Vëllezërit! (tregim i vërtetë)

“Kajni e vrau Abelin. . . “

Nga Bibla

Gjithmonë e kam vrarë mendjen: si është e mundur? Si ka mundësi që vëllai të vrasë vëllanë? . Dhe, shpesh, (nga leximet po se po) në histori vendesh dhe popujsh ndesh me këtë krim: vëllai të vrasë të vëllanë. Motivet e këtij krimi janë të sferave të ndryshme, po sa vlerë kanë këto motive, kur në fund të fundit, kanë vetëm një emërues të përbashkët: krimin. Në Myzeqe, ku më ka rënur koka, edhe sot e kësaj dite, hasë në thëniet proverbiale: “Vëllazëri-ortakëri? ! ” dhe, në tjetrën që është dhe më e ashpër: “Vëllai fukarallëkun (të keqen, në përgjithësi) ta do, por vdekjen s’ta do”. Futur në këso hullish që të prishin drejtjgykimin e mendjes, jam ndodhur shpesh herë. Dhe pjesa ime”fataliste”(po të marrë hua diçka nga Migjeni)e ndërgjejges zë dhe u jep të drejtë këtyre thënieve popullore(zor të jenë veç myzeqare, padyshim?!), dhe ja përse:
* * *
Mes viteve ‘50 të shekullit që iku, kam qenë për verim në një fshat. Nuk dua që ta emërtoj fshatin me emrin e vetë(për arsye etike dhe, po për etikë, po i quaj vëllezërit po me ata emrat: Kajn dhe Abel). Aty, në gosti e sipër, u rrëfye një histori. Në qendër të historisë ishin dy vëllezërit (rronin ende dhe qenë pjesëmarrës në gosti). Pra, i kam parë me sy dhe s’e kishin as për pesë të tronditeshin nga ato ç’tregohej për ta.
Fshati në kohën e historisë që do t’ju tregoj, kishte 20 shtëpi. Fshat i vogël. Që tëgjithë banorët ishin të një gjaku. Në vitet e pasçlirimit deri sa erdhi demokracia, fshati mund të kishte rreth 70 shtëpi dhe, ende, ata, fshatarët e konisderonin njëri-tjetrin gjak(të një gjaku)dhe as jepnin dhe as merrnin tek njëri-tjetri. JO, se shkonin keq. Përkundrazi. Nuk bënin krushqi me njëri-tjetrin.
Ishin vitet e fundit të Luftës së parë Botërore dhe atje, në atë fshatin me 20 shtëpi, hynë austriakët. Kohë e nemces së parë, thoshin pleqtë, se, për ta, si austriak si gjerman, një rracë janë. Dhe për ta dalluar nga këta nemcet që erdhën në kohën e Hitlerit, u thoshin nemcet e parë. Pra, hynë austriakët dhe përmes një terxhymani(përkthyesi)lajmëruan që të gjithë duhet të dorëzonin armët, se, ndryshe, po të mos t’i dorëzonin dhe do t’u gjendeshin armë të fshehura, pa një pa dy, do të pushkatoheshin burrat e fshatit, pa dallim. Dhe shkuan dhe i dorëzuan pushkët. I dorëzuan, thuaj? Nuk ma merr mendja/! U gjet dhe këtu, mes njerëzve të një gjaku, një gjakprishur(kini njohur ju të tillë? ! Se jemi të besës, ore burazer? ! )që shkoi dhe spiunoi. Tha pak a shumë( ama s’u mor vesh kush qe? ! ): -Shikoni, vërtet që dorëzuan nga një pushkë, por kanë të fshehura në hatullat e shtëpive edhe nga dy copë për kokë, po nga një po se po. Ashtu? ! ! ! Një kontroll të befasishëm dhe rezultoi që hafia kish qenë i saktë. I saktë për punë të zeza. Por sa ka shtëpi pa hale, aq ka hane pa njerëz të ligj. I gjetën armët e fshehura dhe, sipas urdhërit, të gjithë meshkujt 18-vjeç e lart mu tek lëmi i fshatit, për t’i pushkatuar. I vunë për ballë gjithë burrat( të gjithë fare fis). Gratë ia filluan