Vdes në aksident Kosta Trebicka, denoncoi tregtinë e armëve në Gërdec

(s.g/BalkanWeb)

KORCE - Kosta Trebicka, biznesmeni i cili denoncoi trafikun e armëve që shkonin nga Gërdeci në Afganistan, vdiq sot rreth orës 15.30.

Shkaku i vdekjes së tij besohet të jetë një aksident automobilistik. Sipas të dhënave të para të policisë që ka shkuar në vendngjarje, aksidenti ka ndodhur pranë fshatin Lekas të Korcës, një zonë e thellë malore ku besohet se biznesmeni Trebicka shkonte për gjah.

Biznesmeni besohet të ketë qenë i vetëm në makinën e tij tip Nisan Patrol me targë TR 88 43J.
Policia është njoftuar nga dy punëtorë të cilët kanë parë aksidentin dhe kanë njoftuar policinë. Në makinë janë gjetur dokumente me emrin e Kosta Trebickës, ndërkohë që ky kishte vdekur.

Sipas dëshmive që kanë dhënë punëtorët që kanë parë skenën e aksidentit, makina ka bërë salto në ajër dhe viktima mund të ketë pësuar plagë të rënda në kokë si rezultat i përplasjeve të forta. Dëshmitarët thonë se biznesmeni ka hyrë në makinë dhe ka tentuar ta ndezë atë. Sipas tyre, fuoristrada e tij, Nisan nuk i është ndezur. Personi në makinë ka tentuar të bëjë mbrapa, por në këtë moment, sipas dëshmitarëve, makina ka bërë edhe saltot që besohet se mund të kenë sjellë edhe aksidentin tragjik. Trupi i pajetë eshte gjetur disa metra larg makinës.
Pranë trupit të Trebickës eshte gjetur edhe arma e gjahut.

Mësohet se Kosta Trebicka frekuentonte zonat e thella të Korcës për gjah. Një grup prokurorësh dhe familjarë të biznesmenit janë nisur nga Tirana pë të bërë identifikimin e viktimës dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes. Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur motivet e aksidentit.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

209 Komente

  1. Roni thotë:

    13 September 2008 @ 12:02 am

    E vrane edhe Kosten!!!!!
    Sali Berisha dita dites po i ngjan shume e me shume gangsterit Italian John Gotti qe i zhdukte deshmitaret 2-3 dite perpara gjyqit.

  2. Dori thotë:

    13 September 2008 @ 12:15 am

    Ai përshkrimi i ngjarjes nga dëshmitarët është një lëmsh që s’merret vesh asgjë. Bëri salto, pastaj doli (ra?) nga makina dhe u fut prapë por pastaj s’u ndizte, megjithatë fillojë të eci mbrapa makina dhe bëri salto (përsëri?), dhe pastaj ra nga makina (me gjithë armën e gjahut!)??? A mund të shpresojmë se ky aksident do të zbardhet? Pak si shumë koinçidencë e mirëpritur nga Mediu dhe shokë.

    Ngushëllime familjes.

  3. edrus thotë:

    13 September 2008 @ 12:28 am

    Vë bast që në asnjë gjykatë shqiptare nuk ka ndonjë dëshmi të tij…

  4. AR31 thotë:

    13 September 2008 @ 12:36 am

    “E vrane dhe Kosten” - dje ne tv, s’ka pse te mos dilte i buzeqeshur Mediu nga prokuroria.

  5. Vuno thotë:

    13 September 2008 @ 12:41 am

    Ka vetem nje deshmi ne prokuri e cila tani eshte e pavlfshme sepse duhet te kishte deshmuar nje gjyq. Pune e paster!

  6. Ceni thotë:

    13 September 2008 @ 12:42 am

    Tani ti marrin cik me seriozisht kur ju kercenohet Berisha ketyre deputeteve se pse ja permenden familjen se do i zhduki. Ka filluar ti plotesoje premtimet kryeministri.

    Pamjet e Klanit nga aksidenti. Ec e merre sipas cfar ligjesh fizike mund te quhet aksident ai…

    http://www.youtube.com/watch?v=H2UyfK6pN1I

  7. koli thotë:

    13 September 2008 @ 12:52 am

    Video nga TCH

    http://www.youtube.com/watch?v=PH4-Pk7tnw4

  8. bledi thotë:

    13 September 2008 @ 12:56 am

    La Familia Berisha…..lufton mafien e korrupsionit……..

  9. Dirk thotë:

    13 September 2008 @ 1:20 am

    Edhe ne tv po behet nje lemsh i madh:

    1) ne fillim thone qe ciften e gjahut e kishte ne dore, tani thone qe e kishte brenda ne makine; se normale qe ciftja ne dore do te thote qe ai po mbrohej

    2) ne fillim thane makina nuk kishte shume demtime; tani thone qe eshte demtuar rende

    3) ne fillim thane qe njerezit e zones e kane pare me dike tjeter, tani thone qe ka qene vetem

    Sy ne balle kemi te gjithe, ai eshte terren komplet i sheshte me nje rruge me shtresa dheu. Se si mund te bej ato manovra makina cdo njeri i arsyeshem e kupton sa e pamundur eshte. Per mua as nje fshehje e mire per nje vrasje nuk eshte, duket shume e qarte qe eshte e pamundur qe te jete nje aksident automobilistik ne ate lloj rruge.

    Po a doni te dini se ne c’shtet jetojme?
    Ky njeri kishte akuzuar thuajse hapur familjen e Berishes si kupolen e mafjas, dhe vritet fiks pasi Mediu therritet ne prokurori dhe Prokurorja del ne Top Channel per te thene qe shperthimi i Gerdecit eshte i lidhur me trafikun e armeve.

    Nderkohe kryetari i opozites, i cili kishte dite pa dale ne tv, del me nje deklarate bombastike kunder Berishes. Problemi eshte qe gjate kesaj kohe qe nuk ka dale ne tv, ka qene i zene me krijimin e nje plani per te betonuar edhe ato pak terrena te gjelbra e hapesira sportive ne Tirane e per ti kthyer ne zona super luksoze. E bukra e kesaj eshte se ndertuesit jane Koco Kokedhima and Co.(pra ortaket e Rames) dhe nje firme me nje ndertues nga Tropoja, mik te ngushte te Argites. Pra paraja e madhe e ndertimet ndahet 50-50 ndermjet dy “armiqve te betuar” dhe ne kujtojme se nderkohe ata “zihen” per te miren e vendit.

  10. Idris thotë:

    13 September 2008 @ 1:38 am

    Dhe jane keta njerez qe do rishkruajne e ribejne HISTORINE e Shqiperise ne te gjitha fushat…bile nuk do tu shpetojne dhe hapsira kodrinore si ne rastin e te ndierit KOSTA.
    Ngushellime familjes dhe miqve te tij.

  11. toko thotë:

    13 September 2008 @ 1:56 am

    La Casa Nostra Shqiptare ne shtet edhe ne politike.
    Emo se sna prish pune korupsioni, as mafia as…. se keshtu eshte edhe Amerika :(
    Po vallaj keshtu eshte ;)

  12. sol-nox thotë:

    13 September 2008 @ 2:05 am

    frike dhe terror - frike e milionave nga dhjete a njezet veta. na gjeni ndoj vize dhe ndoj pune mer amon, se ky vend nuk bohet, te pakten jo me ket popull dele
    ngjalluni oruell dhe haksli na shkruni naj gjo tjeter, se i murem vesht te parat.

  13. justice thotë:

    13 September 2008 @ 2:22 am

    http://www.vizionplus.tv/video_lajmet/Lajme%2012%20Shtator.wmv

  14. John thotë:

    13 September 2008 @ 3:44 am

    moj po keto te lajmeve a i kuptojne ato qe thone? Njezet metra larg nga makina gjendet kufoma me koken e care nga pas kjo motra thote nuk ka shenja goditjeje.po arma prane kufomes cdeshi apo e kishte vene ne kurriz ai kur po i jepte makines.po polidhia nuk vrojtoi dot prane makines nese kishte shenja te rrotave te nonji makineje tjeter apo te ndonje gjurme kepucesh apo vk.kot per me u merzit se e ka then Konica me Doktor Gjilperen te shkuaren te sotmen dhe te ardhmen tone.
    ps.O peshk! Boll na i fshive komentet ene pa ofendu ene pa u grric me kerkend.Ndosha ne nuk jena ma t’zgjut se ca, por ma shume se ca te tjere jena.

  15. chen thotë:

    13 September 2008 @ 3:46 am

    ngushellime e ju prefte shpirti ne paqe..

    e mbas ngushellimeve do mberrijne ekspertet e dheut dhe do ju shpjegojne rrjedhen e ngjarjes.

  16. franci thotë:

    13 September 2008 @ 3:54 am

    Sali kafsha, e hoqi qafe dhe kete te zine si puna e Dritan Hoxhes

  17. Majmuni Hirko thotë:

    13 September 2008 @ 5:23 am

    .. i Riina ci fanno na’ sega a noi in materia di mafia

  18. Bostonian thotë:

    13 September 2008 @ 5:25 am

    Prisni edhe lajmin sensacional se shpejti: Vritet ne burg Delijorgji mbas nje sherri banal mes te burgosurve!

    Po mbulohet KRIMI me KRIM.

  19. Roni thotë:

    13 September 2008 @ 5:29 am

    Po si nuk kane marre mundimin ta hedhin ne ndonej gremine edhe ta bejne te duket tamam si aksident. Po ja cajne koken me sopate e lene ne mes te rruges 25m larg makines ne nje rrug qe edhe te duash te ecesh shpejt nuk ecen dot!!!!!!!
    Kaq te pa afte jane sa edhe nje krim te tille duan ta shesin per aksident. Shqiptaret duhet te ngrihen ne protestse, jo per vrasjen e kostes por per ofendim inteligjence se kjo eshte tamam ta hash sapunin per djathe!!!!!!

  20. Roni thotë:

    13 September 2008 @ 5:34 am

    Bostonian ti thua qe po mbulohet krimi me krim, por me duket se as ti e as Sala nuk e paskeni pare filmin “Hijet qe mebeten pas”.
    - Si? ti Matilde mendon qe duke me dhene rrushfet mua do te mbyllesh krimin e babait tend? Po nuk e kupton Matilde qe duke mbuluar krimin me krim, krimi sa vjen dhe behet me i madh?????
    Kinematografia e Realizmit Socialist i kishte kap ca gjona per smari!!!!!!!!!!!!!!!!

  21. spiritus thotë:

    13 September 2008 @ 8:22 am

    Shpata e Demo(n)-kleut dhe goja e mbyllur.Ishte vertet spektakel i zi nderrimi i shpejte i versioneve te raportuara ne ekranet e TV.Ngushellime familjes.

  22. Sorkadhja thotë:

    13 September 2008 @ 8:35 am

    Kosta, ky njeri i fisem e me guxim qytetar iku nga kjo bote. Ishte apo nuk ishte aksident, kjo besoj se do te zbardhet ne ditet qe vijne. Edhe nqs nuk ka qene aksident, autoret e krimit duhet ta kene bere vetem per te marre hak dhe jo per ti paraprire ndonje te papriture. E them kete pasi Kosta cfare dinte dhe cfare kishte per te thene per aferen e armeve e beri ne menyren me te sakte te mundeshme. Edhe provat qe ai kishte per kete afere i publikoje dhe depozitoje si ne prokurorine e Shqiperise ashtu dhe prane organet e specializuara te SHBA-se.

  23. Leon thotë:

    13 September 2008 @ 8:40 am

    Vdekja e ketij te ndjerit eshte fati i madh i Mediut e Berishes ose budalleku i tyre me i madh..
    Nese nuk eshte aksident eshte shume e lehte te provohet nga policia dhe prokuroria..
    Mediat thjesht manipulojne ashtu si edhe qeveria..
    Vecse demi kam frike se eshte bere. Nje deshmitare i vdekur ne cilesin e tij eshte baraz me nje gjyq te vdekur.

  24. Tani thotë:

    13 September 2008 @ 8:41 am

    te gjithe kemi pare aq filma policore per tu dhene disa keshilla sidomos gazetareve tane:
    1. cdo trup brenda ne makine eshte me i lehte se vete makina, se objekti qe rrokulliset ne kete rast. keshtu premisat jane qe trupi i njeriut te gjendet ne nje largesi me te madhe se makina, e propocionuar me shpejtesine e rrokullisjes. pak a shume efekti i centrifuges. nese makina fillonte te rrokullisej nga rruga per 50 metra ne te majte te saj, trupi duhet te gjendej shume me larg se makina ne te njejtin drejtim te rrokullisjes dhe jo i shtrire per se gjeri ne rruge!!!!!!
    2. nissan patrol ishte e zbuluar, pra kishte vetem xhamin e lare edhe dyert, keshtu trupi nga rrokullisja mund te kishte dale ose nga pjesa e siperme ose nga pjesa e pasme e kabines, pra do kishte patur shtypje nga pesha e vete makines dhe jo nga renia ne rruge. e lehte per tu verifikuar sepse do te kishte mbetje te veshjeve ne pjesen qe e kabines qe e ka shtypur.
    3. shpejtesia duhet te kete qene shume e madhe per te provokuar daljen e trupit, aq me teper qe nissan patrol eshte nje makine e krijuar per udhetime te tilla dhe personi qe e drejtonte kishte eksperienca ne udhetime te tilla.
    4. si ka mundesi qe objektet e tjera personale ishin rreth trupit dhe jo te sheprndare ne nje rreze te gjere nga fuqia e rrokullisjes se makines???
    5. NE SHQIPERI NUK I BESOHET RASTESISE!!!!!!

    pres mendime e supozime te tjera

  25. Genty thotë:

    13 September 2008 @ 8:45 am

    Edhe ky iku si puna Dritan hoxhes, qe “hecte me 250 km” te Bajram curri. Atij te parit ja paska shkeputur frenat e kushedi cfare mutin i bene ne makine, ketij tjetri sja realizuan dot planin deri ne fund. Edhe kjo ndodh diten kur eshte vrare Azem Hajdari, e Berisha akoma nuk eshte paraqitur ne gjykate te deshmoje per te ndjerin. Mafia ne pushtet.

  26. shqipo thotë:

    13 September 2008 @ 8:52 am

    “Eshte e lehte te zbardhet nga policia dhe prokuroria”.Nga kush prokurori? nga ajo qe zbardhi Azemin apo ajo qe zbardhi Remziun apo ajo qe po zbardh Gerdecin me shtimin e viktimave.
    Amerikani i kishte thene Kostes “kafshet kane dale jashte kontrollit”dhe tani ajo u vertetua me se miri qe jo vetem qe kane dale por jane terbuar dhe kerkojne vetem gjak per te mbuluar aferat e tyre korruptive.
    kjo klike komuniste qe eshte ne fuqi nuk kursen jete njerezish per interesat e tyre.
    keta pasus te Enverit dhe te Ramizit po ja kalojne dhe profesoreve te tyre.

  27. lulja thotë:

    13 September 2008 @ 8:54 am

    Ngushllimet me te ndjera familjes Trebicka. Zoti ju dhasht forcen per te ecur perpara dhe te coni ne fund deshirat e njeriut tuaj te dashur.

    i KISHTE LENE PROVAT DITEZIU por jo para nje gjykatesi dhe ligji jone nuk na i njihka keto gjera.ah mire na e bo sala neve. ene kocken na e ha!

  28. Koth thotë:

    13 September 2008 @ 8:59 am

    Po cer supozimesh flet.
    Duhet prit te behet se pari nje njoftim paraprak nga prokuroria qe te kemi te dhena te plota nga kqyrja e vendit te ngjarjes.

    Nuk gjykohet nga nje video 30 sekonda.

    E vetmja gje qe mund te thuhet me saktesi eshte qe perceptimi ne milet eshte shume negativ.

    Gjithsesi policia mund te kishte bere nje prove te vockel fare fare.
    Te merrnin nje qen nuhates , te nuhaste rrugen qe ka gere Trebicka deri ne vendin ku u gjend i vdekur. Kjo rruge e pershkruar nga Trebicka dhe e treguar me sinqeritet nga qeni te ballafaqohet me gjurmet qe ka lene mjeti ne fushe.
    Kjo do bente qe te lidhej apo jo plagosja e e tij me mjetin e aksidentuar.

    Te shpresohet qe nuk ka rene shi naten ne ate zone sepse ai zhduk edhe gjurme te tjera .

    Tani,
    mos u habit qe nje i aksidentuar te dale nga makina dhe ne menure te pavullneteshme te shkoje nga e cojne kembet. Dmth nuk eshte e thene qe te perjashtohet sepse nuk ka asgje absolute.

    Po gjithsesi duhen prit si do dalin analizat toksikologjike ( drogim ) dhe humbje kontrolli i mjetit qe mund te coje ne aksident apo dhe 1000 versione te tjera.

    Ajo qe pres une eshte qe mediat te botojne konkluzionet e eksperteve te ambasades amerikane dhe po kane mundesi te bejne dhe nje telefon ne ambasaden izraelite ne Rome, per ti pyetur a kane ndonje ide per kete pune apo jo.
    E para sepse behet fjale per nje shtetas amerikan , e dyta sepse ky qytetari amerikan i vdekur ne Lekas, afer Vithkuqit te Korces te Shqiperise qe kishte dale te gjunte mullenja ne nje vend ku s`ka mellenja ( dalin per dimer mullenjat ) ka akuzuar nje bashkepatriotin e tyre per kontrabande municionesh.

    Po dhe kjo gjithsesi duhet bere pa e perplas deren se merziten ata.

  29. trimi thotë:

    13 September 2008 @ 9:01 am

    Kjo eshte vrasje e paster!
    Deri kur do te durojme te drejtohemi nga kriminele ordinere?
    Keshtu do te eleminohen te gjithe ata qe nuk pajtohen me keto ndyresira?

  30. Koth thotë:

    13 September 2008 @ 9:08 am

    E fundit ! E fresket fare.

    99 % aksident.

    Ka te dhena shume argumentuese qe shkojne nga ky krah. E vetmja gje qe pritet eshte ekspertiza e mjetit per te heq dhe dyshimin e fundit.

  31. Ani thotë:

    13 September 2008 @ 9:08 am

    Koth, po plagosja mund te lidhet me mjetin e aksidentuar shume kollaj. Koka eshte e çare, detyrimisht ose e ka çare njeri me objekt te forte, ose duhet te jete diku pertoke shenja e gjakut ne vendin ku eshte goditur. Gjithashtu fytyra ka demtime.Nese ka dale nga xhami i makines, diku ka goditur prandaj duhet te jene shenjat e gjakut.

  32. aldi thotë:

    13 September 2008 @ 9:11 am

    Si ka mundesi qe nje njeri qe ndihet i kercenuar te udhetoje vetem ne zona te shkreta si keto?

    Un nuk kuptova keta deshmitaret qe fillimisht thane qe kishin pare salton dhe tani del qe e kane pare vetem mbasi kishte vdekur.

  33. Tonij thotë:

    13 September 2008 @ 9:22 am

    Varsje dhe pike. Turp.

  34. Koth thotë:

    13 September 2008 @ 9:23 am

    Ja versioni qe nuk eshte akoma zyrtar :
    Imagjinoni mjetin duke ecur me shpejtesi jo normale per ate rruge. Vendi eshte ne formen e nje sopi te madh dhe duket ne momentin e kapercimit te sopit mjeti mund te jete ngritur pak me te kater rrotat dhe kur ka rene ne toke ka shume mundesi te kete takuar vetem me rrotat e nje krahu pra jo me te katra.

    Kjo ka shkaktuar humbjen e balances ne rruge dhe meqenese ky tip mjeti e ka qendren e rendeses me lart se makinat e tjera atehere mjeti eshte batuar duke u rrokullisur dhe gotitur ne vende te ndryshme Trebicken.

    Duket Kosta e ka pasur koshiencen dhe ka levizur nga atje ku makina e ka nxjerre ose nese ka qene ne makine, deri ke vendi ku eshte i gjetur i vdekur.

    Burime prej verteti thone qe ka shenja gjaku ne rrugen qe ka pershkuar deri ke rruga , sikurse jane dhe shenjat e gomave ne momentin e saltos.
    Pra ne castet e para sic i thone ne gjuhe popullore Kosta nuk e ka ndjere shume dhimbjen ( kush ka bere aksident te lehte mund ta kuptoje lehte ) dhe ka marre edhe ciften me vete , besoj ne menyre jo shume te vullnetshme.

    Kur ka mberritur tek rruga ai ka humbur ndjenjat dhe gotitjet e forta ne koke mund ti kene shkakru vdekjen.

    Ky eshte versioni me i perafert per momentin qe besoj do axhustohet me detaje me te sakta.

  35. thelbi thotë:

    13 September 2008 @ 9:29 am

    … dhe per te vazhduar saktesimet, pasi ka marre ciften dhe zogjte e vrare, Kosta si mysliman i mire eshte shtrire per te vdekur me koke nga lindja, ka lene ciften nje meter e gjysem larg, dhe zogjte pothuajse po aq :P

  36. spiritus thotë:

    13 September 2008 @ 9:29 am

    Koth e degjove ekspertin ne Tv mbrem? Nje krim mund te maskohet si aksident dhe nje aksident mund te jete alibia e nje krimi?
    Ku jane ata deshmitaret okulare qe na u raportuan ne oret e para ne Tv se kishin pare makinen duke bere salto ne ajer?
    Njehere u tha se arma u gjet ne makine , pastaj u raportua se ndodhej prane viktimes?
    Po gazetaret pse nuk u lejuan te afroheshin ne vendin e ngjarjes?
    Por te presim ekspertizen qe tu vere kapak dyshimeve.Jane te zote ekspertet tane. Nuk thyhen para presioneve dhe nuk i manipulojne provat!

  37. bobi thotë:

    13 September 2008 @ 9:31 am

    gjithe keto kohe kam menduar qe partia komuniste shqiptare ishte ndare ne dy parti ne partine socialiste (Ps) dhe demokrate (Pd). por tani kam ndryshuar mendim, komunistat e kane kthyer emrin ne socialista kurse ne PD perfaqesohet gjithe sigurimi i shtetit.

    Vrasja ka nje mesazh te qarte, kush denoncon korrupsionin perfundon si Trebicka.

  38. Ani thotë:

    13 September 2008 @ 9:31 am

    Perse nje njeri te mare çiften ne dore kur nuk ndjen rrezik te jashtem, por thjesht i drejtohet rruges ne shpresen se mos kaloje dikush ta ndihmoje?

  39. spiritus thotë:

    13 September 2008 @ 9:32 am

    Ka marre dhe ciften me vete??!! dmth pas nje shoku te forte prej saltos mortale, ke mendje me marr dhe ciften??? Ka marre dhe bidonin me uje, mos harro.

  40. Koth thotë:

    13 September 2008 @ 9:36 am

    spiritus,

    une solla versionin e pritshem zyrtar dhe jo mendimin tim qe te mos ngatarohemi. Kete e bera ne respekt te lexuesve te peshkut si versioni i pare i botuar ( une nuk preferoj te bej thashetheme ne gjera me zarar ) per momentin nga te gjitha faqet web shqiptare.

    Ato qe ti pyt me shume kane te bejne me versionine pare qe jepte News 24 dhe qe ajo cupa atje dukej qarte qe ishte cope mishi me dy sy. Duke pare kete anomali vete News 24 ka cuar ne oret e mbasdites nga Tirana nje nga gazetaret me te mire qe ka.

    Po ta vesh re sot raportimet e tyre jane shume me korrekte.

  41. Genty thotë:

    13 September 2008 @ 9:37 am

    Cfare rendesie ka nese hijet e fundit e ketij shteti mafioz do citojne aksident, vrasje… ngjarjen ne fjale. Ky eshte eleminim i paster fizik. Ku ishte Z. berisha deri ne kete moment. Ku eshte personi qe mbron me shpate korrupsion. Ku eshte koka e e ketij vendi qe nuk le moter, dhe familje njerezish pa pergojuar. Ne cfare nr celulari mund te kontaktohet kryeministri jon propagadistik qe ka 24 ore qe eshte zhdukur… Pyetja e vetme qe lind eshte: Kush e ka rradhen ????

  42. Koth thotë:

    13 September 2008 @ 9:44 am

    Ka marre dhe bidonin me uje, mos harro.

    Nuk e harroj jo. Te thashe me siper po jap versionin makro qe do axhustohen.
    Une besoj se shpejt do kemi nje grafike te dinamikes se levizjes se mjetit per tu bere dhe me i qarte edhe nga ata qe nuk do mundin ta perfytyrojne.

    Me degjo me vemendje : nese ne vendngjarje jane gjurmet e takimit te mjetit mbas saltos cdo gje tjeter behet shume e qarte. Ekspertiza e mjetit ( dmth gjendja teknike e mjetit ) heq apo nge dyshimin e nje vrasje te planifikuar.

    Levizja e Trebickes ka qene gjys e vullneteshme dhe behet fjale vetem per disa caste jo per udhetim. Pra jemi deri max 40-50 m levizje.

    Mos harro nje plage e fresket nuk ka dhimbje shume te forta ose me mire pothuaj eshte gjendje te mpiri.

  43. spiritus thotë:

    13 September 2008 @ 9:55 am

    Ajo gazetarja , Koth, nuk di nga fliste dhe ke kishte prane.Dhe flasim per gazetari.Lere aman.Hesht, thuaj me mire, se gjerat flasin vete.

