Peshkatari i perlave

- metaforë ashiqare për letërsinë kriptogramike -

emigrant

Ishte guackë e jashtëzakonshme. Fat që një gjuetari perlash nuk i qëllon përditë. Fryma i mbeti kur e pa. E futi në gji – jo nga dashuria, por për ta fshehur. Instinkti i (vet)mbrojtjes e mund atë të dashurisë. Në shumicën e rasteve. Guackën e madhe mos e trego! Proverb konservues shumë i vjetër i fisit të peshkatarëve të perlave. Ai grua s’kishte që të mos i besonte. Madje as vetë nuk guxoi ta shihte gjatë. E implantoi gjetjen në gji e u sigurua që nuk e ndiqte njeri ndërsa ikte si në ethe për tek kasollja e vet dhe ndërsa ndjente se si guacka-zhardhok lëshonte rrënjë e rizoma që i depërtonin në lëkurë, midis brinjëve e mushkrive duke kërkuar zemrën. Mbërriti në kasolle, e shkuli nga gjoksi, e nxori jashtë nga jaka e gusha, e cila mori diçka prej mitre, dhe e vuri mbi tryezë. Ishte gjithë pritshmëri. Si të mos ishte! Fiset jo peshkatare, gjuetare jo hidrike të steres, kishin thënien “nga ferra e vogël del lepuri i madh”. Që përligjte pritshmëri nga çdo ferrë. Fisi i tij nuk bënte “muhabete lepurash”. Merrej me gjëra serioze. Nuk kishte ndonjë thënie koralesh e guackash, nga guacka e vogël nuk dilte perlë e madhe. Pritshmëria e tij bazohej mbi rregullin e treshit për madhësinë.
E kundroi. Kapakët kuarcorë imponoheshin kokëfortë në atë lakim të mysët që nuk gërricte askund. Ajo qenie skeletin e kish jashtë trupit. Në të kundërt nga krijesat e zakonshme që muskujt i kanë jashtë dhe skeletin brenda, guackat muskujt i mbulojnë (=fshehin) me skelet-korraca. Po tu thyesh mbu(r,l)ojën gëlqerore, ato mbeten pa bosht, pa shtyllë, thjesht midhje kartilagjinoze. Është perla që ato mund të fshehin, që e rritën shtresë pas shtrese nga një kokrrizë fillestare rëre, ajo ç’ka bën seleksionimin jo darvinian nga midhja në perlë. Nga kokrriza e rërës (a ka gjë më të pavlerë, më të pashquar se kjo!) në gur të çmuar. Përkufizimin libresk mbi punën si bazë e çdo vlere e gjeni te perla. Shtresë pas shtrese.
Nga madhësia kjo guackë duhet të mbante margaritarin më të madh të kapur vitet e fundit. E përfytyroi të futur mes shtresave të mishit, i cili gjithashtu kish vlerën e vet, por që në dallim nga perla, ishte i zëvendësueshëm me të tjera specie detare. Materialet dhe gurët e çmuar kanë vetinë e përbashkët që nuk zëvendësohen dot nga tjetër materie e barazvlefshme. Ndërsa mishi ka vlerë kalimtare, si bukuri ylberi, kënaqësi qiellze, dehje të përkohshme yjore në një gjithësi ku qielli bëhet femëror dhe përkëdhelet: qiellzë. Fjalën “hedonizëm” peshkatari nuk e dinte, se do ta kishte menduar. Por ai dinte gjëra të tjera, si psh kënaqësinë e grave. Ky kundrim i guackës mbi tryezë ishte si të parët e gruas para zhveshjes. Nxemje e trurit. Prelud paraloje. Guacka duhet ta kish kuptuar tashmë që ai e dëshironte. Ndaj dukej sikur ajo po i mbyllte instinktivisht më fort kapakët, me atë refleksin e femrës që mbyll anët e trikos për të mbuluar gjoksin e madh ose shtrin fundin e fundit a fustanit për të fshehur… perlën. Dukej guackë e ndershme. Sidoqoftë, mendoi ai, sidoqoftë…
Zhveshja vinte me thyerje. Përdhunë mekanike. Kënaqësi mazokiste. Mori një çekiç, e goditi. (Mora një gur të godita, o moj guacka pika pika). Ndjeu kundërgoditjen që erdhi pa asnjë epshmëri, po aq e fortë sa goditja. Po aq e dhunshme, sikur kish goditur një truall hekuri. Guacka nuk ishte dëmtuar fare. E goditi përsëri. E njëjta gjë. E ktheu ndryshe, pasi kish dëgjuar që në një pozicion të caktuar edhe vezët nuk thyhen, por mund të mbajnë peshën e një kali. Mjafton ti rrotullosh pak dhe krisen me majën e një thoi. Goditi prapë. Asgjë. (Unë s’të rashë për të vrarë, vetëm perlën për të marrë). Ndërroi çekiçin, mori çekan. Asgjë. Tashmë ish nxehur keq. Trup’ e nerva. Djersa e mbuloi, mori varenë më të rëndë, e ngriti me zor dhe me një rënkim që i doli nga luktho-gjonguli u dha poshtë me tërsëllëmë. Goditje e saktë. Aty ku buzët e guackës bashkoheshin me kokëderrësi. Kjo duhej ta hapte. Asgjë. Makar një gërvishtje. Kjo guackë ishte e magjepsur. Pasi dështoi me vare disa herë, gjithë duke dihatur, mori gjithfarë pykash e qysqishë, u mundua t’i ngulte midis buzëve të mbyllura që kishin vendosur të mos flisnin, të mos nxirnin asnjë tingull, vibrim ajri, pa le më të përftonin gjëra të tjera magjiplote, për të cilat buzët janë krijuar. Ato buzë kishin vendosur të mos kumtonin asgjë, as edhe një përqeshje. Nada. Duart iu bënë flluska, pëllëmbët gjak. Asgjë. E futi guackën në uthull të fortë. Zbërthyese. Në sodë - bazike te Zoti. Përdori zjarr dhe tym. Donte të përdorte edhe kripë gërryese, por u kujtua që guacka ishte bijë e kripës. Abrazive. U dorëzua. Helm’ e vrer ra posht’; e zu gjumi. Dëshpërimi është gjumësjellës i mirë.
U zgjua dhe i erdh në mend ndjenja e humbjes. Nuk donte ta shihte atë. Sigurisht, e pa. Krimineli kthehet tek vend’ i krimit; humbësi tek i turpërimit. Guaska ishte ende e mbyllur, por buzët nuk kishin atë shtrëngimin hermetik të djeshëm. Kuptohej. Nuk shihej – kuptohej; siç kuptohen dy buzë që janë gati për një puthje. Edhe pa u hapur përgjysëm. E hapi guackën kollaj fare. Kurrë s’e kuptoi se si muskujt shtrëngues të atyre morsetave kalcike ishin liruar gjatë natës. Disa gjëra kërkojnë (edhe) kohë. E nxori brendinë me kujdes. Nuk ishte perlë. Ishin grimca rëre që nuk u perlëzuan. Ishte gur i thërmuar. Ose lehtësisht i shkërmoqshëm. Që të ngelte në dorë si një nxënës i dobët. Në asnjë mënyrë nuk ishte perlë, me gjithë dëshirën. Ishte i madh, por jo i çmuar. Si zhgënjimi përkatës. Zhgënjimi ishte i madh për arsyen e thjeshtë se sa më shumë ishte munduar ta zbërthente atë guackë, aq më e madhe bëhej pritshmëria. Si justifikim i mundimit. Me kohë, me shtimin e përpjekjeve dhe dështimeve, edhe Sizifi në fund do ketë besuar që guri i tij duhet të ishte diamant i paparë njëcopësh! Ndoshta edhe kjo guackë ndaj nuk ishte hapur; në mungesë të perlës, kishte induktuar pritshmërinë e saj. Guackë rrufjane – jetën tonë e drejtojnë pritshmëritë që janë formë e lartësuar e perceptimit. Peshkatari nuk e dinte këtë, se do e kish menduar. Ai vetëm qeshi hidhur. Guacka as mishin s’e kish më për të qenë, pas gjithë tramundanës së djeshme. Ishte peltëzuar keq. Pa formë. “Si tru idioti”. Si me nder… Një fjalë e urtë, në fakt një madem i vërtetë në llojin e vet, bërë nga rërë fjalësh, po formohej në brendinë e tij, diku midis shpretkës dhe tëmthit, precipitat vuajtje e dështimi, jo mençurie, i gatshëm të vriste një vesh(kë): jo çdo guackë e mbyllur (fjalët “kriptike dhe hermetike” nuk i dinte, por i mendoi), pra jo çdo guackë kripto-hermetike ka brenda një perlë. Thesaret e fshehur në fakt nuk janë thesare, ata bëhen të tillë kur zbulohen. Shumica e Dantesëve gjejnë bakërr (me theks te ë-ja pellazge). Ai që gjeti vërtet brilliantë, që bashkoi detin, qumështin, farën dhe tigrin shtëpiak në një urtësi jo kriptike, ai vajti dhe i fryu në vesh Dumasë.
Të nesërmen peshkatari doli prapë të gjuante perla. Duart i dhimbnin keq nga uji i kripur i zhgënjimit. Por pritshmërinë do e manaxhonte më mirë.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

143 Komente

  1. Dori thotë:

    29 July 2008 @ 1:15 pm

    Metaforë e gjallë, bukur emo, më duket se duhet vënë tek Letërsia jo arti, megjithëse artistik si shkrim

  2. eT thotë:

    29 July 2008 @ 1:24 pm

    k’tu m’rri Çimo !

  3. eT thotë:

    29 July 2008 @ 1:45 pm

    qe dhe figura :lol:

  4. xhenius thotë:

    29 July 2008 @ 2:13 pm

    Nderkohe qe lexoja imagjinoja pamje nga emisioni “quark”.
    filozofik!

  5. Idris thotë:

    29 July 2008 @ 3:02 pm

    “”"”implantoi”"” ????
    me therte mua ne ka lexuar gje eT-ja :P :P :P
    Je pak i “rrembyer ” dhe i kerkon gjerat menjehere ….pa te shkuar ne mendje se ate guacke ke dashur ta hapesh “para kohe” pa e lene te perfundoje procesin ,dmth ,shndrimin nga kokra e “reres” ne ne “perle”. :)
    Rritem i larte EMIGRANT….kete vecori te te shkruajturit tuaj sikur
    “”"”"te mbahet fryma”"”"”" ose popullorshe letrare ” e perpiva” e gjej
    vecorine me te spikatur tuajen edhe ketu…(tip Amoku - jo CVAJGU :D )
    Urime me zemer kesaj rradhe, jo me me shpirt, gje qe e ke kaperxyer…
    Brenda ka edhe PERLA te tilla si
    “”"” Nuk kishte ndonjë thënie koralesh e guackash, nga guacka e vogël nuk dilte perlë e madhe”"”"” me te cilen mbetesh ORIGJINAL si menyre krahasimi mbi “lepuroret ferracake”"”

  6. fh thotë:

    29 July 2008 @ 3:12 pm

    shuuume e bukur emigrant dhe si eshte ajo shprehja e goditur, e goditur.

    i vetmi peng i mi eshte se kush do i dale ne mbrojtje kesaj letersise kriptogramike pas kesaj…;-)

  7. losttext thotë:

    29 July 2008 @ 3:31 pm

    Pa formë. “Si tru idioti”.

    bezformljenoje njebo kak mozg tupici unillijdozhd zalivajet ulici :)

    Rrnofte kritika letrare! Poshte lepuroret ferracake! Te tjerat le te rrine ne mes…

    …Emo, rreshket proza jote - mu me duket se shtyhet e cytet rrjedhshem nga kahu i poezise. Them se ke mberritur nje stad ku s`eshte me e nevojshme te duken apo ndjehen influenca kadareiste.

  8. Idris thotë:

    29 July 2008 @ 3:58 pm

    Tek prurjet e tua Emigrant …mendimi fillon pasi e ke lexuar…
    tek Kadareja mendimi fillon qe gjate leximit….
    Vetvetiu per njerez qe “mendojne ” je i NDARE …nga cdo lloj influence …gje qe uroj ta kesh si pike vleresimi per te mos qene ne mes ..se dihet kush eshte ne MES :P :P :P, pervec gishtit qe i thone “i mesit”.

  9. eT thotë:

    29 July 2008 @ 4:07 pm

    Drizo, po ta lexoje me pak me teper vemëndje komentin tim, do të kuptoje që jo vetëm e kam lexuar por edhe arësyeja për të cilën më pëlqeu.
    Ps: je xheloz se kam komplimentue para teje ? :lol:

  10. losttext thotë:

    29 July 2008 @ 4:10 pm

    Idris, me ke keqkuptuar shakane dhe hidhesh kot perpjete, po ec mo ty te shkon e u mesuam me ty.

    Une gjej ke shkrimi i emit influenca kadarejane, sado te pakta ne numer dhe ane-referenciale qe jane, gje qe ne vetvete nuk eshte e keqe, vetem se mendoj se ritmi i emit mund e duhet te shpertheje jashte asaj kornize dhe menyre formimi fjalish.

