Fotografi nga e kaluara

Tirana më 1989

Kujtoni (ose më mirë për disa njihni) Shqipërinë e vitit 1989 me disa fotografi nga Flickr. Kam rastisur edhe në një album tjetër të vitit 1988 që tani mund të shihen tek ky album në Picasa (këto fotografi gjendeshin më parë në një album tjetër ku kishte dhe një përshkrim por ajo lidhje është prishur). Nëse keni lidhje tek albume të tjera të Shqipërisë së kaluar vendosini më poshtë.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

72 Komente

  1. shefi kuadrit thotë:

    21 December 2007 @ 12:02 am

    Te bukura fotot. Per te ardhur keq qe me shume gjelberim e pasterti ka pasur atehere se sot.

  2. karmapolitick thotë:

    21 December 2007 @ 12:08 am

    ej shume i bukur ky photoset-i. …faleminderit ….
    Do kthehem serish…duhet vetem te me kulloje ndjesite qe me shkakton Shqiperia e ‘89, avulli i cili syve i vesh nga brenda.

  3. Artian thotë:

    21 December 2007 @ 12:18 am

    Dori te lumte,na kujtove Tiranen, dhe Shqiperine, te paster dhe pa tym ashtu sic ka qene .
    A mundet ne te ardhmen te kemi nje pasterti te tille te qyteteve tona .Te varfer kane qene njerzit edhe atehere !LE TE SHPRESOJME !
    Urime ,sh ,te bukura!

  4. AR31 thotë:

    21 December 2007 @ 12:29 am

    Te bukura fotot, me shkaktuan nje ndjesi te cuditshme, sikur e gjitha kjo ka qene nje enderr, dicka qe ka ndodhur ne nje tjeter vend, te nje tjeter planet.

  5. Ina thotë:

    21 December 2007 @ 12:54 am

    kane te reja gjerat atere me bukur dukeshin

  6. N.Ago thotë:

    21 December 2007 @ 12:55 am

    Të mrekullueshme!!! :)

  7. belle_fleur thotë:

    21 December 2007 @ 1:17 am

    Nostalgji per te shkuaren! Vertet duket qe I perkasin nje realiteti qe ska per tu kthyer me!

  8. akull-naja thotë:

    21 December 2007 @ 1:23 am

    oui, oui, c’était mieux avant… me theks vaudois (homologu i theksit të Librazhdit për shqipen).
    Po dhe unë dikur dukesha më bukur, e ça pastaj…

  9. Dori thotë:

    21 December 2007 @ 1:25 am

    Ajo për të cilën më vjen më shumë keq është se pastërtinë e kemi fare mirë në dorë dhe s’bëjmë gjë. S’na duhet të heqim korrupsionin, s’na duhet të ndërtojmë rrugë, s’na duhet të zhvillojmë turizmin, s’na duhet të gjejmë elektricitet. Thjesht duhet aq ndërgjegje sa mos hedhësh plehra rrugëve. Kuptohet është problemi i grumbullimit dhe i asgjësimit që është më i vështirë, por shumica e papastërtisë vjen nga njerëzit që hedhin plehra ku t’i teket.

  10. AR31 thotë:

    21 December 2007 @ 1:26 am

    “homologu i theksit të Librazhdit për shqipen” hahahaha sa e forte kjo!!!

  11. AR31 thotë:

    21 December 2007 @ 1:33 am

    Po shoh ende ato fotot, me kapi syri ca turiste te huaj, shume e mundur te jene francez, ishin te preferuarit e kohes. Teksa i shoh me kujtohen disa fytyra anonime turistash francez dhe belg qe shoqerova si guide neper Shqiperi veres qe shkoi. E habitshme, kohet ndryshojne, por profili i turistit te huaj qe vjen ne Shqiperi akoma s’ka ndryshuar! Shpresoj qe tregu turistik shqiptar te hapet me gjeresisht, Shqiperia mbetet ende nje mister ne Europe. (sigurisht duhen bere me shume investime)

  12. Ina thotë:

    21 December 2007 @ 1:35 am

    sa qef po te jetoja ne ate kohe … ler te kishte varferi edhe ashtu qe te futnin ne burg po te flisje kunder enverit ….do kisha shume qef te jetoja ne ate kohe

  13. karmapolitick thotë:

    21 December 2007 @ 1:37 am

    …se nuk je jetuar mbase ndaj.

    Ky eshte rreziku i perhershem i kesaj nostalgjie. Nje lloj Sindrome e Stokholmit.

  14. losttext thotë:

    21 December 2007 @ 1:39 am

    ajo foto me ate teten me fshese ne dore (lule eshte ajo e madhe si ombrelle ke thileja e xhaketes?) ta heq trunin fare…

  15. artian thotë:

    21 December 2007 @ 1:45 am

    Prblemi i shqiperise me turizmin eshte ,infrakstruktura uji dritat rruget ,standartet e tyre-dhe nje shtet i besushem ligjor dhe i afte ,dhe me nje nivel standart ,qe ne radhe te pare ,tu jap mundesi shtetasve te vete ,te pasurohen,te edukohen ne baze te ligjit,
    Pastaj te gjithe te tjerat vijne vet !

  16. krasta krau thotë:

    21 December 2007 @ 1:49 am

    ca ke me theksin e librazhdit ti eee :D Jam i indinjum… :P
    Nejse po thoshja interesante fotot i kisha pa ene me pare…
    Ca gjojna sikur nuk kan ndryshu shume ose jane kthy mrapsh…

    psh shatervani ne qender nuk e hudh me ujin perpjete :D
    Ura e gorices eshte po ajo :D

    Ka plot lope dhe dhi ne te gjitha rruget e vendit, por ka gjithashtu ne do benca :D

    Fusha ne gjirokaster aty ka faqa 6 eshte fiks po ajo deri sivjet ne gusht te pakten…
    Ene ura e baçallekut ne shkoder…
    Butritit se ci kane qit ca rrenoja ma shume…dhe a restauru (ishalla jo me beton)
    Pergjithesisht dhe kjo mund te jete demoralizuese per ca :P Shqipnia metet e bukur ani pse e vjete… :D Ene ça…. (per inat te theksit te librazhdit)

  17. Asterion thotë:

    21 December 2007 @ 2:07 am

    Mos u mallëngjeni shumë me ato foto, Shqipëria e 1989-ës ishte oborr burgu. Në çdo dy shqiptarë, tre bënin plane për t’u arratisur.

  18. Blendi thotë:

    21 December 2007 @ 2:19 am

    wow, para se t’i kerkoni Santës nje ‘Time machine’ mos harroni se kjo eshte Shqiperia nga pikeveshtrimi i nje turisti te huaj. :)
    Mesa kujtoj kishte organe shteterore qe kujdeseshin qe turisti te shikonte Shqiperine ashtu sic e projektonte politika e partise imazhin e vendit. E nuk po them se jane figurante ata shqipot atje (te emocionuar ndoshta - te kujdesshem ndaj prezences se alienit-turist), por ne fund u pa se 1989 ishte qetesia para stuhise…

  19. minator thotë:

    21 December 2007 @ 2:22 am

    Eh, ceshte edhe kjo Ostalgjia … te kesh nostalgji per burgun, sic thote Asterioni. Po ja qe ndodh o Asterion, nuk ke cfare t’i besh. Malli i te burgosurit. Largesia (kohore, hapesinore) i mbeshtjell gjerat, sado te trishta te kene qene. Shtoji dhe nje gjenerate qe ve ne pikepyetje demokracine dhe jemi gati per meditime poetike per qytetet socialiste!

    Sigurisht qe ishte paster, po ishte pasterti mizerjeje, ishte pasterti frike. Kishte maksimumi pese makina ne xhiro. Njerezit ishin si te eger. Me shume se nostalgji keto foto sjellin trishtim per nje vend qe ne 1989-en ngjante me vitet 1950. Trishtim per nje zbrazeti te madhe qe vazhdon edhe sot megjithe makinat, ndertimet, veshjet, OJQ-te…

  20. AR31 thotë:

    21 December 2007 @ 2:57 am

    Blendi eshte shume e vertete ajo qe thua ti, se ne ate kohe liri levizje s’kishte. Por dhe sot, agjencite turistike shqiptare nuk i japin shume hapesira turisteve te huaj, por u shesin atyre pamje panoramike (te mira per syrin e aparatit) duke anashkaluar gjendjen reale te Shqiperise (ua them me siguri te plote). Paketat turistike te grupeve te te huajve qe vijne sot ne Shqiperi, nuk kane ndonje ndryshim shume te madh nga ajo e kohes se fotove te 1989 dhe jane te parapergatitura me shume imtesi. Do te shtoja madje, pa bere avokatin e djallit, qe nga “ana fizike”, Shqiperia e 1989 ishte shume shume here me e bukur se sot! Eshte shume e veshtire te shesesh paketa turistike shqiptare ne bote sot. Nga agjencive turistike shqiptare sot behet nje pune kolosale dhe vertet e veshtire!

