Barazia artificiale

t_red

Femrat me zunë frymën këtë javë. Në zyrë, në e-mail, në gazetë, në seminar, në punë, në kurs, në media, gjithandej. Një gazetë lajmëronte se një 16 vjecare (me pamjen për 26) ishte shpallur më e bukura e Shqipërisë. Një tjetër trumpetonte se një shoqe e saj, shpallur miss ose nën-miss para pak vitesh, është kthyer sot në ikonë sinqeriteti dhe duhet marrë si shembull, sepse nuk i vjen turp të tregohet e sinqertë për atë që është. Nuk ka ndonjë vlerë tjetër si njeri, ama si femër gazeta e kishte parë të udhës ta promovonte. Nga ana tjetër, në një e-mail të shpërndarë disa herë brenda ditës njoftohej një koktejl, një ceremoni e një shfaqje që paskej si qëllim përfundimtar shpalljen e një kodi të etikës gjinore dhe dicka tjetër lidhur me barazinë, për të cilën edhe ata që e kanë hartuar mund të mos jenë të sigurtë se c’duan të thonë.

Kurse në një seminar për të drejtat dhe barazinë gjinore përtej oqeanit u tha se gratë i kanë të tëra të drejtat që iu duhen e është mirë të ngrenë zërin për to. Pastaj një e mbijetuar nga genocidi ruandez i vitit 1994 i shpjegoi një audience artificiale se torturat dhe dhunimet ndaj femrave janë mizore dhe duhen ndalur.

Në 1999 kjo grua që i kishte mbijetuar genocidit, kishte bërë një film për torturat cnjerëzore mbi femrat në kohë lufte. Guxova të them se pikërisht në kohën që ajo bënte filmin, mund të kishte marrë hua ca pamje të vërteta nga c’po ndodhte në Kosovë në atë periudhë. S’ishte e nevojshme të riprodhoheshin ngjarje të 94-ës me fjalë; ato mund të merreshin të gjalla mu në mes të Europës.

Pastaj thashë se as sot nuk ka pse t’i rindërtojmë historitë e djeshme të mbijetesës. Ka pamje të gjalla, të freskëta e shkundëse më shumë nga c’mund të imagjinojë fantazia e cdo regjizori; thjesht duhet të shkosh në Darfur, në Irak, në Afganistan apo në Somali…Sytë e zmadhuar të organizatorëve të promovimit të të drejtave të mohuara të grave më thanë gjithë qortim se gjithkca që thoja nuk ishte korrekte politikisht. Po, sepse duhet folur sa më në ajër të jetë e mundur. Të drejtat e grave këtu, atje, gjithkund. Histori e përralla që duhet t’i besojnë ata që dëgjojnë, sepse kush sheh, i ka të humbura fjalët.

Dhuna fizike mbi këto gra kalonte para syve të audinecës dhe shkaktonte të njëjtin reagim e dhimbje që sillte tek unë faqja e parë zënë me foton e Mis Albanias apo promovimi i vlerave të paqëna të një misi të kthyer në mit me zor nga adhuruesit e vonë të asgjësë. Në mënyrën e tyre, të gjitha historitë me protagonsite femrat, më ngjallën pështjellimin e përhershëm dhe kundërshtitë që kam ndaj kësaj cështje. Në asnjë rast femrat nuk ishin trajtuar si “qënie njerëzore”. Në të tëra historitë e sjella, ato ishin femra. Kanë gjini dhe kjo është ajo që vihet në plan të parë. Gjithcka ndodh në jetën e një femre, të sukseshme apo jo, publike apo jo, është shkaku i rrjedhës së mëvonshme të ditëve të saj. Bukuria është arsyeja pse miseve dhe ish-miseve iu thuren lavdet artificiale dhe iu hapen ca dyer të rezervuara progresi; bukuria dhe shfrytëzimi i saj janë sërish ato që përcaktojnë ngjarjet e një femre që shihet si e tillë.

M’u dukën më artificiale se kurrë të gjitha teoritë, lajmet, e-mailet, përpjekjet dhe fjalët e pafund për barazinë gjinore, promovimin e femrave apo ndalimin e dhunës ndaj grave. Të gjitha ngjarjet dukej se promovonin viktimën, jo triumfuesen. Eshtë bërë e zakonshme që lajmet mbi to të burojnë nga ringritja pas një dështimi apo nga lavdia për hiret fizike.