  11. Idris thotë:

    29 July 2008 @ 4:11 pm

    Konstatim i drejte eT! :P :P :P
    Tani e kuptova qe e kishe lexuar….por si gjithe gjindjet e kesaj bote mos u cudit qe edhe une kaboj…Me fal se nuk i perseris me kabimet. :D :D :D

  12. Idris thotë:

    29 July 2008 @ 4:16 pm

    Pse me Lost duhej ti jepje ngjyra serioziteti?
    Ti s’je Moza ??? :P :P :P qe i ka hequr Kokat dhe frenat…ne kuptohemi edhe pa vene koka..edhe nepermjet rreshtave edhe me pak llafe….
    Ke filluar po plakesh …dhe do dalesh me Tanga rrugeve per karshillek!

  13. losttext thotë:

    29 July 2008 @ 4:24 pm

    Pse me Lost duhej ti jepje ngjyra serioziteti?

    sepse shkrimet e emit duhen trajtuar seriozisht, e jo me koka e me tanga e allate pleqsh - po cer muhabeti t`bosh me ty, o ndjekes mode dhe imitus i keq :D :P ;)

  14. Idris thotë:

    29 July 2008 @ 4:34 pm

    “”"”"Idris, me ke keqkuptuar S H A K A N E dhe hidhesh kot perpjete,”"”
    “sepse shkrimet e Emit duhen trajtuar seriozisht, e jo me koka e me tanga e allate pleqsh “” :: :) :)
    “Edhe ne ky paqllek na ka mbajte” (ose rritur sipas EMIT shume serioz si
    vepra e tij famemadhe :) :)…edhe nuk kutpoj fort ,se helbete mosh e shkuar, po serioziteti na ka prure deri kutu tu keqen :P :P

  15. losttext thotë:

    29 July 2008 @ 4:39 pm

    nese s`mundesh te dallosh shakane dhe seriozitetin, edhe brenda nje komenti, c`te te them Idriso,,, por ne ndryshim nga gishtat e mesit, tangat, dhe kunjat ad personam qe permbajne shakate e tua, e imja ju referua diskutimeve te meparshme mbi kritiken, letersine e mire dhe pozicionin ndermjetes qe ka lexuesi i thjeshte, me ose pa tanga.

  16. Idris thotë:

    29 July 2008 @ 4:56 pm

    Ne Emin e kutpuam dhe prume mendimet…Te tjerat jane ne mes…
    Perse duhet qe une te mendoj si ty dhe ti te mendosh si une ????
    Ketu eshte problemi qe une te kuptoj neper rreshta “pa seriozitete false” dhe desheroj te kuptohem mids rreshtave “pa seriozitete false”… :P
    Me ate fillim kisha deshire ti quaja “Fjale te Mufatme” duke perjashtuar
    zhargonin e specialistit dhe analizat e specialisteve por duke patur ne mes
    “”"”"pozicionin ndermjetes qe ka lexuesi i THJESHTE “”"”"”
    te mrapmet s’po i ve se jane per mu dhe ty :D :D :D

  17. losttext thotë:

    29 July 2008 @ 5:00 pm

    Peshkatari nuk e dinte këtë, se do e kish menduar.

    o peshkaxhijo, ku je mre…

  18. losttext thotë:

    29 July 2008 @ 5:03 pm

    pra jo çdo guackë kripto-hermetike ka brenda një perlë.

    Sic do thoshte peshkaxhiu, “e thelle kjo, Cimo, e thelle!” :D
    Persmari emo.

  19. Idris thotë:

    29 July 2008 @ 5:20 pm

    Ja pra e shikoni qe nuk kishte krisma :)
    Emigranti kutpohet pasi e lexon…. :D

  20. losttext thotë:

    29 July 2008 @ 5:26 pm

    jo mo xhaxhi Idris, kete e kisha kutpuar qekur emi e rrafshiti ke bllogu i vet, po s`i kisha bere komplimentat e radhes

    Perse duhet qe une te mendoj si ty dhe ti te mendosh si une ????

    he, si thu :P

  21. Idris thotë:

    29 July 2008 @ 5:43 pm

    Tamom! Q’ashtu! :D
    Ndoshta teknikisht tani….
    Nuk e kutpoj me sinqeritet perse EMI ka ngjashmeri me Kadarene….
    Une kam nje mendim te cilin ndoshta e kam dhene edhe here te tjera per te ne forma te ndryshme…..
    Kadare eshte artileri e RENDE ndersa Emi eshte qitje me “Katjusha”
    Ndersa i pari eshte metodik dhe hap VRIME pike pike si UJI ne GUR ,ne ritme perseritese , qe te jep mundesi shume te qarta te kuptosh “nenkutpimet” i dyti pra EMI , te “shushat ” te “thith” te “perpin” ne vorbullen e ndertimit te fjalise sa qe s’mbetet kohe ta kuoptosh gjate prurjes e leximit te saj…Ky mendoj se eshte nje dallim jo i vogel
    Mesazhi eshte tjeter gje …
    Ndersa teknologjia e ndertimit te fjales them se eshte me e pasur ne figuracion e me e ngjeshur se e Kadarese , i cili pra ne saje te pervojes se madhe dhe talentit te ndryshem qe cfaq…teknologjine e ndertimit te fjales e anon me shume nga meditimi filosofik i prurjes….
    Me pak fjale EMI nga shpirti eshte nje “Pere Buzederr ” ndryshe nga Kadare qe eshte nje Tano Karid…..
    Ndoshta ja vlen per te komentuar pasi kemi ne dore edhe nje “Liberth”
    te EMIT te lexuar pa ngut dhe pa KOMENTET shoqeruese tek PESHKU here pas here qe eshte edhe mungesa me e madhe per botimin dhe per te , qe ishalla nuk e shtyn ne Megalo…. :) :) Ose le ta shtyje :P :P
    Ne se merr mundimin te me thuash ndonje mendim do te isha shume i lumtur, por pa fjale te “mufatme” duke me kategorizuar tek ” lexuesi i thjeshte “… :)

  22. Vemendje thotë:

    29 July 2008 @ 6:35 pm

    “But those authors I have named are like certain workers in metal, who try a hundred different compounds to take the place of gold—the only metal which can never have any substitute. Rather than do that, there is nothing against which a writer should be more upon his guard than the manifest endeavor to exhibit more intellect than he really has; because this makes the reader suspect that he possesses very little; since it is always the case that if a man affects anything, whatever it may be, it is just there that he is deficient.”

    Rasti ne fjale, mund te ballafaqohet vetem me kete kritik te kohes si Schopenhouer. (ai s’permend fjalen ‘Vulg’, se s’eshte sot, por megjitheate suficient edhe pa kete fjale)

  23. Pjer Thomas thotë:

    29 July 2008 @ 7:20 pm

    Ne kete tregim, te bie ne sy menjehere nje dore e stervitur ne ndertimin e fjaleve dhe te figurave. Emigranti, kam pershtypjen se ka lindur per te shkruar, apo siç i thone ndryshe, ka lindur shkrimtar :-)

  24. emigrant thotë:

    29 July 2008 @ 7:48 pm

    Falemnderit gjithsecilit!

    I kam ndjekur komentet, por nuk kam mund me marr pjese sepse kam qene i zene me dicka ketu te puna. Ndoshta me vone.

  25. losttext thotë:

    29 July 2008 @ 8:16 pm

    Idris, qe te merremi vesh - s`po krahasoj Emigrantin me Kadarene, as vecorite e stilit te sejcilit, te cilat shihet qarte qe jane krejt te ndryshme.

    Une e kam me aty-ketu fjalet, formimet e fjalive dhe nganjehere edhe gjendjen e perftuar ne shkrim, e influencuara nga kadareja.

    nderkohe qe influencat s`kane asgje te keqe, dhe as ja ulin vleren krijimit vete, kur pashe psh fjalite qe citova ne fillim, “Pa forme. Si tru idioti,” kjo me beri te mendoj qe Emi e ka akoma njeren nahije te mendjes (pa qene e nevojshme, per mua) ke Kadareja. Them keshtu pikerisht per ato gjera qe rreshton edhe ti ne pershkrimin qe i ben menyres se shkrimit te Emit. Me kupton besoj,,,ja te paca!

  26. emigrant thotë:

    29 July 2008 @ 9:11 pm

    LostT, me shume se influence ose nevoje, IK tek une eshte refleks i vjeter (fatkeqesisht i pakushtezuar).

    PS kush e ka bere nder greket e lashte ate marifetin me shpate te varur ne tavan drejt e mbi shpatull, qe te hiqte zakonin e pavullnetshem te levizjes se supit kur fliste? Ka qene edhe orator, ndaj i duhej… s’po me vjen ne mend. Nejse, pyetja eshte si t’ja bejme per Ismailin… c’shpate a hanxhar te veme… ;) :P :P

  27. losttext thotë:

    29 July 2008 @ 9:14 pm

    dhimosteni, mo :)
    sa per pyetjen “si t’ja bejme per Ismailin… c’shpate a hanxhar te veme… ;) :P :P,” ate gje e znajet naçalstvo, dmth ti

  28. emigrant thotë:

    29 July 2008 @ 9:16 pm

    :D :D c’te ka kap me rusishten sot…. :D

  29. losttext thotë:

    29 July 2008 @ 9:20 pm

    une s\di rusisht, emo, veç këto fraza i mbaj mend nga Muzgu i Perëndive të Stepës. Zhill, bill, baba-jaga :)

  30. belle_fleur thotë:

    29 July 2008 @ 9:25 pm

    Emo, shume bukur tregimi! Shume ide e bukur ajo me guacken dhe me “perlen”.

    @Lost, cer do me then “zhill, bill, babajaga” :)

  31. emigrant thotë:

    29 July 2008 @ 9:26 pm

    simpat-jaga….

    si dhe: donoscik dhe: vot tak tovarishi… I know, lostT, I know…

    PS Admini (dmth kompetenti) te na fale… :D BTW, te falemnderit shume qe e solle ketu!

  32. belle_fleur thotë:

    29 July 2008 @ 9:28 pm

    Meqe jemi tek fjalet sllave te vetmen qe kuptoja pa perkthim ishte “volim te” kete e degjoja shume here tek jugosllavi kur jepte naj film :)

  33. losttext thotë:

    29 July 2008 @ 9:29 pm

    se harrova: ai nentitulli yt,- metaforë ashiqare për letërsinë kriptogramike -, me kujtoi ato titujt e gjate te ca pikturave te Dali-se, si kjo

  34. Irisa thotë:

    29 July 2008 @ 9:31 pm

    Emigrant, nuk e di pse nuk me pelqen fjala “pritshmeri”. Po te ishte perkthim do kisha thene qe nuk gjendet perkthim i sakte per “expectation”

  35. piktor thotë:

    29 July 2008 @ 9:34 pm

    Dali eshte i madh, po edhe emigranti here pas here :)

  36. losttext thotë:

    29 July 2008 @ 9:35 pm

    belle, zhill-bill ne perkthim te lire dmth ishte c`na ishte. Baba-jaga, me duket se eshte sharje, shtrige plake, a dicka e tille…

  37. emigrant thotë:

    29 July 2008 @ 9:42 pm

    S’di fjale me te mire per expectation. Dhe eshte gjynah, pasi ajo eshte nje “key word” ketu (te pakten per mua).

    Une merrem me pritshmerine perdite ne pune (expected value, expectation function etj), dhe nuk di si i perkthejne ne shqip keto terma (kush ka bere statistike ne Shqiperi mund ta thote).

  38. Irisa thotë:

    29 July 2008 @ 9:46 pm

    Ne fakt mua me kujtohet qe nuk e kuptoja dot konceptin “pritje matematike” deri sa e digjova ne formen “mathematical expectation”. Ke te drejte nuk duhet te kete fjale me te pershtatshme.

  39. losttext thotë:

    29 July 2008 @ 9:50 pm

    Emigrant, nuk e di pse nuk me pelqen fjala “pritshmeri”. Po te ishte perkthim do kisha thene qe nuk gjendet perkthim i sakte per “expectation”

    “Pritshmeri” them se eshte fjale e pershtatshme. Sikur te me jepnin leje per neologjizem, do e perktheja ‘expectation’ me “Përpritje.”

  40. J. thotë:

    29 July 2008 @ 10:00 pm

    Mrekulli!
    Nga e ke marrë frymëzimin? Hapu para kolektivit Emo. :P

    PS kush e ka bere nder greket e lashte ate marifetin me shpate te varur ne tavan drejt e mbi shpatull, qe te hiqte zakonin e pavullnetshem te levizjes se supit kur fliste?

    Demokleu ishte ay. Prej nga dhe shprehja -shpata e Demokleut.

  41. losttext thotë:

    29 July 2008 @ 10:12 pm

    Demokleu ishte ay. Prej nga dhe shprehja -shpata e Demokleut.

    me duket se e ke gabim, J., shpata e damokleut perdoret per tjeter gje - ndeshkim te menjehershem nese dikush do gabonte, dhe jo per ate qe thote emi, qe mendoj se e ka fjalen per demostenin…sidoqofte, personi sihte orator, mund te kete qene dhe ciceroni a ndonje tjeter jogrek, por latin.

  42. drini thotë:

    29 July 2008 @ 10:15 pm

    kjo eshte nje kopje o emo…e gjen te letersia spanjolle e klases se tete “las perla nehros”

  43. emigrant thotë:

    29 July 2008 @ 10:19 pm

    drini, nuk e kam lexuar kete. nuk di fare spanjisht; as te perkthyer nuk e kam pare. Zamet e ke, na e jep linkun po e pate.

  44. emigrant thotë:

    29 July 2008 @ 10:19 pm

    LostT & J., me duket ka qene Ciceroni.

  45. emigrant thotë:

    29 July 2008 @ 10:27 pm

    Ma falni ngaterrimin, ka qene (me siguri tani) Demosteni!

