Tirana e Edi Ramës, me një nevojtore dhe një kinema

Ilir DAKO

Gazeta Sot

09/02/2008

Nëse do i bënim një bilanc se cili është kontributi i kryebashkiakut Edi Rama për kryeqytetin, vërejmë se kemi një metropol me një nevojtore, kemi një metropol me një kinema, kemi një metropol me fasada të zgjyrosura dhe kemi një nga qytetet më të ndotura dhe plehra në botë. Tetë vjet qeverisje të kryebashkiakut mjaftuan për të zhdukur kinematë e shumta të kryeqytetit të trashëguara nga regjimi monist. Nga kinematë “Partizani”, “17 Nëntori”, “Dajti”, “Ali Demi”, “Agimi” apo qoftë dhe kinema “Republika” tashmë kemi vetëm një kinema, “Millenium”.Nga të gjitha kinematë e mësipërme fatkeqësisht sot kemi disa kulla shumëkatëshe që po ngrihen nga miqtë dhe ushtarët e Edvin Ramës, të cilat pjellin fitime marramendëse për xhepat e tij dhe ushtrinë së tij të korrupsionit. Kinema “Republika”, megjithëse pati një rikonstruksion qindra milionësh, të investuara nga kryebashkiaku në kohën kur ishte ministër i Kulturës, tashmë po ndërtohet një kullë gjigande. Ku ikën milionat e rikonstruksionit? Asnjë nuk ka dhënë përgjigje për këtë skandal, askush nuk ka shkuar në organin e akuzës për paratë e taksapaguesve të shkuara dëm. Kinema 17 Nëntori pati fatkeqësinë të zhdukte dhe rrugën që kalonte përbri kinemasë duke ndërtuar pallate shumëkatëshe në truallin e saj. Ndërkohë që shumë nga këto kinema janë zhdukur nga qarkullimi, fatkeqësinë më të madhe e kanë pësuar haletë e Tiranës. Tashmë hiq nevojtoren te “Ushtari i Panjohur”, të gjitha të tjerat kanë pasur fatin e keq të prishjes nga ana e kryebashkiakut. Ndonjë më me fat ka përfunduar pikë karburanti, të tjerat janë zhdukur nga qarkullimi. Në Tiranën e Edvinit duhet të rrish gjithë ditën me brekë në duar nëse ke fatkeqësinë e ndonjë diarreje, derisa të kapësh o nevojtoren e “Ushtarit” ose urën e Lanës. Këto janë mundësitë që i ofron Ed Rama kryeqytetasve dhe kjo është mikpritja që i ofron jabanxhinjve. Sipas logjikës së Edvinit, apo parimit të tij, njerëzit nuk kanë nevojë të mbajnë pantallona dhe brekë, pasi ai e ka dhënë shembullin e tij, të rrinë pa brekë dhe kjo është normale për një kryeqytet që drejtohet nga një kryebashkiak nudist. Pa e zgjatur problemin e kinemave dhe të nevojtoreve, problem tjetër shqetësues është smogu dhe plehrat. Nëse Tirana shtohet dhe zgjerohet me njerëz dhe ndërtime, Bashkia e Ramës nuk është në gjendje të na dhurojë një qytet të pastër. Tashmë Ramën nuk e kemi më në kryeqytet, nuk e kemi më në Bashki. Tashmë çelësat e Bashkisë janë në dorë të disa njerëzve që i ka mandatar Rama por jo qytetarët e Tiranës. Bashkia e Tiranës është kthyer në një bunker njerëzish të korruptuar të cilët zbatojnë vetëm urdhrat e “kapos” Rama por jo të ligjit. Asnjë nuk të sqaron ç’do të bëhet me tenderin e plehrave, me pastrimin e qytetit, me parkingjet që i mungojnë këtij kryeqyteti apo larg qoftë me zyrën e funeraleve. Tashmë kryebashkiakun e kemi në fushatë partiake me orgazmën enciklike të socialistëve. Qytetarët e Tiranës paguajnë taksat për të rregulluar dhe mirëmbajtur qytetin e tyre, kryebashkiaku-kryesocialist jua shpërdoron nëpër fushata për partinë e tij. Qytetarët e Tiranës i dhanë votën për të qeverisur qytetin e tyre, kryebashkiaku-kryesocialist jua shpërdoron duke jua masakruar këtë qytet, duke shkatërruar historinë, duke shkatërruar hapësirat e gjelbra, duke shtuar ndotjen e duke shndërruar kryeqytetin në një monstër të shëmtuar të denjë për filma horror. Kryebashkiaku Rama nuk e ndjen jetën e kryeqytetit. Ai nuk e ndjen ndotjen e ajrit, smogun dhe plehrat. Kryebashkiaku Rama e ka zgjidhur problemin duke jetuar në Pezë, te shtëpia e Babës dhe me çunin e Babës, Dashin, i lumtur dhe i qetë në vendin që e ka bekuar historia, larg thashethemeve të miletit dhe problemeve të kryeqytetasve.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

105 Komente

  1. ados thotë:

    10 February 2008 @ 5:01 pm

    sa per kinemate…me kane thene qe po ndetohet nje komplex me ( cinemax apo ku di une) aty ku ka qene kinema “durresi” ne krah te amb. turke..
    Sa per WC, autori ka te drejte…..por jo ide e keqe qe dikush te filloj nje biznes….te pakten nja 30 WC do Tirana…me 50 cent nje vizite…jezzzzz…. money,money,money.. :P

  2. Tironsi thotë:

    10 February 2008 @ 5:08 pm

    Fahri Balliu e ka shkrujt kete?

  3. Idris thotë:

    10 February 2008 @ 5:16 pm

    Harrove te shtoje dhe koburen ne hyrje te Pezes qe i ke vene dinamit.
    Harrove qe e mbushe Tiranen me njerez me pantallona pa rryp e sipas urdherit te MIXHES.:”S.h.u.r.a. kur kalon dhjete gure lahet”,vaditen e freskuan gjith Tiranen.
    Harrove si uleshit nen karrike ,kur kishte filma me ekran te gjere dhe beteja me kuaj se Mixha kishte thene:”Kujdes se u shtypen kolt”.
    Harrove se car u tha MIXHA:-Se qoftexhijte e karrocave do jene biznesmenet e ardhshem zotrij”.Lavdi kioskave!
    Harrove kur bertiste rrugeve :” kerkohen Gazetare te bejne shkrime si Ilir.
    Dhe mblidhte poshte e perpjete nga Bathorja e Bregu Lumit me shumice si ILIRE te paster.
    Kaq se behen shume dhe duheshin shekuj tu fshije ,d.m.th. tu hiqje ZHYLIN nga fytyra dhe Smogun qe i keni fute Tiranes sipas stilit MIXHIST te “Fshati te rrethoje qytetin”
    Por helbete me EDVININ u ckulet brenda 5-6 vjeteve.Ishalla nuk vjen ndonje nga Ju ti kthehemi nga e para.

  4. ThoughtPolice thotë:

    10 February 2008 @ 5:22 pm

    Sa per WC, autori ka te drejte…..por jo ide e keqe qe dikush te filloj nje biznes….te pakten nja 30 WC do Tirana…me 50 cent nje vizite…jezzzzz…. money,money,money..

    Me pelqen arsyetimi yt! Ekonomi tregu. Mund te perdoret si nje menyre efikase edhe dhenia me koncesion… :lol:
    Vetem se ka nje problem, si cdo gje tjeter qe kalon nga Bashkia e Tiranes, “fituesit” e te drejtes per te hapur kete biznes, percaktohen nga Edi Rama, ne baze te disa “kushteve”, dhe mund te na behet ndonje hata, si me plehrat qe kane mbuluar Tiranen…

  5. Naimi thotë:

    10 February 2008 @ 5:34 pm

    Me Idrisin filloi shfaqja e filmit “Metroboli, metrobolitanet dhe ardhacaket e provinces”

  6. Grupi thotë:

    10 February 2008 @ 5:37 pm

    Na shpetofte zoti nga gazetar te tille. Nga cila gezete e keni marre kte??

  7. Tironsi thotë:

    10 February 2008 @ 5:42 pm

    ToughtPolice, si e bone ate smileyn se qeka e papame?

  8. ThoughtPolice thotë:

    10 February 2008 @ 5:58 pm

    Shkrimi eshte marre nga gazeta “Sot”. Por, ketu eshte per tu shqetesuar, ne vend qe te flitet per shqetesimet qe jane ngritur ne shkrim, sulmohet gazetari qe e ka shkruar. Po pse, eshte e ndaluar te sulmohet apo kritikohet Edi Rama?! Mos duhet valle qe ne Tirame te flitet dhe shkruhet ne menyre te njejte dhe pozitivisht per kryetarin Edi Rama qe “nuk eshte politikan”, dhe eshte “pertej te majtes dhe te djathtes”, qe e ka kthyer Tiranen ne nje “fjetore te madhe” (huazim nga F. Lubonja), ka zhdukur nga faqja e dheut kinemate, edhe ato me vlera historike. Ka betonuar Tiranen, duke dhene me qera edhe rruget e Kryeqytetit, per te ndertuar pallat miku i tij, Dash Peza. Se fundi, per shkak te korrupsionit ne tendera, ka mbushur Tiranen me plehra…

  9. Tironsi thotë:

    10 February 2008 @ 6:13 pm

    PO ka rregulluar dhe gjithe rruget, ka bere ndricimin publik, ka bere ca lulishte, ca fusha sporti, ka c’betonuar lanen etj etj. Nuk eshte puna me mbrojt Ramen po edhe te na thote ky “ka shndërruar kryeqytetin në një monstër të shëmtuar të denjë për filma horror”, nuk do e pranojme ne, se syte ne balle i kemi.
    P.S te lutem me thuj si e bone ate smileyn

  10. shqipo thotë:

    10 February 2008 @ 6:14 pm

    : lol : = :lol:

  11. Qytetari thotë:

    10 February 2008 @ 6:15 pm

    Bah,
    Me vjen keq qe sot ne 2008 ne akoma vleresojme Salen si burre te keq (burre i keq vertete per kete) se kioskezoi dhe vaditi me urine Tiranen.
    Dhe akoma vleresojme burre te mire Edi Ramen si burre te mire(burre i mire vertete per kete) se e ckioskezoi dhe e c’urinizoi Tiranen.
    Ekfekti estetik flet padyshim ne favor te Edit, efekti mjedisor jo dhe aq pasi urina dhe era e saj nuk mund te krahasohet me demin e pakthyeshem shendetesor qe kane shkaktuar pluhuri dhe ndertimet e pafre ne epoken e Edit.
    Gjithesesi, metri yne duhet sot te mase me tutje. Historite e kioskave dhe pastrimit te parkut Rinia jane kapitull i mbyllur. Skemi ci themi me.
    Keta dy njerez pas mbylljes se ketij kapitulli kane pasur mundesine, dhe potencialin zyrtar te bejne shume gjera te mira dhe te keqija per Shqiperine dhe tiranen. Ndaj them qe Edi Rama smund te ngelet perjete burre i mire, vetem sepse pastroi urinen dhe hoqi kioskat. Eshte e mjerueshme qe ne e mbajme mend per kete dhe fotot nudo, nderkohe qe ai po gezon mandatin e 3-te si kryebashkiak i Tiranes.
    Po keshtu Berisha po shkakton plage shume me te renda sot sesa ato qe ndofta jo krejt qellimshem shkaktoi me kioskat rrotull bustit te Enverit.
    Si qytetar i Tiranes, litarin e kam aq ne fyt sa nuk dua tja di : pse , si e kush. Une dua te jetoj ne nje qytet me te paster e me te qete e me te jetueshem.
    Dhe, per mua, burre i mire, qe do ta meritoje te mbahet mend shume gjate ,do te jete ai qe do perballet dhe fitoje sfiden per patrimin e ajrit dhe qe do ta ktheje tiranen ne nje qytet me ndotje normale urbane, dhe qe do luftoje e fitoje kunder kaosit te trafikut, kembesoreve, kafsheve, kunder rrugeve te pushtura me kafene, shites ambulante, fshatare me qepe dhe majdanoz.
    Sa per shkrimin, eshte per faqe te zeze. Se besoj te jete i Fahriut,se sikur sma zune syte te permendte fjalet “terminal autobuzash” :-) qe e ka shume qejf. Tirana ska vertete kinema dhe banjo publike. Me kinemate po merren sipermarresit private dhe une sdo te shqetesohesha aq fort per momentin. Banjot publike jane gjithashtu problem i madh, vecse do nje strategji te mire per kete,se nuk ka lezet te kemi hale ne mes te qytetit sic kemi pasur. Le te shikohen opsionet e tjera sic i ka e gjithe bota.

  12. toko thotë:

    10 February 2008 @ 6:24 pm

    …….Sipas logjikës së Edvinit, apo parimit të tij, njerëzit nuk kanë nevojë të mbajnë pantallona dhe brekë, pasi ai e ka dhënë shembullin e tij, të rrinë pa brekë dhe kjo është normale për një kryeqytet që drejtohet nga një kryebashkiak nudist….
    ——————-
    ….Me vjen keq qe sot ne 2008 ne akoma vleresojme Salen si burre te keq (burre i keq vertete per kete) se kioskezoi dhe vaditi me urine Tiranen….
    —————

    Na shpetofte zoti nga gazetar te tille. dhe na shpetofte zoti nga komente te tilla
    Perplasje militantesh.

  13. ardi thotë:

    10 February 2008 @ 6:37 pm

    Une isha ne fund te dhjetorit ne Tirane qendra eshte bere me keq sesa e Fierit apo e Vlores trotuaret cope cope balta te mbyste kudo , me dukej e pabesueshme sesi qytetaret Tiranas i genjeu Rama qe ta rivotonin .

  14. AR31 thotë:

    10 February 2008 @ 7:18 pm

    Shkrimi me lart eshte banal; duhej te trajtohet me seriozisht dhe jo te ndalej thjesht te nje ceshtje m.ut.i. Shembulli i kinema republikes eshte shtruar me te drejte nga autori. mijera para te taksapaguesve shqiptare u hodhen ne ate rinkontruktim qe me pash u prish per tia lane vendin nje kulle. me duket e palogjikshe si i bejne punet keta pa i menduar fare. por shume kinema tiranes nuk kane c’ti duhen, sepse dhe ajo nje qe eshte, mesa u interesova shume pak veta shkojne. sa per smogun, pislliqet, zhulin, pluhuri, te mos ia hedhim fajin vetem Rames, por gjithe qytetareve, nuk eshte fajtor Rama pse “robte” hane si kafshe ne mes te rruges dhe i hedhin letrat pertoke. nuk eshte faji i rames perse shqiptaret qarkullojne me makina qe ndosin tej mase apo se kantieret e ndertimit nuk respektojne masat me minimale te ndertimit. ajo qe Rama duhet te bej eshte te forcoj kontrollin nga policia bashkiake, te gjobiten mire njerezit edhe kur peshtyjne pertoke, te propagandohet ne media edukata qytetare, te kete lende te vecante ne shkollat e ciklit te ulet mbi edukaten qytetare dhe ti jepet rendesi e vecante. linjes kryesore kinostrudio - kombinat me e mira do te ishte te ndertohej nje tram; kjo do te lehtesonte qarkullimin dhe njerezit do te udhetonin si njerez.