kujes. Me ligje! Kë të qanin më parë? ! Pas burrave në këmbë që prisnin ekzekutimin( e ku të falte nemcja? ! )ishte një shkëmb dhe pas tij një greminë që kishe frikë të shikoje ditën. Aq e thellë dhe e frikshme. Përballë, toga e pushkatimit dhe, pakësa më larg, majori austriak. Qe pranverë e vonë dhe dielli sapo kish dalë, sikur dhe dielli donte të ish dëshmitar në këtë ngjarje makabre dhe, pakësa, absurde. Majori austriak, qejfli i madh duhani, nxorri nga xhepi kutinë duhanit dhe filloi të dridhte si terjaqi i thekur një cigare. Toga ishte me komandën”qetësohu” dhe kish humbur vigjelencën. Çasti! A nuk është mbreti i botës? ! Duke përfituar nga kjo amulli, tak dhe dikush nga ata që do pushkatohej, u fsheh si me magji pas shkëmbit. Majori e drodhi, tymosi tërë qejf dhe urdhëroi: -Toga, gati për zjarr! Toga mbushi armët dhe mori nishan/! -Prisni, prisni, -bërtiti Kajni. -Prisni se është fshehur Abeli prapa shkëmbit/! ! ! . Abeli e dëgjoi dhe doli nga vendi ku qe fshehur dhe erdhi pranë burrave: -Ore, Kajn, -i tha, - pse kishe frikë ti se shpëtoja unë dhe do mbaja dhe fëmijtë e tu me bukë. Ja, tek erdha. Shpëtove gjë, zotrote? ! Majori u çudit dhe iu drejtua terxhymanit(përkthyesit): -Ore ç’është ky i çmëndur që vjen vullnetarisht për t’u pushkatuar, se unë do t’i pushkatoj këta njerëz. Dhe terxhymani: -Shkëlqesi, ky që po vjen qe fshehur kur zotëria juaj po dridhte duhanin, por i vëllai qe ai që bërtiti dhe tregoi se ku qe fshehur. -Si, or si? ! ! ! Vëllai? ! ! !
Po. Po. Vëllai është. Pse, -vazhdoi majori, -tregokan këta për njëri-tjetrin? Atëhere unë e anulloj vendimin tim: -Të falen se vrasin njëri-tjetrin këta. Dhe i fali. Dhe jetuan deri mes viteve ‘50 kur unë i njoha që të dy.
* * *
Tek ky tregimi i dytë(po për vëllezërit)doza e mosdashurisë për vëllanë është në një shkallë pak më të lehtë. Por, sidoqoftë, pak ose aspak ndryshon me ngjarjen e parë. Këta dy vëllezër i kam njohur mirë se, pothuaj, jam rritur mes tyre.
I madhi quhej, Petraq, dhe qe zengjin. Kish vënë pasje me djersën e ballit, dhe, kur fukarallëku në prag të viteve’50 të shekullit të kaluar kish vënë fletë, pra, kish zi të madhe buke, ky, Petraqi, shiste. Të shisje në atë kohë do të thoshje se kishe trokitur tek Porta e Zotit, se, sado fëmijë, i mbaj mend mirë ato vite urie. Petraqi kish ekonomi të mbarë. Shtëpinë e kish me tulla(dopjo) dhe dallohej si kali balash në gjithë fshatin. Fëmijë kish gjithë gjithë 5. më i madhi vërsnik me mua. Shtëpinë të mirë, oborrin të thurur për merak dhe, mu pranë shtëpisë, një pus që kishte ujë të ftohtë, aq i nevojshëm për një fshat si yni, krejt i thatë dhe i”mallkuar nga sulltani” për groposjen e spahijve? ! Pranë gardhit të tij, ish dhe vëllai tjetër i Petraqit, Sotiri, një njeri i varfër, por bujar dhe baballëk nga shpirti. Sado që një gardh i ndante, dy vëllezërit dallonin nga njëri-tjetri. Petraqi, ky, nkoqiri, s’para e kish qejf reshperimin me njerëzit. Qe pakësa cigun, por shikonte punën e tij. Pse t’i vijmë anës. Me që i kish ç’i duhej në shtëpi të vetë, as që i bëhej vonë në kishe ti apo jo. As për të vëllanë, domosdo. I vëllai, Sotiri, ndryshe nga vëllai i tij, qe fukara në pikë dhe më ta kish mbushur vathën që thuaj, zotrote, me nja 9 kalamaj. 