Shqipëria përmes letërsisë fantastiko-shkencore

Shoqëria socialiste e së ardhmes: Shqipëria përmes letërsisë fantastiko-shkencore

Enis Sulstarova

(Pjese e shkeputur nga shkrimi)
Marinit iu kujtua tregimi që kishte lexuar disa ditë më parë e që bënte fjalë për stërgjyshërit e tij, banorët e Shqipërisë aty nga mesi i shek. XX. Gëzimi i madh që kishin ndier ata kur kishin prodhuar traktorin e parë të markës shqiptare. Kurse sot as që mund të bëhet ndonjë krahasim me atë që prodhohet vetëm në një ditë. E megjithatë ai brez përmendej gjithnjë në histori si një brez i lavdishëm, si brezi që luftoi kundër pushtuesve dhe themeloi republikën që gëzojmë sot, si brezi që ndërtoi shoqërinë e re duke u mbështetur krejtësisht në forcat e veta, në kushtet e një rrethimi dhe bllokade të egër.

Thanas Qerama Fajtori i padukshëm, 1986, f. 53-4

Hyrje

Me anë të këtij artikulli paraqesim Shqipërinë socialiste në të ardhmen ashtu siç përshkruhej në letërsinë fantastiko-shkencore të botuar në gjysmën e dytë të shek. XX. Qëllimi ynë është të tregojmë se si ky zhanër i letërsisë së realizmit socialist përforconte te lexuesit identitetin e njeriut të ri shqiptar dhe ushtronte efekte disiplinimi dhe bindjeje ndaj regjimit të atëhershëm komunist. Janë zgjedhur për t’u analizuar tekste të letërsisë fantastiko-shkencore pikërisht prej faktit që ata i drejtoheshin kryesisht publikut fëminor, duke i ngulitur atij në mendje përfytyrime të caktuara të Shqipërisë të së ardhmes, dhe pritshmëri të caktuara mbi shoqërinë ku ata do të jetonin si të rritur.

Ndërsa përfytyrimet e së ardhmes kanë qenë përherë pjesë e kulturave të njerëzimit, mund të themi se moderniteti është veçanërisht i orientuar drejt së ardhmes. Iluminizmi, si filozofi e modernizmit, mëton se përparimi i arsyes është i vazhdueshëm dhe i pandalshëm dhe përsosja e njeriut do të kryhet në kohën që do të vijë. Shoqëria moderne ka tendencën e planifikimit dhe kontrollit mbi të ardhmen, tendencë të cilën sociologu Entoni Gidens e ka emërtuar “kolonizimi i të ardhmes”. Prandaj nuk është çudi që zhanri i letërsisë fantastiko-shkencore u lind në Evropë në një kohë me prozën dhe poezinë moderniste, gjatë gjysmës së dytë të shek. XIX., me përfaqësues më në zë të tij Zhyl Vernin. Përveç besimit te zhvillimi i teknologjisë dhe arritjet e shkencës në të ardhmen, letërsia fantastiko-shkencore, sikurse në përgjithësi edhe letërsia moderniste, shpreh një gjendje pasigurie dhe shqetësimi të pareshtur në lidhje me të tashmen (Baldwin etj., 2004: 213). Sidomos pas Luftës së Dytë Botërore morën përhapje të gjerë librat dhe filmat fantastiko-shkencorë që nuk brohorisnin të ardhmen e ndritur të qytetërimit, por paralajmëronin rënien e tij.

