Nje studim mbi problemet e integrimit te emigranteve shqiptare ne Greqi

Nje veshtrim mbi emigracionin shqiptar ne Greqi ku integrimi i komunitetit shqiptar aty ka njohur veshtiresi jo te vogla. Studimi eshte shkruar nga Martin Baldwin-Edwards* drejtori i Observatorit te Migrimit Mesdhetar ne Panteion University, Athine, Greqi. Artikulli eshte publikuar disa vite me pare dhe si i tille mund te pershkruaje nje situate te zymte te cilen pas shume sakrificash komuniteti shqiptar I Greqise po e le mbrapa kraheve. Ketu me poshte per peshkataret, nje permbledhje e shkurter e artikullit te publikuar ne South-East Europe Review;

Djali nga Torino

***********

Ne kete artikull po perpiqemi te japim ne vija te pergjithshme historine e migrimit te shqiptareve ne Greqi, rolin e tyre ne ekonomine greke, masat politike qe u ndermoren nga shteti grek dhe reagimet e ndryshme te shoqerise greke. Keto duhet pare te gjitha ne kompleks sepse secila pjese ndikon tek tjetra ne menyre te pashmangshme.

Fenomeni i migrimit shqiptar ne Greqi nuk eshte i ri pavaresisht se ketu do te perqendrohemi tek valet e refugjateve shqiptare ne vitet 90-te, pas kolapsit te regjimit komunist. Praktika e migrimit, i ashtuqujturi kurbet, ka qene nje praktike e vjeter ne hapesiren otomane, nje tradite qe shfaqet dukshem tek folklori shqiptar. Vala e migrimit te shqiptareve filloi ne 1912 pas luftrave balakanike dhe vazhdoi deri ne 1945, kur regjimi i pasluftes e ndaloi emigrimin.

Ne 1991, grupe te medhenj shqiptaresh kaluan detin per te kerkuar azil ne Itali dhe e njejta gje ndodhi edhe me Greqine. Pergjigja e menjehershme e Greqise ndaj kesaj vale refugjatesh ishte pothuaj histerike, duke vene alarmin per mizorine kriminale te shqiptareve dhe duke i meshuar kerkeses per te siguruar kufijte kunder tyre. Gjthsesi, kjo vale refugjatesh vazhdoi, pavaresishtsht nje ligji represiv te 1991 dhe pavaresisht debimeve ne mase te qindra e mijra shqiptareve per çdo vit. Deri ne vitin 2001, jane debuar pa asnje lloj proçesi legal prej Greqise mbi dy milion emigrante ( ku shumica jane shqiptare) per shkak te mospasjes se lejeve te rregullta per qendrim. Ligji 1991 synonte te perjashtonte çdo lloj imigrimi pavaresisht nevojave ekonomike per punetore ne Greqi.

Fillimisht shqiptaret hyne ne Greqi duke ndjekur rrugen permes maleve. Por vihet re gjithashtu se kishte dhe menyra te tjera per te arritur ne Greqi, perfshi dhe trafikimin. Gjitsesi, ne vitet 2001 dhe 2002, duket se menyra kryesore kane qene vizat “nen dore” qe jepte konsullata greke ne Tirane, me nje çmim prej 1000 eurosh. Por keto viza te marra legalisht jane grisur shpesh nga policia greke pa asnje arsye.

Shqiptaret ne ekonomine greke
Meqenese ne pergjithesi stasusi i shqiptareve ne vitet 90-te ishte ai i njerezve pa dokumenta dhe jashte rregulave, duhen bere studime sistematike per te kuptuar se ku angazhoheshin qindra e mijera punetore ilegale. Per me teper, ekonomia greke ka nje doze te larte te ekonomise informale si asnje shtet tjeter i BE-se – vleresohet qe 28-35% te jete informale – dhe imigrantet ilegale kerkohen shume per shkak te pageses se ulet dhe punes se tyre qe nuk deklarohet. Sipas nje studimi mbi shqiptaret ne Selanik del se brenda pak vjetesh, permes zoterimit gjithnje e me te mire te gjuhes greke dhe nje vizioni me te plote te tregut te punes, refugjatet shqiptare filluan t’i largoheshin punes ne bujqesi per tu angazhuar me teper ne sektorin e ndertimit, ne bizneset e vogla dhe ne sherbimet e transportit.

