Kenia në spiralen e dhunës

kenia.jpg

22 viktima më shumë u shënuan të martën në Kenia në shpërthime të reja dhune që pasuan vrasjen e një deputeti të opozitës. Përplasjet midis grupeve të ndryshme etnike pas zgjedhjeve të 27 dhjetorit 2007, kanë shkaktuar mbi 800 të vdekur, duke vënë në rrezik vetë egzistencën e Kenias, që deri më tani shënonte shembull të mirkuptimit etnik në kontinentin e Afrikës. Zgjedhjet që rikonfirmuan Presidentin Mwai Kibaki janë konsideruar të manipuluara nga vëzhguesit e huaj, dhe nga Opozita, e cila ndërkohë ka vepruar si nxitëse e dhunës. Ish shefi i OKB Kofi Anan është duke negociuar paqe midis politikanëve në Nairobi.

Foto: Ben Curtis / AP

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

58 Komente

  1. AR31 thotë:

    30 January 2008 @ 2:31 pm

    Duket si ato fotot e “97’s tek ne…

  2. losttext thotë:

    30 January 2008 @ 3:30 pm

    Eshte e trishtueshme dhe ta mpin “civilitetin” kur sheh, serish e serish, se cfare kafshe eshte njeriu. Lufta per dominance perkthehet kollaj ne etje per gjak; perparimi i qenies njerezore kerkoka, ashtu si flijimet qe beheshin per nje ngrehine dikur, kurban, kurban, kurban…

  3. ITS thotë:

    30 January 2008 @ 4:13 pm

    AR31,

    Une jam aktualisht ne Nairobi me pune, dhe eshte e vertete qe kjo qe po ndodh ketu eshte shume e ngashme me 97. Nje incident politik i vuri flaken ekonomise me stabel ne afriken lindore.

    Losttext,

    Problemi eshte shume me i komplikuar se etja per gjak. Edukohuni mbi konfliktin ne qofte se jeni me te vertete te interesuar. 95% e problemeve te Afrikes i kane rrenjet te kolonializmi. Problemet politike jane te shoqeruara nga probleme etnike, si dhe socio-ekonomike, e fetare. Hasmerirat shkojne ketu 50 vjet mbrapa. E sidoqofte keto qe ndodhin tani nuk jane asgje ne krahasim me barbarizmat qe evropa e qyteteruar ushtroi mbi keta njerez…. they learned from the best ;-)

    -
    /Korrespondenti i Peshkut ne Nairobi

  4. Blendi thotë:

    30 January 2008 @ 4:20 pm

    ITS, te kam patur dhe ty ne mendje kur e postova fotografine e dites. Ma merr mendja qe je jashte rrezikut nga dhuna, por sidoqofte, kujdes. Cdo koment si “korrespondent i Peshkut” mbi ato qe shikon me syte e tu eshte i mirepritur, (ma do mendja je i vetmi shqiptar ne Nairobi keto dite).

  5. anonim thotë:

    30 January 2008 @ 4:22 pm

    ITS, ke harruar te vesh lidhjen e korrespodencave te tua ne Nairobi:

    http://www.digitalobjective.com/2008/01/nairobi-day-3.html

  6. Idris thotë:

    30 January 2008 @ 4:24 pm

    Korespondent i nderuar.
    E nise mire pastaj u bere dhe ti si ne
    “Gjete nje armik klase te dalesh vet patriot” :D :D :D
    Vazhdoje ate informacionin me te detajuar se edhe ne kemi lexuar, po nuk e kuptojme si JU…prandaj e krahasojme jo vetem figurativisht me 97…Na bie noi gjo t’mire per Kenian..sidomos pas …
    “”Nje incident politik i vuyri flaken ekonomise me stabel ne A.Lindore…”"
    eshte nje pike fillimi shume e bukur per te na sqaruar.

  7. toko thotë:

    30 January 2008 @ 4:40 pm

    Faleminderit Peshku dhe ITS.
    Mbase duhet edhe te mesojme dicka nga kjo Kenia. Se nuk jemi as me mbrapa e as me perpara se Kenia. Ndryshojme nga ngjyra e lekures por jo nga mentaliteti.

  8. losttext thotë:

    30 January 2008 @ 4:46 pm

    ITS,

    Nga te vjen kjo siguri qe nuk qenkam “edukuar” mbi konfliktin? Jam shume ne dijeni dhe e kam studjuar kolonializmin ne Afrike e tjeterkund, bashke me pjellat e hasmerise qe ka koklavitur mes etnive atje.

    Ne komentin tim nuk vura ne peshore barbarizmat e Evropit me ato qe po ndodhin ne Kenia, dhe as kisha asnje insinuate raciste ne te; thjesht konstatova ate gje qe perseritet e perseritet ne shoqerine njerezore.

    Don te me thuash qe keto barbarizma nuk jane ne fund te fundit pasoje e luftes per pushtet? Don te me thuash qe kjo lufte civile atje, pjeset qe po ja hyjne ne dru njera tjetres nuk i deh gjaku i seciles pale? Meqe je atje, sa jane vrare deri tani? A nuk te duket se ne yrysh e siper ata e luftojne kundershtarin duke u bazuar thjesht tek etnia e tjetrit qe ua err syte?

