Taksa e sheshtë, çelësi i zhvillimit të Shqipërisë

Adri Nurellari
Në kushtet e konfliktualitetit intensiv politik që po përjetojmë gjatë muajve të fundit, ndodh që shumë nisma të rëndësishme, apo projekte domethënëse të ikin pa u vënë re, ose të kundërshtohen dhe bllokohen plotësisht pa u peshuar mirë vetëm për hir të pozicionit politik. Një përqasje nihiliste kjo që ka kundërshtuar një ndër të paktat nisma të qeverisë që mban me të vërtetë erë reforme dhe që i shkon për shtat, ashtu siç duhej…edhe identitetit politik të koalicionit në pushtet. Rasti më tipik në këtë linjë është kundërshtimi që ka hasur nga opozita nisma e qeverisë për të vendosur taksën e sheshtë, si dhe mungesën e debatit publik mediatik për këtë nismë. Ndërkohë që shpesh debati politik publik ka qenë i përqendruar kryekëput tek çështje procedurash, apo tek akuza të dala boje, të ngarkuara me pasion por të zbrazura nga përmbajtja, një reformim me këto përmasa i sistemit fiskal shqiptar nuk po ngjall fare debat. Duhet vënë në dukje që taksa e sheshtë nuk është aspak e re, përkundrazi, ka qenë sistemi i vjeljes së taksave për gjithë Evropën e shekullit të nëntëmbëdhjetë. Bile një pjesë e mirë e begatisë dhe zhvillimit të këtij shekulli të artë mund t’i dedikohet pikërisht këtij sistemi taksimi. Taksimi progresiv është një produkt i shekullit XX, ku në Evropë e më gjerë fillojnë e gjejnë aplikim idetë e Marksit dhe fillon e ndërtohet shteti i mirëqenies sociale dhe të majmet administrata. Taksimi progresiv në fakt mund të bëhej i mundur në Evropë vetëm pasi Evropa u pasurua mirë duke e rritur shumë “byrekun”, sikurse përdoret shpesh si figurë në diskutimet e rishpëndarjes sociale, dhe më pas duke shpërndarë atë edhe tek segmente të varfra të shoqërisë. Është qesharake që një vend si Shqipëria me një “mikro-byrek” të ndërtuar në ato pak 15 vite kapitalizmi, të përdorë sistem taksimi progresiv sikurse bëjnë vendet ish-koloniale të pasura të Evropës Perëndimore.
Prandaj, taksa e sheshtë është një domosdoshmëri për vendin tonë, bile kjo nismë është e vonuar dhe do të kishte qenë mirë të ndërmerrej kohë më parë. Në fakt, taksimi progresiv deri tani në Shqipëri nuk ka qenë shumë i ndjeshëm për bizneset, të cilat kanë përfituar nga pafuqia e shtetit për të imponuar taksimin dhe për të zbatuar ligjin. Në kushtet e informalitetit dhe korrupsionit të madh të administratës, ku të ardhurat me lehtësi nuk deklarohen nga njerëzit me lidhje politike ose me prirjen për të dhënë ryshfete, kuptohet që më të penalizuarit kanë qenë më të ndershmit, të cilët nuk kryenin evazion fiskal. Dhe në të vërtetë sistemi aktual penalizon pikërisht më të ndershmit. Mirëpo sapo të filloj të imponohet rendi ligjor në Shqipëri e të luftohet informaliteti, të gjitha bizneset do ta ndiejnë rëndë sistemin aktual të taksimit dhe rritja ekonomike do të ngadalësohet.
Një taksë e sheshtë është mbi të gjitha e dobishme për të rritur “byrekun” e referuar më sipër. Duke e lënë kuota të ulëta fikse taksash, inkurajohet sipërmarrja pasi deri tani me taksimin progresiv një biznesmen paguan më shumë për çdo para më shumë që nxjerr e për rrjedhojë dekurajohet që të angazhohet me maksimumin e tij në ekonomi. Kjo pasi, kjo taksë inkurajon kursimet dhe investimet.
Një aspekt tjetër vendimtar i taksës së sheshtë është ndershmëria e këtij sistemi, që ka të bëjë me respektimin e parimit kushtetues, që të gjithë janë të barabartë para ligjit. Me këtë sistem të gjithë taksohen mbi të ardhurat pa diskriminim dhe në këtë mënyrë eliminohen favorizimet apo trajtimet e ndryshme që iu bëhen segmenteve të ndryshme, apo sektorëve të ndryshëm të shoqërisë. Një taksë e sheshtë i trajton të gjithë qytetarët njësoj pavarësisht nga përkatësia, vendndodhja, sektori ku punojnë sikurse ka ndodhur me sistemin aktual.
