Dorëhiqet Fatmir Mediu

mediu.JPGTre ditë pas katastrofës se Gërdecit Ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu jep dorëheqjen nga Posti qeveritar. Ish-Ministri i Mbrojtjes Mediu i ka njoftuar sot shefit të kabinetit qeveritar Berisha dorëzimin e detyrës. Edhe pse i akuzuar ne shtyp per shkelje, Mediu dhe dikasteri i mbrojtjes permendej si njeri nga sukseset e qeverise, ai ishte Ministër i kabinetit Berisha që në konceptimin e parë të Qeverise pas zgjedhjeve të vitit 2005. Shkelje të rënda të rregullave, neglizhencë, korrupsion dhe shperdorime fondesh jane disa nga shkaqet që dyshohet se çuan në katastrofën e Gërnecit.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

216 Komente

  1. Penar Musaraj thotë:

    17 March 2008 @ 3:38 pm

    Sali, e ke radhen ti!

  2. GentaB thotë:

    17 March 2008 @ 3:40 pm

    Me duket se prandaj e dha doreheqjen Mediu, qe te qendroje Berisha. Me kaq mbaroi kjo gje. Nuk besoj kurre se ai njeri do te jape doreheqjen.

  3. Aiglon thotë:

    17 March 2008 @ 3:42 pm

    Do te detyrohet, mos u cuditni hic fare. Ne Tirane shume demokrate (B. Topi, B. Mustafaj etj) nuk jane me te predispozuar te rrine duar kryq para grupit Berisha at, bir e bije :-(

  4. Penar Musaraj thotë:

    17 March 2008 @ 3:43 pm

    S’po kerkon njeri ndonje gje te madhe, thjesht zgjedhje te parakohshme.

  5. D. Trezeguet thotë:

    17 March 2008 @ 3:44 pm

    Ishte vendimi me i drejte qe mund te behej ne kete situate. Por, nuk duhet te mbyllet me kaq. Ka ende per te zbuluar ne ajsbergun “Gerdec”!

  6. Blendi Salaj thotë:

    17 March 2008 @ 3:48 pm

    Dorhëiqu Berisha!!!
    Boll me Mr. Fatkeqësinë!

  7. olsib thotë:

    17 March 2008 @ 3:48 pm

    Keni tymosur “ashtu” qe me mengjes?!

    Ku jep doreheqje Saliu o njerez!?

    Ai ka nje “ashtu” ne stomak!

    Ai jeton ne nje gjendje te psikedelike te qendrueshme dhe te vazhdueshme!

  8. Liri thotë:

    17 March 2008 @ 3:50 pm

    Ne burg kriminelet

  9. city thotë:

    17 March 2008 @ 3:52 pm

    Akti i doreheqjes i bere nga Mediu eshte nje akt normal dhe i pergjegjshem. Eshte vertete e rende ngjarja por spekulimet nuk jane te mira dhe nuk keni pse shpreheni keshtu ju me siper o bij te atij atit qe ka krijuar kete gje prej 50 vitesh ne Shqiperi.

  10. gene thotë:

    17 March 2008 @ 3:53 pm

    se paku, te paafte te administrojne nje shtet. Cfare presin akoma?!

  11. olsib thotë:

    17 March 2008 @ 3:55 pm

    Ke shum te drejte city, por sa per pergjegjshmerine me lejo te shpjegoj piken time personale te veshtrimit, duke cituar nje batute timen:

    Mediu me fjalimin e doreheqjes me kujtoi netet e Oscar-it:

    “Jam shume i emocionuar! Shfrytezoj rastin per te falenderuar te gjithe ata qe me ndihmuan per te realizuar kete… tragjedi!”

  12. Penar Musaraj thotë:

    17 March 2008 @ 3:59 pm

    city, te gjithe jemi “bij te atij ati”. ata ne krye me shume se ne. dhe te qenit bij nuk na le pa goje kur dh.ihet muhabeti kaq keq.

    Peshq, jeni te mirepritur t’i bashkoheni thirrjeve te mia e te Blendit (e te shume te tjereve).

  13. Tironsi thotë:

    17 March 2008 @ 3:59 pm

    Nuk jep doreheqjen Sala vete, o milet. Duhet bere presion i madh. Ishalla keta te PD-se ngrene zerin. S’ka pse te kete zgjedhje. Le te qeverisi prape PD, po te mos jete Berisha kryeminister.

  14. Syri Shqiponjes thotë:

    17 March 2008 @ 3:59 pm

    Duhet te veje ne dispozicion te publikut dokumentat e tenderave para se te lergohet!
    Duhet qe me urtesi dhe me perkushtim te neutralizojme cdo “aleance te se keqes” qe ka mberthyer Shqiperine gjate ketij tranzicioni qe zgjatet nga ata,te majte dhe “te djathe” te mpleksur shume keq ne afera te pista dhe qe kane katandisur kete vend ne njerez qe luftojne cdo dite per buken e gojes dhe politikane-biznesmene te zhytyr ne pasuri krimi pa fund…

  15. sui thotë:

    17 March 2008 @ 4:01 pm

    ja qe ka politikane te ndergjegjshem..gaboi, e kuptoi, iku..
    Do ishte shume mire ta bente dhe Saliu por e dime te gjithe qe doreheqja nuk eshte ne stilin e tij.

  16. city thotë:

    17 March 2008 @ 4:02 pm

    Olsib

    Tjeter gje fjalet qe tha Mediu. Kete duhej ta bente qe ne minuten e pare. Pergjegjesia e shtetit nuk fshihet, por thashe dhe me lart se ai qe iku (xhaxhi) ka lene fitilin mbi varr te ndezur, pra nje Shqiperi te minosur. E pra ju mund te shkruani sa te doni dhe te shprehni pakenaqesi e urrejtje per kedo por perpara vini emrin e xhaxhit Enver

  17. palaco-njeri thotë:

    17 March 2008 @ 4:02 pm

    keni te drejte o njerez,por Berisha seshte nga ta qe japin doreheqjen.
    Eshet kafshe e eger ai.

  18. akvll-naja thotë:

    17 March 2008 @ 4:03 pm

    S’shoh pse duhet të ketë zgjedhje të parakohshme; kjo veç shton rrëmujën dhe nuk zgjidh asgjë. Po Berisha mirë bën të lëshojë vëndin. Po kujt t’ia lëshojë pa mirë… Bir Selman i nënës…

  19. Idris thotë:

    17 March 2008 @ 4:03 pm

    Zgjedhje te Reja?—–Nje Moral i RI!
    Asgje teorike ,thjesht praktike. Le te behen me dhjetra zgjedhje prap Salite e Medite do kemi kular ne qafe , Nanot me shoke.
    VINI PESHOREN!
    Peshoini para se te marrin detyren dhe peshoini cdo muaj.
    Po kane shtuar 100 gram- i hiqni nga puna……
    Po kane shtuar 1kg -arrestoini dhe denoini me BURG deri sa te vene ne peshen e para marrjes detyres,me arsyetim denimi PERVETSIM e DEMBELIZEM.
    Shikojeni kete ‘Demin e Races” me Tope,sa u be president ka filluar trash qafen …dhe mbi te gjitha …trash zerin…Ka bere gati kularin…….
    O Popull kerkoni ne ligj te vihet PESHORJA . Eshte zgjidhja me e thjeshte dhe kontrolli me efikas i PUSHTERVE me PUSHTET.

  20. akvll-naja thotë:

    17 March 2008 @ 4:05 pm

    :)

  21. Syri Shqiponjes thotë:

    17 March 2008 @ 4:06 pm

    Duhet bere nje investigim i plote i perdorimit dhe administrimit te te gjithe burimve njerezore dhe kapitale qe disponon ministria e Mbrojtjes,sepse,shihen gjithkund mjete dhe njerez te saj te shperndare gjithkund ne pune qe nuk lidhen fare me misonin e ushtrise por qe vihen ne dispozicion te njerezve qe kerkojne te perfitojne kapital politik dhe qe gjoja ndertojne rruge por qe ne fakt perfitojne nga financimet qe buxhetit te shtetit ne menyre te dyfishte;i fusin si zera punimesh perseri ata qe njehere jane bere me mjetet e ushtrise…! kjo eshte gjithashtu nje pjese tjeter e medaljes se ketij institucioni…!

  22. olsib thotë:

    17 March 2008 @ 4:06 pm

    city thotë:
    17 Mars 2008 @ 4:02 pm
    Olsib

    Tjeter gje fjalet qe tha Mediu. Kete duhej ta bente qe ne minuten e pare. Pergjegjesia e shtetit nuk fshihet, por thashe dhe me lart se ai qe iku (xhaxhi) ka lene fitilin mbi varr te ndezur, pra nje Shqiperi te minosur.

    Mina me e madhe qe ai na ka lene gjendet e fshehur ne menyren se si elektronet tona levizin nga nje neuron ne tjetrin!

    akvll-naj si thua sikur te kishim nje Kryeministre femer!

    Topallin psh!

    “Ulu neju!”

  23. Vapa e Gushtit thotë:

    17 March 2008 @ 4:06 pm

    sui, “politikane te ndergjegjshem” ne Shqiperi eshte shfaqje e huaj mikroborgjeze e denohet nga “fronti”. Kurioz jam te marr vesh cfare i kane ofruar Mediut per te zbritur nga kali. Nuk e them dot qe u perdor si koke turku, pasi ikja e tij eshte jo vetem legjitime, por edhe me e pakta qe mund te ndodhe, por (ne vijim te fjalise se pare) veshtire se ka ikur nga vrasja e ndergjegjjes me duket.

  24. palaco-njeri thotë:

    17 March 2008 @ 4:07 pm

    nuk ka kuptim asgje pa reforme brenda PD-se.
    edhe te vazhdoje PD-ja ne pushtet me Berishen si lider te saj,kushdo qofte kryeminister do te jete kukull e berishes.Shikojeni vete me c’injorante e ka rrethuar veten ai,n emenyre qe ti kete kollaj nen thunder.

  25. akvll-naja thotë:

    17 March 2008 @ 4:09 pm

    Luj venit, Ols! :)

  26. olsib thotë:

    17 March 2008 @ 4:09 pm

    palaco-njeri thotë:
    17 Mars 2008 @ 4:07 pm
    nuk ka kuptim asgje pa reforme brenda PD-se.

    … ose pa shkrirjen totale te PD-se!

    Njerezit qe mund te reformonin PD-ne kane hapur Partite e tyre!

  27. berti thotë:

    17 March 2008 @ 4:09 pm

    Saliu & Delijorgji ku jane dihet gje ndonje informacion????!!!

  28. Syri Shqiponjes thotë:

    17 March 2008 @ 4:10 pm

    Eshte gjithashtu e pafalshme per Kryeministrin qe perdori teresisht pa vend faktin “firme amerikane”(edhe kjo po del jo e vertete) duke shfrytezuar teresisht pa vend dhe ne menyre te papergjegjshme ndnjenjat PRO-AMERIKANE te popullit shqiptar ne funksion te zbutjes se situates gje qe mund ,ti kthehet ne nje bumerang te vertete…!

  29. Penar Musaraj thotë:

    17 March 2008 @ 4:13 pm

    akvll,
    le te jete kaos, rremuje. kjo eshte demokracia: kur nje qeveri deshton kaq keq, jep doreheqjen dhe behen zgjedhje.

    dhe, madje, berisha ka shanse te fitoje prape, me zgjedhje te parakohshme apo jo…

    sui, Sala s’eshte me ai qe ka qene, dhe Shqiperia nuk eshte me ajo qe ka qene.

  30. olsib thotë:

    17 March 2008 @ 4:14 pm

    Ok!

    Une mendoj se ka ardhur koha qe t’i rikthehemi asaj shprehjes tipike vlonjate:

    Berisha, Berisha! VA FANNCU*O!!!

  31. Marku thotë:

    17 March 2008 @ 4:15 pm

    Duhet te bjere kupola.Ajo ka edhe kembe te tjera qe e mbajne,eshte nje shumkembesh,nje aktapodh qe veshtire se i ben dot gje e ashtuquajtura drejtesi shqiptare.Pas çdo marrezie ai i forcon kembet dhe rinovon drejtesine.Heren e fundit harxhoi 3/4 e kohes se pushtetit vetem per rinovimin e institucjoneve te drejtesise, sepse e dij se ç’ka gatuar.Ai vetem keto dite te kataklizmose u perpoq vetem te genjente e te genjente.Vetem per keto ai duhet te jap doreheqjen.Ne se nuk nxjerrim mesime e detyra edhe nga kjo ngjarje ne mund te konsiderohemi me te vertete skllever idiot.

  32. Aiglon thotë:

    17 March 2008 @ 4:15 pm

    Ngjela therret per doreheqjen e Berishes. Hajde peshq, te gjithe njezeri: BERISHA IK/NANO IK!!!

  33. Syribukur thotë:

    17 March 2008 @ 4:16 pm

    Dakord city, doreheqja eshte akt i qyteteruar dhe shpreh ndjenje pergjegjesie, por une do te thosha se duhej ta kishte bere ne castin qe mori lajmin per tragjedine. Megjithate, me mire vone se kurre!

    Sa per dokumentacionin qe i duhet Prokurorise, nuk ka b..y.th.e. kush te falsifikoje dokumenta shteterore. Edhe njeriu me aventurier nuk do ta merrte guximin ta bente nje gje te tille.

    Dokumentat aty jane. Ndaj eshte alarm i rreme “tymnaja” qe leshon Balkanweb per gjoja falsifikim te kontratave.

    sa per doreheqjen e K/ministrit eshte shprese e kote. Jemi larg se qeni te ndergjegjeshem per pergjegjesite politike ne kete rast. E keqja eshte se nuk mesojme as nga Europa.

    Mbaj mend qe para 2-3 vjetesh K/ministri Holandes dha doreheqjen sepse u vertetua qe Forcat Hollandeze nen komanden e OKB-se ne Srebrenice, nuk nderhyne por me pasivitetin e tyre lejuan serbet te masakrojne mbi 7,000 boshnjake muslimane, ne vitin 1995.
    K/ministri i dorehequr s’kishte te bente fare me ate ngjarje, sepse s’ishte K/minister me 1995. Por doreheqja e tij donte te thoshte shume.

    Ndaj them se jemi vite drite larg konceptimeve te tilla te pergjegjesise politike.

  34. bledialb thotë:

    17 March 2008 @ 4:16 pm

    Po Mediu iku se ndiente pergjegjesi per ate qe ndodhi, apo thjesht te shpetonte veten nga pergjegjesia e te bej rolin e viktimes, per te ringjallur simpatine e njerezve?

    Se nga menyra si parqitet, duket sikur i rane ne qafe te shkretit Medi?

  35. olsib thotë:

    17 March 2008 @ 4:16 pm

    Le te organizojme se bashku:

    “The VAFA BERISHA Day!”

  36. Tironsi thotë:

    17 March 2008 @ 4:18 pm

    BERISHA IK me NANON

  37. Dyli qe nuk rren thotë:

    17 March 2008 @ 4:18 pm

    Presidentit: Me vjen keq qe nuk ishe i sakte ne parashikimet e tua. Por ato nuk kane asnje rendesi perpara largimit te Mehdiut. Nje largim i detyruar nga Sala, kuptohet, dhe aspak i shtyre nga ndergjegja e vrare e tij. Per te shpetuar veten Sala mund te beje kurban cilindo. Nje mendje me thote se ato qe shkruan Geri Kokolari per perfshirjen e nje njeriu te aferm (prape Argita???) te Saliut ne biznesin e armeve mund te jene te verteta. Se kanunori ka dhene prova se din ta beje shume mire ate pune. Shqiperine e ka kthyer ne nje zone te minuar qysh me shperndarjen e armeve ne ‘97. O zot i madh! Ruaji shqiptaret nga kjo egersire!

  38. Julius thotë:

    17 March 2008 @ 4:19 pm

    Per mua te mos nxitohemi me mire. Dhe mesa shihet, opozita kete qendrim mban. Tani akoma njerezit nuk i shohin gjerat qarte…
    Te durojme ndonje jave se ta ben te paberen doktori….
    Pastaj protesta!
    Se besoj te kete qene ndonje kryetar shteti tjeter, qe po iken, apo do ike me mallkime nga pas si ky!

  39. bledialb thotë:

    17 March 2008 @ 4:19 pm

    ”Doreheqia eshte akt qytetar shpreh ndjenj pergjegjesie”

    ………………………………………………………………

    Vetem ndien pergjegjesie nuk kishte te kjo doreheqie, madie Mediu qe nga aksidenti e mbrojti veten qe ai ska pergjegjesi, dhe ne gjithe ate qe mbeshtiell kete akt eshte vetem largim per shpetim nga pergjegjesia, e duket sikur i rane ne qafe njerezit kote.

  40. toko thotë:

    17 March 2008 @ 4:19 pm

    Ja e dha doreheqjen po pastaj Do te vij nje tjeter qe sic thoshin faturinot e trenit tirane shkoder ne kohes e monizmit do ta fillojne nga e para “televizor, lavatrice frigorifer, ne i vume keto tani perse na heqin nga puna?” :)
    Po nuk u denua Mediu, i riu qe do te vij do te bej njesoj si ky. Frika i ruan vreshtat.
    Por duke mos dashur te dal nga tema dhe duke mos dashur te ul aspak rendesin e kesaj ngjarjeje. Sot BBC njoftonte se UNIMK ishte terheqer plotesiht nga Mitorvica. Zona eshte e plote ne duar te serbeve Vetem forcat jo te armatosura te KFOR jane aty.
    Nuk shikoj asnje lajm per Mitrovicen sepse me shume te drejte kjo e gredecit eshte katastorfe. Por sipas pyetjeve te gazetares se BBC drejtuar nje oficeri apo nuk e mora vesh cfare grade kishte ne UNIMK pyeste se a eshte ky hapi i pare i shkeputjes se Mitrovices nga Kosova?. Pegjigja e tij ishte shume e turbullut pak a shume “gjerat jane me shume te komplikuar se kaq” Por me la shijen sikur deshte te thoshte “Po por nuk e them dot une”.
    Dikur u tha se demostrata e para ishin shfryrje e serbeve, gjerat do te qetesohen ne fakt ato po shkojne jo aq mire sa duam ne ( per tu bere optimist e mos thene gjerat po shkojne keq).
    Si shpjegohet qe ne na dalin gjithmone probleme si kjo e gerdecit, ne kohen kur ceshtjet komebtare jane me te nxehta se kurre? Kohe me pare kam patur nje debat me disa nga ju ketu si do te ishte me mire te ndryshonte politka shqiptare shpejt dhe mbase duke humbur disa liri te njeriut ne fushen e dneimeve te krimineleve apo dalngdale me kohe, . Nuk e di po kjo shprehja dalngadale po vjen behari me duket sikur deri ne behar ne do te na kete mbire bari mbi koke si komb jo vetem nga bombat si keto Gerdecit Vore por edhe nga gjysmimet qe po na behen si komb se nuk e kemi mendjen tek ceshtjet kombetar por tek korupsioni, doreheqjet e doredheniet. Mendoj se duhet filluar te mendohet te hiqet dore nga kjo lloj demokradhie qe po na ben te japim shpirt dhe duhet te bindemi ( si fllim per te vazhduar me tej me zbatim) se duhet nje dore e forte per te vene gjerat ne vend, qe te mos kemi dinamite para dyerve te shtepive, qe te mos kemi fitore gjysmake si ajo Kosoves, qe te mos kemi Parti e kryetare opozitash qe pasi kane mare te drejten te japin leje ndertimi te ndalojne luften e ndershme kunder pozites gjoja ne emer te hyrjes ne NATO qe ne fakt sot na e kane kthyer vendn ne nje vend monist ku PD ka zevendsuar PPSH dhe partite e tjera jane bere si Frondi Demokrati, Organazitat e RInise dhe gruas, Lidhja e Shkrimtareve etj etj te gjitha me perfaqseus ne Kuvendin popullor te drejtuar nga Shoku/ zoti Enver Sali Hoxha Berisha.
    Mos valle do te preferojme nje skene demokratike sa per te genjyer veten se jemi ne demokraci, dhe te futim koken ne rere si struci per te mos pare praskenat diktatorjale mafioze, apo nje skene 3/4 demokratike por pa prapaskena diktarjale dhe pa mafine kriminale ?
    Si mendoni

  41. hajdarmozi thotë:

    17 March 2008 @ 4:20 pm

    sui, Sala s’eshte me ai qe ka qene, dhe Shqiperia nuk eshte me ajo qe ka qene.