  21. Perparim Hysi thotë:

    21 December 2007 @ 3:12 am

    Te bukura fotografite dhe na sollen mall dhe nostalgji.U bera te thosha ato vargjet e plakut Bale te Gavril Dares qe kendoi:”Mori bile,bile e Lales/pse me sjell ne mon e shkuar?!”.Pershendetje autorit te fotove!

  22. ujku i zi thotë:

    21 December 2007 @ 3:39 am

    Nga agjencive turistike shqiptare sot behet nje pune kolosale dhe vertet e veshtire!

    AR31, mund te sqarosh me shume per kete sepse me duket shume interesante, nderkohe qe kam pasur pershtypje tjeter?

  23. shefi kuadrit thotë:

    21 December 2007 @ 4:33 am

    Nese ka nostalgji ne keto foto ato jane nostalgji pamore, pra qe kane te bejne me rregullsine, ngjyrat, thjeshtesine, hapesirat e gjera dhe gjelberimin e ambientit, nuk po thote njeri ketu qe na mori malli per kohen e komunizmit aspak. Ne te njejten kohe keto foto te percojne nje imazh me te rafinuar se ai i sotmi.

    Edhe nje vezhgim tjeter….keto foto te perforcojne idene se nje shtet i forte e laton mire e bukur vendin e tij. ishte si ishte komunizmi ai dinte te krijonte ca ambiente minimale, dhe ca hapesira per individin. Sot ne kohen e rrumpalles popullore dhe shteterore cdo individ guximtar gjen nje ambient te lire e ze dhe nuk ka frike nga dora e shtetit, gjen nje peme dhe e pret per dru, e pi birren dhe kanacen e hedh ku ti thote rradakja. kemi pas bere edukate morale me duket dikur…

  24. Dori thotë:

    21 December 2007 @ 5:03 am

    I atij mendimi jam edhe unë shefo. Prandaj i solla lidhjet. S’më bie ndër mend të kem mall apo nostalgji për regjimin komunist (ose më mirë fashist se s’ishte komunist). Dhe kurrsesi nuk do këmbeja lirinë me pastërtinë apo ndonjë “të mirë” tjetër të regjimit.

  25. ujku i zi thotë:

    21 December 2007 @ 5:13 am

    Dje eshte postuar nje shkrim, shume i vlefshem mendoj une, ne blogun e Lubonjes - ne lidhje me nje spektakel “Njeqind Kenget e Shekullit” - qe trajton temen e nostalgjise. Megjithese keto foto ketu jane ne nje kontekst krejt tjeter perseri vlen te vecohet vleresimi i Lubonjes per nevojen e interprtimit te nostalgjise (por jo vetem te saj) me nje sy kritik, ne sensin se cfare perfaqsojne keto vlera (imazhe) ne kontekst historik dhe moral. Paraqitja urbane sa ceshte ne gjendje te tregoje per situaten social-politike po aq mund te behet mashtruese nese nuk lexohet e shoqeruar nga nje interpretim i kontekstit ne menyre te pavarur nga imazhi. Psh. rregulli hapesinor na tregon per nje disiplin dhe rreegullin social por mund te na tregoje gjithashtu te kunderten per nje “represion social”. Eshte shume e rendesishme t’i lexojme sakt sepse ne njelloj menyre ambienti i sotem urban eshte nje vazhdim i atij te djeshmit.

  26. shefi kuadrit thotë:

    21 December 2007 @ 7:00 am

    Keto relativizma pafund te tipit ‘edhe keshtu edhe ashtu’ nuk te cojne askund. Tregon apo nuk tregon represion social rregullsia e ambientit eshte nje teme abstrakte ku cdo pjesmarres do te sillte nje mendim te vetin pa nje emerues te perbashket. Cfare ngelet ne realitet jane keto foto kokforta qe te bejne te mendosh gjate. Termin ‘represion social’ une do ta zevendesoja me ‘represion i ligjit’. Nese ky represion apo trysni ligjore ishte e paperballueshme per individet e asaj kohe faji nuk eshte i shtetit por i vete individeve ndergjegja e ulet qytetare e te cileve e perkthente cdo kerkese qytetarie dhe ligji me shtypje dhe represion.

  27. shefi kuadrit thotë:

    21 December 2007 @ 7:03 am

    ujk..na e sill po s’pertove ate artikullin e Lubonjes ti sulen njehere peshqit ketu si piranha..lol.

  28. minator thotë:

    21 December 2007 @ 8:00 am

    Shefo, nxitohesh kur i perkufizon “relativizma” qasjet e ujkut. Imazhi dhe konteksti nuk jane relativizma; eshte shume e rendesishme se ku dhe si percillen imazhet. Keto foto me shume se “ngjyra, pasterti, rregull” vene ne pah komplekset dhe paragjykimet tona sot. Mesa kam lexuar Lubonjen (jo ne kontekstin e “Kengeve” por te nostalgjise kolektive post-mortem per Teto Ollgen), nuk eshte puna tek cilesia “objektive” e asaj qe ka kaluar (Kane qene parafabrikatet si kuti shkrepse te pastra apo jo? Ishte Violeta Manushi e zonja apo jo?) por tek mbyllja jone e vazhdueshme e perceptimit midis varianteve te ngurta “sot” dhe “atehere.”

    Fotot nuk jane kokeforta “per se” — marredhenia e fotografise me “te verteten” eshte me e komplikuar se perdorimi i imazheve si “fakte.” Per secilin qe i intereson kjo teme por nuk ka shume kohe per te lexuar, blogu i Errol Morris-it ne NYT eshte interesant.

    Ndersa me ate faji ishte “i vete individeve ndergjegja e ulet qytetare e te cileve e perkthente cdo kerkese qytetarie dhe ligji me shtypje dhe represion” nuk di ku te shkoj. Shpresoj ta kem keqkuptuar.

  29. minator thotë:

    21 December 2007 @ 8:01 am

    oops: ok, dhe njehere:

  30. edrus thotë:

    21 December 2007 @ 8:13 am

    Janë disa rubrika simpatike në disa revista këtu në Itali:Si ishte dhe si është?
    Prandaj do të ishte interesante që, fotografët e sotëm të përpiqeshin të fotografonin nga e njëjta pikë panoramën…

  31. Tironsi thotë:

    21 December 2007 @ 11:18 am

    Me duket se imazhet asociohen me rinine dhe prandaj ka nostalgji. Une vete nuk shoh ndonje gje kaq te bukur te keto foto. Rregull e pasterti, po qelbeshin njerezit era djerse. Aman shifini dhe pak miletin qe vjen verdalle. Sot edhe njerezit nga fshatrat me te thella kane pamje me fisnike.

  32. Syribukur thotë:

    21 December 2007 @ 12:05 pm

    Me shume se pamje gjelberimi e rregullsie, keto foto paraqesin ushtarake, parrulla, foto te diktatorit, njerez qe “vullnetarisht” shkonin ne parakalime e manifestime…

    Megjithate ai ishte realiteti. I varfer deri ne dhimbje…

    Keta njerez qe sot s’mbajne pasterti, besoj se ne ate kohe u edukuan :(

    S’me ngjall ndonje ndjenje ky album, megjithese ndokush mund te shohe foto artistike ne te…

  33. ftjkt thotë:

    21 December 2007 @ 12:11 pm

    ajo foto me ate teten me fshese ne dore (lule eshte ajo e madhe si ombrelle ke thileja e xhaketes?) ta heq trunin fare…

    losto, ti duhet te jesh i/e vogel dhe nuk i mbake mend lulet e parakalimeve te 1 Majit (pyet mamin dhe babin se me siguri i mbajne mend). Nje nga ato lule ishte dhe ajo e asaj tetes fshesaxhie… kushedi sa e lumtur do kete qene qe e mori ate lule (sa per sqarim ato ishin lule me nje tip sfungjeri, por qe ne ate kohe ngjanin te papara).
    -
    Fotot te papara! Nostalgjia per kohen e vjeter, nuk do te thote nostalgji per rregjimin e vjeter! Nese ju ju ben pershtypje pastertia mua me ben me shume pershtypje qe neper rruge nuk kishte njerez (numurojini te gjithe njerezit e dale ne ato foto dhe flasim pastaj)…

  34. M O Z A thotë:

    21 December 2007 @ 1:09 pm

    E ca kishin te vecante keto foto pervese qe fotografi ska qene fort i keq?
    Pjesa e peisazheve natyrore apo monumenteve te kultures e njejte ka ngel edhe sot. Shif sot fotot nga ajri te Alket Islamit dhe mrekullohu me shqiperine.
    Pjesa e qyteteve aspak emocionuese, bajate teresisht. Aq me teper komentet per gjasme pastertine.
    Shif fotot e Arben Dukes sot per tiranen dhe te iken truri, thua se pale c’eshte Tirana.

