Përballje e afërt e llojit të tretë

Shënim: Janë bërë jo pak raste diskutimesh të ndryshme këtu, në të cilat raporti me të kaluarën moniste ka gjeneruar replika të malcuara, gjer në atë pikë sa të ulen në rrafshe personale. Derexheja e sotme e Shqipërisë, që unë s’e njoh si dëshmitar i dorës së parë, nuk duhet të shërbejë për justifikimin apo edhe deri glorifikimin e asaj kohe të hidhët. Prandaj mendoj se qartësimi i asaj tabloje nuk është punë kureshtie; është më tepër përcaktim i asaj që quhet baseline, mbi të cilën duhen bërë krahasimet e së sotmes. Një parim themel i shkencave ekzakte krahasuese është që “pa baseline, s’ka konkluzion”. Kjo që po sjell më poshtë i shërben qartësimit të së djeshmes. Është pjesa hyrëse si dhe nje fragment tjeter i një tregimi me të njëjtin titull.

*************************

Ethet kolektive të shkaktuara nga prania e qenieve jashtëtokësore që vizitojnë planetin tonë kishin marrë një hov të ri. Jo nga ndonjë ngjarje e re e paparë, ndonjë Roswell i ri; të tillë kishte patur gjithnjë. Ishte më tepër Hollivudi dhe media që po ushqenin me intensitet të ri fantazitë e njerëzve me qeniet jeshile njëmetroshe me sy të mëdhenj. Me filma, dokumentarë, kundër-dokumentarë, orë të gjata mbrëmjesh duke ndjekur pro-të dhe kundrat. Ishte një qerthull njëkohshmërie ku media ushqente masën dhe kjo e fundit median. Kishte njerëz që përgjonin gjithë natën për të parë diçka të pazakonshme në qiellin e zi të mbushur me yje që herë ngjanin enigmatikë e herë dukej sikur talleshin. Në serialin më të shikuar televiziv të kohës, një telenovelë nga ato që ndërtojnë ditën e grave shtëpiake, një personazh kryesor zhduket pa çak pa bam se e rrëmben një UFO. Kjo ishte po aq e besueshme dhe e pranueshme sa një aksident automobilistik, sëmundje e beftë e pashërueshme, vetvrasje në moment krize nervore e te tjera marifete që skenaristët i sajonin sipas kuotave te shikueshmërise dhe tekave të shikuesit, ndërsa seritë vazhdonin të shfaqeshin pambarim dhe kudo. Një atmosferë komploti rrinte varur si mjegulla e mëngjeseve: qeveritë e mëdha të botës duhet të kishin lidhje me jashtëtokësorët dhe nuk tregonin. Mbanin sekrete, sidomos me karakter ushtarak. Po ashtu, mendohej sikur piramidat e Egjiptit apo muret dorike ishin gjithashtu vepër e jashtëtokësorëve. Këta rrëmbenin njerëz dhe i analizonin në anijet e tyre duke bërë lloj lloj kërkimesh në ta, dhe pastaj i kthenin përsëri në tokë. Të rrëmbyerit harronin gjithçka, por viheshin në hipnozë për të kujtuar të harruarat që flinin në trutë e tyre, të cilat rezultonin pak a shumë e njëjta gjë: salla operacioni dhe qeniet symëdha e trupshkurtra që studionin trupat e tyre.

Njerëzit shpesh shohin ato që duan të shohin. Nëqoftëse nuk mungonin ata që betoheshin sinqerisht e për gjithë shenjtorët se shumë vite pas vdekjes e kishin parë Elvis Preslin duke dalë nga një supermerkato me gjashtë kanaçe birre në dorë, kjo shpjegohej me dashurinë e madhe që admiruesit kishin për idhullin e tyre. Përpara kësaj dashurie e dëshire ndryshonin edhe sinorët e vdekjes. Where is a will, there is a way. Dakord! Mbreti i rokut, or babam, kuptohet. Mirëpo ajo dëshira për të parë me patjetër jashtëtokësorët, ashtu të shpifur e me tre gishtërinj e me lëkurë hardhuce, me çfarë shpjegohej? Me bitëllsmani? Hipi e rokenroll? Natyrisht jo. Si çdo mani popullore e kishte edhe ajo një shkak të fshehur nën shtresat konglomerate të nënndërgjegjes kolektive. Shkaku ishte i thjeshtë: vetmia. Një nga gjërat më të frikshme kjo, qysh se u bëmë shoqëror. Ka lloje lloje vetmishë. Një dhomë ku s’hyn kush, një shtëpi e vetmuar, një lagje e veçuar, një fshat në mes të asgjëkundit, një qytetth i izoluar, me banorët që i dinë përmendësh fytyrat e njeri-tjetrit, qytete të mëdhenj që i harroi bota ose Zoti, subkontinente të ndara ose të vetëndara nga pjesa tjetër… të gjitha këto kurorëzohen nga vetmia e planetit. Të jesh i vetëm në gjithësi është aq e rëndë, sa as fjala nuk e mban dot. Vetmi astronomike? Mbase. Sidoqoftë njerëzit nuk e duruan atë lloj vetmie, ju duk vetja si në burg mbi planetin e tyre – eh sa relative është ndjenja e hapsirës apo vetmisë! - dhe duke harruar që ajo nuk ishte diçka e re, si dhe të udhëhequr nga ndjesia e natyrshme që të bën të besosh sikur diçka nis të ekzistojë në momentin që ti more vesh për të, filluan të drejtojnë drejt qiellit lloj lloj teleskopësh e lentesh me shpresën e marrë që alienët dhe sinjalet e tyre inteligjente do buisnin gjithandej. Për çdo dritë që plluskonte në ajër besonin fillimisht se ishte UFO derisa të vërtetohej e kundërta. Projekte gjigande mbarëplanetare filluan të bashkojnë dëshirat dhe mjetet, teleskopët dhe kompiuterët, si asgjë tjetër në këtë botë, me qëllimin e vetëm të kapnin atje jashtë në boshllëkun e pafund një shenjëz sado të vogël të diçkaje të ngjashme me ne në një pikë: aftësinë për të menduar. Me aspiratën madhore të komunikimit! Kur panë se kjo nuk ishte një gjë aq e thjeshtë, lëshuan pe në kërkesat e tyre dhe do ishin astronomikisht të lumtur sikur të gjenin gjurmën më të vogël të çfarëdolloj gjallese a pike koacervate…. Solidaritet i paparë nga ata që nuk ndanin një mendje edhe për gjërat më banale dhe të parëndësishme. Nuk thonë kot që halli dhe fatkeqësia i bashkon njerëzit. Ata të gjithë, para se të ishin anëtarë partishë politike, organizatash apo sektesh fetare, projektesh mjedisi apo lëvizjesh për liri seksuale, ishin banorët e një planeti të vetmuar.
Siç është zakon në perëndim, çdo gjë bëhej me sistem. Mjeshtra të lindur të artit kanalizonin gjenialitetin e tyre në këtë domen të nxehtë të shoubiznesit. Vetë kontakti me qeniet jashtëtokësore jepej me tri shkallë: të shikuarit e tyre, evidentimi apo faktet materiale mbi ta dhe takimi i drejtpërdrejtë me ta.

Për ironi të fatit, një nga popujt me fantazinë më të ndezur të planetit, i prirur të shihte UFO gjithë ditën prapa gardhit, ishte jo vetëm jashtë kësaj hullie, por e përjetonte ndjenjën e vetmisë dhe dëshirën për kontakt me të ngjashmit e vet atje jashtë në një nivel paralel e paradoksalisht shumë më të ulët. Qeniet jashtëtokësore nuk ishin diku në univers, nëpër galaktika të çuditshme e pas formulash matematike. Ato ishin pesë metra tej kufirit, jetonin aty afër, në të njëjtin gadishull të flamosur, të cilin në vend ta pagëzonin në bazë të bukurive që Zoti i kish falur me shumicë, i thoshin fuçi baruti ose bythë e Evropës.
Kishte një paralelizëm ngjethës midis përpjekjeve që njerëzit bënin për të kapur shenja jete në univers, dhe atyre qyqarëve që kërkonin kontakt me të ngjashmit e vet jashtë atij rripit të ngushtë buzë dy deteve të bukur të Mesdheut, ku jetonin dhe ngrysnin ditët në atë fund të shekullit të 20-të. Në një farë mënyre edhe ata kërkonin jetën në galaktika të tjera për ta. Edhe ata me tre shkallë alà Shpilberg. Të shikuarit ishte një odise më vete. Kryesisht nëpërmjet radios, megjithëse ky ishte dëgjim, dhe jo shikim. Por të paktën ishtë më i mundshëm. Me zë të ulët, duke ndjekur valët, duke përkthyer shpejt ato çka thoshin spikerët në gjuhët e huaja…. lavdi Zotit seç kishin dalë ca frekuenca të reja që u thoshin FM, me të cilat mund të hidheshin në galaktika më të largëta, si psh Radio Luksemburgu… jo mër jo, se tallesh…. jo për zotin, ja e ke në gjatësinë e valës xxx …. por duhet të kesh radio dore të tipeve të fundit, me FM, radio Iliria s’të bën punë…. mos more … po, po…. Ndërsa shikimi, ai i vërteti, ishte odise e vërtetë… lloj lloj antenash për televizorët bardh e zi, lloj lloj shpikjesh kacavjerrur nëpër çatira …. o Gono, kam gjet ca tuba bakri, i kam vjedhur nga ndërmarrja… a do ma japësh atë skemën e antenës që kap italianin, atë pra që i kishe dhënë Fredit, atij i vinte RAI2 xham fare…. Disa marifete teknologjike me tranzistorë e gjysëmpërçues e shpinin këtë përpjekje në delir …. shpikjes i thoshin “kanoçe”… kanoçet ishin bërë një lloj biznesi i nëndheshëm… shkoni te Mondi, ai ka kanoçe, vjen dyshi i jugosllavit për mrekulli, do çaheni duke parë elektrik blu, pa pa pa…. në verë vijnë edhe sinjale nga ca stacione të mesdheut, një ditë kam kapur Spanjën për një gjysëm ore, beso a mos beso…. nc nc nc ….