    Pastaj, meqe me lart autori shqetesohej per ambientin, per smogur, nuk e di, me cfare merret konkretisht ministria e xhuvelit (se e ka pronesuar ai-eshte e tija qe prej 1990)? u dogjen me mijera hektar pyje veres qe shkoi (dhe u dogjen prej kriminelesh, prej barbaresh, prej injoranteve), kjo ministri a ka marr ndonje mase per te mbjellur peme, pasi ishte nje katastrofe ajo qe ndodhi ne shqiperi dhe pas cdo katastrofe ka nje reagim urgjent te cdo qeverie. s’me ka zene veshi as syri asnje lajm ku te kete filluar nje plan per te zevendesuar hektaret pyjore te djegur me peme te reja. hic asgje! po pres te shporren keta karagjoze e te mos ia shohim me bojen!

  15. Lefti thotë:

    10 February 2008 @ 10:26 pm

    Bashkuhem me mendimin e ToughtPolice i cili ngré zerin per faktin se shpesh here ne vend qe t’i pergjigjen kritikave ndaj Rames me arsye dhe me justifikime, ose kritikohet gazetari (duke thene se eshte nje “Mero Baze apo nje Fahri Balli”), ose u pergjigjen “akuzave” me “akuza” per kampin tjeter !

    Nga dikush ketu, degjova se Rama paska “ç’betonuar Lanen” : Shume mire, bravo i qofte, per kete e votuan ne 2000 dhe ne 2003, (edhe pse po me kete argument u prezantua edhe ne 2007 !!!). Po per BETONIMIN e c’do cep cm² ne Tirane nga ngritja e KIOSKA-PALLATEVE gjate kesaj DEKADE-RAMA, ç’fare i thoni ?

    A vihet ne nje kandar, ç’betonimi i Lanes, apo ndonje lulishteje, dhe BETONIMI total i Kryeqytetit ? Do thoni ju, i Privati i beri Pallatet, lokalet, diskot etj ? Po, normal : por kush i dha lejen ? Ne ç’baze ? Ku eshte PLANI RREGULLUES I TIRANES, aq shume i premtuar ne Shkurt 2007 ? Apo do behet plani rregullues, kur te mos kete me asnje pellembe toke per te ndertuar ne ate qytet-beton siç eshte bere Tirana ?

    Thenia e Lubonjes, se Tirana eshte nje Fjetore gjigande, eshte tejet e goditur. Kryeqyteti yne “Europian”, i vetmi ne bote ku kullat shumekateshe ngrihen perballe njeratjetres, vetem 3 metra larg … i vetmi Kryeqytet, ku ndertohet pa hesap, pa llogari-dhenie, pa plan, pa kontroll : O burra, te ndertojme sa me shume, te vulosim LEJE NDERTIMI SA ME SHUME, per te vjele 10 % e BASHKISE !

    Ore, kush nga ju ka blere Shtepi ne Tiarane keto 8 vitet e fundit ? A me thote dot njeri, afersisht, sesa jane rritur çmimet e m² ne Tirane ?

    Nese dikush nga ju ka blere shtepi ne Tirane, duhet patjeter te kete kaluar nga nodnje NOTER : epo kur shkon neper Notere ne TIRANE, te gjithe te thone per dokumentet e shtepive se “ç’do gje eshte ne rregull, Firma X apo Y ka paguar % tek Edi Rama”. Ka te tjere, qe “justifikojne” çmimet e m² duke te te thene se, “çmimi eshte 1600 €/m², sepse Firma i paguan “Edit” perqindje…”

    Besoj se ka shume qe kane degjuar gjera te tilla neper Noterite e Tiranes, apo nga njerez afer “biznesit” te KIOSKA-PALLATEVE

    Opo i lumte, kur e lene te mbushi konton ne Zvicer dhe ketej deklaron pa pike turpi, se ka te ardhura vetem rrogen si kr/bashkie, i cili na qenka pa shtepi, pa prona, pa makine, pa katandi … jeton “falas” tek miku Dashi, se s’ka leke as te paguaje shtepi me qera ! Kulmi i Hipokrizise

  16. Lefti thotë:

    10 February 2008 @ 10:42 pm

    Autori i shkrimit zuri me te drejte problemin e Kinemave, gjera qejfi, por edhe te banjove publike, gjera halli, qe mungojne tmerresisht ne nje qytet qe pretendon se po shkon tek 1 Milion banore.

    Por Tirana ka plot halle te tjera te cilat s’po dihet sesi po u shkon puna. E kam fjalen kryesisht per Transportin Urban : demodé dhe totalisht arkaik ! Lere pastaj problemin e aboneve dhe skandalin e shitjes se tyre ne tregun e zi, apo mos pranimin me “falas” te pencionisteve, veteraneve dhe invalideve !

    Tjeter problem emergjend ne Tirane jane dhe vend-parkimet : ne qender, te duhet minimumi 30 minuta “xhiro” per te gjetur nje cep …ç’fare zgjidhjesh propozon bashkia ? Shtimin e transportit urban ? Venie ne dispozicion te biçikletave ? Apo “takse” alla Londer e Milano, per zonen e Bllokut ? Ku jane parkingjet “nen-tokesore” xhanem, qe u premtuan para 1 viti ? Ende s’kane filluar te hidhen idete, e jo me te behen projektet a te shpresojme per ndonje fillim punimi … siç e kane marr lente-lente keta, edhe me hallin e zgjedhjeve parlamentare ne 2009, s’kam asnje dyshim se asnje premtim elektoral si keto qe permenda, s’kane per t’u mbajtur.

    Rama ja ka marr doren popullit te Tiranes, hidhi nje hi syve, me nja 2 koncerte, 3-4 rrugica nga 250 m te ri-ri-ri-ri konstruktuara per te 3 here ne keto 8 vite, dhe opa ! E fitova te pakten mandatin e deputetit per 2009-en … palle per 4 vjet pastaj, nese je ne opozite perseri !

    Po per problemin e plehave te Tiranes, ç’fare u be ? Kur na u organizua Tenteri famoz, i daljes nga “KOLERA” qe po rrezikonte Tiranen ? Kush jane firmat “fantazem” qe e fituan ate, dhe qe do ndajne llokmen e plot 450 milione Lekeve te Reja ne muaj, me sherbimin publik te pastrimit ?

    Lum si ata !

    Leqe, ça merremi me gjith’ keto gjera te parealizueshme ndonjere, kur Tirana s’ka akoma te gjithe rruget apo rrugicat me EMER, s’ka akoma Adresa etj etj … qe ketu duket nje qytet … s’po kerkon njeri harta te Tiranes per Jabanxhinjte apo te Turistet e Huaj ne ç’do stacion autobuzi urban, siç jane jashte-shtetit, se kete luks s’ja lejojme dot vetes : me te pyetur gjen Stambollin !

  17. Grupi thotë:

    10 February 2008 @ 10:46 pm

    Ok ju qe preokupoheni kaq shume me pallatet e ndertuara…KU JETONI?? Nuk jetoni ne Shqiperi…dhe mbase ata qe jetojne i kane gjetur apartamentet dhe tani nuk ju behet me fort shume per ata qe kerkojne akoma partamente…

    Popullsia e Tiranes u zmadhua 3 fish…KU do jetojne gjith ata njerez?? Paska shume pallate…paska shume pluhur. Po te mos kishe pallate…do fillonit te bertisnit se cmimet e apartamenteve jane shume te larta…ashtu sic u be kte vitin e fundit qe u ndaluan ndertimet.

    Epo…te gjithe nuk mund ti keni menjehere!! O do behen pallate te jetojne njerzit…o do behen luslushte per te shetitur ju…

    Ka pluhur?? Une nuk di ndonje teknollogji qe nderton rruge e pallate…pa krijuar pluhur dhe balte. Ne dini ju ndonje teknollogji si ajo…ju lutem na mesoni dhe ne te tjeret. Duam rruge! Duam shpi!…po nuk duam pallate ne Tirane dhe nuk duam pluhur dhe balte rrugve!!

    Dhe pastertia…varet me teper nga BANORET e Tiranes…te cilet kane ate qytetrimin e tyre te famshem qe i hedhin plehrat nga ballkoni. E me CFARE do te forcoj ligjet Edi?? Me morra?? E dini sa eshte buxheti i bashkise se Tiranes?? Eshte qesharak edhe kur e krahason me buxhetin e Shkupit…te mos flasim per ndonje qytet tjeter.

    Sa per sheshin…sheshi nuk eshte riparuar akoma per aresye se projekti per sheshin do filloj se shpejti…nuk ka filluar akoma. Sa per linjat e tramvajes…edhe ajo eshte parashikuar…po cdo gje do kohe…se ndryshe hidheni perpjet ju te tjeret se behen rruget me pluhur dhe me balte.

    Ne nje qytet qe eshte 3 fishuar popullsia…ne mos me shume…do ket probeleme te tilla dhe cdo gje do kohe te rregullohet. Meritat e Edit nuk jane vetem pastrim i Lanes apo parkut rinia…meritat e Edit i shikon ne cdo cep te Tiranes…dhe puna vazhdon.

  18. Idris thotë:

    10 February 2008 @ 10:46 pm

    Fari! o FARI… o MERO (deri para nonje muaji) o shofer ambasade(pas nje muaji).
    Gazeta ordinere do te mbajne mbi shpine vetem gazetare ordinere.
    Njerez te mesuar te marrin neper goje ….cdo gje qe s,u plotson deshirat,qe nuk u jep troje,qe si qas ne tendera qe jane gati te shesin gjithshka per “nje cike” leje ndertimi.Ja lexo me lart “argumentet ” e nje gazetari investigativ nga qillot e e gazetareve te TEMES apo 55. Ka mberitur deri tek kontot e EDIT ne ZVICER dhe nuk leviz ti “cjerre masken” armikut te klases,po mjaftohet vetem me pjesmarrje te akuariumi pa uje i PESHKUT… ????????
    Foli qeverise z.Admin.,ta heqe kete nivel nga Peshku…. dhe te vazhdoje me ata te fillimit se keta po ja nxjerrin kallain fare…
    Ky nivel argumentesh apo balla -faqje nga “lefkofeja” eshte i ngjashem me ate kengen Korcare:
    Topalli (jo Xhozi) po fugonte
    makines t’ja kalonte
    e xum trialalialala
    dhe qorri po kerkonte
    gjelperen ne kashte
    E xum trialalialala

  19. Tironsi thotë:

    11 February 2008 @ 12:06 am

    Lefti thote:
    “Rama ja ka marr doren popullit te Tiranes, hidhi nje hi syve, me nja 2 koncerte, 3-4 rrugica nga 250 m te ri-ri-ri-ri konstruktuara per te 3 here ne keto 8 vite, dhe opa ! E fitova te pakten mandatin e deputetit per 2009-en … palle per 4 vjet pastaj, nese je ne opozite perseri !”

    Lefti, me thuaj me shume se 3 rruge qe ne tirane jane pa shtruar, meqe rrugicat nuk i quake ti.
    Une s’po them qe Rama eshte engjell dhe qe s’ka 101 gabime, por deri me sot nuk kam pare njeri tjeter qe ka bere me shume pune.

  20. shqipo thotë:

    11 February 2008 @ 12:49 am

    Edhe kur e 10 fare , edi rama perkrahet qorazi nga shume peshkatare .
    Te fut ne dyshime se shume nga keta shkruajne nga bashkija e tiranes . :lol:

  21. baba thotë:

    11 February 2008 @ 2:11 am

    mua me habit fakti se si keta pseudoanaliste nuk arrijne dot te mesojne nje gjuhe te huaj dhe me pas te hapin gazeta internacionale dhe te lexojne se si behet nje analize apo se si shkruhet nje artikull….
    sa per temen askush te mos harroje qe ne cfare gjendje eshte lene Tirana prej SAli Kelmendit dhe Albert Brojkes….me plhera ne cdo lagje qe ishin bere kodra, me kioska kudo, pa asnje rruge te shtruar por vetem te prishura dhe plot me gropa, nuk eshte bere asnje kanalizim, nuk eshte bere asnje lulishte, nuk eshte mbjellur asnje peme, nuk eshte bere absolutisht asgje…..ku shkuan parate e taksapaguesve? ne tirane ka vetem 8 vjet qe punohet…..dhe vetem 8 vjet…nuk ka qytet te botes qe te ndertohet per 8 vjet dhe aq me shume me nje buxhet qesharak si ai i Tiranes….sa per ato kinemate e pornografise nuk eshte me nevoja te rrine me hapur…..as ne Rome nuk ka banjo publike por ketu ka nje ligj te miratuar nga parlamenti italian qe cdo bar duhet te kete banjo dhe te beje te mundur qe cdo njeri qe do te shkoje ne banje mund te futet ne keto bare pa paguar asgje…kjo mund te jete nje zgjidhje edhe per kryeqytetin tone….

  22. Vemendje thotë:

    11 February 2008 @ 7:24 am

    Tirana dhe Edi Rama kane nje pjese te historise te ngjajshme. Te dy erdhen tek njeri tjetri per ndihme, dhe po merren vesh duke perballuar reciprokisht; Tirana per tete vjet tre fish rritje popullesie, te ardhur nga i gjithe vendi shumica fillojne nga hici (shitesi ambulant i majdanozit e tj…mesuar jo me rregulla qyteti)
    Edi e gjeti si cerdhe te cubave me ligjin e xhungles qe te flisje shqip ju dukej si gjuhe e huaj, dhe po keta qe po mesojne se c’flitet me shqipen po shkruajne ashtu gjysma gjysma per keq qe kur erdhi Edi me Tiranen bashke per te filluar jeten qe aq nevoj kishin per njeri tjetrin. Tirana eshte Shqiperia ne minjature, shembull se sa mundesi ka edhe shqipera te zhvillohet. Me pelqen qe Shqiptaret po e shfrytezojne energjine dhe deshiren e Rames per mire. Arsyeja te thot se nuk behet pune aq lehte me mentalitetin mohues qe duhj te perballej Rama qe nga ditet e para dhe deri me sot. Rama e do Tiranen sikur te jete Shqiperia.

  23. olsib thotë:

    11 February 2008 @ 12:30 pm

    Si mund te jete nje njeri kaq miop dhe me nje kujtese kaq te shkurter?!

  24. kikthi thotë:

    11 February 2008 @ 12:33 pm

    Probleme te kota
    E para Tirana ka 5-6 kinema dhe pritet te hapen te tjera sepse kan perfunduar disa qendra tregetare te cilat kan te parashikuara kinema.
    Sa per VC edhe ky eshte nje person qe segziston sepse kush ka 30 ose 50 lek mund te shkoj te pij nje kafe a nje uj dhe te shfrytezoj tualetin e lokalit. Dhe keshtu bejn te gjith per kete punen e Wc ankohen ata qe sja kan nevojen.

  25. Grupi thotë:

    11 February 2008 @ 1:42 pm

    Shkonte njeri ne kinemate e meparshme?? Une s’kam vajtur asnjehere…se vetem filma porno mund te shikoje.

