si teper Adriatik.Menyra se si njeriu reagon kur eshte sotto pressione ka te thote shume se çlloj njeriu eshte.Kushdo qe shan tregon veten e nese perdor terma te caktuar i prish me shume imazhin vetes ese sa arrin te lendoje kujt i drejtohet.Fund jave te kendshem!

  66. adriatik thotë:

    31 March 2007 @ 9:13 am

    e di zana, qe nu shahet keshtu, por ngrihesh ne mengjez te qetesigesh nje cike ne internet dhe gjen ofendimin qe te bejne pa i ofenduar te tjeret. Por edhe zoti bertet kur e pickon djalli. Ke te drejte por ne te vertete nuk kujdesem shume per imazhin tim jo se jam anonim por nuk e mbaj dot ate qe kam dhe une keshtu jam.

  67. Idris thotë:

    31 March 2007 @ 9:52 am

    Emigran!!!Si je ?Qenkeni shtuar me dete me leshterike.Eshte e ertete jam ne mamadhembje.ber nje prove koti dhe me doli me sukses.Jam shume i gezuar.Kam tentuar me Stiv Rivs,me Kohe lufte po hic.Si duket Imprializmi me ka regjistruar adresen e ismailit dhe me ka denuar e FSHIRJE.Ne qofte se ja shkas qe ketej,do vij po kurre mos mendo se kam ikur.Ja tek jeni madheshtor,te Thjeshtesia.Ti ne mes te burrave duke pire,Laurenti kishte bllokuar telefonine fikse dhe cell. e mbante vet,Albi qe ju mbaruan vendet ne plevice dhe Ai…qe vinte verdalle dhe desh qe perveluar ne kembet e nje vullkani.Pa le qe na kish dale edhe shkencetar vullkanesh.Ketu jam.Eh sikur te mos me fshijne.Po me vjen fundi si Idris dhe kam deshire te ikja si Idris dhe jo me nik teter.

  68. alb thotë:

    31 March 2007 @ 2:32 pm

    Flamuri Memo thotë:

    29 Mars 2007 @ 12:11 am
    Dostojevski ka folur të paktën për dikë që ushqente vesin e vet me paret që i merrte të bijës që e kishte lejuar të ishte prostitutë.
    ____

    Pa fjale…

  69. alb thotë:

    31 March 2007 @ 2:40 pm

    OOOOOOOOOOOOO Idrisiiiiiiiiiiiiiiiiiii

    Po ku je derman… ke perfunduar ne memedhembje? Po si do ia besh mo… se ti dallon shume prej Shqiptareve, sepse sic thua edhe ti “ata nuk e kane hequr akoma zakonin e vjeter te qejfembetjes”…

    Po he… ndonje te re…

  70. iliriani thotë:

    31 March 2007 @ 2:52 pm

    Alb! U bere me miq… Urime…

  71. alb thotë:

    31 March 2007 @ 2:56 pm

    Ilirian! Eshte Idris gagjindi (gjigandi)… mos harro… kur mingon shume te merr “malli” per te shkuaren…

    PS… une jam virtual… nuk kam ndermend te materializohem…

  72. laurent thotë:

    31 March 2007 @ 2:57 pm

    ALB & ILIRIAN ja kur te dali ndonje peshk e t’ju thote perseri se jeni i njejti person :D

  73. alb thotë:

    31 March 2007 @ 3:00 pm

    O Laurent.. une jam mesuar tashme… nuk me ben me pershtypje…
    Ti ke ndonje ide me ke mund te ngjaj tjeter une?…

  74. Zana thotë:

    31 March 2007 @ 3:01 pm

    Idris!Une do te propozoja nje takim nga ai shume me i rendesishem se Bush-Putin,takim i shekullit….Kasparov -Karpov.Ilirian Idris mbase nen “mbikqyrjen e Albit…..

