Fotografi nga një fundjavë në Dhërmi

dhermi21.JPG

Fotografitë e mëposhtëme janë nga një udhëtim gjatë një fundjave mëse të këndshme në Dhërmi. Rruga e mirë (Orikum-Kondraq), pak njerëz në plazh dhe kaltërsia e mahnitshme e Jonit janë gjëra që të bëjnë t’ja këshillosh kujtdo një fundjavë të këtillë mes një natyre të mrekullueshme e njerzish të këndshëm. Çmimet janë relativisht të ulëta, dhomat luhateshin nga 2,500 Lek deri në 70 Euro nata, ushqimi është i kënaqshëm dhe jo shumë i shtrenjtë, pastërtia është lule krahasuar me Durrësin e për 2,500 Lek mund të bësh edhe një xhiro me gomone (jo deri në Greqi apo Itali :) ). Ka edhe ca gjëra jo shumë të kënaqshme; rruga nga Kondraqi s’është rregulluar, ka plehra edhe në vendet me bukuri të mahnitshme dhe qumështi në lokal është i kartonit e jo i freskët :) por asgjë s’është e përkryer. Me pak shpenzime e me pak punë Dhërmiu mund të bëhej fare mirë një qendër e shkëlqyer pushimesh edhe pa pasur nevojë për një investitor të madh por thjesht duke rregulluar rrugët, duke mbledhur plehrat (e duke u siguruar që do të vazhdojnë të mblidhen) e duke dhënë më shumë informacion për vizitorët. Gjithsesi, kush është në Shqipëri s’duhet ta lërë pa e vizituar.

dhermi6.JPG

dhermi10.JPG

dhermi11.JPG

dhermi15.JPG

dhermi22.JPG

dhermi29.JPG

dhermi30.JPG

dhermi31.JPG

dhermi41.JPG

dhermishpella5.JPG

dukat1.JPG

dukat5.JPG

ey1.JPG

llogora3.JPG

vlore3.JPG

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

128 Komente

  1. EH thotë:

    3 July 2007 @ 12:47 am

    Qamet gjo e bukur… un skam qene ndonjehere :s me ran gomat e biçikletes ne durres kshu qe…deri atje kam shku :s …e di qe o turp me e thon, po vallaj o e vertete :s

  2. une thotë:

    3 July 2007 @ 1:40 am

    po mire more ti lltako , ske pune tjeter ti te na e besh neve ktej shpirtin me vujt eeeeeeeeeeee.pupupupuup une kam vajtur ne dhermi cdo vit qe kur kam qene 3 vjec bej hesap ti tani qe shkoj dot se jam me studime perjashta shtetit se cme bejne kto fotografite mua , po ske turp o faqeziiiiiiiiii

  3. strangeMAN thotë:

    3 July 2007 @ 1:48 am

    Hoho, si nuk qenkemi ndeshur. Dhermiu eshte i mrekullueshem. Dhe keto 3-4 vitet e fundit eshte bere vertet destinacion “must”.
    Edhe une ne kiosken time kam bere nje postim per Dhermiun, por pak me kritik se ky i yti. Ama, Dhermiun e dashuroj pa dyshim dhe jam optimist qe ne 5-10 vitet e ardhshme nuk do te kete asgje me pak se Korfuzi apo ndonje lokalitet tjeter i ngjashem.
    Te pershendes!

  4. ShkoderZemer thotë:

    3 July 2007 @ 2:05 am

    Isha vjet.. Dhermiu eshte hata, kptu e mara, si i thojme ne.

    Deti dhe bukuria e atij vend asht e mahnitshme.

    vetem se njerzit..qe sherbejne aty.. lajne shumeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee per te deshiruar

  5. iliriani thotë:

    3 July 2007 @ 2:10 am

    Urime, Llukan… foto shume te bukura… qershori eshte muaj i mire per Dhermiun… se pastaj vijne gjithe qeveria, presidenca, opozita, parlamentaret dhe nuk te lene bodyguardet qe te vesh nje cader… shtyhu, shtyhu… ec,ec,ec…

  6. ShkoderZemer thotë:

    3 July 2007 @ 2:15 am

    Se harrova te shtoj nje foto shume te bukur qe bana vjet..

  7. gjergji thotë:

    3 July 2007 @ 2:51 am

    Dhermiu s’ka t’pagume! …megjithese Jala m’pelqen me shume per plazh.

  8. tomi korca thotë:

    3 July 2007 @ 3:23 am

    Llukan, bashkohem me “Une”

    Po mire o njeri ta bente kete nje qe nuk e di si vuajme ne ketu per pak atdhe apo pak plazh e pushime si ato do tja falja. GJynah do te thoja i ziu e ben nga paditunia, por ti qe di si vuajme ne se ke vojtur vete si ne na e ben kete procke. :)

    Fotografi te bukura dhe duhet thene nga vendet me te bukura ne Shqiperi. Dhermiu ne Jug dhe Lura ne veri jane perla per mua. (Ops harova Voskopojen si Korcar qe jam , por prap edhe pa Voskopojen Dhemiu dhe Lura jane perla).

  9. Blendi thotë:

    3 July 2007 @ 3:28 am

    Nga Dhermiu kam kujtimet me te bukura te jetes time. Ne behar vinja ne dhermi mbi nje muaj dhe ato vendet qe Petro Markoja i pershkruan me aq dashuri i dashuroj edhe une shume fort. Te gjitha shtepite e fshatit, varret, qipariset…Kur mendoj “Shqiperia” une vetvetiu mendoj “Dhermiu”, dhe patjeter qe me te ardhur ne shqiperi frymen do ta mbaj atje.

    E bukura tjeter e Dhermiut eshte qe i ka te rende ata guret e plazhit qe nuk levizin nga vendi. Prandaj mergimtaret si puna ime e kane kollaj te vendosin per nje vend ku “do takohemi prap me Dhermiun” dhe me shpirtin tëne. Se psh une e kam nje gur nja 12 metra ne brendi te detit, ku arrihet pa u lagur suke perdorur shkeminjte e tjere si “hapa”. Mbi ate gur hyp ne megjes me fytyre nga deti dhe pres diellin te ngrihet mbi malin e Cikes. Kur dielli me bie mbi shpatulla e di qe eshte koha per tu kthyer ne stere per te ngrene mengjes. Degjoj zhurme nga vila, Barba gjuan me dinamit…

  10. detijon thotë:

    3 July 2007 @ 3:42 am

    Paske qen me fat LlTako qe policia ndertimore nuk e vizitoi plazhin e dhermiut sivjet. Ndoshta mot, nuk i dihet,,,

  11. blete thotë:

    3 July 2007 @ 5:29 am

    zili, zili, zili.
    paska qene sezoni.