  35. adriatik thotë:

    21 December 2007 @ 1:16 pm

    “Të bukura janë edhe piramidat, por sumat e sklleverve te kohës së faraonëve e dinë se çfarë hoqën”.
    Liria, Drejtesia, Barazia, të gjithe njerzit kapen pas këtyre idealeve të ndritshme për të mbuluar natyren e tyre të fëlliqur dhe hipokrite.
    Prof. Dok. Zhabulan Shallazorja dhe spathinjtë e Tempullit të Templareve.

  36. losttext thotë:

    21 December 2007 @ 1:16 pm

    “losto, ti duhet te jesh i/e vogel dhe nuk i mbake mend lulet e parakalimeve te 1 Majit (pyet mamin dhe babin se me siguri i mbajne mend). Nje nga ato lule ishte dhe ajo e asaj tetes fshesaxhie… kushedi sa e lumtur do kete qene qe e mori ate lule (sa per sqarim ato ishin lule me nje tip sfungjeri, por qe ne ate kohe ngjanin te papara).”

    Hahaha Ftjkt, m`ke shkri fare, gjalle ne bote se me binte ne mend ajo puna e 1 Majit me ato lulet dekorative; tashti m`u kujtuan (s`jom aq i vogel jooo) se kur isha femije, isha ke Pallati i Pioniereve e na nxirrshin cdo 1 maj per parade me kostume popullore. Keto lulet ishin kineze me duket, ngjyra ngjyra, e u dilte boja po ti lagje…

  37. WASU thotë:

    21 December 2007 @ 3:53 pm

    Ujku,

    Me “popular request”, a e sjell paka te artikullin e Lubonjes te lutem? Gjithmone, brenda mundesive..:) ! Jam e interesuar ta lexoj.

  38. Bex thotë:

    21 December 2007 @ 3:55 pm

    Idilike duken keto foto. Ne ne Kosove enderr e kishim ta shohim Shqiperine por qe ishte nje enderr e parealizueshme. Pastertia dhe rregulli mire duken por mos to harrojme se ne kete kohe njerizit kalbeshin neper burgje per nje fjale goje.

    Mua ma merr mendja se Shqiperia sot eshte nje vend shume me i mire dhe inkurajues, perkunder plehrave dhe tymit… Ky tranzicion/zhvillim marramendes ka cmimin e vet por jam i sigurt se plehrat do te pastrohen se shpejti. Ketyre bashkijakeve duhet t’i disciplinoje ajo teta me fshese hehe

  39. ujku i zi thotë:

    21 December 2007 @ 5:13 pm

    Artikull i Lubonjes bashke me disa komente te lexuesve dhe vete Lubonjes.
    ______________________________________________________

