Dhe mos thoni që asnjë nga këto s’është e vërtetë

femije.jpg

Autori/a është Anonim. Kjo “Letër” më erdhi me email, njëra nga ato që pasohen miqësisht. Është një letër drejtuar të lindurve në fillimvitet ‘80. Një udhëtim pas në shtegun e kujtimeve.

Qëllimi i kësaj letre është drejtesia që duhet t’i kthehet një brezi. Brezit që na përket ne, të lindurve në fillim të viteve ‘80 (një vit më shumë një vit më pak nuk ka rëndësi). Ne që shtëpitë e blera nga prindërit tanë i shohim sot të kushtojnë tridhjetë apo dyzet herë më shumë. Tani që ka hyrë në modë financimi nëpërmjet bankave jemi aq të zgjuar sa ta kuptojmë që kush guxon ta blejë këtë shtëpi do paguaj interesat ndaj bankës të paktën deri sa ai vetë të jetë bërë gjysh…

Luftën partizane, ne, nuk e kemi bërë, as zbritjen në Hënë nuk e kemi parë, nuk kemi jetuar miqesinë me popullin rus ose kinez dhe kujtesa jonë historike fillon pak a shumë me Botërorin USA 1994. Duke qenë se nuk kemi bërë ndertimin e hekurudhave dhe aksionet e zboret shpesh na thonë që s’dimë se cfarë është lodhja…askush nga ne nuk mërzitet se na thonë edhe që nuk kemi ideale sepse lexojmë shumë më pak libra se prindërit tanë. Gjithësesi e kuptojmë politikën shumë më mirë se prindërit tanë (të paktën ne nuk shkojmë më per të votuar).

Të shumtën e rasteve Plaku i Vitit te Ri nuk na sillte cfarë deshironim, por sot e kësaj dite me te mëdhnjte na perserisin se ne i kemi patur të gjitha, edhe pse janë ata më te vegjëlit se ne që me të vertete i kanë te gjitha (por atyre asnjeri nuk ju thotë gjë).

Jemi brezi i fundit që luajtëm me peta, me karroca me kuzhinjeta, e ka kush e ka, pas-spres dhe në të njejtën kohë te parët që mesuam të luajmë me Play-station, Nintendo (kush nga ne nuk i ka urryer te paktën një herë mustaqet e Mario Bross.)dhe në të njëjtën kohë të parët qe panë kukllat me ngjyra në televizor dhe shkëmbyen makinat Turbo.

Kemi veshur pantallona të gjëra, të ngushta, kauboj , të grisura dhe të zhubrosura (sepse moda kështu urdheronte). Tutat e para që kemi veshur ishin blu me vija te bardha por në rrugë s’para i vishnim edhe pse ishin te rehatshme sepse kjo donte te thoshte se ti ishe fshatar.

E kemi kaluar shkollën fillore duke shkuar atje edhe të shtunën ndërsa për të ndejtur pak vonë darkave në fundjavë u shpiknim prindërve se do flinim tek shokët. Ende nuk e kemi kuptuar se ku në fund të fundit përfundonim pasi edhe shokët e tjerë perdornin të njejtin justifikim ndaj prindërve të tyre. Nejse, në fund të fundit mbetemi ata që per te fundit u conim lule mësuesve për 7 mars dhe të parët që u conim dhurata të shtrenjta që t’na kalonin klasen. Shkonim në shkollë për Shën Valentin dhe nuk bënim mësim duke bredhur rrugëve single. Kemi aplikuar si studenta jashtë shtetit dhe kemi parë sesi mund të bëhesh arkitekt, historian dhe mjek me provime të blera.

Etiketa që kemi patur pas shpine ka qenë ajo e “Brezit te shthurur” dhe për shumë kohë kemi qenë viktima te telenovelave dhe telebingove. Ngushëlloheshim pak duke pare Beverly Hills (atehere, se po ti shohesh tani vë duart në kokë). Disi më të rritur u ndiem kur filluam të ndiqnim Dawson Creek (edhe pse nuk e kuptonim pse pikërisht ky personazh ishte kryesori në film)

Kemi qarë per Lady Oscar, jemi zgërdhier me arushin Tao Tao dhe me aventurat e Nils Holgersonit, kemi ëndërruar te kishim një skuadër si ajo e Holly dhe Benjit dhe jemi futur në dilemat më të thella rreth cështjes nëse Mila dhe Shiro në fund fare shkojnë në krevat apo jo. Jemi gjenerata që kemi parë Ardit Gjebrenë të paraqitet si këngëtar dhe më vonë ta shohim vecse tek Miss Albania dhe jemi ne qe kemi parë e bërë këngët e para rrep shqiptare (e ka kush guximin ti dëgjojë përsëri?)

Jemi të parët që mësuam të punojmë si kamarjer nëpër lokale dhe jemi po neve që i kthyem këto lokale në shtëpi të dytë (ose më mirë të parë pasi ende sot kush rri më shumë se disa orë në shtëpi). Jemi ata që prenotonim ditëlindjet nëpër disko dhe ata që merrnin parfum me vete pasi kur dilnim prej andej qelbeshim era duhan. Jemi brezi që i pari shijoi pub-et e hapura që në 10 të mëngjesit dhe ata që ende nuk e kuptojnë ku është ndryshimi në Shqipëri mes pub-it dhe diskos. Filluam ne ti pinim cigaret e para hashash dhe të gjithë na tregonin me ndot si mallista, ndersa sot nqs nuk je ekspert bari askush nuk të perfill më.

Gjithmone na kujtojnë se c’ka ndodhur para se ne të lindnim, sikur brezi jonë nuk ka asnjë djeni për ngjarjet historike.

Jemi të parët që i pamë prindërit tanë të fusnin para nëpër firmat piramidale dhe mesa duket jemi po ne që u habitëm (ata e moren me qejf) sesi mund të fitohen kaq shumë lekë pa punuar fare. Për faj të më të medhenjve, ata që na përsërisin se ne nuk lexojmë aq sac duhet, përjetuam ‘97, pamë sesi digjej atdheu jonë dhe mësuam që i trembim kaq shumë popujt e tjerë sa shpesh herë na lenë të mbytemi në det. Ishim ende të vegjël dhe na përsërisnin se paraja can kudo kur na dhanë makinat e para dhe filluam të falsifikojmë patentat.

Mësuam se cfarë është terrorizmi por asnjëri nga ne nuk e mban mend rënien e Murit të Berlinit. Pamë sesi Bill Clinton shkëmbente pikpamje gojore me segretaren e tij dhe sesi një popull që aq shumë na ngjante përzihej nga vendi i vet. Brezi jonë e ka parë dhe në disa raste na kanë derguar në luftë pasi ushtarët në këto vende thuhet se marrin rroga të mira. Kemi ulëritur edhe ne se Europa është e mrekullueshme por e kemi parë edhe të vështirë kur nëpër ambasada e kufinj kemi kaluar netë të tëra pasi kompiuterat ishin të prishur.

Jemi brezi i fundit qe shijam kasetat qe kur prisheshin i rregullonim me stilolaps dhe brezi pare që u hodhëm me krahëhapur nëpër Cd e internet. Hanim hamburger dhe ne për të parët mësuam sesi mund të ndryshojë emri edhe pse shija është po ajo (sufllaqe, doner etj.). Kemi pirë aq shumë Cola dhe ishim në që shpikëm poncin me qumësht (kishte një ngjyrë portokalli shumë te lezetshme). Jemi ne që dilnim nëpër lokale vetëm me lekët për kafe dhe përsëri ne qe ndiheshim të pasur kur këto lekë na mjaftonin për të marrë nje biter. Përsëri ishin ne të fundit që shijam shëtitjet rreth bulevardit dhe të parët që provuam bukosjen nëpër lokale. Brezi jonë u edukua me cigare slims (ato te hapurat) dhe jemi brezi i fundit që përdor ende shkrepsen për ta ndezur.

Brezi jonë që vit pas viti shpreson tek kualifikimet e kombëtares shqipëtare dhe që preferon të ndjeki kampionatin italian pasi ai shqipëtar është i gjithi i shitur. Të parët që provuam turpin e të qenit shqipëtar por jemi përsëri në që bëhemi si grifsha nëse dikush prek nderin e vendit tonë.

Të fundit që pushimet e verës i shijonim nga qershori në shtator dhe të parët që e kuptuan se vera e vërtetë është 15 ditët e para të gushtit. Të parët që pane Durresin e pushtuar nga vëllezerit kosovare gjatë verës dhe të fundit që i mbajnë mend kabinat prej kompesate në plazhërat e Jugut. Të fundit që mbajtëm përparësen në fillore dhe të parët qe e kuptuam se veshja e bukur dhe sidomos makina të japin tjetër pamje përpara një vajze.

Po ti kthejmë sytë prapa pyesim veten si kemi mbijetuar vallë? Nuk kemi patur celulare dhe msn. Iknim në shkollë me canta plot me libra dhe askush nuk na jepte më shumë se nje byrek 200 leksh në drekë. Mjeti jonë i komunikimit ishte telefoni i shtëpisë dhe kur e bllokonim për orë të tëra të paktën një herë në muaj kishte sherr në shtëpi për faturën telefonike. Ndonjëherë mbyteshim me ëmbëlsira por nuk ndiheshim mbi peshë dhe as që e kishim idenë se c’ishte dieta. Më e shumta që mund të ndodhte ishte qe dikush te ishte pak topce, po puna merrte fund atje. Nga e njëjta shishe pinim 15 veta dhe asnjeri nuk u infektua ndonjëherë. E vetmja gjë që ndodhte ishte që ti hidhnim morrat njëri tjetrit në shkolla e kopështe por mamate rregullonin gjithshka me ato krehrat e tmerrshëm. Kur lidheshim me dikë, pak si me turp, ecnim rrugës dorë për dore,ndonjëherë edhe putheshim, edhe pse po t’na shihte ndonje vëlla ose baba thuhej se do t’na vriste. Po ja që mbetëm gjallë dhe të dashuruar…dikush sot edhe është martuar.

Counter strike e mësuam kur brezat e rinj kishin lojrat më të zhvilluara elektronike. Nderkaq ne jemi rritur me kompiterat me marshën e zezë dhe butonin e kuq (më lojë e shpifur!). Nuk kishim as 200 kanale televisive, as dolby surround, as dvd e as wireless po gjithsesi kënaqeshim dhe bënim me të vërtet pallë. Nuk kishim fiksimin e adoleshentëve të sotëm për veshjet firmato por ama kur bënim dashuri zhveshur as që na shkonte në mend se moda është kaq e rendësishme. Djemtë ishin gjithmonë si të fortë por kur dashuroheshin bëheshin më të urte e të ëmbël se qengji. Kurse vajzat na torturonin duke i ndjekur kudo, vetëm për një qëllim: ti propozonim pak dhe t’ju ofronim një kafe.

Kemi patur liri, dështime, suksese dhe përgjegjsira…pak e nga pak edhe ne jemi rritur!

Ti je njëri prej nesh? Urime atëhere!

Sot papritur u bëre i madh! Dërgoja bashkëmmoshatarve të tu këtë letër, te gjithë bashkë kënaqemi më shumë.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

578 Komente

  1. J.Kabare thotë:

    10 April 2008 @ 12:44 pm

    u bere dyzetvjecar
    brezi im
    u bere

  2. Tironsi thotë:

    10 April 2008 @ 1:02 pm

    Kush ka rreshkit keto kohet e fundit ketu :D ?

  3. Ravintsara thotë:

    10 April 2008 @ 1:16 pm

    Ne kemi mbajtur edhe çantat me Sailor Moon ne kurriz dhe s’kemi lene reklame te Giocchi Preziosi pa pare, si dhe jemi çuditur qe ata te jashtmit (italianet) ne televizor i kishin dhembet gjithmone te bardhe e te bukur…

    Ju pershendes me kete: http://www.dailymotion.com/relevance/search/sailor+moon+italian/video/x23k65_sailor-moon-italian-opening_music

  4. adriatik thotë:

    10 April 2008 @ 1:31 pm

    ah, sikur te kisha degjuar dhe se c’pune ke bere gjate kohes qe u bere 40 vjecar. Gjjithmone kam kujtuar se une i perkisja nje brezi te humbur, por sa i zhgenjyer qe ndihem. Edhe pse nuk i perkas atij brezi, parpe blej gold e credit per te luajtur Archlordin, edhe pse e kam nje pune qe e dashuroj si i marre dhe paguhem nje ore sa per asistencen muajore te nje shqiptari te thjeshte ne Shqiperi, prape dua ta jetoj jeten edhe 200 vite te tjera. Edhe pse i kam te gjitha keto, prape nuk me ngushellojne per ate qe brezi pas meje nuk me tregon se c’fare ka krijuar qe nga 80-a deri ne 08-n. …… e megjithate qofsha i gabura ne ate perceptim qe munda ti bej ketij shkrimi te shkruar me nje force jetesore te pabesueshme per ndjeshmerine time fort te pagdhendur ne tragjedine e Trojaneve te Rinj.,

  5. adriatik thotë:

    10 April 2008 @ 1:33 pm

    ok, u krye pa dashjen time!

  6. zotrules thotë:

    10 April 2008 @ 1:42 pm

    Zan 1:1 Ne fillim Zoti…
    Zan 1:ca Ne vitet 1980 Zoti krijoi boten…
    Zan 1:diku nga vitet `80, Zoti krijoi gomeret.
    Po ik ore vrit veten, tuhaf.

  7. WASU thotë:

    10 April 2008 @ 1:44 pm

    Kemi qene po ne qe kaluam nga klasat me soben e vogel me dru, tek dritaret pa xhama (ndoshta me plasmas per ata me me fat), tek kondicioneret e ngrohja qendrore.

    Nga kepucet e lekures me qafa qe bliheshin dy numra me te medha sec duhej dhe nderroheshin me te reja vetem kur ishin dy mumra me te vogla se kemba, tek kambalet e me vone tek lukunia e kepuceve me maja te hatashme :)

  8. alba thotë:

    10 April 2008 @ 1:46 pm

    Jemi brezi qe pame prinderit tane te ndryshojne profesionet e tyre 20-30vjecare e te behen thjesht rrefugjat, pune te rendomta. Jemi ata qe vraponim per dokumentacionin e prinderve qe benim perkthyesit dhe mbeshtetja e tyre. Qe pame plaget ne shpritrat e prinderve tane dhe i vuajtem. Qe u futem te paret ne universitet e huaja. Te tjere nga ne lane shkollat per te punuar deri ne ndertim te ndihmonin familjet. Qeme ata qe nga bicikletat qe rrethonin oborret e shkollave pame benzat qe bllokonin trafikun te rruga para shkolles. Qe hengrem moltot e shpifura e na pelqenin, qe pame reklamat e dubluara aq keq Kronenburg kudo kryeson. Qe na vinte zor te kishim nje lidhje, ende lexonim libra per filozofi. Brez tranzicioni brezi yne, prona e perbashket ne ate krejtesisht private. Sa shume me ke kujtuar tani

  9. berti thotë:

    10 April 2008 @ 1:50 pm

    Wasu, ti je brezi i ‘50 ! je jasht loje :)

  10. Tironsi thotë:

    10 April 2008 @ 1:54 pm

    Ca me ke kujtu ti mu me reklamat…

    KAMAKROUUUUUUUUUN !!! TV qe i nevojitet familjes tuaj :D :D :D

  11. Godsmack thotë:

    10 April 2008 @ 1:58 pm

    C’na gervishe plaget me kete shkrim.
    Sa per telefon nuk kishim,s’kishim coca-cola por kishim aranxhata,s’kishim jeans por kishim blu xhins dhe terital,s’kishim biciklete por kishim karroca me kushiniete,etj,etj.
    Te pakten atehere ishim te lumtur dhe te padjallezuar.
    Sot…

  12. WASU thotë:

    10 April 2008 @ 2:04 pm

    Pse mo vlla, ty ne fillore ti hudhshin kepucet amerikont me parashuta? Vetem ne te tjeret u fusnim nja 897 shtresa boje dhe po aq te llustrume kepuceve sa s’u njihej me ngjyra? Po ne ‘80 ato ishin a derebardhe.

    Pastaj, te isha e ’50s une, e bejshim muhabene per opinga, jo per kepuce.

  13. WASU thotë:

    10 April 2008 @ 2:05 pm

    Tironso, po Top Hat-in mo, e harrove? :D

  14. WASU thotë:

    10 April 2008 @ 2:09 pm

    Lene Godsmack, se ne kena pas qene ekonomike dhe eficente te paperseritshem. Nje pete camcakezi ishte baraz nje jave mbllacitje, kjo duke perfshire edhe reduktimin gradual nga kerkesat e kalamojve te lagjes per “i cik”, se ndryshe e mbushte pesmeditcin.

  15. Leo thotë:

    10 April 2008 @ 2:16 pm

    prekese.
    me kujtoi nje pjese te femijerise-njepjese te jetes time ne atdheun fatkeq.

  16. Tironsi thotë:

    10 April 2008 @ 2:19 pm

    ka qene ene i cokollate turke. Ajo mahej atehere. Tu bofsha WASU ma kujto se kom nja 1 ore qe po vras mendjen.

  17. hilali thotë:

    10 April 2008 @ 2:21 pm

    HILAL !

  18. Godsmack thotë:

    10 April 2008 @ 2:23 pm

    Atehere me nje camcakez kapje nje dashnore!

  19. Arbi thotë:

    10 April 2008 @ 2:26 pm

    Hilal

  20. WASU thotë:

    10 April 2008 @ 2:27 pm

    Haha, Hilalet e shkrete qe shumicen e kohes kishin skadu qy me luften e dyte boterore, ne kishin marre nje ngjyre bezhe ne te bardhe siper. Po prape, sa te shijonte hilali i skadum s’te shijon tani as cokollata zviceriane.

  21. Tironsi thotë:

    10 April 2008 @ 2:27 pm

    Te morsha te ligat o Hilal. Cer sekelldie me ke heq, nuk e ke idene :D :D
    O tu boft dita e njemijte jarebi

  22. WASU thotë:

    10 April 2008 @ 2:34 pm

    Nga viti 90 e tutje, cdo xhep i pantallonave s’ishte me xhep, po traste farash luledielli. Me 10 leke te vjetra shtyjshe nja dy ore, ama me 30 leke te vjetra hikte dita e mesimit pa u marre vesh hic.

    Ama biznesmenet e farave ishin hilexhinj te medhenj, sa vinte e hynte ne uje ai filxhani i shkrete i mases, derisa e kthyen ne gote rakie.

  23. losttext thotë:

    10 April 2008 @ 2:40 pm

    hilal me konjak, hilal me ponc, hilal ne xhep just in case, ishte bo hilali si burri nones

    shumica e ketij brezi, bashke me prinder e vellezer e motra me te medhenj ne moshe, ju larguan ketij realiteti te pershkruar ne leter, e u katapultuan mu ne mes te kapitalizmit si psh ne USA.

    (bisede telefonike)

    -Hello? Aj uont tu flaj from finiks tu jurop, tirana, allbenja. A`jm amerikan sitizen…
    -Ooook…and your name is?
    -xhi, xhej, uaj, ell, i and…
    (gets interrupted by the clerk)
    - Po fol, mi Gjyle, fol…

  24. WASU thotë:

    10 April 2008 @ 2:45 pm

    :D U te rafte pika lost!! Do na pushojne nga puna mer dreqi ta haje…

  25. Grupi thotë:

    10 April 2008 @ 2:45 pm

    Olin dhe Benxhin e kishim harruar fare…

  26. Tironsi thotë:

    10 April 2008 @ 2:48 pm

    hahahahahahahahahahaha - Po fol, mi Gjyle, fol…
    PO celsi m’qafe me llastik brekesh te blem te kinkaleria?

  27. WASU thotë:

    10 April 2008 @ 2:55 pm

    Cer llastiku mer ti, ushkur thuj, se me qene llastik tamom e kishe replajcuar ushkurin e brekeve te Korces qe sa vinte e behej si tespije nga gonglat e ushkurit.

    S’e kam marre vesh najhere pse breket e korces i kishin gjithmone i kembe me te gjere se c’duhej (ndoshta per ajrosje), tjetren te ngushte sa ta ndante mollaqen me dysh.

  28. lule thotë:

    10 April 2008 @ 2:55 pm

    Aman mo na shkrite me keto kujtimet..tani filluam te rrëmojmë kujtesen e te nxjerrim xhevahire…
    Celsi ne qafe me llastike brekesh mos e pyt, po para çelsit ne qafe me duket se e vinim poshtë asaj leckes qe fshinim kembet..Po pastaj u prish dynjaja :D

  29. Blendi Salaj thotë:

    10 April 2008 @ 2:55 pm

    Meqe u kujtuat per kartonat…Delfini i bardhe….dhe ato te italioni qe ishin pa fund…po nje “thesar i vogel” ishte dhe ky:
    robi-dhe-rozi.JPG

  30. WASU thotë:

    10 April 2008 @ 2:57 pm

    Shi ky mo me teknollogjira nashti… :)

  31. Idris thotë:

    10 April 2008 @ 2:58 pm

    Lavdi Brezit tuaj durimplote e krenar qe s’hengri njehere mish TAMAM….
    Po mos na vini shume faj :( :( :( …..Ne ishim rrit me fjalen e URTE…
    Shqiptari kur s’ka PULE …e ha sorren. Ne libra e kemi vene ndryshe :) :)
    E beme dhe kete dhe ja produkti…….PA PROTEINA! :D :D :D
    Jerman! Mo u MERZIT a xhan i vllait , se do e bejme BERLININ si KUCI!
    Jeni brez i MREKULLUESHEM , ashtu si c’do BREZ keni JETEN TUAJ.
    J E T O J E N I ……Me PUNE dhe DASHURI!

  32. WASU thotë:

    10 April 2008 @ 3:01 pm

    “Po ku i grrise pantallonat keshtu more gomar?”

    (Arushi qe kerkonte babane)

  33. Grupi thotë:

    10 April 2008 @ 3:02 pm

    Brezi i pare qe beri Miss Klasa!!…si e harruat…Une isha Ardit Gjebrea…prezantusi.

  34. Blendi Salaj thotë:

    10 April 2008 @ 3:02 pm

    “Ne ferra usta! Usta u bene gati?!” :lol:

  35. NYC_GUY thotë:

    10 April 2008 @ 3:16 pm

    Me kishte ardhur dhe mua ne e mail kjo , e kam lexuar disa here , nje paragraf duke buzeqeshur me nostalgji dhe tjetrin duke u dridhur .
    Me vjen ne mendje ajo kenga e atij durrsakut (s’me kujtohet emri)

    S’jam i vogel babi im
    jam ne moshe te behem prind

    dhe im ate qe thoshte , eh po prishet fara dynjaja .

  36. Gimi thotë:

    10 April 2008 @ 3:18 pm

    Furv the donkey e kishte emrin Inacori (me duket)

  37. enka thotë:

    10 April 2008 @ 3:18 pm

    Blend mos vdeksh ..sa me kish marre malli per Xha Barken!

  38. WASU thotë:

    10 April 2008 @ 3:19 pm

    Brezi i pare qe kaloi nga sapuni i Rrogozhines ke Duru-ja e turkut, tek Palmolive-ja, nga kanocja tek dushi i vajgurit, tek dusho “moderrn”, e masanej nje hap prape ke kanocja kur s’ka uje.

  39. massmedia thotë:

    10 April 2008 @ 3:19 pm

    ej aman ci ka kapur te gjithe sot me kete brezin ‘80?! ka ndonje feste apo ca?
    gjithe kjo nostalgji ne te njejten dite, shume koicidence…

  40. berti thotë:

    10 April 2008 @ 3:37 pm

    Brezi i filmit Ishulli i thesarit. “Xhon Silveri”.
    Pale pale te shtunave ne darke kur kishte ndonje film me shpata. “Heronjte e Neferit”. Sa kemi qare kur kane vrare Katanin. Te premteve ne darke atyre qe ua kapte “RTCB1″, kenaqeshin me “Elektrik Blu”.

  41. Blendi Salaj thotë:

    10 April 2008 @ 3:39 pm

    Lol, “Kthim ne ishullin e thesarit” ishte ai Ben Gani aty skuth, skuth…ka pat nje serial “Bon Esperance”…”Te gjithe lumenjte rrjedhin”…etj etj

  42. izaura thotë:

    10 April 2008 @ 3:41 pm

    Skllavja Izaura !

  43. WASU thotë:

    10 April 2008 @ 3:44 pm

    Aman se “Bon Esperance” dhe “Te gjithe lumenjte rrjedhin” na u be si burri nenes…tre here ne vit i jepshin, apo nuk zgjasnin nga dy muj…Filmat e preferem, njato me “Macist”, “Kartagjena ne flake” psh. Robte ngaqe s’e kuptojshin se si mund tu bejshin muskujt aq te medhenj, thoshin “I bejne me hije”…

  44. t_red thotë:

    10 April 2008 @ 3:47 pm

    Pergjithmone Xhulia, 5 shoket, Bota e fshehte e Poli Flintit, Poli dhe Virgjinia…c’patet qe e hapet thesin?! :D

  45. rual thotë:

    10 April 2008 @ 3:49 pm

    po mee
    Jeta rreth nesh
    Trupi e Shendeti

    :D

  46. Nostalgji thotë:

    10 April 2008 @ 3:51 pm

    Po lojrat me shpata druni, me kopaca e me cingla i mani men?

  47. WASU thotë:

    10 April 2008 @ 3:51 pm

    t-red, s’e hapem thesin jo, u grris nga poshte :)

  48. AlisaT thotë:

    10 April 2008 @ 3:52 pm

    po kokteilin me Tom Cruz e harruat? Kur vinte ajo skena qe u puthshin ata ne ate si pune ujvare, romantikisht ne erresire, dhe kamera i kapte ne nje close up, mamaja ime bertiste: mbylle televizorin, shpejt!

  49. Nostalgji thotë:

    10 April 2008 @ 3:56 pm

    Po librat me Tipin e Cufon, teatrin e kukllave te djelen ne dreke, prrallat te shtunen ne darke?
    E sa nostalgji per ato vite per simite me djathe qe te thote mami mos dil ha i her buken n’shpi, po te shijote me shume perjashta ku te gjithe shoket e grupit te thoshin me jep i cap, me jep i cap se edhe une sa here te kam dhone ty?

  50. traummädchen thotë:

    10 April 2008 @ 3:56 pm

    hahahhahahah c´kohe …

    http://youtube.com/watch?v=gzyFmilkd80

  51. NYC_GUY thotë:

    10 April 2008 @ 3:57 pm

    Nga 5 shoket tek “Na shpetoi zilja” dhe pastaj tek ” Beverly Hills” . Nenmadhja , Pipi Corapegjata .

    Arushi qe humbi babin : ” Femijet e mi , nuk jane ngordhalaq ”

    “Te gjithe fajin e ka parajsa”

    Neper MP3 tona do gjeni akoma Albano & Romina , Kotunjo , Ramazotti .

    Po na pyeten kush eshte grupi me i mire Shqiptar me siguri do themi Ritfolk ose Djemte e Detit

  52. Blendi Salaj thotë:

    10 April 2008 @ 4:03 pm

    Pershendes Gjimnazistat e Tiranes te viteve 1993 - 1996 :D :D :D

  53. Blendi Salaj thotë:

    10 April 2008 @ 4:07 pm

    Yyyy u bo si disko Refleksioni ktu:

  54. reader thotë:

    10 April 2008 @ 4:10 pm

    Bo, ca me kujtove RitFolk. E kam akoma ate kaseten qe nxorren ne ‘96-en, e para dhe e fundit kasete origjinale qe kam blere. Fletushka brenda kishte gjithe textet e kengeve, shumica nga Ervin Hatibi po une atehere me te degjume e kisha kush ishte Hatibi, dhe thosha sa te bukura i ka keto textet. Kishin thene atehere ne radio qe do benin nje tur po pastaj ndodhi ‘97…nejse
    Oret e “mesimit” te parku, Luanet dhe Harku ishin vendet ku rrinim, se te parku s’hynin “te medhenjte”….me caj te ftohte dhe ato slims te hapur qe i permendi dikush. Zonat e influences simbas gjimnazeve, Monaco ne 12 te drekes…eh

  55. peshkaqeni thotë:

    10 April 2008 @ 4:14 pm

    hahahahahaahahaha
    Sa kam qesh sot me vete
    hahahahah
    Të lumtë blendi për shkrimin të lumtë

  56. AlisaT thotë:

    10 April 2008 @ 4:15 pm

    Blend mbaje ketu:

    http://www.youtube.com/watch?v=JHfh3pOTT4Q&feature=related

  57. WASU thotë:

    10 April 2008 @ 4:22 pm

    Emisioni me kenge dhe pershendetje (s’me kujtohet qe s’me kuujtohet emri i asajt bjondes, beni nanjini sevap ne shtrydheni ka i cik trunin):

    Gimja, rrefugjat ne itali, pershendet nenen Mereme, babane Shefqet, tre motrat Sanije, Zylyfe, Sadete, burrat e tyre Hasan, Hamit, Xhemal, femijet e tyre Vera, Goni, Ina, Ola, Eri, Toni, Tani, Ani, Eni, Beni, dhe Genti, shoket Tomi, Taqi, Raqi, Tonce, Gonce, Gimce e Like me kengen “Ooo Xhimi Xhimi” nga Madona.