Përsa i përket Shqipërisë tregimet, novelat dhe romanet fantastiko-shkencorë u botuan në vitet 1970-1980, periudha e prirjes autarkike të regjimit, i cili pretendonte se e kishte kryer me sukses industrializimin e vendit dhe se po marshonte i sigurtë drejt komunizmit. Letërsia fantastiko-shkencore i paraprinte me optimizëm të ardhmes së Shqipërisë socialiste, pikërisht atëherë kur regjimi po përballej me një krizë të thellë ekonomike dhe politike. Legjitimitetin në kushtet e izolimit regjimi komunist u përpoq ta siguronte me anë të parrullave se varianti shqiptar i stalinizmit ishte besnik ndaj marksizëm-leninizmit dhe se ndërtimi i socializmit duke u mbështetur në forcat tona ishte plotësisht i mundur. Vetmia e rrugës socialiste të Shqipërisë justifikohej me anë të mitit të qëndresës së popullit shqiptar kundër armiqve gjatë gjithë historisë së tij. Vendosja e sistemit socialist në Shqipëri pretendohej të ishte në përputhje me ligjet dialektiko-materialiste të zhvillimit të historisë dhe rrjedhojë e natyrshme e luftës qindra vjeçare të popullit shqiptar kundër armiqve të jashtëm dhe klasave shfrytëzuese. Sipas historiografisë komuniste, dilte se formimi i Shqipërisë socialiste paralajmërohej në të gjitha epokat e mëparshme, sikurse ardhja e Mesisë dhe mësimet e Dhjatës së Re paralajmëroheshin në pjesë të Dhjatës së Vjetër (Lubonja, 2002: 95). Në po këtë linjë, letërsia fantastiko-shkencore, me trillimet e saj për Shqipërinë socialiste të disa shekujve më pas, mund të konsiderohet si Apokalipsi, i cili paralajmëron ngadhënjimin përgjithmonë të Mesisë.

Me ndonjë përjashtim të rrallë, letërsia fantastiko-shkencore i drejtohej lexuesve fëmijë dhe klasifikohej brenda letërsisë për fëmijë të realizmit socialist (Bishqemi, 2001). Autorë të teksteve fantastiko-shkencorë ishin shkrimtarët e letërsisë për fëmijë, por edhe shkencëtarë e arsimtarë të degëve të fizikës, matematikës, mjekësisë apo biologjisë. Qëllimi i letërsisë fantastiko-shkencore ishte argëtimi i fëmijëve, edukimi i tyre, dhënia e disa njohurive bazë shkencore për të përforcuar ato që mësonin në shkollë dhe nxitja e kureshtjes së tyre për shkencën. Tregime fantastiko-shkencore botoheshin në organet e shtypit për fëmijë, Pionieri dhe Horizonti, por edhe në revistën shkencore Shkenca dhe Jeta botoheshin herë pas here tregime të tilla për një publik të rritur.

Sikurse edhe me pjesën tjetër të letërsisë për fëmijë, një vend qendror në tekstet fantastiko-shkencorë të autorëve shqiptarë zinte edukimi politik, që kishte të bënte me krijimin e njeriut të ri. Shkrimtari dhe kritiku Bedri Dedja letërsinë e realizmit socialist për fëmijë e quante “një mjet i fuqishëm, krahas shkollës, për edukimin komunist të brezit të ri” (Dedja, 1978a: 164). Për të dhënë një shembull të theksimit të partishmërisë në letërsinë për fëmijë mjafton të përmendim kritikën ndaj përrallës “Cironka” të Sulejman Fugës. Bedri Dedja e merr në analizë përrallën në fjalë dhe midis të tjerash thotë:


Por përralla ka si përfundim se kokëfortësia paguhet me çmimin e jetës, siç e paguan cironka e vogël. Mua më duket se ky lloj morali fatal është karakteristik për përrallën e vjetër letrare, por jo për moralin komunist e aq më shumë për sferën e marrëdhënieve morale midis të vegjëlve në shoqërinë tonë, si edhe për edukimin moral të fëmijëve tanë. Tjetër do të ishte në rast se cironka në përrallën e sipërpërmëndur, do të bëhej personifikim i një morali të klasave sunduese dhe do të ishte paraqitur në një ambient përrallor që do të simbolizonte antagonizmin klasor (po aty: 74).

