Arsimi i detyruar, që pesë vjeç

ARDIT BIDO (Standard)

Strategjia: Ndryshon sistemi parauniversitar

Viti i fundit i kopshtit bëhet i detyruar

Dy dhjetëvjeçarë më parë u ndryshua rrënjësisht sistemi shkollor në vend, duke lejuar në klasë të parë të gjithë ata që ishin 6 vjeç e duke i përfshirë në këtë mënyrë në arsimin e detyruar. Një reformë e dytë e këtij niveli pritet që të vendoset gjatë viteve të ardhshme shkollore, por kësaj radhe, jo duke ulur moshën e pranimit në shkollat nëntëvjeçare, por në një formë tjetër: duke përfshirë në arsimin e detyrueshëm edhe vitin e fundit të kopshtit.

Kjo reformë përcaktohet në strategjinë afatmesme kombëtare të zhvillimit të arsimit parauniversitar 2007-2011, ku është përcaktuar si objektiv përfshirja në arsim të detyruar të miturit e moshës 5 vjeç, por kjo jo nëpërmjet uljes së moshës së pranimit në shkollë.

Shkollim që pesë vjeç

Shkollimi që pesë vjeç për herë të parë në vendin tonë është hedhur në vitin 2002, kur po diskutohej në lidhje me rinovimin e strategjisë së atëhershme për arsimin parauniversitar. Por, në atë kohë, ajo u pa e parealizueshme dhe e parakohshme, për shkak të mangësive që ekzistonin në sistemin parashkollor.

Ndërkohë, që kjo ide u përfshi për herë të parë në strategjinë ekzistuese dhjetëvjeçare për arsimin parauniversitar. Mënyra e zbatimit të kësaj metode është përfshirja në arsimin e detyrueshëm të vitit të fundit të kopshtit. Kjo nuk do të realizohet duke ndryshuar sistemin ekzistues të sistemit shkollor dhe parashkollor, por thjesht duke detyruar nxënësit që të kenë përfunduar vitin e fundit të sistemit parashkollor, përpara se të hyjnë në klasë të parë.

Strategjia

Sipas strategjisë 10-vjeçare për zhvillimin e arsimit parashkollor fëmijët 5-vjeçarë duke ndjekur një program të rregullt përgatitor, do të kenë mundësi të mësohen me kërkesat bazë të të nxënit: të mësojnë të flasin, të njohin numrat dhe të jetojnë në një mjedis të përbashkët. Për anëtarët e Grupit Këshillimor, Për Strategjitë Sektoriale të Arsimit dhe Kërkimit në MASH, kjo nismë do të realizohet përmes përvojës së deritanishme. Ata mendojnë se kalimi në ciklin fillor bëhet më i lehtë, kur fëmijët vijnë nga një përvojë e mirë e edukimit parashkollor. Këtë objektiv Grupi Këshillimor e konsideron një nga arritjet më të dobishme për të ardhmen e sistemit arsimor edhe pse vështirësitë ekonomike, mungesa e infrastrukturës është e

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

9 Komente

  1. Leon thotë:

    17 July 2008 @ 10:07 am

    Ide shume e mire…

  2. Moza thotë:

    17 July 2008 @ 10:31 am

    Mire, dakort, po i cojme kalamicat ne ne kopesht.
    Po a kane be hesape keta se sa kopshte publike ka shqiperia?
    Jo per gje po ka pak te tille. Ndersa shkollat jane shtuar me ndryshimet demografike, kopshtet kane ngel ato te qemotit, me ndonje rinovim tek tuk.
    Per cerdhe dhe kopshte ka vende te kufizuara dhe prindet shpesh here detyrohen te trokasin ne cerdhe dhe kopeshte private per ti akomoduar kalamajte e tyre.
    Nqs behet e detyruar, athere i bie qe psh une qe kam dy kalamaj 5 vjec, te shkelyhem per tu gjet vend ne kopshte publike, ose perndryshe duhet te heq vec 300.000 mije leke te vjetra ne muaj per kopshtin privat !!!!!
    ????