    E di shume mire qe problemi qenka shume me i komplikuar se etja per gjak; as nuk u mora me prejardhjen e tij. Thjesht vura ne dukje sesa gjak duhet te derdhet ne themelet e nje shoqerie, para se ajo te perparoje.

    Flm qe me ndjek se cfare postoj ne cdo teme…

  9. molekula thotë:

    30 January 2008 @ 4:50 pm

    Zululand hesapi.
    Dhe pastaj per cdo gje e ka fajin evropa. Njerezit e shkrete kurre skane faj. Pffft.

  10. shqipe@ou thotë:

    30 January 2008 @ 4:50 pm

    Shpetona France!

  11. Blendi thotë:

    30 January 2008 @ 4:58 pm

    toko thotë:
    Faleminderit Peshku dhe ITS.
    Mbase duhet edhe te mesojme dicka nga kjo Kenia. Se nuk jemi as me mbrapa e as me perpara se Kenia. Ndryshojme nga ngjyra e lekures por jo nga mentaliteti.

    ————–

    He mo toko se kaq bosh sa c’e shikon ti goten do na ngordhesh te gjitheve nga etja…Ndryshe nga Kenia ne jemi komb 3000 vjet qe kemi treguar se ne momentet me delikate dime te reagojme si duhet.

    Lerme te te kujtoj vitin 1998 psh, dhe si i pritem ne shqiptaret, me te varferit popull ne Europe, gjysme miljoni vellezer shqipare nga Kosova.

    Arberit lidhnin Besen qe me 1444…ti thua jemi si Kenia.

  12. Artian thotë:

    30 January 2008 @ 4:59 pm

    its,eshte nder i madh te kemi, nje shqiptar,korrenspondent nga Nairobi,sinqerisht nuk ia merr mendja kujt qe nje shqiptar i vertet si ty te jete aty na shkruaj se nuk do te besojme :)

  13. Idris thotë:

    30 January 2008 @ 5:03 pm

    Se mos e merr njeri per te vertete por nje Ugandez me tha: (shqipe gati)
    -Franca do hakmerret shume keq per emigrantet qe nxiten katrauren ne vendin e saj.
    Mbase dhe keshtu eshte, po gjith puna eshte te mesojme se CFARE dhe per CFARE na perdorin ….
    Si i hame ne keto “incidentet politike” “krijimin e piramidave”,
    “revolucionet portokallij” e kushedi sa emra diplomatike e tituj letrare qe u vishen…….kete s’po na i tregojne..
    I ruajne anonimitetin….:) :) :)

  14. WASU thotë:

    30 January 2008 @ 5:20 pm

    Blendi,

    Bosh jo po dhe te thuash qe gota eshte cing me cing vetem per hir te pozitivizmit sikur nuk shkon apo jo :) ? Ate problem qe ngre toko e shoh ndoshta jo aq te mprehte, po gjithsesi ekzistent edhe ne Shqiperi. Sepse edhe pse kemi 3000 vjet histori, nje pjese teper e madhe e kesaj te fundit na ka kaluar nen thundrat e te tjereve (qofte keta te jashtem a te brendshem). Me numer vitesh jemi rritur, po jo me pjekuri. Akoma nuk kemi nje koncept te qarte mbi demokracine e lirine. Akoma shkojme pas berihajt, pas genjeshtres se bukur te radhes, e cdo here harrojme se pas genjeshtres se madhe vjen edhe zhgenjimi e mllefi i madh.

    Te mira kemi plot, po nuk do te thote qe ta bejme nje sy qorr ndaj mangesive.

  15. hunter thotë:

    30 January 2008 @ 5:40 pm

    Lexova se………….95% e problemeve te Afrikes i kane rrenjet te kolonializmi………
    justifikim tipik prej dembeli qe preferon te vdesin nga uria sesa te ngrihet e te punoje dhe aq me teper tipik per nje europian qe hallet e problemet e botes ja vesh kolonializmit. Kolonializmi perveç shume te keqijave solli dhe zhvillim e kulture. Pa kolonializmin ato debila qe vrasin njeri-tjetrin do te ishin duke mbledhur banane neper peme.

  16. Blendi thotë:

    30 January 2008 @ 5:52 pm

    Dakord me ty WASU, nuk them se gjerat jane sheqer dhe s’kam gje kunder vetekritikes. As kam ndonje kenveshtrim racist, biles ndaj me ITS simpati per afrikanet, sepse vertete kolonizatoret fytyrzbehte ua kane “marre shpirtin”, i kane vjedhur, varferuar dhe perdhunuar me shekuj. E megjithate e gjej te tepruar kete barazim te shqiptareve me afrikanet. Ne kemi tjeter kulture, tjeter histori - kjo nxjerrja nga cdo kontekst eshte varferi mendimi.

    Ne kemi nje tradite te mrekullueshme tolerance, atdhedashurie, keta jane vellavrases te ngerthyer ne konflikte tribush. Ne 100 vjet te ndare dhe sot po realizojme ribashkimin e Kombit, keta po thermojne edhe konceptin artificial te kombit te tyre…

    Nejse, s’do ta zgjas, ndoshta jam pakez teper krenar per identitetin tone. Krenaria veshtire te argumentohet…po barazimi i Shqiperise me Kenian me duket i papranueshem….