    Biznesi banal me nostalgjinë e komunizmit

    Ditën e martë ndoqa me vëmendje emisionin “Tek Keli” ku përballë gazetarit Enkel Demi ishin organizatorët e emisionit “Njëqin këngët e Shekullit”. Vura re se Demi, teksa u drejtonte pyetjet katër organizatorëve të spektaklit, nuk e fshihte shqetësimin që e brente, se shumica e atyre këngëve ishin nga ato të propagandës socrealiste dhe se riciklimi i tyre qe një fenomen që nuk duhej marrë me lehtësinë me të cilën i kishin sjellë ato në skenë regjizori Pandi Laço dhe bashkëpunëtorët e tij. Dhe as dukej i bindur se ato e meritonin titullin bombastik “Këngët e shekullit”. Këtë shqetësim, por shumë më bruto, ma kishte shprehur para disa kohësh një miku im ish i burgosur politik i cili më mori në telefon i revoltuar e më tha: “ore, po çfarë po bëjnë këta kështu! Po me këto këngë janë shpëlarë trutë e miletit, kurse ne aty brenda na kanë torturuar duke na i vënë nga mëngjesi në darkë!”
    Përballë pyetjeve të Demit regjizori Pandi Laço dhe të ftuarit e tjerë aty kërkuan ta shpjegonin, sipas mënyrës së tyre, atë çka kishin bërë. Sipas Laços ata kishin bërë një punë të mirë, sepse kishin ndihmuar të ruheshin këngë që po zhdukeshin. Pra një punë arkivimi mund ta quajmë. “Ashtu siç ruan psh. Galeria e Arteve pikturat dhe skulpturat e realizmit socilist” – tha njëri nga të ftuarit në mbështetje të kësaj ideje. Por kushdo që ka pak mend në kokë e di se nga arkivimi e deri në atë festë të madhe televizive ka një diferencë të madhe. Ato nuk u ritransmetuan ashtu siç ishin të regjistruara, duke u marrë ndoshta në analizë kritike, por u kënduan me patos nga të rinj e të vjetër të riaranzhuara. Po ashtu seria e spektakleve të Laços u raklamua pa rreshtur në TV Klan me tone emfatike. Jo vetëm, por, siç doli nga emisioni, organizatorët i kishin ndryshuar disa pjesë tekstesh që të mos “kërcitnin” ashtu dhe aq: psh. atje ku thuhej “partia” doli se kishin vënë “rinia” dhe nuk kishin përfshirë këngë që i këndoheshin shokut Enver, ndërkohë që ruajtja duhet t’i përfshinte edhe këto. Pra, të thuash se kemi të bëjmë me një punë ruajtjeje e arkivimi është të gënjesh trashë. Por organizatorët nuk vonuan ta përgënjeshtrshtojnë vetë idenë e ruajtjes e arkivimit kur, në përpjekjet për të legjitimuar këndimin e këtyre këngëve, sollën shëmbullin e Bella Ciaos që këndohet në Itali apo këngën e Che Guevarës. Pra, pse të mos i këndojmë ne këto këngë kur në Itali këndohet Bella Ciao dhe në Amerikën Latine apo edhe gjetkë i këndohet komandantit Che Guevara? Shkurt edhe ata nuk e mohuan dot se kemi të bëjmë me një punë riciklimi. Dhe kjo, sipas meje, meriton të anlizohet seriozisht.
    Nuk jam kurrsesi i idesë që këto këngë duhen zhdukur nga dheu, as se nuk duhen dëgjuar. Ato duhen ruajtur e dëgjuar (ashtu siç janë kënduar) sepse ndihmojnë të kuptohet ajo kohë. Ato duhen ruajtur e dëgjuar edhe për arësye të studimit të fazave të ndryshme të asaj kohe, sepse edhe nëpërmjet tyre dallojmë, nëpërmjet ndryshimeve të teksteve dhe të melodive, periudhat e ndryshme të diktaturës dhe të propagandës socrealiste që e ka shoqëruar atë. Ato duhen studiuar edhe nga muzikologë që merren me studime të ndryshme të zhanreve të ndryshme muzikore, po ashtu. Ka shumë arësye, pra, pse ato duhen ruajtur e dëgjuar. Por akti i këndimit, i riarrazhmit i rimarrjes nga këngëtarë të rinj ashtu siç bënë Laço me të tijtë dhe mbiquajtja e tyre “Këngët e shekullit “ më duket një gjë krejt tjetër me të cilën nuk pajtohem kurrsesi. E konsideroj si një fenomen që meriton të shqyrtohet me shumë shqetësim. Le të shtjelloj disa nga argumentet e mija pa pretenduar se mund ta shterroj një fenomen të tillë me të cilin, e përsëris, duhet të merremi shumë serizisht. Së pari, duhet të sqarojmë se ata që këndojnë Bella Caion në Itali identifikohen edhe sot më atë këngë partizane. Edhe gazetari Enzo Biaggi, që vdiq së fundi, kishte lënë amanet që, kur të varrosej, të këndohej Bella Ciao e cila u kënduar nga ata që e shoqëruan në banesën e fundit. Po ashtu edhe ata që këndojnë dhe rikëndojnë këngën e komandantit Che Guevara identifikohen me të sepse besojnë në mitin e revolucionarit që dha jetën për një ideal. Kurse organizatorët tanë nuk na thanë nëse mendojnë se duhet të identifikohemi me ato këngë apo jo. Ose më saktë a identifikohemi ne me ato këngë apo jo. Ose të paktën se kush identifikohet. Kush identifikohet sot me këngën “Shoqet tona ilegale” që dikush tha se është këngë për luftën të cilën ne nuk e kemi hedhur poshtë. Në fakt këngë si ajo apo si kënga “Baballarët” janë këngë që u bënë shumë më vonë, jo në kohën e Luftës, për të rritur edhe më tej kultin e shoqeve (si shoqja Nexhmije) dhe shokëve (si shoku Enver) udhëheqës të partisë që në emrin e Luftës shtypën e çnjerëzuan një popull të tërë për 45 vjet. Prandaj dhe njerëzit, shumica sigurisht, refuzojnë t’i këndojnë e dëgjojnë ashtu sikurse kanë refuzuar t’i këndojnë e dëgjojnë dhe në atë kohë. Ato ishin këngë që u imponoheshin nëpërmjet propagandës. Dhe vetë fakti që ato këngë kanë shoqëruar me tingujt e tyre marrshimin e të dhunshmëve mbi shpinë të popullit shqiptar është një arësye e mjaftueshme për të mos i kënduar. Së dyti, duhet thënë se ato këngë, artistikisht, janë shumica të një shijeje të keqe. Përmbajtja e tyre, qoftë muzikore qoftë ajo e teksteve, ka pak ose aspak të bëjë me ndjenjat e vërteta njerëzore e aq më pak me ndjenjat e shqiptarëve të asaj kohe dhe akoma edhe më pak me muzikën e kohës kur janë krijuar. Po ashtu, duhet thënë se heqja e ndonjë fjale si “parti” apo “Enver” nuk ua ndryshon atyre këtë përmbajtje, as ua heq atë atmosferë të rrejshme festive e optimizmi që kërkonin të ngjallnin tek njerëzit në kuadrin e propagandës trushpëlarëse ndërkohë që realiteti ishte i mjerë. Fakti që një pjese njerëzish i pëlqejnë sepse janë rritur me to dhe i sjellin për asosacion ndërmend kohët kur ato u rrihnin veshin nga mëngjesi deri në darkë, tregon se këta njerëz kanë mbetur me shije të keqe. Por, e përsëris, pjesa më e shëndoshë dhe më me shije e shoqërisë nuk i ka kënduar e dëgjuar ato këngë as nuk ka kërcyer me to në mbrëmjet intime, sepse nuk e gjente veten në to, përkundrazi. Mirëpo sipas organizatorëve spektakli ishte një sukses. Nuk e përjashtoj këtë ndonëse nuk mund të jap gjykimin tim saktësisht sepse, nuk e ndoqa. Kur, duke kaluar nga një stacion në tjetrin, bija në këngët e shekullit nuk qëndroja atje. Por s’mund ta mohoj se mbeta për një çast i mbërthyer me çmerim tek ekrani kur pashë se spektakli u mbyll me këngëtarët tanë të vjetër e të rinj që kënduan, duke ia kaluar rradhën njëri tjetrit, këngën më të dashur të shokut Enver “Për ty Atdhe”. U tha se është kënga e kënduar nga i madhi Mentor Xhemali. Nuk u tha se është kënga më e dashur e diktatorit, një hymn i ideologjisë nacional – komuniste të pushteti të Enver Hoxhës, i cili, gjoja në emër të atdheut që qëndronts si “shkëmb graniti vigan kundër çdo stuhie dhe tufani”, e izoloi dhe e masakroi atë. Dhe fatin e vërtetë të këtij “vigani” e pamë dhe po vazhdojmë ta shohim përditë. Sigurisht me televizionet që i reklamojnë nga mëngjesi në darkë ato këngë edhe mund të kenë sukses, por ky sukses, që shpresoj të mos jetë i madh, megjithatë, është dramatik në çka tregon dhe në pasojat e veta. Sepse ky sukses është shumë i ngjashëm me “suksesin” që ato këngë kanë patur në kohën kur kishim një televizon të vetëm dhe një radio të vetme që jepnin vetëm ato nga mëngjesi deri në darkë për qëllime trushpëlarëse. Ky sukses, pra, është rezultat i një trushplarjeje të një lloji të ri që nuk është vështirë ta identifikosh. E shprehu këtë një nga organizatorët e spektaklit. Kur Demi i pyeti për shitjet e CD me këngët e shekullit ai tha se ato shkonin shumë mirë, por mbi të gjitha shitja shkonte tek më të moshuarit, dmth tek nostallgjikët e asaj kohe, ndonëse edhe të rinjtë, sipas tyre, kishin filluar t’i fusnin në disko. Shkurt, sipas meje, në tërë këtë histori kemi të bëmë me një komercializim banal të nostalgjisë. Né garën tonë për pasurim të disave apo në strapacimin për të mbijetuar të shumicës edhe ato këngë, edhe nostalgjia, shihen thjeshtë si mall tregu që mund të sjellë përfitim. Kemi të bëjmë me një nga shfaqjet më të shëmtuara të asaj që Stiglitz e ka auajtur “fondamentalizmi i tregu”, i fitimit si e vetmja masë dhe peshë e çdo gjëje. Pa dyshim në jetën e njerëzve të asaj kohe ka pasur edhe gëzime familjare edhe shumë ngjarje të gëzuara që ata i kujtojnë me mall. Nuk mund të mohoet se nostalgjia, si fenomen psikologjik, është një diçka shumë komplekse. Ajo nuk mund të na mungojë qoftë edhe kur bëhet fjalë për të kaluara të zeza. Personalisht kam shkruar edhe një ese me titull “Nostalgjia e hidhërimit” ku përpiqem të shpjegoj se njeriu ka nostalgji edhe për vendin më të tmerrshëm ku ka kaluar jetën, burgun, sepse, tek e fundit, edhe aty ka përjetuar emocione. Duket se mbështetur në këtë fenomen kompleks autorët e spektaklit kanë menduar, me mendjelehtësi, riciklimin e këtyre këngëve. Them me mendjelehtësi sepse kanë harruar apo nuk e dinë se njeriu serioz që i kthehet një të kaluare si ajo e diktaturës i kthehet asaj, përveçse me nostalgji, edhe me vështrim kritik edhe me revoltë edhe me ndjenjë dënimi. Madje këto janë dominuese. I kthehet gjithashtu me mendimin që këto t’ia transmetojë rinisë e cila duhet ta njohë atë kohë, për të cilën nuk ka nostalgji asfare sepse nuk e ka jetuar, që të mos përsërisë gabimet e të rriturve. Kurse një nostalgji për atë kohë pa vështrimin kritik ndaj saj, pa ndjenjën e empatisë për viktimat e asaj kohe, pa pendesën dhe pa ndjenjën e vënies së drejtësisë mund ta kenë vetëm pjesa më e keqe e xhelatëve të asaj kohe, ata që kanë mbetur trushpëlarë dhe shpirtharë. Dhe faktkeqësisht mënyra se si këndoheshin ato këngë tregonte se tek ne kanë mbetur shumë trushpëlarë dhe shpirtharë. Nuk mendoj se Laço dhe organizatorët e tjerë ta kenë bërë spektaklin pasi janë kriptokomunistë e ndjejnë simpati për atë kohë dhe xhelatët e saj, as për të rritur numrin e votuesve nostalgjikë të PS-së, por them se zelli nostalgjiko komercial me të cilin u reklamua kjo seri spektaklesh e me të cilin i këndonin këgëtarët ato këngë për mua ishte tronditës sepse më tregonte se sa pak kemi reflektuar për atë kohë duke më bërë, fatkeqèsisht, t’i ndjej të afërt me xhelatët. Por ky fenomen tregon edhe diçka tjetër, edhe më të rëndësishme, si anë tjetër të medaljes së asaj që thashë më lart lidhur me mungesën e reflektimit mbi të kaluarën, apo, ndoshta, bash si rezultat i saj. Ai flet edhe për një boshllëk të madh shpirtëror të kohës tonë, e, në këtë kontekst, edhe për një mungesë të muzikës së vërtetë që duhet t’i përgjigjes kohës sonë. Po të vesh re edhe shumica e muzikës që krijojmë sot në tërësi është shumë banale. Edhe ajo, ashtu si ajo e socrealizmit, nuk bën pjesë në atë muzikë që këndohet e dëgjohet vetmevete nga njerëzit apo në grupe të ngushta intime, pasi nuk u përgjigjet nevojave të tyre shpirtërore. Edhe muzika që prodhojmë sot, si ajo e djeshmja, i drejtohet një shumice injorante duke ua shpëlarë trutë jo më në emër të kooperativizimit, por të fitimit. Kemi të bëjmë me dy ekstreme që puqen. Prandaj do të thoja se kulti i parasë si e vetmja vlerë, si i vetmi statusdhënës që mbretëron në shoqërinë tonë duke e tharë shoqërinë shpirtërisht, paradoksalisht na çon në atë kohë të antiparasë. Komercializimi deri edhe i këngëve të këqija që i shërbenin së keqes vjen ngase nuk prodhojmë dot këngë të mira, të vërteta, pasi jemi aq të varfër në botë shpirtërore të vërtetë. (Korrieri, 16 dhjetor 2009)

    5 Kommentare:
    Selfmaderadio said…
    100 kenget e shekullit eshte nje formule spektakli qe po perdoret nga praktikisht te gjitha televizionet perendimore se fundmi. Eshte nje lloj formule si Big brother, Vallezim me yjet qe na jane bere peshqesh keto kohet e fundit. Keshtu qe, Laco, dhe televizioni ku ai punon, vetem se po ripertypin keto formula e po ju shtrydhin potencialin per sukses: mediatik e komercial.

    Eshte po i njejti Laco (Laco & Laco) qe para pak kohesh vuri ne skene spektaklin e kenges per femije, ne te njejtin televizion, ku femijet viheshin te kendonin kenget e te rriturve, te huaj dhe shqiptare dhe pastaj gjykoheshin nga nje juri te rriturish per cilesine e performances (premisat dhe mentaliteti i riqarkullimi edukohen qysh heret).

    Mendimi kritik? Cudi qe e paska pasur Enkel Demi dhe e paska bere teme te emisionit te tij. Zhvillim pozitiv.