Thjeshtësia e kësaj takse do të minimizojë korrupsionin që bëhet masivisht nga institucionet tatimore në Shqipëri, pasi do të thjeshtojë në maksimum mënyrën e matjes së taksave dhe do të shmang ato mbivendosjet, sistemet e referencës, autoritetin diskrecional të burokratëve të institucioneve tatimore që edhe janë burime të korrupsionit. Për më tepër, do të çarmatosë politikanët nga një mjet i mirë patronazhi që kanë pasur deri tani. Politikanët nuk do të kenë më mundësi që të instrumentalizojnë sistemin fiskal për të favorizuar biznese, sektorë apo elektorate të caktuara që përkojnë me interesat e tyre ekonomike apo elektorale. Me taksën e sheshtë nuk do mund të caktohet se kush është humbësi apo fituesi në sistem dhe nuk mund të favorizohen besnikët e penalizohen opozitarët e një partie në pushtet.
Thjeshtësia nuk do të shkaktojë vetëm minimizimin e korrupsionit administrativ dhe politik, por do të përshpejtojë procedurat dhe minimizojë kostot e transaksionit, që lidhen me procesin e pagimit të taksave.
Në fakt vlen të përmendet që taksa e sheshtë është shumë e rëndësishme edhe duke pasur parasysh kontekstin shqiptar. Informaliteti në Shqipëri është aq i lartë dhe aq i konsoliduar, dhe mentaliteti i popullit tonë lidhur me pagimin e taksave është aq pak rigoroz, sa nëse shteti aspiron që të ul evazionin fiskal, duhet që së pari të ndërtojë një sistem tatimor që të jetë i ndershëm, transparent, i thjeshtë dhe ajo që është më e rëndësishme, që mos të jetë shumë i rëndë. Një biznesi që deri tani ka bërë evazion fiskal do t’i binte si bombë aplikimi me forcë i taksimit progresiv ndërkohë që taksa e sheshtë do të ishte diçka më e zbutur dhe më inkurajuese për procesin e formalizimit të ekonomisë.
Taksa e sheshtë, nëse me të vërtetë bëhet, do të ishte një zgjidhje e jashtëzakonshme për problemet e ekonomisë sonë, pasi do të nxiste zhvillimin, rriste transparencën dhe ndershmërinë në sistemin tatimor, do të inkurajonte formalizimin e ekonomisë dhe do të na bënte më konkurrues në tregun ndërkombëtar të investimeve të drejtpërdrejta të huaja.
Dihet mirë që mungesa e infrastrukturës, nami i keq, krahu i pakualifikuar i punës, instabiliteti politik, korrupsioni dhe moszbatueshmëria e ligjit, si dhe të tjera tipare negative që gjenden tek vendi ynë nuk na bëjnë shumë konkurrues në ekonominë ndërkombëtare. Nëse për problemet e mësipërme duhet goxha kohë për përmirësimet, qeveria mund të bëjë konkurrente të paktën sistemin fiskal. Bile edhe në këtë fushë jemi goxha të vonuar dhe kemi goxha konkurrencë. Taksa e sheshtë është vënë prej një dekade në vendet Baltike (Estoni, Lituani, Letoni) dhe ka pasur një impakt jashtëzakonisht pozitiv në ekonominë e këtyre vendeve duke ndikuar që këto vende të quhen tigrat baltik. Këtë shembull kanë ndjekur edhe vende të tjera si Rusia, Ukraina, Sllovakia, Çekia, bile edhe fqinjët tanë si Serbia, Romania dhe Maqedonia. Dhe tanimë mes vendeve të ngjashme me tonin në Evropën lindore nuk bëhet fjalë më për garë mes vendeve me sistem tatimor progresiv apo të sheshtë por kush e mban kuotën më të ulët të taksës së sheshtë. Në të tilla rrethana, në një farë mënyre jemi në fakt të detyruar të ecim me hapin e kohës dhe të vendosim një taksë të sheshtë sa më të ulët.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

