Vrasje-vetëvrasje pasioni

Vdesin si Romeo e Zhuljeta
Granit Sokolaj
Gazeta Shqiptare

Unë e ajo në parajsë, nëna e saj që na ndau, ta ndjejë mungesën tonë e të shkojë në ferr”. Këtë ka menduar që në mëngjes herët një “Romeo” nga Elbasani, i cili kishte vendosur që jetës së tij t’i jepte fund për dashurinë. Por, ndryshe nga Romeo i Zhuljetës. Me kobure në brez, 27-vjeçari nga Elbasani, Dritan Tefiku është nisur që t’i thotë përfundimisht “lamtumirë” ish-të fejuarës së tij. Pasi ka hyrë në shkollën ku bënte mësim Gentiana Kllogjeri, 19-vjeçe, e ka nxjerrë atë me armë nga mësimi dhe në korridor ka qëlluar drejt saj me pistoletë. Më pas, me një plumb në kokë i ka dhënë edhe fund jetës. Ndërsa paniku ka zënë të rinjtë e të rejat në shkollën private, të cilët kanë parë në korridor dy viktimat të mbuluara në gjak.
Vrasja
Ka qenë ora 09:15 minuta, kur dera e një klase në katin e dytë të një shkolle private është hapur me forcë. Dikush i ka rënë asaj në shqelm dhe duke ulëritur, i ka drejtuar pistoletën TT pedagogut të lëndës, ndërkohë që u ka bërtitur studentëve të tjerë që të mos lëviznin, në të kundërt do t’i qëllonte. Në sallën ku ndodheshin afro 80 studentë e studente, ai ka hyrë me të ulëritura: “Dilni jashtë, ose ju ekzekutova!”. Ky ka qenë ultimatumi i 27-vjeçarit të papunë, Tefiku. Në këto kushte ka rrëmbyer forcërisht studenten 19-vjeçare duke e nxjerrë në korridor, ndërsa e gjithë salla, nga paniku i krijuar është boshatisur me shpejtësi marramendëse, për të shmangur një tragjedi me përmasa të paimagjinueshme. Në këtë kohë janë dëgjuar edhe krismat, që kanë mbytur në gjak studenten Gentiana Kllogjeri. Ndërkohë një krismë teke, pasi i kishte drejtuar pistoletën vetes, e ka lëshuar në pllakat e gjakosura edhe 27-vjeçarin.
Alarmi
Pak çaste më pas, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur dhe dhjetëra forca policie, të cilët kanë parë vendin e ngjarjes, si dhe kanë nisur drejt morgut dy trupat pa jetë. Ndërsa ankthi e frika e studentëve, kanë bërë që universiteti privat të boshatiset brenda pak sekondave; shumë prej nxënësve si dhe pedagogu i Biologjisë, kanë “përfunduar” në polici. Ata kanë dëshmuar para hetuesve e policëve, atë që ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në klasën dhe korridoret e shkollës së tyre.
Ndërsa dihej kush ishte njëra nga viktimat, për djalin që shkaktoi vrasjen e dyfishtë, nuk dihej asgjë. Policia ka vonuar për gati 2 orë në identifikimin e tij, derisa në vendin e ngjarjes kanë ardhur të afërmit që ishin lajmëruar nga dikush tjetër. Të afërmit kanë njohur menjëherë djalin e tyre, duke i dhënë policisë dhe gjenealitetet e tij.
Shkaku
Megjithëse identifikimi u bë me vonesë, shkaku i kësaj ngjarjeje nuk ka qenë i vështirë për t’u mësuar. Nxënësit, shokët e shoqet e Gentianës nuk dinin asgjë për lidhjen apo fejesën e tyre, madje kanë pohuar se atë djalë nuk e kishin parë kurrë. Por, policia ka gjetur në xhepin e Tefikut një letër, ku motivet ishin mjaft të qarta. “Mezi po pres që të gdhijë e të vijë ora tetë, që të fillojë mësimi. Kam që në agim që jam bërë gati të vras në klasë ish-të fejuarën time dhe veten. Nuk mund të duroj një jetë pa të, vetëm për faj të së ëmës që na ndau të sapofejuar”, - thuhej në një pjesë të letrës, që është gjetur në trupin e autorit të tragjedisë.