  44. bobi thotë:

    13 September 2008 @ 9:58 am

    pa lexoja tek tema qe kryeministri berisha kishte interes qe mos te ndodhte nje vrasje e trebickes, dhe qe kjo vrasje eshte bere per ta demtuar ate.

    gjykimi im me thote qe ky eshte nje pisllek. Ne shqiperi kur mendohet qe nje person eshte ne rrezik per jeten dhe vdekja e tij mund te perdoret per qellime te caktuara mblidhet grup pune tek shiku dhe personi i rrezikuar ruhet ne menyre te maskuar ( pa dijenine e tij) nga 3 ose 4 agjent. dhe une po te isha ne rolin e kryeministrit dhe te kisha frike nga vdekja e ketij personi se mos me demtonte jo vetem do i vendosja 3 ose 4 agjent nga mbrapa per ti ruajtur jeten por do vendosja gjithe kohen edhe helikopterre per ta ruajtur nga ajri.

    dmth argumentat e gazetes tema nuk qendrojne, por qeveria do te perpiqet qe ta argumentoje vrasjen e trebickes si sulm ndaj qeverise shqiptare dhe reformanve gjigande qe ajo ka marre. paralelizmat me vitet 97 nuk mund te hidhen poshte kur edhe atehere u argumentua qe qeverine na e rrezuan greket. vetem se edhe ne 97 duhet theksuar fakti qe te gjitha depot e armeve u hapen nga Shaban Memia (sot kryetar i komisionit per kthimin dhe kompensimin e pronave) dhe arsyeja ishte e njejte me ate te gerdecit, trafiku i armeve. Donin vetem te mbulonin gjurmet per sasine e armeve te shitura (trafikuara) jashte shqiperise, dhe kjo solli armatosjen e gjere te popullesise shqiptare.

  45. alidea thotë:

    13 September 2008 @ 10:03 am

    Dhe nje here stampohet imazhi shqiptar: Xhungel!

  46. alidea thotë:

    13 September 2008 @ 10:07 am

    gjithashtu: TURP per mediat qe dhane ne drite te plote trupin e te ndjerit !!

  47. kikthi thotë:

    13 September 2008 @ 10:09 am

    o Koth

    Po mir makina qe ra si me porosi ne kembe, mir ciften qe e mori ne menyr te pavetdijshme me vete, po canten e gjahut dhe 3 shpendet qe kishte vrare cpati qe i mori me vete kur doli nga makina ditziu..????

  48. Luçi thotë:

    13 September 2008 @ 10:20 am

    Fatmiret, Prokuroreshat ene ndoshta ene Birishat mos kruhen shume me punet e Vellai te Madh, se ka edhe me keq se burgu ne ket bote.

  49. EDA thotë:

    13 September 2008 @ 10:20 am

    Berisha per nje greve per rritje rrogash qe beme ne mesuesit e Belshit ne 1996 na ka sjelle SHIK-un ne mes te nates dhe na kane terrorrizuar.

    Kaq te tmerruar ishim ne sa te nesermen e nderpryem greven, dhe morem vesh nga bisedat qe punonjesit e SHIK-ut kishin qene te shtepia e cdo njerit prej nesh.

    Nje punonjes i SHIK-ut qe ne kishin lidhje familjare na tha se urdhri kishte ardhur nga Berisha.

  50. Koth thotë:

    13 September 2008 @ 10:21 am

    kikthi,

    kur te me bjere rasti ta takoj Trebicken andej nga bota e pertejme ta them me saktesi. Per momentin nuk e di dhe ty nuk besoj se te mbetet hatri.
    Nese je lexues i rregullt i peshkut une po pretendoj te sjell per keta ( lexuesit e rregullt ) ate qe mund te jete versioni zyrtar .

    Po perdor foljen ndihmese mund se nuk jam 100 % i sigurte. Ti mos me beso mua dhe as mos prit qe une te them e ka vrare Berisha nese pret qe te shikosh kete te postuar ketu.

    Nese do se si mendoj une per kete eshte tjeter gje.

    Po ja ta them me nje fjali : eshte nese nuk deklarohet vrasje zyrtarisht une personalisht do ta quaj vrasje sepse presioni i jashtezakonshem ( edhe kercenimet gjithashtu ) qe ka pas Trebicka gjate gjithe kesaj kohe i jepnin statusin e nje njeriu te vdekur por te pakallur ne dhe.

  51. IS thotë:

    13 September 2008 @ 10:22 am

    Shkrimi i sotem i Mero Bazes te fut ne mendime
    Mero i di mire historite brenda familjes dhe di cshkruan

    Ideja e shkrimit esht qe grupi mafjoz i mbeshtetur nga Berisha nuk pyet me as per vete Berishen…

    Keq puna
    Duhet reagim dhe trimeri nga cdokush ne keto momente

    Nese do jemi nje popull qe do dime te reagojme e nuk do strukemi para tv per te pritur dike tjeter te reagoj per ne do te hyjme pergjithmon ne rradhen e kombeve me zhvillim normal

    nese jo do mbushim rradhet e anonimeve ne forume per gjith jeten

  52. Leon thotë:

    13 September 2008 @ 10:24 am

    Në këtë konteks disa gazeta citojnë deklaratën e zëvendësekretarit amerikan të shtetit Daniel Frid, se përfundimi i hetimeve rreth kësaj tragjedie mund ta verë në vështirësi qeverinë shqiptare. BBC news.

    Diplomatet amerikane jane terbuar.. Pritet nje reagim i ashper i tyre.. Sido qe te dali perfundimi i ketij hetimi nese ishte vrasje apo aksident, njerezit ne shqiperi duket qe e kane mbledhe mendjen..

  53. odin m thotë:

    13 September 2008 @ 10:28 am

    Duket me shume si ekzekutim amatoresh sesa si aksident…Kush e ka rradhen?

    Deshmi llogjike se politika eshte e kapur dhe afte per cdo lloj krimi, krimet e diktatures te pandeshkuara, 97`e pazbardhur, vrasja e bajatizuar e Azemit, vjedhja e paster e pronave, Gerdeci me te njejtin fat…

    Keto jane pasojat e tolerances sone, ish-spiune e kriminele politikane e deputete, te shperblyer nga “demokratura” me poste shteterore, me tituj te fituar gjate diktatures…
    Mafia politike shkaterron shpresat e nje populli, qe manipulohet nga media e kontrolluar nga kjo mafie.

  54. rual thotë:

    13 September 2008 @ 10:33 am

    Amerikanet e kane shume me hall kete pune, gjumi naten nuk i merr :D
    te pakten shprehni te pakten nje keqardhje per kete fatziun qe iku se sa merreni me teorina konspiracinesh.
    ps. nje dite iku,dhe dy dite e harrohet kjo pune

  55. XYZ thotë:

    13 September 2008 @ 10:36 am

    Po e them nje fjale te mire per KOTH qe duket se eshte serioz.

    OK, kam vene re diçka : sa here qe ndodhin kesi ngjarjesh te renda, ka nje lloj turme e cila vrapon pernjehere te shprese ose ngushellimet e veta ose te vulose gjithçka.

    Kur ndodh nje ngjarje e rende, mire eshte qe te gjithe te jene te pergjegjshem. Te mos ia mbeshtjellin si per pasneser. Keto jane ngjarje te renda dhe duan qetesi per t’u zbardhur. Me mllefe apo shfryrje militantesh, nuk shkohet gjekundi.

    Te mos harrojme se 97-ta nuk na ka ardhur as nga Amerika, as nga BS, as nga Japonia, por vetem e vetem nga shtypi shqiptar. Duke e ditur mire qe nje vend i traumatizuar si Shqiperia eshte shume lehte te manipulohet, shtypi i asaj kohe e ka luajtur me se miri rolin e zjarrvenesit. Duke shkruar pa piken e pergjegjesise, duke iu fryre zjarreve andej-kendej, ai palo shtyp ka vepruar ne menyren me te poshter qe mund te mendohet.

    Per ngjarjen ne fjale, nuk di asgje. Dhe per veten time, as qe kam per ta ditur ndonjehere. Thjesht fola per “efektin turme” tip Haxhi Qamili.

    Ne ka diçka qe ne Shqiptaret duhet ta ndryshojme pernjehere eshte kjo : shkeputja njehere e mire nga psikologjia e TURMES. Le te çojme njehere ndermend qe para se gjithash jemi INDIVIDE te ndergjegjshem dhe te pergjegjshem.

    Nese deshironi te dini diçka me teper mbi tufen, turmen, lukunine, hordhine, lexoni “Mase dhe fuqi” te nobelistit Elias Canetti.

  56. shqipo thotë:

    13 September 2008 @ 10:39 am

    “nese jemi popull qe dime te reagojme” ne po te ishim popull qe reagojm nuk do te ishim katandisur ne kete gjendje dhe te linim te gjithe komunistet dhe ish sigurimsat te na komandojne dhe te vrasin me keq se ne kohen e Enverit.
    Keta kelysh te kuq ne kohen e Enverit vrisnin vetem per karier dhe per te ngopur shpirtligsin e tyre,kurse tani ju eshte shtuar edhe lakmia per tu pasuruar sa me shume ne menyre banditeske .
    Keta ndane gjithe pasurine shteterore ndermjet tyre dhe lane cdo ish pronare t’ju lutet per pronat e tyre.

  57. klajd thotë:

    13 September 2008 @ 10:47 am

    Lëvizja MJAFT! reagoi sot pas vdekjes tragjike të Kosta Trebickës, dëshmitarit kryesor që pati kurajën të denonconte publikisht skandalin më të tmerrshëm të kësaj dekade, duke bërë lidhjen ndërmjet tragjedisë së Gërdecit, trafikut ndërkombëtar të armëve dhe zyrtarëve më të lartë të shtetit.

    “Lëvizja MJAFT! është e tronditur nga humbja e dëshmitarit kryesor Z. Trebicka, i cili druhej për sigurinë e tij, nuk gëzoi kurrë statusin e dëshmitarit dhe mbrojtjen që i takonte nga institucionet shtetërore”, tha Elisa Spiropali (MJAFT!).

    Në një vend ku përfaqësuesit më të lartë të popullit kërcënohen me vdekje në mes të Parlamentit, qytetarët ndihen sot më të kërcënuar se kurrë.

    “Frikë nga e tashmja, frikë nga kaluara, frikë nga e ardhmja, frikë nga pushteti, frikë nga administrata, frikë nga korrupsioni, frikë nga çmimet, frikë nga jeta, së fundi frikë edhe nga vdekja. Shqipëria është përpirë e tëra nga frika”, - tha Spiropali, - “Nuk mund të ndodhe ndryshe në një vend të katandisur aq keq sa edhe po të duash, nuk mund të mos vjedhësh, nuk mund të mos nepotizohesh, nuk mund të mos spiunosh, nuk mund të mos korruptohesh, nuk mund të mos korruptosh, nuk mund - me ligj - të mos shpifësh”.

    MJAFT! është mbrojtësja ligjore e viktimave të Gërdecit në padinë kundër shtetit kriminal. Prandaj ngjarjen e djeshme makabre MJAFT e ndjen shumëfish. Nga ana njerëzore së pari. Por po aq edhe në pikëpamje të përpjekjeve të pa ndalura për vënin para Ligjit të fajtorëve. Me vdekjen e një dëshmitari thelbësor si Trebicka, tragjedia e Gërdecit, ka tani më pak mundësi për t’u zbardhur, dhe fajtorët më shumë mundësi për të dalë të pandëshkuar.

    “Me vdekjen e djeshme u realizua, këtë herë as të vjedhur as të rrejshëm, as me dhunë as me lajka, as me celularë as me spiunllëqe, por me mjete të vërteta dhe të egra një Spot horrori të vërtetë dhe të llahtarshëm”, shtoi aktivistja e MJAFT!.

    Pa dëshmitarin kryesor; Nga do t’ia mbajë prokuroria? Sa shekuj do vazhdojnë hetimet? Kur do bëhet transparenca? Kur do jepet drejtësia?
    Le të dale t’u japë përgjigje këtyre pyetjeve nga maja e Dajtit Kryeministri, ai që mezi pret çdo sms në celularin e tij të korrupsionit.

    Por mesa duket, Kryeministrit nuk i interesojnë aspak tmerret që ndodhin në shtetin e tij, por vetëm deliret për korrupsion brenda kokës së tij.

    “Në emër të të gjithë aktivistëve të MJAFT! ne i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit, i cili ishte një njeri i lire që sfidoi krimin”, perfundoi Spiropali.

    LEVIZJA MJAFT!

  58. Leon thotë:

    13 September 2008 @ 10:48 am

    XYZ,
    Ku e shikon turmen ti? C’hyn 97 ketu njeher?
    Nje njeri ka gjet vdekjen ne rrethana misterioze..Ky njeri eshte deshmitari kryesor per gjyqin ndaj nje qeverie dhe nje shteti..
    U rrit numri me 27 te vdekur nga 26.. Edhe kush thote qe nuk do te kete me shume?
    Media do manipuloje se ate pune ka.. I duhet ti pergjigjet kureshtjes nje fare menyre apo tjeter..
    Eshte sarkazem e hidhur qe vdekja e ketij perkon me vdekjen e Hajdarit..

  59. spiritus thotë:

    13 September 2008 @ 10:48 am

    XYZ Teoria per psikologjine e turmave dhe manipulimin e mendjeve nuk ka vend ne rastin per te cilin po shprehemi.Perkundrazi, cdo INDIVID kalon ne filtrin e arsyes, llogjikes ate qe i serviret prej raportuesve nga terreni apo versionin zyrtar qe do te daklarohet sot/neser.
    Dhe ne kete rast, ne se une, ti apo x-i japin nje mendim, kjo tregon se nuk jemi TURME qe te gelltisim me gojen e hapur (si pshqit) dhe syte e mbyllur/mendjen e mbyllur ate qe serviret si e VERTETA ABSOLUTE. E ke lexu besoj LAOKONTIN-poezine e Kadarese(apo eshte e stilit socrealist??) Mu me pelqen deviza karteziane: cogito ergo sum!

  60. lulja thotë:

    13 September 2008 @ 10:51 am

    o xyz, o njeri i vendosur ne nje hapesire tredimensionale dhe te shikon vetem njeren. pO SI Mer rob na thu qe populli o turme? ne 97 popullit ju mor djersa e ballit se te firmat si futi leket ssala e tosi po i futi baba im qe kishte 8 vjet qe derdhte gjak e hante dhe te greku, italiani, gjermani, e francezi. U ngrit e u rebelun 10 halabake qe ne 90 shkaterruan ate qe prinderit e tyre i kishin ndertuar per 50 vjet mer rob i zotit. Se i hapen hekurudhat me thonje. lane kockat tu ndertu tunele.
    Po ne skemi popull se te ishte popull i organizuar sdo i vdisnin 26 vete ne mes te kryeqytetit ne fabriken e vdekjes. dhe sdo kishte kurre guximin ta vriste zotin trebicka. Por do e kish mbrojtur dhe po te kishte bythe zoti sali grebishtja me ate shkelzdhaten ta vrisnin vete.

  61. iliri thotë:

    13 September 2008 @ 10:56 am

    Trebicka, hetuesi i komunizmit që u bë biznesmen

    Njeriu që ishte dëshmitar kyç për ngjarjen e Gërdecit, Kosta Trebicka, përpara vitit ‘90 punonte si hetues në Prokurorinë e Përgjithshme në Tiranë.

    Pas ndryshimit të sistemit, Trebicka la punën e tij shtetërore, si hetues, duke u angazhuar me një kompani amerikane, e cila kishte mbërritur në Shqipëri për të eksploruar bregdetin shqiptar për naftë. Pas kësaj pune, Trebicka merr rrugën e emigrimit përtej Atlantikut, në SHBA. Atje i futet studimeve në një shkollë amerikane për administrim-biznes. Pas përfundimit të kësaj shkolle, ka punuar për llogari të qeverisë amerikane në vendet e Amerikës Qendrore, si në Nikaragua, Honduras etj., duke punuar si ekspert ekonomie. Gjatë kësaj periudhe, Trebicka martohet për herë të dytë, duke marrë si bashkëshorte një shtetase amerikane. Nga kjo martesë e dytë kanë një fëmijë, e cila aktualisht është në moshën 18-vjeçare. Në vitin 1995, tashmë me një shtetësi amerikane, rikthehet në Shqipëri, duke krijuar fondin shqiptaro-amerikan “Anglo-Adriatica”, që merrej me mbledhjen e bonove. Në vitin 1998, me statusin e biznesmenit, Trebicka ka ngritur biznese të ndryshme. Prej kësaj periudhe ka ushtruar aktivitet privat, duke u marrë me biznese të ndryshme. Në vitin 2006 krijon një kompani ambalazhimi, duke e pagëzuar me emrin “Xhoi”. Firma e tij merrej me ambalazhimin e çdo malli të ndryshëm në Shqipëri. Në vitin 2007 mësohet se ka kontaktuar me firmën dhe është kontraktuar nga kompania amerikane AEY, e cila drejtohej nga 22-vjeçari Efraim Diveroli për të bërë paketimin e municionit. Gjatë momenteve të diskutimeve dhe tratativave për arritjen e një marrëveshje me Diverolin në skenë doli një firmë tjetër, skenë e kompanisë “EVDIN LTD” me administrator Henri Tomein, i cili kishte shkaktuar dyfishimin e çmimit. Kjo përplasje solli më pas dhe bisedën ndërmjet tij dhe Divelorit, e cila është bërë publike më pas në media. Denoncimi i kësaj afere të re mes kompanisë AEY dhe MEICO-s për tregtinë e armëve në Afganistan u bë publike pas ngjarjes tragjike të 15 marsit 2008, në Gërdec të Vorës. Në këtë denoncim, ai bëri të ditur se është shmangur nga kontrata e re pikërisht në momentin kur “Meico” lidhi kontratë me firmën e Mihal Delijorgjit, “Albademil”. Për këtë ai kishte denoncuar këtë aferë, duke bërë me dije dhe ministrin e Mbrojtjes të asaj kohe, Fatmir Mediu. Skandali i armëve në Afganistan, kur dolën fishekë skarco, u bë publike dhe nga gazeta prestigjioze “Neë York Times”. Investigimi i gazetës nxori në sipërfaqe gjithashtu skandalin me fishekët shqiptarë, një pjesë e të cilëve ishin shumë të vjetër dhe jashtë standardit. Gazeta prestigjioze i referohej edhe transkriptimit të bisedës që u regjistrua me celularin e Kosta Trebickës me Efraim Diverolin, kontraktor i Pentagonit për shitjen e armëve. Trebicka ka dëshmuar disa herë në Prokurori për ngjarjen tragjike të 15 marsit. Dëshmia e Trebickës në prokurori hidhte dritë mi rolin e firmës “Evdin LTD”, në nënshkrimin e kontratave me firmën shtetërore për shitjen e armëve “Meico”, drejtori i së cilës asaj kohe ishte Ylli Pinari. Gjithashtu edhe kongresi amerikan, pas skandalit të publikuar nga gazeta “New York Times”, kërkoi që Trebicka të bënte një dëshmi përpara një grupi hetimi të ngritur posaçërisht. Trebicka ka qëndruar për një periudhë në SHBA, pak javë më parë kishte mbërritur nga SHBA-ja në Tiranë, për të qëndruar pranë familjes së tij.
    Me vjen keq per te ndjerin po akoma nuk eshte bere qe nje byth biznesmeni shqiptar ta kruaje me Ameriken.

  62. Luçi thotë:

    13 September 2008 @ 10:58 am

    http://www.balkanweb.com/sitev4/index.php?id=26525

  63. XYZ thotë:

    13 September 2008 @ 10:59 am

    Spiritus, leon dhe lulja : Jua thashe me lart, as qe kam ndermend te hyj ne lojerat tuaja politike. Ua kam bere naften si krahut te majte ashtu dhe atij te djathte. Per qendren, me mire te mos flasim fare.

    Terhoqa thjesht vemendjen qe KUJDES ! sepse efekti turme eshte shume i acaruar tek ne. Kemi dhene prova. Dhe e kemi paguar mire. Mos lini asnjehere te rrembeheni nga pallavrat e ketij apo atij, qofshin te gazetes qofshin te Berishes e qofshin te Bushit. Kini gjithmone ne koke ca parime vetjake te shendosha, dhe gjithçka shkon mire.

    Per veten time, duke qene se e kam pase vdekje rreshtimin ne kuadratin 8 x 8 te festimeve te 1 majit, e kam tmerr qe te me fryjne ne vesh çdo pese sekonda duke me dhene si koncentrat tere historine e botes, qe nga prehistoriket e deri tek ai tuneli nentoke.

    Dhe durimi nuk eshte diçka qe arrihet lehte. Duhen vite e vite te tera qe te behesh nje njeri i duruar dhe gjakftohte. Ju uroj fat.

  64. Luçi thotë:

    13 September 2008 @ 11:01 am

    Me vjen keq per te ndjerin po akoma nuk eshte bere qe nje byth biznesmeni shqiptar ta kruaje me Ameriken.

    Biznesmen ambalazhimi madje ! Paketus fishekesh. :-(
    Hengri koken e vet apo ja hengren kush e merr vesh.
    Ishalla qofte me kaq, ti rrojne gru e ciliminj. :-(

  65. Artian thotë:

    13 September 2008 @ 11:02 am

    Eshte shume e besueshme qe vrasja,eshte kryer profesionalisht,me ekspert te krimit te fshehte,(mafja)Ta zeme se eshte aksident i rastit.
    Po duhet ta dini se:
    1- ekspertet e kryerjes se krimit,nuk meren me ate qe nget makinen,por me makinen.

    2-ekspertet e kryerjes se krimit,meren qe ne fillim me krijimin e fakteve,perpara se te ndodh krimi.(Sajimi i objekteve)

    3-ekspertet e kryerjes se krimit dine mire pikat e dobta dhe jo profesonale te prokurorise.

    4-Prokuroria shqiptare eshte e varur nga politika,eshte e manipulueshme,sidomos ne rastin e deshmitarit te “aksidentuar” kur Berisha Mehdiu,dy exponentet kryesor,politikane dhe autoret e tragjedise se Gerdecit.

    5-Kush eshte me i lehtesuar nga ky “aksident” qe ndoshta gezon dhe buzeqesh?

    6-Kush eshte me i interesuar se askush ,qe ky “aksident” te ndodhte,pa tjeter?

    7-Trebicka beri kundra vetes me guximin e as njerit prej burrave te shqiperise,njeriun me te rrezikshem te krimit dhe te korrupsionit,te genjeshtarit dhe mashtruesit me te madh te shqiptareve,kryeministrin e sotem.Per kete ai gjeti vdekjen.

    Zoti i falte dhe i ruajte te tjere viktima.

    Me aksident ose me variante te tjera.

  66. odin m thotë:

    13 September 2008 @ 11:02 am

    Spiunet jane midis nesh ose mbi ne…

    http://www.sot.com.al/index.php?option=com_content&task=view&id=75113&Itemid=0&lang=

  67. spiritus thotë:

    13 September 2008 @ 11:04 am

    Para se te jesh shkencetar, estet, kritik, perkthyes, krijues meso te behesh QYTETAR.Edhe ne boten virtuale shikon fantazmat e kontrollit te mendjes?? Kalit durimin, mik, kalite ne kudhren e HESHTJES!

  68. censura thotë:

    13 September 2008 @ 11:05 am

    Askush nuk beson mesa duket qe mund te kete qene fatkeqsi.As ne princip.

  69. plluq thotë:

    13 September 2008 @ 11:07 am

    po fbi do hetoje mbi kete ceshtje??

  70. iliri thotë:

    13 September 2008 @ 11:11 am

    Trebicka beri kundra vetes me guximin e as njerit prej burrave te shqiperise,njeriun me te rrezikshem te krimit dhe te korrupsionit,te genjeshtarit dhe mashtruesit me te madh te shqiptareve,kryeministrin e sotem.Per kete ai gjeti vdekjen.

    Nese Trebickes nuk do ti ishin prishur interesat e tij ne kete afere as qe do te ishte kujtuar te bente ndonje denoncim. Denoncimi i tij ishte ne kuadrin e larjes se hesapeve, dhe domosdo kte fund do te kishte.

    Në vitin 2007 mësohet se ka kontaktuar me firmën dhe është kontraktuar nga kompania amerikane AEY, e cila drejtohej nga 22-vjeçari Efraim Diveroli për të bërë paketimin e municionit. Gjatë momenteve të diskutimeve dhe tratativave për arritjen e një marrëveshje me Diverolin në skenë doli një firmë tjetër, skenë e kompanisë “EVDIN LTD” me administrator Henri Tomein, i cili kishte shkaktuar dyfishimin e çmimit. Kjo përplasje solli më pas dhe bisedën ndërmjet tij dhe Divelorit, e cila është bërë publike më pas në media.Denoncimi i kësaj afere të re mes kompanisë AEY dhe MEICO-s për tregtinë e armëve në Afganistan u bë publike pas ngjarjes tragjike të 15 marsit 2008, në Gërdec të Vorës.

  71. Koth thotë:

    13 September 2008 @ 11:12 am

    po fbi do hetoje mbi kete ceshtje??

    PO
    Ambasada amerikane ne Tirane konfirmon qe prokuroria e pergjitheshme ka kerkuar ndihme zyrtarisht per ndihme ne ekspertize.

    Nderkaq qe media News 24 sapo dha versionin ( raportoi gazetari ne vendngjarje ) qe une pershkova me siper si pista kryesore.

    Ekspertiza vazhdon …

  72. avokati i djallit thotë:

    13 September 2008 @ 11:14 am

    po sikur atentati te jete kryer nga forca mbi shqiptare per te eleminuar Berishen ?

  73. Luçi thotë:

    13 September 2008 @ 11:18 am

    Nese Trebickes nuk do ti ishin prishur interesat e tij ne kete afere as qe do te ishte kujtuar te bente ndonje denoncim. Denoncimi i tij ishte ne kuadrin e larjes se hesapeve, dhe domosdo kte fund do te kishte.