  12. brezare thotë:

    3 July 2007 @ 5:47 am

    Shume falemnderit per fotot… por eshte si thike ne zemer qe nuk mund ta shoh nga afer. Prinderit e mi jane nga Dhermiu dhe kam nje vend te vecante ne zemren time per kete fshat, eshte nje nga vendet me te bukura ne bote! Gjyshja ime prehet aty… Kam 3 vjet pa qene ne ato brigje te bekuara, me ka marre shume malli ;(

  13. akksidental thotë:

    3 July 2007 @ 6:27 am

    nga dhermiu kalova per ne Himare, as ajri nuk i pagohet… esht nje vend ku ke shance ti konvertosh ateistet ne cfardo lloj feje :D

  14. Erion Selmani thotë:

    3 July 2007 @ 8:06 am

    Llukan, faleminderit per fotot. Me kujtove ca dite te bukura te perjetuara ne Dhermi.

  15. Laura thotë:

    3 July 2007 @ 8:32 am

    O c’na prishet humorin… ne emigrantet jemi
    http://youtube.com/watch?v=H2W4wglPW2c

  16. e.T. thotë:

    3 July 2007 @ 8:41 am

    look with sy and plas with zemer

  17. Leon thotë:

    3 July 2007 @ 9:06 am

    E Lltako,
    C’borxh te kam qe me ngre qimet e kokes perpjete qe me mengjes??? :P
    Po iki se po plas…

  18. Cheney thotë:

    3 July 2007 @ 9:18 am

    Llukan,
    keto fotet me sherbyen si meze.. se shpejti ne thela :D

    Kush mundet ta marri nje dyjavorsh pushim duhet patjeter ti hipi malit ne Palase e gjezdisi jugun, te zbresi ne Dhermi, te ndaloje ne ilias e Vuno, ti shtrohet sofres ne Himare, te niset me mengjes per ne Qeparo, nja 2 fotografi ne Borsh, pastaj posht per ne Lukove e Shen Vasil. Po domosdo nje ndalese ne Kakome edhe mbrapsh e poshte per ne Sarande; Atje ku zbarkojne Nordiket :D

    Kuj ju ze syri shkemb e hije, mos pertoni te zhyteni se do gjeni oktapod te papare..duhen nja 5 metra zhytje ama :D

  19. berti thotë:

    3 July 2007 @ 9:28 am

    Mezi po pres te shkoj. Akoma se kam marre lejen nga puna. Me ka marre malli te cohem heret ne mengjes nga ora 06:30 e aty buze detit te pi nje kafe te shoqeruar me nje gote raki rrushi. Eeeeeeeeeeeehhhhhhhhhhh c’na i ngrite qimet perpjete o Llukan.

  20. Laura thotë:

    3 July 2007 @ 9:34 am

    po ajo kafja ne maje, eshte akoma/
    Po ajo kisha …

    po ato rrugicat e ngushta me hije kumbullash…

    Na e ruani si syte e ballit, ta kemi dhe per brezat qe vijne… mo aman…

    Une isha para tre vjetesh, heren e fundit dhe e kam para syve, sidomos mengjesin… po dhe ate rrugen lakore kur zbret drejt Dhermiut eshte e pakrahasueshme… Po Kosin …

    atje do piqemi te gjithe po he,

    Po vij dhe une te ai shkembi Blendo, t’plase sherri pastaj me peshqit, se si duket e paskeni privatizu nga nje shkemb, por s’po shqetesohem se shyqyr qe jemi mikprites :)

    PS. Mos hidhni plehra! As pr. !!!

  21. Leon thotë:

    3 July 2007 @ 9:36 am

    O Babale ke qene ne dhermi eeeee?????
    Mos kujto se nuk te njoha…… :P

  22. dea thotë:

    3 July 2007 @ 10:40 am

    Sh. te bukura foto :) ehhhhhhh Dhermiu

  23. Zana thotë:

    3 July 2007 @ 11:56 am

    Shkoni ,ua uroj me gjithe shpirt.Mesiguri jane vende shume te bukura e nga sa shoh e lexoj te virgjera.Mos hajdeni ketu pastaj e te qaheni,jo po mizat ,plehrat,ushqimi,gerrqishtja,turiçkat,parate …..
    Befshi qejf….!!

  24. Bela thotë:

    3 July 2007 @ 1:26 pm

    Skam qene asnjeher ne Dhermi kete vit kur te shkoj sdo ta lej pa shkuar se na bete neps me keto foto,si gjithmone durresi afer elbasanit atje jemi perplasur sa ka ardhur koha e plazhit ose pogradeci.

  25. ardi thotë:

    3 July 2007 @ 2:16 pm

    …e marr me mend qe Llukani qesh nen buze duke lexuar komentet tona…(uroj jo me ligesi)…keto foto jane vene me “qellim”…sepse ai e ka provuar vete se cmund te ndjeme ne kur shikojme keto pamje….
    …llukan, qe ne pik te mengjesit me keto?!!!!
    …11 vjet vllai …dhe besoj edhe per nja 2 vjet te tjera kete pune kam une…look with sy e plas with zemer….

  26. Capri thotë:

    3 July 2007 @ 3:11 pm

    Mezi pres me rastin me te pare te shkoj ne Dhermi, se me ka mbetur peng qe nuk kam qene asnjehere

  27. Cheney thotë:

    3 July 2007 @ 3:20 pm

    Ardi,

    ti e beke si Ciceroni, vetem kaq e aq vite jasht Romes, ndryshe vrava veten :D

  28. ardi thotë:

    3 July 2007 @ 3:49 pm

    Cheney…dje tamam mbusha 11 vjec emigrant, paqene asnje minut ne shqiperi…i can belive it!!!!
    ….
    …per dy vjetet e fundit para se te vija ketu kam punuar per nje fondacion amerikan, qe nga kavaja deri ne qeparo, dhe e beja kete rruge te pakten 1 here ne jave…i kam provu pak edhe keto ujra dhe peshkun e ketyre aneve…
    …..

