Policia ndal Prokurorinë të marrë në pyetje Fazliç

fazlic-rexhepi.JPGA di njeri nese prokuroria ka konfirmuar per ndonje media te dyte lajmin qe boton Balkanweb sikur shoqeruesit e tij kane penguar Prokuroret te marrin ne pyetje kete serbin e tmerrshem? Ç’zullum!

BW raporton se shefi i policise se Rinasit eshte sjelle si bodyguard personal, dhe “sipas Ligjit”, ka kerkuar prokuroreve urdher-thirrjen, qe keta nuk kane mundur ta prodhojne te prokuruar deri sa Charter-i ishte ngritur nga pista…por perderisa prokuroret e paskeshin ndjekur kemba kembes Fazllicin qysh kur ishte ne TV Klan - si ka mundesi qe urdher-thirrjen nisen ta shkruajne vetem ne minuten e fundit jashte dhomes VIP ne Rinas?

Shenimet me te zeza ne lajm jane te miat:


Policia ndal prokurorinë të marrë në pyetje Fazliç

Balkanweb

TIRANE - Prokuroria shqiptare pengohet nga policia e Shtetit për të marrë në pyetje Damir Fazliç. Skandali ka irrituar në kulm (njesia matese e kulmit te irritimit cila eshte?) prokurorët e Tiranës që kanë lëshuar një urdhër-thirrje (e leshuan te pa-prokururar?) për “biznesmenin” serbo-boshnjak për t’u paraqitur në institucionin e akuzës. Urdhri ka mbërritur edhe në aeroportin e Rinasit, por sipas policisë ai nuk është ekzekutuar, pasi shkresa ka ardhur (Nga erdhi shkresa? Me poste? Me tutje lajmi thote qe shkresen po e benin prokuroret aty ne vend, Erdhi me vonese apo shkruajne ngadale prokuroret?) qe po e shkruanim vetëm pak minuta pasi Damir Fazliç ishte ngjitur në çarterin e tij.

Ngjarja
Gjithçka ka nisur pasi prokurorët kanë marrë vesh ardhjen e Damir Fazliç në një vizitë ‘blitz’ në Tiranë. Menjëherë ata janë nisur drejt studiove të televizionit Klan ku kërkuan që menjëherë pas intervistës të merrnin në pyetje Fazliç. Por, prokurorët pretendojnë se shoqëruesit e tij në “TV Klan” nuk e kanë mundësuar këtë gjë për prokurorët (…Not! Civilet i penguan prokuroret!!!! - Po mi po.), duke ndërruar kohë pas kohe makinat për Fazliç. “Ishte një gjendje skandaloze. Prokurorët ndiqnin Fazliç dhe ai ndërronte makinat” (”si mbreti grate” shtoi nje prokuroreshe), thotë një nga zyrtarët e lartë të prokurorisë së Tiranës. Por ndërkaq, prokurorët nuk e kanë ndalur punën e tyre. ( lol )E kanë ndjekur Fazliç deri në Rinas. (Ai hik, keta ndiq, ai hik, keta ndiq - S’kane asnje mjet komunikimi keta te therrasin partizanet e tjere?)Por aty, situata ka qenë më keq. Shefi i policisë së komisariatit të Rinasit e ka pritur vetë Fazliçin, i cili ka qenë në shoqërinë e një këshilltari të kryeministrit. E kanë futur menjëherë Fazliç në sallën VIP, sikur ky i fundit të ishte ndonjë nga ministrat e kabinetit qeveritar, apo personalitet shtetëror i huaj. E pas kësaj, i kanë kërkuar dy prokurorëve të Tiranës që të japin dokumentet që duhet ta marrin në pyetje. E këtë gjë e ka bërë vetë shefi i policisë së Rinasit, Rexhepi. Prokurorëve u është dashur pak kohë që sipas rregullave të bëjnë shkresën. (Ne fillim te shkrimit thuhet qe shkresen [urdher- thirrjen] e kishin gati qe ne Tirane)“Në momentin që ne e protokolluam shkresën, Fazliç mori çarterin personal i shoqëruar po nga policia” (Mu ne moment, sa po e thithte Jovan Bregu me ate mrrokllen) , tha një prokuror.

Hetimi
Që nga dje prokuroria e Tiranës regjistroi çështjen në ngarkim të shefit të komisariatit të Rinasit për bllokim të veprimeve hetimore të vetat. (Prokuroria po heton Rexhepin per bllokim te shtetit? Rexhepi eshte armiku?!)“Janë marrë të gjitha kasetat filmike nga Rinasi. Janë pyetur shumica e dëshmitarëve dhe pritet që nesër të bëhet komunikimi zyrtar” (Dmth sot, une pres…ose ju genjeni), (ose shteti genjen…çudi, çudi) tha prokurori që preferoi të mbetej anonim për arsye hetimore (mire prokurori qe preferoi te mbetej anonim, po autori i ketij raportimi pse nuk identifikohet?). Ndërkohë, që procedimi penal ndaj Damir Fazliç është regjistruar dy ditë më parë në prokurorinë e Tiranës.

Lufta (Ne sfond Carmina Burana…)
Kryeprokurorja Ina Rama nuk është ndjerë aspak mirë (Ndjenja-metri eshte mjet gazetaresk? për “luftën” e shpallur (Plasi lufta - kush mendoni se do ta fitoje? [kush e shpalli?]) nga organet e rendit për punën e prokurorëve dhe mungesën e bashkëpunimit të këtyre strukturave për të pyetur një person për disa nga enigmat që shoqërojnë dosjen e tij në Tiranë. Ndërkohë që Fazliç, sikurse ka ardhur me çarter, ka ikur si “një ministër fuqiplotë” nga Rinasi, po me të njëjtin çarter, i pashqetësuar nga media (por i sajdisur ne tv prej saj), e prokuroria, dhe nën mbrojtjen e policisë së shtetit.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

158 Komente

  1. arb thotë:

    9 October 2008 @ 1:12 pm

    (Dmth sot, une pres…ose ju genjeni)…..”blendi nè botèn e çudirave”!!!!!

  2. mrroklla thotë:

    9 October 2008 @ 1:55 pm

    Si ka munci, si ka munci!! :)
    Po ka pra “munci”! Si thojshin heret? Una boj sikur punoj, ti bon sikur m’pagu!
    ‘ne kto! Una boj sikur hetoj, ti bon sikur m’pengon! Te dy ja bojne me sy Prijsit masanej ne asnjoni nuk ka qeder. :)
    Po ho’ se ka ne mo keq!
    M’duket se kur u vra ai i Forbes Rasija n’Moske, ajo ambulanca qe shkoi me e more, s’kishte benxine me e cu deri m’spital, k’shu qe ju desh me ndalu’ rruges me mush serbatorin! :) Kushedi sa ka qene rradha aty ke benxinata!
    Ho’ hiku? Jo, akoma! E po ku i maroi boja ne ktij stilolapsit- tha prokurori i pare!
    As une s’kam me vete, ene s’paska asi dyqon djuti-fri ktu, me ble noi stilolaps tjeter-tha prokurori i dyte.
    Hajt mo se u nrejt avioni-tha polici, hec tashi grricni mythen per Tirone!

  3. flokenaja thotë:

    9 October 2008 @ 1:58 pm

    mrroklla thotë:
    ‘ne kto! Una boj sikur hetoj, ti bon sikur m’pengon

    :)

  4. adriatik thotë:

    9 October 2008 @ 2:25 pm

    Tash me zbulimin e prapanices te palare e te parruar te Saloviqit, skupidhicat dhe rrumpjelet jane tronditur pak dhe duken te brengosur. Por prape, besimin tek ky mut i superforcuar serb, ata do ta rikuperojne me viziten e “gjethit blu” nderlidhesit te famshem mes Beogradit dhe Tiranes nazifashiste.

  5. YP XHIXHI thotë:

    9 October 2008 @ 2:38 pm

    Po si nuk ka mundesi ore pse ja fusni si kau peles edhe ju…… Si mund te merret ne pyetje “Kryeministri i Shqiperise nga prekuroria Shqiptare?!”
    Nuk po e shikoni qe kryeministri e ka emrin Vadim Fazllic “DOBIC” …… Sali Berishic “DOBIC” eshte kot ne skene se punen e ben Fazllici….
    Bjeri ti biem u be kjo pune sem mos u be tani keshtu ka qene qysh nga ‘91-shi…….

  6. xhibi thotë:

    9 October 2008 @ 3:25 pm

    It must me election year. :D

  7. ThoughtPolice thotë:

    9 October 2008 @ 5:01 pm

    Policia nuk ka penguar prokurorine dhe asnje institucion tjeter. Fletethirrja e prokurorise ka dale pasi Fazllic ka lene Rinasin. Kjo eshte e verteta, te tjerat jane shashka edramiste qe shpifjen e kane mjet jetese.

  8. gre_wireless thotë:

    9 October 2008 @ 5:06 pm

    keta prokuroret te mos na cajne shume trapin se gomarelleqe te tilla nuk hahen. Ata nuk kishin flete arresti por thjesht deshin ta merrnin ne pyetje. Edhe nese i linte policia mund te ndodhte qe personi ne fjale te mos deshte, ose te shkonte ne prokurori dhe pastaj pas ndonje ore te thoshte me falni se dua te iki. Nese prokuroria e ka seriozisht, mund te shkojne t’i beje pyetje ne Bosnje a ku mutin eshte dhe te vazhdoje hetimin.

  9. ThoughtPolice thotë:

    9 October 2008 @ 5:18 pm

    Biznesmeni boshnjak Damir Fazlliç i shpëtoi dje thirrjes së Prokurorisë për t’u marrë në pyetje për pastrim parash, falë një skenari të ngjashëm më filmat hollivudianë. Personazhi i shumëpërfolur kishte kaluar kontrollin kufitar dhe ndodhej në bordin e avionit të tij “Charter”, që kish ndezur helikat në pistën e fluturimeve, në kohën kur ftesa e Prokurorisë së Tiranës ka mbërritur në aeroportin e Rinasit. Burime zyrtare i thanë gazetës “Panorama”, se Prokuroria e Tiranës, ka filluar dje në mesditë hetimet ndaj Damir Fazlliçit për veprën penale “pastrim parash”. Rreth orës 12:00 të ditës së djeshme, Prokuroria ka marrë informacion se biznesmeni boshnjak kishte mbërritur në Rinas ku është pritur nga një grup personash dhe më pas ka udhëtuar bashkë me ta në drejtim të Tiranës. Sapo ka marrë këtë informacion, Prokuroria e Tiranës në koordinim të veprimeve të saj me Prokurorinë e Përgjithshme ka hartuar ftesën për të thirrur e marrë në pyetje 33-vjeçarin Damir Fazlliç. Kjo procedurë duket se ka vonuar nga organi i akuzës aq sa i ka lënë kohë biznesmenit Fazlliç të përfundonte takimet në Tiranë dhe të drejtohej përsëri në aeroportin e Rinasit për t’u larguar. Dokumenti i Prokurorisë (ftesa për të dëshmuar) mësohet se është protokolluar në komisariatin e Rinasit dhe policinë kufitare dje rreth orës 15:05. Në këtë kohë, sipas të gjitha procedurave ligjore Damir Fazlliçi kishte kaluar kontrollin kufitar dhe ndodhej në avionin e tij, që kish filluar të merrte shpejtësinë e ngritjes në pistë. Policia e Rinasit menjëherë ka lajmëruar zv/prokurorin e Tiranës Eljo Mazreku mbi këtë fakt, por ky i fundit ka kërkuar verbalisht ndalimin e biznesmenit boshnjak, avioni i të cilit tashmë ishte shkëputur nga toka shqiptare. Menjëherë pas këtij informacioni zv/prokurori i Tiranës bashkë me prokurorin e çështjes në Njësinë Task-Force janë nisur në drejtim të Rinasit me një makinë të posaçme. Në kohën që ata kanë mbërritur në aeroport, avioni “Charter” i biznesmenit Damir Fazlliç kishte marrë lartësi dhe ndodhej në një zonë territoriale asnjanëse jashtë hapësirës ajrore shqiptare. Dy prokurorët nga Tirana menjëherë kanë sekuestruar të gjitha pamjet filmike të fiksuara nga kamerat në Rinas dhe më pas kanë marrë në pyetje efektivat e policisë së këtij komisariati. Nga këqyrja e pamjeve filmike në Rinas është konfirmuar se në momentin e mbërritjes por edhe gjatë largimit, biznesmeni boshnjak i ishte nënshtruar procedurave të kontrollit fizik, të dokumenteve dhe gjithë formaliteteve të tjera të nevojshme.

    Panorama

  10. J. thotë:

    9 October 2008 @ 5:30 pm

    Ja shifni këtu si bëhet sikur kapet lepri.

  11. lumidrin thotë:

    9 October 2008 @ 5:31 pm

    Edhe pse jemi ne boten e internetit, menyra e sjelljes ka mbetur e njejte.
    Kjo fushate Fazlliçe te kujton fushatat e partis ne mbledhjet ne SEKTOR te lagjes.
    Thirrjet esterike te popullit trim e liri dashes,( sa mund ta duash lirin duke thirrur vetem fjalet, BURG, e VARJE) ME BURG, ne burg, ne burg, ky faqezi.
    Pas thirrjeve vinte pyetja,-çfare ka bere ky derzi moj kukdhe?.
    Qe te jeni me te qete, ky “kriminel” akuzohet nga disa media Shqiptare se ka bere pastrim paresh.
    Pastrimi i pareve denohet me ligj, kushdo qe te jete ai nuk duhet te gezoje respektin e kerkujt.
    Po mblidhni mendjen? dhe krahasoni te “keqen” e ketij personi qe mendohet se ka bere pastrim paresh, me monotorimin e Organizmave kompetente nderkombetare qe shprehen se ne “SHQIPERI DREJTESIA ESHTE E KORRUPTUAR, SE NJE PJESE E MASMEDIAS ESHTE FOLE PER PASTRIM PARESH, QE VIJNE NGA DROGA E PROSTITUZIONI”
    Qevria Shqiptare eshte e pafuqishme te ushtroj kontroll ne kanale Tv te njohura e ne disa gazeta, menyren e financimit e te fitimit.
    Harrojme se ky monitorim e ketyre instituzioneve nderkombetare te pavarura, nuk eshte akuze kundrejt nje personi apo grup personash.Por nje akuze kundrejt nje pjese te shoqeris si ajo e drejtesis e mamedias.
    Meros nuk intereson shoqeria, sepse eshte pjese e asaj shoqerie, i intereson fitimi, deri sa Edvini ta paguaje per çdo palaçolleqe qe shkruan Merua, shtypi jone me keto do ushqehet.
    Ajo rrena e prokuroris se nuk e lejoi policia te ndaloj Fazliçin, e hajne ato qe jane mesuar te ngopen me kesilloj llogjesh.
    Kur e formuloj prokuroria dosjen Faslliç,? per nje ore, beri kontrollin tek zyra e tatimeve, ne banke, ne gjykate, tek noteret.Per nje ore gjithçka gati.
    Parulla eshte “Gjthmon Gati” jo gjithçka gati.
    Trillo Mere, trillo, se mban trurin ne forme.

  12. Koth thotë:

    9 October 2008 @ 5:53 pm

    Po mire o lumidrin ja mediat po rrejne, jazek u qofte.

    Ja dhe qe te gjitha Tv kane probleme me fondet e tyre ( jo disa dmth ) ja dhe kete e morem vesh, por nuk kemi pergjigje akoma te pyetjes :

    Perse ky biznesmeni serb ishte kaq shume i interesuar dhe erdh enkas nga Londoni te jepte interviste tek Klani dhe nuk shkoi vete ne Prokurori se mediat e kishin bere njoftimin qe ka filluar hetimi kryesisht ?

    Me shume dinjitoze do ishte dhe mbyllej ky kapitull.

    Ja Fevziu tha qe kishte nje pune andej nga Sarajeva dhe i ra nga Tirana per te me dhene ate intervisten mua. Ja mire e morem vesh qe ka qene i zene nja dy tre dite me pune , po mbas kesaj do vije apo jo te deshmoje per pyetjet qe ka hetuesia ?

    Ne edicionin e lajmeve te ores tre e gjysem , Fevziu i mori edicionit 3-4 minuta vetem per te spjeguar se nje miku i tij i kishte dhene nje kontakt me Faslliun dhe kishin biseduar qe ku ta benin intervisten ne Tirane apo ne Londer, por meqe Fevziu nuk kishte vize ( duheshin 3-4 dite ) vendosen ta bejne kete pune ne Tirane. Nga i gjithe ky spjegim Fevziu permendi pa asnje lidhje emrin e Thacit , a sme thua pse permendi kete emer kot fare fare ?

    Dhe keshtu sa per ta mbyll : qytetari/gazetar Blend Mavria perse nuk i tha qytetarit serb qe po intervistonte dhe qe po shantazhon opoziten shqiptare se a eshte i gatshem te perballet me akuzen shqiptare, perpara se t`i jape atij intervisten ?

    P.S. Kam bere 72 pyetje tha dhe llogjikisht i bie qe ka marre 72 pergjigje. Je i sigurte qe ky numur do jete kaq kur te transpetohet ne Tv , sepse biseda eshte e regjistruar ? Ja te shohem ;)

  13. hunter thotë:

    9 October 2008 @ 5:53 pm

    Para nje ore po pija nje kafe te bari afer shpise. Afer meje, nje person me pak i shendoshe, me syze, shume i ngjashem me Fazlliç (jam i sigurte per kete!) sapo u takua me nje tip te dyshimte me mustaqe e Ray Ban te zeza. Flisnin nen ze dhe vazhdimisht kontrollonin rrotull se mos i afrohej kush. Ne nje moment te caktuar ky tipi me mustaqe dhe Ray Ban i kaloi nen tavoline nje zarf me stemen e nje shqiponje dykrenare (e pashe me bisht te syrit) per te cilen jam sigurte se ishin fryt i pastrimit parash dhe trafiqeve te armeve ne trajektoren, pardon trekendeshin, Shqiperi-Bosnje-Qipro. Ky eshte lajm i sigurte se e thote nje deshmitar okular, qe e konfirmon edhe Gazeta Shqiptare, qe e merr nga Gazeta Tema, qe citohet prap nga Gazeta Shqiptare e cila i referohet burimeve te sigurta, por te fshehta nga prokuroria.

  14. toko thotë:

    9 October 2008 @ 5:59 pm

    Ne nje shoqeri si kjo e jona ku rastesise i vishen tere atributet e fatit
    ( rastesia eshte mbreti i fatit per disa dhe i fatkeqesise per te disa te tjere) nga cunaket e politikes pritet te ndertohet nje demokraci liberale, me te ndarje ideale pushtetesh, me te drejta te njeriut te pa para ne histori vec ne librat e teoricjenve anarkiste qe ata mbajne neper xhepa si citatet e Maos.
    Rastesisht u vrane ne vitete 90-92 qindra te rinj ne kufij kur ligji e ndalonte kete vrasje, dhe kur grupi konservativ i Nexhmijes e kundershtoj kete ligj
    Rastesisht ne krye te levizjes per demokraci u vu Sali Berisha, nje sekretar partie dhe aspak i ingranuar me kete levizje deri sa ajo mori forme.
    Rastesisht te denuarit per vjedhje e vrasje ne regjimin e kaluar u bene te perndjekur politke, kur postet ne qeveri ndaheshin ne baze te tesres se burgut politik
    Rastesisht Nexhmije Hoxha e R Alia u denuan thjesht per kafete, kur per to kerkohej denimi per vrasje
    Rastesisht Neritan Ceka kerkon largimin nga Partia e tij tek kryeministri i partise tjeter, kur S Barisha po konsolidonete pushtetit e tij autokratik/fisnor/krahinor ne PD
    Rastesisht u vune ne krye te qeverise se re demokratike njerez me te kaluar te dyshimte kur filluan te ndahen pronat e shtetit komunist
    Rastesisht u prishen urat, ruget, ekonomia bujqesia, arsimi shendetesia e sistemit te kaluar, kur shqiperia kishte me shume nevoje se kurre per to si popul dhe si komb
    Rastesisht shqiptaret mesuan si te krijojne firma piramidale, kur mardheniet me perendimit u prishen dhe me lindjen e largeme u ngorhen tej mase
    Rastesisht shqiptaret ju sulen depove te armeve kur ne Kosove po fillonte gjema e viteve 99
    Rastesisht vritet deputeti dhe nismetari i levizjes demokratike A Hajdari, kur PDja ishte midis UCKse dhe UDBse
    Rastesisht shqiptaret behen transportuesit te lincensuar nga krimi per mallrat e jashteligjeshme, kur mbaroj ndajra e kapitaleve shtetore.
    Rastesisht brenda 3 vjeteve politikanet tane behen njerezit me te pasur ne Ballkan, nga shqiperia e varfer post komuniste ku te tere ishin njesoj dhe askush nuk kishte trashigimi
    Rastesisht Mafia shqiptare behet e njohur ne bote dhe konkuron suskseshem me Majfian e vjeter Italjane apo dhe ate te re Ruse.
    Rastesisht kunati i kryeministrit punon ne projektin “Manhatan” ne Gerdec, ku eskperimentet behen ne zonen e populluar ne periferi te Kryeqytetit dhe fitimi ishte disa miljona $
    Rastesisht Fabrika e municjonit hidhet ne ere kur mbi te ishin duke u zhvilluar hetime nga vende te tjera
    Rastesisht vdesh deshmitari kryesor i ketij hetimi kur ky akuzonte djalin e kryeministrit per tregeti armesh
    Rastesisht ne Tirane vjen Fazlic kur opozita kishte firmosur paqen me poziten
    Rastesisht ai i shpeton policise dhe prokurorise kur kerkohet nga me shume se nje gjysem dyzine shtetesh ne bote
    Dhe rastesite jane pa fund nga uji e drirtat tek buka e ajri i paster, nga parqet e halet publike tek pallatet shumngjyreshe pa boje te Tiranes
    Dhe me thoni pastaj se rastesia nuk eshte mbreti i fatit te krimit shqiptar dhe i mbreti i fatkeqesise se shqiptareve. Dhe me thoni pastaj nese me kete fat te keq qe kemi ne shqiptaret na vjen per shtat nje dmeokraci liberale apo nje shtet anarkik

  15. Blendi Salaj thotë:

    9 October 2008 @ 6:03 pm

    Kjo bisede eshte regjistruar dhe eshte EDITUAR, dmth ka kaluar ne site, kam frike se me shume se informim do kete dezinformim.

    Ndonejhere pyes veten, nga te gjitha emrat e mundeshem qe mund t’i vihej nje media, a ka me te frikshem (ne te gjithe domethenien e vet) sesa KLAN?

  16. Rob-terneti thotë:

    9 October 2008 @ 6:16 pm

    Fatkeqesisht apo fatmiresisht, varet nga kendveshtrimi, pollitikes shqiptare po i del bakri, dmth po shpaloset sic eshte, lufte badash per pushtet. Sala me te tijet u ndodhi shah-mati i Gerdecit, megjithse ata vazhdojne te mundohen te luajne mbretin me hile. Te dy palet i kane “gjera” njeri-tjetrit, ne nje bote ku cdo gje regjistrohet. Si rrjedhoje, vazhdojne kercenimet e kunderkercenimet mafjoze ne parlament, kafene, apo shtyp.

    Si gjithmone, prokuroria, dreqesia me bab e me bir, ben sikur leviz, po as ja mban e as ka ate deshire, se per bela po i ngel ndonje gje ne dore e shko dil per gjah pastaj.

  17. xhibi thotë:

    9 October 2008 @ 6:56 pm

    Kjo bisede eshte regjistruar dhe eshte EDITUAR, dmth ka kaluar ne site, kam frike se me shume se informim do kete dezinformim.

    Ndonejhere pyes veten, nga te gjitha emrat e mundeshem qe mund t’i vihej nje media, a ka me te frikshem (ne te gjithe domethenien e vet) sesa KLAN?

    Gallate :lol:

    Dmth simbas teje intervista qe jep vete personi ne fjale, per te cilin juve vini nje ore po nje ore jo tek faqja juaj “lajme”, dmth thashetheme, do kete me shume dizinformime se keto tuajat? Po si do ta beje kete? Personi kur jep interviste ne shtyp, aq me teper audio/video, eshte “on the record” dhe ato qe thote mund te perdoren dhe ne gjyq kundra tij, pra si mund te jete dezinformim ajo qe thote ky, ose gjithsesi si mund te jete intervista dicka negative?

    Aq me teper kur juve informim quani thashethemet e GSH te tipit “na tha njeri qe e kishte pare njera se Ky dhe Berisha ishin agjente te UDB-se”. Me e besueshme behet Nexhmija qe tha se Berisha ishte agjent i UDB-se ne komunizem, sesa keto thashethemet qe shet GSH dhe juve per lajme.

    Dhe simbas teje TV Klan ishte ide shume e gabuar per kete interviste, pse? Nga emri qe ka stacioni klan (dmth ti thoshin ata “na fal, po e kemi emrin Klan dhe nuk te intervistojme dot), apo se vertet ti mendon se Klan eshte me i njeanshem se televizionet e tjera shqiptare?

    Apo e ke hallin tekj ajo fjala qe ke theksuar, pra edituar, dhe do deshe qe kete editim ta bente ndonje fjala vjen GSH, sic “editoi” ate artikullin e NY Times per Trebicken? :D

  18. adriatik thotë:

    9 October 2008 @ 7:02 pm

    Ku i gjeti Bracja gjithe ato emra serbe qe paskan pushtuar ekonomine sheqiptare ne pjesen me te madhe te saj. Pse 95% e energjise eshte belre nga Serbia? Mire qe u ble, po pse pikerisht sot na thuhet? Pse here pas here kur behet ndonje gje vertet shume e thjeshte, ngrihet zeri deri ne kupe te qiellit: kjo eshte amerikane, kjo brtanike dhe ky kalemi i buzeve eshte frances, kurse nga ana tjeter per gjerat themelore te ekonomise nuk thuhet fare se jane kompani serbe?
    O shqiptare, hapini syte oreeeeeeel, mos hapni shalet si skupidhicat dhe rrumpjelet e Qoftlargut.