  75. iliriani thotë:

    31 March 2007 @ 3:04 pm

    Laurent! Thuaj sa mire qe nuk ka pare ende Lawman trepikeshat e texteve tona se na mbyti fare… gabimet e shtypit jane si dialektet ne te folur… nuk ka lezet pa nje cike dialekt… ose nuk ka lezet pa disa gabime shtypi… Jam shume i gezuar qe Zana nuk gjendet afer Edrusit… Jam edhe shume i gezuar qe ky eshte nje lajm i keq per Edrusin…

  76. alb thotë:

    31 March 2007 @ 3:05 pm

    Zana!!!… Une jam ai qe ben freski… mos harro, vecse virtualisht ama…

  77. laurent thotë:

    31 March 2007 @ 3:06 pm

    po edrusin e kam une afer :D

  78. iliriani thotë:

    31 March 2007 @ 3:08 pm

    Zanat jane bere nga Zoti per te ndihmuar njerezit ne dite te veshtira, dhe jo per te ndezur grindjet… Ai nuk pyet per shkrimtare te medhenj… e c’pret te thote per ca tregime te mjera te nje anonimi… na u zhduk edhe papi…

  79. laurent thotë:

    31 March 2007 @ 3:08 pm

    tunde me mire Ilirian :D se ai i freskut po ankohet… :D

  80. laurent thotë:

    31 March 2007 @ 3:09 pm

    tunde me mire Alb :D se ai i freskut po ankohet… :D

  81. iliriani thotë:

    31 March 2007 @ 3:09 pm

    Laurent! Gezohem qe edhe ti e ke Zanen larg… Domethene… tani ajo eshte larg cdo rreziku…

  82. alb thotë:

    31 March 2007 @ 3:09 pm

    Laurent… je fanua… gjeni… po shton listen…

  83. laurent thotë:

    31 March 2007 @ 3:11 pm

    duhet me ju ba postime dopio ju dyve….deri sa te na thote ai peshku tjeter ne jeni nji apo dy :D

  84. alb thotë:

    31 March 2007 @ 3:13 pm

    Laurent… postimet ne te njejten kohe heqin c’do dyshim…

    Sa per ate te freskut… ai ankohet vetvetiu… e ka ne gen, por nuk e kupton me duket…

  85. Zana thotë:

    31 March 2007 @ 3:15 pm

    Ilirian!Mbase do te ishte si nje seance esorcistica.Te nxirrnit çfare ju mundon.Jeni te ngjashem ju marrte e mira e nuk e them vetem une.Ketu do ishte qellimi im prej Zane.Ler modestine e tepruar.Nuk je aq anonim.
    PS jashte teme.Kam prova se ish te perdjekurit politike nga greva e urise nuk i ka nxjerre me rrahje BKopliku.Ne ate periudhe nuk ishte ai minister i mbrendshem por AMusaraj.E sakte.Siç e sheh edhe une jam e lashte dhe shume mire e informuar

  86. laurent thotë:

    31 March 2007 @ 3:20 pm

    Si jane keto shqiptaret gjithe ankesa mer aman :D
    Prap ti me shpjegime, po nuk te thashe se nuk ka ardhe akoma ai peshku dyshues :D prit.. prit..
    Ej Zana kane thane se jemi larg mqs une e kam afer Edrusin….edhe une paskam qene rrezik per ty :D

  87. iliriani thotë:

    31 March 2007 @ 3:21 pm

    Pastaj, Zana! Me Albin e ke te shitme ndeshjen… Ai eshte si Moxhi…

  88. alb thotë:

    31 March 2007 @ 3:24 pm

    Ti ore Ilirian…

  89. Zana thotë:

    31 March 2007 @ 3:25 pm

    Po me vika keq….se thone Kojshia i mire dera e xhenetit.Me pas njiri nevoje per çfaredo a di….mu ndi trishtueshem ke me ke me i ndrru dy fjale……Bjen cell ha ha ha

  90. laurent thotë:

    31 March 2007 @ 3:25 pm

    prap ju dy, nji…. dy…. sa jeni more :D

  91. laurent thotë:

    31 March 2007 @ 3:27 pm

    boll me ardhe e me te kerku nji gote sheqerrr kur na mbaron …

  92. alb thotë:

    31 March 2007 @ 3:35 pm

    Ilirian… do ta hash… do ta pesosh… :D

  93. iliriani thotë:

    31 March 2007 @ 4:23 pm

    Alb! Nuk te mendoj dot ty arbiter… Kjo eshte…

  94. edrus thotë:

    31 March 2007 @ 4:50 pm

    Zana thotë:
    31 Mars 2007 @ 3:15 pm
    Kam prova se ish te perdjekurit politike nga greva e urise nuk i ka nxjerre me rrahje BKopliku.Ne ate periudhe nuk ishte ai minister i mbrendshem por AMusaraj.E sakte.Siç e sheh edhe une jam e lashte dhe shume mire e informuar

    Prandaj s’doja te isha afer teje …… je sigurimse ti :P

  95. Zana thotë:

    31 March 2007 @ 5:01 pm

    Jo ,jam pikerisht antisigurimse……..Mua do me pelqente vertet te isha afer.Kam pare edhe ne fotografite tuaja nje zonje.Seshte ba adet me t’levdu gruan por kur ajo qe levdon eshte grua s’ka problem.Ishte goxha….po fare them.prandaj mendoj se je innocue….

