Në vendin tim dhe në vendin tënd!

Ne vendin tim dhe ne vendin tend

e çpojne lakren, i hedhin mend.

Ne vendin tim dhe ne vendin tend

Njerit i kruhet, tjetrit i dhemb.

Ne vendin tim dhe ne vendin tend

Henen si petull e pjekin ne shkemb.

Ne vendin tim dhe ne vendin tend

Nje koke e cmendur, ….. nje vend e cmend!

Dritëro Agolli

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

16 Komente

  1. Amazona thotë:

    15 July 2008 @ 11:59 am

    Henen si petull e pjekin ne shkemb…

    Bukur!

  2. Perparim Hysi thotë:

    15 July 2008 @ 12:11 pm

    Pak e sakt!Bukur.

  3. cudia thotë:

    15 July 2008 @ 2:35 pm

    Nje koke e cmendur, ….. nje vend e cmend!

    Kjo na shkon shume , udhehiqemi nga nje i cmendur, ne fakt

  4. elais thotë:

    15 July 2008 @ 2:48 pm

    Keto vargje jane te Driteroit.
    Vini autorin te pakten.

  5. emigrant thotë:

    15 July 2008 @ 2:54 pm

    Elais: :D

    Ja dhe nje nga Driteroi per te t’pershendetur:

    Sikur s’jetoj në vendim tim

    Më ndodh sikur s’jetoj në vendin tim,
    Po në një vend të huaj dhe të largët
    Në një qytet me buba dhe me minj
    Mes mureve të rrjepur dhe të largët.
    Çuditem pse kështu më duket shpesh,
    Kur s’ka njeri shtëpia, kur jam vetëm,
    Kur shiu në dimër flluska ngre në shesh
    Dhe mua flluska-flluska ma bën jetën.
    Më ngjan sikur dhe strehët derdhin helm,
    Helmohemi çdo çast me njëri-tjetrin…
    S’e di nga vjen ky helm e s’kam se ç’them
    Veç shoh se rrobat tona helm na rrjedhin.
    Ky vend më duket do helmohet krejt
    Nga helmi rrjedhur vrimash në themelet,
    Pastaj do tundet në tërmet
    Dhe Djalli i Madh do qeshë e do zgërdheshet
    I huaj jam në vendin tim mjerisht
    Dhe kur rreth meje ka me dhjetra njerëz.
    Kjo më lëndon dhe shpirtin ma gërvisht,
    Më bën të qaj si nxënës para derës.

    PS ka edhe nje per peshqit ai… :)

  6. xhenius thotë:

    15 July 2008 @ 5:51 pm

    …e ç’pojne lakren i hedhin mend…

    derisa jemi te ter’filozof, s’mund te jete ndryshe

    bukur!

  7. elais thotë:

    15 July 2008 @ 11:02 pm

    S’e kisha lexuar kete Emigrant.
    Faleminderit qe e solle! :)

  8. Cheney thotë:

    15 July 2008 @ 11:52 pm

    I madhi Dritero!!

    “Nje koke e cmendur, ….. nje vend e cmend!”

    Emo, e ke lexuar Kalorsin Lakuriq?

  9. emigrant thotë:

    16 July 2008 @ 4:10 am

    @Cheney: Jo; them qe duhet te jet shkrujt pas 91-shit (the Kurbet year).

  10. Cheney thotë:

    16 July 2008 @ 5:59 am

    Atehere ka dale; se mbaj mend se kur eshte shkruar.. Ka dale gati ne te njejten kohe me Arken e Djallit te Dritroit dhe Spiritus te Kadarese.. shume i hidhur ky i fundit..

  11. Sigmund thotë:

    16 July 2008 @ 3:00 pm

    Hey pershendetje, nuk doja aspak te merrja meritat e Driteroit por vetem ta dini ckam hequr per te publikuar kete poezi. Dhe ne fund as vete se dija nese do te publikohej apo jo sepse e ruaja tek “draft” por nuk kishte ndonje buton “send”. Ndaj mos me keqkuptoni ju lutem. p.s shikoni se cfare kam pyetur tek “pyesni peshkun” Ju uroj gjithe te mirat!

  12. dea thotë:

    16 July 2008 @ 3:07 pm

    e tha moj e tha po kujt ja tha.
    i kam marr te gjithe inat keto dite :D

  13. Pjer Thomas thotë:

    16 July 2008 @ 7:33 pm

    e bukur :-)

  14. emigrant thotë:

    16 July 2008 @ 7:44 pm

    Sigmund, ti je “grup” fare me ket prurje pikante.

    Ja dhe nji e Ustait per peshqit :D (per ne e ka fjalen, per at Zot!)

    Peshqit

    Mua peshqit më lenë pa mend, më çudisin
    Me buzët e tyre përçmuese, përqeshëse;
    Pastaj, kur më kthejnë kurrizin
    Më flakin fytyrës indoferencën rrënqethëse!
    E ndjej se s’duan të ma shohin as bojën…
    Ah, këta peshqit!
    Për mua tërr, s’ua bën syri i xhamtë;
    Si për të vjellë e hapin vesh më vesh gojën
    Dhe haptas më thonë: ‘Koka të plastë!’
    Mendjemëdhenj sa peshqit s’do ketë kjo botë;
    Aty të përqeshin, aty të pështyjnë aty dhe të vjellin,
    Dhe janë të gjithë aq shumë gjakftohtë,
    Sa kokën vërdallë si trupi i peshkut ta sjellin.

  15. Sigmund thotë:

    17 July 2008 @ 8:48 am

    Emigrant faleminderit! Per mua Driteroi eshte i pakrahasueshem dhe nuk do te kete tjeter si ai. (Ndoshta sepse une e kuptoj i cik me teper meqe e kam patriot de :) )

  16. xhibi thotë:

    17 July 2008 @ 3:08 pm

    Shume te gjetura vargjet. Autobiografi me pak rreshta. :P

    Ne vendin tim dhe ne vendin tend
    Nje koke e cmendur, ….. nje vend e cmend!

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com