Meshkujt rrallë shihen si të tillë; ata janë gjithmonë mjeku, profesori, ministri, shefi, drejtuesi, vendimmarrësi, pushtuesi, dhunuesi, përcaktuesi; kurse femrat kanë gjithmonë emër. Emër të përvetshëm dhe gjini. Janë objekt dhe nuk shihen dot gjatë më ndryshe se aq. Mund të jetë e zgjuar, e përkushtur, rezultative, ambicioze, profesioniste në maksimumin e mundësive të saj një femër, por prapë në sytë e saj, të kolegëve, të të gjithëve përreth, me apo pa vetëdije, në një moment apo në një tjetër, ajo është femër. Ka gjini. Dhe rreth saj vërtiten të gjitha artificialitet e shëmtuara dhe aspak të frytshme për të shpallur barazinë e saj. Eshtë gënjshtër e madhe ndaj vetes. Dhë është fatkeqësi akoma më e madhe që përmasat e këtij imazhi të rremë barazie kanë kaluar edhe vetë përmasat e të vërtetës dhe nuk dihet më cila është vija ndarëse.

Rastet sporadike të kapërcimit të murit gjinor e jetesës në ambientin human pa gjini janë të pakta. Dhe më parë se kushdo, këtë realitet duhet ta shohin në sy femrat vetë. Nuk është koha e duhur për të shpallur ide të cartura feministe dhe është humbje kohe dhe energjie të mendosh me ato terma. Thjesht duhet pranuar se përrallat për promovim të drejtash, mbrojtje të tyre, barazi gjinore e përkrahje të grupit vulnerabël, janë duke i shërbyer thjeshtësisht të kundërtës së asaj për të cilën janë ngritur.

Lufta nuk duhet bërë në emër të gjinisë, por të sojit. Soji femëror ka qëlluar të jetë njerëzor. Këtu fillon qënia ime dhe këtu duhet të mbarojë pretendimi i cdo femre për t’u trajtuar e barabartë. Të gjitha barazitë dhe të drejtat e tjera janë artificialitete të lindura në shekullin e modernizimeve dhe nuk janë aspak të ndryshme nga shpikjet e tjera për të drejta politike, civile, ekonomike, sociale, kulturore, të drejta të fëmijëve, të personave me aftësi të kufizuar e të pakufizuar etj, etj, etj.

Por artificializmi ka hyrë aq sofistikuar në modë, sa është tashmë e vështirë ta dallosh ekzistencën e tij.