  17. tropizma thotë:

    30 January 2008 @ 6:07 pm

    Oh, Blendi … jo vetem qe ne Afriken Lindore (me shume zbulime edhe ne liqenin Turkana ne Kenia) ka lindur specia jone e ndritur dhe paraardhesit e saj, po jo pak kuvende Lezhe jane bere edhe aty, jo pak mbreterira e sulltanate. Shume shpejt kalove ne superioritetin tone. Vellavrasjen ben mire ta kujtosh, jo vetem gjate L2B, jo vetem pas L2B, po edhe ne ‘97-en sic na kujton mire AR31. Dhe meqe s’kam asnje dyshim se ne thelb nuk je racist dhe se te vjen keq per Afriken, ji pak me kurioz per te germuar neper historine e saj, pak me i gatshem te mos e shohesh vellavrasjen tribale si nje element afrikan te prapambetur - kujto vetem Ruanden, i dashur Blend, dhe mendo se sa e lehte eshte te shkaktosh njimend, prej se jashtmi, marrine vrastare.

    Vertete, fatet sot i kemi te ndryshme, Evropa nuk do te lejonte kurre nje Sudan ne gjirin e saj - na ndihen ne 97en dhe ndihen edhe Kosoven. Vertete, civilizimi evropian duket sikur i la pas me luften e dyte boterore shekujt e pergjakte vellavrases. Por harro jo vetem kafshen qe dilte nga dora e njeriut evropian deri nje gjysem shekulli me pare, po kryesisht njeriun, kete kafshe te rralle, qe s’e ka per gje jeten perballe pushtetit. Te pakten une keshtu e lexoj ate qe u perpoq te thoshte Losttexti. Pavaresisht kushteve historike, brutalitetin e ndan gjithe njerezimi. Edhe populli yne ‘tolerant e atdhedashes’.

    Mua me intereson me pak mbajtja lart e moralit shqiptar se sa mosnjollosja e Afrikes si kontinent i dhunes natyrale. Pale c’natyre e rralle!

  18. tropizma thotë:

    30 January 2008 @ 6:10 pm

    * mos harro jo vetem kafshen…

  19. Blendi thotë:

    30 January 2008 @ 6:30 pm

    tropizma, reagimi im ishte ndaj tokos qe i fryn nje fyelli tjeter. Keshtu qe komenti im del jashte kontekstit po te germojme tani me fillimet e species njerezore dhe historine e Afrikes etj etj ndodhi interesante nga Bota. Plus qe te jem i ndershem, kete dyjavesh po tregohem cingun, po i kushtohem asaj qe ndodh ne Kosove, dhe nuk e gjej te dobishme te thellohemi ne studime antropologjike per t’i rikujtuar vetes “kafshen-shqiptare”.

    Padyshim, te gjithe gjitare jemi. Ca me pragmatike se ca te tjere. ;)

    Te pershendes.

  20. tropizma thotë:

    30 January 2008 @ 6:34 pm

    a mire blendo, harrova qe duhet me bo propagande pro-shqiptare, pro-pavaresise se kosoves brenda peshkut, take no prisoners ;)

  21. toko thotë:

    30 January 2008 @ 6:44 pm

    Belndi une nuk e di se kujt fyeli i fryj une. Di qe jam ne te njeten melodi me Tropizma dhe Wasu. Keshtu qe nuk besoj se do te jete ndonje melodi apo fyell tjeter. Mbase eshte arsye kjo per ju per te dale nga situata duke dashur te degjosh melodine e fyllit tim ndryshe nga ajo e Tropizma e Wasu.
    Sa per sqarim une e kuptoj se jemi ndryshe nga Kenia por ne metalitet jemi njesoj. Ndryshimi yne eshte ne fatin qe jemi ne mes te evropes dhe kemi komshinj evropiane qe nuk duan tju ndotet lagjia dhe nuk na lene te bejme si Kenia ( Kujto sa here nderhyjne Evropianet tek ne sa here i fryhet Edit apo Berishes te bejne sher, Nje here nuk nderhyne ne 97, se Berisha u mbyli deren, dhe u beme si Kenia) Une jam i bindur se po te ishim ne afrike jo me histori 3000 vjecare por edhe mehisotri 30,000 vjecare edhe me trashigim jashttoksor te ishim ne prape si Kenia do te perfundonim.
    Ndryshim tjeter eshte tangerligu jone “Jemi ndryshe” Kjo eshte me keq se cdo gje edhe se vete Kenia. te pakten ata e dine veten se ku jane , ne nuk duam as te dime se ku jemi. Si mund te ndryshojme kur nuk pranojme se duhet ndryshuar? Na rofte tangerliku “Jemi ndryshe”

  22. Blendi thotë:

    30 January 2008 @ 6:46 pm

    S’eshte puna te besh propagande tek Peshku, eshte puna per te mos harxhuar kohe duke bindur njeri tjetrin per sende qe ne thelb i shohim njesoj. Ti ke shume te drejte qe ka patur vv gjate L2B, apo qe Europianet e rrafshuan vete kontinentin e tyre…Por cili eshte qellimi i kesaj bisede? Shpresoj se e kuptove qe e kisha komentin ne tjeter kontekst, pse me detyron ta mbroj kot apo terheq? :D

    A do arrijme ndonje nivel me te larte ndergjegjeje pasi ti provojme vetes se jemi po aq te liq (apo te mire) sa afrikanet e tjere? (sepse atje lindi specia pra!!!)