Me kalimin e kohes, imigrantet arriten te permiresojne situaten e tyre dhe te shtojne te ardhurat, por kjo nuk u arrit sipas asaj qe shkruhet ne konkluzionet idilike te raporteve greke. Imgrantet punesohen gjithmone ne sektore sekondare, pavaresisht aftesive te tyre dhe ata jane shpesh te pasiguruar dhe ilegale. Keshtu qe ne vijim mund te themi se mungesa e nje statusi legal per shume punetore imgrante duket se eshte nje vije e qelimshme politike e shtetit grek per te debuar ne te ardhmen krahun e tepert te punes.

Roli i shtetit grek
Ne nje kendveshtrim, politika e imigrimit ne Greqi, qe prej1991, ka qene nje politike thelesisht perjashtuese, pa vleresuar kerkesat e tregut te punes dhe mundesite reale te nje imigrimi legal prej vendeve te ballkanit. Kjo politike mund te shihet edhe si arena ku ndeshen tre forca – interesta tradicionaliste, ksenofobike dhe proteksioniste; lobistet teknokrate moderne; dhe interesat e jashtme, se pari ato qe kane te bejne me çeshtjet balkanike dhe marredheniet me Be-ne.

Nga nje optike tjeter veshtrimi, duke mare si pikenisje prezencen ilegale te imigranteve, mund te verejme zbatimin burokratik te proçesit te pare te legalizimit, proçes qe filloi ne 1998.
Stafi i perkohshem, i punesuar per tu marre me imigrantet, ishte jo vetem i patrainuar, por vete anetaret e stafit krijuan nje rrjet kontaktesh personale ku mbizoteronte korrupsioni financiar . Me fjale te tjera, ne kete perzierje praktikash tradicionale greko/ballkanase me vlerat reale, gjithmone i jepet perparesi interesave ideollogjike personale dhe preferencave kulturore greke.

Ne nje studim tjeter, kryer nga Panteion University, konfirmohet gjithashtu pesha e stereotipeve kulturore ne praktikat e legalizimit ku imigrantet shikohen si te padeshiruar per shkak te kombesise se tyre (veçanerisht shqiptaret) dhe shpesh ju mohohet statusi legal, per rrjedhoje edhe puna qe kryejne.

E thene shkurt, politika greke per imigrantet permban tonet e nje ideollogjie perjashtuese. Iniciativat e ndryshme per legalizim jane zbatuar ne praktike nga zyrtare te paafte e te patrainuar, te mbarsur me nje mentalitet nacionalist dhe ksenofobik. Korrupsioni sistematik dhe abuzimi eshte nje histori qe vazhdon prej kohesh nga zyrtaret greke me poste ne konsullata, ministri, forca policore etj – ketu perfshihet dhe trafikimi e shrytezimi seksual i grave.

Duket se Komisoni Europian nuk ka ushruar ndonje presion mbi Greqine qe dhe ajo te eci ne rrugen e reformave ne kete drejtim: vetem nderhyrja e qeverise Amerikane dha disa rezultate pozitive ne masat antitrafik. Gjtithsesi, tonet ksenofobike ndaj imigrimit duket se do te mbeten, ne mos te perkeqesohen edhe me teper.