Të njëjtave kritere të partishmërisë u nënshtrohej edhe zhanri i letërsisë fantastiko-shkencore, siç do ta shohim më poshtë në këtë artikull. Megjithëse zhanri lejonte fantazimin e shoqërisë shqiptare të së ardhmes, kufij të qartë i ishin vënë fantazisë. Së pari, tekstet duhet të ishin të kuptueshme për fëmijët e moshave 9-15 vjeç. Së dyti çdo fantazi duhej bazuar në gjykime shkencore, p.sh. nëse bëhej fjalë për një shpikje teknologjike të së ardhmes, ajo në një farë mënyre duhej t’u bindej ligjeve të njohura të teknikës. Së fundi vjen kriteri që theksojmë në këtë artikull: fantazia e shoqërisë shqiptare të së ardhmes nuk mund të shkonte përtej kufizimeve politike të asaj kohe. Përfytyrimi i Shqipërisë që do të vinte duhej patjetër të theksonte mitet e të shkuarës së lavdishme, sidomos epokën kur populli shqiptar kishte hedhur themelet e shoqërisë socialiste.


Shqipëria socialiste e së ardhmes


Tekstet fantastiko-shkencore megjithëse bëjnë fjalë për rrethana dhe ngjarje të fantazuara që ndodhin në të ardhmen, vazhdimisht i kujtojnë lexuesit se bëhet fjalë për Shqipërinë dhe shqiptarët e së ardhmes. Emrat e personazheve kryesorë janë një pjesë e mirë me prejardhje ilire, të përdorur gjerësisht në Shqipëri pas Luftës së Dytë Botërore. Emrat që hasen janë: Klit Sheperi, Lydër Prespa, Anida, Teuta, Bato Peja (Dilo, 1988); Lulash Vermoshi, Artan Pikaloshi, Taulant, Entel, Edlira, Rrezarta (Dedja, 1976; 1978b); Besnik, Çlirim, Jonida, Arbin, Partin, Retun, Ergys, Erjola, Ylli (Bishqemi, 1978; 1987); Drin, Gjergj, Alban, Admir, Ina, Agron, Ilir Meta, Ana, Genci, Kujtim Vraka, Naim Dylja (emri të kujton Naim dhe Abdyl Frashërin), Dorian Koçiu, Arben (Qerama, 1981; 1982). Komunikimi zhvillohet shqip dhe kjo vlen edhe kur kozmonautët shqiptarë takojnë jashtëtokësorë. Zakonisht kjo arrihet me anë të një aparati që jashtëtokësori e ka me vete për të shqipëruar gjuhën e tij dhe anasjelltas.

Ngjarjet në letërsinë fantastiko-shkencore ndodhin në shumicën e rasteve në Shqipëri. Emërtimi zyrtar i shtetit vazhdon të jetë Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë (Bishqemi, 1978: 95-6; 1987: 64) dhe vazhdojnë të përkujtohen festat e Pavarësisë, Çlirimit (Dilo, 1988: 5; Qerama, 1982) dhe ajo e Republikës (Bishqemi, 1978: 95-6). Shqipëria e së ardhmes paraqitet si një vend i zhvilluar. Zakonisht përshkruhet Tirana me rrethinat, por edhe Durrësi, Saranda, etj. Përveç vendeve të njohura për shqiptarët e shek. XX, peisazhit të ardhshëm të Shqipërisë i janë shtuar plot gjëra të reja. Tirana paraqitet me ndërtesa të larta me xhama ngjyrë hiri, me koleopterë dhe disqe aeromobilë që lëvizin nëpër qiellin e saj. Pranë qytetit, në Zall-Dajt ndodhet një kozmodrom prej nga nisen drejt hapësirës anijet shqiptare (Dilo, 1988: 5). Në Dajt është ndërtuar një autostradë e gjerë, ku kalojnë vetura me trajta të makinave të garave dhe mali është i mbushur me vila dhe pallate banimi. Prej malit me anë të një teleekspresi për disa minuta mund të zbresësh poshtë në fushë (Dedja, 1976: 17-9). Pranë Dajtit ndodhet Instituti i Udhëtimeve Kozmike (Dilo, 1988: 3), kurse në një kodër në afërsi të Tiranës ndodhet Observatori (Dedja, 1976: 51).