Faktet ose evidencat që “andej” ishin edhe më dramatike. Të ardhura nga dieta të kursyera shërbimesh apo studentësh, ashtu të pakta, ato ishin edhe më bindëse se gjithë repertorët e shfaqura në muzeumet mbi UFO-t. Çamçakëze, stilolapse, geta… mbaje frymën tani, xhinse dhe atlete adidas dhe syze dielli… ah? … po, po… statusi i padiskutueshëm, suksesi me femra i garantuar… tani mbaje frymën edhe më fort, mo-to-çi-kle-të Vespa … fiu-fiuuuu…. rri mos rrej …. po pra, dhe sa për femra, shumëzoje suksesin e xhinseve me njëqind…. ah, se harrova, krem Nivea, deodorant, mmmm …. çizme lëkure… aj aj aj…. na le pa mend, o njeri… çfarë, ma-gne-to-fon? … si, si, t-e-l-e-v-i-z-o-r-m-e-n-gj-y-r-a? …. kolor? … ki mëshirë, o njeri, se jemi me zemër të dobët…..
Ndërsa kontakti i drejtpërdrejtë ishte thagmë. Kishte të rrallë që kishin qenë vërtet “andej”. Ata ecnin në rrugë me hijen e një stari të kinemasë. Dalloheshin nga një lloj misteri që u binte në fytyrë. Ishin të ndërgjegjshëm për superioritetin. Kishin parë UFO-t. Si ishin? Si ishte? Çfarë thoshin? Çfarë hanin? Si ishin rrugët? Ndërtesat? Çdo njeri ka makinë? Kanë ujë të ngrohtë në banesa? Ueeeee…. nc nc nc…. po për ne ç’thoshin? … po femrat si ishin, më qafsh?…. thonë që s’e kanë për gjë hiç…. atë punë…. madje thonë që …. eh, lumsi ti…. shshshshtttt, sa bërtet mër jahu…. do me na mor’ në qafë, a si?…..

***************************

Aeroporti i vogël ishte qendër emocionesh të mëdha. Jo vetëm pse shqiptarët si ndarjet dhe takimet i kanë dramatike. Por edhe pse në një farë mënyre aty ishte porta e miliona ëndërrave, madje e miliona projekteve të dështuara për ëndërra. Në një vend ku s’kish makina private, ku nëpër rrugë vërtiteshin vetëm autobusë me llamarina të lodhura, përjashto Vibertët e Tiranës së Re për vërtetim rregulli, ku qarkullonin ende marka e modele të harruara tjetërkund, një avion, qoftë edhe ai më roskopi, ishte një thagmë teknologjike. Punonjësit e aeroportit kishin një hije të mistershme në fytyra që u binte padashur, qiellore jo në kuptimin e hyjnores, por të kontaktit qoftë edhe krejt tërthor e formal me molekulat që sillnin që “andej” ata katër – pesë avionë që uleshin në javë. Ata kishin fytyra të zakonshme shqiptare, si të tjerët, të njëjtat cepa koke, hundë kërrute, mollëza me karakter, shikim pak të vëngërr me një ndriçim te lehtë deliri e çmendurie, por ndërkaq, prej statusit të ngjashëm me rock star-ët, gjithë cilësitë frenologjike zhyteshin në formalinë Rinasi, element kimik i zbuluar vonë ky, së toku me pëshpëritjet pas shpinës së tyre, admirimin për besueshmërinë e tyre (kjo ishte kryesorja), që na përfaqësonin me dinjitet para atyre UFO-ve, të cilëve u kontrollonin biletën, valixhet, u thoshin welcome to Albania, o zot, o zot! Punonjësit e aeroportit ishin gjithnjë të zënë, kishin probleme të pakapshme për rajanë e shkretë, probleme që më së shumti lidheshin me valixhe, çanta, qese, të gjitha këto guacka perlash të papara, mbështjellëse të kushedi ç’gjërave të panjohura e të padëgjuara kurrë, që të ndryshonin jetën, zbukuronin fytyrën, llapsnin lëkurën, të bënin të mënçur … eliksir i vërtetë, ujë i marrë nga burimi mitologjik i rinisë së përjetshme, teknologjira jashtëtokësore që të shushasnin. Psh., një televizor Phonola apo një frigorfer Ignis mund të kontrollonin ndjenjat e një njeriu, një familje apo dhe një mëhalle për një vit të tërë. Një krem që “andej” ruhej me fanatizmin e një relike themelore të një besimi, feje, urdhëri mesjetar.
As punonjësit e të famshmes bazë 51 nuk kishin atë tis magjik që u binte punonjësve të aeroportit. JC i shikonte tek vërtiteshin andej këtej, të preokupuar me kushedi ç’probleme madhore, kode sekrete, mister tempullarësh, KQPPSH, MPJRPSSH, XYZZZSH. Teksa rrinte në një tavolinë me Vangjon dhe Xhemaliun, të vënë në qendër të vëmendjes, pikë djegëse fokale e shumë vështrimeve të ndezura, nuk po i shpëtonte dot një ndjenje bezdisëse dhëndërrore. Rreth e rrotull gëlonte farefisi i të treve, me fytyrat e vulosura nga një gëzim përbashkues. E gjitha kjo kishte vërtet diçka dasme. Dhëndër mor, ku vete k’shtu, dhëndër mor ku vete k’shtu, gjer te A-ja kam pak punë, o gjer në A kam pak punë…. sikur të plaste kënga nuk do habitej. Dy (në fakt tre) martohen, njëqind tërbohen. Espressoja sidoqoftë ishte e mirë, me atë hidhtësinë e lehtë karakteristike që një espresso duhet të ketë. JC iu duk një çast se e kuptoi arsyen e atij ngashnjimi të pjesëtarëve të fiseve shoqëruese, që fërfëllinte në fustanët “për një rast” të grave, pa përjashtim me sensualitet solemn e mollëza të përskuqura nën shtresën milimetërshe të kushedi ç’lloj kremrash gjithashtu “për një rast”, që ngazëllente në çorapet e çelëta të femijëve me akulloret e bardha në duar. E-ve-ni-men-ti i daljes jashtë shtetit ishte kulmor, si një vatër inkandeshente që përhapte valët e veta në rrathë bashkëqendrorë si rrathët e parajsës. Nga ai shkëlqim stërpikeshin edhe anëtarët e farefisit. Që u dukej vetja me fat dhe të rëndësishëm derisa kishin të bënin, qoftë edhe tërthorazi, me kontakte të sistemeve të tjera…. jo diellore, por politike (pra po aq të rëndësishëm, a nuk ishte e njëjta gjë?). Dhe, për ta bërë teorinë materialiste-dialektike të zbatueshme, siç kërkohej, “në të gjitha fushat e jetës”, kishte edhe një shtysë materiale e gjithë kjo mbështetje shpirtërore, ky solidaritet tribal: thjesht fare, ndonjë gjë që “andej”. Hiç, sa për të thënë që na ke kujtuar. Siç po të kujtojmë. Me pompozitet, respekt, atmosferë, që do ta kishin zili deri dhe politikanët, starët e rock-ut, njerëzit publikë. Thjesht një palë letra bixhozi, një palë syze dielli, atlete të bardha (adidas????), xhinse, mor një pako çamçakëz, një triko golf akrilik, një pull-over, (këpucë? nc, jo, jo këpucë, thonë që janë shtrenjtë), tek e fundit, tek e fundit, tek e fundit-fundit fare-fare, beso-mos beso, edhe ndonjë shishe që e pive të themi më ndonjë qosh, mos e flak, sille këtej, se vendin ja gjejmë në bufe, në faqe muri, në krye të vendit, krenari familjare, emblemë, nishan e tuje, medalje e kujtimit….. e mos harroj, qoftë edhe një qese plastike me ndonjë fjalë të pakuptueshme mbi të, si psh, Aldi ose Hofer ose tampon ose kondom a kondominium… ç’të jetë… sa më e pakuptueshme dhe e padëgjuar fjala, aq më mirë. Vjen që “andej”. Ma ka sjellë çuni i çunit të xhajës së babës. Prej “andej”. E kam si vëlla. Ka qenë “jasht”. Dëshmi e sigurtë e kontaktit tërthor përmes palësh të treta me botën e përtejme. Përballje e afërt e llojit të dytë. Vërtetim i origjinës pellazgjike, thrakase si dhe trojane. Vërtetim i ekzistencës së shpirtrave. Gur themeli i dukurive paranormale. Që mbërrinin përmes “kanoçeve”. Dhe për të bërë atmosferën e ndezur edhe më të përkryer, jo vetëm përcjellësit shkriheshin nën tretësit e ekzaltimit delirant. Edhe ata që shkonin kishin një dozë martirizimi. Edhe ata do shtrydhnin dietat 12 dollarëshe, do kursenin, do u thahej buza për një ujë mineral (s’po themi birrë të ftohtë me nam të A-së), do u digjej gabxherri për një akullore, do shkonin ta blinin me gurmaz të tharë e buzë të plasur, por në momentin që do fusnin dorën në xhep, do u kujtohej golfi i hallës, porosia e Lomit që s’ia prishnin dot, e kështu me rradhë. Dhe valixhet e baulet e bagazhet që nga “këtej” kishin jo vetëm dhurata nga Shqipëria për mikpritësit – zakon i lashtë ky që ishte përndezur më tepër me shpresën se pas dhurimit të një busti të vogël të Skënderbeut apo një tufe çaj mali “që rritet vetëm në Shqipëri”, apo një prodhimi të artistikes “Migjeni” që Zoti e bekoftë, ai UFO-ja në këmbim do ti jepte ndonjë gjë të “andejshme”, sado e vogël e pa rëndësi, ndonjë stilolaps apo sapun fytyre – pra në ato baule e çanta ishin rrasur bukë pesëdhjetshe, rrota djathi kaçkavall, sallam “turist”, miell, konserva mishi, të gjitha ushqime që nuk prisheshin kollaj për të vetmen arsye që të kursehej në të ngrënë dhe adeti të kryhej i plotë: “u kam kujtuar të gjithëve me një gjë”. Prandaj çdo stilolaps i “andejshëm” kishte vlerë ordinale të rangut të lartë, kishte pra vlerë të pakonsumueshme morale, sepse kishte aftësinë të “zinte vend e të ndërtonte një hatër”, të thjeshtonte në thyesën e komplikuar të tribalizmit një kushuri, shok, të afërt të plotpjesëtueshëm me një çamçakëz.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