  23. Blendi thotë:

    30 January 2008 @ 6:53 pm

    Toko, ti ne cdo teme do qe te dalesh tek Rama dhe Berisha. Sic edhe dole:

    Kujto sa here nderhyjne Evropianet tek ne sa here i fryhet Edit apo Berishes te bejne sher, Nje here nuk nderhyne ne 97, se Berisha u mbyli deren…

    Per kete “fyell” e kisha.
    KENIA, KENIA, KENIA!!!

    Lere Edin dhe Salen jashte kesaj teme, per hir te Zotit!

  24. toko thotë:

    30 January 2008 @ 7:03 pm

    Ka lidhje Edi me Salen me kete teme dhe me ate qe thua se:
    ….kete dyjavesh po tregohem cingun, po i kushtohem asaj qe ndodh ne Kosove, dhe nuk e gjej te dobishme te thellohemi ne studime antropologjike per t’i rikujtuar vetes “kafshen-shqiptare”….
    Nuk ka nevoje te besh propagande te mbrosh shqiperine ne kete blog kur bota shikon ca pamje me te medha se ky blogu jone. Mjafton te shikojne Berishen dhe Ramen dhe te kuptojme se ku ndryshojme ne nga Kenia. Thellohu sic thellohet bota ne shkaqet qe sollen situaten ne Kenia dhe do te shikosh se edhe atje kishte nje Sale e nje Rame si strumbullar i ketyre gjerave.
    Pastaj po te ishe kaq “cingun’ perse nuk mbrotje figuren e Presidentit tek ajo tema tjeter per viziten e tij ne Kosove? Bile shprehja e Qoses ishte dhe shprehja e dites. Valle eshte ky cingunllek ne sherbim te Kosoves?
    Une i bie ketij fyelli se mendoj se duhet ndryshuar kjo pamje e madhe si sherbese edhe ceshtjes edhe te Kosoves. Nuk mbulohet realiteti shqiptar me “Peshkun”, por mendoj se ndryshimi i realalitet mund te filloj nga peshku.

  25. AR31 thotë:

    30 January 2008 @ 7:16 pm

    ITS je ne Nairobi? Kjo eshte shume interesante. Ne France studiojme ne vecanti kontinentin afrikan, kjo per arsye qe i merrni me mend…Franca ka interesat e saj ne Afrike, mbi te cilat ushtron presion ekonomik, ushtarak dhe politik. Vecse, ne dekaten e fundit, shperthimi ekonomik i Kines dhe kerkesat e saj per energji, e ben Kinen ti drejtohet Afrikes. Keshtu qe sot, Kina po i rremben Frances shume prej zonave te saj te influences duke u paraqitur vendeve afrikane nje bashkepunim me “te ndershem” se propozimet franceze. Ne France fantazmat e kolonive jane te ngulura thelle ne ndergjegjet e njerezve dhe jane te pranishme kudo. Ne viziten e tij te fundit ne Afrike, presidenti Sarkozy u soll si xhambaz kuajsh. Fakti qe Franca i hapi rruge bashkepunimit me Libine e Ghedafit, la shume per te deshiruar tek vendet e tjere te Bashkimit Europian- politika e jashtme franceze eshte ne sulm qe prej ardhjes ne pushtet te zotit Sarkozy. Ne rastin e Afrikes, edhe pse kolonite dolen te pavarura, mund te themi qe ato kane nje ndervarje ekonomiko-ushtarake nga Franca; zonat e influeces franceze mbetet Magrebi (Afrika e Veriut), shtetet afrikane ne Afriken perendimore dhe shtetet afrikane rreth gjirit te Guinese.

  26. AR31 thotë:

    30 January 2008 @ 7:18 pm

    “I dua afrikanet. Kane buzeqeshje te bukur” nga Sarkozy

  27. California Dreaming thotë:

    30 January 2008 @ 7:30 pm

    Para disa ditesh lexova ne nje gazet italiane nje titull (disi tendenzioz) qe me gjith tragjedicitetin e tij me ka ber te qesh :MARATONISTI I NJOHUR KENIAN GJEN VDEKJEN NGA NJE SHIGJET E HELMUAR
    Ndryshimi i vetem midis kesaj qe po ndodh ne kenia dhe katrahures tone te 97 eshte se ne kenia cuditerisht se din akoma qe jan shpikur armet e zjarrit.Perdorin akoma sepata dhe shpata per te vrar dhe gjymtuar njeritjetrin. sa primitiv

  28. tropizma thotë:

    30 January 2008 @ 7:39 pm

    Toko, ne mund te kemi nota te ngjashme, por i biem melodive te ndryshme. Ne kete teme per Kenian mua me intereson shembulli shqiptar aq sa na sherben per te kuptuar Kenian. Prandaj me duket e rendesishme linja pergjithesuese e Lostit (mgjs nuk me duket se kjo dhune eshte thjesht shtetformuese, sic besoj se eshte dakort edhe losti) e rendesishme, ne menyre qe afrikanet, e ne kete rast kenianet, te mos paraqiten si kafshe te kopshtit zoologjik.