Shqipëria zbaton teknologjinë më të përparuar. Në shtratin e detit pranë Durrësit janë ngritur serra nënujore për kultivimin e algave të veçanta, që administrohen nga Ndërmarrja Bujqësore e Nëndetit (Qerama, 1986: 8). Kombinati i autotraktorëve prodhon aq automjete në një ditë, për sa në Shqipërinë e shek. XX do të duheshin vite (po aty: 53-4). Shqiptarët kanë ndërtuar makina për të udhëtuar nën tokë (Bishqemi, 1987), zbulojnë naftë në nëndetin pranë Durrësit (Qerama, 1982) dhe kanë ngritur uzina brenda thellësive të maleve: “gjithë barku i atij vargmali është një linjë e madhe minierash dhe uzinash të nëndheshme” (Dedja, 1978b: 38). Janë përmirësuar shumë llojet e bimëve e pemëve të kultivuara, si p.sh. po eksperimentohet për kultivimin e qershisë zagorjote në lartësinë mbi njëmijë metra mbi nivelin e detit (po aty: 39). Një tjetër eksperiment është ai për shfrytëzimin e detit për të prodhuar energji bërthamore (po aty: 85). Shqiptarët e së ardhmes nuk mbeten prapa as në zotërimin e hapësirës. Anijet kozmike shqiptare mbajnë emra domethënës: “Pionier-10”, “Shqiponja”, “Shqiponja 2244”, “Fitorja”, kurse një stacion hapësinor përtej atmosferës së Tokës quhet “Albania-2”. Po kështu, një asteroid është emërtuar “Teuta”, sipas emrit të studiueses shqiptare që e zbuloi, dhe kozmonautët shqiptarë e “parkojnë” atë në orbitën e tokës për të shfrytëzuar mineralet që përmban (Dilo, 1988). …



 

Marre nga revista Perpjekja, nr.22

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

22 Komente

  1. emigrant thotë:

    25 June 2008 @ 12:49 pm

    Maj mend i liber raprezalje te nji autori te qujt Alqi kristo, me titull “Shetitje ne Kozmos”. Fliste per njonin qe tuj shetit ka liqeni e merr nji UFO dhe e co ke planeti vet, qe pershkrunte Token ne te ardhmen. Cer te them: planeti u qunte Kato (Toka mbrapc), qe kishte ec shume perpara mbasi kishte permbys ca rob te keqinj te qujt “cilatipak” … medemek “kapitalistet” e kthyme permrapsh kjo etj etj…

    kur kthehet mbrapsh ky tipi i liqenit nga shetitje ne kozmos, kishin kalu nja 60 vjet; e fejumja ishte bo gjyshe e ku di une… del ne pazar vllai dhe shef rob qe po u shtyshin ne rradhe. Edhe pyt ky: cer ka dale, kmisha najloni? :P :P e shef tjetri si me perbuzje: nga je ti, i thote. Nga tirana. Nga tirana nuk je, se pernryshe do e dije qe kemisha najloni prodhon Kombinati i Ballshit me tonelata… etj etj… kjo eshte rradhe per opera… e kshuna mo….

    Me ne mode ka pas qen libri i nji rumuni, “Ngjarje ne vitin 21022″ or something like that (s’jom i sigurte per numrin e vitit)….

  2. censura thotë:

    25 June 2008 @ 1:30 pm

    Ngjarje ne vitin 41042.

    Kjo e alqit skishte fort propagande. me te ngarkuara me propagande i kish bedri dedja.