~~~~~~~~
“Vajzën e fejuam me armë te koka”

ELBASAN -Dy të rinjtë, Dritan Tefiku e Gentiana Kllogjeri ishin lidhur prej katër vjetësh. Kjo lidhje, një muaj më parë ishte konkretizuar me fejesë. Por pa kaluar shumë ditë, nëna e 19-vjeçares e kishte prishur këtë lidhje. Hamide Kllogjeri kishte bërë një denoncim në policinë lokale të Elbasanit, sikur 27-vjeçari Tefiku, i fejuari i së bijës ishte problematik për familjen e saj dhe kështu ka arritur që ta shpallte të prishur fejesën e vajzës së saj. Megjithëse ekzistonin këto probleme të çiftit, askush në shkollë nuk dinte gjë për lidhjen e 19-vjeçares me një djalë. Madje, as nuk e kishin parë ndonjëherë të shoqëruar me 27-vjeçarin. Gazeta Shqiptare ka mundur t’i shkëpusë disa fjalë nënës së vajzës, e cila nuk ka qenë në gjendje as të tregojë shumë për historinë e çiftit.
Nëna e vajzës, Hamideja ka lindur 3 fëmijë, vajzën e vetme të vrarë dje dhe 2 djem, Arjanin e Fatmirin. Prindërit e tyre janë ndarë prej disa vitesh dhe nëna me fëmijët jetonin vetëm, ndërsa babai, ish-polic i Komisariatit të Elbasanit, jetonte vetëm. E ëma e Gentianës, Hamideja është punonjëse e një lokali dhe bashkë me 2 djemtë e saj mundoheshin të mbanin familjen.

Si e morët vesh ngjarjen?

Më lajmëroi dikush në telefon. Ishte zë vajze dhe më tha që vajza ishte sëmurë e duhej të shkoja te shkolla. Shkova menjëherë dhe sa u afrova, kuptova që diçka kishte ndodhur. Pashë polici, ambulancë, shumë njerëz të mbledhur. Lutesha që të mos i kishte ndodhur gjë sime bije, por… (qan).

Djalit që e vrau, iu gjet një letër në xhep dhe ai ju akuzonte ju për prishjen e fejesës. E vërtetë kjo?

Vajzën, por edhe 2 fëmijët e tjerë i kam rritur me një mijë mundime e halle. Nuk e kam dashur kurrë fejesën e Gentianës me atë djalë.

Pse, përderisa vajza e donte dhe ishte dëshira e saj..?

Ai nuk e meritonte time bijë. Ai arriti ta mbante lidhjen me vajzën time të vetme, vetëm me kërcënime e shantazhe.

Si është e mundur të fejohet me zor, kur ju dhe vajza nuk donit?

Edhe e famshmja fejesë iu imponua vajzës nga kërcënimet me armë. Ai gjithmonë e kërcënonte, madje edhe me armë se, nëse nuk fejoheshin, do ta vriste. Bëmë ç’bëmë dhe për të mos hapur probleme të mëtejshme, ramë dakord që të fejoheshin.

Pse e denoncuat dhëndrin në polici?

Ai sillej keq me time bijë. E fyente, e rrihte. Na kërcënonte edhe ne të tjerëve. Mendova që ishte më mirë të ndaheshin tani, sesa më vonë. Shkova në komisariat, e denoncova dhe policia e shoqëroi. Vajzën e binda se duheshin ndarë, edhe ajo ishte dakord dhe menduam se me kaq mori fund. gr.so

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

18 Komente

  1. EH thotë:

    21 November 2007 @ 5:35 pm

    …Shekspiri sikur skishte shkruar qe Romeo ishte legen….

  2. blete thotë:

    21 November 2007 @ 5:56 pm

    kafshes nuk i ka thene njeri qe parajsa nuk i pranon vetevrasesit?
    elbasani gjithmone vend dhune ka per te mbetur.
    ngushellime familjeve

  3. lule thotë:

    21 November 2007 @ 6:31 pm

    Edhe Dashurine e kemi me dhune pale motivet e tjera…Ec e thuji dashuri ti kesaj.

  4. Koth thotë:

    21 November 2007 @ 6:39 pm

    Po shikoni mer se kur vijne pasojat e armeve sheshit !

    Ca Romeo mer ca Romeo !