  46. J. thotë:

    29 July 2008 @ 10:31 pm

    Ma falni ngaterrimin, ka qene (me siguri tani) Demosteni!

    Demosteni mbante gurë në gojë që të shqiptonte fjalët mirë se ishte thuthuq. :P Këtë e di edhe unë…me siguri ta them? lol

    Lost, në fakt nuk e kam njohuri “shkencore” për demokleun, e mbaj mend nga fëmijëria që më thoshte im atë sa herë ngrija krahët (për të treguar që nuk e di), më kujtonte shpatën e Demokleut.

  47. losttext thotë:

    29 July 2008 @ 10:46 pm

    kjo eshte nje kopje o emo…e gjen te letersia spanjolle e klases se tete “las perla nehros”

    drini duket sa e njeh spanjishten, kur asnje fjale tek “las perla nehros” nuk eshte gramatikisht e sakte. Te pakten pafytyresia te ishte e maskuar me kompetence - mos beni akuza kodra pas bregut.

  48. dea thotë:

    29 July 2008 @ 10:57 pm

    Ausgezeichnet! Es gefällt mir, Emi :)

  49. Milloshi thotë:

    30 July 2008 @ 2:20 am

    Kjo puna e shpates se Demostenit eshte si puna e zgjidhjes se dilemes…per ata qe e dine se per cfare e kam fjalen.
    Rizoma mer ti ej, i modh emo.

  50. Peshku Fluturues thotë:

    30 July 2008 @ 2:24 am

    Që të ngelte në dorë si një nxënës i dobët

    Emo, je i madh per Zotin!

  51. Milloshi thotë:

    30 July 2008 @ 2:31 am

    drini, nuk e kam lexuar kete. nuk di fare spanjisht; as te perkthyer nuk e kam pare. Zamet e ke, na e jep linkun po e pate.

    Ato buzë kishin vendosur të mos kumtonin asgjë, as edhe një përqeshje. Nada. Duart iu bënë flluska, pëllëmbët gjak.

    Emo, sikur e ke perdorur nje fjale spanjisht me gjau muve…po hajt po ta besojme se sdi spanjisht hic fare.

  52. Peshku Fluturues thotë:

    30 July 2008 @ 2:33 am

    Emo, shume i bukur. Vetem qe jep shume, po shume info dhe ngarkese ne nje shkrim. Une them qe sikur t’ia heqesh ca gjera do te dale dy here me i bukur.
    Sepse me duket se ngaqe ne i pelqejme ato qe shkruan, na i leshon nga nje ne dite “si lopa bajgen” :) dhe nuk merr mundimin ti rikthehesh.

  53. Vemendje thotë:

    30 July 2008 @ 2:41 am

    “na i leshon nga nje ne dite “si lopa bajgen””

    :)

  54. emigrant thotë:

    30 July 2008 @ 3:04 am

    @ Millosh: big smile… :D :D e megjithate, nuk di…

    @ PF: ajo e nxenesit te dobet vjen nga koha e TA (teaching assistant) ketu ne Universitet. Kurse per te pelqymet qe thu, PF, come on, ti e di me mire se une, qe bash ajo eshte gjeja qe nuk dihet! Sa here ke shkrujt dicka qe ke thene “me ket ia kom lujt fene” dhe ke pare qe pelqimi nga te tjeret ka qene shume i vaket. Ose e kunderta.

  55. Bostonian thotë:

    30 July 2008 @ 3:22 am

    drini thotë:
    29 Korrik 2008 @ 10:15 pm
    kjo eshte nje kopje o emo…e gjen te letersia spanjolle e klases se tete “las perla nehros”

    Bah bah… si s’munguan keta kritiket te tipit alla Uçi nje here” “I mire eshte Shekspiri po ka edhe ca mbetje mikro-borgjeze” :-)

    P.S “Tefiku kesaj rradhe vertet paska thyer doren!” :-)

  56. Milloshi thotë:

    30 July 2008 @ 3:48 am

    Emo po per ca o shoqnia, hajgare po bojm………. iu besojne te shkretat iu besojne.

  57. Bostonian thotë:

    30 July 2008 @ 4:31 am

    O Drino a e di qe e ke mire ti?! Na mbyten, keta “plagjaristet”, ketu! Une jam i mendimit ti fusim nje akuze edhe Tolstoit, se goxha ka shkruajtur per luften edhe ai. Ka vjedh nga Homeri sa i ka dash b**** . :-) Si thu ti, ai i fusim edhe Shekspiri nje te akuzuar, se shume ka shkruajtur edhe ai per dashurine, diku e ka vjedh?
    Kerkova goxha per kete pune, se s’leme dot hajdutin te na shkasin ashtu! E gjeta me ne fund:
    1) E para “La perla Negra” eshte perkthim. Autori origjinal eshte Scott O’Dell. Nejse, kjo s’ka rendesi…. (ti e ke lexuar ne origjinal spanjisht)
    2) “The black Pearl” (origjinali), (jo kjo “vjedhja” e paskrupullt e Emigrantit) ka nje teme tjeter.
    Shkurtimisht: Perlen e gjen Ramón Salazar. Ai ia tregon te jatit i cili ishte peshkatar. Ai ia tregon Priftit i cili, e mer “pearl-in” e gjetur dhe ja jep “Father Gallardo” i cili e ve tek “Shen Meria” nje statuje ne kishen lokale. I frymezuar nga bekimi i “Father Gallardo” i jati i Ramonit e mer perlen per fat te mire dhe del ne det per peshkim perseri. Nje stuhi ndodh dhe vetem Gaspar Ruiz, mbijeton nga ajo stuhi etj etj. Lexoje me poshte:

    http://en.wikipedia.org/wiki/The_Black_Pearl_(Scott_O’Dell)

    Une s’po e gjej dot lidhjen ndermjet “vjedhjes” dhe ketij shkrimit te Scott O’Dell, po munde me ndihmo edhe ti. Peshku ka nje audience te mrekullueshme, te pyesim edhe keta te tjeret.
    Nuk di c’mendim ka Idris per kete? :-)

    P.S. “Une me E. nuk dime gje, mos e ka bere Mehmeti me koke te tij” :-)

  58. Milloshi thotë:

    30 July 2008 @ 4:46 am

    Bostonian,
    E bone qimen……

  59. avocados thotë:

    30 July 2008 @ 4:58 am

    E shijova me shume si nje esse. Nje esse shume e mire. Ideja e perles ndoshta nuk eshte aq e re, por qellimi per te cilin eshte shkruar e ben essene shume efikase dhe aktuale: Kriptogramia e shfaqur dendurisht ne poezine e sotme shqipe, edhe atehere kur nuk ka pse te jete kriptogramike, mendoj qe eshte nga difektet me te medha dhe me te kamufluara. Eshte shume e veshtire te hedhesh poshte nje krijim hermetik apo kriptogramik, sepse askush, madje as vete autori nuk e di per cfare e ka shkruar. Nje “armik” qe s’duket pra…
    Zakonisht kriptogramia shfaqet si simptome kur i meshohet ekzistencializmit apo temave te tjera abstrakte, qe me se shumti jane pasoje paqartesish e njohjesh. Letersi te tille do kete gjithnje, por do mbetet precipituese. Gjerat gjeniale jane te thjeshta. e anasjellta nuk eshte e vertete.
    Nje difekt po aq i madh dhe “i rrezikshem” per letersine eshte ekstremi tjeter: thjeshtezimi.
    Si perfundim se e zgjata shume, Nje letersi e mire nuk eshte gje tjeter vec gjetja dhe ruajtja e mases ne cdo element.
    yeah…

  60. Degjo Mjeshtrin TI thotë:

    30 July 2008 @ 7:44 am

    Kur flet ti Avocados per letersine, duket sikur ka fol kryeprifti…

    Ata qe kane studjo letersi, nese ka ndonje ketu, (dhe jo vetem dhene kritika boshe) s’ia kane nge me te dhene leksione ABC-je…
    :)
    U sa kam qesh….

  61. Vemendje thotë:

    30 July 2008 @ 8:03 am

    “Gjerat gjeniale jane te thjeshta. e anasjellta nuk eshte e vertete.”

    dmth, avocados thote, si me siper;

    ‘(e anasiellta) te thjeshtat nuk jane gjeniale.’

    S’besoj te ket pas ndermend kete, me qe pelqimi deklarohet ne postim.

  62. emigrant thotë:

    30 July 2008 @ 2:40 pm

    Mjeshter, neqoftese kerkon te degjohesh (madje urdheron te degjohesh - se ke nick ne urdherore, or ti, jo shaka!), duhet te kesh nge me dhene edhe leksione ABC-je. Mos-ngeja jote nuk intereson askujt; nuk di a ta kane shpjegu profesorat e letersise kete. Nuk di a te kane thene qe mos-ngeja ne te vertete eshte “pordhe” e padurueshme. Si dhe a te kane shpjeguar sensin e komikes (tek komenti i avocados nuk kishte asgje komike) qe te ben te qeshesh. Cdo “e qeshur” tjeter ne te vertete eshte ose ngerdheshje cinike, ose qeshje hiene!
    Tashti ta them une me urdherore: po pate gje per shkrimin, bujrum! Fyerje per autorin apo komentuesin (ne se ke nder mend) jane 5 leke copa, dhe nuk ti blen njeri. Komrenti juaj i 7:44 am ishte harbut. Ndersa komentet cic-mice edhe durohen, komenteve harbute (tek seksionet e artit apo letersise them, se ne politike kjo eshte utopi) u duhet treguar vendi!

  63. losttext thotë:

    30 July 2008 @ 5:01 pm

    avocados,

    me bene pershtypje ca gjera qe thua, dhe kam kureshtje se c`don te thuash me ca prej tyre, si,

    Kriptogramia e shfaqur dendurisht ne poezine e sotme shqipe, edhe atehere kur nuk ka pse te jete kriptogramike, mendoj qe eshte nga difektet me te medha dhe me te kamufluara.

    Nga cila permase i thua keto gjera? Dmth, kush e vendos se sa ka nevoje apo jo poezia te jete kriptogramike? Nese nje poezi eshte kriptike, a duhet marre si dobesi e krijuesit, apo lexuesit, dhe fundja, a nuk te duket mbytes dhe izolues vendosja e cfaredo kufiri? Dua te them qe nese nje lexues ka shume mundesi nese nuk e pelqen apo kupton nje krijim.

    thua me tej qe,

    Eshte shume e veshtire te hedhesh poshte nje krijim hermetik apo kriptogramik,

    Eshte ky qellim ne vetvete?

    madje as vete autori nuk e di per cfare e ka shkruar.

    C`ne gjithe kjo siguri, sikur je ne koken e cdo autori…

    Zakonisht kriptogramia shfaqet si simptome kur i meshohet ekzistencializmit apo temave te tjera abstrakte, qe me se shumti jane pasoje paqartesish e njohjesh

    me nje fjale te gjithe ata qe kane shkruar per egzistencializmin, abstraksionizmin apo post-modernizmin paskeshin qene te paqarte dhe te manget ne njohuri?

    Gjerat gjeniale jane te thjeshta. e anasjellta nuk eshte e vertete.

    I bie qe Xhojsi, Borhesi e shume nga sera e famshme e krijuesve nuk paskan qene gjeniale, meqe jo dhe aq te thjeshte…

    Me ndje nese u zgjata shume, por kritika dhe verejtjet e tua me persollen qendrimet e kritikes socrealiste (thjesht, paster, bukur, sakte, etj)

  64. Vemendje thotë:

    30 July 2008 @ 6:27 pm

    “…nuk kishte asgje komike) qe te ben te qeshesh. Cdo “e qeshur” tjeter ne te vertete eshte ose ngerdheshje cinike, ose qeshje hiene!”

    Vetem nje cinik dhe hiene shkruan keshtu. Pa dashamiresi.

  65. emigrant thotë:

    30 July 2008 @ 6:48 pm

    LostT, pa nderhyre ne dialogun me avocados (kerkoj ndjese paraprakisht ty dhe avocados per kete), thjesht per te treguar mendimin tim mbi nje pjese te komentit tend qe ka karakter te pergjthshem:

    Nese nje poezi eshte kriptike, a duhet marre si dobesi e krijuesit, apo lexuesit, dhe fundja, a nuk te duket mbytes dhe izolues vendosja e cfaredo kufiri?

    Mendoj qe nje poezi kriptike eshte pa kushte e keqe! Per nje gje te keqe nuk vendosen kufinj tolerance. Kufinjte tregojne vetem durueshmerine, jo pranimin. Poezia kriptike eshte alibi. E shume gjerave per te cilat autori kriptik nuk ka asnje arsye te krenohet. Si mungesa e kumtit, talentit, brendise, origjinalitetit etj… E nderlikuara behet e tille si sinergji te thjeshtash. Te cilat ekzistojne. Ka nje analogji me strukturen e proteinave superiore: ato perbehen prej aminoacidesh te thjeshta. Qe te pervetohen, ndodh procesi i anabolizmit dhe i katabolizmit; zberthimi eshte nje MUST; pervetimi eshte thjesht ribashkim i te zberthyerave te thjeshta, sipas apapratit te cdo pervetuesi (ne kontekst, lexuesi) ne struktura sinergjikisht me te larta.