    Po kinema private…ke sa te duash…

  26. Syribukur thotë:

    11 February 2008 @ 4:08 pm

    “E terci, e verci…”

    “Qellove si kalama o Mane”

    “Po jevgjiti s’u beka dot nishanlli”

    “I hoqe kioskat? Beji shurren Tiranes tani”

    “Kryetar surrat patate, mire ja bene zoterise sate”

  27. Altin Goxhaj thotë:

    11 February 2008 @ 4:41 pm

    Personalisht mendoj se kur Tirana krahasohet me kohen para Rames (dmth me kohen e Brojkes) eshte njesoj si ne tekstet e historise qe beja ne shkolle te mesme kur thuhej “prodhimi industrial ne kohen e socializmit eshte rritur me 340% ne krahasim me kohen e Zogut”.
    Te mos harrojme se Tirana 1992 - 1997 u vu para nje krize humanitare, financiare, dyndjeje, mungese legjislacioni, mungese parash, sigurie, investimesh dhe papunesi qe e justifikonin deri ne nje fare mase mungesen e vizionit dhe investimeve. Liria anarkike e tregut para socialist gjithsesi krijoi te ardhura qe u zhduken nga faqja e dheut nga paaftesia e PDse sepse lejoi piramidat. Pas 97 deri 2000 Shqiperia kishte te tjera halle (siguria, kriminaliteti, varferia, humbja e shtepive dhe bizneseve, etj). Kur erdhi Rama ne Bashki ne 2000 (dhe beri mire qe erdhi, biles une kam qene shume aktiv edhe ne fushaten e tij) solli ndryshime rrenjesore por te mos harrojme se kishte aleat edhe stadine ri t zhvillimit te gjithe Shqiperise dhe aleancen e forte mbeshtetese te Pandeli Majkos dhe Ilir Metes (2 kryeministra). Problemi i vertete qe ka qeverisja e Rames eshte se ai shkaterroi perfundimisht dhe pergjithmone territoret e lena pas dore gjate 10vjecarit te pare. Mbi 150 territore publike u pallatizuan me lejet e Rames duke i hequr Tiranes ne emer te progresit cdo mundesi per rehabilitim. Kioskat e Tiranes te viteve 90 sado ishin bere hale publike dhe pisllek i jashtezakonshem, do te vinte nje dite qe do te shkaterroheshin. Por ketyre pallateve 10 kateshe si tia bejme qe kane bllokuar cdo perspektive per Tiranen, cdo frymemarrje te gjelber e cila kerkon te fshihet pas disa pemeve qe mbillen aty ku u shkulen para se te rehabilitoheshin rruget nga Bashkia. Tirana ka vdekur perfundimisht. Mungesa e WC eshte nje detaj i dekadences se Tiranes.
    Sa per Kinemate, ne Tirane jane 3 salla dhe jo nje por mendoj se ato jane tregues i perspektives social kulturore te Tirans. Nuk haroj kurre shkaterrimin e Kinema 17 Nentorit, nje kinema historike qe ka lidhje me identitetin e Tiranes. Kur u vendos te prishej isha anetar ne Keshillin Bashkiak te Tiranes dhe e kundershtova me te madhe por na genjyen duke na thene qe do te behet nga e para po aty ku ishte qe t na merrnin votat. Dhe une si shume te tjere qe ishim kunder u genjyem dhe pranuam ne emer te nje kinemaje me te mire.

  28. Vemendje thotë:

    11 February 2008 @ 5:45 pm

    Altin Goxhaj duke qene antar i kshillit drejtues te bashkise per nje kohe te caktuar, duhet te di se sa here mund te jete genjyer edhe Edi nga te tjere dhe sa suksese te atij rrangu te kinemas 17-te Nentori jane bere me sukses.
    I them Altinit se duhet te kesh mushkri te medhaja dhe durim jo enderrimtar per te funksionuar ne ate ngarkese sociale qe ka Tirana tani qe nga viti 2000.
    Edin po e ndrton kjo marrdhenje me tiranen me mire dhe e anasiellta, Tiranen po nderton Rama me mire. S’eshte e lehte qe te hiqet mentaliteti ” Ne jemi cdo njeri nje qeverri” Uroj te mos kemi shume qeverri per njeri.

  29. Artian thotë:

    11 February 2008 @ 5:58 pm

    Nuk haroj kurre shkaterrimin e Kinema 17 Nentorit, nje kinema historike qe ka lidhje me identitetin e Tiranes.

    Po Tirana nuk mund te jetoj gjithmon me “tulla qerpici”Kinema 17nentori ishte e vjeter dhe nuk i pershtatej zhvillimit urban,pastaj Tirana nuk ka pse te jete nje “identitet” cer identiteti ka pas? se na shkrive..tani o do te mbajme “qeleshen dhe brekushet e zeza te burrave te tirones,ose citianet e grave” ose do te kemi nje vizion me te mire europian..Kinema 17 Nendori ishte nje vjetersire,ne qoftese e kane prishe kane bere mire ..

  30. olsib thotë:

    11 February 2008 @ 5:58 pm

    Vemendje thotë:
    11 Shkurt 2008 @ 5:45 pm
    Altin Goxhaj duke qene antar i kshillit drejtues te bashkise per nje kohe te caktuar, duhet te di se sa here mund te jete genjyer edhe Edi nga te tjere dhe sa suksese te atij rrangu te kinemas 17-te Nentori jane bere me sukses.
    I them Altinit se duhet te kesh mushkri te medhaja dhe durim jo enderrimtar per te funksionuar ne ate ngarkese sociale qe ka Tirana tani qe nga viti 2000.
    Edin po e ndrton kjo marrdhenje me tiranen me mire dhe e anasiellta, Tiranen po nderton Rama me mire. S’eshte e lehte qe te hiqet mentaliteti ” Ne jemi cdo njeri nje qeverri” Uroj te mos kemi shume qeverri per njeri.

    Me lej te bej nje nderhyrje te vogle Vemendja. Ti Altinin ketu e ke. Drejtoju me vete te dyte. Kjo veta e trete sikur i shton nje emocion te panevojshem komunikimit duke ulur rrjedhimisht besueshmerine e permbajtjes, mbi te gjitha kur njeriu qe ti permend ka kurajon te firmose fjalet e tij me Emer e Mbiemer.

  31. artian thotë:

    11 February 2008 @ 6:11 pm

    … edi si eshte puna? ,ato ndertesa qe kane qene,per nje popullsi te vogel tironsish,por meqense”barbaret” u dynden pa nje din e pa nje man,dhe nuk ka burre ne bote qe ti ndal,ose te kontrolloje ndertimet me kriter,natyrisht qe do te prishen ose do te digjen ndetesat e vjetra ..

  32. Dajoshi thotë:

    11 February 2008 @ 6:17 pm

    My 2 cents. Altin ose te tjere qe ankoheni per shurrtore publike. Ju ftoj per vizite ne new york, mbas 2 -3 ore xhiro neper dyqane, rruge etj. dua te shoh ku do shkoni per te permjere. Ju siguroj qe nuk do ju zere syri WC publike, por do futeni me shpejtesi tek ndonje kafene ku nuk eshte cudi te shihni “Restroom is available only to customers”. Po ju genjeu mendja te futeni ne WC e metrose (nqs hapet dera e ndryshkur), si zor t’ju shkoje mendja per te permjere perseri per ndonje vit nese dilni sagllam nga koka. Keshtuqe lerini mbrockullat e WC-ve publike, por futuni ne kafenete pa fund te TR, paguani 50lek per nje kafe dhe zbrazni fshikzen e urines. Ka plot gjera te tjera per tu ankuar, WC-ja publike nuk ekziston fare si arsye ankimi. Eshte e vertete qe Rama kishte mbeshtetjen e qeverive socialiste, po aq sa tani ka kundra qeverine e berishes. Ka plot defekte Rama, por prape mbetet me pozitivi.

  33. Geri thotë:

    11 February 2008 @ 6:38 pm

    Artian ket te drejte. Shumica e ketyre qe flasin i kane shtepite ne keto ndertimet e reja qe jane bere. Ndersa ka njerez qe jetojne akoma me prinderit gjysherit dhe vete kane krijuar familje ne nje shtepi 2 dhoma e guzhine te kohes se enverit. Edhe ne paleolit e merte robi nje shpelle te re kur krijonte familje. Nuk i rruhet njeriu se po prishet shpia e qerpicit. Se po s’u prish ajo e te ndertohet nje pallat shumekatesh (e keni bo gogol ket togfjalesh) i bie qe t’iki e ta mor shpine mes durrsit e tirones se atje ka vend te lire. E vetmja gje qe duhet thene eshte pse s’eshte bere plani rregullues ose kur me ne fund do te behet dhe ti jepet liri tregut. Jo po na del nje Goxhaj kushdo e po na thot jan bo shume pallate. Pse mer daj ti e vendos sa pallate do bohen, apo e vendos partia. Ka maru ajo kohe daje. Zgjohu nga gjumi.

  34. Leon thotë:

    11 February 2008 @ 6:51 pm

    Idrisi thote:
    Foli qeverise z.Admin.,ta heqe kete nivel nga Peshku…. dhe te vazhdoje me ata te fillimit se keta po ja nxjerrin kallain fare…
    ——————————-
    Vertet c’fare i keni shkrime banale ketu te peshku??? :(
    Edhe kush ankohen te njejten njerez qe i vune kazmen cdo bibloteke,librarie,kinemaje,shpi kulture dhe muzeume ne emer te luftes kunder “diktatures komuniste”…
    Admin ju lutem mos e ulni nivelin e shkrimeve…

  35. Idris thotë:

    11 February 2008 @ 6:53 pm

    Altin!
    Nga se vuante Tirana ne 92 -97 ?????????
    Vuante nga trute Altin,nga mentaliteti MIXHIST i shtetit RRUMPALLE!
    ” Liria anarkike e tregut para socialist gjithsesi krijoi te ardhura qe u zhduken nga faqja e dheut nga paaftesia e PD-se sepse lejoi piramidat.
    … Pas 97 deri 2000 Shqiperia kishte te tjera halle (siguria, kriminaliteti, varferia, humbja e shtepive dhe bizneseve, etj). Kur erdhi Rama ne Bashki ne 2000 (dhe beri mire qe erdhi, biles une kam qene shume aktiv edhe ne fushaten e tij (WoW!!) solli ndryshime rrenjesore por te mos harrojme “kishte aleat edhe stadine ri te zhvillimit te gjithe Shqiprise”…
    Problemi i vertete qe ka qeverisja e Rames eshte se ai shkaterroi perfundimisht dhe pergjithmone territoret e lena pas dore gjate 10 vjecarit te pare……
    ece tera e ce tera e ce tera ose sipas Bernsit e te tjera e te tjera…
    A eshte postimi yt ky apo eshte ndonje ALTIN tjeter!
    Ke qene ne Shqiprine e 97 me ata aleatet
    “stadet e tjera te zhvillimit te Shqiprise” apo ke qene ne Hene?
    “Aleatet” erdhen me batanie e me zjarrfikse,me tanke e autoblinda,me shurtore portative …….Apo njeh nonje teori tjeter qe ne se kemi lexuar se c’fare jane TOKAT e DJEGURA ? Stade zhvillimi :D :D Aleate :D :D
    Me sinqeritet ne kete analize nuk duhet te kesh qene ne terezi ose ke leshuar fjale per hir te te folurit.
    C’fare beri EDI ? Betonoi hapsirat e mbetura nga pas 90 ? Je ne te ti apo jo? Ne asnje vend te botes nuk ka ZOTER pervec klasave politike Shqiptare te pas 90 qe mund te bejne c’te duan me njerzit e me tokat.
    Ku hyn EDI ketu qe cbetonoi kioskat nga trute e Politikes dhe cfare BETONI !!!!!!!!
    Ky vend ka shprese te heqe ferrat nga kembet e te BEHET.
    Ne se me lejohet ndoshta nga ata qe kane kohe e lexojne nga keto rreshta po te bie nje krahasim per te kuptuar se ku e kemi nje ngerc :
    Jo cdo njeri mbasi meson te shkruaje e kendoje i kthehet publikut pas vdekjes se mesuesit dhe i thote : ALFABETIN e KAM CPIKUR UNE”!
    Po qe se rron ne Memedhembje quaji te pathena keto fjale dhe turru perseri e jepini voten per K/minister

  36. Grupi thotë:

    11 February 2008 @ 7:10 pm

    Nje plan rregullues per nje qytet 1 miljonesh ku akoma ekzistojne shume zona infromale…nuk gje e lehte te krijohet. Dhe faktikisht plani eshte krijuar…nuk e di ne eshte miratuar akoma apo jo.

    Por nuk e kuptoj kte arsyetim te disave…ne qe jetojme ne shtepite e vjetra…dhe ata qe jetojne ne shtepite e reja. Po c’do benit ju? Do ti linit pa apartamente ata te rinjte…qe te mbeteshin lulishtet per ju te vjetrit? Le qe shumica e atyre qe jane ne apartamentet e rja…jane nga ata te vjetrit. Pallatet e reja ishin te nevojshme vetem per faktin qe qyteti u trefishua…Diku do banojne njerzit. S’ka zgjidhje tjeter…

  37. Tironsi thotë:

    11 February 2008 @ 7:22 pm

    Po e bojm engjell fare tani. Per hir te se vertetes pallatet e reja mund te ishin nderuar ne zonat rreth e rrotull. Andej nga burgu, zona te uzina Enver, te parku, te shpia e partise. Nuk kishte arsye pse te ziheshin lulishtet. Po problemi eshte ca me i thelle. Tokat e lulishteve iu kthyen pronareve me vendime qe ishin marre qe ne vitet 92,93,94,95,96,98,99. Dhe dikush qe te vjen me letra s’ke si ia mohon te drejten. Shume mund te thone qe prandaj eshte Bashkia qe te ruaje lulishtet e te mos japi lejet. Po s’duhet harruar qe behet fjale per Shqiperi, ku presionet jane nga me te ndryshmet, ku te hyjne mik 999 soje njerezish, ku fundi i fundit deri ne 2001 pallatet legalizoheshin dhe merrnin hipoteken me njohje fakti nga gjykata (per ata qe s’e dine c’eshte, njohja e faktit dmth ndertoje pa leje, shite e pastaj shko ne gjykate e merr urdher nga ajo qe te rregjistrohet) Une per vete, duke marre parasysh te gjitha keto rrethana dhe sidomos duke degjuar nga krahu tjeter ca arsyetime te tipit qe sjell i nderuari artikullshkrues, dal ne perfundimin se ky eshte me i miri sot per sot dhe ja jap voten. Kur te shoh dike me te mire do gezohem e do hidhem andej, po deri me sot :( s’po shoh

  38. Agroni thotë:

    11 February 2008 @ 7:24 pm

    Edi Rama ka bere shume te mira per Tiranen. Prishi kioskat nje kateshe tek lana, dhe ndertoi ca te tjera 12 kateshe ne te gjithe Tiranen. Pa hyre ne aférat korruptive te lejeve te ndertimit-Per shkak te ndertimeve te Edvinit, shume familje jetojne jashte cdo standarti sigurie. Larg qofte, te bjeri ndonje zjarr tek Komuna e Parisit psh, zjarrefikesit mberrijne te pasnesermen. Pa folur pastaj per ndotjen e ambjentit…. Ky zoteria, pervecse na le nje muaj pa mbledhur plehrat, na ben edhe ‘tour’ neper Shqiperi dhe na promovon vlerat e gjelberta qe ka partia qe ka marre ne zoterim… Kulmi i cinizmit arrin kur thote qe eshte shenje e mire qe Tirana eshte e mbytur ne pluhur se kjo tregon qe po punohet…. Ore, si nuk del njeri qe ta kapi per fyti kete zoterine???