t_red

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

21 Komente

  1. Moza thotë:

    2 July 2008 @ 10:46 am

    Shif t_red,
    Une perhere kam qene kunder perrallave feministe, numrave ne parlament, seminareve dhe ballove per gjasme “mbrojtje te te drejtave te grave”. Biles nuk kam qejf hic as te diskutoj per ceshtje gjinore. Por shof qe ti je irrituar, dhe jo pa te drejte.
    Deformimi tek ne lind ne berthame, ne FAMILJE.
    Ka shume te beje perceptimi qe kane femrat shqiptare per te drejtat dhe statusin e vet. Ajo cka nuk ushqehet ne to eshte mendimi se duhet te jesh e barabarte, jo e perkedhelur, as e shfrytezuar, as e dobet, as e mbrojtur, as e shtypur. Thjesht e barabarte.
    E barabarte ne : te drejtat qe ke ne familje, te drejten per tu ushqyer, shkolluar, respektuar, trasheguar pasurine,. Po keshtu e barabarte dhe ne detyrime qe ke ndaj familjes dhe shoqerise.
    Kjo nuk para ndodh ne shumicen e familjeve shqiptare.
    Prandaj shpesh here femrat e konceptojne barazine si marrje te privilegjeve mashkullore (kujto i cike Jozefinen).
    Te jesh e zonja e vetes nuk do te thote te besh domosdo punet e burrave, por te jesh ne gjendje te mbijetosh me nder dhe pa nje burre qe te mbikqyr dhe vendos per ty.
    Po keshtu gabim i madh eshte nqs quajme te respektuara pjesen tjeter te femrave te vendosura ne rolin e kukulles, ku burri punon, e mban dhe e trajton mire, por nuk i le asnje hapesire per te qene e pavarur.
    Balanca eshte e veshtire te gjendet. Por le te themi qe tek popullsia qytatare qe ka nje nivel te mesem ekonomik, per kete duhet te luftohet. Per edukaten brenda mureve te shtepise, secila duhet te beje te veten ne menyren si edukon femijet ajo vete, por dhe motra, shoqja, komshija.
    Nje nene qe respektohet ne shtepi, eshte nje shembull automatikisht i mire per femijet e saj. Tek cdo femije e sidomos tek ato te seksit femer, duhet kembengulur qe te behen njerez qe te kene mendimin e vet dhe te jene ato qe vendosin per jeten e tyre. Dhuna psikologjike eshte shume e hasur dhe tek njerezit qe duken si te empancipuar.
    Femra qe mesohen te mendojne ashtu sic i drejton baba, vllau i madh. E me vone pasi sajojne burrin, eshte burri qe mendon dhe vendos gjithcka.
    Nje femer e tille ska kurre shanse te jete e barabarte, dhe shoqeria jone do ngelet e prapambetur, sepse keto lloj femrash do edukojne femijet.
    Po keshtu femije shume agresive do te rrisin ato femra qe kane vesh pantallonat ne familje, qe sigurojne te ardhurat, qe se pjerdhin fare burrin qe eshte kthyer ne nje kaqol, qe jane “kapedanet” e koheve te sotme.
    Po spati nje balance normale ne familje, shoqeria jone do te vuaje shume dhe per nje kohe te gjate.
    Pra burrat shqiptare ne nje mase te madhe ose i shtypin me kembe grate e tyre, ose dorezohen dhe i lejne ato ti shtypin me kembe.
    Une spo ndalem tek problemet e dhunes, zonave te varfra etj etj. Ato jane plage qe zoti e di kur do sherohet. Por ndalem tek shtresat “e qyteteruara” sepse keto presupozohet qe do percaktojne trendin dhe do tu tregojne shtresave te tjera se si duhet bere emancipimi, se si duhet te trajtohen femrat ne shoqeri dhe se cfare femrat duhet te presin e per cfare te luftojne.
    Dhe kjo shtrese, qe eshte dhe e jotja dhe e imja, nuk po ben pune dhe aq te mire. Po deformon rolin e femres ne shumicen e rasteve.
    Kombinimi : “femer e embel, e bute, familjare dhe e zonja e vetes, e respektuar dhe e respektueshme” eshte bere tmerresisht i veshtire per tu gjet ditet e sotme.

  2. Arbeni thotë:

    2 July 2008 @ 11:58 am

    My perfect woman :P
    http://www.youtube.com/watch?v=V8kiNMQIctg

  3. J. thotë:

    2 July 2008 @ 12:13 pm

    Kombinimi : “femer e embel, e bute, familjare dhe e zonja e vetes, e respektuar dhe e respektueshme” eshte bere tmerresisht i veshtire per tu gjet ditet e sotme.

    ktu fole si burrë; “djem kërkojnë vajza”

    Mozë, e ruaja në sirtar, po po e nxjerr teorinë time, nëse nuk ka në qarkullim, mund ta krijosh vetë një të tillë.
    Pse të gatshme do i marrim të gjitha e? :D Jena msu shumë me fast food kto kohët e fundit. lol

  4. Iris thotë:

    2 July 2008 @ 12:15 pm

    Ti J. ke gati metoda trajnimi dhe edukimi?? :D

  5. Moza thotë:

    2 July 2008 @ 12:16 pm

    Jo mo J. jo
    Se kisha per ty.
    Ti je refugjat, mund te vish ta marresh 14 vjec e ta rrisesh vete sic ta do e bardha zemer :P

  6. anonim thotë:

    2 July 2008 @ 12:19 pm

    Moza,

    Te jesh e zonja e vetes nuk do te thote te besh domosdo punet e burrave, por te jesh ne gjendje te mbijetosh me nder dhe pa nje burre qe te mbikqyr dhe vendos per ty.
    Po keshtu gabim i madh eshte nqs quajme te respektuara pjesen tjeter te femrave te vendosura ne rolin e kukulles, ku burri punon, e mban dhe e trajton mire, por nuk i le asnje hapesire per te qene e pavarur.

    Bukur, shume bukur. Vetem se ti je nisur me supozimin se gruan e shqeteson vendimmarrja e burrit edhe per te. Por, shpesh mbas ketyre raporteve fshihet nje simbioze perfekte. Ka nje ndarje territoresh, detyrash dhe pergjegjesish. Jepet dhe merret. Dhe, ne se te dy individet jane te kenaqur me raportin qe kane ndertuar, so where is the problem? Kush eshte me e rendesishme parrulla apo njeriu me nevojat e tij?