  19. lumidrin thotë:

    9 October 2008 @ 7:03 pm

    Koth, qe parashtrova eshte qe mafia te vej rregull.
    Une e shohe ne kete menyre.
    Kemi nje raport te nje organizate nderkombetare, ku thote haptasi per korrupsionin ne Shqiperi,ne anen tjeter nje pjese artikujsh ku akuzojne per pastrim paresh nje person afer kryeministrit.
    E para eshte se raporti ka “imunitetin” ne baze te ligjeve nderkombetar.
    Ndersa nje artikull gazete deri ne vendimin e gjykates mbetet nje hamendje.
    Ne akuzen e pare kemi nje pjese te shoqeris, ketu kemi nje person te vetem, mik i kryeministrit.
    Kryeministri iken me vota, kjo shoqeri mafioze si largohet, duke ulur kryet e pranuar realitetin Shqiptar.
    Ne Shqiptaret jemi krejtesisht lakuriq (pa drejtsi,pa prone pa dinjitet), e merremi me nje te huaj qe ka pantallonat e shkepura.

  20. Breaking News thotë:

    9 October 2008 @ 7:12 pm

    Xhibe si xhixhileja !

    Nje televizion shqiptar do jape nje interviste te nje qytetari boshnjako-serb i cili nga goja e kryeministrit u kuptua qe po shantazhon opoziten shqiptare .

    Qe mos ngatarohesh me lajme se sipas teje te gjitha gazetat shqiptare genjejne atehere po e leme me lajmin e Zerit te Amerikes :

    Po sipas shtypi shqiptar, Faslliç, dyshohet se fshihet edhe pas një kompanie serbe që i ka shitur korporatës energjitike shqiptare afër 35 milion Euro energji me procedura favorizuese.

    Keto pune do i sqaroje me vone Ruli dhe Bojaxhiu , po une desha me te te kujtu qe Punet e shtepise nuk nxirren ne pazar, sidomos ne pazarin serb

    Tani une nuk e di cer moshe ke ti dhe sa i kupton keto, por mos u hallakat jo rren kjo , jo rren ajo, jo kjo folja ke NY Times ishte keshtu , apo ishte ashtu.

    Nese nuk arrin te kuptosh se sa i madh eshte gabimi i sjelljes se nje serbi per te pergenjeshtruar akuzat qe ngre nje gazetar i vetem, kjo eshte per te vene duart ne koke.

  21. Koth thotë:

    9 October 2008 @ 7:16 pm

    Breaking News duhet Koth.

  22. zzzz thotë:

    9 October 2008 @ 7:16 pm

    Amani bre, ç’bëni kështu? Keni hapur nja 100 tema për Berishën dhe nja 10 tema Fazliçin. Na mërzitët!

  23. xhibi thotë:

    9 October 2008 @ 7:23 pm

    Qe mos ngatarohesh me lajme se sipas teje te gjitha gazetat shqiptare genjejne atehere po e leme me lajmin e Zerit te Amerikes :

    Po sipas shtypi shqiptar

    :lol:

    Vertet beheni qesharake me histerine tuaj per shashkatymosje.

    Ma thuaj ti qe i di, cili eshte lajmi ketu? Mua si shqiptar nuk me behet vone kush eshte vici apo lopa. Nese ky ka bere dicka kundra shqiptareve apo ligjeve shqiptare, normal duhet dhe mendoj do te procedohet.

    Po jeta e vicit nuk me intereson mua. Tani juve po u del shkumbe nga goja duke thene serbia e Berisha. Ka ndonje prove qe Berisha ka bere dicka kundra ligjit apo kundra interesave shqiptare ne kete mes?

    Me sa lexoj nuk ka prova as per kete vicin, e jo me per Berishen. Ka vetem shashka tymi. Zeri i amerikes nuk perligji lajmin, thjesht tha cka ka thene shtypi jone duke thene specifikisht “simbas shtypit shqiptar” sic e ke shkruar dhe vete.
    Dhe shtypi shqiptar jane keto thashethemet qe qarkullojne nga nje gazete tek tjetra, dhe tek faqet kryesore te Peshkut, ashtu sic para nje jave qarkullonin alarmet se ne na rrezikohet jeta nga vrasja e Trebickes, dhe disa jave para tyre lajmet se ne na rrezikohet jeta nga shperthimi i Gerdecit. Tani e ka rradhen viçmania, pasi “dhia” qe ishin ceshtjet Gerdec dhe Trebicka u molën dhe nuk po qisin me qumesht per opoziten shqitpare.

  24. Koth thotë:

    9 October 2008 @ 7:24 pm

    zzzz,

    po sikur jane 10 tema te tjera ne peshk ku nuk permendet as Berisha as Faslliu dhe kane 0 komente . Edhe nga ato je i/e merzitur ?

  25. toko thotë:

    9 October 2008 @ 7:26 pm

    po une desha me te te kujtu qe Punet e shtepise nuk nxirren ne pazar, sidomos ne pazarin serb

    Punet e shtepise? Ne kemi nxjere edhe b…then ne pazar ti me thua pune te shtepise. Keto punet e shtepise sone jane bere si ato punet qe kur nuk na pelqejne se na bine ne koke themi se nuk i nxjerim ne pazar kur na duhet per te goditur ndonje anatar te shtepsie qe e kemi inat apo kerkon te na mare pjesen me te madhe te bukes ne tavoline tone shtepiake i nxjerim ne pazar bashke me b…then tone.
    Shtepine tone e ka mare flaka ne kemi hallin se po i nxjerim punet ne pazar.
    Pastaj ne cilin pazar po nxiren Kujtoni se pazarxhinjte nuk i dine keto? Ne nje shtepi ku mund te gjesh antare qe jane te gatshem te spiunojne pa pagese vetem se kane inat nje pjestar tjeter te shtepise mund te gjesh vetem ne shtepine tone. Punet tona dihen deri tek sa vrimat dhe cfare ngjyre kane njollat tek breket tona te palara. Punet e shtepise ha ha ha
    Por ZZZZZ ka te drejte NA MERZITET !!!!!!!!

  26. Koth thotë:

    9 October 2008 @ 7:30 pm

    Ja ta korrigjoj xhinxhile se paskam bere nje gabim :

    Ishte : Nese nuk arrin te kuptosh se sa i madh eshte gabimi i sjelljes se nje serbi per te pergenjeshtruar akuzat qe ngre nje gazetar i vetem, kjo eshte per te vene duart ne koke.

    Behet : Nese nuk arrin te kuptosh se sa i madh eshte gabimi i sjelljes se nje serbi per te pergenjeshtruar akuzat qe ngre nje gazetar i vetem, kjo do te thote qe je i dashur

  27. Liqeni thotë:

    9 October 2008 @ 7:31 pm

    Jane blere me shume energji nga Serbia se 35 milion euro.
    Akoma blihet edhe sot!!!!
    Per ata qe bejne sikur nuk kuptojne keto 35 milion euro jane pare te thata nga xhepat e shqiptareve brenda dhe jashte atdheut.
    Kjo vetem per enegjine pa folur per te tjera dege te ekonomise shqiptare te zaptuar nga Serbet. Si p.sh nje firme supermarketi shume e degjuar. ;)
    Keto miliona jane investuar fuqishem per te sponcorizuar rezoluten serbe ne UN.
    Por brekegrisurit e Sales qe nuk e kane idene se c’domethene biznes dhe c’domethene siguri-kombetare dalin me shpjegime nga me interasante. Si p.sh per kontrabanden e naftes me Millosheviqin ku thuhej se “ne ua futem serbeve pasi ju jepnim nafte me uje”.. :( :(

  28. Liqeni thotë:

    9 October 2008 @ 7:33 pm

    O toko e shef qe je xhibi ti po s’te mbushet mendja ty.. :D :D

  29. toko thotë:

    9 October 2008 @ 7:37 pm

    Shume ralle gjen dy shqiptare ne nje mendje dhe kur i gjen kujton se jane nje :) :)

  30. xhibi thotë:

    9 October 2008 @ 7:39 pm

    ane blere me shume energji nga Serbia

    Lajmi qenka tani qe ne paskemi marveshje tregetie dhe energjie me Serbine?

    Eh sa qesharake jeni per zotin. :lol:

    Po Nato dhe Evropa, ku aspirojme te futemi ne, nuk kane embargo tregetie me Serbine, apo jo? Ka dicka me patetike se keto akuzat? Shteti ben tregeti me ke ti interesoje. Ai komunisti i Venezueles e quan Bushin Djall, po naften ia shet se keto jane interesa tregetare, ashtu sic babai juaj i kombit, dmth Veri, bente tregeti me Gjermanine perendimore fjal vjen.

    Ku eshte shkelja e ligjit ketu?
    Dhe sot e more vesh ti dhe Bracja qe Shqiperia ka mardhenie tregetare me Serbine? :D

    Kjo eshte po aq patetike sa “ankesa” juaj pse vici dha interviste tek Klani. Dmth duhet qe vetem mediat e opozites te insinuojne per te dhe per afera UDB-je te tij dhe Berishes dhe per perralla me Borebardha dhe kucedra, po ai nuk duhet te pergjigjet ne interviste, se eshte i huaj? :D
    Po a nuk eshte ai strumbullari juaj anti-Berishian, “argumenti” i juaj? Sa shume e tradhetoni veten kur doni te procedoni si ne kohen e komunizmit; e akuzon dikend per dicka, e denon, por ai nuk duhet te flase. :lol:

  31. Liqeni thotë:

    9 October 2008 @ 7:39 pm

    Ka ndonje prove qe Berisha ka bere dicka kundra ligjit apo kundra interesave shqiptare ne kete mes?
    Po ka blere energji elektrike nga nje firme serbe!!!!!!!
    Ne shume raste kjo firme Serbe eshte ndermjetsuse!!!! E kupton ti kete??
    Eshte ulur ne nje tavoline me nje kriminel serb. E ka ftuar ne zyre dhe dale para kamerave me nipin e shefit te UDB. Ti kete e kupton????

  32. Taqi thotë:

    9 October 2008 @ 7:45 pm

    Perse ky biznesmeni serb ishte kaq shume i interesuar dhe erdh enkas nga Londoni te jepte interviste tek Klani dhe nuk shkoi vete ne Prokurori se mediat e kishin bere njoftimin qe ka filluar hetimi kryesisht ?

    Erdhi per te marre leket qe kishte ne Shqiperi ! Thane disa idiota injorante qe nuk e dine akoma qe parate ne bote levizin me nje clic te kompjuterit !

    Erdhi per te firmosur gjekundi e per te rregulluar punet e tij logjore (kontrata/dokumente etj) thane ca te tjere, gjasme si me te zgjuar ! Por edhe keta nuk e dinin akoma se çdo person mund te delegoje firmen e tij e mund te perfaqesohen nga perqefesues ligjor, avokate, juriste etj

    Fazlliç erdhi thjesht per te treguar se nuk ishte i arrestuar, siç mashtruan mediat ne fillim; ai erdhi mesa duket per te treguar se eshte nje person i lire i cili donte vetem te bente nje interviste ne nje TV Shqiptare per te pergenjeshtruar gjithe tymnajen qe eshte ngritur mbi te

    Kjo duket arsyeja me e besueshme e mberritjes se tij ne Shqiperi

  33. Liqeni thotë:

    9 October 2008 @ 7:46 pm

    O xhib o koqe kandari!!!!!!
    Po Venezueles nuk i ka shfarosur gjysmen e popullsise USA.
    Nuk i ka bere genocid edhe nuk i njeh ekzistencen gjysmen se kombit!!!
    O zot injoranca dhe inferioriteti primitiv i shqiptarit nuk njeh kufi.
    Po e di ti xhibo sa pare nxjerrin firmat amerikane te naftes ne Venezuele direkt apo indirekt?? E di ti qe keto firma apo kompani amerikane qe bejne biznes ne Venezuele paguajne taksa ne USA dhe me keto pare ndertohen shkolla per femijet ne amerike, rruge dhe spitale per amerikanet??
    C’mutin fitim bejne firmat shqiptare ne Serbi????????
    Sa investime kane????????

  34. Taqi thotë:

    9 October 2008 @ 7:49 pm

    Po ka blere energji elektrike nga nje firme serbe!!!!!!!
    Ne shume raste kjo firme Serbe eshte ndermjetsuse!!!! E kupton ti kete??
    Eshte ulur ne nje tavoline me nje kriminel serb. E ka ftuar ne zyre dhe dale para kamerave me nipin e shefit te UDB. Ti kete e kupton????

    C’fare ka te kundra ligjshme kjo ?

    Qenka krim se nje firme Serbe merre pjese ne tendera Shqiptare dhe i fiton ?

    S’paska Kushtetuta Shqiptare principin e “barazize” qe nenkupton edhe barazine e te gjithe firmave (vendase dhe te huaja) kundrejt ofertave -publike ?

    Qenka krim, sepse ke mik dhe rri me “nipin e ish-shefit te UDB-se” ?!

    Pse, edhe niperit do mbajne pergjegjesi per Dajat e Xhajat e tyre ? Deri ketu e çoni Biografine juve ?

    S’po mbajne pergjegjesi çunat e Enver Hoxhes per babane e tyre, e jo me te mbajne te tjeret sepse qenkan “niperit” e ish shefit te UDB-se ne vitet 92-97 (as ne periudhen komuniste jo, as ne periudhen e luftes se Kosoves jo e jo …)

    Ku eshte “krimi” ketu ?

  35. Taqi thotë:

    9 October 2008 @ 7:52 pm

    Pastaj, shumica ka filluar te flasi “Serbi”, atehere qe ne fillim u fol se ky boti ishte Boshnjak … kuptohet se gjithe kjo eshte tendencioze

    Rrofte e qofte Nexhmije Hoxha, edhe 87 vjeçe i sherben aq sa mundet kauzave te Partise !

  36. Koth thotë:

    9 October 2008 @ 7:53 pm

    Ore Taqi,
    po ti or shejtan per te ushtruar gjuhen shqipe vjen ne peshk more ??
    Ja te te mesoj nja dy une ty :

    Julit ene Tironsit : xhan xhan

    Taqit ene Xhibes : gjynaf gjynaf

    Ne fakt dun i te perkthyme nga turqenishtja, po mesoji keshtu si fillim se te kuptojne shqiptaret kudo si te ndodhen . ;)

  37. Monda thotë:

    9 October 2008 @ 7:54 pm

    Taqi, me niperat e mbesat le te mbajne miqesi, po dhe andej nga OKB te dalin nje xhiro se xhaxhallaret e tyre po na e marrin kalane nga brenda urte e bute.
    Sa per tenderat, historia e tyre gjate ketyre 17 viteve eshte shkruar me palle dhe me para ne dore.

  38. Taqi thotë:

    9 October 2008 @ 7:58 pm

    Dhe sot e more vesh ti dhe Bracja qe Shqiperia ka mardhenie tregetare me Serbine? :D

    Kjo eshte e drejte Xhibi

    Edhe une e kam thene dhe e kam rithene disa here : Mero Baze e ka kujtuar perpara 6 muajsh “aferen” me Fazlliç dhe Berishen, por e mbylli gojen aty per aty. Gjate beharit kaloi ne krahun tjeter dhe priti mumentin e duhur per te gjuajtur edhe ai fishekun e fundit qe kishte : tani Merua u zbraz … Por edhe une ju thashe :A nuk kishin dijeni keta (mediat tona) qe ne 2005 per Fazlliç qe kishte sjelle kompanine amerikane per fushaten e PD-se ? Perse nuk e zune ne goje atehere, por preferuan t’a lidhin çeshtjen tani, pikerisht qe ju plasi ne dore “bomba” e mashtrimit me vdekjen e Kosta Trebickes ?

    Keta po njesoj u bene qesharak, kur ne 2006 zune ne goje faktin se “ne 1993 kur President ishte Sali Berisha, ne paskemi thyer embargon me Serbine e Millosheviçit” !

    Edhe per kete keta zoterinjte opozitare te “politikes se vjeter” e dinin qe ne 1993, por e perdornin sa here qe s’kane gje tjeter me se te ushqejne elektoratin

  39. Liqeni thotë:

    9 October 2008 @ 8:00 pm

    Po Taqi ke te drejte.
    Ja p.sh. nje pyetje me llogjiken tende dhe pergjigju si te duash.
    Sala te ponoj per UDB direkt apo indirekt shkel gje kushtetuten shqiptare?
    Ministri i jashtem i qeverise shqiptare te punoj direkt apo indirekt per UDB shkel gje kushtetuten shqiptare?
    Edhe c’fare duhet te bej nje politikane, qeveritare apo biznesmen shqiptare te quhet ne sherbim te nje agjenture te huaj?
    P.s. Obames ne amerike po i bejne namin se ne moshen 8 vjecare kishte shok myslyman.

  40. Taqi thotë:

    9 October 2008 @ 8:03 pm

    Po, quhet tradheti kombetare

    Nexhmija dhe Ramizi duhet t’a denojne me varje

  41. Taqi thotë:

    9 October 2008 @ 8:07 pm

    Nese “Politika e Re” e Edi Rames eshte kjo qe po degjojme neper media perdite qe nga fillimi i shtatorit (dhe qe ka per te vazhduar me “skandale” te tilla deri ne maj/qershor 2009) atehere kjo politike jo vetem qe s’ka asnje ndryshim nga ajo e opozites se Berishes ne vitet me te veshtira, por eshte edhe me ekstremiste/radikale se ajo.

    Atehere, paska pasur plotesisht te drejte Sali Berisha kur u shpreh dikur per Ramen :

    “MJERE SHQIPERIA PO RA NE DORE TENDE”

    Sepse Telenovela te tilla kemi per te pasur ushqim te perditeshem, siç ushqente Enveri popullin me atentate, grupe armiqesore, kompllote etj etj

  42. Liqeni thotë:

    9 October 2008 @ 8:08 pm

    Taqi , xhibo dhe Toko!
    Po marrim 35 milione euro paguar serbit nga xhepat shqiptare.
    Nje llogari e thjeshte i bie qe 4 milion shqiptare (ne shqiperi) i kane paguar qeverise serbe rreth 10 euro per koke. Domethene qe cdo bebe, femije, adoleshent/e,grua, burre, plak/e shqiptare i kane dhene serbit 10 euro.
    Beji dhe ti nje nder qe neser dergoji 10 euro vellait serb ne keto kohe te veshtira ku dinari po merr tatpjeten.

  43. Nexhi thotë:

    9 October 2008 @ 8:08 pm

    Taqo,
    Po me mu c’pate mer bir ?

  44. toko thotë:

    9 October 2008 @ 8:14 pm

    Liqeno po me mu cpate mer bir

  45. Taqi thotë:

    9 October 2008 @ 8:15 pm

    Kryeministri Berisha deklaroi në Parlament se ju keni fakte komprometuese për drejtues të opozitës në Shqipëri, a është kjo e vërtetë, çfarë dini dhe nga e dini? A lidhen këto dijeni tuajat me faktin që jeni nipi i ish-shefit të UDB siç është thënë në median shqiptare?

    Ish-shefi i UDB nuk ka asnjë lidhje në asnjë mënyre me mua. Çdo deklaratë për të kundërtën është totalisht false

    marre nga panorama : Fazlliç mohon faktin se eshte nip i ish-shefit te UDB-se !

    Atehere keta qe na e serviren kete si fakt ne fillim, le te japin “provat” qe vertetokan lidhjen e Fazlliç me Shefin e UDB-se se viteve 92-97 … hajde … germoni neper gazetat qe i kane bere biografine botit dhe qe i kane nxjerre pemen gjenealogjike !

  46. xhibi thotë:

    9 October 2008 @ 8:17 pm

    Nuk i ka bere genocid

    Liqeni, eh ta kuptosh sa qesharak jane keto argumentat tuaja, nuk i thua, ose te pakten futesh me ndonje emer tjeter ketu, po nuk i thua me te zakonshmin. :D

    Berisha mbase ka bere nje mije e nje pislleqe me kete vicin, mbase dhe ka qene dhe agjent i UDB-se, mbase eshte dhe nga ndonje planet tjeter dhe ka erdhur ta pushtoje kete planet duke u stisur si kryeminister i Shqiperise.
    Po keto qe qit GSH dhe simotrat e vet, e aq me pak keto qe thoni juve, nuk jane as lajme as argumenta, dhe pikerisht prandaj i meshoni juve ne kete menyre, se juve nuk iu intereson e verteta, juve iu intereson vetem te behet tym e mjegull. Shqiperia ka pasur mardhenie tregetare me Serbine ka kohe, dhe kjo s’ka te beje fare me genocidin. Amerika e bombardoi Serbine dhe ka mardhenie me te. Dhe per me teper, kjo nuk ishte surprize qe Berisha e paskesh mbajtur fshehur dhe opozitarucet sot e moren vesh qe Shqiperia ka mardhenie tregetare me Serbine.

    Nga Gerdeci, tek Trebicka, tani tek genocidi shqiptar ne Kosove? Do prostituoni dhe gjakun e derdhur ne Kosve tani per interesat tuaja politike? Megjithese harrova qe dhe ate e keni bere ne te shkuaren. Nuk ishte Veliaj qe i tha faqes amerikane se depot i hapi Berisha ne ‘97 qe te nxiste luften ne Kosove?

    A nuk ishit po ju dhe mediat tuaja qe hapet thashethemet neper bote se Bushit i vodhen oren e dores ne shqiperi duke promovuar ato videot gjasme “prova”, deri sa u detyrua Shtepia e Bardhe te pergenjeshtroje lajmin, se u perhap ne gjithe boten dhe Shqiperia u be gazi i botes?

    Nuk i ka bere genocid

    Liqeni, eh ta kuptosh sa qesharak jane keto argumentat tuaja, nuk i thua, ose te pakten futesh me ndonje emer tjeter ketu, po nuk i thua me te zakonshmin. :D

    Berisha mbase ka bere nje mije e nje pislleqe me kete vicin, mbase dhe ka qene dhe agjent i UDB-se, mbase eshte dhe nga ndonje planet tjeter dhe ka erdhur ta pushtoje kete planet duke u stisur si kryeminister i Shqiperise.
    Po keto qe qit GSH dhe simotrat e vet, e aq me pak keto qe thoni juve, nuk jane as lajme as argumenta, dhe pikerisht prandaj i meshoni juve ne kete menyre, se juve nuk iu intereson e verteta, juve iu intereson vetem te behet tym e mjegull. Shqiperia ka pasur mardhenie tregetare me Serbine ka kohe, dhe kjo s’ka te beje fare me genocidin. Amerika e bombardoi Serbine dhe ka mardhenie me te. Dhe per me teper, kjo nuk ishte surprize qe Berisha e paskesh mbajtur fshehur dhe opozitarucet sot e moren vesh qe Shqiperia ka mardhenie tregetare me Serbine.

    Nga Gerdeci, tek Trebicka, tani tek genocidi shqiptar ne Kosove? Do prostituoni dhe gjakun e derdhur ne Kosve tani per interesat tuaja politike? Megjithese harrova qe dhe ate e keni bere ne te shkuaren. Nuk ishte Veliaj qe i tha faqes amerikane se depot i hapi Berisha ne ‘97 qe te nxiste luften ne Kosove?

    Dhe me fresket, apo nuk ishit po ju dhe mediat tuaja qe hapet thashethemet neper bote se Bushit i vodhen oren e dores ne shqiperi duke promovuar ato videot gjasme “prova”, deri sa u detyrua Shtepia e Bardhe te pergenjeshtroje lajmin, se u perhap ne gjithe boten dhe Shqiperia u be gazi i botes?

    Nese Berisha dhe pozita e sotme ishte pergjegjese per firmat piramidale dhe gjithe demet qe i sollen ato pupullit shqiptar, juve jeni pergjegjes per hedhjen e armeve ne popull dhe per nxitjen e rremujerave dhe vrasjeve (hapur, me megafona neper protesta, te gjithe liderat e opozites). Paret dhe shtepiat e humbura ishin vertet tragjike dhe ishin pergjegjsia e Berishes per firmat. Po jetet e humbura ishin kruesisht pergjegjsia juaj. Njerzit pa shtepi dhe pa ato pare qe humben jane akoma gjalle, tani kane pare dhe shtepi te tjera. Njerzit qe u vrane si sakrifice e juaja qe juve te vinit ne pushtet nuk kthehen me.

    Juve e keni treguar me prova qe do sakrifikoni cdo gje shqitare, sado te shtrenjte, per te ardhur ne pushtet, qofte ne mardheniet brenda vendit apo ne mardheniet dhe prespektivat nderkombetare. Kjo eshte dicka vertet tragjike per nje opozite, per gjysmen e forces politike shqiptare, dhe eshte e frikshme per nje perspektive shqiptare. Shyqyr zotit qe tani ka me shume hapje te Shqipeise me nderkombetaret dhe me shume prezence organizatash nderkombetare ne Shqiperi dhe qe do futemi ne Nato, se juve nuk e kishit problem te benit nje ‘97 te dyte, vetem e vetem per te ardhur ne pushtet.