  39. minatori thotë:

    11 February 2008 @ 7:24 pm

    Altini e ka thene shkurt, sakte, qarte: “Tirana ka vdekur perfundimisht.” E ka shpjeguar pse.

    Mirepo Edi tek peshku eshte mit. Ketu vazhdohet jo me banjat e Nju Jorkut, jo me mixhistet, jo ishte me qerpic kinemaja apo jo. A e ndryshojne keto faktin qe Tirana “ka vdekur”? Tirana ka vdekur per te gjithe — edhe per militantet e majte edhe per te djathtet, edhe per nostalgjiket e kohes se xhaxhit — keshtu qe kjo “logjika” e krahasimeve eshte e kote.

    Meqenese Edvini paska bere ca pune, nuk ka problem qe ka vrare perfundimisht kryeqytetin. Meqenese na duhen apartamente, s’ka rendesi ku ndertohen, si funksionojme, cfare parametrash arrijne. Meqenese ndertesat karakteristike jane te vjetra, nuk ka rendesi qe prishen dhe zevendesohen me mostra betoni. Vazhdon sindromi i gruas militante “vetem Nanon dhe Edin te kemi, pa edhe buke nuk duam.”

  40. Artian thotë:

    11 February 2008 @ 7:35 pm

    ore goni,
    problemi eshte me “erthquick-un” ..pastaj bej bilancin……se te gjitha keto pallatet mbi 15 kate,sidomos ato te arabit,kane per te ra te gjitha ,jane bere me cilesi te dobet ..

  41. Tironsi thotë:

    11 February 2008 @ 7:40 pm

    Tirana s’ka vdek mer daje. Dro ka vdek per ty, po ne qe jetojme aty gjalle e shofim

  42. Agroni thotë:

    11 February 2008 @ 7:43 pm

    “erthquick” ose erthkuejku sic thote frengu s’eshte problem per ne shqiptaret, problem eshte gjyshja ime qe e kap zemra duke hyp deri ne kat te 11 pa ashensor :-P

  43. Idris thotë:

    11 February 2008 @ 7:47 pm

    Ja keshtu ka lezet.
    Kur vijne me tufa ,nga lashtesia ,me llere operveshur nga minierat,te armatosur me dije ,me fakte me emociopne pershpirtjesh…Amin!
    Nga kjo del se duhet te kini te njejtin perfundim me te gjithe :
    Mjer TIRANA ne DORE te KUJT kishte rene?Ne dore te BUZESHPERVJELURVE.
    Teorite e MIXHES per te fshire nga kujtesa GJITHSHKA qe kishte te bente me “ISH” nuk mund ti faturohen te tjereve. Ato pollen mentalitetin qe “te vjedhe e shkatroje kush te munde”.Te gjithe i largoheni teorise MIXHISTe”fshati te rrethoje qytetin”….Perse?
    Ka nje shpjegim me nje thenje popullore:
    Perse mbane ere kembet?…Sepse rrenjet jane ne B….
    Nuk late me komisione pas komisionesh pa ngritur per rikthimin e PRONAVE sikur te mos kishte asnje vendim te shtetit te meparshem.Dhe bete me pronat sic u deshi KOQJA e QEJFIT.ULURITET, jo argumentuat ligjerisht,JEMI SHTET i PRONAREVE dhe i kerkuat e nxorret nga varri pa asnje lloj analize shkencore …
    BOLL qe te vertetonit se :SISTEMI KOMUNIST ka shpronesuar cnjerezisht…Por pse mbajne ere kembet ?
    Dhe juristet e PLEPAVE e kane mesuar se ka nje GAZETE ZYRTARE.
    Hapeni dhe lexojeni ate qe prej vitit 45 te mesoni historite e shtetezimeve te mender pronareve..Lexoni mbi c’baza jane marre vendimet per TATIMIN e JASTEZAKONSHEM,per POLICITE FINANCIARE etj
    Asnje vendim shpronesimi nuk ka para 48 ..te gjitha jane KONFISKIME te PASURISE te vena ne menyre te PALIGJESHME e te shtuar NE KOHEN e PUSHTIMIT FASHIST.
    Te njejtin LIGJ te arsyshem miratoj Parlamenti ARBERORI …por…ku pjerdhin Mixhistet per LIGJE e FAKTE…
    Ben vaki te kishte vetem nje fakt,(kur i vajten kopetencat Bashkise per leje ndertimi)qe EDI kishte penguar ngritjen e ndonje pallati dhe sot do kishim PROTESTA para STRASBURGUT per genocidin RAMIAN.. :( :( :(
    Qeveri! Po te drejtohem drejt per se drejti dhe ty MIXHE!
    Fut skalione te reja me dije e te rafinuar jo nga kta me prostat.Ketyre jepu kanocet e merri me vete.

  44. WASU thotë:

    11 February 2008 @ 7:50 pm

    Topalli (jo Xhozi) po fugonte
    makines t’ja kalonte
    e xum trialalialala
    dhe qorri po kerkonte
    gjelperen ne kashte
    E xum trialalialala

    Idrizo, harrova vargune fundit, ate qe pas ” E xum trialalialala” thote “E pika qe s’te ra!!” :D

  45. emigrant thotë:

    11 February 2008 @ 7:54 pm

    fugonte“… cer folje madheshtore qe e kisha harru krejt. Thx, Wasu! :D

  46. WASU thotë:

    11 February 2008 @ 7:57 pm

    emigrant, e ka sjelle Idrizi kengen, une vetem i shtova ate vargun qe mungonte.

  47. blete thotë:

    11 February 2008 @ 8:04 pm

    keni harruar arritjen me te rendesishme te Edit :”Tirona, ti je e jona”
    mendoj se vetem me kompozimin e nje kenge te re per Tiranen, mund te thyhet miti i Edit.
    Fatkeqesisht Saliu refuzoi te behej MC per “I’m proud to be Albanian” dhe “heu cike cike”, kurse Nano ishte i zene me pune kur i kerkuan te “lidhte qenin”. vetem pas marteses, u kujtua te lidhte Xhoin, po ishte shume vone.
    keshtu shpjegohet edhe humbja e Luan Zhegut ne zgjedhjet lokale.
    mesimi nga pesimi: njerez lini h*lete po lidhni emrat tuaj me kenge.

  48. Lefti thotë:

    11 February 2008 @ 9:14 pm

    Dikush ketu, kishte replikuar me mua duke thene se s’paska 2-3-4 rrugica te ndertuara ne Tirane, por shume me teper :

    Normal, e shpreha ate me egzagjerim, por gjithsesi eshte qesharake kur sheh Kr/Bashkise te ndiqet nga 50 gazetare, per te inauguruar nje rruge 350 m te asfaltuar : nuk jemi ne Afrike xhanem !

    Sot pikerisht pashe nje reportazh tek ALSAT TV me titull “Tirana ne Kaos nga Trafiku” - dite e hene, dyndet tere Shqiperia ne Tirane, normal.

    Kur pash ne TV pamjet e rrugeve !!! Trafiku!!! Skandal i vertete !!!

    Si nuk me zyne syte nje “vize” te bardhe ! Nje kalim kembesoresh, nje semafor ndezur !!! Asnje vijezim neper rruge, as per parkime, as per autobuset; rruge pa tabela, pa emertime, pa vijezime … vetem asfalt kishte …

    Ama, me keto hapa “kermilli” do behet Tirana EUROPIANE ?! Atehere, Rama do t’i duhen 25 vjet per t’i shtruar rruget, dhe per t’i bere me tabela, semafore, viza per kembesoret, vijezime per parkimet etj etj … kaq e veshtire qenka te besh edhe keto ?

    Sa per Kinemate, e tha mire dikush : “do beje Privati ca”

    Gjithsesi, asnjeri nuk zuri ne goje ne replikat e tij, problemin e Parkimit ne Tirane : si ka mundesi ? Asnjeri nga ju s’di te ngase makine, apo s’ka makine ? Asnjeri nga ju s’e ka provuar tmerrin e Tiranes ne makine ? Kaq shpejt e harruat premtimin e parkingjeve nentokesore, apo dhe parkingje me kate ? C’fare eshte bere deri tani ?

    Sa per ata qe pretendojne se “PLANI rregullues i Tiranes eshte bere, por s’po miratohet ende”, dua t’i them te rrine te qete, se PLANI i rregullimit do behet, sa per te lare sy e haqe; Por kur te behet ai, s’do kete me asnje vend te lire per te ndertuar me Pallate ne Tirane : atehere, ç’fare Arkitekture apo Urbanizmi do “rregulloji” plani rregullues, kur ç’do gje do jete ndertuar, do jete bere fait accompli ?

  49. Dajoshi thotë:

    11 February 2008 @ 9:31 pm

    Tirona ka vdek mer jahu. Kishte lezet para 8 vjetesh urinoje ku ta kishte qejfi, kinemot ishin plot me gabel e katnar qe hyjshin cift e dilshin me kalamoj. Ky Edi e qelbi fare me pallatet pa standart qe po rrxohen perdite, me pluhnin qe nuk pusho se Edi nuk gjimo kamionet ka prapa qe e hudhin gjysmen e dheut pertoke, me ato farsoj pyjesh qe ka pas Tirona qi Edi i rrafshoi, me urat moderne qi Edi i prishi, me rruget e rrugicat qi ishin t’shtrume me llum ne ky i shtroi me i asfalt t’qelbet. Ky qeni e ka fajin ene per ato lejet e ndertimit mas liqenit artificial, ene per lejet e kullave t’malsorve n’Qesarake, ene per lejet n’Kashar. Ky do vra mer do vra.
    Shqype. ikni dilni iher ka Tirona se ka p’tju pelqy, bleni i bilet avioni me paret e taksave ne dilni hapni syt, mjaft me pallavra qorre ka interneti. Hajt ju qofte rruga mar.
    Tirana eshte shume me e mire se c’ka qene, dhe shume me e mire do behet. A mund te ishte me mire?? Sigurisht po, por mund te ishte edhe llahtar me keq.

  50. Shqipe, thotë:

    11 February 2008 @ 10:44 pm

    A jemi duke shkruar per fuksionin e nje “kryebashkiaku” qe e ka mandatin te perseritur?
    Artikullshkruesi, ngre shume pika interesante: ne Tirane nuk ka WC; nuk ka kinema; nuk ka qendra sociale-kulturore; “nuk ka ajer”; nuk ka…;
    Kam pershtypjen se koha eshte stacionuar ne mandatin e pare dhe se se koha eshte vene ne fuksion per biznesmenin.
    Ne “Dialoge per te ardhmen”, ajo qe spikate eshte mendimi perserites, qe ciblon nje shtrese popullesije te caktuar, ku visioni eshte: “une jam “E-veresti” qe vi gju me gju me popullin”. Fjalimet, mbajne ere erresire, me nje monologe kondicionues dhe e vetmja eko qe jehone mendoje se eshte: “ju keni te ardhme me mua, me mua, ohh sa gjera mund te bejme me mua”. Dua te besoje qe kryetari i bashkise, kater vjeçarin e dyte dhe gjysmin e te tretit ka realisuar projekte?! Por me sa mbaje mend, fushata e tije nuk u be ne baze te ideve, POR “zgjidhni te keqen me te vogel”?!

  51. ‘92 thotë:

    11 February 2008 @ 11:28 pm

    Me falni po c’lidhje kane halet e tiranes dhe kinemate me vitet ‘92 dhe me Mixhen.
    Idrisi ska nevoje me u kurdis si mine me sahat vetem se ka mileti ankesa per admistratorin korrent te tiranes.
    Une kam 5 vjet qe kam blere shtepi te re ne mes te tiranes dhe se pashe nje dite te bardhe, vetem mbytur me pluhur e zhurme. Zgjodha dritaret nga veriu qe ti shpetoja rruges dhe zhurmes, dhe tani me ndertohet nje pallat pa ekzagjerim aq afer sa te kaloj kabllin e internetit ke komshiu perballe dhe te share-im leket e abonimit :-) Ca lidhje ka pallati qe po me ze frymen me Mixhen dhe vitet ‘92 dhe maloket dhe sh.rren ne tirane. Mos me thoni qe e ka dhene lejen Brojka tani.
    Ca qenka peshku keshtu ? Kuvend pleqsh pensioniste qe i meshojne ne nje vrime : fragmenteve te viteve ‘90 kur kane pas kohen e produktivitetit mendor. Ketu jemi per te qa hallet e te sotmes, se e djeshmja u pa. Shqetesimi eshte i kalamajve qe po rrisim qe skane nje playground ku te luajne, qe po i mbajme lidh me zinxhire neper apartamente dhe fut e nxirr nga makina se kemi frike ti nxjerrim ne rruge. Tirana e vdekur nuk eshte, perkundrazi eshte shume e gjalle. Por eshte krejtesisht e pajetueshme. Asnje lloj komoditeti urban nuk ka dhe zhurma, stresi dhe pluhuri po na shkurtojne jeten.

  52. minatori thotë:

    12 February 2008 @ 12:02 am

    Une shprehjen e Altinit per “vdekjen” e kryeqytetit nuk e mora literally, se s’jam trashe aq shume. Po meqe e nevojshme te sqarohet, sigurisht qe kryeqyteti eshte gjalle, por eshte pikerisht keshtu sic thote ’92shi, i pajetueshem. Nese eshte i pajetueshem dhe komplet i pashprese nga ana urbane (kete e argumentoj gjithe diten) atehere jeta ne Tirane behet per inat te administrimit urban, jo fale tij.

    Problemi eshte qe edhe nje gje kaq objektive sa pajetueshmeria e Tiranes duhet debatuar pa fund tek peshku ku ka shume emocione per Edin dhe romance roze. Tonet e Dakos jane ca patetike, po edhe kjo Edimania eshte fare, po fare feminore.