  3. censura thotë:

    25 June 2008 @ 1:44 pm

    alisaT , na sill linkun te lutem

  4. blete thotë:

    25 June 2008 @ 2:37 pm

    sa qejf e kam pasur “shetitje ne kozmos!”. po ate librin rus me nje femije qe kishte nje pale syze magjike qe i binin sa here pergatitej t’i bente ndonje gje te cuditshme trupit te vet (Shtrydhjen e pucrave), dhe kur i vinte, ato i tregonin te ardhmen ne rast se e bente veprimin e keq. ah te kisha pasur nje pale syze te tilla me vone.
    tere keto libra kane qene si uje i paket, me gjithe demagogjine e tyre.

  5. lumidrin thotë:

    25 June 2008 @ 3:53 pm

    Per sa i perket fantastico-shkencore,une kam qene i dhenun shume pas Zeri i Popullit,te paarritshem,ne fanta-shkenc.

  6. mroklla thotë:

    25 June 2008 @ 5:01 pm

    Cer te them: planeti u qunte Kato (Toka mbrapc), qe kishte ec shume perpara mbasi kishte permbys ca rob te keqinj te qujt “cilatipak” … medemek “kapitalistet” e kthyme permrapsh kjo etj etj…

    Hahahaha! Edhe mu’ mu kujtua ky libri! Por kete punen e mrapshtllikut nuk e kisha kap!
    Tani qe po e thu ti, m’kujtoi ate episodin e “Seinfield” me bizarro-Jerry, me ca shoke po bizarro (G & K) :)

  7. t_red thotë:

    25 June 2008 @ 6:11 pm

    Ne klase te katert me nderuan me librin “Fluturimi me balone”. Kishte dy tregime te gjata brenda; nje udhetim ne kozmos (qe me ka shastisur se mezi mesova emrin e personazhit kryesor, Skerdilajd :D ) dhe pjesen e dyte kishin vendosur luften per mbijetese te nje indiani te kuq ne kohet kur njeriu jetonta akoma neper shpelle e neper peme.

    Nga te dy tregimet mbaj mend se ai Skerdilajdi m’i ka bere zbor trurit jo vetem me emrin, por edhe me bemat e tij te fantazuara aq keq. Kurse ai indiani kur nuk zbriti dot nga pema ku kishte hipur per t’i shpetuar permbytjes, filloi t’i haje edhe deget, jo me gjethet. Por fanto-shkenca ime nuk arriti do te me sqaroje se si fejti gjithe ato muaj indiani mbi peme.

    P.s.Pjese nga gazeta fantastiko-shkencore Zeri i Popullit: Kooperativa bujqesore e Krutjes ne Lushnje ka korrur sot 250 tone grure, duke e tejkaluar planin me 114%. Nen mesimet e Partise dhe te shokut Enver, shoket dhe shoqet e kesaj kooperative kane dhene shembull pune e perkushtimi ne fushaten e korrje-shirjes, duke e kthyer token e Myzeqese ne nje burim gezimi e lumturie.
    Hareja per realizmin ne kohe te detyrave dhe tejkalimit te planit i ka bere banoret e Krutjes te ndjehen krenare. Ata japin shembullin e punes se palodhur me tre turne per te gjitha koopertaivat dhe ndermarrjet e tjera ne te gjithe vendin. Fshati yne socialist po i ndjek me perpikmeri mesimet e Partise dhe te shokur Enver, dhe ne shembullin e Krutjes, fushata e korrje-shirjes se grurit i ben fshataret tane ta duan edhe me shume buken e misrit. :D :( :D

  8. eT thotë:

    25 June 2008 @ 6:22 pm

    7.