  58. massmedia thotë:

    10 April 2008 @ 4:26 pm

    silvana brace

  59. WASU thotë:

    10 April 2008 @ 4:32 pm

    He pra mo rrofsh se na zuri sindroma e Hilalit me duket :)

  60. reader thotë:

    10 April 2008 @ 4:34 pm

    jo, eshte nje brez me poshte, 20 e ca me 30 e ca, qe kaluan 10 vjetet e para te jetes me tallon dhe 10 te dytat me tranzicion dhe ishin shume te rinj per te pasur mundesi te kryenin ate lufte qe duhej bere po qe s’u be nga prinderit e tyre, eshte ai brez qe pasi u largua ne mase nga shqiperia e 97′es, i lerkohet tani te kthehet dhe ta beje, meqe lufta e pare rezultoi keshtu sic po e shohim.

  61. Bregdeti thotë:

    10 April 2008 @ 4:44 pm

    Me te vertete qe kjo letra te rikthen ne kohen e femijerise qe per disa kohe i kishim harruar. Se c’me kujtoje Lady Oscar kur ne fund puthu Andren, si dhe Candy Candy infermierja vullnetare, o zot sa i kemi pas pare.

    Pergezime per kete teme kaq te bukur qe na ben te rikthehemi here pas here ne femijeri.

  62. losttext thotë:

    10 April 2008 @ 4:52 pm

    http://www.youtube.com/watch?v=csutmEf1kPM&feature=related

  63. Genti thotë:

    10 April 2008 @ 4:57 pm

    Po ca na ke kujtu me keto cikerrima te vogla qe kemi kaluar si femije edhe adoleshente, shume observim edhe pershkrim i bukur i viteve 80-jetave e te 90-dhjetave. Shume kujtesa.

    Po ajo rreklama e sallamit Tophat…

  64. akvll-naja thotë:

    10 April 2008 @ 5:04 pm

    all that she wants, verë 1995 më duket, po bën vaki dhe 1996 ose 1994… sklerozë, mor ju…

  65. canart1975 thotë:

    10 April 2008 @ 5:11 pm

    Po harruat kur na conin prinderit me ble vajguri e rrinim nga 5 ore ne rradhe me marre 5 kile.Eh ckemi heq ne te shkretet.
    Apo kur loznim futboll nga mengjesi deri ne darke me topat e llastikut

  66. sarantioti thotë:

    10 April 2008 @ 5:16 pm

    Sallami tophat (mami sallami)
    Asaj kenges aty lart njeri te lagja ime qe nuk kuptonte anglisht i thoshte ‘genci me valixhe’ (dancing with an angel), kurse Seedorfit i thoshte zendorfi, bin ladenit edhe sot i thot binlandeni.

  67. krasta krau thotë:

    10 April 2008 @ 5:17 pm

    E cna futet ne te thella…
    A ka 82-sh ketej verdalle… Kjo tamam tama i drejtohet pikerisht 82… Ne jemi te fundit pionere te Enverit… E maj men si sot… po nuk e kam shamine… Pas kesaj u shemb sistemi… dmth kam qene vetem 3 muaj pioner se e vone kishte marre fund…

    Me kujtohet se ne te 82 kishim libra te rinj, pjesa me e madhe e te cileve nuk gjendeshin dhe me e bukura ishte se as qe trashegoheshin sepse as 81 as 83 nuk punonin me ato libra… Kjo ishte shenja qe ne nuk i perkisnim as i pale, ishim nje kembe ketej nje kembe andej…Nje vit me shami pioneri, vitin tjeter me hilal… :D

    Po une skam femije mor i uruar :D
    Po ujku 80
    Pa brire ti je mbret, pa mbrire je pasha :D

  68. Blendi Salaj thotë:

    10 April 2008 @ 5:17 pm

    akvll-naja, All that she wants hyri furishem ne veren 1993. Ka qene vera qe mezi prisja te mbaronte se nisja gjimnazin ate shtator…

    Po e fishkelleja rruges me buken 50 ne krah kur me ndalon Klajdi i 21shit, rahmet paste, dhe me pyet: E ke ket kongen? - Cin konge? - Ket qe po fishkelle? E kisha dhe i bera nje kopje dhe qe ate mbasdite ajo kaseta TDK eshte luajtur te ballkoni ketija deri sa u fshi shiriti…

    Kurse ne Laprake kenga “All that she wants” kendohej, “Ooo pet shop boys…”

  69. sarantioti thotë:

    10 April 2008 @ 5:18 pm

    Kallamishte dhe balte.
    Arriten titanet.
    Thanasi

  70. AlisaT thotë:

    10 April 2008 @ 5:20 pm

    Enver Hoxha vdiq ne 11 Prill. 1985. Neser behen 23 vjet.

  71. WASU thotë:

    10 April 2008 @ 5:24 pm

    Kraste, ne ti ke ata te tremujorshit ke qene? Na e hoqen rriskun nga goja mer, s’na e lane shamine as me e gezu…

  72. Tedi thotë:

    10 April 2008 @ 5:28 pm

    Me shkrite fare me ate kujtimin e cokollates hilal :D

    Po ai sallami ngjyre jeshil, qe e shisnin per Parizier ju kujtohet?

    Po pasditet te Universiteti qe ishin bere si sfilate mode derisa ne fund e mbyten katunaret dhe u be vend sherri, sherre qe rastesisht edhe po te fillonin nga cepi i shkalleve, zhvilloheshin mu ne qender te sheshit?

    Po kur na u desh te shkonim neper shkolla me qese trasparente, se trembeshin se mos merrnim arme me vete ne shkolle?

    Po sapunin Duru, qe na beri te gjitheve tullace qe 20 vjec?

  73. Leon thotë:

    10 April 2008 @ 5:32 pm

    Si mund te harrojme Nils Holgersonin nga Shoni.. :D :P :P
    ju kujtohet patoku Martin qe donte te fluturonte??

  74. Bostonian thotë:

    10 April 2008 @ 5:32 pm

    Blend faleminderit per sjelljen e ketij shkrimi tek peshku.

    Jemi brezi i fundit qe kemi bere patina/motor (spo e permend karrocen hic) me dru dhe kuzhineta.
    Jemi brezi qe e mesuam italishten nga televizori duke pare Bud Spencer dhe Terense Hill (Kembemadhi ne Egjipt, Me mire nje mik se nje thesar etc).
    Brezi qe e ka pare Rambo’n dhe Terminatorin turqisht (nga SHOW).
    Jemi brezi i fundit qe kemi pare rradhet per buke, qumesht etj dhe tollonin.
    Brezi qe u kenaq duke ngrene cokollata turke “HILAL”.
    Brezi qe kishte enderr nje xhup meshin me zinxhira ose me thekë, xhinse tub mundesisht Dallas, rrip me togez te madhe H. Davidson dhe kepuce me maje etj.
    Brezi i pare qe u be guzhinjer/kamariera restoranti se duhej te paguaje shkollen(po flas ne Amerike).
    Brezi i pare ne historine e shqiptareve qe disa u martuan (me lek) per te marre dokumentat se po mos ti kesh, pij lengun dipllomes.

    Kur erdha ne amerike si student ne ‘98 kam nisur pune me $10/ora. Tani qe kemi zene pune serioze dhe marrim rroga mesatarisht te mira ra dollari! S’ka me vleren qe kishte. Sa te pafat qe jemi s’na u nda $10 dollareshi qe s’na u nda.

  75. Leon thotë:

    10 April 2008 @ 5:34 pm

    http://www.youtube.com/watch?v=HEYTI56yu9o

  76. klajdevour thotë:

    10 April 2008 @ 5:34 pm

    82 jam dhe une :)
    skemi patur asnjehere xhama ne shkolle, po kishim nje sobe me dru (une kam qene ne pogradec shumicen e kohes dhe e kam patur dritaren nga liqeni kur frynte nje ere e tmerrshme - ato drute qe i merrnim zakonisht ne vere e qe ngarkoheshim pastaj me thase ne kurriz, kush e kish shtepine ne kat te peste e kishte tmerr!!!

    Pse ato emisionet per femije ne radio ne oren 10 te dielave!!!???? Po xhinset e para, sa me fat ishte ai i shkrete qe mund te vishte nje pale xhinse (pastaj ato sqarimet jo blue po black jeans :) )

  77. akvll-naja thotë:

    10 April 2008 @ 5:37 pm

    Rrofsh o Blend! Aq do ketë qënë, meqë ti ke pika të forta referimi. Unë vetëm mbaj mënd që dilte nga çdo dritare makine dhe nga çdo lokal, nga Shkodra der në Vlorë. Ok, nga Tirana der në Vlorë. Po ti paske pasë ne kasetën… çfarë fati kanë ca e ca mër ti…

    p.s. presor Llukani i “Samiut”, Onda, Eden Park, Fideli, Luanët, “Kashta”, bilardoja pas Luanëve, Quartier Latin, Deus, kioska e byrekëve trekëndësh te cepi i ish KQ and I would do anything for love

  78. edrus thotë:

    10 April 2008 @ 5:39 pm

    Brez që filmin “Në çdo kilometër” dhe “katër tankistat” i njihnin vetëm se i kishin dëgjuar nga ata që luanin Shtet/qytet/kafshë/film/bimë :P

  79. J. thotë:

    10 April 2008 @ 5:39 pm

    kraste 82 ketu! Po su bera pioner i xhaxhit enver se kisha vajt 7 vjec ne shkolle.

    http://www.youtube.com/watch?v=6vo4tPWkb34

    kush e mban mend ate me lart?
    Vdisja per ate Kellyn.

  80. Eri thotë:

    10 April 2008 @ 5:41 pm

    Edhe ky shume artikull i bukur Blendi. Bravo per perceptimin inteligjent te nje gjenerate qe shume shpejt do mbaj neper duar timonin e Shqiperise. Per mire a keq do e shohim, por kjo permbledhje sikur na jep shpresa.

    NYC_GUY:
    Neper MP3 tona do gjeni akoma Albano & Romina , Kotunjo , Ramazotti .
    Po na pyeten kush eshte grupi me i mire Shqiptar me siguri do themi Ritfolk ose Djemte e Detit.

    Edhe kjo shume e vertete, mua akoma me pelqen Ritfolku, kane bere mbase muziken me perendimore/britanike qe ka dale nga toka Shqiptare.

  81. Ravintsara thotë:

    10 April 2008 @ 5:41 pm

    jo akull jo, 1993 fare :) oo llaçi boj , izenadhe bejbe… :D :D :D eh çer na gjeti

  82. Ravintsara thotë:

    10 April 2008 @ 5:45 pm

    Po Leonard Bombaj, Disko-Klub Albania dhe ajo bjondja që thoshte “Jetë makabre, pa pikë intimiteti!” dhe ne qe shkriheshim, megjithese nuk e dinim as çfare ishte makabriteti, se per intimitet nuk behej llaf te kishim zhvilluar ndonje ide brenda apartamentit 2 dhoma e 1 kuzhine…

  83. Leon thotë:

    10 April 2008 @ 5:46 pm

    Me nje fjale breze rebelash… Une nuk jam i 80’s por i 78.. :D :P
    Mbaj mende diten qe ka vdeke enveri ashtu si ne mjegull ku njerezit rrinin te gjithe me nerva dhe per nje femije si une ne ate kohe la shije te hidhur… Mbaj mende qe shikonim filmat me kauboj nga raiuno te dielave ne darke dhe ne mengjes prinderit na porosisnin te mos hapnim goje ne shkolle,ku si per cudi tema kryesore e muhabeteve te kalamaqve ishin kaubojsat e mbremshem.. :D
    Mbaj mende zerin e amerikes qe gumezhinte ne lagje ne mbasdite dhe me e habitshmja ishte qe njerezit mbyllnin perdet e dritareve,megjithese zeri i radios iliria gumezhinte.. :D
    Mbaj mende edhe protestat dhe thirrjet ne klase per liri-demokraci edhe asnje nuk dinte se c’fare do te thoshte liri-demokraci… :D
    Mbaj mende rradhat e gjata per cdo gje dhe lufta per nje kasete ACDC, apo nje bluze me stampat e huaja…
    Megjithese per dicka jam i sigurte,per ate kohe nuk jam aspak nostalgjike… E urreja ne kulm.. Fillimi i viteve 90 ishte cmenduri e vertet..
    Shume urretje shihje ne njerez,shume fare..

  84. J. thotë:

    10 April 2008 @ 5:49 pm

    Edhe kjo shume e vertete, mua akoma me pelqen Ritfolku, kane bere mbase muziken me perendimore/britanike qe ka dale nga toka Shqiptare.

    muzika e viteve nga 90 deri 94-95 ka qene muzike e shpirtit. Pastaj u thelluam ne ceketine kapitaliste…

  85. akvll-naja thotë:

    10 April 2008 @ 5:52 pm

    Edhe Elton Deda me shokët e tij, e me ktë këngën që s’mi kujtohet titulli:

    E duam jetën ndaj na lini ta jetojmë
    Do ketë vallë pak qetësi për shpirtin tonë?
    E shtrenjta ime në ktë mbrëmje mos mungo
    I kam harruar përkëdheljet, mos harro

    Xh. Jorganxhi

    Oh moj none, ç’na çoi Blendi dhe mailat e tij back in time. T’shof mos m’osh heq naj rrudhë…:D

    Rav’, del knej t’jap nja dy msime anglishtje!:P

  86. Roni thotë:

    10 April 2008 @ 5:54 pm

    Une dje u bera 26 vjec
    Dhurate me te bukur se kjo leter nuk ka per mua,
    Faleminderit kushdo qe e ka shkrujt
    ps: Per Tironcit ktu : Po dy Luanet te parku kush i ma men????
    aty kam provu per here te pare kacurrelin (konjak me ferrnet)

  87. akvll-naja thotë:

    10 April 2008 @ 5:54 pm

    12 vallzime pa një të shtunë :D

  88. akvll-naja thotë:

    10 April 2008 @ 5:57 pm

    dhe la Voglia, se e harrova krejt. kur kishte piano dhe toaste të papame…
    ikkkkka

  89. WASU thotë:

    10 April 2008 @ 5:58 pm

    Qejfi i madh per djemte me rrit floket, prej nga stili me kerkum i kohes ishte “bisht pellumbi”, qe ne amerikanisht quhet “mullet”. I dyti ne liste, floket kacurrel te lyme me brilantine apo vaj flokesh. Dhe nje koncept akoma me origjinal, nje gershetim te te dy stileve, e solli Dashnor Diko qe kishte jo vetem mullet, po mullet kacurrelse. Hajt nje pershendetje me kengen “Bananja” per brezin qe pati rastin te provoje bananet e para ne Shqiperi.

    Ju kujtohet ajo reklama e bananeve, e para reklame e prodhuar ne Shqiperi?

  90. J. thotë:

    10 April 2008 @ 6:00 pm

    aahahahha Akull 50 kile me gjithe..bile Adi.
    Ai ishte i pari prezantues me duket qe filloi”te donte shume” publikun.
    Pastaj filloi Arditi ta perdorte si shprehje e me pas Reizi qe e vinte stilolapsin te xhepi i xhaketes, pastaj i fshiu me gome Z-ne emrit edhe qe ketej e me andej e quan veten Rei.

    bobo e forta…
    kush e mban mend tullacin qe thoshte motin?? :D :D :D :D

  91. WASU thotë:

    10 April 2008 @ 6:01 pm

    Akvll,

    Mesimet e anglishtes me Isenshellat e qemotit doemos…

  92. edrus thotë:

    10 April 2008 @ 6:03 pm

    Blendi, thonë që kur fillon merresh me kujtime… e ke hongër, ikeeeeeee… u plake :P .

    P.s: Meqë paske shokë dhe SHOQE , të paktën ngushëlloni njëritjetrin :P

  93. toko thotë:

    10 April 2008 @ 6:06 pm

    Duke lexuar tere komentet tuaja mu kujtua vetja ne ate moshe qe pershkruani ju ( 15 vjet me pare se ato qe kujtoni ju). Mendoj se cdo gje ka te mirat dhe te keqiat e saj.
    Psh shume gjera kane qene edhe 15 vjet me pare sic i pershkurani edhe ju. Por ka edhe gjera qe ishin me mire. Ju kujtoni xhamat psh, shkollat ne ate kohen time ishin ndryshe Kishin ngrohje dhe kishin xhama. Ju kujtoni rradhet e vajgurit dhe sallamin Ne ate kohe ishte ndryshe kishte edhe vajguri edhe sallam. Pra si te thuash gjendja ekonomike ishte me mire ne vitet 70-80. Kriza filloj pas prishjes me Kinen ne vitet 80-90. ne kete pike me vjen keq per ju. Ndersa ajo qe me vjen keq per brezizn tim eshte se ne nuk aritem te shijome qofte edhe pak ate tranzicionin tuaj me disko e reklama ne TV. Ne ishim shume te ritur atehere per ti shijuar ato si ju.
    Ndersa historite e bluxhinsave flokeve te gjata apo te shkurtra, te paturit kujdes kur flet dhe cfare thua, keto kane qene njesoj si per ju edhe per ne.
    Nje gje mendoj se ka patur influence te keqe gjate kohes se krizes komuniste. Shthurja ne drejtimin e normave qe perbejne nje shoqeri. Papunsia, fukarallaku, pakenaqesia ekonomike, si dhe ideja se bota eshte me mire se ne.( qe ne fakt ishte por jo ashtu sic e mendonim ne te miren) ushqeu dembelizmin, shkaterimin, vjedhjen, korupsionin. Dhe fatkeqsish pa as nje ndihme nga asnje qeveri qe erdhi pas ndrimit te sistemeve per ti rivendosur ato sic ishin ne periudhen para krizes ekonomike te komunizmit beri qe kjo shthurje te ritej e te ngrihet ne pushtet sic e kemi sot.
    nejse kujtime te bukura.

  94. akvll-naja thotë:

    10 April 2008 @ 6:09 pm

    ore, ju të dy më lart, u mbaruan temat me parti-enver që s’na lini të englendisemi rehat? ju falemnerës shum.

  95. Blendi Salaj thotë:

    10 April 2008 @ 6:12 pm

    Adi Krasta tek 12 vallezime pa nje te shtune…

    Eli Fara te ai konkursi me kenge popullire kendonte “25 gershetat” dhe fitoi nje manjetofon “Sherebel”.

    PS. Kete leter nuk e kam shkruar une. Une do ta shkruaja pakez ndryshe se kam lind ne vitet 70…megjithese me perfaqson se me saktesisht e kam 1979.

  96. akvll-naja thotë:

    10 April 2008 @ 6:12 pm

    yes, WASU, yes, Mr. Priestley, Pedro, Lucy… (s’më kujtohen të tjerët për qamet…:D)

  97. akvll-naja thotë:

    10 April 2008 @ 6:14 pm

    Klani i Natës (Aisha, Mon mec à moi)

  98. Ravintsara thotë:

    10 April 2008 @ 6:15 pm

    Ah zyshe zyshe, u plake :D Po mua m’a ke pasë nxirë me frejzell verbsat … Po Alles Gute ne oren 4 mbasdite me Max, Melanie und Amelie :D Meine Tasche ist weg… nderkohe qe mamaja na urdheronte te mos zbrisnim nga divani deri sa te thahej cimentoja.

  99. WASU thotë:

    10 April 2008 @ 6:19 pm

    Njathere ishte koha kur pantolleve u thojshin “trousers”, jo “pants”, e gomes me fshi lapsin i thojshin “rubber”, jo “eraser”. Hec e t’u thojshe iktyre robve ktu ne shkolle “ekskjuz mi, ken aj juz jor raber pliz?” :D

  100. Genta thotë:

    10 April 2008 @ 6:29 pm

    hahaha ca kujtimesh :D edhe mua me erdhi me email kjo leter para nja dy ditesh, ohhh ca kujtimesh…
    Mbaj mend qe me dergonte gjithmone gjyshja te bleja buke te zeze. Ishte aq e mire e ngrohte dhe une i haja gjithmone koret :D me fuste ca pellemba gjyshja, si minjte me thoshte.

    Po cokollatat Kiss i mbani mend? Dolen pas hilal? Po cumcakizat bigbabol?
    Po letrat e karameleve qe i mblidhnim e i futnim te faqet e librave?

  101. WASU thotë:

    10 April 2008 @ 6:32 pm

    Goca, ju lutem mos me thoni qe e keni harruar moden e streçeve…

  102. Albanopolis thotë:

    10 April 2008 @ 6:35 pm

    Kete shkrim kam pasur fatin ta lexoj i dyti pas ketij personi qe e ka shkruajtur.Ai quhet G….. (emri i nje mbreti ILIR) dhe studion ne nje shkolle profesionale te Tiranes.
    Problemi eshte se shkrimi eshte bere per brezat ‘80 dhe ‘90 dhe jo vetem per brezat ‘80, pasi edhe vete autori eshte ‘90-sh.

  103. Blendi Salaj thotë:

    10 April 2008 @ 6:45 pm

    Cumcakiza “Titi-kokos”…

  104. Genta thotë:

    10 April 2008 @ 6:49 pm

    Jooooo WASU nuk harrohen strecet e zeza me corapet e bardha :D

  105. Ravintsara thotë:

    10 April 2008 @ 6:50 pm

    Marsi ka qumësht, të ushqen! Glukozë, të mban gjallë!!!… :D

  106. WASU thotë:

    10 April 2008 @ 6:50 pm

    Ne me atlete (se s’kishin dale kambalet akoma)

  107. WASU thotë:

    10 April 2008 @ 6:54 pm

    ..dhe plot cokollate te shijshme :)

  108. Genta thotë:

    10 April 2008 @ 6:55 pm

    Sa kemi pas luajtur…une sa vija ne shtepi nga shkolla, hidhja canten ne korridor e me vrap te luaja, (si cun rrugac me thoshte gjyshja :D) “ngriva-shkriva”, “topa djegsi”, “topa me gropa”, “hapa dollapa”, “teuta”

  109. akvll-naja thotë:

    10 April 2008 @ 6:59 pm

    pallati 176, 1 herë në dy muaj, pas buke.

  110. ardi thotë:

    10 April 2008 @ 7:02 pm

    …me falni qe po ju them por brezat duke filluar nga mesi ‘80 JANE BREZAT ME KOT…snob, “modern”,zhulc….me vjen keq se femijeria u kaloi me shume varfni, rinia vazhdon akoma me sex droge, kafenera, pube…pa art, letersi, sport….edhe pak art ose sport qe mund te behet, eshte me shume KOPJIM,biznes apo pisllik, per moral sbohet fjale, per familje po ashtu…..shume pak shfrytezojne oportunitetet qe afron koha…..edhe ata pak qe studiojne JASHTE fluturojne me presh….
    …sigurisht kete po e them ne pergjithesi….
    …respekte, per brezat poshte viteve ‘80…..

  111. momli thotë:

    10 April 2008 @ 7:05 pm

    xhinset ‘motor’
    bluzat me meng te shkurtra ‘majaci’
    atletet e kuqe qe u mushen te gjith njesoj
    xhaket xhins me jak pellushi me rambon ose van damin nga mrapa
    vaji vegjetal italjon me kanoce ‘dhurate’
    porno te shijak tv per qejf
    la bush be my lover

  112. Idris thotë:

    10 April 2008 @ 7:09 pm

    Jeni me te vertete te mrekullushem , plot gjalleri e humor ,te sinqerte e te paster si produkt i normave morale qe huazuat e trasheguat nga brezi meparshem. i prinderve dhe shoqerise PA HILE ..Jeni ajer BJESHKE
    te kenaqni mushkrite kur u lexon.
    Po me cingla kush ka lujte nga JU ?

  113. J. thotë:

    10 April 2008 @ 7:09 pm

    …respekte, per brezat poshte viteve ‘80…..

    Ik o gjyshi..se ta shtriva nje me karate te te coj ne vitet para prishjes me jugosllavet. :D

  114. Idris thotë:

    10 April 2008 @ 7:10 pm

    Po rraqe -rraqe KIKI -KO?
    Ko 1 ,ko 2,……..

  115. Grupi thotë:

    10 April 2008 @ 7:10 pm

    Akull…ishte edhe Hob-i, Jan-i, Olaf dhe Frieda.

  116. Leon thotë:

    10 April 2008 @ 7:12 pm

    akvll-naja thotë:
    10 Prill 2008 @ 6:09 pm
    ore, ju të dy më lart, u mbaruan temat me parti-enver që s’na lini të englendisemi rehat? ju falemnerës shum.
    ———————————————————-
    engelendesmi??????????
    Femijeria gjithmone kujtohet me nostalgji.. Ndersa per rinine “it was crap in albania in early 90′”..E vetmja gje e mire ishte Ridfolk dhe Redon Makshi.. ahh po edhe Bledar Sejko..
    te fala pac akvll.. :D

  117. akvll-naja thotë:

    10 April 2008 @ 7:13 pm

    Na morsh t’ligat, se sa kemi lexu ne, s’keni lexu as ju, se s’kishit kohë duke shku nëpër aksione. Dhe teatri ishte 200 lekë dhe dëgjonim rock, dhe sa për sport, ke të drejtë, por e kompensonim me nga dy orë të ecme n’komë s’kishim makina. Dhe shihnim gjithë filmat më të mirë ku ishin e ku s’ishin pa asnjë lek, që nga kolltuku i shpisë. Dhe bënim kurse gjuhe si të babëzitur. Dhe nuk fluturojmë fare me presh, por me avion.
    Respekte për pleqnin.

  118. Grupi thotë:

    10 April 2008 @ 7:14 pm

    Ik o gjyshi..se ta shtriva nje me karate

    :)…Karate Kid dhe filmat me Van Dam-in…

    Po rraqe -rraqe KIKI -KO?
    Ko 1 ,ko 2,……..

    Ca gjuhe eshte kjo Idris??

  119. Vlore1920 thotë:

    10 April 2008 @ 7:16 pm

    Blendi Salaj thotë:
    10 Prill 2008 @ 6:45 pm
    Cumcakiza “Titi-kokos”…
    ———————————-
    :)

  120. akvll-naja thotë:

    10 April 2008 @ 7:17 pm

    O grup, rrofsh!:)

  121. WASU thotë:

    10 April 2008 @ 7:18 pm

    J., karate e cer karateje, te mesume nga Çak Norrisi.

    Idriso, kena lujt kena lujt, po vetem kur bijshim m’top se 1 a 2 topa ishin gjithsej ne lagje. Nga ato, nje ne jave e sigurt qe ta cajshin me thike kojshinjte me shtepi private, se u bijshin topat ne bahce ne u prishnin domatet.

  122. losttext thotë:

    10 April 2008 @ 7:19 pm

    cer jon ato cinglat Idriso

    ne kena pas lujt i loj shkopa xinkthi, ene doceeeeee, mer jahu

  123. emigrant thotë:

    10 April 2008 @ 7:22 pm

    Kur erdha ne amerike si student ne ‘98 kam nisur pune me $10/ora. Tani qe kemi zene pune serioze dhe marrim rroga mesatarisht te mira ra dollari! S’ka me vleren qe kishte. Sa te pafat qe jemi s’na u nda $10 dollareshi qe s’na u nda.

    O Bostonian, sa qahesh mer burre i dheut… :D :D :P mo keq se jevgu qe sa boni dasem, ju ca daullja… nuk e beso, ka shku 1 USD sa nji dollar canadez; nuk i besova syve ne nje bille hoteli ne vancouver… ishin aty aty… that’s the exchange rate, Sir, tha ai boti…

    Do ta kisha bo i cerre, po jam ne nje pushim 5 minutesh mbledhje dhe me duhet me u fut prape… Me 10-ve gazit me ket… :D

    PS amon mos u qa mo!!! s’u fryt pare, s’u fryt… ju ka bo amerika greedy mer… :P

  124. edrus thotë:

    10 April 2008 @ 7:22 pm

    Brez i degjenerum :P

  125. Grupi thotë:

    10 April 2008 @ 7:23 pm

    O grup, rrofsh!:)

    Tani po mbajte mend emrin e gruas te Mr.Presley…te jap nje cumcakiz Ulker…nga ato me makina nga brenda

  126. jon thotë:

    10 April 2008 @ 7:27 pm

    ‘79 ketu!

    Kopshti me dreke, gjellet e kopshtit qe s’i mbaj mend fare si ishin, me shije a pa shije, edukatoret qe na moren neper shtepi perballe televizorit me 11 prill ‘85.
    Fletoret e vizatimit (ishin 2 llojesh, sa lekshe ishin?) “kavanozat” e vegjel 5-6 kendore me vinovil, shiritat me ngjyra per vit te ri qe i kishim per detyre, perpareset e zeza te klases se pare, jakat e bardha, ato cantat e zeza me 2 rripa te trashe dhe me togezat qe prisheshin.
    Bankat e shkolles qe na shoqeronin deri ne vit te III ne gjimnaz. Vizitat per tek zyshat e semura, kompostot e fabrikes se konservave.

