Kriza e rokut kosovar

Muzika rok në Kosovë është në krizë. Rok-grupet kosovare sakrifikojnë pasi që ata duhet të japin shumë para se paku për ta edituar një album të cilën detyrohen ta falin, thjesht sepse nuk shitet.

nga Ardian Jasiqi
gazeta Express

“Vallë është e mundur; Më kalon pranë si një copë akull; Nuk mund një puthje ta kujtoj; Ishe ti ajo, duket më bëhet; Nuk di çfarë kam sot”.

Ky është një varg i marrë nga teksti i këngës “Mendoja çdo gjë merr fund pa ty” të grupit “Gjurmët”. Kjo këngë vazhdon të jetë ende aktuale edhe sot, pasi që atë e interpretojnë edhe rok grupi alternativ “Asgjë sikur dielli”.
Tashmë ajo është një këngë hit që dëgjohet në të gjitha trojet shqiptare. Kënga është vetëm një dëshmi se sa jeton muzika rok në krahasim me zhanret e tjera të muzikës.

Por, rokerët sot janë duke u përballë me sfida të ndryshme, sidomos financiare. Dhe për këtë ta numërojnë një numër të adh arsyesh.

“Nuk ka stimulim. Nuk ka grupe të interesit të cilët dëshirojnë që të ta ndihmojnë muzikën rok, apo krijimin e albumeve të reja. Ndërkaq, shpenzimet për krijimin e kësaj muzike janë dyfish më të mëdha në krahasim
me zhanret e tjera të muzikës”, thotë Genc Salihu, anëtar i grupit “Cute Babulia”, nga Prishtina.

Edhe koncertet e rokut, sipas Salihut, nuk janë në nivelin që kanë qenë më përpara. “Ka koncerte të këtilla por më pak se përpara. Ndërkaq, produksionet kosovare i ngjasojnë një xhungle të vërtetë. Edhe biznesi
i tyre i ngjason cigarxhive të rrugës”.

Rok-grupet kosovare edhe pse këndojnë “live”, ata asnjëherë nuk marrin pjesë në ndonjë turne jashtë vendit. Kjo sepse shumica e shqiptareve që jetojnë jashtë vendit janë më shumë të interesuar që të dëgjojnë muzikë
turbo-folk.

Petrit Riza, anëtar i një ndër grupeve më të njohura të rokut në Kosovë, “Gjurmët”, këngët e
të cilit grup dëgjohen edhe sot nga të rinj të ndryshëm, thotë se problemi më i madh për muzikën
rok në Kosovë janë financat. “Roku është një muzikë që për t’u krijuar kërkon kreativitet të madh si dhe ide. Për t’i pasur këto duhet stimulim material për muzikantët e këtij zhanri gjë që në Kosovë nuk ndodh pasi që
njerëzit janë më shumë të interesuar që të dëgjojnë muzikën e antivlerës”, thotë Riza.

Grupi “Gjurmët”, ka një kohë të gjatë që nuk është aktiv në skenë, por Riza premton se ata planifikojnë të bashkohen, për ta mbajtur një koncert në Prishtinë, Tiranë dhe vende të ndryshme shqiptare. “Ne kemi
jetuar paksa të ndarë nëpër vende të ndryshme të botës dhe nuk kemi pasur shumë mundësita tregojmë rokun tonë. Ia kemi borxh adhuruesve tonë që të bëjmë një turne koncerti nëpër Kosovë dhe Shqipëri, ku ende
këngët tona dëgjohen por edhe interpretohen nga grupet e reja”, thotë Petrit Riza për “Express”.

Ndërkaq, edhe këngëtari B.B Poqi thotë se problemi më i madh janë paratë pasi që roku kërkon para për t’u krijuar. “Rok-u është një muzikë që kushton shumë. Këtë e kam vërtetuar sidomos gjatë kohës kur nuk kam pasur studio muzikore dhe ku më është dashur që të investoj shumë para në incizimin e këngëve. Në anën tjetër as produksionet kosovare nuk janë të interesuar për albume të zhanrit të tillë muzikorë. Megjithatë,
kjo nuk është mirë pasi që ne duke dëgjuar muzikë ‘tallava’, nuk po tregojmë civilizim të lart kulturor në këtë rast”, thotë ai.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

9 Komente

  1. AR31 thotë:

    24 April 2008 @ 6:03 pm

    Kriza e rockut kosovar, ne fakt muzika ne pergjithsi eshte ne krize ne mbare boten; kjo per shkak te shkarkimeve ilegale qe i behet punes se artisteve. Muzikantet kane filluar se fundmi te shesin me teper imazhin e tyre sesa muziken, pasi shitjet e cd’ve kane rene teje mase. Ne Europe shume dyqane te njohura i kane hequr perfundimisht kendin e shitjeve te cd’ve pasi dilnim me humbje.
    Veshi i shqiptareve ne pergjithsi ende nuk eshte mesuar me tingujt rock. Njerezit preferojne turbo folkun, preferojne kenge te lehta shqiptare, muzike popullore. Dhe kjo vjen natyrshem ne te gjithe shtetet ballkanase. Nese rock nuk ecen ne Kosove a ne Shqiperi kjo eshte ceshtje konkurrence dhe nuk ka pse te kete stimulim financiar per kete rryme, pasi do te ishte loje e padrejte ndaj rrymave te tjera; stimulimi i te cilave mbetet shija e publikut. Kjo eshte bota e artit, konkurrence shijesh! Por nese je artist i vertet, aq me teper ne boten e rockut, kthehuni ne origjine, bej nje gjest rock, mos luaj per para!