    P.s.Pjese nga gazeta fantastiko-shkencore Zeri i Popullit: Kooperativa bujqesore e Krutjes

    ne Lushnje ka korrur sot 250 tone grure, duke e tejkaluar planin me 114%. Nen mesimet e Partise dhe te shokut Enver, shoket dhe shoqet e kesaj kooperative kane dhene shembull pune e perkushtimi ne fushaten e korrje-shirjes, duke e kthyer token e Myzeqese ne nje burim gezimi e lumturie.
    Hareja per realizmin ne kohe te detyrave dhe tejkalimit te planit i ka bere banoret e Krutjes te ndjehen krenare. Ata japin shembullin e punes se palodhur me tre turne per te gjitha koopertaivat dhe ndermarrjet e tjera ne te gjithe vendin. Fshati yne socialist po i ndjek me perpikmeri mesimet e Partise dhe te shokur Enver, dhe ne shembullin e Krutjes, fushata e korrje-shirjes se grurit i ben fshataret tane ta duan edhe me shume buken e misrit. :D :( :D

    KRUJE- Gruri i Krujës mbetet në fushë i pakorrur. Fermerët e shohin problemin tek mungesa totale e autokombajnave që duhet të kryenin procesin e korrje-shirjeve në rrethin e Krujës. Fshatra të tëra të rrethit të Krujës kanë mbetur pa u korrur dhe pa u shirë asnjë parcelë dhe e gjitha kjo për mungesë autokombajnash. Fermerët thonë se kanë ditë që janë sorrollatur për të siguruar ndonjë autokombajnë, por sipas tyre në këtë rreth ato nuk egzistojnë.
    Më shumë se gjysma e sipërfaqeve të mbjella me grurë në rrethin e Krujës ka mbetur në fushë ndërkohë më problematike mbetet Komuna e Bubqit.

  9. artian thotë:

    25 June 2008 @ 6:24 pm

    Me thoni nje liber sot,fantastiko- shkencor,se kesaj qe thoni me qesh me vete!!Te kuptohemi se nuk eshte ndonje ndryshim i madh ne kete drejtim,e djeshmja me te sotmen, e kom llafin per librat fantastiko shkencor!!

  10. artian thotë:

    25 June 2008 @ 6:25 pm

    se kesaj, i thone me qesh me veten tate !

  11. t_red thotë:

    25 June 2008 @ 6:48 pm

    O Skerd,
    Mire se u ktheve ne Kruje :D Sic e sheh, eTeeeere Shqiperia ka ecur perpara qe kur more ti balonen.

  12. Studenti Shqiptar thotë:

    25 June 2008 @ 6:58 pm

    Librat e Bedri Dedjes, ato te ciklit rreth “Qytetit Sdikuisht” ne ate kohe me jane dukur fantastike.

    Mbaj mend nje paradite korriku, andej nga gjysma e dyte apo fundi i viteve ‘80-te, kur rastesisht, duke rremuar neper biblioteken e madhe (dhe neper shtateqind cepat e tjere te shtepise ku preheshin librat) me ra ne dore nje pjese libri, pa kopertine dhe me faqe te hallakatura qe i mbante bashke nje fije peri. Fillova ta lexoj aty ku me ra syri dhe ngela tekstualisht i gozhduar! Nuk e di se per c’arsye (po ka shume gjasa te kete qene o per ndonje kampjonat maratone tavlle, o per te pire uje) po ne ate cast me shoqeronin edhe dy tre shoke te tjere te pallatit. Pa e zgjatur, libri ishte aq terheqes (dhe “thatesira” shpirterore/fantastike e botes sone kaq e theksuar) saqe i mbaruam se lexuari me ze te larte ato faqe qe na rane ne dore praktikisht pa pushuar, dhe kur leximi mbaroi ishim te gjithe me goje hapur!

    Aty jam njohur per here te pare me personazhet mitike si Kokedruthi, apo Usta i Paudhi.

    Kurse nga letersia nderkombetare, per mendimin dhe shijet e mia, ne fushen e fantashkences Isaak Asimovi eshte njesh dhe i paaritshem (nuk e di a eshte perkthyer ndonjehere ndonje gje e Asimovit ne Shqip?)

