Pse e dua Shqipërinë

gazeta SOT

eralda-itaj.jpgNga Edmond ÇAUSHI - Unë e dua Shqipërinë për atë plakun analfabet, i cili kur e pyetën se kush është më i zgjuar presidenti Bush, Berluskoni, Nano apo Berisha, pasi u mendua tha: Më të zgjuar se unë nuk janë ata?!.

Unë e dua Shqipërinë, për atë që në mëngjes në pritjet që u zhvilluan në Vlorë me rastin e 95 vjetorit të Pavarësisë politikanët tanë ishin bashkë në tribunë, dhe në mbrëmje përfaqësuesit e opozitës nuk morën pjesë për arsye që vetëm ata i dinë?!.

Unë e dua Shqipërinë për atë që tek varrezat e dëshmorëve më 29 nëntor u vunë kurora me lule nga përfaqësuesit e opozitës, dhe që zoti Ndoka vendosi dhe ai lule si kryetar i PDK dhe jo si ministër?!.

Unë e dua Shqipërinë për atë që zoti Topi shkoi për vizitë me rastin e 29 nëntorit në familjet e dëshmorëve të luftës, Qemal StafA dhe Mustafa Gjinishi, dhe tha se po vij për vizitë tek familja e dëshmorit të luftës Qemal Stafa, se Qemal Stafa ishte shumë i ri për t’u indoktrinuar nga idetë komuniste dhe unë vij dhe te shtëpia e mikut tim Veli Stafa?!.

Unë e dua Shqipërinë për atë që ish-prokurori Sollaku në një emision televiziv na foli për takimin e përzemërt që kishte pasur me Xhozin?!

Unë e dua Shqipërinë për nja dy-tre ministra që kur hyn zoti Berisha në sallën e mbledhjeve të qeveris, lëvizin pak nga vendi me një buzëqeshje gjysmë të fshehtë, kurse të tjerët ulin kokat mbi shkresat që kanë përpara?!.

Unë e dua Shqipërinë për atë që zëvendësministri i Brendshëm në ceremonialin zyrtar të mbajtur në Vlorë për 95-vjetorin e Pavarësisë ishte para kryetarit të Opozitës?!.

Unë e dua Shqipërinë për atë që institucionet ndërkombëtare mendojnë për politikën tonë, e cila më shumë flet sesa punon?!.

Unë e dua Shqipërinë për atë që bashkëbiseduesi me të cilin po zhvillon një bisedë që e konsideron konfidenciale, ta ka regjistruar bisedën dhe e mban për një ditë të keqe për ta përdorur?!.

Unë e dua Shqipërinë për atë që pafytyrësia dhe mosmirënjohja janë kthyer në institucion?!.

Unë e dua Shqipërinë për atë që ka blerë një diplomë në treg të zi dhe na shet leksione për demokracinë dhe ligjin?!.

Unë e dua Shqipërinë për atë që shqiponja në flamurin tone është me dy koka?!.

Unë e dua Shqipërinë për atë që zoti Rama para disa vitesh u shpall Kryebashkiaku më i mirë në botë?!.

Unë e dua Shqipërinë për atë që zoti Topi bëri me rastin e festimeve në Pallatin e Brigadave kur ftoi ish-presidentin komunist zotin Ramiz Alia?!.

Unë e dua Shqipërinë për atë që ka një shkrimtar të përmasave botërore si Ismail Kadare.

Unë e dua Shqipërinë për atë që shkruan Dritëroi, se ne jemi pa brekë e me opinga dhe Berisha thotë që do ndërtojmë central bërthamor?!.

Unë e dua Shqipërinë për atë që po ndërton një rrugë, e cila është me përmasa faraonike krahasuar me këllqet e shtetit tonë?!.

Unë e dua Shqipërinë për atë që shkollat zhvillojnë mësim pasdite, pasi nuk ka ambiente të mjaftueshme?!.

Unë e dua Shqipërinë për atë që ne e dimë se ç’është liria ngaqë dimë se çfarë ishte robëria.

Unë e dua Shqipërinë për atë që një familje në Gramsh në mes të dimrit jeton në një kasolle me fëmijë dhe me pjesëtarë të moshuar dhe të paaftë?!.

Unë e dua Shqipërinë për atë që zoti Rama bën duke shëtitur Shqipërinë edhe pse ka një detyrë të rëndësishme shtetërore si Kryetar i bashkisë së Tiranës?!.

Unë e dua Shqipërinë për atë që është e mbushur me lokale kafene, pluhur dhe gropa?!