    Kjo nuk eshte fare e sakte se keshtu thane dhe ne 2005 qe ka ndryshuar si realiteti shqiptar ashtu edhe Sala.
    Po ja qe nuk kishte ndryshuar as njera as tjetra. e tha mire Dash Shehi: Ne fillim te viteve 90′ me shoket bisedonim per demokracine dhe mendonim se te gjithe ne shqiperi ishin si ne po realiteti doli qe shqiperia ishte dhe eshte nje thes me injorante qe ne nje vend i bien fyellit.
    Keshtu eshte dhe puna jone jemi mbledhur ketu te akuariumi bosh dhe bejme debat e enderrojme per shqiperi moderne.

  42. akvll-naja thotë:

    17 March 2008 @ 4:20 pm

    Penar, qeveria dhe parlamenti, në princip, s’kanë lidhje. E di që në m*dheun tonë nuk funksionon kështu, por në teori, meqë dhe për demokraci, në teori po flasim…

  43. bledialb thotë:

    17 March 2008 @ 4:21 pm

    Akti i doreheqies —eshte vazhdim i papergjegjesise qe solli kete shperthim.

    Pra iku Mediu se i rame ne qafe se i kerkuam llogari per postin qe mbante!

    E ne thelb tregoi se kjo qeveri e ky mentalitet qe ka pushtuar politiken shqiptare, skane pike pergjegjesie per vendin e qytetaret e tije.

  44. Marku thotë:

    17 March 2008 @ 4:21 pm

    Edhe ne se vertete ka funksionuar nje firme amerikane ne kete aktivitet ajo nuk ka lene ne kete vend nje kulture amerikane te punes,nuk ka lene nje sistem te mekanizuar e bashkekohore.Ne ate “kovaçhane”nuk kishte as sistem ngrohje as ventilimi as mbrojtjeje,as kushte higjenike per te pushuar e per te henger buke.Pra nuk besoj kurre se nje firme amerikane mund te zhvilloje aktivitetin me keto kushte.Ju qe jeni neper bote e dini se per te zhvilluar nje aktivitet ne nje kapanon duhet te merrni liçensen per te cilen kerkohen edhe ngrohja edhe ventilimi edhe dyert te hapen nga jashte e te jene me paisje antipanik,edhe numri i punetoreve qe do te punojne aty kushtezohet edhe prej sherbimit higjenik pra prej numerit te banjove ujit te ngrohte e te ftohte,edhe numeri i llampave te ndriçimit etj. etj .Dhe keto amerikanet i dijne mire.Ne proçesin delikat kerkohej
    akoma me teper.Pra kjo eshte vetem nje alibi e Berishes per “tu fshehur pas gaxhoit” dhe ndoshta do te jete faktor baze per te marre rrukillimen
    Duhet te dini se rregulloret e armatimit jane shkruajtur me gjak, ndersa per kryeministrin dhe ministrin e mbrojtjes ato jane shkruajtur me raki.
    Ceshtja pas “te vjelit”: shpresojme qe te çfaqet ne horizontin e demokracise dhenia e doreheqjes.Kjo vlen me shume se ftesa per ne NATO.Ndoshta shikojme edhe ligjin e sakatuar prej qeverise.Ne bote doreheqja e qeverive eshte e zakonshme kur gjerat nuk ecin,por siç duket kjo nuk ndodh tek ne se ata qe do te dorehiqen jane perzier me pislleqe.

  45. lulian kodra thotë:

    17 March 2008 @ 4:25 pm

    A thua te jete me pisllik kaq te madh kjo e Gerdecit Toko, qe te na heqin vemendjen nga Mitrovica?

  46. bledialb thotë:

    17 March 2008 @ 4:26 pm

    hajdarmozi thotë:
    Po ja qe nuk kishte ndryshuar as njera as tjetra. e tha mire Dash Shehi: Ne fillim te viteve 90′ me shoket bisedonim per demokracine dhe mendonim se te gjithe ne shqiperi ishin si ne po realiteti doli qe shqiperia ishte dhe eshte nje thes me injorante qe ne nje vend i bien fyellit.
    …………………………………………………………………………

    E verteta eshte se Dash Shehi, e Sal Berisha vajten ne cdo cep te shqiperise ne 90ten, e mblodhen gjithe injorantet ku qene e ku sqene, e me mitinjgje e turma ua leshuan kundershtareve te mirnin pushtet.

    E qe nga ajo kohe mbreterojne injorantet, e vazhdon pushteti i turmave e injoranteve.

    Kujton atehere , te ishe ti intelektuali me i madh, e me i urte, te degjonte Berisha, Shehi dhe turma qe ulerinte e skishte te pushuar….joooooo.

    E me e keqia qe ajo qe erdhi pas, ajo pakice e vendit qe perbente inteligjencen,qe ishte me kapacitet e shkolluar dhe e trajnuar per punet e shtetit, u nxorr menjane, e na dolen injorantet nga mitingjet e Sales e Shehut e moren cdo post e detyre shteterore.

    E vaj medet atij shteti qe do drejtohet nga ata njerez.

  47. Koth thotë:

    17 March 2008 @ 4:27 pm

    Numri i te vdekurve arriti ne 16 vete. Pa llogaritur te humburit !

  48. bledialb thotë:

    17 March 2008 @ 4:28 pm

    Personalisht kam qene stundent kur u bene ndryshimet e i mbaj mend shume mire ato gjera.
    Madie Dash Shehi sic thoshin ne PD ne ato vite, jo vetem nuk qe ndonje flamurtar i madhe, po kur i dha post PDja , u be figure, ju regullua dhe buza e shtrembert madie dhe u martua.

    Keshtu Dashi Shehi pa brire te bej llogje klubeve pa njerezit i dine shume mire gjerat si vajten.

  49. Idris thotë:

    17 March 2008 @ 4:28 pm

    Thone dhe qe nje grup Varremihsish nga city,(dmth NY)do te vije te beje zbulime te kualifikuara per te gjetur shkaqet . “Behet fjale per nje litar “-thote qe mendon ta perdore per Saliun dhe sipas atij te famshit ….Harpos…pasi ti vare te gjithe Xhandare e Trare … te vare dhe veten ?
    ” Nuk vlejne me ligjet e Kanunit”-thote-atehere i permendnim si per te hedhur poshte “Ligjet Komuniste” :( :( :( .
    “Tani qe jane bere asgjesime katastrofike te njerezve, faji duhet te jete tek litari “-thote.Ka dhene dhe nje interviste ketu dhe nder te tjera permend se “ka veshtiresi per te gjetur kazma e lopata sepse germimi per fundin e litarit mund te shkoje ne prehistori dhe faji nuk do kerkuar ketu sot”
    megjithate nuk heq dore nga perfundimi i Harpagonit…..

  50. ardi thotë:

    17 March 2008 @ 4:29 pm

    …DOREHEQJA 1/2 e te keqes, por kjo sdo te thote me kaq…kush ka pergjegjesira per edhe pisllikun me te vogel te denohet, se edh etjetri qe vje pas…bo i dore $ e dorehiqet e masanej bo pall si Nano etj…
    ….sa per Salen ky duhet te ishte ne burg me kohe…..

  51. Penar Musaraj thotë:

    17 March 2008 @ 4:34 pm

    akvll,
    kjo eshte hera e pare qe une kerkoj doreheqjen e dikujt. keshtuqe me duket vetja jo pak arrogant.

    mbase nuk eshte e drejte qe une, askushi, te kerkoj doreheqjen e sali berishes. por, e pyes veten: cili do ishte veprimi i drejte per sali berishen ne kete moment?

    kur rrafshohet mali nga neglizhenca e shtetit, nuk ka me vend per diskutime teorike. nuk ka as vend per konferenca shtypi. kur ne nje dite te bukur, dite te shtune madje, municionet e shtetit tend hedhin ne ere nje fshat te tere per shkak te nje gabimi njerezor, nuk ka vend per shfajesime.

    mbase eshte dhe ironi qe berisha te jape doreheqjen per nje gabim jo-direkt te tijin. por neglizhenca eshte krim. dhe ketu nuk po flasim per neglizhencen ndaj lypsareve te rruges.

  52. cheguevara thotë:

    17 March 2008 @ 4:34 pm

    populli shqipetar duhet te kerkoje dorheqien e te gjithe parlamentareve pa perjashtim nga 1 pari deri tek i fundit.
    nuk eshte e mundur qe ne 1 fabrike ku behej zmontimi i predhave te jete 1 km larg nga shtepive, te kete femije te moshes 10 vjecare e njeresit te punojn me norme (sa me shum te punosh aq me shum te paguaj) duke bere nje pune jashtezakonisht te resikshme.

    JEPNI DORHEQIEN TE GJITHE

  53. Ner thotë:

    17 March 2008 @ 4:35 pm

    C’eshte kjo “bij” o shoku? Une distancohem :) se e di ke kam baba!
    Ai “xhaxhi” qe keputi qafen, e la litarin jashte, keshtu qe uroj mos te jete fillimi ky. Po dhe bastardeve qe la mbrapa nuk ju kercet fare; zgjebsat duan vetem te hane dhe te vjedhin, shyqyr qe ju erdhi dita.
    E keqja eshte qe nuk shikoj ndonje shprese; nderrimi i qeverive ne Shqiperi eshte si te perziesh ujrat e zeza te nje kanali. Rrutulloji sa te duash nuk pastrohen!
    Duhet te vuaj atdheu e brezat sa te zhduken ish-at dhe mentaliteti i tyre nga politika.

  54. bledialb thotë:

    17 March 2008 @ 4:36 pm

    Mediu i dorehequr qe….se po te qe minister real…nuk do ndodhte kjo qe ndodhi.

    Puna eshte kush te mari pergjegjesine e kesaj qe ndodhi…..dhe ta paguaj ate…..e kur dihet kjo qe ndodhi eshte maja e aezbergut ose shperdhimi i radhes i asaj papergjegjesie e mospyetie per qytetare shqiptar.

  55. opera thotë:

    17 March 2008 @ 4:36 pm

    Sala, Mediu dhe te tjere duhen pushkatuar si Caushesku aty afer gropes dhe duhen hedhur brenda.

  56. TR-AL thotë:

    17 March 2008 @ 4:37 pm

    Pas asaj qe ndodhi doreheqja nuk perfaqeson ndonje “arritje” .. Eshte viti 2008 !!!!!

    Njeriu ne fjale duhet te shkoje ne gjygj …

    Dha doreheqjen, e pastaj ..!?

    Drejetesia vendoset ne vend kur ai me faren e tij perballen me ligjin …

  57. hajdarmozi thotë:

    17 March 2008 @ 4:37 pm

    O bledialb harroje Dashin buzshtrem se e solla thjesh si personazh ilustrus, thelbi eshte te injoranca qe u perhap si semundje e keqe e po na zhyt perdite ne batakun e erresires dhe vdekjes.
    Se Sala aty e ka fuqine te injoranca.

  58. Aiglon thotë:

    17 March 2008 @ 4:38 pm

    Vertete, pyetje me vend. Si ka mundesi qe me ate cka po ndodh ne mitrovice (ndarje e mundshme) ne po te njejtin moment, shqiperia dhe shqiptaret ndodhen te turbulluar e te paafte t`i pergjigjen ketij rreziku ne menyren me te fuqishme te mundshme? Po nese neser Mitrovica shpall shkeputjen nga Kosova tani meqe UNMIKU u terhoq ???

    Ore, sinqerisht, nuk dua te behem tifoz i “komploteve” por kjo puna e shperthimit ka rene ne nje moment si “shume, por shume te keq”…

  59. olsib thotë:

    17 March 2008 @ 4:39 pm

    opera thotë:
    17 Mars 2008 @ 4:36 pm
    Sala, Mediu dhe te tjere duhen pushkatuar si Caushesku aty afer gropes dhe duhen hedhur brenda.

    Ngadale se na frikesove!

  60. hunter thotë:

    17 March 2008 @ 4:39 pm

    doreheqja e mediu-t akt i detyrueshem. doreheqja e berishes (dhe zgjedhje te parakohshme) do te fusnin vendin ne nje trazire dhe kaos politik te cilin populli nuk do ta kuptonte e per te cilin askush nuk ka nevoje…
    sa per ato qe kerkojne reformin te PD, doreheqje te Berishe-s i kujtoj se:
    1. Berisha eshte zgjedhur kryetar nga anetaret e Partise Demokratike
    2. Kush deshiron te zevendesojne Berishen eshte i lire te regjistrohet si anetar i PD e te propozojne kandidaturen e tij si kryetar te PD ose te mbeshtesi nje kandidat tjeter
    3. PD dhe kryetari i saj, Berisha, jane votuar nga shumica e zgjedhesve shqiptar per te qeverisur Shqiperine per nje madat 4-vjecar
    4. Ergo, nga pika 3, cdo ofendim personal (psh. idiot, katundar, kriminel - permenda me te lehtit) do te thote te ofendosh te pakten 50% 1 te zgjedhesve shqiptar.
    Keshille e ime, mos i besoni profeteve te rreme te tipit Meta apo Rama te cilet kerkojne pushtetin thjesht si qellim dhe jo si mjet per te realizuar dicka pozitive. Te shfrytezosh nje tragjedi njerezore per qellime personale, nuk eshte menyra e drejte per te bere politike

  61. bledialb thotë:

    17 March 2008 @ 4:40 pm

    hajdarmozi

    Dakort…se tingellonte si e kunderta.

  62. Vapa e Gushtit thotë:

    17 March 2008 @ 4:43 pm

    Julius thote:
    17 Mars 2008 @ 4:19 pm

    Per mua te mos nxitohemi me mire. Dhe mesa shihet, opozita kete qendrim mban. Tani akoma njerezit nuk i shohin gjerat qarte…
    Te durojme ndonje jave se ta ben te paberen doktori….
    Pastaj protesta!

    Hekuri rrihet sa esht i nxeht mer bab.

    toko,
    ti thua qe duhet dore e forte; po ja e vume doren e forte e na solli ne terezi, po pastaj si do ta zbresim nga “kali”? Se ajo qe propozon ti tingellon si diktat. Nuk lihet fati i nje kombi ne duar te nje njeriu te vetem; as fati i deleve s’lihet vetem ne dore te bariut (kujto: qen stani), e jo me fati i njerezve! Dora e forte duhet te behemi ne, kombi, jo vetem ne ate qe te zgjedhim njerez te afte per te na drejtuar, por edhe per t’u shkulur dhembet atyre qe abuzojne. Sic thote dhe populli:
    Frika ruan vreshtin!

  63. toko thotë:

    17 March 2008 @ 4:44 pm

    lulian kodra thotë:
    17 Mars 2008 @ 4:25 pm
    A thua te jete me pisllik kaq te madh kjo e Gerdecit Toko, qe te na heqin vemendjen nga Mitrovica?…
    Nuk e di Lul dhe nuk bej dot hamendje me kaq larg dhe me keto forma kriminale mafioze qe drejtohet politikanet. Por nje gje eshte e vertete Vemendja jone eshte hequr. Sapo po lexoja ca lajme te tjera ku ne Mitrovice jane perdoru granda kunder forcave te NATO nga serbet, ka dy te plagour rende nga UNIMK dhe versioni i terheqjes se UNIMK eshte i vegte me sakte po duket sikur NATO kerkon te ndrehyje Por e perseris ka perleshje dhe te plagosur. Asnje lajm tek gazetat tona asnje impenjim i qeverise dhe asnje koment tek ne Pse? Sepse me te drejte vemendaj eshte perqendruar tek Gerdeci Numuri i viktimave faji, doreheqja doredhenia, etj etj. Te gjitha keto te drejta. Por qe demtojne ceshtjen tone kombetare. Dhe keshtu ka qene gjithmon sepse kemi nje politike te qelbur mafioze, qe ngateron xhepin e tyre me ato te kombit, ngaterojne shtepine e tyre vila me kasollet qeveritare, ngatrojne NATO me lejet e ndertimit. Ngaterojne aq shume keto gjera si ngjarje e gerdeci ndodhin aq shpesh sa nuk e di nese eshte rastesi (propabilisht e mundur kur mendon sa gerdece e farka e toranto ndodhin ne dite ne shqiperi) dhe ngjarjeve te Mitrovices Kosovare Shqptare apo jugut shqiptar vorio epirjot. C’te them ku e di une i shkreti por perseri nje gje eshte fakt Jetojme ne realitetin e nje shteti monist te veshur me maske demokratike, jetojme ne nje shtet diktatorjal mafioz te veshur me masken e intgrimit ne BE jetojme ne je shtet antikombetar te veshur me flamurin kuq e zi por me krahet e shqiponjes te thyer poshte. Ndersa vete jemi miltante te tipit Kam besim tek qeveria ime, apo Opozites i eshte mbyllur goja deri sa te hyjme ne nato” Ha ha ha Cfare injorance e abusditeti. Besim tek krimineli se dot e gjej e denoj kriminelet, justifikim per hajdutin qe vjedh ne emer te hyerjes ne NATO. Ska faj njeri faji eshte toni dhe mjere ne por edhe e meritojme. (

  64. opera thotë:

    17 March 2008 @ 4:44 pm

    olsi,
    mos harro te tjeret si Nano dhe Co.

  65. bledialb thotë:

    17 March 2008 @ 4:46 pm

    hunter thotë
    Berisha eshte zgjedhur

    ………………………………..

    Po dhe Enver Hoxha eshte zgjedhur per 40 vite me radhe nga populli.

    Lerini keto alla-komunisce te denja per komunistin Berisha.

    Berisha qe kur ka mare PDne ne 90ten, nuk ka lene asnje ta konkuronte ne te, asnje pale zgjedhje reale, e i ka regulluar mire ata qe donin ta rezikonin.
    E pastaj pasi ka pushtuar e zaptuar gjysmen e politikes shqiptare, ka sunduar dhe pushtetim, kur qe ne pushtet ne fillim, ose kur e mbajti gjysmen politikes ne opozite 8 vite deri ti vinte radha per pushtet, se populli qe merzitur me ata qe ishin ne pushtet.

    Njerez si Berisha jane diktatore, si Stalini, Sadami etj, e keta njerez i imponohen partise e pastaj vendit, e keta nuk rezohen me mjete demokratike, se keta e kane manipuluar gjithe sistemin.

  66. Ardit Rada thotë:

    17 March 2008 @ 4:47 pm

    Po mire, sipas kesaj llogjikes qe Mediu dha doreheqjen, i bie qe qe sot te kemi me detyren e ministrit, zv.min, Petrit Karabina ? :D

  67. traummädchen thotë:

    17 March 2008 @ 4:48 pm

    Njerezit paskan me shume nevoje per Revolucion Francez … skane kohe dhe per Mitrovicen…
    Ne Gijotine!!!
    o Shqiperi e shkreta Shqiperi :(……

  68. ThoughtPolice thotë:

    17 March 2008 @ 4:50 pm

    Pse duhet te jape Kryeministri doreheqjen?! Ministri qe lidhej drejtpersedrejti me kete ngjarje ka marre pergjegjesite e tij dhe eshte dorehequr. Eshte nje akt qe duhet pershendetur. Tani te presim hetimet. Mos u beni te gjithe si mjaftistet…

    Ndersa tifozet e zgjedhjeve te parakohshme, duket qe jetojne ne boten e cudirave dhe jane shkeputur nga realiteti, vecanerisht realiteti politik ne Shqiperi…
    Po si mund te behen zgjedhje te parakohshme, kur akoma nuk eshte kryer reforma zgjedhore, nuk eshte bere regjistri kombetar i zgjedhesve, mungojne ID-te e keshtu me rradhe.
    Edhe vete opozita, jam i bindur qe nuk deshiron zgjedhje te parakohshme, sidomos Edi Rama.

