Legalizohen 56 mije ndertime pa leje ne 36 zona ne Tirane

Silvana Sinaj
Gazeta Albania
15 Shtator 2007

Këshilli i Qarkut të Tiranës, në mbledhjen e radhës, shqyrtoi dhe miratoi në unanimitet kufijtë e 36 zonave informale të Qarkut të Tiranës, me një sipërfaqe prej 5803 hektarësh (ha), për t’ia propozuar më pas KRRTRSH-së. Në lidhje me përgatitjen e dokumentacionit tekniko-ligjor të zonave informale, zëvendësdrejtori i ALUIZNI-it, Agim Berisha, u shpreh se, “në kuadër të zbatimit të ligjit ‘Për legalizimin, Urbanizimin dhe Integrimin e Zonave/Ndërtimeve pa leje’, ALUIZNI, në bashkëpunim të ngushtë me njësitë e qeverisjes lokale, ka realizuar një punë voluminoze”. Duke iu referuar numrit të zonave informale në Qarkun e Tiranës, zv/drejtori Berisha tha se ai shkon në 36, nga të cilat 15 i përkasin zonave periferike dhe 21 Bashkisë Tiranë. Numrin më të madh të tyre e ka Bashkia Kamëz, me 5 zona informale. Sipas Agim Berishës, numri total i ndërtimeve të shtrira në një sipërfaqe prej 5803 ha përllogaritet në 56 640 ndërtime, prej të cilave janë vetëdeklaruar 52 335 prej tyre. “Nga miratimi i këtyre kufijve, numri i familjeve përfituese është 56 678, ndërsa ai i banorëve 255 598 veta”, - nënvizoi ing. Berisha.

“Bllokbanimit informal Çollak”
Miratimin e propozimit për caktimin e kufirit të “Bllokbanimit informal Çollak” sipas hartës së pasurisë të emërtuar “Vijat kufizuese të Bllokbanimit informal Çollak, komuna Farkë”, bashkëlidhur këtij vendimi dhe pjesë përbërëse të tij.
Miratimin e të dhënave dhe treguesve kryesorë të këtij “Bllokbanimi informal” si më poshtë:
1 - Shtrirja: Zona kadastrale nr. 1605 e territorit të Komunës Farkë
2 - Kufizimet: Nga veriu me Bashkinë Tiranë, nga jugu me Farkë e Vogël, nga lindja rezervuari i Farkës, nga perëndimi me përroin e Sanatoriumit
3 - Sipërfaqja gjithsej 206 hektarë
4 - Numri total i parcelave ndërtimore është 280
5 - Numri total i deklarimeve 280
6 - Tokë në pronësi private 28.5 hektarë
7 - Koeficienti i shfrytëzimit 35%

Njësia Bashkiake Nr. 7
Miratimin e propozimit për caktimin e kufirit të “Vendbanimit informal” sipas hartës së pasurisë të emërtuar “Vijat kufizuese të vendbanimit informal”, të Njësisë Bashkiake numër 7.
Miratimin e të dhënave dhe treguesve kryesorë të këtij “Vendbanimi informal” si më poshtë:
1 - Shtrirja: Ndodhet në perëndim të qytetit të Tiranës me popullsi prej 4303 banorësh. Kjo njësi ndahet në dy zona, në pjesën e vjetër të qytetit, që shtrihet në të dyja anët e Rrugës së Kavajës dhe brenda Unazës (rruga “Muhamet Gjollesha”, edhe në pjesën që shtrihet përgjatë Lumit të Lanës, ish-Fusha e Aviacionit dhe zona e doganës në Rrugën e Durrësit)
2 - Kufizimet: Nga Rruga e Durrësit, bulevardi “Gjergj Fishta”, rruga “Mujo Ulqinaku”, “Skënderbej”.
3 - Sipërfaqja gjithsej 172 hektarë
4 - Numri total i ndërtimeve pa leje 2299
5 - Numri total i deklarimeve 2575
6 - Tokë në pronësi private 3.029 hektarë
7 - Koeficienti i shfrytëzimit 35.4%

Kashar
Miratimin e propozimit për caktimin e kufirit të “Vendbanimit informal zona numër 2”, sipas hartës së pasurisë të emërtuar “Vijat kufizuese të vendbanimit informal numër 2, Komuna Kashar”.
Miratimin e të dhënave dhe treguesve kryesorë të këtij “Vendbanimi informal” si më poshtë:
1 - Shtrirja: Zona kadastrale nr. 3866 fshati Yzberisht dhe nr. 2679 fshati Mëzez Fushë, Mëzez Kodër, nr. 3865 fshati Yrshek, nr. 2119 fshati Katund i Ri.
2 - Kufizimet: Nga veriu me zonën kadastrale 2679, 3866, 3865, 2119, nga jugu me zonën kadastrale 2679, 3866, 3865, 21119, nga lindja me zonën kadastrale 3866 dhe nga perëndimi me zonën kadastrale 2105.
3 - Sipërfaqja gjithsej 131 hektarë
4 - Numri total i parcelave ndërtimore është 648
5 - Numri total i vetëdeklarimeve 648
6 - Tokë në pronësi private 32 hektarë