    Po sigurisht, pse ca ? I moren punen, dhe hapi barkun.
    Te pakten nese i ke ndjek intervistat e tij, tjeter arsye nuk gjen, pervecse prekjes se interesave te biznesit te tij. Se sa thelle jane prek keto interesa dhe si e ka pas hallin i ziu, nje zot e di. Por mua mu ka dukur se atij robi ja kishin prere bileten per ne ate dynja qekur jepte intervista lart e poshte. Ishte si i goditur ne tru, shume i shqetesuar, i trembur dhe sikur e kish humbur fillin.
    Jam kurioze ta di cdo thote Kokalari per kete histori ?
    Apo mos e kane tret dhe ate ne ndonje pyll buze Missisipit :-(

  74. rual thotë:

    13 September 2008 @ 11:23 am

    fisheket ishin kineze, pse nuk fusni ene kinezet ke kete mesele…..

  75. arb thotë:

    13 September 2008 @ 11:24 am

    ….nuk e di!!siç tha edhe edi rama mbrèmè..do zoti èshtè vetèm njè aksident,njè fatkeqèsi,se ndryshe èshtè e kot qè flasim…èshtè e kot tè flasèsh pèr zhvillim tè atij vendi,pèr afrim sa mè tè shpejtè nè be,pèr ujè rrugè drita,pèr arsim e kulturè,..èshtè e kot tè flasèsh pèr shqipèrinè pai nuk ekziston shtet shqiptar!!

  76. berti thotë:

    13 September 2008 @ 11:32 am

    Si tha ai miku….”Kafshet dolen nga Kafazi”. Kosta per nga menyra si luajti, duket qe ishte i ri ne kete ZANAT. Ka zantçinj qe …

  77. Luçi thotë:

    13 September 2008 @ 11:35 am

    Ed Rama mu duk sikur e kishin nxjerr me zor me fol aty.
    Filloi te derdelliste figura letrare idiote me keq se Sala (vrimat e zeza qe perpine viktimat e Gerdecit !!!!!! shaka pa kripe).
    Mua mu duk se ai nxinte, ndersa Ilir Meta nxorri tjeterkend per te folur, Sala ju vodh gazetareve me nje fytyre aspak te qete. Per mendimin tim gjithe politika shqiptare ska bere gjume te qete mbreme.
    Rual, Kinezet skemi pse i fusim fare, por dikush tjeter futet. Nje nate para se Kosta te gjendej i vdekur Kryeprokurorja ne TV Kombetar ne ora 9 te Darkes foli me emra te pervecem (nder to dhe emri i Trebickes) dhe e tha troc qe Gerdeci dhe Trafiku NDERKOMBETAR i armeve nuk jane 2 fenomene te ndara por kane lidhje me nj-tj. A duhej ta thoshte kete prokuroresha une per zotin nuk di cte te them. Por ama trafiku NDERKOMBETAR i armeve, nuk eshte njedrejtimor, pra nuk mund te jete vec Shqiperia dhe Pinari i perfshire. Prandaj natyrshem ne ket histori futen te tjere, dhe ket sdo shume mend me e kuptu.

  78. Artian thotë:

    13 September 2008 @ 11:45 am

    Ne supozojme,sigurisht ne baze te atyre qe lexojme,dhe interpretojme cfare lexojme.,por nuk do shume mend, se Trebicka nuk ishte njeri do si do,ne mars 2008 jeta e tij u vu ne rrezik.Qe ne momentin e deklarimit atij do ti ndryshonte jeta.Kete ja kishin thene.Thone qe ai kishte guximin e “budallait”qe mori nje hap te tille.I thane qe ai” e tha”?Apo e tha se ishte budalla,se nuk ishte denoncim,per afera te kryetarit te komunes Golem te Kavajes. :)

  79. ThoughtPolice thotë:

    13 September 2008 @ 12:54 pm

    Ku eshte Fatos Lubonja se ketu ka material te bollshem per te shkruar per debilizmin e shqiptareve? Te pakten deri tani mundesia me e madhe eshte aksidenti me makine, gje qe dukej edhe nga pamjet e makines (demtimi i saj) etj., nderkohe qe ketu vazhdojne te na flasin per vrasje e ku di une.

    Rrini more proletare mos aktivizoni propaganden politike ne raste te tilla qe me shume jane te fryra mediatikisht, thjesht per sulm politik.

    Policia po kryen hetimet, prokuroria gjithashtu, eksperte amerikane po merren me kete ceshtje, a nuk mund te sillemi vetem njehere si njerez te civilizuar dhe te presim perfundimet e hetimeve?! Apo jemi te indoktrinuar aq keq, sa nuk arrijme te permbajme veten, pasi ka nga ata qe edhe vdekjen aksidentale te Dritan Hoxhes qe fluturoi ne Lane dhe i mori jeten edhe te dashures se tij, thane e beri qeveria!

  80. karkaxhaulli thotë:

    13 September 2008 @ 1:01 pm

    e kam thene edhe me pare dhe e perseris. shqiptareve i mungon memorja kolektive. Ne nuk mund te shkojme pertej vetes, dhe familjes sone. reagojme vetem nese na preket dicka personale. nje interes i vogel i drejtperdrejte. Kjo eshte ajo qe na ben ta manipulueshem. duke mos pasur memorie kolektive, nuk kemi as histori dhe as integritet, sepse nuk dime te analizojme te vlersojme dhe te nxjerrim mesime nga historia.
    Nuk ka dyshim se Kosta trebicka ishte nje marionete ne teatrin e interesave te medha. mendoj se kosta nuk ishte per gjah por per te takuar dike qe e njihte mire, dhe nuk ka dyshim qe vrasja e tij eshte bere nga ata qe e kane perdorur Trebicken. Trebicka i kishte krahet e ngrohta nga persona mjafte te fuqishem te cilet nuk eshte cudi qe kane dashur jo vetem te denancojne aferat e mediut dhe familjes berisha, por edhe te pengojne anetarismin e shqipwrise ne nato. mendoj se trebicken e kane vrare ata qe e nxiten te flase. pasi nuk kishte me cte thoshte tani trebicka do tu bente sherbimin e fundit, duke vdekur. Nuk eshte thjeshte rastesi qe vrasja e tij eshte ebre ne nje menyre aq te trashe sa te duket qarte se ka qene vrasje. po te donin te mos linin gjurme ustallaret do kishin gjet ndonje menyre me te mire. Kosta shkon i vetem per gjah, por ne fakt me shume se gjah duket nje takim me nje person ne nje evdn ku nuk do te binin ne sy. Kjo eshte arsyeja pse ai mbase nuk rri tek njerzit e tij qe i kishte me shumice ne ate zone , por ne nje hoteldhe per me teper regjistrohet me nej emer tjeter. kosta se dinte se kesaj ehre ne vend te porosive se si duhet te vepronte do te merrte mbase vdekjen e vete. ne kete menyre implikimet bien mbi ata qe kane interes per vdekjen e tij, mbi qeveritaret dhe kjo na ben te dukemi edhe me te korruptuar ne syte e botes, edhe me mafioze dhe kjo pikerisht kur kongresi amerikan deklaron se hyrja e shqiperise ne nato varet nga zbardhja e gerdecit. Nuk me dukety cudi qe pas gjithe kesaj loje te jete ndonje sherbim i huaj, ashtu sci nuk mohoj faktin qe vertet berisha dhe mediu e deliorgji te kene dore en zhdukjen e tij.
    Ne rast se kjoe fudnit do te ishte e vertete atehere do te ishim vertet te pashprese. Gjithsesi gjerat duhetn pare me qetesi, dhe te mos akuzojme askend
    Im ate thoshte gjithmone “Mos i beso asaj qe duket ashiqare”.

  81. mrroklla thotë:

    13 September 2008 @ 1:05 pm

    …a nuk mund te sillemi vetem njehere si njerez te civilizuar dhe te presim perfundimet e hetimeve?!

    Kshu thojshin dhe atehere kur u vra ai rahmetliu prej Tropoje, po ku i rrinte goja pa fol Daktorrit?? Fatos Nanja e ka vrae, thojte!! Pastaj doli qe Bodyguardi i vet kishte gisht ne ate pune!
    Edhe at’here, shume rob arriten n’konkluzionin qe ca rob si puna e k’tij, NUK MUND te sillen si njerez te civilizuar! Eshte thjeshte, pertej mundesive te tyre!
    Prandaj, kerreje, tha ai Doktori tjeter, qe te shpetosh tjatrin. Tjatri, ne kete rast, jemi ne te gjithe!

  82. Dori thotë:

    13 September 2008 @ 1:39 pm

    kkxh, po shkruan tregimin e radhës ti aty? “Nuk eshte thjeshte rastesi qe vrasja e tij eshte ebre ne nje menyre aq te trashe sa te duket qarte se ka qene vrasje.” –po të ishte ashtu i kishin futur plumbin ballit. Ka më të qartë se aq?

    Meqë të gjithë po bëjmë fantazi, ja dy versione:

    1. Po i jepte makinës me më shumë shpejtësi se ç’duhet. Makinë jashtërrugore, ka menduar, dhe ishte për të shfryrë dufin, vjen momenti dhe kërcen pak si shumë, rrotullohet dhe makina qendron aty ku e tregon videoja. Ai është akoma në ndienja, por ka hemoragji celebrale nga plagosja. Me adrenalinën që i ka dhënë trupi, merr sendet, dhe del për nga rruga për të kapur ndonjë kalimtar për të shkuar në spital. Në rrugë duke pritur i bien ndienjat dhe aty ngelet.

    2. Po e ndiqnin me makinë nga mbrapa prandaj po ecte shpejt. Makina rrotullohet po njësoj, del nga makina me gjithë çiften për t’u mbrojtur dhe fillon të iki me vrap. E kapin në mes të rrugës para se të përdori çiften. Përleshen, e gjuajnë me sende të forta dhe lënë të vdekur.

    Të dyja janë spekullime të kota se unë as nuk kam qenë aty dhe as nuk kam bërë vrojtime pas ngjarjes të vendit. Luçi, shiko si flasin ekspertët dhe të policisë tek artikulli që solle:
    “Nuk mendoj se bëhet fjalë për një aksident. Kam dyshime të forta rreth kësaj ngjarjeje të mistershme. Kam ndjekur për orë të tëra pamjet e transmetuara në mediat vizive dhe bazuar në përvojën time, them se nuk ishte aksident. ”

    Domethënë thjesht duke parë televizor ai nxjerr konkluzione. Nga pamjet filmike mund të nxjerrësh njëqind versione si ato që solla unë.

  83. Taqi thotë:

    13 September 2008 @ 1:42 pm

    Trebicka s’ka lidhje fare me Berishen personalisht, sepse ai nuk rrezikonte me deshmite e tij Kryeministrin.

    Mos i ngaterroni ngjarjet !

    Trebicka denoncoi çeshtjen e fishekeve, jo GERDECIN !

    Berisha s’ka lidhje me te dy ngjarjet ! Berisha mban pergjegjesi politike vetem per Gerdecin … kurse skandali i fishekeve i denoncuar nga TREBICKA, kompromenton Diverolin, Departamentin e USA, Ambasaden Amerikane ne Shqiperi, Fatmir Mediaun, Shtabin e Pergjithshem, por SIDOMOS :Drejtorin e MEICOS, PINARIN dhe DELIJORGJIN

    Nese vdekja nuk eshte aksident, por koplot/vrasje, ve bast qe pas saj eshte DELIJORGJI

  84. Taqi thotë:

    13 September 2008 @ 1:52 pm

    Apo jemi te indoktrinuar aq keq, sa nuk arrijme te permbajme veten, pasi ka nga ata qe edhe vdekjen aksidentale te Dritan Hoxhes qe fluturoi ne Lane dhe i mori jeten edhe te dashures se tij, thane e beri qeveria!

    Domosdo qe ka njerez te tille o ThoughPolice,

    Nga bashkebisedimet e mia me shoke gjate pushimeve te veres ne Shqiperi, nje pjese jo e vogel mendonin se D. Hoxha u vra nga Berisha (siç thone shume se Berisha vrau edhe A. Hajdarin - edhe pse vete e shoqja e tij e pranoi dje ne TV se Azemin e vrane Agjenturat Serbe)

    Shume nga ata syresh qe mendonin te tilla versione komplotesh, dukeshin sikur nga imagjinata policeske ja kalonin edhe Agatha Cristie-t, dora vete !

    Disa thoshin se ne Ferrari ishin gjetur shenja C-4 (tritol), dhe se lajmin e kishte dhene vetem njehre, Viziopn Plus; pastaj lajmi nuk u permend me, çuditerisht.

    Te tjere permenin “faktin” se Ferrari i D. Hoxhes ishte i destinuar per Pier Silvio Berlusconin, dhe se “fakti” qe Tani e mori makinen e tij nga Ferrari -perpara djalit te kryeministrit Italian, e kishte xhindosur kete; Duke i shtuar kesaj edhe “deshiren” e Berlusconit per te pasur nen kontroll median ne Shqiperi, thuhej lart e posht se D. Hoxhen mund t’a kishte vrare me porosi vete Berlusconi !!!

    Pra, e kuptoni sesa fantazi kane Shqiperitaret ?!

    Edhe une pres qe drejtesia dhe ekspertet vendas e te huaj te thone fjalet e tyre. Pavaresisht shume koinçidencave, preferoj te pres perfundimet e hetimeve, pa perjashtuar vrasjen e Trebickes - version qe duket i besueshem.

    Tani, perrallat se kush e ka “vrare”, me mire te presim hetimet.

    Dhe nje gje e fundit :

    Nga lajmet, merret vesh se Trebicka ka qene i shoqeruar me nje “koleg” gjuetar ate dite; thuhet se kane pasur dhe 2 dhoma ne nje hotel aty afer zones … te merret vesh kush ka qene ky “karafil” qe s’po del se ku eshte futur, pastaj te kuptojme me teper se ç’fare ka ndodhur realisht

  85. Besa thotë:

    13 September 2008 @ 1:58 pm

    Une mendoj se vdekja eshte aksident. Ne kete rast une perkrah Klitin qe Trebicka ka vrare qenie te gjalla ne gjueti. Haku i tyre eshte. Dhe ashtu sic vriste kafshet nuk e kishte per gje te vriste dhe njerezit shpirterisht. Nje idiot i tille nuk ka dale ne skene publikisht te llape c’ti mbrockullise mendja e tij. Edhe ne historine boterore jane te pakta raste te tilla.

    Ai qe merrej me kafshet duke i vrare, i artikuloi edhe ne rastin e tregetise se fishekeve kur iu prekën interesat “kafshet u terbuan dhe dolen nga kafazi” (citoj thenien e tij dhene gazetes “New York Times”).

  86. censura thotë:

    13 September 2008 @ 2:06 pm

    Ishte si i goditur ne tru, shume i shqetesuar, i trembur dhe sikur e kish humbur fillin.

    Nje ekspert gjykon nga TV per aksidentin, nje tjeter po nga TV per gjendjen shpirterore te Trebickes.:-(

    Gjynah ai qe iku, po nje njeri qe eshte ne rrezik jete nuk shetit rrugeve.Ai i kishte kaq leke sa te fshihej nese ndjehej ne rrezik.

    Detaj tjeter interesant, eshte qe personi ne fjale ishte dhe nje cike i zanatit, kishte qene hetues para 90.

  87. Taqi thotë:

    13 September 2008 @ 2:07 pm

    Viktima e aksidentit ishte personi që denoncoi publikisht aferën korruptive të shitjes së fishekëve kinezë nga ndërmarrja shqiptare MEICO tek kompania amerikane AEY, në pronësi të Efraim Diverolit

    Pra, Trebicka denoncoi publikisht aferat e MEICO-s me Diverolin per shitjen e armeve per llogari te Pentagonit. Diveroli kishte nen-kontraktor ne Shqiperi DELIJORGJIN.

    Pra, nga deshmite e Trebickes, rrezikoheshin Drejtuesit e MEICO-se (kompania Shteterore e armatimeve), mbase Mediu i Minister perkates, Diveroli, Pentagoni si porosites i armatimeve qe dolen Kineze, dhe Delijorgji, i cili vepronte ne Shqiperi ne emer te Diverolit

    Berisha s’ka lidhje aparente ketu : çeshtja e Gerdecit dhe ajo e Trafikimit te fishekeve Kineze, jane dy çeshtje te ndryshme (hetimore).

  88. Permetari thotë:

    13 September 2008 @ 2:14 pm

    Eshte cudi e madhe se si nje njeri si Trebicka, nje biznesmen tipik nga ata qe shesin babane per para, na behet hero, dhe pse? Sepse nga inati qe e menjanuan nga disa mundesi fitimi parash, u hakmorr ndaj atyre qe ia hoqen kafshaten nga goja. Nuk po them se ata qe e bene kete ishin me te mire, por tani po flasim per Kosten. “Nje qytetar i mire qe beri ate qe kerkoni ju z. Kryeminister”-tha Edi Rama. Vertet? Denoncoi korrupsionin? Por pse s’e beri ky zoteri kete denoncim perpara, qe atehere kur ndodhi por duhet ta bente pas Gerdecit? Cilat ishin motivet e tij te verteta? - E para, per hakmarrje. Rast ideal per t’u thyer hundet atyre qe i hoqen kafshaten nga goja. E dyta, per fame, publicitet, per te qene ne qender te vemendjes. Po te kemi parasysh edhe insistimin e tij per t’ia dhene kete informacion gazetareve te NY Times, daljen disa here ne TV shqiptare mund te shihet fare qarte se atij nuk i rruhej shume per luften ndaj korrupsionit - sic na thote E.Rama - fare per te, por me teper per te kenaqur egon e tij; kenaqesine e brendshme kur shihte se si u thyheshin hundet ish-miqve te tij, bashkebatakcinj te biznesit, qe guxuan ta perjashtonin nga rrethi i tyre duke i mohuar fitimin. Po, kur na i do puna, ne, te perkushtuarit e Shqiperise dhe shqiptareve, per arsye “fitimi” politik e quajme nje ish-batakci “qytetar i ndershem”, qytetari i ndershem Trebicka!
    Ato qe ai kishte per te thene i ka thene te gjitha. Dhe nuk ka arsye se pse mos te pranohen nga gjykata si deshmi ne gjyqin ndaj ketyre kopukeve te tjere. Megjithate, per kete le te vendosin keta njerezit “mendjendritur” te ligjit.

  89. Leon thotë:

    13 September 2008 @ 2:17 pm

    XYZ thotë:
    13 Shtator 2008 @ 10:59 am
    Spiritus, leon dhe lulja : Jua thashe me lart, as qe kam ndermend te hyj ne lojerat tuaja politike
    ————————————————
    Mire vlla sorry ti shihke “lojra politike” ne peshk.. Te uroj dhe une fat!!

  90. Taqi thotë:

    13 September 2008 @ 2:19 pm

    Nga lajmet e ores 15.00 te Vizion Plus :

    Nje i afert i Trebickes, deklaron per TV se e kishte pyetur Trebicken nese rrezikohej nga çeshtja e Gerdecit, ndersa ky i ishte pergjigjur se s’ishte lidhje/pune me çeshtjen e shperthimit.

    Pra, vertetohet se Trebicka s’ka perbere “rrezik” me deshmite e tij per Gerdecin, por vetem per çeshtjen e shitjes se fishekeve.

    Kjo, per t’i thene atyre qe u hodhen menjehere ne sulm kunder Berishes, se deshmite e tij nuk rrezikonin Berishen per Gerdecin - atehere, ç’arsye kishte Berisha te “vriste” te ndjerin ?

    Ata qe rrezikoheshin nga deshmite e tij, ata po, mund te kishin pasur gjithe arsyet e botes per ta eleminuar …

  91. jon thotë:

    13 September 2008 @ 2:25 pm

    O Taqka, po Gerdeci erdhi si pasoje e tregtise se armeve mo djalke! Ku kishte gisht familja e ministrit te pare…si thua ti tani?

  92. Etrusk thotë:

    13 September 2008 @ 2:56 pm

    O Taqo,

    Po mire pse e permendka djalin e kryeministrit ne deshmite e tij publike i ndjeri Kosta atehere?
    Dmth ti thua qe edhe pse une denoncoj gjurmet, kjo ska te beje me shpellen ku ndodhet ujku!!

    Edhe fakti me kuptimplote qe BacSala gjindoset sikur i ka kafshu shejtani veshin sa here i permendin familjen kjo tregon shume. Edhe arrin deri aty sa nga tensioni harron se cfare eshte dhe cfare perfaqson ai ne tempullin e sharjeve te Hienave Shqiptare (a.k.a Parlamenti) fillon dhe ai me refenin kuptimplote: Nenen, motren, fisin …

    POR: Nuk merr asnje perpjekje per te denoncuar kete njeri apo insitucion qe i shau ose ofendoi familjen.

    Faktet jane pambarimisht te gjata, dhe realiteti eshte aq i ngurte vellezer e motra sa nuk ka ku shkon me.
    Shqiperia vendi ku une jetoj, edhe ju qe jeni jashte e konsideroni vendin tuaj eshte kapur qe nga fillimi deri ne fund te hierarkise se vet nga Mafia shteterore, qe me apo pa pelqimin e Berishes ben cte doje ne kete vend qe mund te quhet i askujt.

    Mafien e shofim kudo, kurdo dhe cdo hap qe hedhim sot ne ndertimin e nje te ardhme me te mire.

    Por tani po na duhet te notojme ne ujra te renda, qe dhe anijet me moderne e kane veshtire mberritjen tek ardhmeria.
    Tani po notojme neper gjak vellezer…. :(

  93. klajdevour thotë:

    13 September 2008 @ 3:00 pm

    Censura, ja ku e ke deklaraten e LEVIZJES MJAFT:

    Vdekja e ngjethshme e Kosta Trebickës lidhet me një mijë fije me katastrofën njerëzore të Gërdecit.

    Lëvizja MJAFT! është e tronditur nga humbja e dëshmitarit kryesor që pati kurajën të denonconte publikisht skandalin më të tmerrshëm të kësaj dekade, duke bërë lidhjen ndërmjet tragjedisë së Gërdecit, trafikut ndërkombëtar të armëve dhe zyrtarëve më të lartë të shtetit.

    Z. Trebicka, i cili druhej për sigurinë e tij, nuk gëzoi kurrë statusin e dëshmitarit dhe mbrojtjen që i takonte nga institucionet shtetërore.

    Në një vend ku përfaqësuesit më të lartë të popullit kërcënohen me vdekje në mes të Parlamentit, qytetarët e thjeshtë dhe jo vetëm, ndihen sot më të kërcënuar se kurrë.

    Frikë nga e tashmja, frikë nga kaluara, frikë nga e ardhmja, frikë nga pushteti, frikë nga administrata, frikë nga korrupsioni, frikë nga çmimet, frikë nga jeta, së fundi frikë edhe nga vdekja. Shqipëria është përpirë e tëra nga frika.

    Vdekja e djeshme i shton të tëra këto frikëra.

    Nuk mund të ndodhe ndryshe në një vend ku në pushtet nuk janë individë të ardhur me vullnetin e popullit por me vullnetin e vet.

    Nuk mund të ndodhe ndryshe në një vend të katandisur aq keq sa edhe po të duash, nuk mund të mos vjedhësh, nuk mund të mos nepotizohesh, nuk mund të mos spiunosh, nuk mund të mos korruptohesh, nuk mund të mos korruptosh, nuk mund - me ligj - të mos shpifësh.

    MJAFT! është mbrojtësja ligjore e viktimave të Gërdecit në padinë kundër shtetit kriminal. Prandaj ngjarjen e djeshme makabre MJAFT e ndjen shumëfish. Nga ana njerëzore së pari. Por po aq edhe në pikëpamje të përpjekjeve të pa ndalura për vënin para Ligjit të fajtorëve. Me vdekjen e një dëshmitari thelbësor si Trebicka, tragjedia e Gërdecit, ka tani më pak mundësi për t’u zbardhur, dhe fajtorët më shumë mundësi për të dalë të pandëshkuar.

    Me vdekjen e djeshme u realizua, këtë herë as të vjedhur as të rrejshëm, as me dhunë as me lajka, as me celularë as me spiunllëqe, por me mjete të vërteta dhe të egra një Spot horrori të vërtetë dhe të llahtarshëm.

    Pa dëshmitarin kryesor; Nga do t’ia mbajë prokuroria? Sa shekuj do vazhdojnë hetimet? Kur do bëhet transparenca? Kur do jepet drejtësia?

    Le të dali tu japë përgjigje këtyre pyetjeve nga maja e Dajtit Kryeministri, ai që mezi pret çdo sms në celularin e tij të korrupsionit.

    Por mesa duket, Kryeministrit nuk i interesojnë aspak tmerret që ndodhin në shtetin e tij, por vetëm deliret për korrupsion brenda kokës së tij.

    Në emër të të gjithë aktivistëve të MJAFT! ne i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit, i cili ishte një njeri i lire që sfidoi krimin.

    LEVIZJA MJAFT!

  94. Dajoshi thotë:

    13 September 2008 @ 3:04 pm

    Ej, po pse ju shkon mendja tek lloj-lloj fantazish me agjentura dhe nuk shihni pisten me te qarte, Delijorgjin. Delijorgji eshte me i interesuari ketu dhe ka treguar qe te heq qafe kur i del perpara (kujtoni Florian Vilen, RIP). Fakti qe viktima ka deklaruar qe ndjehet i rrezikuar dhe shkon deri ne p… te mizes per gjueti i vetem ose qofte edhe me shoqerues me duket gomarrllek i madh. U prehte ne paqe.