  53. Idris thotë:

    12 February 2008 @ 12:16 am

    E mor 92. Ti je pipez ne raport me burijet MIXHISTE
    Lexo mire c’fare thot Idrisi….
    Hajdutet e cdo gjeje d.m.th. SHQIP:- qe VJEDHIN qe PERVETSOJNE me pa te DREJTE ;dynden,mesyne ne Tirane e ne cdo qoshe te SHQIPERISE me MOTON “Shkatro,prish,vidh,digj gjithshka qe ishte e “ISH”.
    Nje teze e dyte po aq sa e para per nga rrezikshmeria e jeteses se qyteteruar dhe mbjelljen e anarshise ishte teza ”Fshati te rrethoje qytetin”
    Ti ne mos qofsh perpunus i kesaj platforme ne rastin me te mire je nje “fatkeq” qe po paguan rezultatet e kesaj ANARSHIE Mixhiste.
    Te uroj nje jete te mire por pasojat e “terapise shokut” ose menyrat e te menduarit e te vepruarit Mixhist duhet te te mos pelqenin qe:
    - kur e dije se TIRANA kishte hale (kanalizime per 240 mije B…) dhe nuk e perballonte dot Yryshin dum-babist te 500 mije te tjereve
    -kur ishte planezuar te kishin nja 4 a pese hale publike per te perballuar nevoja te nguteshme, por per me teper te te ardhurve, qe fillonin qe nga TRENI dhe nuk u kishte parashikuar per DYNDES pa oshkure e qe ndynin ne cdo qoshe rruge e INSTITUCIONI me teorine Mixhiste “shurra kur kalon 10 gure lahet”
    -kur paske kaq shkolle e kulture per kabllo Interneti,te kerkoje planimetrine e vendosjes,kontraton,te njihje pronarin e truallit detyrimet ligjore te nje procesi modern qytetarie, jo te digjoje daullet MIXHISTE te “legalizimeve pa leje” e teorite badiguardiste ” individ i forte pastaj shtet i forte”
    -kur ne cdo shembell qyteterimi te nivelit te mesem (afrike,Ujguri e gjetke) askush nuk te lejon te kioskezosh e shkaterosh rruget, te nderhysh ne tubacionet e ujit,ne rrjetin elektrik etj etj me teorite Mixhiste”qoftexhijte jane kapitalistet e ardhshem”
    -kur dhe ketu po bej nje paranteze pa te keq ( e ke bere te mesmen diten apo naten) e dije qe sa here qe merren aksione tip MIXHISTE te shkaterrimit ,do vije nje KOHE qe do kthehet ne Normalitet.
    Dhe tani fort i perndert 92 ti duhet te kuptosh qe pas gjith ketij TERMETI MIXHIST,dikush duhet te paguaje pasojat per kthim ne jeten Qytetare.Dhe keto nuk behen me frymen e shenjte.
    Une kam lindur ,rritur dhe Jetuar ne TIRANE dhe vandalizem te tille te shoqeruar me nje dinakeri fshatari te pagdhendur qe ne emer te LEVIZJES se LIRE,fshehu interesin e nr. te votave duke i joshur qindra mije njerez me Oferta Poshteruese nen siglen “per nje jete me te mire”
    Dhe ta dish mor “92 qe ke blere shtepi”, Tirana nuk ka per tu bere kurre Tirane por paksa Tirane dhe kjo mund te ndodhe vetem ne se dikush e ruan dhe e zhvillon frymen kur ta lere EDI RAMA.
    Uroj qe minimalisht ky dikush te jete NJE QYTETAR i tipit te Olldashit qe te mos pyete per teorite MIXHISTE ku me duket se “shume pak”,
    po ben pjese edhe ti….. :D :D :D

  54. ‘92 thotë:

    12 February 2008 @ 12:41 am

    Nuk esht kaq e tmerrshme te blesh shtepi Idris. Shtepija eshte oazi i qetesise dhe rehatise. Une sjam rrit ne kolibe apo rreze mullarit, por edhe sikur nga rruga te vija, pune e madhe, do ta blej nje shtepi, kur shtepi ka ne shtije e kur kam punuar aq sa ti bej 2 leke. Dhe as ma dha me autorizim shpine Enveri, as ma fali per 2 leke Mixha jot(se ju pelqyen juve shpite kur i privatizuat, i shembet kolonat dhe i bere dyqane, restorante apo kuplaraje).

    kur paske kaq shkolle e kulture per kabllo Interneti,te kerkoje planimetrine e vendosjes,kontraton,te njihje pronarin e truallit detyrimet ligjore te nje procesi modern qytetarie, jo te digjoje daullet MIXHISTE te “legalizimeve pa leje” e teorite badiguardiste ” individ i forte pastaj shtet i forte”

    Po pra, i bera une te gjitha sipas rregullit.Kam dhe tapine e qerume. Sipas planit kishte lulishte ose te pakten skishte kurrfare plani per pallat 5m larg. (se anash i kam une 2 pallate,tani jam fut ne kuadrat) Por sic duket o bo keq puna per leke dhe kane fillu si puna e atij qe pshurri mbi bakllava, he se kjo nuk o shurru as kjo as kjo dhe ne fund e hengri te gjithen. Keshtu behet dhe me sheshet e Tiranes ne emer te asaj qe ti e quan “kthim ne qytetari”.

    Ti kujton se une shof vetem hallin e nje pallati qe me ka dale perballe?
    Ti kujton se une se di sa gabime jane bere ne te shkuaren e ‘92 ?
    Une skam marrje pjese ne kurrfare hartim platforme. As jam pipez mixhiste. Por kam te drejte ti kerkoj hesap administratorit te Tiranes qysh prej ohuuuu 7-8 vjetesh.
    Ti kujton se ne jemi kopesht kalamajsh dhe spo e dallojme te miren nga e keqja ?
    Po une e vuaj me shume se ti gjendjen e Tiranes, dhe i mallkoj te gjithe ata qe kane pas ne dore dicka per ta ndreq a per ta prish. Me shume se ti qe tu ka bere goja “Mixhe” . Se sonte une skam per te fjet Idris. As kalamajt e mi. As pleqte e mi. Sepse gjemon eskavatori 5m larg dritareve te mija. Dhe akoma nuk eshte hap gropa e themeleve. 1 vit e pakta pa gjume do ta shkoj une Idris. Dhe shif ku kam arritur, kaq u bera qesharak sa me thua “92 qe ke ble shpi”. Po po tamam. Ky eshte kthy ne problem. une jam ai qe ka ble shpi.
    Dhe skam durim me te degjoj teorite e tuja te Flashback-eve me Mixhen.
    Kaq arrin kerraba ime, te kjo kolibja ime. Se dhe qeni e meriton nji kolibe te denje.

  55. Idris thotë:

    12 February 2008 @ 1:09 am

    92!
    Me qe nuk je ti “problemi ” :) :) po e leme me ate deshiren :
    -Te uroj Familjes ,Ty, Femijve e prinderve nje jete te qete dhe me shendet per sa me takon mua.
    Per te tjerat dilna nga njehere se te ksehaske me kete menyre te lexuari e te kuptuari jo me larg se “huni” fshatar MIXHIST .( Tiransit i thone HUNDE).
    Dhe ja ca koka Mbremjeje te gezuar :D :D :D
    E marshi Tiranen sa me shpejt ne dorzim po prape nuk me rihet pa uruar ME nje QYTETAR! Jo me dhijar e me sqeper.

  56. Tironsi thotë:

    12 February 2008 @ 1:15 am

    Lefto, une isha ai qe replikova. Te kerkova te me thoje 3 rruge te pashtrara sot ne Tirane.

    sa per keto:
    “Sot pikerisht pashe nje reportazh tek ALSAT TV me titull “Tirana ne Kaos nga Trafiku” - dite e hene, dyndet tere Shqiperia ne Tirane, normal.
    Kur pash ne TV pamjet e rrugeve !!! Trafiku!!! Skandal i vertete !!!
    Si nuk me zyne syte nje “vize” te bardhe ! Nje kalim kembesoresh, nje semafor ndezur !!! Asnje vijezim neper rruge, as per parkime, as per autobuset; rruge pa tabela, pa emertime, pa vijezime … vetem asfalt kishte …”

    faji i vetem i bashkise eshte per parkimet dhe kalimet e kembesoreve. Po helbete mos prit te jen si ne france ato.
    Gjithe te tjerat jane kompetenca o te qeverise qendreore, o te policise rrugore qe asnje qeveri nuk ja u ka kaluar bashkive.

  57. Tironsi thotë:

    12 February 2008 @ 1:22 am

    92 me vjen sh keq se e kam hequr dhe vete dicka te tille dhe e di c’dmth. Po duhet me duru se ashtu kane duruar dhe te tjeret kur eshte ndertuar shtepia ku je ti sot ;) :)

  58. ‘92 thotë:

    12 February 2008 @ 1:22 am

    Goja mjalte te ngrente Idris per urimet e para.
    Kurse, urimin e fundit mos u lodh kot, se une se kuptoj ca dmth “qytetar” e para dhe e dyta skam per te marre gje si perhere.
    Se populli ate hurin qe the ti ka per te marre ne prapanice perhere.
    E sa per tiranen, llafi i bukur popullor thote : Do rrojme e do shofim.
    Problemi im eshte se spo di a do rrojme apo jo aq gjate sa te shofim.
    Po hajt ishalla,ne shprese te zotit.
    Naten e mire.

  59. ‘92 thotë:

    12 February 2008 @ 1:29 am

    Jo Tirons, pallati im nuk ka shqetesu naten njeri sepse eshte ne buze rruge dhe ne nje shesh krejt te boshatisur. Une i durova 2 te tjere anash dhe sbera ze. Por ka nje kufi zaptimi i ajrit. Nje kufi brenda sensit njerezor, po i le menjane sensin ligjor, mjedisor e lere me ate ekonomik(parate qe kemi paguar te gjithe per ato shtepija)
    Se sipas teorise se Idrist kur ska infrastrukture ske pse i shton banoret dhe ndertesat apo jo ???????

  60. ujku i zi thotë:

    12 February 2008 @ 1:37 am

    O ‘92, mos u merzit se atij pallatit qe te ka dale perpara dritares do t’i fusim nje boje te forte jeshile qe te te duket vetja si ne pyll, dhe ato zhurmat e motorrave, makinave apo gjeneratoreve te te duken si cicerima zoqsh. Dhe pastaj nje “fluturon gomari” ne fund.

  61. Idris thotë:

    12 February 2008 @ 1:37 am

    Ja ne i here per qejf 92-sho!:)
    Jo kur “s’ka infrastrukture” po …mos ben gje pa bere Infrastrukturen ….
    se perse nuk ka infrastrukture = ???????
    S’ke qejf me lexu gjate se po te doje do i kishe kuptu ato me lart……
    por po i sill shkurt….. :D :D
    Sa te kete MIXHIST mos prit ajer e drite….. edhe per sa …????????
    …Ti thu:…do rrojme aq gjate ? ….do shofim.

  62. ‘92 thotë:

    12 February 2008 @ 1:44 am

    Po Mixhen e permende ti e jo une.
    Kesaj i thone une po ja bej mutin, kurse ti qe mbahesh per burre me te mire i ben dhe nje mut tjeter persiper aq sa e mbulon dhe timin.
    Mut lart dhe poshte e gjithandej dmth.
    Te me falin peshkataret per teprimin me fjalen me siper, por sgjej tjeter me te pershtatshme

  63. Tironsi thotë:

    12 February 2008 @ 1:48 am

    Ok, rasti jot eshte perjashtim. Me fal.
    Sa per Idrisin, me duket se po e lexon pak ters per shkak te sherrit qe bete. Me fjale te tjera ai po thote qe nuk mund t’ia ngarkosh gjithe pergjegjesine Bashkise per mungesen e lulishteve kur gjithe lulishtet iu kthyen ish-pronareve, kur qeveria qendrore deri dje kishte ujsjellesin e s’mori masa te shtonte tubacionet, kur rruget zvarriten sepse asnje nuk e luan menderen te levizi kablla apo shtylla tensioni dhe kur fundi i fundit, kjo mendesia “merr c’te mundesh” u rrenjos jo ne kohen e Rames, por me perpara. Nuk dua ne asnje menyre te mbroj Ramen po thjesht nuk me eshte fair

  64. Idris thotë:

    12 February 2008 @ 1:52 am

    Flij e re! Jo me inat se prish gjumin… :D :D .Ka kalu shume ora aty.
    Ca nga pluhrat, ca nga mungesa e dritave ,ca nga surrat palamet jeni prishe dhe nga goja…Ja ta falem meqe s’gjete fjale te tjera.. :( :(
    Notn e mire e per rast tjeter.

  65. ‘92 thotë:

    12 February 2008 @ 1:56 am

    Jo jo Idrisi ka nja 2 jave qe eshte kurdis si mine me sahat qe plas dhe ngarkohet prape. Mixha mixha mixha. Me fal, por na cau tr.pin.
    Ai bashkine se ze me goje fare. Le qe ku lexohen postimet kur farfurit fjala Mixhe gjithandej :-)
    Ka ngel vec me thene qe e ka fajin Mixha qe ai ska dashnore bjonde se fundmi psh :-) ose qe mua sma rrisin rrogen.
    Varja, une e shaj Mixhen per vete neper dhembe gjithe diten per vete por kur flasim per gjera te tjera flasim per gjera te tjera, kur flasim per mixhen flasim per mixhen.
    Nejse, poshte Mixha anyway. Kanceri mu ne gryke i rafte.

  66. ujku i zi thotë:

    12 February 2008 @ 2:08 am

    Ok, rasti jot eshte perjashtim.

    Tironsi, mos ke dashur te thuash te kunderten, se perndryshe na le me goje hapur?

  67. krasta krau thotë:

    12 February 2008 @ 2:21 am

    “Si nuk me zyne syte nje “vize” te bardhe ! Nje kalim kembesoresh, nje semafor ndezur !!! Asnje vijezim neper rruge, as per parkime, as per autobuset; rruge pa tabela, pa emertime, pa vijezime … vetem asfalt kishte …” Kane qene pamje te vjetra me cduket… Nejse rruge mysybet ka sa te dush….ka dhe shume nga ato qe jane rindertu e prape jane bo mysybet…Po tabelat e vijezimet jemi ty i shtu dita dites.. ne semaforet punojne sa here ka drita… :D Ne gjithashtu po punohet me ca rruge te reja :D
    92 ka te drejte nga fillimi deri ne fund… dhe nga funi deri ne fillim…Vec ti shifni pallatet dhe jo vetem te tr, po gjithanej se kane kap Linzen tani, kane kap Kasharin… Eshte tmerrrrrrrrrrr me rr te gjate dhe te forte… eshte koha e uzururpimit te betonit dhe fajin e ka MIxha po e ka ne Baca ne sipas meje as Mixha as Baca (me kete rast kr i bashkise) nuk jon ty e vra mendjen per kete pune, tjeter kun u fle atyne meraku… kane xhepa me mush hallexhijte ….

  68. ujku i zi thotë:

    12 February 2008 @ 2:36 am

    O Kraste, po kjo miqesia e fundit kineze (Rama-Berisha) nukka per qellim as Nato, as integrim, dhe as ndonje te ashtequajtur reforme zgjedhore apo drejtvizore (drejtesore) - po vetem si t’i heqin vijat drejte mbi pronat e Shqipatareve. Me ne fund ju mbush mendja Berishes qe duhen ndare monopolet. Pa c’ka se popullit do i duhet te rrije b*the me b*the me komshiun. Kjo eshte faza e re e planifikimit te qytetit dhe fshatit. Mbajtja e monopoleve on mutual agreements. Une qendren, ti periferine. Po nga ato agreements qe te mos kete “qytetar” e “fshatar” ta zere me dore.