  96. edrus thotë:

    31 March 2007 @ 5:07 pm

    Dikur ishte eT qe thoshte batutat,por po te mos ishte Laurenti tani ne vinitali… do thosh :qingji i mire pin dy nanaaaaaaaaa :P

  97. edrus thotë:

    31 March 2007 @ 5:08 pm

    S’thone kot che :”i migliori o sono sposati o sono gay” e menomale che non sono tanto buono ;)

  98. Zana thotë:

    31 March 2007 @ 5:15 pm

    ore vertet Edrus!ç’behet e.T…Ka kohe qe se shoh ne xhiro….do dal nga batha te shoh nje here…

  99. LAURENT thotë:

    31 March 2007 @ 5:17 pm

    e.T.-telefono-casa

    http://www.pavonerisorse.to.it/cinema/et.jpg

  100. edrus thotë:

    31 March 2007 @ 5:24 pm

    Zana,i eshte futur filozofise (shiko ne blogun e tij ;) Ehh ,i ka pleqeria ca probleme , ka probleme me syrologun Apo eshte e vertete ajo fjala tjeter ??

  101. iliriani thotë:

    31 March 2007 @ 5:28 pm

    Posteri qe solli me lart Laurent ishte fantastik… feja dhe kozmosi te shkrire ne nje…

    Ore trima… kush me ndihmon… pse ma kerkon nick dhe e-mail ky peshku ne cdo koment?… me pare nuk ishte keshtu… sa hapje peshkun ok… u lodha duke perseritur nick dhe e-mail… cfare te shtyp qe te hiqet kjo troture?…

  102. LAURENT thotë:

    31 March 2007 @ 5:32 pm

    sepse nuk je regjistru :D , e nqs je regjistru bej identifikimin.

  103. Zana thotë:

    31 March 2007 @ 5:32 pm

    Me ndodh edhe mua ,por mendoj se eshte pa derman me peshkun ne shtepine e re….

  104. alb thotë:

    31 March 2007 @ 5:34 pm

    Ilirian… jemi bashkevuajtes…

  105. LAURENT thotë:

    31 March 2007 @ 5:34 pm

    jo jo nuk jeni te regjistruar.
    Nqs jeni te regjistruar beni identifikimin, hyni me emrin tuaj.

  106. LAURENT thotë:

    31 March 2007 @ 5:35 pm

    prap ju te dy bashke ???!!! puuu si u bane si loli me colin :D

  107. Zana thotë:

    31 March 2007 @ 5:35 pm

    E ku te regjistrohem??

  108. LAURENT thotë:

    31 March 2007 @ 5:36 pm

    ne faqe te pare,siper djathtas

  109. Memo thotë:

    31 March 2007 @ 5:37 pm

    Albi, erdhe prapë ti, më trishtove andej nga ana ime…po si më thua ashtu o byrazer?!

  110. alb thotë:

    31 March 2007 @ 5:46 pm

    Mos mendo keq Bro… menyra se si ti luan me fjalet eshte marramendese… pas shpjegimit tend munda ta kuptoje qe e ke me vehten tende…

  111. Memo thotë:

    31 March 2007 @ 5:51 pm

    hej më duket se është mërzit edhe ilirjani me mua, memua!