  95. thelbi thotë:

    13 September 2008 @ 3:09 pm

    Ju lumte se kisha merak mos zhgenjeheshit, deklarate hajvane dhe pa sens si ato qe beni zakonisht

  96. rual thotë:

    13 September 2008 @ 3:16 pm

    jo jo nuk pranohet kjo deklarate, duhet nje hartim i Spiropalit……

  97. XYZ thotë:

    13 September 2008 @ 3:16 pm

    Filluan dhe dazibaot. Nuk kam kuptuar asgje ne kete historine e Gerdecit. As kush ben çfare dhe as pse qysh e ku.

    Ne xhungel nuk ka moral. Ceshtja eshte te dihet deri ku jane kufinjte e xhungles. A eshte Shqiperia e tera xhungel apo vetem ne ca rezervate te caktuara. Nese eshte kjo e fundit, ka ende shprese. Nese eshte e para, dmth qe e tere Shqiperia eshte xhungel, atehere ska rruge tjeter veç te bleni nga nje lime dhe te mprehni dhembet. Kafshoni sa te mundni sepse do t’ju kafshojne. Por per hir te Zotit, nese keni ndonje zot, mos beni femije. Te pakten me zhdukjen tone, do te zhduket dhe vete xhungla.

  98. iliri thotë:

    13 September 2008 @ 3:17 pm

    Kto deklaratat e opozites po ma mbushin mendjen se mund te jene ato pas kesaj historie.

  99. klajdevour thotë:

    13 September 2008 @ 3:21 pm

    Ju njoftojme se familjarët e viktimave të tragjedisë së Gërdecit i kanë shprehur përmes një telegrami ngushëllimet e tyre familjes së z. Kosta Trebicka.

    Ata autorizuan lëvizjen MJAFT!, si përfaqësuese ligjore e tyre në procesin penal dhe civil per ceshtjen e Gerdecit, që ta përcjellë në media përmes këtij njoftimi, tekstin e telegramit të tyre.

    Më poshtë gjeni ngushëllimin e familjarëve të njerëzve të pafajshëm që humbën jetën në shpërthimin e Gërdecit, drejtuar bashkëshortes së të ndjerit, zonjës Brunilda Trebicka.

    ZYRA E SHTYPIT E LEVIZJES MJAFT!

    Telegram Ngushellimi

    Drejtuar: znj. Brunilda Trebicka

    E dashur zonjë,

    Mësuam të tronditur lajmin për humbjen e papritur të bashkëshortit tuaj, z. Kosta Trebicka.

    Pranoni në emër të familjeve tona dhe të të gjithë atyre që vuajtën direkt pasojat e tragjedisë së Gërdecit, ngushëllimet më të sinqerta, që vijnë nga ndjenja e përbashkët e së njëjtës dhimbje.

    Jemi pranë Jush në këtë ditë fatkeqësie dhe Ju shprehim mirënjohjen tonë të thellë ndaj guximit që bashkëshorti Juaj pati për t’i shërbyer drejtësisë, e cila sot më shumë se kurrë ka nevojë per zerin e së vërtetës.

    Shprehim keqardhjen tonë për humbjen e një njeriu të tillë i cili pati kurajon për të folur, por që fatkeqësisht nuk kumboi në veshët e atyre që nëse do ta kishin dëgjuar mund të kishin parandaluar gjithcka.
    Jetë të gjatë Juve, fëmijëve dhe të afërmëve Tuaj!

    Familjarët e 26 viktimave të tragjedisë së Gërdecit.

  100. globalist thotë:

    13 September 2008 @ 3:31 pm

    Filluan diskutimet abstrakte ke peshku!
    Pyetja eshte: E vrane? Apo ishte aksident?
    Dhe kesaj si jep dot shpjegim as Sala as Edi por ligjet e Fizikes.
    Ata ate pune kane au iu au iu………

    Nje makine qe rrokulliset per inerci trupin se hedh mbrapa por perpara. Nje gje eshte e sigurte qe Trebicka ka marre plage aq te rrenda ne koke saqe hidhet poshte hipoteza se mund te kete levizur vete pas aksidentit.

    http://www.liveleak.com/view?i=7f4_1175880705&adult_check=1

    http://www.liveleak.com/view?i=095_1190827750&adult_check=1

    http://www.liveleak.com/view?i=c84_1175217942&adult_check=1

    http://www.liveleak.com/view?i=9b2deb94c6

  101. ThoughtPolice thotë:

    13 September 2008 @ 3:43 pm

    Trebicka personalisht nuk ka akuzuar ndonje familjar te Berishes. Trebicka, ky qytetar i mire, po te mos e kishin nxjerre jashte loje ne aferen e paketimit te fishekeve kineze qe shkonin ne Afganistan, nuk do te kishte hapur gojen te tregonte gje, ne media jo e jo, por as qenit te tij. Ky shqiptari i mire, ndjehet i prekur qe Pinari e te tjere e nxjerrin jashte loje duke futur nje firme tjeter dhe mohuar te ardhurat qe mund te fitonte ne menyre te padrejte, prandaj edhe filloi te flase ne media per Delijorgjin, Pinarin dhe Kompanine Edvin.

    Po te kishte qene ne grupin e punes qe ndante fitimet e fishekeve, Trebicka nuk do te hapte gojen, megjithate do te ngelej qytetar i mire perseri.

    Proletaret qe mblidhen ketu dhe atje dhe pervecse propagandes me te vdekur nuk dine te bejne gje tjeter, duhet ta dine qe mbrojtja nga policia si deshmitar behet kur kerkohet nga prokuroria. Prokuroria nga ana e saj ka reaguar dhe ka thene qe nuk kishte informacione qe ky ndjehej i kercenuar. Nderkohe edhe vete Trebicka nuk eshte ndjere i kercenuar, pasi po te ishte i tille, nuk shkonte ne mal per gjueti vetem.

    Ky eshte thjesht nje rast qe proletaret e lloj-llojshem do ta perdorin per te shprehur mllefin e tyre politik kunder qeverise, per te fantazuar variante vrasjesh dhe aksidentesh te qellimshme etj., pasi jane teresisht ta paafte te bejne gje tjeter. Do te mundohen ta perdorin edhe per nje dicka madhore ne planin e tyre, pengimin sa me te shumte te Shqiperise per t’u pranuar si anetare e NATO-s.

  102. molekula thotë:

    13 September 2008 @ 4:15 pm

    Duket qarte qe eshte dora e UDB-se ketu. Tani kur Kosova akoma noton ne ujera te paqarta dhe Serbia ka fituar pike me arrestimin e Karaxhic dhe me ndekjen e Mlladic sherbimi sekret serb i cili i ndjek ne detaje zhvillimet politike ne Shqiperi me synimin e destabilizimit te situates politike vepron ne emer te askujt vetem e vetem qe te ndeze gjakrat dhe ta paraqise Shqiperine direkt por edhe Kosoven indirekt si vende xhungle qe nuk meritijne asnje favor te perendimit. E mer shqiptare te mjere qe keni 50 vjet qe ju xhiron UDB-ja si ti teket dhe ju as e kapni fare filmin.
    Nuk flene serbet jo na e njohin koken mire ata ne dhe na bejne te zihemi me njeri tjetrin.

  103. Leon thotë:

    13 September 2008 @ 4:18 pm

    Se kuptoj manine e disa komentueseve qe vetem tentojne te degjenerojne temen duke shkruajt budalleqe….
    Me e habitshme eshte se vetem kur ka shkrime te tilla te rendesishme hyjne ne peshk dhe shkruajne..Ose jane anetare qe ndryshojne nick-et ose e bejne llaf me njeri-tjetrin.. Absurde!!!
    Ky eshte krimi me i madh individual qe ka ndodhur ne shqiperi pas vrasjes se Hajdarit..
    Pak seriozitet.. Ose me mire hesht!!

  104. ThoughtPolice thotë:

    13 September 2008 @ 4:22 pm

    Krimi me i madh??? Ehh cfare proletaresh jane.

  105. ThoughtPolice thotë:

    13 September 2008 @ 4:44 pm

    Policia:Vdekja e Trebickës erdhi nga aksidenti

    Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit bëri të ditur të shtunën në mesditë konkulzionet paraprake hetimore mbi shkaqet e vdekjes së biznesmenit Kosta Trebicka një ditë më parë në rrethin e Korçës. Zëdhënësi i kësaj Drejtorie, Klodian Branko, në një konferencë për shtyp tha se, “nga konkluzionet paraprake rezulton se, shkaku i vdekjes së shtetasit Kosta Trebicka, ka qenë politrauma e shoqëruar me kontuzion (shembje) të kokës dhe të gjoksit, me dëmtime të organeve përkatëse me mekanizmin e goditje-përplasjes, karakteristikë kjo e traumave automobilistike. Branko sqaroi se, ditën e djeshme në orën 14:00 Policia e Shtetit është vënë në dijeni se në vendin e quajtur Kullat e Gjergjevicës në aksin rrugor Voskopojë - Lekas është konstatuar i vdekur një shtetas dhe një makinë e dalë nga rruga dhe e batuar. Sipas tij, me marrjen e njoftimit dhe identifikimin e pronësisë së mjetit, policia e Shtetit ka krijuar grupin hetimor më të specializuar të saj.

    ora-news.com

  106. lapi thotë:

    13 September 2008 @ 4:46 pm

    Jo po deshet denonconi korrupsionin se kafsha ka dal jasht kontrollit.

  107. mishu thotë:

    13 September 2008 @ 5:33 pm

    Qe e kane vrare kjo nuk do shume mend per tu kuptuar…por se kush e vrau kjo do jete shume e veshtire (ose e pamundur) per tu zbuluar sepse shume pale ishin te perfshira ne kete skandal.
    Me e keqja eshte qe Trebicka nuk ka lene asnje deshmi. Deklaratat qe dha ne fillim nuk mund te quhen deshmi sepse jane marre jashte pyetesorit te mirefillte.
    Degjova Ina Ramen pardje dhe ne disa momente (megjithe diplomacine ne te shprehur, te detyrueshme ne te tilla raste) foli goxha hapur. Mediu sapo filloi te merret ne pyetje. Andej nga Amerika e thane hapur qe perfundimi i hetimeve mund te kishte pasoja te pakendshme per qeverine. Perfundimi del vete…

  108. KasperSky thotë:

    13 September 2008 @ 5:37 pm

    Une di qe deshmitaret kyc te mbrohen me ligj nga shteti deri ne mbylljen e ceshtjes. pse nuk e ka mbrojtur shteti Kosten?
    Sali Berishes iu be qefi qe u vra se ai ka permendur emrin e djalit te tij.
    Pastaj, keta qe e kane vrare, te pakten te kishin pare ndonje film me 007 se keshtu ashiqare nuk behet. keshtu eshte kur e ka mbushur SHIK-un me militante te trashe.

    Malokeria nuk ka rregulla o miq…

  109. sarandioti thotë:

    13 September 2008 @ 6:45 pm

    Mero Baze e tha qarte qe klani mafioz qe ekziston sot ne shqipri jashte urdhrave te Berishes kontrollohet nga Olldashi me shoket e vet kriminele ne Shijak e Mamurras dhe miku me i ngushte i Olldashit ne qeverri eshte… Mediu. Mediu ja ka karkuar kete favor Olldashit dhe ja ku u zhduk Trebicka fet e fet. Do tja degjoni prape pushken Mediut mos u merzisni, ka shume pune puna.

  110. XYZ thotë:

    13 September 2008 @ 6:56 pm

    Mishu, edhe ti me politike ?! Mhm… jo mire puna tende jo mire :D

    T’i them dhe nja dy fjale per ta mbyllur kete kapitull :

    Normalisht, kur ndodhin ngjarje te tilla, nuk duhet te leshohemi ne panik dhe thashetheme. Sepse ora eshte e rende dhe gjendja del jashte kontrollit per hiçmosgje.

    Me e mira eshte qe te lihen ujrat te kthjellohen, organet perkatese te bejne punen e tyre, dhe nuk ma merr mendja qe nje cope Mediu ka korruptuar gjithe Shqiperine. Ma merr mendja ka ende njerez te ndershem qe do ta kryejne punen e tyre.

    Dhe ne, njerezit e thjeshte kalimtare kendej, duhet qe t’iu kthehemi puneve tona te perditshme dhe te shkelqejme ne sektoret tane. E perse te mos shkoni, qe tani, te gjithe sa jeni ketu, andej nga letersia dhe te lexojme tekstet e shokeve tane ? E pse te mos nderrojme dy fjale mbi keto tekste ? A nuk eshte kjo me e dobishme sesa rrahja “over & over” e te njejtave gjera mbi ngjarjen ne fjale ?

    He pra, behemi shoke, kapemi dore per dore, ne rresht per dy, dhe shkojme nga letersia. Shoket letrare kane nevoje per mirenjohjen tone. T’i respektojme e te mos ua çojme mundin dem.

    Qashtu.

    ps : njeri me lart kishte permendur “malokeria”. Oh te keqen e mendjes sa prapa botes paska ngelur. Ende me fshati im e fshati yt. Nejse.

  111. Taqi thotë:

    13 September 2008 @ 7:21 pm

    Ej, po pse ju shkon mendja tek lloj-lloj fantazish me agjentura dhe nuk shihni pisten me te qarte, Delijorgjin. Delijorgji eshte me i interesuari ketu dhe ka treguar qe te heq qafe kur i del perpara (kujtoni Florian Vilen, RIP)

    Jam dakort me ty, Dialosh : deri tani, nese behet gjithnje fjale per vrasje, per mua Delijorgji ka me teper mundesi te jete “ekzekutori” nepermjet njerezve te tij

    Mos i ngaterroni edhe njehere ngjarjet e Gerdecit me Skandalin e shitjes se armatimeve Kineze, skandal qe tronditi edhe Ambasaden Ameriane ne Shqiperi e qe po trondit edhe Pentagonin ne USA

    Njerezit kyç ne kete histori jane, Delijorgji, Pinari, Diveroli - ata akuzohen nga Trebicka, sepse ai u menjanua nga pazari i armeve ne perfitim te Delijorgjit …

  112. whisper the real thotë:

    13 September 2008 @ 7:23 pm

    Nga pervoja ime si gazetar di se zakonisht kur vritet nje biznesmen shqiptar policia gjyqesore dhe prokuroria ngrejne shume pista hetimi, madje edhe pertej atyre per te cilat mund te kene prova konkrete ne duar…Te mos harrojme se shumica dermuese e biznesmeneve shqiptare (por sigurisht jo te gjithe) vijne nga backgrounde kriminale ose te lidhur me boten e krimit qofte edhe ne menyre pasive…Secili prej nesh e di kualitetin e biznesmenit qe ka ne lagje…di historine se si dhe sa shpejt disa u bene biznesmene e te fuqishem madje…Nuk dua aspak te paragjykoj te ndjerin Trebicka me cfare thashe me siper, se nuk e njoh dhe nuk di asgje rreth tij, por fola ne pergjithesi per dukurine e vrasjes se nje biznesmeni dhe shumellojshmerine e shkaqeve te mundshem te krimit.
    Behet nje “diagnoze diferenciale” si ne rastin e te semureve me alergji…Renditen te gjitha pistat e mundshme (alergjentet sipas llojit) dhe me sistem eleminimi prove-alibi arrihet deri te versioni i besueshem dhe me i mundshem gjithnje ne baze te provave konkrete…. Keshtu ka ndodhur ne te gjitha rastet e ngjshme te meparshme. Mediat per interesa te vetkuptueshme si gjithnje i meshojne pistes politike, pasi ne Shqiperi cdo biznesmen ne nje menyre apo ne nje tjeter eshte peng i politikes duke shkembyer reciprokisht favore. Thashethemet e rrugeve u meshojne pistave me intime…ku gjithnje ivolvohet nje femer, nje borxh, nje rivalitet biznesi, nje hakamarrje per nje vella te vrare kur biznesmeni ka qene emigrant i rendomte dhe drug dealer ne Filifistun…etj..etj e pafund lista e hamendesimeve alla shqipo.
    E keqja jone si shqipo eshte se akoma pa kaluar dy ore nga krimi…nen hyqmin e mediave si gjithnje te papergjegjshme e te priruara drejt sensacionit dhe scoopit qe me shpesh del bllof!) njerezit rrugeve, mejhaneve dhe forumeve fillojne zejen e tyre te preferuar te tjerrjes se versioneve…shfaqen “kompetentet” dhe deklarimet absolute..te tipit “e ka vrare ky apo ai”, “ai u gezua shume per vrasjen”, “e ka vrare per kete aresye” etj..etj…Nderkohe qe akoma nuk ka dale nje ekspertize perfundimtare, akoma nuk jane shprehur perfundimisht specialistet, akoma gjithshka eshte nen hetim dhe akoma jane ne stadin e grumbullimit te provave apo marrjes ne pyetje te personave qe mund te dine dicka me shume per te ndjerin…
    Pra kjo tendence e ekzagjerimit, e tjerrjes se shpifjes dhe e servirjes se saj si te vertete mbi te cilen mbivendosen pastaj diskutimet dhe debatet e te tjereve tingellon shume karagjozllek dhe papjekuri…Me kujton dicka nga menyra se si qeveria greke ne bashkepunim me mediat fajsonte shqiptare te pafajshem:

    Rrembehet nje taksi bashke me taksixhiun ne nje qytet afer Selanikut. Radioja lokale e qytetit e thote lajmin keshtu: “Sot ne oren 11 u rrembye nga persona te paidentifikuar taksia me targe…dhe shoferi i saj XY. Policia po heton ngjarjen”
    Dhejte minuta me vone Televizioni i Selanikut (ET3) per te njejtin lajm shprehet: “Persona te paidentifikuar mesa duket emigrante kane rembyer nje taksi ne nje periferi te Selanikut.” Pa kaluar as 5 minuta stacioni televiziv Sky shprehet per lajmin e mesiperm: “Nje taksi eshte rembyer ne rrethinat e Selanikut. Policia po kerkon deshmitaret e mundshem te rastit te cilet mund te kene qene prezent ne momentin kur grupi i shqiptareve rrembeu taksine dhe taksixhiun”…Pra brenda harkut kohor te 15 minutave si pasoje e sajesave dhe hamendesimeve te qellimshme te mediave dhe gazetareve antishqiptare rrembyesit na dolen nga te paidentifikuar ne emigrante e pastaj shqiptare! brenda 15 minuateve transmetime radiofonike dhe televizive!!! Lajmi perhapet anembane Greqise dhe perfundimi: nje mekat me shume ne kurriz te emigranteve shqiptare…nje alibi me shume ne duart e opinionit te perpunuar publik grek kunder shqiptareve. Ne fakt rrembyesit qe u arrestuan ne te njeten dite rrezultoi te ishin rumune, por nderkohe qe pas disa edicionesh informative lajmi u vjeterua sugjestioni helmues antishqiptar qe kerkoi te perhapte media e kish bere punen e vet: “taksine e rrembyen shqiptaret” llomotisnin te nesermen greket neper rruge!
    E solla si shembull kete per te vene ne dukje se si sugjestionohen bashkebiseduesit nga diskutimet hamendesuese te njeri tjetrit dhe arrijne qe kete vdekje aksidentale (sic shprehet zyrtarisht deri ne keto caste policia gjyqesore) ta paraqesin jo vetem si vrasje, por kane gjetur nderkohe edhe emrin e “organizatorit” te vrasjes qe si zakonisht eshte i njejti…dmth Berisha…me tej vazhdohet me zberthimin e konsipracionit qe eshte bere perseri nga “mafia” e Berishes dhe tirret e tirret legjenda nga komenti ne koment…

  113. aldi thotë:

    13 September 2008 @ 7:27 pm

    Si mund te mbeshtetesh te rezultatet e policise ne krye te se ciles jane militantet e radhes? Eshte njelloj sikur te vesh ThoughtPolice apo hunter te bejne hetimet. Ne nje shtet normal do thosha le te pritet fundi i hetimeve por jo ne Shqiperi. Si mundet kryeprokurorja te hetoje djalin e Berishes kur ka qene Berisha qe e ka vene aty. Jane absurditete.

  114. Koth thotë:

    13 September 2008 @ 7:35 pm

    whisper the real ,

    me duket se eshte shume thjeshte dhe kot po na jep leksione.
    Keto komentet qe behen jane perceptime qe mire ose keq ngrihen dhe lidhen me shume faktore.
    Nese do ishte apo do pretendohej ndryshe , atehere e mbyllnim kete debat dhe prisnim deri sa te dilte versioni perfundimtar zyrtar.

    Sikur nuk shko apo jo??

    Prandaj jemi ketu qe edhe te marrim ndonje gje vesh te re qe mund te vije shkarazi por edhe ti leme robt te lire te krijojne perceptimet e tyre.
    Ah keto konkluzionet e ores se fundit !

  115. Taqi thotë:

    13 September 2008 @ 7:39 pm

    Pastaj, po sikur i djeri te vdekur aksidentalisht ? Le te marrim kete version tashme perpara sysh, perderisa edhe nga ana zyrtare ky perfundim paraprak doli sonte nga autoritetet mjeko-ligjore.

    E kuptoj se njerezit kane tendece te pelqejne gjerat e koklavitura, stratagjemat, planet inxhenioze etj, por shpesh gjerat me te thjeshta, me banale, u kalojne perpara syve pa i vene re.

    Pas fitores spektakolare te Napoleonit ne Austerlitz kunder Austrise & Rusise e pyeten Napoleonin sesi kishte mundur te bente nje “taktike” te tille kaq perfekte, ai ju pergjigj : “Ishte perfekte, sepse ishte e thjeshte”

    Ndonjehere, gjerat “spektakolare” jane shume te thjeshta : i lumte atij qe i gjen i pari.

    Pra, edhe ne kete ngajrje eshte mire te aryetojme ne fillim sikur ç’do gje ka ndodhur normalisht, si rast banal - e te mos merremi qe ne fillim me teori konspirative apo policesko-aventureske.

    Ekspertet deklaruan se vdekja ishte pasoje e aksidentit dhe policia konfirmoje se Trebicka ka qene i vetem edhe ne hotel, edhe gjate gjuetise - sipas deshmitareve, ndaj, s’ka person te dyte … do te ishte marre vesh deri tani, pavaresisht thashethemeve.

    Anormaliteti i ngjarjes eshte tek fakti se trupi gjendet disa metra lart makines - si eshte e mundur ?

    Disa thone se rruga ishte e drejte, dhe vene ne dyshim mundesi e humbjes se kontrollit te mjetit.

    Ne fakt, nga pamjet filmike, duket se makina ishte fuoristrade kabriolet, e zbuluar - pra, nje humbje e tille kontrolli, me saltro etj, nuk mohon mundesine qe trupi i nje njeriu te vertitet e te hidhet disa dhjetra metra me tutje.

    Sa per rrugen, te gjithe e pame se ajo ishte rruge e pa asfaktuar, gropa-sopa — shpejtesia ne te tilla rruge, plus edhe lartesia e makines (4×4) ben qe ekuilibri te humbase kollaj neper gropat e sopat e rruges.

    Pra, per mua, edhe mundesi e aksidentit nuk perjashtohet. S’ma merr mendja se dikush te kete qene aty prezent e te kete shkuar t’a vrase me mjete te forta; as t’a kete vrare me perpara e t’a kete sjelle trupin aty me vone — kete e dallon kollaj mjekesia ligjore.

    Mundesia e vetme e “vrasjes” mund te jete ndonje “marifet” tek sistemi i drejtimit te makines, ne menyre qe makina te humbiste ekuilibrin kollaj e te shkaktohej aksident

  116. whisper the real thotë:

    13 September 2008 @ 7:42 pm

    po mire more Aldi sic thua ti eshte…por me thuaj ti se cilet duhet te besojme ne nje rast te tille dhe keshtu te shpetojme nje here e mire nga sistemi i korruptuar i drejtesise…Pra ne rastin konkret cilin duhet te besojme? cili do ngarkojme me detyren e prokurorit? po me rolin e gjykatesit? Apo ta leme te pahetuar ceshtjen me mire se e zgjidhin vete me “mjete rrethanore shqiptare” te afermit e te ndjerit Trebicka…
    Kjo eshte e keqja jone qe do vazhdoje derisa turma shqiptare te behet popull i qyteteruar dhe pastaj nga ajo do dalin edhe gjykatesit e prokuroret e besueshem…pra ankesa jone ne kete rast eshte njesoj si te peshtyjme siper nesh….mbi ne do bjere ajo perseri….

    ps. dhe nje plotesim ne fjalet e tua qe sigurisht pasqyrojne nje realitet shqiptar fundja: ata jane militante, por nuk jane militante te rradhes (dmth militante politike), por jane militante te PARASE! Dhe paraja nuk ka rradhe, por mbreteron gjithnje ne menyre te vazhdueshme ne trurin e sistemit shqiptar te drejtesise pavaresisht se kush eshte ne pushtet….

  117. Taqi thotë:

    13 September 2008 @ 7:45 pm

    E keqja jone si shqipo eshte se akoma pa kaluar dy ore nga krimi…nen hyqmin e mediave si gjithnje te papergjegjshme e te priruara drejt sensacionit dhe scoopit qe me shpesh del bllof!) njerezit rrugeve, mejhaneve dhe forumeve fillojne zejen e tyre te preferuar te tjerrjes se versioneve…shfaqen “kompetentet” dhe deklarimet absolute..te tipit “e ka vrare ky apo ai”, “ai u gezua shume per vrasjen”, “e ka vrare per kete aresye” etj..etj…Nderkohe qe akoma nuk ka dale nje ekspertize perfundimtare, akoma nuk jane shprehur perfundimisht specialistet, akoma gjithshka eshte nen hetim dhe akoma jane ne stadin e grumbullimit te provave apo marrjes ne pyetje te personave qe mund te dine dicka me shume per te ndjerin…

    Dakort ne pergjithesi me ç’fare the me lart

  118. song of freedom thotë:

    13 September 2008 @ 7:54 pm

    Whisper the real ,
    jeton ne nje bote me te mire se ajo shqiptare, ku intriga gjen formen e saj racionale te te shprehurit dhe vepruarit,sepse natyralisht gjendet e rrethuar nga drejtesia. Aty ndoshta do synojme dhe ne , per te arritur te menduar keto forma. Por eksperienca dhe realiteti i Shqiperise,nuk na ka treguar asnjehere nje shperthim drejtesie por vetem shperthim Gerdeci. Pse duhet te jete ndryshe?A mos valle ne Shqiperi ka ndodhur ndonje revolucion dhe se kemi marre vesh,dhe pse jemi me shum vonese.