    10:22 PD
    Anonymous said…
    Nuk e di a e lexon Lubonja kete blog, por gjithesesi, me shprese se po, po i shkruaj dicka sepse do te doja nje mendim nga ana e tij.

    Kam lexuar aq shkrime te Lubonjes sa kam patur mundesi dhe kam hasur kudo nje qendrim gjykimi te rrepte (te drejte, per mendimin tim) ndaj diktatures dhe fenomenologjise qe e ka shoqeruar.

    Ai, per shembull, akuzon (me te drejte) shkrimtaret dhe artistet e cdo zhanri qe kane krijuar ne periudhen e diktatures se kane kontribuar fuqishem ne vendosjen dhe mbajtjen e saj ne kembe permes ushqimit te procesit te “trushpelarjes”.

    Por, mendoj une, nuk jane vetem ata qe kane kontribuar ne kete proces.

    Ka edhe plot kategori te tjera, si p.sh., fjala vjen, ekonomistet, te cilet kane aplikuar parimet e ekonomise socialiste, inxhinjeret, qe duke krijuar vepra kane lartesuar rregjimin, mesuesit, qe krahas mesimit te shkrimit e te kendimit u kane percjelle nxenesve (ishte pjese e cdo programi mesimor!!) ne menyre sistematike nocionet e soc-komunizmit, sportistet, qe benin gola, shenonin pike apo arrinin pergjithesisht rezultate per glorifikimin e sistemit tone te mbrapshte (shkembi vigan etj. etj.), e keshtu me rradhe. Madje une mendoj se nje gol i, fjala vjen Ylli Shehut kunder Suedise, apo nje set i fituar ne Ballkaniade nga piket e Ela Tases, apo ndertimi i nje hidrocentrali apo vepre tjeter (pergjegjesi inxhinjeresh e studjuesish), apo puna sistematike e trupes se mesuesve kane qene shume me efikase ne ndertimin e sistemit (nga pikepamja e trushpelajres) sesa veprat e kujtdo shkrimtari/krijuesi.

    Pergjegjesia per ngritjen dhe perpetuimin e sistemit pra, bie mbi nje numer jashtezakonisht te madh qytetaresh Shqiptare, per mendimin tim shumice derrmuese absolute.

    Keta njerez kane shpenzuar nje pjese te mire te jetes se tyre ne ate sistem, brenda te cilit kane punuar, kane krijuar, kane ndertuar, kane urryer e kane dashuruar; me nje fjale brenda te cilit kane jetuar.

    Ky fakt, per mendimin tim, e ben te veshtire “fshirjen”, apo mohimin e vetedijshem dhe teresor te gjithckaje qe ka lidhje me ate periudhe: duke mohuar, denuar ate kohe, keta njerez (miliona njerez!!) duhet te mohojne vetveten; te denojne rende dhjetera vite te jetes se tyre! Nuk pretendoj se e kuptoj si duhet psikologjine njerezore, por mendoj se nje akt i tille kolektiv do te gjeneronte nje ndjenje faji nen peshen e se ciles shoqeria shqiptare nuk do ta kishte te lehte te mbijetonte.

    Prandaj edhe reagimi (ndoshta instinktiv dhe jo i vetedijshem) eshte ai qe eshte.

    Nuk mendoj se ka njeri qe ta mbroje muziken e kohes se diktatures si sistem vlerash (edukative, emancipues, etj. etj.), ashtu sic ndoshta konceptohej ne ate kohe.

    Por shikoj se jane te shumte (ndoshta shumice) ata te cilet, njerezit qe e krijuan ate, autore tekstesh, kompozitore, kengetare, organizatore, e keshtu me rradhe, i nderojne, i respektojne e i vleresojne (pikerisht per vepren e tyre!!)

    2:04 MD
    Fatos Lubonja said…
    Blogun e lexoj herëpashere me interesim të veçantë por nuk kam guxuar të hyj ne debat sepse do të më thithte e do më linte brenda ndërkohë që nuk kam kohë, jam shume i zene. Por ky koment më intereson në mënyrë të veçantë. Me ekstrapolim, po të ndjekësh idenë e anonimit, mund të thuhet se sepse e kanë ditur se çfarë regjimi ishte, ndërkohë që të tjerë mund të thonë se kanë besuar me gjithë zemër se po punojnë për ndërtimin e
    socializmit. Pra nëse shtrohet pyetja a janë edhe të tjerë përgjegjës, pëergjigja ime është “po”. Sejcili në atë të vetën duhet të mendojë për
    përgjegjësitë e tij. Por pyetja mund të shtrohet edhe se cilët janë
    përgjegjësit ktyesorë. Athere nuk mund të mos ndalemi në ato që kanë qenë instrumentet kryesore të diktaturës. Po t’i referohemi Aronit instrumentet kryesore të diktaturës kanë qenë:
    1. Ekzistenca e një partie të vetme që ka monopolin e aktivitetit politik dhe të qeverisjes.
    2. Frymëzimi dhe armatosja e kësaj partie me një ideologji që bëhet e
    vërteta zyrtare e shtetit dhe së cilës i vishet një autoritet absolut.
    3. Përhapja nga shteti e kësaj ideologjie nëpërmjet monopolit të dyfishtë: atë të lavazhit të truve (tërësia e mjeteve të masmedias: radioja, televizioni shtypi drejtohen dhe komandohen nga shteti) dhe nëpërmjet
    mjeteve të forcës.
    4. Shtetëzimi dhe ideologjizimi i ekonomisë.
    5. Terrori policor dhe ideologjik që ushtrohet ndaj çdo gabimi ekonomik dhe ideologjik.

    Pa dyshim përgjegjësit kryesorë janë ata që kanë punuar në këto instrumente dhe jo ata që të shtrënguar nën darën e këtyre instrumenteve kanë vendosur
    të mbijetojnë duke i shërbyer sistemit. Besoj se kategorizmi që bën Aroni e bën të qartë dallimin midis një inxhineri ndërtimi dhe një inxhinieri shpirtrash, siç i quante Gorki shkrimtarët. Nese i pari ka ndertuar pallate te shemtuara i dyti ka ndertuar shpirtra te shemtuara. Por përgjegjësia e shkrimtarit apo artistit bëhet edhe më e rëndë sepse , nëse një inxhiner apo
    mësues mund të thotë se puna e tij është të ndërtojë pallate apo tu mësojë matematikën fëmijëve një shkrimtar apo artist i shekulit XX nuk mund të thotë kurrsesi se puna e tij është t’i këndojë një diktature, përkundrazi
    puna e tij është ta denoncjë atë.
    Fatosi

    10:38 MD
    Anonymous said…
    Edhe unë, ashtu si i zoti i shtëpisë, e lexoj këtë blog por rrallë marrë pjesë në debat. Më është dhënë kjo dhe ndjesia, e pathënë deri tani që shkrova, se këtu më interesojnë vetëm shkrimet e Lubonjës, sesa ç’thonë të tjerët, aq sa edhe për ato pak mesazhe që kam postuar, sikur jam penduar që i kam shkruar.

    Kjo hyrje, si parantezë, ndoshta më vjen edhe nga cilësia e blogjeve shqip, ku në shumicë kanalizohen pasione të vjetra vendore, të cilat vitet e fundit janë mbytur dhe po bëhet gjithnjë e më vështirë të shprehen me emër në media.

    Për këtë shkrim të fundit - përgëzime, Fatos Lubonja - do të thoja se na kujton edhe reagime të tjera të përngjashme të autorit, mbi tejpasionimin e gazetave mbi historikun e liderëve të diktaturës dhe familjeve të tyre këto vite, plus që na ndriçon sepse tanimë e trajton më vete dhe me një përqasje të shkëlqyer.

    Unë do të komentoja dy-tre pika, sepse i mendoj shumë të rëndësishme mbi këtë temë.

    Autori thotë se shumica nuk i kanë dashur këto këngë dikur, por kjo ishte në ditët kur Lubonja ishte i lirë. Mbas burgimit të tij gjërat ndryshuan shumë, sepse ne u manipuluam. Unë nuk dija ndonjë që të mos t’i deshte këto këngë në vitet 80, kur isha adoleshent. Kishte, ekzistonin, por nuk ishin shumica. U tha, ishte trushpëlarja, por ajo ishte më e thellë, më e gjerë. Unë si adoleshent nuk dija këngë të tjera, sepse nuk kisha ku t’i dëgjoja. Shikonim vetëm televizionin shqiptar, madje me grupe, sepse dy-tre shtëpi kishin televizon në një fshat me 200-300 shtëpi.

    Dhe e shënoj këtë sepse vërej këto vite një shmangie të përshkrimit të jetës së fshatit shqiptar, duke iu dhënë jetës qytetare dikur, në një kohë kur, me statistika, fshatarët atëherë ishin shumica e popullsisë së Shqipërisë. Apo jo?
    Kjo ka të bëjë, për tjetër parantezë, edhe pse komplekset e intelektualëve, të cilët luftojnë me të kaluarën dhe nuk duan ta ngasin plagën e kujtesës, nga njëra anë, dhe nuk duan t’i shtojnë biografisë së tyre edhe prejardhjen fshatare, e cila është harruar a korrigjuar.