  112. IlirianI thotë:

    31 March 2007 @ 5:52 pm

    Ti, Memo, tani duhet te merresh me Lauren… Po te le me te tani per tani… andej nga zarfi i bardhe … na vuri perpara edhe mua edhe ty…

  113. alb thotë:

    31 March 2007 @ 5:58 pm

    Ti “Me mua”… dmth “Memua” e ke ne gen grricjen… :D

  114. Memo thotë:

    31 March 2007 @ 6:02 pm

    jo o vëlla, unë jam i butë si thotë Laura e cila, meqë ra llafi vdes për mua, për me mua si thonë herë tjetër, fat që ti nuk e ke se nuk plotëson imazhin e anasjelltë që ajo ka për sojin tonë, soj në kuptimin e gjinisë, apo zhanrit si do thoshte Idrisi…

  115. IlirianI thotë:

    31 March 2007 @ 6:05 pm

    Sa mire… ti Memo e ke mire me Lauren… Mua nuk me ka qejf hic… Hic fare… Dhe nuk i kam lene shkas qe te me urreje kaq shume…

  116. alb thotë:

    31 March 2007 @ 6:30 pm

    Uo Memo..
    1 1=7 ose 1=7 sic thua edhe ti…
    Por kjo tashme prej Laures eshte marre si aksiome… (Laura po flas me Memon… mos me qello… nuk kam gje me ty)

  117. Odysseus thotë:

    6 April 2007 @ 8:14 am

    GAZETA SHQIP
    06.04.2007

    Arsimtarët marrin edhe pëlqimin e komunitetit të Xhyrës për t‘u rikthyer në punë

    Mësuesit “imoralë” kthehen në shkollë

    Zyra arsimore e Librazhdit anulon vendimin e pezullimit

    Tre mësuesve të shkollës nëntëvjeçare “Shaban Leka”, të Xhyrës, në rrethin e Librazhdit, u hiqet “njolla”. Një grup banorësh të këtij fshati, me të cilët do të bashkohej edhe kryetari i fshatit, Arif Popja, dy javë më parë protestuan ndaj sjelljes së pahijshme gjer në akuza për imoralitet ndaj tre mësuesve të kësaj shkolle. Ngjarja do të niste që më 22 mars të këtij viti, ndaj së cilës do të reagonte edhe Zyra Arsimore e këtij rrethi. Vetë përgjegjësi i kësaj zyre, Flori Haxhiaj, mori vendimin për transferimin në shkolla të ndryshme të mësuesve Zilie Poçi, Edmond Kurti dhe ish-drejtorit Arben Koxhaj, edhe pse secilit prej mësuesve të pezulluar, nuk iu komunikua zyrtarisht ky transferim. Në vonë u mundësua që të gjithë protestuesit bashkë me kryetarin e fshatit, t‘u kërkonin falje publike mësuesve, duke u justifikuara së të gjitha ç‘ishin thënë për ta në fshat, kishin qenë thashetheme. Dje është mësuar se të tre mësuesit e pezulluar kanë fituar “amnistinë” e fshatit dhe është anuluar transferimi i tyre, pasi kanë marrë një “OK” nga komuniteti dhe organet kompetente për rikthimin e tyre në shkollën ku kanë shërbyer për vite me radhë. “Por kjo nuk do të thotë se ne tërheqim padinë për shpifje ndaj kryeplakut të fshatit dhe disa personave të tjerë dhe jemi në pritje të gjykimit të tyre për shpifje dhe të dëmshpërblimit tonë financiar për dëmet morale që na sollën”, ka pohuar ish-drejtori i shkollës, Arben Koxhaj.

    Ngjarja, që e ktheu fshatin Xhyrë në qendër të një debati, ishte protesta e tyre e një lloji të veçantë, duke kyçur shkollën në shenjë rebelimi ndaj sjelljes jo të mirë të mësuesve.

    Fshatarët i kanë vënë kyçin shkollës, duke mos lejuara fëmijët e tyre të vijojnë mësimet. Rreth 150 banorë të fshatit, për disa ditë me radhë kanë protestuar në oborrin e shkollës, me çelësat e dyerve të saj në xhep të revoltuar ndaj sjelljes së turpshme të disa mësuesve të kësaj shkolle në sy të nxënësve. Kërkesa e tyre ka qenë kolektive, e shkruara dhe e drejtuara të gjitha institucioneve të pushtetit vendor në rreth dhe prefekturën e Elbasanit. Një peticion me mbi 100 firma ka shkuar edhe drejt Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, pasi nuk janë plotësuar kërkesat e tyre nga organet arsimore vendore. Ndërkohë që mësuesit e akuzuar për “prishje të etikës” në shkollë gjer tek akuza e tejskajshme “të pamoralshëm”, denoncuan për të gjithë ata që kanë shpifur dhe nëpërkëmbur figurën e tyre si mësues dhe moralin njerëzor.

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com