5 çuna dhe 4 goca. Apo s’ishin të një rrazhge? Vetëm donin të hanin. Sotiri me zi e shtynte jetën. I vetmi lëshim që i kish bërë të vëllait, Petraqi, qe që e lejonte të mbushte ujë për të pirë tek pusi. Për të tjerat? Gjeçim ishalla? ! Bëj rrëke bythës. Se ndaj dhe jemi ndarë. Ti në punën tënde, unë në timen. As të kërkoj, po as më kërko. Por dhe Sotiri e dinte mirë këtë punë. Kish kohë(thuaj më shumë se 15-vjet që mbushte ujë tek pusi i Petraqit! Epo ku të mbytej tjetër një fukara si ai? ! ). Shkuan vite dhe një nga një po rriteshin fëmija e këtij, fukarait, Sotirit. U bënë dhe krahë pune. Po dhe “komprativa” ish ngritur dheky, Sotiri, s’kish ç’të humbte nga”komprativa”. S e ç’do i merrrnin? Nga “komprativa” e pësoi Petraqi që më kish atë goxha ekonomi dhe bagëti që ia muarrën të tëra. E, pra, dalëngadalë Sotiri jo vetëm e mori veten, por vendosi që të bënte shtëpi të re. Tohidho si atë të Petraqit! Një biçim si të asaj. Aha, -i tha, -byrazer erdhi dhe dita ime. Tani, pasi ngriti dhe shtëpinë, thirri pusxhinë e fshatit. Do më hapësh një pus, -i tha Sotiri, -tamëm si të atij matan. Të Petraqit, medemek. -Dëgjo, - i tha pusxhiut, -kur të hasësh në ujë, brrit që poshtë dhe unë do të hedh një 500(të vjetër, domosdo se jemi aty nga viti ‘70? ! ). Dhe pusxhiu, një ditë të bukur, kur bënim zborin fshatçe, shiko se çfarë na tregoi:
Unë punoja për hapjen e pusit. Porosia e Sotirit më nxiste dhe më shumë: 500lekë sa të hasësh në ujë, mbi pazarin e përgjithshëm, sikur nuk ishin pak. Kur hasa në ujë dhe bërtita: -Sotir, hasa në ujë! AI: -Ngjitu lart që të puth buzën. U ngjita. Tak, pas puthjes, një 500lekësh. Mbarova punë atë mbasdite dhe do vazhdoja të nesërmen, deri sa ta sillja në islla pusin. Sotiri i gëzuar, mend hidhte valle dhe, kur mbarova punë, më thotë: (të gjitha këto për pusin janë autentike nga pusxhiu i fshatit në zbor ku ishin si zboristë edhe Petraqi, edhe Sotiri)-Dëgjo, ti rrofsh që ë bëre me uje, por a ia thanë dot pusin Petraqit? ! ! ! Ne ramë përmbys nga kjo e vërtetë që vetëm e bukur nuk qe, por, gjithësesi, të bënte për të qeshur. Por pusxhiu qe qerrata i madh: siç hapte puse, bënte edhe shakatë! I kapur pas kësaj joshjeje, unë, -vazhdoi pusxhiu, -i them: -Do mundohem por do harxh të madh. Ai(Sotiri): -Të del një 500 në ditë? ! Dhe iu futa djallëzish kësaj pune. Po ku mund të arrihej ajo? Pas një jave u dorëzova, mora sipas pazarit dhe ika. Sotiri me Petraqin(të dy vëllezërit mend hëngrëm njëri-tjetrin), por pusxhiu dhe ne s’mbaheshim nga të qeshurit.
OI, - ndërhyri xha Myrtua, - po vëllazëria, çuna, është ortakëri. e kanë thënë të parët. Dikush u mundua të kundërshtojë, por xha Myrtua, si më i moshuar që qe, i dha fund këtij muhabeti: -I vdiq njërit gruaja dhe gjatë ceremonisë së varrimit po qante. I thanë: -Mos qaj se nuk bën. Dhe ai: -Ithonë grua, mor jahu, s’është se qe vëlla. . . Të jetë kështu? ! . . .