  47. Liqeni thotë:

    9 October 2008 @ 8:25 pm

    xhibo,
    C’fare ha ti mos vlla??
    Si mor qenka OK ta kemi kryeministrin ne sherbim te serbeve vetem opozita mos te vij ne pushtet??????
    Apo vetem sepse GSH genjen?????
    Ore plak eshte tjeter gje te njohesh nje shtet armik te keshe ambasad dhe tjeter ta lejosh te te marre eurot, te te mos njoh si komb apo te bej rezoluta kunder teje ne OKB.
    Nga Venezuela na kalove te 97′.
    Ja se po te them dicka une per 97 ty edhe idhetrave te tjere te Sales.
    Nese qeveria dhe shteti shqiptare do te merrte persiper sigurimin e depozitave te shqiptareve te firmat VEFA,Gjallica apo ndonje tjeter ( paret ishin te depozituara te banka qendrore shqiptare) njesoj si po ben gjithe EVROPA ne keto jave do te kishim 97 ????????????????????????????????

  48. xhibi thotë:

    9 October 2008 @ 8:31 pm

    Si mor qenka OK ta kemi kryeministrin ne sherbim te serbeve vetem opozita mos te vij ne pushtet??????

    Une nuk thashe aspak ate, thashe qe mbase Berisha ka bere dhe ate gje po juve nuk iu intereson e verteta.

    Po ne fakt harroni qe kur beni keto akuzat antishptare hapni plaget e vjetra te bashkepunimit te Nanos me qarqet shoviniste greke per te mare disa pjese te Shqiperise gjate ‘97, te trajnimit te militanteve socialiste ne Greqi para ‘97, etj etj. :D

    Vertet eshte qesharake te degjosh “argumenta” te tilla ne mediat tona dhe ne gojet tuaja. Tani se fundmi dhe tek faqja kryesore e Peshkut. :D

  49. Monda thotë:

    9 October 2008 @ 8:32 pm

    xhibi, kam respekt per ty e te lexoj me endje dhe me gaz ne buze :) Apo sic i thoshin njehere e nje kohe “buzagaz”.
    Po me kete muhabetin e 97 vend e pa vend, vallahi, te trashet koka, se buzet i kam te trasha vete :)
    Liqen, te lutem shume mos ngatero shtetet perendimore, bankat e tyre etj me Shqiperine e 97. Ne thelb te dy u moren me piramida. Ne praktike pastaj do harxhojme ore te tera per te vene ne pah ndryshimet.

  50. Liqeni thotë:

    9 October 2008 @ 8:35 pm

    Monda,
    Ndryshim i vetem eshte se shtetet perendimore nuk kane Sali ne krye te qeverise apo president!!!

  51. Monda thotë:

    9 October 2008 @ 8:42 pm

    Monda,
    Ndryshim i vetem eshte se shtetet perendimore nuk kane Sali ne krye te qeverise apo president!!!

    Qe te jemi politikisht, historikisht dhe aktualisht korrekt shtetet perendimore s’kane Sali e Nano ne krye me gjithe sojin e tyre.

  52. Aiglon thotë:

    9 October 2008 @ 8:47 pm

    Aleksander Frangaj, ne Klan.tv

    Nëse Ina Rama vërtet do të kishte qenë e intersuar për ta thirrur njeriun kaq shumë të kërkuar nga mediat në prokurori, mund t’i kishte dërguar prokurorët në dyert e Televizionit tonë

    Të thuash që Damir Fazllic nuk u ndalua dot nga prokurorët që vetëm pas ikjes së tij dekalaruan se kanë hapur një çështje penale ndaj tij është sa qesharake dhe e rëndë për një insitucion të rëndësishëm siç ëhshtë Prokuroria e Përgjithshme. Të justifikosh këtë deklaratë se prokuroria është ndaluar nga polcë dhe gazetarë me pretendimin se Damir Fazllic ka ndërruar makinat duke e bërë atë të pakapshëm është po aq e turpshme dhe qesharake për një shtet dhe zyrtarët që vënë drejtësi.

    Damir Fazllic ka hyrë në Rinas nga porta që hyn çdo shtetas shqiptar dhe i huaj. Ka kaluar në kontrrolin e policisë së Rinasit në këmbë dhe në sytë e shumë informatorve të shërbimit sekret.

    Ka mbërritur në Klan i shoqëruar nga dhjetra kamera televizive dhe aspak në mënyrë të fshehtë, por përkundrazi me më shume pubik se ç’duhet.

    Damir Fazllic ka dhënë intervistën e tij në studion e Opinion , duke u komentuar live prania e tij në televizionin “Ora njuz”. Veç kësaj në ambjentet e tv Klan kanë patur kohë të mbërrijnë mbi dhjetra kamera dhe gazetarë. Nëse Ina Rama vërtet do të kishte qenë e intersuar për ta thirrur njeriun kaq shumë të kërkuar nga mediat në prokurori, mund t’i kishte dërguar prokurorët në dyert e Televizionit tonë. Pas interevistës dhënë gazetarit Blendi Fevziu , Fazllic mori rrugën për në aeroportin ”Nënë Tereza”. Hyri në aeroport andej nga kalon çdo qytetar dhe prokurorët nuk kane shfaqur asnjë deklaratë publike për ta thirrur. Deklaratat e turpshme u bënë nga prokurorët pasi Fazllic la tokën shqiptare për të mbërritur në një aktivitet të Kransmontanës, në një prej forumeve më të rëndësishme ekonomike botërore, në prani dhe të disa kryeministrave të Ballkanit apo biznesmenëve më të mëdhenj të botës.
    G 99 apo parti të tjera të majta që e hodhën baltë mbi figurën e Fazllic duke thënë se ai u arrestua, le të nxjerrin fakte për këtë, le të publikojnë në deklaratat e tyre jo të pakëta mediatike fletëarrestin që thonë se është lëshuar ndaj Fazllic. Ose përndryshe, le të pranojnë se nuk e njohin realitetin e t’i kërkojnë falje Damir Fazllicit për akuzat e lëshuara ndaj tij, të cilat për çudi merren seriozisht nga organi i akuzës. Po bëhen disa raste që Prokuroria e drejtuar nga Ina Rama po tregohet jo vetëm e paaftë por edhe qesharake, si dhe prokurori politike që përdoret nga prejardhja komuniste e saj.

    Ndërsa prokuroria hap çështje kryesisht nisur nga shkarkimet e disa mediave për rastin e biznesmenit Fazllic, duke mos saktësuar shkeljet që sipas prokurorisë paska fyer Fazllic, organi i akuzës për çudi injoron deklaratat publike të ministres së shëndetësisë Anila Godo e cila mëse njëherë ka denoncuar abuzimet e kryera me 26 milionë euro nga taksat e qytetarëve shqiptarë në tenderat peë ilaçet.

    Pas kësaj situate të tejzgjatur të paqartë në prokurori,është koha tashmë që Prokurorja e Përgjithshme të mos heshtë për këtë skandal, por t’u japë përgjigje akuzave të kreut të shëndetësisë si dhe drejtuesve të spitaleve apo edhe vetë qytetarëve të thjeshtë në të gjithë vendin. Prokurorja e Përgjithshme duhet të dalë publikisht dhe të denoncojë ato që organi i akuzës i quan shkelje në aktivitetin e një shtetasi të huaj që hap aktivitet biznesi në Shqipëri, por edhe t’u thotë shqiptarëve se çfarë po bëhet me denoncimin për tenederat e ilaçeve: abuzim që për vite me rradhe ka çuar në degradimin e shërbimit shëndetësor në të gjithë vendin.

  53. toko thotë:

    9 October 2008 @ 8:51 pm

    Debati per Vicin dhe lopen filloj me faktin se kishte nje firm fantazme ne Tirane, u kalua ne faktin se pastronte para, pastaj debati u nxeh me shume me faktin se ishte i nipi i UDBse, u ftoh pak me blerjen e energjise eletrike nga Serbia dhe papritur u kalua tek firmat piramidale dhe kriza finciare ne bote.
    Po ta shiksosh kete rrjedhe te vjen konkluzioni se shaku qe kemi sot krize financiare ne bote eshte firma private fantazme e vicit qe pastronte parate ne shqiperi me ndihmen e lopes, duke qene se ishte dhe i nipi i UDB ka bere qe te shitet /blihet energji nga Serbia dhe kjo bej qe financat boterore te bien edhe me poshte nga kjo krize.
    Per te pare si ka influecur ky debat tek tregu i aksioneve sot hyra ne Bloomberg dhe pashe si kishte shkuar Dow sot ne treg
    Pa dale ky lajmi i vicit tregu ishte lart rreth 100 pike, sapo filloj puna e firmes fantazme ra rreth 200 pike ne negativitet 100 pike, kur filloj puna e UDB tregu mori pak zemer, (kush pjerdh per UDB) u ngrit rreth 20 pike tek minus 80, por kur u fol per energjine elektrike te blere /shitur Serbise ai re ne 300 pike duke vajtur minus 380 ne keto momente. Le te shikojme deri ne fund
    Vazhdoni ju lutem se eshte vertet gallate

  54. Koth thotë:

    9 October 2008 @ 8:52 pm

    Me e vecanta deri tani :

    Faslliu i serbeve akuzoi Ramen, shefin e opozites shqiptare, si komunist.

  55. xhibi thotë:

    9 October 2008 @ 8:54 pm

    Monda, eshte nje nder i madh per ne. :P

    Te drejte ke qe muhabetet nuk duhet te hapen shume ne te shkuaren, po ca ti bej une, keto “argumenta” paraqesin keta. “Yyyyyy Berisha ka bere qe Shqiperia te kete mardhenie tregetare me Serbine”. Dhe kjo eshte kuptohet me qesharake kur e thote Bracja ne parlament sesa thjesht Liqeni tek Peshku (duke menduar qe s’jane i njejti :D). Po nga ana tjeter jane te njejtat kokra ne opozite (me perjashtim qe Nano eshte ne sfond tani) qe qanin lote krokodili diten dhe vrisnin naten, dhe qe tani prap qajne lote krokodili gjoja per viktimat e Gerdecit dhe nuk bejne asgje absolutisht qe te marin masa qe te tilla gjera te mos ndodhin me diku tjeter, apo qe te ngrejne zerin per situata te ngjashme te tjera; vec prostituojne viktimat per politike. Jane po keta qe dolen gjasme per proteste per Trebicken dhe 1 jave rresht me mbrapa bejne pingpong dhe lufte me njeri-tjetrin se kush doli me flamure te partise dhe kush me breke te levizjes se vet dhe kush foli me shume e kush me pak dhe kush ishte me shume organizator e kush mori me shume kredit per protesten sesa tjetri.

    Pra jane te njejtit persona, dhe kur perserisin te njejtat gjera dhe metoda, do s’do te shkon mendja tek e shkuara, because there is a pattern here, nuk po e bejne per here te pare.

    Dje e kisha me sinqeritet pyetjen dje se pse po behet gjithe kjo zhurme per kete vicin se nuk e kuptoja nga artikujt shqiptare se cfare konkretisht kishte bere kundra ligjit Berisha, apo ca evidence kishin ata kundra Berishes ne lidhje me kete vicin, qe e tundnin vicin si flamur neper artikuj dhe qe citonin thashethemet e njeri-tjetrit si lajme apo burime, dhe qe e filmonin vicin nga pas ne aeroport si prove qe ai kishte bere dicka gabim thjesht se nuk i pergjigjej gazetareve te opozites.

    Sot doli qe “argumentet” jane:
    1) pse vici e dha intervisten tek Klani dhe jo tek mediat qe jane zedhenese safi te opozites
    2) pse Shqiperia ka mardhenie tregetare me Serbine
    3) pse Berisha eshte akoma ne pushtet dhe nuk ia le karrigen opozites pa qene nevoja qe ata te trillojne histori mbas historie ka gjithe keto kohe.
    :D

  56. Nexhi thotë:

    9 October 2008 @ 8:59 pm

    Xhibo,
    Mos u perfshi kaq shume o burre.
    Prit i cike te kthjellohen ujrat .
    Ose prit te mbaroje intervisten Fasllici :-)
    Fevziu me zhgenjyes sesa prisja.
    Ika se mbarun reklamat :-)

  57. edrus thotë:

    9 October 2008 @ 9:06 pm

    LumiDrin, kur thua që:“Ndersa nje artikull gazete deri ne vendimin e gjykates mbetet nje hamendje.”, e di që ke parasysh nivelin shumë të lartë në të gjitha fushat (dhe bën mirë që e kujton).

    Or shok, mua nuk më intereson se kush është Fazlliçi dhe kush është Merua apo GSH, mua më duket absurde që kryeministri ose ndonjë zëdhënës i tij, edhe nëse nuk e kanë ndërmënd që të ndërmarrë ndonjë “ndërhyrje legale” ndaj shpifjeve, të mos dalin dhe të thonë dy fjalë për t’i përgënjeshtruar artikujt e fundit.

    Ndoshta kryeministri nuk mund ta hedhë në gjyq Meron sepse avokatja e tij kërkon shumë pare, por, duhet të ishte prokuroria që nëse nuk thërret Saliun që të përgjigjet për këto akuza, duhej të kishte thirrur Meron, që o të provonte ato që thotë, ose ta kalbnin në burg për përbaltje të figurave shtetërore.

  58. lumidrin thotë:

    9 October 2008 @ 9:08 pm

    Ne debatin televiziv, Kenedi- Nikson ne baze te teheqjes se ujit ne kohen e reklamave eshte llogaritur sa ishte numri i shikuesve.Ne ate kohe nuk ekzistonte audiotel.
    Une duke ndjekur komentet tek peshku e duke telefonuar ne Shqiperi, komente nuk shkruan asnje, e ne telefon nuk me pergjigjet njeri,llogaris se sa eshte % e shikuesve.
    Para tv klan 80% e publikut Shqiptar.
    Rekord??

  59. xhibi thotë:

    9 October 2008 @ 9:09 pm

    Nexhi, po qe mos keqkptohena, nuk di asgje per vicin dhe sic thashe mbase Birisha ka bere plot pislleqe. Nuk kam qellim te justifikoj apo mbroj ndonjerin, as Berishen, dhe jo se jo vicin.

    Thjesht jam i irrituar me mediat tona dhe me opoziten, se si procedojne dhe bejne shashka tymi per qellime politike. Pra pa pasur asnje prove apo lajm te mirfillte bejne rremuje. Nderkohe qe ka probleme legjitime ku Berisha apo administrata ka dore dhe ata nuk bejne ze. P.sh. ke degjuar ndonje gjithe keta militantet socialista te Peshkut te thone gje per ato dy argumentat qe paraqita per Trebicken nga leximi i NY Times? Jo, se normal nuk i intereson e verteta, as nuk i behet von ca ben Berisha, nese nuk eshte leve politike per ta.

    Nejse mo, po çperfshihem nje here per nje here. :P

  60. toko thotë:

    9 October 2008 @ 9:14 pm

    Fakti qe ky debat ka kaq shume shikues (80% e shqiptareve) beri qe tregu te bjere edhe 300 pike te tjera ne minus 678. Tregu u mbyll te shohim njerez. Fati i ekonomise se botes ne duart e nje vici ;)

  61. Aiglon thotë:

    9 October 2008 @ 9:18 pm

    ore po si dreqin nuk punon vitrinat.com qe ta shihnim dhe ne kendej…

  62. Genty thotë:

    9 October 2008 @ 9:19 pm

    Shume vete ketu po ankohen se media shqiptare po e fryn ceshtjen dhe po behet e pabesueshme. Ja disa fragmente te nje artikulli nga nje gazetare serbe vite me pare ku permendet Fazlic dhe lidhjet e tij me politiken serbe:

    Nga Srdja Trifkovic, Chronicles Magazine May 2007
    An additionally piquant detail concerns the manner Vuk Jeremic obtained admission, in 2002, at the Kennedy School of Government at Harvard to study public administration. At the request of his friend and Jeremic’s mentor Boris Tadic, then-prime minister Zoran Djindjic personally wrote a recommendation for Jeremic; he even employed him at his cabinet as an assistant, to help him gain some experience before leaving for the United States. That was supposed to improve his chances of being accepted at the School.
    Serbian counterintelligence service soon thereafter alerted Djindjic that Jeremic was unreliable, however, and that the BIA (security service) had conclusive proof of Jeremic’s treachery in the form of unauthorized copying and removal of classified documents from the Cabinet and unreported contacts with foreign nationals (including Bosnian-Muslim mafia boss Damir Fazlic, his father’s buddy from college). Tadic intervened with Djindjic to prevent further investigation, so Jeremic was merely thrown out—literally so: he was physically escorted from the Prime Ministerial office into the street by one of Djindjic’s aides after only three weeks’ tenure. The file on his case is allegedly still active, according to the daily Kurir, and—presumably—available to Kostunica.

  63. Nexhi thotë:

    9 October 2008 @ 9:22 pm

    O Xhib,
    Po qeveria dhe Berisha do sulmohet, pse ca pret ti ?
    Te sulmohet Paskal Milo ???
    Per mendimin tim, te pakten opozita ska bere nai zhurme te madhe per kete pune. Ta themi drejt, Berisha pa asnje leter te bente mafioz e trafikant kur ishte ne opozite :-)
    Keta kane dicka. Kane shkrimet qe sme pelqejne hic te Meros, por dhe nja dy letra ne dore qe mbase asnje nuk provojne por mjaftojne per te bere zhurme. Dhe ardhja e ketij te vetedeklaruar “biznesmen” tipik kellire ballkanik me shtateqind kompani qe lajne njera tjetren, ne Tirane me vrap te madh dhe me Charter mua me ka habit fare. Prandaj po e shof lumdrin, prandaj po e shofin te gjithe. Nuk eshte merite e Klanit tat, te qafsha Klanin !
    Ose une sjam ne rregull kohet e fundit qe me vjen ta thyej TV-ne. Po ja cajne taravelen ketij mileti. I kane corodit fare njerezit. Seriozisht, po nigjojme i cike si teper !!!

  64. Taqi thotë:

    9 October 2008 @ 9:34 pm

    Po keto qe qit GSH dhe simotrat e vet, e aq me pak keto qe thoni juve, nuk jane as lajme as argumenta, dhe pikerisht prandaj i meshoni juve ne kete menyre, se juve nuk iu intereson e verteta, juve iu intereson vetem te behet tym e mjegull (XHIBI)

    Ndërsa prokuroria hap çështje kryesisht nisur nga shkarkimet e disa mediave për rastin e biznesmenit Fazllic, duke mos saktësuar shkeljet që sipas prokurorisë paska fyer Fazllic, organi i akuzës për çudi injoron deklaratat publike të ministres së shëndetësisë Anila Godo e cila mëse njëherë ka denoncuar abuzimet e kryera me 26 milionë euro nga taksat e qytetarëve shqiptarë në tenderat peë ilaçet. (A. Frangaj)

    Tani sa pash lajmet ne TV Top Channel : reportazhi per “nisjen e hetimeve ndaj Fazlliç” thoshte nder te tjera se :

    Deri tani dosja per D. Fazlliç perban artikujt e Shtypit Shqiptar dhe deklaratat e eksponenteve te Opozites”

    A nuk eshte e çuditeshme kjo ? Si ka mundesi qe dosja te kete si baze kryesore “pallavrat” qe servirin tymset mediatike ne Shqiperi ? S’paska ende prokuroria ndonje te “dhene” nga simotrat Serbe, Moshnjake, Angleze, etj ku D; Fazlliç paska skeda ?

  65. Taqi thotë:

    9 October 2008 @ 9:36 pm

    Debati per Vicin dhe lopen filloj me faktin se kishte nje firm fantazme ne Tirane, u kalua ne faktin se pastronte para, pastaj debati u nxeh me shume me faktin se ishte i nipi i UDBse, u ftoh pak me blerjen e energjise eletrike nga Serbia dhe papritur u kalua tek firmat piramidale dhe kriza finciare ne bote.

    TOKO !

    Debati nisi nga gjasme “arrestimi” i Fazlliç, biznesmen Boshnjak me firma ne Shqiperi dhe mik i Berishes (nder te tjere) - sepse firmat qe Fazlliç kishte ne Shqiperi kane vite qe dihen e njihen mire - te pakten nga Mero Baze … kjo s’eshte SURPRIZE

  66. edrus thotë:

    9 October 2008 @ 9:39 pm

    Nexh, mbas gjithë këtyre intervistave të Fazlliçit, më duket se të paska marrë malli për ndonjë intervistë të Nexhit :P

  67. Taqi thotë:

    9 October 2008 @ 9:44 pm

    Dhe ardhja e ketij te vetedeklaruar “biznesmen” tipik kellire ballkanik me shtateqind kompani qe lajne njera tjetren, ne Tirane me vrap te madh dhe me Charter mua me ka habit fare.

    Siç e pohuan edhe te tjere, nder t’a e permendi ne Parlament Edi Paloka, D. Fazlliç erdhi rrufé ne Shqiperi e u largu rrufé, sepse duhej te ishte ne forumin ekonomik te Crans Montanes po ate dite (ku ndodhet edhe Presidenti i Bosnjes dhe Kreyministra te tjere te Rajonit + biznesmene te tjere)

    Kjo mund te jete nje arsye e mire

  68. toko thotë:

    9 October 2008 @ 9:47 pm

    Taqi
    Asgje nuk me cudit mua. U mesova me tere keto rastesite. ( lexo komentim tim te 9 October 2008 @ 5:59 pm)
    Por cuditem me ju te gjithe. Cu be Gerdeci, ajo lopa qe na bente muuuuu ne surat se shteti shqiptar vrau njerez te pafajeshme Tani doli Vici me firmat fantazme dhe te gjithe u sulen pas tij si dikur pas gjahut te Trebickes dhe makines se tij te ndezur me shpendet e vrare e ciften 2 metra larg trupit te tij te pa jete. Vazhdoni vazhdoni me rastesira . Beni dhe nje demostrate per kete Vicin ndersa lopa e politikes shqiptare ben qef duke ngrene barin e lidhave qe na ka mbire ne koke prej mese 20 vjetesh.

  69. Nexhi thotë:

    9 October 2008 @ 9:48 pm

    Po ja bajne koken dhalle miletit Edrus.
    Ne kohen e Nexhit mileti smerrte vesh asgje nga punet e shtetit e jo me te hetuesise. :P E pallonin me prralla ene flinte rehat se kishte partine qe e mbronte.
    Tani nga injoranca e plote e asaj kohe kemi kalu ne informim te pafre.
    Cdo gje i jepet popullit te shkrete per ta blujt i pari :-(
    Po pritni mre, shikojni vete i here e dy punet dhe informacionet para se tja jepni ketij mileti.
    Rrugaceri totale qe nis nga qeveria, kryeministri, media, dhe palacot e opozites.
    U harrun spitalet qe skane ilace. Tashti e kemi menjen vetem se kush e rradhen per interviste :P

  70. Genty thotë:

    9 October 2008 @ 9:49 pm

    Holy fuck, po nuk ishte vete ky serbi qe doli e tha qe nuk kam bere biznes ne Shqiperi ne Top Chnannel!!! Kam vetem firma pasive dhe nuk kam shitur asnje biznes, e tha nga goja tij.

    Vertet qe opozita dhe media po flet, por ky nuk eshte aspak shkas per ti hedhur poshte keto akuza. Mos prisni qe te dali Bogdani, Bumci apo miss zedhensja e Berishes per te bere keto akuza?????!!!!

  71. kallash thotë:

    9 October 2008 @ 9:49 pm

    Ne fakt me intervisten me Fevziun, Fazlic sqaroi se blerja e firmes se tij ne Shqiperi ishte bere nga po firma e tij ne Qipro. Pak e ngateruar por e vertete.

  72. Taqi thotë:

    9 October 2008 @ 9:55 pm

    me pak fjale i paska regrupuar firmat : nese eshte ok me ligjin, ne rregull eshte ky

  73. Aiglon thotë:

    9 October 2008 @ 9:57 pm

    Po lexoja paska kushtetuten e Shqiperise dhe pervec nenit 8, nuk te thuhej gjekundi se Kryeministri ose ndonje deputet pushohet nga puna per tradheti kombetare :

    Neni 8
    1. Republika e Shqiperise mbron te drejtat kombetare te popullit shqiptar
    qe jeton jashte kufijve te saj.

    Pyetja eshte cfare ndodh kur nuk i mbron keto te drejta? Per me teper, ne parathenien e kushtetutes thuhet :

    “me aspiraten shekullore te popullit shqiptar per identitetin dhe bashkimin kombetar […] vendosim kete Kushtetute: “,

  74. Taqi thotë:

    9 October 2008 @ 9:59 pm

    Toko,

    Paloka ne fjalen e tij ne Parlament sot, tha diçka qe nuk e kane thene shume deri tani :

    Ai u shpreh se Opozita po ben “Ujku, Ujku, Ujku” per Berishen dhe po hap skandal pas skandali. ai eprmendi faktin se “skandali” i Trebickes doli fllucke sapuni, dhe tha se tani kredibiliteti i “shashkave” te opozites ishte 0 — me pak fjale, edhe kur opozite t’a kete seriozisht tani e tutje per ndonje gje, zor se do besohet — keshtu eshte kur ben “Ujku, Ujku” gjithmone

    Jacques Chirac kishte nje shprehje te tijen, : “Plus c’est gros et mieux ça passe !” - “Sa me e madhe te jete, me kollaj kalon” (Genjeshtra)

  75. kallash thotë:

    9 October 2008 @ 10:04 pm

    Kjo puna e ligjit osht nje cike e ngaterume. Ai ne interviste bertiste me te modhe me gjeni nje fakt, nje shkrese, nje dokument, ku une te kem vjedhur qofte edhe nje cent USD apo cent lek. Nuk me gjeni dot se nuk ka asnje dokument qe ta vertetoje kete. Pra nuk a fakte.

    Mu kujtua nje histori me nje gjykates, kur ky i fundit i bertiste burrit qe akuzonte gruan per tradheti bashkeshortore s nuk po jepte fakte. More po dua fakte- i thoshte. E i shkreti burre i thoshte se ajo ishte ne krevat me ate, te dy te zhveshur……. More po une dua fakte - bertiste gjykatesi. Po ja - thoshte i ndjeri- cte te them, ai i kishte hypur siper dhe po e puthte. More po une dua fakte, keto qe thua ti nuk jane asgje.
    Me ne fund burrit sju durua dhe i tha: Zoti gjykates po faktin une nuk e shihja se ishte mbrenda.