Shqiptaret ne shoqerine greke
Qe kur shkelen per here te pare ne token greke, shqiptaret u stigmatizuam si “kriminele” nga mediat greke dhe u percaktuan si ‘shqitaret e rrezikshem’. Gazetat ne ate kohe perdornin per shqiptaret keto terma:
‘mizore’, ‘primitive’ dhe mbi te gjitha ‘njerez jo te beses’, nje burim rreziku dhe kercenimi. Keto stereotipe perputhen me amnistine e Ramiz Alias kundrejt qindra te burgosurve politike. Gazeta te tilla si Ethnos publikuan artikuj reth te burgosurve politike te cilet, sipas tyre, do te ishin burim krimi sapo te hynin ne territorin grek.
Per rrjedhoje, raportet mbi rritjen e numrit te krimeve te shkaktuara nga imigrantet dhe ne veçanti nga shqiptaret, krijuan nje ‘panik moral’ ne shoqerine greke. Ne shume nga gazetat kryesore, si psh Kathimerini, perseritej shpesh se 60% e krimeve ishte kryer nga te huajt e sidomos nga shqiptaret. Ne fakt, siç provohet nga ato pak analiza serioze per imigrantet dhe krimin ne Greqi, keto pohime ishin shume larg te vertetes. Pe me teper, nga anlizat e detajuara te fakteve, krimet qe mbajne vulen e imigranteve kufizohen ne pergjithesi tek vjedhja dhe lypja, nderkohe qe krimet e renda (vrasje, perdhunime) kryhen ne nje mase te madhe nga greket. Gjithsesi, aq e forte ishte kjo psikoze e krijuar nga mediat greke ne lidhje me rrezikshmerine e imigranteve, sa 90 % e policise greke besonte se ishin pikerisht imigrantet shkak i rritjes se numrit te krimeve dhe duhej qe forca e policise te drejtohej kryesisht mbi ta. Mund te permendim ketu nje rast tipik kur nje polic arrestoi nje djale 13 vjecar nga Shqiperia se e pa me nje biçiklete te re e cila, sipas policit, patjeter qe duhet te ishte vjedhur nga djali. Djali bashke me prinderit ja dolen me ne fund te provonin se e kishin blere biçikleten dhe polici, kur e liroi djalin, kembenguli gjithsesi se ai duhe t’i kishte vjedhur parate me te cilat kishte blere biçikleten.
Me hyrjen ne shekullin e ri, media i ka ulur keto tone te egra ndaj imigranteve por perceptimi i publikut per imigrantet eshte demtuar rende nga gjithe ai helm dhe veshtire te ndryshoje.

Racizmi dhe perjashtimi shoqeror i shqiptareve ne Greqi qe prej 2000
Regjistrimi i popullsise ne 2001 tregoi se rreth gjysma e punetoreve shqiptare kishte banuar ne Greqi per me shume se 5 vjet – qe e marre ne raporte proporcionale, eshte nje sasi shume me e madhe se imigrantet e gjithe vendeve te tjera. Pasi Greqia filloi realisht te ndiqte vijen e Konventes se BE-se mbi te Drejtat e femijeve dhe lejoi qe gjithe femijet e imigranteve, pavaresisht statusit legal te prinderve te tyre, te vazhdonin shkollen, numri i femijeve te imgranteve u rrit nga 2002 deri ne 2003 rreth 9 %.

Kjo tregon se ka patur pa dyshim nje lloj progresi persa i perket situates se imigranteve shqiptare ne Greqi qe prej fillimit te viteve 90-te. Por problemet themelore te diskriminimit racial dhe perjashtimit shoqeror mbeten. Nderkohe qe shqiptaret krijuan nje hapesire te tyren brenda ekonomise greke, nje hapesire e fituar me pune te rende e rraskapitese, nje shprehje filloi te qarkulloje ne boten greke: ‘te punosh si shqiptar’. Por ky nam per punen e veshtire qe i duhet te beje nje shqiptari per te siguruar jeten nuk shoqerohet nga respekti i grekeve per kete pune. Perkundrazi, shqiptaret shihen me neveri pikerisht per kushtet e renda ne te cilat duhet te punojne. Statusi (dhe jo aftesia apo eksperienca) behet kushti per te gjetur nje pune te denje ne Greqi. Keshtu qe statusi i pasigurt prej gjashte muajsh ose nje vit leje qendrimi, ose pa leje fare, bashke me rastet kur policia greke gris lejet e qendrimit per te poshteruar imigrantet shqiptare, te japin te kuptosh se keto jane shprehje te ushtrimit te pushtetit hegjemonist prej Greqise.