  7. emigrant thotë:

    2 July 2008 @ 12:29 pm

    Ah c’na boni kjo t_red me ket shkrim! Po s’prite dot i cik 8 marsin mi? :P

  8. Moza thotë:

    2 July 2008 @ 12:31 pm

    Dhe, ne se te dy individet jane te kenaqur me raportin qe kane ndertuar, so where is the problem? Kush eshte me e rendesishme parrulla apo njeriu me nevojat e tij?

    Dakort. Per nevojat e veta kujdeset gjithesecili. Dhe ne mitmarrje, ai qe jep dhe ai qe merr jane te kenaqur. Njeri fut leke ne xhep, tjetri merr sherbimin e pamerituar kundrejt ca parave. Por kjo sdo te thote qe une, pala e trete, te mos demtohem indirekt !
    Une spo ju jap mend burrave dhe grave se si te sillen brenda cative. Une po konstatoj faktin qe nje femer qe ska vendos per jeten e saj, kthehet ne nje njeri medioker, qe dhe pse mund te arrije te gjitha ato qe do, nuk perben nje shembull te mire per ata qe e rrethojne dhe sidomos per femijet e saj. Psh, nqs marrim faktin qe ne e zgjedhim drejtuesin e shtetit nepermjet votes. Me thuaj ti mua, sa gra kane realisht mundesi apo dhe e cojne nepermend te votojne ndryshe nga burri i tyre, sa motra ndryshe nga vellai i tyre, sa bija ndryshe nga babai i tyre. Ti do thuash qe dhe qendrimi ndaj votes shkon pak ne gjakun familiar :P por une te them qe grate as neper mend se cojne te kene nje opinion te tyrin. Ndryshte, fort ndryshe ndodh me meshkujt e familjeve tona.
    Dhe kur 50% a me shume e popullsise se nje vendi jane femra, ka nje cike rendesi qe ato te jene to dobishme dhe te kenaqura jo vetem brenda mureve te shpise, prane frigoriferit dhe TV qe shfaq telenovela.
    Gruja shqiptare eshte nje heroine, dhe e ka mbajtur gjalle kete vend. Mua me vjen keq qe ne metropol, sot e kesaj dite gruja po shnderrohet ne nje individ pa shume impakt, ndonese fasada tregon ndryshe dhe eshte e mbushur me femra qe ngasin Land ROver !

  9. eizo thotë:

    2 July 2008 @ 12:50 pm

    Po spati nje balance normale ne familje, shoqeria jone do te vuaje shume dhe per nje kohe te gjate.
    Pra burrat shqiptare ne nje mase te madhe ose i shtypin me kembe grate e tyre, ose dorezohen dhe i lejne ato ti shtypin me kembe.

    kjo moza sikur mi lexo mendimet ;-)

  10. t_red thotë:

    2 July 2008 @ 1:52 pm

    Moze,
    Nuk kam si te kem kundershtim per ato qe thua. Jane ne te njeten linje me arsyet qe me cuan te shkruaj per femrat. E kisha fjalen se gjithmone flitet per femrat atje, dikur, neser ne rrezik…dhe harrohet se c’ndodh sot, ketu, tani me to.

    M’u merziten paksa shembujt qe perdoren gjiithandej per te shprehur barazite qe ilustrohen me shtypje te tyre. Akoma nuk eshte vene re se nuk ka filluar te praktikohet promovimi i vlerave pozitive te gjinise qe nuk e degjoj dot me t’i thone “vulnerabel”.

    Ne Shqiperi eshte e veshtire, se edhe kur iu jepet ndonje shans femrave, e gelltit Jozi apo shembelltyrat e tjetersueshme si ajo. Por thelbi im ishte qe njeriu eshte mire te trajtohet pa gjini. :)
    Em, prape per 8 Marsin une? Jo aman se e kam gojen te hidhur :P

  11. xhenius thotë:

    2 July 2008 @ 1:58 pm

    familja eshte sa e shenjte aq e komplikuar,ne nje moment mund te duhet qe gruaja te vesh pantallonat dhe burri te ver’perparesen,por,kjo s’ka asnje te keqe kur behet me mirkuptim dhe,ku asnjeri te mos ndjehet i dhunuar;vetem se pantallonat here pas here duhet te gjejne te zotin.