    Jane pikerisht ata mer qe me 97 -98 ishin nga 10 -12 vjec. Trauma te pa pame. Ca lesh dashurie mer.

    Jeni ketu apo nuk jeni ?! Ou

  5. bebe thotë:

    21 November 2007 @ 9:28 pm

    …Shekspiri sikur skishte shkruar qe Romeo ishte legen….

    Egzaktesisht!!!

  6. artan thotë:

    21 November 2007 @ 9:49 pm

    Me kobure në brez, 27-vjeçari nga Elbasani, Dritan Tefiku është nisur që t’i thotë përfundimisht “lamtumirë” ish-të fejuarës së tij

    Armembajte pa leje.,

    “Dilni jashtë, ose ju ekzekutova!”. Ky ka qenë ultimatumi i 27-vjeçarit të papunë, Tefiku.

    I papune,i shkalluar-terrorist!

    Ai sillej keq me time bijë. E fyente, e rrihte. Na kërcënonte edhe ne të tjerëve. Mendova që ishte më mirë të ndaheshin tani, sesa më vonë

    Kriminel,dhunues i ndjenjave,violent!

    Ja pse Dritan Tefiku, ishte nje “dashnor” me te meta te theksuara te karakterit dhe psiqik,i semur mendor..qe nuk ka qene ne gjendje te gjykoje,dhe ka marr vendim fatal,pa llogjike,jo i nxitur nga dashuria,por nga idiotsia.Keta lloje “Romeosh” te dashuren,e konsiderojne “placke tregu”lope,qe mund te bejne cte duan,edhe ta vrasin!Fatkeqsi,per vajzen!

  7. Zana thotë:

    22 November 2007 @ 12:06 am

    Le shume per te desheruar asistenca psikologjike ,madje psiqike.ça lesh Romeo…..Dhune ne te gjitha format,violence….

  8. erinda thotë:

    22 November 2007 @ 12:41 am

    Kjo eshte nje ngjarje tragjike, qe shpresojme te mos perseritet, por i bejme thirrje sidomos familjeve qe ti qendrojne me prane femijeve te tyre e te mundohen ti kuptojne ne menyre qe te mos arrijne deri ne kete pike, ku nuk ka me kthim, por vetem dhimbje.
    Me vjen shume keq per jeten e re te vajzes, sepse askush nuk e meriton nje gje te tille, edhe per egoizmin e djalit sepse nese do e kishte dashur aq shume nuk do e kishte vrare. Mund te vriste veten, por jo vajzen.
    Ngushellime…

  9. INA thotë:

    22 November 2007 @ 7:13 am

    C’u prish kjo dynja mor amani, po na shiten cmendurirat per dashuri.

    Une kur lexova titullin tek GSH mendova per nje moment (po per nje moment ama) se ishte vertet ashtu. U kujtova pas 1/100 e sekondes qe isha tek GSH dhe nuk u zhgenjeva qe do gjeja budallalleqe te atij lloji.
    Ai “kokrra e idiotit, plehra” (Cheney, 2007) donte ndonje dru te mire.

    Ngushellime familjes se vajzes!

  10. Cheney thotë:

    22 November 2007 @ 9:15 am

    Shikoni se si e reklamon lajmin Shekulli:”
    Vret te dashuren dhe veten ne klasen e mesimit..

    ‘I lodhur nga pengesat e shumta qe nuk e linin te..’ ”

    Cfare jane keto analiza justifikuese te gazetareve tane amatore?! Kur do mesojne te japin lajmin, te raportojne?!!
    Se kuptoj ku e gjejne fuqine te tallin trapin me raste te tilla..

    U prefshin ne paqe ata te dy..

  11. VLORA PERLE! thotë:

    22 November 2007 @ 10:33 am

    Koth e ka kapur shume sakte :
    “..Jane pikerisht ata mer qe me 97 -98 ishin nga 10 -12 vjec. Trauma te pa pame. Ca lesh dashurie mer…”

    Te armatosesh nje popull, e sidomos kaq te pa ndergjegjesuar, e me mentalitet kaq te ngurte si shqiptaret, eshte krimi me i madh qe mund t’i besh atij!
    Per fat te keq eshte Shqiperi, dhe shkaktaret e kesaj masakre, nuk do te denohen kurre.