Ne sferen sociale ndodh po i njejti fenomen. Ne shkollat sheterore eshte i dallueshem qendrimi racist i nxenesve greke ndaj femijeve te imigranteve qe ndjekin te njejten shkolle me ta. Fryma negative qe nxit kete racizem lidhet me damken e krimit qe shoqeron imigrantet. Te vetmet komente pozitive per imigrantet lidhen me krahun e lire te punes qe ofrojne ata. Keto konstatime te zymta perputhen me problemet serioze qe kane dale kohet e fundit persa i perket çeshtjes se mbajtjes se flamurit ne ceremonine qe zhvillohet ne kujtim te kundershtimit te Greqise ndaj pushtimit fashit. Natyrisht flamuri eshte flamur grek, por nje ligj i 2001-it ju lejon femijeve te imigranteve qe ta mbajne ate ne shkolla te ndryshme ne Greqine e Veriut. Femijet shqiptare u ndaluan nga femijet greke dhe prinderit e tyre per te ushtruar kete te drejte.

Persa i perket tregut te banesave eshte ende diçka e zakonshme qe te shohesh lajmerime, si ne shtyp ashtu edhe ne rruge, ne te cilat shkruhet ‘Jepet me qira: Jo per imigrantet’. Ne intervista me shqiptaret duket se kjo ndodh vazhdimisht dhe e ben shume te veshtire gjetjen e nje strehe. Keshtu qe imigrantet kane filluar te mblidhen ne getot etnike te cilat ndodhen kryesisht ne zonat me te degraduara te Athines dhe qyteteve te tjera. Gjithsesi, edhe kur ata lejohen te marrin shtepi me qira, pronaret kane filluar te kerkojne qira me te larta per ta.

Ne fushen e marredhenieve shoqerore, imigrantet ne pergjithesi zene nje hapesire te veçante sociale. Per kete rast mund te permenden sheshet ku imigrantet mblidhen per tu takuar dhe per te marre vesh te rejat e fundit nga tregu i punes. Thuhet se ne 1997 u kerkua nga greket qe te ‘spastroheshin’ sheshet dhe vendet publike nga imigrantet kur Selaniku ishte Kryeqyteti Kulturor i Europes. Eshte vene re se shqiptaret, ashtu si dhe imigrantet e kombesive te tjera, kane nderruar emrat e tyre sipas stilit grek ne menyre qe te pranohen me lehte nga komuniteti grek. Nje tjeter strategji integrimi vihet re kur familjet shqiptare myslimane bejne perçapje qe femijet e tyre te pagezohen si ortodokse greke, nje tipar themelor i identitetit nacional grek.

Martesat mes grekeve dhe shqiptareve do te ishin nje tregues i mire i nivelit te integrimit por perveç disa martesave ne zonat rurale nuk ekzistojne te dhena te tjera. Ne pergjithesi, shqiptaret dhe greket nuk perzihen me njeri tjetrin dhe afermendsh qe martesa te tilla mes grekeve dhe shqiptareve jane raste shume te veçanta.

Ne mbyllje mund te themi se Greqia e ka treguar veten shume me teper nje vend ballkanik se sa nje vend europian persa i perket menaxhimit te problemit te imigranteve dhe kjo duket qarte tek fryma nacionaliste, korrupsioni shteteor, mungesa e te drejtave te individit dhe nje shperfillje arrognate ndaj fakteve dhe te dhenave statistikore. Nga nje kendveshtrim, shqiptaret dhe greket jane afer nga pikepamja kulturore dhe historike, nderkohe qe ne nje optike tjeter, pikerisht kjo afri kulturore dhe historike presupozon qe ata s’mund te pranohen si shqiptare. Ne linjen e ‘spastrimit etnik’, qe mbizoteron ne balkan, duket se greket nuk mund te tolerojne shqiptaret qe jetojne ne Greqi sepse eshte pikerisht prezenca e tyre qe kercenon themelet e nje te ashtuquajtuare Greqie moderne te deballkanizuar.