  29. BRUKSELI thotë:

    3 July 2007 @ 4:49 pm

    foto shum te bukura
    javen e ardheshme jam ne Sarand dhe Dhermi….
    po ka ndo1 peshk akoma te na thot;)

  30. salvatori thotë:

    3 July 2007 @ 5:30 pm

    Para disa ditesh takova nje çift francez.Ato kalonin çdo vit pushimet ne Korfuz sepse ishin pronare te nje vile (gruaja ishte me origjine greke).Kete vit kishin kaluar kufirin (ne menyre te ligjshme) me varken e tyre dhe kishin vizituar jugun e Shqiperise.Ishin mahnitur por edhe çuditur njekohesisht sesi nje vend aq i magjishem nuk shfrytezohet per turizem.Nga fjalet e tyre reklama e mire per Jugun nuk do te mungoje,shpresojme qe pak e nga pak te huajt te behen me shpeshte ne Shqiperi,te pakten ne pikat turistike sepse natyra akoma eshte e paster dhe çmimet jo aq te shtrenjta.

  31. Pjer Thomas thotë:

    3 July 2007 @ 6:02 pm

    Ne fakt i ter Bregu i Detit (siç quhet ajo zone) eshte i bukur, biles disa te huaj kane thene se akoma nuk kane pare vende me te bukura se atje.
    ç’a te bej une i shkreti qe me mbyti koha e ftohte dhe kolla.

  32. Lawman thotë:

    3 July 2007 @ 6:11 pm

    Pjer Thomas thote:
    Ne fakt i ter Bregu i Detit (siç quhet ajo zone) eshte i bukur, biles disa te huaj kane thene se akoma nuk kane pare vende me te bukura se atje.
    ===

    Do jene nga Maqedonia ata te huajt. :D

  33. lola thotë:

    3 July 2007 @ 9:15 pm

    Po me prishet mendja me keto fotot

  34. Tomka thotë:

    3 July 2007 @ 10:44 pm

    Po ai projekti ” Integrated Coastal Development Study and Plan” e ka edhe Dhermiun ne plan ?

  35. reno vlonjati thotë:

    4 July 2007 @ 9:09 am

    qecohuni pak patriota .se ne fund nje fshat i bukur i Vlores esht ka dhe vende te tjera te bukra .ju Tiranasit per pak do na e beni Dhermiun Kryeqytetin e Shqipris,jo kaq reklam.po su ve faj ne Tiran vetem pishinat e ndotura keni.i thoni Edushit tu bej nje det artificial.

  36. Zana thotë:

    4 July 2007 @ 9:16 am

    Ju kujtoj aspirant vizitoreve te atyre aneve te lexojne nje reportazh te Dajoshit qe ka bere nga nje vizite ne vitin te kaluar

  37. eleni thotë:

    4 July 2007 @ 9:47 am

    a kishte drita ne dhermi?

  38. LlTako thotë:

    4 July 2007 @ 10:37 am

    strangeMan,

    Dakort me ty, Dhermiu ka plot mundesi qe ne pak vite te behet nje mrekulli e vertete. Pak miliona dollare investime ne rruge e tubacione si dhe pak bashkerendim pune midis pushtetit dhe sipermarrsve dhe ajo zone do te ishte parajse e vertete.

    ShkoderZemer,

    Mbase ke te drejte, mua me qelluan njerez te mire :)

    Ilirian,

    Ishalla jo se une do bej ca rruge te tjera edhe nga Korriku e nga Gushti, biles kete fundjave prape andej do jem.

    Gjergj,

    Kur te shkoj do te sjell fotot :)

    Tomi,

    C’a ti besh, te gjithe e paskemi nga nje ane “mizore” :p

    Blendi,

    Gurin e ke me tapi personale apo me tapi per cdo “peshk” qe shkon aty?

    akksidental,

    S’jam i sigurte per ateistet por kushdo qe fillon e merzitet nga Shqiperia le te shkoje ne Dhermi.

    Erion,

    Me kenaqesi.

    e.T. Leon

    Zili, gizili :p

    Cheney,

    Dy jave pushime s’i bejme dot por do te perpiqemi ti “shtrydhim” sa me shume ato pak dite.

    Ardi,

    Ishalla te nxisin ta shkurtosh ate 2-vjetshin…

    Lola,

    Mire “emigrantet” po ti? :)

    Reno,

    Kush ja uli vlerat Vlores????? Nuk i shikon fotot nga Dukati?

    Zana,

    Me duket se paske perfunduar tek “dhelpra kur s’i kapi dot rrushte, tha qe jane te tharte”…

  39. LlTako thotë:

    4 July 2007 @ 10:39 am

    Eleni,

    Me shume se ne Gerqi :D

  40. Cheney thotë:

    4 July 2007 @ 10:54 am

    Llukan,

    Nese sna le Blendi te ulemi te shkembi, kemi nje shpi ne Palase qe mund ta kthejme ne akuarium per nja 2 jave.. :D Zakonisht behet koshere bletesh, por edhe peshqit mirpriten..

  41. LlTako thotë:

    4 July 2007 @ 11:13 am

    Mos thuaj me teper se do fillojne rezervimet ketu, secili do e kerkoje per ndonje jave me vete :D :D :D

  42. Cheney thotë:

    4 July 2007 @ 11:23 am

    Llukan,

    Mua celsat mi kane dhen me mirbesim qysh kur kam qen i vogel, dhe per kohen qe jam atje behet me e madhe se festa Mjaftit por me e qete sigurisht.. :D

    Sa per rezervimet.. so ide e keqe.. :D

  43. lume thotë:

    4 July 2007 @ 11:24 am

    Cheney, gjer ne palase shkohet po me teper dhembin kockat o lale.
    Ta shofesh ne foto nga larg eshte mrekulli riviera jone. Por ti biesh rrotull me makine te dhembin kockat mire e mire per jave te tera.
    Heren e fundit qe jam la ne dhermi mu ka shpif se vinte ere karburant gjithe bregu. Me iku truri, por u lava qe u lava se me vinte inat te shkoja gjer atje e te mos lahesha.
    Aman, atje vetem zoti ka bere pune te mire, pjesa tjeter qe duhej te bente njeriu eshte ne pike te hallit.
    Mbse ju jeni me te rinj e keni fuqi, por mua per vete me dhembin kockat ne ate rruge.
    Cheneny, ato bletet ke shpija jote, te bejne nei cike mjalte apo ……..

  44. Cheney thotë:

    4 July 2007 @ 11:36 am

    Lume,

    une nuk sygjeroj te mbash makinen ne krahe, te kunderten.. 2 minuta mban gjer lart, te shohin syte mrekulli; 2 minuta poshte dhe zhytesh ne ate mrekulli..