  119. Artian thotë:

    13 September 2008 @ 8:07 pm

    Ngushellime nga zemra, per familjen e Trebickes.
    Uroj, qe familja e tij te dije te verteten, dhe vetem te verteten e vdekjes se parakoheshme, te njeriut te tyre, te zemres.
    Bashkohem me te gjithe ata qe kerkojne te zbardhin te verteten,e vdekjes se Trebickes.

    Trebicka nuk do te harohet lehete,pasi ai dha nje kontribut te madh ne luften kunder korrupsionit,po te kemi parasysh, fjalen e kryeministrit Berisha ne Shkoder, jo me larg se 8 shtatori, ai thote:

    “dy janë armiqtë më të egër të mirëqenies së njeriut, tirania dhe korrupsioni. Tiraninë e kemi lënë pas që në vitin 1992, ndërsa korrupsionin do ta luftojmë rreptësisht dhe më përkushtimin më të madh në mënyrë që tëmos ketë hapësira në shoqërinë tonë

    Morpo ai,Berisha nuk e ka permendur akoma,se Trebicka ka qene njeri nga denancuesit me te rendesishem,te nje korrupsioni shume te madh, me perfshirjen e vete shtetit qe ai drejton!!!!!

    Sipas Berishes,korrupsioni luftohet nga lart-posht,nga vete Berisha,dhe jo nga posht-larte,kur denancohet nga “populli”.
    Berisha po jep dhe nje spot publicitar per luften kunder korrupsionit!!!!!!

    Trebicka:
    -ja,ku eshte ujku”
    Berisha:
    -ja,ja,ja ku jane gjurmet…prokuroria do te zbardh aksidentin tend,mirupafshin tek te shumtet!

    -

  120. Koth thotë:

    13 September 2008 @ 8:11 pm

    Hmm,
    Neser besoj se ne disa media do kalohet ne nje piste tjeter diskutimesh.
    a. Perse Trebicka nuk kishte statusin e deshmitarit te mbrojtur
    b. Perse policia nuk kishte marre ne mbrojtje Trebicken
    c. Disa kritike do i leshohen analizes per te evidentuar fillimin e deshtimit te nje pjese te hetimit per ngjarjen e Gerdecit dhe per kete do bejne me faj Prokurorine. ( pra do rritet numri i institucioneve “fajtore” qe nuk do mund dot te zbardhin plotesisht ngjarjen si dhe do ngrihen zerat qe dhe prokuroria ka probleme )

    Ndersa shoqeria civile ( shumatorja e OJQ qe perfasojne kete eshte vetem 1 ) do vazhdoje me fyellin me nje vrime.

    Intuita me thote qe nje e perditeshme shume afer qeverise do ngreje nje gjys lajmi qe organet e sigurise kane pasur nen vezhgim Trebicken ( do thuhet sipas deklarimit te nje familjari te Trebickes ) per arsye qe vetem qellimin e vertete nuk do nxjerrin , por do hedhi shashkene rradhes per ta hap lojen e pergjegjesise per sigurine e deshmitarit kyc. Sikur e kam lexuar me duket qe sot ate qe do thote neser ajo gazete.

  121. Artian thotë:

    13 September 2008 @ 8:19 pm

    pershperima e vertete,

    Kjo eshte e keqja jone qe do vazhdoje derisa turma shqiptare te behet popull i qyteteruar dhe pastaj nga ajo do dalin edhe gjykatesit e prokuroret e besueshem…pra ankesa jone ne kete rast eshte njesoj si te peshtyjme siper nesh….mbi ne do bjere ajo perseri….

    Nuk eshte e keqja jone,jo,por e besimit tone te dobet tek shteti dhe drejtesia!

  122. ThoughtPolice thotë:

    13 September 2008 @ 8:35 pm

    Deri tani gjasat jane qe ky ka qene nje aksident automobilistik fatal. Ekspertiza mjeko-ligjore e bere publike para pak oresh i meshon ketij fakti duke vene ne dukje ekzaminimet e plageve te Trebickes. Citoj: “nga konkluzionet paraprake rezulton se, shkaku i vdekjes së shtetasit Kosta Trebicka, ka qenë politrauma e shoqëruar me kontuzion (shembje) të kokës dhe të gjoksit, me dëmtime të organeve përkatëse me mekanizmin e goditje-përplasjes, karakteristikë kjo e traumave automobilistike.”

    Organet kompetente te mbikqyrur dhe ndihmuar edhe nga amerikanet do ta zbardhin deri ne fund kete ceshtje. Por problemi eshte tek media dhe politikane hiena dhe sherbetore te tyre ne ojf-te “gropa te zeza” te korrupsionit qe sillen rreth kufomash per te bere propaganden politike te rradhes. Keto media bastarde dhe megafone shpifjesh dhe tymnajash kane vetem nje qellim - qe nuk eshte zbardhja e humbjes se jetes se ketij personi - por furnizimi i njerezve me gjera te paverteta, lajme te pakonfirmuara, hamendje gazetaresh apo ekspertesh te partise, qe populli te bjere ne batakun e tyre qe ne cdo gje dhe per cdo gje, shikon vetem zi.

    Shqiperia eshte nje demokraci qe funksionon, me institucione te pavarura, me nje monitorim te forte nderkombetar etj. Nuk eshte Shqiperia sic tentohet te paraqitet nga proletaret qe bejne gosti sa here qe humb jeten dikush qe mund te shfrytezohet per propagande politike.

    Akuza qe i behet Berishes ketu nga proletare truthare, eshte budallallek dhe cmenduri e madhe, kur nuk ka asnje fakt qe te mbeshtet dicka e tille. Si mund te akuzosh kryeministrin e vendit tend, pa asnje fakt, per gjera te tilla qe jane te denja per kapo organizatash kriminale?! Trebicka si individ nuk ka akuzuar ndonje familjar te Berishes, por vetem ka bere publike fjalet qe ka thene Diveroli, i cili eshte i gjalle. Bile po te kemi deshire te kapemi dhe merremi me pisten e vrasjes, atehere (ka te drejte Merua kesaj rradhe), personi me i interesuar qe te mos i ndodhte gje Trebickes, eshte Berisha dhe qeveria e tij, qe e kane ne interes te tyre zbardhjen sa me pare te Gerdecit dhe punen e fishekeve kineze. Ne te kundert vrasjen e Trebickes apo dikujt tjeter e kane me me interes kundershtaret e Berishes, qe te bejne rremuje propagandistike sic po bejne. Ketu futen edhe ata njerez qe i vene eksploziv vetes por edhe agjentura te huaja qe kane hallin e anetaresimit te Shqiperise ne NATO.

  123. land thotë:

    13 September 2008 @ 8:45 pm

    Une besoj qe me shume eshte aksident, i cuditshem por sidoqofte aksident. Vetem se shqiptareve ska per tja hequr njeri paranojen e vrasjes. I interesuari me pak per te vrare trebicken ka qene vete berisha, sepse e dinte qe tete muaj para zgjedhjeve ska perendi tu mbushe mendjen shqiptareve qe se ka bere ai. Apo nuk vdesim ne per teorite e konspirancionit. Ne keto kushte eshte me mire qe te kete qene vrasje, se ne rast se eshte vertet aksident, Berisha do jete perhere i etiketuari per kete ceshtje. Sepse ne rast se eshte vrasje gjen fajtorin dhe del e verteta, po sikur trebicka te kete vdekur nga budallalleku i tij, aha…… mot e jete vrasesi i tij do etiketohet Berisha. Por mendoj se eshte aksident. Trebicka ka qene vete hetues dhe e dinte mire qe ato qe kishte thene ishin me zarar, ne nje rast se do ndjehej i kercenuar sdo dilte nga shtepia e jo me te shkonte ne maje te voskopojes. Gjithsesi pavareisht se kam kete bindje, pra qe eshte aksident jam i prirur si 99% e shqiptareve te mendoj se eshte vrasje. tek e fundit se mos kemi ndonje gje me te mire per te bere….

    P.S Sa per ate qe familja ja paska lene Mjaftit perfaqesuesin ligjor, ja paska fut aq kot sa ska ku te shkoje me

  124. Koth thotë:

    13 September 2008 @ 8:45 pm

    Bile po te kemi deshire te kapemi dhe merremi me pisten e vrasjes, atehere (ka te drejte Merua kesaj rradhe), personi me i interesuar qe te mos i ndodhte gje Trebickes, eshte Berisha dhe qeveria e tij, qe e kane ne interes te tyre zbardhjen sa me pare te Gerdecit dhe punen e fishekeve kineze

    Por ama ky pohim mund te jete dhe nje spjegim alibi pikerisht se mund te jete e tille. Varet kjo si perceptohet dhe nuk ta jep te drejten me vete.

    Polic,

    nuk eshte argument ky qe sapo the.
    Por pranoj qe Berisha nuk kishte rrezik nga Trebicka e kjo eshte evidente dhe ketu une mund te rendis shume arsye.

  125. song of freedom thotë:

    13 September 2008 @ 8:51 pm

    ThoughtPolice thotë:
    Shqiperia eshte nje demokraci qe funksionon, me institucione te pavarura, me nje monitorim te forte nderkombetar etj.

    Jemi hibrid pra!Si puna e fishekeve te shitur:kinez me amballazh rus…

  126. aldi thotë:

    13 September 2008 @ 9:02 pm

    @whisper the real
    Tani ne Shqiperi gjerat jane bere zinxhir. Sala vuri ne presidence Topin, Topi vuri Ina Ramen dhe tani nuk ka me ne menyren me absolute pushtete te ndara. Rama varet kryekeput nga Berisha. Nuk ka nevoje te kerkoje leke, te korruptohet, pasi eshte ushtar. Ashtu si eshte ministri, kryepolici etj.

    Nuk dua te flas per Sollakun, nuk ishte me mire, por ne rastin e I.Rames kemi garancine se ajo do tju bindet urdherave nga lart. Ka detyrime pasi nga hici u be kryeprokurore (e njejta gje aplikohet me ministrin,kryepolicin etj)

    Cfare duhet bere? Te kush duhet te besojme? Nuk e di. Por, u frymezova nga deklarata e Nishanit qe direkt nje dite me mbrapa, pa perfunduar hetimet deklaron qe eshte aksident duke u nisur nga goditjet ne koke. Nderkohe qe eshte nje ceshtje kaq delikate dhe rrethanat jane disi te komplikuara.

    Une nuk di cfare mendojne keta, por japin idene se i drejtohen nje kopeje me dele dhe perpiqen me te gjitha menyrat me idjote per te te bindur qe gjerat jane ne rregull, korrupsioni qe eshte luftuar, Gerdeci do ndeshkohet, deshmitari kyc pati nje aksident… etj idiotesira si keto.

  127. ThoughtPolice thotë:

    13 September 2008 @ 9:13 pm

    Koth, eshte e vertete qe ajo qe thashe ka dy anet e medaljes, por duhet shikuar se ku eshte demi me i madh. Demi me i madh eshte nese do t’i ndodhte gje Trebickes (per qeverine), prandaj kam shume te drejte ne ate qe them.

    Ketu ka edhe abuzime, jo deshmitari kyc etj. Po cfare deshmitari kyc ka qene ky per Gerdecin kur nuk ka lidhje me Gerdecin ky person?

    Gropa e korrupsionit e quajtur Mjaft, eshte bere turpi i Shqiperise. Dalin ca femije te kequshqyer me ide dhe buke (keshtu duken nga pamja) dhe flasin fjale pa lidhje, propagande te paster dhe nuk ju skuqet fytyra fare!

  128. Taqi thotë:

    13 September 2008 @ 9:26 pm

    Edhe une s’e marr vesh lidhjen midis Trebickes dhe Gerdecit ? Per mua kjo s’ka lidhje fare !

    Si ka mundesi te kete qene deshmitari kryesor, kur s’ka ç’te deshmoje per Derdecin ?

    Ai kishte dijeni vetem te pazareve midis Diverolit/Delijorgjit dhe Pinarit per shit-blerjen e fishekeve — s’ka lidhje kjo me demontimin e municioneve ne Gerdec.

    Eshte tjeter gje fabrika e Gerdecit ku demontoheshin predhat nga Deliijorgji dhe tjeter gje magazina e fishekeve qe niseshin me arka per ne Afghanistan nga po Delijorgji, ne emer te Diverolit per hesap te Amerikaneve.

    E vetmja gje e perbashket me 2 skandalet e veçanta per mua, mbetet Delijorgji, Pinari dhe Diveroli.

  129. toko thotë:

    13 September 2008 @ 9:26 pm

    UAAAA 157 Komente ( 158 me kete) hamendje.
    Cfare fati paska Berisha dhe Mejdiu qe pikerisht ne kulmin e hetimeve, bile kur flitej se i biri i Berishes ishte pare diku andje nga Koracia apo Bosnja per bisnesin e armeve diku dikur dhe tani fati tak fap i jep vdekjen atij qe ishte deshmitari kryesor. Cfare fati te mire qe paksa ky Berisha. Te kujton fatin e Kamores, Casa Nostres apo fatin e Mafias Italjane Ruse dhe …..Shqiptare. Cfare fati mor …. cfare fati ……..

  130. Taqi thotë:

    13 September 2008 @ 9:30 pm

    Disa mundohen te analizojne ngjarjen, te tjere (si puna e G-99/Mjaft apo Opozites) mundohen te shqyejne kadavren per te perfituar ndonje cope “mishi” - politike

  131. toko thotë:

    13 September 2008 @ 9:36 pm

    Before taking Paulie for his last ride, Clemenza’s wife asks her husband to do an errand: “Don’t forget the cannoli!” Paulie is taken out to a field and while Clemenza relieves himself by the side of the road, hitman Rocco Lampone (Tom Rosqui) puts three bullets into the back of Paulie’s head with three shots. In a classic line of macabre dialogue following the bloody hit job, Clemenza calls to his colleague:

    Leave the gun. Take the cannoli.
    They abandon the corpse and car on the deserted section of road - as a warning message to others about how traitors will be treated.

  132. toko thotë:

    13 September 2008 @ 9:36 pm

    ketu

  133. lulekuqe thotë:

    13 September 2008 @ 9:37 pm

    korrupsion pa fund!politikane mafioza qe bashkpunojne me biznesmene mafioza te cilet ne emer te parase po ekzekutojne te ardhmen e ketij mileti pa ky i ndjeri i mbylli hallet.

  134. ThoughtPolice thotë:

    13 September 2008 @ 9:40 pm

    :lol:

    Enveri Enveri, duhet rikthyer sistemi i tij, vetem ne ate kohe ishim te lumtur. Nuk kishte biznesmene dhe mafioza dhe para atehere, ishim rehat…

  135. Taqi thotë:

    13 September 2008 @ 9:48 pm

    Koth,

    s’ma merr mendja se ajo gazeta “afer” qeverise do luaje me ate loje - dmth t’ja hedhe “fajin” prokurorise, drejtesise apo policise (pse nuk e mbrojten sa duhet etj etj) - sepse ky do te ishte autogol.

    Gazeta afer qeverise sikur kane ngelur fare pak - edhe TemA e Bazes kaluan ne anen tjeter te gardhit tani, vetem “55″, “RD”, “Koha Jone” apo “Republika” kane ngelur andej

    Per sa i perket sigurise se “deshmitarit” :

    Po te njehej i rrezikuar seriozisht apo po t’i merrte seriozisht rreziqet, Trebicka mire do bente te kerkonte mbrojtjen e drejtesise … Perse nuk e beri ? A i falet kjo nje ish-prokurori/hetuesi te Tiranes ne kohen e monizmit ?

    Shikoni deshmitaret apo bashkepunetoret e drejtesise ne dosjen e Bandes se Lushnjes apo te Lul Berishes - qe diten e pare e kane kerkuar mbrojtjen e shtetit … nuk te mbron njeri me zor - “po s’qau femija, s’i jep per te ngrene e jema !”

  136. Artian thotë:

    13 September 2008 @ 9:49 pm

    Ku e ka bo kolaudimin e makines Trebicka?
    Eshte gdhire ne nje hotel per gjithe naten…….ne mengjes eshte nisur per gjahe.
    Sa kohe duhet me i bo nje marifet,grupit te timonit apo te frenave…?

  137. Artian thotë:

    13 September 2008 @ 9:52 pm

    Trebicka,ka qene nje bisnesmen i rregullt,i regjistruar-dhe jo mafjoz.

  138. lupi thotë:

    13 September 2008 @ 9:55 pm

    Qe e ka vrare Sala jam i bindur me veten time. Sic ka vrare edhe Azemin dikur. Po edhe vet Sala si qen plenash ka per te perfundu noj dit me noj cep kanali. Asgje nuk iken pashpaguar nga kjo bote.

  139. lulekuqe thotë:

    13 September 2008 @ 10:00 pm

    ore ti mik.Di ndonje ti qe me pune te ndershme dhe pa asnje lloj mbeshtetje politike te krijoje ne kohe rekord biznese qe sigurojne te ardhura dhe mundesi bashkpunimi me qeveri si te usa.Zgjohu oreeeeeeee!

  140. Taqi thotë:

    13 September 2008 @ 10:07 pm

    O Lupi,

    vazhdoke akoma ti te besosh se Azemin e djere e vrau Saliu ?

    E perse ? Sepse kane pasur njihere kontradikta politike, siç ka pasur Sala me Pollon, Shehun, Imamin, Ceken, Ngjelen etj …

    Vete Fatmira Hajdari u shpreh dje ne TV per ngjarjen - sepse ishte 10 vjetori. Ajo punon ne drejtesi tashme/gjyqesor dhe e di fare mire se proçesi i Azemit ishte farse, ishte politike.

    Azemi u vra per politike tha ajo, por ritheksoi se marredheniet me familjen Berisha i kishin te shkelqyera.

    Kur e pyeti Eni VAsili, se kush e vrau Azemin, Fatmira u shpreh se ate e vrau Politika. Me tej, ajo u shpjegua se vrasja e Azemit nuk mund te ishte pa lidhje me ngjarjet ne Kosove dhe sidomos me vrasjen e Ministrit te Mbrojtjes se Kosoves disa dite me vone ne Tirane … shkurt, kuzhdo e kupton se vrasja e Azemit eshte porositur nga Serbia per te destabilizuar Shqiperine.

    Lerini teorite konsipirative alla : “ai qe te qan diten, te vret naten” - nuk jane te vlefshme per çdo rast keto, jo !

  141. adriatik thotë:

    13 September 2008 @ 10:12 pm

    Po ky trebicka paska qene hetues e prokuror komunist, ca behen gjithe keto llafe kot ore sikur ndodhi ndonje hata e madhe.

  142. Artian thotë:

    13 September 2008 @ 10:14 pm

    Fakte nga nje ekspert policie qe dyshon se nuk ishte aksident:

    http://balkanweb.com/gazetav4/index.php?id=43372

  143. toko thotë:

    13 September 2008 @ 10:19 pm

    …..Enveri Enveri, duhet rikthyer sistemi i tij, vetem ne ate kohe ishim te lumtur. Nuk kishte biznesmene dhe mafioza dhe para atehere, ishim rehat..

    Jo Jo duhen ligje te Enverit ne nje sistem me bisnesmene. Pas Gerdecit duhet te shikonim gjyq te popullit Delijorgjin, Pinarin dhe Mejdiun dhe denimin me pushkatim. Vec keshtu mer vesh ai milet. Po kush ta bej kete Sala? apo THP? Pffff Ata jane te qelebur nga koka ne kembe ata duhet te dalin ne gjyq te paret. Ah Enver te marsha te keqen te puth ne balle per ligjin qe kishe dhe te kam 10re mu ne sistemin qe krijove.
    Mirpo si tja besh ketyre te G99 dhe Mjaft qe do te ulurasin per te drejtat e njeriut, do te dalin e thone se korupsion ka dhe amerika se denimi me vdekje eshte jo njerezor. Sikur ata qe vdiqen ne gerdec nuk ishin njerez.
    Nejse keshtu jemi qepur e keshtu do te grisemi ne shqipot e Bllokut

  144. adriatik thotë:

    13 September 2008 @ 10:24 pm

    DYSHIMET MBI “AKSIDENTIN”
    1. Sado i apasionuar të jesh pas gjuetisë,
    nuk mund të shkosh i vetëm, qoftë dhe në një
    zonë që e njeh mirë.
    2. U deklarua se makina e Trebickës bëri një
    rrotullim të vetëm. Nëse është vërtetë kështu,
    është e pamundur që mjeti të ishte i ndezur.
    3. Është e pamundur që trupi i viktimës të
    jetë disa metra larg makinës. Trupi duhej të
    ishte pas makinës, pasi një mjet pas rrotullimit
    vazhdon lëvizjen për inerci.
    4. Është e pamundur që çiftja të ndodhej 1.5
    metra larg kufomës.
    5. Duket sikur kufoma është vënë me dorë
    në mes të rrugës. Në raste të tilla aksidentesh,
    trupi nuk duhej të ishte në atë pozicion.

    Vdes Trebicka, u regjistrua
    në hotel me identitet të rremë
    Policia: Ishte aksident. Por qeni dhe shpendët ishin gjallë

    (Nga Gazeta shqiptare)

  145. censura thotë:

    13 September 2008 @ 10:28 pm

    Ky ishte ekspert qe e kish pare nga TV, pa bere kqyrje te vendit te ngjarjes.

  146. Artian thotë:

    13 September 2008 @ 10:39 pm

    Experte amerikane kane kerkuar expertizen e tyre,pa ate te bashkpunimit,me ekspertet shqiptare..

  147. toko thotë:

    13 September 2008 @ 10:46 pm

    THP me shih ne sy dhe me thuaj qe nuk ka dhene urdher Mejdiu/Delijorgji/Berisha per vrasjen e Trebickes Po jo si ky ketu :)

  148. Taqi thotë:

    13 September 2008 @ 10:59 pm

    edhe keshtu si thote ky miku i policise ka mundesi te kete ndodhur … edhe une sa po vjen e me pak po i besoj aksidentit …

  149. Artian thotë:

    13 September 2008 @ 11:07 pm

    Adriatik e kupton tani, qe turbullira do te pastrohet,por ben mu si lopa,qe nuk ishte aksidenet, me tundje goditje te kokes.. por me e pabesueshmja dhe e shtirur eshte treguar expertet mjeko ligjor, nje mjek nga korca,nje nga pogradeci,nje nga prokuroria dhe sme mbahet mend tjetri.. kane dergu alikopterin dhe as nji ekspert tirone, cer flas edhe une edhe ate te tirones nga fshati jon,bile nga ai i kryeministrit..

  150. krasta krau thotë:

    13 September 2008 @ 11:16 pm

    Ngushellime familjes se te ndjerit

    A) Vrasje apo aksidet?
    Persepari duhet thene qe i ndjeri duket qe ka vdekur nga shembje (trauma thone ekspertet mjeko ligjore) dmth vdekja ka ndodh me shume mundesi (jo 100 per qind) ne nje aksident…
    Por aksidenti mund te kete qene i stisur… ??? Ashtu sic edhe vendngjarja mund te jete stisur????
    Nese marrim te mireqene nje vrasje edhe pse nje aksident mund te kete ndodhur kemi keto mundesi……… Qarte me pare e kam treguar se nuk e kam fort qef as qeverine as kryeministri, megjithate nuk e shof kete si krim qe vjen prej ketij…Pse???

    A) Nese behet fjale per vrasje, njerez shume me te zot se sherbimet sekrete shqiptare ose njerez ne sherbim te tyre (ne rastin e nje krimi shteteror) e donin vdekjen per trebicken… 1) Shefat e AEY, ata humben nje biznes 300 milionesh dhe ndoshta shume biznese te tjera, mendoni sikur diveroli 22 vjeç te mos ishte i vetem ne kete pune…dhe me siguri nuk ishte… Deshmia e Trebickes realisht kishte me shume rendesi per drejtesine amerikane se sa ate shqiptare (ku sic thone eshte marre dhe dokumentuar), pasi tregtia e armeve edhe pse me pislliqe shqiptare kishte demtuar buxhetin e SHBA dhe luften ne afganistan… Trebicka kishte pasur kontakte me Diverolin dhe mund te dinte shume gjera qe nuk duhej ti dinte ??? Nga ana tjeter nese Trebicka ndjehej i kercenuar si shtetas amerikan ai mund te jetonte ne SHBA, por ai nuk ndenji??? Madje as atje as ketu nuk kerkoi mbrojtje si deshmitare edhe pse ne SHBA u thirr nga Kongresi, pra kishte mundesi te kerkonte mbrojtje dhe te jetonte ne SHBA… Pse??? ndoshta nuk besonte te miqte e tij amerikane???