    Ne nje vend tjeter me demokraci te vertete, fajtoret dhe armatuesit do te kishin perfunduar me kohe ne karrigen elektrike.
    Por ata jane aty, dhe qeshin e buzeqeshin, e tallen me ate gjendje ku e katandisen vendin! E cuan mbrapa 200 vjet!
    Te gjithe e dime se kush ..
    Une jam pataksur kur kam pare qenie ne Tirane qe vertete femren e konceptonin si lope, dhe mjafton qe ata te kishin deshire te benin dicka, se pastaj forca vendoste per gjithcka.
    Ishte e pabesueshme per mua qe ishte akoma gjalle ky lloj konceptimi, po ja qe ishte gjalle, dhe sot po mbizoteron e po pushton Shqiperine te tere!
    Mjere shqiptaret e civilizuar, qe iu duhet te ikin nga syte kembet, nga ajo shoqeri qe eshte bere si nje fosile e gjalle e neolitit!!

  12. Leon thotë:

    22 November 2007 @ 11:42 am

    “Dy të rinjtë, Dritan Tefiku e Gentiana Kllogjeri ishin lidhur prej katër vjetësh. Kjo lidhje, një muaj më parë ishte konkretizuar me fejesë.”
    —————————————————————–
    D.m.th para 4 vitesh ajo 15 ky 23…
    A nuk quhet krim te “lidhesh” me nje minorene?
    Fajin e ka shteti dhe pike. E ka drejtesia dhe pike.
    Ne asnje vende te botes te zhvilluar nuk lejohet dhe per me teper eshte marrezi te lidhesh me nje femi 15 vjece.
    Edhe budalleqet s’kane te sosur. :(

  13. funplayer thotë:

    22 November 2007 @ 5:02 pm

    Kjo eshte me te vertete fatkeqesi per te gjithe. Thjesht nje tregues tjeter i situates dhe mentalitetit te veshtire shqiptar.

    Me te vertete e dhimbshme…

  14. gjergji thotë:

    22 November 2007 @ 5:08 pm

    EH …ai komenti me shkatarroi!

  15. Zana thotë:

    22 November 2007 @ 5:11 pm

    Vlore nuk rri dot pa polemizuar .por vlonjatshe ama.Pa ai ne Amerike qe terrorizoi universitetin,po ai ne Finlande para nje jave,po ata te dy qe po beheshin gati te benin strage ne Gjermani.Aman par Zotin mos keput keshtu te tharta ,por leri te piqen

  16. erinda thotë:

    22 November 2007 @ 8:39 pm

    Nuk me duket aspak i drejte krahasimi me Romeon, sepse duket si justifikim per nje krim qe nuk falet e jo me ta besh edhe “hero dashurie”. Komentet e mendimet tona per nje gje te tille mund te jene te shumta, por e vetmja arsye per te cilen mund te konceptohet nje akt i tille, eshte qe Dritan Tefiku mund te kete qene me te vertete me te meta mendore. Ndryshe s’ka kuptim!

  17. dori$(el) thotë:

    2 December 2007 @ 9:51 pm

    sa mbrapa jemi ne,ne shekullin e 21 akoma vrasim veten per dashuri.po ky paska qene rast klinik qe duhej pasur parasysh po mesa duket asnje nuk e ka kuptuar dhe ja pasojat.me vjen shume keq per vajzen dhe familjen e saj ,ndersa ai le te digjet ne ferr.

  18. Cajupi_junior thotë:

    2 December 2007 @ 11:07 pm

    Ksaj i thone ” Ti voglio da morire ” !
    Megjithate eshte vertet per te ardhur keq , kur vrasja ne ate shoqeri eshte e vetmja rrugdalje e problemeve shoqerore ! Ajo rini ne Shqiperi ne vend te piqet - digjet, sepse ska kush ta orientoje ! Ne zhdo vend te europes exzistojne politika te tilla Orientimi per rinine, pastaj dhunen ne shqipot e kemi ne gjak ose me mire te themi - instiktin vrases . Presa kohe ne Shqiperi do te mbizoteroj instiktet e kafsherise e nuk do vihet ne perdorime truri arsyeja , ( ku me pare se te diskutoj me tjetrin > i nxjerre armen ) vrasjet do jene te pashmangeshme ne ate vend .

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com