    Nderkohe, ti e permbys biseden per te thene ’sa turp per ne shqiptaret qe jemi si Kenia’. Kur Blendi te pergjigjet ne mbrojtje te Shqiperise por ne kurriz te Kenias, une jam e detyruar te bej kontrapedal, jo sepse me pelqen te krahasoj Shqiperine me Kenian, po sepse nuk me pelqen ajo qe bejme ne kur duam te ngrejne Shqiperine mbi Afriken - si ti qe e ben per te share Shqiperine (me qellim ndergjegjesimi, e kam te qarte qe qellimi i ngushte patriotik eshte i mire), si Blendi qe e ben per te na ngritur moralin (qe eshte shume e rendesishme). Po mua mor shok nuk me pelqen morali qe ngrihet mbi zhytjen e te tjereve. Ka shume per t’u krenuar Afrika (po Blendi, eshte krenari te kesh qene djepi i njerezimit), sic kemi edhe ne, sic ka cdo popull qe eshte perpjekur dhe ka mbijetuar, krijuar. Sic ka shume per t’u turperuar Afrika, Shqiperia, dhe akoma me shume nevoje per turperuar Evropa e pacipe qe nderton identitetin e vete civilizues mbi rrenojat e Afrikes- gje qe ne s’duhet ta bejme.

  29. Tironsi thotë:

    30 January 2008 @ 7:45 pm

    Ca beni keshtu u milet? Si qenkemi ne njesoj me Kenian!!! Ne megjithmend e beme 97 e nuk jemi shume te afte ne shtetformim, po s’jemi kurre njesoj ne mentalitet me keta. Ne 97 nuk u vra as edhe nje minoritar nga shqiptaret, populli demokrat nuk vrau popullin socialist, tjeter pune se c’bente politika. Ne jemi milet qe tolerancen e kemi ne gjak e kjo mbase na le dhe mbrapa. Une s’di qe ne te kemi vrare ndonjehere qofte dhe nje minoritar nga inati se eshte grek, sllav, rom a ku di une se cfare tjeter. Dhe mos thoni qe vrane shqiptaret ne Kosove sllavet se ajo s’kishte te bente me etnine po thjesht me hakmarrjen. Vetkritike duhet me qene dhe shume biles, po jo tani te mohojm dhe ato qe kemi.

  30. Idris thotë:

    30 January 2008 @ 7:51 pm

    California! Lexo!(pa patur nevoje te tundim 97……..
    I ndau koken gruas…(ose burrit)
    “E perdhunoi e sadamizoi dhe kur mori spaten ta vriste vuri ulurimat dhe kerkoi ndihme…Albani
    Mostra qe ka therur e henger 63 persona…… Rusi
    U gdhime nje dite dhe nga vllezer ,zume te vrasim njeri tjetrin- Bosnje
    …Nje debil sipas stilit Samuraj,vrau si nja 30 e ca veta…Usa..Etj Etj Etj..
    Aty eshte qenia njerezore si ne Kenia ,si ne kosove ,si ne serbi,si ne Usa (per te mos kujtuar Efekt.Katrine),si ne Indi ,si ne Pakistan,si ne Shqipri…
    Ndoshta per shkallen e egersise edhe duhet gjykuar ….por e KOTE…..
    NJERIUN si cdo qenie ne kete BOTE perfshi FAUNEN,FLOREN biles edhe ne qe jemi Peshq….po na le ne kushte primitiviteti HAME (jo vrasim) njeri tjetrin.
    Per kohet moderne them se sajimi i emrave te bukur si “firm.piramidale”
    “Diktatura e drites” “Centralet berthamore”
    jane bomba me sahat te shfaqjes se KANIBALIZMIT SHOQEROR.
    Ketu s’ka te beje miopia per te pare SALEN apo EDIN…
    AR31 !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    “I dua afrikanet.Kane qeshje te bukur.”Sarkozy….flet me shume se mijra komente…….

  31. WASU thotë:

    30 January 2008 @ 7:57 pm

    o Idrizo,

    Per saktesi te muhabetit, po peshqit ke fauna hyjne mo i uruar :) ! Kaq, se per te tjerat s’te heq as edhe nje presje, pike apo pikecuditese :D !!

  32. Idris thotë:

    30 January 2008 @ 8:06 pm

    Wasu !
    Nje falem nga une, per sqarimin qe me ben. :) :) :)
    fatkeqesisht duke u shkeputur nga kualifikimet e bashkepranuara ne mexhliset torike te Memedhembjes …
    mendoja se ne jemi specie e vecante e pa klasifikuar gjer me tani..:D :D :D .

  33. bacterius thotë:

    30 January 2008 @ 8:13 pm

    Per te gjithe ambjentalistet keto lajmet nga Kenia duhet te jene shume te kenaqshme. Ne nje bote te mbipopulluar qe po shkateron rezervat natyrore, cdo njeri me pak eshte lajm pozitiv. Eshte menyrat e botes per te spastruar veten nga mbeturinat. Ne nje kohe kur mjekesia e ka rritur jetegjatesine tej normes natyrale, kur civilizimi e konsideron gje te shtrenjte jeten, e kur popullisa po tjekalon me shpejtesi nivelin mbajtes te tokes, konfliktet e tilla jane nje nga mjetet e pakta qe kane mbetur epr te mbjatur numrin e popullsise nen kontroll. I urojme ketij konflikti jete sa me te gjate, me sa me shume koke. Njeriu eshte gjithmone i zevendesueshem.