58 Komente

  1. Peshku Fluturues thotë:

    23 December 2007 @ 11:23 pm

    O Emigrant!
    Mire e thu, po kujt i thu! Edhe une ashtu si ty kisha mendimin se keto gjera tani jane vetem objekt gallate, por ke pa ti qe ca akoma i lyjne patllaket e vjetra me voj. Po tashi fundja le te nxjerrim sherbetin e te hame te gjithe nga nje “lesh t’embel” sic i thone kadaifit nga Lushnja e Gezuar Krishtlindjet e Vitin e Ri te gjitheve.
    Emigrant. Gezuar ne vecanti per te gjithe gjerat e bukura qe na ke sjelle gjate ketij viti qe po iken.

  2. Perparim Hysi thotë:

    24 December 2007 @ 2:03 am

    Emigrant!I ke luajtur fene a ca me shume:tepelekun e kokes.Ne,qe e kemi jetuar te gjithe kete maskarade(pa thonjeza!),e dime mire.Po mire eshte qe ta marrin veshe,gjithesesi,keta qe po rriten ne keto vite.Se mbetem,ende,mbi trenin e mesjetes.Dhe kjo eshte per te ardhur keq.

  3. edrus thotë:

    24 December 2007 @ 3:02 pm

    Peshk.F, edhe pa e thënë Emigranti, kur e pati botuar këtë shkrim, të gjithë, pa përjashtim shikuam vetvehten në të (kush më shumë dhe kush më pak) dhe asnjë nuk tha dhe vetëm gjysëm llafi se: ‘u bo ky’ me na tregu neve…
    Jo vetëm se e ka përjetuar vetë atë “takim të tipit të III”, por edhe sikur ta kishte fantazuar, në të kishte sjellë të gjithë ato elementë që gjithkujt prej nesh i kanë kaluar ndonjëherë ndër mënd atëhere/sot/gjithmonë, dhe ndoshta reagimi ndaj “5Majit” ishte një çikë më i “ndezur”, pikërisht sepse kishte “fantazira” që as në ëndërra nuk besoj se mund ti kishin shkuar ndonjëherë njeriu (kuptohet që pasi lexova poezinë, një gjë e tillë dikush e kishte kaluar nëpër mënd ;) ).
    Jo se u shkel “tabu”-ja, por për mua, sinqerisht, që ka qënë dhe ngelet gjithmonë një pikë referimi për historinë cilido që ka dhënë jetën për atdheun.

  4. Penar Musaraj thotë:

    24 December 2007 @ 3:55 pm

    Duam vazhdimin!

  5. Penar Musaraj thotë:

    24 December 2007 @ 3:57 pm

    P.S. Eshte pak gjynah qe per cdo shkrim qe mundohet sinqerisht te eksploroje dicka pak “radikale” (ne lidhje me mainstream-in e sotem) na duhet te vendosim “disclaimers’ apo “shenime”. Po shkruante dhe dikush tjeter ne nje koment te nje shkrimi tjeter te njejten gje: qe per cdo fjali qe themi, na duhen 2-3 fjali shtese shpjeguese, konflikt-evituese.

  6. edrus thotë:

    24 December 2007 @ 4:48 pm

    Penar… osht i vjetër ky shkrimi… axhornohu ma shpesh, se osht kjoska e Migrantit plot me kshu gjojnash (ti ke ngel te Plugu akoma më duket :P )

  7. Idris thotë:

    24 December 2007 @ 5:39 pm

    E c’me ke kujtuar shenimet e Bartoleme Dias,nje nga ditarmbajtesit e KOLOMBIt kur zbulonte BUSHMENET.
    Ke ardh si Kolomb mor kop…-as. :D :D :D PERGJITHSUS. I MODH!!!!!
    “Ata fatkeqe ishin aq injorante sa shpesh prisnin edhe gishtrinjte kur kapnin me force shpatat tona sepse nuk u besohej qe ishin kaq te mprehta dhe habiteshin se si MUND TE SHKELQENIN aq SHUME”…ose …
    “ushtaret e vjeter ,kishin mare me vete copra xhamash te lyera me bojra te cilat i habisnin pa mase BUSHMENASIT,dhe fazinjte qe per here te pare merrnin kotakt me Boten e Re, jepnin gjithshka qe kishin varur ne qafat e tyre per zbukurim si FLORINJTE ashtu edhe Diamantet”
    Si gjithnje te ngjall kujtime dhe bile ti ngjall ato ME ART.Pres vazhdimin…

  8. ardi thotë:

    24 December 2007 @ 7:29 pm

    u great migrant,
    …por per te tregu qe je real, disa nga ato qe permend i kam kalu vet, i kam prek me dore kur i thone…psh: kanoce kam pas, dhe kam qene nga te paktet (meqenese pallati im e shikonte veri e perndim) qe tv kapte2 te sllavit ne vere nja 5 italione rai1,2, telenorba, tele5 etj…dhe ca kishte neshje kupash shoqnia vite i shikonte tek une (te besumit kuptohet)
    atlete te “jashtme” kam pas, po i perdorja vetem per basketboll, se vllai sme linte per futboll se prisheshin shpejt (se i perdorte vet i pari)….kam pas shok me vespa qe kishte nje tre dashnore kur ne skishim asnji….dhe nje radiostereo me fm e shokut tim perfundoi ne polici sepse degjonim ne plazh me ze te larte etj etj…
    …kom histori te bukra, po sdi me shkrujt mire si ty ….mer mutin…

  9. Koth thotë:

    24 December 2007 @ 7:43 pm

    O Ardi o i poshter ! O Armik i peshkut dhe i peshkatareve !