    Demonstratat e para te para pas rrjetave te mureve te shtepise, ditet pushim. Ndertimet e dyqaneve te para buze rruges me blloqe betoni te bera vete, te lyerit me gelqere me pompen qe bllokohej.

    Micheal Jackson, kercimet dhe te mesuarit permendesh te cdo kenge te tij. “I want to break free”, Freddy Mercury qe morem vesh qe kishte vdekur nga Sida, aty e morem vesh kete semundje te re dhe nga vinte :D
    “Princi i Bel Air” masdite, Lupin dhe Inspektori Zenigata tek Italia Uno ne ora 1.20 sa maronte ora 6 me vrap ne shpi. Antenat e radiove me zgjatues per te degjuar radiot italiane, Radio DJ.

    Eh c’na bete, sa kujtime!

    Po bananet e para kur dolen?

  127. akvll-naja thotë:

    10 April 2008 @ 7:28 pm

    Mrs Pristley.

    hudhe. një audi ju lutem. :D

  128. akvll-naja thotë:

    10 April 2008 @ 7:29 pm

    ops. Mrs Presley. :?

  129. NYC_GUY thotë:

    10 April 2008 @ 7:31 pm

    Po qe jeni 1979 e poshte keto emra duhet t’ju zgjone kujtime Mimoza Ibrahimi , Ela Tase , Kreshnik Tartari .

    Ndjese paste Arben Minga 2-0 kunder Belgjikes ne eleminatoret e 86 .

    Kushta ne Beograd 2-1 me gjysem kthese , ne ate kohe nuk e kuptoje pse im ate qe nuk kishte asnjehere emocione futbolli godiste tavolinen me grusht .

  130. Grupi thotë:

    10 April 2008 @ 7:32 pm

    hudhe. një audi ju lutem

    Hape ta shikosh ca t’ka ren…dhe pastaj e ndajm ne gjys cumcakizin…

  131. Ravintsara thotë:

    10 April 2008 @ 7:32 pm

    Na shau, për besë, po duket që nga librat s’paska nxënë gjë ky ardi, brezi i vjetër, se as Shqip nuk dika të shkruajë.

    Na thotë “zhulc” po ne jemi krenarë se jemi brezi i parë që filloi të lahej edhe të mërkurën, megjithëse na bërtisnin të mos e zbraznim depozitën e ujit.

    Na thotë “të palexuar” kur s’lamë faqe të “Gjeniut” pa zhubravitur dhe u habitëm kur morëm vesh që gjermanofonët s’para e njihnin shumë Remarkun dhe pyesnim veten se pse duhej të quhej Kazan, biri i Barit, pasi kishim mësuar të numëronim me librin e Babarit…

    E brezi ynë mësonte t’i binte pianos mbi një dërrasë të vizatuar, se zysha e muzikës ato mjete kishte, po ama masat 4-she e pushimet 8-she edhe sot i mbaj mënd. Es!

  132. msusi thotë:

    10 April 2008 @ 7:33 pm

    Drizi (ai qi hudhet) tuj lujt rraqe rraqe kiki ko, 1, 2 etj

  133. Koth thotë:

    10 April 2008 @ 7:33 pm

    Po mire more !
    Keni turp ju apo s`keni ?
    Ju ka plas cipa fare ! Jazek ju qofte !

    Edrus !
    Jo brez i degjenerum jo ! Brez leshi ! :)

  134. msusi thotë:

    10 April 2008 @ 7:33 pm

    http://it.youtube.com/watch?v=undn_riz6eg

  135. Nostalgji thotë:

    10 April 2008 @ 7:35 pm

    Pse me harrut qe nga byreku me presh kena kalu ke pica, nga kacurreli ke HIVI (arancata).

  136. akvll-naja thotë:

    10 April 2008 @ 7:37 pm

    Benz, ore, ç’tjetër të na bjerë!…:)

  137. akvll-naja thotë:

    10 April 2008 @ 7:38 pm

    jena kthy ke pica për të dalë prapë ke byreku me presh, se është trendy me gatu për brezin tonë.

  138. Koth thotë:

    10 April 2008 @ 7:40 pm

    Akell !

    Taxi te ka rene ! Ose Benz 240 ngjyre portokalli, diesel. :)

  139. akvll-naja thotë:

    10 April 2008 @ 7:40 pm

    Ravo, që kur Shqip shkruhet me të madhe? :P

  140. akvll-naja thotë:

    10 April 2008 @ 7:42 pm

    Kothe, Benz 200 fare, bezhë.;)

  141. Grupi thotë:

    10 April 2008 @ 7:42 pm

    librin e Babarit

    :)…

    Benz, ore, ç’tjetër të na bjerë!…:)

    Mire po hudhe gjysmen ktu!

  142. Nostalgji thotë:

    10 April 2008 @ 7:42 pm

    Une e kisha mamin shitse ene kisha perhere topa 250, isha e para lagjes, tamom, topi eshte i imi penalltine e gjuj vete. Mu servilosnin kalamojt e lagjes ti futca n’skuader, car qefi mer amon…..

  143. Ravintsara thotë:

    10 April 2008 @ 7:43 pm

    .. Dhe ne jemi brezi i parë që mësuam e u mësuam dhe juve, brezave të tjerë të shtypnit në kompjuter që të vini të na shani tani te Peshku … :-)

  144. Blendi Salaj thotë:

    10 April 2008 @ 7:43 pm

    raqi, raqi - kiki ko ka qene loje e forte fare. Me vone u zevendesua nga loja shtyllash…topa-rasa dhe topa-djegesi i kishim luajtur me te vegjel, me gocat…me vone pastaj gocat na pelqenin dhe prej kesaj u rrinim larg. E shumta i sulmonim tek shkallet e pallatit ne behar dhe u rrembenim librat me letra cumcakizi qe koleksiononim. ua flaknim……ato therrisnin me te madhe…i tallnim qe mblidhnin letra, deri sa dolen “Turbo”-t dhe nisem dhe ne koleksionin e makinave. Luanim me pulla, kopaca, pastaj me te dredhme (paresh te vogla).

    Kur isha i vogel dita fillonte me RAI DUE. Tomi dhe Xherri, “Le piccole canaglie” (Little Rascals), Thundercats, la famiglia bionica…te mos them edhe “L’ape Maia”… :D
    Dita niste kur mbaronte programi i femijeve. Gjysmen e diteve e kalonim duke u sorrollatur lagjes sa andej nga tregu katnar, sa me ndonje 5-katsh…ose nga pishinat…ku hynim nga hekrat (nga ana e pishines se familjareve)…ka nje vend aty yll fare s’te shofin “sampistat”.. :D

    nejse se nuk mbarojne keto kurre, me dite te ri ketu, me dite do me kujtohen detaje…edhe zilja e shkolles “Sabaudin Gabrani” dhe gumezhimat rruges “Muhamet Gjollesha” ne mengjes me mungojne…

  145. ITS thotë:

    10 April 2008 @ 7:45 pm

    Une jom i 80s dhe aprovoj ket mesazh!

  146. Koth thotë:

    10 April 2008 @ 7:45 pm

    Nostalgji !

    E kuja je ti a te keqen ! :)

    Akell !

    Mos pretendo te shkosh me zor ke benz 200, bezhe !
    240 , i verdhe , diesel ! ;)

  147. akvll-naja thotë:

    10 April 2008 @ 7:47 pm

    O grup, thashë se e harrove. Qe gjysmën. Po tu kujtu emri i Mrs Presley-t ta jap të tërin.:)

    Rav’, :D :D :D

  148. WASU thotë:

    10 April 2008 @ 7:47 pm

    Koth,

    Sa per brez leshi, vetem ate s’e thu dot, se kur vjen puna e brezit tone, ishim brezi i pare i rrujtjes ne krrujtjes masive. Kaluam nga breket e Korces, tek trikotazhet e huja, deri ke tangat. Ne sasia e leshit per pasoje gjithmone ne renie e siper simas modelit. Se c’behej me pare, s’di te them, po mendoj se ka nje arsye qe termi “grandma panties” perdoret per breket qe nga madhesia ngatarrohen me kellefat e jastikut.

  149. mergimqari thotë:

    10 April 2008 @ 7:49 pm

    Blend& IT’S ju keni nevoje te shkoni 12 here ne vit ne atdhe..
    Ps . dhe te rrini nga rreth 30-31 dite :)

  150. Grupi thotë:

    10 April 2008 @ 7:49 pm

    deri sa dolen “Turbo”-t dhe nisem dhe ne koleksionin e makinave.

    He se s’po ja kujtoja emrin!! Mos harro dhe Lazer-at…vetem makina dhe tankse i kishim fletoret.

  151. akvll-naja thotë:

    10 April 2008 @ 7:50 pm

    hej, po Lomi, roja i “Sami Frashërit” që na fuste brënda me ” hajde trimat e Lomit! hajde e ardhmja e atdheut! dhe për pak e do kishit njel përjashta.”…

  152. Koth thotë:

    10 April 2008 @ 7:51 pm

    WASU !

    Gozhde te paskan nel ato breket e Trikotazhit te Korces, me nje kame te ndryshme nga tjetra. ;)

    Le qe kot ne une. Po tangat cer hujne ne pune ne disa raste ! :)

  153. Blendi Salaj thotë:

    10 April 2008 @ 7:55 pm

    Mos beni gafe harroni Ambren (dhe Pamelen) tek NON E LA RAI se ju gjen ndonje e keqe…dhe as Alessia Marcucci-n e “Colpo di Fulmine”…

    The Cosby Show ishte bere “I Robinsson” ngaqe se kane pas kollaj me shqiptu…Dr. Huxtable.

    Jemi brezi qe i dha fund shikimit te “Jugosllavit” ne kohen tone dolen nga loja kanoçet (grupat)…edhe kjo arritje qe…

  154. akvll-naja thotë:

    10 April 2008 @ 7:55 pm

    Po ç’gozhdë mor, ato i kemi shenjë akoma. Nga shenjat e tyre të pavdekshme dhe nga vaksina e lijës e njofim njona-tjetrën n’plazh. (Dhe nga gjaku arjan, sigurisht.)

  155. Nostalgji thotë:

    10 April 2008 @ 7:56 pm

    Amon o Koth mo na fol mo. I mani men ato rreshkitset e tuneleve (ka nji per lagje ku duhet tu futshim kur vite armiku) tu lujt me kalamojt me top te kuq me pika te bardha u hap kapaku rreshkitses ene rash mrena ku u cava e u bona pis. Kur erdhi mami n’shpi ma mori topin ene dote me ma ca me sqepar, Ajo i bite, topi kercete perpjet, vazhdoi kshu nja 4 -5 here dhe kur pa qe une ene pse kisha honger dru qeshja qe nuk cate topin i t’mor i thike ene nji ta ca n’4 pjese. 2 jave lagja pa top, po shyqyr qe ishte vere ene do shkojshim ne plazh ke plepat n’Durres ene ma bleu prap.

  156. Ravintsara thotë:

    10 April 2008 @ 7:56 pm

    Po edukatën seksuale në 8-vjeçare?

    “O zyshe, domethonë kur i vijnë gocës ato, mund të ngelet me barr’ e?” “Po, Endriti, po.” “Puuu, ç’paskam bo!” “Endriti, do të të nxjerr jashtë, edhe një herë ë!!”

    “O zysh, ça është masturbimi?” - ” Lëreni, s’ka rëndësi, shënojeni që ndodh edhe te mashkulli edhe te femra, nuk do jua pyes në provim.” (Uff…)

  157. edrus thotë:

    10 April 2008 @ 7:57 pm

    Aman mer Koth edhe ti, ç’merresh me kto ?
    Shyqyr që ranë në kompiuter për të msuar se ç’është seksi

  158. Grupi thotë:

    10 April 2008 @ 8:00 pm

    Kujtesa me e kendshme…zjarri i plehrave jasht shkolles :)…dhe rraketat 100 lekshe qe i shisnin ke dera…

    Aklle…po he mi dreq ma jep gjysmen! Letren mbaje se kam nja 3 Benza…

  159. akvll-naja thotë:

    10 April 2008 @ 8:00 pm

    Batte forte il cuore
    Primo piano in ascensore (disa herë)

    dhe Sarabanda, ju lutem shumë.

  160. akvll-naja thotë:

    10 April 2008 @ 8:03 pm

    po ta dhashë mër dreq, scroll up!

  161. Ravintsara thotë:

    10 April 2008 @ 8:03 pm

    E pastaj Festival Bar …. o Zot, sa shumë televizor që kemi parë!

  162. Genta thotë:

    10 April 2008 @ 8:05 pm

    Po Lupenin te italia uno kur vinim nga shkolla :D
    Lupen lupen inkorexhibile

  163. Koth thotë:

    10 April 2008 @ 8:05 pm

    hihihi
    Edrus je njish i madh ! Cin kishe parasysh nga keto ti mer per kte punen e kompjutrit ti ??
    hihihi
    Keta ala e kan menjen ke camcakizat babol mer !

  164. akvll-naja thotë:

    10 April 2008 @ 8:05 pm

    shum shum… po ajo karaokja me Fiorellon që mbahej jashtë?

    po Primi Baci?

  165. Genta thotë:

    10 April 2008 @ 8:06 pm

    uuuu primi baciii me Anete me syze, Zhaklin….edhe Helen e i suoi amici

  166. Nostalgji thotë:

    10 April 2008 @ 8:06 pm

    Po fillimet e Beautiful i harrut ju me? PO kasatat 10 lekshe ne plazh qe sa ta mershe ke karroca me shume u shkrite se e hajshe, ene t’arrite qumshti deri ke brryli? PO kilotat e zeza ne shkolle ne ore te fiskultures per gocat?

  167. WASU thotë:

    10 April 2008 @ 8:07 pm

    “Il principe di Bel Air”…hec e tu mesojshe me me zerin origjinal (amerikonce) te Will Smith masanej.

  168. Ravintsara thotë:

    10 April 2008 @ 8:08 pm

    Hahaha… admin, ju lutem t’i mbyllni komentet per kete teme, se n’a late pa pune!

  169. Genta thotë:

    10 April 2008 @ 8:08 pm

    po l’albero azurro te rai due, solletico te rai uno

  170. Ravintsara thotë:

    10 April 2008 @ 8:10 pm

    …Babi: “Prapë ky filmi me jevgj? Ama çdo darkë këtë do shikojmë, ne?” T’a dinte Willi se diku në Tiranë e shanin jevg!… :D

  171. Genta thotë:

    10 April 2008 @ 8:10 pm

    Aj aja kokoxhambo aj ajee kokoxhambooooooooooo :D
    Na late pa mesuar

  172. Blendi Salaj thotë:

    10 April 2008 @ 8:11 pm

    Ne seksin e kemi bo andej nga ju boshit zborin mer po hik se tu thinjen ’steqet.. :D

  173. Penar Musaraj thotë:

    10 April 2008 @ 8:11 pm

    hej, po Lomi, roja i “Sami Frashërit” që na fuste brënda me ” hajde trimat e Lomit! hajde e ardhmja e atdheut! dhe për pak e do kishit njel përjashta.”…

    Akull, edhe sikur 7 te ishte ora, prape Lomi te njejtin refren kishte. obobo…ca na kujtuat mer amon.

    Kur me pysin tashi, “What was the first CD you purchased?” nuk pergjigjem. Se ishte 2 Unilimited. obobobobo.

  174. Bostonian thotë:

    10 April 2008 @ 8:12 pm

    Emigrant,

    Ne ‘98 qe kam ardhur une ketu mund te thuhet me plot gojen HANTE QENI PETULLA. Mbaj mend mend 88 cent 1 gallon benzine, me $50 dollare blije ushqime per 2 jave nj familje. Cigaret $2.25 etj etj. Ishte koha e xhaxhi Klintonit (qe ju beft dita 1000) :-)

  175. WASU thotë:

    10 April 2008 @ 8:12 pm

    Mire kasatat, po dhe akulloret ama, ta sillshin shpirtin m’ven. Tu i gjemu xhaxhit me karrocen e akullores ka prapa, se mazalla se ndalonte pa mberrit der ke sheshi maskarai. Ato kaushet e shkrete o u squllshin ka siper, o u squllshin ka poshte, ne pikojshin qamet.

  176. Ravintsara thotë:

    10 April 2008 @ 8:13 pm

    So… so… solletico! (përsërite tre herë)

    Prapë babi: “Hë, të keqen babi, çfarë po thonë, n’a përkthe njëherë ti që merr vesh.”

  177. Blendi Salaj thotë:

    10 April 2008 @ 8:13 pm

    Hajde, kush e gjen si e kishte ai zogu me sqepin e modh te L’albero Azzurro?

    Po “BiG” te RaiUno ne ora 4? Inspector Gadget!!!! :)

    Kur kena ble televizor me ngjyra jam zhgenjy shume qe Babari ishte gri…

    PS. Amico mio, I ragazzi del mureto… shume tv italian kemi pa…(dhe perkthyer per prinderit)

  178. Ravintsara thotë:

    10 April 2008 @ 8:15 pm

    Kur kena ble televizor me ngjyra jam zhgenjy shume qe Babari ishte gri…

    Haa… e madhe kjo! :D :D :D

  179. WASU thotë:

    10 April 2008 @ 8:16 pm

    “Mani, mbrojtes i lire”…per gjithe te apasionumit e futbollit.. :)

  180. Genta thotë:

    10 April 2008 @ 8:17 pm

    Hajde, kush e gjen si e kishte ai zogu me sqepin e modh te L’albero Azzurro?

    Dodo

    Po Lady Oscar, Kiss me Licia, Piccoli problemi di cuore (bim bum bam)

  181. WASU thotë:

    10 April 2008 @ 8:20 pm

    Ne ishim te paret qe pame “Hirushen” dhe “Borebardhen” ne televizor me ngjyra….turqisht. “O Çiçí, o pasha”.

  182. Grupi thotë:

    10 April 2008 @ 8:20 pm

    po l’albero azurro

    Mosss!! E kisha harru fare!

    “Il principe di Bel Air”…hec e tu mesojshe me me zerin origjinal (amerikonce) te Will Smith masanej.

    Ate “high five”-in e Willit dhe Xhazit e kishim pervetsu…

    Po Lupenin te italia uno kur vinim nga shkolla

    Qe tshikoje Lupenin duhet te vije shpejt ne shpi jo te sorollateshe rrugve…vetem Olin dhe Benxhin ne oren 5 mund ta kapnim.

  183. Nostalgji thotë:

    10 April 2008 @ 8:21 pm

    Po kur shifshim kec ke gjermoni me sac? PO filmat me Raxh Kapurin Vagabondi, po Shamikuqja? Telefilmat Hazard, A-Team, po Benny Hill Show?

  184. Genta thotë:

    10 April 2008 @ 8:22 pm

    Baywatch…
    po Sandokan :D

  185. toko thotë:

    10 April 2008 @ 8:24 pm

    Buk e kripe e Telenorba, thuhej andej nga Vlora :)

  186. Dori thotë:

    10 April 2008 @ 8:24 pm

    Paska plasur mallëngjimi këndej, na t’ju bëj pak me turp, kujtoni fjalët që kujtonit se thuheshin për këtë.

    P.S. Si e kishte ai filmi vizatimor me eskimezin që ishte i çuditur (gjithmonë më ngjante me atë të stilolapsave Bic). “Tereza ndize motorrin…”

  187. Grupi thotë:

    10 April 2008 @ 8:25 pm

    Allo Allo…

  188. WASU thotë:

    10 April 2008 @ 8:26 pm

    Ne fakt ka nja 5 ore qe me sorrollatet kenga e Sandokanit neper koke, po ngaqe s’dijshim asi fjale te kenges, ngelet me kaq “Sandokaan, Sandokaan, nana na nanana nanana…” :D

  189. akvll-naja thotë:

    10 April 2008 @ 8:26 pm

    Dori,
    unë jam i kënaaaaaqur!- thoshte eskimezi. po s’më vjen në botë titulli…

  190. WASU thotë:

    10 April 2008 @ 8:28 pm

    Delfini i Bardhe Akllo….

  191. akvll-naja thotë:

    10 April 2008 @ 8:28 pm

    hahaha, Grup,
    I am Michelle of the Resistance, I shall speak only once. :D

  192. pingu thotë:

    10 April 2008 @ 8:29 pm

    :)

  193. WASU thotë:

    10 April 2008 @ 8:30 pm

    Grupi,

    Allo Allo kishte fillu e jepte PBS para njady muajsh. Te shifshe cer lumturie kur e pashe, po te shifshe edhe gjithe gafat ne perkthimin me titra qe i bente TVSH-ja ahere…Gjysma e komedise i binte tjeter per tjeter.

  194. losttext thotë:

    10 April 2008 @ 8:31 pm

    macinga zeta, ne astroboy, ne dolce remi`, piccolo come sei

  195. Furor Aquila thotë:

    10 April 2008 @ 8:31 pm

    Jetoja prane nje reparti ushtarak te Zogu i Zi. Kur filloi ajo loja me kopacat une me shoket hyme ne nje magazine dhe ua morem te gjitha kopsat e pantallonave dhe xhaketave te ushtareve. Mblodhem nja dy kile kopsa dhe kemi luajtur kopac tere veren aq shume sa gishti me ka mbetur nje cike i shtremberuar. Pale kur dolen tasot…..

    Per ata qe kan lozur futboll te polikumi dhe e kane gjuajtur topin aq forte sa e kan cuar mbi ato shtepite dhe se kan gjetur me, rrezik kam qene une ai qe e ka “mare” topin. Me falni!!!

  196. Blendi Salaj thotë:

    10 April 2008 @ 8:32 pm

    Une hala e degjoj ate korbin e Delfinit te bardhe qe ia ben “Hakmarrjeeee, hakmarrje….”
    Kiri Klloun kishte zerin e Ben Minges…

    dhe zigurisht Arushi i vogel kolargol…zogu pushverdhe (nu pun ;) )

  197. losttext thotë:

    10 April 2008 @ 8:33 pm

    rrezik kam qene une ai qe e ka “mare” topin. Me falni!!!

    te kemi falur! Poplli!!

  198. Nostalgji thotë:

    10 April 2008 @ 8:33 pm

    Na iku feminia per lesh ne shyqyr qe kena kompiutrat qe te kujtojme ka i here keto gjona me njoni tjetrin se me bo me ja thoni ne njonit te shqnis qe kena zone knej nga jena na kujto mo ufo se c’na qujne deri tani.

  199. akvll-naja thotë:

    10 April 2008 @ 8:34 pm

    Penar, paske qenë i hershëm ti. Unë mbërrija në shkollë në 8 pa 5. Dhe e them me krenari që kaseta e parë ka qenë Take That, me tekste e me të tëra. Origjinal. Se për t’kopjumet, me shumë më shumë krenari ju them se kam pasë një tip compilationi kopjuar nga komshia që e kish kopjuar nga s’di kush, me dire straits e stevie wonder e ku di unë…

  200. Ravintsara thotë:

    10 April 2008 @ 8:34 pm

    Uuuu tasot te ato zgjyrat e patatinave… :D

  201. WASU thotë:

    10 April 2008 @ 8:36 pm

    Cer ishte emri i atit filmit vizatimor me arushin panda, ku nene panda tregonte historite me nga nje moral ne fund?

  202. edrus thotë:

    10 April 2008 @ 8:37 pm

    Mos thoni që s’është kështu:të gjithë çunat ishin të dashuruar me Bonacortin :P

  203. Ravintsara thotë:

    10 April 2008 @ 8:37 pm

    Tao Tao… e adhuroja!

  204. Ravintsara thotë:

    10 April 2008 @ 8:39 pm

    Këqyre Wasu: http://youtube.com/watch?v=1Y-ZAvnbeCg

    .. unser Taotao…

  205. WASU thotë:

    10 April 2008 @ 8:39 pm

    :) Ju kujtohet ai filmi vizatimor mesimor/edukativ, ku ktit djalit sa here qe i dilte ndonje problem, i dilte i pikepyetje ke koka, pika e pikepyetjes i kerciste nja 10 here mbi koke, ne kur e gjente zgjithjen i dilte nje llambushke dhe nje “Aha”! Masanej i vizatonte “zgjidhjet” ne mur apo dysheme me nje laps “magjik” dhe ato, nga vizatim, materializoheshin. Sa here enderroja per nje laps te atille…

  206. Blendi Salaj thotë:

    10 April 2008 @ 8:40 pm

    Remiun e vogel e mbaj mend dhe une…Dolce Remi..

    Paskemi qen brez televiz. Po meqe fillun rrefimet. te uzina enver dhe neshiraku kena marre gjitha ato goglat e levave qe te beshim “Gogla” nga ato me lidhese kepuce qe i beshim rakatak-rakatak-tak-tak…te neshiraku kemi hy dhe per guzhinjetat 204 qe te beshim patinat. me patina me guzhinjeta ishim te rralle ne gjithe tironen dhe dilshim tek Ekspozita Shqiperia sot me rreshkit ne mermer…kush ishte si ne…

    Po ne vere, ne darke kur mblidheshit ne shtepi, ku i lanit kembet qe m’i kishit zhul deri ne rreze? :D
    I mbani mend si na therrisnin:

    -Blendi! Hajde brenda.
    -Po edhe pak o ba…
    -Hajt se filloi fimi me herkulin…
    -Yyyyy filloi fimi…dhe u shperndashim te gjithe..

  207. WASU thotë:

    10 April 2008 @ 8:42 pm

    Po po, hec e t’u thush robve ketu qe u lajshim i here ne jave, ne zijshim morra mesatarisht ka i here ne vit….koka ere vajguri te kerrmonte i ore larg.

  208. krasta krau thotë:

    10 April 2008 @ 8:43 pm

    Lum si ne te 82 :D
    Shamia ime e pionerit perfundoi si fasho emergjence… se tani mu kujtu, vrava komen ty loz futboll… kom qene sulmus sallaks e me demtoi armiku… :D

  209. Genta thotë:

    10 April 2008 @ 8:44 pm

    Kemi qene brezi i fundit i perparseve te zeza dhe jakave te bardha me librin te qendisur apo ABC

  210. akvll-naja thotë:

    10 April 2008 @ 8:44 pm

    Djali Shpikës, WASU? ai më ka lënë sot e kësaj dite në kërkim të lapsit…:)

  211. Koth thotë:

    10 April 2008 @ 8:46 pm

    Ju te pas 80-s keni le kur ne shijonim kete edhe andej nga Mamurasi i Zborit :)

    http://www.youtube.com/watch?v=VM4fg65W33Q

    Akell
    pyete Komshien qeflie muzike cer bente rinia e asaj kohe kur sapo kishit le ju per kete kenge kur majti 6 muj vend te pare ne HP e radiove . :)

  212. akvll-naja thotë:

    10 April 2008 @ 8:46 pm

    ku i lanim këmbët e? me zorrë, në haletë allaturka, ku tjetër?… po si shkretohej qyteti kur jepej skllavja Izaura? po emrat brazilianë që vlonin në atë kohë?

  213. Genta thotë:

    10 April 2008 @ 8:47 pm

    uhhh se u kujtova per cantat Sailor Moon per gocat e Robocop per meshkujt :D

  214. WASU thotë:

    10 April 2008 @ 8:47 pm

    Ti Kraste e paske pas shamine pe pupline, ka ato qe u dilte boja me dy larje. Mu mamaja ma kish be tere qejf pe akllasi, kshu ishte goxha me u pa, po u rrudhoste shume dreqi e duhesh hekuros mjes per mjes….uff, angari e madhe.

  215. akvll-naja thotë:

    10 April 2008 @ 8:49 pm

    kothe, ik o ‘lla, se as linqe s’dini me vu tamom ju t’para ’80s :P

  216. Blendi Salaj thotë:

    10 April 2008 @ 8:50 pm

    ku i lanim këmbët e? me zorrë, në haletë allaturka, ku tjetër?… po si shkretohej qyteti kur jepej skllavja Izaura? po emrat brazilianë që vlonin në atë kohë?

    Moj, mos jemi kusherinj? lol Si kemi qen t’gjith isoj…edhe ne kishim nje zorre nga lavamani ne allaturken…dhe ime me qe me bertiste se dilja nga banja pa i thare kembet dhe linja shenja ne pllakat…

  217. WASU thotë:

    10 April 2008 @ 8:51 pm

    Kush s’i ka perdor najehere veprat e Enverit per leter higjenike te ngreje doren…Ishin ca te serta ato dreqi e mori, dynjane me leter perdorshin….

  218. Leon thotë:

    10 April 2008 @ 8:51 pm

    The Wonder Year
    N.q.s. nuk keni pare kete serial televiziv ne fillim te viteve 90 atehere mos thoni qe i keni jetuar ato vite…
    Muzika e serialit eshte e shkelqyer..
    http://www.youtube.com/watch?v=-CZRudxD-NQ

    P.s. Duke pare kete serial e kam praktikuar “the first kiss”… :D :P

  219. edrus thotë:

    10 April 2008 @ 8:52 pm

    Koth, sa pa tekt që je mer dreq, si s’merr shembull nga Blendi…
    Do vijë Grupi tani dhe hajde mbaje :)

  220. Blendi Salaj thotë:

    10 April 2008 @ 8:53 pm

    Insieme…junajt junajt jurop!

