Rama: Përmirësimi i ndjeshëm i mjedisit, rezultat i punës kolosale të Bashkisë së Tiranës

Tirana.gov.al
05.10.2008

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama u prononcua gjatë një konference për shtyp, lidhur me përmirësimin e ndjeshëm të situatës mjedisore dhe cilësisë së ajrit në kryeqytet.

Kryebashkiaku Rama, gjatë prononcimit të tij, iu referua fakteve si dhe raporteve të institucioneve të ndryshme mjedisore ndërkombëtare, duke konkretizuar përmes shifrave, punën tetë-vjeçare të Bashkisë së Tiranës për realizimin e një prej synimeve të saj kryesore, përmirësimin e cilësisë së mjedisit, rritjen e përmasës së gjelbër në kryeqytet e duke informuar gjithashtu mbi objektivat e institucionit për përmirësimin e mëtejshëm të kësaj situate.

Ndër të tjera, Kryetari i Bashkisë është shprehur: “Qeveria u detyrua më në fund të pranonte dje, përmirësimin e ndjeshëm të pastërtisë e të cilësisë së ajrit në Tiranë. Ky rezultat i padiskutueshëm lidhet me efektet e punës kolosale të Bashkisë së Tiranës, qysh nga viti 2000, për rritjen e përmasës së gjelbër të qytetit dhe përmirësimin e cilësisë së pastrimit.

Fakti se sot në kryeqytet kemi 4.3 m2 gjelbërim për frymë, nga 3.1 që kishim tetë vjet me parë, është njëri ndër treguesit më kuptimplotë të kësaj pune, por jo i vetmi.

Tiranës gjatë këtyre viteve transformimi rrënjësor i janë shtuar:

• 450 000 m2 sipërfaqe të gjelbërta,
• 19 000 pemë dhe gjelbërim i ulët,
• 1 283 000 m2 asfalt që kemi shtruar
• 440 000 m2 trotuarë

Kanë përfunduar të gjitha akset kryesore rrugore prej 137 km. Janë rehabilituar 220 hektarë blloqe banimi dhe 160 hektarë të tjerë brenda lagjeve, deri në skajet më periferike, janë në proces rehabilitimi.

Është vënë tërësisht nën kontroll mjedisor, fusha e mbeturinave të Sharrës dhe është rritur dukshëm cilësia e pastrimit në Tiranë.

Por sot, është dita për të thënë se këtë fund-viti (që nis edhe stina e mbjelljeve), do të mbjellim 6000 pemë të reja, 3500 brenda në qytet dhe 2500 në Parkun e Liqenit, ku do nisim edhe projektin tonë të madh të rehabilitimit të parkut, fillimisht me rrugët e brendshme, korsitë e biçikletave e të vrapuesve.

Do të fusim 120 makineri pastrimi, më cilësore sesa ato që kanë punuar deri tani dhe do të shtojmë 400 punëtorë në pastrim, si edhe do të rrisim fondin e punësimit, në dobi të mjedisit.

Objektivi ynë, i shpallur një vit më parë, se Tirana do të jetë në vitin 2011 qyteti më i pastër i Shqipërisë, do të realizohet përpara afatit që u kemi dhënë qytetarëve”.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

6 Komente

  1. nejse thotë:

    6 October 2008 @ 8:59 pm

    Edi, nje kerkese nga nonat e 21 dhjetorit qe s’dine te perdorin kompjuterin:

    tek kryqezimi i 21 dhjetorit (krahu nga shkolla “Sabaudin Gabrani”) u bene vite qe kazanet e plehrave jane ngjitur pas murit te pallatit, e perballe ketyre kazaneve, ne distance sh te vogel, eshte dhe nje kioske e BK qe shperndan pensionet.
    Flladiten pensionistet tek qendrojne ne rradhe, por gjithashtu dhe banoret e pallatit nga djegia e plehrave. Prove eshte muri i nxire i pallatit qe bie goxha ne sy, se eshte i ekspozuar dhe nga rruga.
    Jane bere peticione e kerkesa, po hic.

    Te luten nonat bej nai gjo, se e dime qe ujti gjate rruges turbullohet.

  2. Tironsi thotë:

    6 October 2008 @ 10:32 pm

    kjo eshte te keç di bithe :x
    1 ta mbaç e 1 ta çaç :( :(

  3. Dori thotë:

    7 October 2008 @ 2:15 am

    Fantastike, nga bie kjo Tirana?

    Fakti se sot në kryeqytet kemi 4.3 m2 gjelbërim për frymë, nga 3.1 që kishim tetë vjet me parë, është njëri ndër treguesit më kuptimplotë të kësaj pune, por jo i vetmi.

    Eh, pa ditur se nga kanë ardhur këto shifra s’ke thënë gjë hiç. Ku janë këto gjelbërime? Jashtë dhe larg zonave të banuara me siguri. Çfarë quanit gjelbërim më parë dhe çfarë përfshini në gjelbërim tani? Sa është popullsia më parë dhe sa është tani? Etj. Lojëra me numra mund të bësh sa të duash ama mushkëritë në Tiranë të bëhen blozë.

  4. Dritarja thotë:

    7 October 2008 @ 9:16 am

    eh…. edhe kjo na duhej, Rama qe mbeshtet xhuvelin…

  5. thelbi thotë:

    7 October 2008 @ 10:00 am

    Le ta themi pertej te majtes dhe te djathtes, ky eshte me kaqol se xhuveli

  6. Liri thotë:

    7 October 2008 @ 2:28 pm

    Po keto nga i nxorri. Kesaj i thone te te shesi sapunin per djathe. Pse vertetet e beson njeri qe ne 2011 do kemi ajer me te paster se Permeti p.sh., apo me te paster se Himara, Bajram Curri etj. As qe behet fjale. Vetem po i prishi gjithe pallatet e reja, qe e ka mbyt me leje vend e pa vend, mund t’i arrije keto.

    Keta nuk jane ne gjendje te mbjellin nje peme ne rruge, do bekan dhe mrekullira

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com