    B) Nje fare Heinrich Thomet, trafikant armesh njeriu qe pasi Trebicka foli e pa pisk punen me kanale televizive qe e ndiqnin nga pas.. Dihet qe keta lloj surreterish kane imunitet, por edhe shume miq te forte perndryshe do ishin ne burg…Heirich Thomet edhe sot nuk ka fytyre publike… por eshte nje nga njerezit me te demtuar nga deshmia e Trebickes.. Ashtu si ata te AEY ai mund te kerkonte vdekjen e Trebickes qofte edhe per hakmarrje…

    C) E vetmja gje qe nuk i interesonte Berishes ne tentative per te rikuperuar imazhin e derrmuar nga Gerdeci, ku me padyshim eshte fajtore minimalisht politik eshte kjo vdekje… Persepari sepse Trebicka te pakten publikisht kishte shfajesuar Kryeministrin dhe djalin e tij duke deklaruar se “Shkelzen Berisha nuk ishte i lidhur me tregtine e armeve”… Kjo deklarate ishte tamam ajo qe duhej apo jo??? Trebicka kishte sqaruar kete mjaft mire dhe kishte mbrojtur Berishen mjaft mire… per se dyti sepse publikisht i vetmi fajtore i dukshem do ishte Berisha…

    D) Delijorgji and Kompani perfshi dhe ish ministrin mund te jene ne seren e te dyshuarve, sigurisht te permendurit me lart jane miqte e tyre (trafikantet e armeve)… Por klanet shqiptare nuk i bejne gjerat kaq te nderlikuara (nese kane nisur tani ndoshta) ata pergjithesisht percjellin mesazhe te qarta: kallash dhe eksploziv ose maksimumi silenciator… Ne mjaft raste vrasjesh “me pagese” ne Shqiperi keto kane qene mjetet me te perdorura dhe zakonisht nuk eshte dash shume me marr vesh vrasesit dhe paguesit (sepse ata donin te merrej vesh) dhe realisht ata se kane rrujt fare, sepse dihet qe “mungonin” provat…Per rastin e Trebickes ata do kishin perdor me mire nje Bazuka ose antitank, qe prokuroret dhe te tjere qe merren me ceshtjan ta kishin te qarte kete pune…

    Nese behet fjale per vrasje, qofte me sabotim te mjetit une besoj me shume ne versionet a dhe b… Dhe jo per konspiracion, por se realisht behet fjale per njerezit qe deshmia e Trebickes i demtonte realisht… Ne Shqiperi e vetmja gje qe demtonte Trebicka ishte imazhi dhe keshtu mjaft i rrenuar…

    Per sqarim trebicka nuk ka lidhje me gerdecin… gerdeci eshet zhvilluar menjane dhe lidhja e vetme ne kete mes ishin Pinari, Delijorgji dhe Mediu, te perfshire ne dy afera te pista njekohesisht, por me karakter te ndryshem… Dmth Trebicka per Gerdecin zor se ka dite gje, perpos ndonje informacioni te terthorte… Keshtu qe nuk ishte deshmitare per gerdecin por per tregtine e armeve… dhe ne kete rastin e fundit ligjet e shkelura nuk jane shqiptare me sa di une, por amerikane dhe hetimi zhvillohej ne shba, nga pentagoni, Ministria e Mbrojtjes, dhe Kongresi e senati ne nje komision te posacem… Shqiptaret e perfshire ne kete rast nuk humbnin shume kishin shit arme me kontrate bleresi u kishte kerku qe tia amballazhonin me shpenzimet e tij, keta ja futen te cmimi dhe kaq…..

    Edhe nje here ngushellime familjes, askush nuk e meriton nje fund te tille…

  151. Idris thotë:

    13 September 2008 @ 11:33 pm

    “”"”"”Te mos harrojme se 97-ta nuk na ka ardhur as nga Amerika, as nga BS, as nga Japonia, por vetem e vetem nga shtypi shqiptar. Duke e ditur mire qe nje vend i traumatizuar si Shqiperia eshte shume lehte te manipulohet , shtypi i asaj kohe e ka luajtur me se miri rolin e zjarrvenesit. Duke shkruar pa piken e pergjegjesise, duke iu fryre zjarreve andej-kendej, ai palo shtyp ka vepruar ne menyren me te poshter qe mund te mendohet.”"”"”"
    Paska ardhe dhe ketu me rekomandime …. :P :P . Lexoni nobelistin Cane… :)
    Dhe Nikolle Lesi kerkon te dije kush ja dogji REDAKSINE….Qenkan me te FeLla ca punera !!!!!

  152. adriatik thotë:

    13 September 2008 @ 11:53 pm

    Artian,
    E kuptoj qe turbullira nuk do te pastrohet me kurre o lako. Keto qe po degjojme jane ganxha te renda prej celiku qe i ngulen Shqiperise nga Mafia Ballkanike e sidomos Greko Serbe. Une shoh faktet qe nga 1912 e deri 2008 dhe me rrezulton se nje pjese e madhe e shqiptareve jane te manipuluar nga serbi e greku per shkak te prapambetjes se thelle te ndergjegjes kombetare dhe te dembelizmit te tyre per te germuar ne faktet dhe dokumentat historike. Nuk enderroj konplote boterore apo eksperimente te Big Bangut per te gjetur “grimcen e materies se zotit” kur shohe mu ne mes te sheshit krimin shteteror qe mbulohet me llafe te bukura te demokracise dhe me perden e tymit te luftes “kunder” (domethene pro) korrupsionit dhe mafies.

  153. Idris thotë:

    14 September 2008 @ 12:15 am

    O Koth!
    Po vi dhe une ….me nje mesele qe ka ndodhur REALISHT. Lexoje me vemendje te lutem….po mos ja trego Luchit !
    Ne Korce dikush qe kishte qene deshmitar ne nje krim….akuzonte njeri te rendesishem . I edukuar nga sinqeriteti dhe ndihma qe do ti jepte shtetit te tij ,vajti tek Sek.Pare i rrethit dhe i tregoi ngjarjen reale…
    -Perse nuk shkon tek K/deges . Ata jane specialiste dhe do ta vlerersojne shume kete fakt- i thote seriozisht sekretari .
    -Nga andej po vij sh.Sekretar - u pergjigj deshmitari -Me priti vet K/deges . Me degjoi me vemendje , mbajti shenime dhe me percolli duke me falenderuar shume.Tek dera e zyres me perqafoi dhe me ftoi te vija perseri . Une u largova shume i gezuar , dhe per nje cast mendova se lashe pa caktuar diten e oren e ritakimit.
    Keshtu qe, u ktheva ne cast dhe ….pashe K/deges qe po ma bente me gjishtin e mezit mprapa kurrizit”…. :) :)
    Vur Policin ta hetoje zyrtarisht si K/deges !

  154. Qafir Arnaut thotë:

    14 September 2008 @ 12:58 am

    Qe te mos harrojme rolin e te ndjerit ne aferen Diveroli-Gerdec, po ju risjell opinionin e Kac Myftarajt

    Në fakt gazetarin e “New York Times” e solli në Shqipëri Kosta Trebicka, njeriu shumë i dyshimtë që u bë nënkontraktor i AEY, që ishte vetë nënkontraktore. Kosta Trebicka është pronari i një parukerie që gjendet pranë Ambasadës së SHBA në Tiranë, dhe ku shërbejnë disa vajza filipinase. Sipas atyre që thonë Kosta Trebicka dhe Efraim Diveroli në bisedën e përgjuar të tyre, del se në fakt parukeria e Kosta Trebickës ka qenë mënyra se si kamuflohej një bordell. Kështu, nënkontraktori shqiptar i një kompanie amerikane të kontraktuar nga Pentagoni, njeriu që praktikisht do të bënte gjithë punën në Shqipëri, ishte në fakt një pronar bordelli! Këtij pronari bordelli iu dha e drejta që si nënkontraktor të menaxhonte municionet, duke i nxjerrë nga arkat dhe duke i ripaketuar në… aeroportin e Rinasit, aeroportin e vetëm civil ndërkombëtar të Shqipërisë.

    Nëse gazetari amerikan do të kishte pasur si qëllim investigimin, ai do të duhej që të investigonte pak dhe se kush ishte ky Kosta Trebicka, dhe do të zbulonte se ai është një njeri shumë interesant se ai ka qenë drejtor i Anglo-Adriatica, një nga kompanitë që operonte njëlloj si firmat piramidale deri në vitin 1997, dhe që ishte në fakt një kompani grekësh, që është një nga ato që grabiti shqiptarët. Gazetari amerikan duhet të investigonte dhe në atë pistë që hapet kur Trebicka thotë se është njeriu i CIA, kjo ngre një tjetër pikëpyetje për CIA-n për ngjarjet e vitit 1997, kur atëherë në CIA ishte nr. 2 greko-amerikani George Tenet. Nëse gazetari i “New York Times” do të kishte si qëllim investigimin për zbulimin e së vërtetës, atëherë ai duhet të hetonte dhe për atë që ka deklaruar Trebicka se ka qenë një punonjës i NATO në Tiranë me emrin Aleks, që mbronte interesat e AEY në Shqipëri dhe komandonte Efraim Diveroli-n? A nuk do të çojë kjo në gjurmët e “Oliver North” në Washington? Si nuk pyeti gazetari amerikan se ç’ është ky punonjës i NATO në Tiranë me emrin Aleks që bën dhe përfaqësuesin e një kompanie private komisioneve, aq më tepër si ajo e Diveroli? I bie që ky Aleksi të jetë një nga tetë punëtorët e Diveroli. Sipas të gjitha ligjeve dhe rregullave të vendeve të NATO, ky Aleksi po vepron në shpërdorim të detyrës. Por gazetari i “New York Times” erdhi në Shqipëri me porosi të atij njeriut misterioz në Washington, që kishte llogaritur të përfitonte abuzivisht në aferën e blerjes së municioneve në Shqipëri, me anë të BETA-AEY dhe që po shikonte t’ i ikte nga duart fitimi për shkak se Berisha dhe Mediu ishin lidhur me një tjetër njeri në Washington që për të përfituar abuzivisht i nxiste që ta prishnin skemën BETA-AEY-MEICO, duke nxjerrë atë Meico-Edvin Ltd- AEY-BETA. A thua nuk e kuptoi gazetari i “New York Times” se në këtë aferë bëhet fjalë për dy linja të pista tregtie armësh, që kryqëzohen në itinerarin Washington-Tiranë-Washington, dhe të cilat kanë dashur të nxjerrin përfitime abuzive nga shuma e akorduar prej Pentagonit, prej 298 milion USD për të blerë municione të ndryshme për forcat e sigurisë së Afganistanit? Sigurisht e kuptoi por ai ishte palë dhe jo njeri përmbi palët. Duket se edhe atij ia ka marrë mendjen Kosta Trebicka me kurvat e tij, ashtu siç del nga përgjimet se bëhej me njerëzit që ishin të përzier në këtë aferë. Tashmë në Tiranë do të vijnë edhe njerëzit e FBI për të hetuar edhe për këtë çështje, veç shpërthimit të Gërdecit. Por, nëse nuk arrestohet urgjentisht në SHBA Diveroli për të shkuar pastaj drejt “Oliver North” nuk ka hetim serioz amerikan për çështjen për të cilën “investigoi” gazetari i “New York Times”.

  155. chen thotë:

    14 September 2008 @ 1:29 am

    si i papune qe jam i lexova gati te gjitha postimet..

    Gati askund nuk lexova deshiren e mire per zbardhjen e rrethanave te vdekjes se Kostes. Sepse si ta kene vrare e si te jete vetvrare eshte ne qarin tone (nuk kemi kellqe ta leme edh ekete ne errsire) qe ashtu si edhe GERDECIT ti shkohet gjer ne fund. Faji nuk eshte jetim, nuk duhet ti faturohet te gjithve; por, per te miren tone, vetem e vetem fajtorit!

  156. Genty thotë:

    14 September 2008 @ 4:02 am

    crendesi ka biografia e viktimies ne ishte mafioz per vete apo ishte shenjtor, crendesi ka dhe jeta e getij gazetari te NY times qe permendet… Kjo gjithmon e me teper po merr pamjen e nje skene te rrjeteve mafioze dhe eleminimet fizike te grupeve. Kush eshte ai person publik qe mund te dali nga prokuroria me buzen ne gaz sikur ka vajtur ne teatro komedie. Cjane keto gradime te hetuesve nje dite pas marrjes ne pyetje te pergjegjesit e fajtorit kryesor. Ne tv kombetar Kryeprokuroria ben publike mbeshtetjen per zbardhjen e ngjarjes qofshin keta edhe qeveritare apo familjaret e tyre. Pa kaluar 24 ore deshmitari kryesor per tragjedine e Gerdecit dhe shitjen e armeve eleminohet fizikisht.Vetem nje kopje si puna Miloshevicit mund ta perdori akoma “patriotizmin” per te dal palagaur nga gjithe krimet e kryera.

  157. shqipo thotë:

    14 September 2008 @ 4:21 am

    si nuk paska rendesi?!

  158. flokenaja thotë:

    14 September 2008 @ 7:00 am

    kjo eshte pasuria jote o popull

    hip ne kal se te vrava
    zbrit nga kali se te vrava

    mjere femijet qe rriten dhe edukohen ne kete pseudodemokraci, mjere ata qe edukohen nen ligjin e xhungles, te behen buburreca pa personalitet ne vend qe te edukohen te behen qytetare dinjitoze me kurajo civile

  159. Sorkadhja thotë:

    14 September 2008 @ 8:39 am

    Kosta eshte vrare ose per hakmarrje nga grupet kriminale te prekura nga denoncimet e tij, ose nga agjentura te huaja ne bashkepunim me klane vendase, per te krijuar hipotezen e vrasjes se te ndjerit nga Sula, me qellim destabilizimin e rendit dhe te sigurise. Vetem Sula nuk ka pasur interes qe ky te zhdukej, aq me teper qe ai i kishte thene te gjitha ato qe dinte, sepse vdekja e Kostes direkt bie mbi Sulen. Por Sula jo vetem qe nuk e mbrojti nga ndonje atentat te mundshem, por asnjehere te vetme gjate gjithe ketyre muajve nuk tha qofte edhe nje fjale te mire per kete njeri qe denoncoje nje afere skandaloze korruptive megjithese cdo dite e cdo nate i ben thirrje popullit qe te denoncoje korupsionit! Ky qendrim prej dy fytyrash e ben Sulen qe ti ulet kredibiliteti ne popull por dhe ne dipllomacine nderkombetare.
    Nga ana tjeter edhe nqs vdekja e Kostes ka qene aksidentale, prape kjo do ti faturohet Sules. Megjithe te keqijat qe ky njeri i ka sjelle Shqiperise gjate ketyre 18 viteve, nqs me te vertete ka pak gjak shqiptari dhe eshte pak qytetar, le te jape doreheqjen, per te mos e cuar vendin ne nje situate alla 97-teshe, e cila perfundimisht do ta rendisi kete njeri si burrin me te poshter te shqiperise i pasuar nga E. Hoxha.

  160. J. thotë:

    14 September 2008 @ 8:47 am

    Qenkan shtuar kohët e fundit balot e Mixhës në Peshk me sulmues krahu..moralist.

    Unë personalisht nuk bindem të ketë qënë aksident. Jo dhe jo. Probabiliteti që një prej dëshmitarëve kryesorë në aferën e trafikimit të armëve të shkojë për dhjamë qeni në mënyrën shumë banale me “do marr çiftenë do dal për gjah”, nuk hahet. Po ka dhe që e hanë nëse janë mësuar me çorbë të prishur.

    XYZ, cili shtyp “bëri” 97′-ën? Ai që nxirrte tym e digjej apo ai që nuk ia kishin vënë flakën akoma?

  161. flokenaja thotë:

    14 September 2008 @ 8:49 am

    J thotë:
    apo ai që nuk ia kishin vënë flakën akoma?

    plotesiht dakort me ty J. Hi!

  162. joni thotë:

    14 September 2008 @ 9:08 am

    Dhe pse duhet ti interesonte Berishes i vdekur Kosta?? ta demtonte politikisht?

  163. iliri thotë:

    14 September 2008 @ 9:16 am

    Deklarata e Milos; ….. Berisha te jap doreheqjen para se ta heq populli me dhune…..
    Duke qene se Berisha eshte njeriu te cilit nuk i interesonte jo vrasja por as vdekja aksidentale e Trebickes per aresyet qe dihen, atehere nese eshte vrasje ne listen e te dyshuarve nuk ka pse te mos jete opozita e cila nuk ka durimin te pres zgjedhjet per shkak te humbjes se sigurte, per shkak te problemeve te brendeshme qe dihen. Duke pas parasysh pervojen me opoziten, besoj se eshte nje hipoteze e besueshme qe opozita te kete dore ne vrasjen e Trebickes, gjithmone nese del qe eshte vrasje.

  164. Ardit Rada thotë:

    14 September 2008 @ 9:18 am

    Ike plaku Mere ike, me tespij dhe Tosun Baç!

  165. Taqi thotë:

    14 September 2008 @ 9:18 am

    Shtohen faktet ne favor te aksidentit

    Agjentet e Byrose Federale te Hetimeve (FBI) kane marre ne dore hetimet per zbardhjen e aksidentit tragjik, ku gjeti vdekjen biznesmeni shqiptar-amerikan. Ne bashkepunim me ekspertet e Prokurorise Shqiptare ata kane shkuar ne vendngjarje, ku kane kryer nje eksperiment me nje automjet te ngjashem me ate te Kosta Trebickes.

    Nje hetues ka pershkruar rrugen me automjetin ne fjale, per te mesuar nese do te haste ndonje veshtiresi. Prova e pare ka sjelle disa lekundje te makines. Me pas eshte vendosur rritja e shpejtesise dhe hetuesi amerikan, qe ngiste makinen, ka raportuar se nga pakujdesia mund te dilte nga kabina e fuoristrades dhe te perfundonte ne rruge. Pas kesaj procedure, agjentet e FBI-se kane eksperimentuar ecjen pas te automjetit ne folje.

    Ata raportuan se nese drejtuesi i automjetit do te ishte ne rruge dhe automjeti do te gjendej ne folje, atehere ai do te kthehej dhe do te ecte pas. Nga eksperimenti, hetuesit e Prokurorise shqiptare dhe ata amerikane kane hedhur dyshime te forta, se vdekja e Kosta Trebickes mund te jete nga aksidenti rrugor. Ata saktesojne se pakujdesia ne ecje e siper, si dhe kushtet fizike te Trebickes mund te kene sjelle nje ngjarje te tille.

    Gjithsesi pohojne se shkak i batimit te automjetit mund te kete qene shpejtesia e madhe, por nuk kane perjashtuar edhe motive te tjera.

    * marre nga TCH

  166. Taqi thotë:

    14 September 2008 @ 9:23 am

    Pra, edhe ekspertet e FBI-se qe po kryejne rikonstruksionin e ngjarjes me nje makine te njejte, pohojne se nga shpejtesia e madhe makina mund te dale nga kontrolli ne ate segment rruge

    Pra, mos kini “merak” per hetimin zoterinj, sepse hetimi po kqyret edhe nga ekspertet amerikane te FBI-se. USA ka interes ne kete çeshtje, sepse Trebiçka ishte deshmitar ne lidhje me kontraten qe Pentagoni kishte me Diveolin per fisheket.

    Kini pak besim tek drejtesia, ne mos ajo Shqiptare, tek ajo e miqve tane amerikane

  167. Taqi thotë:

    14 September 2008 @ 9:29 am

    Unë personalisht nuk bindem të ketë qënë aksident

    Njerezit fiksohen ne idene e tyre te pare, dhe s’ka burre nene t’ja u ndryshoje mendjen ! Madje, sa me transparent mundohen autoritet te jene, sa me transparente te behen hetimet, pyetjet e deshmitareve etj, aq me pak besojne njerezit ne X apo Y version … por preferojne te mbajne qendrimin e tyre te pare.

    Ka ende shume njerez qe edhe pse tere faktet e botes jane per Aksident ne ngjarjen e Dritan Hoxhes dhe Enkelejda Hyskos, prape ata njerez i besojne instinktit te tyre primar dhe besojne verberisht tek “vrasja” - dhe kush e vrau : detyrimisht Berisha !

    Nga kjo teme mesuam gjithashtu se edhe 10 vjet pas vrasjes se Azem Hajdarit, paska akoma disa te pandreqshem, qe mendojne akoma se ate e paska “vrare Saliu”, edhe pse tere familja e tij pohon se vrasesit ishin porositur nga jashte vendit …

    Pra, nuk e ve ne dyshim qe edhe nese Prokuroria jone e pas saj FBI-ja apo CIA te shprehen ne favor te aksidentit, perseri nje pjese e madhe do mendoje per “vrasjen politike”. Normal, kjo gje ndez debatin, shton kureshtjen dhe thashethemet qe per ne Shqiptaret jane buka e perditeshme

  168. J. thotë:

    14 September 2008 @ 10:40 am

    Hë mo Taqi moralisti i rradhës. I wish i had a cookie for u.

    prape ata njerez i besojne instinktit te tyre primar dhe besojne verberisht tek “vrasja” - dhe kush e vrau : detyrimisht Berisha !

    Ku të shkon gjuha gjithsesi, aty ku dhëmb dhëmballa. Është dhëmballë e krimbur ai Berishi o Taqo, ka 26 të vdekurit të Gërdecit në bordero. Po e mban ai allçinë tuaj edhe ndonjë vit.

    Ua siguroj ue! Trebicka është sukses qeveritar, ka vajt ke zoti dhe zoti e bekoftë Shqipërinë.

  169. Koth thotë:

    14 September 2008 @ 10:52 am

    Ka pasur nje pyetje shume interesante qe ju be Nishanit :

    Në qoftë se keni pasur linja komunikimi të menjëhershme sapo ka ndodhur aksidenti dhe jeni vënë në kontakt me Policinë e Korçës, përse nuk ka pasur një komunikim më të drejtpërdrejtë dhe më të shpejtë me publikun, përse u prit thuajse një ditë e tërë që të dilte policia me komentet e saj, përse nuk duhej informuar më mirë publiku duke pasur parasysh sa hamendje dalin në raste të tilla?

    Ketu brenda saj mund te gjejme gjera interesante qe fillojne qe nga deshira/perpjekja ( une si popull dyshoj )per te gjetur dicka ndryshe nga e verteta e deri tek paaftesia qe ne kete rast shkakton nje dem te pallogaritshem sepse ka cenuar pothuaj perfundimidht besimin tek drejtesia dhe ligji.

  170. toko thotë:

    14 September 2008 @ 2:03 pm

    Dëshmitarët thonë se biznesmeni ka hyrë në makinë dhe ka tentuar ta ndezë atë. Sipas tyre, fuoristrada e tij, Nisan nuk i është ndezur. Personi në makinë ka tentuar të bëjë mbrapa, por në këtë moment, sipas dëshmitarëve, makina ka bërë edhe saltot që besohet se mund të kenë sjellë edhe aksidentin tragjik. Trupi i pajetë eshte gjetur disa metra larg makinës.
    Pranë trupit të Trebickës eshte gjetur edhe arma e gjahut.

    Taqi thotë:
    14 Shtator 2008 @ 9:23 am
    Pra, edhe ekspertet e FBI-se qe po kryejne rikonstruksionin e ngjarjes me nje makine te njejte, pohojne se nga shpejtesia e madhe makina mund te dale nga kontrolli ne ate segment rruge

    O milet ishte ky i ndjeri duke ngare makinen apo po e ndiste makinen. Pyetja e thjeshte eshte se FBI sipas disave na thoka se makina nga shpejtesia ka dale nga rruga. Keta deshmitaret thone se …. Eh lexojeni vete se cfare thone. Hajde gjeje tani

  171. Fredi thotë:

    14 September 2008 @ 2:10 pm

    Per mendimin tim ngjarja mund te jete edhe e organizuar, pra vrasje; por askush nuk ka goje te flase e te hape thashetheme se nje vrasje e tille eshte porositur nga Berisha. Kete nuk ma heq njeri nga mendja.

    C’fare arsye kisht Sali Berisha te vritej Kosta Trebicka ? Nga se rrezikohej Berisha ne lidhje me deshmite Trebickes ? astaj, Prokurori vete tha se i kishte te bledhura dhe te dokumentuara deponimet e trebickes, ndaj, edhe pse ai s’eshte me, deshmite e tij s’do vene dem.

    Ata qe ferkojne duart sot nga vdekja e Trebiceks jane ne brg, jane Delijorgji & Pinari.

    Ai qe eshte me ne siklet nga kjo vrasje, eshte Berisha; sepse te gjithe mediat dhe opozita e çojne indirekt gishtin tek kryeministri per t’i ekrkuar llogari.

    Per mendimin tim, Berisha s’kishte asnje arsye pse t’a eliminonte Trebicken - nese rrezikohej nga deshmite e tij, ja kishte rregulluar punen dryshe (me nje dore te mire lekesh, siç e duan biznesmenet, apo me favore te tjera).

    Nuk mund t’i atribuojme ç’do vrasje qe ka ndopak lidhje me Gerdecin apo Fishet Berishes, sepse Berisha nuk dhe s’do thirret kurre nga prokuroria per Gerdecin - atij s’i hyn gjemb ne kembe nga kjo pune - qameti Mediu mund te haje ndonje gjyq.

    Berisha nuk ka kercenuar asnjehere publikisht apo privatisht, direkt apo indirekt Trebicken. nese nje gje e tille do te kishte ndodhur, kjo do te ishte marre vesh kollaj. Berisha publikisht ka kercenuar Ballen - atehere po, nese “vritet” ky, atehere po mund te kemi arsye te forta per te paragjykuar Sali Berishen.

  172. Koth thotë:

    14 September 2008 @ 2:19 pm

    Taqi thote :

    s’ma merr mendja se ajo gazeta “afer” qeverise do luaje me ate loje - dmth t’ja hedhe “fajin” prokurorise, drejtesise apo policise (pse nuk e mbrojten sa duhet etj etj) - sepse ky do te ishte autogol.