    Pra, i dashur LostT, eshte detyrimisht nje segment thjeshtezimi ne kete pune. E nderlikuara (qe e permban te thjeshten) dhe kriptikja as nuk kane pika takimi fare. Kriptikja kerkon te cfaqet si e nderlikuar; por deshton pikerisht sepse nuk ka elementin baze te te nderlikuares: zberthimin ne elemente te thjeshta. Nuk ka elemente te thjeshta fare. Dhe mos harro te fundt fare, energjia e lire clirohet pikerisht ne momentin e zberthimit ne te thjeshte.

  66. losttext thotë:

    30 July 2008 @ 7:18 pm

    Em, poezia kriptike mund fare mire te jete e cilesise shume te dobet, jam shume dakort me kete, por ideja e “kufirit ke thana,” s`me pelqen, sepse nje censure e tille ka shume pak shance praktike dhe deri kufizime etike per t`u vene ne jete.

    Kufinjte tregojne vetem durueshmerine, jo pranimin

    Kur vjen puna ke kjo qe po flasim, kufijte jane dhe mbeten fiktive, dhe per mua, justifikim per spekullime e censura te panevojshme. Sic e thashe dhe ke komenti drejtuar avocados-it, lexuesi e ka ne dore ta mbylle faqen apo ta flake librin ne qoshe. Mund te argumentohet, deri ne pafundesi, se cdo gje, edhe “kriptikja” detyrimisht perbehen prej elementit te thjeshte, e keshtu deri ne zberthimin qe i afrohet me natyrshem perfytyrimit dhe imagjinates njerezore (aminoacided e thjeshta qe permend ti, mund te zberthehen tej e me tej).

    Ne kete kuptim, jo vetem gjerat e thjeshta kane licencen dhe te drejten e te qenurit te bukura/gjeniale, kur duket me e pranueshme e kunderta e kesaj, qe gjerat e nderlikuara shpesh jane gjeniale pikerisht prej kombinimit, perdorimit dhe zhvillimit te perftuar prej elementit te thjeshte.

    Sic e shef, ka nje pike ku ky muhabet hyn ne pragun e spekullimit, dhe dikujt i duhet shume kujdes kur del me deklarate sesi duhet apo s`duhet te jete nje veper arti.

  67. Vemendje thotë:

    30 July 2008 @ 7:44 pm

    Hekurin rrife (farketoje) sa te duash, ai formen nderron dhe po hekur mbetet. Duhet kombinimi i elementeve te floririt, per te perfituar flori..

  68. emigrant thotë:

    30 July 2008 @ 7:47 pm

    LostT, para se te vazhdojme ket diskutim (nqse do, of course), per kollajllekun tim nje pyetje: ti apo PF e keni pasur ate vargun me “kater lule-dielli” - u be goxha kohe qe e kam lexuar dhe s’me kujtohet fiks autori. Do doja ta perdorja si shembull, si detaj, (I like it, by the way!), por me lehteson pune po te me thuash qe e ke shkruar ti ose jo, sepse do di si ta kerkoj.

  69. losttext thotë:

    30 July 2008 @ 8:00 pm

    jo, em-o s`eshte i imi

  70. emigrant thotë:

    30 July 2008 @ 8:29 pm

    Yup! Eshte peshku fluturues. Opus 341.

    Vargjet:

    Por tani dielli ka perënduar.
    Katër luledielli të cmendura nuk dinë nga të vërtiten
    në ajrin e vakët të mbrëmjes
    dhe hëna pritet të ndricojë.

    Diskutimi/pyetja: pse kater? (luledielli) Mos jane 4 anet e horizontit?

    Autori: (s’di sa here ia kam heq kapelen per kete pergjigje!!!): as vete se di. Ja kam fut ashtu kot. (PF, s’te kom krahasu kot me klasiket une ty! :D :D )

    Doja thjesht te tregoja, me material te peshkut dhe hic me larg, nje rast kaq relevant kur nje autor i respektuar (me bosht pra, jo midhje, nuk ben asnje poze kriptike, do te thote mbase qe i erdhi nga nen-ndergjegjia ashtu, si nje kumt vetjak, qe jo domosdoshmerisht ka nje kuptim te rrokshem - 5 luledielli do kishin qene pese kontinentet e banueshem, gjashte do kishin qene gjysma e dishepujve e keshtu me rradhe… ti me kupton mire mua, B!)

    Eh, LostT-o, kane qene kohe te arta te Peshkut keto… me ka marre vertet malli per ilirianin! Llukan, coji shume te fala prej meje kur ta shohesh!

  71. Vemendje thotë:

    30 July 2008 @ 8:39 pm

    Koha e arte e peshkut eshte kurdohere, nqs ndalojne mbjelljen me hekurishte, hekuragjinjte si ju Emigrant dhe PF.

  72. losttext thotë:

    30 July 2008 @ 8:54 pm

    Nuk e di c`fare vertetove me kete shembull, emo, sepse me gjithe respektin per PF-ne, ai mbetet vetem nje, dhe jo pergjithesues, jo kut mates, jo e vertete e pamohueshme.

    @Vemendje - Miqesisht, do ju lutem te ndaloni sulmet personale, sepse s`ju kane hije. Secili prej nesh mund te kete mospelqime apo inate me dike, por jane permbajtja dhe dinjiteti ato qe na vecojne nga harbuteria dhe vulgariteti. Flm.

  73. emigrant thotë:

    30 July 2008 @ 9:07 pm

    LostT, ishte nje rast qe mua me ka mbetur ne mendje, pasi shi kur “pritshmeria” ishte per gjoja kuptime te thella, kriptike, qe nuk thuhen ose kuptohen ksh’u lehtshem, pasi kritika po bente “drill down” per kumte e nenkumte pas nenshtresash te shtresezuara, vjen aq natyrshem pergjigjia e autorit, qe nxjerr instinktin krijues mbi tryezen e debatit, qe i ndal udhen nja 30 komenteve te tjera te mundshme mbi 4 lulediejt kriptike, qe natyrisht do vijonin nga mjeshtrat me ose pa diplome qe (mendojne se) kane monopolin e kritikes se kritikes kritike…. Ishte nje nga ato castet fatlume per mu, LostT. Krahasueshem me ate “when did you get the call” qe perdorin murgjit. Mbase ekzagjeroj. Ka qene krijim dhe diskutim i hapet, ndaj dhe si mora leje PF qe e solla ketu ate episod. Per cdo pasoje tjeter “leshterikse”, PF me fal dhe ma bej hallall!

  74. Vemendje thotë:

    30 July 2008 @ 9:16 pm

    “Secili prej nesh mund te kete mospelqime apo inate me dike, por jane permbajtja dhe dinjiteti ato qe na vecojne nga harbuteria dhe vulgariteti.”

    mospelqime, apo inate + permbajtje dhe dinjitet = harbuteri dhe vulgaritet.

    logjikisht, me resperkt. Flm

  75. Idris thotë:

    30 July 2008 @ 10:00 pm

    Mund te hysh dhe me nje mendim sinergjik per te tre komentuesit (jo me theniet e “te semurit” dhe pa i perfshire ato si te thena :P)…them se perfshihen padashje ne Sensin e Mases te cilin AI :) e sintetizoi ne shprehjen :
    “Armiku me i Rrezikshem ,eshte Ai qe Harrohet”… :D
    Personalisht pak me teper anoi nga LOST por duke dashur ti shtoj edhe nje gje te njohur Boterisht….askush nga “rrymaxhijte” si XHOJS apo te tjere te “shkare” nuk kane perbere “Linje ” ne Letersi…si pasoje ka qene nje tjeter KUT mates … T R E G U .
    Pra nje kunderti ndaj prurjes se Avocados ka te njejten domethenie si nje kunderti e tij ndaj prurjeve te te tjereve…..
    Dhe ne se ruhet koncepti Letersi , ai ruhet pikerisht se Prures te “shkare” kane qene nje perjashtim brenda lloit , me te njeten fizionomi si te lloit ,
    por tashme te ardhur si nje degezim , pa prodhushmeri te Larte…dhe… Kane qene Aq te Vecante ( ne BOTE ) sa korraca e tyre nuk mund te thyhet nga “diletante” qofshin edhe “kriptike” te perfaqesuar ne komplikimin e vargut apo mendimit nepermjet “mufatjeve” te fjaleve qe japin kuptimin per Krahasimin….
    Si te tille pra , vargezues te mendimit njeri nen tjetrin , apo si perpunuse te mendimit ne rendin njeri pas tjetrit , pruresit dhe VECANERISHT prurja behen te pranueshme e te BLESHME kur krahasimi prek jeten teorike apo praktike te shoqerise se organizuar te pranuar pergjithesisht si i TILLE….
    Kur fillon pastaj e ben “sy te pjerret ” e “hekur te rrahur qe s’bejne flori ”
    apo”kembana qe s’bien per kater kisha” apo dhe “kater luledielli” :) sado dashamires qe mund te jesh , patjeter qe do krijosh nje GROPE e nje HENDEK ne te menduarit normal te njerezve qe mendojne e shijojne pa komplikacione por T H J E S H T E .
    Dhe pyetja nuk duhet te vonoje…..
    Kush eshte Ky qe ka shijet ne ZIQE ????? :P :P :P :) :) :)
    TREGU !!!!!!!!!!!!!

  76. lulian kodra thotë:

    30 July 2008 @ 10:06 pm

    “Mendoj qe nje poezi kriptike eshte pa kushte e keqe!”

    Ma kap i icik fillin ketu Cimo. Une mund te them, psh, qe cdo poezi, eshte pa kushte, kriptike. Dhe kjo eshte mese normale, pasi psh, ne nje poezi je i influencuar nga eksperienca personale, qofshin reale, qofshin artistike, eksperienca te cilat jane te ndryshme nga eksperiencat e lexuesit. Keshtu qe, ne qofte se kodi, apo gjuha e nje poezie percakton ndjesine e autorit nga nje krah, percakton gjithashtu ndjesine e lexuesit nga krahu tjeter, dhe kuptimi qe ka dashur te jape autori, mbetet sekret, kriptik ne ate mase sa autori eshte nje person i ndryshem nga lexuesi. Kjo kriptike, nuk mund te zberthehet kurre e plote, dhe eshte ndoshta pikerisht kjo, prania e eksperiencave personale te autorit, “te tjetrit”, qe e ben nje poezi te bukur. Kjo eshte edhe arsyeja ndoshta, qe ndonjehere poezite qe shkruaj vete, me duken me te kotat, pasi nuk ka asgje qe nuk e kuptoj mbi poezine time, nderkohe qe poezite e tjetrit e kane gjithmone sharmin e dickaje sekrete, kriptike, personale, qe sado te perpiqem t’a zberthej, i perket vetem autorit, por qe sidoqofte, ofron nje ballafaqim te drejtperdrejte.

    Sidoqofte, kam pershtypjen se konstatimi jot, mbi te gjitha poezite kriptike qe jane detyrimisht te keqia, ka te beje me ato lloj poezish kur kriptika eshte qellim i poezise. E megjithate, edhe ne raste kur kriptika eshte qellim ne vetvete, ka poezi qe jane shume te mira, dhe kjo varet se sa eshte arritur qellimi. Kjo poezi psh, http://www.peshkupauje.com/kodi-i-tradhetise/2008/03/28/ ka pasur per qellim te jete kriptike, dhe ti nuk e kursyer pergezimin. Cka me ben te bie dakord me Lost. Kujdes me kufinjte.

    p.s. Vemendje, mos e tepro.

  77. lulian kodra thotë:

    30 July 2008 @ 10:14 pm

    Joooo Idriz, nuk eshte ceshtje tregu. Joyce, hap rrugen per Wolfe, Kafka, Beckett, Nabakov. Lexo me kujdes me poshte, dhe bindu qe nuk eshte Nabakov, por Joyce ai qe flet.

    Lolita. Light of my life. Fire of my loins. Lola. My Lo. My Love. The tip of the tongue takes a trip of three steps down the palate to tap at three on the teeth. Lo. Lee. Ta.

    (Nga memoria. Ndjese per gabimet).

  78. emigrant thotë:

    30 July 2008 @ 10:27 pm

    Idris, paske ardhur? :D

    Ne nje koment qe nuk doli i thoja LostT-it qe bash ne castin kur pritej qe autori (PF ne ate rast) te merrte poza kriptike, heshtje asgjethenese (qe do shitej si shumethenese ne fakt), numerologji e gjalle, nente kumtet e numurit 4, gjashte nenkuptimet e lulediellit, 13 medyshjet e petaleve, etj etj, tjetri, me nje hapje carmatosese, shkon edhe thote “gjemen ne kuptimin e thagmes”: ashtu me tha shpyrti, mer”, ose “kur po vija pardje, vertet pashe 4 luledielli, por mund te kisha pare edhe pese”, ose “ato lulediellit jane produkt i paster i trurit tim, qe per nje aresye a tjetren, si rezultat i perqendrimit te triptofanit mbi hipotalamus, urdheroi te ishin 4 dhe jo 5, apo, Zoti mos e dhente se nga goja nuk vjen gje, 3!!! :( ;) :P E rendesishme Idris, eshte qe ne e morem mesazhin, ato 4 lulediellit me gjase rasat Hungarie ;) nuk po dinin nga te venin, dielli i mashtronte, ai shume po ndrinte dhe pak po nxehte….

    Qe thua Idris, gjithashtu, i thoja te nderuarit tone PF, qe te me ndejente qe i kisha marre ate shkrim per shembull libresk, por meqe jane komente dhe prurje publike, pse jo thashe …. ndjesen kryesore, ne fakt, ja kerkoja per cdo efekt “leshteriks” qe do vinte nga debati per emrin e tij te nderuar.