    Po tregohen keto gjera ketu mer ! Si mer horr tre dashnore ? Ca thu ! Ai kish borxh te shqepte gjysmen e Tiranes mer. :)

    Po leni mer dreq se shumica e peshqve kan le pas viteve 80` mer horr ene pale cer kujtojne pastaj ! :) :) ..

  10. ardi thotë:

    24 December 2007 @ 8:01 pm

    Koth,…”vllai” kishte tre ’shinore , vet ishte hunderr, po me vespa, me xhinse e atlete, kur ne sna i hudhte njeri qyrret, se visheshim si zhulca, ….personalisht kam pas vesh rrobat qe si bonin vllait….
    ….p shkollen si e merrte “muti”, asnji se merrte vesh….ne u shkelym neper neper Burrelna e Kuksa, “vllai” ne mes te Tirones…e me e forta iahte qe ne ishim bij komunistash….ky cun “maunesh”…
    …Koth, emigranit e hapi muhabetin, sa me cyti…se kom kujtime te bukra, anyway….

  11. toko thotë:

    24 December 2007 @ 8:12 pm

    Emigrant bukur shume bukur.
    Ardi qe je armik je e ta mbash me shnet kete.:)
    Vec vellezer pervec sa thote Ardi ai ka haruar ketu qe ne ate kohe kishim edhe drita, edhe uje, dhe buke ( flas per ta qe jane lind para viteve 70.) Naten dilje tek rruga dhe nuk kishe frike se te vriste njeri. Ne ate kohe keq keq po kishim edhe pune. Shkonim ne fabrika e kombinate per pune. Cfare pune ishte kjo? Natyrisht sot i levznim tullat nga ky vend tek a vend e te nesermen i kthenim prape mbrapsh tek vendi i pare. Por edhe ndonje pune e mire behej dhe quhej pune dhe paguheshim.
    Kishte mjeke e arsimatare qe mernin ndonje kaposh apo kile fasule nen dore, por kjo quhej turp dhe asnje nuk e permende hapur. Bile po te merte vesh Sek.i Partise te bente namin, shkoje ne prodhim ( per ata qe nuk e dine prodhimin cfare ishte mire do te jete te pyesin prinderit). Te prekje sahatin e energjise elektirke? Pu pu pu shkoje me gjith rrobte e shpis ne internim. Pale te mos e paguaje. Bile eshte qesharake si rije tere diten ne radhe te paguaje energjine elektirke apo ujin. Ndonje teke raki edhe mund ta jepje per te siguruar ndonje favor. Por te merte lumi po ta mesonte Partia kete.
    Jane haruar se ne ato kohra diku andej nga malsia e veriut, nuk njihej makina e traktori, pasi nuk ishte rruge dhe mushka ishte e vetmja kafshe qe perdorej per transport. U bene ca rruge andej. Njerezit ne ato zona kandilin kishin si menyre ndricimi. U soll drita elektrike ne ato vende.
    Andej nga jugu thahej toka per uje. U bene ca rezervuare, dhe bile disa male u kthyen ne taraca me pjellori jo te keqe te agrumeve e ullinjeve.
    Diku andej nga mesi i shqiperise kishe permbytje cdo vit. Bile njerezit bujkrober mbyteshin nga keto permbytje. Ca kanalizimie u bene ne ato kohera dhe njerezia shpetoj nga permbytjet.
    Keto kuptohen harohen se ne qe kemi jetuar vetem ne Tirane mendja ishte vetem per Vespat dhe Radiot me FM. Kush e cante trapin per Malsine, Myzeqene apo Bregun e detit. Bile per ne si atehere edhe sot ata nuk ishin njerez ishin thjesht bujkrober. Ne ato as i dinim si ishin e as i dime si u bene. Ne mendja na punote tek numuri i dashnoreve e tangerlligu i atleteve.
    Por emigranti i ka then bukur si gjithmon dhe ashtu si ty Ardi edhe mua nuk ma thote pena ti shkruaj aq bukur.

  12. LaTex thotë:

    24 December 2007 @ 8:21 pm

    Definitively stil kadarian, deri ne detaje… Te duket sikur lexon ndonje pasazh nga “Dimri i vetmise te madhe” apo edhe “Koncerti”. Megjithate synimi i ketij shkrimi eshte tjeter: Te mos harrojme ate qe kaluam e jetuam, ate sistem “te papare” deri ne shemti; dhe jo t’i referohemi me nostalgji, si disa ketu tek peshku, si sistemi qe u dha shqiptareve dinjitet (?), prosperitet dhe se udheheqesi i madh na qenkesh “burre shteti legjendar” per te cilin historia do te flase me respekt (???). Ne kete aspekt, ky shkrim ka vlera te padiskutueshme.
    Flm emigrant.

  13. Koth thotë:

    24 December 2007 @ 8:28 pm

    Ardi,

    a di ku e kam une mer ? Do dali na i emer ketu mer ene do fillojne ca ketu te pysin neper shpija : a ke pas ne grup ( fakultet ) na i cun me vespa mer ! :)

    Ej po Cimi a provokator i gjalle mer ! ;)

  14. Blendi thotë:

    24 December 2007 @ 8:34 pm

    Bukur, bukur - flm. Ato “xhevahiret” e huaja qe ishin ndonje sapun, kanaçe birre, krem, nje pale letra, ca peta cumcakizi…ishim tamam vend hemetik ne mes te botes. As strateget nuk e kishin parashikuar se do gjendeshim aksidentalisht kaq vetem. Planet Albania ne hapsire…ku ne rast se kishe ndonje palë (te vetmet palë) tuta bojkafe nga Rumania, do te t’i vjedhin ne ballkon se jane “te jashtme”…

    Po jam shume kurjoz te mesoj pse (pervec references me ufot) ke zgjedhur t’i vesh tregimit titullin e filmit te Spielberg “Close encounters of the third kind”?

  15. Idris thotë:

    24 December 2007 @ 8:34 pm

    Tek ty as mos shpreso te te prish “DASMEN”,
    por sidoqofte BUSHMENASIT jane akoma BUSHMENAS…….dhe kush vjen nga Bushmenasit eshte akoma BUSHMENAS….
    Fatkeqesia me e madhe e atij sistemi ishte se vendosi qe :
    —SHQIPRIA te BEHET nga FEMIJET e glases puntore dhe pis-fshataresia punonjese…
    Dhe rezultatet jane shume te dukshme sot…
    Produkti eshte shume i paster..Shkuarja ne origjine…
    Deri tek TY nuk me vihet,dhe kur ta lexoj me i qete do me vrase pak sedra sepse TI je VECORI ne kete pyll jo me DErra por VETEM me derrra,
    por ……..kur lexoj qe edhe LYPSIT kane AFTESI komentuse ,100 here me fal qe nuk durova..
    C’ti besh edhe une jam produkt i FATKEQESISE se ATIJ Vendimi me nje ndryshim te vogel qe nuk e kam GENJYER veten KURRE me qe e di se ekziston nje fjalor 100 miljon fjalesh shqip(fale atij sistemi) me te cilat mund te lidheh Miljarda fraza krijimtarie
    PIRAMIDE quhen =GJENITEsepse kane Maje po mbi te gjitha=BASE LINE
    PRIZEM = FANTASTE =me maje por pa bythe(base).Mjer kush te keqkupton.Ne nje vend te dukshem ne BUFE mbaja nje kanoce B O S H te coca coles…….. :D :D :D

  16. losttext thotë:

    24 December 2007 @ 8:49 pm

    em-o, s`e di a e ma` men ke “Shtepia e Shpirtrave” at` episodin me ate gocen e vogel ne kishe (Klara, me duket) kur kjo ja kishte kput pak a shume kshu: “Sikur kjo puna e parajses dhe ferrit te ishin nje genjeshter me bisht, atehere do ngeleshim te gjithe me gisht ne goje…”

    Kte ta thosh se nuk besoj qe jena vetem ne kete gjithsi`, por perndryshe krahasimi i vetmis`shqiptareske me ufot e alienet me qendron per bukuri…

  17. artian thotë:

    24 December 2007 @ 9:11 pm

    …Tregimi me mjeshteri i te kaluares , tregon se atje eshte nje pjese jetes, te cilen e kemi lene mbrapa dhe qe nuk na duhet me .

  18. WASU thotë:

    24 December 2007 @ 9:12 pm

    E diela tipike ne familje, im ate (1) maje catise duke nderruar pozicionet e antenes, ime me (2) para televizorit per te konstatuar kualitetin e kanaleve, nje nga kalamajte (3) maje dritares se aneksit per te ndermjetesuar komunikimin:
    1-”He si e merr?”
    3-”O ma, si e merr?”
    2-”Me miza”
    3-”Ba, me miza me miza”
    1-”Po tani?”
    3-”O ma, po tani?”
    2-”A, e prishi, tani e merr me viza”
    3-”Ba, e menderose, me viza”
    1-”Vetem me viza apo dhe me miza?”