    Pastaj, atje..blete, grenxa ca nuk ka.. Une vetem nje mesazh kam per miqte e mi, BYOB&B Bring your own beer & …blete .. :P

  45. lume thotë:

    4 July 2007 @ 11:39 am

    Rrofsh e cheney,
    Por une grenxe jam vete (jo blete) kshu qe sme josh shume ideja e kosheres. :-) Pastaj me moshe jane ca gjera, une e kam kalu kohen e festave ne koshere :-) Befsh qejf anyway

  46. Cheney thotë:

    4 July 2007 @ 11:48 am

    E di lume e di, ta thash dje, kam respekt per pseudonimin :P..

    gjithsesi, ja ca foto te huazuara nga nje sit tjeter, se une skam as edhe nje ketu me vete..nje gje te bukur ketu, plazhet jane te gjere ne dryshim nga te dhermiut..

    Rrapi 600 vjecar i fshatit:
    http://i46.photobucket.com/albums/f125/partizoni/gusht/PICT0126.jpg

    poshte ne plazh:
    http://i46.photobucket.com/albums/f125/partizoni/gusht/28062006036.jpg

  47. Pjer Thomas thotë:

    4 July 2007 @ 12:28 pm

    Cheney, tek fotoja e dyte, ne krah te majte te saj, dukej nje shkemb sikur kish hapur gojen, diçka e rralle, e doja te pyesja eshte vete ashtu apo e kane bere njerzit dhe ne ç’vend eshte ajo fotoja, ne ç’plazh.

  48. Cheney thotë:

    4 July 2007 @ 1:10 pm

    E ka gdhendur natyra Pjer, ky vendi quhet Gonia, plazh poshte Palases..

  49. Dajoshi thotë:

    4 July 2007 @ 3:54 pm

    Dhermiu dhe i gjithe jugu jane nje mrekulli, s’ka dyshim, vetem te verberit nuk e shohin por sherbimet dhe mileti jane per te vjelle. Vendasit jane filogreke qe i shohin shtrember “turistet” shqiptare, “pronaret” e turizmit jane “te forte” nga Vlora qe dihet sa mund te ofrojne. Lexojeni ate reportazhin tim dhe ja sugjeroj edhe Llukanit dhe te me thote ne kam genjyer per ndonje gje. Megjithese nuk pres shume objektivitet, me tere ate mall Llukanit edhe sardelja mund ti duket salmon. Sidoqofte befshi qejf kushdo qe shkon, ja vlen per ekskursion por jo per pushime familjare. Durresi vertet eshte hale, por te pakten eshte afer (flas per tironsit) dhe s’ka nevoje per shkallmim brinjesh.

  50. Zana thotë:

    4 July 2007 @ 4:19 pm

    LLukan..Dhermiu atje eshte dhe po te dua eshte shume afer per mua.Nekete te moment preferoj costa Rey Jug perendim Sardegna…Kam lexuar me shume vemendje vjet Dajoshin…Ishte shume i besueshem ne ate qe shkruante ,prandaj fola me skeptiçizem.Une kthehem ne Shqiperi kur me merr malli shume per njerezit e vendet.RRi vetem nje jave ,por kurre per te kaluar pushimet e as ne gusht…E kam provuar para shume vitesh e ishte disastro.Meqe pushimet i kam te shtrenjta ne kuptimin vertet dua te çlodhem preferoj destinacione te sigurta qe ma japin kete garanci

  51. Cheney thotë:

    4 July 2007 @ 4:48 pm

    Dajosh,
    Me zhgenjeve me keto komente qe vec shqiptareve nuk i sherbejne!! Ta kishte thene ndonje grek hajde edhe e kuptoja po nga ty..?!! Do te te jap vetem 2 mbiemra qe vertetojne ate qe e thone edhe vet banoret e zones, prejardhjen e tyre te sigurte shqiptare. Koka dhe Balli. Ti mos u merr me Bollanon se ate peshqesh se ke nga ajo krahine por nga Tirana.

    Zane, nuk te detyron njeri te vesh ne ato ane jo. Kudo qe te shkosh, te uroj tja kalosh mire.

    Pa as edhe nje ezitim e krahasoj kete perlen tone me nje nga perlat e italise, Kaprin, per te cilet italianet zene be e rrufe. Sigurisht qe nuk mund te presesh te njetat sherbime si ne Kapri sepse mbi te gjitha nuk paguan si ne kapri, (gjer ne 700 euro nata) Koha do ti sheroje edhe plaget e infrastuktures!

  52. lola thotë:

    4 July 2007 @ 5:00 pm

    Sivjet nuk kam fare deshire ti kaloj pushimet ne bregdet. Ma ka me shume qejfi, diku ne mal, me shoqeri, te pjekim ne hell dhe mish, te eksplorojme vende te ndryshme…

  53. adriatik thotë:

    4 July 2007 @ 5:10 pm

    “shkoni ku te doni per pushime, une vete do shkoj ne arken e kursimit” (Qeramudin Bollofocka)

  54. padre thotë:

    4 July 2007 @ 5:11 pm

    lola
    mirseardhe.
    ja tani me dukesh e cilter.
    edhe mua me pelqejne malet edhe mishrat e pjekura ne hell.kam qejf kur i shkoj vete ne hell dhe pastaj i rrutulloj me nge.
    pastaj vjen nata dhe fle jashte(1800m)mbi nivelin e detit degjon lloj lloj zhurmash dhe shpreson qe dikush te kete rene ne laqet e ngritura .dhe pyet si padashur ….
    lola po fle.

  55. Cheney thotë:

    4 July 2007 @ 5:14 pm

    Epo qenkeni shoke ju te dy..

    Maje malit te cikes te rekomandoj padre..nje e turrur posht e me kok ne det..

  56. lola thotë:

    4 July 2007 @ 5:15 pm

    Padre, e paske kap me mua ti sot, e shoh une…
    Po cke me mua njehere…
    Paskemi dhe te njejta shije pale… Koecidence kjo?

  57. padre thotë:

    4 July 2007 @ 5:20 pm

    cheney
    ku e gjete qe doja te vija aty.
    vlonjatet me duket se thone eshte vajze me cika.

  58. padre thotë:

    4 July 2007 @ 5:26 pm

    lola
    ti je sinqerisht e cilter .
    sa per shijet nuk eshte koecidence .eshte natyrshmeri mal pa hell nuk ka.
    sa mire qe ste ka zene gjumi .
    dhe yjet rine e veshtrojne sic thote kronini.