  69. shqipe@ou thotë:

    17 March 2008 @ 4:53 pm

    Une e pergezoj Mediun qe gjeti pakez seder ne zemer dhe dha doreheqjen, por kjo gjeme bie ne koke te kreut te qeverise, Berishes.

  70. Koth thotë:

    17 March 2008 @ 4:53 pm

    Mos u gaboni nga doreheqja se mund te na serviret si akt i madh qytetarie dhe civilizimi.

    Perqendrohuni te merrni dhe te percillni mesazhe qe lidhen me kete skandal dhe menxyre.

    Policia e Tiranes ka thirrur per disa ore Mihal Delijorgjin dhe e liroi perseri perpara pak minutash .

    Me jepni ndonje ide pse e kane lene te lire .

    Ja une dy hipoteza :

    01. Ti jepet mundesia te largohet qe te marre ca te verteta me vete.
    02. Te krijohet mundesia per eleminim fizik te tij qe te marre ca te verteta me vete.

  71. hajdarmozi thotë:

    17 March 2008 @ 4:53 pm

    traummädchen thotë:
    17 Mars 2008 @ 4:48 pm
    Njerezit paskan me shume nevoje per Revolucion Francez … skane kohe dhe per Mitrovicen…
    Ne Gijotine!!!

    Mitrovica eshte derivat i Gradecit, edhe Kosova eshte bashkevuajtsja jone per sa kohe na drejton cmenduria dhe injoranca.

    Mendjelehtesia dhe interesat meskine e kane ndare shqiperine dhe ato po e lene keshtu Gabelistan.

  72. edrus thotë:

    17 March 2008 @ 4:55 pm

    lulian kodra thotë:

    17 Mars 2008 @ 4:25 pm

    A thua te jete me pisllik kaq te madh kjo e Gerdecit Toko, qe te na heqin vemendjen nga Mitrovica?

    Përse të duket çudi?
    Kemi dhënë prova duke i furnizuar me naftë :(

  73. ThoughtPolice thotë:

    17 March 2008 @ 4:56 pm

    Ku jeton ti mer mik. Ne ndonje bunker…?

  74. toko thotë:

    17 March 2008 @ 4:56 pm

    Vapa e Gushtit thotë:
    toko,
    ti thua qe duhet dore e forte; po ja e vume doren e forte e na solli ne terezi, po pastaj si do ta zbresim nga “kali”? Se ajo qe propozon ti tingellon si diktat. Nuk lihet fati i nje kombi ne duar te nje njeriu te vetem; as fati i deleve s’lihet vetem ne dore te bariut (kujto: qen stani), e jo me fati i njerezve! Dora e forte duhet te behemi ne, kombi, jo vetem ne ate qe te zgjedhim njerez te afte per te na drejtuar, por edhe per t’u shkulur dhembet atyre qe abuzojne. Sic thote dhe populli:
    Frika ruan vreshtin!
    ———-
    Vapa e drejte por si i behet qe kemi nje popull qe nuk ka ate force. NJe popull qe mendon ose ‘Kam besim tek qeveria ime” ose Opozitas ja ka mbyllur gojen NATO”? Deri sa populli te edukohet te behet i forte duhet nje bari i forte me nje qen stani te forte ( prokurori, gjykate polici e ushtri) jo per delet [asi populli nuk eshte dele por per qente popull qe nga uria nga frika dhe rahja shekullore jane bere dele. Kur populli te kete mbushur barkun me buke, te kete hequr dinamitin nga dyert e shtepive, te kete kuptuar se cfare force ka mos ki frike do te jete ky popull qe do te heqe kete bariun e forte dhe nuk do te kete nevoje per qen stani, pasi ai tani nuk do te jete dele ai do te qen vete. do te zevendesoj bariun dhe qenin e stanin me grup veterineresh te shkolluar. :)
    Nejse tjeter teme dhe te me falin admin. Por ceshtja e doreheqjes eshte nje farse, nje loje per te hedhur lumin.

  75. bledialb thotë:

    17 March 2008 @ 4:56 pm

    Praktikisht ndryshimin e duan NJEREZIT…SHQIPTARET….OPOZITA SDUKET ENTUZIASTE.

    Shqiptaret jane tel lodhur me Berishen, rremujat e tije, turmant, papergjegjshmerite, 97tat etj etj etj….e duan te iki nje ore ose me pare.

    Dihet Edi Rama e ka pasur mik Mediun, e sec kane ca lidhje te tjera te nendheshme, e as opozite nuk i ka bere.

    Kur pashe Edi Ramen sot qe tha te dorehiqet Mediu, thashe ka mare vendimin Mediu, pasi po e formulon dhe Rama.

    Plus Edi Rama kete pranvere ka nje ngrohje te madhe me Berishen e nuk eshte aspak agresiv.

    SHQIPTARET DUAN NDRYSHIM…JEMI NE QE SHPREHEMI KETU

    OPOZITA JO VETEM ESHTE MEZI FLET…PO DUKET JO E INTERESUAR SHUME

  76. opera thotë:

    17 March 2008 @ 4:57 pm

    o polic i mendushem,

    keta ty po te hedhin ne ere kurse ti kerkon reforma nga keta.
    Ne duam ti shporrim nje here e mire kurse ti ben llogaritje se kush e si mund tja fusin politkanet tane prape njeri tjetrit ne kurriz te popullit.
    Sa larg je nga realiteti merr daj ose je shume afer shpirterisht me kellirat e politikes shqipetare.
    Gropa qe i shkaktuan Shqiperise eshte vendi qe ata meritojne.

  77. edrus thotë:

    17 March 2008 @ 4:57 pm

    Koth, po të jetë i mënçur zhduket vetë ai Delijorgji…

  78. Penar Musaraj thotë:

    17 March 2008 @ 4:57 pm

    bledialb, thene krejtesisht sakte. Rama s’eshte asgjekundi.

  79. Dori thotë:

    17 March 2008 @ 4:58 pm

    Kjo ishte minimalja që duhej bërë. Tani duhet të dalin në dritë tërë pisllëqet që kanë bërë dhe duhen dënuar fajtorët. Nëse s’bëhet, jam dakord që duhet të kërkohet dorëheqja e kryeministrit (sidomos nëse fillojnë dhe fshehin apo fallsifikojnë dokumenta).

  80. ThoughtPolice thotë:

    17 March 2008 @ 4:59 pm

    Ne emer te cileve shqiptare flet o i nderuar? Ma shuaj pak kureshtjen…

  81. Idris thotë:

    17 March 2008 @ 4:59 pm

    Cfare Partie eshte kjo PD?
    Akoma as nje qendrim!!!!!!! I eshte kompromentuar deri ne themel programi dhe leshon “hanterat” “nerat” e “Nycat” e ushtrine e servileve ta mbrojne sic e kane gatuar.
    PD eshte nje Parti Shqiptare dhe nuk duhet te qendroje e strukur dhe e mbledhur nga servilizmi e frika sic ja imponuan kreret e saj 97 -en.
    Ajo ka rastin te shfaqet ne popull me te verte si nje force progresive e afte te transformohet nga nje klan nepotiko-gjeografik (qe po sjell pasoja te renda ne jeten e Shqiptareve) ,per te marre me te vertete fizionomine e nje Partie me prosperitet dhe e afte te rigjeneroje si ne 91
    “shprese e te ardhme”.
    Ngrihu PD mos e lesho veten ne teoricienet e 50% plus 1 sheve qe kane 20 vjet qe shkelin dite per dite mbi idealet e tua te dhjetoristeve qe ju bashkua me urtesi i gjithe POPULLI “pa dallim feje krahine e ideje”!
    Minimalisht nje deklarate ku te shprehesh se nuk eshte kjo filososfia e programit te PD qe trumbetohet nga Lefkofete,
    Nuk eshte ky mentaliteti i PD qe administrohet nga Mixhizmi,
    Nuk eshte ky perfaqsimi i PD me urrejtje e hakmarrje , primitivizem e gjakmarrje.
    Nuk eshte Kanuni kodi Ligjor i saj,
    Nuk eshte klani dhe korrupsioni metoda e saj,
    Nuk jane aventurat e mixhisteve me municione te zakonshme a berthamore , me petro e shqipri qe shitet per nje 1 Euro,
    Nuk jane perfaqesuesit e saj te vertete teorite Baziste e Balliane,
    Nuk jane bicokrit e buzplasurit historiane servile te trasheguar me akt noterial nga sistemi ne sistem,as eeee…e historive alternative….
    as karieristet bombvenes per te marre karike …
    Deklaro qe nuk je Parti Xhuveliste e kompromiseve pa princip qe s’te shpien gjekundi..
    Nuk jane miqt nderkombetare ata te nen rrogozit e grupet e interesave,
    Ju jeni me te vertete PRONE e DENJE e ketij POPULLI!

  82. bledialb thotë:

    17 March 2008 @ 5:00 pm

    Penar
    Pershendetie.
    Me duket sikur shqiptaret duan ndryshim…..po opozita eshte kilometra pas…ne vend te qe ne krye.

    E ky eshte realiteti qe ka mbjell ne keto 17 vjet politika e Berishes, ajo qe dikur thoshim per turqit, qe ku ecnin digjnin vendin nga pas qe te mos mbinte gje.
    Shqiperia do ndryshim.
    Opozita seshte as ne krye, po nuk eshte as gati, e me keq nje pjes e saj ben romanca me Plakun Berishe.

  83. Ardit Rada thotë:

    17 March 2008 @ 5:01 pm

    Nuk behet opozite me Erion Braçen dhe Saimir Tahirin! ;)

  84. toko thotë:

    17 March 2008 @ 5:01 pm

    ThoughtPolice thotë:
    17 Mars 2008 @ 4:59 pm
    Ne emer te cileve shqiptare flet o i nderuar? Ma shuaj pak kureshtjen…
    ——————
    NE EMRIM TIM. Dhe te sigutroj se une jam shqiptar.
    Ka te tjere peshkatare si une Vini vetem nje koment te shkurter
    “NE EMRIM TIM.”

    -

  85. ThoughtPolice thotë:

    17 March 2008 @ 5:04 pm

    Toko nuk tu drejtova ty mer plak…Po flisja me bledialb se po fliste jo vetem ne emrin e tij….hajt ik tani..

  86. gene thotë:

    17 March 2008 @ 5:04 pm

    Edison Ypi
    Panorama

    Koka t’u çaftë mbi ndonjë shkëmb në Shkopet! Sytë të dalçin! Goja t’u thaftë! Qaf’ e këmb’ e duar e brinj’ e kocka thefsh kur një makinë do t’vij’ përballë, ndërkohë që sapo ke zbritur nga makina drejt një restoranti andej nga Klosi për t’u takuar me disa mafiozë lokalë për të bërë hesapet e hajdutllëkut të minierës së Bulqizës, duke pirë raki’ e duke qeshur si kafshë. Lëkura t’u djegt’, gjaku të vërshoftë, trupi t’u shkërmoqtë duke ta hequr zvarrë po ajo makinë nga fërkimi me anën e rrugës shkëmbore, dhe tym e hi, dhe nishan mos të mbesi….
    O turi qen, o hajdut i ndyrë, o gjakpirës, o vdekjembjellës, o plehër, o trumpirë, o shpirttharë; ti o pis, ti o bastard, ti o rrugaç që shqiptarëve minatorë të Bulqizës, të cilëve u ke vjedhur deri edhe frymën dhe zërin të flasin, deri edhe guximin të ta përmendin emrin, ti që bijtë e tyre i ke katandisur si të përhumbur, dhe bijave shpresën u ke vrarë, përderisa atje askush s’mundet, ka Bulqiza dy llafe për të t’i thënë:
    Dëgjo o legen: Ato më lart i ke pak. Tingëllojnë si kompliment. Sepse për ty vështirë të gjindet mallkim. Sipas rastit, në varësi sa ke vjedhur, të tjera të presin.
    Katër minatorë të vdekur për dy muaj o katil?! Ku janë paratë për sigurimin teknik të minierës o zorraxhi?! Sa vite ka që ato para vidhen?! Sa bëjnë të gjitha ato vjedhje o ndyrësirë ?!
    Ke bërë vilë në bregdet?!
    O pika ty o zagar! Edhe në Kuran është e shkruar se kur njerëzimi të jetë katandisur deri aty sa zagarët si ti të bëhen ndërtuesa, fundi i botës ka nisur. O u rrëzofshin trarët e tavanit të vilës, gjoksin ta çafshin ganxhat e ndryshkura! Dhe iksh përgjithmonë nga vila. Në vilë buburrecat mbetshin. Vilën e pushimit hijet e shpagimit ta popullofshin!
    Ke ndërtuar pallat shumëkatësh në Tiranë, duke dhënë një ndihmesë të shquar për ndërtimin dhe begatimin e Shqipërisë?! Me ashensor pallati, me të gjitha?
    Bukur! E gëzofsh! Ndonjë ditë ngjitu lart diku në ndonjë kat të ndonjë mik bashkëpunëtor në hajdutllëk për të bërë ndonjë dallavere. Ndërkohë që do bëni dallaveren ashensori do jet’ prishur, do ketë mbetur në katin e epërm. Pasi ta keni qepur mirë e mir’ dallaveren, dil, hap derën e ashensorit, bëj një hap në boshllëk, bjer në rënie të lirë me nxitim gravitacional, bëhu shuk në bodrum. Atje në fund, atje në terr, do humbësh ndjenjat. Pastaj, para se atje poshtë nga tmerri të të vijnë ndjenjat e larta që s’i ke pasur kurrë, do zbresë ashensori i ndrequr do të të bëjë dydimensional.
    Ke blerë makinë 60 mijë euro për bijën a birin?! Apo i ke dërguar kalamajtë jashtë për studime në universitete të shtrenjta?!
    “Mëkatet e prindërve, fëmijët mundojnë! “Eshtë në Bibël o plehër! Prandaj, në të gjitha rastet, me makinë pa studime, me studime pa makinë, me të dyja e të gjitha bashkë, megjithëse duket sikur ata, kalamajtë pra, s’kanë faj, por nga virusi ngjitës i pakurueshëm vdekjeprurës i hajdutllëkut, ndërkohë do jenë prekur, edhe ata natyrisht vdekja i pret. Prandaj ishallah kalofshin ndonjëherë këtej nga liqeni i Shkopetit me 100 në orë kalamajtë e tu shoferë të mbaruar a universitarë të mangët. U mbytshin në lumë. Aq thellë sa asnjë palombarë të mos i gjejë! Por meqenëse pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në krim nuk janë, me një lehtësim! Pa dhimbje, pa adhap! Me vetëm ca flluska fryme në sipërfaqe.
    Ke ngritur një supermarket?! I pastër plot drita supermarketi?! Me shitëse të bukura, me kasa elektronike që tingëllojnë si muzika?!
    Uau! E gëzofsh! Veç bëj një eksperiment! Tregohu i mëshirshëm. Thirri një ditë të psonisin “me sconto” në supermaketin tënd një mijë gra bulqizake me të zeza. Ato të funeraleve të minatorëve të vdekur. Do vinë të zezat do rrafshojnë gjithçka që do t’u duket se hahet. Xhelat e flokëve, bojërat e këpucëve, pastat e rrojeve, sprajtat me ngjyra. Lere-lere ç’do vejë! Kompjuterët do t’i marrin për televizorë, televizorët e mëdhenj për kinemara, çizmet e lëkurta të shëtitjeve të mbasditeve të grave të VIP-ave për çizme llastiku minatori galerie! S’do jet’ ndonjë ububu! S’ka problem për ty. Ke pare ti. Një qime pridhi të sat’ shoqeje i ke të tëra këto. Se mos ishin të tuat paratë. Të tyret ishin, të gjakut të burrave të vdekur pra.
    Ke zënë të dashur të shtrenjtë?!
    U pika që s’të ra! Dashnore ti?! Ti që s’ia del dot as me gruan! Nuk ka të dashur minatori të cilit s’i del, jo gruaja e vet, por as të tre bashkë; gruaja e vet’ plus gruan tënde plus ty, na paske të dashur ti! Nisu, që mos arrifsh kurrë, me gjithë të dashurën në Dhërmi! M’u në majë të Llogorasë t’u çafshin veshët nga rënkimet e varrit të Medi Janit në pyllin e Topojanit! Dhe t’u marrshin mentë që s’i ke. U rrëzofsh nga Llogoraja me gjith’ dashnoren, atë që i kushton tre milionë të reja vetëm një qime pylli pridhi. Ju hëngshin peshqit, kockat nën Karaburun të dyve ju mbetshin. Do të ngelet pak merak që s’vajte ta bëje një bamirësi’, t’ija ndreqje pakëz varrin Mediut, e me këtë rast të kishe zënë ndonjë miqësi në katund në formë kapitali human për të ardhmen tënde të ndritur të ndyrë. Por s’ka gjë. Ka plot meraqe që mbeten pa u realizuar në këtë jetë. Për më tepër që në këtë rast ti dhe ajo plotësuat merakun kryesor: Atë kur i thoshit njëri-tjetrit për ndonjë sekret të këndshëm “M’shtifsh në dhe po s’ma the’”, pavarësisht se me ujë e me dhe’ u bëtë një.
    Ore, është e vërtetë që me paratë e vjedhura ke sajuar një nyje të prodhimit të materialeve të ndërtimit?! Se ashtu po thonë, prandaj po t’them. Po të jetë e vërtetë, e di ç’të bësh? Eshtë pakëz makabër por e lezetshme ama, dhe sidomos produktive. Vepro kështu; fto nga anembanë Shqipërisë shokët dhe shoqet e tua. Bëj kujdes të mos harrosh asnjë nga kryevampirët, kryevampireshat, kryehajdutët, kryehajdutet, kryekodoshët, kryekodoshet. Gënjeji! Thuaju se me rastin e përurimit të gurthyeseve dhe mullinjve të pluhurit të gurit, do t’u shtrosh një drekë të bollshme. Drekën ujdise në stilin e Masakrës së Manastirit. Ndizi mullinjtë e pluhurit. Mirësemëerdhët o pashallarë, përshëndeti hajdutët. Dhe aty për aty hidhi të tërë një nga një brenda në mulli’. I fundit hidhu vet. Pas pak bluajtja e imët dhe përzierja e mishit me gjakun dhe kockat e zgjyrës së shqiptarisë do bëjë që nga grykat e mullinjve të dali një pelte e zezë shumë e çmuar. Lër amanet pelten ta hedhin, një pjesë në Drinin e Zi tek ura e Topojanit, një pjesë mbi tokat përreth rrëzë kufirit. Peltja e rrallë në formë lëngu dhe lubrifikanti do hyjë në turbina, do na shtojë dritën. Plehu mbi ara, do na rrisë begatinë. Për ty dhe shokët e tu o llum do jetë një larje mëkatesh që do çudisin të vogël e të mesëm, dhe që gjithashtu do sjelli deri diku në vete spiunët e atyre anëve, të cilët vite më parë plot zell revolucionar denonconin dhe fusnin në burg të ardhurit nga viset e tjera shqiptare që donin të hidheshin matanë sepse më kët’ anë u ishte nxirë jeta, atëherë më zi se minatorëve të Bulqizës sot.
    O lojtsh mendsh marrsh malet. O t’hyft dreqi n’bark. O mos të zëntë akshami! O Zoti ta shpërbleftë me xhehnem!