Duke ndjekur linjen llogjike te ballkanizmit modern grek, ne marredheniet e Greqise dhe popullit grek me imigrantet shqiptare nukl ka veç kontradikta. Nje nga me tipiket e ketyre kontradiktave eshte se populli grek kerkon qe imigrantet te legalizohen, por shteti grek do qe ata te jene ilegale apo gjysem legale ne menyre qe ti kete nen kontroll, ti manipuloje apo t’i deboje. Lista e ketyre kontradiktave eshte pothuaj e pafund.

Nje nga çeshtjet me me peshe eshte edhe ajo e transferimit prej imigranteve shqiptare te parave te cilat mund te investohen ne ekonomine shqiptare aq te etur per investime te tilla. Shteti grek nuk ka treguar ndonje interes ne kete çeshtje. Gjithsesi, ne debatet publike eshte shfaqur nje lloj indinjate per ‘parate e Greqise’ qe po merren nga shqiptaret. Sipas idese nacionaliste, ‘parate e Greqise’ duhet te mbeten ne Greqi. Dhe ne ambjentin grek nuk eshte shtruar ndonjehere per diskutim çeshtja e zhvillimit rajonal ekonomik, e ndihmes qe mund t’i jepet fqinjeve shqiptare, ose fundja e inkurajimit te shqiptareve per te qendruar ne Shqiperi. Greket e kane kujtesen te dobet per te sjelle ne mend se dikur parate e refugjateve greke neper bote ndihmuan ne rimekembjen e ekonomise greke. Ndoshta ne atdheun e Platonit dhe Aristotelit, paaftesia ose mungesa e deshires per te pare te verteten ne sy eshte fatkeqesia reale e kesaj tragjikomedie ballkanike.

* Martin Baldwin-Edwards ka lindur ne Britani ne 1 nentor 1956. Eshte njohes i mire i problemeve te imigracionit.Ne vitin 1999 themeloi dhe drejton qe prej atehere, bashke me prof Ksanthi Petrinioti, Observatorin e Migrimit Mesdhetar ne Panteion University, Athine, Greqi. Nder te tjera ka qene:
- keshilltar mbi studimin rajonal per Global Commission on International Migration mbi Lindjen e mesme dhe Mesdheun
- Keshilltar per Imigracionin Grek(2004), Migration Policy Institute, Washington DC
- Keshilltar dhe autor qe ka kontribuar ne studimin ‘Politika e integrimit te imigranteve ne Greqi 2002-2007’,
- Keshilltar ne vitin 2000 per studimin “Legalizimi i imigranteve ne Greqi”.

Ne prill-shtator 2003 ka qene drejtor shkencor dhe, ne tetor –dhjetor, drejues i pergjithshem i Antigone, Qendra e Monitorimit te BE-se mbi racizmin dhe ksenofobine.

Publikimet e tij mbi migrimin internacional jane me teper se pesedhjete. Nder to mund te permendim:

‘Zbatimi i direktivave anti-diskriminim te Be-se ne Greqi.
‘Migrimet mesdhetare: rajonalizmi kunder globalizmit’,
‘Emigrimi i shqiptareve dhe tregu i punes ne greqi’
‘Zhvillimi gradual dhe emigrimi: Ballkani i kohes sone dhe Bashkimi Europian’
‘Medyshja e te zoterve te shtepise: Pergjigja ambivalente e Europes Jugore ndaj imigrimit’
‘Imigracioni dhe imigrantet ne Europen e viteve 90-te

Eshte bashkautor i dy librave: Politikat e imigrimit ne Europen Perendimore(ne bashkepunim me Martin Schain) dhe Imigrantet dhe Ekonomia Informale ne Europen Juglindore (ne bashkepunim ne Joacuim Arrango)

Nder raportet zyrtare te perpiluara prej tij mund te permendim:
· Integrimi i imigranteve ne Athine
· Diskriminimi, racizmi dhe ksenofobia ne tregun e punes ne Greqi.
· Dhuna raciale:Studim analitik per Greqine.