  76. Aiglon thotë:

    9 October 2008 @ 10:04 pm

    Asgje konkrete as te Kodi Penal… shume e cuditshme!!!

  77. ardi thotë:

    9 October 2008 @ 10:14 pm

    …po mire Sala tha qe …mos e krruni me MUUU/Vicin se i nxjerr te palamet no njonit…
    …..edhe ky muhabet do myllet….perseshpejti….u vonu bile….

  78. Taqi thotë:

    9 October 2008 @ 10:19 pm

    Franca e ka nje dispozite te tille Aiglon, nuk e di nese ke dijeni :

    por ajo dispozite kushtetuese nuk parashikon denimin !!!

    Dispozta kushtetuese parashikon vetem se : “Presidenti i Republikes gjykohet nga Gjykata e Larte - Haute Cour - ne rast “Haute Trahison” / Tradhetie te Larte …

    Por Haute Cour eshte Parlameni i mbedhur ne Kongres … dmth e gjykojne parlamentaret : asnje here s’ka ndodhur e s’ka per te ndodhur

  79. Taqi thotë:

    9 October 2008 @ 10:20 pm

    u vonu bile….

    Doktorri ishte 3 dite ne Gjermani me ftese te Kancelares Merkel (bashke me te ishte Basha dhe Bode) - dmth ka te pakten 3 dite leje/raport

    Kur te vije, le t’i kerkojme qe te pergjigjet

  80. arb thotë:

    9 October 2008 @ 10:29 pm

    pèrse u ndèrpre intervista?pèrse nuk u trasmetua e gjitha?

  81. xhibi thotë:

    9 October 2008 @ 10:34 pm

    Juve qe e pate intervisten na beni nje permbledhje ca u tha ca s’u tha.

    Ma ha mendja nuk do kete qene shume pozitive per akuzat e opozites dhe mediave te saj, se GSH akoma lajmin e fundit per kete ka akuzen e Veliaj per qeverine. Nuk ka lajm me te azhornuar.

  82. Taqi thotë:

    9 October 2008 @ 10:36 pm

    Nishani: Asnjë forcë policore nuk ka shoqëruar Fazlliç

    Seanca e djeshme parlamentare u karakterizua nga debate të nxehta mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës, lidhur me vizitën e biznesmenit serbo-boshnjak, Damir Fazlliç dy ditë më parë në Tiranë. Përfaqësuesit e opozitës kanë vijuar edhe gjatë seancës së djeshme fushatën e shpifjeve dhe trillimeve, duke pretenduar se Fazlliç ka fituar nga fondet publike. Deputetët e shumicës e cilësuan këtë fushatë të ulët trillimesh të opozitës si dëshmi, se asaj i mungon çdo lloj alternative apo argumenti në politikën e saj. Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, i cilësoi si mashtrime të mirëfillta të opinionit publik pretendimet e deputetëve socialistë se, Damir Fazlliç u shoqërua gjatë vizitës në Tiranë nga forcat e policisë. Ai theksoi se, asnjë efektiv i policisë nuk është vënë në dispozicion të shtetasit Damir Fazlliç, e aq më tepër të ketë qenë për mbrojtjen apo vëzhgimin e tij. “E kërkova fjalën për të bërë një sqarim për shkak të akuzave dhe spekullimeve, që u drejtuan këtu nga deputeti i opozitës në lidhje me angazhimin e forcave të policisë. Dua të konfirmoj dhe të përgënjeshtroj njëkohësisht këtë spekullim të pastër, këtë aludim, pasi asnjë forcë policore nuk është vënë në dispozicion të shtetasit Damir Fazlliç gjatë vizitës së tij në Shqipëri ditën e djeshme”, u shpreh kreu i Ministrisë së Brendshme gjatë seancës së djeshme. Nishani theksoi se, nuk ka patur asnjë kërkesë për ta shoqëruar Fazlliç nga institucionet përkatëse, dhe njëkohësisht nuk ka pasur asnjë informacion apo indicie se jeta e tij të rrezikohej dhe më pas policia ta merrte në mbrojtje apo nën vëzhgim. “Punonjësit e policisë së terminalit ‘Nënë Tereza’, të cilët gjatë 24 orëve të punës së tyre janë të detyruar të zbatojnë për shkak të ligjit kontrollin dhe ndihmën e kërkuar nga të gjithë qytetarët shqiptarë dhe të huaj për kalimin e pikës kufitare qofshin ato në hyrje apo në dalje, ka kryer dje thjesht punën e tyre rutinë si të çdo ditë tjetër”, saktësoi Nishani.

    Policia shqiptare nuk do të bjerë pre e presioneve politike

    Ai garantoi më tej deputetët dhe qytetarët shqiptarë, se policia shqiptare nuk do të bjerë pre e presionit për ta përfshirë atë në debatin politik në vend. “Policia e Shtetit do të vazhdojë e qetë për të kryer të gjitha përgjegjësitë dhe detyrat që ligji i ngarkon”, nënvizoi më tej Nishani. Duke iu referuar sulmeve të paprincipta të deputetëve të opozitës ndaj kompanive që po investojnë në Shqipëri, Nishani theksoi se është krejtësisht normale që një kompani e madhe të investojë në Shqipëri dhe në vende të tjera të rajonit apo Europës. “Me keqardhje, konstatova këtu që u drejtuan akuza të rënda ndaj kompanive të huaja që investojnë në Shqipëri, se paskan degët e tyre në Serbi. Është krejt normale që një kompani e madhe që investon në Shqipëri të ketë degë dhe të investojë në Serbi, edhe në Maqedoni, edhe në Kosovë, Bosnje, Mali të Zi. Tentativat për t`i perceptuar kriminale këto kompani që sot jo vetëm po krijojnë vende pune, jo vetëm rrisin të ardhurat ekonomike, e përbëjnë infrastrukturë për vendin janë vetëm një spekulim”, vijoi më tej ministri Nishani.

    Policia e Shtetit: Nuk kemi marrë në mbrojtje biznesmenin

    Policia e Shtetit përgënjeshtroi të enjten lajmet e përhapura në media se policia ka shoqëruar me makinë apo ka marrë në mbrojtje qytetarin Damir Fazlliç, gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri ditën e djeshme. Zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Klodian Branko, bëri të ditur përmes një njoftimi për shtyp se “Policia e Shtetit nuk ka pasur kërkesë të tillë për të eskortuar këtë qytetar, si dhe nuk ka konstatuar elementët që cënojnë jetën e tij e për pasojë marrjen e masave të shoqërimit”. Ai sqaroi se, punonjësit e policisë së Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, gjatë 24 orëve të shërbimit, kanë për detyrë të kontrollojnë e të ofrojnë gjithë ndihmën e kërkuar nga shtetasit shqiptarë apo të huaj, që hyjnë e dalin ligjërisht në territorin e vendit. “Duke shprehur keqardhje për spekulimet mediatike, Policia e Shtetit siguron të gjithë qytetarët se nuk do të bjerë pre e presioneve për ta përfshirë në debatin politik të vendit”, përfundon njoftimi për shtyp i zëdhënësit të Policisë së Shtetit.

  83. kallash thotë:

    9 October 2008 @ 10:41 pm

    Fazlic foili shume i sigurte dhe i mohoje te gjitha akuzat ndaj ti dhe mikut te tij Berisha. E permendte shpesh fjalen miku, miku Berisha. Ne fakt per here te pare e ka njohur ne fund te 2004.
    Per arestimimin apo ndalimin ne Bosnje, tha se ishte nje koecidence, pasi policia erdhi per te arestuar nje person (mjaft i degjuar per mashtrime financiare qe ky e njihte mjaft mire) qe po drekonte ne te njejtin restorant ne tavolinen prane. Pra policia arestoi komshiun, por i mori ne rajon per ti pyetur edhe tre persona te tjere (Fazlic dhe 2 miqt e tij) nese gjate kohes qe po rinin ne lokal a kishin pare ndonje gje te vecante ne lidhje me personin target. Me nje fjale ishte thjesht nje rastesi qe ne momentin kur policia do te arestonte nje te dyshuar per krim, Fazlic bashke me 2 te tjere kishin qelluar nje tavoline me tutje me te arestuarin.

  84. xhibi thotë:

    9 October 2008 @ 10:44 pm

    Kallash, me Birishen tha si eshte njohur dhe c’fare mardhenie ka?
    Cfare pyetje i bente Fevziu?
    Cfare akuza konkretisht i kishin bere qe i mohoi ai?

    Taqi, here tjeter me mire sill nje paragraf dhe lidhjen e artikullit, sesa te vesh nje artikull aq te gjate te gjithin. :)

  85. hunter thotë:

    9 October 2008 @ 10:45 pm

    Per arestimimin apo ndalimin ne Bosnje, tha se ishte nje koecidence, pasi policia erdhi per te arestuar nje person (mjaft i degjuar per mashtrime financiare qe ky e njihte mjaft mire) qe po drekonte ne te njejtin restorant ne tavolinen prane. Pra policia arestoi komshiun, por i mori ne rajon per ti pyetur edhe tre persona te tjere (Fazlic dhe 2 miqt e tij) nese gjate kohes qe po rinin ne lokal a kishin pare ndonje gje te vecante ne lidhje me personin target.

    mos, hahaha :-D :-D

  86. Taqi thotë:

    9 October 2008 @ 10:47 pm

    Biznesmeni sqaron të gjitha pikëpyetjet që ngrihen mbi aktivitetine tij: E vërteta e “arrestimit” në Bosnje

    Faslliç: Mashtrimet e PS ndaj meje janë propagandë e tipit komunisto-hitleriane (Marre nga “Rilindja Demokratike” )

    - Zoti Fazlliç, mirësevini në “Opinion”

    Mirëmbrëma. Jam i gëzuar që ndodhem këtu sot. Ju kam ndjekur shumë herë. Shqipja ime nuk është aq e mirë sa të kuptoj gjithçka, por ju kam ndjekur.

    - A flisni shqip?

    Pak

    - A kuptoni shqip?

    Pak

    - Pak?

    Po

    - Gjithsesi, jeni bërë kaq popullor në Shqipëri sot.

    Më duket se po, në një mënyrë a në një tjetër

    - Do doja t’ju pyesja duk huazuar një shprehje të famshme të një filmi në shqip: Cili jeni ju zoti Sorge? Pra, cili jeni ju zoti Fazlliç?

    Jam prind krenar i Harris Fazlliç, djalit tim të mrekullueshëm 2 vjeç e gjysëm.

    - Çfarë nënshtetësie keni?

    Kam nënshtetësi të dyfishtë, boshnjake dhe britanike.

    - Boshnjake dhe të Britanisë së madhe?

    Po.

    - Ku keni lindur?

    Kam lindur në Bosnjë të ish-Jugosllavisë, në atë pjesë që u bë Bosnja e sotme mbas lufte.

    - Jeni familje muslimane?

    Familja ime është produkt i gjithë Jugosllavisë së vjetër, e përzierë. Babai im është musliman, kurse nëna serbe - boshnjake.

    - Kur jeni larguar nga Bosnja?

    Jam larguar nga Bosnja, kam qenë në shkollë në Angli kur filloi lufta dhe familja ime, për shkak të përzierjes fetare, u bë e padëshiruar në pjesën lindore të Bosnjës, ku ne jetonim atëherë, kështu që ata u bënë refugjatë dhe erdhën e u bashkuan me mua në Angli, ndërkohë që plani ishte që unë të mbaroja shkollën e të kthehesha në ish-Jugosllavi.

    - Në çfarë viti e latë Bosnjën?

    Jam larguar më 1991 për të vazhduar shkollën në Angli.

    - Çfarë moshe kishit atëherë?

    Tani jam 33. Isha 16 atëherë.

    - 33 vjeç?

    Po.

    - Dhe ju jetoni në Londër? Adresa kryesore është në Londër?

    Unë tani jetoj midis Uashingtonit dhe Londrës. Kompania ime kryesore është në Londër, kështu që shumica e lidhjeve të mia të biznesit janë në Londër, por familja ime jeton në Uashington.

    - Familja juaj jeton në Uashington, ju jetoni shumicën e kohës në Londër dhe ju udhëtoni shumë në Bosnjë, Shqipëri, Serbi.

    Unë jetoj shumicën e kohës në Uashington DC. Udhëtoj shumë në botë dhe udhëtoj shumë në Evropën Lindore, ku janë disa prej bizneseve të mia. Por zhvilloj shumë aktivitet biznesi edhe në Londër gjithashtu.

    - Me çfarë biznesi merreni?

    Jam investitor, kam disa kompani.

    - Në çfarë investoni?

    Unë investoj, unë kërkoj për mundësi investimi në fusha që kanë leverdi fitimi dhe nuk jam i kufizuar gjeografikisht. Për shak të së shkuarës sime, kam kuptuar që mund të investoj më shpejt se një biznesmen normal amerikan, që nuk kupton kulturën dhe historinë e Evropës Lindore. Unë kam kuptuar që unë mund të investoj më shpejt dhe të reagoj më shpejt në Evropën Lindore.

    - Ku janë bizneset e tua aktualisht, gjeografikisht?

    Gjeografikisht mund t’i gjeni në Uashington DC, në Gjenevë të Zvicrës.

    - Keni investime në Uashington DC?

    Po, investime në pasuri të patundshme.

    - Pasuri të patundshme?

    Po, pasuri të patundshme në Uashington DC. Jam duke shqyrtuar disa mundësi të reja investimi në Florida tani. Për shkak të krizës financiare në SHBA ka mundësi të ngjashme me ato që gjenden këtu edhe në SHBA tani. Pra, kam biznese gjithashtu në Londër, në Gjenevë. Në Evropën Lindore pothuajse në të gjitha vendet e Evropës Lindore, nga Sllovenia në Shqipëri.

    - Këto biznese përqendrohen në?

    Kryesisht në pasuri të patundshme dhe energji.

    - Ku, në çfarë vendesh në Evropën Lindore?

    Ndoshta unë kam shumicën e investimeve në Bosnjë dhe Shqipëri.

    - Në Bosnjë dhe Shqipëri?

    Po.

    - Në Shqipëri ju keni vetëm 4 kompani, zoti Fazlliç, me një total prej 4 mijë dollarësh.

    Po.

    - Ky është investimi juaj?

    Jo. Një nga kompanitë e mia dhe kam mësuar se ka patur shumë keqkuptime rreth kësaj kompanie në media, është “Croun Acquisition”, e cila është ende në pronësinë time. Kjo kompani iu shit ligjërisht për 1,7 milion euro një kompanie qipriote të quajtur “Altaria Research ltd”, e cila gjithashtu është në pronësinë tim. Më lini t’jua shpjegoj këtë gjë. Unë kam investuar në Shqipëri në fushën e pasurive të patundshme ende të pashfrytëzuara, në fakt kam investuar shumë në pasuritë e patundshme të pashfrytëzuara, përreth Tiranës dhe në vende të tjera me vizionin për t’i zhvilluar këto pasuri të patundshme. Kur bleva këto pasuri të patundshme në Shqipëri, i kam blerë nën kompaninë “Croun Acquisitions”, në pronësi të Damir Fazlliçit. Tani që po synoj zhvillimin e kësaj pasurie të patundur, kam nevojë për burimet që kam në kompaninë time qipriote për të menaxhuar investimet e ardhshme në Shqipëri.

    - Pse?

    Sepse kam njerëz që janë punësuar atje, kam njerëz që menaxhojnë investimet e mia të ardhshme në botë që drejtohen nga kompania në Qipro. Kështu që, sa të fillojmë investimin fizik, rigjallërimin e pasurisë së patundshme që kemi blerë, për ta vënë atë në shfrytëzim, ne do të kemi njërëzit që do të punojnë në Tiranë, që do të menaxhojnë këto investime. Tani për tani, këta janë nën kompaninë time qipriote për shkak se do na duhet ta zhvillojmë këtë tokë. Për ta zhvillaur këtë tokë na duhet të paguajmë arkitektë, studimet gjeometrike, studimet e nevojshme dhe, meqë ra fjala, këto studimet e nevojshme 90 përqind po realizohen nga staf lokal këtu dhe paguhen nga kompania mëmë në Qipro.

    - Zoti Fazlliç, ju ja keni shitur kompaninë tuaj vetvetes. Ky është pastrim i pastër parash apo jo?

    Absolutisht jo. Le të kthehem edhe njëherë e të ta shpjegoj se si ndodhi. 1, 7 milion euro..

    - Për një kompani që ka 4 mijë dollarë kapital?

    Jo, të ftoj ty dhe çdo gazetar tjetër të shkojë në zyrën e tatimeve dhe të shohë se çfarë zotëron kjo kompani në pasuri të patundshme. E bëra vetë. I kërkova dikujt që të shkojë fizikisht në zyrën e taksave dhe të kërkojë bilancin. Do ta shihni se bilanci i kësaj kompanie reflekton saktësisht 1,7 milion euro, shumë për të cilën u shit tek kompania mëmë, me qëllim zhvillimin e tokës. Kur ta shes këtë kompani “Croun Acquisition”, dikur në të ardhmen, nëse planet që kam ndërtuar shkojnë mirë dhe nuk kam arsye për të dyshuar, do ta shes, le të shpresojmë, për shumë më tepër para. Dhe atëhere do të jem në gjendje t’i paguaj shtetit taksën për diferencën. Pra…

    - A i keni paguar taksat për këtë transaksion?

    Absolutisht po. Të gjitha taksat përkatëse për blerjen e tokës dhe të gjitha transaksionet në kompanitë e mia janë të realizuara.

    - Sipas Zyrës së Regjistrimit të Biznesit në Shqipëri, ju keni 4 kompani me një kapital total prej 4 mijë dollarë? 1 mijë dollarë secila. Cila është pasuria juaj e vërtetë në Shqipëri?

    Pasuri ime e vërtetë në Shqipëri? Po jua shpjegoj edhe njëherë. Kam investuar në pasuri të paluajtshme të pazhvilluara. Arsyeja që e kam bërë këtë gjë është sepse besoj që qeveria e Shqipërisë po bën veprimet e duhura për të tërhequr investitime të huaja serioze në Shqipëri. Qeveria e Shqipërisë ka ulur taksën në nivelin e sheshtë prej 10 përqind, që është shumë e favorshme për investimet e huaja direkte. Nëse kthehemi tek 4 mijë dollarët, ky është kapital fillestar që duhet për të filluar një kompani. Nëse kompania fillon aktivitetin, ajo mund të sigurojë pasuri të patundshme e çdo gjë tjetër…,

    - Cila është pasuria juaj në Shqipëri?

    Shpresoj që bizneset e mia në Shqipëri të vlerësohen në më shumë së 50 milion euro. Veçanërisht në pasuri të potundshme. Mbasi të zhvillohet shpresoj se do të ketë një vlerë më të lartë.

    - Jeni ndihmuar nga administrata shqiptare dhe kryeministri i Shqipërisë në këtë pasuri zoti Fazlliç?

    Ndihmuar? Besoj se administrata dhe qeveria shqiptare ndihmon çdo investitor të huaj që vjen këtu me…

    - Ndoshta ndihmuar nuk është fjala e duhur. A jeni favorizuar?

    Favorizuar? Nga kush?

    - Kryeministri.

    Absolutisht jo.

    - Si jeni bërë kaq i pasur? Ju ikët 16 vjeç, tani jeni 33 vjeç. 33 vjeç dhe kaq i pasur?

    Faleminderit zotit. Unë kam studiuar në ato që i konsideroj 3 shkollat më të mira të shkencave politike dhe ekonomisë në botë. Kam frekuentuar Harrou School for Boys, pastaj kam studiuar në Shkollën Londineze të Ekonomisë dhe Shkencave Politike, gjithashtu kam studiuar në Shkollën e Qeverisë Kenedi në Universitetin Harvard në SHBA. Në Angli studiova vetëm për dy vjet dhe pastaj fillova të punoja. Kam studiuar në të njëjtin vend ku studioi edhe George Soros dhe e mbarova shkollën për aq kohë sa i ishte dashur edhe atij. Na u desh e njëjta kohë për ta përfunduar shkollën. Kështu që kam filluar të punoj që kur kam qenë 19 vjeç. Fillova të punoja për Bankën Britanike më të madhe të investimeve në vlerë. Pra kam punuar dhe besoj se kam patur fat gjithashtu.

    - Ju jeni shumë i përfshirë në politikë, jo drejtpërsëdrejti, por ndoshta indirekt. Cila është balanca juaj midis biznesit dhe politikës?

    Çdokush është i përfshirë në politikë indirekt. Çdokush. Dhe kjo jo vetëm në Ballkan. Ju mund të shihni senatorin McCain dhe senatorin Obama që debatojnë tani në SHBA se kush ka marrë më shumë para nga biznese apo interesa të tjera. Politika është ajo ku drejtohen sytë e çdo biznesmeni, përpara se të investojë në një rajon të caktuar. Dhe më lejoni t’i kthehemi Shqipërisë. Do të shihni dallime të qarta midis qeverisë suaj të mëparshme dhe qeverisë së re përsa i përket investimeve të huaja. Unë isha dikush që e konsiderova Shqipërinë më 2004 dhe mendova që klima e promovuar nga qeveria e atëhershme nuk ishte e përshtatshme për mua.

    - Pyetja ime është saktësisht kjo: pse vendosët të investoni në Shqipëri mbas ardhjes në pushtet të Partisë Demokratike më 2005 e jo më parë?

    Kam përgjigje fare të qartë. Së pari, sepse besoj se qeveria e re filloi të promovonte ligjet e duhura për të nxitur investimet e huaja. Së dyti, biznesi sikurse edhe politika, është i gjithi perceptim. Perceptimi në Evropën Perendimore dhe në Shtetet e Bashkuara për qeverinë tuaj të mëparshëm ishte: korrupsion.

    - Dhe tani është?

    Nuk është më.

    - Sepse Berisha është miku juaj?

    Jo.

    - Kur keni qenë për herë të parë në Shqipëri?

    Në fund të 2004.

    - Fundi i 2004?

    Po.

    - Me kompaninë BG&R?

    Jo. Erdha për të parë mundësi të ndryshme investimi. Siç thashë, kompanitë e mia kanë bërë biznes në këtë rajon, kompanitë e mia private. Erdha në Shqipëri për të parë mundësi të ndryshme të pasurive të paluajtshme.

    - Cila ishte përshtypja juaj?

    Përshtypja ime ishte se ky vend kishte të ardhme, por në atë kohë ishte duke u keqqeverisur. Në atë kohë, përshtypja ime, thjesht përshtypja ime, ishte që njerëzit në pushtet ishin më të preokupuar për të qendruar në pushtet sesa për të çuar përpara Shqipërinë. Më lejoni t’ju them edhe diçka tjetër. Unë kam mbërritur në Tiranë rreth 1 orë e gjysëm më parë. U ula dhe udhëtoja rrugës për në Tiranë. Më vjen kaq mirë të shohësh sa shumë është bërë e në fakt po mendoja, për shkak të gjithë këtyre gjërave, po mendoja për herën e parë që erdha në Tiranë dhe herën e parë që udhëtova nga aeroporti në qytet, është një ndryshim kaq i madh. Dhe kjo është tregues i nuhatjes sime prej biznesmeni, sepse që në fillim mendova që kur të kishte një qeveri të re, ajo do të bënte diçka dhe më duket se ata kanë bëra diçka.

    - Zoti Fazlliç, vizita juaj e parë në Shqipëri ishte në fund të 2004. Është e saktë?

    Mund të ngatërroj datën, por është më 2004.

    - Ju i hapët kompanitë tuaj në Shqipëri në shtator 2005. Në të njëjtën kohë kur Berisha u bë kryeministër. Si e kuptuat në 2 muaj, nga 3 korriku kur Berisha fitoi zgjedhjet deri në shtator, se qeveria e Berishës nuk ishte e korruptuar?

    Më lër t’i përgjigjem kësaj duke bërë pak histori. Më 2004 unë u takova me zotin Berisha.

    - Ku?

    Ku? Në Tiranë. Herën e parë që u takuam ai dhe unë folëm, natyrisht, për politikën. Unë jam një republikan i zjarrtë, për qeverisjen e vogël, qeveria nuk duhet të ndërhyjë në biznes apo në jetën e njerëzve dhe gjeta, nga ana tjetër e tavolinës, dikë me të cilin, ndoshta për herë të parë në Ballkan, isha dakord 100 përqind për mënyrën se si duhet të funksionojë qeveria.

    - Diskutimi ishte për politikën apo biznesin?

    Oh, absolutisht për politikën. Unë nuk kam folur kurrë dhe, mos më pyet përsëri, a jam i sigurtë, por merre këtë si fakt: unë nuk kam folur kurrë me Sali Berishën në opozitë për biznes. Kam folur për biznes me të si kryeministër vetëm kur më është dashur t’i paraqes qeverisë projekte potenciale. Dhe jam përpjekur të ndihmoj mikun tim kryeminisitër, duke i sjellë investitorë të ndryshëm amerikanë dhe evropianë.

    - Do ju pyes më vonë për këtë. Por, zoti Fazlliç, çfarë ndodhi në Sarajevë të shtunën mbasdite?

    Le t’i saktësojmë datat dhe e kuptoj se çfarë do të thuash tani. Ndodhi të enjten, jo të shtunën. Të premten isha në Londër, të dielën isha në Londër. Të enjten gjatë ditës po haja drekë me disa miq në një restorant në Sarajevë. Gjysëm ore pasi kishim filluar drekën. Është një restorant i vjetër tradicional, kur shkoj në Sarajevë më pëlqen të shkoj në një restorant të vogël tradicional ku shërbejnë ushqim boshnjak. Pra, unë shkova atje për drekë me miq të mi dhe gjysëm ore mbasi kemi filluar drekë një person që ishte ulur në tavolinën ngjitur me ne u arrestua. Ishte një skenë si ato të filmave, kur ata erdhën, forcat speciale, nuk e kam idenë kush ishin.