    Tani perfytyro kete: “Parisi naten” (kryeqyteti i Frances ky). Tablo. Nje kuadrat i zi. Kaq. As drite, asgje! Dhe 324 komente mbi te erreten e Parisit, qe eshte ndryshe nga e erreta e Kasharit, ose (Zot na fal) e Skeles ne Vlore…. Perfytyro dhe poezine pa titull (kjo zakonisht vihet me tre yje “***” dhe s’di pse jo me pese, te pakten te na kujtonte nje hotel klasi), me nentitull “Orvatje per Hai-Ku”, poezi nje vargeshe e perbere nga dy shenja te perseritura pikesimi, me konkretisht dy pikepyetje “??”. Pikepyetja e pare ka karakter lirik, qe thyhet rendshem nga e dyta, per te cilen ne jemi gati te shkruajme essera te pafundme glorioze, frymembetese….

    Ne menyre jo kriptike, te uroj shendet! :)

  79. emigrant thotë:

    30 July 2008 @ 10:31 pm

    Lulian, nuk flas per ate lloj misteri qe e ke fjalen ti! Qe ngjall kureshtine e bukur. Qe degezon (me sakte e udheheq) mendimin edhe ne rruge te cialt autori nuk i ka shpene (ne menyre te ndergjegjshme ne mend). Ai mister eshte si vel nate! Une flas per mur te shemtuar qerpici. Qe te kuptohemi.

    Kodin e tradhetise une nuk e shikoj ne asnje menyre si krijim kriptik! Ai krijim mua me flet. Kriptikja nuk flet. Ajo thjesht zhurmon. Eshte “white noise”.

    C’na e kujtove Kodin! :) Vertet e kam pelqyer:

    Shush!

    Ne qender te terraces qe quhet “Terraca e Tigrit Blu”,
    Mbeshtetur trupin ne nje shtambe shatervan me vere te kuqe
    Te larte sa nje zot te larte sa nje njeri,
    Ti, gri sipas furcave genjeshtare te diskut te argjendte,
    Mbretereshe me gjoksin si limona te bardhe
    Dhe me trendafilin mes shaleve te zi,
    Me vjedh vemendjen, ndjen syte e mi te zbehte mbi ty,
    Dhe prej veshtrimit tim te varur ne heshtjen tende ftuese
    Me terheq si dru i thare drejt pendeses se perjetshme.

    Yup! Right on! Mrekulli!!!

  80. Idris thotë:

    30 July 2008 @ 10:53 pm

    Emigrant!
    Here tjeter them se duhet te jesh me i informuar per teza te “vargezimit” te nje rryme si ajo me lart ( vargezim -si vergje duhani )
    Themelusi i kesaj ka qene LENINI ( me qe e ke INAT !!! ) me thenien :
    Nga LIBRI del LIBRI :P :P :P …PO jo i njejti LIBER :) :) :)

  81. Idris thotë:

    30 July 2008 @ 11:11 pm

    Julian i nerum!
    Besoj se qe nga koha e PUSHKINIT ne poezin “Bisede me Librashitesin” gjerat jane qartesuar mjaft!
    Librashitesi:
    C’eshte fama dhe Lavdia
    nje shperblim qe duket
    ne leckat e POETIT-QARTE!
    Flori-flori na duhen
    Flori rrembeni poshte e lart.
    Ndoshta do te thuash se gjerat nuk jane kaq te thjeshta por pa nenvleresuar mendimtare te fuqishem te kohes (qe megjithse nuk i njoh them se egzistojne-per letersine) qe nga ajo kohe pra TREGU dhe vetem TREGU e ben te vleresueshme nje Bestseller….dhe sado i madh dhe me
    i MADHI te gjithe Dramaturgeve eshte SHEKSPIR askush nuk do te merrte guximin (riskun) sot per ta BOTUAR per te pritur fitimet si per nje BESTSELLER.
    Patjeter qe perdora emrin tuaj per t’ju drejtuar JUVE dhe jo per te thene se kjo qe mendoj une eshte VETEM KESHTU :) Me Respekt!

  82. Vemendje thotë:

    30 July 2008 @ 11:13 pm

    “Mund te hysh dhe me nje mendim sinergjik per te tre komentuesit (jo me theniet e “te semurit” dhe pa i perfshire ato si te thena :P)…them se perfshihen padashje ne Sensin e Mases te cilin AI e sintetizoi ne shprehjen :
    “Armiku me i Rrezikshem ,eshte Ai qe Harrohet”… ”

    sherim te mbare!

    “…askush nga “rrymaxhijte” si XHOJS apo te tjere te “shkare” nuk kane perbere “Linje ” ne Letersi…si pasoje ka qene nje tjeter KUT mates … T R E G U .”

    Nga do ta kthesh hekurin n’gji, ai armiq do gjej.

    Lulian, e pranoj, ta kisha borxh; te mos e teproj.

    Sa per poezine tende te “Kodi i tradhetise” qe lexova; Poetika del nga vrimat e nje shoshe, qe s’ka pse perdoret, pasi s’ka as gje me te gunguar(madhe) se brimat e saj (shoshes). Deri sa konsideron rishikim te perjetimeve (poezive), konsidero ato si te reja, me burim te njejte.

  83. lulian kodra thotë:

    30 July 2008 @ 11:23 pm

    “TREGU dhe vetem TREGU e ben te vleresueshme nje Bestseller.”

    Idriz, ke te drejte. U keqkuptova. Nuk e vura re qe po flisje per Bestseller. Mendova se po flisje per Letersi.

  84. Idris thotë:

    30 July 2008 @ 11:27 pm

    Po JUL!
    Flas per Letersi qe SHITET e blehet per tu LEXUAR…Jo per libra e krijimtari tip MJESHTRASH te MEDHEJ qe flejne sepeteve … e kur ndrrohet shtepia, gjeja me e kshillushme eshte te DIGJEN si produkt pa vlere…per te mos i perdorur dikush mendimet e MJESHTRIT si ” Letra te Zhubravitura”
    Do thuash jo kaq rende … :) MIRE …Jo per adoleshente…. as per ata qe vazhdojne Institutin e LETERSISE :) :) :)

  85. lulian kodra thotë:

    30 July 2008 @ 11:33 pm

    “Por i dashur, letersa nuk eshte matematike apo “slang te lepirash”…”

    E vertete. Letersia eshte “domain of experience”, dhe nje “domain” i tille, eshte edhe Peshku pa Uje, ku ka edhe letersi, edhe letrare.

  86. Degjo Mjeshtrin TI thotë:

    30 July 2008 @ 11:36 pm

    “Nga Ben Andoni

    Mëmëdhembje

    Një publicistikë moderne, ku kultura dhe rrëfimi nuk kanë hapësirë të kufizuar. Ato shtrihen tej ndjesive, ndërsa kanonet e letrave mbeten pa rëndësi në dukje. Ky është libri i parë i Shkëlqim Çelës me titull “Mëmëdhembje”, që vjen përmes botimit të “Albin”

    Nuk ka rëndësi se kush është. Nuk ka rëndësi se nga vjen. Me sa duket rëndësia e fundit mbetet në atë çfarë i jep dritë dora në fund- faqeve të bardha. Dhe, Spiro Dede, botuesi i “Albin”, kur ka vendosur që të botojë librin e parë të publicistit me titull “Mëmëdhembje”, nuk ka hezituar. Është një prozë, ku mungojnë kanonet e sakta të letërsisë dhe një publicistikë, që më mirë mund ‘ta kuptosh’ përmes matricave ose formulave të ngatërruara të statistikës… ”

    Kush me ndihmon te marr vesh ndonje gje nga kritika me siper?

    Zoti Cimi sigurisht, sepse ai e ka zet ‘kriptiken’

    ai kumton:

    “E nderlikuara behet e tille si sinergji te thjeshtash. Te cilat ekzistojne. Ka nje analogji me strukturen e proteinave superiore: ato perbehen prej aminoacidesh te thjeshta. Qe te pervetohen, ndodh procesi i anabolizmit dhe i katabolizmit; zberthimi eshte nje MUST; pervetimi eshte thjesht ribashkim i te zberthyerave te thjeshta, sipas apapratit te cdo pervetuesi (ne kontekst, lexuesi) ne struktura sinergjikisht me te larta.”

    Une po pres…
    Ne po presim…
    Ata / Ato po presin….

    dhe pse ju djeg kaq shume hipokriteve me profesione t’vjedhura ne forume, sepse kane frike qe dikush neser pasneser, dikush qe ka studjuar nderkohe qe keta merreshin me mashtrime e llustra te vetvetes, do te bej punen e vet… mjeshtrine e vet…

    Kaq kisha,
    ju vazhdoni…

    C’urrejtje, kjo eshte dashuri e kulluar… kjo eshte poezi…

    por mos me pyesni se “c’eshte poezia”, se pastaj duhet te shkoj tek komshija perballe “Estetika” e s’di nese do te dal me nga atje, nese Vizitorja e inatosur “Kritika” s’do te me kujtonte se ekzistoje per filan aresye…

  87. avocados thotë:

    30 July 2008 @ 11:40 pm

    @ Lost

    Po i marr me rradhe edhe pse nuk e di tani sa do jem ne gjendje ti qendroj bushtit pa dale ne probleme te tjera:

    1. Kriptogramia e shfaqur dendurisht ne poezine e sotme shqipe, edhe atehere kur nuk ka pse te jete kriptogramike, mendoj qe eshte nga difektet me te medha dhe me te kamufluara.

    Nga cila permase i thua keto gjera? Dmth, kush e vendos se sa ka nevoje apo jo poezia te jete kriptogramike? Nese nje poezi eshte kriptike, a duhet marre si dobesi e krijuesit, apo lexuesit, dhe fundja, a nuk te duket mbytes dhe izolues vendosja e cfaredo kufiri? Dua te them qe nese nje lexues ka shume mundesi nese nuk e pelqen apo kupton nje krijim.

    Pergjigje:
    E pohoj prape, pa medyshje, letersia e sotme shqipe qofte proze apo poezi eshte kapur ne gracke nga dukuria e Kriptikes ( le ta quajme shkurt keshtu). Kjo e ka nje shpjegim por nuk e justifikon gjendjen: si reaksion ndaj thjeshtezimit te tepruar te nje letersie qe u zhvillua ne disa korniza, qe tashme te gjithe I njohim.
    Mendoj se tamam ky hermetizem I tepruar, I pakuptimte ne nje kohe kur shoqeria vete eshte me e hapur se kurre, e ka bere letersine sot, te merzitshme, te palexueshme, gati torture, e si pasoje te pa interes per lexuesin. Faji pse letersia sot ndihet e huaj dhe pa efekt eshte ( po perdor shifra per efekt ideje) 80% e autorit, 19% e lexuesit dhe 1% e vendosjes se keqe te planeteve ( kidding ketu – no replica pls). Me lexues ne kete rast, po konsideroj nje lexues te kualifikuar, me njohje te mire te letersise.
    Emigranti ne nje koment te mesiperm e ka trajtu bukur fare raportin e gjeniales me te thjeshten. Shembulli vertet eshte sjelle nga nje shkence natyre, por vete jam e prirur te besoj se dhe letersia ka nje logjike te perafert kur vjen ceshtja tek koncepti I se bukures. Kriptikja pra, kerkon te duket si e nderlikuar ( kjo eshte fantastike si shprehje e ne vazhdim), por nuk eshte.
    Cfare po them deri tani nuk ka te beje asfare me vendosje kufijsh per nje krijim, por me sensin e mases
    .
    2. thua me tej qe,
    Eshte shume e veshtire te hedhesh poshte nje krijim hermetik apo kriptogramik,
    . Eshte ky qellim ne vetvete?
    Pergjigje:
    Jo. Por vetvetiu kur je perpara nje krijimi te mbyllur aq fort, tek lexuesi aktivizohen mekanizma vetmbrojtes. E para gje, sigurisht mund te ndodhe ta flake tutje, nje tjeter qe mund te qelloje me kurioz e me I duruar mund te torturohet ne vazhdimesi si peshkatari i essese ….e ne fund?
    – dranger-drung kembore e madhe, qumeshti gjysem okare!

    3. madje as vete autori nuk e di per cfare e ka shkruar.

    Cne gjithe kjo siguri, sikur je ne koken e cdo autori…

    Pergjigje:
    Nuk eshte aq e veshtire te dallosh shenjat e nje mendje krejt konfuze e te paqarte per cfare po shkruan. Gjen neper forume e blogje e ne libra me dhjetra shembuj te tille, por per arsye Netike, nuk po sjell asnje. Eshte fare e lehte t’i dallosh.

    4. Zakonisht kriptogramia shfaqet si simptome kur i meshohet ekzistencializmit apo temave te tjera abstrakte, qe me se shumti jane pasoje paqartesish e njohjesh

    me nje fjale te gjithe ata qe kane shkruar per egzistencializmin, abstraksionizmin apo post-modernizmin paskeshin qene te paqarte dhe te manget ne njohuri?

    Pergjigje:
    Fatkeqesisht po. Ceshtjet e ekzistences asnjehere nuk jane percaktuar qarte, eshte terreni me mistik e me I panjohur megjithe eksperimentet e pafund per ta eksploruar. Disa te tille kane rezultuar te suksesshem si Kafka, Xhojsi, Kamy etj, sepse kane dite te hedhin masen e duhur te kripes ne gjelle. Plus kane qene me te talentuar se bashkekohes te tyre qe jane harruar me kohe.

    5.Gjerat gjeniale jane te thjeshta. e anasjellta nuk eshte e vertete.