Unë e dua Shqipërinë për atë që mendimet tona “të zgjuara”, të cilat mezi presim t’i hedhim ne “letër”, na i ndërpret mungesa e energjisë elektrike?!.

Unë e dua Shqipërinë për atë që fëmijët e mi kur vijnë dritat zihen se kush ta fryjë më parë qiririn për ta fikur?!

Unë e dua Shqipërinë për atë që një shqiptar pasi emigroi në një vend të Bashkimit Europian kërkoi “strehim energjetik”?!

Unë e dua Shqipërinë për atë që ka aq shumë parti, televizione dhe gazeta?!

Unë e dua Shqipërinë për atë që polici i trafikut të shan në shtatëqind breza në mes të bulevardit të madh në Tiranë?!

Unë e dua Shqipërinë për atë që thonë nëpër emisione televizive analistet tanë të nderuar?!.

Unë e dua Shqipërinë për atë që z. Timothy Garton Ash ( profesor i studimeve Europiane në Universitetin e Oksfordit dhe autor i “Botës së Lirë”) thotë se ai e do Europën : “jo me të njëjtën ndjesi që dua familjen time, sigurisht; asgjë nuk krahasohet me të. As edhe me ndjesinë si dua Anglinë, edhe pse në një ditë me shi i afrohet asaj ndjesie. Por ka një ndjesi kuptimplote, sipas së cilës mund të them se e dua Europën, me fjalë të tjera, se jam patriot europian. Historia jonë e re europiane nuk do të prodhojë kurrë atë lloj besnikërish krenare që qe karakteristike për shtetet komb të para-1914-s. Europa e sotme nuk është si ajo, fatmirësisht. Sipërmarrja jonë nuk ka nevojë apo as që e dëshiron atë lloj zjarri emocional. Europianësia mbetet një identitet dytësor, më i ftohtë. Europianëve sot nuk u bëhet thirrje të vdesin për Europën. Shumicës sonë as që i është bërë thirrje të rrojnë për Europën. Tërë ajo që lypset është ta lëmë Europën të rrojë”.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

38 Komente

  1. edrus thotë:

    15 December 2007 @ 5:03 pm

    Unë e dua Shqipërinë për atë që një shqiptar pasi emigroi në një vend të Bashkimit Europian kërkoi “strehim energjetik”?!

    :)

  2. belle_fleur thotë:

    15 December 2007 @ 8:10 pm

    Më të zgjuar se unë nuk janë ata?!. hehehe e forte!

  3. Pjer Thomas thotë:

    15 December 2007 @ 9:22 pm

    Nejse, autori e do Shqiperine per mbresat qe i lene disa ndodhi, pra per shkak te gjendjes emocionale qe i krijohet, por jo thelbin dhe sensin kritik qe duhet te mbaje pikerisht ndaj disa paradokseve ketu.

  4. Dori thotë:

    15 December 2007 @ 9:25 pm

    Hmm, ky artikulli s’ka shumë kuptim për mua, nuk është as sarkazëm i mirë. S’arrij të kuptoj se çfarë qëllimi kishte autori, përveçse shfryrjen e dufit.

  5. kolektiviza thotë:

    15 December 2007 @ 9:42 pm

    si nuk i qenkan fikur dritat pa hedhur ne “leter” kto mendimet e tija “te zgjuara”

  6. Leon thotë:

    15 December 2007 @ 9:48 pm

    “se Qemal Stafa ishte shumë i ri për t’u indoktrinuar nga idetë komuniste dhe unë vij dhe te shtëpia e mikut tim Veli Stafa?!.”
    ——————————————————————-
    Qemal Stafa ishte themeluesi i organizates se rinise komuniste si dhe kryetari i saj.

  7. lumidrin thotë:

    15 December 2007 @ 9:54 pm

    As dy muaj qe paska rene ne dashuri me Shqiperin,keto dashurit e reja pale nuk zgjasin si shume.

  8. Zana thotë:

    15 December 2007 @ 11:42 pm

    Shqiperine e dua se s’kam çajre pa e dasht…

  9. Altin Goxhaj thotë:

    16 December 2007 @ 12:05 am

    Te dduash dhe te mos duash Shqiperine eshte njesoj si te duash ose te mos duash nenen tende. Nuk eshte ceshtje zgjedhjeje. Eshte me shume. Eshte te duash apo te mos duash veten tende.

  10. artan thotë:

    16 December 2007 @ 12:05 am

    Shqiperi me jep nder .
    me dhe emrin Shqipetar
    .