  221. Genta thotë:

    10 April 2008 @ 8:55 pm

    Insieme…junajt junajt jurop!

    hahaha na kenaqet sot :D

  222. WASU thotë:

    10 April 2008 @ 8:56 pm

    Blendi, s’ta ka fajin mamaja, se po te kishe la najehere pllaka do e shifshe sa inat te vinte. Ne kishim dhe goxha verante, me hardhi nga siper, ku vijshin me kuc e me mac gjithe fisi ne kojshinjte paditeve gjate veres se ishte ca me fresk. Mire qe duhej lare qy me pike te mjesit, po vinte ora 5 (akoma pisku vapes), e thoshte mamaja “Edhe nje lecke tjeter…”
    “O ma, po e lava ne mengjes..prape?”
    “Po dhe ti hengre buke ne mengjes, pastaj prape ne dreke. Dhe shtepia ashtu e do”

    Prape lecken….

  223. Koth thotë:

    10 April 2008 @ 8:56 pm

    hihihi

    Akell,

    Mire thote edrus mire. Jeni eksperta neper kompjutra ju te pas 80-s . :)

  224. canart1975 thotë:

    10 April 2008 @ 8:57 pm

    Kishim nje shtepi private qe kishte nje qershi te ciles i dilnin deget jashte murit rrethues dhe ne i gjuanim e gure qe te binin qershite ne toke.Nje shok imi duke gjuajtur me gure pa dashje i ra xhamit te shtepise se vet dhe ia rrasi me vrap,pasi vrapoi nja 200 metra u kujtua the tha -Uu po une skam njeri ne shtepi

  225. Bostonian thotë:

    10 April 2008 @ 8:59 pm

    Kush e mban mend kete le ta thote titullin se mu kujtua tani rastesisht…

    “jam ari gjuetari, ari peshkatari
    Do ha mushtin e do pi mishin” :-)

  226. canart1975 thotë:

    10 April 2008 @ 9:00 pm

    Ditelindja e Pinokut

  227. krasta krau thotë:

    10 April 2008 @ 9:02 pm

    E si kena qene… :D U plakem… Po thyhena keq:D Rrofte brezi jone :D
    Ve bast qe jemi te funit qe ziheshin kush bohej gjermoni dhe kush partizoni ne loje luftash :) Apo nuk e keni lujt :D

  228. Blendi Salaj thotë:

    10 April 2008 @ 9:02 pm

    Ah mor shoke qe na ngacmoni. Cere t’i bojm kompjuterit ne tashi qe eshte bo vegla e sigurimit t’jeteses. Kam pa ashtu pastaj kam pa kompjuter…jo po qe..Ta kisha ne dore ne une si edrus, ul xhomat, i fus t’parin shtroj gazin…aty m’bjen shpirti rehat. Supermirafiori i pare…

  229. edrus thotë:

    10 April 2008 @ 9:03 pm

    Blendi, meqë të tjerët kanë qënë në kopësht në atë kohë: kur më përkthyen “Ui ar dhë Word” :P , vendosa që mund ta shijoja më mirë muzikën amerikane pa ditur gjuhën :P

  230. Blendi Salaj thotë:

    10 April 2008 @ 9:05 pm

    The World…

    Ca vjet kom dash me qen me pellush me pika si majmuni Hirko…

  231. Ravintsara thotë:

    10 April 2008 @ 9:06 pm

    “L’Europa non e lontanaaaa, çe una kancone italianaaaa… per voj, insjemeee”..

    Sa largpamës kemi qenë që atëhere, po Europa ama vazhdon të n’a rrijë lontana, megjithë 20 vitet që kaluan… Eh!

  232. Genta thotë:

    10 April 2008 @ 9:08 pm

    Po topa zhytesi? Te lagja jone luanin “me te medhenjte” topa zhytesi (ne te vegjelit ishim kota biskota) dhe kur nje cun gjuante nje goce me top dmth qe e pelqente :D

  233. Nostalgji thotë:

    10 April 2008 @ 9:11 pm

    N’ato vite nji shoku jon tu lujt futboll thy komen po ngaqe s’kishte njeri ne shpi e mer vllai vet ne kurriz ne te tjeret mrapa ene tu e cu ke ambulanca lagjes. Per ti ra per shkurt kalojm me i rrugice qe nga lagja t’qiste direkt ke 1 Maji kur i plagosmi fillo tu bertit maje mer maje (vvlai vet qe e mate kalapic) te morim ca fiq ke i shpi afer lagjes qe si kapshim dot normalisht po tashi qe ishte lart munt ti kapte ne na mori ka i fik per t’gjithe.

  234. WASU thotë:

    10 April 2008 @ 9:11 pm

    Aman mer se kur te gjujshin me top ta linin mballomen sac ishte topi. Digjte ai top i shkrete digjte.

  235. Nostalgji thotë:

    10 April 2008 @ 9:13 pm

    ….kur shkojme ke ambulanca lagjes s’na e varte njeri se ishim kalamoj prit e prit e s’vite njeri, doktorri kishte qene tu bo synet i kalamo m’ceftas.

  236. Blendi Salaj thotë:

    10 April 2008 @ 9:14 pm

    Po pra genta, e pelqente… :P Po kur e hapje krahun fort me zhyt dhe hante ndonje top ballit ajo goca qe e linte me nje sy mbyllur dhe me nje rreth te kuq ne fytyre a e pelqente kete cunin?

  237. WASU thotë:

    10 April 2008 @ 9:15 pm

    Eee, sa te shijonin ato frutat e vjedhme…ne kishim dynjane me hardhi ke shpia, rrush sa te hante gjithe lagja, prape me vjedh nga rrushi kojshise e kishim qejfin, se si ai s’kishim ke bahcja.

  238. traummädchen thotë:

    10 April 2008 @ 9:16 pm

    broooooother Louie Louie Louie lol

    Kerkoni ne facebook grupin “TIRANA Diaries” dhe do gjeni shume foto te gjimnazisteve te viteve 94-98 :)))

  239. Nostagji thotë:

    10 April 2008 @ 9:19 pm

    Wasu rrush me ere kishe ti, po carac a kishe ne bace se ma mer menia se ne qoftese se je tironce e di vet se c’do me thone!!!

  240. Idris thotë:

    10 April 2008 @ 9:19 pm

    Tu them ne un nji nga “tonat”
    Dilte motra ke ballkoni dhe i fliste komshijes.Do ta vej me emer se asnjoni se njef..
    Po e lexon Peshkun do e kutpoi
    -O Doli !Ktheje tek dyshi po kendon A.CH. …..
    Dilte Doli ke ballkoni dhe ja kthete
    -Po nigjoj MINEN!..
    Ne darke gjyshja vigjilenete pasi raportonte ke i biri(babai dmth)nderhynte me ububu
    -Na turperuan more …Jane terbuar fare….Emra burrash nga ballkoni flasin,pa turp fare…. :) :) :) :)
    O te shkelqyerit e gjysherve dhe gjysherve….te baballareve dhe te mamallareve :) :) :) ….Na kenaqet qe ju befte dita 1 MILJON! :D :D :D .
    S’duroj dot pa hyre pak, po fare pak…na FALNI!!!!!!!!!!!
    Jepini nje cmim atij qe ka stisur kete gje madheshtore…..Edhe ne se nuk
    keni mundesi SAJONI DICKA per kete prurje fenomenale qe ja kalon
    Celentanos me “Rragazza dela via GLUK”

  241. WASU thotë:

    10 April 2008 @ 9:21 pm

    Jo jo, me ere e kishte kojshia, ne vetem njat lloj s’kishim ene atje e kishim koken.

  242. Nostalgji thotë:

    10 April 2008 @ 9:25 pm

    Wasu po se dite se pse tironcit e vertet majshin e majn carac, rrush me ere ene fiq ke shpia pyt Idrisin o Emigrantin se ta thone ato.
    Nostalgji, nostalgji, nostalgji per vite qe iken e s’kthehen me…
    Naten te gjitheve dhe faleminderit per keto kujtime te mrekullueshme.

  243. WASU thotë:

    10 April 2008 @ 9:25 pm

    Eeee, c’na bete more…Nje dite e tere shkoi me te s’emes (na falni po ate qe eshte po them). Ta dijshin keta per cer na pagujshin gjim’ diten e perendise…Turp e faqe zeze :D !

  244. canart1975 thotë:

    10 April 2008 @ 9:26 pm

    Po kur conim mishin tek komshiu qe kishte frigorifer.I vinim dhe emrin siper qe mos ngaterrohej me te tjeret.

  245. WASU thotë:

    10 April 2008 @ 9:27 pm

    Po s’jam rrit ne tirane a derebardhe …po po beri nanjoni sevap te na thoje mire do beje.

  246. Blendi Salaj thotë:

    10 April 2008 @ 9:27 pm

    Ore Idris po eja ulu, ja mu aty me gocat…se jini ju pa jimi na… :D

    Une mbaj mend psh qe beshim antena me babin, sillte grupin ai qe e bente nje shok, blinim kabllot e reja cdo dy vjete dhe qitshim jo jugosllavin po deri tek canale 5 e telenorba…dhe vinte Nesti i “lagjes” (sot i partise Demokratike) dhe na bente gjullurdi tek shkalla se babi i mbyllte baxhon e tarraces qe te mos shkulte dot antenat…dhe behej puna me polici. pse? qe te (mos)shikonim pak tv…babi nga dashuria per mamin me shume se ajo shifte ‘Stefanine’

    Po gjithe ato nete qe kemi kaluar ne te lagjes 21 dhjetori duke shtruar kabllo per te marre drita sa nga rruga m.gjesha, sa te ‘Puntoria ushtarake” sa te furra e bukes, te shkolla, te uzina, te blloku tjeter…nga nuk kerkonim drita dhe nje here vitin e ri e kemi kaluar jashte me burrat e tjere..tu kerku drita…po bashke me pincat naten e vitit te ri Mondi qiti dhe nje shishe raki, nuk qe ide e mire se Mirgenin e drodhi keq te hekurat e shkolles sa iu enjten kembet…

  247. WASU thotë:

    10 April 2008 @ 9:29 pm

    Pse mo lanet, qekena nda si per vaki kshu, dhoma e burrave ne dhoma e grave?

  248. akvll-naja thotë:

    10 April 2008 @ 9:30 pm

    Po ç’kushurinj mor Blend, vëllezër e motra kemi qënë të tërë…
    Hop nji, hop dy, dardha, dardha…:)

    Ej, po pesmetditshin e pushimit në plazh në ato kabinat një dhomë e një aneks me hale kolektive 50 metra larg? Dhe të shplamen me ujë shishesh? Dhe të lymen me domate e me kos?

    Idris, ti rri sa t’dush, po na i përzej içik ca ziliqarë më lart, po munde.:)

  249. krasta krau thotë:

    10 April 2008 @ 9:32 pm

    Po pra genta, e pelqente… :P Po kur e hapje krahun fort me zhyt dhe hante ndonje top ballit ajo goca qe e linte me nje sy mbyllur dhe me nje rreth te kuq ne fytyre a e pelqente kete cunin?

    O blend ka qene kohe gangsteresh o burre :D.. Kane qene ne mode ata qe gjujshin fort :D

  250. Blendi Salaj thotë:

    10 April 2008 @ 9:32 pm

    WASU, kur s’kishim drita (digjej transformatori) dilnin meshkujt e armatosur me kabell, idikatore, pinca - per te sjelle drita, dilnim dhe ne kalamojt me baballaret. se ca do benim ne shpi ne erresire aman…kur e gjejshim burimin i jepshim drita gjithe shkalles…

    kujdes te vecante ca vjete tregohej dhe per grate me femije qe i kishin burrat ne emigrim se keta ishin shoke e vellezer qe sa kishin ikur me ambasada a me anije dhe nuk i kishin terhequr familjet hala.

  251. Idris thotë:

    10 April 2008 @ 9:37 pm

    Tiransit e vjeter!
    Majshin dhe ka i cike gjo te “nalume” ke vazot …se ja jepshin kalamonit se “fle si qingj” …shshshst….. si pune droge :) :) :)
    Lulzote batha neper bache ..jo koqe -koqe po bishtaja -bishtaja :) :) :)
    Zemra e tyre ishte SHPELLE …. me fatlumi nga ne ishte kur hyte ke shpit e tyre “si m’shpi t’vet “Dashuri dhe mardhenie KRISTALI.
    Me e bukura qe kur nje gru fitoi NJE LOPE se boni kalamonin e DHJETE…dhe qeveria si shperblim JEPTE LOPE …. :) :) Llogaritni ne tani se c’bonim mas lopes duke i shtrydhe cicat dhe cunat e…..na gjujshin me gure te mos afroheshim… :D :D :D

  252. Genta thotë:

    10 April 2008 @ 9:38 pm

    Ore Blend, po ashtu tregohej dashuria atehere hahaha

    hmm po kur me bente mami buke me gjalpe e sheqerr e mblidheshin kalamanjte e lagjes “me jep nje kac”, te gjithe hanin nga nje kafshate, ose buke me vaj e sheqerr :D
    Me kujtohen edhe farat lule dielli, tere kohen ne klasa ato hanim, mbushej poshte bankes plote edhe vete i pastronim klasat, ishim te ndare ne grupe.

    Po leng trendafili keni pire ju?

  253. Idris thotë:

    10 April 2008 @ 9:40 pm

    Propozim!
    Te nerum admin….Majeni hap kete blog si “Thjeshtesi ne Alpe ”
    Le te vijne te gjith krahinat me kujtimet e tyre ….
    Eshte nga gjerat me te RRALLA!
    Nejse,propozim e pat dhe nga nje si une mund edhe te dalin propozime KOTI!

  254. Blendi Salaj thotë:

    10 April 2008 @ 9:42 pm

    Eeee nuk e dija Genta. Une kam qen i vogel me gjujt te lagja, kur u bona une me gjujt lagjes i pat ra bomba - dolem n’xhiro…me shapka blu!

    Lengun e trendafilit e benim vete. Trendafilat i mblidhnim tek shetitorja pergjate lanes, i fusnim ne shishe qumshti me uje, me sheqer, i linim ca dite…dhe i pinim gjysme te ngrohta se s’kishim frigorifer.

  255. krasta krau thotë:

    10 April 2008 @ 9:42 pm

    Kriza ka qene 97… Megjithe te keqijat une maj men, qe qe feste e madhe kur u myll shkolla… :D Hiq mundesine e te mesumit te kallashit, pushkes 10-çe, gjermones, 12.7-cit, granda…. :)
    Maj men kur u kthym ne shkolle ne konvikt, ishte bo shprehje trendy… hape deren se ta hudha grandaten…

    Ose mblidheshim dhe e gdhishim ty lujt letra e ty tregu histori te fortesh… Njoni ke dhoma 14… ishte i cike gjumash e zinte gjumi me pulat dhe ne qe ishim mbledh aty ke 14, e po shqyrtoshim kush ishte ma i forte Altin Dardha, qe kishte nejt ca kohe ne nji konvikt aty afer… apo Mandela i elbasonit… Dhe ndersa permendnim betejat, cohet ky qe ishte fjet dhe sonambul.. fillon e berdet: “Bam Bam andej nga fusha”…

  256. traummädchen thotë:

    10 April 2008 @ 9:43 pm

    hahah ka qene shurup trendafili …po vapikun dhe ato aranxhatat jeshile te tmerrshme kush i mban mend ?

  257. Jari thotë:

    10 April 2008 @ 9:44 pm

    O Jari, o Jari
    Ja ere dreq t’hash buke se u zi plonci :-) Jo jo mi mome, thuji kaculave t’tjere t’marrin shpejt kai cope buke se o thy i shishe vaj ke ushqimorja :-)

  258. krasta krau thotë:

    10 April 2008 @ 9:44 pm

    Po leng trendafili keni pire ju?

    Une po… Une po… Kur u rritme dhe kishte kola verdalle, mbaj mend qe me ishte fiksu ai lengu i trendafilit dhe kam bo edhe nje prove per nostalgji, po qe nuk ishte keq :D

  259. Blendi Salaj thotë:

    10 April 2008 @ 9:48 pm

    Aranxhatat jeshile te tmerrshme une i kam pas shume qejf per vete.

    Vapikun nuk e pija por e haja ashtu pluhur…

  260. INA thotë:

    10 April 2008 @ 9:49 pm

    Po qillotat sa kohe i veshem e mban mend njeri se sikur shpejt dolen nga perdorimi.
    Xhinkset e mia te para kane qene Wrangler e vetmja gje e “jashtme”, blune u nxorra laj-thaj, sa te me thaheshin ne ballkon ne rreshtin e pare te telave ;) , nuk dilja jashte une; pu sa zili i kisha ata qe me visheshin nga koka tek kembet me rroba Greku apo Gjermani.
    Genta, c’na kujton buken me vaj e me sheqer aman. E ngordhja buken me vaj me sheqer, vetem se e shoqeroja dhe me djathe (buke me tre gjelle :) ), te gjithe shtremberonin turinjte kur me shikonin.

  261. Blendi Salaj thotë:

    10 April 2008 @ 9:54 pm

    Une dua te falenderoj prindrit qe e kane hequr nga goja dhe nuk me kane dhene ndonjehere “buke me uje dhe me sheqer” - i shikoja shoket ndonjehere…po mua buka e qullur me uje ma ngjethte mishin si grricja e thojit ne derrasen e zeze…

  262. Dori thotë:

    10 April 2008 @ 9:54 pm

    Hehe, lëngu trëndafilit, e kam provuar përsëri para nja dy vjetësh nga një shok arab (ishte pluhur, i hidhje ujë për ta bërë pije). Siç duket s’e kemi shpikur ne.

  263. WASU thotë:

    10 April 2008 @ 9:55 pm

    Jo mer me sheqer, i futshim ne shishe petalet e trendafilit me uje e limontoz, masanej kur ishte bere uji i kuq ne petaleve u kishte dale ngjyra, e merrshe ujin, ne i vijshe sheqer. Limonate e cer limonate, s’ka shume qe me kishte shku menjda po me cer ta besh ketu, keta trendafilat ketu vijne ere po.rdhe…

  264. Dori thotë:

    10 April 2008 @ 9:58 pm

    WASU, ku ma gje të vijnë erë pordhë :) por s’vijnë erë hiç

  265. traummädchen thotë:

    10 April 2008 @ 10:00 pm

    :))) Ina kilotat i kemi pas veshur ne shkolle fillore, pastaj ne gjimnaz nuk i perdorte me njeri ma c´mbaj mend. C´me kujtove dhe edukaten shtepiake dhe punen me dru e me metal :D

  266. Genta thotë:

    10 April 2008 @ 10:01 pm

    aiiii vertete me kujtohet edhe mua kishim nje familje ne lagje qe flinin te shkalla jashte dhe femijve u jepnin buke me uje me sheqerr :(
    Ajo derrasa e zeze me kujtohi kohen e pushimeve 5 minutshme, qe shkruanim te derasa e zeze me shkumes e fshinim me fshirse dhe gjuanim ndonjerin. Ose pushimi i madh 10 minutsh qe blinim byreke…kur ishim me te vegjel merrnim buke me vete, buke me cokokrem ose buke me gjalp e djathe :D

  267. Blendi Salaj thotë:

    10 April 2008 @ 10:02 pm

    Ika, ika se mu kujtua mireille mathieu dhe rafalell cara…
    Mu kujtua nje film spanjoll qe s’i mbaj mend titullin…
    …tal vez esta conversación sea de nunca acabar… :)

  268. INA thotë:

    10 April 2008 @ 10:02 pm

    Jo uje o Blend jo, vaj ulliri Made in Albania, qe per cudi nuk e di po asnje nga keta ekstra verxhinet s’me shijon aq i mire :( .

  269. Blendi Salaj thotë:

    10 April 2008 @ 10:04 pm

    Po me shall pionieri kujt ia kan percelluar mullaqet? Tashi e bej me peshqir te lagur…kelltau!!!!

    Une po dal per kafeeeeeeee :D
    Dua t’ju marr me vete aty te kafja se eshte dhe koha e mire po s’e kam laptopin sot… :(

  270. WASU thotë:

    10 April 2008 @ 10:04 pm

    Ime me kur i kerkojsha najehre Vapik ndonje jave jashte “sezonit” ,dmth kur sa kish dale vera, thoshte “Cer vapik, tani s’eshte me per vapik, eshte per vape-hajde”.

    Blendi, ne une ashtu e hajsha shumicen e kohes, pluhur. Ama dileme e madhe ishte, pluhur a te trazume ne uje….une gjithsesi pishman u bejsha kur mbaronte…ah, ta kisha bere me uje me mie dreqin.

  271. INA thotë:

    10 April 2008 @ 10:04 pm

    Un’ du corbe.

  272. akvll-naja thotë:

    10 April 2008 @ 10:05 pm

    Ne jemi brezi i fundit që kemi bërë dituri makinash dhe që kemi pasë fatin të dëgjojmë shprehjen “a t’ta saldoj zysha ‘i katër?”

    Blendo, në të tilla raste ta shpërblefshim!:)

    Natën o brez gazmor!

  273. Dori thotë:

    10 April 2008 @ 10:05 pm

    traummädchen, mirë ato klasa, por kur filluan të vinin edukim seksi (më duket se zgjati vetëm një semestër, pastaj e hoqën :), dhe i ndanin veç çunat, veç gocat, dhe mjerë zysha kur i vinte radha për t’u shpjeguar çunave se kishte disa edepsëzë që…

  274. Blendi Salaj thotë:

    10 April 2008 @ 10:06 pm

    INA me vaj e haja dhe une, me gjalpe gjithashtu, por ca femije e hanin me uje… :(
    hasta luego se mbeta ketu

  275. WASU thotë:

    10 April 2008 @ 10:08 pm

    Ka qene gje “Qielli i Lumturise” Blendi? Se mu kujtua dhe mua, s’ka shume dite, dhe fakti qe para se te jepej fundi i filmit, im ate e kishte zakon qe e thoshte perfundimin “Ja, kenga i shpeton jeten”.

  276. INA thotë:

    10 April 2008 @ 10:09 pm

    Hej po nje film brazilian e mbani mend?! Jo Skllaven. Kam qene e vogel qe e mbaj mend turbull; Me nje goce qe donte nje djale dhe i ati nuk donte….. Help me here! Apo “Hapa Dashurie”?!
    Po ha corben me duket :)

  277. traummädchen thotë:

    10 April 2008 @ 10:12 pm

    hahhaha po tamam cunat vec gocat vec se mos kushedi c´do ndodhte po te rrinim te ter ne nje klase …
    …zysha skuqej me shume se ne lol…

  278. akvll-naja thotë:

    10 April 2008 @ 10:14 pm

    Vite të arta, Ina. Ikkkkka!

  279. Furor Aquila thotë:

    10 April 2008 @ 10:17 pm

    Tani sa mu kujtua nje film qe me ka pelqyer shume…Marko ne kerkim te nenes

  280. Eri B. thotë:

    10 April 2008 @ 10:18 pm

    Ç’m'u zgjuan kujtimet…

    M’u kujtua Rudi, qengji qe e rritem dhe e beme dash ne katin e dyte. I beme edhe nje pale pantallona te shkurtra, tip bokserash :), qe t’a mbanim banjon paster. :)

    Pale ato alpinizmat te nje perrua i vogel qe kishim aty afer, zbrit e ngjit perroin ne terrene te veshtira :). Kurse te fusha qe kishim perballe mesonim si te benim uren, sparkaten, fleten etj etj.

    Xixellonjat. Sa bridhja per t’i kapur e pastaj benim trupin me to qe te shndriste, sa ere e shpifur vinin. :)

    Uaa! Aranxhata! Mu ne qyqe me ka vajt per cik aranxhate. :)

  281. Ravintsara thotë:

    10 April 2008 @ 10:19 pm

    Ah brez i uritur, thuaj! Era e mandarinave na kujtonte Vitin e Ri, gjithmone, se kush kishte te blinte gjithe vitin?

    Nje dite, mesuesja e fillores na pyeti “Cfare keni ngrene per mengjes?” dhe njeri qe u pergjigj: “Mish, mësuese.” Gjithë klasa e qeshi të shkretin… Kurse atë që tha “bukë me çaj” s’e përfilli njeri :P.

    Ju kujtohen akulloret “EVGA”? Ah, ato frigoriferët e bukur. “O ma, çfarë ka aty te ai frigoriferi?” (A thua se s’e dinim.) “Mish të ngrirë, të keqen mami. Hajde, ikim.”

  282. Eri B. thotë:

    10 April 2008 @ 10:22 pm

    U, po qumshi plur, apo e ka kujtu noi tjeter me lart. :)

  283. Grupi thotë:

    10 April 2008 @ 10:22 pm

    Na lat pa pune sot o njerez…na kujtoni dhe buken me gjalp e me sheqer…po iki ta bej nje fele.

    Blendo…s’ishe pak i madh ti me pa albero azzuro? ;)

    Po ato kanocet me supe ndihme nga Italiani…i mbani mend? Sot nuk i fusim dot ne goje por atehere ishte shija me e pa pare! (kur ishte nga 90a a 91shi)…dhe patatet ndihma nga Greqia (ne Korce kjo…mbase dhe Tokoja i mban mend ;) )

    Jemi dhe brezi i pare qe provuam Koka Kolen…shishja e pare mbijetoj gati 4 muaj :)…po e para fare ama!!…andej nga 89a! Vetem i merrnim ere dhe kenaqeshim…

  284. traummädchen thotë:

    10 April 2008 @ 10:24 pm

    Naten e mire te gjitheve e flm qe e sollet k´te temen sot :);):)

  285. INA thotë:

    10 April 2008 @ 10:25 pm

    Rrofsh Akvll!

    Naten e Mire.

    Eshte nje kohe keteja qe per koke te kohes. Medemek po dal….prape.

  286. Grupi thotë:

    10 April 2008 @ 10:27 pm

    Ju kujtohen akulloret “EVGA”?

    1 mije lek!!! Vetem nga larg i shikonim se e kishim babin kurnac te madh…

  287. traummädchen thotë:

    10 April 2008 @ 10:28 pm

    Une mbaj mend ate qumshin pluhur gjithe rrezatime qe se nga e sillnin su morr vesh dhe ca biskota te ´ndihmave´ dhe ato qe te thyenin dhembet …

  288. Eri B. thotë:

    10 April 2008 @ 10:29 pm

    Po kur pasi e kishim mbllacitur mire e mire cumcakizin e ndanim me shoqnine :) . Ose kur sna duhej per momentin e conim te thoi i madh dhe pastaj e hanim prap, le te ishte bere gri. :)

    Uaa! Grure i pjekur… mmmhhhmm

  289. cimi thotë:

    10 April 2008 @ 10:30 pm

    Cimcakiz me grure :-)

  290. Eri B. thotë:

    10 April 2008 @ 10:30 pm

    Po karamele zana :)

    S’m'u qepka me mua. :)

  291. hunter thotë:

    10 April 2008 @ 10:31 pm

    Hahaha, na nxoret mallin e viteve ‘90. Gjeja e pare qe me vjen ne mend, muzika House e mbremjet diskove ku gjuaje ate te klases tjeter.

  292. Eri B. thotë:

    10 April 2008 @ 10:33 pm

    Jam arushi kolargol.

  293. cimi thotë:

    10 April 2008 @ 10:36 pm

    tao tao :-)
    Alias Adil Carcani :-)

  294. Genta thotë:

    10 April 2008 @ 10:44 pm

    Po kur pasi e kishim mbllacitur mire e mire cumcakizin e ndanim me shoqnine :)

    Po kur flinim me cumcakiz thuaj edhe ne mengjes kur coheshim ishte ngjitur te floket e duhet te prisnim floket. Ose e futnim ne gote me uje gjate nates dhe te nesermen prape te njejtin cumcakiz.
    Po lojrat me peta mi goca i mbani mend :D
    S’mesova fare sot, fale peshkut…

    Ika dhe une, naten e mire e befshi gjume te embel. Na kenaqet sot me kujtime :D

  295. Jupiteria thotë:

    10 April 2008 @ 10:44 pm

    po ato cokollatat twix, te skaduara qe na jepnin ne shkolle i harruat?

    Blend, paskemi qene komshinj :)

  296. hunter thotë:

    10 April 2008 @ 10:45 pm

    Miami Vice,
    me Don Johnson e Rikardo Tubs

  297. Idris thotë:

    10 April 2008 @ 10:46 pm

    Fshijini peshtymaxhijt si nje Cimi qe eshte futur….
    ja http://www.youtube.com/watch?v=mlkMc0ZaJmYhe ne

  298. INA thotë:

    10 April 2008 @ 10:48 pm

    Po kur dolen cokollatat Mars, Bounty, Snickers, Twix? Vinim ne dyqan i shihnim….i shihnim…. dhe bonim c’bonim dilnim nga dyqani me “Halil” qe kishte ca therrime lajthish e na ngelshin neper dhom’.
    Mu m’ka marre malli per kurabije, pasta-sy, buke-sheqere. :( Dhe per shtepine e pionierit m’ka marre malli.