    I bie qe Xhojsi, Borhesi e shume nga sera e famshme e krijuesve nuk paskan qene gjeniale, meqe jo dhe aq te thjeshte…

    Pergjigje:
    Po rishkruaj dhe njehere pjesen e dyte te mendimit, meqe seshte kuptuar: Jo cdo gje e thjeshte eshte gjeniale. Por meqe kjo ka te beje me shume me te kunderten e kriptikes, thjeshtezimin, nuk po zgjatem.
    Emrat qe permend jane te medhenj, sepse mesazhet e tyre jane njekohesisht gjeniale dhe lehtesisht te absorbueshme dhe te pranueshme. E mbi te gjitha- mesazhe te Verteta qe u flasin njerezve.

    6. Me ndje nese u zgjata shume, por kritika dhe verejtjet e tua me persollen qendrimet e kritikes socrealiste (thjesht, paster, bukur, sakte, etj)
    Pergjigje:
    Kenaqesi qe debatoj ne nje teme te tille e rri pa merak, quaje si te duash kete qendrimin tim, s’me mbetet hatri, perderisa flas me mendjen time.

  88. lulian kodra thotë:

    30 July 2008 @ 11:43 pm

    Idriz, Libri i Rudina Xhunges eshte Bestseller, librat e Brunilda Zllamit jane Bestseller, e shume e shume te tjere, nga vendi dhe bota, qe shiten e blehen per t’u lexuar, por qe hakshe, hakshe, nuk jane Letersi, por “yje”. Eshte bukur te shikosh yje qe bien dhe te thuash nje deshire. Deshiroj… Deshiroj… Deshiroj te kisha kursyer leket.

  89. Vemendje thotë:

    30 July 2008 @ 11:43 pm

    “dikujt i duhet shume kujdes kur del me deklarate sesi duhet apo s`duhet te jete nje veper arti.”

    per keshilla si kjo e kisha fjalen Lost, jo per lutjen, se fatkeqesia eshte kur dikush degjon dike qe s’do te degjoje.

    Poezia eshte kriptike, shkroi Luliani. Degjo mjeshtrin ti, u cilesua si kriptik, nga kush? …geagjeze, per heku-gjinje.

  90. Idris thotë:

    30 July 2008 @ 11:50 pm

    U shtuan keta qe kane nevoje per tu “vizituar”… :P :P :P
    Apo je rritur ne shkallezim te semundjes si “mjeshter i madh….”
    I ke pire ilacet sot ? Apo vazhdon te njejten kure si me pare me ilace qe te “shkaktojne peshtjellim” nervor dhe “te vjella” kur lexon. ?
    Ndroje kuren dhe mos JU ndaj vizitave te shpeshta e te shpejta….
    Kalma PEPE ! E dime qe s’ke nevoje per mendime e komunikime “normale”,
    por mos u shqeteso..JEPI se clirohesh edhe ne kete menyre ….
    Je i pranushem sepse e di vet ti mo…qe nga koha qe atij nepunesit ju propozua vend pune ne Administrate se “bumja” i kishte hequr K@QET,
    s’ka kush e ben ate detyre.. :) Hajde prape!

  91. lulian kodra thotë:

    30 July 2008 @ 11:53 pm

    Shkelqim Cela: ““E nderlikuara behet e tille si sinergji te thjeshtash. Te cilat ekzistojne. Ka nje analogji me strukturen e proteinave superiore: ato perbehen prej aminoacidesh te thjeshta. Qe te pervetohen, ndodh procesi i anabolizmit dhe i katabolizmit; zberthimi eshte nje MUST; pervetimi eshte thjesht ribashkim i te zberthyerave te thjeshta, sipas apapratit te cdo pervetuesi (ne kontekst, lexuesi) ne struktura sinergjikisht me te larta.”

    Ben Andoni: “Është një prozë, ku mungojnë kanonet e sakta të letërsisë dhe një publicistikë, që më mirë mund ‘ta kuptosh’ përmes matricave ose formulave të ngatërruara të statistikës… ”

    Me fal Mjeshter, por a nuk eshte nje pershkrim i sakte nga Ben Andoni i pasazhit ne fjale te Celes? Apo mos do te thuash se Kritika (ajo me K te madhe) nuk ka nevoje per pershkrim? A nuk thote Ben Andoni se kanonet e sakta te letersise nuk te hyjne ne pune ne qofte se do t’a kuptosh? Kanon letrar, estetik? WTF? Lexoje edhe njehere. Kesaj rradhe perpiqu te perdoresh “matricat ose formulat e ngaterruara te statistikes.”

  92. Idris thotë:

    30 July 2008 @ 11:54 pm

    Juli dhe EM !
    Urrejtja eshte motiv nxites sa edhe Dashuria…Dhe jep Produkt…
    Nervozizmi dhe INJORANCA jane kshilltaret me te keqij…Por keto mos ja vishni kot MJESHTRIT! :(..Ai ne asnje rresht nuk i ka cfaqur… :P :P :P

  93. emigrant thotë:

    30 July 2008 @ 11:56 pm

    Mjeshter, shume mire qe ke studjuar. Hallall! Nqse nuk kupton gje nga shkrimi i Ben Andoni, pyete, se besoj qe kontaktin duhet ta kete publik. Per ate c’ka citohem une, pra analogjia e zberthimit te informacionit me zberthim-pervetimin e lendes, me vjen keq qe nuk kupton. Nuk te ndihmoj dot, vertet. Ato mbiemrat “hipokrit” e ku di une, as na ndihmojne fare ne kete diskutim.
    Ki parasysh nje gje: kufijte midis disiplinave ka kohe qe jane shume te paqarta. Ka njerez qe matematiken e quajne gjuhen e vertete te natyres. Une nuk do mllefosesha sikur ti te flisje per matematike. Mgjse me etiketon hipokrit, per nje cast te vetem me beso per kete. Zbulimet me te medhaja (edhe ne matematike) kane ardhur nga njerez jo te profesionit (jo me ate diplome). Po te kujtoj vetem nje emer: Ramanujan! (ka qene punonjes poste; go figure! ti e di sa e merzitshme eshte ajo pune. Jo me kot ka dale shprehja “go postal”)

  94. lulian kodra thotë:

    30 July 2008 @ 11:56 pm

    Dhe une si k@qe vajta dhe klikova.

  95. emigrant thotë:

    31 July 2008 @ 12:17 am

    ardi, do me interesonte ndonje kritike per shkrimin vete.
    Ajo qe me ka mbet ne mend deri tani eshte kritika e PF qe shkrimi ka shume lende (informacion), ka shume ngjeshje pra, dhe edhe pse ai nuk e thote drejtperdrejt, kjo mund te rezultoje lodhese ne lexim. Pra ideja ishte qe shkrimi duhet ti humbase disa lbs wieght… ka nevoje per gym pra…

  96. Idris thotë:

    31 July 2008 @ 12:19 am

    Juli :) ! Ai postimi im i 10 e 53 kishte te bente me JU !
    Lexoje po pate kohe. :D
    Per kete qe shkruan me siper ,PIKERISHT per ate e kam fjalen SOT!
    Rudina ne se eshte shitur me shume se Emigranti …patjeter eshte me e MIRE…dhe Emit i duhet KOHE te vije tek ajo
    (dmth tek lexusi Shqiptar … :) :) pa patur parasysh sec mendojme ti apo une si normal , apo edhe te semure menderisht… SOT ! Neser mund te jete ndryshe…..Shoqeria mund te behet edhe paranoiake ne kuptimin e sotem :(
    Ne se nje qe bente tregime me qen (nga K…..-thonte) lexohet vetem si per QEN , kjo do te thote qe s’ka vlere ose ka per ata qe shkruan ,sado qe per Mjeshtrin e MADH mund te duket si arritja me e madhe e kohes ne LETERSI!

  97. Vemendje thotë:

    31 July 2008 @ 12:19 am

    C’te kerkosh nga kriptika ‘degjo mjeshtrin ti’, ketu kemi te madh sa nje elefand, karton, qe i shohim te qepurat cdo dit, dhe ai vazhdon te shitet pi verteti.

    Idris,
    jam i mundur, s’ka ilac te sheroj, ty apo mua, s’eshte per ne te dy ta gjejme, po di te shoh militantizmin tende fanatik (paksa te dale kohe), dhe inatin e Emigrantit (te dy personal), si gjenerator te mendimit tuaj.

  98. lulian kodra thotë:

    31 July 2008 @ 12:29 am

    “4. Zakonisht kriptogramia shfaqet si simptome kur i meshohet ekzistencializmit apo temave te tjera abstrakte, qe me se shumti jane pasoje paqartesish e njohjesh

    me nje fjale te gjithe ata qe kane shkruar per egzistencializmin, abstraksionizmin apo post-modernizmin paskeshin qene te paqarte dhe te manget ne njohuri?

    Pergjigje:
    Fatkeqesisht po. Ceshtjet e ekzistences asnjehere nuk jane percaktuar qarte, eshte terreni me mistik e me I panjohur megjithe eksperimentet e pafund per ta eksploruar. Disa te tille kane rezultuar te suksesshem si Kafka, Xhojsi, Kamy etj, sepse kane dite te hedhin masen e duhur te kripes ne gjelle. Plus kane qene me te talentuar se bashkekohes te tyre qe jane harruar me kohe.”

    Suksesi nuk qendron tek masa ne kete rast, ne qofte se do flasim tamam, por tek ekstremizmi, mungesa absolute e kufinjve, aq sa keto kufinj i takojne te gjallit dhe te vdekurit njesoj. Eshte kontradite te thuash nga njera ane se ka pasur nje eksperimentim te pafund per te eksploruar ceshtjet e ekzistences, dhe nga ana tjeter te thuash se te suksesshmit kane ditur te hedhin masen e duhur te kripes. “Nuk ka vecse nje problem filozofik vertete serioz, dhe ky eshte vetvrasja”, thote Kamy. Ne kete kontekst, pervec atyre ekzistencialisteve qe jane permendur si te suksesshem per hir te mases, do shtoja edhe dy te suksesshem te tjere, Heminguej dhe Cvajg. Sa i perket njohurise ne kete fushe, me se dakord. “Fali At, se nuk dinin c’benin.”

  99. Idris thotë:

    31 July 2008 @ 12:37 am

    E shoh Vemendje ,e shoh!
    Me fal qe te kam renduar…ndoshta nuk eshte e drejte per JU …
    Por une e kam me NICK-un qe bart keto mendime, jo me JU personalisht !
    Ndoshta si person mund te mos jesh “kriptik” :P. Ne te kundert ashtu si dhe une dhe per me teper , me shume se “gjysem gote PLOT”…por ja c’ti besh …keshtu na kane mesuar ne shkolle kur NICK-u cfaq te tilla siptoma , ne te shprehur Pa Kuptim (ose qe i kupton vetem vete cfare do te thote ose edhe MJESHTRA :P :P :P ) ..MIRE eshte qe te VIZITOHET…..dhe kjo them se nuk te ben KEQ…Ose nga masat qe merr vet ne menyre te MENJEHERESHME ndron KUREN ose DOZEN…
    Sherim te Shpejte! Provo se eshte shume e shpejte dhe FRYTDHENESE !
    Ty si e semure nuk te takon…por hajt mo ..Ne se EMI ka KUNDERSHTARE shpesh edhe te tipit SH.QOSE te gjithe e dine qe jam UNE ashtu si dhe une e di qe me ben OBJEKT…gjithnje per NIC(qet) : )
    Hajde se nuk jemi te “mbrapsht” :) :) :)

  100. lulian kodra thotë:

    31 July 2008 @ 12:37 am

    “Juli :) ! Ai postimi im i 10 e 53 kishte te bente me JU !
    Lexoje po pate kohe. :D

    “Emigrant!
    Here tjeter them se duhet te jesh me i informuar per teza te “vargezimit” te nje rryme si ajo me lart ( vargezim -si vergje duhani )
    Themelusi i kesaj ka qene LENINI ( me qe e ke INAT !!! ) me thenien :
    Nga LIBRI del LIBRI :P :P :P …PO jo i njejti LIBER :) :) :)

    Po une s’jam Leninist o i uruar. Me ngaterron me veten ;) ose me Vemendjen :D

  101. Degjo Mjeshtrin Ti thotë:

    31 July 2008 @ 12:40 am

    Te rente llotaria atehere Cim-o! Na thuaj dhe neve te shkreteve kur te besh zbulimin!

    Mos i rente radha Mjeshtrit te merret me shkrimet e tua, se ai s’do quhej me Mjeshter por Daulle e Shpuar:

    “Është një prozë, ku mungojnë kanonet e sakta të letërsisë dhe një publicistikë, që më mirë mund ‘ta kuptosh’ përmes matricave ose formulave të ngatërruara të statistikës… ””

    = edhe eshtte edhe s’eshte, se ku eshte??? Po ku eshte?

    sepse:

    “E nderlikuara behet e tille si sinergji te thjeshtash. Te cilat ekzistojne. Ka nje analogji me strukturen e proteinave superiore: ato perbehen prej aminoacidesh te thjeshta. Qe te pervetohen, ndodh procesi i anabolizmit dhe i katabolizmit; zberthimi eshte nje MUST; pervetimi eshte thjesht ribashkim i te zberthyerave te thjeshta, sipas apapratit te cdo pervetuesi (ne kontekst, lexuesi) ne struktura sinergjikisht me te larta.”

    Letersia = matematike…

    uhuja!!!! Letersia = ????

    Hajt ju befte mire.