  13. losttext thotë:

    25 June 2008 @ 7:10 pm

    (Toka mbrapc), qe kishte ec shume perpara mbasi kishte permbys ca rob te keqinj te qujt “cilatipak” … medemek “kapitalistet” e kthyme permrapsh kjo etj etj…

    Ahhaha Cimo, kshu e paska pas titullin ky libri? Maj men kur isha i vogel qe e lexojsha gjithe qejf, po s`e kishte kopertinen e as faqet e para… Citoj nga kujtesa: “Nje robot s`ka pse t`ja qepe syte gjunjeve te nje femre” :D

  14. losttext thotë:

    25 June 2008 @ 7:15 pm

    ah dhe nje episod tjeter - (qesharak)

    - Po ti pse e nderrove zemren?
    - Desha te fitoj maratonen.
    - Dhe e fitove?
    - Sigurisht… (Po sikur edhe te tjereve, qe ka shume te ngjare, t`u ishte shkrepur te fitonin maratonen, e te nderronin zemren me nje artificiale, kush do e fitonte pastaj???)

  15. censura thotë:

    25 June 2008 @ 7:52 pm

    per kampionatin e futbollit (me jemi ne Euro 2008):

    Pse, per ate kupe u lagen, u ngjiren dhe u rrahen gjithe ata njerez?
    Po ce duan ate kupe ne ate forme bicimseze?
    Mua edhe te ma falin nuk e marr.

  16. censura thotë:

    25 June 2008 @ 7:54 pm

    Per pune e atij qe nderroi zemren:

    http://gizmodo.com/391514/sprinter-with-two-carbon fiber-feet-gets-olympics-thumbs up

  17. censura thotë:

    25 June 2008 @ 7:55 pm


  18. adriatik thotë:

    25 June 2008 @ 8:28 pm

    Nje udhetim i rrezikshem, Dashuria e Roboteve (e vellait te presidentit), Nje udhetim i rrezikshem, Ne korridoret e thella te jonit etje e tje na pelqenin per fantazine e tyre po aq sa na pelqenn edhe Mjegullnaja e Andromedes, Njeriu amfib, Shitsit e ajrit, Gjuetaret e asteroideve, e dhjetra e dhjetra tituj te tjere te perkthyer me njeshteri nga letersia boterore.
    Eshte e natyrshme qe Shqiperi “as Lindje as Perendim” e pretenduar nga udheheqja e asaj kohe, nuk mund te ishte mbi murin e Berllinit por ashtu sic ishte e ndare bota, ne njeren ane te murit te Berlinit.

    Te gjitha rregjimet e vendeve te botes, ne te gjitha kohrat, kan pasur ndihmen e letersise se tyre comerciale. Sot shohim me endje dhe me krenari sesi amerikanet tane te dashur kalojne miliarda vite drete ne te milionten e sekondes, titujt spo i permend se i di edhe gjyshi im i nderuar qe ka 20 mije vjet qe jeton ne Epsilonin e Eridanit, sistemin yjor te Mjellmes -M-61 me emrin “hakka sette venti cinque”

  19. blete thotë:

    25 June 2008 @ 8:39 pm

    ka qene nje liber me tregime te perkthyera botuar dikur nga fundi i 80-es i cili perfshin dhe tregimin e Isaac Asimov.
    shume cilesi e mire

  20. censura thotë:

    25 June 2008 @ 8:58 pm

    ka qene nje liber me tregime te perkthyera botuar dikur nga fundi i 80-es i cili perfshin dhe tregimin e Isaac Asimov.

    Efekti barnhauz

  21. Odysseus thotë:

    26 June 2008 @ 7:13 am

    Efektin Barnhauz. E kam pasur librin e preferuar.
    E kam akoma ne shtepi :)

  22. Studenti Shqiptar thotë:

    26 June 2008 @ 7:41 pm

    Nga librat qe permend Adriatiku mu kujtua Shitesit e Ajrit (nga tema, sepse titullin nuk e mbaja mend). Liber i fuqishem sovjetik.

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com