  2. jakova thotë:

    24 April 2008 @ 6:20 pm

    Ka ikur koha e artisteve qe ne muziken e tyre fusnin ndjenjat.
    Ah,… kur mendoj se c’fare plejade rok artistesh kishte Kosova….
    U shperndane neper bote,u treten.
    A ju kujtohen “Menkiss”-at me rok-gitaristin Menan Kiserin?A kishte gitarist me te mire ne Ballkan?
    E po Menani edhe pse ka nderruar zhanrin ende eshte “alive and kicking”.
    Urdheroni :
    http://nl.youtube.com/watch?v=7YOHm_mrI1Y&feature=related

  3. adriatik thotë:

    24 April 2008 @ 11:55 pm

    Rroku kosovar sa u nda nga Serbia e hengri te semes!

  4. Shqipe, thotë:

    25 April 2008 @ 12:58 am

    Penar,
    eshte nje tematike qe e mendoj çdo momente kur konstatoje se nuk po degjoje kenge te reja shqiptare qe me japin kenaqesi te ndjeje nje kitare te fort, apo tiguj “plote jete” qe ta levizin qenjen. Te pakten artistet Kosovare “roker & alternativ” e plotesojne sado pakes kete boshllek .
    Por eshte kenaqesi me degju grupe roku ne baret e Tiranes por jo dy disqe, ka ketu dhe pese vite…?!, grices si fakte …por

  5. odi thotë:

    25 April 2008 @ 2:54 am

    Menani se ka ndrru zhanrin! Rock bon hala!!!

  6. Peshku Fluturues thotë:

    25 April 2008 @ 4:24 am

    Emigrant
    nuk di nese e ke tek lista jote J.J.Cale.
    Cuditerisht eshte sa i madh aq edhe i padegjuar dhe per mua ka qene nje zbulim kur me kane dhuruar nje kasete me 1991. Tani i kam ne CD te gjithe albumet dhe vazhdoj ti degjoj mesatarisht 1 here ne jave.
    http://youtube.com/watch?v=9D2nuzhIfHY
    Ka nje lloj muzika si buka. Nuk eshte gjeja me e sofistikuar qe behet, por mund ta hash perdite, te njejten, pa t’u merzitur.

  7. edrus thotë:

    25 April 2008 @ 5:13 am

    PF, për ata që nuk përdorin “llafe të pista”, sakën se ju shpëton dora dhe të shkruajnë Karbunarë ose ndonjë fjalë tjetër… i kap “fshesa”.

    P.s: nëse del komenti im, do të thotë se unë nuk jam nga ata që nuk përdorin :P

  8. adriatik thotë:

    25 April 2008 @ 1:26 pm

    Sillni tema per te qene, mos sillni kaq shume mediokritete, do jete ne dobi te te gjitheve qe te kemi tema qe vene ne levizje logjiken dhe emocionet per Shqiperine dhe Kosoven, per shqptaret e Greqise dhe te Italise qe jane me shumice ne ato vende, ndonje perkthim interesant qofte per detaje si “syte e afganes” por edhe tema universale te te gjithe njerzimit. Jo cdo gje qe kercet eshte lajthi, e jo cdo gje qe shndrit eshte flori (prej italishtes).

    pastaj po me cudit se pse Perparimi nuk po shkruan me poezi. E di qe eshte pak e papelqyeshme per administratoret, por keshtu e mendova dhe u shpreha. Edhe pse vete mund te kem diskutuar dhe postuar mendime mediokre, them se do te kete qene normale e drejta ime per te kerkuar tema edhe me dinjitoze. Ne se kam prekur njeri, te me fale!

  9. MK thotë:

    29 April 2008 @ 4:00 am

    adriatik thotë:
    24 Prill 2008 @ 11:55 pm
    Rroku kosovar sa u nda nga Serbia e hengri te semes!

    Adriatik,
    po me vjen keq qe duhet te hy ne kete teme, por eshte e pashmangshme per mua pas nje komenti te tille.
    Roku Kosovar nuk ka qene asnjehere pjese e Serbise, keshtuqe rrjedhimisht as nuk ka humbur nga ‘ndarja’ prej saj. Kosova ishte e okupuar, por ajo me ne fund u nda. Nese e pakez njohuri per ate pak histori te rokut nga Kosova, atehere e kupton se ‘e hengri te semes’ siq thua ti, atehere kur Serbia e pushtoi plotesisht Kosoven, prej fillimit te 90-tave, pasi ishte njemend duke lulezuar kur Kosova merrte fryme pakez me lire ne te 80-tat. Tani ajo pjese e trojeve shqiptare i hoqi barbaret prej atij trolli, por ende vuan ne cdo aspekt te kultures pasiqe koha ishte ndalur qe atehere. Shpresojme qe gjeneratat e reja te te gjitha trojeve ta gjejne forcen e frymezimin per te krijuar dicka qe do e kendojme me vite.
    respekt,
    MK

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com