    PS: dhe cili ishte dhe mbetet lapidari i Mjeshtrit?

    “Degjo Mjeshtrin Ti!”

    U zhduka, u zhduka. Ndjese, se iu prisha humorin, por s’kisha faj une, rashe papandehur. Mire qe rashe, se do shkoj t’i tregoj Mjeshtrit te ju bej nje dhurate te gjitheve e pastaj te rrojme te dashuruar per jete e mot. Ah, po-po Cimi, me qe te kam mik (s’e dije?) do i kerkoj mjeshtrit nje nder, t’i marre matricat e tua ne duar, per t’i peshuar…

  102. Idris thotë:

    31 July 2008 @ 12:48 am

    Mbase Vemendjes ose nigjo NUCHIN ti! :) :) :)…Mjeshtrin dmth :(
    Po ka thenie qe i mbeten dhe SEFER DAJES ! Edhe ai s’ka qene Leninist… :)

  103. Irisa thotë:

    31 July 2008 @ 12:59 am

    Emigrant, duhet ta kesh degjuar ate shprehjen: “E kunderta e dashurise nuk eshte uretja por injorimi”. Jam e sigurt qe e kupton c’dua te te them.

  104. lulian kodra thotë:

    31 July 2008 @ 1:01 am

    Me qe jemi ke theniet, ke kriptomania, dhe ke ajo letersia e qenve per te cilen po flisje me lart, kape pak kete thenien nga Groucho Marx:

    “Outside of a dog, a book is man’s best friend. Inside of a dog… well, it’s too dark to read.”

    Se c’ke nje hije te Groucho Marx, ti Idriz, pak me shume se te Leninit, dhe pak me pak se te Sefer Dajes.

    “Goca t’bukra qeki,
    Dore me dore qeki lidh.
    Pa m’u vini iher m’rresht,
    E t’iu…

    Maroje vete Idrizo.

  105. Idris thotë:

    31 July 2008 @ 1:15 am

    Jom i kohes dhe e kam jetu SEFERIN.
    Rrite ke Halet ….. :) (sot eshte KAZINO ose ke ish Bashkia-aty e ka dhe ate krijimin ORAL)…e kishte ngarku PARTIA te lexonte mbishkrimet ne HALE si (Bernshtajneri qe -dinte shume :D) dhe masnej i raportonte … :D ata qe dilnin me gisht pis qe shkrunin MURALE…. :D. Pervoje shqiptare mo ..se s’merrte vesh nga te hujt m’ate kohe… :P
    Sikur je pa koka ???… Ta nderpresim ? Dhe jasht teme jemi :P :P :P

  106. Vemendje thotë:

    31 July 2008 @ 1:19 am

    Idris,
    e di, ni/uk je i keq ne theb, por metodat qe te aktivizojne, evidentojne sasine e keqe ulur kembekryq ne ty, perkundrazi, tek Emigranti, me metoda kriptike lufton te largoj vemendjen nga thelbi i tij i keq, qe insistoj, uroj te mos jet aksidentale ajo pak e mire e perpjekjes nga ana e tij, per te mos qen i tille.

  107. lulian kodra thotë:

    31 July 2008 @ 1:22 am

    Tamam “Partizan i panjohur” :P jo si keta Bestsellerat :D

    Mire kokat :D :D :D ?

  108. lulian kodra thotë:

    31 July 2008 @ 1:35 am

    “Idris,
    e di, ni/uk je i keq ne theb, por metodat qe te aktivizojne, evidentojne sasine e keqe ulur kembekryq ne ty, perkundrazi, tek Emigranti, me metoda kriptike lufton te largoj vemendjen nga thelbi i tij i keq, qe insistoj, uroj te mos jet aksidentale ajo pak e mire e perpjekjes nga ana e tij, per te mos qen i tille.”

    E ke gabim, Vemendje. Edhe Emigranti do e thoshte, dhe ben vaki e ka thene: “I wouldn’t want to be a member of a club that wants to have me as a member,” qe mos largohem nga Marksi, se do me dilte emri per Leninist pastaj. I vetmi ndryshim eshte se Idrizi eshte Hardcore, ndersa Emigranti eshte Soft Porn. Qe t’a ilustroj:

    “Ky kundrim i guackës mbi tryezë ishte si të parët e gruas para zhveshjes. Nxemje e trurit. Prelud paraloje. Guacka duhet ta kish kuptuar tashmë që ai e dëshironte. Ndaj dukej sikur ajo po i mbyllte instinktivisht më fort kapakët, me atë refleksin e femrës që mbyll anët e trikos për të mbuluar gjoksin e madh ose shtrin fundin e fundit a fustanit për të fshehur… perlën. Dukej guackë e ndershme. Sidoqoftë, mendoi ai, sidoqoftë…
    Zhveshja vinte me thyerje. Përdhunë mekanike. Kënaqësi mazokiste. Mori një çekiç, e goditi. (Mora një gur të godita, o moj guacka pika pika).”

  109. pa-nick thotë:

    31 July 2008 @ 1:40 am

    Nëse midhja përfaqëson letërsinë kriptogramike, peshkatari, ç’është? Lexuesi që s’arrin t’i nxjerrë kuptimin (perlën) dhe e sakaton (në mëndjen e vet)?

    Kriptogramike duket dhe kjo pjesë, për ironi, por jo aq nga hermetizmi, sesa nga pështjellimi i shtjellimit të idesë që pretendohet të ketë autori, sipas komenteve të tij.

  110. Artian thotë:

    31 July 2008 @ 2:16 am

    Ne fakt shkrimi,ndoshta eshte per nje nivel te caktuar lexuesi.Ka shume fjale te “medhoja”

    Përdhunë mekanike. Kënaqësi mazokiste

  111. Finalmente thotë:

    31 July 2008 @ 4:00 am

    Lulian, koka qelbet nga peshku, tha.

  112. lulian kodra thotë:

    31 July 2008 @ 4:12 am

    Oh Shen Jude i Tadeut!

  113. lulian kodra thotë:

    31 July 2008 @ 4:16 am

    S’ke faj ti, se te premtova qe do flisja kur t’a lexoja te teren, prandaj e le gozhden.

  114. losttext thotë:

    31 July 2008 @ 4:37 am

    avocados,

    flm per repliken - ne fakt mes “rremujes e rremetit” :) te komenteve te kolegeve, nuk e kisha pare pergjigjen tuaj, te ciles kam ndermend t`i kthehem neser.

  115. edi thotë:

    31 July 2008 @ 5:30 am

    Si përfundim: ndokush nuk gjeti “perlën” që dëshironte këtu :( .
    Ndokush falë aftësive të tija prej Supermeni, edhe pa hapur fare guaskën e pa që brënda nuk kishte gjë… :( .
    Emigranti do të kishte bërë mirë që në vënd të disa “kokrra rëre” atje brënda, të kishte futur një mesazh dashurie, një ftesë për takim apo hartën e thesarit… atëhere do bëhej shuuumë më interesant dhe tërheqës tregimi (edhe për mua :) ) .

    P.s: Perla ishte atje brënda, po Emigranti ja kishte vjedh peshkatarit dhe e kishte ngjitur prap guaskën me mastiçe… dhe na thotë gjithë kto muhabete për të fshehur paturpësinë e tij :P

  116. emigrant thotë:

    31 July 2008 @ 6:22 am

    edo, qeke zgju mer? :D Une isha me nja dy nga Shqiperia qe i kam per vizite. Dolem, shkum te indiani, nuk na pelqeu, vazhdum te japonezi per hibachi, kur na thane qe eshte vone. Perfundum me sushi. Shqipove ju pelqeu disi, por jo dhe aq. Ishte si pune meze e fillimit ajo. Qeni qepen te haje, u thashe, do gatujm ne shpi. U kthym me nji merkato, morem 6 copa file minjon dhe karkaleca deti. Mishin e vuna ne skare. Karkalecat i skuqa duke i shuar me vere te kuqe qe u be si kerc ne fund. Plus sallate me domate. Kalum mire dhe gjonat ju pelqyen. Me folen goxha mire per Shqiperine; ka fillu me leviz, thane. Po si cift atyne ju ka ec biznesi. Vinin nga Ohajo dhe neser shkojne per plazh ne Florida. Kane mbi dy jave ketu. Nuk e dinin at muhabetin e Sales me T. Ballen. Ja u tregova ketu te peshku. E kshu mer Ed. Pastaj erdha dhe pashe cer bohet ketu. Pyta veten nje here pse e gjithe kjo, pastaj thashe “shit happens” si Forrest Gumpi dhe mora te shkruj nji llaf’ e muhabet per zotnin tuj.
    Kshuna edo, mbare tu bofte dita sot. Une po e trem i cik gjumin pas pak, se neser dite e re, nafake e re.

  117. Moza thotë:

    31 July 2008 @ 1:06 pm

    uau,
    u ndjeva e detyruar te ndjek turmen ketu.
    pas gjithe ketyre komenteve thashe pale ca fshihet. Mora ta lexoj de.
    Ca dreqin ka shkrujt Cimi qe po e godasin me kaq force si peshkatari i pagdhend guasken.
    Pse doni te gjeni brenda gjerave me zor ate qe nuk eshte.
    Peshkatari shkrete kerkonte nje perle, qe pale mund ti shtonte buxhetin e muajit por dhe krenarine.
    Po ju ca dreqin kerkoni qe i bini kaq shume tregiimt te Cimit ?
    Doni doemos te gjeni gjene e keqe, qe s’egziston ? Vandalizem pseudointelektual. Me te pagdhend e me te ftohte se peshkarai pa grua !!!
    Ou people, eshte simply nje tregim !!!!!
    Nuk eshte perle, por eshte dicka e kendshme e shkruajtur me qejf dhe per qejf nga nje bashkebloguesi juaj !!!!!!
    Eshte dicka qe lexohet nga fillimi ne fund.
    Eshte vetem nje TREGIM me personazhe nje peshkatar dhe nje perle imagjinare………..

  118. fh thotë:

    31 July 2008 @ 1:23 pm

    Meqë ra fjala tek perlat e hermetikëve, ktu m’rrini.

    Martin Camaj:

    Drekë Malsore

    Sot ashtë marrë një gjak.
    Dy plumba lëshuen përdhe një burrë.
    Sot ashtë marrë një gjak.

    Nën tunin e spatës
    Pëlset rrashta e kaut te prroni.
    (Drekë të mëdha po bahen sot!)

    Sot ashtë marrë një gjak.

    Gjama e burrave tërbueshëm
    Përzihet me erën e mishit ndër zjarme.
    E gjethi i Vjeshtës bie i djegun mbi kapuçat e bardhë
    Ndë tryeza, jashtë

    Natë. Në vorrezat mbi kodër
    Tokë e re, hanë e re.
    Ujqit janë ulë prej malesh
    E pijnë gjak në përrue.

    To a modern poet

    Your road is good:
    The Parcae are the ugliest faces
    Of classical myths. You did not write of them,
    But of stone slabs and of human brows
    Covered in wrinkles, and of love.
    Your verses are to be read in silence
    And not before the microphone
    Like those of other poets,
    The heart
    Though under seven layers of skin
    Is ice,
    Ice Though under seven layers of skin.

    (Perkthimi R. Elsie)

  119. losttext thotë:

    31 July 2008 @ 2:23 pm

    avocados:

    Mendoj se tamam ky hermetizem I tepruar, I pakuptimte ne nje kohe kur shoqeria vete eshte me e hapur se kurre, e ka bere letersine sot, te merzitshme, te palexueshme, gati torture, e si pasoje te pa interes per lexuesin.

    Llogjika juaj me duket e gabuar, sepse ju thoni meqe shoqeria eshte “e hapur,” keshtu duhet te jete dhe letersia. Ka shume gjera qe s`me bindin ne kete deklarate, e para sepse c`kuptim ka nje shoqeri e hapur?! Dhe e dyta c`pune ka letersia qe te shkerbeje apo pasqyroje shoqerine qe e pjell? Arti i krijimit, letersi apo jo, eshte akt individual, i cili ne rastin me te mire s`duhet te caje fort kryet sesi mendon dhe vepron shumica (meqe me shumice shpeshhere nenkuptohet vullneti i shoqerise).

    Letersia sot ne Shqiperi them se eshte bere e padurueshme jo nga “hermetizmi,” kriptika etj, (te cilat kur te perdorura me mjeshteri, ushqejne fantazine dhe imagjinaten e lexuesit), por letersia zhgarravine, vulgare, e rendomte, per te mos permendur ketu perkthimet e amanozotshme qe behen atje. Jane keto qe e zvjerdhin lexuesin, jo veshtiresite kuptimore te “hermetizmit.”

    nje tjeter qe mund te qelloje me kurioz e me I duruar mund te torturohet ne vazhdimesi si peshkatari i essese ….e ne fund?

    Besoj qe jemi dakort qe eshte e drejta e tij/saj te “torturohet” ne ate menyre, ne vend, bie fjala, qe te torturohej nga BBF-ja, skota e farses politike ne televizion, etj etj. Me nje fjale para se te ngrihemi te “mbrojme” lexuesin nga ajo lloj torture qe permendni ju, c`puriste do ishim atehere dhe c`pretendime do kishim po te mos e mbronim nga keto llojet e tjera te torturave?