    Kudo qe shkojme ,kete emer te nderuar e kemi me vete ,dhe do ta marim me vete !

  11. Zana thotë:

    16 December 2007 @ 12:15 am

    Jo Altin!Nena eshte tjeter pune.Shqiperia eshte vendi ku kemi lindur.Nocionet duhet te jene te sakta.Nuk e di ne me jep apo jo nder Shqiperia.Mendoj se me shume ia jap une vetes me aksionet e mia.Shqiperia eshte shume e rendesishme per ekuilibrin tone te brendshem.çdo kush ka nevoje te kete rrenje,te dije nga vjen.Keshtu mund te kete ide me te qarta se ku shkon.Pa lot e psheretima e sidomos patetizma.

  12. artan thotë:

    16 December 2007 @ 12:24 am

    Zana ,nder nuk te jep ty ndoshta por emrin “shqiptar ” nuk mund ta mohosh ,te shkosh ku te duash edhe ne hene ..!!

  13. Zana thotë:

    16 December 2007 @ 12:26 am

    Pse polemizon kot Artan!Ku e shikon se kush po mohon asgje?!

  14. Altin Goxhaj thotë:

    16 December 2007 @ 12:34 am

    Arsyeja qe perdora termin “nene” dhe jo “atë”, lidhej me shume me termin MEMEDHE dhe jo ATDHE sepse i jap nje konotacion jo vetem origjine, ne menyre specifike per ata qe lindin dhe te pakten kalojne femijerine ne Shqiperi. Ndersa per ata qe nuk lindin apo nuk kalojne te pakten femijerine ne Shqiperi, fare mire mund te perdoret termi “atë”.
    Arsyeja qe e permend fjalen MEMEDHE ka te beje me identitetin i cili eshte shqiptar dhe nuk eshte ceshtje zgjedhjeje, sepse prindin biologjik nuk e zgjedh dot.
    Qe ta bej me te thjeshte dhe me zbavitese, do t’Ju lutem te shikoni online nje film me metrazh te shkurter te shfaqur ne Tirane ne Festivalin Internacional te Filmit ne Tirane. Filmi quhet Chino dhe tregon se si nje spanjoll kerkon te jete kinez! Por ai eshte spanjoll dhe smund te jete kinez. ketu qendron humori. Shikoje qe te qeshesh pak ne kete adrese: http://www.cantabriavisual.net/festival/?p=118
    Nese nuk te del kerkoje me google search apo ne you tube me keto fjale:
    Chino Rogelio Sastre Rosa

  15. M O Z A thotë:

    16 December 2007 @ 12:40 am

    Arsyeja qe perdora termin “nene” dhe jo “atë”, lidhej me shume

    faktin qe baba nuk dihet me siguri mer :-) :-) hihihih

  16. Tironsi thotë:

    16 December 2007 @ 12:42 am

    Une e dua Shqiperine piksepari sepse kam respekt per veten dhe se dyti sepse ka shume gjera qe me bejne ta dua.

  17. Altin Goxhaj thotë:

    16 December 2007 @ 12:44 am

    Kjo vlen edhe me humor edhe pa humor per ata qe nuk jane shqiptare ne gjak

  18. M O Z A thotë:

    16 December 2007 @ 12:49 am

    Po jo mer jo se e kuptove gabim.
    Une e kisha llafin qi PARTIA asht nana jone :-) Kurse se kush eshte baba sna kane thane gja hala :-)

  19. Altin Goxhaj thotë:

    16 December 2007 @ 12:58 am

    E kuptova mi Moza e kuptova po mu kujtu pse duhet me u quajt nene per shqiptaret.
    Baba osht i huj, ndonji marinar portesh

  20. losttext thotë:

    16 December 2007 @ 1:14 am

    Altino, kjo thenia jote “Te dduash dhe te mos duash Shqiperine eshte njesoj si te duash ose te mos duash nenen tende,” me kujtoi ate episodin ke “Kronike ne Gur” ku Avdo Babaramo diskutonte me pleqte e burrat punet e Shqiperise: “Ke do me shume ti, familjen apo Shqiperine,” e kish pyetur dikush. “Shqiperine, a tu mbyllte,” i pergjigjet Avdua, “ja dole nje nate nga klubi e gjete nje femer e aty pas qoshit e bere femijen dhe familjen bashke. Po Shqiperine e ben dot ne nje nate ke qoshja e lokalit? Jo, as ne njemije net s`e ben dot. Pune Shqiperie, pune te thella. (Kjo ktu do te te pelqeje) Dini ju grate punet e Shqiperise…” :)