    Kjo pune per nja gjys ore te mire para se te fillonin ndeshjet e futbollit tek RAI. Nostalgjia ben gjithmone te veten…

  19. artian thotë:

    24 December 2007 @ 9:41 pm

    Autorizimet per Tv.Lavatrice,Frigorifer “obodin” kane qene ,sikur te binte bingo-ja sot !Dhe te gjithe te vinin e te uronin ,pastaj fillonte qe te vinin shoket e lagjes ,per te pare Tarzanin,Klosin,Elefantin Maja,e forte ishin atere ndeshjet e box-it, Kasus Klay &John Fraizer,neshje spektakl,Sanremot,Filmat zakonisht jepeshin te Martave dhe kur kishte film ,i gjithe lagja ishte ne qetsi .!!
    Kanocet ,dhe antenat me kusi dhe tepsi alumini ishin shpikje-shqiptaresh fantastike ,pale pastaj ato dushet me vajguri ,nje shpikje tjeter… lene mo` pastaj ato cimcakizat ,rregulloje femren me te bukur te lagjes :)

  20. toko thotë:

    24 December 2007 @ 10:05 pm

    Mire mo mire ja tere keto i aritem. Rezuam sistemin dhe cliruan veten Tani kemi jo vetem radio me FM, por internet, Kemi jo vetem cumcakiza por edhe hashash. Atleteve te jashtme ju a ritem pergjegjesine i beme kepuce zyrtare per tu takuar me presindentin. kemi jo vetem vespa por mercedese e audi qe shume nga bota i shikon vetem ne ender.
    Po me uren c’paten xhanen? Cte keqe u bente kjo ure?
    Perse prishem fabrikat dhe kombinatet qe kishim Perse prishem kanalet kuluese qe te vije permbytja prape, Perse prishem shkollat e kopshtet? Perse prishem taracat e reservuaret? Perse prishem ndergjegjen dhe u beme te tere hajdute? Perse prishem atdhedashurine dhe u beme te gjithe jokombetare
    Cte keqe u benin ato?

  21. minator thotë:

    24 December 2007 @ 10:21 pm

    Prandaj çdo stilolaps i “andejshëm” kishte vlerë ordinale të rangut të lartë, kishte pra vlerë të pakonsumueshme morale, sepse kishte aftësinë të “zinte vend e të ndërtonte një hatër”, të thjeshtonte në thyesën e komplikuar të tribalizmit një kushuri, shok, të afërt të plotpjesëtueshëm me një çamçakëz.

    Ah, o em-o, e ke qare…

  22. edrus thotë:

    24 December 2007 @ 11:18 pm

    Gjëja e vetme që mi ngre nervat, kur dëgjoj ca krahasime; Televizorët me autorizime, lavatricet me autorizime, Çumçakizat etj etj……. a thua se bota i ka patur 500vjet para nesh(!!)… në ‘92 në shumë shtëpi italjane shikoja akoma televizorë B/Z, sepse akoma çmimet e televizorëve me ngjyra ishin shumë të lartë.

    ASNJË, (dhe vë dorën në zjarr) prej atyre që “bërtasin” më fort, nuk është rritur pa televizor :)…….. kur ka akoma sot zona të tëra në rumani e ish vëndet sovjetike (dhe nuk hyj të përmënd vëndet e botës së tretë) që akoma sot nuk kanë një televizor në fshat.

    Ishin pikërisht ata televizorë që shikonim që na bënin të na dukeshin “petat e çumçakizit” si ato copat e xhamit që Kolombi ju dhuronte indigjenëve të Amerikës…. mos më thoni që sot të gjithë rrinë e mbllaçiten :P .

    Edhe sot e kësaj dite, që asgjë nuk mund të na mahnisë më, sërish, përballë konfrontimit me të panjohurën (sidomos po të jetë bjonde :P ), sërish na dridhen leqet e këmbëve :)

  23. emigrant thotë:

    24 December 2007 @ 11:30 pm

    ed, materialja ketu eshte vetem maja e ajsbergut; besoj qe bi dakord per kete. Puna eshte te fetishi. Qe shyqyr Zotit, mori nje goditje pas 90-tes. Sado qe me “mjete rrethanore” ;) po e mori ama. Aman, se kur kam pare filmin l’America (kam qene ne Austri athere) nuk me doli vreri 5 dite rresht. Se nje lango pri perjasht, vinte e u thoshte shqipove indigjene qe shikoni, ju kan mesu gabim, njerzit s’jan te barabarte, ja edhe gishtat e dores nuk jane njesoj. Ja thoshte kete nje populli qe ka prodhuar EPOS, or trushkulur, ti thojshe. Qe ka krijuar paralelet e Herkulit!!!

    Nejse, per ata qe e dun shkrimin e plote, nuk e sjell dot se eshte bajagi i gjate per te Peshku. Eshte te blogu im, me pjese, sidoqofte.

    Flm per cdo koment. Prurja ishte “si jashte rradhe”, per nje qellim te caktuar; jo thjesht letersi.

  24. Peshku Fluturues thotë:

    24 December 2007 @ 11:38 pm

    Emigrant.
    Meqe i ke shume qejf keto temat e te keluares do te te rekomandoja te lexoje kete liber. Do vdesesh gazit e do qash me lot.
    http://www.harpercollins.com/books/9780060975401/How_We_Survived_Communism__Even_Laughed/index.aspx

  25. artian thotë:

    24 December 2007 @ 11:45 pm

    Gjëja e vetme që mi ngre nervat, kur dëgjoj ca krahasime; Televizorët me autorizime, lavatricet me autorizime, Çumçakizat etj etj……. a thua se bota i ka patur 500vjet para nesh(!!)… në ‘92 në shumë shtëpi italjane shikoja akoma televizorë B/Z, sepse akoma çmimet e televizorëve me ngjyra ishin shumë të lartë

    .Ka dal i her ,se ishte fjala ,tjeter kun..blerja nuk ishte e lire per te gjithe njesoj, dhe jena m`Tirone …s`e per katunin sbohej fjal fare ..e ke arit ti Tv Adriatil ,iliria ,,bardh e zi ,35 Kg deri 40 kg ..me llambapa .lali

  26. edrus thotë:

    24 December 2007 @ 11:55 pm

    Çimi, nuk ishte se ishe i pari që të qëllonte të bëje një takim të tipit të tretë… të tjerë AQOnj ju ka qëlluar të bridhnin Amerikën që më herët :) , dhe ashtu siç je ndjerë ti kur ke parë “L’Amerika”, po ashtu janë ndjerë të gjithë shqiptarët që kanë mbaruar shkollën e mesme para viteve ‘90… sepse asnjë prej nesh nuk shikonte të reflektohej në shumë prej skenave të filmit.
    Edhe pse nuk jam as stërnip i Herkulit ose i Kostandinit, sërish, për sa mësova dhe u edukova në atë ambjent të atëhershëm, më mjaftuan që të ndihesha i barabartë në mes të barabartësh këtu (dhe pa kaluar në mëndjemadhësi, kam parë edhe shumë më keq se ç’kam parë tek shqiptarët përsa i përket shkallës së kulturës dhe inteligjencës), prandaj nganjëherë ndokujt i dukem “nostalgjik”, por nëse e kanë se unë VLERËSOJ atë ambjent që më rriti dhe edukoi, nuk më bën shumë përshtypje, për mua ata që punuan dhe sakrifikuan atëhere, mësues, punëtorë, inxhenjerë, doktorë, ushtarë e oficerë…. TË GJITHË, kanë merituar dhe do meritojnë gjithmonë respektin tim më të thellë.

  27. emigrant thotë:

    25 December 2007 @ 12:03 am

    Po, Ed, per pune te shkolles shqiptare, te jap te drejte! Ne na kane munguar ato qe ketejpari i quajne “gadgets”, por te tjerat, jo vallahi… asnje mm me poshte!