    Ceshtjet e ekzistences asnjehere nuk jane percaktuar qarte, eshte terreni me mistik e me I panjohur megjithe eksperimentet e pafund per ta eksploruar

    Egzistenca dhe egzistencializmi jane dy gjera te ndryshme, dhe ne po flisnim per te dyten. Gjithsesi, asgje qe ka te beje me njerezimin dhe pervojat e tij, eshte “percaktuar qarte.” Nuk shoh pse duhet marre kjo gje si argument per te vertetuar qe egzistencialistet dhe abstraksionistet fjala vjen, ne art e letersi, paskeshin qene te paqarte ne ato qe krijojne (!).

    Me respekt.

  120. emigrant thotë:

    31 July 2008 @ 4:10 pm

    Moza, te pershendes me

    The harder they come, the harder they fall, one and all!

    Nuk eshte versioni im i preferum (ai me ryan adams) por edhe Willie nuk eshte keq.

    Sot peshku ka dy prurje, nje nga MIRAZH dhe nje nga YPI. Vecse duhet me shku ne pune nje here para se me i lexu.

    Dite te mire te uroj!

  121. Bostonian thotë:

    1 August 2008 @ 4:46 am

    hmmmm… shume diskutime, shume kritike e anal-iste
    @mjeshtri & co
    “Don’t hate your enemy, it affects your judgement!”

  122. Idris thotë:

    1 August 2008 @ 5:13 am

    Jom qe jom tani dhe them se me duket e ngatroni KOT fare Po s’ka me kot ama kur e Quani kripton = Hermetizem…aq me teper qe ne kete prurje …..fabula, eshte aq e qarte sa s’te kerkon mund ta zgjidhesh.
    Nje njeri i zakonshem kerkon tek e panjohura (brenda se njohures)nje dicka qe :-do ta pasuroje Fizikisht, -Lumturoje Shpirterisht ..apo ne fund te fundit shuan kuriozitetin njerezor .
    Thjesht s’gjen gjo me gjasa edhe mund te kishte gjete…..
    Ketu po flitej per teknologjine e te shkruarit e mjetet shprehese qe jane si cekani i atij qe thyen Guacken…Jo si po ja fusin me duket ca per kutpimin e Fabules….

  123. Bostonian thotë:

    1 August 2008 @ 5:28 am

    @ Idris
    Ka kritike ketu jo shaka. Shkojne thelle, po thelle ama, :-) studiojne dhe c’kane thene te tjere per Shkelqim Celen si psh Ben Andoni. “Kritike”, qe nuk dine se c’duan te kritikojne, qe nuk dine c’fare eshte kritika, por edhe “kritike” qe kritikojne thjesht nga ambicja e inati. Po peshku eshte i hapur, te lejon shume lloj “Nick” dhe keta kritike mund te shprehin “talentin”, si dhe kur u do qejfi!

    Ehhh Idris, sigurisht qe e mban mend…..”Pushka Model 56 (nenkupto = peshkun) eshte nje arme e fuqishme ne duart e ushtarit te stervitur ideologjikisht, ushtarakisht e politikisht per asgjesimin e armikut me zjarr, qyt dhe bajonet” :-)

  124. avocados thotë:

    1 August 2008 @ 11:46 pm

    Martin Camaj nuk eshte poet hermetik. Nuk di pse ende e quajne te tille.

  125. emigrant thotë:

    2 August 2008 @ 1:16 am

    Avocados, kemi si gjithmone ngaterrim definicionesh dhe te pranuarash te pergjithshme, te cilat, edhe kur nuk kane verberine e mllefeve personale, te cojne ne moskuptime. Hermetizmi ne vetevete, nuk eshte as modern (kujto psh italianin Quasimodo), as gje “e keqe”. Ai shpesh eshte rrjedhim i fetishit te lirise se krijuesit. Kur guackat ndertohen qellimisht per te permbyllur nje, le ta quajme, privaci te shenjte (per ta dalluar nga privacite e “rendomta” te vdekatareve te zakonshem jo krijues), ato jane tejet te pranueshme. Si me cdo vlere te fshehur me qellim, qe nga piramidat e Egjiptit tek kryevepra e pazbuluar ende e Mikelanxhelos “Beteja e Anghiarit”, ka nje kod qe te con ne destinacion, tek vlera. Sepse nje vlere e varrosur, pa nje “llagem qe te shpie tek ajo”, nuk eshte me e tille, vlere pra. Mqse jemi ketu, “e keqja” e hermetizmit eshte se tek ai jo rralle, ne ate perpjekie qe thame me lart, kufiri midis artit dhe brockullave (non-sense, apo “mufkave”) zhduket fare. Plus, edhe kembengulja e kritikes per te gjetur “perle” aty nuk ka, nuk eshte vecse te renit viktime e rripit te ngushte qe ndan artin me brockullen (kujto dy rastet ekzemplare te kritikes se kritikes kritike ne gjetjet e kumteve madheshtore ne shkarravinat e nje femije kopshti te paraqitur si veper arti, apo me te madhen akoma, rastin e krahasueshem me gabimin e presjes dhjetore te perqindjes se hakurit ne spinaq, qe na dhuroi edicionet pa fund Mr. Pop-eye, pra ngaterrimin proverbial te ndoshta lynotipistit qe frazen “solider Aristotle” e beri pa dashje “soldier Aristotle” tek nje poeme e W. B. Yeats e cila i coi kritiket jo te “kater lulediellit” si te Peshku, por ne zbulimin e kuptimeve te thella e te fshehta te Aristotelit ushtar).

    Shkurt, sakte, ashiqarce pra: llafi eshte ne perpjekiet e pabuka qe behen sikur po fsheh dicka me vlere, per te krijuar iluzionin sikur vertet po fsheh nje vlere, nje vlere qe nuk ekziston, nje pune prestidigjatori ne art pra, qe nuk kumton asgje, por qe ben sikur. Kjo eshte pa kusht dicka e keqe, sepse eshte nje mashtrim dhe sharlatanizem i mirefillte. Ne e shohim David Koperfildin (prestigjatorin) duke e ditur qysh me pare qe po genjehemi. Paguajme bile per ate kenaqsi. Eshte nga momentet e pakta kur mashtrimi shijohet. Ndersa ne art, jo. Nuk mund te besh arabesque me kete gje.

    Eshte gje e keqe!

  126. losttext thotë:

    2 August 2008 @ 1:50 am

    Poshte arabeskat! :)

    em, te pershendes me kete

    (breaking news) (BBCNN)

    prape lufte dhe prape
    makinat
    e refugjateve nen avione
    kane targat perse te afganistanit

    mjeke pa kufi
    te parruar
    tymosin
    jashte vdekjes pop te bob marlit.

  127. losttext thotë:

    2 August 2008 @ 1:51 am

    P.s.

    nga Ervin Hatibi, Pasqyra e Lendes, f. 76, ORA, 2004, Tirane.

  128. fh thotë:

    2 August 2008 @ 2:04 am

    lost, emigrant, avocados… eh çu bo ky muhabet për i dorë konjak…ashtu bashkarisht o njerëz.

  129. Peshku Fluturues thotë:

    2 August 2008 @ 2:57 am

    Meqe e shoh qe ky muhabet do te na mbaje ketu , po ju sjel tre poezi te Richard Brautigan, me chermetiku i poeteve :)
    Nje poc llambe i dashuruar

    Une kam nje 75 vatsh, pa shkelqim, jetegjate
    Harmony House poc drite ne banjon time.
    Une jetoj prej mese dy vjetesh
    ne te njejtin apartament
    dhe ajo llambe vazhdon e vazhdon te digjet.
    Une besoj se ajo eshte shume e dhene pas meje.

    Restorant

    E thyeshme, ne perendim te 37-ave
    ajo e mban unazen ne gisht si te perdalat
    dhe shikon drejt mbi goten e zbrazur te kafese
    si te ishte duke pare ne gojen e nje zogu te vdekur.
    Darka ka mbaruar. Burri i saj ka vajtur ne banjo.
    Ai do te kthehet shpejt dhe pastaj do te jete rradha e saj
    per te zene banjon.

    Hai-Ku

    Nje grimce e gjelber piperi
    bie nga tasi i drunjte i sallates
    E cfare pastaj?

  130. losttext thotë:

    2 August 2008 @ 3:02 am

    amon o floro, c`na kujto konjakun se s’ka pak qe kom lon cinaren… por ne u mbledhshim, nomi u boft` :)

  131. avocados thotë:

    2 August 2008 @ 3:31 am

    emigrant, tek postimi me lart i rashe shkurt se isha tired.
    por ne fakt ti ke te drejte, sepse ne i kemi hyre nje debati pa rene me pare dakort per definicione. Psh nqs biem dakort qe ajo poezia e Camajt qe ka sjelle flori nuk eshte hermetike, perderisa e jep qarte krejt atmosferen e nje marrje gjaku, e nje dreke ku theret nje ka e mbillet nje varr i fresket, e ku ujqit pijne ne lumin me hene te gjakosur- me duket se jemi pak a shume te nje mendimi.
    keshtu qe une i jap fund debatit ketu, aq me teper psh qe ai tregimi i Lostit, me verteton shume mire se koncepti i tij per let eshte ai i nje let te mire. mua kaq me duhet si lexues. rruget sesi shkon ti apo losti apo floi apo pf tek letersia e mia, jane krejt tuajat, personale.

    shndet burra :)

  132. losttext thotë:

    2 August 2008 @ 3:51 am

    edhe ti me kuajt? edhe fh kishte nxjerre nje poezi te Morrisonit te quajtur Horse Latitudes.

  133. emigrant thotë:

    2 August 2008 @ 4:12 am

    E pashe… “In mute nostril agony”
    A ka nje menyre qe blogu i FH te indeksohet ketu? Kollajllek per ata qe duan me e kliku kur ka new entry.

  134. emigrant thotë:

    2 August 2008 @ 4:29 am

    ME NE FUND! ME NE FUND! ME NE FUND!!! :D :D yahooooo!

    LostT, pay attention!!!

  135. avocados thotë:

    2 August 2008 @ 4:37 am

    emigrant, at blogun tim,meazallah se e indeksut ju te peshkut :) hyr lexo per kuriozitet ciklin “Britma e luanit” dhe me thuj a nuk eshte nje leksion si shkruhet nji poezi e mire ? :)
    Cheers!

  136. emigrant thotë:

    2 August 2008 @ 4:44 am

    po ku eshte? Sinqerisht nuk e di!

    Edhe tani po mundohesha me gjet ate temen per arqipelagun, thjesht te njoftoj per Peshkun Fluturues dhe nuk po e gjej.

    Te lutem, avocados, thjesht per mua, sille pak linkun. Une shume pak bars neper blogosfere. Por sot qenka dite ultra e mire. Blogu i FH, i PF dhe i joti.

    Gjerat e mira jane tre! :D
    Pra te lutem! Bring it on!

  137. emigrant thotë:

    2 August 2008 @ 4:45 am

    bares (sorry the typo)

  138. avocados thotë:

    2 August 2008 @ 4:49 am

    nuk e pranon ketu, sdi tani si ta coj…po ta nis ke blogu yt

  139. emigrant thotë:

    2 August 2008 @ 5:09 am

    Nga Blogu i avocados

    Autor: Aleksander Bodurri

    Britma e Luanit

    E sertë vertet
    Britma e luanit
    E plotfuqishme!
    Sa degjohet
    Edhe nje ag’ me larg.

    Ti ndjen vec nje
    Grimce te asaj sokellime
    Qe ndoshta mund te jete
    Fillim i nje endrre
    Dhe aventurash te reja…

    Autori eshte 10 vjec dhe keto i ka shkrujt ne anglisht? Are you kidding?

  140. losttext thotë:

    2 August 2008 @ 5:38 am

    avocados, c`adrese ke?

    emo, tashti duhet me u rehatu ke blogu i Pf e me i lexu te gjitha ngadale.

    PF, vetem ndaji prurjet ne faqe, nga tre a kater per faqe, se pashe qe te kishte dale si carcaf…po sa t`ja moresh doren.

  141. Peshku Fluturues thotë:

    2 August 2008 @ 10:45 pm

    Lost
    Edhe gabimet i kuptojme mengadale, edhe kthesen e marrim me ngadale.

  142. Milloshi thotë:

    4 August 2008 @ 6:09 am

    Kali, ujku qimen e nderron
    por harron qe e ka zakon
    edhe patkoi rri variur te kryt e deres
    per icik fat hera heres
    te parmaku ku rradhiten kepucet
    celsi kopil luan botash
    aty lart nje poc
    mbledh mushkonjat simbas alfabetit
    si mund ti lexosh shkronjat e pocit
    kur poci eshte ndezur
    po kur poci eshte fikur?

  143. avocados thotë:

    6 August 2008 @ 2:05 am

    emigrant thotë:
    2 Gusht 2008 @ 5:09 am
    Nga Blogu i avocados

    Autor: Aleksander Bodurri

    Britma e Luanit

    E sertë vertet
    Britma e luanit
    E plotfuqishme!
    Sa degjohet
    Edhe nje ag’ me larg.

    Ti ndjen vec nje
    Grimce te asaj sokellime
    Qe ndoshta mund te jete
    Fillim i nje endrre
    Dhe aventurash te reja…

    Autori eshte 10 vjec dhe keto i ka shkrujt ne anglisht? Are you kidding?

    emigrant, tani e pashe ket komentin. No, I am not kidding, nuk eshte 10 vjec akoma, per ca muaj i ben, versionin ne anglisht e ke po aty ne blog. para ca kohesh e solla ketu tek nje teme per nje Aleksander tjeter
    keto jane shqiperime prej meje, sepse Aleksandri nuk di mire shqip.
    e, c’me thua per ate leksionin qe permenda :) isn’t he amazing?

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com