    - Me fytyra të mbuluara?

    Po. Arrestuan personin, e nxorrën atë jashtë restorantit dhe na kërkuan ne të qëndronim aty sepse duhet të jepnim dëshmi. Më vonë morëm vesh që personi ishte arrestuar për shantazh financiar dhe policia donte të na pyeste nëse kishim parë njeri të hynte brenda, të dilte jashtë, që kishte dhënë para apo çfarë ndodhi. Kështu që na mbajtën atje për 1 orë. Dolëm jashtë. Shkuam në rajonin më të afërt të policisë dhe dhamë dëshminë tonë. Një orë më pas ne ishim në rrugë.

    - U arrestuat, apo u ndaluat?

    Thjesht dhamë një dëshmi!

    - Ju ishit ulur ngjitur, nuk ishit ulur në tavolinën e tij?

    Jo, absolutisht.

    - Ky burrë ishte zoti Oriç?

    Po.

    - A e njihni zotin Oriç?

    Po, e njoh. Çdo njeri në Bosnjë e njeh zotin Oriç.

    - Jeni miq?

    Do të thoja, jemi më shumë të njohur. Po. Por përsëri, e njoh atë, në atë moment nuk ishim ulur bashkë, por e njoh.

    - Pse policia iu ndaloi?

    Ne ishim dëshmitarë, sepse, edhe njëherë, është restorant i vogël, ishin 2 tavolina, ne ishim të ulur në tavolinën ngjitur me të dhe ishim të vetmit dëshmitarë. Ishim 3 veta në tavolinën tonë dhe 3 të tjerë 2 tavolina më tutje. Dhe të gjithëve na u kërkua të shkonim në rajon. Polica qe shumë, shumë e sjellshme. Unë jam marrë dikur me politikë në Bosnjë. Ata e dinin këtë gjë, kështu që me mua ata ishin më shumë, e përshpejtuan dëshminë time dhe thanë na vjen keq, e dimë që media do bëjë zhurmë rreth kësaj. Madje një ditë më vonë ose dy ditë më vonë, nuk ishte raportuar ende këtu apo më mirë të them keqraportuar këtu, prokuri publik doli në publik, sepse kishte shumë blogues në internet që po flisnin për çfarë kishte ndodhur dhe deklaroi saktësisht këtë.

    - I Bosnjës?

    Po. Prokurori i Përgjithshëm doli në publik dhe tha: kemi arrestuar zotin Oriç dhe më duket 2 persona të tjerë dhe 4 personat e tjerë u thirrën në rajon si dëshmitarë.

    - Zoti Fazllic, për herë të parë po dëgjoj që nëse jeni në një tavolinë ngjitur me një djalë që po arrestohet, ju shkoni në rajonin e policisë?

    Unë kam parë shumë gjëra për herë të parë në Ballkan.

    - Dhe autoritet policore të Bosnjës mund të garantojnë deklarimin tuaj?

    Në ç’kuptim garantojnë? Që unë isha dëshmitar?

    - Po.

    Padyshim!

    - Shqiptarët ju panë në televizion që u larguat i shoqëruar nga forcat speciale.

    Më lini t’ju pyes diçka. Cila është shenja përcaktuese që ju jeni arrestuar? Një shenjë që tregon se dikush është arrestuar?

    - Kur dërgohet në rajon policie dhe i deklarohet kjo!

    Jo, jo. Mund të shkosh në rajon policie si dëshmitar. Një shenjë përcaktuese është që ke pranga. Nëse shikoni atë video, do të shihni se unë nuk kam pranga. Edhe njëherë, unë isha pjesë e politikës në Bosnjë në vitin 2000. Më lër të them që politika në Bosnjë është shumë e ngjashme me politikën në Shqipëri. Kështu që disa nga kundërshtarët e mi të dikurshëm politikë e përdorën këtë për t’u përpjekur që ta paraqesnin sikur unë isha arrestuar, ndoshta. A ja kanë dalë? Absolutisht jo. Edhe një herë, nëse dëshironi patjetër që mund t’ju jap një kopje të dëshmisë sime, që aktualisht e thotë këtë gjë në krye të dokumentit.

    - Zoti Fazlliç, a ka ndonjë hetim kundër jush në Bosnjë?

    Absolutisht jo. Absolutisht, absolutisht, pas asnjë lëkundje. Unë nuk jam hetuar kurrë në jetën time, në asnjë vend të botës. Asnjë kompani që kam në pronësi nuk ka qenë asnjëherë në ndonjë hetim në asnjë vend të botës. Pra, absolutisht jo. Ndërkohë që unë e kuptoj kuriozitetin e medias me disa nga këto gjëra, ndonjëherë e veçanërisht këtë herë, media e ka tepruar vërtet. Ndaj ndjeva nevojën për t’u shpjeguar dhe kjo ështtë arsyeja që kam ardhur për t’ju takuar. Lufta politike është një gjë, po këto lloj deklarime janë false, abusive dhe denigruese. Më duhet ta përsëris në mënyrë absolute dhe të palëkundër, nuk kam qenë hetuar ndonjëherë, në asnjë lloj gjykate, në asnjë vend të botës.

    - Zoti Berisha tha në Parlament, 3 ditë më parë, që ai mund t’ju sjellë ose… ai tha që unë mund ta sjell zotin Fazlliç këtu për të folur me ju.

    Oh, do të më pëlqente shumë kjo.

    - Pas incidentit në Sarajevë, po e quaj incident, a keni folur me zotin Berisha?

    Kam folur me atë 1 herë.

    - Dhe për çfarë folët?

    I telefonova për ta pyetur çfarë është gjithë kjo gjë që po ndodh në Shqipëri. Ai qeshi e më tha: është denigrim politik e më pyeti si është familja ime.

    - A njihni personalsiht politikanë të tjerë shqiptarë, përveç Zotit Berisha?

    Po, patjetër. Kur erdha këtu gjatë fushatës së Partisë Demokratike, miku im më prezantoi me shumë të rinj që ishin kthyer në Shqipëri nga vende të ndryshme të botës, nga shkolla shumë të mira, për t’u bërë pjesë e kësaj, nuk më pëlqen të përdor fjalën lëvizje, por ajo ishte diçka që vërtet ngjante me një lëvizje politike. Kaq me energji, më duket se quhej KOP. Ishin kaq me energji, donin të ndryshonin vendin dhe po e them përsëri që kanë bërë një punë shumë të mirë për ta ndryshaur vendin dhe i kam takuar të gjithë. Kam kaluar shumë kohë pothuaj me të gjithë në KOP. Për shembull, Lulin apo ministrin Basha. Kam lexuar disa nga gjërat që kanë shkruar, kjo është….

    - Do të të pyes më vonë për zotin Basha. Do të doja të të pyesja tani, cilat janë lidhjet tuaja me kompaninë amerikane “BGR”?

    “Barbër, Grifith and Roxhërs”, është votuar për 5-6 vjet rresht si firma kryesore lobiste republikane. Siç ju thashë, unë jam republikan i shpallur publikisht. Pronari i “Barbër, Grifith and Roxhërs”, Ed Roxhërs, është një mik i dashur i imi. Dhe kjo është e vetmja lidhje që unë kam me “BGR”. Unë nuk kam punuar kurrë për “BGR”. Nuk kam qenë kurrë konsulent për ‘BGR” dhe s’kam qenë asnjëherë, si i thonë asaj fjalës së bukur në shqip, ndërmjetës për ‘BGR”.

    - Nuk ishit ju ndërmjetësi për ardhjen e “BGR” në Shqipëri?

    A isha unë ndërmjetësi për ardhjen e “BGR”? Jo. “BGR” u kontraktua nga Partia Demokratike e Shqipërisë. Partia Demokratike më pati pyetur mua se cila mund të ishte firma më e mirë që mund t’i ndihmonte ata në promovimin e mesazhit të tyre dhe po, mes të tjerave, ju thashë “BGR”.

    - A keni përfituar nga kontrata e “BGR” me Partinë Demokratike?

    Jo, absolutisht jo!

    - Po atëherë, pse një biznesmen si ju, me shumë biznese dhe shumë gjëra për të bërë, lë çdo gjë më 2005 dhe qëndron në Shqipëri për zgjedhjet?

    Jo nuk i lashë.

    - Ju ishit shumë i pranishëm në Shqipëri.

    Isha në Shqipëri gjatë 3 muajve të verës para zgjedhjve, kohë kur shumica e punëve bien në qetësi. Isha i kënaqur që të isha i mundur përmes ndihmës së çdo lloji, ndihmës intelektuale të çdo lloji.

    - Një biznesmen që lë gjithçka për të ndihmuar Partinë Demokratike në Shqipëri?

    Së pari, unë besoja në atë kohë që kjo parti, e drejtuar nga Zoti Berisha, do ta ndryshonte vendin në mënyrë të ndjeshme e përsëri e besoj se kjo ndodhi.

    - Ju jeni një biznesmen, pse kujdeseshit për këtë gjë?

    Po vij tek kjo pikë. Në vitin 2004, siç ju thashë, e takova zotin Berisha. Më pëlqyen idetë e tij, më pëlqeu ai si njeri, dëshiroja ta ndihmoja atë si njeri dhe të ndihmoja Partinë Demokratike që të vinte në pushtet dhe të fillonte të realizonte gjërat në mënyrën e duhur që ky vend të hapej. Nuk kishte shumë mundësi në rajon. Nëse ky vend do hapej më 2005, siç edhe ndodhi, atëherë do të kishte më shumë mundësi ku të investohej. E përsëris, unë nuk i lashë kompanitë e mia dhe erdha për të jetuar në Shqipëri. Jo nuk e kam bërë këtë.

    - Ju keni qenë i pranishëm në Shqipëri shumë herë, gjatë fushatës elektorale për të ndihmaur KOP-in atëherë, ju jeni parë me njerëzit e BGR në tryeza të përbashkëta. Do doja t’ju pyesja, kishit ndonjë marrëveshje me zotin Berisha që nëse ai do të fitonte zgjedhjet, ai do t’ju ofronte mundësi në biznes?

    Kjo është qesharake.

    - Është normale.

    Jo, nuk është normale. Çdo kush që e njeh Berishën dhe unë kam arritur ta konsideroj atë mik, do ta dinte që kjo lloj marrëveshje me Sali Berishën është qesharake. Dhe për t’ju përgjigjur direkt pyetjes suaj: absolutisht jo. Nuk kam patur asnjëherë asnjë lloj marrëveshje me Berishën të tipit që amerikanët e quajnë flakë për flakë, unë do të jap këtë, ti do më japësh këtë. Kurrë.

    - A e keni ndihmuar Partinë Demokratike me ide apo me para?

    Me ide. Ndonjëherë idetë janë shumë më të rëndësishme sesa paratë.

    - Sa shumë u përfshitë në fushatën elektorale në atë kohë? Djemtë e lëvizjes “Mjaft” të asaj kohe kanë thënë që ju e akuzuat atëherë “Mjaftin” për testimin e opinionit që ata kishin bërë.

    E ke fjalën kur “Majfti” solli Gallupin fallso? Ajo ishte fantastike.

    - Pse u përfshive në këtë?

    E dashuroj politikën. Dhe përsëri unë nuk isha këtu gjatë gjithë kohës, kjo është një tjetër sajesë e medias, por në lidhje me njerëzit e “Mjaftit”. Në rajon ju gjeni gjithmonë njerëz të rinj që e fillojnë punën si të palidhur me asnjë politikan, që duan të ndryshojnë botën dhe përfundojnë në xhepin e njërit apo tjetrit politikan. Kjo gjë fatkeqësisht ndodhi me “Mjaftin”.

    - Zoti Fazlliç, cilat ishin idetë tuaja për Partinë Demokratike?

    Oh, kaq shumë. Ishte ndryshimi. Ne e sollëm parrullën NDRYSHIM më përpara se Barak Obama. Kjo ishte një nga idetë. Më lër të them diçka tjetër. Unë kam marrë pjesë në 11 fushata elektorale përmes biznesit tim të konsulencës politike: në Bosnjë, në Serbi, në Mal të Zi, në Kroaci, dhe në Kongo.

    - Cilat janë marrëdhëniet tuaja me zotin Basha? Ai ishte një djalë i ri më 2005, është ministër aktualisht, ishte ministër shumë i rëndësishëm më 2005.

    Më duhet të them që është ministër shumë i mirë. Ai është njeri i zgjuar, i shkëlqyer, me një familje të mrekullueshme. Ai dhe gruaja e tij kishin punë fantastike jashtë Tiranës. E braktisën të gjithë këtë, u kthyen, sepse ai pa tek ky njeri më i madh në moshë, zoti Berisha, atë që edhe unë pashë, vullnetin për t’i formësuar gjërat, për të ndryshuar vendin. Përsëri unë kthehem tek zgjedhjet në Amerikë. Shikojini të dy: Mekeinin dhe Obamën. Për çfarë po flasin ata? Për t’i shkundur gjërat dhe për t’i ndryshuar. Të dy ata. Praktikisht janë duke konkuruar kush mund t’i shkundë dhe t’i ndryshojë gjërat më shumë. Kjo është ajo që, sipas mendimit tim, Berisha bëri në Shqipëri.

    - Zoti Fazlliç, ju thatë se zoti Basha ishte mik i juaji…

    Është, është.

    - Është shok i mirë. Por pse kunati i tij, zoti Isufi, ishte administrator i katër kompanive që ju keni në Shqipëri?

    Unë bëj biznes bazuar mbi besimin. Një pjesë e madhe e biznesit tim është e bazuar mbi besimin. E takova Erionin më 2005 dhe i kërkova….

    - Përmes zotit Basha?

    Nuk e mbaj mend nëse e takova përmes zotit Basha. Natyrisht. Direkt apo indirekt, nuk e di. Por, ai është një djalë i ri, shumë i zoti dhe i zgjuar. I kërkova nëse mund të më ndihmonte me disa nga bizneset. Ai më ndihmoi. Punuam së bashku. Ai nuk qe asnjëherë partner në biznes. Ai ishte administrator i një kompanie. U përpoqëm të bënim disa gjëra me atë kompani, por mori më shumë se sa e kisha menduar në fillim. Ishte një mundësi potenciale për investime në pasuri të patundshme. Dhe një ditë ai vjen e më thotë që do të donte, në fakt, ai bëri atë që do të bëja edhe unë po të isha në pozicionin e tij, ai donte të ndiqte biznesin e tij personal. Ai është një djalë i ri, shumë i zoti dhe besoj që ka për të qenë i sukseshëm në të ardhmen.

    - Por çfarë duhet të mendojnë shqiptarët kur administratori i 3 prej 4 kompanive të tua është kunati i një ministri, një ministri shumë të rëndësishëm?

    O.k. Le të kthehemi në vitin 2005 kur zoti Basha drejtonte Ministrinë e Transportit, Rrugëve dhe Punëve Publike. Do doja të përfitoj nga kjo mundësi për t’i kërkuar çdo anëtari të Parlamentit nga Partia Socialiste që të gjejë 1 cent, 1 lek, dollar, apo paund, që ndonjë nga kompanitë e mia ka bërë me ministrinë e drejtuar nga Lulzim Basha. Vetëm 1 të vetëm. Prandaj, para se të dalin e të bëjnë këto akuza kaq shumë, shumë të egzagjeruara, të bazuara 100 përqind mbi gënjeshtra, ata duhet të gjejnë vetëm 1 rast, një dokument të vetëm, ta nxjerrin e të thonë: ja ku është. Prandaj, unë e besoj që miku im Berisha kishte të drejtë kur tha që do t’ua sjell Damirin dhe ju mund t’i bëni pyetje. Do të doja kaq shumë që të ulesha përballë këtyre personave dhe t’ju thoja: unë i kuptoj qëllimet tuaja politike, por mos më ngatërroni mua me to. Dhe, meqë ra fjala, nëse kjo është politika e së ardhmes, atëhere nuk e di ç’mund të quhet politikë e vjetër!

    - Zoti Fazlliç, media ka thënë që ju keni qenë i përfshirë në lobimin për rrugën Durrës-Kukës-Morinë, që është një investim shumë i madh në Shqipëri dhe ju keni qenë ndërmjetës midis Ministrisë shqiptare të Transporti dhe “Bektel”. A është e vërtetë?

    Përsëri gënjeshtër totale dhe e jashtëzakonshme. Unë nuk kam marrë pjesë, qoftë edhe një takim të vetëm, bisedë telefonike, apo ndonjë gjë tjetër, midis qeverisë shqiptare, dikujt nga ministria dhe kujtdo nga “Bektel”. Dhe, më lejoni t’ju jap ju një këshillë nga Uashingtoni. Uashingtoni është praktikisht një qytet lobimi. “Bektel” është ndoshta e vetmja kompani në Shtetet e Bashkuara që nuk paguan lobistë. Kjo është diçka që ndoshta nuk është raportuar këtu. Po e përsëris, “Bektel” është e vetmja kompani në Shtetet e Bashkuara që nuk paguan lobista.

    - Por, a keni patur ju ndonjë ndërhyrje për pjesëmarrjen e “Bektelit”?

    Absolutisht jo.

    - Ju thatë që nuk keni marë pjesë në tenderat apo çdo gjë që është zhvilluar nga Ministria e Transporteve kur zoti Basha ishte ministër. A keni marrë pjesë në tendera të tjerë publikë në Shqipëri?

    Jo. Asnjë nga kompanitë e mia.

    - Tani do ju pyes, a jeni i sigurtë?

    Jam i sigurtë. Jo, jo, jo, Asnjë nga kompanitë e mia, pra asnjë nga kompanitë e mia. Dhe kjo është ajo që më nervozon në gjithë këtë fushatë shpifjesh të medias dhe këtë sjellje politike prej atentatori: ata dalin në publik duke më akuzuar mua në mënyrë të ashpër për pothuajse çdo gjë në botë dhe nuk kanë sjellë asnjë fakt të vetëm. Pse nuk del qoftë edhe një deputet i vetëm socialist i Parlamentit me një copë letër, ku ai apo ajo të thotë: kjo është kompania e zotit Fazlliç dhe ja se ç’ka bërë me qeverinë. I ftoj të gjithë ata publikisht që ta bëjnë këtë gjë. I kërkoj gjithë Partisë Socialiste, me çdo njeri, meqë ata kanë, që të gjejnë një cent, dollar apo lek mes kompanisë sime dhe qeverisë. Partia Socialiste apo të gjithë anëtarët e saj, gjeni një, silleni në Parlament dhe diskutojeni atë. Mos sajoni gjëra. Mos u përpiqni të dëmtoni Berishën, Partinë Demokratike, duke sajuar gjëra rreth meje. Kjo është lojë politike. Kjo është komunizëm. Kur Berisha erdhi në pushtet dhe Rama mori në dorë Partinë Socialiste mendova se ky vend ka një të ardhme, ka një udhëheqës të ri, plot interesa dhe kur Berisha të dalë në pensionin politik, ndoshta në 15 vjet, Rama do të bëhet kryeministër, nëse ai i përdor këto vite në opozitë për të përparuar politikisht dhe për t’u maturuar. Dhe unë mendoja që ai do të shikonte përpara dhe kjo do të ishte një parti që do të drejtohej nga dikush që nuk përdor politikën e stilit të vjetër. Ata kanë shkuar tek metodat komuniste. Kjo është një përzierje midis komunizmit dhe propagandës hitleriane.

    - Më fal. Ju thatë që unë mund të gjej qoftë edhe një copë letër që tregon se ju keni marrë pjesë në tenderat publikë. Por, në media është thënë që ju jeni partner apo lobist për “Rudnapin”, një kompani e cila i shet energji KESH-it shqiptar për 34 milion euro.

    Përsëri asnjë copë letër, asgjë që provon që unë kam lidhje me…

    - E njihni këtë kompani?

    Po, e njoh. “Rudnap” është kompani e madhe serbe.

    - A jeni partner në të?

    Jo.

    - Keni ndonjë lloj bashkëpunimi me këtë kompani? A keni bërë ndërmjetësim në administratën shqiptare për të fituar tenderin për këtë kompani?

    Jo. Absolutisht asnjë. Dhe më lër të komentoj fare shkurtimisht për procedurat e reja të prokurimit që qeveria e re ka vendosur. I kam parë këto procedura. Çdokush që mund t’ju thotë që mund të influencojë prokurimet me vlerë mbi 10 mijë dollarë, që kjo qeveri apo agjensitë e saj blejnë, gënjen. Edhe njëherë. Absolutisht asnjë kontakt apo interes financiar në “Rudnap”.

    - Në media është lidhur emri juaj me trafikimin e armëve.

    Të armëve?

    - Po. Dhe me tragjedinë e Gërdecit.

    Nëse kjo tragjedi nuk do të ishte kjo që ndodhi, as që nuk do të denjoja të komentoja mbi këtë gjë. Por, kjo është gjëja më e neveritshme. Më bën për të vjellë që dikush të konsiderojë që të më vendosë mua në kontekstin e Gërdecit. Nuk kam bërë kurrë, kurrë, asnjë gjë në jetën time me armët, në asnjë vend të botës. Unë nuk kam qenë kurrë në Gërdec. Nuk njoh asnjë nga njerëzit.

    - As në tregtinë e armëve?

    As në tregtinë e armëve. Asgjë. Zero. Kurrë.

    - Cilat janë lidhjet tuaja me zotin Mediu, ministrin e mëparshëm të Mbrojtjes?

    Ai është miku im.

    - Dhe zoti Delijorgji?

    Dikush më pyeti për këtë para disa ditësh. Nuk e kam dëgjuar kurrë këtë emër. E kam lexuar, nuk e di ku ishte, në “Nju Jork Taims” apo diku tjetër, një artikull i gjatë rreth kësaj. Unë nuk e kam parrë kurrë, asnjëherë këtë person, nuk e di kush është dhe nuk kam folur me të, kurrë, asgjë. Thjesht nuk e di kush është ky person. Ndonjëherë dhe përsëri derisa akuzat nuk kalojnë një cak. Profesori im, Kisinxher, gjithmonë thoshte: asnjëherë mos u zhyt në llucë me derrat, sepse derri gjithmonë fiton. Mjafton që të zhytesh në baltë për të luftur me derrin dhe derri fiton. Tani, një nga derrat që është këtu e ka filluar gjithë këtë gjë. Dhe nuk doja të futesha në baltë me atë derr. Por tashmë, akuzat janë bërë kaq të shfrenuara sa ndjeva që disa gjëra kishin nevojë për shpjegim.

    - Zoti Fazlliç, le të kthehemi tek zoti Isufi, kunati i zotit Basha. Pse u largua nga kompanitë e tua?

    Ai bëri atë gjë që do të bëja edhe unë. Që do të thotë se asjëherë nuk pasurohesh duke punuar për dikë tjetër. Pasurohesh duke punuar për vete. Dhe ai, si një djalë i ri, i zgjuar, ka filluar bizneset e tij private.

    - A e njihni zonjën Argita Berisha?

    Po e njoh. Argita Malltezi.

    - Vajzën e zotit Berisha. Çfarë lidhjesh keni?

    Kemi miqësi dhe ajo gjithashtu, si avokate, trajton një pjesë të punëve të mia ligjore në Shqipëri.

    - Ju keni përdorur firmën e zonjës Malltezi për të përgatitur dokumente dhe çdo gjë?

    Po, një pjesë të tyre. Nuk kam vetëm një avokat.

    - Është kjo e vetmja marrëdhënie që keni?

    Jemi edhe miq.

    - Po flisni për këto raste apo edhe për favorizime nga tenderat publikë?

    Ha ha ha. Thashë më parë që, e di që do thuash a jeni i sigurtë. Ha ha ha, të thashë më parë që unë nuk kam marrë pjesë kurrë në ndonjë tender publik apo dhe çdo gjë tjetër që ka të bëjë me fondet publike në Shqipëri.

    - Le të kthehemi edhe një herë tek kjo “Altari riserch limited”. A mund të ma shpjegosh edhe një herë transaksionin tuaj?

    Patjetër. “Altaria riserch limited” është kompania në Qipro.

    - Sa kompani keni në botë?

    Në botë? Më shumë se 20, më pak se 50. “Altaria riserch limited” është në pronësinë time. Emrat që u shfaqën në shtyp këtu nuk janë pronarë të kompanisë, ata janë drejtorë. Lur kompania është me përgjegjësi të kufizuar, ju nuk jeni i detyruar që të tregoni pronarët, kështu që nuk mund të shkosh në internet dhe të gjesh pronarët. Mund të shkosh në internet e të gjesh drejtorët. Kjo është kompania ime në Qipro, e cila ka blerë kompaninë time “Kraun Akuizishëns”, me vlerën e bilancit, pra as më pak as më shumë. Sepse të dyja, si më shumë si më pak, do të kishin qenë të taksueshme për rastin më shumë ose në thyerje të ligjit të taksave për më pak. Pra, ne nuk kemi bërë asnjerën, e kemi blerë me vlerën e saktë të bilancit. Sespe ne tani do ta zhvillojmë këtë pasuri të patundshme, të pazhvilluar dhe kjo me shpresë se do të bëhet një sukses që në të ardhmen të mund të shitet 10, 20, 30 herë më shumë. Do të shohim.

    - A jeni i sigurtë që nuk është pastrim parash?

    Jam i sigurtë.

    - Do ju bëj pyetje të tjera. Ju kemi parë në televizor me zotin Berisha dhe zotin Tom Rixh. Cilat janë marrëdhëniet tuaja me zotin Rixh?

    Zoti Rixh është miku im.

    - Nga Uashington DC?