  59. lola thotë:

    4 July 2007 @ 5:30 pm

    Sa mire qe sme ka zene gjumi????????
    Jam ne orar pune, dhe ketej nuk na lejohet te fleme kur jemi ne pune.
    Shija e njejte nuk ishte tek helli, por tek mali. Nese ka mal sigurisht qe ka hell…

  60. Cheney thotë:

    4 July 2007 @ 5:31 pm

    Une sjam vlonjat Padre.. c’me zgjerove oreksin me ate punen e mishit te pjekur.. hajt ja kalofshi mire sot; une po vete te ngre nje dolli per festen e anes tjeter te pellgut..

  61. padre thotë:

    4 July 2007 @ 5:41 pm

    lola
    po jo moj shejtane nuk te pyeta ku je tani
    po mendoja sikur ishim ne mal me hell me leqe dhe me cheney qe na la vete .iku te gjeje pije
    ke fjetur ndonjehere ne mal .naten jashte.

  62. lola thotë:

    4 July 2007 @ 5:49 pm

    Ke fjetur ndonjehere ne mal. Naten jashte.
    Besoj eshte pyetje kjo?
    Nuk te thashe kot per shenjat e pikesimit…
    Nejse, qe te mos grindemi, po te them se nuk kam fjetur asnjehere jashte, por do ta rikuperoj kete “difekt”

  63. Dajoshi thotë:

    4 July 2007 @ 6:12 pm

    @Zana, faleminderit.

    @Cheney. Them se e ke keqkuptuar komentin tim, nuk marr persiper te komentoj prejardhjen e dherminjoteve, nuk e kam aftesine dhe as deshiren ta bej. Per mua cdo gje brenda territorit shqiptar eshte shqiptare. “Filogrek” me erdhi nga eksperienca ime ne kontaktet e pakta me dherminjotet dhe nga e folura masive greqisht e vendasve. “Pala shqiptare” (ne menyre figurative) ne Dhermi perfaqesohej nga ca zhulsa vlonjate (s’kam asgje me vlonjatet ne pergjithesi) qe menaxhonin turizmin e kesaj perle. Nga ky kombinim nuk mund te presesh shume. Dhermiu eshte ndoshta i rralle ne bote per eksplorim dhe ekskursion duke konsideruar malin dhe detin etj. por pushim ne kuptimin e pushimit nuk ka, per familjaret eshte thjesht strapacim dhe ketu futen edhe te huajt.
    Tung.

  64. padre thotë:

    4 July 2007 @ 8:02 pm

    lola
    po ca gjera nuk shkoqiten me shenja pikesimi po vetvetiu si ta them
    me del fare nga shija kur i ve konture.
    He! C kemi i bere gati bocat!?
    Lola nuk e ke idene sa i bukur eshte mali i cikes! Aty ku deti duket jeshil dhe qielli kaq afer sikur e ze me dore,ku sorkadhet humbasin mes drureve dhe zogjte heshtin per te degjuar zhurmen e zemrave ,qe ja kalon kengeve te tyre .Aty ku nata te ndjell per te pjekur mishra ne hell tek kendon bufi(jo ylli) .E dhelpra ka dale e trembur nga vrima pa ditur se zhurmat nuk jane kercenuese, por vetem piskame te shpirtrave qe duan te shkrihen ,mes kesaj mrekullie .Pastaj ngre koken dhe shikon qiellin e dikush mBeshtet buzet mbi gushen e gjate dhe kukurima tende tende perplaset e shumfishOhet shpateve te malit dhe nuk ka me nevoje per fjale .
    O zot si ne peralle .Nate , jashte, yje dhe mish me hellin ne mes.
    ZYSH ,si tu duk hartimi?

  65. lola thotë:

    4 July 2007 @ 8:12 pm

    O padre, po ce ke kete frymezim more? Na more mendjen tani…hajde e puno tashi…

  66. krasta krau thotë:

    4 July 2007 @ 8:18 pm

    Me shejat e pikesimit ia ke bere per inat loles edhe te hartimi padre… Une do ju propozoja Thethin ose Rovjenin (Gramsh ku ra aeroplani amerikan) Qengji eshte i lire fare dhe natyre nje mrekulli…. Sidoqofte shpresoj te jeni mire nga muskujt e kembeve ose me nje 4 x 4 te papame…

  67. padre thotë:

    4 July 2007 @ 8:19 pm

    lola
    pune te mbare!

  68. Kotherja thotë:

    4 July 2007 @ 8:23 pm

    padre,

    hajde behu me i vertete. Kur del ne mal te vjen dhe ajo ndjesia per te vjedh noi gje aty perqark. ( e kam fjalen per atehere )

    Kujto noi gje nga Fekeni ( geshtenjat )

    Ose misra.

  69. padre thotë:

    4 July 2007 @ 8:23 pm

    krasta krau
    more mal te jete pa sa per kembe une e ngjis lolen kalikic.
    lere dreqin te punoje se mos fut hellin ne gazeta

  70. lola thotë:

    4 July 2007 @ 8:23 pm

    Padre, nuk besoj te jem produkt frymezimi une i ketij “hartimi”?

  71. padre thotë:

    4 July 2007 @ 8:28 pm

    kothere
    ku eshte fekeni?
    une deri ne gurabardhe kam qene dhe kur u ngjita ne kaptine te martaneshit pashe sa e madhe ish shqiperia shifja durresin dhe dibren.

  72. padre thotë:

    4 July 2007 @ 8:32 pm

    lola
    jo ti shenjat e pikesimit qe une qellimisht i ve vetem aty ku duhen
    si tani

  73. Kotherja thotë:

    4 July 2007 @ 8:32 pm

    padre,

    nuk ka topçi qe te mos e dije ku eshte Fekeni. Kujto nje ortek qe ka rene e ka bere namin e zi me cuna te rinj.

  74. lola thotë:

    4 July 2007 @ 8:36 pm

    Mua me duket se nuk i ve aty ku duhen…

  75. padre thotë:

    4 July 2007 @ 8:38 pm

    une ushtrine e kam bere ne koder lac kishim artileri tokesore.qe vend i bukur zbrisnja ne butell dhe hanja makorana me sheqer ose ne vore per te mare trenin.kalane e prezes e kam shetitur me pellembe.
    tek ne nuk ra ortek po vetem nje termet s vdiq njeri

  76. padre thotë:

    4 July 2007 @ 8:41 pm

    lola
    ik ne pune shakaja nuk duhet te kaloje kufirin me the ne dreke.

  77. emigrant thotë:

    4 July 2007 @ 8:42 pm

    Llukan, shume falemnderit!

    PS po te coi rruga ne Qeparo/Borsh, pyet ku eshte plazhi i Kshirave - gjithnje nese nuk e ke pare.