  69. Idris thotë:

    12 February 2008 @ 3:22 am

    Krasta e nerum!
    Zaret u hodhen qe do te thote(ti e di sh.mire) Rubikoni u kapercye…
    Kjo “shkolle e te marreve” nuk ka nevoje per tregues kush e ka mire apo keq ne pershkrimin e situates. Ai 92 eshte nje fatkeq qe i ka sosur durimi ashtu si dhe kujtedo nga kjo situate per 1 miljon arsye.
    Shikoje nga reagimi qe ka ndaj meje,gje qe tregon nje teren botkuptimor qe po kjo shkolle e te M.A.R.R.E.V.E.(alias MIXHISTE) ka per te sunduar ne cdo lloj ndryshimi qe ti paraqitet tashme Tiranasve te papermbajtur,
    qe do te thote …… 1 miljon banoreve.
    Ti e kupton shume mire qe rrathet perhapen nga Qendra e shperthimit ne periferi.Dhe periferia po ndertohet sipas stilit MIXHIST.Neser do mbushen faqet e Gazetave per te pershkruar se nuk ka vend per parakalim makinash,nuk ka troje per objekte sociale e ku di une plus vrasjeve per nje mur e nje radio me ze te larte….
    Por them se koha e ndodhise eshte e afert dhe nuk duhet te lihet pa u shpjeguar atyre qe do votojne neser . Ketu nuk duhet te te dhimset askush per te ndergjegjesuar deri ne ate mase sa te ngrihet nje brez QYTETAR per te punuar Brenda Normalitetit Ligjor dhe jo si deri tani me
    argumente Palaco te tipit MIXHIST.
    Aspak nuk rregullohet Tirana duke drejtuar GISHTIN tek RAMA.
    KJO katrahure ka nje BURIM nga ujet vjen e po behet LUME e gjithnje me i ndotur .Gishti duhet vene tek mentaliteti qe une e quaj MIXHIST por qe ne vetvete shpreh nje kulture e qyteterim per mos ta emertuar si
    VANDAL-per oportunitet shprehjesh po e emertojme, shume te prapambetur por as “fshatar” me sistemin e meparshem ku dhe ne fshatra ekzistonin VIJAT e VERDHA.
    Per kete lloj debati e shtypi mendoj ka nervoj Tirana e Tiransit jo tifozlleqe e kostatime qe s’kane ku luajne femijet e s’ka parkingje apo na mbyti pluhuri.
    Duhen vene ne shenjester ajo Ndertese me gra e burra te veshur shik e me zgerdhirje ne fytyre kur japin leksione per DEMOKRACINE, nga ku dalin LIGJE per hir te LIGJEVE ose gjoja LIGJE.
    Duhet vene ne shenjester ajo ndertese me “topa perpara “nga ku hyjne e dalin HIPOKRITE e LLafazane te te gjithe kategorive e nje sere ndertesash me titullare zgerdhires e hileqare qe jane vetemertuar ORGANE EKZEKUTIVE,dhe nuk jane te afte te ekzekutojne asnje vendim
    per te mbledhur gjobat e vena ndaj duhanpiresve e jo me te bien energjine elektrike etj etj etj.
    Dhe kam bindje (jo )absolute :D :D se Tirana ky metropol i se ardhmes nuk do te jete si qendra .Te pershendes por me pak cudi.

  70. Dajoshi thotë:

    12 February 2008 @ 5:17 am

    Artikulli qesharak flet per shurrtore publike dhe kinema. Probleme jane ato qe pershkruan 92, zhurma mbi te gjitha eshte e padurueshme dhe une personalisht per kete fajesoj Ramen por pa kuptuar e shfajesoj kur lexoj ne NY Post qe filani diku ne Manhattan eshte ne nje gjyq 2 vjecar me pronarin e PUB ne kat te pare per zhurmen. Po ashtu problem eshte kur te ndertohet pallati 5 metra larg, dhe per kete une fajesoj gjithashtu Ramen por prape ne njefare menyre e shfajesoj kur hyj ne nje apartamnet ne Manhattan ku nga dritarja shihet vetem muri i pallatit perballe 2 metra larg ne ngjyre m^ti. E di qe cave nuk do u vije mire kur krahasoj new york me tr, por ky eshte realiteti. Ai qe ka para me thes ble apartamentin me pamje nga central park, po ashtu ai qe ka para me thes me thes e ble apartamentin tek ETC-ja. Ka lire, ka edhe shtrenjte. Dihet qe kur vjen puna tek ndertimi nuk ka garanci, sot te thone eshte planifikuar nje park, neser ai privati qe ka token ben nje pallat. Shumica e njerezve ne metropole e shohin shtepine thjesht ne funksion te vendit ku punojne dhe si stacion gjumi, pa pjerdhur shume c’pamje ka jashte (ne varesi te xhepit). Do qetesi shko ne Voskopoje, por halli nuk jetohet atje se. 92 me duket permendi qe kemi frike te leme femijet ne rruge, i fusim e i nxjerrim nga makinat etj. As ketu nuk i le njeri femijet vetem jo per ne rruge qe s’behet fjale, por as tek shkallet e pallatit. Frika e pedofilit apo droges apo rrembimit te femijes, apo makinave qe fluturojne te mbyt. Sigurisht parqe ka me shume se ne TR, por edhe atje me makine shkohet, nuk ekziston ai vend ku cdo pallat ka kendin e vet te lojrave per femijet e pallatit. Plot parqe ka neper periferi te TR. I ndertoi bashkia parqet ne hapesirat midis pallateve para ca vjetesh, halli qe brenda muajit drunjte e stolave u dogjen, hekurishtet e lisharseve u shtrembruan apo ca me keq u sharruan. Nuk na ka faj rama qe midis komshinjve te tu apo te mi kemi kaq gjak kafshe. Iku koha e dulles kur me celsin ne qafe benim xhiro rreth TR me unazen apo shkonim ne plazh me kampin ditor. Ajo qe dua te them eshte qe metropolet te tilla jane, te zhurmshme, te pabesa, te egra, stresuese etj. Ajo qe une kam tmerr ne TR eshte pluhuri por nuk mundem t’ja hedh fajin vetem Rames. TR eshte ne ndertim dite e nate dhe bashkia nuk ka kurrfare mbeshtetje nga pushteti qendror. Rama ka plot difekte, TR ka plot probleme, por mund te ishte shume me keq. Duke konsideruar madhesine e Bashkise se TR me zgjerimin e super te shpejte te qytetit, them se rames duhet ti hiqet kapelja. Une them qe do behet shume me mire dhe afrimin e Rames me Berishen per cfaredolloj kompromisi e shoh si shume pozitive, jo vetem per tr.

  71. tropizma thotë:

    12 February 2008 @ 6:13 am

    Ah Tirana, Tirana, kutia e stolive e endrrave shqiptare!

    Kur ti u zgjodhe nuse nuk te pyeten. Me nxitim te mbarsen. Por ti u bere goxha nene, me krahe te lehta, molleza te kuqe, fustan me cope turke. U ndezen nga bukuria jote pastaj kusherinj e axhallare, komshinj e sekretare te pare. Te nduken me rrembim. Vdiqen nje dite pastaj te gjitha grate e fisit dhe preheri yt mekoi gjithe te pangrenet, perkundi gjithe te pagjumet. Sot, grua me bel te trashur e ze te dashur, matriarke pa buzekuq e pa femije, i qesendis gojehapurit dhe duarshtriret qe falen ne kembet e tua. Te mjeret ndjekin pas sonambulisht gjirin tend qe pikon akoma qumesht, qumesht me pluhur e sirena, police barkderra, erresire e thatesire, me kate te trembedhjeta pa ashensor, lagje pa sheshe e sheshe pa peme, bare pa endrra e endrra pa seks. Te mallkojne e levdojne, dhunojne serish, pafajshmerisht, ata qe s’diten te te donin, qe s’diten c’ish nena e gruaja c’ish. Gojet nga ti e syte nga baba, po babe s’kish. Na ish c’na ish, qytet nuk ish.

    Seriozish :) - natyra kampiste e Tiranes se sotme mund te kete lidhje me mutacionet gjenetike te perbashketa mes shqipeve dhe turqve te stepes.

  72. ThoughtPolice thotë:

    12 February 2008 @ 7:21 am

    Per te vazhduar me debatin per punen e Edi Rames ne Bashkine e Tiranes, duhet ri-kujtuar mbeshtetesve te Rames, qe shkruajne por nuk dine se cfare shkruajne, disa gjera te thjeshta. A mund te mbrohet Edi Rama edhe me tej, duke permendur sistemimin e Lanes apo “kthimin ne identitet” te parkut “Rinia”, kur burri i botes eshte ne mandatin e trete te tij, si kryetar bashkie?! Si mund te mendohet qe me punen e bere ne fillim te mandatit dhe te shperblyer dhe vleresuar nga pikepamja elektorale njehere, te behet propagande edhe tani?!
    A e ul ndotjen e Tiranes, qe praktikisht e ka bere te pabanueshme Tiranen, perpelitjet mjerane ne mbrojtje te Rames, duke permendur rregullimin e Lanes?!
    A fshihet dot me Lanen apo Parkun Rinia, korrupsioni me lejet dhe sheshet e ndertimit qe ka bere Rama, i denoncuar publikisht edhe nga ndertues ne Tirane?!
    A mund te justifikohet betonimi i Tiranes, ne te gjithe hapesiren e saj, me gjelberimin e skarpateve te Lanes?!
    Pse nuk kerkon llogari dikush ketu (e kam fjalen nga keta te Rames), per prishjen e kinema “17 Nentorit”, e cila ka pasur vlera historike? Po per milionat e shpenzuara per rikonstruksionin e kinema “Republika”, qe tani eshte rrafshuar, duke i lene vendin pallatit shumekatesh.
    Ajo qe ka thene njeri nga kritikuesit e forte (me te drejte) te Edi Rames dhe punes se tij ne Tirane, menyres se si ka drejtuar dhe funksionin Rama ne kete pike, Fatos Lubonja, qe Tirana eshte kthyer ne nje “fjetore te madhe”, duhet shkruar dhe rishkruar, thene dhe rithene, pasi eshte nje e vertete e madhe, qe i ka ndodhur ketij qyteti. Ne Tirane jane ndertuar vetem pallate, duke zaptuar lulishtet, bile edhe rruget. Per te ndertuar te reja, nuk behet fjale.
    Nuk mjaftoi ndotja e ajrit, por per shkak te korrupsionit ne tendera, Tirana eshte mbuluar edhe nga plehrat. Lista mund te vazhdoje edhe me gjate por po ndalem ketu…

  73. Qafir Arnaut thotë:

    12 February 2008 @ 7:32 am

    kush o ai qe pagu taksa n’Tajrone mre?

    e. Qytetarët e Tiranës paguajnë taksat për të rregulluar dhe mirëmbajtur qytetin e tyre, kryebashkiaku-kryesocialist jua shpërdoron nëpër fushata për partinë e tij.

  74. Tironsi thotë:

    12 February 2008 @ 10:02 am

    E po kur sulmohet Rama per shperdorim taksash te vjen te pelcasesh. Po Sala i vuni ruspen 1milion $ dhe ndertoi ate far shatervani qe s’puno po s’u zberthye 2 here ne muj.

  75. ThoughtPolice thotë:

    12 February 2008 @ 10:05 am

    O djema, pse e keni fshire nje pjese te postimit tim? Nuk kishte ndonje ofendim, thjesht rrekej ne menyre te shkurter dhe modeste, te shikonte me ne brendesi grupet qe mbeshtesin Ramen aktualisht…
    Mos u beni, sic kam nick-un une…

  76. Tironsi thotë:

    12 February 2008 @ 10:16 am

    hiqi H dhe T, plako

  77. artian thotë:

    12 February 2008 @ 10:34 am

    Ah Tirana, Tirana, kutia e stolive e endrrave shqiptare!

    Kur ti u zgjodhe nuse nuk te pyeten. Me nxitim te mbarsen. Por ti u bere goxha nene

    moj tropizme,

    mos vdeksh kurre per ate none,se nona te bo koken,nona te bo edhe gropen..nona ka pas ken grue rane burra e dheut i therisnin nan! : )

  78. ‘92 thotë:

    12 February 2008 @ 10:47 am

    Dajosh,
    Kam qene dhe ne NY une. Madje ne nje godine buze Central Park, por ne nje apartament qe nuk shifte nga parku vecse shifte nga pallati tjeter 2 m larg. Keshtu qe e di fort mire se per cfare flet. Por sigurisht qe prape do te te them qe mos ta krahasosh NY me Tiranen. Sepse tek ato ndertesat 2 m larg njera tjetres kur jane ndertu nuk jane mjaftu me dhenien e hises kryetarit dhe pastaj tja mbeshtjellin si te duan. Por ka pas kontrolle dhe eshte planifiku se ku do ta marrin ujin, driten, kanalizimet dhe se ku do ti derdhin plehrat. Pastaj eshte dhena leja. Dhe jam e sigurte qe jane monitoruar parametrat e ndertimit. E di ti qe per 5 kulla 12 kateshe tek lagjja ime ka vetem 4 kosha plehrash ???? Si thua ti,jam kafshe une qe i hedh ne toke. Po ku ti coj ? Ti mbaj ne shpi. Kazanet plot jane perhere. Para ca vitesh punoja ne nje lagje dhe ngjitur me punen time u ngirt nje pallat. Ishte vere kur perfundoi dhe duke qene se kishte pompa te fuqishme thithi ujin e gjithe lagjes. Deri sa une u largova nga ajo pune skishte uje neper banjo. U qelbem.
    Edhe parqet e NY i kam pare, sigurisht te pakrahasuara me hapesirat e gjelberta te suburbeve amerikane, por nga ana tjeter goxha te shumte in walking distance. Edhe per punen e kalamajve, nuk ta kisha llafin ti leja ne rruge vetem, por ti merrja perdore dhe ti nxirrja gjekundi afer ndonje pasdite kur skam fuqi ti coj trecerek ore larg me makine per te luajtur. Nuk mundem as ta marr kalamanin perdore e ta shetis po te them, sepse ka pluhur, sepse me duhet ta mbaj ne krah e te kaloj rrugen me ankth se ska semafore, se ka qen rrugesh qe buburrojne neper plehra.
    Tirons, leji pash zotin muhabetet e shperdorimit te taksave. As per Mixhen as per Edin mos ma zer ne goje. Para pak kohesh dikush nga jashte mu lut te interesohesha tek bashkia per nje tender, ti merrja dokumentacionin se kishte qejf me konkuru. Tender i vogel, 50 mije Euro per nje sherbim administrativ brenda bashkise. Qe te mos i shpenzoja kot ato 10 a 20 mije leket qe duhen per te terheq dokumentat, meqe njihja dike qe ishte goxha i perfshire, e pyeta. Mos u lodh fare me tha, e kemi ndare muhabetin.
    EPo tani, kur behet pazar per 50mije Euro qe po te them eshte nje shume qesharake fare fare si thua ti, te falin per 500 mije, per 5 milion, per 50 milion ?
    Leje muhabetin e te vjedhmes. LE te kthehet Edi te pakten ne ate tipin qe : “Vjedh por dhe punon ” dhe une do isha sh. i lumtur.