    Po, nga Uashington Dc. Ai ka qenë sekretari i parë i sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, një njeri i madh dhe një patriot i madh i Shteteve të Bashkuara. Me të jemi duke eksploruar disa mundësi investimi në Evropën Qëndrore.

    - Prania e tij në Shqipëri ndodhi me ndërhyrjen tuaj?

    Jo. Herën e parë që ai erdhi në Shqipëri, erdhi me mua. Dhe ai u takua me zotin Berisha. Është njeri i madh dhe një politikan shumë i realizuar dhe natyrisht që zoti Berisha qe i lumtur që u takua me të dhe folën për shumë gjëra dhe si rezultat zoti Rixh ndihmoi për aplikimin tuaj shumë të sukseshëm në NATO dhe gjëra të tjera në fushën e sigurisë. Por, kjo ka qenë punë e zotit Rixh dhe nuk ka patur asnjë lidhje me mua.

    - Pse ka nevojë një biznesmen që të ketë gjithë këto lidhje me politikën, sikurse ju? Është pasioni juaj apo?

    Siç thashë në fillim, jam i apasionuar me politikën. Së dyti, nuk di shumë njerëz që nuk do të donin ta njihnin sekretarin e parë të Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe nuk shoh ndonjë gjë të keqe me këtë. Përsëri, ai është njeri i madh, nga i cili kam mësuar shumë dhe jam shumë krenar që mund ta quaj mik.

    - Sipas medias, Prokuroria shqiptare ka filluar një hetim. Jeni në dijeni?

    Jo, nuk e di. Për çfarë bëhet fjalë? Do të doja që të gjitha këto çështje të shqyrtoheshin krejtësisht sepse nga ato që pashë në media, shumica, shumica e atyre gjërave ishin absolutisht gënjeshtra të sajuara. Dhe përsëri do të doja t’i kthehesha Gërdecit, sepse ajo tragjedi po përdoret nga Partia Socialiste për fushatë përfitimesh të ulta politike, stilin e së cilës mund ta gjesh vetëm në kohën e komunizmit në Shqipëri, Jugosllavi dhe disa vendeve të tjera. Kjo nuk është politika e së ardhmes.

    - Ju nuk mund t’i jepni leksion politik partive të opozitës në Shqipëri, zoti Fazlliç.

    Pse jo? Pse jo? Pra, ata mund të dalin në publik, duke filluar që nga kryetari i Partisë Socialiste, zoti Edi Rama dhe, më fal për mosnjohjen e emrave të të tjerëve. Pra ata mund të dalin në publik dhe të thonë gjithë këto gjëra…

    - E njihni personalisht zotin Rama?

    Mendoj që e kam takuar njëherë. Por, më lër të mbaroj. Pra, pse nuk mundem unë të them diçka për ta? Një nga gjërat rreth politikanëve si ata të Partisë Socialiste është që ata përdorin postet e tyre për të zgjedhur, për të thënë çdo gjë dhe për këdo dhe meqë kanë imunitet nga persektumi, ata kanë të drejtë që të më quajnë mua ashtu si duan dhe unë nuk mundem as të bëj një koment? Mendoj që kjo nuk është e ndershme, për të thënë më të paktën.

    - Ju jeni akuzuar në lidhje me vrasjen e kryeministrit serb, Zoran Gjingjiç. Ka qenë një nga këshilltarët e tij që e ka thënë.

    Këshilltari që ishte akuzuar vetë. Nuk e di si më ka akuzuar. Fakti është që nuk më ka akuzuar mua për ndonjë gjë direkte, por që njihja dikë. Më lër të komentoj mbi këtë. 4 vjet më parë, shumica e njerëzve që u akuzuan për vrasjen e të ndjerit Zoran Gjingjiç, u kapën. Gjatë këtyre 4 vjetëve janë zhvilluar 19 gjyqe të ndryshme, gjatë të cilëve, të gjithë sëbashku kanë dhënë më shumë se 400 vjet burg. Kur mbledh zgjatjen e proceseve, kanë qenë më shumë se 7 mijë orë gjyq dhe i di këto nurma sepse kam pyetur sa kohë duhet për t’i parë dokumentat, ka patur më shumë se 1 mijë emra të përmendur gjatë këtyre gjyqeve. Damir Fazlliç nuk është përmendur kurrë gjatë secilit prej gjyqeve, nga askush prej njerëzve gjatë 7 mijë orë gjyqe. Dhe të gjitha këto gjyqe tashmë kanë konkluduar. Askush, asnjëherë, nga Prokuroria serbe nuk më ka kërkuar dhe unë e vizitoj Serbinë për biznes, nuk më ka kërkuar që të më pyesë për ndonjë gjë.

    - A ka qenë zoti Legija, një nga të akuzuarit kryesor për këtë vrasje, mik i juaji?

    Absolutisht jo. Nuk e kam parë kurrë në jetën time këtë njeri.

    - S’e keni takuar kurrë?

    Nuk e kam takuar kurrë, nuk e kam parë kurrë.

    - A e keni njohur personalisht zotin Gjingjiç?

    Po e kam njohur.

    - Zoti Fazlliç, a është e vërtetë që ju jeni nipi Shtanishiç, kreu i Shërbimeve Sekrete serbe?

    Absolutisht jo. Absolutisht jo. Dhe përsëri më duket një gjë shokuese që dikush ulet para kompjuterit, shkruan diçka në një bllok dhe kjo gjë merret nga media në Tiranë.

    - A keni ndonjë lidhje familjare? Ndoshta jo nipi, por diçka tjetër?

    Asnjë. Zero. Asnjë.

    - A keni insistuar me qeverinë e Serbisë për këshillim nga BGR?

    Absolutisht jo. Absolutisht jo.

    - Çfarë mendoni për pavarësinë e Kosovës, zoti Fazlliç?

    Pavarësia e Kosovës ishte një përparim i natyrshëm në momentin që Jugosllavia u shpërbë.

    - Jeni në favor?

    Po.

    - Do t’i vazhdoni bizneset tuaja në Shqipëri?

    Sigurisht.

    - Do vazhdoni të jeni mik i zotit Berisha?

    Sigurisht.

    - Do të vazhdoni të këshilloheni nga Argita Malltezi Berisha?

    Sigurisht.

    - Do të vazhdoni të jeni mik i zotit Basha?

    Po.

    -Çfarë do të bëni nëse zoti Rama do të bëhet kryeministër i Shqipërisë?

    Do të mendoj se çdo të bëj, sepse nga ajo që shoh, të kenë politikë të së ardhmes tek ato që bëjnë individët e Partisë Socialiste dhe tek zoti Rama, ka shumë, shumë gjëra të së shkuarës. Si biznesmen, do t’i peshoj mirë opsionet e mia.

    - Do ta vazhdoni biznesin?

    Shpresoj që po.

    - Dhe nëse Prokurorja e Përgjithshme e Shqipërisë do t’ju ftojë për të shpjeguar pozicionin tuaj, a do të jeni i pranishëm këtu?

    Sigurisht

    - Të falenderoj shumë për këtë intervistë prej 1 ore e 5 minuta.

  87. Taqi thotë:

    9 October 2008 @ 10:49 pm

    Hapni me mire teme te re per artikullin qe ju solla ! Thanks

  88. kallash thotë:

    9 October 2008 @ 10:50 pm

    Nuk e sqaroi mire se si ishte njohur me Sulen. Njehere tha nepermjet nje miku boshnjak, pastaj e mohoi dhe pastaj tha se nuk kujtohej mire. Por ai tha se kishte edhe po kaq mik edhe ish Ministrin e Mbrojtjes. Gjithashtu mohoj kategorikisht te kishte ndonje lidhje gjaku me ish shefin e UDB-se. Ne moshen 19 vjecare kishte filluar pune dhe suksesin ne biznes e krahasonte me ate te Sorosit. Gruaja dhe djali 2 vjecar rinin ne Washington DC, ndersa ky here atje dhe here ne londer.

  89. lumidrin thotë:

    9 October 2008 @ 11:09 pm

    Edrus.
    Kam pas pershtypjen se je nga Shkodra, eshte nje lagje qe quhet Rus.
    Beja lidhjen Edi nga Rusi.
    Kur nje sy tjeter shikon punet tuaja , e me teper ky sy qe te shikon me deshire o pa deshire pak a shume eshte i detyruar te jete korrekt, kam fjalen per EB, nje organizem prane saj, thote tekstualisht,qe Shqiperia ka nje drejtesi te korruptuar, e nje masmedia po te korruptuar, ne ç’fare do besojme ne Shqiptaret??.
    Edhe duke marre kete rastin e Kryeministrit, cila drejtesi do e gjykoje, -KJO E KORRUPTUARA- cila masmedia ben kete zhurme -KJO E KORRUPTUARA.
    Prandaj gjithçka shkon ne interesat e ngushta te politikaneve per pushtet.
    Ne nuk mbrojme X per militantizem, por mundohemi qe te mos persersim gabimet e gjysherve tane, -” hajde e burre se ne hajme buke me çdo qeveri”.
    Vazhdon semundja e vjeter, qe eshte nje nga shkaqet e shkaterrimit total te popullit Shqiptare.
    MOS TE SHIKOJME PUNET TONA PER PUNEN E TJETRIT.
    Opozita ka punen e saj, prokuroria punen e saj, gazetat punen e saj.Jane te ndara.
    Ne Shqiperi ndryshe.Eshte Brace qe i din te gjitha, i vendose vete ai te gjitha, kush vret, kush vjedh, kush iken kush vjen.
    Edhe sa i qete eshte, sa fetyre te embel qe ka si Brace, si Gramozi.
    Gramozi si Bread Pitt.

  90. arb thotë:

    9 October 2008 @ 11:12 pm

    e sigurtè se kjo èshtè intervista e plotè?pjesa e fundit e asaj qè èshtè shkruar kètu,nuk u trametua….

  91. hunter thotë:

    9 October 2008 @ 11:14 pm

    flm. Taqi.
    P.S. Po pse jane kaq mazokiste kto te PS e mediat qe i perfaqesojne?

  92. adriatik thotë:

    9 October 2008 @ 11:17 pm

    jam dokord me intervisten

  93. Artian thotë:

    9 October 2008 @ 11:17 pm

    Prokurorët ndiqnin Fazliç dhe ai ndërronte makinat, keshtu a?

    Pse duhet ta ndiqte prokuroria ,nuk e kuptoj ,prokuroria ka policine qe duhet te ndaloje nje kondrabandiste te akuzuar ,nje kriminel ,nje te dyshuar ,nje veprimtar droge prostitucioni ,bile i dergon urdher aresti ?

    Apo ja fusni kot ju ?

    Prokuroria ka leshuar ndonje urdher arresti per Damir Fasllic ?
    I kemi ndertuar institucionet-thote presidenti ,dhe kuvendi popullor-
    pastaj ai u iki ,bani dredha ,dhe u mbrojt nga policia e Aeroportit ,keshtu a ?

    Po prokuroria nuk ka nevoje te ndjek njeri nga mbrapa ,prokuroria leshon urdher aresti ,kaq .Policia eshte e varur nga prokuroria .Ceshte keshtu kjo eshte nje genjeshter ,ose nje budallallik ,ose nje ngjarje qe tregon ,se ai vend ,ne krye nuk ka shtet ,por Klan ,Grup njerzish qe kane pushtuar shtetin e te gjithe Shqiptareve ,kombin Shqiptar !

    Ne raste se Prokuroria nuk ka leshuar flet arrest ,qe eshte edhe nje deshmi profesionale ,me keto llafe pazari,ajo prokurori nuk eshte e zonja ,eshte e paafte ,dhe duhet te largohet ,se paku prokurorja e pergjithshme .

    Me sa di na del se Damir Fazllic eshte i ftuar nga Klani ,nje Tv privat ,mirpo Klani ,paska edhe policine me vete ,edhe prokurorine ,edhe Kryeministrin qe nuk ndihet !!(Po ajo dihet ,Klani eshte i Berishes ,ASPI MOS TA DEGJOJE NJERI )

    Edhe ne kete ras mediat ,jane kunder mediave ,po cne tek Klani ,Vizion + ,i ka bere thirje ma perpara Mero Baze ,pse nuk vajti tek Mero Fazllic ?

    Apo eshte qeros me i qut Fejziu?

  94. adriatik thotë:

    9 October 2008 @ 11:32 pm

    Dosjet e UDB na mbajnë peng kryeministrin

    Thursday, 09 October 2008
    Çudia që po ndodh këto ditë nuk ka lidhje me Fazlliç si person mafioz apo jo, si i korruptuar apo jo, si vrasës apo jo, çudia më e madhe po ndodh me një fakt shumë të rëndë, me përfshirjen e kryeministrit të vendit me njerëz që kanë lidhje të ngushta me shërbimet sekrete serbe. Sipas të dhënave nga mediat rezulton se biznesmeni Damir Fazlliç, rezulton të jetë nipi i një ga shefave më famëkeqë të shërbimeve sekrete jugosllave, Jovica Stanishiç. Sipas mediave miku i Berishës, me të cilin kryeministri u krenua në parlament, jo vetëm është një njeri i afërt me klanin e Zemunit, po njëkohësisht edhe djali i motrës së famëkeqit, Stanishiç i cili po gjykohetnga Haga për krime kundër njerëzimit. E ëma e tij, Jovanka është motra e Stanishiç dhe ka punuar si sekretare e të vëllait deri nga fundi i viteve ‘80-të, kur familja u shpërngul dhe emigroi në Londër. Lidhja e afërt klanore me njeriun më të pushtetshëm të regjimit të Sllobodan Millosheviçit, shpjegon arsyen pse Fazliç rezulton si një ndër biznesmenët me rrjetin më të gjerë dhe më të fuqishëm të njohjeve në Ballkan. Mediat boshnjake, që prej vitesh kanë investiguar aktivitetin e tij, pretendojnë se Fazliç është shndërruar në një nga njerëzit më të pushtetshëm në rajon pikërisht për faktin e përdorimit të dosjeve sekrete të UDB-së, shef i të cilit për vite me radhë ka qenë daja i tij, Stanishiç. Lidhjet e Berishë me UDB i ka deklaruar pak ditë më parë edhe vejusha e diktatorit Hoxha, e cila ka deklaruar në media se Berisha ka pasur vjehrën agjente të UDB. Pra kemi një lidhje të çuditshme midis Berishës dhe Stanishiç, Berisha dhe vjehra e tij, sipas Hoxhës agjente e UDB. Mos vallë kryeministri shqiptar na del i mbërthyer nga agjenturat serbe. Faktet e fundit mesa duket e implikojnë rëndë kryeministrin shqiptar, për më shumë ardhja pompoze dhe e dhunshme e Fazlliç ditën e djeshme konfirmon faktin që kryeministri shqiptar është peng i dosjeve të Stanishiçit. Kush është Stanishiç? Jovica Stanishiç drejtoi Shërbimin Sekret Serb midis viteve 1991 dhe 1998. Ai akuzohet nga Tribunali i Hagës për vrasjen e kroatëve dhe myslimanëve në Bosnjë-Hercegovinë dhe Kroaci gjatë konfliktit të viteve 1992-1995. Ndërkohë që cilësohet si arkitekti i masakrave më të përgjakshme ndaj popullsisë shqiptare në Kosovë. Stanishiç është një nga kriminelët më të urryer nga kosovarët, për shkak se ai ka ideuar vrasjet e qindra-mijëra shqiptarëve duke dhënë urdhra direkt për shfarosjen në masë të tyre e dëbimin etnik nga territoret. Berisha e kam mik Fazlliçin Kryeministri Berisha pohoi publikisht dy ditë më parë në Kuvend miqësinë e tij dhe të familjarëve të tij me nipin e Stanishiçit, Damir Fazliç. Duke shprehur gatishmërinë për t’u ballafaquar me opozitën për akuzat që i janë ngritur në lidhje me këtë miqësi, Berisha shtoi se në këtë përballje ai do të sillte në Parlament dhe vetë Fazliç për të zbardhur të gjitha të vërtetat e dosjeve të politikanëve të së majtës. “Kam dosje, filmime të vërteta, fotografi të vërteta, prandaj mos më ngacmoni”, - ishte deklarata kërcënuese që Kryeministri Berisha lëshoi ndaj opozitës shqiptare. Nexhmije Hoxha: Vjehrra e Berishës, agjente e UDB Ndër të tjera e veja e Hoxhës sqaroi edhe faktin pse nuk kishin marrë kardiologun Sali Berisha në grupin e mjekëve të Enver Hoxhës. Ajo sqaroi se propozimi për përfshirjen e kardiologut Sali Berisha pranë grupit të mjekëve të Enverit e bëri Hysni Kapo. Në fakt, rrëfen Nexhmije Hoxha, ne kërkuam se kush ishin kandidaturat e tjera dhe Hysni Kapo prezantoi dhe Ylli Popën. Kandidatura e Ylli Popës u pa e arsyeshme sipas familjes Hoxha pavarësisht faktit se kishte bashkëshorten rumune. Ndërkohë që kur dëgjuan propozimin për Sali Berishën, Nexhmija deklaroi se e kontestuan kandidaturën e tij për arsye se ai kishte vjehrrën agjente të UDB, shërbimeve famëkeqe sekrete të asaj kohe. “Saliu në shtëpinë tonë është futur nga dera e pasme. Ai ishte një komunist fanatik. Bënte të pamundurën edhe atëherë që nëpërmjet zellit të tepruar të tentonte të vinte në pushtet

  95. Aiglon thotë:

    9 October 2008 @ 11:42 pm

    Intervista e Blendit ishte OK. O genjen ky tipi kaq haptazi e kaq mire ose opozita u ngaterrua me kembet e veta ne lojen e Berishes…

  96. xhibi thotë:

    9 October 2008 @ 11:45 pm

    Tani qe lexova intervisten e ketij e kuptoj pse opozita dhe mediat e saj jane kaq te fiksuara mbas ketij, sepse qenka biznesmen, i pasur, dhe se paksa ndihmuar shume Partine Demokratike dhe paska bere ndermjetesime dhe me ate firmen amerikane mesa duket, edhe pse ky nuk e pranon. :D

    Po disa prej lajmeve dhe sulmeve ishin vertet qesharake, a thua se ky vici ishte politikan i pozites dhe jo Berisha. Ai mbase dhe ka bere gjera qe jane ne shkelje me ndonje ligj, apo qe nuk jane etike (them thjesht kot, hipoteze) po ama opozites dhe mediave te saj ia paska rrasur duke thene qe per te gjitha akuzat genjejne dhe i futi dhe si Berisha nje krahasim me komunizmin disa here; duket qe ka kaluar shume kohe me Berishen. :D

    Dhe per me teper paska thene qe nese e therret Prokuria jone do te paraqitet.

    Tashi ca do bejne keta te GSH & Co. ne mungese te provave per akuzat e tyre? Do ti kthehen prap Gerdecit dhe Trebickes? Apo do organizojne nje proteste per vicin dhe do thone se qytetareve shqiptare i rrezikohet jeta nga vici? :D

  97. Genty thotë:

    9 October 2008 @ 11:55 pm

    Ky zoteria serb, qe disa Shqiptare e besojne me shume se besojne shqiptaret, mohon kategorikisht lidhjet me kompanine energjitike “Rudnap” nga ana tjeter jane mediat e vendit te lindjes se biznemenit te fuqishem ne fjale (”kam biznese ne Shqiperi qe kategorizohen ne pasuri te paluajtshme” vlera totale $ 4 mije) qe shkruanin disa muaj me pare lidhjet e tij me kete kompani:

    “The Hungarian company Transelectro won the contract in the tender, but the actual contractor was Rudnap. An important link in these arrangements was a broker with experience, Fazlic, who still has loose ends of his crimes and theft of government money in Sarajevo.”

    In 2001, Fazlic was dismissed from the Investicijska Bank and criminal charges were filed against him for fraud. He moved (fled, actually) to Belgrade and soon made contact with Lazarevic.”

    Si ka akoma njerez qe besojne ne fjalet e ketij personi kur ne nje tv del e thote qe nuk ka shitur biznese ne Shqiperi kurse ne nje tv tjeter thote qe ka shitur!!!

  98. Genty thotë:

    9 October 2008 @ 11:56 pm

    Artikulli i plote i citimeve te mesiperme:

    http://www.redorbit.com/news/business/1229797/bosnian_weekly_details_battle_between_lobbies_for_control_over_power/index.html

  99. Genty thotë:

    9 October 2008 @ 11:57 pm

    Artikulli i plote i citimeve te mesiperme:

    http://www.redorbit.com/news/business/1229797/bosnian_weekly_details_battle_between_lobbies_for_control_over_power/index.html

  100. burimi thotë:

    9 October 2008 @ 11:59 pm

    ej o milet degjoni e merrni vesht. mos u genjeni nga rama . ai nuk din ku ka shpin e vet e do mendoje per ju . nuk e shihni qe jeton ne muze dhe ben orgji me veliajn. ai eshte pederast.

  101. xhibi thotë:

    10 October 2008 @ 12:09 am

    Me nje fjale GSH e Shqiperise paska mare si burim GSH te Bosnjes per “provat” e akuzave te saj? :D

    Per ca duhen gjithe keto pinponge gazetash? Nuk flitet per Kongo po per Bosnje. Gazetaret e GSH dhe te mediave te tjera shqiptare fare mire mund te shkojne dhe te verifikojne vete keto akuza ne Bosnje, rekordet publike te kompanive aty, e cdo gje tjeter, jo vetem rekordet e tenderave qe patjeter jane aty, po bile dhe akuzat se ky qenkerka nipi i atij te UDB-se. Ky nje prind ka qe eshte serb, e ema, dhe rekordet gjehen se kush jane te vellezirit apo te motrat e saj.
    Jam i sigurt qe shume gjera jane rekorde publike dhe biznesi, si ne Shqiperi si ne Bosnje. P.sh. mjafton ta mernin ne telefon policine e Sarajeves dhe ta pyesnin si gazetare nese ky vici eshte arrestuar ndonjehere apo ka ndonje padi kunder tij apo jo. Po ne vend te asaj botuan thashetheme si lajme se ai ishte arrestuar.

    Po sic thashe per ate artikullin e NY Times per te cilin genjente GSH, jo se gazetat tona nuk e dine se cfare duhen te bejne si media dhe si duhet te bejne pune profesionale, po thjesht nuk duan, se nese i bejne gjerat sic duhet i bie te zbulojne faktet dhe te verteten, dhe nese e bejne ate, nuk i lene vetes shume oportunitete per ti sherbyer bosave politike duke botuar shpifje dhe thashetheme te njera-tjetres.
    Rrumpalle hesapi, wellcome to Albania, the European Africa. :D

  102. Idris thotë:

    10 October 2008 @ 12:13 am

    “”"”"”Nuk ishte Veliaj qe i tha faqes amerikane se depot i hapi Berisha ne ‘97 qe te nxiste luften ne Kosove?”"”"
    Xhib i nerum…mos merr persiper me shume se c’duhet se urdheri BERISHES eshte me shkrim dhe i filmuar kur shpalli “Gjendjen e Jashtezakoneshme”…dhe nje MYTARI a MUTARI duartrokiste me dosje perpara “Rrofte Presidenti ” :P :P
    Zhurme dhe rrath Xhib….zhurme dhe rrathe….Perse ? :)
    Di gjo ti ? Je ne tave apo je si peshk pa uje FANATIK ? :)

  103. arb thotë:

    10 October 2008 @ 12:33 am

    edhe njèherè…pèrse nuk u trasmetua e gjithè intervista nè klan?pèrse tv i paanshèm klan(nuk e prisja vèrtet diçka tè tillè)u soll me publikun shqiptar e tè gjithè neve sikur tè ishte RD??pèrse gjith ai sulm kundèr ballkanweb(nuk ndryshojnè shumè me njeri tjetrin,dhe dikush mè duhet tè mè shpjegoj qartè,èshtè apo jo nip i ish shefit UDB ky tipi?dhe tè mbaj pèrgjegjèsi deri nè fund media nè ka gènjyer)pèrse gjithè ai sulm kundèr kryeprokurores ina rama(me prejardhje komuniste i thanè) nga klan?…p.s. ky tipi erdhi… gènjeu…talli me nderen me shqiptarèt e iku….

  104. Idris thotë:

    10 October 2008 @ 12:38 am

    Interviste mjaft e kendeshme…Te nxjerr mallin e Vehbi Alimuces…
    Z.Vebi :
    Ju cilesoheni kompani “fantazem” e ngritur mbi pastrim parash >
    z.Vebi
    Kompania qe drejtoj une ka prona te palujteshme se ne kemi blere toka me qellim qe kur te vijne te huajt( jo Fazllici,as Polici me Taqin) te investojne …ne kemi mbjelle domate e kastraveca …
    Ne kemi e cfare nuk kemi. Ne kemi nje President te nderuar qe eshte largepames dhe Ju e dini se ai ka deklaruar se parate tona jane te pastra
    KIMIKISHT…..
    Ngul kembe gazetari
    Për një kompani që ka 4 mijë dollarë kapital ?
    “Po une ja shes vetes dhe ja blej vetes se vetja ime me meson se si ta ruaj veten” - pergjigjet Fazllic :P :P :P
    O lume e perrua me keta skipetari more qe po i ha “morri serbit”
    Nga BOSNJA andej nga eshte LIRIA ! PIKE …..
    Nga ANGLIA andej nga erdhi “baxhua” qe s’dime gje ! P I K E .
    Po POLUA ka lene TAQI-ne ta perfaqesoje :) se helbete sic tha dhe MINISTRI tij eshte apolotik…dhe nuk merr pjese ne kapjen e agjenteve te HUAJ . Ai vetem lufton KRIMIN !
    Fazllic nje KARID i persosur ne intrigen e fjaleve ! Te tjerat i ben nen hijen e K/Ministrave dhe Ministrave qe “i do dhe respekton shume” :P :P
    Dmth i ka XHAN!