  87. Ardit Rada thotë:

    17 March 2008 @ 5:04 pm

    NE EMRIN TIM!

  88. berta thotë:

    17 March 2008 @ 5:06 pm

    une besoj se Saliu do ike.por do ngrihet nje tjeter qeveri e PD, mbase me xhozin ne krye dhe te njejtet antare. Keshtu qe akandali mbyllet dhe ata jane perseri te paret
    si thuhet: edhe ujku i ngopur, edhe dhente tamam

  89. t_red thotë:

    17 March 2008 @ 5:06 pm

    I dashur kryeminister,
    Ne emer te papergjegjesise, dorezohu!

    Pa asnje grime respekt

    Shqiptaret e tu te lodhur nga teresia jote e zvarre

    (shprehem keshtu sepse nje Berishe po e lexon bukur imet peshkun)

  90. cheguevara thotë:

    17 March 2008 @ 5:07 pm

    po e bajm punen qorap

    ministrat e sales e rames duhet te zhduken nga shqiperia. gjendja duhet ti kalohet presidentit i cili duhet te marre te gjitha masat per te gjithe banoret e gerdecit e zonat qe kan deme duke regulluar shtepi ecc..
    pastaj duhen gjetur fajtoret e ngjarjes.

    DUHET SUPORT MORAL BANORVE TE PREKUR NGA NJGARJA

  91. opera thotë:

    17 March 2008 @ 5:08 pm

    polico,

    fshati digjet ku.rva krihet. Keshtu e kuptoj une makthet e tua se kush do fitoj zgjedhjet.
    P.S.
    Mos bej sikur nuk e kupton se cdo shumica se me kujton salen.

  92. ThoughtPolice thotë:

    17 March 2008 @ 5:09 pm

    Edhe mixhistet shkojne ne opera eee?

  93. toko thotë:

    17 March 2008 @ 5:10 pm

    E di ThoughtPolice, e di qe po i drejtoheshe Bledialb Por ju e pytet ne emer te kujt shqiptareve dhe une mendova se ai po flisten emerin tim se une jam dakort me te.

    Ne fakt admim mund te hapni nje teme te vecante ku te kete si teme

    bledialb thotë:
    17 Mars 2008 @ 4:56 pm
    Praktikisht ndryshimin e duan NJEREZIT…SHQIPTARET…
    SHQIPTARET DUAN NDRYSHIM…JEMI NE QE SHPREHEMI KETU
    ThoughtPolice thotë:
    17 Mars 2008 @ 4:59 pm
    Ne emer te cileve shqiptare flet o i nderuar?
    —–
    Dhe komente te lejohen vetem te tipit

    Ne emrim tim
    ose
    Jo ne emrim tim
    Pa asnje koment me shume apo me pak.
    Thjesht per gallate se kjo na ka mbetur te bejme. Mitrovicen ja kemi lene UNIMK dhe NATO dhe KFOR
    Gerdecin Ina rames dhe Berishes. Mejdiu iku tani cfare tjeter te bejme Vec pak gallate :)
    Por seriozisht perse te mos testohemi sa duan ndryshim dhe sa jo?

  94. Grupi thotë:

    17 March 2008 @ 5:13 pm

    Gjysma e te keqes qe dha dorheqejen…mbase mbase…mund ta ket bere edhe se i dhembi ndergjegja. Sic tha dikush me siper sot s’mund te falsifikojne me dokumenta…dhe atje jane. Dicka do dali me vone po tani per tani le te qehtesohet gjendja.

    Ai veten do ta mbroj si c’do njeri do bente…por nga ana tjeter edhe lincime te shpejtuara nuk duhen. Te zbardhet ngjarja ne menyra ligjore ne kohen e saj…

    Gjithsesi reagimi i shpejt i ushtrise ishte dicka e mire…ne ka pas pergjegjsi direkte apo indirekte per shperthimin dhe menyren e demilitarizimit…ka patur pu ashtu pergjegjsi direkte apo indirekte per reagimin e duhur te forcave te shpetimit. Apo jo?

    Sa per Berishen…kush e tha ate me “malokun” maj kalit dhe plumbin? Mbase duheshe ndonje prredhe dhe jo plumb.

    Berisha, Berisha! VA FANNCU*O!!!

    Ku bie ky ishulli i Fancu*os?? Ka vend dhe per ca te tjere?

    ——-

    Sa per Mitrovicen, s’besoj se mund te ket ndodhur dicka e tille. Mund te na i marrin ne vemendjen me kto ngjarje…po UNMIK-ut dhe KFOR-it nuk ja marrin dot vemndjen. Toko me duket se po alarmohesh me teper se eshte e duhur. Mua s’mu duken ata ushtaret e KFOR-it si te “carmatosur”. Ne video qe pash kur hyn ne Mitrovice, hyn me dhjetra autblinda dhe ishin te armatosur mire. UNMIK-u u terhoq se gjendjen ja la KFOR-it ne dore…pra vuri shtet-rrethim ushtarak ne Mitrovice. Ne ishte ky qellimi i Serbve…qenkan vertet budallenj. KFOR-i morri nen kontroll gjykaten dhe arrestoj gati 80 Serb. Situata me duket mua eshte me nen-kontroll sot ne Mitrovicen veriore se dje. Gjithsesi, hidhi dhe njehere nje sy asaj vidoes ne balkanweb per Mitrovicen. S’me duket te carmatosur…

  95. ThoughtPolice thotë:

    17 March 2008 @ 5:14 pm

    Dakort toko, nuk kam asnje kundershtim. Me mire eshte kjo menyre se sa te flasim ne emer te shqiptareve, te popullit. Edhe komunistet folen 50 vite ne emer te popullit…
    Vetem kam nje merak te arsyeshem, na behet “votimi” tek peshku, nje anetar shume vota…me kupton ku e kam fjalen

  96. Grupi thotë:

    17 March 2008 @ 5:17 pm

    ministrat e sales e rames duhet te zhduken nga shqiperia

    Po me Ramen c’pate?? Si i thone asja “knee-jerk reaction”

    gjendja duhet ti kalohet presidentit i cili duhet te marre te gjitha masat per te gjithe banoret e gerdecit e zonat qe kan deme duke regulluar shtepi ecc..
    pastaj duhen gjetur fajtoret e ngjarjes.

    Shume bukur…prit se ka akoma prredha kudo!

  97. edrus thotë:

    17 March 2008 @ 5:20 pm

    Deri sa të na mbushet mëndja, që në parlamentin e ardhëshëm nuk duhet të shkelë ASNJË nga ata që kanë qënë më parë, gjithmonë me këto muhabete do merremi.
    Dhe boll me teoritë e eksperiencës që ju mungon të rinjve… më mirë me të rinj idealistë se sa me batakçinj profesionistë që mendojnë vetëm si e si të shkatërrojnë.

  98. bledialb thotë:

    17 March 2008 @ 5:22 pm

    ThoughtPolice thotë:
    17 Mars 2008 @ 4:59 pm
    Ne emer te cileve shqiptare flet o i nderuar? Ma shuaj pak kureshtjen…

    ………………………………………..

    Shkrimi im qe nje pergjigje per ate tendin…se..ne qe shkruajm ketu…nuk jemi opozita….sic etiketon ti……po jemi shqiptar qe japin opinionin tone…..per vendin.

    Keshtu kur shqiptaret shprehin opinionin e tyre……nuk u mbyllet goja …se gjasme jane ca te opozites….e kur ne kete rast opozita me sa shikohet….ka tjeter reagim …nga shumica e shqiptareve……qe durimi u ka vajtur ku smbahet me.

  99. libertas thotë:

    17 March 2008 @ 5:24 pm

    Qe te besh opozite te forte duhet ta kesh ndergjegjen te paster, gje qe nuk me duket te Rama…. :(

  100. shefi kuadrit thotë:

    17 March 2008 @ 5:27 pm

    Iku Mediu. I ka vajt Sala dje ne darke ne shtepi dhe i ka then..ban mir me ike ti Fatmir. Pse une o zoti k.minister..ja kthen Fatmiri. Ti po pse kush une o qyp..ja kthen Sala.
    Ehhh o njerez sa naive jeni…ky njeri nuk iku nga pusheti ne 97 kur e be katrahura jo sot qe per Salen kjo ngjarje eshte thjesht si nje caj me limon. E ka thon i llaf ai Namik Hoti.

  101. ThoughtPolice thotë:

    17 March 2008 @ 5:28 pm

    @ bledialb

    Me kupton mer mik se cfare them une apo jo? Shqiptaret te shprehin mendimin e tyre. Problemi eshte qe nuk mund te marresh ti persiper dhe te na flasesh ne “emer te shumices”. Kush je ti mer zotni qe flet ne emer te “shumices”…

    Opoziten politike e permenda ne lidhje me zgjedhjet e parakoshme, pasi aktualisht kjo opozite copa-copa e Rames eshte alternativa e pushtetit…Ti nese nuk je i kenaqur me kete opozite, behu pjese e ndonje levizje te re…
    Vetem aman, mos beni si komunistet qe fshiheshin pas “frontit demokratik”.

  102. Besart E thotë:

    17 March 2008 @ 5:30 pm

    Mendoj se nuk ka rrugedalje tjeter per Berishen, pos doreheqjes, por duke i mar parasysh rethanat politike, mu pas pavarsise se Kosoves dhe para samiti te bukureshtit, mendoj se nuk do te ishte zgjidhja me e mire dorheqja . Hyrja e Shqiperise ne Nato do ishte shume domethenese per gjithe shqiptaret ne rajon, sidomos per pavaresin e Kosoves. Mendoj qe nuk duhet te ngutemi dhe te shkaktohen destabilizime te reja. Duhet te kemi parasysh se ne keto momemnte duhet te jemi shume te kujdeshme me veprimet e tona politike. Ne Maqedoni gati sa nuk eshte rrezu qeveria, Shqipetaret jan shume afer realizimit te drejtave te tyre, ne Kosove serbet kan e bere provokimin me te rend deri me tani, presionet greke riten per cdo dite. Ne keto momente me se paku na duhet dorheqja e Berishes dhe ende me keq nuk na duhen fare zgjedhje te parakoheshme. Dhe gjithe kjo, jo pse Berisha ka ndonje aftesi te posacme per zgjidhjen e problemeve, por thjesht ne rast te dorheqjes, shume kush do ta keqperdornin periudhen deri tek formimi i qeveris se re . Shpresoj qe Shqiperia te pranohet ne Nato, ndersa pastaj (mos)dorheqja e Berishes do te ishte e pajustifikuar.

  103. Tironsi thotë:

    17 March 2008 @ 5:31 pm

    EDHE NE EMRIN TIM

  104. Suganuma thotë:

    17 March 2008 @ 5:37 pm

    Mendoj se po te vesh ne peshore NATOn dhe doreheqjen e Berishes, shqiptareve do u bente me shume pune kjo e dyta. Berisha eshte nje litar ne qafen e shqiptareve i lene jashte nga Enver Hoxha. Kete e ka pranuar edhe vete Ramiz Alia. Dita e largimit te Berishes nga politika duhet te kthehet ne feste kombetare per te gjithe shqiptaret, kudo ku jane. Ne asnje menyre nuk duhet te kushtezohet qendrimi i Berishes ne pushtet me antaresimin ne NATO. Mbajeni mend, ne NATO nuk do te pranohemi dhe Berishen do ta kemi mbi krye.

  105. shefi kuadrit thotë:

    17 March 2008 @ 5:39 pm

    Besart them se e ke gabim. Me mire mos te hyme ne nato e te qyteterohemi e te zbutemi si njerez nga brenda sesa te behemi anetare te natos e te fshihemi pas prestigjit te huaj per te vazhduar mjerimin, varferimin, intolerancen, korrupsionin, injorancen dhe papergjesine tone proverbiale. Seriozisht e kam, ce dua une naton sa per fasade kur do jem prape nen hyqmin e ketyre karagjozeve politikane qe kam sot qe do me dalin ter diten ne tv dhe do me kapardisen si shpetimtare te kombit e si vizionare qe me futen ne nato? Shqiperine sdo ta beje as nato e as eu, do ta bejme ne vete ne momentin kur ta kuptojme qe duhet te jemi pergjegjes me vetveten, me mikun, me komshiun, me ambientin e me gjithcka humane. Do ta bejme ne kur ta kuptojme se vlera e jetes sime nis kur une filloj e shqetesohem seriozisht per sjelljen e arritjet e mija ne kete jete, jo kur me thote ashtu Nato apo EU.

  106. pipo thotë:

    17 March 2008 @ 5:40 pm

    Futjani kot tani…..sa me pak tru qe i beni gjerat pastaj ndodhin aksidentet, nuk eshte momenti te besh zgjedhje te parakohshme as bota nuk i do mendoni kur qe puna per presidentin sa ambasada dolen ne krah te qeverise kunder Edushit qe nuk donte te zgjidhte presidentin e te shkonte ne votime te parakohshme….asnje nga bota nuk i desh ato.
    Perseri nuk do i duan, PD do mbaj qeverine gjer ne votimet e ardhshme kete nuk e diskuton asnje, pastaj per me vone le te shohim.
    Me duket se me doreheqjen e Mediut, doli nje person qe e mori persiper kete tragjedi, askujt nuk ja vlen qe kete sipermarrje ta shtrij me tej, dhe nuk po flas vetem djathtas, ky problem shtrihet dhe majtas me qeverite e meparshme, por eshte pune e komplikuar…..
    kur te vij koha e votimeve shkoni dhe tregoni preferencat tuaja.

  107. DOni thotë:

    17 March 2008 @ 5:42 pm

    Te gjithe flisni per doreheqejn e Berishes, por qfar ndodh po nese Berisha te terhiqet. Opozita e kishte shtetin ne dore, qfar ishte ma mire ateher? ka ardhur koha per ndryshim, PS dhe PD vetem bejn gar ne mes veti, dhe nuk punojn per shtetin.

    qe skemi drita, uje, rregull, etj etj, nuk eshte faji i Berishes se as ne kohen e Nanos nuk i kishim.

    Ka ardhur koha per NDRYSHIM,
    MJAFT akuzizemev pa fakte, MJAFT gares mes PS dhe PD.
    MJAFT per mashtrime

    TE GJITHE DUHET TE MENDOJM PER SHTETIN TONE E JO TE MENDOJM SE QFAR BERI SHTETI PER NE. SHTETI FORMOHET NGA NE. E JO NE NGA SHTETI.

    MJAFT ME KORROPISION, PUNINI PER SHTETIN!

  108. hunter thotë:

    17 March 2008 @ 5:48 pm

    …epo mire, rrofte demokracia (edhe ne kete forum). Me censurohet nje koment ironik per cheguevare-n, nje emer qe me kujton nje ideologji komuniste qe i kushtoi jeten mijra shqiptareve, perfshi edhe familjes sime, dhe nga ana tjeter lejohen komente delirante qe bejne thirrje per prerje kokash, dhune fizike etj. etj.
    E perseris, doreheqja e Mediut eshte nje akt i detyruar, por te shfrytezosh per qellime politike nje tragjedi njerezore eshte imorale…

  109. labi thotë:

    17 March 2008 @ 5:51 pm

    Keta mostra qe na kane vjedhur demokracine na sjellin qejfin per pak kohe diktature te shendetshme.
    Jo shume nja pese vjet! …Aq sa duhen per ti mbledhur te gjithe leket e vjedhura duke i varur me koke poshte deri sa ti nxjerrin nga aty ku i kane fshehur….Aq vetem 5 vjet; sa ti konfiskojne vilat dhe makinat lluksoze te blera me leke korrupsioni, duke shitur endrrat e shqiptareve per demokraci dhe perparim…Aq vetem 5 vjet; sa ti heqe me soj e sorrollop kete rrace te ndyre bajgash qe na kane zene syte dhe nuk na lene te shohim te ardhmen…Aq nja 5 vjet; sa ti denoje me rradhe nga i pari tek i fundit kete thes me plehra te historise….
    U kerkoj admineve te na vene ca foto te ketyre mostrave dhe ndonje plug-in qe te na mundesoje dhenien e grushtave dhe shkelmave ne fytyre per secilin nga keta figura….te pakten te kemi kete lloj shpagimi modest.
    Edhe ne EMRIN TIM!

  110. Ll thotë:

    17 March 2008 @ 5:52 pm

    Deklaratë për shtyp e Ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. Zoti Fatmir Mediu i kërkon Kryeministrit Sali Berisha dorëheqjen si Ministër i Mbrojtjes.

    www.mod.gov.al
    17 mars 2008

    Sot në orën 15. 20, ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu komunikoi para gazetarëve të mediave deklaratën e mëposhtme:

    Me dhimbje të thellë, jo vetëm si Ministër i Mbrojtjes, por edhe si njeri e si prind, kam ndjekur çdo sekondë tragjedinë e Gërdecit.

    I dërrmuar nga dhimbja për atë që ka ndodhur, i trishtuar nga humbja e jetëve të pafajshme dhe me një solidaritet të plotë me ata që kanë humbur të afërmit dhe ata që ende ndodhen në kushte të rënda në spital, gjej këtë rast t’ju shpreh të gjithëve atyre që janë prekur nga kjo tragjedi, solidaritetin tim.

    Në kushtet e krijuara, si një politikan i përgjegjshëm dhe si një prind që e njeh mirë edhe personalisht dhimbjen për këtë që ka ndodhur, edhe pse i zhveshur nga çdo përgjegjësi personale, deklaroj se pak minuta më parë i kam kërkuar Kryeministrit të Shqipërisë, dorëheqjen time si Ministër i Mbrojtjes.

    Dorëheqja ime është një reflektim politik dhe moral i përgjegjshëm, edhe pse i marrë në kushtet e një mungese të plotë përgjegjësie ligjore dhe institucionale si Ministër.

    Me këtë ndjenjë përgjegjësie dhe në respekt të detyrimeve të mia institucionale dhe morale, deklaroj se do të mbështes fort hetimet e filluara nga organet kompetente për zbardhjen e aksidentit tragjik.

    Dua të falenderoj, Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, që prej 72 orësh gjenden në vendngjarje, duke punuar intensivisht për shmangien e pasojave të mëtejshme të aksidentit tragjik; Unë i kërkoj ndjesë çdo ushtari apo oficeri që nuk kam mundur të kontaktoj personalisht për t’i njohur, mbështetur dhe zgjidhur problemet e tyre.

    Falenderoj shqiptarët e Kosovës dhe qeverinë e tyre që ishin pranë nesh në këto momente të vështira;

    Falenderoj shqiptarët e Maqedonisë dhe partitë e tyre, si dhe qeverinë e Maqedonisë për mbështetjen dhe solidaritetin mbresëlënës;

    Falenderoj partnerët tanë euroatlantikë, që na janë gjendur pranë në këtë moment të vështirë dhe për mbështetjen që i kanë dhënë Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO.

    Në mënyrë të veçantë, falenderoj Kryeministrin e vendit, Sali Berisha, i cili në çdo moment ka qenë në krye të operacionit dhe me të cilin kemi ndarë këto 72 orë, ndër më të vështirat e jetës sime dhe që në mënyrë të vazhdueshme dhe pa hezitim ka mbështetur të gjitha përpjekjet e Forcave të Armatosura dhe të Ministrisë së Mbrojtjes drejt realizimit të qëllimit të tyre për të qenë pjesë e NATO-s.

    Shpreh vlerësimin tim pozitiv për qendrimin dhe ragimin realist të opozitës në lidhje me këtë ngjarje dhe inkurajoj çdo përpjekje të saj për të stabilizuar dhe qetësuar situatën. E falenderoj atë për mbështetjen pa hezitim që më kanë dhënë mua si Ministër i Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura dhe i kërkoj asaj që të vazhdojnë me këtë mbështetje.

