Ato, imazhi yne?

Pas 50 minutash fluturim me Bell Air mbi Adriatik, ulemi në Bari.Jemi një grup spec-ialistësh të anagazhuar në një projekt të përbashkët me partnerët italianë që punojnë për mbështetjen e viktimave të trafikimit(VoT)*. Dy punonjëset sociale të OASI2** na presin me buzeqeshjen e ngrohtë profesionale .

Rreth 20 minuta më vonë kemi mbritur në Trani, në qytezën e vogël bregdetare që duket sikur për shkakun tonë ka dëbuar njerzit dhe zhurmën. Kaq i qetë dhe kaq i trishtueshem ky qytet në një ditë vjeshte plot diell.More…

Simpoziumi i dedikohet shkëmbimit të praktikave të punës sociale për mbrojtjen e viktimave të trafikimit. I atyre që në gjuhën e përditshme quhen prostituta, kurse shtypi komercial i pagëzon si “punëtore të seksit” ose “mish i bardhë” (në fakt në Bari dhe rrethinat e tij një pjesë të mirë të tregut të seksit e zënë vajzat me ngjyrë të Afrikës së zezë )

Italianët veshur sportivë, xhinse dhe pulovra të lehta. Ne të karfosur në gravata dhe kostume të ardhur nga Turqia, ndërsa koleget tona rënduar nga make up dhe veshur me krenarinë e garderobës së tyre prej nënpunësesh.

Seanca e paradites kalon e qetë, brënda asaj rutinës së mërzitshme të prezantimit të eksperiencave që përgjithësisht njihen prej të gjithëve, falë modeleve standart që qarkullojnë nga një rajon në tjetrin. Në kësi rastesh duhet vëmëndje aparente e sajuar me sforcim dhe një mëndje që kushedi se ku fluturon. Jemi në sallën e një kishe të vjetër, të restauruar mrekullisht dhe tashmë pronë e shoqatës OASI2 që përdoret për qëllime laike. Por ama sfondi është përsëri i zbukuruar me subjekte biblike. Ja, përballë Shën Mëria, me duart e kryqëzuara para gjoksit, që nuk e di për kë lutet: për sakrificën e operatoreve italiane apo për fatin e turli femrash, dyndur prej Lindjes ish të kuqe dhe Afrikës së Zezë. Një cast blasfemoj: A nuk e meritojnë parajsën këto vajza të ferrit tokësor??

Përfaqsuesit e OAS2 prezantojnë aktivitet praktike, dinamikën e prostitucionit, kategorizimet e VoT, statistika, traumat dhe mënyrën e të sjellurit të tyre ndaj tutorëve. Ndërsa ne, me dëshirën për të hedhur dritë mbi një realitet jo aq shumë të njohur dhe shum pak të kuptuar nga të huajt, kemi bërë kujdes për të prezantuar një vështrim më sociologjik, një arsyetim rreth shkaqeve dhe rrënjëve të trafikimit të vajzave dhe grave shqiptare.

Pak a shumë këndvështrimi i fenomentit të trafikimit vërtitet rreth këtyre argumentave: fenomen rajonal dhe global dhe aspak tipik shqiptar. Faktorët nxitës-hapja me botën pas 45 vjet izolim, iluzionet për Eldoradon e perëndimit, feminizimi varfërisë dhe papunësisë në Shqipëri, dhuna mashkullore, mashtrimi dhe rrëmbimi prej trafikantëve bisha, Muri Shengen dhe lëvizja klandestine, mungesa e informacionit mbi rreziqet. Dhe pse jo, ëndra vajzash të humbëtirës për pricin e kaltër të ligjëruar me fejesa fiktive, premtime për parajsën dhe një ferr dhunimesh, përdhunimesh, kërcënimesh …heshtja e viktimës së vetmuar në udhëkryqe jete dhe rrugësh të një bote cinike.

Nuk është kaq e lehtë të flasësh për një cështje që na implikon kaq keq të gjithëve. Nuk është kaq e lehtë të bësh profesionistin e ftohtë jo vetëm përballë një fenomeni të shëmtuar dhe kriminal por edhe përballë syve prej nga përgjon steriotipizimi dhe një imazh i përbashkët që sillet si korb i zi mbi këdo që prezantohet : I am albanian!

Dhe vërtet, a janë ATO historia dhe imazhi ynë i përbashkët?