  105. Artian thotë:

    10 October 2008 @ 12:42 am

    Sipas Zyrës së Regjistrimit të Biznesit në Shqipëri, ju keni 4 kompani me një kapital total prej 4 mijë dollarë? 1 mijë dollarë secila. Cila është pasuria juaj e vërtetë në Shqipëri?

    4 mije dollar ,4 kompani i dajme per 4,nji…… secila !!
    4 ,000 $ eshte nate dhe mu me bejne syte apo si ?!!!!!!4mije i ka dhe gezim kulufi ….

  106. censura thotë:

    10 October 2008 @ 1:27 am

    ka shume mundesi qe ai te jete kapitali fillestar, qe shumica e kompanive ne shqiperi e kane sa minimumi ligjor.per te kuptuar sa eshte kapitali sot duhet pare bilanci.Mos u lodhni te nxirrni kuptim nga te dhenat e Zyres se Regjistrimit te Biznesit, qe meqe ra fjala nuk ekziston ;-)

  107. Silie thotë:

    10 October 2008 @ 3:01 am

    Pyetje per ata qe Akuzuan.
    1)A e besojne qe Gerdeci eshte nje ceshtje (under investigation) ne hetim e siper, qe ne cdo demokraci, qe ne aspirojme te arrime, eshte e pa mundur te jepet si shembull per cdo qellim , si nga pozita dhe opozita deri sa te kemi nje perfundim te hetuesise. Dhe per mendimin tim, do te ishte me e mira qe opozita dhe mazhoranca duhet te kishte nje miratim qe cdo perfundim i hetuesise duhet te pranohet.

    2)Tjetra:Ne cdo MEDIA system qe ne aspirojme te perfshihemi (eu) desinformacioni ose manipulimi i medias eshte i denueshem dhe i rregulluar me ligje strikte qe ata`personi` ose `individuali`ka te drejte mbrojtjen ne integritetin e tije pa friken e gogolit (eu)`Free speech(lies)`,qe perdorin sot opozita.
    Cfare eshte shurdhuese, eshte qetesia e akuzuesve ne ditet qe i del genjeshtra hapur.
    3)Cfare prove do ti bindete akuzuestit (qe ai ishte vrare), qe Trebicka ishte nje aksident,dhe ne qofte kjo se prove vihet ne disponicion a jane ne gjendje te kerkojne te falur te familja e te ndjerit , si dhe te njerezit qe ata mund te kene akuzuar per dore ne vrasjen e tije.

    4)Ai biznesmeni britanik qe degjova dhe pashe ne klan te premten, me lodhi,keshtu nje parameter i vetem tani per tani mund ti vertetoje te gjitha dyshimet e mija,Jam me origjine nga ferizaj (kosove, per ju ish komuniste) kur thate (me mediat e juaja)qe ai ishte nip i shefit te UDB me la nje ndjenje shume te keqe megjithese nuk besoje ne luften e klasave,te cilen me sa vej re nuk keni hequr dore fare duke pare reportet tuaja ei,kunati,vajza,djali dajua nipi.etc.Ne qofte se ky person nuk eshte nipi i udb`ashit ju keni nje faje te madhe ne supet tuaja,ose per genjeshter ose per joprofesinizem gjigand qe ju ve ne turp te madh ne sy te ketije populli qe pret shume me shume nga klasa politike e tije,pase kaqe vitesh zhgenjimi

  108. toko thotë:

    10 October 2008 @ 3:19 am

    Në Shqipëri ju keni vetëm 4 kompani, zoti Fazlliç, me një total prej 4 mijë dollarësh.
    Po.

    - Ky është investimi juaj?

    Jo. Një nga kompanitë e mia dhe kam mësuar se ka patur shumë keqkuptime rreth kësaj kompanie në media, është “Croun Acquisition”, e cila është ende në pronësinë time. Kjo kompani iu shit ligjërisht për 1,7 milion euro një kompanie qipriote të quajtur “Altaria Research ltd”, e cila gjithashtu është në pronësinë tim.
    Më lini t’jua shpjegoj këtë gjë. bla bla bla

    - Zoti Fazlliç, ju ja keni shitur kompaninë tuaj vetvetes. Ky është pastrim i pastër parash apo jo?

    Absolutisht jo. Le të kthehem edhe njëherë e të ta shpjegoj se si ndodhi. 1, 7 milion euro..

    - Për një kompani që ka 4 mijë dollarë kapital?
    Jo, të ftoj ty dhe çdo gazetar tjetër të shkojë në zyrën e tatimeve dhe të shohë se çfarë zotëron kjo kompani në pasuri të patundshme. E bëra vetë. I kërkova dikujt që të shkojë fizikisht në zyrën e taksave dhe të kërkojë bilancin. Do ta shihni se bilanci i kësaj kompanie reflekton saktësisht 1,7 milion euro, shumë për të cilën u shit tek kompania mëmë, me qëllim zhvillimin e tokës. Kur ta shes këtë kompani “Croun Acquisition”, dikur në të ardhmen, nëse planet që kam ndërtuar shkojnë mirë dhe nuk kam arsye për të dyshuar, do ta shes, le të shpresojmë, për shumë më tepër para. Dhe atëhere do të jem në gjendje t’i paguaj shtetit taksën për diferencën. Pra…

    - Sipas Zyrës së Regjistrimit të Biznesit në Shqipëri, ju keni 4 kompani me një kapital total prej 4 mijë dollarë? 1 mijë dollarë secila. Cila është pasuria juaj e vërtetë në Shqipëri?
    Pasuri ime e vërtetë në Shqipëri? Po jua shpjegoj edhe njëherë. Kam investuar në pasuri të paluajtshme të pazhvilluara. Arsyeja që e kam bërë këtë gjë është sepse besoj që qeveria e Shqipërisë po bën veprimet e duhura për të tërhequr investitime të huaja serioze në Shqipëri. Qeveria e Shqipërisë ka ulur taksën në nivelin e sheshtë prej 10 përqind, që është shumë e favorshme për investimet e huaja direkte. Nëse kthehemi tek 4 mijë dollarët, ky është kapital fillestar që duhet për të filluar një kompani. Nëse kompania fillon aktivitetin, ajo mund të sigurojë pasuri të patundshme e çdo gjë tjetër…,
    - Cila është pasuria juaj në Shqipëri?

    Shpresoj që bizneset e mia në Shqipëri të vlerësohen në më shumë së 50 milion euro. Veçanërisht në pasuri të potundshme. Mbasi të zhvillohet shpresoj se do të ketë një vlerë më të lartë.

    Si perfundm 1 mije dollare baraz 1.7 milion dollare ??????????? Matematike e re sa vete historia e njerezmit

  109. xhibi thotë:

    10 October 2008 @ 10:04 am

    Peshku, pa ca paskeni qene, po hiqeni mer banin automatikisht qe me keni vene tek kjo teme, se sapo shkrova disa here ketu nje koment te gjate me gjera qe gjeta per vicin ne internet qe jane te dyshimta dhe negative per te, qe ne kete rast jane ne ndihme te qellimit tuaj. :)

    Ose qiteni ate komentin me informacionet te pakten, se do i sherbeje dhe gazetave te opozites, qe mesa duhet as ne Google nuk e paskan kerkuar vicin.

  110. xhibi thotë:

    10 October 2008 @ 10:07 am

    Ok, se mbase nuk ka ban dhe nxefeni kot qe iu akuzova. :P Mund te jete ngaqe komenti kishte disa links, po i vura ne thonjeza links te gjitha, dhe bile dhe ne citate, po prap nuk del, nuk e di pse. Po qe ndonjeri ne linje hidhini pak nje sy ju lutem. Flm.

  111. Bulkthi thotë:

    10 October 2008 @ 10:12 am

    Kjo eshte nje pergjigje automatike. Ju lutem mos ktheni pergjigje! Ju jeni i padeshiruar. Serveri ka bllokuar mesazhet tuaja. Rrotullohuni majtas. Rrotullohuni djathtas. Mirupafshim!

  112. Silie thotë:

    10 October 2008 @ 10:15 am

    Nuk ka vend te botes me sa di une, qe bisnesi ne menyre ligjore nuk perpiqet te maximoje fitimet duke perdorur (loopholes) te carat ne ligjet existuese per te shmagur pagesat e taxave ose detyrimeve te ndryshme.Si shembull po marre GB qe po mundohet te permiresoje ligjin e shtetit pas qindra vitesh demokraci per te njejtin problem,por te dashur miq akuza me e rende qe mediat ose qeveria i ben ketyre bisneseve eshte opurtunizem pra jo krim,sic po ndodhe keto dite ne shqiperi,sepse me kedo qe mund te bashkepunosh ne demokraci ne rast se nuk thyen ndonje ligj te shtetit ku ndodhesh duhet te ndjehesh i lire dhe i mbrojtur si fizikisht ashtu dhe moralisht,me kete te fundit dua te kuptoje qe cdo individe duhet te kete te drejten te hedhe ne gjyqe, te padisi,cdo gazetare ose media per mbrjtjen e dinjitetit te tije.Dhe media duhet te kontrolloje vetveten sepse me fjalen e lire vine dhe pergjegjesi pershembull,nuk mund te therrases “Zjarr” ne nje salle te mbushur me njerez,ndonese ke lirine e fjales

  113. Artian thotë:

    10 October 2008 @ 10:16 am

    Çfarë moshe kishit atëherë?

    Tani jam 33. Isha 16 atëherë.

    - 33 vjeç?

    Po.

    - Dhe ju jetoni në Londër? Adresa kryesore është në Londër?

    Unë tani jetoj midis Uashingtonit dhe Londrës. Kompania ime kryesore është në Londër, kështu që shumica e lidhjeve të mia të biznesit janë në Londër, por familja ime jeton në Uashington.

    - Familja juaj jeton në Uashington, ju jetoni shumicën e kohës në Londër dhe ju udhëtoni shumë në Bosnjë, Shqipëri, Serbi.

    Unë jetoj shumicën e kohës në Uashington DC. Udhëtoj shumë në botë dhe udhëtoj shumë në Evropën Lindore, ku janë disa prej bizneseve të mia. Por zhvilloj shumë aktivitet biznesi edhe në Londër gjithashtu.

    - Me çfarë biznesi merreni?

    Jam investitor, kam disa kompani.

    - Në çfarë investoni?

    Unë investoj, unë kërkoj për mundësi investimi në fusha që kanë leverdi fitimi dhe nuk jam i kufizuar gjeografikisht. Për shak të së shkuarës sime, kam kuptuar që mund të investoj më shpejt se një biznesmen normal amerikan, që nuk kupton kulturën dhe historinë e Evropës Lindore. Unë kam kuptuar që unë mund të investoj më shpejt dhe të reagoj më shpejt në Evropën Lindore
    ……………………………………………………………………………………..
    ……………………………………………………………………………………..

    E kuptoni vete qe ne nje moshe kaq te re ,te jete nje nga milioneret me te sukseshem ,me preference per me shume , ne vendet e Europes se Lindjes!!!

    Eshte zotesi , apo i vecante “suksesi” milionerit , ne moshe kaqte re ?!!!

    Po pse Pikerisht Damir Fazllic dhe jo ,Bexhet Pacolli ?!!!!!!

    Bexhet Pacolli eshte dhe ky nje milioner investitor i madh ,race shqiptare !
    Apo e kam Gabim?

  114. Silie thotë:

    10 October 2008 @ 10:27 am

    Por megjithe ate e kuptoj poziten tuaj dhe per kete po ju jap nje thenie qe e kam hua nga gazeta britanike The Guardian.
    COMMENT IS FREE…
    …BUT FACTS ARE SACRED. C.P SCOT,1921

  115. thelbi thotë:

    10 October 2008 @ 10:33 am

    Po te analizojme intervisten e sjelle me aq dashuri dhe profesionalizem nga Taqi, ne fakt nuk ngelet asnje pike dyshimi - Fazllic eshte investitor i ndershem dhe shpifjet neper gazeta jane komunisto-hitleriane. Sic me kujtohet nga librat e nga programe televizive te gjithe njerezit e mpleksur me krimin mediave ju kane thene te verteten, Al Kapone deklaroi ne CNN qe ishte mafioz, Laki Luciano dhe John Gotti thane perpara 35 milione shikuesve qe kishin vrare e prere, vene gjoba, kishin bere tregti droge etj. Sinqeriteti pra, ka arritur kulmin kete 50 vjecarin e fundit sidomos, keshtuqe eshte e qarte FAZLLIC NUK GENJEN

  116. Silie thotë:

    10 October 2008 @ 10:38 am

    Me duket mua apo ju njerez keni nderruar rolet.Kur komentonim per te ndjerin “Tanin e Topit” te njejtit njerez qe sot akuzojne nje njeri me moshe te re te pasuruar shume shpejte, e mbronin ate me nje fanatizem te eger per cdo akuze ose dyshim sado te vogel qe hidhej

  117. xhibi thotë:

    10 October 2008 @ 10:47 am

    Ok se me beri kurioz ky vici. Nga ca tha per bizneset duket pak e dyshimte per veten e vet, pasi 33 vjec me dhjetera biznese, kaq milione

    euro ketu e kaq aty, dhe nuk dukej se ishte shume transparent ne natyren e bizneseve. “Investim ne pasuri te patundshme” eshte shume e

    pergjithshme, plus qe ky del te kete konkuruar dhe Donald Trump me gjithe keto investime ne gjithe boten. :D

    Ja ca gjeta ca gjera nga google, se gazetat tona as nje kerkim te tille mesa duket nuk kane bere, se te pakten do kishin gjetur keto dy

    artikujt e pare dhe do i kishin cituar ne sulmet e tyre politike (ketu po vetem vetem nga nje pjese te secilit artikull).

    Washington Post, 2000
    “http://www.balkanpeace.org/index.php?index=article&articleid=12056″

    No loan contract was signed, the auditors stated, the hotel was never built and the workers were never hired. Moreover, the firm’s owner,

    Damir Fazlic, in an interview denied having sought or received any federal financial assistance for the unsuccessful project.

    Dhe artikulli tjeter.

    Nato News (permbledhje lajmesh), 2003
    “http://www.nato.int/sfor/media/2003/ms030321t.htm”

    According to the Croatian Government, Gotovina has been hiding in Herzegovina for a year. A “gifted” businessman and a “would-be” Federation

    Premier, Damir Fazlic, was detained at the Acqua Hotel by the Federation police for questioning about his links to Milorad Lukovic Legija.

    The police established that he had received calls on his cell phone from Lukovic and his associates. Fazlic denied having anything to do with

    Lukovic, and was released after questioning. However, according to the paper’s source, after Fazlic failed to privatise the tobacco industry

    in BiH, he was out of favour with Stanko Subotic “Cane”, and asked Legija to protect him from Subotic, which he accepted with pleasure. How

    Legija convinced Subotic to leave Fazlic alone is still unknown. It is suspected that the Acqua Hotel, where Fazlic decided to stay after he

    returned from Belgrade was just a disguise for the laundering of drug trafficking money. (Photo on page 7)

    Kishte artikuj plot nga gazeta ballkanike, nje pjese dhe ne anglisht, po ato nuk i hapa fare se nuk i kam shume besim. Megjithate keta

    gazetaret tane le ti germojne dhe mbase gjejne ndonje fakt, po keto behen me te dhena korrekte jo me thashetheme.

  118. xhibi thotë:

    10 October 2008 @ 10:48 am

    Nderkohe Gary Kokalari i ka bere nje leter Tom Ridge, dhe kete leter ia ka derguar disa gazetave kryesore

    amerikane, qe eshte gje pozitive. Ky insistonte per Mediun dhe lidhjet me Gerdecin qe ne fillim, qofte me argumenta ne dukje ordinere po qe

    qendronin, si p.sh. te pashe qe kishe ore Rolex ne dore, dhe i bente llogarine Mediut sa rroge mer dhe i dilte qe oren s’mund ta kishte blere

    me parate e rroges. ;)
    Letren e tij te derguar ne 7 tetor 2008 mund ta lexoni ketu:

    “http://tribunashqiptare.albemigrant.com/dossier1.php?subaction=showfull&id=1223511567&archive=&start_from=&ucat=3&”

  119. xhibi thotë:

    10 October 2008 @ 10:49 am

    Ja dhe nje regjistrim biznesi ne emer te vicit ne Korrik 2008, ne Utah, SHBA

    “http://64.233.169.104/search?q=cache:Qx4kcOVwWJAJ:www.murray.utah.gov/menus/pdf/recorder/licenses/july%252008.pdf+%22damir+fazli

    c%22&hl=en&ct=clnk&cd=20&gl=us”

    Biznes ne Kanada

    “http://strategis.ic.gc.ca/app/ccc/srch/nvgt.do?lang=eng&app=1&prtl=1&sbPrtl=&estblmntNo=234567114337&profile=cmpltPrfl”

    Biznes ne Angli

    “https://secure.creditgate.com/search/search.aspx?AP=Current/Dissolved&CompanyID=1019072101&CompanyType=O”

    Dhe keto me nje kerkim te thjeshte disa minutash ne Google. Imagjino sa shume mund te gjejne gazetaret per kete, aq me teper qe eshte

    perhapur ne shume shtete (dhe kjo e ben te dyshimte aktivitetin e biznesit), qofte me rekordet e bizneseve te regjistruara dhe aktivetet e

    tyre, me para qe mund te kete paguar per lobing (Ne Washington ma ha mendja ka rekorde publike, kush ka paguar sa, kujt ia ka dhene, per

    cfare qellimi) ne SHBA dhe vende te ndryshme, e menyra te tjera.

    Per ne kuptohet eshte e rendesishme nese ka shkelje me aktivitetet e tij ne Shqiperi apo ne lidhjet me Berishen ose ndonje familjar apo

    qeveritar te tij. Po edhe nese thjesht duan ta perdorin per qellimet qe gazetat tona kane qef, pra per sulme dhe insinuata politike, mendoj

    mund te gjejne fakte plot.

    Por kur fillojne me insinuata thashethemesh si artikujt e ketyre dy diteve, pa fakte pa kerkime pa gje, jo vetem qe nuk nxjerrin te verteten

    ne drite, po diskreditojne veten, qofte ne lidhje me kete ceshtje qofte per ceshtje te tjera.

    Mbase e mer nismen NY Times dhe ta investigoje kete vicin meqe ia ka derguar ai Kokalari dhe meqe ky qenka perhapur shume ne shume vende, me

    politikane, dhe nga nje pamje e pare ngjall dyshim; nje cun i ri me gjithe keto para dhe me nje numur biznesesh me profile te ndryshme ne

    vende te ndryshme. Dhe nese e bejne ata mendoj se do ia gjejne anen nese ka pasur dicka te parregullt dhe Berisha ne lidhje me kete.

  120. Taqi thotë:

    10 October 2008 @ 10:49 am

    Jam me origjine nga ferizaj (kosove, per ju ish komuniste) kur thate (me mediat e juaja)qe ai ishte nip i shefit te UDB me la nje ndjenje shume te keqe megjithese nuk besoje ne luften e klasave,te cilen me sa vej re nuk keni hequr dore fare duke pare reportet tuaja ei,kunati,vajza,djali dajua nipi.etc.Ne qofte se ky person nuk eshte nipi i udb`ashit ju keni nje faje te madhe ne supet tuaja,ose per genjeshter ose per joprofesinizem gjigand qe ju ve ne turp te madh ne sy te ketije populli qe pret shume me shume nga klasa politike e tije,pase kaqe vitesh zhgenjimi

    Ke plotesisht te drejte !

  121. xhibi thotë:

    10 October 2008 @ 10:50 am

    Ok never mind Peshku, se i vura copa copa dhe dolen me ne fund. :)

  122. Taqi thotë:

    10 October 2008 @ 10:56 am

    Me duket mua apo ju njerez keni nderruar rolet.Kur komentonim per te ndjerin “Tanin e Topit” te njejtit njerez qe sot akuzojne nje njeri me moshe te re te pasuruar shume shpejte, e mbronin ate me nje fanatizem te eger per cdo akuze ose dyshim sado te vogel qe hidhej

    Silie,

    keta e kane zakon qe dikush qe ben goxha para duke qene i ri ne moshe, te shihet me dyshim ! Harrojhne keta gje pjesa derrmuese e biznesmeneve Shqiptare jane aty tek 30-40 vjeç dhe jane bere milionere e miliardere.

    Pastaj, ç’fare krimi qenka te pasurohesh duke bere biznes, duke spekulluar ne burse, duke perfituar nga krizat ekonomike etj ?

    Perse na duhet qe ne te merremi me hallet e botes e te bejme ne, transparencen e Fazlliç, atehere qe asnje vend ne bote ku ai “banon” e ka biznese (USA, Angli, dhe Gjitha Ballakani) nuk hetojne prejardhjen e miliardave te tij ?

    Te gjitha sulmet ndaj ketij biznesmeni behen per te goditur Berishen dhe qeveritaret e tjere, sepse Fazlliç siç e pohoi edhe vete, eshte “Republikan i flaket”, ka bere ne 2005 çmos qe PD-ja te fitoi zgjedhjet : nuk e mohoje, ka derllur mbase milionat, dhe qeveria ja ka shperbyer duke bere “Taksen e Sheshte” apo lehtesira te tjera te medha per bizneset e huaja - kuptohet, Fazlliç do eprfitonte i pari nga keto lehtesia.

    Keto jane praktika qe njihen ne mbare boten.

    Ne USA prsh, kur Klintoni bente vizite ne Indi, merrte me vete bizneset e “veta”, dmth prane tij. Demokratet jane afer Pepsi ne USA, kurse Republikanet kane Coca Cola

    Keshtu qe, lidhjet biznes-politike datojne qe nga koha e Jul Cezarit dhe vazhdojne keshtu ne te gjithe boten … pse çuditeni ?

  123. Koth thotë:

    10 October 2008 @ 10:56 am

    Sot ja vlen te lexohen keto komente qe lidhen me nje sulm te perqendruar ndaj Prokurorise se Pergjithshme :

    Televizioni i pavarur Klan i Blendi Fevziut : Ndërsa prokuroria hap çështje kryesisht nisur nga shkarkimet e disa mediave për rastin e biznesmenit Fazllic, duke mos saktësuar shkeljet që sipas prokurorisë paska fyer Fazllic, organi i akuzës për çudi injoron deklaratat publike të ministres së shëndetësisë Anila Godo e cila mëse njëherë ka denoncuar abuzimet e kryera me 26 milionë euro nga taksat e qytetarëve shqiptarë në tenderat për ilaçet.

    Vazhdojme me Gazeten shume te pavarur Koha Jone :

    Ndersa prokuroria hap ceshtje kryesisht nisur nga shkarkimet e disa mediave per rastin e biznesmenit Fazllic, duke mos saktesuar shkeljet qe sipas prokurorise paska fyer Fazllic, organi i akuzes per cudi injoron deklaratat publike te ministres se shendetesise, Anila Godo, e cila mese njehere ka denoncuar abuzimet e kryera me 26 milione euro nga taksat e qytetareve shqiptare ne tenderet per ilacet.

    Pronari i Librarise “Kadare” legjendari Fahri Balliu : Reagimi i dy ditëve më parë, kur ajo hapi një proces “kryesisht” ndaj Damir Fazlliqit, veç në bazë të propagandës bajate, krejt komuniste, të mediave të kontrolluara nga opozita, është rasti i fundit i një tërësi investimesh që institucioni i Ina Ramës po kryen në mënyrë politike e që s’u shërbejnë reformave.

    Interesant : te gjithe mendojne ne te njejten kohe, te njejten gje dhe perpos te tjerave edhe e tastjerojne njekohesisht. ;)

  124. canart1975 thotë:

    10 October 2008 @ 11:02 am

    O Taqi perpara se ti japesh te drejte atij Kosovarit nga e di ti se Fazlici nuk eshte nipi i shefit te UDB.Apo se ashtu te tha mashtruesi me i madh i Ballkanit mbreme qe eshte gati te mohoje edhe nenen e vet per te shpetuar lekuren.Edhe per tue cunin nga ferizaj nuk eshte problemi se ky mashtrusi eshte nip i shefit te UDB por problemi eshte se me dosjet e UDB ka bere shantazhe politikaneve te ish jugosllavise

  125. Taqi thotë:

    10 October 2008 @ 11:04 am

    E kuptoni tan tani qe solmi Koth ishte sulm “politik” ?!

    Njera ana sulmoje e para per te denigruar politikisht Qeverine duke perdorur tere arsenalin e saj mediatik, ndersa tjetra i pergjigjet ma ato “pak” mjete qe ka ne dore, po me te njejten monedhe.

    Akuzat dhe kunderakuzat bazohen te gjithe ne pikapamje dhe qendrime politike, ndaj çdo gje behet per pushtet, jo per transparence, jo sepse opozites “parimore” po i dhimset shume Shqiperia qe po “mbytet” nga biznesi “Serb” - si edhe u shprehen dje

    Nje shprehje franceze thote : - “Qui sème le vent, récolte la tempête”

    - ” Kush mbjell eren, korr stuhine “

    Me çeshtjen Trebicka dhe fill pas saj me “skandalin” Fazlliç, Opozita sulmoi e para per t’i bere “gropen” qeverise - sesa ja ka arritur kesaj, do t’a shohim - ndersa tani ka filluar kunderpergjigja … (sipas thashethemeve, priten qe Rames t’i nxirren edhe njehere ato fotot Nudo, bashke me materiale te tjera : Berisha u shpreh per “video, foto etj” - wait & see)

  126. Taqi thotë:

    10 October 2008 @ 11:07 am

    O Taqi perpara se ti japesh te drejte atij Kosovarit nga e di ti se Fazlici nuk eshte nipi i shefit te UDB

    O Kanart,

    ne ketu jemi si ne gjyq, prandaj dhe duhet qe te ndjekim rrgullat e proçeseve gjyqesore :

    Ai qe akuzon, duhet te provoje akuzen !