    Te fala Ronit. Nga ka humb ai, ore! Apo ja ka mbathur nga vendlindja dhe ben plazh…..

  78. lola thotë:

    4 July 2007 @ 8:44 pm

    Ashtu? U preke zotrote eeee? E sheh praaaaaaa? Sigurisht, qe debatet nuk duhet te kthehen ne personale. Une nuk dua ta bej me asnje ketu.
    Ne fakt ne kete moment jam e lire, dhe ndaj po shkruaj.

  79. krasta krau thotë:

    4 July 2007 @ 8:58 pm

    Lola po pret faqet… Shyqyr qe nuk ka vartes si une, se do ja kisha sjelle ne maje te hundes (vonohem shume). Po pse nxeheni, mua me duket fiks tema ku njerezit duhet te bejne shaka dhe te imagjinojne sikur jane ne mal. Arken me birra te burimi i ftohte, me milingonat qe u hane buken, ndersa ata kujtojne se kane zbuluar qe milingonat kishin ngritur furre… qingji ishte per ne darke une jam ne kohen e zhegut dhe gjinkallat s’me lene te fle..

  80. padre thotë:

    4 July 2007 @ 9:04 pm

    lola
    une kur merzitem flas gjuhe te huaja te vetmet deri me sot qe nuk kam folur ne gjuhe te huaj jane femrat.
    me te gjitha kam folur gjuhen qe ju pelqente.
    dhe te gjitha per cudi nje gjuhe flisnin.

  81. lola thotë:

    4 July 2007 @ 9:06 pm

    Krasta, do doja shume te isha tani ne Gryken e Kelcyres. Kam ngrene nje dreke para disa kohesh atje, dhe akoma nuk me ka ikur nga mendja ai mishi i pjekur ne hell. Nuk e ke idene cfare shije. Vend i mrekullueshem ishte

  82. krasta krau thotë:

    4 July 2007 @ 9:12 pm

    Skam qene deri tani… Mish ne hell kam ngrene ne tepelene te uji dhe ne theth, ku vec mishit kishte nje trofte te papare vendase..
    Sidoqofte rovjeni, qe nuk eshte ne asnje harte turistike ishte perle… Te them te drejten as hengra as pata kohe te shoh gjate, po ishte mrekulli. Nje liqen akullnajore rreth 2 mije metra, shtepi si te Hajdi vetem prej druri lendina e pyje pa fund…Me ka ngelur ne mendje te shkoj atje dhe ta perpij ate qengjin, qe lashe heren e pare…nese skeni 4 x 4, ne Gramsh me 5 mije leke te reja ju cojne e ju marrin perseri, te pakten kaq ishte pa u rrit cmimi i nates ketu e dy vjet me pare…

  83. lola thotë:

    4 July 2007 @ 9:14 pm

    Padre, ne dreke u grrice kot me mua. Nuk jam tip qe grricem me te tjeret, por ti e kalove debatin ne personal. Tani me duket se po mundohesh ta kalosh prape ne te njejten linje. Po rri pra, se ishim mire…

  84. Ervin BAKU thotë:

    4 July 2007 @ 9:14 pm

    Faleminderit për ftesën Lola. E pranoj me kënaqësi. Apo nuk jam mish-ngrënës i madh… Jam i sigurtë në shijet e tua…

  85. krasta krau thotë:

    4 July 2007 @ 9:16 pm

    Ervin pershendetje, bashke jemi pare 3 vjet me pare, po nuk besoj kujtohesh, une them prano kete oferten e kelcyres…

  86. lola thotë:

    4 July 2007 @ 9:16 pm

    Edhe une jam shume mishngrenese. Jemi te gjithe ne shqiptaret me sa duket…

  87. Ervin BAKU thotë:

    4 July 2007 @ 9:19 pm

    E pranova, madje me shumë kënaqësi. Po ti kush je Krasta Krau?

  88. padre thotë:

    4 July 2007 @ 9:20 pm

    lola
    ik nje here ne erseke dhe zgjidh o pyjet e germenjit ose kozelin .
    tutje ne mal ku behet salepi dhe caji diku ne afersi te kufirit me greqine ka nje cezme qe quhet cezma e gozhdes
    nga qe uji te shpon si gozhda dhe eshte aq i lehte sa nuk ngopesh.
    reth e rotull ka kullota (qaf kazani)dhe plot stane.
    provo te hash nje pershesh me qymesht deleje dhe do e ndjesh se nuk mundesh.
    kosi ka nje shije trendeline(me von e ben salcE) dhe mishi i pjekur ne hell (zanat me vehte) ti hap vrimat e hundes e ti ben sa syte.
    lola ne mal kur te vesh shko me vendalinj dhe shtrihu e shelleru si bejne bagetia ndryshe mos u ngjit fare.mali nuk e pranon luksin e qytetrimit.po nuk u dersive nuk te pranon dhe po vajte me makine te duket i vogel

  89. krasta krau thotë:

    4 July 2007 @ 9:22 pm

    Fatkeq gazetar edhe une, megjithese eshte pune e bukur, jemi takuar te ujvara (ish panorama, nuk punoj me aty)

  90. Ervin BAKU thotë:

    4 July 2007 @ 9:24 pm

    Ke qenë tek Panorama ? Në kohën e lavdishme që e ngritëm Panoramën ?

  91. lola thotë:

    4 July 2007 @ 9:28 pm

    padre, filluan “luften” zorret ketej. Na cove nepsin..

  92. krasta krau thotë:

    4 July 2007 @ 9:28 pm

    Pak me vone…jam shume me i ri ne moshe, por kam perjetuar dite te lavdishme… Bashke kemi shkembyer vetem nje pershendetje, sbesoj me me mban mend edhe une me shume kujtohem nga qe kam ndjekur kronikat ne tv…

  93. Ervin BAKU thotë:

    4 July 2007 @ 9:30 pm

    Kam një memorie elefanti Krasta Krau…

  94. lola thotë:

    4 July 2007 @ 9:30 pm

    Fatkeq gazetar edhe une

    Me shkrive gazit krasta

  95. krasta krau thotë:

    4 July 2007 @ 9:42 pm

    Vazhdoj te besoj se jemi fatkeqe, ne te zinjete (e kronikes) po e po. Po nuk i ndaj edhe te tjeret… Pse nuk hapim nje teme ketu te peshku vetem per te share pronaret e mediave :).
    Nuk me mban mend Ervin jo, une kam qene diku te 21 vjeç dhe sbesoj se jemi prezantuar, por une te njoh nga tv dhe mbaj mend edhe kete rast…

  96. lola thotë:

    4 July 2007 @ 9:45 pm

    Krasta. Kronika?