    Gazeta afer qeverise sikur kane ngelur fare pak - edhe TemA e Bazes kaluan ne anen tjeter te gardhit tani, vetem “55″, “RD”, “Koha Jone” apo “Republika” kane ngelur andej

    Per sa i perket sigurise se “deshmitarit” :

    Po te njehej i rrezikuar seriozisht apo po t’i merrte seriozisht rreziqet, Trebicka mire do bente te kerkonte mbrojtjen e drejtesise … Perse nuk e beri ? A i falet kjo nje ish-prokurori/hetuesi te Tiranes ne kohen e monizmit ?

    Lexo ketu sa te duash.

    RD thote :

    Ja dhe Fahri Llumhania : Nuk kishim dijeni për ndonjë kërcënim të mundshëm të jetës së Kosta Trebickës”

    Ndersa per ate lajmin qe citova se do permendet nje organ tjeter sigurie qe survejonte Trebicken eshte e botuar ne gazeten Koha Jone versioni print.

  173. Taqi thotë:

    14 September 2008 @ 2:46 pm

    Te gjitha deshmite dhe provat te çojne tek konkluzioni i aksidentit, u pelqen apo jo disave, duam apo jo t’a besojne disa te tjere. Ja ku i keni FAKTET :

    - Nga deshmia e personit qe gjeti trupin i pari dhe qe miremban kanalin anash rruges se aksidentit (marre nga Panorama)

    Ka ndodhur ndonjë aksident tjetër në atë pikë të rrugës ku Kosta Trebicka humbi jetën ?

    Jo, por shoferët thonë se është një vend shumë i rrezikshëm. Nuk e thotë vetëm njëri. Aty rruga zbret nga sipër dhe të krijohet përshtypja se mund të shtosh shpejtësinë.

    Por në kohën që bie në fushë, ka disa gunga që mund të të nxjerrin nga rruga. Por shoferët tanë e njohin rrugën, prandaj nuk u ka ndodhur gjë.

    - Raporti i Ekspertizes :

    Specialistët kanë bërë vëzhgimin e terrenit ku ka lëvizur makina e Kosta Trebickës, përcaktuar itinerarin e ndjekur prej saj dhe janë përpjekur të gjejnë shpjegim për largësinë në të cilën u gjet kufoma e të ndjerit nga automjeti. Me një automjet të ngjashëm si ai që doli nga rruga bashkë me Kosta Trebickën, në afolio siç edhe u gjet tri ditë më parë makina e biznesmenit, specialistët kanë provuar dje se pasi ka rënë nga shpati dhe më pas është rrotulluar, makina ka vazhduar lëvizjen deri në pjesën tjetër të malores. Gjatë kësaj lëvizjeje, në fund të zonës së shpatit, në rrotullimin e parë të mjetit ka ndodhur edhe goditja në pjesën e kokës, e cila i mori jetën Kosta Trebickës. Në momentin që makina ishte përmbys koka e tij ka mbetur mes trarit të hekurit dhe tokës duke i shkaktuar biznesmenit shembje në pjesën e pasme të veshit në tru, si dhe goditje në anën e djathtë të gjoksit. Në fund të malores makina ka pësuar rrotullimin e parë ndërsa në ciklin e daljes prej kësaj lëvizjeje, automjeti me targa TR 8843 J ka hedhur kufomën e Kosta Trebickës, i cili ka mbetur në vendin ku u gjet bashkë me disa sende personale. Makina ndërkohë, për inerci ka vazhduar lëvizjen e pakontrolluar deri tek shpati përballë ku për shkak se ishte në afolio dhe i mungonte gazi, automjeti është kthyer pas duke u larguar kështu nga pika ku kishte mbetur kufoma e biznesmenit 52-vjeçar.

    - Konkluzioni i Ekspertit Amerikan :

    Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, njëri prej ekspertëve amerikanë që ka qenë i pranishëm gjatë eksperimentit ka pohuar në anglisht, pasi ka parë matjet dhe objektet e vendosura ashtu si vendi i ngjarjes u gjet tri ditë më parë kur vdiq Kosta Trebicka se, gjithçka ngjante me një aksident të pastër.

    Trebicka i tha gruas: “Jam vetëm”

    Kosta Trebicka ka pasur disa telefonata me bashkëshorten në ditën e fundit te jetës së tij.

    Sikur të kishin parandjerë ngjarjen që fati apo rrethanat i kishin rezervuar biznesmenit shqiptaro-amerikan, pikërisht telefonatat me bashkëshorten, kanë shërbyer për zbardhjen e fragmenteve misterioze të ngjarjes enigmë. Zyrtarë të lartë që po drejtojnë hetimin e ngjarjes, konfirmuan dje për gazetën “Panorama” se që pas nisjes së Kosta Trebickës nga Tirana në drejtim të Korçës dhe gjatë gjithë kohës që qëndrimit të tij atje, ai ka pasur telefonata të vazhdueshme me bashkëshorten e tij Brunilda Trebicka. Këto telefonata dhe bisedat e zhvilluara në to, janë treguar në detaje gjatë dëshmisë që bashkëshortja e biznesmenit ka dhënë para hetuesve të policisë dhe Prokurorisë së Korçës, pas ngjarjes së ndodhur të premten rreth orës 15:30. Bisedat mes dy bashkëshortëve janë konfirmuar edhe nga këqyrja e telefonit të Kosta Trebickës ku kishin mbetur të regjistruara telefonatat që ai ka bërë me bashkëshorten në ditën e fundit të jetës së tij. “Jam për gjueti, gjithçka po shkon mirë”, mësohet t’i ketë thënë bashkëshortes Kosta Trebicka gjatë kohës që ajo interesohej për vendndodhjen e të shoqit. Gjatë rrëfimit para hetuesve të çështjes, gruaja e Trebickës ka zbardhur edhe një tjetër detaj me interes për hetimin. “Kosta më tha se ishte vetëm për gjueti dhe se nuk kishte asnjë problem”, është shprehur në deklarimet e saj para hetuesve, e shoqja e biznesmenit që humbi jetën tri ditë më parë 6 kilometër larg Voskopojës, në komunën Lekas të Korçës. Dëshmia e bashkëshortes së Trebickës, por edhe përmbajtja e bisedave që ajo ka zhvilluar me bashkëshortin e saj, kanë zbardhur një nga pikat e errëta të ngjarjes, misterin që ekzistonte prej dy ditësh nëse shqiptaro-amerikani ka qenë i vetëm gjatë ushtrimit të gjahut apo ka pasur persona të tjerë që e shoqëronin, të cilët e braktisën në momentet kur humbi jetën ose para se të ndodhte kjo.

  174. Idris thotë:

    14 September 2008 @ 2:57 pm

    Or Taqi!
    Ke qene ndonjehere ne ato rruge vet???
    Ja si them une qe i kam bredhur ne kembe dhe me automaqine….
    pasi kalon shkembin e Mustafallarit kanje opjese rruge qe eshte e rrezikshme por ndjarja sic pasqyrohet nuk ka ndodhur aty….por ne ate pjese ku s’ka rrezik fare….dhe ato gropat ,pasi te kalon te paren….kur mainen e drejton vet,gjeja e pare qe ben heq kemben nga gazi dhe frenon pak . Jo me i ndjeri Kosta qe ishte i familjarizuar me ato rruge.
    Qe eshte axident kete e verteton expertiza e cila me shume mjeshtri mund te fshehe faktin si dhe pse ndodhi ky “axident”.
    Kete na thuaj ti se po qe per ciften pse qe aq afer e po qe se pse ishte ne ate pozicion ……ka experte si puna e nje TAQI qemoti qe kishte deshire te prezantohej por jo ra therrisnin me emer ,qe nje lindje te nje femre te bardhe te nje kopje me ngjyre te zeze e argumentoi se gjate barres ajo kishte ndenjur shume ne diell… :P :P

  175. ThoughtPolice thotë:

    14 September 2008 @ 3:05 pm

    Taqi, respekte mer daj qe po mundohesh te ndalesh histerine me vrasje dhe komplote, por kam frike qe do te te shkoje mundi dem! E ka thene dikush me para qe “rrenjet e partise”, gjenden ketu ne peshk (me shumice).

    Proletaret nuk duan t’ia dine shume per eksperte shqiptare dhe amerikane. Te policise dhe prokurorise shqiptare apo FBI-se amerikane, keta do merren per njefare kohe me kufomen e te ndjerit. Nje aksident i rendomte sic ka disa ne rruget e Shqiperise cdo dite, per politikanet hiena dhe mediat bastarde te tyre, te mbeshtetur dhe nga OJF-te e korrupsionit, eshte burim i mire per te ndertuar sulmin dhe fabulen politike te rradhes.

  176. Skenderbeu thotë:

    14 September 2008 @ 3:07 pm

    Ngushellime familjes.
    Cfaredo konkluzioni te nxjerre ekspertiza, une personalisht nuk kam per ta besuar. Vrasje tipike mafjoze, eliminim i deshitareve. Nuk jam ekspert por kam pershtypjen qe nuk ka qene aksident.

    Per nje gje jam i bindur, ne votimet e ardhshme, Berisha & co s’ka per ta pare voten time.

  177. Taqi thotë:

    14 September 2008 @ 3:08 pm

    per ty idriz, jam i bindur se edhe kur FBIja vete te dale me konkluzionin e aksidentit, s’do te te mbushet mendja.

    Po atehre, kur s’qenka aksident sipas zotrote, ç’fare na paska qene ? Kush e ka vrare ? personi i “dyte” ?

    Gruaja pohon se i kishte thene ne cel se ishte vetem per gjah, edhe pse s’kishte zakon te shkonte vetem …

    Si e kane vrare, atehere ? jep versionin tend o Idriz

  178. Taqi thotë:

    14 September 2008 @ 3:13 pm

    E shikon thoughpolice, sesi duan te perfitojne politikisht keta ?

    Menjehere bejne lidhjen me popullaritetin e Berishes dhe me zgjedhjet e ardhsme ! E ç’lidhje ka vdekja e tij me zgjedhjet ? Asnje ! vetem opozita do t’a lidhe çeshtjen me zor … Rama shkon per ngushellim, Milo e Meta kerkojne doreheqje te Berishes … hajde hajde !

    E thane mire disa ketu, kjo vrasje po i intereson kq mire opozites, sa rrezk kane frkuar duar kur e moren vesh, se “autori” ishte i gjetur me kohe - Berisha !

  179. Rrapushi thotë:

    14 September 2008 @ 3:13 pm

    Taqi, respekte mer daj qe po mundohesh te ndalesh histerine me vrasje dhe komplote, por kam frike qe do te te shkoje mundi dem! E ka thene dikush me para qe “rrenjet e partise”, gjenden ketu ne peshk (me shumice).

  180. Idris thotë:

    14 September 2008 @ 3:17 pm

    Pse merr TAQI merr zjarr si dellenjat e Dersnikut….
    Une s’po mohoj axidentin…ne te kundert plotesisht i mundshem.
    Ja dhe varianti im per ciften…E ka marre te shtije per te lajmeruar per ndihme …shume e mundshme…Ja dhe per te tjerat…kontroll i detajuar nga ai mirmbajtesi rrugeve mos “kushedi ka noi gjo”…mo na bej me hije tani,mos na frikso me FBI… :P :P
    Une thashe po e ke lexu mire (jo si Polici me dhjete nicke po me nje menyre te folme si POLIC) se mjeshterisht mund te fshihet shkaku i porositur per axident…. se per kete TAQI ,ti e di qe ka mjeshtra :) :)

  181. spiritus thotë:

    14 September 2008 @ 3:18 pm

    Per te mbrojtur versionin zyrtar, shyqyr zotit ka nje armate me njerez qe paguhen.Po ja qe ka dhe njerez qe edhe pse nuk paguhen, rreshtohen me vrap pro versionit zyrtar. Po me kaq te drejte ka edhe rob te tjere qe arsyetojne pertej versionit zyrtar. Asgje te keqe s ka.
    Trebicka i gjore i hapi pak pune edhe Pentagonit me deshmite e tij, kshu qe …

  182. hunter thotë:

    14 September 2008 @ 3:38 pm

    Po mundohem ta perkthej shqip ate teori, qe ne marketing quhet “goditje me çekan”. Reklame ne radio, reklame ne televizion, reklame mbi autobuze dhe kartela rrugesh, personazhe publik qe reklamizojne nje prodhim te caktuar. Konsumatori i “mesem” i ndodhur perballe ketij bombardimi mediatik, kur gjendet ne supermarket perballe prodhimit te reklamizuar dhe nje tjetri te njejte me ate te pareklamizuar, fale mekanizmave psikologjik eshte i prirur te zgjedhe prodhimin me familjar pra ate me te reklamizuar.
    Kshu edhe ne Shqiperi. Genje, mashtro, shpif se s’ka problem. Dicka ne nivel subkoshience mbetet gjithmone. Nga kjo pikepamje shtypi shqiptar ja ka arritur me sukses qellimit e vet. Qellim, qe eshte ai i restaurimit te nje grupi biznesmenesh, te shmagur nga trafiqet me te cilet u pasuruan ne 8 vjet pushtet socialist, sepse nuk besoj se ka njerez qe mendojne, qe shtypi shqiptar ka si mision te shenjte zbulimin e te vertetes. Fatkeqesisht, ne Shqiperi ka plot njerez te pafte te arsyetojne me mendjen e tyre.

  183. toko thotë:

    14 September 2008 @ 3:42 pm

    Po mundohem ta perkthej shqip ate teori, qe ne marketing quhet “goditje me çekan”. Reklame ne radio, reklame ne televizion, reklame mbi autobuze dhe kartela rrugesh, personazhe publik qe reklamizojne nje prodhim te caktuar. Konsumatori i “mesem” i ndodhur perballe ketij bombardimi mediatik, kur gjendet ne supermarket perballe prodhimit te reklamizuar dhe nje tjetri te njejte me ate te pareklamizuar, fale mekanizmave psikologjik eshte i prirur te zgjedhe prodhimin me familjar pra ate me te reklamizuar.

    Hunter
    kjo teori funksionon njesoj ne te dy krahet

    Per te mbrojtur versionin zyrtar, shyqyr zotit ka nje armate me njerez qe paguhen.Po ja qe ka dhe njerez qe edhe pse nuk paguhen, rreshtohen me vrap pro versionit zyrtar. Po me kaq te drejte ka edhe rob te tjere qe arsyetojne pertej versionit zyrtar. Asgje te keqe s ka.

  184. hunter thotë:

    14 September 2008 @ 3:50 pm

    Kush o toko? Kush? RD dhe Gazeta55, qe nuk i lexon askush?
    E kam thene njehere. Ne Shqiperi te gjithe gazetat/televizionet hiq RD e Gazeta55 jane pro-opozite. Por ajo, qe eshte me e keqe se jane pro-opozite ne menyren me te keqe, me agresive, sepse me nje qendrim pseudointelektual shkaterrojne besimin ne istitucione (per te cilet mund te kene nevoje te nesermen), qe me Sali Berishen etj. nuk kane lidhje fare.

  185. spiritus thotë:

    14 September 2008 @ 3:57 pm

    Hunter, me ndje per nderhyrjen sa per debat dhe pa te papargjykuar ty.Institucionet nuk i shkaterron debati/diskutimi, liria e te menduarit ndryshe por mungesa e transparences.Kjo jo vetem per ceshtjen qe diskutojme , por ne pergjithesi.
    Me qe ti po cuditesh qe ka edhe shtyp opozitar qe sipas teje minon institucionet, i bie qe ka nje rruge te vetm per te patur institucione solide ,(sipas gjykimit tend) :shpallja e sistemit monopartiak!

  186. KasperSky thotë:

    14 September 2008 @ 4:03 pm

    Qeveria duket se po humbet ndjeshëm besueshmërinë në opinionin publik me qëndrimet e saj të kompleksuara nga vdekja e biznesmenit Kosta Trebicka. Prej momentit kur lajmi u bë publik dhe nisi të sundojë opinionin, për shkak të trysnisë së medias, qeveria ka bërë veprime të çoroditura dhe shpesh herë qartazi të kompleksuara nga ideja se bëhej fjalë për një kundërshtar të saj. Pa asnjë arsye reale, ajo mbajti distancë nga ngjarja dhe filloi ta trajtojë atë gati si një komplot kundër saj. Kryeministri Berisha, dukej qartë se në veprimet e tij ishte realisht i shqetësuar nga ngjarja, por e trajtonte atë në mënyrë armiqësore. Përveç kundërshtarëve të tij, që besojnë se Kosta Trebicka është zhdukur për shkak të dëshmive për Gërdecin, Berisha thellë-thellë mendon po ashtu se Trebicka është zhdukur nga dikush për të dëmtuar Berishën. Kjo paranojë e tij rrezatohej tek hutimi dhe bllokimi i njerëzve dhe institucioneve rrotull tij. Media e tij zyrtare, e cila vajtoi gati një muaj të tërë një viktimë aksidenti automobilistik në Tiranë, që shoqëronte Dritan Hoxhën, heshti për këtë aksident dhe thuajse e injoroi faktin se viktima ishte personazh kyç i një historie makabre korrupsioni në Shqipëri. TVSH e dha atë si një lajm të fundit pa rëndësi, ndërsa së paku dy gazetat RD dhe 55, e trajtuan si kronikë të zezë. Policia, dhe sidomos daljet publike të zotit Nishani, ishin zhgënjyese, pasi jo vetëm që nuk jepnin ndonjë të re që të dëshmonin përfshirjen e qeverisë në interesin për hetim të shpejtë, por gati në mënyrë zhvejgiane, kur gjithë Shqipëria priste shkaqet, ministri na thoshte se emri i viktimës ishte Kosta Trebicka. Kjo sjellje e çoroditur, e krijuar nga komplekset që prodhoi mbi qeverinë vdekja e Trebickës, dëshmon për faktin se garnitura politike në pushtet e ka konsideruar në koshiencën e saj Kosta Trebickën kundërshtar të saj. Ky moment psikologjik është shumë i rëndësishëm për të shpjeguar sjelljen anormale të administratës së Berishës në marrëdhëniet publike prej ditës së premte, kur Trebicka u gjend i vdekur. Të indoktrinuar nga ideja se viktima ka denoncuar një histori korrupsioni, se ka përmendur dhe takuar djalin e Sali Berishës, se është quajtur publikisht nga kryeministri si trafikant, pra, të pozicionuar në një farë mënyre ndaj viktimës për shkak të historisë që kishte prodhuar ai si dëshmitar, administrata u soll ndaj vdekjes së tij në një mënyrë të çuditshme, që lë pastaj plot shtigje për spekulime rreth një sistemi të komanduar qëndrimesh. Në të vërtetë, kushdo që e njeh fare pak mënyrën se si funksionon zoti Berisha, e kupton që kjo më shumë se sa një direktivë është pasojë e sistemit të mbyllur që i aplikon për të kontrolluar një situatë të tillë. Shteti nuk kishte ç’të fshihte dhe të mbulonte në pasvdekjen e Kosta Trebickës, pasi detajet ishin publike. Nëse ka gjë për të fshehur, ato janë pjesë e kohës para vdekjes së Trebickës. Pas vdekjes, Berisha nuk kishte pse krijonte atë ngërç në komunikimin publik, ngërç që do t’i kushtojë gjatë për etiketim politik, edhe sikur i ndjeri të ngrihet nga varri e të thotë që vdiq në aksident. Ideja se kishte vdekur një kundërshtar i tij, e kompleksoi dhe prodhoi një betejë të humbur me opinionin publik. Kjo betejë do të ketë kosto për të në këtë vit elektoral që herë-herë do të mbushet me lajme për hetimin e Gërdecit. Do të ketë kosto, pasi në fund të fundit Sali Berisha si politikan e ka betejën me qytetarët dhe jo me formularët burokratikë të policisë. Ai duhet të sillej lirshëm dhe të bindte qytetarët për angazhimin e qeverisë në këtë proces të hetimit të shpejtë dhe transparent të ngjarjes. Ai e humbi këtë betejë dhe zor se rikuperon dot më.

    Këtë bilanc të humbur të qeverisë do ta thellojë më tej media në ditët që vijojnë, për shkak se akuzat e Trebickës, janë administruar nga prokuroria, por nuk janë administruar nga gjykata. Nëse në javët që vijnë mund të thirren në prokurori njerëzit që ka akuzuar Trebicka, prokuroria nuk bën dot më ballafaqim me dëshmitarin dhe dëshmitë e Trebickës do të dështojnë. Ai ka përshkruar një skenë takimi mes Diverolit dhe dy të tjerëve që paraqiteshin si njerëz të Berishës, ka përshkruar një takim të tij me djalin e Berishës dhe ka bërë deklarata që lënë të kuptojë se para gjykatës mund të thoshte dhe fakte të tjera. Tashmë ky rrezik për të akuzuarit ka rënë. Sa herë të përmenden këto fakte të administruara prej prokurorisë në gjykatë, aq herë shqiptarët do të dyshojnë se mungesa e Trebickës në sallë nuk është aksidentale. Dhe një shkak pse do mendojnë kështu është sjellja publike e qeverisë dhe kryesisht e Berishës, që prodhon një dyshim të panevojshëm dhe një betejë të humbur me opinionin publik rreth çështjes Trebicka.

  187. Pjer Thomas thotë:

    14 September 2008 @ 4:25 pm

    Oh ç’me iku nje ore me komentet, qe per fat kishin dhe informacione interesante rreth biznesmenit te vrare apo aksidentuar. Une nuk mund te pozicionohem menjehere ne versionin shteteror dhe te FBI, per nje vdekje nga aksidenti, pa pare nje konference shtypi te tyre ku te bindin njerzit se ishte aksident. Te thuash se e kqyra vendin dhe mendoj se ishte aksident, pa e pare pozicionin e makines ne fillim te mbarimit te “saltrove”, pa e pare se ku eshte demtuar makina, pa e marre vesh se kush e transportoi trupin dhe makinen dhe si u tranportuan, nderkoh qe duhej te mos leviznin aty me ore te tera deri sa te mblidhej çdo e dhene, demtim i trupit dhe makines, pra te gjitha keto (shtoji dhe kontradiktat e shtypit), ta shtojne me shume dyshimin rreth versionit zyrtar qe japin policite e dy vendeve, asaj shqiptare dhe asaj amerikane. Si do qe te ishte, trupi nuk mund te jete ne nje vije te drejte me makinen, por mrapa makines qofte dhe i anuar disa metra nga makina. Ketu nuk mund te thuhet se i interesuar per vrasjen e tij ka qene mavria jone, jo. Me te interesuar mund te ken qene firma amerikane, zyrtare te korruptuar amerikane dhe ndoshta dhe Pinari me Delijorgjin.
    Megjithate nuk mund te perjashtohet dhe mundesia e nje aksidenti rastesor, e nje çudie te natyres ne ate natyre te bute dhe aspak te pjerret.

  188. Koth thotë:

    14 September 2008 @ 5:19 pm

    Hunter !

    me jep nje koment nese mundesh per kete grup pietjesh :

    Në qoftë se keni pasur linja komunikimi të menjëhershme sapo ka ndodhur aksidenti dhe jeni vënë në kontakt me Policinë e Korçës, përse nuk ka pasur një komunikim më të drejtpërdrejtë dhe më të shpejtë me publikun, përse u prit thuajse një ditë e tërë që të dilte policia me komentet e saj, përse nuk duhej informuar më mirë publiku duke pasur parasysh sa hamendje dalin në raste të tilla?

    Flm ne advance !

  189. thelbi thotë:

    14 September 2008 @ 5:26 pm

    përse u prit thuajse një ditë e tërë

    Nishani: Viktima është Kosta Trebicka, njoftova Berishën
    Ora 20:45 - “Viktima është Kosta Trebicka”, pohoi ministri i
    Brendshëm Bujar Nishani për aksidentin e ndodhur sot në Korçë. Rreth
    orës 20:35 ministri Nishani ka dalë në një koferencë për shtyp
    në të
    cilën ka dhënë sqarimet e ngjarjes së ndodhur në mesditën e sotme.
    Nishani tha se në vendin e ngjarjes janë bërë të gjitha hetimet dhe
    fotografimet e duhura, ndersa eshte duke u bere edhe ekspertiza e
    plote. “Të gjitha sendet materiale të gjetura në vendin e ngjarjes janë
    të Kosta Trebickës”, tha Nishani. Ministri i Brendshëm pohoi se
    aktualisht janë duke u kryer të gjitha hetimet e nevojshme dhe një
    grup i posaçëm ka nisur punën për të arritur në zbardhjen e ngjarjes.
    Po kështu Nishani deklaroi se për ngjarjen e ndodhur është njoftuar
    edhe vetë kryeministri Sali Berisha, i cili deri tani nuk ka dhënë asnjë
    reagim. Në lidhje me rrethanat e ngjarjes Nishani nuk ka dashur të
    japë konkluzione duke shprehur se duhen pritur përfundimet e
    hetimeve.

    përse nuk duhej informuar më mirë publiku duke pasur parasysh sa hamendje dalin në raste të tilla

    Në lidhje me rrethanat e ngjarjes Nishani nuk ka dashur të
    japë konkluzione duke shprehur se duhen pritur përfundimet e
    hetimeve.

  190. Koth thotë:

    14 September 2008 @ 6:01 pm

    thelb !

    Meqe more persiper te pergjigjesh ne vend te Hunter-it.

    Atehere perse ankohen qe hamendesimet kane infinit shkalle lirie ??

    TVSH, TV Klan si mjete informimi e trajtuan si lajm te dores se dyte. Bile sot TV Klan e hapte edicionin e saj te 3:30 me lajmin e uljes se temperaturave me 7 grade.

    Ai Ministri eshte njeri politik dhe komenton ngjarjen per te fashit shqetesimin e publikut, e ka per detyre . Pipelli nuk po kerkonte analizat e gjakut te Trebickes, por rrethanat e peraferta te nje aksidenti qe ne te shumten e rasteve behen brenda pak oresh.