Un jam një qytetar i mirë,r espektoj rregullat dhe ligjet e shtetit këtu në vëndin tim dhe kudo ku shkoj nëpër botë. Po ashtu dhe ti që lexon me një farë bezdije këto fjalë, edhe ju, edhe ata… Qindra, mijra shqiptarë shpërndarë nëpër botë. Qytetarë të ndershëm. Njerëz dinjitozë, më principe morale dhe dëshirën për vetëpërsosje. Me c’të drejtë unë duhet të paragjykohem nga të huajt dhe me c’të drejtë unë, ti, ata qindramijra shiqiptarët dhe SHQIPTARI në përgjithsi duhet të mbajë mbi shpinë një imazh të katranosur kaq keq pikërisht nga ca shqiptarë? Nga Ato që shesin trupin buzë rrugëve të qytetërimit cinik dhe Ata, bashkëkombësit e mi kobzinj, shpirtkatranë dhe mafjozë??

Ja këto mendoj ndërsa ka filluar seanca e mbasdites. Eshtë më akademike. Janë thirrur dy eksperte italianë për të kumtuar: Patrizia Resta, docente e antropologjise ne Universitetin e Foggia-s dhe Giuseppe Scelsi, ekspert i antimafies.

Profesoresha është bjonde me sy të akullt, me fytyrën e padeshifrueshme si një maske veneciane. Tregon se ka jetuar disa vite në Shqipëri dhe argumentat rreth trafikimit të vajzave shqiptare i mbështet në shkaqe kulturore. Ja argumenti i saj i përmbledhur:

-Gjithmonë i kam bërë pyetjen vehte se si ka mundësi që këto vajza mjerane, ardhur nga një shoqëri më tradita të forta patriarkale të përfundojnë trotuareve të Europës? Ato kanë prindër, vëllezër. E di, që shqiptari tradicionalisht ka jetuar për nderin. Ka krenari dhe virtyte. Po përse vallë trafikantët kaq lehtësisht mashtrojnë vajzat? Pikërisht këtu duhet kërkuar celsi shpjegimit të situatës-vazhdon profesorja e antropologjisë: sipas tarditës shqiptare dhe asaj kanunore, femra është pronë e burrit dhe prindërit apo vëllezerit e saj nuk kanë të drejtë të ndërhyjnë në fatin e saj të mëtejshëm.Tek ky modelim psiko-kulturor i shqiptarëve duhet kërkuar shkaku i këtij fenomeni.

Më tej ajo argumenton se në dallim nga vajzat rumune, moldave dhe ato nigeriane, vajzat shqiptare tregojnë një lloj afeksioni të vecantë ndaj tutorëve të tyre. Nëse në vitet e para ata ishin të dhunshëm, aktualisht kanë ndryshuar strategjinë. Ata janë tutorët e femrave që bëjnë prostitutën por edhe të dashurit dhe të fejuarit e tyre.

(Eshtë një dialektikë faustiane në këto raporte. Djal(l)i mashtrues i veshur si Engjelli shpëtimtar. Premtimi se, pasi të bëjnë ca lekë, do të martohen, është përtej kufijve të cdo imoraliteti.)

Duhej të mobilizoja durim për ta dëgjuar deri në fund. Replikoj. Duke theksuar se abuzimi me Kanunin nuk duhet të instrumentalizohet. Në traditën e shqiptarëve nuk njihet trafikimi dhe as prostitucioni. Në kontekstin e situatës social-ekonomike (varfëria, mungesa e perspektivës, papunësia) nënvizoj dy shkaqe që ushqejnë këtë fenomen jo vetem shqiptar: izolimi gjysëm shekullor prej komunizmit që denatyroi njeriun në emër të një utopie dhe së dyti: komercializimi ekstrem i marrëdhënieve në shoqërinë postkomuniste dhe kriza e vlerave. Susta e shtypur për 50 vjet kaloi në ekstremin tjetër: Mjaft shqiptarët, të privuar padrejtësisht nga e drejta për një jetë më dinjitoze, kaluan në ekstremin tjetër, duke mos kërkuar thjesht më të mirën, por më shumë para. Pavaresisht nga mjetet.

Ndërsa flisja, ndjeja sytë tmerrësisht të ftohtë të profesoreshës dhe fjalët që humbisnin në humnerën që hapej brënda vetes.