    Falenderoj median, e cila ka qenë pranë përpjekjeve të Forcave të Armatosura në përballimin e kësaj situate.

    Falenderoj miqtë dhe mbështetëtsit që qëndruan pranë meje në këto ditë të vështira dhe ju jam mirënjohës për të.

    Falenderoj familjen time, e cila më ka mbështetur vazhdimisht dhe më ka inkurajuar në agazhimin tim si Ministër në shërbim të interesave të të gjithë shqiptarëve dhe e kanë mirëkuptuar këtë angazhim edhe pse ju është dashur të sakrifikojnë për këtë gjë.

  111. shefi kuadrit thotë:

    17 March 2008 @ 5:53 pm

    Nuk i kuptoj keta njerez qe thone nuk na duhen zgjedhje tani sepse na u merziska Evropa apo Mitrovica apo cica mica. Ore rob kjo eshte shtepia ime, cme duhet mua se cthote dynjaja per shtepine time. Zgjedhjet e perakohshme nese i bejme i bejme ne baze te nje morali te drejte ne emer te te cilit nje e keqe duhet adresuar gjithmone pavaresisht rrethanave ku ndodhemi. Nese ne i shmangemi denimit te se keqes ne emer te konjukturave politike apo frikes nga e panjohura dhe presionit te vendeve te rendesishme ne shqiptaret atehere jemi nje komb qe nuk e meritojme lirine dhe demokracine. Cfare vlere ka liria dhe demokracia e zgjedhjes kur ne i druhemi rotacionit politik ne emer te frikes nga e nesermja dhe merise se evropes? Une e denoj te keqen kur ashtu me thote ndergjegja ime humane, jo sepse ashtu me thone te tjeret.

    Jo nje pale por njeqind pale zgjedhje le te behen derisa te arrijme nje sistem dhe nje klase politike qe na perfaqeson denjesisht. Le te ike Birisha e te vije Rama. Nese as Rama nuk ndreq dicka le te ike e te vije X-i. Nese as X-i nuk arrin gje do te sjellim Y-nin, e keshtu me rradhe. Nuk ka vend per pasivitet e molisje squllane ne demokraci, ka vend vetem per kombe kurajoze dhe guximtare qe nuk tulaten nga statuskuote mocalore por perballen me cdo situate me guxim. Zgjohuni o shiptare, largojeni topitjen e pasivitetin, perdoreni lirine qe keni per te bere zgjedhje me guxim se me keq se cjemi nuk do gjejme.

  112. olsib thotë:

    17 March 2008 @ 5:55 pm

    Berisha, Berisha! VA FANNCU*O!!!

    Ku bie ky ishulli i Fancu*os?? Ka vend dhe per ca te tjere?

    Grupi, nuk e di se ne c’koordinata gjeogrfike ndodhet, por thone (ata qe e kane provuar) se eshte shume i bukur!

    Ka vetem nje efekt anesor (ose mbrapesor): kush rri tek ky ishulli, fillon te eci sikur i kane futur ndonje gje nga mbrapa!

    Por, nuk ka problem, se atyre ju pelqen shume!

  113. ilir thotë:

    17 March 2008 @ 5:56 pm

    te mundohemi te mbajme qetesine e jo te ndezim gjakrat se shqiperia eshte han me shume porta dhe kemi shume armiq,te shpresojme te marrim ate te shkrete ftese e jo te perfitojme ne kurriz te te fatkeqeve qe te vijme ne pushtet,edhe ato qe therrasin per dorheqje po shohin interesat personale

  114. Idris thotë:

    17 March 2008 @ 5:57 pm

    Paskan ardhe Policet!
    S’mjaftun qe plasin bomba neper fshatra dun ti plasin edhe neper blogje.
    Kane fantazi ,jane krijus kane perfytyrim , sens zbulimi , e zbuluan gjemen ….
    E ka bere FRONTI DEMOKRATIK :( :( :( :D :D :D
    Kam nje propozim te nderuar admin!
    Ndoshta theniet e dites mund te marin edhe karakter qesharak per te na larguar pak nga kjo “thagme”
    A nuk eshte ky konkluzion i tille i policit qe te 10 gazit ?
    A moj e mjera PD ne duar te kujt je ?????????

  115. gene thotë:

    17 March 2008 @ 5:57 pm

    kjo tragjedi ishte nje simptome dhe doreheqja e mediut ishte vetem nje aspirine (e nevojshme por jo e mjaftueshme)

    Semundja eshte akoma aty dhe duhet kuruar.

  116. Vapa e Gushtit thotë:

    17 March 2008 @ 5:58 pm

    Shefi kuadrit:
    Jo nje pale por njeqind pale zgjedhje le te behen derisa te arrijme nje sistem dhe nje klase politike qe na perfaqeson denjesisht. Le te ike Birisha e te vije Rama. Nese as Rama nuk ndreq dicka le te ike e te vije X-i. Nese as X-i nuk arrin gje do te sjellim Y-nin, e keshtu me rradhe.

    Fillove me B-erisha, R-ama, X-in, Y-nin. Kur te na mbaroje alfabeti c’do bejme? Apo fillojme nga numrat…

  117. olsib thotë:

    17 March 2008 @ 5:59 pm

    Deklaratë për shtyp e Ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu. Zoti Fatmir Mediu i kërkon Kryeministrit Sali Berisha dorëheqjen si Ministër i Mbrojtjes.

    A doni me per Belulin?!

  118. Marku thotë:

    17 March 2008 @ 6:00 pm

    Ne se do te mendojme se po iku Saliu u be hataja ne kurre nuk kemi per te ndryshuar.Ja iku Prodi ketu ne Itali;ç’ndodhi?Asgje.Dhe pse e dha doreheqjen?
    Po ta krahasosh me ato qe ndodhin me qeverine shqiptare Saliu duhet te marre arratine maleve me kembe ne se populli arrije ta kuptoje qe sa me shpesh te ndrohen qeverite aq me mire eshte per te.E para se dal nga dale çrrenjoset koncepti qe po nuk qe Sala ose Tosi nuk ka me te tjere.
    Brenda nje muaj tridhjete te vdekur e qindra te plagosur dhe Sala merr ne mbrojtje ministrat dhe administraten e tij.Ore sikur te gjithe te zevendesohen asgje nuk e gjen Shqiperine.

  119. lopata thotë:

    17 March 2008 @ 6:00 pm

    I njejti avaz c’do dite, Berisha ik, Berisha ik. Pse mos valle kjo nuk mund te ndodhte ne rast se qe Nano me shoke ne pushtet. Apo Nano me shoke te iki, Berisha me shoke te iki, dhe pastaj te vi Rama, apo Meta? Apo djali i Perendise? Mos valle zgjedhje te parakohshme jane te mira per vendin? Mos valle ne 2005 zgjedhjet u morren me dhune? Atehere, eshte po kaq pa pergjegjsi ne rast se c’do tragjedi perdoret ne menyra te tilla, mbase i ben disa te gezuar se me gjendje te tilla vazhdojne avazin.

  120. gene thotë:

    17 March 2008 @ 6:04 pm

    Jo tragjedi lopata

    ishte MASAKER

  121. Penar Musaraj thotë:

    17 March 2008 @ 6:04 pm

    Lopata,
    Cfare sugjeron ti te behet? Te rrime e shohim ne televizor lajmet sesi u rrafshua nje fshat i tere, kot, pa pike arsyeje?

  122. olsib thotë:

    17 March 2008 @ 6:05 pm

    cheguevara thotë:
    17 Mars 2008 @ 5:59 pm
    o unter sullu mire tani
    un e lezova “komentin” tend po ti nuk kupton, fale drejtimit kapitalist te shqiperise je i detyruar te bejsh 20 vjet imigrazion ku nuk harron vetem gjuhen tente por gjitheqka. sistemi komunist shqipetar ke qene i gabuar sepse nuk ka qene kumunisem por diktature personale e enverit.
    te keshilloj qe te lexojsh MARX, LENIN, MAO, CASTRO….

    Paske rene edhe ti viktime e atyre “mezze seghe” infantile te se majtes italiane?

    Apo… thjesht sepse Che Guevara te duket cun i bukur!

    Ne fakt duhet thene ishte djale fotozhenik!

    Dhe cun i ndershem! Kot nuk e hengri ai!

    Hej, pse nuk shkon te jetosh ne Korene e veriut rrush?!

    Apo s’te pelqen aty?!

    Na lajmero kur te gjesh nje vend ku komunizmi funksionon!

  123. toko thotë:

    17 March 2008 @ 6:06 pm

    Shefi ke te drejte.
    Keto thuhen sepse vazhdohet me drugen ( korcaret e dine kete fjale) e nje viti me pare kur Rama kerkoj zgjedhje te parakoheshme per presidentin. Situata sot eshte ndryshe Atehere ishte e qarte se ajo ishte nje kaprico e kote e nje politikani per te bere kariere Sot eshte nje ngjarje e madhe eshte nje fatkeqesi e shaktuar nga shteti dhe shteti duhet te jape doreheqjen. Nuk jane njesoj per ata qe mendojne akoma per Evropen. Ne Evrope jepet doreheqaj sepse sheti vrau me dashje e perseris ME DASHJE qytetaret e tij. Eshte ndryshe te vrases me dashje dhe ndryshe te kerkosh te heqesh nje hajdut per ta zevendesuar me nje hajdut tjeter. ne rastin e dyte Evropa nuk te perkrah. Mitorvica vertet humbet, Ndersa sot eshte ndryshe. Sot behet fjale per nje KRIM te plote KRIM qe qeveria jo vetem e beri por edhe po perpiqet ta fshehe. Shiko dosjet po fshihen deklarat jane konfuze me qellim per te krijuar tymnaje. Ka arsye me te forte dhe plotesisht te argumentaur se sa kerkesa per doreheqje? Mirpo kemi thirur aq shume Ujku Ujku sa tani nuk na beson njeri. tani jemi bere te pabesushem. Lexoni thirjet tona per zgjedhje te parakoheshme tek rasti i presidetit. Si te na besojne tani militatet e PD se vertet shqiptaret kerkojne doreheqje? Mat shtate here e prit njehere themi ne si popull.

  124. cheguevara thotë:

    17 March 2008 @ 6:09 pm

    JU LUTEM FIRMOSENI TE GJITHE

    un E. L. shtetas shqipetar kerkoj dorheqien e kryeministrit Sali Berisha e te gjithe stafit te tij.

    JU LUTEM FIRMOSENI

  125. shefi kuadrit thotë:

    17 March 2008 @ 6:09 pm

    Lopata..e kuptoj shqetesimin tend por duhet ta kuptosh se nje qeveri mban pergjegjesi per qytetaret e vet dhe ne rast tragjedie dikush duhet te behet pergjegjes. Zgjedhjet e parakohshme nuk jane gogol, gogol eshte vetem frika jone per te perqafuar lirine qe na fal sistemi demokratik. Po ne meqe nuk e njohim mire demokracine biem viktime e koncepteve tribale qe na bejme te mbajme akoma ne pushtet relike 17 vjecare si ky kministri i socem.
    Nese vazhdojme me kete squlljen tone fataliste athere edhe per 100 vjet ta gezojme cunin e Rams.

  126. t_red thotë:

    17 March 2008 @ 6:12 pm

    Po te iki e te iki me vrap madje. Te marrin vesh nje here te pakten se pushteti nuk eshte vetem i ngrohte, por edhe i nxehte nganjehere. Aq i nxehte sa te djeg e te pervelon fare. Po s’e kane provuar akoma keta perandoret e veteshpallur…

  127. hunter thotë:

    17 March 2008 @ 6:16 pm

    cheguevara thotë:
    17 Mars 2008 @ 5:59 pm
    o unter sullu mire tani
    un e lezova “komentin” tend po ti nuk kupton, fale drejtimit kapitalist te shqiperise je i detyruar te bejsh 20 vjet imigrazion ku nuk harron vetem gjuhen tente por gjitheqka…..

    hahahaha, une jam ne emigracion fale kapitalizmit, kjo eshte e mrekullueshme. deri tani kujtoja se deri ne 1990 dominonin komunistat jo kush tjeter, por tani i hapa syte.
    P.S. MARX e kam studiuar ne Ekonomi Politike, mind te flasim shume per te, por nuk me duket vendi i duhur
    Prsh.

  128. adriatik thotë:

    17 March 2008 @ 6:18 pm

    Nuk jam dakort me ate qe Berisha te ike nga detyra e kryeministrit. Ai nuk duhet te ike fare, por atje ku eshte te jape llogari deri me nje per krimet monstruoze qe ka kryer per dy dekada ndaj shqiptareve dhe pastaj te varet vete tek pallati i kultures ose te vetedigjet ne turren e druve mu ne qender te sheshit Skenderbej me gjithe rrumpjelet e tij.

  129. ThoughtPolice thotë:

    17 March 2008 @ 6:19 pm

    Sapo po lexoj ne media qe eshte arrestuar Delijorgji

  130. Geri thotë:

    17 March 2008 @ 6:22 pm

    Te ikin te gjithe per lesh te ikin po perpara te dorezojne ato milionat qe kane vjedh. Se ishte 18 milion sikur lexova kontrata dhe kuptohet qe keta ministra e kryeministra i kane bashke me ate plehren tregtar hekuri. Se puntoreve dy lek u jepnin. Ate delljorgjin si e lane te dilte i lire nga prokuroria pa i mare me pare makinen pa i mare llogarite bankare ku ka fshehur milionat. Me ato leke duhet te rindertohen shtepite duhen riblere bagetite. Kerkoni me te thjeshten dhe mos beni teori politike kot. Duhet te shkojne ne burg jo thjesht te ikin.

  131. Grupi thotë:

    17 March 2008 @ 6:22 pm

    Nese vazhdojme me kete squlljen tone fataliste athere edhe per 100 vjet ta gezojme cunin e Rams.

    Ore po ca keni me Edvinin ju njeher?? :) Ai s’ka as cun…apo ke degju ndonje gje ti Shefo??

    Megjithate pajtohem plotesisht me ty…po zgjedhjet duhet ti kish bere qe ne kohen e Topit…po edhe atehere te njejtat gjera thoshin…”na thane aleatet”…”Nato”…”BE”…Nejse tani zgjedhje s’behen, se as Edvini nuk eshte gati akoma. Zgjedhje nuk ka jo…dhe mbase tani s’eshte momenti.

    Che Guevara…qenke i madh fare!!…lexo Catron na keshillon…Po Enverin e ke lexuar?

  132. ema thotë:

    17 March 2008 @ 6:32 pm

    katastrofa qe ndodhi tek ne te shtunen i ngjan shume diges se vajmarit ne itali ne vitet 70. edhe zgjidhja qe do gjeje kjo ceshtje do jete e ngjashme me ate qe i dha qeveria e atehershme italiane. kush ka kuriozitet ta lexoje ne rrjet.
    por nuk me duket me vend qe komunizmi ne shqiperi krahasohet me kete palacollekun qe po ben Berisha&co ne vendin tone keto 20 vjet.
    ai Olsib ose duhet te jete i fandaksur ose nuk ka hicfare kujtese.
    qe te dalesh nga nje shtet feudal i prapambetur ne katapulte drejt e ne socializem, ne fund te se ciles popullata ishte nga 100% analfabete ne 90% me shkolle dhe gjenetikisht 99% te paster pa semundje gjaku, seksualisht te transmetueshme,me bibloteka ne cdo familje qe linin mendjen te gjithe ata te huaj qe hynin turiste ketu, kjo nuk eshte nje hicmosgje
    ajo qe po shikoj une ne 18 vjetet qe i mbaj mend jetes sime eshte maskarallek, qe te kujton “papen jeshil” dhe “zotin president” te Asturiasit, por ne shqiperi, dhe me kryeminister vendali, jo te huazuar nga jashte. prandaj kjo qe ndodhi jo vetem qe nuk do pare rehat nga divani, dhe as do pritur qe edi rama me shoke si ndoca hijena te zhvasin ndonje kocke pushteti.mbase doreheqja do qetesonte situaten ne vend, por nuk do e zgjidhte problemin.

  133. Kopetenti thotë:

    17 March 2008 @ 6:33 pm

    Doreheqja eshte nje akt qytetar por ne kete rast nuk mjafton me kaq…Ngjarja eshte jashtezakonisht e rrende. Keto ishin standartet e Natos qe ne po i plotesonim? Mehdiu ishte ne dijeni te gjithckaje ndodhte me tenderat apo ate te ashtequajtur fabrike te cmontimit te armatimit,apo menyren se si jane ndare parate e tenderit ashtu sic ndodh ne me te shumten e rasteve ne Shqiperi. Berisha nuk besoj se ka ngjyer gishtin ketu… se po te kishte marre do bente njelloj si me Bashen apo me Pangon.Nejse te shohim si do vene punet.Por mendimi im eshte se u mbyll me kaq.

  134. hunter thotë:

    17 March 2008 @ 6:34 pm

    Nga pikepamja penale/civile (nuk e kam fjalen nga pikepamja historike) gjithmone kam menduar se nuk ekzistojne pergjegjesi kolektive, por ka vetem pergjegjesi individuale. Eshte pikerisht kjo qe dallon nje komb te qyteteruar nga nje komb te paqyteteruar (komunist/fashist/islamik/diktatorial ne pergjithesi). Kush vazhdon te te shikoje te Sali Berisha (por mund te ishte edhe nje tjeter, E. Rama, F. Nano) pergjegjesin kryesor te kesaj tragjedia, ne fakt nuk ben gje tjeter vec konfirmon se populli shqiptar ne thelb nuk ka ndryshuar mentalitetin 40 vjecar komunist.
    Kemi ka nje minister qe per hequr qafe disa armatime, mbase i shtyre edhe nga interesa personale (nuk e perjashtoj) firmos nje kontrate ne nje firme private, pa caktuar asnje rregull sigurie, norma kontrolli etj. Ka nje pergjegjes kontrolli qe nuk kontrollon, ka nje Inspektoriat Pune qe nuk kontrollon, ka familje qe pa pike pergjegjesie nisin te punojne ne depo armatimi kalamaj (ta themi edhe kete), ka nje prokurori qe nuk heton etj. etj. Ka shume persona e struktura pergjegjese. Po te vazhdojme ti vejme fajin kryeministrit apo ministrit te radhes nuk kuptojme e mbi te gjithe nuk denojme ato qe duhet te jene pergjegjesit kryesor.

  135. bledialb thotë:

    17 March 2008 @ 6:36 pm

    ThoughtPolice thotë:
    17 Mars 2008 @ 5:28 pm
    @ bledialb

    Me kupton mer mik se cfare them une apo jo? Shqiptaret te shprehin mendimin e tyre. Problemi eshte qe nuk mund te marresh ti persiper dhe te na flasesh ne “emer te shumices”. Kush je ti mer zotni qe flet ne emer te “shumices”…

    Opoziten politike e permenda ne lidhje me zgjedhjet e parakoshme, pasi aktualisht kjo opozite copa-copa e Rames eshte alternativa e pushtetit…Ti nese nuk je i kenaqur me kete opozite, behu pjese e ndonje levizje te re…
    Vetem aman, mos beni si komunistet qe fshiheshin pas “frontit demokratik”.

    …………………………………………………………………………..

    Debati nisi kur ti etiketon njerezit….e une te thashe qe keta ketu jane shqiptaret qe japin opinionin….shumice e pakice une nuk bera….po mund ti numurosh vete.

    Mbase ti nuk kupton…qe njerezit kane mendime te pavarura nga Lideri qofte ky komunisti Berisha apo lideret e tjere.

    Ose nuk kuptohe qe qytetaret ne demokraci jane te lire te flasin vete, pa qene nevoja te futet ne PD, PS apo Frontin Demokrati.