Përparim Hysi, 28 gusht 2007
Dërguar për”peshkupauje”më 28 gusht 2007

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

20 Komente

  1. eT thotë:

    30 August 2007 @ 3:59 pm

    shum rrenqethese.

  2. Zana thotë:

    30 August 2007 @ 4:25 pm

    E tmerrshme!!Sado qe je munduar ti japesh nota komike,mesazhi qe sjell eshte i tmerrshem….

  3. Dajoshi thotë:

    30 August 2007 @ 5:34 pm

    Perparim, e ke thurur bukur. Nese vertet kjo eshte 100% e vertete, do thoja qe 2 vellezerit jane thjesht fare apo rrace e keqe dhe austriaku do kish bere mire ti kish hequr qafe se nuk meritojne me shume. Me erdhen zorret ne gryke.

  4. edrus thotë:

    30 August 2007 @ 5:34 pm

    Sa mirë që s’kam vëlla

  5. lule thotë:

    30 August 2007 @ 5:39 pm

    Me keto tregime na bente kuptojme se sa na vlen lekura. Njerez fukarenj dhe shpirtvegjel.Nuk dua ta besoj qe kjo e vertete te jete per gjithe shqiptaret…

  6. Dajoshi thotë:

    30 August 2007 @ 5:47 pm

    lule, te siguroj qe nuk eshte e vertete per gjithe shqiptaret. Une vete nuk kam njohur “vellezer” te tille sado qe ka raste qe kam pare vellezer xheloze per njeri tjetrin. Une vete kam vella dhe leme koken per njeri tjetrin. Vellezerit mund te kene probleme, sherre etj. por te arrijne deri sa ti urojne vdekjen tjetrit eshte masakrim ADN- je. Pas 90 ka patur raste kur vellezerit kane vrare njeri-tjetrin per nje vije uji dhe kjo ka ndodhur ne zona rurale ku edhe shanset qe njeriu te jete perzier me race kafshe jane me te medha.

  7. Perparim Hysi thotë:

    30 August 2007 @ 5:50 pm

    Ju falenderoj per mendimet tuaja dhe,per fat te keq,dua te pohoj se ngjarjet jane 100% reale.Vetem emrat jane te sajuar.

  8. Danieli thotë:

    30 August 2007 @ 6:01 pm

    Perparim te pergezoj per tregimin!
    Nuk mund ti shtoj asgje me teper pervec thenies qe ne Shqiptaret vete e kemi ujdisur.

    Hiqi lopen vellait te pare pa une nuk dua asgje! E dini historine besoj patjeter nuk dua te zgjatem…
    Keshtu jane gatuar Shqiptaret me te futur shoshoqit…….

  9. Leon thotë:

    30 August 2007 @ 6:07 pm

    Mjere ata, qe nuk ja dine vleren vellait te tyre!!

  10. Dajoshi thotë:

    30 August 2007 @ 6:14 pm

    @Perparim, @ Daniel. Atehere pse te mos pranojme qe ne shqiptaret jemi race e keqe dhe meritojme halene ku kemi qene dhe ku jemi zhytur. Ja pra ashiqare arsyeja e vetme qe ne jemi katandisur ne vendin me te varfer te Europes. Besoj nuk ka me arsye te mallkojme greket, serbet etj. per mutsillikun pa kufi.

  11. Danieli thotë:

    30 August 2007 @ 6:35 pm

    Ok Djalosh une nuk po shaj Shqiptaret se Shqiptar jam vete dhe nuk me ka hije dhe lezet te bej keshtu une vetem analizoj gjerat dhe sipas ndodhive dhe ngjarjeve aktuale eshte e vertete qe ne Shqiptaret jemi me teper xheloze per njeri tjetrin sesa per te tjeret. Nese shikojme nje investim apo nje dicka qe te gjithe e pergezojne gjeja e pare qe themi eshte ku i mori apo si ti gjejme ndonje mangesi. Nuk marrim frymezim te bejme nje gje si te tjeret po merremi vetem me llafe prandaj Shqiperia ka ngelur aty ku eshte se jane keto qe thashe me larte.
    Ne Shqiperi politikanet merren me tregeti dhe populli me politike.
    E kam vene re edhe ketu ku jam qe shqiptaret me njeri tjetrin nuk ja mbajne kalin shoshokut por kush e kush te mburret apo ti degjohet zeri me shume.
    Ben nje feste komuniteti Grek dhe c’te shikosh me shume ka Shqiptare sesa vete Greke. Kur mblidhen Shqiptaret per festen e flamurit do kercasi sherri se s’ben a thua do ti marrin vendin Ismail Qemalit.
    Ja per keto po them Djalosh i dashur qe ne Shqiptaret jemi si misrat ne zjarr i nxjerrim syte njeri tjetrit. Kjo ka te beje edhe me kulturen e njerzve dhe ambjentin ku rriten. Shpresoj qe Shqiptaret ta duan dhe respektojne me shume njeri-tjetrin dhe t’ia degjojne me shume fjalen shoshoqit.