  12. Sky thotë:

    2 July 2008 @ 2:14 pm

    Ku ka si djemte shqiptare? Vetem para pak vitesh goditen e shkaterruan mijera vajza per te nxjerre para prej jetes se tyre…Vecse numri i femrave me edukim juridik po shtohet shume e kur shumica prej tyre te jene gjykatese atehere ku do fshihen keta barbare…

  13. MC thotë:

    2 July 2008 @ 3:04 pm

    Nuk i di keto statistikat e fundit por para 8 vjetesh ne auditoret e universitetit te tiranes kishte me shume vajza se djem. Kjo do te thote se vajzat shqiptare te ketij brezi jane te mire arsimuara mirepo po te shikosh kush eshte prefekt, drejtor shkolle, kryetar bashkie etj, dmth ne poste drejtuese jane te gjithe meshkuj. Nga ata pese djem qe ishin ne auditor te gjithe u bene drejtor banke ndersa vajzat arketare.

    Mos ndoshta femra shqiptare eshte mesuar me pak? Mos eshte mesuar me shume ne rolin e ndjekeses sesa udheheqeses? Mos ia kane ndrydhur pak sedren? A nuk u eshte thene se e kane per detyre te ‘mbajne shtepine’?

    Aman se ne pothuaj te gjitha zyrat me rendesi te mbyt testosteroni dhe kapadaillaku?
    Une shpresen e kam tek ato femra shqiptare te arsimuara dhe emancipuara qe kane me shume ambicje per karriere dhe familje, sesa per burre te pasur dhe ‘trim’. Deri atehere p o rthet (me fal per shprehjen) e atyre me tuta poliester dhe kanotjere do te degjojme.

  14. NYC-USA thotë:

    2 July 2008 @ 6:56 pm

    Moza i ke ve vulen goce. Ket muhabet kam gjithe diten ne goje: jane shembujt e familjes qe ndertojne psikologjine e femijes, qofte goces apo cunit (se gocat martohen me djem te lindur ne ato familje)

    nje gje do thojsha une, keto seminaret e “feminizmat” e shqiperise duhen se pa qene dhe keto s’ka kush te ngreje koke e ze per ato qe dhunohen e koujtojne se keshtu eshte jeta normale, dru nga burri….

    barazia gjinore eshte shume larg mentalitet te shqiptareve. edhe te refugjateve shqiptare qe i marrin nuset nga 14 vjec “ti bejne sic duan vete”..hipokrizi… une s;kam shprese as tek vajzat e arsimuara, ato kane pare nenen qe rropatej ne pune e ne shpi e baba qe pinte kafee cigare, dhe keshtu do bejne…leqe edukimi ne shqiperi eshte teper i profesionalizuar aspak i orientuar nga ana shoqerore dhe e te drejtave..

    per mua ky eshte proces qe, sidomos, shqipetareve, do t’u kerkoje shume kohe e “viktima” qe ta kuptojne drejt.

    T_red, shkrimi ishte rremuje. Barazia nuk eshte artificiale hic….eshte dikca qe i duhet futur ne koke robit qe kur lind, qe ti s’je as me i mire as me i keq se tjetri, qofte ky tjetri ,i huaj, i bardhe, i zi, femer, femer qe vishet si mashkull, apo kush e di se cfare tjeter…hyn tek toleranca njerezore e koncepte bazike…

    spo e zgjas me se kur me kutjohen xhirot e femrave site perdala e mall per shitje dhe atyre qe kane ik per lesh ne prostitucion se ca hundelesh duan te bejne pare, me ngrihen qimet perpjete.

  15. adriatik thotë:

    2 July 2008 @ 7:16 pm

    Barazi artificiale ka kuptimin e nderzimeve artificiale.

  16. Kapedani thotë:

    2 July 2008 @ 7:27 pm

    Kjo Moza, shume interesante, shume shpresedhenese! (po hyj keshtu pilaf, si Kapedani)

    Nuk ka liri per femren nese nuk eshte e lire menderisht (jo fizikisht) dhe ekonomikisht. Ndersa liria brenda marredhenieve familjare vjen vetem kur ajo te behet e ndergjegjshme per Rrolin e saj ne familje, pra per llojin e saj (le ta themi keshtu) si “kafshe shtepiake”.

    Kur them ekonomikisht, hyjme direkt ne ato teorite liberale ekonomike, qe e marrin barazine te mireqene, dhe ja lene tregut ti vendosi gjerat. Porse nga ana tjeter kemi te bejme me nje manipulim te kesaj ideologjie. Femra, thone Liberalet, le te punoje, te fitoje leket, porse duhet edhe ti konsumoje ato ne shampo, tanga, kepuce dhe lloj-lloj aksesoresh. Pra e kane kthyer ate nga nje “kafshe shtepiake” (nikoqire) ne nje kafshe konsumi (Homo consumens). Prandaj edhe kjo dardhe ka bishtin e vete.