Dhe pyetja po brenda vetes që ngrihej me alarm: A nuk është ky një justifikim??

_______________

*Janë femra të futura forcërisht ose me mashtrim në tregun e prostitucionit, në dallim nga femrat që me vullnet bëjnë prostitutën.

**Organizate joqeveritare me qëndër në Trani-Bari

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

159 Komente

  1. edrus thotë:

    23 October 2008 @ 5:29 pm

    Faleminderit Spiritus!
    Edhe pse replika juaj ra në veshë të shurdhër, të paktën më vjen mirë që ndokush fillon të ngrejë zërin… (e kam fjalën për shkrimin “Dua të jem rumun”).

  2. J. thotë:

    23 October 2008 @ 5:37 pm

    Dhe pyetja po brenda vetes që ngrihej me alarm: A nuk është ky një justifikim??

    Eh për tju përgjigjur kësaj do më duhet të bëj tjetër pyetje: A mundet edhe doktori më i mirë qoftë, të diagnostifikojë siç duhet veten e vet?

    Ka pjesërisht të drejtë ajo profesoresha, sipas mendimit tim Spiritus.
    Po edhe ti ke të drejtë. Psh një gjë kam vënë re, duhet thënë, pa goditje poshtë belit, pa insinuata, pa doreza fare - si është e mundur që nuk ka goca të tilla prej Kosovës psh? Apo shqiptare prej Maqedonie? (të paktën këtë përshtypje kam krijuar unë).

    Ata, shqiptarët jashtë trojeve, janë më kanunorë, më konservatorë sesa ne, ndërsa fenomene të tilla nuk kanë.

  3. emigrant thotë:

    23 October 2008 @ 5:48 pm

    Shkrim goxha i mire!

    Italianët veshur sportivë, xhinse dhe pulovra të lehta. Ne të karfosur në gravata dhe kostume të ardhur nga Turqia, ndërsa koleget tona rënduar nga make up dhe veshur me krenarinë e garderobës së tyre prej nënpunësesh.

    pikante kjo, e perqendruar… mjeshteri ne te shkruar. Nje penelate e vetme qe e hap fushepamjen gjere e gjate!

  4. spiritus thotë:

    23 October 2008 @ 5:52 pm

    J pyetje e drejte dhe meriton pergjigje.Por he per he s po nderhyj.Ndoshta dikush tjeter mund ti japi pergjigje.

  5. Liqeni thotë:

    23 October 2008 @ 6:02 pm

    Dhe pyetja po brenda vetes që ngrihej me alarm: A nuk është ky një justifikim??
    PO. :(
    Arsyeja e vertet eshte imoraliteti Shqiptare i ketyre 18 vjeteve. Degjenerimi kulturor, edukativ dhe mbi te gjitha degjenerimi i ligjit!
    Shqiperia eshte vende ku Ligji nuk zbatohet, nuk respektohet edhe mbi te gjitha me keqearrdhje mund te them se Ligji nuk deshirohet!
    Ju lutem mos ju vini veshin “profesoreshave” te huajve apo “expert” se 90% as qe nuk e kane idene per plaget apo vuatjet e Shqiperise.
    Prostuticioni do te vazhdoje per sa kohe ky lloj krimi nuk denohet publikisht nga Shteti Shqiptare apo te ndeshkohet.
    Fajtoret sigurisht qe jane vete Shqiptaret ne rradhe te pare edhe ne rradhe te dyte Italianet me politiken e tyre te mbrashte.
    Asnje Politikan Italiane nuk flet hapur per kete fenomem gjate vizitave ne Tirane me kryeministra apo president.
    Asnje se ka bere kete gjate ketyre 18 vjeteve!
    Ky fenomem do te mbaroje kur qeveritaret apo vete populli shqiptare te shikoje te verteten ne sy dhe te mos fshihet pas dekalaratave boshe per anetaresim ne NATO apo BE.