    Le fotografite e femijerise qe te gjitha kane xhaxhin ne to.

    Do dal une apo jo?!

  299. Idris thotë:

    10 April 2008 @ 10:50 pm

    prape ne
    http://www.youtube.com/watch?v=8yRdDnrB5kM&feature=related

  300. KENA thotë:

    10 April 2008 @ 11:30 pm

    KUSH E MBAN MEND REKLAMEN:-IVI ZGJON NJERIUN NGA GJUMI-?!!KUR ISHTE VITI I RI I THOJA GJITHMON BABAIT TE MA BLINTE KESHTU MUND TE RRIJA ZGJUAR SA ME VONE.SA NAIVE!!

  301. pall_mall thotë:

    10 April 2008 @ 11:30 pm

    ej une e kam akoma nje nga ata televizoret kamakrown dhe nje shuishe aranxhate(kane pase nje ngjyre shure po te mira).
    Ku ka pas muzike house ather mer ti?!!

  302. WASU thotë:

    10 April 2008 @ 11:35 pm

    Ca me vonese, e di, po keto youtubshet s’ishofim dit ne pune. Ke “It’s my life” e Dr.Alban, deri vone na u ka duk sikur thosh “Stop Agimi, stop Bashkimi, stop Pajtimi, Stop Blerimi, stop Qerimi, it’s my life”

  303. Furor Aquila thotë:

    11 April 2008 @ 12:07 am

    Harrove Qazimin…..

  304. Ravintsara thotë:

    11 April 2008 @ 12:13 am

    o WASU, na mbarove gazit… pupupu… me ngelen portofolet pa llogarit sonte… ika ika…

  305. WASU thotë:

    11 April 2008 @ 12:32 am

    Me bashkim forcash Ravintsara :) ! Une e menderosa nje dite te tere ne pune, po hajt mo, shnet e jete na u befte!

    ..E kjo arrihet me pune, me perpjekje..

  306. edi thotë:

    11 April 2008 @ 12:44 am

    e linim klasen e mesimit per nje kafe dhe kur shkonin ne kafe gjenim gjysmen e klases. per te bere party mblidhnim leke per te pronotuar discon. se shkonin ne shtepi hanim buke dhe dilnim te lokalet e parkut.
    pershendetje class of 1998 Ismail Qemali.
    faleminderit per keto kujtime kaq te bukura.

  307. Tedi thotë:

    11 April 2008 @ 1:26 am

    po filmi vizatimor “E quasi magia Johnny” ju kujtohet?
    e mbani mend sa e bukur ishte Sabrina? :)

  308. J. thotë:

    11 April 2008 @ 2:03 am

    Ato filmat vizatimore shqiptare si kemi zene akoma ne goje.
    Ujku 81′ “kujton se jam piktor”, kacamisri duke gudulisur ariun edhe ky qe thoshte - hik moj dhelper mos me gudulis. Apo ” do te haaa mushtin, do te piiiii mishin” arushi qe kerkon babain, gomari qe i grisi pantallonat ne ferra..hahaha.
    hi ted.

  309. WASU thotë:

    11 April 2008 @ 2:16 am

    J.,

    Je me vonese, hudhe i sy ca me lart se jane permendur te gjitha keto…”Pa brire ti je mbret..” e lame se e kena bo telef ke ca tema te tjera :)

  310. J. thotë:

    11 April 2008 @ 2:31 am

    Qysh mer i keni thon te gjitha? Sme late gje mua hic?
    ca llupsash keta brezi im….

  311. lulian kodra thotë:

    11 April 2008 @ 2:37 am

    po kur kishte fillu italia uno jepte ne nje lusien lupenin dhe ne nje e gjys simpsonat. Sic ishim tu e pi kafen pas shkolles ke parku rinia (ai me kjoska, dhe me krokodilin), e lejshim se do shkonim te shifnim lupenin. Ene po t’a lenim lupenin pa e pa, Simpsonat nuk leheshin vallaj. Po disko ne dhjete te mengjesit, “genci me valiiixhe”? Po kur zysha e matematikes shpjegonte matricat, 10, 5, 14, 23, 47, dhe qe nga fundi i klases degjohej BINGO? Po peskatshi ne klase oren e diturise se makinave?

    Po kur ishim te vegjel fare qe loznim topa djegsi, me shpata, me llastiqe, me peligace? Po goca halles qe kishte mbledhur 259 letra karamelesh dhe cumkakizash dhe qe per pese cope do ia kalonte edhe komshies?

  312. toni thotë:

    11 April 2008 @ 2:40 am

    nuk ishte keshtu sic pershkruhet per te gjith dhe as per shumicen enj brezit ton. shumica nuk mund te shkonin ne kafe dhe te prishnin para sa te donin te hanin jasht dhe te dilnin neper parqe. nuk jemi brez i humbur por brez tranzicioni dhe rruget tona jan shum te ndryshme nga njeri tjetri

  313. Cheney thotë:

    11 April 2008 @ 2:50 am

    lulian,

    ma morre ne kthese me lupenin.. :)

    Permbledhja e kujtimeve te ketushme dhe skenimi i tyre do ti jepte jete nje dokumentari fantastik.. :)

    I keni thone gati te gjita!!
    Meqe ra fjala kush nga ju ketu me ka marr ca CD borxh te varka mu e smi ka kthy? Po anej nga fillimi jo kur u bo krejt ‘kacurrel’ ;)

  314. Shesim Bilet thotë:

    11 April 2008 @ 3:22 am

    Hajde…..Paqetaaaaaa, Cimcakizaaaaaaa
    Biskotaaaaaaa , IViiiiiii te ftotaaaaaaaa!…

  315. lulian kodra thotë:

    11 April 2008 @ 3:45 am

    Mu kujtu nje e forte me Hilalet ne klase te tete. Ne qofte se keni kalu andej nga banka, atje ku ka stacionin autobuzi qe vjen nga kombinati per ne kinostudio, dhe keni degjuar nje cerr te vogel te bertasi “HIIIIIILAL! 100 lek copa! HIIIIIILAL! 100 lek copa” ai isha une. Perdite e perdite pas shkolle t’u bertit HIIIILA 100 lek copa. Kur nje dite, ne klase, sa mbaroi ora e trete e mesimit, para fillimit te pushimit te gjate, ndjeva nje clirim qe e ndjeja gjithmone ne kete ore, nje nga ato clirimet qe jane aq te kendshme sa qe shoqerohen me ndonje pordhe. Vetem se ne vend te pordhes, me shpetoi goja dhe bertita HIIIIILAL 100 lek copa! Nejse mo, pata aq turp edhe aq frike se do ma ngjitshin emrin Hilali ne klase pas asaj, po bereqarvers, po t’ma vinin mua emrin Hilal, Xonit duhet t’ia vejshim Banana, Mandit Faraluledielli, ndersa Eltonit Paqeta Cumcakiza. Fukarallek hesapi, solidarizim.

  316. INA thotë:

    11 April 2008 @ 3:51 am

    Me kujtohet nje here, vajta ke nje kioske dhe e pyeta shitesen;
    “Kini 7UP?”
    “Jo.” me thote ajo
    Shikoj nga mbrapa plot.
    “Po mire,- i them,- zupa kini?”. :) Dhe sigurisht qe kishte. :D

  317. J. thotë:

    11 April 2008 @ 3:58 am

    Pershkrim nga talianet per shqipot qe hanin fara:
    Shikojme dy femije qe po hane miza dhe u peshtyjne krahet. :D

  318. belle_fleur thotë:

    11 April 2008 @ 4:12 am

    Hej njerez jam shkrire se qeshuri me keto kujtime te atyre viteve qe tani i kujtome me kaq nostalgji.

    Me gjithe keto gjera keni harruar Katanin tek La piovra, sesi mblidheshim te gjithe neper shtepira per te pare kete film, dhe kur iknin ndonjehere dritat shkonim nga ndonje komshi qe s’kishte te njejten lidhje elektrike. Po “Fame” dhe “Beautiful” qe i shikonim tek raiuno dhe rrinim ngulur duke kuptuar ndonje fjale tek tuk derisa mesuam gjuhen taljone :)

  319. rual thotë:

    11 April 2008 @ 8:07 am

    Po paralele te oborri i shkolles ska ba njeri me :D ??!!

  320. berti thotë:

    11 April 2008 @ 8:44 am

    Rualo, kena bo hekur njish. Kipin, stemen, diellin.

  321. Genti thotë:

    11 April 2008 @ 8:58 am

    Po komisar Katanin ku e late? Ky serial filmi ka qene legjende ne ate kohe, edhe mo e forta ka qene kur e vrane ket Katanin edhe per nja i jave a dy boshin llogarine kalamojt se me sa pluma e kane vra.

  322. Genti thotë:

    11 April 2008 @ 9:07 am

    Po cumcakizin BigBabol qe na cmente se nuk u bo mo imoth se kaptina?

  323. Tironsi thotë:

    11 April 2008 @ 9:11 am

    Qe ketu per zemerthymit e 90ave. Mu ka mush mishi puckurriza

    http://www.youtube.com/watch?v=99f_P5YKnX8

    Edhe number one ne Hit Parade per brezin e 80es. Nje hint; Ulej zoni ne diskoteke dhe gjithe katnaria qe thoshte: I guess they fuck :D :D

    http://www.youtube.com/watch?v=N6voHeEa3ig

  324. Tironsi thotë:

    11 April 2008 @ 9:13 am

    belle_fleur, kur o vra Katani u bo si me qene jave zie. Gjithe poplli kokvarur :D

  325. bobi thotë:

    11 April 2008 @ 9:23 am

    Po te liqeni Farkes me u la tu hec nga 3 or m’kom e tu vjedh rrush e kumlla rruges,tu kap dhjomca te prroi Pal Pocit.Po kur e lynim macen me vajguri ne I vejshim zjarrin(ca katilash kena pas qen). Ka pas qen njoni qe shiste akullore dhe gerthiste:
    Akullore me kajmak krem e cokollat,I bo xhaxhi per merak,mer parat dhe zbrit me vrap.
    Dhe kur ta blejshin akulloren(kuptohet per raste festash)ja futshe vrapit per n’shpi qe ta shijoje avash avash.
    Te liqeni tu hyp neper pisha si leoparda me kap bocet,llastiqet qe nuk e lejshim kumriet me mor frym.Shkojshe me ble buk ne perfundoje m’shpi me gjys buke se fillote lagjja:na tja fus nji cap.Lene ca na kujtut se kon fillu me na ron ne floket.

  326. kena thotë:

    11 April 2008 @ 10:11 am

    po me taso asnje nga ju nuk ka luajtur?!,ue un isha e tmerrshme…po “majmunin hirko” apo “nene madhen” ju kujtohet?

  327. adriatik thotë:

    11 April 2008 @ 10:47 am

    Opo ca jeni ju, peshka apo kaminista. Si po na sillni ato kohe te poshtra ku populli shqiptar ishte me mejerim dhe varferi, edhe nga analizat e doktoreve delte qe populli nuk i kishte marre te gjitha vitaminat dhe femrat dal nga dale po ktheheshin ne mashkulla

  328. Paulo thotë:

    11 April 2008 @ 10:55 am

    Koth!
    Nese Ju keni bere zbor ushtarak, Brezi jone i kemi bere zbor makiadove, kacurelit, ponxhit etj!

    Breza Makiadosh……….!

  329. Mashkulla thotë:

    11 April 2008 @ 10:57 am

    Mashkulla - shumesi i ri i fjales mashkull.
    Po theksi ku ta veme ? Tek u-ja propozoj une

  330. zhapiku thotë:

    11 April 2008 @ 11:10 am

    Zari Magjik ;)

  331. Leon thotë:

    11 April 2008 @ 11:29 am

    Te ishe adoleshent ne fillim te viteve 90 ishte e veshtire ne shqiperi.
    Vendi po jetonte ndryshime madhore dhe adoleshentet per here te pare mbase ne historine e atij vendit, guxuan te thyhejne tabute morale dhe shoqerore.Per here te pare shoqeria shqiptare kuptoi se ka nje moshe qe quhet adoleshence ne jeten e nje njeriu dhe eshte nje nga periudhat me delikate dhe me te bukura qe do perjetosh.. Vetem per kete adoleshentet e fillimeve te 90 do te mbeten pergjithmone ne historin e atij vendit. Sado vitet te ikin dhe mosha te bej te veten gjithmone do kujtojme se adoleshentat e viteve 90 ishin adoleshentat e pare te shqiperise!!!!
    Une jam vete nje nga ata.. :)
    The wonder years ishte seriali me i ndjekur nga une.. Kush e ka pare do kuptoje mesazhin qe ky serial percillte tek adoleshentet jo vetem ne Ameriken e viteve 60, por edhe ne shqiperine e viteve 90..
    Kenga briliante e Joe Cocker “With a Little Help from My Friends.” i shtonte me shume kenaqsin.
    Adoleshentat e viteve 90 ju pershendes! The Wonder Yearhttp://www.youtube.com/watch?v=-CZRudxD-NQ&feature=related

    P.s. By the way i was in love with Winnei at a time… :P :P

  332. AR31 thotë:

    11 April 2008 @ 11:31 am

    ERSATZ GENERATION!

  333. Tironsi thotë:

    11 April 2008 @ 12:03 pm

    Per here te pare shoqeria shqiptare kuptoi se ka nje moshe qe quhet adoleshence ne jeten e nje njeriu dhe eshte nje nga periudhat me delikate dhe me te bukura qe do perjetosh..

    Amin. Pastrusja e punes kur isha anej po me thoshte: “Tu bofsha ka pas adoleshenta ne kohe te partise se sikur s’e maj mend ket llaf une?” :D :D

  334. Tironsi thotë:

    11 April 2008 @ 12:05 pm

    Ma boni hallall po me ka kap nostalgjiu sot :(

    http://www.youtube.com/watch?v=wma9LM3Jxtc

    http://www.youtube.com/watch?v=EoXWcRXTWxE

    http://www.youtube.com/watch?v=SaZlFRL0ZB4

  335. J. thotë:

    11 April 2008 @ 12:06 pm

    Jam i sigurte se kjo kenga do ju mallengjeje ca (te pakten sqetullat :P)
    http://www.youtube.com/watch?v=Z3nWBocJF3I
    :)
    Ju pershendes o brezi im.

  336. Genta thotë:

    11 April 2008 @ 12:31 pm

    ehhhh mo Tironsooo une kam qe dje keshtu, edhe ne enderr keto gjera kam enderruar. Buke me vaj e me sheqerr, me paska marre malli. Ti Rrofsh per kenget ;) Telebuckon e ka pare njeri te TVSH?

  337. pershendetje thotë:

    11 April 2008 @ 1:44 pm

    Brezi im
    http://it.youtube.com/watch?v=mC_BlGfduwY&feature=related

  338. olsib thotë:

    11 April 2008 @ 1:45 pm

    Uau…!!! Sa paska shkuar numri i nostalgjia.com?!

    Ok… nuk e di nese eshte permendur me siper, por…

    Ju pershendes me kete:

    http://www.youtube.com/watch?v=q85vIZAZw94

  339. belle_fleur thotë:

    11 April 2008 @ 1:56 pm

    kur o vra Katani u bo si me qene jave zie. Gjithe poplli kokvarur

    —- Tironso, poplli asht merzit ma shume se per xhaxhi verin :P

    Po mire ate filmin “Nese nje dite do trokasesh ne porten time” kush e mban mend?

  340. Io thotë:

    11 April 2008 @ 2:00 pm

    ti apriro…

  341. Tironsi thotë:

    11 April 2008 @ 2:01 pm

    Prape ia hapi deren ajo. Pordhe i kishte :D

  342. belle_fleur thotë:

    11 April 2008 @ 2:09 pm

    Nënë e mirë ajo Virna Lisi :)

  343. Etrusk thotë:

    11 April 2008 @ 2:09 pm

    Si mund te harrojme Nils Holgersonin nga Shoni..
    ju kujtohet patoku Martin qe donte te fluturonte??

    Po dhelpra Smirre?!! :D :D
    Le se na keni kujtu shume gjera, si 82 i farkum qe jam i kam kalu te gjitha. Edhe shamine, qe Koth e paska majt me pak se andej nga une e mbajtem goxha muaj deri sa iku komperativa.
    Po Adelaidja, po ujku, …
    “Ho Ho Ho Kujton se jam piktor ë! :D :D
    Ju pershendes te gjitheve dhe flm Blendit qe na ktheve buzeqeshjen e munguar per sot!

  344. olsib thotë:

    11 April 2008 @ 2:15 pm

    Si mund te harrojme Nils Holgersonin nga Shoni..
    ju kujtohet patoku Martin qe donte te fluturonte??

    Hej! Nils Holgersoni dhe patat e egra!!!

    Tranmetohej pasdite rreth ora 18 (?)

    Hej, hej… ndonjeri prej jush mbante koleksion te pullave postare.

    Bliheshin diku afer redaksise se ZP-se!

    Cfare nostalgjie!!!

  345. Etrusk thotë:

    11 April 2008 @ 2:16 pm

    Kapeni kete:

    Mani, mbrojtesi i lire!

    Sa film i papame ka qene, ka pas edhe nje kenge te papame qe tani sme kujtohet.

  346. Tironsi thotë:

    11 April 2008 @ 2:19 pm

    Brez me fat kena qen vallaj. Sa gjera kemi perjetuar e c’ndryshime kemi pare. Faleminderit o Zot qe na e dhe kete shans!!!

  347. olsib thotë:

    11 April 2008 @ 2:21 pm

    Niiils Hooo…lgersooo…n!

    http://www.youtube.com/watch?v=HEYTI56yu9o

  348. olsib thotë:

    11 April 2008 @ 2:23 pm

    Tironsi thotë:
    11 Prill 2008 @ 2:19 pm
    Brez me fat kena qen vallaj. Sa gjera kemi perjetuar e c’ndryshime kemi pare. Faleminderit o Zot qe na e dhe kete shans!!!

    Edhe une ate mendoj i dashur!

    Faleminderit Zot qe na dhe kete fat!

  349. WASU thotë:

    11 April 2008 @ 2:24 pm

    Ahhhu, po hudheni mer vlla i sy me siper se Nilsi, Katani ne Mani u kane bo carcaf qy dje..Ju te Shqiperise sikur jeni 6 ore para e di une, jo prapa :) .

  350. Etrusk thotë:

    11 April 2008 @ 2:26 pm

    WASU,
    Skena kohe me i lexu te gjitha plako, gjithsesi rrofsh per keshillen.

    Rrofshin FATOSAT e 89-90! :P

  351. Grupi thotë:

    11 April 2008 @ 2:26 pm

    P.s. By the way i was in love with Winnei at a time…

    Weren’t we all! :)

  352. WASU thotë:

    11 April 2008 @ 2:31 pm

    Kurse per Vit te Ri i kishim rracion koncertin e Abbave, koncertin e Vjenes (edhe sot e kesaj dite po mundohem me e gjet po e kane fsheh mire qelbaniket), i rob gjerman qy i binte “Per Elizen” ne nje piano te bardhe, dhe qershia siper tortes doesmos humori i estradave, sidomos Durresit, Shkodres e Vlores.

    Me ate humorin ahere vallai edhe tani te kenaqet shpirti, ky i sotmi sikur s’ngjit shume, si i menderosem me duket…

  353. Grupi thotë:

    11 April 2008 @ 2:31 pm

    Hej! Nils Holgersoni dhe patat e egra!!!

    Bobo…tani jeni fut e po germoni me qirir…kte e kisha harru fare…

  354. belle_fleur thotë:

    11 April 2008 @ 2:33 pm

    Kush e mban mend si e kishte pata kryesore emrin e cila e mbronte Nilsin here pas here? :P

  355. WASU thotë:

    11 April 2008 @ 2:36 pm

    Aka, Gunter (ky ishte i “forti” i lagjes), Ingrid, Martin (patoku i shtepise)…ato dy patat idiote s’me kujtohen vallai

  356. Tironsi thotë:

    11 April 2008 @ 2:36 pm

    La mia vita non ha sense quando tu non ci sei
    Cara Lesi non andare via uf uf :D :D :D

    Jina ne brezi funit qi ka msu taljoncen prej televizorit. Kta te rinjt e sotshem, aha, s’kon vesh fare

  357. olsib thotë:

    11 April 2008 @ 2:37 pm

    Me falni… por e gjithe kjo eshte shume prekese!

    Eshte prekese sepse na kujton nje kohe te mrekullueshme qe ka ikur e nuk kthehet me! (jo vetem sepse ishim te vegjel e as sepse ishte diktature)

    Eshte prekese sepse mendoj se edhe pse jemi rritur ne ate regjim, realisht, theksoj realisht, jemi rritur ne nje menyre me te shendetshme edhe pse te varfer. Te pakten nga Tirana!

    Dhe kur mendoj se ne cfare erresire dhe coroditje informacioni, katravure, rremuje… rriten femijet (jo vetem shqiptare) te sotem… me vjen keq shume keq.

    Ndihem i privilegjuar, por edhe pak i trishtuar!

  358. Tironsi thotë:

    11 April 2008 @ 2:37 pm

    La mia vita non ha sense quando tu non ci sei
    Cara Lesi non andare via, uf uf :D :D :D

    Jina ne brezi funit qi ka msu taljoncen prej televizorit. Kta te rinjt e sotshem, aha, s’kon vesh fare

  359. WASU thotë:

    11 April 2008 @ 2:37 pm

    Doesmos, edhe Krumel qe ne ahere s’e kishim idene cer lloj soj bicim kafshe ishte :)

  360. belle_fleur thotë:

    11 April 2008 @ 2:38 pm

    Meqe me kujtuat Vitin e Ri dhe humorin e atyre viteve kapni pak kete. Ju pershendes
    http://www.youtube.com/watch?v=wMBvM4zu29o

  361. belle_fleur thotë:

    11 April 2008 @ 2:40 pm

    Wasu, e madhe se e gjete Aken :)

  362. INA thotë:

    11 April 2008 @ 2:42 pm

    Koncerti i Vjenes me pelqente, sidomos kjo:

    http://uk.youtube.com/watch?v=T6tqVDj21yA&feature=related

  363. WASU thotë:

    11 April 2008 @ 2:48 pm

    olsi,

    Ishte nje tip varferie e lumtur ajo jona, te gjithe m’i thes. Te gjithe kalamojt e lagjes rroten e bukes me vaje sheqer merrshin, s’kishte nanjoni sanduic me roast beef e provolone. Kishim kolektivisht o nje litar rrobash per me u hudh m’litar, o nje top llastiku…jo Xbox-e e Nintendo-ra, cfare kishim ishte e lagjes, jo e jona personale, perfshi ketu edhe capen e bukes apo ‘cingaren’ e camcakizit. S’na zinte fije mish siper kockave se s’na zinte mener bytha vend, jo me tu ulshim me ore te tera tu heng e tu lujt kompjuter.

    Me vjen sinqerisht keq per brezat qe rriten tani, sepse ne qofte se per ne prinderit s’e vrisnin shume menjden nga ishim, cfare benim, per sa kohe qe u ktheheshim ne shtepi ne darke, tani prinderit e shkrete i mbajne mbyllur nga e keqja, se e para e punes edhe te dalin s’kane nje rryp vend me lujt, po edhe kohet kane ndryshu. Ku dijshim ne c’ishte rrembimi i femijeve…ne na trembshin najhere me “Haje bukes se te vjen te merr gjylja” ne me kaq mbaroi puna. Tani persa i perket te mirave materiale, mund te kene shume me teper se c’kishim ne, ama s’ka burre nere te ma ndryshoje mendjen se gjithsesi, brezi yne ishte me i fituar, kishim dicka qe s’blihet kurre me pare..

  364. INA thotë:

    11 April 2008 @ 2:52 pm

    Nganjehere them se benin mire ata qe e fillonin transmetimin televiziv ne oren 6 mbasdite se pas ca kohesh sikur fillonte ne 4. Benim detyrat, mesonim, lexonim dhe kur ishte kohe e mire rrinim tere diten jashte duke vrapuar, shkume nga goja na dilte e s’donim tia dinim e kur vinim ne shpi u futeshim fasuleve. :)

  365. olsib thotë:

    11 April 2008 @ 2:56 pm

    E gjithe kjo po shkakton nje reaksion kujtimesh te harruara… qe kthehen ne siparfaqe!

    Ju kujtohen mullagat?! Po zogjte e pulave?! Po karrocat me kuzhineta?! Po bocet e pishave?! Po ato ditet e gjata te pushimeve te veres?! Ai muzgu i pasdites qe ishte fantastik per nje “kukamcefti”? “Ekakusheka”?! Oborri para pallateve?! Tirana pa makina! Paraditet me rruget bosh?! Makinat qe numeroheshin me gishtat e dores?! Po markat e tyre a i mbani mend?! Ai dielli djeges i veres?! Vjeshta e trishte dhe dimri qe sillte Vitin e Ri?! Televizori, televizori! Miti i “te jashtemve”! Thashethemet mbi orgjite e udheheqesve?! OK! Keto i benin te rriturit, por edhe ne i degjonim! Festivalet e Kenges?! Festivali i Pranveres?! …

    Jane vetem nje grimce e asaj qe kemi jetuar… aq e thjeshte e aq e shendetshme (pervec ideologjise). Por… aq e vyer!

    Ups… harrova… Po koleksionin e amballazheve te cumcakizave… e mbani mend?!

  366. Tironsi thotë:

    11 April 2008 @ 3:00 pm

    Makinat qe numeroheshin me gishtat e dores?! Po markat e tyre a i mbani mend?!

    Po te ishin veture plako ne te lagjes tone i thojshim FIAT, s’kishte rendesi ca marke ishte :D pervec ketyne kishte dhe ZUK, e ARO

  367. olsib thotë:

    11 April 2008 @ 3:02 pm

    WASU thotë:
    11 Prill 2008 @ 2:48 pm
    brezi yne ishte me i fituar, kishim dicka qe s’blihet kurre me pare..

    E vertete!

    Me kujtove bukene me sheqer e me vaj! Apo me djath e me domate!

    Oh domatet! Ato po qe kishin shije domateje!

    Po sallata jeshile me vaj ulliri…?!

    O Zot sa kujtime! Une kam kujtime! Falminderit per te gjitha keto kujtime!

  368. lulian kodra thotë:

    11 April 2008 @ 3:36 pm

    E ZIS Tironso, edhe MAUNE dhe ne fund fare kishte edhe ALBANIA.

    Pershendes Qemal Stafen matura 97

    http://www.youtube.com/watch?v=jRYDetbwegs

  369. Nostalgji thotë:

    11 April 2008 @ 4:32 pm

    Kalamaja ju kujtohet boza me akullore? Une vdisja, kur me bite nei lek n’dore e merrsha 10 bozen e 5 akulloren ene ta bijshin me i gote te modhe nga ato 1/2 kilshe.

  370. Nostalgji thotë:

    11 April 2008 @ 4:52 pm

    Po per 1 Maj qe gocat dilshin me fustan e cunat me pantallona te shkurtra ene po t’ishte ftofte s’ka gale se do ti tregojshim shoqnise sandallet me gome t’bardhe. PO xhupat me pellush me 2 ngjyra qe u vishnin nga te dyja anet?
    Une bojsha i kurs italishtje ene kur fillojshin ato filmat ke italia uno o ke rai m’thote mami car i tha , car i tha he pra se t’kena cu ene n’kurs une fillojsha tu bertit se po ti perkthejsha filmin m’hikshin llafet e tjera ene s’merrishim vesh asnji masnej.

  371. WASU thotë:

    11 April 2008 @ 5:07 pm

    Per 1 maj beheshin fotot e vetme gjate vitit, madje robte s’kishin nevoje me vu daten hic na pas, vetem vitin. Dilshin fotografite si me qene para toges se pushkatimit, dy rreshta me rob anash qy prisnin rradhen (ne xhaxhi fotografi mazallah se i qiste i cik nga objektivi), viktima e radhes para bredhit apo shatervanit, dielli mundesisht tu ra drejt e me surrat, ne dilshin te gjithe sikur u kish heng nanjoni buken se u vriste syte drita.

    Ata prinderit tane qofshin qe i gjejshin fotot e kalamojve te tyre ke fotografi, se isoj u dukshim te gjithe, isoj rrobat, isoj surrati sa i grusht, isoj floket e preme ne shtepi nga mamaja, isoj kembe si cingla ne gjunjte qe merrshin mballome mbas mballome e s’u sherojshin kurre.

  372. Nostalgji thotë:

    11 April 2008 @ 5:19 pm

    Une kom i fotografi me vllain kap per qafe, une me fuston bojqell me lule te vogla blu, me corape te bardha deri ke gjuni qe me ishin bo pulla pulla te zesa nga te vramet, me nji buzqeshje madheshtore ku dukej krateri i dhomve te rame 3 poshte e tre nalt. Sa here e shof qesh me lot e kom fiksim ate foton.