  12. emigrant thotë:

    30 August 2007 @ 6:35 pm

    Perparim,
    vellazeri-ortakeri eshte shume e vertete!
    Edhe me bibel, ne rregull je. Nuk besoj qe kesaj punes se vellezerve i duhet dhene ngjyra nacionale.
    Sa per grate e vellezerve nuk e di; por per motrat e grave di nje shprehje qe nuk ta them dot te peshku ;) :D

    “Bëj rrëke bythës” eshte Mega-shprehje; nuk e kisha degjuar kurre! Je i madh!

  13. Dajoshi thotë:

    30 August 2007 @ 6:53 pm

    Daniel, jam Dajosh sadoqe do doja te isha Djalosh, thx. Ti thua se nuk te ka hije te shash shqiptaret, po pse? Une isha dakort me ty, por nuk jam dakort qe per hir te te qenit shiqiptar te mos pranosh te metat apo cmendurite e shqiptareve, ti vete i pohon kur thua jemi si misrat ne zjarr. Kam frike se ne si popull kemi njefare marrosjeje kolektive.

  14. Danieli thotë:

    30 August 2007 @ 7:00 pm

    E vertete dhe as qe e luan topi! Dajosh :)
    Kush te pa mund te jesh edhe Djalosh :) shpirti ngelet fringo i ri nuk pyet per vitet……
    Respekte!!!

  15. Dajoshi thotë:

    30 August 2007 @ 7:12 pm

    Rrofsh. :)

  16. Pjer Thomas thotë:

    30 August 2007 @ 7:33 pm

    Papi, tregimi ishte i bukur dhe i thjeshte, veç une do te shtoja se raste te tilla jane sporadike, nga zona te prapambetura, dhe me nje kulture mizerabel ose me sakte me njerez pa kulture. Xhelozi , une shoh dhe kendej ne perendim, (kuptohet dhe ne shqiptaret jemi xheloz per shum gjera), dhe po te shohesh/psikollogjisesh me vemendje, njerzit gjer dje te urte, sapo u bie ne dore testamenti , pra sa ndahen thelat mbas vdekjes se prinderve, (e kam fjalen per kendej ne perendim), behen apo transformohen ne ujk per vellain e motren.

  17. Etrusk thotë:

    1 September 2007 @ 6:48 am

    Kam pershtypjen se gjithe arsyeja e vertete e kesaj jane nuset. Eshte shume e cuditshme se si nderron njeriu direkt pas marteses. Kam degjuar shpesh justifikime se gjoja hallet e “reja” qe e perfshijne njeriun e bejne te veproje ndryshe por nuk mendoj keshtu.

    Nuset nuset, duhen vra me buke ne goje!!!!!!!!! :D

  18. Bomi thotë:

    1 September 2007 @ 8:03 am

    shume faleminderit Perparim. nje thurje fantastike, dhe nuk eshte dicka e pabesueshme se ne fakt e kemi ne kete shqiptaret qe vetem e vetem ku ta shohim njeri-tjetrin te jete keq, per fat te keq. vellai me vellane! pa u futur me tutje se sa histori te tilla kane ndodhur mes fisit, komshijve bashkefshatareve etj etj.
    ishalla po behemi me mire

  19. adriatik thotë:

    2 September 2007 @ 5:41 pm

    perparim, shume te faleminderit per kete tregim realist dhe te pershkruar bukur me pak nota humori. Mendoj se po te ishte shkruar ndryshe, nuk do te ishte kaq i bukur (per te dy tregimet).

    Doja qe te shprehesha edhe per ate qe eshte a s’ehte plage vetem e jona, e thane se puna e vellezerve nuk eshte ceshtje vetem e shqipatareve, ajo eshte ceshtje e gjithe njerzimiit. Abeli dhe Kaini sigurisht qe nuk ishin shqiptare. Po ta shohim nga ana praktike, vete me ka rastisur qe shprehje sharese sic kemi ne shqiptaret qe “jemi te ligj per njeri tjetrin”, kam degjuar edhe nga ruset, edhe nga serbet, edhe nga italianet, rumunet dhe irlandezet. Menaxheri im me tregonte para disa kohesh: Degjo, adriatik…, a e di ti se ketu ne Irlande vellai ka vrare vellane edhe per nje pellembe toke? Natyrisht muhabeti vazhdoi duke i thene se e di se kam vete femije. Ai nuk e kuptoi shprehjen dhe ja spjegova e tj, etj etj. Gjithe bota eshte keshtu, ku me shume e ku me pak, kjo varet nga edukata, kultura, shteti ligjor, politika e drejtimit e njemije faktore te tjere.. Mendoj se sot per sot ne Shqiperi Abeli dhe Kaini jane ulur kembekryq, prandaj eshte e drejte te kritikojme vehten dhe te crrenjosim ate politike vellavrasese qe po instalohet me te gjithe virulencen e vet nga segmente e financuara greko-serbe.