    Ti fshihesh pas komunistit….Sali Ram Berisha…komunist qe nga 1967ta…..komedia me e madhe e pas 90tes…kur mbeshtetesit e komunistit Berisha duan te bejne ironi per komunizmin?!

  136. Lexuesi thotë:

    17 March 2008 @ 6:53 pm

    Le ta marrim shtruar e te distancohemi nga reagimet emocionale.Akti i F.Mediut eshte nje teresisht politik prandaj dhe eprori i tij politik ka per ta perdorur ate si nje mbulese per veten.

    Sic thashe le te distancohemi paska na momentet emocionale dhe te shikojme me tej se Gerdeci.Jemi ne prag te samitit te Bukureshtit,ngjarjet ne Mitrovice,situata e pasgjidhur e reformes zgjedhore,jane rrethana qe nuk lejne shteg per instabilitet politik.Nuk shkohet ne zgjedhje te parakoshme me keto probleme….harrojeni.

    Ne kete fryme konstruktive mu duk per here te pare dhe E.Rama ne deklaraten e tij per shtyp.Duhet kaluar kjo situate e veshtire,te pergatitet terreni per zgjedhje te ndershme dhe pastaj “sovrani” te shprehe vullnetin e tij politik.Deri atehere duhet urgjentisht qe Prokuroria dhe gjithe instancat e tjera te drejtesise te implikuara,te vejne para drejtesise fajtoret e vertete te kesaj tragjedie.Mjaft me me mbulime.Prokurorja jone bukuroshe ka rastin me te mire ne karrieren e saj qe te vertetoje qe eshte realmente e pavarur apo e pandikuar nga askend.

    Ky vend ska me nevoje per mbulime alla Kosine,alla Durres-kukes,etj etj …..ky vend ka nevoje me shume se kurre per te verteten.Guxo e nderuara znj.Rama dhe thuaju shqiptareve te verteten!!!

    Kryeministri i Shqiperise z.Sali Berisha nuk duhet kurrsesi te jape ne keto momente doreheqjen.Tashme akti i tij nuk mund te kete asnje vlere.Vendi deri ne stabilizimin e tij ka nevoje per nje kukull/aktor dhe ai eshte mjaft i mire ne kete aspekt.

    Shqiptaret nuk kane per t’a rrezuar S.Berishen as me gryken e pushkes,as me protestat e gabeleve te Vores,as me protestat tona virtuale.Ai do marri goditjen perfundimtare politike nga vete vota e lire dhe e ndershme e popullit.Koha eshte e afert (shih;permushjen e kushteve te siperpermendura)…por jo tani !!!

  137. Ilir thotë:

    17 March 2008 @ 6:58 pm

    O ema si qe ajo puna e atyre 1500 veteve ne fshatrat perballe bazes ku ndodhi tragjedia, qe sipas teje ka shume mundesi te kene vdekur?
    Sa per kujtese me duket se ty te ka lene shpejt. Leri ato budallalliqet qe ke lexuar nga librat e historise se kohes se Vekes per “bemat” e tij dhe shokeve te tij. Problemi yt dhe i disa te tjereve ketu eshte se ju jeni gjysma naive, gjysma “kopile”. Jeni gati te thoni budallalliqe e te paverteta per sa kohe ju ndihmojne ne argumentet tuaj te dale mode se komunizmi ishte sistem me i mire. Pa diskutim qe te ka lene kujtesa, po fare ama!

  138. gene thotë:

    17 March 2008 @ 7:00 pm

    largim i berishes nuk do te thote domosdoshmerisht zgjedhje te parakoheshme.

  139. ARDIANI thotë:

    17 March 2008 @ 7:00 pm

    NE THEMI QE BERISHA TE IKE /PO VALLE DO KETE VEND KU TE SHKOJE/????????????????????????????????????????????????

  140. Obvious thotë:

    17 March 2008 @ 7:06 pm

    A i sherben Shqiperise qe te dorehiqet kreu i qeverise dhe ta thelloje krizen e situates politike ne kete moment delikat (Kosova akoma eshte akoma e “brishte”) per Shqiperine?
    Kush jane alternativat?

  141. Lexuesi thotë:

    17 March 2008 @ 7:06 pm

    Gene

    Situata eshte tejet e veshtire e qe nuk le shteg per naivitet te ketij niveli.Pd-ja nuk ka kukull me te mire se vete S.Berishen (ndoshta Shaban Memia,,,,por nuk eshte i pershtatshem per postin perkates)!!

  142. Julius thotë:

    17 March 2008 @ 7:16 pm

    Lexues edhe une shpreha pak a shume te njejtin mendim me ty. (ne nje teme tjeter)
    Te pakten jo kaq afer me tragjedine e ndodhur, nuk duhet te shtrohet si kerkese largimi.
    Gjithsesi duhet marre parasysh se me ikje nuk nenkuptohen zgjedhjet e parakohshme. Ai thjesht mund t’i lere vendin dikujt tjeter. Me mirekuptim dhe konsensus t’i jepet kohe formacionit politik qeverises qe te zgjidhe situaten brenda vetes. (ketu rol mund te luaje presidenti)
    Tha dikush qe “hekuri rrihet sa eshte i nxehte”, mirepo puna e kovacit nuk eshte pune e paster. Ne baze te reagimit, opozita mund te stigmatizohet ne te ardhmen.

    Gjithsesi, nese konflikti vjen dita dites ne rritje dhe merr karakter personal kunder Berishes vet, atehere situata konfliktuale i tejkalon te gjitha situatat momentale ku ndodhemi. Pra nese protestat rriten ne nivel te madh, atehere ikja e menjehershme behet e detyrueshme.

    Une i qendroj mendimit tim perseri. Duhet te presin te pakten nje jave, njerezit dhe opozita.

  143. toko thotë:

    17 March 2008 @ 7:29 pm

    Jam dakort me Hunter pergjegjesia eshte kolektive Nese ju kujtohet kete kam thene edhe per njgarjen e Farkes Por Hanter pergjegjesai kolektive perfundon ne pergjegjesine e qeverise. Perse ka qeveri? Qe te vendose rregulla, qe te kontorlloje zbatimin e tyre. Ne rast se pergjegjesia kolektive do te ishte e asaj shaklle zhvillimi nuk do te kishte nevoje per qeveri do te ishte sic parashinte MELS dhe Hoxha Komunizem pas fazes se Socializmit. Ideale por e pa realizushme.

  144. nini thotë:

    17 March 2008 @ 7:34 pm

    Berisha zor se iken. Ate mund ta heqe vetem vullneti i popullit shqiptar me ndihmen e eksperteve, anetare te shoqates se ish-ushtarakeve duke hedhur ne ere kryeministrine!Ska me veprim te drejte se ky!!!

  145. gene thotë:

    17 March 2008 @ 7:36 pm

    Alternativat jane te pafund

    1- iken berisha dhe shumica aktuale zgjedh nje qeveri te re (po te keni folur me mbeshtetes te moderuar te PD do te dini qe berisha duhet te qendronte ne pushtet 4-6 muaj sa te reabilitonte figuren perpara pensionit)
    2- iken berisha dhe PD-PS zgjedhin nje qeveri “teknike” me kryeminister te djathte (pa zgjedhje te parakoheshme) me mandat te qarte per ceshtjen e kosoves
    3- qeveri teknike (qofte edhe vetem e shumices aktuale) me zgjedhje te parakoheshme

    Cilado qe te jete zgjidhja, do te kemi nje qeveri me mbeshtetje me te gjere ne popull se ajo e berishes e rrjedhimisht me prestigj nderkombetar me te larte.

  146. Koth thotë:

    17 March 2008 @ 7:41 pm

    Fevziu ne TV Klan,

    Doreheqja e Mediut akt civil dhe moral.

  147. toko thotë:

    17 March 2008 @ 7:43 pm

    Sa per largimin e Berishes dhe Qeverise dhe lidhja e ketij largimi me Mitrovicen, Mbledhjen e Bukureshtit etj etj.
    Une mendoj te kunderten largimi i kesaj qeverie do te ndihmoj Mitrovicen, Antarsimin ne NATO dhe mbarvajtjen e kombit shqiptar. Sot kjo qeveri ka mbi koke shume mjegull Qe nga hetimi i rruges Dures Kukes deri tek ngjarja e Vores. A do te kete mundesi kjo qeveri qofte edhe komplet e pafjasheme te punoj per Mitorvicen Kosoven NATO BE etj etj, me tere keto halle te tjera qe ka. Per kete mbase si e vetmja arsye ajo duhet te largohet. Duhet te vij nje qeveri e re qofte dhe perseri nga PD qe nuk ka mbi koke keto halle por qe me mendje te kthjellet duhet te punoj per kombin. Apo mos mendoni se keta jane te vetmit baballare te kombit qe vetem keta dine te cojne vendin ne NATO, te punojne per Mitorvicen e Kkosoven apo per BE? Dhe mjere ne cfare do e ndodhe po te ikin keta. Nuk mendoj keshut MeEndoj se edhe vete PD ka shume djem e vazja e mire qe mund te punojne te paketen me qete dhe me mendje te kthejllet se sa kjo qeveri..
    Te kthehemi tek Bersha Ai e perseris duhet te jape doreheqjen Kalohet apo jo ne zgjedhje te parakohshme pas kesaj kjo eshte tjeter faze. I kerkohet Ina Rames te bej punen e saj Edhe te doje ajo e shkreta ta bej punen e saj mendon se me forcen dhe fuqine e Berishes ajo do te bej dot punen e saj?
    Imagjinoni dot Ina te coj ne porkurori Bershen si Kryetar qeverie qe kishte per detyre kontrollin e kesaj katastrofe? Me kujtohet ajo puna e Bashes Berisha i shkon vizite Ines kur mendohej gjykimi i tij Cfare eshte biseduar ne ate vizite, cfare u tha nuk e di por di cfare u be, Heshtje. Keshtu do te kaloj edhe kjo pune po te jete Berisha ne pushtet. Nuk ka ndonje shprese edhe po te ike Berisha por te pakten me lehte do te jete duke menduar se brenda PD ka forca dhe zera qe e kundershtojne Berishen qofte edhe bute.
    Por edhe sikur azgje te mos behet Do te jete nje rruge per ti edukuar politikanet tane te mbajne pergjegjesi per to qe bejne dhe thone. Se pastaj sic e kam thene tek ajo tema ku nje deputet u ben thirje njerezve te mos paguajne energjinen elektirke thuaj cfare te duash bej cfare te duahs nuk ke asnje pergjegjesi, Je i plotfuqishem je Enver Hoxhe. Cfare ndyrshimi ka atehere ? Politikani ka nje pergjegjesi shume te madhe cdo fjale e tij cdo vepirm i tij ka influnce ne vendin qe ai drejton. Nje gabim kushton shume ndaj dhe pagesa duhet te jete e madhe per keto gabime. Pagesa eshte fundi i karieres politike. Shikoni pak rreth e qark ne boten e qyteteruar Mendoj se duhen mare ca mesime. Ndersa opozites do ti kerkoja permendimin tim te lere menjane interesat ekarigeve te tyre ( fitojne apo ne zgjedhjet e ardheshme) por te kerkoj ate qe eshte emira ekombit Vendosjne e nje qeverie pa kete mjegull mbi koke
    Vete as qe kam ndonje shprese per nje qeveri me te mire por te pakten jo per me keq sa do te behet.

  148. gene thotë:

    17 March 2008 @ 7:45 pm

    Kryeministri mba pergjegjesi politike per ministrat qe zgjedh dhe rezultatet e tyre, per veprimet qe kryen apo qe nuk kryen dhe per pasojat qe mund te sjellin, per ngjarjet si ajo e gerdecit e veprimet qe jane kryer apo qe duheshin kryer per ta evituar apo edhe per kulturen organizative qe imponon ne shtet (cfare rendesie ka siguria e shtetasve vs shpejtesise se ralizimit te c’armatimit) NDER TE TJERA.

    Pergjegjesia politike eshte e qarte dhe e nuk mund te mohoet dhe kerkesa per doreheqje (apo shkarkim nga vete PD) eshte mese e justifikuar.

  149. bledialb thotë:

    17 March 2008 @ 7:46 pm

    Ky Mero Fevziu…haaaa

    Po qe terheqie taktike, Mediu nuk pranoi se kishte bere gje gabim , tani do filloj media pro tije, te na bej elozhe per te,e ne te na dhimbset, qe ne ta duam prape, se ”Pa Mediun e PRne nuk merni pronen tuaj”, kuptohet thoshte PRja jo Shaban Memia.

  150. Ilir thotë:

    17 March 2008 @ 7:46 pm

    Ate mund ta heqe vetem vullneti i popullit shqiptar me ndihmen e eksperteve, anetare te shoqates se ish-ushtarakeve duke hedhur ne ere kryeministrine!

    Nini, ku e di ti se vullneti i popullit eshte te hedhe ne ere kryeministrine? Apo e keni zakon ju qe kur eleminoni ata qe s’u pelqejne, vini perpara ate shprehjen “Ne emer te popullit!”. O popull, sa gjera behen ne emrin tend… Po na del Nini flet ne emer tend!
    Une mund te kuptoj thirrjet per te kerkuar doreheqjen e Berishes si shenje e pergjegjesise qe qeveria ka ne kete ngjarje. Por te kerkosh hedhjen ne ere te k/ministrise (te cilen s’besoj se e ke seriozisht) me ndihmen e grupit te ish-ushtarakeve (puc ushtarak, alias revolucion komunist), atyre me te brumosurve me idealet e Partise tende, kete une s’e kuptoj dot. Kush thote qe komunizmi s’ka perspektive ne Shqiperi! Ju jeni xhevahire, mor po safi fare.

  151. gene thotë:

    17 March 2008 @ 7:52 pm

    Ilir thotë:
    17 Mars 2008 @ 7:46 pm

    Une mund te kuptoj thirrjet per te kerkuar doreheqjen e Berishes

    Nuk mjafton sot qe ti vetem “te kuptosh”
    Duhet qe edhe ti te ulerasesh
    Edhe ti je fajtor bashme me mua qe nuk kemi uleritur me pare (une ca me shume se ty pasi ti nuk e kishe kutpuar)

  152. Ilir thotë:

    17 March 2008 @ 8:12 pm

    Nuk mjafton sot qe ti vetem “te kuptosh”
    Duhet qe edhe ti te ulerasesh
    Edhe ti je fajtor bashme me mua qe nuk kemi uleritur me pare

    Gene, je i lire te ulerasesh e bertasesh, shkulesh leshte e kokes (ne qofte se ke, se mua me kane rene), te besh sikur s’te kane ngelur dy pare ne koke, a si te kesh qejf ti. Jemi demokraci tani, te gjithe pranohen. Ama, te me thuash mua qe edhe une duhet te bej si ty, qe edhe une jam fajtor (qe te jem i qarte, s’ndihem fare fajtor) jo i/e dashur. Ajo s’eshte demokraci, eshte imponim, dhune…

  153. nini thotë:

    17 March 2008 @ 8:16 pm

    Ilir me thuaj nje menyre tjeter konfrontimi kundra kesaj qeverie, kunder ketyre gjakpiresve!A mund ti luftosh me ligjin e gjykatat apo duke shkuar deri ne ato te shkalles nderkombetare???A mund te luftosh me drejtesi, kur peshku eshte qelbur me kohe???
    Popull eshte ai qe ndersa uleriste nga dhimbjet per te humburit ne vendngjarje qene aq e vetedijshem sa ne te njejten kohe te shanin e te ulerinin kunder Mediut, qe ndodhej i pranishem aty…..

  154. hunter thotë:

    17 March 2008 @ 8:31 pm

    Ne demokraci, qeverite nderrohen gjate zgjedhjeve me ane te votes se lire.
    Kush mendon, si nje pjese e pjesmarresve te ketij blogu, te kete aftesite e duhura per te meritur besimin e shqiptareve eshte i lutur te kandidohet per kryeminister ne zgjedhjet e ardhshme.
    Kush mendon se nje kandidat eshte me i afte se nje tjeter eshte i lutur te bleje biljete avioni nga Gjermania psh. dhe te ushtroje te drejten e votes, qe bota e lire me zemergjeresine e vet jep.
    Thirrjet per hakmarrje, dhune, prerje kokash, plumba balli, dinamite etj. jane tregues mentaliteti komunist qe nuk ka Londer, Berlin, Paris, Nju Jork qe e ndryshon….

  155. Ilir thotë:

    17 March 2008 @ 8:33 pm

    Nini, une i pashe ata qe vuanin dhe ata qe bertisnin (jo domosdoshmerisht ishin te njejtet). Kur ndodhin fatkeqesira si ajo qe ndodhi ne Gerdec, e vetmja gje qe mund te shkoje me keq se c’vajti eshte t’i thuash trurit “ik, p..u”. Asgje e mire nuk vjen nga nxitimi. Sa per ate se kush eshte popull e kush jo, preferoj te mos i hyjme atij debati. Vullneti i popullit vendoset me vote, jo me sulme ndaj kryeministrise, as me te bertitura ne TV. Demokraci se pari do te thote te respektohen institucionet, jo te shkaterrohen ato. Ministri i mbrojtjes dha doreheqjen. Ngjarja po hetohet. Lerini institucionet te funksionojne, jepini mundesi mjeteve demokratike te funksionojne, perndryshe do te ngelemi duke patur zili diktaturen e Enverit. Mua me vjen keq kur shoh thirrje te tilla nga shqiptaret qe e kane provuar disa here variantin e kaosit e rremujes, dhe ende nuk kane mesuar gje nga historia…

  156. Penar Musaraj thotë:

    17 March 2008 @ 8:34 pm

    Ne demokraci, qeverite nderrohen gjate zgjedhjeve me ane te votes se lire.

    Ne demokraci teorikisht nuk duhet te vdese njeri kot, nga baruti qe shteti grumbulloi afer shtepise. E kur kjo ndodh, populli ka te drejte te kerkoje perfundimin e mandatit te qeverise.

    Demokraci nuk do te thote qe ti zgjedh nje lider cdo 4 vjet, e rri duarkryq derisa te vijne zgjedhjet e ardhshme.

  157. hunter thotë:

    17 March 2008 @ 8:49 pm

    U pa puna, bashkohem edhe une me thirrjen:
    HASTA LA VICTORIA :-)
    dedikuar…..