  34. Tironsi thotë:

    30 January 2008 @ 8:21 pm

    Hail Bacterius! :D
    Rujna Zot se ca s’po na lexojne syte!!!

  35. Idris thotë:

    30 January 2008 @ 8:32 pm

    “You are the World”…nje nga kompozimet e interpetimet me te SHKELQYERA qe kam ndigjuar ndonjeherene nje BASHKESI SUPER EGOSH,
    nga kengetaret me famoze te kohes..
    Emi i dashur……Na relax pak po qe se vlereson kerkesen time mbasi vete ke deklarruar :D :D :D qe s’do te meresh me keto tema .

  36. Vemendje thotë:

    30 January 2008 @ 8:52 pm

    Tropizma.
    Tropizma eshte per tu lexuar, se merr kuptim thellesia e llojshmeria e ujrave qe notojne peshqit e llojeve te ndryshem. Tropizma me siguri do veten, mos u ruani nga Tropizma.

  37. Grupi thotë:

    30 January 2008 @ 9:17 pm

    Po c’keni qe shikoni ne cdo krize ne bote…nje pasqyrim te Shqiperise?? Ju nuk pate qe ne “maj te Amerikes”…njerzit vriteshin e perdhunonin e vidhnin njeri tjetrin me keq se kafshet ne New Orleans…Njeri nuk zhvillohet ne ate drejtim…ashtu na ka ber perendia. Po kjo s’ka lidhje fare me Shqiperine. Ata ne Afrike vrasin e presin njeri tjetrin per aresye etnike…kto politiket jane vetem shkendija. Jane probleme pa lidhje…po ashtu sic themi ne qe Kosova s’eshte e krahasueshme me konflikte te tjera ne bote.

    Lereni Shqiperine e shkrete rrehat…popull si ne s’ka…qe rri urte e s’ka prek asnje fije floku te dikujt tjetri.

    Pastaj ata ne Kenja apo Rwanda apo diku tjeter…kane problemet e tyre. Po faji s’eshte i kolonizjatorve me shume se i vet atyre qe vrasin njeri tjetrin per etni e fe. Dhe sic u tha me siper Evropi i solli te keqia po i solli dhe te mira…se me pare ishin si ndonje plazh nudist dhe s’kishin pare breke me sy. Sot kane gradacela ne Nairobi.

  38. olsib thotë:

    30 January 2008 @ 9:35 pm

    Shume e frikshme kjo foto. S’arrij te kuptoj nese personi qe eshte brenda kamionit, po gezohet apo po uleret nga dhimbjet.

  39. Blendi thotë:

    30 January 2008 @ 10:07 pm

    olsib, verejtje me vend. Ne fakt AFP ka nje foto tjeter nga ky moment qe e ben kete robin te duket krejt si viktime. Por ne fakt eshte njeri nga ata qe po e perdorin kamionin si barrikade dhe vete i kane vene zjarrin rrotes mbi catine e kabines…

  40. toko thotë:

    30 January 2008 @ 10:32 pm

    Grupi,
    Bota me mend nxjer mesime nga ngjarje te tilla Jo se na u dogj barku per Kenian apo Kenanistet. Mendoj se ngjarje te tilla jane shembull se cfare krijone situata te tilla dhe si mund te shmangen ato., qofshin keto situata edhe ne Majen e Amerikes. Se vertet njerezit keshtu jane dhe keshtu na ka bere perenida apo evolucioni i Darvinit, por per kete arsye ne ndryshim nga kafshet njerezit kane shtet ka politike, ka ligje. Qe te mos bejme sic na ka bere perendia. DHe kur nxjerim ne drite natyren tone shtazore si njerez ( ne Kenia apo ne 97) tregon se qeveria, politika,dhe ligji ka deshtuar. Ne shkenca shoqerore keto ngjarje jane laboratori ku “eksperimetohet ” per te nxjere konkluzione. Pra pasi kam thene tere keto mendoj se ka lidhje me shqiperine edhe me Kosoven etj. Dhe ngjarja per arsye etnike te kujton 97 doni apo nuk doni te vjen mire apo nuk te vjen mire, por ashtu si ne 97 kur Jugu ju “sul” veriut dhe veriu u armatos te “mbroheshe” nga Jugun etj Eshte sic themi Bathoristet qe pushtuan Tiranen dhe Tiranasiat qe po mbrohen nga Bathoristet. etj etj .
    Grupi nuk them se ne sot ne kete moment, po vritemi si ne Kenia por renjet e nje sitatete te tille egzisotjne dhe duhet te nxjerim mesime si ti shkulim keto renje qe te mos kemi rrezikun e Kenias apo te 97.

  41. Kopetenti thotë:

    30 January 2008 @ 10:44 pm

    Keto skena i kemi pare edhe ne Shqiperi ska ndonje gje per tu cuditur..puna eshte qe mos perseriten me tek ne…me ata qe kemi ne krye:Zoti na ndihmofte..