Martin Baldin-Edwards ka sherbyer si keshilltar mbi imigrimin ne dy qeveri europiane.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

9 Komente

  1. losttext thotë:

    11 January 2008 @ 12:44 pm

    Me duket se fyhet termi ‘ballkanik’ kur standardi i dyfishte i Greqise ne lidhje me emigrantet shqiptare krahasohet me te; Greqia ketu ha buke vec… por ky artikulli eshte shume pak per te sensibilizuar Europen Perendimore mbi marifetet helene.

  2. labi thotë:

    11 January 2008 @ 2:39 pm

    Eshte nje gabim trashanik i Greqise per te ardhmen e saj ne lidhje me emigrantet shqiptare. Martesat mikse jane inekzistente ose te paperfillshme ne numer…se bashku me keto 18 vjet shtypje dhe shfrytezim shoqeror i papare ajo ka “blinduar” rreth 500.000 shtetas te saj ne kulturen e tyre te origjines. Shqiptareve aty kjo u ka sjelle dhe do tu sjelle vuajtje te metejshme dhe status dytesor ne Greqi, por shoqeria bizantine a atyshme humbi shansin e madh per te pasur 500.000 qytetare te rinj dhe jo nje shtrese shoqerore qe nuk do gjeje kurre nje gjuhe te perbashket me vendasit. Kostoja per Greqine do te jete shume e larte per kete gabim ne te ardhmen e afert por edhe ne prespektive.

  3. Qafir Arnaut thotë:

    11 January 2008 @ 5:08 pm

    por ky artikulli eshte shume pak per te sensibilizuar Europen Perendimore mbi marifetet helene.

    Me demek ti je d’accord me S.Huntigtonin kur thote qe Greqia nuk ka vend ne BE dhe NATO (bashke me Turqine) pasi i takon nje qytetrimi tjeter?

  4. losttext thotë:

    11 January 2008 @ 5:57 pm

    “Me demek ti je d’accord me S.Huntigtonin kur thote qe Greqia nuk ka vend ne BE dhe NATO (bashke me Turqine) pasi i takon nje qytetrimi tjeter?”

    Medemek, jo, Kafir, s`jam dakort.

  5. kelian thotë:

    12 January 2008 @ 8:26 am

    Per mendimin tim nuk mjafton vetem nje artikull per hallet e emigrantve ne greqi por romane te tere….por fai nuk bie ne komuniteti shqipetar atje por bie direkt ne qeveria shqiptare.LE TE SHPRESOJME QE KETO HALLE TE MBAROJNE SE SHPETI PER EMIGRANTET:
    POR MOS HAROJME SE KETO HALLE MUND TE MBAROJNE VETEM PAS STATUSIT FINAL TE KOSOVES (PAVARESI)…………………………………………………………….
    SHPRESOJME!

  6. shtrydhaleci thotë:

    12 January 2008 @ 7:36 pm

    cna gjeti more shokeni, shikoni ketu juve te peshkut ju ka mbetur ora tek maqedonia kur bum….ja bene greket ne washinton per vorio epirin. na paskerkan formuar edhe qeverine edhe kryeministrin, dale kur te na bejne ndonje referendum pasi te kene mare pasaportat keta, shijkoni me tej se me duket kemi vite qe i biem daulles kot.
    mbeci me shendet. ketej nga vlora nke leme petrolifere te gjalle ta flini mendejn.

    http://www.state.gov/r/pa/prs/dpb/2008/jan/99231.htm

    Tom Casey…Okay, Mr. Lambros. We’re back to you.