  21. Altin Goxhaj thotë:

    16 December 2007 @ 1:32 am

    Respekte per krahasimin me humor :)
    Nuk e mbaja mend kete te Kadareja, e bukur.
    Grate ne kete kuptim e kuptojne kuptimin e kuptuar :)

  22. Pjer Thomas thotë:

    16 December 2007 @ 11:43 am

    :-)

  23. Cajupi_junior thotë:

    16 December 2007 @ 2:17 pm

    Eshte per tu pershendetur shkrimi Filozofik i Edmond Caushit, duke i uruar shume perkushtim ne te tilla shkrime ,per te cilat kane nje kuptim mjaft domethenes per kohen dhe ata qe arrin vertet te kuptojne , duke theksuar njekohesisht me keqardhje se, une , “nuk e dua te tille” larg atij koncepti Komb e Civilizues !

  24. adriatik thotë:

    16 December 2007 @ 9:43 pm

    Lame Kodra

    S’kam çiflik e s’kam pallate,
    S’kam dyqan me kater kate,
    Po e dua Shqiperine
    Per nje stan ne trebeshine,
    Per nje shkarp e per nje gur,
    Per nje gardh e per nje mur,
    Per kasollen mbi Selishte,
    Per dy ara ne Zallishte,
    Per nje lope e per nje gomar,
    Per nje Balo,nje manar.
    Une e dua Shqiperine
    Si bari dhe si fshatar.

    Une e dua Shqiperine,
    Per terfilin mi lendine,
    Per nje vaze gjeraqine,
    Dhe per ujet qe buron
    Nga nje shkem e gurgullon
    Neper lista gjetheshume,
    Edhe zbret perposh ne lume.
    Une e dua Shqiperine
    Per nje lule trendeline,
    Per nje zok qe fluturon,
    Per bilbilin qe kendon
    Ne ato ferra ne ato hije
    Kenge malli e dashurie,
    Kenge shpirti te helmuare.
    Une e dua Shqiperine
    Si poet i dhemshuruare.

    Une e dua Shqiperine
    Qe nga Korca e Vranine,
    Ku del bujku qe me nate
    Me parmende dhe me shate,
    Mbjell e korr me djell,me hene
    Dhe s’ka buke per te ngrene,
    Ku nallbani dhe samarxhiu
    Mjeshtri,kallfa e kallajxhiu,
    Krrusen dite e krrusen nate,
    qe te hane buke thate,
    Ku hamalli neper skela
    Ngarkon hekur dhe varela,
    Kembe zbathur,***** cjerre
    Punon vetem per te tjere.

    Une e dua Shqiperine
    Qe nga Shkupi e Janine,
    Ku nje popull derezi
    Heq e vuan roberi
    Po ka shpirtin luftetar.

    Une e dua Shqiperine
    Si shqiptar e bir shqiptar

  25. emigrant thotë:

    16 December 2007 @ 9:51 pm

    Adriatik, prurje e mire!

    Altin, ke kujtese selektive ti, kam pershtypjen. Qofsha i gabum. Ja vejm bast qe s’e ma mend as ate tjetren nga IK, me ruset qe thane qe sa jeni ju shqiptaret (dmth 28,000 km katror) ne hapim toka te reja ne vit… etj etj etj …. edhe ne fund del qe atdheu, Shqiperia, nuk behet dot me SMT (= stacioni i makinave dhe traktoreve).

    lostT, mos me thuj qe e ma men permenc ate qe shkrujte dhe nuk e ke librin aty afer. Do me xhelozojshe me ket. cheers! :D

  26. Perparim Hysi thotë:

    16 December 2007 @ 10:25 pm

    Shkrimi qe interesant,por “qershiapermbi torte”eshte prurja e Adriatikut me poezine e Lame Kodres,ketij lirku te bukur qe dhe varrin ia mohuan:e lane mu aty ku shkelnin me kembe njerezit kur shkonin ne varreza.Vec kujdesi i poetit te persekutuar,Nuredin Borici(nga Fieri),beri qe ketij poeti dhe politikani t’i ngrihej nje qivur.Respekt te vecante per prurjen tende,Adriatik,dhe,sa per vete,me vjen keq qe librin me poezi te Sejfulla Maleshoves ma moren qysh ne vitin 1958 ne Elbasan.