  42. CALIFORNIA DREAMING thotë:

    30 January 2008 @ 11:22 pm

    Dhe ngjarja per arsye etnike te kujton 97 kur Jugu ju “sul” veriut dhe veriu u armatos te “mbroheshe” nga Jugun etj
    TOKO . SDU ME NXIT GRINDJE E LUFTE PRAP E ME E BO EVGJITCE SI NE KENIA SIC E BEM NJEHER E NJIKOHE POR KAM PERSHTYPJEN SE ISHTE VERIU QE JU “SUL” JUGUT ME TANKSE E ME USHTRI !!!! :)

  43. Tironsi thotë:

    30 January 2008 @ 11:28 pm

    Nuk ju sul veriu jugut po ju sul Sala miletit ne jug qe kerkonin doreheqjen e tij. Mileti i veriut nuk vrau ndonje pse ishte jugs. Tjeter gje se si e perdori Sala shtetin. Ne Shqiperi kemi qene ne ate kohe e s’na i kane pare syte keto gjera vecse te lajmet e grekut.

  44. olsib thotë:

    30 January 2008 @ 11:35 pm

    Flm Blendi!

  45. Randy Moss thotë:

    31 January 2008 @ 2:39 am

    Jemi apo nuk jemi si Kenia,?! vete fakti qe po debatohet si ceshtje i jep pergjigje , pjeserisht, pyetjes

  46. Randy Moss thotë:

    31 January 2008 @ 2:40 am

    Jua garantoj un qe buzeqeshjen tone nuk e pelqen aq shum Sarkowzky

  47. ITS thotë:

    31 January 2008 @ 5:36 am

    Sa keq qe nuk kam shume kohe t’ju pergjigjem te gjitheve se jam duke dale per ne pune.

    Po shoh goxha diskutim interesant. Ne Nairobi gjerat jane relativisht qete, se ka shume forca policore. Jane rrethinat qe po vuajne shume.

    Deja vu - 1997? (Vetem Tirana kishte nje fare force policore)

    Hunter — Je shume gabim. Tragjedia qe solli kolonializmi fillon me Konferencen e Berlinit dhe “vizatimin” e kufijve artificiale nga Evropa Kur*ve, qe vuri fise armike nen njesi administrative fiktive per lehtesi shfrytezimi. Prandaj sot Kikuyut vriten me Luot, Tutsi me Hutut, dhe Igbot me Yurubayt. Sidoqofte kjo pergjigje nuk eshte per ty se retorika jote ndyn ere rracizem ksenofob. Eshte per ata qe jane me te vertete te intersuar te kuptojne kete konflikt.

    http://en.wikipedia.org/wiki/Berlin_Conference

    Se kush do ishte zhvilluar me shume mbetet nje enigme. Kur perandori te tera nga Mali e Kongo u disintegruan ne emer te zhvillimit nuk e di ne ja vlejti si cmim per “progresin”.

    Ika se erdhi shoferi.

    Pershendetje nga Canadian Muxangu (ky eshte emri qe me kane ngjitur)

  48. ITS thotë:

    31 January 2008 @ 5:57 am

    Per nga infrastrktura eshte e frikshme se sa ngjason Nairobi me Tiranen. Duke fillura nga “tregjet e hapur” ku shiten lloj lloj felliqesirash si ke Ali Demi. Rruget plot me gropa. Trafiku i cmendur — deri dhe era e ndotjes nga smogu i makinave eshte identik me Tiranen.

    Ne qofte se nuk do isha i vetmi Muxangu (njeri i bardhe) qe shikoj perreth do kujtoja me te vertete qe jam ne Tirane…

    /unbelieavable!

  49. Vemendje thotë:

    31 January 2008 @ 7:09 am

    Per ITS
    “Liberali me demokrat mund te jete dhe Kanadadez.” Po ashtu, “humanizm qe zbulon shqiptari ne Nairobi, mund te jete pa problem ne trg te lire per te gjitha moshat atje ku jane.”

  50. molekula thotë:

    31 January 2008 @ 7:42 am

    Medemek e paskan fajin evropianet se po te ishte keniushet e shkrete do ishin bere si amerika do ishin bere. Kollaj te gjesh justifikime se kush ta ka fajin por veshtire te gjesh kurajon e ta pranosh se fajin e ke vete. Cfare kane te perbashket te gjithe popujt e pazhvilluar? Justifikimet pafund se faji nuk eshte kurre i tyre. Dhe ne fund fare, nese me te vertete evropianet gjeten te tille syleshe dhe ja u futen sakrau atehere mire ja u bene se e tille eshte bota, mbijeton me i forti.