    Kush ka mbaruar (para 90-tes) Sami Frasherin apo P.N. Luarasin ne vecanti, ka nje te drejte morale per tangerllik te justifikum (une per vete s’e kom maru aty gjimnazin, te kuptohemi)

  28. edrus thotë:

    25 December 2007 @ 12:11 am

    Artian, Adriatik e Lura këtu nuk gjeta, por Mivar e Philips 40Kg… sa të duash :P .
    Provo ti thërrasësh kujtesës, …ndoshta do gjesh ndonjë kushëri të 13 që nuk ka patur televizor ;)

  29. emigrant thotë:

    25 December 2007 @ 12:15 am

    PF, ndoshta do e blej at liber. Nga Zagrebi kjo zonja? Hmmm, kur kam pare Zagrebin une per here te pare, (si edhe Belgradin apo Slovenine sa per at pune) recitojsha me vete ato vargjet “kur bere derr e arine….”. Po nejse… Hej, meqe po folim ktu, s’e kam lexu Lul Mazrekun e IK une, a eshte gjithashtu ne ket linje? Mbase do ja vlete me shume se Drakulici? Se s’kom shume kohe per lexim, PF, pranej them… :(

  30. Peshku Fluturues thotë:

    25 December 2007 @ 1:06 am

    Emigrant
    Kadareja eshte shkrimtar, dhe personazhet e tij jane fiction, pavaresisht se perfaqesojne ne menyre simbolike nje realitet te caktuar, ndersa shkrimet e Drakulicit jane rrefenja ne veten e pare te eksperiencave personale, me nje menyre te shkruari si reportazh. Plus qe kur e lexon ate liber, megjithese nuk jam feminist, te mbushet mendja qe grate e kane vuajtur me shume fukarallikun se sa burrat. Puna eshte se rralle gjen gra me ate sens humori dhe aftesie per te zberthyer detajet.
    Zagrebin e kam pare edhe une dhe me ka pelqyer, por qe te ngelem tek ajo shprehja jote me derra “te gjithe derrat nje turi kane” ndaj dhe socializmi i tyre eshte thuajse identik me tonin.

  31. Idris thotë:

    25 December 2007 @ 3:44 pm

    Per cudi ndoshta te te gjitheve te ngazellyerve …
    Ne vitin 1964 Tirana ne dyqanet e saj kishte me shumice mallra qe nuk shiteshin,duke filluar qe nga TELEVIZORET,LAVATRICET,MOTOCIKLETAT JAWA etj,perfshire dhe ..:D :D :D …”moracake” qe zinin rradhe per vajguri per te qeruar therrijat e fundit dhe….. mbledhje me popullin ne Lagje per te bindur njerzit se TIRANA ishte QYTET dhe ne qytete nuk lejohet MBAJTJA e DERRAVE,Dheneve,Cjepeve….mbase mbase mbyllim nonje sy per PULA…
    Ne shkollen 11 Janari profesori i nderuar F.Tola, krijonte bace me bathe,duke na shpjeguar ne mesimin e BOTANIKES se
    “BATHA dhe GJIZA jane ushqimet shekullore te TIRANASVE….
    Ne fushen e kultures me kujtohet se me te vertetete nuk kishte botime per ALIENET por me i dituri mbahej ai qe kishte ndigjuar ndonje LAJM per
    “NJERIUN e BORES”
    Ne konvikte vinin ….lere lere c’vinin nga ata te GLASES PUNTORE e PISANJOSEVE fshatare qe kishin fjalor jo me shume se 300 fjale nder me te nderuarat ..Kakerdhite,bajgat,stani,ujku,le,qelepidhze(mushkonja)..etj.
    Me kujtohet si i trembnim duke vene carcafe te bardhe ne koke dhe benim si lugeter….Dikush qe sot eshte i shquar u zgjodh Sekretar RINIE dhe e mbante arken e kuotave nen jastek…
    -Mos t’ju duket se sharjet dhe ofendimet vijne si Aliene nga qielli..Ato ishin reale dhe kujdestari qe e kishim me me kulture ne fjalor kishte
    “Zgjebsa,sifilitike,derrra,fshatare,pisa,ndyresira..”perkedheli qe na shoqeronin nga mengjezi deri ne darke..
    Dhe pastaj nga ketu ndodhi nje cudi e madhe..
    U quajt jashte shtetit…..Eh sa te gjate e kam po pa BLOg…

  32. Idris thotë:

    25 December 2007 @ 3:48 pm

    Harrova Ju komentoi pjeserisht;
    The best spiker of the WORLD …Kiiiiiiip Xhons.This is radio Laksenburg…
    Hahahahahahaha…..

  33. Blendi thotë:

    25 December 2007 @ 4:12 pm

    O edi, ndoshta ASNJË nga “këta qe bertasin me fort” nuk ka qene pa televizor, e drejte…por edhe pse e kishin nuk eshte se nuk duhet te hiqnin lloj lloj peripecish te shikonin ndonjesend. Baba im eshte i vitit 1957 keshtu qe ka qene ne vitet 70/80 ne moshen e antenave/kanaceve/kabllit koaksial/bisht rrjetë/ e lloj lloj eksperimentesh per te pare dhe degjuar boten, qe njefaresoj mi percolli dhe mua qe isha i vogel, dhe me mekoi nje dashuri, respekt te vecante per mediat.

    nese ti don te flasesh per TV-te me stil Cumcakizi vazhdo, por mua nuk me pelqn si i ke nakatosur te gjitha, dhe quan sikush kush kishte TV s’ka gojte te flase, se as ne itali nuk kane…pika italise!!! Ne kishim nje Nesti aty te lagja qe na mbiu ne dere, here tek pulle, here vet i dyte ai i trete. Dhe bashke me shpuren ngriheshin ne tarace merrnin antenat, ose ngriheshin ne kembe benin akuza per tim ate ne mbledhjen e lagjes.

    Kam qene gjate viteve 80/90 shpesh ne Kerrabe, kisha dajen ne minieren aty dhe shkoja. Bukur shume me malet, me ato kataraktet fantastike qe me miljona vjete kane formuar ca gropa te medha ne gur ku uji rrjedh teposhte malit si pishina natyrale. Krraba e harruar fsheh natyre me potenciale te jashtezakonshme turistike.

    Moshataret nga Krraba me trajtonin sikur isha princ. me bente shume pershtypje, nuk me pelqente fare se kam qene femije i turpshem. Por per ata une isha NGA TIRANA, ata me pyesnin per boten, gjera qe nuk i dija…por une mesoja prej tyre me shume se ata prej meje. Dhe te them, kur kam hyre ne shtepite e ca prej tyre e kam hedhur kokrren e lotit.

    Shtepia jone ne tirane ka qene shume e thjshte, me dy divane, nje minder dhe bufe te vjeter, tv ILIRIA…nejse. Kur hyra te keto shtepite ne krrabe gjeta mure. Jasteqet rreze tyre dhe aq. Ndoshta nje karrige. Si femije qe isha reagimi im ishte te qaja, nuk do ta harroj kurre. Doja tu jepja radion tone te vjeter, ne kishim dy.

    Ka qene nje skamje e llahtarshme, dhe nuk mbulohet dielli me shoshe. As nuk lahet ai me ate tjetren.

  34. Idris thotë:

    25 December 2007 @ 4:22 pm

    Fshije dhe kte se nuk ka kuptim pa pjesen e pare ,mos ndoshta per te rikujtuar nje raportim qe me bene kur digjoja R.Lux..se “ndigjon stacione te huaja”…
    Kujdes -me tha -Jane injorante dhe nuk kuptojne.Behu me i kujdesshem mos u tall.Nuk jane te gjith nga Tirana…
    Kjo qe keshilla qe me dhane pasi kur me pyeti ‘Vigjilenti- se ke degjoja “(patjeter me te qeshur!!!!!) une i thashe se “po komentonte Franc Strobel nje melodi shqiptare te vjedhur nga te huajt”……dhe kjo ne vitin 1971….
    Te lutem Admin.ribjeri ato te ‘64…them se nuk duhen fshire.Nuk kane asnje ngjyrim politik,as kahje e perkrahje…thjesht nje realitet kohe per te kuptuar se nga vijme…Megjithate TI ke te DREJTEN e VENDIMIT..:D :D

  35. Artian thotë:

    25 December 2007 @ 5:10 pm

    Blendi,
    Babi ne 90` ka qene 33 vjec ,po ti sa keqene ?
    Ivetmi ndryshim atje ne Krabe eshte ,se ata mund te kene zbritur ne Tirane apo Elbasan dhe i kane dhene me shume gjalleri ketyre qytetve .
    Gjithmon e pranoj se eshte jetuar keq ,eshte jetuar me mendje te mbyllyr ,Ivetmi faj i atij sistemi eshte se i dha shkolle ,shtepi falas” Fshatit ” …dhe fshati sot po drejton qytetin … do me u gric pak .. :)

  36. edrus thotë:

    25 December 2007 @ 5:12 pm

    Komenti yt përmbledh gjithë dramën e asaj kohe Blend, përshkruan 99% të jetës së të gjithë NEVE që jemi sot përballë kompiuterit (shto dhe Laurën tek 1% tjetër), por mos më thuaj se je ndjerë si ata kërrabsat përpara teje kur dole jashtë… gjithsesi kishe një bagazh kulturor dhe një jetë shoqërore që do ta kishin zili dhe shumë nga bashkmoshatarët e tu të vëndit ku shkove (dhe mos më thuaj se s’të ka rënë rasti dhe atje të takoje “kërrabsin”(amerikan) që për herë të parë vinte në qytet dhe të çuditej ndoshta më tepër se ti duke parë grataçielat).