  97. Ervin BAKU thotë:

    4 July 2007 @ 9:46 pm

    Krasta Krau / Po të jem prezantuar të mbaj mend… Në të kundërt, nuk besoj… Mos thuaj fatkeq… Kemi një profesion të mrekullueshëm dhe shumê të privilegjuar. Tani po iki në shtëpi, duke i uruar të gjithë peshqit të kalojnë një natë të qetë…

  98. krasta krau thotë:

    4 July 2007 @ 9:51 pm

    Naten ervin, fatkeqe thashe…. sigurisht eshte shume i bukur, pavaresisht se nuk e bejme dot ose nuk na lene ta bejme si duhet, ketu qendron fatkeqesia…
    Gaz Kronike lola, nga ajo e zeza sterre, te pakten fillimisht…

  99. lola thotë:

    4 July 2007 @ 9:56 pm

    Nuk e bej dot lidhjen jo, por nejse, se kemi dale komplet nga tema, se pak me siper e alternuam me ato vendet e bukura te Shqiperise sone

  100. krasta krau thotë:

    4 July 2007 @ 10:10 pm

    Ke te drejte… Une po mendoja cduhej te thoja tjeter dhe mu kujtua qe ca kohe me pare udhetova nga Tir ne Sarande… Po meqe ishim te malet mu kujtua ndalesa ne ate qafen mbi Bistrice afer syrit te kalter. Nje nder vendet e pakta ne bote, ku ajrin e kishin zevendesuar aromat, me erdhi shume keq qe nuk mund te rrija me gjate aty…

  101. lola thotë:

    4 July 2007 @ 10:11 pm

    Krasta, ne Sarande? Me kete qe the e bera lidhjen se kush je. Te betohem…

  102. krasta krau thotë:

    4 July 2007 @ 10:23 pm

    bo… ndoshta… ishalla ke pershtypje te mira…Keta miqte e dhermiut te na falin, po une duke qene se nuk kam qene atje, me mbetet vetem tua bej me sy nga vende te tjera… psh dardha.. keni qene, do tju sjell ca foto sapo te mundem. vend i mrekullueshem me njerez te mrekullueshem me uje te mrekullueshem dhe kulture turistike nder me te vjetrat ne ballkan….

  103. Leon thotë:

    4 July 2007 @ 10:31 pm

    lola,
    i gjete shoket per pushimet eee??? ;)
    Te thashe qe nuk ngelesh vetem…. :P
    P.S. Po sikur e kishe qejfin jashte,apo ndrove mendje.. ;)

  104. krasta krau thotë:

    4 July 2007 @ 10:35 pm

    malet dhe uji i ftohte, te bejne mire per te qartesuar idete leon… :)

  105. lola thotë:

    4 July 2007 @ 10:37 pm

    leon, pse, ku e gjen ti se une kam vendosur ti kaloj pushimet ne shqiperi?
    Pastaj, une thjesht kam qejf ti kaloj jashte, por ne vend malor dhe jo bregdetar. Nuk kam thene ndonje vend, megjithese Zvicra ose Austria jane perfekte ne shijet e mija ( deshire kjo, por e di qe nuk kam per te shkuar). Mund mund te vij dhe ne Angli.

  106. lola thotë:

    4 July 2007 @ 10:48 pm

    Po dal te pi noj kafe une. Biseden e vazhdojme neser. Naten te gjitheve

  107. tomi korca thotë:

    4 July 2007 @ 10:57 pm

    Lola 11 e nates ju do te shkoni per kafe dhe eshte mesi i javes???
    Eh jetohet ne shqperi jo shaka. Ne ketu shkon ora 8 ne krevat seneres jemi per pune.

  108. Leon thotë:

    4 July 2007 @ 10:58 pm

    E po te ka faj shejtanja te ka faje… :P
    Po kete te fundit perse e the ti,apo ashtu kote?? :P

  109. Altona thotë:

    4 July 2007 @ 11:12 pm

    Ne ketej na ka marre malli per cike plazh. Ketu tek une sot temperatura ka qene 16 grade dhe shi sa na vdiq fare madje.

    Tomi, ne Shqiperi e shijojne jeten mor vella! Pse, si i di ti ata andej? Ika une tani se neser kam ca pune per te mbaruar. Hajde naten te gjitheve.

  110. krasta krau thotë:

    4 July 2007 @ 11:20 pm

    Lola eshte gazetare…. ne pime me shume kafe se sa hame buke….

  111. chitown thotë:

    5 July 2007 @ 1:39 am

    hajde qeka hap “dating sevice” kjo lola me kte drekun tjeter duket sikur kur te kthehen ne shqiperi do flekan ne mal, shume bukur, mos harroni te na beni ca fotografi.

    Pasanej, o daku mire qe bo pushime ti larte e poshte ne dhermi e ne pogradec e ku e di une tjeter, po mos te te ngeli hatri, nuk me duket shume si realiteti i shqiperise, panvarsisht se kam nja tre vjet pa shkuar. Po prape kjo mundesia per te vjatur ne dhermi me pushime me duket cik si per nje shtrese te popullsise qe i kan mundesit, emigrante, dogana, tatimet, fabrikat, bizneset, edhe mos harrojme deputetet. Prandaj kur te vesh gjera te tilla here tjeter mendo dhe per ata qe nuk mund ti shijojne dot gjith kto bukuri si njerez qe marrin 450 mije leke duke punuar zyrtar, ose si njerez qe jan pa pune.

    Po fotot jan shume te bukura, kot u bere financier, te ishe bere fotograf. Edhe here tjeter na i gergo i cik se na ka morr molli, jo per gjo.

  112. ardiana thotë:

    5 July 2007 @ 2:53 am

    ahhhhhhhh sa me ka marre madhi
    lume si ju qe jeni ne shqiperi

  113. lola thotë:

    5 July 2007 @ 2:21 pm

    Me paskeni pergojuar pasi kam ikur eeeee? Po ju sikur jetoni dhe ne perendim more, dhe na gjykoni nje kafe ne 11 te nates. Po me nje kolege e piva pra, beme pak thashetheme se seriozisht kisha nje jave pa dale. Fundjaven isha ne pune uneeeeeee

  114. Cheney thotë:

    5 July 2007 @ 2:28 pm

    U pagove per ate pune qe bere o lola?

    keputja nga dhermiu ket fundjave e mbyt hidherimin..