  6. Liqeni thotë:

    23 October 2008 @ 6:15 pm

    J,
    Kosovaret dhe Maqedonasit kane LIGJ !!!!!
    Vertet kane vuajtur nga dhuna Sllave, por nuk mund ta mohojm qe ligji ka ekzistuar dhe eshte respektuar.
    Doni te mbaroje ky fenomem?????
    Sekuestrim i gjithe pasurise dhe 25 vjet burg automatikisht per cdo nenshtetas shqiptare (mashkull apo femer) brenda apo jashte Shqiperise qe vertetohet nga gjykatat brenda dhe jashte Shqiperise per shfrytezim prostuticioni.
    Ngritja e nje regjistri kombetare i ofensave seksuale ku individed qe tentojne ta bejne kete gje, tu behet e detyruar firmosja cdo muaj ne polici dhe gjithashtu ndalesa me ligj te punojne me femijet apo adoleshentet. Gjithashtu me cdo femer qe kane kontakt apo lidhje t’ju behet e ditur ky fakt.
    Gjithashtu ngritja e nje fushate te gjere sensibilizimi duke arritur edhe aty qe personat e denuar per shfrytezim t’ju publikohen fotot dhe emrat neper qendra qytetesh dhe fshatrash.
    Drastic Times Call For Drastic Measures !!!!

  7. toko thotë:

    23 October 2008 @ 6:19 pm

    J
    Une di se ka edhe prej Kosove edhe prej Maqedonise, Jo aq sa nga Burreli, Kukesi, Malesia e Madhe apo fshatrat e Librazhdit e Ersekes Devollit apo Beratit e Fierit, Vlores e Lushnjes, Tiranes apo Duresit por ka edhe prej ketyre vendeve.
    Une pajtohem kur thua Ajo ( profeosresha) ka pjeserish te drejte. Koncepti kanunor se gruaja eshte bere thjesht per tiu nenshtruar burave ( qofshin keta edhe tutore) ka vleren e saj bazuar ne fakte se nga cfare kultutre vijne keto vajza ( zonat rurale ne krahasim me qendrat e zhvilluara) por ashtu sic ka vlere edhe ajo qe thote Liqeni, politika 18 vjecare e poshter e ndjekur ndaj ketyre femrave. Pra ka nderthurje per mendimin tim.

  8. Perparim Hysi thotë:

    23 October 2008 @ 7:22 pm

    Shkrimi,padyshim,i mire,po ka dhimbje brenda.Ajo pyetja pse nuk ndodh ne Kosove a Maqedoni?Prapa vjen historia.Se jan faktoret socilae ata qe ndikojne ne cthurjen morale.Se nuk ka gje me te turpshme,se te pasurohesh me mishin e bardhe apo ca me keq:ta kthesh kete ne mjet jetese.

  9. thimi thotë:

    23 October 2008 @ 7:46 pm

    O Papi tu ka prish butoni miut me duket.

    shkaku pervec varferise ekstreme dhe injorances eshte padyshim denatyrimi i njeriut nga sistemi qe kaluam. Fakt eshte qe ne fillesat e sistemit njerzit u moren nga fshatra e katune e u cuan ne universitetet me fame e luks te evropes lindore qe nga Cekia e Hungaria e der ne vladivostok e mbasi mesuan e u kulturuan u kthyen ne shqiperi qe te jepnin llogari perpara kryetareve te fronteve e sekretareve te partive qe ishin fshatare e katunare si keta po pa shkolle e te papare. si te Avokati i djallit, shikoje mollen po mos e prek, preke po mos e keput, kepute po mos e kafsho, kafshoje po mos e shijo, shijoje po mos e gelltit dhe mbas gjithe kesaj torture shpirterore shakterrohen me mure e me dritare dhe e gjen veten ne perindimin e eger ku duhn bere lek e me cdo kusht e fillojn e lindin menyrat per ta bere kete lek ca me skafe ca me firma rentiere ca me prostitucion ca me shitje organesh ca me kanabis, ca me trafik droge ca me raketing e keshtu me radhe , vetem me pune nuk behen dot leket.

  10. lumidrin thotë:

    23 October 2008 @ 7:46 pm

    Spiritus, e kam lexuar, eshte nje (convegno) e mbajtur me ,,,,,,,,,,,,,,,,,.
    Nuk do e reduktoja kaq shume, i ke rene shkurt.!
    Duhet te jesh M,jo S.