    Mos më thuaj se edhe ato rregulla dhe norma që të rriti familja, shkolla dhe shoqëria nuk të hynë në punë (ose që mund të ishin larg 10 urdhëresave sepse i përkisnin edukatës morale dhe politike të shqipërisë spocialiste).

    Edhe që si babai yt merreshim të gjithë me antenat, shikonim se mund të shikonim….. provo të shikosh disa stacione shqiptare sot andej nga “vorio epiri” :( .

    E vërtetë që skenat e asaj periudhe mund të na duken të shpifura, ashtu siç do të na duket anakronike dhe ngitja vertikale në lartësi e qyteteve pas disa vitesh… vërtet që ato skena mund të gjejnë pasqyrim në atë shprehjen që s’lahet “i pari” me “të dytin”, por… sot, shpeshherë nuk bëhet fjalë për SHPREHJEN… sot vërtet që “i pari” ka mbuluar vëndin gjithandej(dhe jo vetëm në kuptimin figurativ).

  37. edrus thotë:

    25 December 2007 @ 5:21 pm

    Blendi, mirë të tjerët që ndoshta nuk më njohin, por ti të paktën s’duhet t’ja lejosh vehtes që ta marrësh reagimin tim si “nostalgji”, sepse kam besim se e di se si e mendoj për shumë gjëra dhe që jam në gjëndje që të dalloj se ç’ka qënë e hidhur dhe për tu dënuar dhe se ç’ka qënë e mirë (ndoshta s’ka qënë e mirë sipas atyre standarteve që sot konsiderohet e mira), pra ato që s’kanë qënë të këqija, të mos të bëjmë VAZHDIMISHT gabimin e terapisë së shock-ut ndaj gjithçkaje që i përkiste periudhës së para 18 vjetëve.

    E bëra dhe këtë ndërhyrje që të të kurseja ndonjë “LLaf të madh” :)

  38. Peshku Fluturues thotë:

    25 December 2007 @ 5:32 pm

    Blendi!
    Ti flet per Krraben qe eshte ne kurriz te Tiranes. Me 82-83 punoja me Institutin Rruga-Ura. Si topograf kam bredhur me late ne dore fshatrat me te thella, ku projektonim rruge te reja. Ke degjuar ndonjehere per fshatin Topojan ne Kukes apo Kunj ne Librazhd? Nga qe ne ushtri isha i pabindur e me quajten “borgjez”, me cuan si denim 6 muaj te ndertoja bunkere malore me xhenjon. Ke degjuar ndonjehere per malesine e Okshtunit. Varferi epike vella. Dhe jo ne 45-sen, por ne 85-sen.

  39. Blendi thotë:

    25 December 2007 @ 5:36 pm

    edrus, sigurisht qe e di si ndihesh vertet, s’kam asnje dyshim. gezuar!

  40. Koth thotë:

    25 December 2007 @ 5:39 pm

    PF,

    ne ato zona edhe tani me 2007 Dhjetor eshte po varferi epike.

  41. Idris thotë:

    25 December 2007 @ 5:56 pm

    Do me falni moshat qe nuk kane asnje borxh te trazojne ndjenjat me pershkrime te kapercyera e te lena pas NJEHERE e PERGJITHMONE.
    DHE vetem nje LUFTE e RE BOTERORE x inf ne fuqi -1(pra them se eshte e pamundur) mund te na coje ne ate STAUS por me nje ndryshim qe RITMET e PERPARIMIT nuk do te jene me ATO,por shume here me te larta.
    Te vjen keq qe ritmet e zhvillimit nuk jane te barabarta per te gjith vendet e te gjithe POPUJT,ashtu si edhe sot .KY eshte REALITET dhe nuk varet nga FANTAZITE e ASKUJT.Ndryshe bota nuk do te kishte nevoje per MADRE TEREZA dhe BULA PAPNORE per KUJDESIN ndaj te VARFERVe.
    Shhqiperia realisht ka qene nje truall me ZHVILLIM SHUME ShumeTE PRAPAMBETUR .Eshte TEME mjaft e gjate….
    Gjate periudhes 54-85 u kryen transformime te JASTEZAKONESHME dhe kjo jo per MERITE te ENVERIT apo BYROSE POLITIKE sic duan te shajne,mallkojne,tallin ,perqeshin apo lavderojne,glorifikojne disa te tjere.
    Ato u kryen nga njerez te jashtezakonshem,nga nje BREZ qe kur te rrisni shkallet e njohurive dhe dijes per BOTEN nuk do t’Ju besohet se c’fare ka ndodhur ne kete truall qe quhet SHQIPERI.Une jam nje midel-age(nje brez i mesem) qe i takoi te jetonte nga kembezbathurit e malariket shekullore ne kampione BALLKANIKE e Kepuce ADIDAs ate periudhe brenda 30 vjeteve qe botes i jane dashur SHEKUJ te hedhe keto hapa.Per me teper Shqipria u prezantua me nje qenie inteligjente,nervoze,kurioze te etur per dije etj sa qe shume shpejt ne vende nga ka lindur e rrjedhur DITURIA BOTERORE zune nje vend shume te respektuar.Ajo arriti me te vertete te perfaqesohet me nje TIPOLOGJI interesante te CVESHUR nga RACIZMI e te VESHUR me DASHURI njerezore,ndryshe nga FQINJET e saj shekullor qe dhe sot per KOSTUM GREK apo SERB kane RACIZMIN.
    Une jam plotesisht me Emigrantin per ti trajtuar ato tipare dhe vese te sforcuara qe u perdoren si “Korrace e injorances” per te glorifikuar nje emertim ABSTRAKT sic eshte PARTIA me c’fardo bajge te ngjitur mprapa,komuniste ,socialiste ,demokratike,republikane apo dreqi me te birin.
    Ashtu sic mendoj se asnjehere nuk duhet perzier gjendja e atehereshme me MUNDESI IMAGJINARE ZHVILLIMI.Kjo quhet FANTASHKENCE dhe ata qe e percjellin duke e krahasuar me BOTEN sot dhe jo DJE quhen FANTASTE,pa baze -LINE ose SHQIP PA BYTHE.Perfaqesues tipik i kesaj menyre Analize eshte A.PLASARI nje pjelle deshtake e thirrjeve maj krahi te Mixhes e Ko.qe do RISHKRUAJNE HISTORINE se bashku me te RENET nga KALI tip LUBONJE me shoqni.
    Ne mes te tyre per ti dalluar gjithmone do jene DOSAT e ORUELLIT qe MBAJNE LETRAT HAPUR duke tundur vithet dhe montuar buzeqeshjet,letra nga te cilat proklamohet e ardhmja e ndritur ne EKONOMI,DIJE ,KULTURE e LETERSI ne shpellat e KULMAKUT dhe VERMOSHIT,CIKES e DAJTIT,MARTANESHIT e M.te HEKURAVE,CAJUPITe TOMORIT.
    Ndryshe ….vetem kalemin kemi dhe mundesine per te na lene te shprehemi Administratoret.

  42. Peshku Fluturues thotë:

    25 December 2007 @ 6:06 pm

    Koth
    Absolutisht e vertete. Por tani aty kane mbetur ato qe nuk kane pasur inisiative te shkojne diku, ose per aresye te ndryshme nuk kane mundur te ikin. Ne ate kohe sado aspirata apo i zgjuar te ishe, e kishe kufirin tek thana.
    Sa per dijeni, aresyeja qe e kam lene Shqiperine nuk ka qene gjendja ekonomike, pasi bashke me gruan benim 4.500 USD ne muaj ( me kursin e kohes 2001 isht 75.000.000 leke ne vit) vetem me rroga,por thjesht se nuk duroja me te qeverisesha nga qeveritare dallkauke si Nano apo kriminale (jo kriminel) si Berisha.

  43. Artian thotë:

    25 December 2007 @ 6:12 pm

    Blendi,
    Rendesi ka” background “,se gjthshka mbetet sic ishte ,Keraba eshte nje vend natyror ku ajri eshte i paster ,dhe keta borgjezet ,kishin endra te medha ,te cilat i moren me vete,ne Perndimin e Larget,dhe perfunduan si “emigrant” te vuajtur ,edhe kur muri i burgut te madh ka 17 vjet qe eshte rrezuar ….dhe akoma ndjehen si te “burgosur” .
    Jeta eshte e bukur ,kur shikon te ardhmen . !Vetem qafoket ,e kane pak problem !Difekt i lindur ,ye vjen keq “indeed” ….