  79. Artian thotë:

    12 February 2008 @ 12:45 pm

    92,
    ke te drejte,tirana eshte nje sistem urbanistike ,pa sistem,akoma ekzistojne rrugicat ose ndertesat e vjetra,t cilat duhet te mbajne ne kurriz pallate gjigande betoni qe eshte njesoj sikur t mbushesh nje corape me lecka dhe te duket corapja si nje gogol,me nje fjale nuk ekzistojne raportet e hapsirave nder urbane,midis blloqeve te banesave ,rrugeve,si i zgjidh “New Yorku”problemin e plerave,kur ka gradiacela dhe jo pallate,si i terheqin ato ,pa mbajt hunden me dore?Ne Tirane pasrtimi duhet te fuksionoj sipas lagjeve,me kompani private te vogla,te cilat duhet te mbulojne cdo lagje,dhe cdo lagje duhet te kete ate qendren e vet te grumbullimit te plerave,ose te riciklimit ,dhe plerat te mos pastrohen nga nje kompani private ne menyre globale.
    Kjo eshte ceshtje manaxhim-organizimi,buissinesi i Meturinave eshte nga me te fuqishmit ne bote.
    Por ne shqiperi ky buissines,paguhet pak dhe prandaj eshte ajo gjendje …Qyetaret e Tiranes, paguajne per terheqjen e plerave 10$ ne vit,tax !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  80. Leon thotë:

    12 February 2008 @ 12:46 pm

    ‘92,
    Me ke ta krahasojme Tiranen me Kabulin???
    Pse jane robte kaq naive ne Shqiperi? Tani e kuptoj me se miri pse shume njerez nervozohen kur vizitojne Shqiperine..
    Njerezit kerkojne oaz qetesie ne qender te nje metropoli..Kerkojne qetesi ne kate te 11 dhe mos te guzoje kush te beje zhurme…Kerkojne vende parkimi mundesisht ku te na doje qejfi..Kerkojme pasterti ajri dhe ambjenti me 200 leke ne vit takse..
    Shume mire bejne qe kerkojne, por jo te behen hipokrite..C’fare bejne keta njerez per Tiranen?
    N.q.s. doni shembullin e botes perendimore po ju them si behen gjerat ketej..
    1) Per sherbimet paguhet!!!!! N.q.s. doni standarte perendimore te jeteses atehere paguani..Me 200 leke ne vit (qe shume as nuk e paguajne) mos pritni mrekullira..Pagesa me e ulet (nuk vete me poshte edhe sikur te jetosh ne kasolle qensh) per taksen e bashkise ne angli eshte 120 paund ose me shume se 20.000 te reja ne muaj… Edhe provoje mos ta paguash… Per apartamentet luksoze te reja por modeste eshte mbi 300-600 paund …Me c’fare ti sjelle kryetari i bashkise kazanet e plehrave? A e kuptoni sa qesharake qe eshte?
    Edhe ketu ka perseri probleme me plehrat, nuk eshte cdo gje perfekte..
    Por njerezit kur kane shume plehra dhe mungojne kazanet nuk i mbajne ne shtepi, por i hedhin ne makine edhe i hedhin te vendi i caktuar nganjehre edhe me kilometra large..
    Pse nuk mund ta bejne banoret e tiranes kete? Ahhh po pordhet e medhaja nuk i lene..
    Ka shoqata bamirese ne lagje qe mbledhin kontribute nga bizneset dhe banoret per sponcorizimin e ambjenteve pushuese dhe zbavitse per femijet.
    A e bejne banoret e Tiranes kete gje? Perseri pordhet e medhaja nuk i lene..
    Eshte TURP qe bashkia e Tiranes ka ndermarre nje nisme per shtimin e e ketyre ambjenteve dhe nuk po gjene perkrahje aspak nga banoret.. Jane bere thirrje publike per kontribute ne ndihme te ketyre parqeve, por deri me sot nuk kam pare asnje te levize bythen..
    Jo vetem kaq por edhe fillojne te te bejne “gallate” me kryetarin basketbollist..
    Si mund te kete kinema ne Tirane kur edhe nje qe eshte nuk frenkuetohet? A e dine qe eshte biznes privat?
    Kush do te shkoje ne kinema kur ne shqiperi e drejta e autorit nuk respektohet.. nje film te holliwoodit e sheh ne digital para se te dale ne kinema ne Angli..
    Njerezeve ju mungon kultura e duhur te shkojne ne kinema, sepse preferojne te pine kafe dhe duhan edhe te merren me llogje… Edhe mundesia per te pare porn nuk ja ploteson me kinemaja, se kane ble digitalin..
    Per WC publike ka nje kosto financiar qe dikush duhet ta paguaje.. Edhe kjo kosto eshte me shume se nje kafe dhe uje ne nje lokal te tiranes..
    Me c’fare investime edhe n.q.s. del me humbje financiare, bashkia ti mbaje hapur?
    Apo me ate 200 lekshin perseri..
    Problemi mendertimet ka qene sepse bashkia nuk i ka pase kopetencate duhura.. Ne shqiperi ka probleme te thella me pronat.. Nje shtepi private kthehet ne pallat 11 katsh brenda 2 muajsh.. Edhe Bashkia nuk ka si mos tu jape leje sepse tjetri ka tapine dhe te hedh ne gjyq…
    Ja ka dhene qiviria tapine… Edhe ka kosto perseri financiare gjyqi …
    Nje leje qe eshte dhene me 5 kate kthehet ne 12 kate dhe me vone nje “legalizim” dhe kryetari te na marre te keqen..
    Vetem para pak ditesh sepse u prishen ndertimet pa leje per te rregulluar nje rruge dhe lulishte nuk lane gje pa thene dhe akuzuar..
    Edhe jane te njejte robe qe ulurasin per kinema dhe WC sot..
    Mos pandehni se NY apo London u be brenda dites apo e bene kryetaret e bashkise.. E bene banoret me pune dhe jo me llogje..
    E bejne qeverite dhe ministrite me programet e vecanta te rigjenerimit pervec investimeve bashkiake….
    Po mesa duket eshte me e lehte te drejtosh diku tjeter gishtin dhe te injorosh te metat e verteta..

    Edhe te gjitha keto i presim nga “kryetari”…

  81. ‘92 thotë:

    12 February 2008 @ 1:29 pm

    Leon,
    Kam qene dhe ne Angline tende dhe kam pare. Kam pare dhe rremujen e Londres, edhe ne zemer te City. Dhe po te them qe une e konsideroj si pushim per trute e mi. Aq qetesi dhe pasterti me dukej mua aty.
    Dhe sa per taksat, une i paguaj te gjitha ca me eshte thene te paguaj.
    Une paguaj 15.000 leke te vjetra ne MUAJ per mirembajtjen e pallatit tim dhe sheshit perqark.
    Paguaj taksat e bashkise 50.000 leke te vjetra ne vit sepse perndryshe sme japin as nje certifikate lindjeje ne gjendje civile.
    Paguaj taksat lokale te biznesit (leket i merr bashkia) per fitimin, tabelen, licencen etj etj
    Paguaj taksat kombetare per pasurine, makinen, biznesin, te ardhurat personale etj etj.
    Juve thoni 200 ne vit jane pak.Pak jane. Po sa jane te ardhurat per fryme te shqiptareve ? Pse punetoret e pastrimit sa paguhen ne Shqiperi? Po Kazanat me teneqe sa leke kushtojne ? Po firma e pastrimit mbi cfare fitimi tatohet?
    Dhe sa per oazin.Shtepia sigurisht qe duhet te jete oaz qetesie ta perseris. Kur i mbyll dritaret duhet te jete. Kur del ne penxhere apo ballkon apo ne oborr dakort jam me ty qe ska qetesi. Sepse jeton ne downtown. Por kur je brenda duhet te jete. Sepse kam paguar per kete. Dhe ne kat te 11 normal qe duhet te jete qetesi (eshte lart dhe nuk ka pamje nga rruga). Kam dritare me dopjo xham (me hapesire per neutralizimin e zhurmes) dhe prape sarrij te flej gjume nga zhurma. OK, vendos grila do thuash ti. Mire mire ja me ate po merrem. Por nuk mbahen grilat gjithee diten ulur more djale. Une spo kerkoj mos te pipetije miza, une po kerkoj te flej gjume more. Ti kujton se une po kerkoj te shof palma buze ballkonit ??? Jo mor cun, une po kerkoj te hap ndonjehere dritaren dhe te kursej nje cike energji se ngeli duke ma pastruar ajrin kondicioneri.
    Une spo pres ndonje gje te madhe nga kryetari, se ju prape e coni llafin atje. Une po ja kerkoj atij, sepse ai e administron qytetin. Spo e shaj as po e levdoj. Une po bej sikur po trokas ne deren e tij. KAQ.
    Juve sta jepni as kete te drejte, te jesh kritik ndaj Edit per ju eshte me keq se tju shash nenen

  82. Lefti thotë:

    12 February 2008 @ 2:06 pm

    Leoni ka pjeserisht te drejte kur thote se ne Shqiperi e drejta e autorit nuk rrespektohet, ashtu siç duhet, por me thene te drejten situata nuk eshte siç ka qene ne fillim. Pyesni Satelitet nese i “vjedhin” me si ne fillim apo i paguajne Ndeshjet e Futbollit, filmat, apo dokumentaret ?

    Problemi nuk eshte shume tek filmat qe dalin, por tek fakti se s’ka kinema fare : Rama kur bente fushate elektorale ndaç ne 2000, ndaç ne 2003, thoshte se “do t’i bente Kinemate”, dhe nuk zinte ne goje justifikime te tilla, siç perdorni ju.

    Pra, ai s’ka mbajtur ato premtime qe ka bere, ky eshte buhabeti : lere pastaj vene njerezit ne Kinema, apo jo … Edhe Fiks Fare kishte bere vjet nje “xhiro” neper Tr per punen e kinamave, dhe njerezit pergjigjeshin se s’shkonin ne Kinema, sepse s’kishte - s’dua t’ju bej listen e kinemave qe jane mbyllur …

    Sa per kinamate, nje gje teper interesante ishte vjet kur Sokol Olldashi nxorri ca video te vjetra te Rames, kur ne 2000 dhe 2003 premtonte neper Media se “do t’i rregullonte brenda 1 viti e 1/2 kinemate e Tiranes” - Rezultati : Tani jemi ne 2008, dhe akoma hiç …

    Nje mashtrim tjeter hapur fare, i bere nga Rama, eshte problemi i ujit ne Tirane :

    E mbaj mend si tani, kur ishte fushata Rama/Ngjela : Ngjela premtoi uje per 18 muaj, furnizim 24 ore, Rama pak dite me vone e beri te tijin kete premtim : Tani jemi mez-Shkurti 2008, Ka zona ne Tirana qe mezi furnizohen 1 ore ne dite, sa per te mbushur depozitat …

    JUSTIFIKIMI I RADHES : Vetem ne 2007 na e dha qeveria Qendrore kompetencen e Ujsjellesit. Shume bukur : por premtimin e bere ne 2003 plako, apo jo ? Kush e kishte qeverine Qendrore atehere ? A nuk e kishte PS-ja ? Pse s’ta dha ajo ne dorezim Ujsjellesin qe ne 2003, ne menyre qe t’a zgjidhje kete pune nese kishe vulnet t’a beje, por t’a dha Sala ?

  83. Lefti thotë:

    12 February 2008 @ 2:22 pm

    Nga disa bashke-bisedues, dolen fjale se Tirana “ka vdekur”

    Nuk jam tamam dakort se Tirana ka vdekur, per faktin se ai qytet ka gjalleri plot, gjelleri qe e bejne qytetaret e saj dhe biznesmenet, kuptohet.

    Tirana nuk ka vdekur, por Tirana te “VDES” - Nga te gjitha studimet thuhet se Tirana ja ka kaluar ku e ku Elbasanit me shifrat e ndotjes keto vitet e fundit : imagjinoni se ku ka arritur puna.

    Studimet thone se ne Tirana, vetem nga thithja e ajrit i cili ne zona te caktuara si 21 Dhjetori prsh, shkon deri ne 50 here me i ndotur se normat maksimale te BE-se, njerezi “humbasin” mesatarisht 2 vjet JETE.

    Fakt tjeter shqetesues, jane dhe ndotja akustike, zhurmat nga trafiku tejet i renduar, nga rruget e ngushtuara gjithnje, ngaqe s’perfundojne kurre se riparuari etj etj - kjo shton stresin : Ne Tirana, nr i kancerave po shtohet vitet e fundit ne menyre logarithmike !

    Lerini thashethemet qe thone se Rama eshte ashtu apo keshtu, me qenese bashkejeton ne PEZE me Dash Pezen, apo se eshte shume i lidhur me nje nga familjet me komuniste te kohes se vet, si ajo e Myslym Pezes … Keto gjera s’jane vertetuar : vetem foto Nudo te Rames kane dale dhe jane pranuar si origjinale. Por problemi eshte se Edi nuk eshte aq budalla sa mund t’a mendojne te tjeret : Ai jeton qe prej 2 vjetesh ne Peze, sepse e di fare mire se po te jetosh brenda ne Tirane, brenda Unazes etj, te rrezikohet Jeta nga ndotja e madhe … ndaj ai preferon te jetoje ne “Ajerin e paster” te Pezes …

    Pra, kur vete Kryetari largohet nga Tirana, e jeton sa me larg saj, imagjononi se ç’fare ndotjeje eshte ai qytet … thjesht eshte bere i pa-banueshem.

  84. Godsmack thotë:

    12 February 2008 @ 3:22 pm

    Ne kete vend nuk po marrim vesh kush qeveris.
    Berisha apo Rama?
    Kush e di, le te na e thoje edhe neve qe s’marrim vesh.
    Se une pashe ne Shqiperi,qe,sa pune bente bashkia e Tr nuk e bente qeveria ne te gjithe vendin.

  85. Dajoshi thotë:

    12 February 2008 @ 3:51 pm

    92, bashkohem me ty dhe te kuptoj fare mire. Nuk dua te mbroj Ramen, askush nuk eshte imun ndaj kritikes. Sigurisht NY me TR koke per koke nuk krahasohen sepse na ndajne shekuj zhvillimi. Por po keshtu te them qe sado ti sheh plehra ne rruge ose kazanet e tejmbushur (i pashe vete kur isha per vit te ri), prape nuk te ze syri minj sa nje mace ne TR. Ne NYC miu eshte bashkeudhetar ne subway, dhe shpesh ne bodrumet ku grumbullohen plehrat e pallatit. Por 92, ne jemi gjithashtu jemi te keqinj si njerez. Po marr si shembull nje pallat tek pishinat ku qetesia nuk eshte problem. Njerezit nuk duan te paguajne nje shume qesharake mujore per mirembajtjen e pallatit ku futet edhe ashensori, si rrjedhim ai nuk punon. Dhe ata qe nuk duan te paguajne jane nga kati 1 deri 2 sepse thone se nuk e perdorin ashensorin, si rrjedhim nga inati nuk paguajne as te tjeret. A ka bythe ku te rrije kjo???!!!!
    Sa per nxjerrjen e femijes ne rruge nga frika e pluhurit mbytes, ketu te jap 100% te drejte. Eshte tmerr, megjithate si zor ti kerkohet llogari vetem Rames per kete. Megjithate pluhuri i cofte ne spital ata qe kane ne dore te bejne dicka dhe nuk bejne asgje.