  51. hunter thotë:

    31 January 2008 @ 11:41 am

    ITS thua se une bej retorike raciste e ksenofobe (po te ndyre pse me the?)
    Une nuk bej retorike. Afrikanet kane 50 vjet pavaresi, jane po ato qe zgjodhen lideret e tyre, pothuajse te gjithe me background ushtarak. Ja ne po afrikanet qe i ndertojne mite liderve te tyre dhe pastaj zbulojne qe nuk jane gje tjeter vecse kriminela ordinere te trasformuar ne diktator. Afrikanet (edhe une njoh) jane shume me te percare sa duket. Historikisht gjithmone kane luftuar dhe jane vrare me njeri tjetrin dhe kane per te vazhduar ta bejne perderisa persona si puna jote do te vazhdojne ti quajne “viktima te kolonialzmit”……
    Vetem nje gje te kujtoj, ty dhe gjithe perkrahesit e revolucionit afrikan. Shteti me i zhvilluar i Afrikes sot eshte Afrika e Jugut, qe cuditerisht ka pasur dhe vazhdon te kete nje klase drejtuese te BARDHE qe e ka konceptin e shtetit, ligjit e rendit.
    Barack Obama, qe sot ne Amerike eshte kandidat per president, po te kishte lindur dhe rritur ne Kenia sot do te ishte ne nje nga ato fotografite me bluze pe piset e shpate ne dore.
    Prsh

  52. emigrant thotë:

    31 January 2008 @ 1:14 pm

    “keniushet”… :D :D si s’e kapi njeri ket….

    PS kta sikur kane qen mire ne futboll ca kohe me duket mu…

  53. toko thotë:

    31 January 2008 @ 2:50 pm

    Bukur Molekula

  54. ITS thotë:

    31 January 2008 @ 5:04 pm

    Blendi,

    Nuk e di se c’prisje kur e hape kete teme? Simpati kolektive? Vendi i gabuar ndoshta. Ne shqiptaret ne pergjithesi me shume se rraciste jemi injorante persa i perket kulturave/rracave te tjera. Ketu perfshij dhe miqte e prinderit e mij.

    Megjithate varja…. No offense plako, po Peshkupauje eshte bo si banjot publike ke stacioni trenit Rrogozhines circa - 1986! Nuk ka ngel Ali, Xhaffer, a Ramazon pa e lcu ka i diarre…

    ika une se po dal me gjujt ne Nairobi… sot bohet jete note…

  55. Blendi Salaj thotë:

    31 January 2008 @ 5:38 pm

    ITS, none taken. Dhe e di pse nuk me vjen keq? Sepse nuk eshte ceshtje e Peshkut. Peshku eshte thjesht ena, ajo qe serviret eshte nje pergjithesim i nivelit tone si shoqeri. Thone “C’ka barku nxjerr bardhaku”, e nese te duket se bie ere, keta jemi.

  56. ujku i zi thotë:

    31 January 2008 @ 6:02 pm

    ITS, duke qene afer e kuptoj shume mire se sa fallco te duken shkrimet ketu, apo edhe te cekta, dhe ndoshta ashtu jane. E shumta bejme ndonjelidhje me 97-en dhe nuk e kemi krejtesisht te qarte se c’fare ndodh. Por kjo vjen edhe sepse shqiptaret nuk kane nen ndergjegje kolonializimin e botes sic mund ta kene shume apo te gjitha fuqite Eropiane. Ajo qe dua te them eshte se edhe nese e kutojme pak a shume apo edhe ndjejme dhimbjen, indiferenca shkaktohet pikerisht per arsyen se ne kemi qene pre e te njejtes histori te dhimbshme, dhe fallcitetin qe vjen ndonjehere me simpatine, qe nuk ka per t’i ndryshuar megjithate shijet e Sarkozy-it ne lidhje me buzeqeshjen e bukur Afrikane.

  57. lulian kodra thotë:

    31 January 2008 @ 6:24 pm

    Afrika eshte shfrytezuar dhe vazhdon te shfrytezohet nga francezi, anglezi, hollandezi, deri edhe italiani. Mbijeton me i forti, thuhet aty me lart, prandaj e kane fajin afrikanet, qe jane me te dobet. Kjo llogjike e paketuar bukra bukra, vazhdon e shitet sot e kesaj dite. Por pse eshte i bardhi me i forte, arsyet e verteta, nuk tregohen. Qe vajten e i shkulen afrikanet e i perdoren per skllaveri katerqind vjet, nuk quhet. Qe revolucioni industrial, nuk mund te behej as ne afrike, as ne lindje te mesme, asgjekundi tjeter pervecse aty ku u be, per shkak se aty u zbuluuan perqindjet ne mase te hekurit, edhe kjo harrohet. Qe i bardhi nuk do t’a leshoje pozicionin e te fortit, duke perdorur rremujra neper vendin e te dobtit, edhe kjo injorohet. Po, po, fajin e kane afrikanet. Sa shpejte e paskeni kap etiken protestante te punes, mor jahu, pa e konsideruar fare sfondin material. Po nejse, God bless Amerika.

  58. baba thotë:

    2 February 2008 @ 12:24 am

    mua keto ngjarje te renda per njerezimin dhe per kenian ne vecani me kujtojne jo shume larg vendin tone ku nje kokebosh rrugac sic eshte kryeministri aktual donte ti vinte flaken dhe ja arriti tia vinte vendit por donte edhe luften civile…si mos te mjaftohej… por keto gjera mos harrojme se jane shume te renda dhe vijne per shkak te politikaneve qe jane te papergjegjesem per pasojat qe dalin nga etja e tyre personale per pushtet ku interesat personale qendrojne mbi interesat e pergjithshme….ku duan te behet cfare thone ata dhe jo cfare thote vullneti i popullit…

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com