    Question: On Kosovo, Mr. Casey, according to The New York Times and to International Herald Tribune, the U.S. government is going to recognize the illegal entity of Kosovo immediately after the elections
    in Serbia.

    MR. CASEY: (Laughs.)

    Question: And I’m wondering why. Under which legal basis?

    MR. CASEY: Mr. Lambros, first of all, the United States position
    with respect to Kosovo remains clear and consistent. You’ve heard it
    from us before. We believe that, in keeping with U.N. Resolution
    1244, it’s time to resolve Kosovo’s final status. That, for us and
    for the broad cross-section of the international community, means
    proceeding with implementation of the Ahtisaari plan, and that’s what
    we’ll be working for in the coming days and weeks.

    QUESTION: A follow-up. If the Greeks of Northern Epirus in Albania
    will elect their own prime minister, like the Kosovar Albanians in
    Serbia, I’m wondering, Mr. Casey, if Undersecretary Nicholas Burns,
    with the same token, will congratulate such a Greek prime minister as
    he did yesterday for Hashim Thaqi?

    MR. CASEY: Oh, Mr. Lambros, what an unfair question! Mr.
    Lambros, as you know and as everyone well knows, Kosovo is a very
    unique situation, and it — (audio break) — and settlements are not a
    precedent for any other region.And as you know, that’s long been a consistent part of U.S. policy.

  7. Pjer Thomas thotë:

    12 January 2008 @ 9:06 pm

    Artikulli ishte interesant, veç per çeshtjen e parave te emigranteve duhej shtuar se dhe ate problem, Greqia e ka rregulluar me se miri duke hapur banka greke ne Shqiperi. Pra nje minus per ekonomine shqiptare, fale zemer-gjersise se politikes shqiptare .

  8. rual thotë:

    13 January 2008 @ 10:45 am

    Nuk kane shqiptaret probleme integrimi ne greqi probleme kane greket me integrimin e shqiptareve

  9. bari ropaj thotë:

    10 July 2008 @ 2:04 am

    perse vuan populli shqiptar.mund ta dini.pse pse pse.kjo asht e verteta.sali berisha merret me mashtrime per 18 vjet.ishte i zan me qmontimin e shqipris.nano ishte i zan me simpatiken axhente greke qe e martovi.kurse per te tjert qe vin ne qeveri.qka do te ngelin.varfrija.mbas karjers largohen e jetojn jasht shtetit.si ramiz alia .fatos nano ku i marrin paret qe blejn vilat e munden me jetua pa punuar.pse pse.kjo asht.se grabisin pasurin e komit shqiptar e shfrytzojn sikur e shfrytzovi enver hoxha .kta drejtusa jan klyshat e enverit dhe jan te pregaditur .nga sistemi komunist.bertasin ne popull sikur jan shpirt xhan.per tu hjell pluhur syve popullit.votat i vjellin.varferija ka arrit kulmin.pa punsimi i bani njerzit te vrasin vehten.kalojn krizat ekonomike.emigracjoni po perballon koh shum te veshtir me ndihmen e familjeve ne shqipri.se qdo emigrant perballon jeten ku jeton ka shpenzimet e vehta. si kur do isha nje puntor i thjesht do ta nxjerrja nga situata e varfris ..kurse ju po e ngulni nen tok brez mbaz brezi tregoni popullit te verteten.kur delni me kerkuar voten.xhith lufta e qeveritarve.asht te sigurojn te arrdhurat e tyre .e te ket imunitet.qe klasa e varfer te shesin nerin per punsim.para fuqis drejtuse .qe ne shqipri e trashigoj per 50 vjet.populli.at menyr drejtimi po ndjekni edhe juve .per nje jave shqiprija bahet si australia.kurse juve po i siguroni neper banka te botese .kur te largoheni nga karjera.si drejtusa. merreni nga nje flamur me vehte se ndoshta u kujtohet shqiprija.se juve nuk keni dhimje pe komin shqiptar.po jeni grabitsa shpejtsijet.

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com