  86. vemendje thotë:

    12 February 2008 @ 3:55 pm

    Ka ardhur koha te jemi realist dhe te themi se po te dalin ne shetitje Berisha me Ramen (s’po them doreperdore), do veme re qe Berisha do te kete me shume nevoje per vizita ne nevojtore, por kush e le kryeministrin pa e ftuar ne ato kafene te pa numurta per nje kafe. Vetem ate kohe qe Berishes i duhet te zbrazi meshikzen e urines gjate kesaj shetitje, Rama munde te shohi nje film te tere ne kinemate e pakta qe jane.
    Berishes i eshte plakur “Rama” qe ka brenda vetes se tij, kurse Rama zgjedh n.q.s. ja vlen t’a perdori apo jo “Berishen e ri” qe ka brenda vetes se tij, pa lini Tiranen se ajo ka vend per te dy, ka punuar aq Edi aq sa per kete.

  87. ujku i zi thotë:

    12 February 2008 @ 4:12 pm

    O vemendje, na e hoqe fare mendjen me ate qendrimin tend realist.

  88. Liri thotë:

    12 February 2008 @ 4:57 pm

    Dua te them vetem dy gjera te verteta:
    Ne Tirane ne muajt e fundit kam qene ne keto kinema:
    1. Kinema MIllenium (te ish pallati i pionereve qe do ta marre Zogu, se e quan token e babes, pavaresisht qe pallati mbreteror ka qene institucion shteteror, dhe jo privat!!!)
    2. Kinemaja tek Sheratoni, nuk e mbaj mend emrin, po ka nja kater salla.
    3. Black Box te Akademia e Arteve, ku japin here pas here filma autori.
    4. Akademia e Filmit Marubi, tek Kinostudio ku japin gjithmone filma te vjeter. (kete te enjte 14 shkurt do trasmetohet Love Story)
    5 Ne ndertim nje multi salle tek Komuna e Parisit brenda nje qendre te re tregtare.
    6 Ne ndertim nje tre salleshe tek pallati i ri tek ish-Kinema Republika, ne krah te amabsades turke.
    Mgjt edhe keto qe jane, kryesisht mbeten bosh.
    Persa i perket banjove publike, shfrytezohen lokalet zakonisht, mgjt mund edhe te ndertohet ndonje banjo e re.
    Puna eshte qe t’i japim secilit ate qe i takon dhe jo te flasim kot. Nuk me duket se ka mbetur problemi tek Kinemate (qe mbeten bosh) apo te banjot (pasi te gjthe shkojne ne lokale). Ka shume probleme te tjera qe duhen zgjidhur.

  89. shqipe@ou thotë:

    12 February 2008 @ 5:05 pm

    S’ke ci do kinemate, kur nuk ka drita. Kam qene vetem nje here ne Millenium, nuk e di pse por ne Shqiperi kultura e kinemase nuk eshte aq e forte sa ne USA apo gjetke. Ne Shqipot me mire te ulemi ne kefene e te bejme llogje, se sa te idiotizohemi para nje ekrani gjigand.

  90. Grupi thotë:

    12 February 2008 @ 5:13 pm

    Pra paska 6 kinema ne Tirane…Pse?? Duhen me shume??

    ja u zgjidh dhe ky problem madhor…

  91. FALKON thotë:

    12 February 2008 @ 5:30 pm

    Nga te gjitha komentet e mesiperme vetem ai i ‘92 duket vertet realist, jo i fryre me metafora apo idealizma personale etj.
    Kam muaj qe jetoj ne Kabul ([per aryse pune), por te them te drejten, me gjithe pluhurin e shkretetires, ajri eshte me i paster se ne Tirane.
    Personalisht jetoj diku afer Senatoriumit ku ajri vertet eshte shume me i paster se ne reston e Tiranes e megjithate villja vrer cdo mengjes kur zgjohesha.

    Gjithe te mirat ‘92, ishalla po arrin te besh gjume te rehatshem me kohen, nuk arrij t’a imagjinoj nje dite normale pa bere te pakten 6 ore gjume te qete.

  92. Artian thotë:

    12 February 2008 @ 5:31 pm

    Shqipe,nuk e ke arrite kohen e arte te kinemase ne shqiperi, kur biletat priteshin me stilin e” rraqe-raqe kiki-ko2,dmth me hyp ciper kokave te njerzeve ,i shtrim dhe te fusje doren ne sportel,…Kur i prisje biletat ishe ose i gric,ose i zhubros ose vije era djerse….kuptohet shumica ngelej pa e pare,shfaqen….Kinema Partizoni, dhe 17 nendori,ishin nder me te mirat ne Tiron ndjehej me shume filmi..

  93. minatori thotë:

    12 February 2008 @ 8:00 pm

    Juve sta jepni as kete te drejte, te jesh kritik ndaj Edit per ju eshte me keq se tju shash nenen

    Edimania eshte shume e forte ketu, pikerisht sepse eshte krejtesisht siperfaqesore. Votuesi, qytetari, konsumatori ka gjithmone te drejte, por ne Shqiperi jo. Dhe marrin pastaj krahasojne Tiranen me Nju Jorkun apo Londren dhe na duket sikur Tirana eshte pjese e nje historie e kapitalizmi global. Tirana eshte pjese e historise me te shtrembet e provinces ish-staliniste aziatike. Po cfare tju bejme analizave gjenetike qe na nxjerrin nordike thuaj.

  94. ujku i zi thotë:

    12 February 2008 @ 8:17 pm

    Votuesi, qytetari, konsumatori ka gjithmone te drejte, por ne Shqiperi jo

    Edhe keta konsumator jane Minator, por jane konsumator demagogjish. Shqiptareve po ua preke demagogjine qe i nanuris eshte me keq se t’i kesh share nga nenat (apo vrare edhe baben), sepse eshte e vetmja gje qe jemi mesuar te respektojme. Shih andej nga tema tjeter se po na del edhe altregoja e Rames ne PD, ministri i kultures Pango. Sheh rrushi rrushin e piqet.

  95. Lefti thotë:

    12 February 2008 @ 8:45 pm

    Disa ketu u moren me numerimin e Kinemave qe egzistonin ne Tirane, edhe pse gjysma e tyre jane ne dore te privatit dhe se ca te tjera jane “ne ndetim”, atehere qe mendoj se artikulli ne fjale nuk kishte qellim fillestar t’u thoshte njerezve gjendjen e mjerueshme kulturore ku ka rene Shqiperia ne pergjithesi dhe Tirana ne veçanti, aq me keq, sepse eshte dhe Kryeqyteti - njesia qe ka me teper fonde ne Rang Kombetar.

    Gazetari ka dashur thjesht te thote se : “Rama e ka lene Tiranen me 1 Kinema dhe 1 banjo publike, e jo me te pretendoje se ka bere ndonje gje te madhe” … e te pretendoje se do t’a beje ate qytet ‘EUROPIAN’

  96. Grupi thotë:

    12 February 2008 @ 8:54 pm

    Votuesi, qytetari, konsumatori ka gjithmone te drejte, por ne Shqiperi jo.

    Votuesi dhe konsumatori katnaro-Tirons e votoj Edvinin 3 here rradhas…Atehere…kush ka te drejte?? Votuesi…apo ti?

    Ju ka mbet mendja te “ajri i piset i Tiranes”. Po me thoni…nga cfar behet pis ky ajri?? Cfar keni bere JU per te ulur kte pisllek? KUSH e ka ne dore uljen e ksaj ndotje?? C’propozim keni ju per te ulur ndotjen?? C”MASA jane mare deri tani, ose do merren ne te ardhme, per te ulur kte ndotje?? Me cfar PARESH??

    Kur te sillni pergjigje per kto gjera…atehere mund te keni plotesisht te drejte per te share Edvin Ramen.

    Edhe kjo me e fundit…Kabuli me i paster. Si te mos jet me i paster…gamilja nuk prodhon ndotje ajri pervec eres se bajges.

  97. Dajoshi thotë:

    12 February 2008 @ 8:55 pm

    minator, pse qenka kaq e papranueshme te krahasosh nje metropol me nje tjeter?! C’rendesi ka rrjedha historike e dy qyteteve, rendesi ka ekperienca e konsumatorit, apo jo? Mi hidh poshte me fakte krahasimet e mia. Metropoli eshte metropol kudoqofte afrike, azi, europe, amerike. Nuk pretendoj te mbroj ramen, por per ca gjera duhet justifikuar sepse sic thua edhe vete prejardhja e qytetit eshte teper e erret. Pastaj, tema e hapur ka lidhje me kinemate dhe shurrtoret. Dikush me lart e zgjidhi problemin e kinemase qe nuk mungon ne TR. Tani me thuaj ne ate qytetin ku jeton ti sa hale publike ka?! Tek ky ku jetoj e punoj une ka…….0. Ja ku bie poshte tema. Ka plot ane nga mund ta kapesh Ramen nese do, eshte kollaj fare, por kinemate dhe halete nuk jane argumente.

  98. shqipo thotë:

    13 February 2008 @ 12:46 am

    Votuesi dhe konsumatori katnaro-Tirons e votoj Edvinin 3 here rradhas…Atehere…kush ka te drejte?? Votuesi…apo ti?

    Te ardhurit ne tirane jane te kuq . Jo te gjithe , por shumica dermuese.
    Vota e tyre eshte vote politike , nuk ka aritur akoma Tirana te zgjedhe dike pa e vleresuar politikisht .

  99. Tironsi thotë:

    13 February 2008 @ 1:08 am

    “Te ardhurit ne tirane jane te kuq. Jo te gjithe , por shumica dermuese.
    Vota e tyre eshte vote politike , nuk ka aritur akoma Tirana te zgjedhe dike pa e vleresuar politikisht.”

    Ta hongsha shpirtin. Vec blute votojne me mend. Hallall plako.
    Be-ri-sha, Be-ri-sha, Be-ri-sha

  100. lopata thotë:

    13 February 2008 @ 2:16 am

    Kur mirret seriozishte nje gazetar i cili flet per banjat, kinemate, dhe kryebashkiakun nudist, nudist pra, dhe njehere nudist, e degjuat nudist, atehere… oh la la. Te pakten, po do diskutoni tema te tilla, mirrni nje gazetar qe ka mbaruar gjimnazin; po te varfer jemi nga mendja ne shqiperi, nuk eshte destinacioni numer nje akademik, por nuk jemi dhe kaq keq. Fundi, fundi, mirrni do nje shkrim te huaj per organizimin e qyteteve me rritje te shpejte dhe ne vende te varfera, dhe pastaj diskutoheni ne lidhje me Tiranen, por ama gazetari qe ka filluar kete shkrim duket sikur eshte menduar shume te krijoje argumentin me te dobet. Po e ka paguar njeri per arsye politike, ka rrezik te kete qene Rama.

    Bravo fjali, dhe ne Amerike thone budalleqe ne gazeta, por jo ne tema disi tekniko-politike.
    Nëse do i bënim një bilanc se cili është kontributi i kryebashkiakut Edi Rama për kryeqytetin, vërejmë se kemi një metropol me një nevojtore, kemi një metropol me një kinema, kemi një metropol me fasada të zgjyrosura dhe kemi një nga qytetet më të ndotura dhe plehra në botë.

  101. FALKON thotë:

    13 February 2008 @ 6:36 am

    O Grup, nuk ka gamile ne Kabul, por ka stuhi pluhuri ne menyre te vazhdueshme dhe ajri eshte i ndotur shumicen e kohes. Po flasim per nje vend qe i perket akoma mesjetes ne cdo drejtim.
    Po ne Tirane cfare plani veprim-masash ka marre bashkia per te ulur ndotjen?
    Une kam vizituar shume kryeqytete europiane nga Lisbona ne Rome, ne Paris, ne Berlin e deri ne Riga, por ndotje si te Tiranes nuk kam pare me asnje vend.

    Berlini eshte vertet nje shembull madheshtor i nje qyteti te gjelber, me rruge shume te gjera mes permes tij dhe me blloqe pallatesh shumekateshe qe ishin te rrethuar nga parqe te gjelber.

  102. Kabuli thotë:

    13 February 2008 @ 7:20 am

    O Falkon!
    I more patatet per kompesim kete muaj ?
    Na fol nonji gjo per USHTRINE se ku jeni ? C’fare tankesh e armatim keni?
    Je venas apo i ardhur ne TIRANE ? Deri sa “vjell” kur gdhihesh,tregon qe ke bere ndertim pa leje ne zonen TURBEKULARE. N.q.se e ke si krahasim vjelljen vure ne thonjza ose gjej nji menyre te shprehuri. N.q.se e ke realisht mos u qaj ketu ke 92 shko ke doktori.Viaitohu ne kohe se perparon semundja politike e vjelljes.
    Ai 92 ka lezet se eshte kontigjent “inteligjent ” i pd.Shkon sipas parimit marksist -leninist edhe “te mohojme po edhe te pohojme “.
    Po ti c’ne me kto pune? Do te lexoje Ministri Luftes dhe mos marrin nonje mase si i politizuar ?
    Teknikisht nuk je i besushem se zona ku thua ke shtepine e shte zona me e pasur me FITONCIDE, kalon ne zonen e Pallatit te Brigadave dhe del ne Selite,prandaj eshte ndertuar SENATORIUMI aty dhe jo ne KABUL qe s’ka zone me fitoncide .Ne malesite e AFGANISTANIT thone qe ka zona te tilla….

  103. Idris thotë:

    13 February 2008 @ 7:23 am

    Kabuli = Idrisi
    92 = Lefti = Shembelltyra e mentalitetit MIXHIST!

  104. FALKON thotë:

    13 February 2008 @ 8:19 am

    Idrizo, shume mllefe ke ti robi,
    Une ketu nuk u ankova me emra por ne pergjithesi per punen e nje bashkie qe e ka per detyre te mendoje per shendetin e qytetareve te vet, pa permendur fare PD apo PS sepse te njejten fature do duhet te mbante edhe PD po te kishte bashkine. Per aq kohe sa nuk jeton ne Tr te rrofte Mixha ty.

    Per vjell e kam per blozen qe thithet cdo dite ne Tirane, ti mbahesh si tip metaforistik se nuk le vend pa shkruajtur cfare te pjell mendja dhe duhet t’a kapje qe ne ajer. Te tjerat nuk besoj se te interesojne, ndryshe me dergo nje PM dhe te pergjigjem une.

  105. Idris thotë:

    13 February 2008 @ 6:19 pm

    Falcone!
    Sapo lexova nje shkrim per buken nga nje CESAR ! Nje Cesar do te thote nje Pretorian dmth ne kohen e sorme nje USHTARAK.
    Me thene te drejten me shtyu te mendoj se ftesa ime per ju ne debat eshte e padrejte sepse sic e kuptova Cesarin…
    Une po ul me pa te drejte vlerat botkuptimore ushtarakeve tane qe nuk mjafton se thithin bloze ne Tirane por shkojne te tronditur ne Kabul dhe keshtu i japin mundesi rezilit terorist te perfitoje nga kjo e te manovroje.
    Lexoje te lutem Cesarin dhe do me japesh te drejte ne kete kerkese publike per FALJE.

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com