15 Komente

  1. lumidrin1 thotë:

    27 April 2007 @ 3:32 pm

    Ne projektligjin mbi taksat,te kehet parasysh qe neqofte se do jete modeli i TAKSIMIT te SHESHT, duhet te vendoset nje periudhe kohe, kjo e varur nga prodhimi i brendshem, e kunderta krijon mosbesim tek investuesi.
    Duhet te cilesohet se deri ne cilen periudhe d.m.th. shkalle ekonomike do jete kjo lloj takse.
    Menyra me te cilen investuesi krijon iden e sakte persa i perket asaj qe do paguaj,kjo favorizon investuesit qe kane kapital te vogel.

  2. lumidrin1 thotë:

    27 April 2007 @ 10:19 pm

    Edhe ne fakt doja te thoja qe meqense nuk permendet emri i Sales e veshtire se do kete komente.
    Ne nje pike qe ka rendesi, se eshte ekonomia ajo qe ta ndryshon jeten, nuk intereson askujt.
    Per mendimin tim eshte edhe nje fushe e hapur diskutimi ku secili jap mendimin e vet pa pas nevoj te ofendoj tjetrin.
    Nese, jemi te mesuar, e kemi lekuren e trashe.

  3. Blendi thotë:

    27 April 2007 @ 11:44 pm

    Ky Nurellari padyshim ka ca argumenta shume te mire ne favor te takses se sheshte me larte. E para eshte ajo qe do te reduktonte ndjeshem evazionin fiskal dhe klientelizmin tipik shqiptar. Kjo eshte edhe arsyeja me e mire per ta aplikuar ne shqiperi, dmth duke u perpjekur me qen sa me pragmatik.

    Mbetet per tu diskutuar; a eshte taksa progresive ajo qe shkakton shmangiet apo manipulimet me raportimet e te ardhurave dhe fitimit. Taksa eshte nje perqindje e caktuar, por x% e sa?

  4. lumidrin1 thotë:

    27 April 2007 @ 11:58 pm

    Taksa e sheshte, krijohet ne baze te aktivitetit qe kryen.
    Kjo lloj takse ndihmon edhe ndarjen e sakte te aktivitetit.
    P.Sh. ai qe tregton lende ndertimi nuk mund edhe te tregtoj Coca Cola.
    Ne kete raste subjekti i duhet te paguaj dy lloje taksash, njeren per lende e ndertimit e tjetren per Coca Colen,vjen vetvetiut ndarja e aktivitetit.
    Nuk e di se jam spieguar mire.

  5. Blendi thotë:

    28 April 2007 @ 12:05 am

    Ndarja e aktivitetit nuk ka nevoje per perkufizim te metejshem. Ajo qe po mudohemi te shmangim eshte evazuioni fiskal. Dmth shmangia e takses. Dua te kuptoj kokretisht si do mund taksa e sheshte te shmange fshehjet e te ardhurave.

  6. gene thotë:

    28 April 2007 @ 12:48 am

    po eshte e thjeshte o blendi

    ti sot ke per te paguar 1 milion, fsheh 500 mije dhe paguan 500 mije.
    me taxen e sheshte ke per te paguar 500 mije, nuk ke pse fsheh (po kete duhet ta pranosh si aksiome dhe te harrosh efektin konkurence) dhe paguan 500 mije.