Njësia Bashkiake Nr. 4

Miratimin e propozimit për caktimin e kufirit të “Vendbanimit informal zona 2”, sipas hartës së pasurisë të emërtuar “Vijat kufizuese të vendbanimit informal zona 2”, Njësia Bashkiake numër 4, bashkëlidhur këtij vendimi dhe pjesë përbërëse e tij.
Miratimin e të dhënave dhe treguesve kryesorë të këtij “Vendbanimi informal zona 2” si më poshtë:
1 - Shtrirja: Zona kadastrale numër 3426
2 - Kufizimet: Nga veriu komuna Babrru-Paskuqan, nga jugu Njësia Bashkiake nr. 3 dhe 8, nga lindja komuna Dajt dhe nga perëndimi Njësia Bashkiake numër 8
3 - Sipërfaqja gjithsej 3.43 hektarë (e zënë sipas vetëdeklarimeve 17.4 hektarë)
4 - Numri total i parcelave ndërtimore është 3502
5 - Numri total i deklarimeve 4303 (3502)
6 - Tokë në pronësi private 24 hektarë
7 - Koeficienti i shfrytëzimit 42%.

Vendbanimi informal në Laknas

Miratimin e propozimit për caktimin e kufirit të “Vendbanimit informal Laknas”
1 - Sipas hartës së pasurisë të emërtuar “Vijat kufizuese të Vendbanimit informal Laknas”, Bashkia Kamëz
2 - Miratimin e të dhënave dhe treguesve kryesorë të këtij ”Vendbanimi informal Laknas” si më poshtë:
1. Shtrirja: Zona kadastrale Nr. 2372
2. Kufizimet: Nga veriu me fshatin Valias dhe Bërxullë nga jugu me Domje dhe Njësia Bashkiake Nr. 11 nga lindja me Lumin e Tiranës, Valias dhe Frutikulturë dhe nga perëndimi me Bërxullë dhe Domje
3. Sipërfaqja gjithsej 402 ha
4. Numri total i parcelave ndërtimore është 1226
5. Numri total i vetëdeklarimeve 1226
6. Tokë në pronësi private 24.57 ha. Publike 88.56 ha
7. Koeficienti i shfrytëzimit është 3.33%

Vendbanimi informal numwr 1, Komuna Prezë

1) Miratimin e propozimit për caktimin e kufirit të “Vendbanimit informal” sipas hartës së pasurisë të emërtuar “Vijat kufizuese të vendbanimit informal Nr.1, Komuna Prezë.
2) 2) Miratimin e të dhënave dhe treguesve kryesorë të këtij “Vendbanimi Informal” si më poshtë:

1. Shtrirja: Zona kadastrale Nr. 1669 fshati Fushë-Prezë dhe 1006 fshati Ahmetaq, 30049 fshati Prezë
2. Kufizimet: Nga veriu me komunën Ndroq, nga jugu me përroin e Shargës, nga lindja me shinat e trenit dhe rrugën nacionale dhe nga perëndimi me kodrat e Pezës.
3. Sipërfaqe, gjithsej 32 ha
4. Numri total i parcelave ndërtimore është 380
5. Numri total i vetëdeklarimeve është 380
6. Tokë në pronësi private 140ha

“Vendbanim Informal, Zona Nr. 3”, i Njësisë Bashkiake Nr. 9

1) Miratimin e propozimit për caktimin e kufirit të “Vendbanimit informal Zona Nr.3” sipas hartës së pasurisë të emërtuar “Vijat kufizuese të vendbanimit informal Zona Nr. 3” të Njësisë Bashkiake Nr. 9.

2) Miratimin e të dhënave dhe treguesve kryesorë të këtij “Vendbanimi informal Zona Nr. 3” si më poshtë:

1. Shtrirja: Zona kadastrale Nr. 8330

2. Kufizimet: Nga veriu me Zonën 1959 dhe 1976 (1 dhe 4), nga jugu me Unazën, nga lindja me zonën 1977 dhe nga perëndimi me rrugën “Don Bosko” dhe zonën 1962 (Njësia 11 dhe zona 2)
3. Sipërfaqja gjithsej 75 ha
4. Numri total i parcelave ndërtimore është 1218
5. Numri total i vetëdeklarimeve është 1218
6. Tokë në pronësi private 8.3 ha
7. Koeficienti i shfrytëzimit 30.05%

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

Komentet janë mbyllur.

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com