    Sa per ato te emancipuarat qe dalin nga shkollat jashte vendit. Une nuk kam takuar ndonje deri tani. Nuk eshte se njoh shume, porse ato qe njoh nuk me rezultojne te kesaj specie, dhe faji eshte i prinderve qe i dergojne te papjekura. Sic tha dhe Moza, pasi Babai ka vendosur 18 vjete per vajzen e tij, e con jashte dhe pretendon se ajo tani e brumosur, do caje vete! Emancipimi eshte pamvaresi mendore, ndergjegjsim dhe pergjegjesi, dhe jo livadhitje!

    Pra per femren shqiptare, qe nuk e ka ate lluks te provoje shume rrole, ngjarje etj. se nuk ka dokumenta dhe shtet social qe te kujdeset per nenat e vetme me femije (sic eshte ne shume vende te botes), ky problemi i emancipimit kthehet ne nje problem thjesht algjebrik. Ku do veje?

  17. MC thotë:

    2 July 2008 @ 7:33 pm

    Hey NYC
    moj po keto 14 vjecaret jane te zgjuara ne fakt sepse vertet martohen me mbleseri dhe sdine shume nga jeta. Por rrine ca vite ketu, marrin patenten e makines dhe dokumentat , mesojne dhe gjuhen, dhe i bejne kaken atij xhaxhit qe kane per burre.

    E kam degjuar shume here kete histori. Por ka dhe nga ato cifte qe gjejne lumturine sigurisht.

  18. NYC-USA thotë:

    2 July 2008 @ 7:40 pm

    O kapedan, afroje i cik hunen ketu…ti je kanon tafili? :DDDDD

    ti cfare rrrrrrrroli lun per vete mer tyc? cfare specie je ti qe i quke femrat vetem specie tangash?

    apo je specie.kafshe hje? kafshe shpellash? mjaft me mer me keto epitete e analiza se i jema e zeqos mjaje thanes ..e keni gjuhen helm ..

    MC, nga meshkuj te tille te ikesh naten jo diten.. mire ja bejne qe u bojn kaken se hiporkite jane dhe ato qe i morin me idene “qe do ti rrisin vete” pse ca u bo goca e huj, lule ne saksi?

  19. Pinoku thotë:

    2 July 2008 @ 7:55 pm

    Kjo motra nga NYC, sheh Sex and the city, dhe fillon enderron mbi emancipimin. Emancipimi vjen kur nuk ke per te ngritur kova, per te zjere carcafe, dhe per te gatuar kazane me gjelle e tava me pilaf dhe byrek per nje ushtri fisesh dhe miqsh te burrit. Per kete lloj specie flas une, qe trute dhe i syte i ka ne film, dhe kembet (te fryra nga varicocelat) ne toke.

    Sa per ato qe i rrisin vete, varet nga kopshtari (une nuk kam degjuar raste negative, ne fakt nuk kam degjuar kesi rastesh fare). Ketu ka hyre nje metode e re mbjelljeje, quhet : biodynamic! Pra ti japesh uje aq sa bima mund te ushqehet vete dhe pa e fryre me uran apo azot (a ca i hudhin ata), ta vesh afer bimeve me te cilat ajo mund te rritet me mire, ti largosh barishtet dhe kandrat me dore dhe jo me ilace, te shohesh levizjen e hene etj. E perkthyer per kete NYC, do te thote ta lesh te lire te mendoj, por njekohesiht t’ja tregosh te keqen dhe te miren, jo ta dogmatizosh (dmth. ti hudhes pesticide) porse te kujdesesh intensivisht etj. se u lodha, dhe do iki..

  20. Shqipé thotë:

    3 July 2008 @ 1:48 am

    Po sjell vetem nje detaj nga nje shkrim tek gazeta Shqip,

    “Më mirë punën, se burrat!”

    Ballsh, divorc kolektiv për t‘i shpëtuar reformës”

    Se kuptoj, pse nje kritere i tille, se dyti nje grupe femrash marrin hapin te mendojne mundesine e nje divorci sepse ndihen ne rrezik pushimi dhe jo burrat?! E sjelle kete shembull alegorike, se edhe pse disa ndihen te lodhur nga ideologjie feministe por çfare t’ju bejme fenomeneve te tilla kaq super flagrante?

  21. Ofelia thotë:

    3 July 2008 @ 4:28 pm

    Burrat nene hije
    lozin, kuvendojne
    pika qe s’u bie
    se nga grate rrojne

    :) ;)

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com