    Mbrapsht tek tema. Ishte manipulimi mendor, sidomos kur ata që reagonin kundër, kyçeshin brenda. Kur shpengohen ideologët e diktaturës, edhe sot që flasim ashtu sillen. Kujtoni Kadarenë ndaj Qoses: të mbyllet në çmendinë. Kjo nuk është fjalë e vogël që të harrohet, sepse analizon mënyryrën se si u mëkuam ne. Dhe këta ishin edhe ata që na bënë letërsinë, katekizmën dhe moralin.

    I kemi kënduar ato këngë se na kanë pëlqyer atëherë, sepse nuk kishim mundësi të tjera artistike.
    Ky është veshi i njeriut. Do të pëlqejë tinguj brenda morisë së tingujve që dëgjon.

    Manipulimi mendor është një temë e madhe në kulturën shqiptare, dhe është gjynah të mos flitet. Sepse problemi më i madh yni, si grup, është psiksologjik, mbi të gjitha. Nga vjen këmbëngulja e keqe? Nga PPSH-ja, do të thonë shumë. Po, por nga Prapambetja e Popullit Shqiptar, jo nga diktatura e shkuar.

    Nuk na vjen e keqja as vetëm nga politikanët sot, sepse ata kanë nxjerrë këto vite disa ligje që nuk i pranon populli, prandaj dhe ekspozohet shqiptari si i prapambetur. Tek e fundit, edhe ata janë një shtrije e cilësisë sonë si grup. Nga do dalin ndryshe? Prapambetja vjen nga psikologjia e shqiptarit, i cili ka kaluar disa faza të rrezikshme manipulimi.

    Por më i manipuluari ishte vetë diktatori, që të vijonte krimet i shpenguar, jo në improvizim. Unë nuk besoj se Enveri nuk improvizonte kur dëgjonte dhe e pasonte i përlotur banalen “Për ty Atdhe”. Duke studiuar këto vite literaturën e kulteve në politikë e në fe, shquaj se ai arriti në një rrjedhje të atillë, në një çmendje që kishte nevojë për ato këngë e për ato simbole, për të justifikuar edhe kultizimin. “Për ty Atdhe” ishte Himni që i këndonte Enveri Shqipërisë, ndërsa “Enver Hoxha, o tungjatjeta”, ishte himni që i këndonim ne Atdheut.

    Së fundi, komercializimi ka motive komerciale, por shkaku që maskarada tingëllon serioze, është tek manipulimi mendor, ajo që ka lindur dhe nostalgjinë e sotme për diktaturën. Sepse edhe dëgjoj ndonjë grua shqiptare në Toronto të më thotë, “na mori malli për Enverin, do ti, ashtu siç qe”, por unë qesh, sepse nuk ia kam ngenë të merrem me të e t’i them se ku është shkaku i nostalgjisë së saj. Sepse thjesht ajo s’do më kuptojë, dhe, për më keq, mund të bjerë në depresion. Çfarë do t’i mbetet asaj, e cila ka mbarur ujë e dru si mushkë gjithë jetën, nëse i heq edhe ato pak ditë të lumtura që kaloi në aksion, bash duke kënduar ato këngë aq gazmore?

    8:59 PD
    Anonymous said…
    Ndërsa për ndryshimin e fjalëve “të ndyra” në këngët e diktaturës, është kaq folklorike, saqë po e postoj veças.

    Kjo tregon se sa e madhe është vonesa kulturore në Shqipëri, se sa e vështirë është të përtypen jo vetëm teoritë e sotme kulturore, por edhe ajo mendimtari e viteve 1950-1990, e cila nuk na u zbulua në shkollën shiqptare. Nga ta nisësh më parë? Ja përgjigjja më e keqe, nga folklorikët.

    Le ta themi më mirë. Kush e bëri i pari? Kadareja, i cili filloi të ndryshonte librat e tij, duke i shndërruar në palimpsestë. Përse të mos ta bëjnë edhe të tjerët?

    Kjo më kujton Greqinë e viteve 60-70, që nisi ndryshimet e toponimeve turqisht, sllavisht e shqip nëpër male e kodra. Si në Shqipëri atëherë, kur fshati Shën Vasil, pranë meje, u gdhi një ditë Përparim, atje ku ishte dhe burgu.

    Kjo, pasta, do të imitohet nga të gjithë. Më kujtohet kur isha i vogël, dhe më vinin të mëdhenjtë t’ia merrja këngës nëpër dasma. Dilte një nga brenda, hidhte një sy të shquante si kush fëmijë këndonte mirë, të kapte nga dora e të fuste në hodën e burrave pa të pyetur fare të thoshte: “merrja këngës!” Dhe ja një detaj.

    Ishte një nga këngët e mia të preferuara, “Kam qenë sevdalli për këngë/tani nazet më kanë lënë”, e të tjera. Mirëpo kënga vazhdoi, dhe ishte për të kënduar vargu “Hallet e dertet e mia/nuk i di as Perëndia”. Sapo iu afrova fjalës së fundit, u sul xhaxhai, ndjesë pastë, ku ishte ulur tutje, dhe më thirri në vesh: “shoqëria”, që të mos thoshja “perëndia”. Mirëpo unë nuk kisha kohë ta ndryshoja fjalën dhe u ngatërrova dhe ajo ishte gjë e turpshme, që në dasëm të ngatërrohej këngën.

    Pyes sot: përse nuk erdhi më para atij vargu, që unë të kisha kohë ta këndoja siç e deshnin të rriturit. Ai, edhe pse i shpronësuar, e cili madje pak më vonë më vonë ishte i vetmi që votoi kundër në zgjdehje dhe i shkaktoi trazira të mëdha familjes, e bëri ashtu, që të dukej se ai nuk ishte dakord me këngën që thoshte “Perëndia”, sepse ajo fjalë nuk ishte e Partisë.

  40. Idris thotë:

    21 December 2007 @ 8:01 pm

    Sa e vjeter aq dhe e RE. Ja c’bente nje shoqeri e organizuar…HIQTE MORRAT,VRISTE UJQERIT qe HANIN E CQYENIN ,MESONTE TE LEXONIN
    e shkruante ne gjuhen shekullore,sheronte SIFILISIN,e GONARENE nga jo pak pjella kane shpetuar sot…Dhe pafund la gjurme
    TROPOJE, BURREL, LAC, FIER (nga FYER), POLICAN,etj ,etj ,etj….
    Rimekembje madheshtore jo vetem e TIRANES (kete fshat simpatik ) te 45…
    Keto foto nuk jane NOSTALGJI ,jane themele MORALI per NJE KOMB se c’eshte e afte te beje nje shoqeri kur ndergjegjesohet se ATDHEU eshte I SAJ.
    RESPEKT te JASHTEZAKONSHEM per ate BREZ qe la kete MORAL ne VEPRA.
    Dhe patjeter qe “banalja” tek banalet do te bucase si….
    …..ne bucim te topit /timpani veshit…”PER ty ATDHE ”
    Njerez te zhytyr ne kurverine e kohes pa moral qe po shesin vajzat per para,si filosofe te ndritur po perqasin GISH-et si moderne,patjeter nuk gjejne qetesi ne ate TRADITE SHQIPTARE pa kuptuar se ne treg eshte hedhur edhe RAP-i e HIP-HOP-i si variante MUZIKOR AFRIKAN, pa trazuar shpirtrat e vertete te asnje KOMBI….Sa e gjate…sa e thelle…
    Njerzit qe dolen nga shpella “ulurijne:” per se nuk i chuan ne HENE..
    Oh c’ kohe…
    Njerzit qe hanin qurrat se nuk dinin qe DUHESHIN fshire,ankohen perse i mesuan te perdornin shamine……
    Njerezit qe fshinin b…then me gjethe hithrash dhe qe dh…ku ti zinte hera ,ankohen perse ju hoqen gropat septike nga themelet e shpise…..
    Sa e gjate dhe …sa e thelle.

  41. ujku i zi thotë:

    21 December 2007 @ 8:22 pm

    Ja c’bente nje shoqeri e organizuar…HIQTE MORRAT,VRISTE UJQERIT qe HANIN E CQYENIN ,MESONTE TE LEXONIN

    Uroj qe keto fjale t’i kesh per ndonje komb tjeter dhe jo per ate komb qe pretendon te kete statusin e nga me te vjeterve. Sepse do ishte shume e dhimbshme qe te mendosh se “organizimi”, edukimi e lecitja, apo edhe deri fshirja me shami e hundeve filloi per kete komb ne periudhen e lavdishme te pas 45-es. Njih vetveten!

  42. artian thotë:

    21 December 2007 @ 8:27 pm

    Njerezit qe fshinin b…then me gjethe hithrash dhe qe dh…ku ti zinte hera ,ankohen perse ju hoqen gropat septike nga themelet e shpise…..