  158. toko thotë:

    17 March 2008 @ 8:55 pm

    hunter thotë:
    17 Mars 2008 @ 8:31 pm
    Ne demokraci, qeverite nderrohen gjate zgjedhjeve me ane te votes se lire.
    —–
    Ne demokraci qeverite nuk ndrohen vetem gjate zgjedhjeve ato nderohen edhe kur japin doreheqje kur kryejn gabime ( mos them krime).
    ———————–
    Kush mendon, si nje pjese e pjesmarresve te ketij blogu, te kete aftesite e duhura per te meritur besimin e shqiptareve eshte i lutur te kandidohet per kryeminister ne zgjedhjet e ardhshme.
    —————
    Ky eshte problemi se ne kemi aq ndergjegje ta kuptojme se nuk jemi per kryeminister megithese nuk kemi qene nga ata qe pshurnin tek lulishtja e Parkut Rinia ne Tirane te pire. Por kemi qene me mire dhe prape patem mend dhe kurajo te themi jo ne jemi per pjatalares ne Amerike por jo per kryeminister ne shqiperi. E keqaj eshte se ka ca te tjere qe e dine veten te zote, ka ca pijanece injorante qe te pire ju duket vetja jo ministra por perendi dhe vijne fatkeqesite qe shikojme sot.
    Ndersa ata qe jane apo ishin vertet per kryeministra nuk paten as kurajon as edukaten te konkuronin me pijanecet e vagabontet qe konkuronin me me grushta e dinamite. Edhe ata ikin si ne dhe u bene pajatalares. Sot ata kane ne koke shprehjen e Konices (Shqiperi te kam th…jere) dhe nuk kane faj. Ne u beme militante me piajnecet, dhe sic na thane ata ne kor ne perseritem akuzat e e pijanceve ndaj te zotereve qe mund te ishin bere kryeminstra . “Komunista” thane pijanecet “KOOOMUNISTA perseritem ne, “Spiune” thane pijanecet “SPIUNE ” thame ne , “Hajdute”, “Qullace”, “cuna mamaje” thane pijanecet ASHTUUU pereritem ne
    Keshtu qe vendi u mbeti pijaneceve. Dhe sa per voten tone ajo nuk llogaritet pasi militatantet na i kane mare tere votat. duam te behemi demokraci kur 80 % e popullsise eshte militante me nje parti apo me tjeteren. Ne boten e civilizuar Militatet jane vetem 20% dhe 80% jane te pavarur dhe prandaj ka demokraci. Se te pavarurit bejne ligjin ndersa tek ne ligjin e bejne militatet. Nejse tjeter teme perseri me fal admin.
    Ngarjet po hetohen thote dikush lereni qeverine te bej punen e saj. Po iku qeveria ka romuje. E kam thene mundet qeveria te hetoj veten e saj? MUndet qeveria te punoj e qete pepaa tere ketyre problemeve qe kakombi yne dhe njekohesish te hetoj veten e saj?
    Perse do te behet remuje? Perse nuk u be remuje ne Itali France, Angli etj etj. Jemi Nordike me DNA apo jo?. Perse kemi firke sikur te jemi ne Iran apo Irak qe po iku Sadami apo Hajatulahu behet remuje? Jemi popull Evropian apo jo. Dime te ndrojme qeverite ne paqe dhe urti. Ne fakt vete qeveritaret duhet te largohen per te treguar se edhe ata kane ne gjak DNA prej Nordiku. Ndodhi si ndodhi bene nje gabim ( gabime bejne te tere nepune) ata do te largohen nga puna cfare ka ketu per remuje? Nese nuk jemi keshtu atehere duhet ajo dhuna qe kam then diku me lart se vetem keshtu marim vesh ne ( gjithmon nese DNA eshte gabim dhe nuk jemi nga Nordiku)
    Apo ….Nejse une kete nuk e kuptoj Jemi keshtu apo jemi ashtu Cfare jemi ????? ;)

  159. adriatik thotë:

    17 March 2008 @ 9:08 pm

    “Koka t’u çaftë mbi ndonjë shkëmb në Shkopet! Sytë të dalçin! Goja t’u thaftë! Qaf’ e këmb’ e duar e brinj’ e kocka thefsh kur një makinë do t’vij’ përballë, ndërkohë që sapo ke zbritur nga makina drejt një restoranti andej nga Klosi për t’u takuar me disa mafiozë lokalë për të bërë hesapet e hajdutllëkut të minierës së Bulqizës, duke pirë raki’ e duke qeshur si kafshë. Lëkura t’u djegt’, gjaku të vërshoftë, trupi t’u shkërmoqtë duke ta hequr zvarrë po ajo makinë nga fërkimi me anën e rrugës shkëmbore, dhe tym e hi, dhe nishan mos të mbesi…. dhe qente kur te te sulen, te mbrohesh me torben e gjalmi i saj te te keputet dhe koret qe ke mbledhur duke lypur, te te shperndahen…
    Me te vertet ky eshte nje i ckalur, ka perifrazuar mallkimin e myzeqarit nga lulmi i vdekur i Jakov Xoxes.

  160. hunter thotë:

    17 March 2008 @ 9:13 pm

    Kam nje pyetje, ka me teper pergjegjesi kryeministri aktual per aksidentin e ndodhur nje firme private apo Z. Edi Rama kur u permbyt Tirana nga hapja digave te liqenit prej nderrmarrjes te bashkise?

  161. bledialb thotë:

    17 March 2008 @ 9:17 pm

    Ramen ta hidhnim ne mes te ujit qe shpertheu nga liqeni…e…Berishen ne mes te shperthimi i predhave.

  162. olsib thotë:

    17 March 2008 @ 9:17 pm

    hunter thotë:
    17 Mars 2008 @ 9:13 pm
    Kam nje pyetje, ka me teper pergjegjesi kryeministri aktual per aksidentin e ndodhur nje firme private apo Z. Edi Rama kur u permbyt Tirana nga hapja digave te liqenit prej nderrmarrjes te bashkise?

    Mban mend gje te kene rene bomba atehere?! Dhe kur them bomba e kam fjalen per shume, shume bomba qe bien nga qielli sikur te ishin bresher!

    Vdiq ndonje person atehere?!

  163. adriatik thotë:

    17 March 2008 @ 9:18 pm

    more po eshte cudi e madhe, asnjeri nga rrumpjelet mbrojtes te Cjapit te Zgjebosur te Serbeve nuk po flet per kete katrahure te Krematoriumeve Moderne te Nazifashizmit Shqiptar.

  164. Marku thotë:

    17 March 2008 @ 9:21 pm

    Z.Hunter,
    Xhaxhai i gjyshit te te zotit te bujtines se hanit te Stavros ka vdekur perpara se te lindete nipi i gjyshit te …..
    Jo po Saliu tani duhet ta permbyt Shqiperine se keshtu ka bere edhe Edi,
    E çuditeshme apo jo,thjeshte e çuditeshme…

  165. hunter thotë:

    17 March 2008 @ 9:36 pm

    Shiko Marku, dallimi mes meje dhe ketyre siper eshte se mua per fatet personale te Berishes, si per gjithe politikanet e tjere ne pergjithesi nuk me intereson shume. Ka persona qe, per motive injoroj, urrejne cdo gje qe ben Berisha. Une them, ore s’te pelqen, mos e voto. Jo nuk i mjafton. Problemi eshte se keta tipa jane te afte ti vene flaken Shqiperise. Dje ja vune me pretekstin e firmave piramidale, sot per cfare….
    I japim teper vlere politikaneve, por shteti jemi ne.

  166. Penar Musaraj thotë:

    17 March 2008 @ 9:42 pm

    Hunter, firmat piramidale “pretekst”? Je mire ti?

  167. tao thotë:

    17 March 2008 @ 9:46 pm

    banoret dhe biznesmenet e zones se demtuar kerkojne demshperblim nga qeveria deri ne qindarken e fundit per pronat e shkaterruara.Une them te marrin pasurin e delijorgjit, dhe ta shperndajne neper popull ndoshta ze mend ndonje biznesmen tjeter trim e luan me bomba.se sido qe te vije puna ky delijorgji e ca te tjere si ky (tom kodoshi) tu vjedh e kane bo pasurine.

  168. Ll thotë:

    17 March 2008 @ 9:52 pm

    Berisha: Jemi vend demokratik, pranoj doreheqjen e Mediut

    Balkanweb
    17 Mars 2008, ora 21:17

    Kryeministri I Shqiperise Sali Berisha sapo ka pranuar kerkesen per doreheqje te ministrit te Mbrojtjes Fatmir Mediu. Nje kerkese e tille u dorezua vetem pak ore me pare nga Fatmir Mediu vetem tre dite pas tragjedise se Gerdecit. Shqiperia eshte nje vend demokratik dhe me shtet ligjor dhe ccdo gje eshte e percaktuar. Edhe doreheqjet mudn te ndodhin. “Une mendoj se qeveria ka deshmuar nje shkalle te larte ragimi efikas. Opozita me reagimet e saj kerkon te perfitoje nga situata per ti perdorur per qellime politike” deklaroi Berisha.
    Konkretisht ai shpreh: “Jam perpara jush per te komunikuar se pranova doreheqjen dhe do te jem serisht para judh kur te propozoj kandidaturen qe do ti ofroj presidentit Bamir Topi. Kompania qe punonte ne Gerdec ka paraqitur nje kerkese me shkrim dhe une disponoj kerkesen me shkrim te kesaj kompanie per nje kontrate te re te cmonitimit te municionit. Pervec kesaj kerkese Ministria e Mbrojtjes disponon dokumentin apo kontraten e firmosur. Sa per dyshimet per falsifikime, mua me duken gjera te pamundura, megjithate per kete prokuroria po ben nje hetim dhe po punon per zbardhjen e plote te te gjitha pergjegjesive. Ministria e Mbrojtjes ka ofruar dhe do te ofroje cdo dokument, jo vetem prokurorise por edhe mediave te gjitha dokumentat ligjore. Te gjitha keto pasi te hetohen do te jene edhe disponibel per te gjithe. Gjithashtu do te jene ne dispozicion edhe nje sere dokumentash te tjera dhe vendimesh te marra mbi bazen e kesaj kerkese. I gjithe procesi eshte nen hetim dhe cdo gje do te percaktohet nga eskpertizat e eksperteve te cilet me pas do te thone fjalen e tyre. Mbi bazen e ligjit te emergjencave qeveria do te zhdemtoje nje per nje te gjitha demet materiale”, deklaron Berisha.

    Tragjedia e Gerdecit, ne pranga kreu i MEICO dhe Delijorgji

    Ora 19:25 Policia ka ndaluar 4 persona per shperthimet ne tragjedine e Gerdecit. Sipas burimeve te policise behet fjale per ndalimin e presidentit te firmes çmontuese ne Gerdec Mihal Delijorgji. Lajmi eshte konfirmuar nga burime te policise se Tiranes te cilet bejne te ditur se 4 personat jane shoqeruar ne Drejtorine e Policise vetem pak minuta me pare. Sipas policise firma Alb Demil çmontonte municionet ne depon e Gerdecit. Njekohesisht mesohet se eshte shoqeruar ne Drejtorine e Policise se Tiranes edhe drejtori I firmes MEICO Ylli Pinari. Po keshtu te shoqeruarit ne mjediset e Drejtorise se Policise se Tiranes jane edhe dy persona te tjere, punonjes te MEICO. Kater ndalimet kane ardhur pas tragjedise se Gerdecit ndersa tashme ketyre personave do iu kontrollohen zyrat dhe dokumentacionet lidhur me menyren e perfitimit ne lidhje me kete biznes. Gjithashtu policia ben te ditur se do te kontrollohen te gjitha bizneset e tjera te tryera nga keta persona. Aktualisht te 4 te ndaluarit jane duke u marre ne pyetje nga hetuesit. Ndalimin e 4 personave te pare te ngjarjes se Gerdecit e kane konfirmuar edhe burime te prokurorise.

  169. Pjer Thomas thotë:

    17 March 2008 @ 9:54 pm

    Dorheqja eshte akt ndershmerie, megjithse ne kete rast eshte me e pakta, sepse gjithshka varet nga hetimet, nese do te jene te ndershme. Zgjedhjet e parakohshme djema, eshte mendim i parakohshem :-)
    Lexuesi, me ke vjedhur mendimet :-)
    thoughtPolice, ai Delijorgji, eshte liruar , sipas Koth. Lajmi i gazetes eshte i vjeter. Aty gjerat evolojne çdo minute.

  170. bledialb thotë:

    17 March 2008 @ 9:57 pm

    Berisha: Jemi vend demokratik……

    Kur popullit si gjenden kufomat e mbushur spitalet me te vrare e te plagosur?

    Ky mbiemri ”demokratik” qe perkthehet i populli, pak ironik, pas kesaj tragjedie, kur e vetmia gje qe nuk kishte pyetur njeri, qe jeta e popullit.

    Pra vret popullin e nuk pyet per jeten e tije, e thua jemi vend qe udhehiqet nga vullneti i popullit?!

    Apo ku dine shqiptaret ca do me thene demokraci?!

  171. Vemendje thotë:

    17 March 2008 @ 10:02 pm

    Eshte per te ardhur keq qe kjo qeveri duhet te dal jashte funksionit se ja beri vetes. Ka me teper se dy vjet qe kjo qeveri duhej te mos qeveriste.
    Opozita ka radhen, por nuk e rrembyen, sic eshte zakon ne keto 20-te vjetet e fundit, por eshte bindur situata per kete perfundim.

  172. Leon thotë:

    17 March 2008 @ 10:27 pm

    Mire o Berishe se vende demokratik jemi…. Thuaji fansave te tu ketu qe te krijojne arsenal fjalesh dhe justifikimesh..
    Digjet femija 3-vjecar se luan para oborrit te shtepise…Shkrumohet gruaja shatzane brenda shtepise se vete.. 4 kufomave nuk mund te njihen ca jane mashkull a femer..
    Rrafshohen shpi dhe katandi dhe perseri ti nuk mban pergjegjsi..
    Si nuk i vjen turp ketij dhe turp edhe atyre qe mundohen ta mbyllin kete tragjedi…
    Tu vije turp edhe atyre qe i vijne nga pas dhe bejne komente nga me te ndyra dhe poshteruse..
    N.q.s. ky njeri nuk qerohet sot si mund te pretendojme ta heqim me zgjedhje demokratike dhe te lira?? Ky eshte me te meta mendore..
    A ka njeri qe mund sadopak ta imagjinoje sikur kjo tragjedi te ndodhte ne VLORE c’fare mund te behej??
    Te lumte Sali se ke gjet provincialet e tiranes dhe fshatrat perreth qe i manipulon dhe i shtyp si te doje menderja… I vret dhe i poshteron!!!
    Te lumte edhe se ke gjet popullin indiferent te Tirones dhe barkemedhenjte e bllokut…
    Te lumte edhe se ke gjet shkerdhatat e medias dhe te politikes..
    Te lumte me ne fund qe ke gjet edhe pjesen me injorante te popullsise qe beson verberisht tek ty edhe sikur tu thuash qe fajin e kane Alienet dhe firmat imagjinare amerikane…

  173. ados thotë:

    17 March 2008 @ 10:27 pm

    Hmmm. te shohim mbas 4 prillit.. nese marrim antaresimin e ne NATO, zorr se jep doreheqje Berisha…Nese jo, atehere ka nje shanc te mire per te leshuar karrigen….

  174. Lexuesi thotë:

    17 March 2008 @ 10:28 pm

    Ato 3 opsionet e dhena nga Gene bien automatikisht kur ndeshen me realitetin politik ne vend.Duhet te dijme qe te gjitha hallkat institucionale ne vend jane te lidhura ngushte me qytetarin Sali Berisha.Duke u nisur qe nga Komandanti Suprem i Forcave te Armatosura,Presidenti i Republikes se Shqiperise deri tek zv.shefi i Hipotekes z.Gazidede (qe dikur kurohej jashte me parate e taksapaguesve shqiptare) i jane borxhllinj politik ne nje menyre a tjetren Kryeministrit.

    Sistemi ierarhik i ndertuar ne Shqiperi eshte i tille saqe opsioni i largimit te Kryeministrit pa shkaktuar zgjedhje te parakohshme eshte krejtesisht i pavend.

    Fakt eshte qe Kryeministri vertetoi se eshte pergjegjesi nr1 politik per cka ndodhi ne Gerdec por situata dhe rrethanat politike nuk lejojne nje destabilizim te mundshem te situates.Dekaratat kontradiktore ne keto dite te kryeministrit dhe gafat e tij te njepasnjeshme vertetojne me se miri se i ka shpetuar situata nga kontrolli cka eshte shenja me e mire e deshtimit te kesaj qeverie.

  175. Genti thotë:

    17 March 2008 @ 11:13 pm

    Kush jep doreheqje Sala jo gjall ne bot!

  176. ados thotë:

    17 March 2008 @ 11:21 pm

    Nuk pipetin as Bamir Topi,ku eshte presidenti..???
    Po Topallina? Mi gjeni ju lutem ???

  177. shefi kuadrit thotë:

    17 March 2008 @ 11:43 pm

    Topi eshte ne tel me Nanon se ky i fundit po i kerkon llogari pse sja ka dhene te tera eurot qe i premtoji per votat qe i dhe Nano per tu bere president.
    Topallesha…ehh aman cna hap zorret e barkut tani.

  178. gene thotë:

    18 March 2008 @ 12:48 am

    …do te jem serisht para jush kur te propozoj kandidaturen qe do ti ofroj presidentit Bamir Topi…

    Kercenim apo sfide??????????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  179. visi_el thotë:

    18 March 2008 @ 1:32 pm

    gjesti i mediut ishte mese i detyrueshem,sepse e donte puna te largohej pa anje dyshim.ky gjest duhet bere dhe nga Berisha me shoket e tij,sepse u lodhem nga kjo qeveri e ndyre qe na drejton.BARISHA-NANO IKKKKKKKKKKKKKKK

  180. tung thotë:

    18 March 2008 @ 1:43 pm

    Sala eshte komunist i vendosur,ata vdesin dhe nuk dorezohen. Shtrohet ceshtja Sala IK.Une them se ai nuk duhet te kishte ardhur ne kete post qe ne fillimet e tij[ky eshte gabimi fatal i te gjithe atyre qe e sollen] dhe aq me shume per here te dyte.Vete e deshet vete e duroni.Dolen fjalet e NAMIK HOTIT.Nuk ka bir K… te heqi komunistat tani qe jane bere me te pasurit e ketij vendi,le te grijme sa te duam ne ketu.E moren komunistet uraten.

  181. Ujvara thotë:

    18 March 2008 @ 3:08 pm

    Nuk e kuptoj fare cfare beni ju njerez qe vetem rrini shani, nese jeni kaq te zote cohuni dhe merrni situaten ne dore para se te kerkoni doreheqjen e ketij apo atij. Dhe ju qe jeni larg ejani ketu ne Shqiperi dhe punoni pra, “sillni ndryshimin”. Eshte e lehte te rrish ulur para kompiuterit dhe te japesh mend e te shash cdo veprim qe ben nje njeri ne krye te vendit, po shkoni nje here vete ta shihnim sa te zotet jeni. Ne vend qe te bashkoheni dhe te gjeni menyra per te ndihmuar, kerkoni doreheqjen. Iku Ministri i Mbrojtjes, nje nder ministrat me te rendesishem, cfare doni me tani? He pra shkoni ju dhe rregullojeni situaten me ate qe dini, nuk po them te beheni brenda dites doktora apo ushtarake, po me ate qe mundeni te beni. C’te mire do sillte ne kete cast nderrimi i pushteteve, ne nje vend me qendrueshmeri te brishte si Shqiperia?

    Dhe po te jeni kaq te zgjuar dhe krenare per veten tuaj, dilni me emrat tuaj ketu jo me pseudonime qe te gjithe. Hajt tung!

  182. gene thotë:

    18 March 2008 @ 3:25 pm

    Ujvara thotë:
    18 Mars 2008 @ 3:08 pm
    po shkoni nje here vete ta shihnim sa te zotet jeni.

    ne fakt ke te drejte ujvare!
    Nje masaker te tille veshtire se mund ta realizonim. Per keto pune duhet berisha ne krye te shtetit.

  183. Ujvara thotë:

    18 March 2008 @ 3:34 pm

    Po sigurisht, ai eshte i pari vendit. Ti as aq nuk di te realizosh, ndaj rri ne Europe apo ku je nuk e di. Eja pra, eja tani dhe siguroi gjithe depot qe na i ka lene peshqesh Enver Hoxha, se brenda dites realizohet, eshte aq e thjeshte…. pse nuk vjen?

  184. G. thotë:

    18 March 2008 @ 3:35 pm

    Po t’i vesh re komentet, gjithe njerezit qe urrejne Saliun shkruajne neper forume. Vecanerisht ketu.
    Kjo tregon shume se sa jete paskeni! Shkoni punoni aty beni nje gje me vlere hej Zot tere jeten doni me nejt ul me zgjidh hallet e qeverise, dikur neper kafe tani neper forume. Te shkretet ne si popull qe dominohemi nga fara juaj.

  185. gene thotë:

    18 March 2008 @ 3:39 pm

    Ujvara thotë:
    18 Mars 2008 @ 3:34 pm
    …as aq nuk di te realizosh…

    Mos keni ndermend ndonje gje me te madhe se kjo “as aq” qe une nuk di te realizoj?!