    Media e akuzoji Fazlliç qe ishte “nipi i ish-shefit te UDB-se”

    Fazlliç e mohoje kategorikisht - s’eshte detyra e tij te sjelli pemen gjenealogjike per t’u mbrojtur : eshte detyra e akuzes qe te sjelle prova qe vertetojne akuzat e tyre … ne rast se nuk gjejne prova qe ai eshte “nipi”, atehere Hajt SHENET !

  127. xhibi thotë:

    10 October 2008 @ 11:10 am

    GSH thote qe vicin e shoqeroi policia ne aeroport.
    Koha jone thote qe GSH/News 24 ka pergenjeshtruar veten me lajme qe ka dhene se pamjet filmike tregonin qe vici nuk ishte i shoqeruar nga policia nderkohe qe teksti i lajmeve deklaronte dicka te tille.

  128. canart1975 thotë:

    10 October 2008 @ 11:10 am

    PO sikur une te sjell prove nja dy tre gazeta boshnjake qe thone qe ai eshte nipi i Stanishic mi quan apo jo?Se certifikaten familjare sja gjej dot atij

  129. Taqi thotë:

    10 October 2008 @ 11:15 am

    po pse, t’i çuan prove te pamohueshme ate qe thone gazetaret ? Ata ku e bazojne proven e tyre ?

    Ky neser mund t’i akuzoje ata per shpifje, dhe gazetaret do te detyrohen te nxjerrin provat qe bazojne akuzat e tyre …

  130. canart1975 thotë:

    10 October 2008 @ 11:20 am

    Po ti pse beson Fazllicin dhe mua sme lejohet te besoj gazetaret?

  131. Taqi thotë:

    10 October 2008 @ 11:22 am

    GSH thote qe vicin e shoqeroi policia ne aeroport.

    Xhibi,

    nga pamjet qe pash personalisht nga Tv Alsat (na falni, s’kam dhe s’dua te kem Satelit me pagese, as Tring, as Dixhitalb, as SAt +) - vura ré se Fazlliç ishte i shoqeruar nga disa persona me xhaketa te zeza, dmth me bodiguarde, kurse personeli i aeroportit i vinte rrotull - s’kishte asnje polic, perveç ata te sherbimit qe jane gjithnje normalisht ne aeroport.

    Falliç madje kaloi edhe kontrollin personal, metal detectorin, sepse aty mori dhe kutine plastike per te vendosur sendet personale perpara kontrollit

  132. Taqi thotë:

    10 October 2008 @ 11:26 am

    Po ti pse beson Fazllicin dhe mua sme lejohet te besoj gazetaret?

    Ja pra, ré brenda ne gracke !

    Ne nje proçes gjyqesor (neve po bejme proçes mediatik ndaj Fazlliç) rrespetohet principi kushtetues i “prézumimit te pafajsise” - qe do te thote se i akuzuari eshte dhe konsiderohet i pafajshem, derisa te provohet ne menyre kategorike fajesia e tij !

    Une i besoj atyre qe thote i akuzuari Fazlliç ne lidhje me lidhjen familjare te tij me ish-shefin e UDB-se, derisa nuk ka “PROVA” qe vertetojne nje akuze te tille …

    kur te vertetohet boterisht se Fazlliç eshte nipi i tij, atehere do e besoj :

    shkoni e pyeteni ish-shefin eUDB-se ne vitet 92-97, ç’fare thote ai ?

  133. arb thotë:

    10 October 2008 @ 11:27 am

    hej…po tè paktèn mos na bèni budallenj e qora,po pamjet e tregojnè qartè se ky nè aeroportin e rinasit ishte i shoqèruar nga efektiv tè policisè shqiptare,e vetmja gjè qè le dyshim èshtè se kèta efektiv kanè marr urdhèr pèr ta shoqèruar apo e kanè bèrè me kokèn e tyre?po edhe majko dje nè parlament tregoi 1 foto tè kètij tipit me pranga…mos èshtè gjè fallco fotoja?unè nuk po them se mediat shqiptare janè si ungjilli….por tè paktèn pèr ato qè shoh e dègjoj s”ka nevojè pèr shumè komente!!!!!

  134. Taqi thotë:

    10 October 2008 @ 11:29 am

    Jo per ndnje gje Kanart, por me kete llogjike, i bie qe ne te besojme çdo gje qe shkruaje gazetat dhe gazetaret - me justifikimin “pse t’i besoj X apo Y, dhe mos t’i besoj gazetareve”

    po gazetaret, dihen boterisht qe ose genjejne ndonjehre, ose egzagjerojne ne pjesen me te madhe te rasteve - shprehja : “e beri qimet trà”, eshte shprehje katile per ata !

    Gazeta s’ka rol te tregoje te verteten, ajo ka rol te shese sa me shume kopje … dhe ne boten aktuale SCOOP-i eshte ai qe ben lek te madh

  135. Koth thotë:

    10 October 2008 @ 11:29 am

    Xhib xhinxhileja :

    Urim Rexhepi , ish truproje i ish-Ministrit te Drejtesise eshte shef i Komisariatit te Rinasit, dhe vjen ne kete detyre nga Komisariati i Sarandes eshte ne kete foto qe do e shikosh dhe vete.

    Rexhepi Fazlliu

    Ca gjera nuk jane me inat, me degjo mu , se te shkon dhe dem perkushtimi pa jo per gje.

  136. Silie thotë:

    10 October 2008 @ 11:34 am

    Canart
    Se pari, kam lindur ne “tiranen e kuqe te Enverit“ ne vitin 1975,vetem 3 here gjate gjithe jetes time kam qene ne Kosove (dhe me vjene shume keq per kete) sepse si ty kame qene ne emigracion ne Angli dhe s`kam pasur dokumenta,kjo nuk do kishte rendesi per tu permendur nese shprehja jote “atij Kosovarit” nuk mu duk aspak mbreselenese.

    Se dyti, ne qofte se (if you can bother) kalon disa sekonda per te lexuar komentin me te cilin Taqi eshte dakort shkruan (NE QOFTE SE) pra une nuk them as po as jo dhe cdo gje eshte ne record, por ama kur media dhe opozita kryesore e vendit perdore nje akuze te tille duhet qe patjeter te vertetoje faktet qe sic thashe me siper mund te jete dhe e vertete por NE QOFTE SE JO, ato duhet te kerkojne falje publike me po aq pompozitet si dhe HEADLINE e tyre per nipin e udb ashit

  137. xhibi thotë:

    10 October 2008 @ 11:35 am

    O Koth, o bilbil, po ca perkushtimi mer, i ke vene syzet ti sot apo nuk lexon? Me shume materiale kompromentuese per vicin gjeta une me nje kerkim ne google se gazetat tona. :D

    Nese ai eshte shefi ok, di gje une? Une thjesht solla lidhje nga dy artikuj qe kundershtojne njeri-tjetrin.

  138. canart1975 thotë:

    10 October 2008 @ 11:47 am

    Canart
    Se pari, kam lindur ne “tiranen e kuqe te Enverit“ ne vitin 1975,vetem 3 here gjate gjithe jetes time kam qene ne Kosove (dhe me vjene shume keq per kete) sepse si ty kame qene ne emigracion ne Angli dhe s`kam pasur dokumenta,kjo nuk do kishte rendesi per tu permendur nese shprehja jote “atij Kosovarit” nuk mu duk aspak mbreselenese.

    Se dyti, ne qofte se (if you can bother) kalon disa sekonda per te lexuar komentin me te cilin Taqi eshte dakort shkruan (NE QOFTE SE) pra une nuk them as po as jo dhe cdo gje eshte ne record, por ama kur media dhe opozita kryesore e vendit perdore nje akuze te tille duhet qe patjeter te vertetoje faktet qe sic thashe me siper mund te jete dhe e vertete por NE QOFTE SE JO, ato duhet te kerkojne falje publike me po aq pompozitet si dhe HEADLINE e tyre per nipin e udb ashit

    Me vjen shume mire se qenkemi nga i njejti qyetet dhe paskemi lind ne te njetin vit por duhet ta dish se po te kerkosh pak ne google do shikosh qe te gjitha gazetat qe flasin per Fazllicin e lidhin me dajen e tij Jovica Stanishic dhe jo per kete fakt qe ne po e denojme ate por sepse ka abuzuar me emerin e dajes se tij per te bere shantazh dhe per te perfituar ne menyre te padrejte .Ato qe ka thene ai mbreme gjysma jane mashtrime .Sepse pike se pari ai ehste arrestuar dy here nje here ne Serbi koh me pare per identitet te rreme dhe heren e fundit para dy ditesh kur media boshnjake ka ngelur e gjitha e shokuar se pse Fazllic eshte liruar .

  139. Artian thotë:

    10 October 2008 @ 11:50 am

    “Finding out who caused the explosion, and bringing the culprits to justice, is a test of Albania’s credibility as a future member of NATO. It would also help Mr Berisha achieve his goal of making Albania a formal candidate to join the European Union. That is because the EU’s sharpest criticisms of Albania are directed at the country’s judicial system. All too often, prosecutors and judges are bribed or bullied by politicians.”

    The Ekonomist ,9/10/08

    Gjetja kush e shkaktoi explozionin (Gerdeci) dhe sjellja perpara drejtesise ,eshte nje test i forte per besueshmerine e Shqiperise ,si nje anetare e NATO-s .

    Bashkimi Europian shpesh here ber me dije , se sistemi i drejtesise ,prokuroria ,gjykatat jane te korruptuara nga politika dhe politikanet . Ato,jane te manipuluara,nga politika.Drjetesia nuk eshte e pavarur ,faktikisht .,ajo eshte nen kembet e politikes !

  140. zarathustra thotë:

    10 October 2008 @ 11:55 am

    Do zoti i japin Damirit nenshtetesine shqiptare dhe ta bejme president pasi ishte FIGLIO DI BUONA MADRE. Kam ndjekur 10 minuta mbreme rastesisht tek klani intervisten dhe mu duk sikur po degjoja “NJE MIJE E NJE NET” alla ballkance.
    p.s KUSH DO TE JETE IDHULLI I ARDHSHEM I SHQIPTAREVE PAS KETIJ??????’

  141. Silie thotë:

    10 October 2008 @ 12:13 pm

    Canart une as po e mohoje as po e pranoje si fakte se ky eshte nipi i drejtori te UDB, pa e perseritur veten shume here une thjeshte po kerkoje te provoje se nese ky eshte nje trillim eshte me i lehti per tu verifikuar, ndersa duke levizur argumentat nuk gjeje dote fjale me te pershtatshme ne shqip(shifting the goalpost) tani duhet te vertetojme a ka bere apo jo shantazh me dosjet e udb,qe sa per dije une besoje se mund te besh shatazh vetem nese ke dicka per te shantazhuar dhe ne duhet te mirepresim cdo FACT nga qe te vije, nese nuk kemi ndo nje gje per te fshehur

  142. xhibi thotë:

    10 October 2008 @ 12:19 pm

    Qe bie era dyshim ne aktivitetet e tij te biznesit bie, se ka bere shume para per nje kohe te shkurter, ka shume biznese te regjistruara ne vende te ndryshme te botes, dhe sic thote dhe vete ka shume perfshirje ne politike ne vende te ndryshme dhe njohje me politikane dhe lobista. Puna eshte nese do dale ndonje afere korruptive ne lidhje me Birishen apo ndonje qeveritar tjeter apo jo. Nese prokuria jone e mer ne hetim dhe me kooperim te organeve nderkombetare besoj mund te gjeje dicka nese ka, ose te pakten te beje nje pasqyre te qarkullimit te parave, nga shkojne dhe nga vene dhe si lidhen bizneset qe ai ka ne Shqiperi me kete qarkullim parash.

    Ky tha qe ka mik dhe Mediun dhe Mediu bie era korrupsion qe tutje tu. :D

    Te shofim ca do dale.

  143. lumidrin thotë:

    10 October 2008 @ 2:06 pm

    Artian, e cileson BE, cilit krah politik.?
    Per sa shohim ne , mbron interesat e se majtes, politikaneve te vjeter.
    Di gje ti?

  144. toko thotë:

    10 October 2008 @ 2:33 pm

    Me lind pyetja? Ne nje vend si shqiperia dhe me tere keto peripeci qe po heq ky Vici yne, mendoni se nje bisnes i regullt dhe i forte do te kishte qendruar ne shqiperi apo do te kishte thene. “Ne djall te veje Shqiperia nuk eshte i vetmi vend ne bote per te invesutar ne menyre normale”.
    E vetmja arsye llogjike qe me ben te besoj perse ky vazhdon te investoj ne shqiperi eshte fakti se ai ka investuar ne fusha qe % e interesit te invesimit eshte aq e madhe sa ja vlen sakrifica.( nga 1 mije dollare shumfishohet ne 1.7 miljard ne 5 vjet) Cilat fusha japin kete perqindje dhe nuk mund te gjenden kollajne vendet e tjera? Ju nxirni vete konkluzionin

  145. Idris thotë:

    10 October 2008 @ 2:56 pm

    “”"”"Harrojne keta gje pjesa derrmuese e biznesmeneve Shqiptare jane aty tek 30-40 vjeç dhe jane bere milionere e miliardere.”"”"”"
    Kjo pjese derrmuese eshte miljonere ….dhe per kete nje merite Absolute ka ish Presidenti MEJDANI.
    I vetmi qe kerkoi amnisti fiskale pasi duhet te jete “lemerisur” kur ka lexuar te dhena mbi menyrat dhe burimet e Pasurimit te “miljonereve ” te rij shqiptare.
    Por Nano dhe Berisha me kete menyre perjashoheshin nga e “ardhmja ” dhe e kundershtuan ate . Kjo e shpjegon se perse “miljoneret” shqiptare 30-40 vjecare lulezojne si Luli i Partise me miq Fazllicin . Kjo shpjegon edhe kodin moral te klases Politike sot…e shprehur ne frazen Don Kishoteske te K/ministrit tone Don KISHOT ne Parlament :
    “”Po te doni ua sjell Fazllicin ketu une Juve ” dhe………. zgerdhihet !!!!!
    Dhe burijet e Berishes vazhdojne :
    si ne bucim te topit
    timpani veshit….
    Fazllici dinte mire shqip apo eshte prure i perkthyer ?
    A flisni shqip ?

    Pak

    - A kuptoni shqip?

    Pak

    - Pak ?……………………………. Nje nga pyetjet me inteligjente qe do te pasoje intervisten !
    Pak po aq pak sa qe mezi e kupton edhe POLICI ! :) :)

  146. Pjer Thomas thotë:

    10 October 2008 @ 3:42 pm

    Me interesante qe intervista e atij Fazlliut thene gazetes, se sa artikulli ne fillim dhe komentet, e lagu se lagu. U kuptua se me shume kish nevoje Fazlliu te vinte ne Tirane per shfajsim apo pastrim te figures se tij (e drejte e ligjeshme e çdo njeriu, pavarsisht se genjen apo nuk genjen, kjo eshte per tu pare me vone) se sa kish nevoje gazetari apo njerez ne Shqiperi per ta thirur ate. Pjesa me interesante e intervistes ishte kapercimi nga fillimi i aktivitetit te njeres prej firmave me 1000 euro ne 1.7 milion euro, sipas bilancit qe kish kerkuar vete Fazlliu. Pra spekullim i paster, por qe e praktikojne dhe te tjere ne bote por jo kaq rende, me kaq diference te madhe. Nejse ai shpreson se keto firma, investime, pasuri te paluajteshme, do te shiten 20-30 here me larte se çmimi i tanishem, duke iu dhene shprese tatimorve se do ta paguaj taksen 10% te fitimit. Mirpo per transaksionin e pare nga 1 mij euro ne 1.7 milion euro , (sipas Meros dhe Fazlliut) nuk pame ndonje pagese ne drejtim te Tatimeve (sipas Meros). Le te shpresojme se me tatimoret do jete ne rregull, po te mos harrojme dhe qe tatimoret (si kudo ne bote) te çojne çdo vit faturen e taksave qe s’ke paguar, edhe sikur ti te kesh harruar. Ana politike e çeshtjes, qe shum diskutohet ketu, eshte emocionale apo interpretative, dikush e interpreton keshtu e tjetri ashtu, eshte e kote te zgjatesh.

  147. Blendi Salaj thotë:

    10 October 2008 @ 4:33 pm

    Rexhepi Fazlliu

  148. Rob-terneti thotë:

    10 October 2008 @ 4:52 pm

    As hetim, as gjetje as kapje prej tamami nuk do te kete. Keto jane kercenime reciproke, asgje me shume.

    Eshte rene dakord me kohe, qe hesapet te lahen ne planin politik, ne kuptimin albanez. Si perfundim, te gjithe shahen, e po te gjithe perfundojne me llogari ke veni, prona, e me the a te thashe. Gjithe presioni behet per te hap krahun, kaq. I vetmi qe beri ca vjet qe Nano, por mesa duket, rasti i tij i kthjelloi te tjeret.

  149. D. thotë:

    10 October 2008 @ 8:31 pm

    Sal Berishovic do perfundoje si Nexhmije Hoxha; ne pleqeri do bej ca vite burg per tradhti ndaj kombit dhe pastaj do harroet.

  150. Monda thotë:

    10 October 2008 @ 9:37 pm

    Qe bie era dyshim ne aktivitetet e tij te biznesit bie, se ka bere shume para per nje kohe te shkurter, ka shume biznese te regjistruara ne vende te ndryshme te botes, dhe sic thote dhe vete ka shume perfshirje ne politike ne vende te ndryshme dhe njohje me politikane dhe lobista. Puna eshte nese do dale ndonje afere korruptive ne lidhje me Birishen apo ndonje qeveritar tjeter apo jo. Nese prokuria jone e mer ne hetim dhe me kooperim te organeve nderkombetare besoj mund te gjeje dicka nese ka, ose te pakten te beje nje pasqyre te qarkullimit te parave, nga shkojne dhe nga vene dhe si lidhen bizneset qe ai ka ne Shqiperi me kete qarkullim parash.

    Ky tha qe ka mik dhe Mediun dhe Mediu bie era korrupsion qe tutje tu. :D

    Te shofim ca do dale.

    Xhibi, si mendon ti me ate mendjen tende te zgjuar? Te behen pazare te tilla ne Shqiperi, me perqindje perfitimesh kaq marramendese dhe qeveritaret tane te mos kene gisht apo te mos dine gje?!
    Te marrim anen tjeter qe Berisha s’dinte gje per “me nder mikun”, apo dhe Gerdecin, atehere either way te jape doreheqje qe e kane bere Shqiperine han me shtate (qindmije) porta.
    Por kjo eshte e pamundur, Shqiperia eshte “teper e vogel” te kete shtate (qindmije) porta e te mos dije gje njeri.

  151. gene thotë:

    10 October 2008 @ 11:44 pm

    Nje gje nuk po kuptoj une

    Ky ka nje shpk ne shqiperi
    kapitalet e veta (te shoqerise) jane rreth 1000 $ (krejtesisht te pareperfillshme pra)

    Nuk eshte e pamundur qe vlera te jete 1,7 mln$ por ka dy mundesi

    1- ky i ka dhene borzh shpk-se keto para per te blere pronat e patundshme qe perbejne kete aktiv por, nga ana tjeter e bilancit, do te kishim borxhin (ne pasiv) dhe vlera e shpk-se ne kete rast do te ishte praktikisht 0 (1,7-1,7). Po kjo nuk do te justifikonte vleren e paguar nga kompania qipriote (nese kemi te bejme me shitje te shoqerise dhe jo thjesht me likujdim te aktivit)

    2- i ka dhene shpk-se se vet ca para borxh per te punuar - shitur blere - dhe fitimi ne vlere aktuale ne 3 vite aktivitet ka qene 1,7mln$.
    Duke lexuar deklaraten i bie qe ky te jete rasti yne. Blerje e kompanise (jo vetem e aktivit) me vlere bilanci (i bie, pronat-borxhet=vlera e bilancit/fitimi)
    -
    Nese mundesia eshte kjo e dyta dhe shpjegimi i zotit fasllic eshte linear, i bie qe miku i zotit berisha dhe i zotit basha te kete fituar ne shqiperi 50 mln euro ne 3 vjet.
    -
    -
    -
    Si ka mundesi qe gazetari nuk ishte pregatitur per kete pyetje?!
    Pse nuk morem asnje pergjigje te sakte per keto pune me prona te patundshme dhe “zhvillime zonash” te mikut te ministrit te ministrise se linjes?!

  152. Artian thotë:

    10 October 2008 @ 11:53 pm

    ..Nga 1 mije dollar, ne 1,7 milion euro.. nje fitim i llatarshem ,vjen nga nisma e fameshme “Shqiperia Nje Euro” kjo nisma eshte me te futur ,dhe nga kjo nisme, Fazllic ,qe e pelqen shume politiken ,ka pefituar shume te ardhura ne pak vjet !
    Kush eshte arkitekti, dihet!!

  153. panatha thotë:

    11 October 2008 @ 3:43 am

    “kryesisht” eshte terminologji juridike.Kur ceshtja ndiqet “kryesisht” do te thote qe nuk nevojitet ankimi i te demtuarit qe te filloje dhe vazhdoje procedimi penal…..koth

  154. Idris thotë:

    11 October 2008 @ 4:27 am

    Carls Snou i famshem ka pas thene se :
    “”"”Pas nje deklarimi fshihet nje interes”"”". Disa e kane perkthyer domethenie , disa e kane perkthyer mendim , disa e kane perkthyer paraprirje,disa e kane perkthyer fshehje te asaj qe po ndodh,disa ……
    Sido qe te jete pas cdo mendimi eshte NJE INDIVID qe e ka menduar si do te thote ne rastin kur eshte AGJENT!

  155. Genty thotë:

    11 October 2008 @ 6:18 pm

    Skandali mo i fundit, nga ministria brendshme:

    “Gjithashtu sqarojmë këtu se Ministria e Brendshme ka nisur një hetim të plotë për të vendosur para përgjegjësise ata që mendojnë se mund të ndalojnë me telefon qytetarët e huaj në këtë vend.

    Kjo Ministri, do të kërkojë ndjekjen penale të dy prokurorëve që i kanë lejuar vehtes një akt të tillë në shkelje flagrante të Kushtetutës së vendit, shkelje të hapur të Kodit të Procedurës Penale që përcakton qartë se kur një person shoqërohet, dhe shkelje të hapur të Ligjit për të Huajt.”

    http://www.moi.gov.al/index.php?option=com_content&view=article&id=206:deklarate-e-zedhenesit-te-ministrise-se-brendshme-fatmir-konja-dt-11102008&catid=1:latest-news

  156. xhibi thotë:

    11 October 2008 @ 9:58 pm

    Hehe, Tema paska botuar nje nga ato links qe vura une dje ketu. Thuaj pastaj qe nuk lexojne gazetaret Peshkun. :P

    Nëse do të kërkosh me Damir Fazlliç në google.com
    (…)
    Nën linkun zyrtar të NATO-s http://www.nato.int/sfor/media/2003/ms030321t.htm mund të gjesh të dhëna në lidhje me implikimin e tij.

    Po mire mer, juve jeni gazetare dhe prisni nga ne para se tiu vije ideja ne koke qe mund te kerkoni ne Google per nje person dhe te shikoni nese ka lajme paraprake per te? :D

  157. xhibi thotë:

    13 October 2008 @ 3:48 am

    Thellohet skandali i prokurorise se Ina Rames

    Pas urdhrave te paligjshem me telefon per ndalimin dhe shoqerimin me force nga aeroporti i Rinasit te shtetasit te huaj, Damir Fazllic, prokuroria nxjerr nje tjeter urdher te paligjshem.

    Ajo me date 10 tetor i ka kerkuar Hipotekes qe te bllokoje te gjitha pronat e paluajtshme te kompanive te ketij shtetasi dhe ortakeve te tij. Kjo kerkese eshte e kunderligjshme, pasi shkresa e bere nuk eshte nje vendim per sekuestro sic parashikohet nga ligji. Nese prokuroria do te kerkonte sekuestrimin e pronave te shtetasit te huaj, kete duhet ta bente me vendim gjykate dhe te arsyetuar. Aktualisht ne dosjen e Damir Fazllic, ne prokurori, ndodhen vetem shkrime gazetash kunder tij dhe asnje prove qe ta implikoje ate me ndonje shkelje ne dem te shtetit apo te ndonje qytetari shqiptar.
    (…)

    “Nuk ekzekutojme urdhra te paligjshem te Prokurorise”

    TIRANE - Ministria e Brendshme doli ne nje prononcim te ri dje duke deklaruar se Policia e Shtetit ka zbatuar dhe do te zbatoje me perpikmeri cdo urdher qe leshohet ne perputhje me ligjet e vendit. “Kjo ministri nuk ka zbatuar dhe nuk do te zbatoje kurre urdhra verbale qe shkelin kushtetuten dhe ligjet e vendit”, - paralajmeroi Ministria e Brendshme. Ajo vlereson se “ne asnje rrethane askush nuk mund te jape nje urdher verbal dhe te pretendoje zbatimin e tij per te ndaluar nje qytetar te lire”.

    Ministria e Brendshme thekson edhe se Shqiperia eshte nje vend i lire dhe kushdo qe i lejon vetes nje praktike te tille do te perballet me ligjin. Ne kete kontekst Ministria e Brendshme thote se ka denoncuar dhe denoncon urdhrat e prokurorise te dates 08.10.2008 per te ndaluar dhe shoqeruar me force shtetasin Damir Fazllic”.

    http://www.kohajone.com/html/artikull_31868.html

  158. edrus thotë:

    13 October 2008 @ 5:39 am

    Ktë Ina Ramën kush e zgjodhi si kryeprokurore?

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com