    Nje korrigjim,
    Tek gjethja,.. te zevendesohet ..,me gjethe fiku ! :) :)

  43. AR31 thotë:

    21 December 2007 @ 8:27 pm

    ujk pershendetje! do desha te beje nje search ne internet mbi nje video te nje ushtari gjerman ne 1944 ne Tirane ne ditet e luftimeve per clirimin e Tiranes. Po te them nje gje: po gjete ndryshimin me te vogel midis Tiranes se atehershme dhe talibaneve te Afganistanit eja dhe me peshtu ne fytyre! te lutem gjeje ate video, do te mundohem te ta gjej dhe te ta dergoj. eshte filmim qe tregon qendren e tiranes, pazarin, rruget, nje dite te zakonshme. Pushtimi osman ne Ujku, na beri te harrojme si fshihen hundet! Diktatura hoxhiste, nje nder te mirat e pakta qe solli ne Shqiperi ishte fakti qe zhduku injorancen mesjetare te trasheguar nga pushtimi osman! ky eshte fakt!

  44. Dori thotë:

    21 December 2007 @ 8:35 pm

    AR31, për këtë e ke fjalën? Ndonëse ke gra të mbuluara, nuk ke si e krahason me Talibanin se ata s’lejonin asnjë grua të pambuluar nga koka në këmbë.

  45. AR31 thotë:

    21 December 2007 @ 8:39 pm

    DORIIIIIIIIIIIIIi shume shume shume faleminderit se e kerkoja kete video. Shume faleminderit!!!!!!!!!!!!! (ah po shihi mire ato grate shihi hehehe me te mbuluara se jane ato s’ka tjeter!!! shihe video dhe njehere!!! faleminderit mik se e kerkoja kete video!

  46. ujku i zi thotë:

    21 December 2007 @ 8:41 pm

    Ar31, me kujtohet kur shkoja neper ato kampet e pionierve i vogel, dhe sa here kthehesha, nena ime e shkret me duhej te lyente koken time, por edhe te tyren, me vajguri per asgje me shume spo me pak por per “morrat” qe ishin me shumice gjithandej. Per te mos folur qe duhet t’i huja edhe nje diete ushqimore pasi isha kthyer i c’perfytyruar nga kampi i pushimit qe me shume dukej si kamp perqendrimi. Dhe kete diete sigurisht prinderit e mi duhet te ma siguronin duke hequr dicka nga pjata e tyre. Nejse, realitetet megjithese quhen te tilla nuk jane vecse subjektive, por sigurisht jo morrat qe i kam pasur mbi koke ne ate kohe. Ato ishin me shume se te vertet. Te pickonin ne cacke te kokes.

  47. Dori thotë:

    21 December 2007 @ 8:41 pm

    AR31, nuk janë të gjitha të mbuluara, pra tregon zgjedhje (jo të grave jam i sigurt, por të burrave). Pastaj është film për propagandë, përzgjedhja e pamjeve është bërë nga gjermanët.

  48. Idris thotë:

    21 December 2007 @ 8:43 pm

    Ke harruar edhe fshirjen e b… me hither …,jo me gjethe FIKU z.ARTIAN, se nuk rritet ne cdo vend fiku…ndersa hithra!!!!!…dhe shpendra…
    …PERSIPER te kane RENE
    …Driten te kane zene….Ne keto kemi lexuar nga deshmitaret e KOHES, ndoshta jane te fshehur ata me VASKA FLORIRI e HALE EVROPI qe diktatura na i ka mbajt te meshehur .
    Dhe “banalet e inercise ” ne te shprehur duhet te paguajne “HARAC” kur permendin te drejten e AUTORIT….Shiko sa poshte ka rene logjika qe edhe nje perle te HYMNIT SHQIPTAR ne INTERPETIM MUZIKOR nga nje ze FAMOZ si M.XHEMALI te digjohet me “krimb veshi” e shihet me “monokel”. E perse ?……..sepse perlotej ENVER HOXHA.
    Po them se ,paska qene shume i madh Enveri, ne se me te vertete prekej e perlotej nga ky Interpetim e kjo Melodi….

  49. Koth thotë:

    21 December 2007 @ 8:49 pm

    Kape Idris dhe perlotu ! :)

    http://www.youtube.com/watch?v=aipJVQLeoHE

    I Madh shume Mentor Xhemali !

  50. Koth thotë:

    21 December 2007 @ 8:52 pm

    Ose http://www.youtube.com/watch?v=sEGJx-XtrI4&feature=related

  51. Koth thotë:

    21 December 2007 @ 8:53 pm

    Ose http://www.youtube.com/watch?v=dSzBypMVpxY&feature=related

  52. WASU thotë:

    21 December 2007 @ 8:53 pm

    O Idriz,

    Po te digjte ajo hithra e shkrete, s’di njeri qe ta perdorte per ate pune. Ndonje gjethe mellage a fiku edhe mbase, megjithese edhe ato te fikut ca si te serta ishin.

  53. artian thotë:

    21 December 2007 @ 8:53 pm

    Shqiptaret ne 45` ishin 9 vete injorant pa shkolle dhe 1 vete i shkolluar !

    Gruaja ishte shume e shtypur dhe analfabete njekohesisht !Terkuza, nje litar per tu ngarkuar me dru,ishte ne paje ,gjithashtu dhe nje fishek ,qe do ta merte ballit ,ne se tradtonte burrin !

    Socializmi pati shume te zeza ,por levizi edhe ca gjera te zeza ,qe i kishte gjetur nga koha e kaluar,shpresojme te mos biem me ne keto te zeza ,pasi kemi nje baze te mire qe brezat na i kane lene !

    Dori na sill pamje edhe nga Shqiperia sot !

  54. Dori thotë:

    21 December 2007 @ 8:57 pm

    Artian, nga shqipëria sot ke sa të duash, të vjetrat janë më interesante se s’ka pasur shumë.

  55. Koth thotë:

    21 December 2007 @ 8:59 pm

    Mentor Xhemali
    O dhëndër ku vete kështu

    http://www.youtube.com/watch?v=RuSATAwxD_c&feature=related

    Zura një bilbil me vesë

    http://www.youtube.com/watch?v=qD0RIOJA33M&feature=related

    Tani ju te paslindurit ne vitet 1975 e mbrapa lodhuni e me gjeni ndonje gje qe mund t`ju afrohet ketyre armiqve te Permetit ! :)

  56. ujku i zi thotë:

    21 December 2007 @ 9:02 pm

    Ar31, ju e dini historine e asaj vidoje se si eshte prodhuar dhe perse eshte prodhuar? Nuk po them me teper se kaq per videon, por sa per Tiranen, te vetmet gje qe i jane shtuar jane shtepite e puntoreve ne periferi , sepse vete dulla vendosi te jetoje aty ku okupatori kishte residencat e veta ne Tirane, dhe thjesht i nderroj emrin dhe e quajti blloku. Pervec unazes, dhe kombinateve ku duhej te punsohej “kllasa” asgje tjeter e qenesishme nuk iu shtua. Ah po harrova, muzeu dhe pallati i kultures ne qender! Per hire te se vertetes me shume fshat e gjeti Zogu Tiranen se komunistet. Por ky popull edhe ashtu sic ishte i shtypur e i vuajtur arriti te ndertoj dicka edhe pa “organizimin” komunist. Nje bulevard u ndertua. Nje stadium u ndertua. Disa godina qe i perdorim edhe sot per Ministri, Kryeministri, Presidence, Universitete jane te asaj kohe te ndertuar nga po ai popull qe ndertoi me vone hidrocentrale apo fabrika. Pra jeta nuk nisi dje i dashur. Kishte njerez qe as emrat nuk u gjenden sot, qe punonin jo vetem per t’i dhene ketij populli shami dore, por shume me teper - dinjitet qe edhe sot ne nuk e kemi krahasuar me ato shtete qe nuk zgjodhen ate lloj “organizimi”.

  57. Ll thotë:

    21 December 2007 @ 9:04 pm

    Artian, ja ca nga Shqiperia sot:

    Per me shume shko ketu

    Idealizmat e shumta jane teprime, ne cilindo drejtim.

  58. artian thotë:

    21 December 2007 @ 9:12 pm

    Dori ,flm e di :)
    Mentori ,mire aty ,ka patur nje ze origjinal dhe te vecante .Nje hisori ,kur shkoi ne Rusi,per nje shkolle Kantoje ,nuk e beri fare se i thane ,ti nuk kenevoje ta ka dheni zoti !Per ty Atdhe eshte nje kenge Lapidar !O se hymni i vertete i SHqiptareve !

  59. shefi kuadrit thotë:

    21 December 2007 @ 11:37 pm

    E lexova me vemendje Lubonjen te cilin te them te drejten e respektoj. Ngela pak i zhgenjyer personalisht pavaresisht se ajo e Lubonjes eshte njera nga perspektivat e gjykimit te kesaj ceshtjes se komunizmit me te gjitha atributet e tij. Eshte ceshjte shume komplekse dhe pikerisht se eshte aq e koklavitur eshte gabim te na ofrohet vetem nje paradigme si paradigma e vertete sic tenton Lubonja. Me mire ti qasemi ne menyre te balancuar ketij mamuthi shumengjyresh 45 vjecar.