  373. Experienced! thotë:

    11 April 2008 @ 5:52 pm

    Blendi You’ve hit a home run with this one man. It totally comes close to home for me:). Keep it up.

  374. Blendi Salaj thotë:

    11 April 2008 @ 5:58 pm

    Ti rrofsh per fjalet e mira, por kete leter NUK e kam shkruar une. Ka ardhur ne email me autor anonim, qe sic mora vesh ne nje koment ketu lart e ka shkruar nje djalosh me emrin Genti.

    Tung.

  375. losttext thotë:

    11 April 2008 @ 6:03 pm

    Kalamaja ju kujtohet boza me akullore? Une vdisja, kur me bite nei lek n’dore e merrsha 10 bozen e 5 akulloren ene ta bijshin me i gote te modhe nga ato 1/2 kilshe.

    :D

  376. Leon thotë:

    11 April 2008 @ 6:04 pm

    belle_fleur thotë:
    11 Prill 2008 @ 2:33 pm
    Kush e mban mend si e kishte pata kryesore emrin e cila e mbronte Nilsin here pas here?
    ———————————————————
    Aka.. :)

  377. WASU thotë:

    11 April 2008 @ 6:06 pm

    Me vonese Leon me vonese…apo si i thone ne shqip, me trenin e zhavorrit :)

  378. INA thotë:

    11 April 2008 @ 6:11 pm

    Boza, dhalli …. :)

    Dhalle o dhalle une hidh uje e ti i bardhe…. :D

  379. Theo Walcott thotë:

    11 April 2008 @ 6:14 pm

    boll se shkuat ne B.C. (before CHRIST!!!!!.. njeriu shef para lal ju ngelet me pasqyrat ..:D

  380. INA thotë:

    11 April 2008 @ 6:16 pm

    http://uk.youtube.com/watch?v=AzCygWJD4Og&feature=related

  381. Tironsi thotë:

    11 April 2008 @ 6:17 pm

    Ueeee mer Walcott cer me ke kujtu. Pasqyrat te rruga e Elbasonit :D Ene i akullore te xhaxhi Fati kur dilshe :D :D :D Jete o jete…

  382. Nostalgji thotë:

    11 April 2008 @ 6:21 pm

    Ndersa mua me kujtohet kopshti. Vdisja per tave kosi. Mundohem me e bo se me pelqen me gatu po mazallah se ka ate shijen e eren e taves kur isha ne kopesht. I mani men ato lojrat qe lujshim edhe plastelinen? Po kurorat me punedore e boren me pambuk per me zbukuru shpine ene klasat per vit te Ri?

  383. INA thotë:

    11 April 2008 @ 6:22 pm

    Hej, po kete e mbani mend?

    http://uk.youtube.com/watch?v=ufUUHrz0hoI&feature=related

    Per inat te theos, per inat te atyre qe s’jane brezi yne dhe per qejfin tone. :)

  384. Nostalgji thotë:

    11 April 2008 @ 6:24 pm

    PO pakot qe na bojshin per Vit te Ri me 2 molle, 2 portokalle, 2 mandarina, 5 arra dhe na cojshin ne shpi. Kur u ndajshin pako per nxonsit e mire te Tirones e mani men? Une i here kom fitu pallaskat e topin e tenisit se msojsha shume ene recitojsha mire.

  385. Eriola thotë:

    11 April 2008 @ 6:28 pm

    YYYYYY Ina Rrofsh!!! :) po kte e mani men ?
    http://uk.youtube.com/watch?v=aJE9e7qctIM&feature=related

  386. INA thotë:

    11 April 2008 @ 6:29 pm

    Po ato kukullat kineze i mbani mend? Me floke pis te zinj dhe me sy blu e mbaja si bir te vetem derisa i erdhi shkaterrimi nga ime moter. :)

  387. INA thotë:

    11 April 2008 @ 6:31 pm

    Ne klasen e pare e mbaj mend me ra ne pako nje fiq-fiqe, nje mace me duket. Uaaa, sa e bukur me mami!

  388. Leon thotë:

    11 April 2008 @ 6:39 pm

    INA thotë:
    11 Prill 2008 @ 6:29 pm
    Po ato kukullat kineze i mbani mend? Me floke pis te zinj dhe me sy blu e mbaja si bir te vetem derisa i erdhi shkaterrimi nga ime moter.
    —————————————————
    C’fare kuklla thua ti ?? Na felliqe… :D
    Top llastiku nga ata 50 leksh qe te garantonin shqyerjen e kepuceve brenda javes.. ai ishte top te linte shenjen ne surrat 4 ore!! :D
    Wasu,
    Me mire vone se sa kurre!! :D
    belle akoma se ka marre vesh .. :)

  389. Nostalgji thotë:

    11 April 2008 @ 6:44 pm

    Mu me ra i peshk i verdhe qe bote fiq-fiq. Une o Tironco aty e kom shpine ene shkojsha shpesh, me pelqete treni me shume ene rrota. Une vdisja per pitet e Teftes ke trekonci, car kenaqsie mer amon. Kam honger pite ke turku ke rruga kavajes kur isha n’Tiron para 5 vjetesh po nuk ishin si ato qe haja athere.

  390. INA thotë:

    11 April 2008 @ 6:48 pm

    Hi hi hi Eriola, me shkrive.

    Leo, e mo ashtu e bojshim; ju cunat luani futboll, ne gocat u shikojshim ene qeshnim me njona-tjetren, flirtajshen s’ke c’thua! :D

  391. Nostalgji thotë:

    11 April 2008 @ 6:52 pm

    Kush e ma men ate malin ke pallati pionierve per aplinistet? Une msojsha me bo filma vizatimore ene e kishim laboratorin ke ajo ndertesa mrapa pallatit pionerieve ku boheshin punime me dore ene n’pushim hypshim ke “mali”, ose shkojshim ke salla baletit ene i bijshim pjanos.

  392. J. thotë:

    11 April 2008 @ 7:00 pm

    ju kapa qerratenj!!
    Grizminen dhe Gropufin, si ka permend njeri deri me tani.
    As Xhebervokin.

  393. WASU thotë:

    11 April 2008 @ 7:03 pm

    Beni-Bani :)

  394. lulian kodra thotë:

    11 April 2008 @ 7:06 pm

    Po ate kendin e lojrave mbrapa pallatit te kultures me ate rroten e madhe dhe ato varkat e medhaja kush e mban mend? Po kur kishte ari ke kopshti zoologjik, kush e mban mend?

  395. losttext thotë:

    11 April 2008 @ 7:11 pm

    Kush e ma men ate malin ke pallati pionierve per aplinistet?

    oh c`i kom pas bo atij malit, kur hypshe ne maje dukej arritje e madhe, apo s`kishte edhe nje gur si ballkon…

  396. Nostalgji thotë:

    11 April 2008 @ 7:13 pm

    Kemi kalu nga sistemi shkollor 8-vjecar ke ai 10-vjecar. Une jam e fundit ke ato me sistem shkollor 8-vjecar.
    Une kam nostalgji per Abetaren time qe per fat te keq nuk e kam me. Sa e bukur ka qene. E mani men vjershen per nje germe?
    Per nje D qe ti se ve
    fjala dere behet ere
    dhe shtepia ngel pa dere.
    Per nje M qe ti se ve
    fjala mik behet ik
    C’ben keshtu more Besnik
    a i thuhet mikut ik?

  397. Nostalgji thotë:

    11 April 2008 @ 7:16 pm

    losttext:
    Une e kom pushtu majen e malit nga te gjitha anet, sa bukur mer sa bukur.

  398. losttext thotë:

    11 April 2008 @ 7:17 pm

    ana nga fusha ishte me e veshtira :D

  399. canart1975 thotë:

    11 April 2008 @ 7:19 pm

    E mbani mend traun e ekuilibrit se une mbaj mend shume mire se qe atehere dy dhembet e pare poshte i kam te thyer dhe ska dentist qe i merr ne dorezim as ketu ne Canada

  400. INA thotë:

    11 April 2008 @ 7:24 pm

    Per Tedin.

    http://uk.youtube.com/watch?v=4xBMmd-IqXU

    Une jam gjumashe, por per Johnny-in zgjohesha qe ne pike te mengjesit.

  401. riviera thotë:

    11 April 2008 @ 7:26 pm

    Po kaluçin ne oren e fiskultures e mani men? po ca gallatash ka pas..

    po me litar s’ka lujt njeri ktu mer? ku lozshim me aeroplani dhe vraponim ne gjithe lagjen :)

  402. riviera thotë:

    11 April 2008 @ 7:32 pm

    http://www.youtube.com/watch?v=pOLp3y2tfk8
    http://www.youtube.com/watch?v=Pio3nZi2wfk

    Ju pershendes te gjitheve

  403. Eri B. thotë:

    11 April 2008 @ 7:50 pm

    ‘Ju kujtohen mullagat?! Po zogjte e pulave?! Po karrocat me kuzhineta?! Po bocet e pishave?! Po ato ditet e gjata te pushimeve te veres?! Ai muzgu i pasdites qe ishte fantastik per nje “kukamcefti”? “Ekakusheka”?! Oborri para pallateve?! ‘

    Uau! M’u mbushën sytë me lotë mua. Me të vërtetë që fëmijërinë e mbaj si pjesën më të bukur të jetës time.

    Unë me vëllain në darkë luanim dhe me tollumbace te koridori. :) E ndanim koridorin në dysh si fushë voleibolli edhe vuu ter mbrëmjen.

    Pastaj në kohën time të lirë hipja te koka krevatit dopjo dhe me duart e mbajtura te dollapi përballë interpretoja rënin e Sulos nga muri dhe rrëzohesha mbi krevat duke thirrur me zë ‘Sulo’, ‘Sulo’ , ‘Suulo’, ‘Sulooo’ :D

    PO keç a luante ndo1 nga ju? Unë me vëllain thyem divanin (luanim mbi të) andej nga 90 e cika. :)

  404. Grupi thotë:

    11 April 2008 @ 8:01 pm

    Ndersa mua me kujtohet kopshti. Vdisja per tave kosi.

    Ushqim me te shipfur se te kopshtit s’kishte! Me ka lene plage te thella per gjith jeten…s’fus dot bamje me ne goje…as tave kosi :)

    Ato kendet e lojrave me rrodhan…5 lek hyrja…i mbani mend? C’hiqnim per te gjetur ato 5 lekshet…ose per tu futur nga gardhi…

    Kush e mban mend si quheshin cuni dhe goca ke abetarja?? Cuni me duket ishte Iliri…apo Luli?? Ehh…po vjershen per Xhaxhin Enver ne faqen e pare te abetares…qe dhe kur s’dinim te lexonim duhet ta lexonim!

  405. lulian kodra thotë:

    11 April 2008 @ 8:01 pm

    Babi: Ku shkon e veshme ashtu ti?
    Vajza: Amstel, se keshtu me pelqen!
    Babi ia fut vajzes m’shpulle: Kronenburg, kudo kryeson!

  406. Grupi thotë:

    11 April 2008 @ 8:04 pm

    Po kaluçin ne oren e fiskultures e mani men?

    Hehe…kaluc pa pellush mbrojtes…Te beje gabim dhe ja fusje perballe…s’do kishte me ca t’bente ekspozite Flaka pastaj :)

  407. INA thotë:

    11 April 2008 @ 8:12 pm

    Iiii, megjithmend ai ushqimi i kopshtit dhe mua ma shpifte, rrofte buka me gjalpe e recel qe na jepnin andej nga mbasditja se dhe ato kulackat e te shtunave me shume ua jepja te tjereve. Mamit tim gjithmone i thoshin qe i paguante leket kot se une s’haja gje ne kopesht, pervec gjelles me patate me duket.
    Te preferuarat e mia ishin vitamina per dhembet dhe shurupi i kolles (me dy gllenjka deheshe :) )

  408. riviera thotë:

    11 April 2008 @ 8:16 pm

    http://www.youtube.com/watch?v=x8b30pXa_AM

  409. Nostalgji thotë:

    11 April 2008 @ 8:16 pm

    E mani men ate humorin e estrades shkodrane me kinezin e arabin, viti i Ri fillimi ‘90-es?
    Une edhe sot kur eshte e zene banjo them arab deeeel…..

  410. Grupi thotë:

    11 April 2008 @ 8:19 pm

    dhe shurupi i kolles (me dy gllenjka deheshe

    Ehe :)…drogaxhinj qe atehere ishim…

  411. ela thotë:

    11 April 2008 @ 8:20 pm

    eeejj, po diten e isllave e mbani mend , ne 2 prill ? un vishja pantallona qe te mos me digjnin cunat.

  412. WASU thotë:

    11 April 2008 @ 8:20 pm

    Ato vitaminat kishin nje shije allasojce, mire qe i mbajshin mcef se vallai gjim kavanozin e hajshim po te na binte ne dore.

    Si tani me kujtohet hera e pare qe kam vesh rrobe plazhi pe cope llastiku si ikto qe bonte frengu, cudi e madhe, se ne na ishte mesu menderja me breke basme, qe o tu njitshin mas mollaqeve kur u futshe ne uje, o tu fryjshin si kamerdare.

  413. WASU thotë:

    11 April 2008 @ 8:22 pm

    ..hec gruje se paska ardh uji :D..

  414. Nostalgji thotë:

    11 April 2008 @ 8:23 pm

    Ne ke kopshti kishim guzhinjere teta Veren, korcare, i kishte duret flori i kishte dhe gatunte shume mire. INA edhe une i kisha qefe ato vitaminat me ngjyra, i lepija pjesen e embel edhe i hidhja pastaj.
    Kur shkoja ne fshat per vere shkoja te komshite e gjyshes se kishte kalamoj me lujt edhe e maj men qe e jema e ktyre kalamojve s’kishte car ti jepte me honger edhe i jepte buke te skuqme ne tigan vetem me pak vaj edhe une i thosha sa mire gatun ti, mami im s’di me gatu kshtu si ti se e bo buken e te lyme me veze e masanej e s’kuq.

  415. Nostalgji thotë:

    11 April 2008 @ 8:24 pm

    desha me thone e skuq.

  416. Nostalgji thotë:

    11 April 2008 @ 8:30 pm

    Wasu e maj men si tashi qe mami m’kishte bo i pal breke plazhi me copen e nji fustoni te vet me lule roze (basme kineze) ene me llastik ke komet. Sa tu futca n’det u fryshin si panolinat e kalamojve ene s’kisha nevoje per komardare mo. Po komardaret me ngjyra e ato te zezat i mani men?

  417. J. thotë:

    11 April 2008 @ 8:35 pm

    Te preferuarat e mia ishin vitamina per dhembet dhe shurupi i kolles

    Une akoma e mbaj mend shijen e vitaminave. kishin nje shije si te atheta. I mbanin ne vazo te medha.
    Nga ushqimet e kopshtit me kishin shpif spinaqin…Nuk u kisha vajt per dreke edukatoreve se isha mcef ne dhomen e gjumit te kopshtit. Ne fakt kisha vajt per te bere cicin pa leje. Tre shoke ne. Dy i kapen i rrafen, une u fsheva te dhoma e gjumit qe ishte e lidhur me banjen. I numeruan per dreke, u dilja mangut (dmth poshte krevatit tim). Pastaj ca kishin mbet nga spinaqi i drekes ma vune perpara, nga prapa me dhane nje kercenim ” do e hash te gjithen se e hengre… Hengra hengra…sa me ne fund e nxorra. Per 5 vjet me pas asnjehere spinaq me goje une.

  418. Nostalgji thotë:

    11 April 2008 @ 8:43 pm

    I mani men atto prrallat me kartona te ilustrume qe paloseshin si fizarmonike? PO kubat me ngjyra si Legot sot i mani men? karriket e tavolinat e vogla me ngjyra, une e kom pas bojqelli karriken. PO kur lujshim ne kopesht lojen me karrike (qe vejshe i karrike mo pak ene kur marojshe muziken kush ngelte pa karrike u eliminote)?

  419. Andi1 thotë:

    11 April 2008 @ 8:46 pm

    http://www.youtube.com/watch?v=2Y7c1_gK8Os

    Sa here qe e ngjoj ket kenge , me kujtohet mramja e pare qe kemi ba , ne vitin e pare gjimnaz .
    kishim fillu nji jave perpara me i marre plakut ka i cigare ne nate nga paketa “Porti” i kuq.
    “Majtofonin” Sherebel , e kishte pru kushurini i njanit ne klase , dhe si shperblim , ai i shkreti donte vetem me kullot pak syte

  420. Laura thotë:

    11 April 2008 @ 8:50 pm

    Po paskemi qene brezi me fantastik …. :)

    - po kenga: Felicita…. felicita … APO amore… amore……

    - po kur, librat e “shokut Enver” u bene vazo zbukurimi……

    - ah, ato shiritat e kasetave !!!

    ……………

    Bukur bukur…

    s’i kemi thene te gjitha … me duket…

    :)

  421. Andi1 thotë:

    11 April 2008 @ 8:58 pm

    Ne me duket kemi qene viti i fundit ne gjimnaz qe kemi bere ushtarake me duket . Ne vit te dyte kemi shkuar per qitje . Ca qejfi… per ne cunat .
    Ca goza qashin , kishin frike sdoshin me shti,presori i rrinte te koka dhe i mushte menjen qe seshte na i gje e madhe .
    A thu e ka dit ai qe do vinte 97 :-)

  422. INA thotë:

    11 April 2008 @ 9:02 pm

    Sa inat qe s’e paskam arrit ushtaraken :(

    Hej, po Majkellin me “Beat it” qe ne anej nga anet tona i thojshim file-file e mbani mend?! :)

  423. Grupi thotë:

    11 April 2008 @ 9:25 pm

    Po sot nuk e mbani mend ca dite eshte??

  424. Nostalgji thotë:

    11 April 2008 @ 9:33 pm

    Rri o Grupi paj zotin se kom qajt aq shume ate dite, shif edukatoren n’kopesht tuj qajt e qaj ene une e kalamojt e tjere pa dit gjo se pse.

  425. TIA thotë:

    11 April 2008 @ 9:53 pm

    o cna shkulet gazit, na keni njit pas kompjuterit qysh dje :-)). RRofshi vallaj. Vetem ne kena qene te varfer e te lumtur, gjona qe sblihen me para joooo. Se kush me kujtoi ate te hudhmen nga koka e krevatit, a thuj se e kom vlla, me kete loje argetoheshim pernote me vallain, e kur ziheshim me jestiqe…

  426. WASU thotë:

    11 April 2008 @ 10:06 pm

    Per koncertin e Vjenes, Karajani ka qene i paperseritshem!!

    http://uk.youtube.com/watch?v=FHFf7NIwOHQ&feature=related

  427. INA thotë:

    11 April 2008 @ 10:09 pm

    Hi hi hi. Kur isha e vogel, e kisha zakon futesha ke dollapi i rrobave dhe luaja. Nje dite me kish zene gjumi brenda dhe dera ishte jo komplet e mbyllyr se do na ish zene fryma perndryshe. Ime me me kerkonte neper shtepi e une hic. Kur papritur i vene syte tek dera e dollapit e me shikon kembet. Me nxorri qe andej e puth e perqafo e ne fund ma veshi dhe nje turinjve, nuk e mora vesh ku e kish hallin…. :)

  428. INA thotë:

    11 April 2008 @ 10:13 pm

    Ato breket e plazhit ishin me te bukura kur beheshin me fruda. :D

  429. lulian kodra thotë:

    11 April 2008 @ 10:14 pm

    Wasu, me kenaqe me kete te fundit. Karajan eshte i pavdekshem.

  430. INA thotë:

    11 April 2008 @ 10:15 pm

    Se harrova, po fustani me pala???

  431. WASU thotë:

    11 April 2008 @ 10:17 pm

    http://www.youtube.com/watch?v=5AfTl5Vg73A&feature=related

    http://www.youtube.com/watch?v=4Wr9fuOWPhM

    Hajt, ma beni ne mua hallall sot :)

  432. nyc_usa thotë:

    11 April 2008 @ 10:18 pm

    OOOOOO me verte s;ka me tetevjecare eshte bo 10 vjet??? po pastaj? gjimnazi 4 vjet eshte apo jo?

    ptir i here se po na luni mensh

  433. TIA thotë:

    11 April 2008 @ 10:19 pm

    po kur na thoshin mos e hani edhe mollen edhe portokallin menjehere se bon reaksion (kuptohet kur i kishim te dyja, per vit te ri ;); ose peshku me djath bo reaksion …

  434. WASU thotë:

    11 April 2008 @ 10:19 pm

    Cer palash mi, se palat ahuuu, ishin muderrne qamet , po fustanin me “fije ari” qe t’a kerkone gjim lagja me e vesh per dasem?

  435. WASU thotë:

    11 April 2008 @ 10:25 pm

    lulian,

    Karajanit deri edhe tek qimja e flokut ia shihje pasionin per muziken, aq i dashuruar dukej pas saj. E kam pas gjithmone enderr te mund ta shoh njehere koncertin nga audienca, po tani per tani do kenaqesha edhe po te mund ta shifsha cdo vit te ri, data 1 Janar ne oren 12 te drekes.

  436. Dori thotë:

    11 April 2008 @ 10:26 pm

    WASU më kujtove këtë skeçin me ato fotografitë.

  437. Leon thotë:

    11 April 2008 @ 10:27 pm

    TIA thotë:
    11 Prill 2008 @ 10:19 pm
    po kur na thoshin mos e hani edhe mollen edhe portokallin menjehere se bon reaksion (kuptohet kur i kishim te dyja, per vit te ri ;); ose peshku me djath bo reaksion …
    ——————————————-
    Pse peshku me djathe nuk ben reaksion vertet???
    ehh je e sigurte ti??? Paskam vuajtur kote.. :D :P

  438. TIA thotë:

    11 April 2008 @ 10:34 pm

    mbase bo reaksion vetem me kackavallin shqiptar :P

  439. NYC-USA thotë:

    11 April 2008 @ 10:34 pm

    na kane pas thon dhe peshku me kos jo me me djathe :D

    ajaja fukaralliku maskarallik … knej thone ignaorance is a bliss …me pak te dish, je i bekuar :D

  440. INA thotë:

    11 April 2008 @ 10:34 pm

    Ka qene koha kur rash ne dashuri me filmin “Kercim Dashurie” dhe “Robin Hood” (Kevin Costner).
    Le kur degjoja Sheryl Crow ne kengen “All I want to do”. Sec doli dhe nje tips ne ate kohe, nje Jamiroqui.

  441. gre_wireless thotë:

    11 April 2008 @ 10:34 pm

    mos harroni Cufon…

    http://youtube.com/watch?v=uZsW5WKLwNA

  442. gre_wireless thotë:

    11 April 2008 @ 10:35 pm

    Kete ndoshta nuk e keni pare po hyn ne nostalgji ::))

    http://youtube.com/watch?v=S6Pb_dW6ML8

  443. gre_wireless thotë:

    11 April 2008 @ 10:35 pm

    pastaj vjen pipiruku…

    http://youtube.com/watch?v=DJphZNviqIQ

  444. TIA thotë:

    11 April 2008 @ 10:40 pm

    ej po e boni tamam si emisioni i Silvana Braces me pershendetje nga ekrani tani hahhaha po na shkulni nga te qeshmet, dita 1000 peshqve !!!

  445. gre_wireless thotë:

    11 April 2008 @ 10:43 pm

    ishte dhe nje kohe kur djemte e Vlores kerkonin nuse ne Tirane ::))

    http://youtube.com/watch?v=Y_kaR9OnsrQ&feature=related

  446. INA thotë:

    11 April 2008 @ 10:43 pm

    http://video.google.com/videoplay?docid=-9041645705788126881&q=ndodhite e cufos&total=2&start=0&num=10&so=0&type=search&plindex=0&hl=en

    Po te doni me shume Cufo.

    Gaqo Bushaka eshte i madh.

    -Une te jap uje ne bisht te luges.
    -Ti u jep uje ne bisht te luges atyre qe e pijne. :D :D

  447. Leon thotë:

    11 April 2008 @ 10:46 pm

    Ti pinoku sot i pari
    the se fluturon gomari
    po gomari s’fluturon
    kshu u denove me nje kembe.. :D :P
    ——————————————–
    Do ha mushtin e do pi mishin
    Po jo o ari gjuhetari o ari peshkatari..do ha mishin mishin e do pi mushtin
    ehh pra, ate thashe dhe une, do pi mishin e do ha mushtin.. :D :P

  448. olsib thotë:

    11 April 2008 @ 10:48 pm

    Sa poste do te shkoj ky shkrim…?!

    500?! 1000?! 1000000?!

    Eshte fantastike qe kemi gjithe, keto kujtime kaq te bukura e te pafundme!

    Por ajo qe eshte me fantastike, eshte se secilin prej tyre kur e kujtojme e shijojme sikur te ishte i vetmi!

    Do te thote qe kemi jetuar!

    E mrekullueshme!

  449. TIA thotë:

    11 April 2008 @ 10:50 pm

    peshq, meqe e beme sot youtube-in telef kapeni edhe kete: http://de.youtube.com/watch?v=pHHJWM3ZiUY
    PS Sorry pak jashte teme…

  450. WASU thotë:

    11 April 2008 @ 10:55 pm

    Bo boooo….sa e kam lodh kaptinen tu u mundu me gjet ket kengen e parodisteve, s’me kujtohej qe s’me kujtohej pervec xhenerikut

    Mua mami ma dha burrin xhenerik
    Mua mami ma dha burrin xhenerik
    Ma dha burrin xhenerik
    poshte makines si zhapik
    jo o mami nuk e dua xhenerik :)

    Rrofsh GRE se me ke heq i sekelldi me ket …

  451. INA thotë:

    11 April 2008 @ 10:56 pm

    Sa minuta i shtuam jetes dje dhe sot? Oh, c’u kenaqem!!

  452. TIA thotë:

    11 April 2008 @ 10:58 pm

    lere lere, jena duka pa enderra me gjelle pasanikesh…

  453. Leon thotë:

    11 April 2008 @ 11:02 pm

    Une jam ari peshkatari bam-bam jam une.. :D
    http://youtube.com/watch?v=EXTDWe7sKwY

  454. Eri B. thotë:

    11 April 2008 @ 11:31 pm

    Ore po ka qene nje kenge ‘Motorri, motorri, motorri eshte fajtori’ :) . Une e kam fiksuar se im vella mahere kish incizu veten tuj kendu ket kenge, edhe na u prish kaseta qe thoni ju. E keni parasysh kur prishet kaseta dhe e nxjer zerin me ngadale dhe kshu si te trashe? Hihihi, e kam ne vesh ‘Moootooorri’.

    Po ka qene dhe 1 kenge tjeter: ‘Ti 20 nusja 30, lajkatare plot me huqe, ninanana nana lavatrice dhe kolltuqeee. Gollo go gollovar, lum e det o gollovar’. Ja dicka e tille.

  455. edi thotë:

    11 April 2008 @ 11:48 pm

    http://www.youtube.com/watch?v=pQ6r80lfIsw
    http://www.youtube.com/watch?v=99f_P5YKnX8&feature=related
    pershendetje ismailsat e matures 98

  456. adriatik thotë:

    11 April 2008 @ 11:59 pm

    Hiç, u kuptua, peshku qënka mbushr me kamunista nostalgjikë per periudhen e diktaturës.
    si ishte ajo kenga:
    N ato maja, rripa ripa
    nje her ta hipa, nje her ta hipa
    se ç gjëmojnë
    Çudi e madhe, vetëm rrumpjelët e Berishës nuk kanë as një kujtim, e kanë trurin fushë. S kanë faj jetonin në diktaturë dhe kur hynë në demokraci, e mbushën trurin me pordhët e qënit sërb Halerbeut që u shkri duke furnizuar me nafte Milloshin dhe Kostunicën për të na futur në Nato dhe Evropën e Bashkume.

  457. INA thotë:

    12 April 2008 @ 12:22 am

    Hej, Dik, I mean Tik;

    Nostalgjia jone s’ka te beje fare me sistemin, ka te beje me ate pjese te jetes qe iken e nuk kthehet me. Ne keto kujtime kemi lemuar anet e vrazhda, ku qendron e keqja aty?

  458. Nostalgji thotë:

    12 April 2008 @ 6:52 am

    Ej kalamaja harrut qe ne ishim brezi qe kaloi nga bakllavaja shqiptare per Vit te Ri te ajo turke. Mani men qe per te bo bakllavane duhej thirr expertja lagjes, e jona e kishte emrin none Feridja ene qe ta merni vesh ju mo, none Feridja bote petat ndersa mami mushte me carcafe gjithe shpine ku vete masanej petat edhe ne diten qe u bote bakllavja rrishim ke komshija qe ishte kolegia mamit, te ajo, none Feridja, do te shkote te nesmen. Une kur u rrita i cik kish per detyre me thy arrat bashke me babin, po si ju thashe shyqyr e kisha mamin shitse ene dilte ka i kokerr arre me teper se racioni ene tu i thy ene tu i honger.
    Masi u bote bakllavaja, rradhen e servilizmit e kishte Naim furrxhiu. Kur cojsha bakllavane, i thosha jam goca filanes, se kshtu m’kishte msu mami se thote qe Naimi masanej nuk e pjek mire me ate ngjyren kafe, te perzime me t’kuqe, me ca nuanca kakao ne portokalli. Sa u knoqsha une ato dite mer jahu, car qefi.