  7. gene thotë:

    28 April 2007 @ 12:49 am

    Shqiperia parajse fiskale

    fantastike, me pelqen

    po kjo pune do kellqe dhe jo fjale ne ere

    Jo per gje po nuk jane aq idiote fqinjet tane.

  8. elbasani thotë:

    28 April 2007 @ 2:00 am

    nuk e ka sistemi i taksave fajin qe ka evazion te madh fiskal ne shqiperi jo….e
    thote vete ai zotria qe e ka shkruajtur qe “‘Dihet mirë që mungesa e infrastrukturës, nami i keq, krahu i pakualifikuar i punës, instabiliteti politik, korrupsioni dhe moszbatueshmëria e ligjit, si dhe të tjera tipare negative që gjenden tek vendi ynë nuk na bëjnë shumë konkurrues në ekonominë ndërkombëtare.” ja perse nuk vijne investitoret e huaj dhe jo se kemi sistem progresiv…….po ai bosi i firmes prape nuk ka per ti deklaruar fitimin e vet…..dhe ai i korruptuari zyrtar prape nuk do i caj trapin atij per te deklaruar fitimin……pa ose me kete takse gjendja do jete e pandryshuar…………do i shohim efektet pozitive te kesaj takse ashtu si efektet pozitive te shqiperia 1 euro….qesharake….

  9. Cheney thotë:

    28 April 2007 @ 10:09 am

    Si gjithmone ekspertet e leshit bejne muhabet kafeneje..

    Termi tax e sheshte ka kuptim tjeter ne USA, UK, Lituani dhe Rusi per vet faktin se aplikohen ne plane dhe subjekte te ndryshme..

    Ndonese autori ka krijuar nje ide te pergjithshme mbi ligjet e shteteve qe permend, ai perseri bie shkurt kur i prezanton ato si shembuj klasik e te sigurte te riperteritjes se shtetit ne baze te ketyre ligjeve qe gjithsesi nuk jane te njejta per te gjitha vendet.

    Nje shembull; Rusia

    Rusia ka nje takse uniforme te pergjithshme per fitimin individual(por jo te njejte per te gjithe, lexo me poshte). Qe nga 2006 taksa indiviuale ne Rusi eshte 13% per shumicen e klasave te te ardhurave(per jo rezidentet 30%). Vendasit paguajne 9% ne te ardhura nga dividentet( ne kete menyre shtyhen njerzit drejt investimeve kolektive).

    Perqindja standarte per taksen e korporatave eshte 24%.
    Shperndarja:–Tax federale 6.5%
    –Tax Rajonale 17.5%
    Maximumi i tatueshem eshte 24% e fitimit
    Companite e vogla dhe te mesme dhe individe te vetpunsuar mund te zgjedhin ‘’sistemin taxor te thjeshtuar”: Kjo e vundit, zevendeson taxen e fitimit, taxen individuale, VAT dhe taksen e prones. Perqindja e taxes eshte 6% e fitimit ose 15% e ”fitimit -shpenzimet”

    Rritja e kapitalit( per individe)
    13% per rezidentet dhe 30% per te huajt
    Taxa e prones qe eshte mbajtur per me shume se 3 vjet eshte zerro
    Zbritja maximale e fitimit ne shitje prone eshte 1 milion RUR, dhe asetet e tjera 125,000 RUR

    Rritja kapitale (per korporata)

    -% e taxes e njejte si taksa e fitimit
    -humbja kapitalit mund te rillogaritet vitin e ardhshem kundrejt takses se fitimit

    Tax e mbajtur per pagesat ne fitime te perbashketa:
    Dividenti-9%(15% per te huajt)
    Interesi-20%
    Fitimet si pasoje e te drejtes se autorit-20%

    Taxa sociale:
    Per rroga gjer ne 280 mije Rur-26%
    280 mije-600 mije 10=36%
    600 mije taksa rritet edhe me nje 2%=38%

    Per shqypnine hapni defteret ketu:
    http://www.doingbusiness.org/LawLibrary/?economyid=3

  10. lumidrin1 thotë:

    28 April 2007 @ 10:53 am

    Taksat sa per dijeni nuk jane kurre opinione te ndryshme nga njeri shtet tek tjetri.
    Taksat jane e mbesin gjithmon taksa.
    Ku eshte rendesia se sa % paguan njeri subjekt apo tjetri ne Rusi.
    Taksa e sheshte eshte menyra me e thjesht e raportit shtet & subjekt.
    Shembulli qe ke dhene eshte takse progresive.
    Eshte e qarte se subjektet taksohen per aktivitetin qe kryen.
    Takse e shesht nuk do thote qe te gjithe paguajne te njejten %, por secili taksapagues eshte i qarte ç’fare do paguaj.
    Ajo qe mund te vazhdoj evazioni fiskal eshte tjeter problem, nuk e ka fajin lloji i takses, taksa e sheshte e ka % e evazionit fiskal me te ulet se ajo progresiv, dhe ndihmon investimet.
    Ekonomistet e M.F bazohen tek situata e arkes se shtetit, e duke bere nje llogaritje sipas subjekteve qe jane ne aktivitet krijojne numrate duhur per te sjell ne arke barazvleren e tanishmes.

  11. Cheney thotë:

    28 April 2007 @ 11:08 am

    Lumidrin ti flet sa per te folur apo flet ne ldhje me temen( gejeshtare te autorit)?

    autori thote:”Taksa e sheshtë është vënë prej një dekade në vendet Baltike (Estoni, Lituani, Letoni) dhe ka pasur një impakt jashtëzakonisht pozitiv në ekonominë e këtyre vendeve duke ndikuar që këto vende të quhen tigrat baltik. Këtë shembull kanë ndjekur edhe vende të tjera si Rusia, Ukraina, Sllovakia, Çekia, bile edhe fqinjët tanë si Serbia, Romania dhe Maqedonia”

    Ti thua: ”Shembulli qe ke dhene eshte takse progresive.”

    Atehere lexoje dhe njehere ate qe kam shkruar ne fillim te postit e do kuptosh pse e dhash si shembull Rusine..

    Ca me tej, ti mund edhe te jesh i zoti te hedhesh ujte ne tavan si rrjedhoje e trysnise qe te ka krijuar nje pjese e postit tim, por une i qendroj asaj qe thash me lart:

    ”Termi tax e sheshte ka kuptim tjeter ne USA, UK, Lituani dhe Rusi per vet faktin se aplikohen ne plane dhe subjekte te ndryshme..”

  12. lumidrin1 thotë:

    28 April 2007 @ 6:05 pm

    Taksat mbesin taksa,nuk eshte se ndryshojne ne U.S.A apo ne Itali.
    Shembulli qe ke dhene per rrogat eshte progresive.
    Taksa e sheshte eshte me perqindje te barabarte pamvarsisht se sa eshte rroga.
    P.Sh. 200.000 paguan takse 10% d.m.th. 20.000.
    rroga 600.000 paguan takse 10 % d.m.th 60.000.

  13. Pjer Thomas thotë:

    29 April 2007 @ 1:07 pm

    Tema eshte interesante, dhe parvarsisht se Andri Nurellari apo ndonje tjeter e ka ndare TAKSEN ne keto dy lloj emertimesh, ajo qe pranohet nga te gjithe eshte, se; taksat e larta e detyrojne biznesin ta fshehi nje pjese te aktivitetit te tij, prandaj dhe aplikimi i taksave te ulta dihet qe i jep nje shtytje ekonomise, si dhe rrit GDP/PBB. Uroj qe ky Andri , si keshilltar i Kryeministrit tone hajvan, ti japi keshilla sa me te mira atij.

  14. Kotherja thotë:

    29 April 2007 @ 1:11 pm

    Nuk eshte me keshilltar, eshte lodh dhe ky.

  15. Pjer Thomas thotë:

    29 April 2007 @ 5:26 pm

    Kothere, me gjeje te lutem bursen e Tiranes, ke nje martini nga mua

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com