  11. spiritus thotë:

    23 October 2008 @ 8:04 pm

    Lumidrin ,se kuptova c ka do me thne: duhet te jesh M jo S??
    I kam rene shkurt? Leksione nuk behen ke peshku.Une kam dashur te terheq vemendjen per keto pyetje dhe dilema:
    1.Te huajt pas cdo shqiptareje kane pare (shikojne) potencialisht nje prostitute( e shprehur nga italianet ne biseden informale- ne kafe)A e meritojme kete?
    2.Te huajte perpiqen ta shpjegojne trafikimin e femrave shqiptare me traditen tone kanunore dhe modelimin psiko kulturor te shqiptareve(rrembi femrave a eshte ne traditen tone?)
    3.varferia pa dyshim e nxit fenomenin por a eshte vetem ajo shkaku?
    4.Perse per rumunet, bullgaret nuk ka nje imazh si popuj klandestinesh, prostitutash dhe kriminelesh?
    5.Ne psikologjine tone popullore femrat e mashtruara-viktima stigmatizohen dhe konsiderohen prostituta kurse ata qe bejne para permes tyre perse respektohen??
    6.legalizimi prostitucionit do ta zbuste trafikimin e femrave dhe shfrytezimin e tyre barbar?

  12. lumidrin thotë:

    23 October 2008 @ 8:27 pm

    Lexova nje S.M nga Shqiperia e Nje M.M

  13. spiritus thotë:

    23 October 2008 @ 8:29 pm

    aha i kam dhene koordinatat, po c rendesi ka..

  14. lumidrin thotë:

    23 October 2008 @ 8:45 pm

    spiritus;

    Te qenurit kurojz.Asnje rendesi.

  15. toko thotë:

    23 October 2008 @ 8:46 pm

    Ajo pyetja pse nuk ndodh ne Kosove a Maqedoni?Prapa vjen historia.Se jan faktoret socilae ata qe ndikojne ne cthurjen morale.Se nuk ka gje me te turpshme,se te pasurohesh me mishin e bardhe apo ca me keq:ta kthesh kete ne mjet jetese

    Nuk e di nga e keni gjetur kete qe nuk ndodh ne Kosove e Maqedoni apo nuk ka nga Kosova apo Maqedonia. Por mendoj se nuk eshte keshtu. Per hir te se vertetes duhet pranuar se eshte fenomen edhe ne Kosove edhe ne Maqedoni. Eshte fenomen edhe me shqiptare nga Kosova dhe nga Maqedonia jashte Kosoves dhe Maqedonise. Qe ketu fillon pastaj analiza e porblemit social dhe ndikimit te tij

  16. Monda thotë:

    23 October 2008 @ 9:07 pm

    Spiritus, teme me vend. Ashtu si ti, une apo dhe te tjere, jemi munduar te formulojme nje pergjigje koherente per kete fenomen. Fatkeqesisht, ato gjera qe s’guxojme te themi ndoshta jane me thelbesore.
    Dikush me lart, thimi, ka permendur zhveshjen shpirterore dhe psikologjike deri ne nuditet gjate sistemit te kaluar. Per mua, eshte padyshim nje faktor.
    Persa i perket kanunit … hmmm, ne formen e tij origjinale nuk eshte dhe faktorizues. Femres i ruhej nderi (nder ky ne kuptimin mesjetar.) Bastardimet e kanunit sot (ne mungese te ligjit te shtetit) kane cuar ne perhapjen dhe kafsherine e dukurise se gjakmarrjes, por nuk jam e sigurt nese kane ndikuar ne fenomenin e prostitucionit.

    Spiritus thote:

    5.Ne psikologjine tone popullore femrat e mashtruara-viktima stigmatizohen dhe konsiderohen prostituta kurse ata qe bejne para permes tyre perse respektohen??

    E pra, kjo eshte kyce. Shqiptare ne US, te lindur ketu (nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia etj) qe nuk formulojne dot nje fjali te tere ne shqip te thone: “It takes a man to go to jail.”
    Emigrantet ne fillim te viteve 90-te qe shkonin ne Itali, Greqi e gjetke per te punuar, nuk kishin ndonje status te vecante (ne syrin tone.) Ata qe shkuan ne Belgjike (ta zeme) apo ne vende ku azili te jepte shume mundesi (pervec punes,) asistence, qira te paguar etj, ata ishin me te nderuar, apo me te zgjuar. Pastaj status me vete kishin “emigrantet” e Zvicres, mendja ishte se veje andej, “punoje” nje vit dhe mblidhje midene per tere jeten. Trafikimi njerezor? Jo, nuk u pa ashtu, lum ai qe kishte skafe ne Vlore.
    Barbarizem, nuk di cfare emri t’i ve.
    PS: Jam dakort me tokon, fenomeni nuk kufizohet perbrenda kufijve zyrtare shqiptare.