  459. populli thotë:

    12 April 2008 @ 7:19 am

    Edrus, mban mende kur vinim nga lumi dhe zinim brekocka u skuqnnim ne digan kembet e pasme,po kur benim rreshqitse me llumin e dhe na griseshin te ndenjurat nga guriclat kur binim ne lume,Sa fera kishe at’here ngopnim barkun me manafera,iku koha e Enverit,;) qe mire hatehere ;),keta te sotmit u terbuan nga teknollogjia,
    po ja nje cike keqe qe per ata te rriturrit atehere qe prisnin na nje cike kerme tu vinte ta shoqeronin me rraki,sidomos kur mernin veshe qe do nxirrnin pace te nesermen ne mengjes nami do behej me ato rradhat 200 veta per 10 pace.

  460. adriatik thotë:

    12 April 2008 @ 8:10 am

    Hej, INA, ja ke fut kot!

  461. edrus thotë:

    12 April 2008 @ 8:26 am

    O Populli, unë mbaj mënd që kur i thoje ndonjërës “ma jep ta lëpij një herë” ajo të zgjaste akulloren… :P

  462. shqipe@ou thotë:

    12 April 2008 @ 9:56 am

    Tema me e bukur ne historine e internetit Shqiptar. Ato fotot e xhabarkes ishin fantastike. Duhet te kishe permendur dhe popullaritetin e diskos nga garda, ja harrova emrin. po krokodilin tek parku rinia e mban mend njeri?

  463. shqipe@ou thotë:

    12 April 2008 @ 9:59 am

    sa qejf e kam pasur Nils Holgersonin. Nuk e dhane episodin kur u be prape i gjate. e mbaj mend xhuxh te shkretin Nils :D :D
    Po dashuri qe benim ne disko, sidomos tek disko monako. :D :D

  464. shqipe@ou thotë:

    12 April 2008 @ 10:03 am

    hahahah mu kujtuan cokollatat Hilal, dhe nje person qe kishte nje barrange shitese e kishte emrin Halil. I thoshnim: O xhaxhi Hilal na jep nje Halil. hahahahahaha ca kohesh kan qen

  465. shqipe@ou thotë:

    12 April 2008 @ 10:15 am

    E lexova me nje fryme gjithe temen dhe pas euforise dhe kujtimeve te mrekullueshme te zë një si trishim, qe ato kohe kanë ikur. :(

  466. shqipe@ou thotë:

    12 April 2008 @ 10:18 am

    Kush e ka kenduar ate kengen ne RTSH: ani ani java, shiki shiki java, e muhamerti ne arabi. hahahaha kaq mbaj mend.

  467. losttext thotë:

    12 April 2008 @ 12:14 pm

    po filmat me Bad Spencerin dhe Terenc Hillin? :D

  468. Nostalgji thotë:

    12 April 2008 @ 12:19 pm

    Ej kalamaja e mani men “mimoza llasticen”, “beni ecen vete”, “tomka dhe shoket e tij”?
    E kisha zili ate Mimozen se kishte ate guzhinen loder qe lunte shpiash kurse une se kisha, se s’kishte mo n’ate kohe ato lloj lodrash, po kisha i pale filxhana kafje kallcuku te kuq me pika te bardha qe mami s’m'lente me i qit perjashta ose me i mor n’kopesht po vetem me lujt n’shpi.
    Sa here e shifsha filmin m’vinte me plas ka inoti.

  469. ados thotë:

    12 April 2008 @ 12:27 pm

    Kush e mban mend ate emisionin ne radio per edukaten seksuale me Flamur Topi dhe ate gazetaren qe mbahej si femra me ” open mind” e fillimeve te viteve 90…

  470. Moza thotë:

    12 April 2008 @ 12:30 pm

    :) http://img444.imageshack.us/img444/5404/mozagv6.jpg

  471. rual thotë:

    12 April 2008 @ 12:35 pm

    kam fillu asokohe me mbledhe pulla poste e sot kam mbi 8000 :D
    ca kohesh luje 21-ish me pulla poste :D

  472. Nostalgji thotë:

    12 April 2008 @ 12:38 pm

    T’maj men mi si s’t'maj men, po tashi une kom ciccciobello, kom guzhine loder ene pri verteti, kom lavatrice loder ene pri verteti, kom kuklla qi qajn, knojn, ene rrin urte si ti them un, kom shoqe ene shoke, e nuj jom llastice si ti eeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee………….

  473. moza thotë:

    12 April 2008 @ 12:44 pm

    :(

    http://img201.imageshack.us/img201/7653/moya1kj5.jpg

  474. jon79 thotë:

    12 April 2008 @ 1:03 pm

    Po kampet e pionerve mer i man men njeri? Durres, Pogradec, Voskopoje (ktu kam msu per here te pare te shaj me llafe te pista :D).
    Po pushimet me prinderit ne Dardhë, Razëm, kush ka qene?

  475. Koth thotë:

    12 April 2008 @ 1:06 pm

    Po mer jon79 po !

    Shoqnia e kete te prish ! :)

  476. jon79 thotë:

    12 April 2008 @ 1:08 pm

    Me pulla poste une luja kshu, merrshim 2 pulla “kundershtare” dhe i hidhshim ne ajer nga nje liber, nese bishin te dyja nga nje ane i fitonte njeri, nese jo i fitonte tjetri…si pun turr-a-jaz. Ksaj i thoje 21-ish ti rualo?

  477. ados thotë:

    12 April 2008 @ 1:16 pm

    Haha pulla me e mire qe kisha ishte nga Senegali..bonte me 10 grekeshe dhe 10 turksshe se bashku..dhe une trapi e humba me rastin e pare ..

  478. rual thotë:

    12 April 2008 @ 1:25 pm

    pulla ma fantastike ka kene ”Halili dhe Hajria” kush nuk mbaroshin…. :D
    21 luhej me letra bixhozi ”Made in Albania” = Letra te uzines se telave Shkoder te stamposuna ne shtepi me boje kepucesh te zeza e bojkafe se perndryshe mbaronim stilolapsat e kuq qe ishin me numerim :D

  479. rual thotë:

    12 April 2008 @ 1:26 pm

    kush*= KURR

  480. enka thotë:

    12 April 2008 @ 2:17 pm

    Blendi bofsh hajer jarebi qe hape ket postim ..rri e lexoj dhe here me kap nostalgjia dhe malli ,here qesh si e çmenme, here trishtohem..mire,keq,bukur,hidhur,varfer ne njefare menyre kur i sheh kaq shume gjera te mbledhura keshtu dhe tere kete entuziazem , nuk ka sesi te mos ndjesh simpati per kete brez tonin , qe mes tere asaj periudhe tranzicioni , diti ti beje vend vetes ne tere boten dhe ne shoqeri.por dhe nqe njekohesisht diti ta ruaje vleresimin ndaj tere ketyre detajeve te mesiperme..
    shtrydha sa shtydha koken dhe me erdhen ner mend dhe mua keto gjerat :p

    1-filmi vizatimor “djali shpikes” .me pelqente shume!
    2-seç kishin nje zakon sencacioni njerezia atehere.kishin shume qef me saju tragjedira.psh nuk e maj men numrin e hereve qe kam degjuar per M.Jackson apo ndonje te njohur tjeter se do vdiste se kishte semundje te pasherueshme.ja ku jane te tere shendoshe si molla:)
    3-kenga e corones “the rhythm of the night”, dhe technocronic “pop up the jam”
    4-çamçakizi qe vertet çeshtje statusi.maj men kur pata ardh nga jashtetit nga viti 1990 dhe pata sjelle ca çemçakiza kisha nje komshi te sapofejuar.donte te me korruptonte me libra per kalamaj qe ti jepja nje pako çemçakiz per te fejuaren:)
    plus se harroj njehere na paten sjelle ca çemçakiza “nevada” , me shije uzoje dhe ngjyre gri te erret.si mbushej menja shoqeve te mia se ishte i ri çemçakizi me thonin kushedi sa kohe ke qe e pertyp:D
    5-Amstel se keshtu me pelqen:)
    6-Refleksioni,Lux-i,Meteori :))
    asokohe vdisja per kengen “remember me ” te blue boy..ne fakt ende e pelqej
    7-Penar mos ki turp qe ke blere cd e 2 unlimited.mendoj se benin muzike tekno me te hajrit te momentit.pastaj filluan ca grupe rave qe ..”trego ku jane partizanet” ..lemeri dynjaja..vdisja per kengen e tyre “tribal dance”:)
    edhe capella me pelqente , sidomos “u got to let the music”
    8-nuk ja maj men emrin dreqit , por nga fillimi i viteve ‘90 pat ardh nje sapun turk ne forme xhelatine dhe e jepte ne reklame.sipas tyre ky sapun qenkesh shume delikat per floket , por njekohesiğsht vrases i tmerrshem i tere mikrobeve te tapeteve:D Ja dhe arsyeja e shtimit te dekolteve te kokave ne Shqiperi:DDD
    9-Ke italia uno ne mjes jepte pas “lesie” nje film me ca kalamaj te vegjel .shume shume i bukur.kishte nje topçe aty qe me mbaronte fare.
    10-vdisja per ana flokekuqen:)
    11-Partit ne klase qene shume trendy ne fillim te viteve ‘90
    12-me kalamojt e lagjes vdishim me bo aksion mbledhje manaferrash..sa te lezentonte mor ti!
    13-Blend nuk e di pse por kisha frike nga Hirkoja:))
    14-Ditlindja e Bardhoshes dhe ai qe thoshte :do te ha 5 petulla , jo jo 6 petulla..jo jo…:D
    15-La signora in giallo
    16- te keqen e vakjit te ullirit tone.se nderroj me asigjo.akoma e marr nga tirana:))
    17-po ju vej dhe nje link nga filmi “shamikuqja” se e di qe ju ka pelqyer te tereve:))
    http://www.youtube.com/watch?v=tfgjtCm2S20&feature=related

  481. enka thotë:

    12 April 2008 @ 2:19 pm

    harrova hadaway “what is love” :D Ka pas qene dhe nje film me Raul Bova vdisshin tere gocat atehere per te ..me ate qe donte nje princeshe:))

    mua per vete me ka pelqyer shume filmi “drame dashurie” me g.de sio.

  482. shqipe@ou thotë:

    12 April 2008 @ 3:02 pm

    Kush e mban mend kengen e Will Smith; boom boom shake shake the room.

  483. ollga thotë:

    12 April 2008 @ 3:04 pm

    O!

    http://img91.imageshack.us/img91/82/ollgalo7.jpg

  484. Zana thotë:

    12 April 2008 @ 5:12 pm

    Po ndalem vetem ne nje pike.Per kete brez te kuptosh e te njohesh politiken qenka te mos shkosh te votosh!!!E gjej shume emblematike si shprehje e shume perfaqesuese per kete brez :)
    Ta kuptosh sadopak do te thote te shkosh te votosh persembari.Ushtron keshtu nje te drejte e detyre.Thelbi i demokracise.Por meqe jeni te ngjizur ne vitet e tollonit,nuk mund te pres me shume :) :)

  485. anonim thotë:

    12 April 2008 @ 5:18 pm

    lesh brezi mi zana, car pyt :D

  486. TIA thotë:

    12 April 2008 @ 6:13 pm

    vitet e tallonit jane ato qe kemi perjetuar dhe smund ti mohosh, por ju duhet te shihni thelbin e tere ketyre qindra e qindra tekseve. Rralle kam pare ndonje teme kaq shume te diskutuar sa kjo, ne fakt nuk eshte diskutim por eshte thjesht shkembime kujtimesh (qesharake, te dhimbshura, etj etj ) Nese nuk e kupton se cfare femijerie kemi kaluar ne ate kohe (sa te varfer materialish aq te pasur nga ana shpirterore) provo te hedhesh syte te femijeria e brezit te sotem :-(. Kush brez do ta donte te lindte i varfer ne mes te pasurve, kush femi ska per te ngrene sbesoj se mund ti kerkoje sot nje cap buke komshiut…sta jep kush edhe te duash. Ky thelb duhet pare se sa shume kemi ndryshuar…per fat te keq ne disa pika kemi ndryshuar edhe per keq…them vetem ne disa si psh ato te vlerave shpirterore e humane. Mbase femijet e sotem mund te dine te perdorin kompjuterin po sdi te jene te gatshem te ndajne lojen me komshiun qe ska mundesi te kete kompjuter…e pra ne shume drejtime them me nostalgji e kujtoj ate kohe kur te tere ishim vellezer e motra.

  487. Jupiteria thotë:

    12 April 2008 @ 6:39 pm

    Enka
    me duket se ai sapuni quhej NAZAR. Me te vertete, te disponoje cimcakiza atehere, ishte ohuuuuuuuu… :) Mbaj mend, nje shoku im i klases qe me kishte qejf, sapo ishte kthyer nga jashte ne fillim te `90 edhe pyeste nje shoqen time, a do ta merrja une me sy te mire nqs ai do me jepte nje cimcakiz :PP

  488. Berti thotë:

    12 April 2008 @ 6:44 pm

    Une u ktheva nga jashte ne ‘90, dhe me nji cimcakiz……..

    Jupitejria, mos je ti Luljeta P ?

  489. Jupiteria thotë:

    12 April 2008 @ 6:57 pm

    Jo mo jo, s`jam Luljeta. Po ti vetem nje cimcakiz more, te pakten kishe marre edhe cokollate :PP
    Kur na sillnin ca kusherinj nga Amerika pako me ushqime, nena i mcifte cokollatat qe te mos ti bija me top, edhe me jepte nje cokollate ne dite, mbas dreke. Edhe pakot i konsumonim me tallon ne :)

  490. Roni thotë:

    12 April 2008 @ 10:27 pm

    Po mbrapa atobuzit kush eshte kap????

  491. WASU thotë:

    12 April 2008 @ 11:53 pm

    Mire mbrapa autobuzit, po kur shkojshim ne plazh me autobuz, mbushej i shkreti gerrmice sa per kalamajte ishe me fat me gjet i bythe ven siper motorrit (nga ato motorrat e ngritem qy ishin si divan mes autobuzit). Ne fillim te vinte mire se mengjesi ca si fresk, motorri po i ngrofte, ne te vinte lezet ke mollaqet…ama kur u kthejshe nga plazhi, ca ishe skuq nga dielli, ca nxehej motorri ne behej pervelim, t’u bente menerja flakerime fare, as kosi as soda s’i bente me derman, ishte be per tu vu m’pjate me dy koqe hudher ne i gote raki.

  492. Eri B. thotë:

    13 April 2008 @ 12:10 am

    Ej, po ata robte qe rrinin ne trotuar me 3 letra qe i shkembenin. ishte 1 loje me leke, se si i ngatarronin letrat ata. Kam humbur 1 here 5 mije leke kur po vija me mamin per ne VL.

    Qyyqja, se me ka met fiksim.

  493. olsiii thotë:

    13 April 2008 @ 12:26 am

    ahahah kam qesh pa fund ..

    ej se harruat qe jemi brezi i pare qe perdorem anti-djersen dhe aplikuam dushin cdo dite ..

    kush e mban mend eren therese nga sqetulla plot lesh … Ketio te fundit shpesh hynin ne kategorine unisex … lol

  494. peshkarexhe thotë:

    13 April 2008 @ 7:49 am

    ej o shoke peshkatare do u tregoj nje histori me mimoza llasticen:
    1997 qe thoni ju moza na ishte rritur apo si i themi ne nga vlora ishte bere krye vajze ,moza ishte perkthyese ne kampin e refugjateve ne ticino ne zvicer ,por te gjithe ne shqipot qe futeshim ne kamp paraqiteshim si kosovar per te mare letrat,keshtu qe nga kosovaret e vertet ne pyesnim per qytet ne kosove ku ndodheshin ,ngjyren uniformes se policis ,c fare prerje kishte dinari,(atehere ishte me miliona dinari jugoslav)ngjyra e autobuzit ne qytet etj etj
    keshtu qe nje nga ditet ne afersi te kampit policia e ticinos po perzinte nje djale nga vlora rreth te 18-19 vjeceve ,me vrap kalon porten e madhe prej hekuri te kampit edhe futet ne obor edhe duke ia bere me gisht policave (policia zvicerane nuk kishte autoritet benda oborit ishte nen juridiksionin karten e refugjateve te gjeneves )edhe sapo futet brenda nje nga personelat e kampit e pyet si ju quajne mendohet pak (duhet te thoshte emer myslyman se ishim nga kosova )per momentin u hutua edhe tha SALI BERISHA imagjinoni se sa here e kishim bertitur edhe cjere emrin e sales ne vlore ne 1997
    kur e marin ne interviste kete cerin e vogel MIOZA LLSTICA ishte perkthyese emrin nuk ia di se edhe ne ne kampe me kete emer i flisnim
    edhe ne lebrit mundoheshim te benim dialektin kosovar ceri i vogel kishte gjetur nje emer fshati te humbur ne kosove edhe thoshte qe jam andej edhe kam punuar gjithe jeten coban skam shkuar asnjeher ne qytet (qe mos ti benin ato pyetje , ngjyra e atobuzit ,e policit ,posta e policis ,bashkia etj etj) ky gjithmone i mohonte kam qene vetem ne mal me lope vetem kaq di une, ne nje moment nderhyn oficerja e emigracionit edhe pyet:
    Me cilin fshat kufizohet fshati juaj .ceri i vogel ngeli keq edhe i thote: Dukat,Tragjas,Radhim ne kete moment Mimozes filluan ti dalin lote nga syte nga te qeshurit,oficerja e kuptoj i bene edhe nje pyetje tjeter ,
    Por cfare beje ti me lopet gjithe diten. ceri i vogel nuk dinte fjalen mbarshtim edhe i thote ndihmoja lopet si te qie…. ,ne salle filloj hilaritet i madh ,oficeria i thote pa me thuaj si i ndihmoje , ceri i vogel dmth sali berisha ngrihet ne kembe edhe bene me duar shenjen dogy style ose si i themi ne ne vlore ,lopthi me kaq edhe c do gje perfundoj me te qeshura
    pas intervistes ne kamp i thoshnim sali lopcari kuptohet kur nuk kishim tropojane rreth e rrotull , kuptohet ne intervisten e dyte qe ishte pak a shume rreth 1 vit pas ne nje kanton tjeter ceri vogel do ta kete humbur te drejten e azilit per te qendruar ne zvicer

    faleminderit

  495. Eri thotë:

    13 April 2008 @ 7:54 am

    Per lidhjet me youtube-in, faleminderit te gjitheve, na keni nxjerre mallin qe kishim per ato kohera. Video fantastike. Duke menduar te sotmen, prape ato te kaluarat sikur na ngrohin. Edhe nga pikepamja psiko-analitike, reagimi, 500 komente, me shume se cdo shkrim/artikull tjeter, kjo nostalgji per ate kohe nga te gjithe lexuesit e forumit, duke menduar se ishin vite tranzicioni e rremujera te shumta, e prape shohim mbrapa me nostalgji, nje gjenerate e tere e krijuar dhe e ndikuar nga elementet e perbashkta qe kujtojme ketu, eshte interesante, eshte prekese, te jep shprese, por ne te njejten kohe nxejrr ne pah edhe nje ankth qe mund te kemi per te ardhmen, bitter - sweet, si te thuash. Eshte e zorshme ta permbledhesh ne fjale.

  496. enka thotë:

    13 April 2008 @ 11:32 am

    Jupiteria flm:)
    me kapi gazi me shume tani se “nazar” ne turqisht ka lidhje me syrin e keq..me verte i morri me sysh floket e njerezve ky sapuni:DDD

  497. Ergi thotë:

    13 April 2008 @ 11:44 am

    Mua m’kujtohet nje here kur me coi mami me pyete Ibishin, furrxhiun e lagjes, a ishte pjeke bakllavaja jone. Un e gjeta Ibishin duke thithe gjalpin e bakllavase me nje sfunxher. Do ta kepus koken po i tha sat eme, me kercenoi Ibishi. Dhe une nuk e hapa gojen.

  498. Jupiteria thotë:

    13 April 2008 @ 1:09 pm

    hahahahaa pse s`thu ti qe ja paskan gjet tamam emrin sapunit :) Po edhe ai DURU nuk ngelej mbrapa ama… :P

  499. populli thotë:

    13 April 2008 @ 1:39 pm

    Mu kujtua kur erdhi perhere te pare televizori dhe e vendosen ne nje salle te madhe per puntoret te argetoheshin mbase pune,ne kalamaja rrinim gjithmone para televizorit,mbrapa ulur neper stola 100 dhe 200 punetore,se mbaje mende titullin e filmit ku luante Liliana Kondakci dhe Minella Borova, keni parasysh momentin kur i fute doren Minellua dhe ajo i thote “Mose Beco”me nje fjale s’behet gje tani,kur shkulet nje punetor nga salla,po ky c’pati thane te gjithe,qe momenti kur kendonte Liliana ne uzine para punetorve,Ai vajti te televizori uli koken poshte ekranit se mos shikonte gje poshte fustanit te Lilianes,i bertet njeri me forte “Mos o budalla se nuk duket gje”.

  500. MC thotë:

    13 April 2008 @ 2:18 pm

    po lizen ne boten e cudirave e harruat? beni bunny?
    sa kam qeshur dhe pothuajse qare nga kujtimet qe vershojne ne mendje te ndezura nga postimet me larte.
    nuk kishim shume po ato qe kishim; familje te ngrohta, shume shoqeri, shume imagjinate, shume innocent, ishin mbi cdo pasuri.

    nese njedite behem vete me femije nuk besoj se mund ti krijoj dot ate atmosfere/shoqeri ne te cilin u rritem ne. Siomos ketu ne usa femijet rriten brenda 4 mureve, te trashe dhe kane cdo gje alergji.

    kishte njeri n shqiperi qe kishte alergji barin, apo macen apo lulet se ketu te gjithe alergji paskan???

  501. robi thotë:

    13 April 2008 @ 2:52 pm

    poplli, i çar sheklli je ti lale ?

  502. Koth thotë:

    13 April 2008 @ 3:00 pm

    Ore Pipell !

    Udhetim ne Pranvere e ka pas ai filmi.

    Dhe e vetmja batute ka qene : Minella ishte shofer dhe kishte Lijanen ne gabine. Lili e kish vene doren ne ke matori i IFE-s. Ene Nella po e vinte kadal kadal doren e vet mbi doren e Janes.

    Ene Jana si goc e nercme i thot : Freno Besnik ( se Nella e kish emrin Besnik ne film , si Hysni Kapo gjate luftes se dyte botnore )
    Ene Niku i pergjigjet : Ate po bej po frenoj ( se kish dale i katnar me gamor perpara makines )

    E mure vesht tani o robi se kut shekulli i perket populli ?! :)

    A fut pa dashke dhe qeka dhe nga Korca !

  503. eT thotë:

    13 April 2008 @ 3:41 pm

    ha, ha, ha, qeka pas pat knoq piplli nji here n’vaktit :)

    http://img378.imageshack.us/img378/4734/liljanamo3.jpg

  504. Zana thotë:

    13 April 2008 @ 3:55 pm

    Mua me ka mbetur ne mendje nga “Udhetim ne pranvere”fraza:”uaaa,Fatime Sokoli…..Fatime ,Fatime!”(Ndjese paste)
    Eh çar qejfi ishte kur ishim te gjithe “vellezer e motra”…Me u kenaq per Zotin!Sa mire ishim kur ishim keq!!! :) Mblidhni mendte njereziiiiii!!

  505. Idris thotë:

    13 April 2008 @ 4:11 pm

    Zanaaaaaaaaa !
    Shif i here nga shek popllit….. :( :( :( ..Aty shaju e qeshu!
    Ktu zur rradhen ..po te qasen ?…MIRE……… po te degjuan ?…..SH.mire ! mire…..dhe po nuk ta perfillen fare …tregon si mendojne :D :D :D
    Jane te mrekullushem….Ata tregojne per jeten JO PER PARTITE !!!!!!

  506. Zana thotë:

    13 April 2008 @ 4:27 pm

    Edhe ti je i mreullueshem Idris;kur do… :) Ajo loja me pulla e Rual ka qen fantastike.Vellai im kishte nje çift pullash prej Madagaskarit qe ia kish fale Kol Gjinaj(Filatelist i njohur ne Shkoder ,ndjese paste).Ishte personazh ne lagje.Kish “pare” bote me sy(me pulla)…Megjithate seriozisht duke folur brezin e 80-es ne pergjithesi e gjej steril e pa kolone vertebrale vlerash krahasuar me 70-en.Pak si kot….. :)

  507. edrus thotë:

    13 April 2008 @ 4:57 pm

    Rual:”pulla ma fantastike ka kene ”Halili dhe Hajria” kush nuk mbaroshin”… ka qënë “cuca e maleve” që ka qënë ajo me tirazh më të madh… po kshtu asht kur nuk e ke pas seriozisht at’muhabetin e pullave :P (Vepra e XIX kishte rreth 20 faqe me nga 6 pulla me “Cucën e maleve”… deri sa u zhvleftësua aq shumë saqë nuk pranohej të ndërrohej më :P )

  508. Idris thotë:

    13 April 2008 @ 5:01 pm

    Mos me krahaso me shoket e klases fillore qe i kam …rrafe :) :) :) me komcha.
    Megjithate te gjithte na rrifte njoni qe kishte bo i ”gur” tavlle per kopac.
    Mjere ne kur vinte dimri qe prinderit zbulonin se nga palltot mungonin disa
    KOMCHA ??? :) :) :)
    Zana me te vertete a nuk kenaqesh me kete “PARAJSE ” sinqeriteti ??? Mos e merr si pyetje personale !!!!
    Kolonat “vertebrale” te forta na jane shndruar ne ATAVIZMA qe mezi e rralle na pastrohen nga ‘Chmerci” me te tilla ballafaqe… :) :) :)

  509. Zana thotë:

    13 April 2008 @ 5:01 pm

    Ne nuk perdornim veprat per pullat Ed!I kishin faqet e patinuara e mbanin lageshtire.Pastaj radhe ishim punonjes te dalluar e nuk na i dhuronte kush… :)

  510. momli thotë:

    13 April 2008 @ 5:14 pm

    Pulla me e njohur ka qene pulla celik mer ti.
    Edhe akullorexhiu me i njoft qe qen Gega (akullore akulloore akulloreeeee)ulerinte ne mes te drekes.
    Pasdite shifnim Santa Brabara dhe Pastrusi Oxhakve per kalamoj.
    Kur dilnin kalamojt e lidhnin celsin te kanatjerja me spango si zhulsa.
    Kur vinin kalamajt ne shpi nga dyqani bukes gjysmen e kores e kishin ngrene rruges.
    Hanin dhe pasta 8 lekshe kokarapi si pabuksa. Spo flas pastaj per ingranazhet qe ta shpifnin.
    Kenget me te kendume i nxorren Snap nga 1991 me ‘power’.
    Ne plazh te gjith kishin te njejtin top treqind leksh ngjyr portokalli.
    Doli i her ne treg i cokokrem jugosllav 10 lek dhe te gjith hanin njesoj.
    Nga 1991 te gjith u mbushen me shapka njesoj bile u qujt koha e shapkave se ti rrunin nga kembet ne bulevard.
    Gjeja me rralle qen kumbllat e ngrime te fruta perimet hihihi.
    Anej nga lagja jon te 21shi i vetmi argetim qe me shku e me vjedh te stemat,te fabrika karalemeve, te shpia botuse dhe te neshiraku.
    Lojrat tona prej kanibalesh kane qene ‘doce’ (nji kanace e mushme me gure qe te thyte kemben), koman (loje pa asnje pajisje vec bertit si idiot) me rreth e me nje tel te gjate te perthyer ne fund (si zulu afrike me nje llastik te zi) , me zara, kopaca, me krraba me plumce teli, me pipza me fara plepi dhe me kausha.

    jete e vujtme mo sdu me e kujtu ate varferi.

  511. momli thotë:

    13 April 2008 @ 5:22 pm

    Programi me i ndjek ne radio ka qen pozdravi masdite nga ora 6 me keng popullore jugosllave. Ne darke te martave qe te sllavi nje hit parad me kenge te huaja.
    Fjalet me te perdorme nga kalamajt kan qene karallo,mandakall,dangall,mrrokell, manokell,toc kuklle.
    Idiotizmi me i madh ka qene sajimi i atyre yjeve neper lagje me pluhur tulle kur vdiq enveri.
    Kurse kur u rritem qefi me i madh ka qen me gjujt per p para gjimnazit Partizani kurse ata me te medhenjte iknin gjunin per konviktore se u kapnin kollaj (sidomos fieraket hihihi).