    Ujvara thotë:
    18 Mars 2008 @ 3:34 pm
    … ndaj rri ne Europe apo ku je nuk e di…

    Kete e ke mesuar nga mediu apo e keni patur direktive partie?

  186. gene thotë:

    18 March 2008 @ 3:41 pm

    G. thotë:
    18 Mars 2008 @ 3:35 pm
    …Te shkretet ne si popull qe dominohemi nga fara juaj…

    fatkeqesisht ne si popull dominohemi nga ata qe i vune minat gerdecit.

  187. gene thotë:

    18 March 2008 @ 3:42 pm

    Nuk besoja se do te kish shqipfoles kaq te pershtire!
    Ne fakt jane mbledhur si mizat pas m.tit rrotush berishes

  188. Ujvara thotë:

    18 March 2008 @ 3:44 pm

    Gene, mund te pergjigjesh dhe jo te komentosh dhe “citosh” fjalet e mia, apo s’ke argumenta dhe pergjigje? Dhe me duket nuk po luftoj per ndonje parti, po me vjen keq per kete vend qe ja me cfare humb kohen, ne vend qe te beje dicka konkrete.

  189. Lor thotë:

    18 March 2008 @ 3:45 pm

    Po ti ‘qene’ ku i ke mesuar ‘copy/paste’ te nejrezve te tjere, duke lare pjata ne Gjermani apo kudo qofsh?

    Ne kete katastrofe (e realizuar totalisht nga pakudjesia shqiptareve, s’ke nevoje per prova 2 jave me pare hypen 19 veta ne nje barke per 5, tregon sa kujdes kemi ne si popull me ceshtje delikate) edhe pse ti dhe nervriket e tjere ketu ne forum s’doni ta pranoni, qeveria tanishme e ka perballuar me se miri krizen.
    Le qe ca di ti, ti je larg Shqiperise dhe jep mend, SI GJITHMONE shume tipik qenke. 100% shqiptar qe s’ben hajer.

  190. blete thotë:

    18 March 2008 @ 3:48 pm

    vetem nje koment te vogel @ ujvara dhe lor: ata qe ju mbajne me buke, kane edhe te drejte t’ju japin mend ndonjehere.

  191. Ujvara thotë:

    18 March 2008 @ 3:55 pm

    Une mbaj me buke veten time. Dhe jetoj ne Shqiperi. Cdo njeri duhet te nxjerre buken e vet

  192. gene thotë:

    18 March 2008 @ 4:00 pm

    Ujvara thotë:
    18 Mars 2008 @ 3:44 pm
    apo s’ke argumenta

    argumentat shko ti numerosh ne spital

  193. gene thotë:

    18 March 2008 @ 4:01 pm

    Lor thotë:
    18 Mars 2008 @ 3:45 pm
    … duke lare pjata ne Gjermani…

    Nje gje eshte e sigurte, qe nuk e kam mesuar duke masakruar njerez ne gerdec

  194. Ujvara thotë:

    18 March 2008 @ 4:01 pm

    Dhe nje gje, per Blete - jam shume dakord me ty ne parim, POR, te japesh mendim nuk eshte te perdoresh fjalet “e peshtire” si dikush me siper, por te debatosh sic duhet me argumenta, pa cituar fjalet e mia, etj. Dhe une jam e nevrikosur me menyren si behet debat ketu, ne TV, dhe kudo ne Shqiperi

  195. gene thotë:

    18 March 2008 @ 4:05 pm

    ndersa ka nga ata qe jane te nevozuar me menyren se si i vret njerezit ky shtet

    Ujvara thotë:
    18 Mars 2008 @ 4:01 pm
    Dhe une jam e nevrikosur me menyren si behet debat ketu

  196. ilir thotë:

    18 March 2008 @ 4:22 pm

    kjo eshte shkaktuar nga agjenturat e rajonit per te minuar anetaresimin e shqiperise ne nato tha nje diplomat perendimor ne maqedoni,ai tha se gjithashtu po ndjekim nga afer disa politikane qe po mundohen te krijojne kaos,nga tch

  197. cluephone thotë:

    18 March 2008 @ 5:03 pm

    tee hee,
    oh cu kenaqa!

  198. blete thotë:

    18 March 2008 @ 5:17 pm

    ujvare, ti ke te drejten tende te nxehjes, por s’ke pse i hedh benzine te njejtit zjarr qe do te shuash.
    fjalori pastrohet teper lehte me nje ankese te moderatoret e forumit, qe te siguroj une jane duke pritur me gershere ne dore.
    nese predikon durim edhe fryme bashkepunimi, eshte e rendesishme ta zgjasesh doren vete e para.

  199. jamzulu thotë:

    19 March 2008 @ 12:25 am

    I besoja Berishes, deri diten qe mesova se ku binte Gerdeci. I besoja per hir te nje ideali te vjeter, por qe do me vinte dita ta kuptoja se ishte i rreme dhe s’kish asgje te perbashket me bindjet e mia. Heren e fundit qe i besova ishte kur pa pike turpi, kryeministri i nje vendi del dhe ia hedh fajin nje firme amerikane. E verteta do te zbardhej vetem pak ore me vone, kur do te fillonin te shuheshin flaket e Gerdecit. Te gjithe u turrem te mesojme se cfare eshte kjo firme dhe e verteta na u perplas ne fytyre me keq se shkulmi i shperthimit te se shtunes. TURP!!! Si mund ta lini jeten tim ne duart e ca mafiozeve, ca krimineleve, ca te korruptuarve. Pse mor zoteri e krruajte serish me bazat? Pse luan me zjarrin? Mund te mbushje fare lehte xhepat e tua si qeveritaret socialiste dhe te mos na vrisje…Por rruga me e shpejte e fitimit eshte dhe me e rrezikshmja, apo jo. Zgjodhe serish piramiden, megjithese kesaj here jo ne forme fajdeje zgjyrane, por me te barotit. Perzure Mediun, dash per kurban…te ikesh dhe vete? Jo, s’jam aspak dakord. Nuk te ka ardhur ende ora. Ke hesape per te lare. Rregullo njehere kasaphanen, lehteso dhimbjet qe shkaktove dhe pastaj mund te largohesh i qete se lave ndergjegjen me tokesoret dhe te pret vetem t’i japesh llogari Zotit. Po,po, Zotit. Atij qe i drejtohemi dhe ne “zulute”, qe prej se shtunes, kur me duart nga qielli themi: Ruajna zot, se s’e dime me cfare fsheh kjo toke dhe cfare na pret…

  200. tan thotë:

    19 March 2008 @ 11:27 am

    ska faj mediu, ai u perpoq te bente mire, ta fuste shqiperine ne nato, as nuk ja arriti dot, por doli edhe me te vdekur dhe me urrejtjen e njerezve, as para nuk fitoi se tregetia s ishte e tij, ca faji ka mediu, askush si beri banoret me faj, qe punonin dhe pranonin ne heshtje ate pune te zeze, te gjithe i quajten viktima, perse s bene ata nje denoncim? tek top channel, nje telefonate largm lajmi kalon para nesh tek ju, etj etj ca faji ka mediu, edhe une do ndihesha keq po te isha si ai, nje deshtak, por jo nje makut.

  201. DON SHEHU thotë:

    20 March 2008 @ 1:01 am

    Qe s’ka faj kjo eshte evertete ,por ka nje faje qe per arsye morale dha doreheqje.E gjeti ushtrine ne q. se e keni lexuar zbathur me atlete e shtepise e ngriti me vizionin per Nato e drejt Evropes.Njeriu me pozitiv i kesaj qeverie dha doreheqje jo se eshte fajtor por thjeshte eshte nje njeri i moderuar e i kohes e jo i mendimeve te vjetera komuniste qe nuk e kane leshuar karriken edhe kur kane qene fajtore.Per mendimin tim fajtore eshte kompania qe e mmanazhon dhe drejtuesit e saj si dhe vete punetoret qe nuk zbatuan rregullat e sigurimit e ne q se thyeshin rregullat pse nuk e ngrinin zerat,por tani dalin neper rruge me metoda te vjetera e shkaterruese.Nuk eshte qeveria fajtore ose nuk eshte Saliu ose Mediu ,fajtore eshte mentaliteti yne si dhe opozita qe kemi ne qe kerkojne te shfrytezojne kete situate per interesat e tyre.Ajo qe me vjene keq mua eshte kur lexoj disa shkrime ketu tek peshku prej njerez qe gjoja u vjene keq per ate fatkeqesi e e kerkojne kete fatkeqesi duke quajtur shkaktare Saliun.Camon now,be real now….Me keto mendime e disa prej tyre rrojne ne vendet me demokratike e ne i shohim keto fatkeqesi ndodhin edhe ketu por asnjehere nuk shfrytezohen per permasa politike po vetem si te ndihmojne njeritjetrin per te kaperxyer situaten.Hiqni dore nga keto metoda te vjetera e te ecim perpara e jo te shohim si te ecim prapa.

  202. Ujvara thotë:

    20 March 2008 @ 11:48 am

    Don Shehu, pershendetje! Me pelqeve shume, se perdore arsyetim, dhe pa mbrojtur kete ane apo tjetren, kjo nuk ka ASNJE rendesi ne kete cast. Dhe me lejoni vetem t’i kujtoj gjithe njerezve ne kete forum, qe kur vdiqen njerezit deterave me skaf, Ish-Kryeministri nuk ishte ketu fare, por ishte duke bere qejf jashte, dhe kur opozita e atehershme kerkoi doreheqjen, PS u pergjigj me argumentin “te zgjidhim krizen me pare”. Atehere edhe ju sot pranojeni kete argument, aq me teper kur Kryeministri sot eshte 24 ore duke u perpjekur dhe i pranishem.

  203. Ujvara thotë:

    20 March 2008 @ 11:57 am

    Kisha dhe dicka per BLETE: Moderatoret e ketij forumi po rrinin me gershere ne dore dje duke prere disa komente te nje personi qe kishte mendime te ndryshme, dhe aspak te ndyra. Nderkohe qe ‘qene’ ka perdorur ca shprehje te turpshme, por komenti eshte ende aty. Keshtu qe nuk besoj shume te ‘drejtesia’ e administratoreve. Dhe pres te pritet me gershere dhe ky koment. Tung.

  204. akvll-naja thotë:

    20 March 2008 @ 12:01 pm

    Unë kisha diçka për Ujvarën: ka 5 ditë që futem te Peshku dhe sa herë hap faqen do më dalë emri yt përpara e të njëjtën gjë lexoj prej teje. Ik o goce shif punën, nëse ke, se na çudite sytë! Nëse s’ke (punë), dil dhe gjej!
    Sinqerisht
    A.

  205. Ujvara thotë:

    20 March 2008 @ 12:11 pm

    Me vjen shume keq akullnaja, po paske ti 5 dite ne kete forum, une per here te pare ne jete, kam hyre dje

  206. akvll-naja thotë:

    20 March 2008 @ 12:20 pm

    Epo do të të kem parë në ndonjë faqe tjetër pra… ose koha më është dukë aq e gjatë që dje… sidoqoftë, meqë qenke e re këtu, ky s’është forum, është blog informativ, ku secili ftohet të sjellë informacion të ri ose ndonjë mendim mbi fillestarin, por besoj që s’ka nevojë të përsëritet e njëjta gjë 50 herë, arsyje për të cilën mendoj se të ka rënë gërshëra (për dijeninë tënde, s’kam asnjë lidhje me gërshërën; të ish për mua do kisha bllokuar ty dhe gjithë militantët e majtë dhe të djathtë bashkë, që çdo temë do e kthejnë në diskutim surreal).

  207. Koth thotë:

    20 March 2008 @ 12:21 pm

    Ujvare !

    s`ka lidhje fare kjo me argumnetin. Ngjarjet mund te kene vetem nje gje te perbashket. Numrin e madh te viktimave. Trafikun e klandestive qe mori jo vetem ato jete njerezish , pra ato te 9 Janarit, mund te kishte padiskutim njerez me pushtet qe e mbeshtesnin, por nuk eshte si kjo e Gerdecit.

    Ketu po bhet fjale per nje gje shume te rende , shume
    Viktima qe akoma nuk dihet se ku jane dhe sa jane ( sot u gjenden dy kufoma te tjera ), behet fjale per mbi 300 te plagosur , midis te cileve ka dhe shume qe jane ne rrezik per jete ( do zoti dhe ja u zgjat jeten ) behet fjale per mbi afro shtepi te demtuara rende, lehte apo te shkateruara fare. Behet fjale per disa dhjetra biznese qe kane nderprere punen per shkak te demtimeve dhe disa dhjetra punetore qe nuk punojne dhe qe nuk do marrin paga. Behet fjale per afro 4000 persona te tramatizuar qe ishin aq fare prane vdekjes dhe qe do zgjase per shume kohe.
    Behet fjale per nje imazh te shkateruar te Shqiperise turistike ( nga imazhet qe dhane TV e gjithe botes )
    Behet fjale per demtimin e arkes se shtetit sepse do nderhyhet ne buxhet per eleminimin e pasojave tragjike te kesaj katastrohe e si pasoje do kete impakte te tjera te natyres ekonomike qe do shtrihen ne te gjithe Shqiperine.

    Do te thote shume shume. Dhe eshte pergjegjesi e qeverise te flase.

    Po mua me vjen cudi qe ju nuk evidentoni faktin qe vete Berisha dje falenderoi opoziten per rolin e sa korrekt ne kete histori.

    Une jam dakort me ty kryesorja eshte eleminimi i sa me te shpejte i pasojave dhe i atyre fatkeqeve.

    Por meqe e keni spostu pak debatin edhe politikisht une nje pyetje e kam per ty : po nuk foli sot opozita kur duhet te flase ?

    Kjo eshte shume thjeshte : opozita kerkon doreheqjen e Berishes, ai thote nuk e jap .

    Pra po ta shikosh nuk eshte shume komplikuar. Nese vete Berisha e gjykon se duhet ta jape mire, nese jo le te mos e jape.

    Por neser do kete nje pyetje tjeter besoj . Pse nuk e dha doreheqjen se mbase do ishte me mire sesa qendrimi i tij ne krye te qeverise mbas kesaj ngarje dhe kete pyetje mund ta besh dhe ti.

    P.S Gjykata i le ne burg si mase sigurie tre te arrestuarit e pare.
    P.S1 . Vazhdojne deshmite e minoreneve te punesuar ne ate punishten e demontimit.
    P.S2. Kjo nuk eshte aventure klandestines

  208. AR31 thotë:

    20 March 2008 @ 12:47 pm

    Po keta militantet e doktorrit, nuk e kuptojne qe kjo gje mund ti kishte ndodhur dhe atyre? mund te ishin vrare dhe ju ne Gerdec? C’eshte kjo verberi? dilni o te gjore nga shpella ku ju futi bajlozi juaj pa koke e ku ju nxorri syte. ka ndodhur nje nga krimet me te perbindshme te historise se Shqiperise, kurse keta idiot vazhdojne bejne krahasime dhimbjesh dhe te vdekurish vetem e vetem per ti ruajtur fronin ketij krimineli te paskrupullt. Nuk eshte ceshtje politike, ky eshte reagim qytetar! kur e imagjinoj tani, eshte cmenduri, femije qe cmontonin predha!!! do hyjme ne europe ne dhe ne nato me femije qe cmontojne predha!!!

  209. ados thotë:

    20 March 2008 @ 12:53 pm

    Skenari i fundit….Shqiperia behet antare e NATO-s, dhe aty te shikoni Bimbashin c’valle do te hedhi…harrohet historia….te vdekurit me te vdekurit dhe ne me te gjallet…perceptim serioz i gjendjes…!!

  210. Ujvara thotë:

    20 March 2008 @ 1:27 pm

    Me vjen vertet keq per menyren si flisni te gjithe, me shprehjet qe perdorni, si taksista qe dini gjithca. Nuk e di kush eshte miltant ketu, ata qe vene gishta dhe shajne njerez te caktuar, apo ata qe japin nje mendim, dhe nuk e di se cfare informacionesh te reja po sillkeni ju ketu, kur jeni JU, shumica derrmuese qe shkruani ketu, qe perserisni TE NJEJTEN GJE “te ike Berisha”. S’po lexoj ndonje ide te re ketu. Jeni tamam militante, dhe kjo faqe nuk mund te kishte emer me te bukur, se te gjithe po silleni po perpeliteni si peshku pa uje. Lamtumire nga kjo faqe.

  211. Tironsi thotë:

    20 March 2008 @ 1:38 pm

    O Ujvare, nje pytje te thjeshte. Kush e ka pergjegjesine qe vdiqen keta njerez, u plagosen qindra e u rrafshun gjithe ato shtepi?

  212. Koth thotë:

    20 March 2008 @ 1:43 pm

    Zeri i Amerikes komenton deklarimet e djeshme ne parlament :

    …Kryeministri Sali Berisha, i akuzuar si ndër përgjegjësit kryesorë nga ana e opozitës, u shpreh se ai nuk ka patur dijeni për Gërdecin.

    “I quaj të papranueshme me gjithë dijeninë time, vendosjen e çmontimit në zonën ku është vendosur. Dhe ka një vendim shumë të qartë të Këshillit të Ministrave se cila është praktika që duhet të ndiqet. Dhe çdo vendim tjetër dhe mospaqyrim të tij ka përgjegjësitë e veta. Pra në rast se thyhet urdhri i kryeministrit, ai që nuk zbaton urdhrin, ai ka përgjegjësi. Që Gërdeci nuk duhet të ishte e kam thënë dhe e them 100 herë. Ai që vendosi të mbajë përgjegjësi të plotë dhe ju që hetoni, hetoni këto elementë: kush e vendosi! Zotërinj, emrin Gërdec e kam dëgjuar për herë të parë më datën 15 mars”.

    Këto deklarime tingëllluan në një farë mënyre si një shkarkim të përgjegjësisë te ministria e Mbrojtjes. Ministri i dorëhequr Fatmir Mediu edhe mbrëmë mbrojti variantin se gjithshka ishte bërë sipas rregullave dhe se vendndodhja e fabrikës së caktivizimit të municioneve ishte bërë gjithshtu me mendimin e specialistëve…

    Te gjithen mund ta lexoni ketu :

    http://voanews.com/albanian/2008-03-20-voa2.cfm

  213. Genta thotë:

    20 March 2008 @ 1:44 pm

    Ne rradhe te pare e kane fshataret qe ndertuan shtepine aty, pastaj vete fshataret qe shkuan e punuan aty kur nuk ishte kaq e sigurte. E kane femijet qe ne vend te shkonin ne shkolle, punonin te fabrika dhe e ka fajin ai apo ajo qe beri kete “aksident” e ndezi nje shkendije. U kishin thene qe duhani ndalohet, madje me ligj. Edhe firma ka nje cik faj, qe nuk i zbatoi ligjet per sigurimin.

  214. Geri thotë:

    20 March 2008 @ 1:47 pm

    Te lutem ujvara mendoje dhe nje here MOS IK!

  215. akvll-naja thotë:

    20 March 2008 @ 1:49 pm

    Genta,
    prandaj ka shtet, që të mbrojë të pazotët nga vetja e vet, të mbrojë ata që janë aq të varfër sa shkojnë e punojnë në rrezik, të mbrojë ata që s’dinë ku të ngrenë një çati për ta pasë mbi kokë, ata që s’e realizojnë rrezikun e vërtetë. Nëse të tërë do ishim të mençëm, të pasur e të përgjegjshëm, nuk do kishte nevojë për shtet se do i rregullonim mardhëniet vetë.

  216. elais thotë:

    20 March 2008 @ 4:55 pm

    O Genta me tere mend e ke ti kur thua ” edhe firma ka nje cik faj, qe nuk i zbatoi ligjet per sigurimin”????

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com