    Konkretisht tani…jo cdo vlere e krijuar ne komunizem duhet gjykuar vetem nen prizmin represivo-shtypes qe ishte emblema e sistemit komunist. Komunizmi si sistem ishte psikopatik kryesisht vetem ne rrafshin politik dhe ne kontrollin e pushtetit politik. Si rrathet e ujit qe e humbin kompaktesine ne rethina edhe komunizmi e humbte disi ashpersine dhe kompaktesine e tij ne ceshtje normale ta zeme si gjelberimi, pastertia, kenga, argetimi apo kreativiteti individual. Ka pasur kenge te politizuara? Me kuintale. Po kenge si Lemza e V.Z ishte nje himn rinor i dashurise. Po ashtu kenget e hareshme te Kastriot Gjinit ishin po aq moderne dhe normale sa kenget e rebeleve te viteve 60 neper France e kudo ne Evrope. Edhe ‘per ty atdhe’ nga M.XH nuk sfumohet ne force dhe bukuri vetem sepse i pelqente edhe E.Hoxhes. Asocimi me kohen kur u krijuan nuk i zhvesh teresisht nga vlerat keto kenge. As rruget, as parqet, as shatervanet. Ato mbeten krijime xhenuine te nje kohe brenda se ciles ekzistonte edhe dajaku edhe kreativiteti i pashtershem i shpirtit njerezor qe nuk ka sistem diktatorial qe ta shuaje plotesisht. Eshte gabim te mendohet se legjitimiteti i nje arritjeje apo krijimi sado i arrire qofte kompromentohet ne kredibilitet nepermjet asocimit arbitrar me kontekstin brenda te cilit u krijua.

    Nese ‘Per ty Atdhe’ nuk duhet te pelqehet sepse i pelqente E.Hoxhes atehere perse shkon Lubonja ne Pogradec per pushime? Edhe Pogradeci ishte vendi i preferuar i E.H per pushime. Ndersa kultura franceze dhe frengjishtja ishin dobesi e Enverit. Mos duhet ti largoheni veres franceze dhe Luvrit si murtajes tani?

  60. minator thotë:

    22 December 2007 @ 12:42 am

    Ar31, me kujtohet kur shkoja neper ato kampet e pionierve i vogel, dhe sa here kthehesha, nena ime e shkret me duhej te lyente koken time, por edhe te tyren, me vajguri per asgje me shume spo me pak por per “morrat” qe ishin me shumice gjithandej.

    Ditto, ujku! Ajo diegia me vajguri ishte llahtari. S’dyshoj se dikush mund ta kete marre malli per diegien me vajguri sidoqofte. :)
    Une Lubonjen nuk e lexoj si kritik te Xhemalit, por si nje ftese per te qene me kritike me trushplarjen e madhe shqiptare ne keto vite. Vende si Shqiperia (ashtu si edhe Rusia) ndodhen perpara nje situate idiote: sa me shume e menderosin tranzicionin dhe “demokracine” aq me ndryshe e shohin te kaluren, aq me roze ju duken gjerat nen komunizem. Problemi nuk eshte nese duhen mohuar hidrocentralet, Xhemalsat, apo rruget e pastra (po me cfare do beheshin pis rruget njehere?!).

    Zgjedhja nuk eshte o rruge te pastra/diktature o ndertime pa leje/demokraci. Ky eshte raport fals. Tregon deshperimin tone sot (apo trushpelarjen kolektive) por nuk tregon asgje per te shkuaren opo alternativat reale per cdo moment historik. Nese ne do kishim dicka aktuale per te qene realisht krenar sot per sot me veten, nuk do turreshim tek Xhemali dhe Teto Ollga; por ja qe qenka e veshtire kur ngel provinciale dhe i drejtuar nga nje shtet tribal.

  61. Idris thotë:

    23 December 2007 @ 9:24 am

    Me vajguri perzinin THERIJAT, se morrat ua hoqen kur erdhen nga fshati.
    Po sot qe kane dale prap”TANKSAT” neper Tirane,me gjith veshjet e bukura te firmes “GABI”.Andej poshte Alliasit kane plase tufat e deleve dhe dhive…
    Lereni KOHEN rehat se NUK qe KOMUNISTE.Ajo kohe qe kohe vetmohimi e pjeses me te madhe te shqiptareve sepse HAPEN SYTE per here te PARE ne JETE dhe mesuan se c’do te thote TE JETOSH.
    Ajo kohe POLLI asgane qe sot krenohemi se jane ne krye te PARTIVE SHQIPTARE e ne KRYE te SHTETIT SHQIPTAR por qe po e njollosin cdo dite emrin e Shqiprise me injorance e fodullek,sepse duke i rexuar MORALIN bashkeqytetareve te tyre po e ushqejne perdite me profka “antikomunistesh” qe asnjehere nuk ka patur ne Shqiperi sepse asnjehere Shqiperia nuk ka qene KOMUNISTE.
    Komunizmi per aq sa eshte i shprehur ne letra, ekziston pjeserisht vetem ne USA….dhe ne asnje vend tjeter.Nuk e njoh mire por ndoshta edhe ne ndonje vend tjeter te EUROPES anti racist si psh Anglia.

  62. artian thotë:

    23 December 2007 @ 12:01 pm

    Lk..
    Briliante ,por do te deshironim te iste keshtu e gjithe Tirana ..kjo ka qene endra jone !
    Ajo photografia e pare ku eshte si vend,mos eshte pjesa e brendeshme e Kinostudios ?

  63. artian thotë:

    23 December 2007 @ 12:03 pm

    A po aty afer tek Parlamenti nuk e kam idene !

  64. Idris thotë:

    26 December 2007 @ 11:40 pm

    Sikur AI brez pasi te kishte perzene e mbyllur disa HALE nga ai vend ,te kishte ne dispozicion kete KOHE 20 VJET,mendoj ndoshta me tepri qe do te kishte CENTRAL BERTHAMOR, POR….Jam 100% i bindur qe HIDROCENTRALIN e BANJES do ta inaguronte VETEM 1 HERE dhe ATY ku ka qene vendi per LEPROZET do te kishte ngritur nje QENDER MEDITUSISH nga keta qe ka me shumice sot per ti qare hallin BOTES,TEORIVE,HENES dhe ….kengeve e zerit te M.XHEMALIT…

  65. luku thotë:

    27 December 2007 @ 8:14 am

    Te bukura fotot, megjithse e mbaj mend si ka qene shqiperia ne ate kohe, pervec “diktatures” ce se kemi duruar Shqiperia ka qene enderr por qe kur na erdhi “demokracia” gjithcka mori persembrapshi.
    Ne shkaterruam ate cfare vete e kemi ndertuar, shkaterruam te ardhmen e shqiperise.
    Po te kishim menduar dhe punuar ne vend qe te shkaterronim ce nga 90 e deri tani, Shqiperia s´do te ishte ketu ku eshte sot.
    te gjithe e dinim dhe e dime se si do shkoje vendy yne por te gjithe heshtin dhe shkojne aty ku rryma ti dergoje.

  66. Dori thotë:

    11 January 2008 @ 1:25 am

    Xhirim austriak i vitit 1914 në rrugët e Durrësit:
    http://www.aqshf.gov.al/index.php?fq=videoa&video=36

  67. ali zekaj thotë:

    21 February 2008 @ 8:44 pm

    hej ku e murt ket foto shum e trrent ish njeri.

  68. vunnar thotë:

    6 April 2008 @ 6:34 am

    Keto fotografi te bukura te Shqiperise Dje jane nje pasqyre e Shqiptarit Sot.

    Keto fotografi i ben te bukura jehona e paster e pronave te pronareve dhe bisnesmeneve te verte te Shqiperise ku akoma te paprekura ne to, pervec sistemit komunist, jetonin te pasterta si pastertia e vet fotografive ku simbolet komuniste ishin vec perdhosje mbi familjen shqiptare.

    Oborri i burrgut she Shqiperia Sot

  69. bizi thotë:

    2 July 2008 @ 6:53 pm

    mu me pelqeu qe ka qiellin e paster,nuk eshte qiell i ndotur si eshte sot e ksaj dite, nga nafta qe djegin makinat e shumta ne tirane dhe ne ter vendin.

  70. xhibi thotë:

    17 July 2008 @ 4:16 pm

    Ja dhe nje foto pakez me e vjeter se 1989. :P
    Elbasan ne vitin 1924.

    Fotografia ishte botuar ne nje artikull te National Geographic te vitit 1931 me titullin “Mbreteria me e re e Evropes”.

  71. Dori thotë:

    26 July 2008 @ 1:05 am

    Ja edhe disa të tjera

  72. enka thotë:

    20 August 2008 @ 12:58 pm

    te mrekullueshme!

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com