  20. 23dimension thotë:

    3 September 2007 @ 3:28 am

    Paratë e zhubravitura

    Pas vdekjes së babait, duke patur dhe bekimin e nënës, vëllezërit
    M. vendosën që të ndahen. Secili në shtëpinë e vet, secili në pronën e vet, secili xhepin e vet.
    Për ndarjen e pasurisë së patundshme, si: vreshtat, ullinjtë, arat dhe shtëpitë, gjithçka ishte vendosur nga babai, me testament. Ngelej për t’u ndarë pasuria në para.
    - T’i ndani si vëllezër, të keqen nëna të dyve, - i tha nëna. Me dashuri dhe harmoni, si vëllezër… Keni dalë nga një bark. Ja, nga ky bark.
    U foli nuseve të sillnin raki dhe ndonjë ulli për meze.
    - Për vëllazërinë tuaj! - ngriti gotën nëna. - Ta doni njëri-tjetrin!
    - Për vëllazërinë! - tha vëllai i madh. - Unë do ta pi me fund.
    - Me fund do ta pi dhe unë, - tha i vogli.
    - Për nënën! - tha i madhi. Priti sa e piu i vogli dhe vazhdoi. - Unë do ta pi me fund.
    - Po unë e piva, - foli i vogli.
    - A-a-a! Unë s’të pashë, - ia ktheu tjetri.
    - Do ta pijë ai, do ta pijë, - u hodh nëna.
    Pastaj pinë për fëmijët e secilit. Në fillim për të gjithë, më vonë për çdonjerin. Për çdo shëndet, i vogli e pinte dy herë, sepse i madhi, pasi e shihte që i vogli e kishte zbrazur gotën, e kthente dhe ai duke i thënë: “E piva unë, pije dhe ti!”
    Pas disha shëndeteve të tilla, erdhën dhe paratë. Ishin në një arkë llamarine. Të gjitha në monedhën me vlerën më të madhe.
    - Së pari, të nxjerrim pjesën e nënës, - tha i madhi. - Ajo pastaj le të shkojë me kë të dojë.
    Dhe filloi të ndajë.
    - Një nëna, një ne, një nëna. Një nëna, një ne, një nëna.
    Kështu u hoq pjesa e nënës.
    -Tani të ndajmë tonat, - vazhdoi vëllai i madh, pasi mori frymë thellë. - Një unë, një ti, një unë. Një unë, një ti, një unë.
    Nga mesi i ndarjes, i vogli, duke parë që stiva e vëllait ishte më e madhe se e tija, hapi gojën:
    - Dale…
    Një murmurimë e nuses së vogël solli ndërhyrjen e nënës:
    - Nuse, i pastroni ata peshq e i skuqni!
    - Hajt, për vëllazërinë! - ngriti gotën i madhi, kur i vogli e kishte pirë. - E piva unë, pije dhe ti!
    Dhe vazhdoi ndarjen: “Një unë, një ti, një unë”.
    - Në rregull? - i tha i madhi kur mbaroi.
    - Ku e di unë? Në rregull por… stiva jote… Shiko sa është stiva jote dhe shiko timen… Jotja është e madhe, imja e vogël…
    - Kështu të duket, sepse të miat janë të zhubravitura, - foli i madhi dhe ngriti gotën e rakisë për një mirësi tjetër.
    - Do që t’i ndaj prapë nga e para?
    I mblodhi paratë, i bëri bashkë dhe filloi prapë nga e para:
    - Një unë, një ti, një unë.
    - Pse s’fillon nga unë? - belbëzoi i vogli.
    - A-a-a! Ai është më i madhi. Si do të filloj nga ti? - u hodh e ëma.
    Dhe vazhdoi ndarja si më parë. Kur mbaroi, i madhi e pyeti:
    - Në rregull?
    - Në rregull… në regull, por…
    Dhe duke mos i hequr sytë nga stiva e parave të vëllait, që ishte sa dyfishi i parave të tij, shtoi:
    - S’më dhe dhe mua ca para të zhubravitura?

    (C) Ll. K. 1994

    Tregimi eshte i bazuar ne ndodhi te vertete.

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com