  3. anonim thotë:

    17 July 2008 @ 10:33 am

    o moze,

    po nuk nevoje te jene publike kopshtet. Mund te jene edhe private por qe zbatojne rregulloren e shtetit per kopshtin e detyruar, per sistemin parashkollor. Keshtu behet gjithandej. Ne ketej kemi te detyruar qe me kater vjec.

  4. Moza thotë:

    17 July 2008 @ 10:42 am

    O shoku,
    ben 150 mije te vjetra ne muaj kopeshti privat ore !
    Si mer me detyrim ke kopshti privat ??!!!!!
    Ca po thu ti kshu ?
    Po ato qe aq e kane rrogen ? Po ato qe jane pa pune ? Po ata qe kane 3-4 kalamaj per te rrit e per te ushqyer ?
    Po fundja dhe ata qe e kane rrogen nga 400-500 mije ne muaj. Nuk ju del more hesapi te cojne 150 ne muaj per kopeshtin !
    Se do ushqehen, do pagujne uje, drita, qera apo kredi, transport, do vishen, do mbathen, do blejne ilace, etj etj.

  5. anonim thotë:

    17 July 2008 @ 10:49 am

    O moz,

    po jo mi moter me detyrim ne kopesht privat. Nuk me ke kuptuar. E kisha, shume njerez i dergojne femijet ne kopshte private ne shqiperi (plot tirana) dhe femijet qe shkojne ne keto kopshte ju njihet qe e kane bere programin parashkollor ne se shteti ua njeh, pranon kete kompetence ketyre kopshteve.

  6. Moza thotë:

    17 July 2008 @ 10:58 am

    Po pra po,
    Atyre ju njihet, spo them gje une.
    Une po them qe kur ndryshohet sistemi, behen ca hesape.
    Dhe hesapi nuk behet qe : “hajt se ka kopshte private boll, dhe ne mos paste, po e beme me detyrim do hapen plot”
    Duhet bere hesapi qe te pakten shumica e femijeve te akomodohen ne kopshte publike. Kush ka me shume pretendime, le ta shpjere tek privati.
    Shif, se arsimi eshte padiskutim biznesi me fitimprures sot per sot ne shqiperi.
    Dhe vendime te tilla, me force detyruese, per mua perkthehen ne nje goxha treg licensash per hapje institucionesh arsimore. Aq sa po me shkon dhe mua mendja ta hap nje.
    Kur me thoshte njeri : “hap kopsht kalamajsh, se ai eshte biznes tamam i pershtatshem per femra” e quaja maskilist por paska qene ne fakt nuhates i mire biznesi :P

  7. Syri Shqiponjes thotë:

    17 July 2008 @ 1:12 pm

    Po neper katundet e shqiperise si do i behet,duke pare qe atje sot ka veshteresi te medha edhe per ciklin fillor?! Di njeri gje si eshte menduar kjo sepse nuk ekam ketu kete strategjine ta lex c,thote…!

  8. Animara thotë:

    18 July 2008 @ 10:00 am

    Duke pare zhvillimin e te rinjve apo femijeve sot, dhe nje bombardim te tyre me informacion, plus zhvillimi ne intelekt i tyre;nje ulje e moshes per ne arsimin para shkollor dhe shkollor te do thote nje fitore ne kohe dhe nje rritje te moshes mesatare te shkollimit te shqipetareve.Nderkohe qe mesatarje evropiane e arsimit te detyruar eshte 11,2 vjet..

  9. J. thotë:

    18 July 2008 @ 10:34 am

    Për humor nga Carlin:
    “the poor little fcuk can barely find his own dick at this age”.

    Megjithatë nëse është e realizueshme duket nismë e mirë.
    Kryesisht mendoj se duhet kushtuar rëndësi në edukimin marrëdhënies midis njerëzve në shoqëri. Parimet bazë të respektimit të ligjit, rregullave etj.

    ishalla ky brez i ri bëhet aq i ditur sa të mos pjellë pa leje. :D

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com