  27. xixa thotë:

    17 December 2007 @ 1:00 am

    Nuk e di përse e dua Shqipërinë, por e di që jo për arsyet e Edmond Caushit.
    Ndoshta e dua sepse djali im përdor gjithmonë fjalët “Po” dhe “Jo” në shqip, gjatë diskutimeve me shokët e tij të shkollës.
    Ndoshta, pasi kur grindemi me gruan në publik, gjithmonë përdorim gjuhën e nënës.
    Ndoshta, pasi kur shoh vehten në pasqyrë, më duket sikur shoh imazhin e babait tim në Tiranë që më qorton pasi ende nuk e kam marrë në telefon..
    Ndoshta, pasi çdo pemë që çel lule më kujton atë pemën e shtrembër poshtë ballkonit të shtëpisë që mbushte ajrin e majit me aromën e saj..
    Ndoshta..
    Ja përse e dua Shqipërinë!

  28. M O Z A thotë:

    17 December 2007 @ 1:15 am

    Edhe daci mbi cati qe ngrofet ne diell :-)

  29. Altin Goxhaj thotë:

    17 December 2007 @ 1:48 am

    Per Emigrantin:
    Memorien e kam cope cope. Kam vite pa e lexu Kadarene e vjeter, shume vite.

  30. krasta krau thotë:

    17 December 2007 @ 2:01 am

    E du mo vlla ne kaq… pse u dashka me dhone shpjegime… a nuk ju kap noj here fiksimi kshu… “E du ene pike”…:D

    Ps jo per arsyet e lartpermendura sidoqfte… Po ke daci i mozes ene ke kumbulla me lule… dhe ke stani i Lames… aty afer qendroj….

  31. akull-naja thotë:

    17 December 2007 @ 2:05 am

    Ooo, Krasta qenka kthyer me humorin e vet vrastar! E du ene pik! Hahahaha! Bash ashtu është! hahahahahha! Rrofsh, rrofsh, Krastë!:)

  32. losttext thotë:

    17 December 2007 @ 2:32 am

    “lostT, mos me thuj qe e ma men permenc ate qe shkrujte dhe nuk e ke librin aty afer. Do me xhelozojshe me ket. cheers!”

    Xhelozohu, Emo, permenc. :D Biles n`momentin qe shtypa “Dergo Komentin,” m`u kujtu gruja e Avdos, qe i tha “pika qe s`te bie, sa me plak behesh aq me shume te kane rrjedhur” (dicka e tille), por ishte vone…

    Kur pata fatin ta takoj para do vitesh k`tu ne Nju Jork, m`erdhi inot qe nji moment nga kronika ( …rgarita. Emri, fytyra, gjestet e saj, me erdhen ne mendje te pergjysmuara, si buke e gerryer nga minjte), atij vete s`i kujtohej…”Po ku e mbaj mend, tha, e kam shkruar para gjithato vitesh.”

    -Ene mos i bje m`qaf` Altinit, sic e shef `ne vete krijusit s`i kujtohen ca gjona…

  33. losttext thotë:

    17 December 2007 @ 2:34 am

    si mos t`i maj men permenc, Emo, jena rrit me ato shkrime…

  34. xixa thotë:

    17 December 2007 @ 2:42 am

    Ai daci mbi çati s’më kujtohet gjëkund..
    Ishin vetëm ca mace të zgjebosura, të zeza dhe me lara, sidoqoftë pa zot që hynin dhe dilnin në një vrimë që çonte në një bodrum të errët poshtë pallatit, ku asnjeri s’kish mundur të depërtonte.

  35. krasta krau thotë:

    17 December 2007 @ 2:53 am

    Aklli ku je mi dreq… se sme del on line… prape per ctoksikim nga chati ti eeee :D

  36. emigrant thotë:

    17 December 2007 @ 3:09 am

    xixa, cheers!!!! u rock, man!!! :D :D

    o losttext, o shok vujtjesh te bukura!….. artilerist mer, ai boti, ene si i thoshte atij tjetrit, s’eshte koka jote per artileri, por me cin te bisedoj une i ziu…. ;)

    kraste, 8) (kjo supozohet me pas syze si cool, s’di a po del….)

  37. krasta krau thotë:

    17 December 2007 @ 3:26 am

    E….Po del mor burre… vec du syze bore jo dielli une :D Lexo Mozen… Bore ne tirane jo dac ne diell :D

  38. belle_fleur thotë:

    17 December 2007 @ 7:37 am

    E du Shqiperine se me ka dhene emrin me te bukur ne bote: SHQIPTARE!

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com