    Ne peshk eshte dhene versioni e perafert zyrtar rreth ores 10 te mengjezit te djeshem, ndersa Ministria e dha per publikun rreth ores 15 . A nuk te duket se ai version ka qarkulluar qe ne oret e mbasdites se te se premtes, por u prit qe te lihej i lire cdo qerelesi qe vinte nga gazetaret lokale te Korces qe raportonin per te gjithe mediat ?

    A s`me thua si i mori TV Klan pamjet filmike nga vendi i ngjarjes , kur raportohej qe gazetaret nuk lejoheshin t`i aviteshin zones ??

    A nuk te jep shkas kjo e fundit qe po kerkohej te vihej ne kontroll rrjedha e informimit ?

    Tani ai grupi i pyetjeve i eshte bere Nishanit nga VOA qe e gjeti shume te cuditeshme kete anomali informative dhe raportin e vonuar te ngjarjes.

    Ne fakt kete desha t`ja them Hunterit meqe ka permend qe te gjitha mediat hiq ato 2-3 jane ne duart e opozites. Po njelloj eshte Thelb, afersisht te njeten pergjigje do merrja dhe prej hunterit.

    VOA finacohet nga taksat e qytetareve te ameriqise dhe nuk eshte ne duart e antiqiviriut.

  191. gre_wireless thotë:

    14 September 2008 @ 6:53 pm

    Kaspersky,
    cfare ke postuar eshte artikulli i Meros tek Tema…

  192. shqipo thotë:

    14 September 2008 @ 11:25 pm

    Mua me ka pelqyer kjo “vonese” e daljes ne konference per shtyp . I sugjeroj qe te perdorin te njejten menyre gjithmone .
    E di pse ? Sepse ne kete menyre do spastrohen dalengadale pseudo mediat dhe do te ngelen ato qe vertet , “do te behen media” , se per momentin te gjithe ja futin kot .

  193. bodeci thotë:

    15 September 2008 @ 2:43 am

    eshte vrasje apo aksident?
    po e marrim rastin e pare .Eshte vrasje.Me nje logjike fare te thjeshte Berisha nuk ka pasur arsye ta eleminoje .Kosta ka shkelur ne kallo firmat amerikane dhe…..Ky njeri ka bere shurren ne det dhe kripa ja solli ne gjelle e pike.Kame vetem nje pyetje te thjeshte .Perse nuk vjen njeri tek ty e tek une e te na bejne vrasje ??Kosta e ka ditur fare mire ky stan kete lloj bulmeti ka

  194. bodeci thotë:

    15 September 2008 @ 2:50 am

    sa per denoncimet ne prokurori Fjalet i merr era provat mbeten .osta ka folur nga marazi se i hoqen kafshaten nga goja po i ka folur by….para mendjes dhe e pa se cfare i ndodhi.Ata qe e ngriten dhe e bene bixinesemane ata ja bene edhe ‘”äksidentin”"pra te gjithe atyre qe iu permenden emrat ketu ne keto komente si te huaj edhe vendas jane te tere “si Naka Saka
    si m…ti k…ka

  195. bodeci thotë:

    15 September 2008 @ 3:07 am

    po marrim rastin e dyte ,aksident.Kjo me duket me e besueshme
    tani mafiozet Ramiste Metiste kerkojne te marrin pushtetin
    kesaj i thone :te rroje sebepi se u be deti kos e hajde te marrim te tere nga nje luge

  196. Kujtimi thotë:

    15 September 2008 @ 9:20 am

    Kur lexoj per vrasje te tilla sjell ndermend vrasjen e shokut tim ne 14 shkurt 1999.Ishte 48 vjecar atehere.Inxhinjer i diplomuar ne Tirane,me ambicje profesjonale dhe aftesi.Koha e nxori pa pune si shume te tjere.Ne bregun tjeter te Adriatikut gjeti vetveten ne nje fabrike plastike por nuk gjente prehje ne vend te huaj.Ketu kishte femijerine,rinine andrrat dhe gjithecka prandaj dhe vendosi qe gjithecka kishte ta lidhte serish me vendin e tij.Dhe keshtu vazhdoi deri me 14 shkurt te atij viti kur duke u kthyer nga Tirana rreth ores 17 tek kthesat e fabrikes se cimentos Fushe Kruje i presin rrugen 2 persona te armatosun djem te rinj 16 dhe 20 vjecare.I ndodhur para nje situate te tille ju ofron makinen dhe gjithecka kishin bashke me 2 shoket e te vellait qe ndodheshin rastesisht.Personat e armatosun u japin urdher te shtrihen ne kanal.2 personat shoqerues shtrihen por shoku im fatkeq heziton dhe ky hezitim ishte fatal per ate.20 vjecari e pyet me te riun ne erresiren e mbremjes a mbaroi pune.Po pergjigjet ai por njeri nuk po ndigjon te shtrihet.Ska problem thote ai se e shtrij une.Dhe me nje bresherime automatiku e shtriu per te mos u ngrite ma duke pikellue nanen e tij qe sapo mori vesh i iku mendja dhe nuk ka qene e vetedijeshme per asgja deri sa vdiq pas 1 muaji,la ne pikellim gruan dhe femijet dhe gjithe te dashurit e tij qe sa here e kujtojne ngjarjen nuk dine ke te fajesojne me pare personat qe shkrehen armen apo ato qe prune kete klime ne vendin tone qe aq shume e duam,ku njeriu mund te vritet kaq lehte dhe jeta vlen kaq pak.Ndersa per kriminelet qe shkrehen armen mos pyesni.Ato shetisin te qete ndoshta ketu per te kryer ndonje “porosi” apo per tu marre me ndonje biznes.Ky asht realiteti shqiptar qe ka ndryshuar pak qe nga marsi i vitit 1997.Ndryshimi asht se shume prej atune protagonisteve jane pasuruar dhe nuk ju intereson as e kaluara e tyre.Ajo vetem mund tju sherbeje per te qene te sukseseshem per sa kohe qe krimi trajtohet sipas preferencave dhe konjukturave.I ftoj diskutuesit ta ngrejne pak nivelin e diskutimit dhe mos te diskutojne me humor partije.Vrasja apo aksidenti i Trebickes do te sqarohet.Problemi asht per ato djem nanash qe nuk po i bjen ndermend atyre qe kane per detyre te zbardhin krimet .Dhe per sa kohe qe te jene te pa zbardhuna edhe autoret do te kene kohe e mundesi te perfeksionohen ne “punen” e tyre.

  197. hunter thotë:

    15 September 2008 @ 10:10 am

    Megjithese me vonese…
    Koth, nje deficit ne procesin e komunikimit nga ana e policise nuk justifikon spekullimin e ulet te nje vdekjeje. Do te thuash se ne fund te fundit nuk eshte as e para e as e fundit. Problemi, eshte se kjo menyre sjellje eshte trasformuar ne metodologji. Nuk pres nga organet e policise, brenda 4-5 oreve te deklarojne menjehere shkaqet e kesaj vdekjeje, biles po ta benin do te me fusnin dyshime. Sjellja e policise eshte nje sjellje e matur. “Jemi ne pritje te rezultatave te ekspertizave ligjore, megjithese ne pamje te pare ngjan me nje vdekje aksidentale” Kaq. Por gazetave/tv pro-opozite nuk i mjafton, sepse e kane te veshtire per te konceptuar idene e nje policie, qe vetem se ben punen e vet. Kjo , sepse armiku kryesor eshte Sali Berisha ose djali i tij (nje prezence qe po merr permasa mistike) per rrjedhoje ne kronikat e analizat e tyre qesharake i vetmi dhe pa asnje mundesi apeli per cdo gje, qe nuk shkon ne Shqiperi eshte Sali Berisha.

  198. Koth thotë:

    15 September 2008 @ 10:19 am

    Kothi thote me 13 Shtator 2008 @ 8:11 pm :

    Intuita me thote qe nje e perditeshme shume afer qeverise do ngreje nje gjys lajmi qe organet e sigurise kane pasur nen vezhgim Trebicken ( do thuhet sipas deklarimit te nje familjari te Trebickes ) per arsye qe vetem qellimin e vertete nuk do nxjerrin , por do hedhi shashkene rradhes per ta hap lojen e pergjegjesise per sigurine e deshmitarit kyc. Sikur e kam lexuar me duket qe sot ate qe do thote neser ajo gazete.

    Vec Gazetes Koha Jone qe e botoi te nesermen, sot kemi kete koment nga Informacioni është siguruar nga njerëz të afërm të biznesmenit
    Kosta Trebicka

    Behet fjale per nje kafe qe ka pire Trebicka ne Sheraton.

    Gazetare kinga fare.

  199. Lavdie & Aleksander Moisiu thotë:

    15 September 2008 @ 11:19 am

    E qarte ! Krim Monstruoz qe per nga menyra e ekzekutimit edhe vete CIA do ta kishte zili. Ne nje terren pothuaj te sheshte makina gjendet 50 meter larg kufomes. Ne Shqiperi ndodhin cudira. Kosten tone te dashur e kishin frike…..

  200. Tani thotë:

    15 September 2008 @ 11:32 am

    Ngjarja eshte e mbushur me shume mister, dhe jam i sigurte qe informacioni s’eshte aspak i plote. ne kete rast i referohem gazetave dhe gazetareve.
    shume deshmitare “te pare”! dikush thote nje fshtar, dikush 2 punetore kromi, dikush polici i fshatit. e jo vetem kaq. per levizjet e tij ne hotel, per takime te mundshme. keto jane informacione qe publikun e nxjerrin “jashte rruge”. shpresoj qe se paku organi i hetimit t’i kete te sakta!
    ndersa gazetat e perditeshme jane leshuar ne nje lufte eskluzivitetesh, ben pershtypje heshtja e organeve prane qeverise, gje qe eshte nenvijezuar edhe nga Mero Baze. kjo te le te kuptosh qe z.Trebicka nuk shihej me sy te mire, nuk ishte vetem deshmitar kyç, ishte edhe i “bezdisshem”. Diveroli i kishte thene shume gjera, njihte prapaskena, ishte i mirinformuar per pazarin meico-delijorgji.
    nese supozojme qe ishte “krim” atehere dikush kishte arsyen!
    dhe vazhdoj te them qe ne raste te tilla rastesia nuk duhet marre aspak ne konsiderate!

  201. hunter thotë:

    15 September 2008 @ 1:44 pm

    Intuita me thote qe nje e perditeshme shume afer qeverise do ngreje nje gjys lajmi qe organet e sigurise kane pasur nen vezhgim Trebicken ( do thuhet sipas deklarimit te nje familjari te Trebickes ) per arsye qe vetem qellimin e vertete nuk do nxjerrin , por do hedhi shashkene rradhes per ta hap lojen e pergjegjesise per sigurine e deshmitarit kyc. Sikur e kam lexuar me duket qe sot ate qe do thote neser ajo gazete.

    Vec Gazetes Koha Jone qe e botoi te nesermen, sot kemi kete koment nga Informacioni është siguruar nga njerëz të afërm të biznesmenit
    Kosta Trebicka

    No Comment.
    Po ndonje parashikim, kshu te monetizueshem a ke? fifty fifty…

  202. iliri thotë:

    15 September 2008 @ 2:09 pm

    Motra e Kosta Trebickës: “Vëllai më vdiq aksidentalisht” Rreth orës 15:00 të ditës së djeshme, miq dhe të afërm i dhanë lamtumirën njeriut që la pas shumë mistere dhe dyshime. Ndryshe nga çfarë u tha një ditë më parë, familjarët ndryshojnë pretendimet, duke besuar në variantin e aksidentit tragjik automobilistik

    TIRANË - “Vëllai im i ndjerë vdiq aksidentalisht”. Pasi prifti tha fjalët e tij në ceremoninë mortore të zhvilluar në Tufinë, fjalët e fundit në lidhje me Kosta Trebickën u thanë nga e motra e tij. Në një fjalim të mbajtur përpara të pranishmëve të shumtë, ajo e quajti vdekjen e të vëllai të saj si aksidentale, duke mënjanuar në këtë mënyrë të gjitha hipotezat dhe dyshimet për një vrasje të qëllimshme, që katër ditë më parë u bë të dukej si aksident. E nëse ditën e parë pas vdekjes në banesën e 50-vjeçarit shqiptaro-amerikan thuheshin si nën zë variantet që njeriu i tyre ishte vrarë e nuk kishte vdekur në aksident, motra e tij më e madhe ka bërë të ditur para njerëzve të shumtë dhe para mediave, se Trebicka vdiq nga një aksident tragjik.

    Akrepat e orës shënonin 14:50 minuta, kur arkivoli me trupin e të ndjerit Kosta Trebicka ka dalë nga porta e shtëpisë së tij. Miqtë më të afërt të 50-vjeçarit, të afërm dhe familjarë kanë mbajtur arkivolin. Njerëzit e shumtë dhe radha e gjatë e makinave kanë shoqëruar për në varrezat e Tufinës biznesmenin shqiptaro-amerikan që gjeti vdekjen para katër ditësh në fshatin Lekas të Korçës. Familjarët, anëtarë të fisit, miq e politikanë të shumtë ishin pjesë e kortezhit mortor të Trebickës. Pasi kanë mbërritur në Tufinë, prifti ortodoks ka kryer ceremoninë e rastit. Trupi i Kosta Trebicka do të prehet pranë varrit të prindërve të tij, Jorgji dhe Pandora Trebicka. Rreth dhjetë kurora me lule të freskëta, të bardha, të kuqe e të verdha i janë vënë mbi varr, me mesazhe ngushëllimi nga njerëz të shumtë dhe nga kompani të ndryshme biznesi. Personat më të afërt qëndronin pranë arkivolit të të ndjerit. Gruaja e tij, e cila mbahej fort për krahësh nga motra e Kostës dhe e ëma, gjithashtu dhe mbesat dhe nipërit e tij, të cilët vetëm qanin, por dhe i jepnin kurajë njëri-tjetrit për të qenë më të fortë. “Bëhu e fortë. Duhet të bëhesh e fortë për Xhoin. Jeta vazhdon”. Me këto fjalë i drejtoheshin të afërmit gruas, e cila mbahej fort nga të tjerët që të mos rrëzohej nga dhembja.

    Të pranishmit

    Pjesëtarë të fisit, të afërm, familjarë, miq e politikanë të shumtë kanë qenë të pranishëm në funeralin e 50-vjeçarit. Të veshur me të zeza e me kurora me lule, i kanë bërë ngushëllimet të vesë së Trebickës e me lot në sy kanë hedhur tre grushte dhe sipër arkivolit.

    Deklarata e motrës

    “Kosta ishte një njeri i mirë. Ishte i sinqertë dhe i dashur me të gjithë. I donte dhe i respektonte të gjithë miqtë dhe të afërmit. Vdiq aksidentalisht në aksident me makinë, duke na lënë pas shumë dhembje”

    Të afërmit

    E ndërsa motra e Trebickës bëri publike se i vëllai vdiq gjatë një aksidenti, një ditë pas vdekjes, njerëz të afërt të 50-vjeçarit nuk ngurruan të shprehin dyshimet e tyre rreth kërcënimeve që viktima kishte marrë pas denoncimit publik të aferave korruptive të tregtisë së armëve pas tragjedisë së Gërdecit. Madje, në një intervistë dhënë gazetës, Edmond Shkëmbi, një i afërt i Trebickës, deklaroi se muajin e fundit kushëriri i tij kishte qenë shumë i qetë. Aq i qetë, sa lëvizte edhe pa truprojë dhe se dikush i kishte dhënë atij garanci që nuk do të prekej.

    Vizitat e fundit të ngushëllimit

    Që në orët e para të mëngjesit të djeshëm, dera e familjes Trebicka, në rrugën “Tre vëllezërit Kondi”, ishte hapur që herët për të pritur vizitat. Politikanë, njerëz e miq të shumtë, mes tyre edhe shumë miq amerikanë të biznesmenit korçar me pasaportë amerikane, u panë të hynin e të dilnin në shtëpi. Familjarët e Trebickës u ngushëlluan nga kreu i PS-së, Edi Rama, i shoqëruar nga deputeti Shpëtim Idrizi, kreu i LSI-së, Ilir Meta, Eduart Shalsi dhe Erion Veliaj kanë qëndruar për disa minuta me familjarët e Trebickës, të cilëve u kanë përcjellë ngushëllimet që bëhen në këto raste dhimbjesh. Kastriot Islami, kreu i PS-së së Tiranës, Sokol Bare dhe Bujar Nishani kanë qenë gjatë paradites së djeshme për ngushëllime në familjen e biznesmenit Kosta Trebicka.

    Ngjarja

    Biznesmeni shqiptaro-amerikan u gjet i vdekur para katër ditësh në fshatin Lekas të Korçës. Me rroba ushtarake dhe me një armë gjahu në makinë, Kosta Trebicka u gjet i vdekur rreth orës 15:30 në vendin e quajtur “Kullat e Gjergjevicës”, në rrugën automobilistike që lidh komunën e Lekasit me Voskopojën, në Korçë. Makina “Nissan” kabriolet me targa TR 8843 J dhe në ngjyrë të kuqe, ka dalë nga rruga dhe si pasojë mësohet të ketë gjetur vdekjen 50-vjeçari. Nga burimet u mësua se gjatë hetimeve paraprake, automjeti i hapur në anën e sipërme të tij ka bërë më tepër se tre rrotullime, pasi ka dalë nga rruga. Gjatë lëvizjes së pakontrolluar të makinës në zonën malore, trupi i biznesmenit 50-vjeçar ka dalë nga automjeti dhe ka përfunduar rreth 50 metra më tutje. Fuoristrada kishte pësuar dëmtime të shumta, thyerje të xhamit të përparmë të saj, shtypje në pjesën e sipërme, por pas rrotullimeve kishte mbetur në pozicionin e zakonshëm, me katër gomat në tokë. Drejtuesi i saj, Kosta Trebicka, është gjetur nga tre persona, dy punëtorë të mirëmbajtjes së rrugës dhe një banor i zonës, të cilët lajmëruan menjëherë kryetarin e komunës Lekas, Nexhip Bazellin, i cili nga ana e tij ka njoftuar policinë e Korçës. Kosta Trebicka kishte pësuar dëmtime të rënda në pjesën e pasme të kokës dhe në fytyrë, të cilat besohet se i kanë shkaktuar vdekjen. Viktima nuk kishte shenja dhune apo plumbash në trup. Identifikimi i tij u bë i mundur nga dokumentet e gjetura gjatë kontrollit që policia ushtroi në makinën e aksidentuar. Trupi i pajetë i biznesmenit i është nënshtruar ekspertizave të shumta mjeko-ligjore deri një natë përpara se të varrosej.

  203. flori thotë:

    15 September 2008 @ 2:29 pm

    Me sinqeritetin me te madh do te desha ne fillim te ngushelloja me pare familjen per humbjen e madhe e ti japin vetes kurajo….

    Sa per ne te gjithe bashke merremi me detaje a thua se vertete do te kishte sadopak rendesi komenti yne.
    Ajo qe te vjen inat e te vjen te ulerish nga terbimi e zemerimi jane komentet qe na vijne nga burimet zyrtare te policise e nga goja e vet ministrit nishani.
    Por mendoj se ishte atentat i mirefillte, i miremenduar e i sterholluar e se luan topi djema, kjo bishe makabre nuk ka frike te haje kedo qe i del perpara (perfshire dhe bijte e vet) dhe me kete kuptohet Azemi, me thoni e mendoni sadopak tashme kryeministri qe ka prokurorine e ka pushtetin cfare i mungon te hedhe drite mbi vrasjen e personit me kurajoz qe kam njohur ne jete?
    Ska nevoje te pergjigjeni por kur ne, kesaj mafje e cila e ka kalbur
    te gjithe shoqerine tone e ne me heshtjen tone nuk bejme asgje tjeter vetem e ushqejme ate.
    Diku me lart lexova se PS=ish komunist e PD= ish sigurimi i shtetit e kjo eshte me shume se e vertete mjere ne se cna duhet te pohojme, por ka ardhur koha djema te mbidhemi e ti zhdukim me vote te lire te gjithe ISH-at.

  204. Taqi thotë:

    15 September 2008 @ 2:52 pm

    E nëse ditën e parë pas vdekjes në banesën e 50-vjeçarit shqiptaro-amerikan thuheshin si nën zë variantet që njeriu i tyre ishte vrarë e nuk kishte vdekur në aksident, motra e tij më e madhe ka bërë të ditur para njerëzve të shumtë dhe para mediave, se Trebicka vdiq nga një aksident tragjik

    E megjithese familjaret e afert te te djerit pranojne se vdekja ishte aksidentale, perseri jam i bindur se shume prej atyre qe paragjykuan çdo gje qe ne fillim dhe qe treguan me gisht Berishen- (as Delijorgjin, as Mediun, as Pinarin, as Washingtonin, as Diverolin, por menjehere Berishen) - s’kane per “t’a hequr nga mendja se ate e vrau” (Berisha).

    Siç vazhdojne akoma mjaft njerez te mendojne se Berisha vrau Azemin, edhe pse e Veja e tij pretendon tjeter version, ashtu do te vazhdojne te mendojne edhe per kete ngjarje ata qe kane interesa politike qe versioni “popullor” te jete i tille.

    Tek komentet e mesiperme degjuam edhe ata qe “merakun” e kishin se s’do t’i jepnin “tashme” voten Berishes ne 2009 pas kesaj ngjarjeje !

    E para, kjo tregon se ata njerez qe “qajne” kete vdekje misterioze u intereson politikisht shfrytezimi i ketij varianti (eleminimi nga Berisha si deshmitar i Gerdecit).

    E dyta, ata tregojne hipokrizine e tyre : Pse, po mos te kishte ndodhur kjo ndodhi, a thua valle se X apo Y do ndryshonte qendrim e pozicion ne lidhje me voten per 2009-en ?

    Siç e tha dhe nje parafoles : “u be deti kos, e hajt te marrim lugen”

  205. flori thotë:

    15 September 2008 @ 3:04 pm

    Aksident apo Vrasje?

    1-Kush ishte i ndjeri? Kosta Trebicka deshmitar kyc ne ngjarjen qe la pa mend shqiptaret e boten mbare.
    2-Ndonje ndjenje morale ndaj publikut, per faktin se speci i djeg dhe pak kryeministrit, nuk kishte? Dhe kjo cudi 3 dite zgjat, jo por heshja eshte me e mire pastaj del me ate fytyre neper spotet publicitare si shenjtori e shpetimtari i shqiperise.
    Keta te vrasin naten e te qajne diten bile thone se dhe do te marrin hak per ty (menxyre, turp,mekat,) por fajin e kemi ne se ka njeri tjeter.
    Shkoni me vrap ne votime, dhe po s’shkuat ska gje se i mbushin vete keta dhe kutite, ja kane mare doren gjithshkaje, sikurse po e mberthejne ekonomine e pikat kyce te shtetit, e po majmen si deput e PS qemoti.

  206. hunter thotë:

    15 September 2008 @ 3:31 pm

    TIRANË - “Vëllai im i ndjerë vdiq aksidentalisht”. Pasi prifti tha fjalët e tij në ceremoninë mortore të zhvilluar në Tufinë, fjalët e fundit në lidhje me Kosta Trebickën u thanë nga e motra e tij. Në një fjalim të mbajtur përpara të pranishmëve të shumtë, ajo e quajti vdekjen e të vëllai të saj si aksidentale, duke mënjanuar në këtë mënyrë të gjitha hipotezat dhe dyshimet për një vrasje të qëllimshme, që katër ditë më parë u bë të dukej si aksident.

    Duket qarte, qe eshte nje shpikje. Ajo nuk i ka thene ato fjale. Kurre!
    Por edhe sikur ti kete thene, e kane kercenuar, nuk ka as me te voglin dyshim. Ku po perfundojme keshtu, ku?

  207. Genci thotë:

    17 September 2008 @ 3:09 am

    Pershendetje !

    Lexova te gjitha komentet e juaj si ne asnje komente nuk lexova ndoj dyshim ne Ps te ket dore ne ket aksident apo si dyshohet vrasje ? mua nuk ka kush te ma largoj nga mendja qe ne ket pune nuk ka dor Edi Rama dhe Greket jam mese i bindur qe ketu Edi Rama duhet te ket dor me Grekt,Edi Rama e ka qellimin ta rezoj Salen nga Kryeministri dhe qeverin e tij ky KLYSH SERBI DHE GREKU pastaj Kosta nuk me ka qen ndoj hak buri mafi hesapi qe miret me kriminalitet

  208. Genci thotë:

    17 September 2008 @ 3:18 am

    Taci, me duket je shume real ne komentin e juaj ,ne asnje menyr Populli Shqiptar nuk duhet te i bashkangjitet te Premten Protestes qe i organizon Edi qeni se kam friken sjell ndoj vella vrasje ne keto tubime ai qen duhet te miret me Bollanon qe eshte shume me pune serioze per Shqiperin se te miret me Njerz KRIMINEL SI PUNA E KOSTA TREBICKES etj,,, KRIMINELIN E MBRON VETEM KRIMINELI

    Resepekt per Sali Berishen dhe ata qe ja dojn te miren Shqiperis

  209. snajperisti thotë:

    17 September 2008 @ 6:49 pm

    vetem nje gje dua te ju them qe Sala asgje nuk ka te bej me ket rast te Kostes ,Sala eshte shume i pa fajshem ne ket aksident ketu kan te bejns sherbimi sekret i greqis me mafioz shqiptar per biznesin qe kosta ka pas me te e asgje nuk ka te bej me deshmin e tij per biznesin me arm pritni dhe dote bindeni qe vrasesi dote jet jo shqiptar por grek dhe usa bashkpunim mos ju hudhni Sales te gjor

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com