  512. rual thotë:

    13 April 2008 @ 5:23 pm

    @edrus ”cuca e maleve” kembehej edhe me shkrepse meee ajo s’sihte pulle :D

  513. rual thotë:

    13 April 2008 @ 5:25 pm

    ps.se harrova: me rrofte daja se kam ba kerdine ne te me pulla te para 1939-tes :D

  514. krasta krau thotë:

    13 April 2008 @ 5:30 pm

    U hapen bastet… kjo teme do arrij 1000 komente pas

    2 ditesh (1)

    1 dite (x)

    3 ditesh (2)

    koficentet jane

    1 4.0

    x 10

    2 1.5

    Bastet lejohen deri mbas dy oresh… Hajde brez bastexhijsh… :D

  515. momli thotë:

    13 April 2008 @ 5:34 pm

    Personazhi me i njoft i lagjes tone qe Qamushi tifoz me tironen. Anej nga Tirona re qe Tos budalla. Nga pazari qe njona Kizi Kizi i thonin film horrorr i gjalle qe ter jarge. Kurse personazhi me legjendar i qytetit qe Xim Kulufi fotoja e te cilit dekoronte cdo autobus linje urbane.

    Kenga me e njofme qe
    mora rrugen per ne shkoder
    me nje zis te prishur o
    perpara me del nje vajze
    ishte e fejuar o

    hodha doren te kap marrshin
    dora kapi shalen-o (haaaaaaaaaaaaa)

    edhe nje tjeter

    o vajz miope
    jo jo tu sta fal
    se nje nat me ty
    rash ne nje kanal

    me e nolta qe kenga marinarit dhe kapitenit

    kur u putha ne sy e ne faqe
    i vite era manushaqe
    kur e putha ne sy e ne buz
    i vite era sapun venus (haaaaaaaaaaaaa car vujtje sapuni venus qe kulmi luksit kurse me i cigare cimcakiz kapshe p me te mir te lagjes)

  516. I LIGU thotë:

    13 April 2008 @ 5:51 pm

    luhesh edhe futboll me tapat e kolinosit mbi bangen e shkolles.
    Ta fute, ma fute ne porte.
    Eh, mer kolinos, multifunksional ke qene :-)

  517. rual thotë:

    13 April 2008 @ 6:02 pm

    per mos me thane loja me tapa e bardha te shisheve te kosit,te beje gol nga njena hyrje e pallatit te tjetra :D

  518. manjola thotë:

    13 April 2008 @ 6:06 pm

    ua mami, keni harruar lojen me peta.
    I zura tethtet :)

  519. zeus thotë:

    13 April 2008 @ 6:25 pm

    po kakzozat a i mban njeri mend? sa qejf kisha kur shkonim dhe i gjenim

    po lojen botash?

    po kur shkonim ne durres (tek shkembi i kavajes me se shumti) dhe ne vend te cadrave (qe skishim) nglunim kater hunj dhe vinim nje si bicim carcafi siper dhe improvizonim?

  520. Roni thotë:

    13 April 2008 @ 7:09 pm

    Ah mer Zeus sa desha me e postu per Lojen Botash!!!!!
    Ka qene loje fantastike fare!!!!
    Po kopacat: 3 Leksh, 6 Leksh, Tavell, Kacatorr, Frruths..
    Sa per kakzozat mu kujtu nji histori
    Mbrapa shkolles Fan Noli ne Tirane ka qene nji bace e madhe fare, kjo bace ishte si xhungel kishte lloj lloj pemesh, edhe aty kishte kakzoza te medhenj qe rrishin posht gurit ose ndonje kompesate.
    Une kisha kap nja 3 te medhenje edhe shkoje ne shpi edhe i fus me nji qese dhe i rras poshte krevatit te prindeve se nuk doja tmi shifshin.
    Kur anej nga ora 3 e mjesit fillojne ulerimat nga dhoma prindeve. Mami kishte hik nga fiqiri fare vetem ulerite dhe shkulte floket kurse plaku me bertiste nga siper komos ” Mylle deren se do hyn gjarprat ne guzhine”.

  521. I Ligu thotë:

    13 April 2008 @ 7:13 pm

    eh cmu bo neps per i cike pispili a lakror a laknur a sido ta quani, me barishtet e oborrit hislla, lakra, qeperera, memelitur me miell misri e i cikez vaj ulliri e ne tave pastaj.
    Gjelle fukarari mo, pak ma mire se lopa qe del e kullot barin ne livadh :-) Por shije e papame. Goja leng.
    Shyqyr sjam gru se do frigohesha mos kom ngel me barre :-)

  522. jon79 thotë:

    13 April 2008 @ 9:05 pm

    Na mer cuna, po lojen mini-futboll me zar kuzhinete, derrasen me gozhde te ngulura 4-3-3 dhe me nje gjysem kapseje rrobash druni kush e ma men?

  523. ThoughtPolice thotë:

    13 April 2008 @ 10:01 pm

    Nuk e di ne e ka permendur dikush me siper grupin La Bouche mer? Ka qene i pranishem edhe dhunshem tek ne, ne kuptimin qe edhe po te mos doje ta degjoje, te perplasej ne fytyre furishem nga makinat qe kalonin rruges dhe ne lokale.
    Po “What is love” te Haddaway?

    http://www.youtube.com/watch?v=5P0_v__IOrE&feature=related
    http://www.youtube.com/watch?v=nsCXZczTQXo&feature=related

  524. INA thotë:

    13 April 2008 @ 10:21 pm

    Rrofsh o TP qe na kujtove kohen e Diskos :P

    E mbani mend kur kercenim ne fillim?

    http://www.vimeo.com/214504

    I’am blue. Jo une jo, kengen e mbani mend?!!

    http://uk.youtube.com/watch?v=mL2UsAbI1hg

  525. ThoughtPolice thotë:

    13 April 2008 @ 10:37 pm

    U beme pak nostalgjik per ate kohe o Ina. Mos beni gabim t’i lexoni gjithe keto gjera per brezin tone, vetem dhe me ndonje gote alkool para, se do filloni te qani… :lol:

  526. Eri B. thotë:

    13 April 2008 @ 11:03 pm

    Po lulet e bardha te akaces i ka ngrene kush ketu? Vijne ere e mire dhe ishin si te embla. I hanim shume si lagje shume. :)

  527. Ida thotë:

    13 April 2008 @ 11:13 pm

    Momli rrofsh qe me kujtove Snap, se kisha nje jave qe po vrisja mendjen! :)

  528. Roni thotë:

    14 April 2008 @ 1:16 am

    Guilty Pleasure
    http://www.youtube.com/watch?v=eWPUespcblU

  529. INA thotë:

    14 April 2008 @ 2:41 am

    Uuuuu, edhe mua me kane pelqyer keta sidomos, Jason Orange.

    Kenga ime e preferuar e tyre ka qene:
    http://www.youtube.com/watch?v=nWmn3X5oCiE

  530. momli thotë:

    14 April 2008 @ 4:36 am

    Ja ku e keni kengen me te famshme te Snap

    http://youtube.com/watch?v=TNI1TRmxvSs

    ka qen edhe nje tjeter ooops up

  531. momli thotë:

    14 April 2008 @ 4:38 am

    http://www.youtube.com/watch?v=5zAJWB43qIo&feature=related

  532. shqipe@ou thotë:

    14 April 2008 @ 6:06 am

    Po Dj Bobo-n e keni harruar more? :D
    http://www.youtube.com/watch?v=g19lY3gIGiQ

    PO dr.alban? keta jane klasike.

    http://www.youtube.com/watch?v=JHfh3pOTT4Q

  533. shqipe@ou thotë:

    14 April 2008 @ 6:13 am

    Boom! shake the room
    http://www.youtube.com/watch?v=D8snaaMTiVM

    Kris-Kros ~ Jump
    http://www.youtube.com/watch?v=bzhQoLtJA80

  534. INA thotë:

    14 April 2008 @ 6:16 am

    Hey,
    Po Shaggy-n e mbani mend? “Oh Carolina” and “Boombastic”??? Hihihi :)

  535. shqipe@ou thotë:

    14 April 2008 @ 6:33 am

    Shaggy. Haha. Si i kemi pelqyer keto kenge?

  536. losttext thotë:

    14 April 2008 @ 2:49 pm

    po hisllat i ka kujtu njeri? ke bacja kishim hislla, edhe kur lujshim atje o zot kush te merrte topin qe na bite mes hisllave, se t`gjith me pantallona te shkurtera e me sandalle plastike qe u caheshin gjithnje ato rrypat e pare ke gishtat :D

  537. Nostalgji thotë:

    14 April 2008 @ 4:11 pm

    Kush i ma men ato kompasat e drunit neper shkolla qe kishin si maje nji gozhde? I here ja kam ngul ke koma nji cuni qe nuk na lete me pastru klasen, un thuj hik ai hic, une thuj hik ai hic, nji t’mor kompasin ene nga funi klases nji t’ja hudh si shigjete. Cer nishoni qe kom pas mer amon, ju desh me shku me vrap ne lagje me bo tetanozin e i ngeli koma grope, po nuk tregoi kush ja kishte bo se i vite turp me thone qe e kishte rraf i goce.

  538. enka thotë:

    14 April 2008 @ 4:59 pm

    1.prilli dita e genjashtrave
    2.prilli e hisllave
    3.prilli e gurave
    po me? :)

  539. riviera thotë:

    14 April 2008 @ 5:23 pm

    4 prill - dita e xhamave :)

  540. losttext thotë:

    14 April 2008 @ 5:24 pm

    ja kam ngul ke koma nji cuni qe nuk na lete me pastru klasen, un thuj hik ai hic, une thuj hik ai hic,

    sa e zellshme paske qen per t`pastru klasen mi :D

  541. momli thotë:

    14 April 2008 @ 5:34 pm

    Loja me idiote ka qen ajo qe lunin gocat e vogla me nje shkop me nje maje gozhde qe e hidhnin ne ajer dhe binte pingul mbi balte tamam loje zulush.

  542. Nostalgji thotë:

    14 April 2008 @ 5:42 pm

    O Losti, nuk desha me i tregu t’gjitha po ku te len ti mo. Ai cuni gjute shoqen time edhe ne ishim tu pastru klasen te dyja, mirepo ajo nuk dote ene ky po prap i avaz nuk hikte qe nuk hikte. Mu m’hikte loja me peta masdite ke lagja se atehere i lete mami me lujt shoqet e mija ma vone masanaj duhet te shkojshin n’shpi. Pjesa tjeter e ngjarjes eshte histori…..

  543. Nostalgji thotë:

    14 April 2008 @ 5:50 pm

    O Momli ne atij qe ti i thu Xim kullufi i thojshim Gzim Kullufi ene per ne ishte istitucion bashke me Ver Llapen. Po ene Besim 2-lekshi nuk ishte keq, sidomos i here kisha dale me i shokun tim ene kalojm afer Besim 2-lekshit ene ky shoku im i thote, o Besim 2-lekshi (e dite qe Besimi ate dote) e ja fillo Besimi tuj shajt mare e prapt, mu m’zuni turpi se ne hecshim Besimi na vite nga mrapa tu na shajt, kurse njerzit rruges u kthejshin tu na pa. Sot e kujtoj me nostalgji kte ngjarje po ate dite m’hiku menja.

  544. gre_wireless thotë:

    14 April 2008 @ 5:58 pm

    ketu keni tekstet, muziken bejeni vete dhe kujtoni femijerine ::))

    http://vogelushet.blogspot.com/

  545. enka thotë:

    14 April 2008 @ 5:59 pm

    kenges se shaggyt “mr lover” i thoshin..mr loba loba..madje ne ca raste..mr lopa lopa:D

  546. Grupi thotë:

    14 April 2008 @ 6:17 pm

    Po Raxh Kapurin ku mund ta shikojme??…se na u be si pjestar familje “rackapuri”…

    Ajo qe me merr me shume malli ishte futbolli mbas shkolle per nja 3-4 ore ne ndonje fushe ne lagje…sidomos ke ajo lulishtja ngjitur me shpine e Enverit…para se te ndertoheshin bar-et dhe pastaj pallatet. Futboll ne balte…s’ka gje me te mire.

    Ej po te gjithe nga Tirana qenkeni ju? S’ka ndonje nga ndonje qytet tjeter?? Se une nje pjese e kaloja dhe nga Korca…po andej s’kishe fusha per futboll vetem engledisje neper rrugicat me kalldrem. Toko…me mban mend?? Korca ishte me e avancuar se qytetet e tjera…kishte sistem mbledhjesh plehrash si ne Amerike…cdo dite vinte karroca me jevgun…dhe dilnin Korcaret dhe hidhnin plehrat ne karroce.

    Toko…se ti duhet ta mbash mend…si quheshe ajo kisha nja 3-4 ore te mira ne kemb ku shkonin njerzit diku andej nga vera? S’e mbaj mend fare si quheshe…po atje u pi cigarja e pare.

  547. riviera thotë:

    14 April 2008 @ 6:18 pm

    Per te gjithe maturat e 98-es
    http://www.youtube.com/watch?v=JgiGrXpOhYg

  548. beni thotë:

    14 April 2008 @ 6:22 pm

    kape gupo..

    http://it.youtube.com/watch?v=ioZmim96pd8

  549. INA thotë:

    14 April 2008 @ 6:26 pm

    Jo, mor Grupi s’jemi te gjithe nga Tirona. :)

    Une si puna jote nje pjese (tre muaj behari) i kaloja ne Poradec dhe de Korce. Atje kam mesuar dhe bicikleten (e cfare s’me thoshin per bicikleten, po ato jane muhabete me vete).

  550. INA thotë:

    14 April 2008 @ 6:29 pm

    beni, :) :) :)

    Per nje r qe ti s’e ve,
    Fjala Grupi, behet….. lere fare. :P

  551. beni thotë:

    14 April 2008 @ 6:34 pm

    lene lene Ina, :) :)

  552. Nostalgji thotë:

    14 April 2008 @ 6:52 pm

    Ej kalamaja po lojnat me shpata apo me pushke druni apo ato automatiket prej kallcuku me nji leve qe e rrotullojshe ene ajo bote gerrrgerrrgerr sikur po gjujshe e mai men? Une kom qene si cun harom, me pelqete me lujte luftash ene kisha i shpate druni, t’bome me i cope kompesate nga ato te arkave te fruta-perimeve qe ma kishte bo babi, ene per helmete kisha i kullese makaronash qe ishte caci ene mami se perdorte mo, i kisha lidh ke dy dorezat i cope llastik (llastik brekesh qe ishte liru e bo ca here me nyje po funksionin e kryte akoma) ene e vejsha n’koke. Ngaqe s’isha keq me armatimet me vejshin ka i here ene komandante.
    Amon mer se lash nom tu kujtu ato vite, kom nga i jave qe n’shpi nuk flas per tjeter gjo ene kon fillu ene familja ene shoqnia tu fol per ato car bojshin ne kohrat e tyne.
    Faleminderit te gjithve per keto kujtime e momente te mrekullueshme.

  553. momli thotë:

    14 April 2008 @ 11:21 pm

    Se meqe na kujtut korcen erdhi i her ne vere te lagja jone nje kushuri i komshiut tone me nejt nja 2 jave ne tiron edhe qe thu ti ai me ate te foluren e vet korcare na ka dhi gazit per 2 jave edhe emrin ashu ja njitem ‘o korca’ i thoshim, hihihi. pale kur erdhi nji tjeter nga shkodra o none se merrshim vec hic, nuk dilte me nga shpia i shkreti.

    ai ver llapa eshte me i ri o nostaligjia e pash vjet ne ver ke pazari i kishte dal llapa der te kerthiza

  554. Sa|nt|no thotë:

    15 April 2008 @ 3:02 am

    Shume mallengjyese. Po MIRC-in e ka permend njeri ? Po Goku-n? LUPENin e famshem qe kushedi se sa qindra here i kemi pare po te njejtat seri e kushedi sa here jemi lutur qe mos na iknin dritat nderkohe qe e shikonim. Internet caferat e para, atje ku dikush bente si i forte, dikush ku me kap no i dashnore, dikush ku me tregu aftesite e tia per “scripte”, dikush ku me kap ndonje status Moderatori apo Supermoderatori. Me kujtohet 10 minutshi i famshem kur te gjithe ne nje menyre te mistershme benin “disconnect” per te mos tejkaluar shtimin eksponencial te impulseve dhe rilidheshin perseri. Ai qe rrinte gjithmone ne linje dukesh qe ishte ose ndonje pasanik me dy linja ose dikush qe “merrte vesh” dhe punonte me ndonje internet cafe.

    Me kujtoi shume gjera ky postim, sdi nga me ja fillu me pare. 16 vjec kam ikur nga ai vend por me duket sikur nuk jam larguar kurre. Gjithe ato vite kane patur nje intensitet qe as filmat me te cuditshme dhe me te sofistikuara te kinematografise boterore mund ta kapnin. Keq te vjen, por shpresoj ky brezi jone, brezi i fundit do thoja do bej dicka per at vend. Kjo leter eshte me shume nje kurajo per ne qe te krijojme grupet tona e te mblidhemi ne te ardhmen kur te behemi dikushi ne vendet rrespektive qe ndodhemi dhe mos ta harrojme kurre origjinen tone. Gjaku nuk behet uje kudo qe te jemi.

  555. momli thotë:

    15 April 2008 @ 5:19 pm

    kopac sumkapuc

  556. FTN thotë:

    15 April 2008 @ 5:57 pm

    kam nja 3 dit qe e ndjek ket temen dhe tani po ulem tamam te shkruaj ca kujtime te mijat. Datlinda ‘80 meqe ra fjala:

    - Pionieret e Enverit qe na conin ke shpia ku u themelu partia per te vene shallin ( ose ndonje lapidar ke Pazari Ri)
    - Fiskultura qe na bejshin ne mengjes kur rreshtoheshim per te hyre ne shkolle
    - Ora fikskultures qe zakonisht ishte futboll per cunat dhe se mbaj mend cfare per gocat. Nderrimi i rrobave behej ne oborr te shkolles (fjala privacy s’ishte importuar akoma nga Amerika athere)
    - Kur mungonta nai msuse qe na bashkojshin 2 klasa bashke, ca gallate se nuk u cote mo njeri n’msim.
    - Po kur lejshim oret qe shkojshin nga liqeni, se anej nuk t’shifte njeri?
    - Kur erdhen luanet dhe tigrat qe u bene objekt ngacmimesh qe nga gurat, shkopat deri ke bishtat e cigareve ?
    - Kur lujshim futboll ke lagjja, dhe vetem njoni kishte top, kshuqe prisshim ate qe ta lejshin me dale. Loja zgjaste qe nga 20 gola deri 50 (te djelave se kishim gjith diten)
    - Kur lujshin futboll ke lagjja, ne i bite topi ke dera ose penxherja komshiut; ai qe ishte portier zakonisht duket te shkote te merrte topin dhe te ikte me vrap se mos e kapnin, po te kishte njerez ne shtepi.
    - Kur hypshin ne tarrace me rregullu antenen ishte qef i modh fort, se ka qene territor i pashkel athere.
    - Kur shkojshim ke liqeni me u la mceftas dhe mbas te lames, duhet me shtrydh rrobat qe mos merrej vesh qe kishim qene ne liqen
    - Kur celsin e shpise e lenim ke komshinjte, qe mos ngeleshim jashte
    - Kur u hapen diskot e para ke gropa Ajdin Sejdise, Disko Albania me duket, dhe ishe si krim te shkoje; te gjithe shkonin mceftas
    - Kur bejshim ekspedita me eksploru rifuxhot dhe stehimet
    - Kur dolen te fortet e pare, Restorant Durrsi, Rruga Bardhyl. Dhe kur u vra ai Muca athere (s ia maj men emrin) u bo lajm i modh

    Kujtimet vazhdojne, po me vone. Hika iher tashi se kom pune…

  557. Milloshi thotë:

    16 April 2008 @ 4:10 am

    Kush e mban mend me cfar u lyjshim ne plazh pervec kosit me duru te djegmen?

  558. Grupi thotë:

    16 April 2008 @ 3:48 pm

    Se mu kujtu shpia e partise…na conin kur ishim te vegjel…na thoshin “nena parti…kshu e ashtu”…Une s’po merrja vesh kush ishte kjo “nena Parti” dhe pash nje bust te Nexhmijes atje dhe thash me vete “kjo qenka nena Parti”.

  559. WASU thotë:

    16 April 2008 @ 4:03 pm

    Me sode buke Millosh…ne u lyjshim mas plazhit, jo ne plazh. Qe thoni ju nje tezja ime, tu pa e tu pa gjimato rekllama ke taljoni per kremra plazhi, i futet punes e ben nje alla “Made in Albania” ne shtepi, me cokokrem e gjalpe e ku di une ce tjeter. Na leu e na ngjeu mire, ne fund te dites mire qe i kishim mbledh gjithe mizat e grenzat e plazhit, po kishim marre dhe nje te djegme qe s’ishte me aq e kuqe po ishte kthy ne te kuqerremte.

  560. Tironsi thotë:

    16 April 2008 @ 4:08 pm

    E di une Millosho, po nuk e them se do me thush gjeji venin masanej :D
    ehuuuu, kujt do me ja fut ato ti mer daje :P

  561. Milloshi thotë:

    17 April 2008 @ 3:51 am

    Pse dekonspiro mer Tironso, ti e di qe kush i ben gropen tjetrit do bi shi pasneser. Nejse…
    Deri ne klase te katert librat me kapak te trashe u mbeshtillshin me leter kalk edhe librat me kapak te holle me leter te bardhe me shkelqim. Tushi blu ishte i preferumi per titullin edhe kjo detyre i lihesh ne dore nji te madhi me bukurshkrim. Fletoreve duhet ti hiqesh nje vije e drejte e kuqe ne cdo flete. Cdo gjo shkonte per bukuri te zotit, kishe mesu se ka nente planete, se fjalia ka kryefjalen dhe kallezusin, edhe se shumezimi nuk ka mbetje…kur nji dite te bukur vjen zysha kujdestare edhe thote qe nxenesit e mire (ato me 21 yje ose me shume ne kalendar) do marrin ne dispozicion nxenesit e dobet (me nji fjale metsat) me i ndihmu me bo detyrat e shpise dhe ty te ka ra me ndihmu Elton Frasherin qe njihej me emrin e artit Ton Qyrrsi. Aty fillon dhe merr jeta drejtimin e duhur ate ate drejtim qe komshite e lagjes i ruheshin me se shumti.
    Vijon…

  562. Cajupsi thotë:

    17 April 2008 @ 6:10 pm

    Brezzi 72-76 ka qene edhe brezi kur alabaket ishin celebrities.

    Brezi i shkelqimit dhe renies se rruges Bardhyl dhe me vdekjen e Gazit, vdiq edhe Miti i alabakut.

    Brezi i ambasadave.

    Me kujtohet kur merrnim drejtorin e shkolles per nje dopjo kacurrel ke klubi perballe shkolles.

    Me kujtohen pseudonimet e te forteve te rruges Bardhyl

    Patatja, Kerrici, Hajdari etj.

    Me t’hik truni.

    Nga viti 93 deri ne 96-ten pjesa me e madhe e kamarierve ne klubet kryesore te Tiranes isht nga shkolla Cajupi

  563. jon thotë:

    17 April 2008 @ 6:38 pm

    Meqe s’na esht nda shiu gjith ket jav n’Tiran, i mbani mend ato mushamate, zakonisht ngjyre roze, qe vishnim? Me siguri i prodhonin ne Lushnje, sec mbanin dhe nje ere qe s’i shkulej :D

  564. blete thotë:

    17 April 2008 @ 6:38 pm

    brezi 72-76 me kujtohet kur linim shkollen ne mengjes. 1200 nxenes tek trotuari perballe shkolles, dhe zyshat me presoret qe na therrisnin nga ana tjeter.
    pastaj hop te parku rinia qe s’kishte kioska fare atehere…
    kush e man men Gimin qe u prish kur u bo Rogneri?

  565. momli thotë:

    17 April 2008 @ 6:50 pm

    plasi rrena knej nga fundi…njoni ka pi me drejtorin dhe me grun e drejtorit, tjetri eshte y me krem plazhi me kakao dhe cikullate. ngadale se e rendut shum doren…

  566. WASU thotë:

    18 April 2008 @ 12:18 am

    Or vlla, ti beso c’te dush, une ku ta gjej te mos e kisha heng njat punen e kremit te plazhit, po ja qe per shpikjet e tezes e kam heng nje te djegme qe dhe sot e kesaj dite e mbaj mend se s’kam flejt dot tere naten nga e djegmja.

  567. cajupsi thotë:

    18 April 2008 @ 2:45 am

    Momlo,

    Ti do me t’thone qe merrnim edhe presorin e ushtarakes dhe presorin e fiskultures me vete?

    Apo qe presori i kimise merrte alkooool dhe i shtote uje.

    Bile ne provim te matures nuk hyhej po te mos kishe 2 kanoce Ivi ne dore

  568. Anabel thotë:

    18 April 2008 @ 3:29 pm

    O zot i madh kam gjithe diten qe lexoj dhe vdiqa duke qesh. Kam yy se mabaj mend sa kohe qe e lexoj peshkun, cdo dit per at’ Zot po nuk jam grish asnjehere te login e postoj dicka po kjo ja vlen.
    Une s’jam as nga Tirana as Korca As Shkodra po besomeni ka rijetuar perseri cdo kujtim te mesiperm.
    Bravo Blendi qe e solle ketu. Ja kishim, te pakten une, nevojen nje ctensionimi te tille nga koha kur nuk kishte ende mjaftueshem stacione tv qe te na benin koken dhalle.
    Ca paska qene nostalgjia! Une per vete jam duke rijetuar nje pjese te femijerise shyqyr ka nxjerre dvd pafund me filmat e kenget tona te femijerise dhe ja kam ble goces. Kur i them se kush ishte mami beb nuk kish dvd, digitalb, barbie- me thote - Po me ca luaji ti mami?
    Jam duke e printu gjithe sa me siper e do ja jap tja lexoj kur te rritet se shanse nuk kam t’ja shpjegoj ndryshe.
    Mos u plakshim kurre ishalla
    p.s se harrova 1978

  569. Rawel thotë:

    19 April 2008 @ 11:14 am

    Sa kot. Sa pa lidhje. Dhe sa inat. Kemi qene brezi me me fat kete shekullin e fundit. Nuk kemi luftuar, nuk kemi ndertuar, thjesht kemi perfituar per konsumin tone personal. Kemi qene brezi i fundit i edukuar me principe te shendosha nga prinderit tane, gjysem komunist gjysem humanist, dhe skemi jetuar as nen diktature. Jemi rritur per te para pavarsine, dhe jemi brezi qe nuk po jep gati asgje ne kulture. Kemi qene me fat sepse nuk emigruam me anije si parardhesit tane, por u nisem kur e dinim se ku qysh do shkonim. Kemi qene brezi i pare i shthurur komplet, nja brez drogaxhinjsh & kurvash, por nderkohe paskemi qene edhe viktima. Kemi marre anen me te mire nga demokracia & nga komunizmi, po ankohemi se skishim PS2. Kemi qene brezi i vetem i padjegur nga te dy sistemet, por meqe dolem kaq trapa as qe nuk e meritojme.

  570. WASU thotë:

    19 April 2008 @ 1:58 pm

    Lum si Golja qe e di c’eshte, si te bejme ne te tjeret qe nuk e dime…tha!

  571. WASU thotë:

    19 April 2008 @ 7:32 pm

    Kolja desha te thesha…

  572. blerina thotë:

    30 April 2008 @ 8:48 pm

    une nuk po lo komente po pe lypi filmin vizatuar SABRINA a mundeni me ma qit ju lutem

  573. eT thotë:

    30 April 2008 @ 8:53 pm

    Këtë?

  574. afro thotë:

    1 July 2008 @ 4:17 pm

    po qeset e vapikut ju kujtohen?
    E canin pak nga poshte dhe e lepinim qesen tek cepi :)

  575. Ergeda thotë:

    28 July 2008 @ 2:03 am

    Me pak vonese po arrita te pasuroj kete faqe edhe une.
    Ju prsh. me Zhan Sebastianin. dhe me Um-in
    http://www.youtube.com/watch?v=GR7mW-NVz0s&feature=related

  576. Ergeda thotë:

    28 July 2008 @ 2:15 am

    edhe ky ne ate grup ben pjese :-) http://www.youtube.com/watch?v=R7cw2ODLA3U&feature=related

  577. diana-flickr thotë:

    1 August 2008 @ 5:24 am

    ne mos gabohem ne 89 doli nje “show’”
    i titulluar europa 89 ku vajzat ishin vesh te gjitha me mini
    ndersa nga filmat david coperfild … te gjithe lumrnjte rrjedhin..dyshoqet dhe garibaldi,,,,po eshte dhene dhe nje telenovele ne tvsh amerikane fetare pak sme kujtohet titulli

  578. briseida thotë:

    10 September 2008 @ 10:47 am

    shume i lezetshem ai programi Europa 89′ Ne te njejten periudhe pak a shume u bene dhe ato filmat/skecet me Leonard Bomben.

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com