  115. lola thotë:

    5 July 2007 @ 2:47 pm

    Njesoj si ditet e tjera cheney

  116. enka thotë:

    5 July 2007 @ 8:19 pm

    lumsi juve:)

  117. krasta krau thotë:

    5 July 2007 @ 8:52 pm

    Merreni shtruar, ca u be dhermiu bathore hehe.. O lola nuk me le ndonje shenje qe me kishe njohur… te isha si ju do e filloja me nje nate ne dajt… edhe birrat jane me afer edhe vendi eshte i bukur. ke shance te gjush qytetin me gur..

  118. krasta krau thotë:

    5 July 2007 @ 9:13 pm

    po gjithmone keshtu eshte, pak pune pak qef.. Arsye pse me pelqen me shume gazetaria eshte pikerisht mundesi per te udhetuar… fakti qe kemi pi kafe dmth qe une e kam numrin tende, apo nuk e kam me…

  119. Blendi thotë:

    5 July 2007 @ 9:57 pm

    Shiko, atyre kafeve qe keni pire bashke, per qejf a per hall, per te rregullu ndonje cift apo thjesht per sport…ketyre kafeve pra, gezojuni shume.

    Jane sendi qe me/na mungon me shume ne ShBA. Jeta ketu eshte “go-go-go”, rruga per ne pune ndonjehere eshte 60km, pasditet jane larg, netet teper te shkurter, mengjesi i neserm mezi pret te “go-go-gojë” dhe ai si tjetri para tij.

    Ato kafet tuaja mes miqsh, qarjet e halleve, barcaletat dhe flirtet e tavolines per mendimin tim jane “terapia” qe i mban shqiptaret te shendetshem psikologjikisht. Jane pikerisht keto kafe qe bejne qe shqipot te mos kene nevoje per te shkuar te psikologu. Ose me mire, eshte mungesa e ketyre kafeve qe i ben te huajt “te shohin nje terapist”.

    Per mua psikologu ku keta shfryen 1 a 2 here ne jave eshte vecse “shok i paguar”, thjesht nje njeri per te “pire nje kafe.” Prandaj kur flisni ju per kafet qe keni pire une ia bej “aaahhhhhhhhhhh” :)

  120. capri thotë:

    7 July 2007 @ 5:09 am

    kur do te me vije edhe mua rradha te shkoj ne dhermi

  121. vlora thotë:

    10 August 2007 @ 10:02 pm

    shumeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee bukur.me pelqen jashte mase.bo.ketu ne migrim nuk shtyhet.ska me bukur se vendi jot.

  122. Vasil Gjika thotë:

    4 September 2007 @ 6:22 am

    foto te bukura…mezi pres te vizitoj vloren time te bukur edhe zonat e saj ne dhermi, vuno, llogara, himare, porto palermo, Rradhime etc…
    Nuk ka si Vlora.

  123. qemal thotë:

    9 December 2007 @ 9:12 pm

    Une jetoj ne Vlore , eshte e vertet qe bregdeti i Vloreseshte i mbrekullushem , por do te behet dhe me i burkur ne teardhmen . Profesjonin qe kam pasqyroj cdo dotete mirat dhe tekeqiat e Vlores dhe te Brgedetit ,te them te drejten me vjen keqe kur flas per te keqiatpor jam i detyuar ti themme qellimper tu bere bregdeti dhe me i bukur ne te ardhmen.Jo ftoj te gjithve tekaloni pushimet ne Vloredhe ne bregdet ,do ta gjenidhe me tebukur .Qemal Biraku Vlore , tel 0682162397

  124. Minushe Shehu thotë:

    22 February 2008 @ 4:33 pm

    une jam vlonjate,lindur dhe rritur ne vlore,por ndodhem me studime ne itali,dhe kur pash fotot e vlores mu mbushen syte me lote,kam 5 muaj qe nuk e shoh dhe me duken 5 shekuj,por do vij per pushime dhe ahhhhhhhhhh mezor e pres ate dite…ciao mina.

  125. Altin Haxhija thotë:

    7 April 2008 @ 8:13 pm

    Si mund ta konfirmij gjithshka e vertet ne gusht isha ne dhrymades sapo hyje ne dhermi ca vila prej druri ne mes te ullive dhe portokalleve njerzit e sjellshem dhe deti i paster,mishin e pjekur qe kam ngrene atje dhe sherbimin qe kam pasur se harroj.
    Faliminderit dhermi e punonjesit e ketij vilagji turistik(padroni u cunte Lorenc)ndiqte direkt punen.

  126. Altin haxhijas thotë:

    7 April 2008 @ 8:32 pm

    Dua te shtoj qe lashTiranen me 15 gusht 35 grad pa korent e pa uji e ne dhermi ne bregdet posht malit gjeta nje ajer te mrekullushem e temperatura 27 grad uji e driita 24 ore plus era detit,nuk po shtoj mo fotot flasin vet,…

  127. Amla thotë:

    5 June 2008 @ 5:17 pm

    Po per bese keni te drejte dhe une kam fatin e mire qe dhe sivjet te kaloj ne dhermi disa dite pushimi.Shume prane detit ne nje ambjent te paster e te rregullt e kryesorja me vend te bollshem parkimi jane dy tre gabina druri qe vapa e gushtit i le pothuajse pa prekur .Mikpritja e vecante ,cmime te arsyeshme per pozicionin ,kalova vjet nje jave super te kendeshme atje .Havana e fameshme eshte vetem 5 minuta me kembe dhe deti shume me prane.Aty ke pista behet nami ,njerez e “kruajtje” boll :)))
    Mos i humbisni keto variante pushimesh do tju ngelen te paharruara.

  128. Amla thotë:

    5 June 2008 @ 5:32 pm

    Hej per pak harrova tju them se aty siper pistes eshte nje ndertese tre kateshe ,ne katin e dyte qe hypa per te kerkuar dhoma (po qe per fat te keq nuk gjeta :((( njoha nje blete rrites , pervec mjaltit qe kishte nje ere rigoni qe te shponte hunden prej tij mora dhe qumesht blete qe kishte veti “mahnitese” si ta them me thejsht ma boni “supermen” te fejushmin .
    E keqja eshte se nuk i jemi shume mirenjohes natyres per sa na ka dhene e per me keq i kthejme kurrizin ,zjari i vjetshem i beri shume dem asaj zone ,Karaburuni u be shkrumb.Kujdes nga injorantet ,e nga keqdashesit (greket) se vendi yne eshte shume i vogel per te pesuar te tilla deme.

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com