  44. edrus thotë:

    25 December 2007 @ 6:17 pm

    PeshkuFluturues, “I have a dream”… nëse një ditë do të kem mundësi (ekonomike), do shkoj në një vënd nga ata të “përhumburit” që të jetoj ditët e mija… dy dele, dy pula dhe një copë tokë :) … larg rrëmujës dhe rrëmetit…

  45. Blendi thotë:

    25 December 2007 @ 6:28 pm

    Idris, nuk ka patur ndonje nderhyrje administrative ndaj komenteve tuaja ne kete teme, nje koment pat ngecur ne rriete ndoshta sepse ishte pak i gjate (ndodh kjo), por e lirova.
    :)
    Tani, ne lidhje me keto qe diskutohen. Pohimi i varferise qe ishte nuk eshte doemos mohim i veprave qe u kryen. Mua me duket se ndonjehere ngecja e diskutimit ndodh pikerisht sepse ne pergjigjemi me “kunderfakte” dhe jo me kunderargumenta.

  46. edrus thotë:

    25 December 2007 @ 6:33 pm

    Blendi, se si duhet të jetë e dimë të gjithë… puna është SE SI ËSHTË, ose më mirë të them: A ka mundësi që të bëhet ndonjëherë ashtu siç e duam??
    Atëhere Shumë prej ËNDËRRAVE u realizuan, po sot?
    Për se si mund ta gjesh sot fshatin e Librazhdit, shikoni këtë artikull të KrastaKraut.

    Kundërfaktet?? KU? :) … Lërja të na e sjellin ata nga Shqipëria ;)

  47. Pjer Thomas thotë:

    25 December 2007 @ 6:39 pm

    Tregimi ndonse i gjate ishte i pershkruar bukur sidomos ne krahasimin e ndjenjave apo kuriozitetit te popujve kudo ne çdo sistem, kohe dhe vend. Kjo tregon se tek njerzit eshte e mbrujtur deshira apo kurioziteti per boten pertej kufirit, kohes, sistemit etj.

  48. Peshku Fluturues thotë:

    25 December 2007 @ 6:44 pm

    Edrus
    kur ta gjesh ate venin me thuj edhe mu.

  49. edrus thotë:

    25 December 2007 @ 6:49 pm

    Do ishte kënaqësi të kisha një komshi Artist :) , ëndërra ime është diku pas malit të Krujës, Bruz Mal ose QafëShtamë ;)

  50. Idris thotë:

    25 December 2007 @ 7:00 pm

    Ja tani te pashe z.Blendi.
    Kisha care rrjeten :D :D.
    Eshte ashtu sic thoni Ju por kur “pershkruhet” bihen vetem FAKTE ,me pas po te filloj ndonje teme me argumente ndoshta edhe mundet po jo tek prurjet e EMIGRANTIT i cili pershkruan,pershkruan ,pambarimisht pershkruan mjaft bukur duke i lene ne dore sejcilit (duke mos prish pazar) per te nxjerre perfundimet.
    Argumentet per mua fillojne pasi shtrohet PYETJA “perse”?
    Dhe argumentet me ne ze te botes e me te kulturuarat fillojne gjithnje me
    JUSTIFIKIMIN (pranimin) dhe me pas hap pas hapi me ATE qe KISHTE mundesi te ISHTE duke e lene JUSTIFIKIMIN te bjere ne HUMNERE(ne kete rast pa theqafje :D :D :D)
    Perndryshe mund te “pjellesh “argumente te tipit PLASARI e MIXHE qe te kujtojne ate pikturen e letres se ZAPAROZHASVE ku i shkruajne SULLTANIT
    “E c’Sulltan je Ti kur me bythen tende LAKURIQ nuk shtyp dot nje IRIQ”

  51. Idris thotë:

    25 December 2007 @ 7:09 pm

    Me fal z.Blendi por mbase eshte e arsyshme qe si per gjithshka qe argumentohet ,e provohet duhet perdorur MENDJA por …Me aksiomen e lashte filosofike:
    Te zbulosh me ane te mendjes …Jo te perfytyrosh (shpikesh)me ane te mendjes.
    Kesaj Teze kam deshire ti permbahet si deri tani Peshku….dhe prandaj jeni te dashur e te perkrahur se perpiqeni ta zhvilloni kete linje shkencore.
    Pa po qe me “ma ka thene Antonia mue” ose e “ka thane njaj Salia “ehu ja kemi kaluar edhe Amerikes…
    Labce qe mos te na shaje Zana per krahinalizem i thone:
    …”Ke pare Pampor more”?
    ….”Ohu a i vrare .Kam pare e kam ngrene”…..Pampor=vapor

  52. Peshku Fluturues thotë:

    25 December 2007 @ 7:11 pm

    Edrus.
    Me thene te drejten nuk besoj se Shqiperia do behet vend ku te kalojme pleqerine. Bleva nje shtepi ne Dardhe te Korces vite me perpara. Parajsa ne toke o vella! Fshat me te bukur e njerez me te zgjuar zor se gjen diku tjeter. Fshati ka nje mikokroklime te veten qe e ka ruajtur natyre ne nje menyre te mrekullueshme. Tani pervec dhjetra shtepive te reja po ngrihen edhe hotele ne fshat. Uji po ajo sasi qe ka qene, kanalizimet e zeza po ate qe kane qene. Bjeri lapsit vete. Shtepine e shita kete vit.
    Para se te ikja bleva toka ne Vuno se vdisja per plazhin e Jalit. A e pe si e beri Berisha, si te ishte Bagdad?!
    Llafet jane pune e madhe, realiteti eshte vertet depresiv.

  53. edrus thotë:

    25 December 2007 @ 7:31 pm

    Qënka kthyer koha për të kërkuar pashaportizim në majmali atëhere… më kujtohej një herë qëmoti që kërkohej të “sigurohej” një pashaportizim në Thumanë (s’e di nëse është për të qeshur apo për të qarë)

    P.s: Tëçkën e sëçkës, po ne qënkemi tanët more’depsëz :P, ce mamanë pe Babani e kam ;)

  54. Peshku Fluturues thotë:

    25 December 2007 @ 7:49 pm

    E une kam babane pe Dardhe.

  55. Peshku Fluturues thotë:

    25 December 2007 @ 8:21 pm

    Me fal. Pe n’Dardhe

  56. M O Z A thotë:

    25 December 2007 @ 8:47 pm

    Bobobo sa gjate komentet ketu.
    Idris, qenke kurdis ti dhe keto te lashtet e peshkut.
    Sa i do keto temat e komunizimit dhe ti mo :-)
    Per 1964 flet ti ee ? Jo une po as dashnori im ma i vjeter ska pas le atehere mer burre :-) hahaha
    Ages Ages ago

  57. krasta krau thotë:

    26 December 2007 @ 3:04 am

    Kjo eshte e madhe… po e kam thene nje here qe me pelqen… edhe pse veç eren i kam marre asaj kohe…

    Cudi me ju pleqte :D si na perjashtoni kshu nga mundsia me i kuptu gjerat :P
    Nejse… PF… Kur u be aq keq Dardha vjet ne vere isha dhe ishte madheshtore…

    Edrus… kur ta dash mendjen me thuaj… se do te ndihmoj me e gjet ate copen e tokes kom nja dy ide :D

  58. Peshku Fluturues thotë:

    26 December 2007 @ 3:47 am

    Dardha eshte madheshtore. Por eshte tjeter gje te shkosh per nje periudhe kohe si turist e tjeter gje te kesh shtepine tende atje e te merresh me problemet baze te infrastruktures.
    Sic te thashe edhe me pare burimet e ujit nuk po shtohen por po pakesohen. dhe sidomos ne kohen kur zihet rakija e kumbulles duhet te dalesh e te ruash ujin tend me pushke ne dore se ta nderrojne tubacionin brenda nates. Ujrat e zeza derdhen poshte fshatit tek ajo qe ka qene pothuajse lume, u be perrua e tani ne vere behet pellgace.
    Dhe me kryesorja, ajo qe e ben Dardhen ajo qe eshte, eshte pylli i Biglles qe dalengadale po kthehet ne korije, ngaqe presin dru dhe e shesin ne Korce. Eh, mund te te flas per Dardhen me ore te tera se kam vajtur atje qe femije, por kujt i duhet. I pashe njehere fotografite qe kishe bere per Luren dhe e pashe se si perpiqeshe ti mbaje jashte fokusit pemet e prera. Ashtu dhe une s’dua ti permend ca gjera se vertet nuk ja vlen. Po me mire te urojme edhe njehere Gezuar Festat e ti mbajme syte perpara, se mbrapa na dhemb zemra.

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com