  17. mushka thotë:

    23 October 2008 @ 9:17 pm

    Per mendimin tim eshte thjesht nje ceshtje varferie ekonomike dhe morali te kalbur shoqeror qe shprehet ne menyra te ndryshme, si korrupsioni dhe prostitucioni. Me vjen keq ta karakterizoj keshtu, po shqiperia eshte si nje geto e madhe, nje rreth vicioz varferie, mos-edukimi, kriminaliteti, amoraliteti…

  18. edrus thotë:

    23 October 2008 @ 9:30 pm

    Përse përpiqeni të vini gishtin tek “ndrydhja nga sistemi i kaluar”, kur prostitutat e para ishin ato që as nuk e kishin jetuar komunizmin?
    Përse asnjë nuk e vë gishtin mbi “lirinë” e mediave për të transmetuar filma porno në çdo orë të ditës për t’i paraqitur si diçka normale në botën e qytetëruar, kur nuk është aspak ashtu në asnjë vënd të botës?
    Përse nuk thoni që, mundësia për tu pasuruar të gjithë ju dha të gjithëve, por jo se kush ishin rrugët e mundëshme … dhe në këtë frymë “pasurimi material”, harruan varfërimin dhe rrënimin moral dhe për ato vlera morale që jo vetëm morali komunist i dënonte, por që i ka dënuar dhe kisha, xhamija, dhe çdo ideollogji dhe qytetërim që ka jetuar në ktë rruzull?

  19. Liqeni thotë:

    23 October 2008 @ 10:00 pm

    Spiritus,
    Me duhet ta rritheksoj rolin e Ligjit per te luftuar kete fenomem.
    Shqiptaret meritojne Respekt dhe perulje nga Italianet dhe kushdo popull tjeter ne bote. Don’t let anyone else tell you otherwise.!
    Mendoj se perpjekja per te pare kete fenomem nga ana shpirterore, psikologjike apo kulturore eshte shume e gabuar.
    Po ashtu , te me falin komentusit me larte, eshte kok e kembe Idiotsi te perpiqesh te justifikosh kete fenomem me te kaluaren para 90!
    Ky eshte fenomemi qe lindi, u zhvillua dhe u pranua nga shteti keto 18 vjet qe ne shqiperi Ligji nuk ka ekzistuar, apo me keqe perdorur politikisht.
    Pra nese duhet luftuar seriozisht trafiku dhe shfrytezimi femres duhet filluar nga Forcimi i Ligjit dhe zbatimin e tij.
    Pastaj te shohim anet e tjera dytesore si varferia, mungesa e shkollimit apo pa-punesia.
    Flitet per Kanun nga Italianet sepse keshtu duam t’ju paraqesin shqiperine disa pseudo-historiane dhe gazetare. Ne shqiperi i madh e i vogel e di qe nuk ka Kanun, por thjesht Krim i paster dhe mungese drejtesie.
    Tjetra qe me habit eshte tendeca t’jua veshin zonave ruale kete fenomem. Kur dihet ne shqiperi perseri qe ka vajza nga Tirana, Vlora apo Berati etj, qe jane prostituta. Keto nuk jane zona ruale !!!!
    Dikush tjeter flet per injorancen dhe varferine. Atehere si shpjegohet qe femra nga Afganistani ( vendi me i prapambetur ne bote) nuk i shikon prostituta????
    Kishim nje problem te madh ne shqiperi gjate viteve 90. Skafet!!!!
    Shteti arriti ti mbyllte edhe zhdukte skafet duke Forcuar ligjin si fillim edhe pastaj edhe sensibilizuar opinionin.
    Para se Shteti Shqiptare te forcohej ta bente kete u desh nje Presion i madh (deri diku edhe kercenues) nga Italia apo shtete te tjera ne Perendim qe Skafet te zhdukeshin.
    Perse nuk behet e njeta gje me kete fenomem????
    Perse asnje president apo kryeminister i huaj gjate vizites ne Tirane nuk flet hapur apo bere presion Shetit Shqiptare per kete gje?
    Nuk po mundohem t’ju fajin atyre,por do ishte mire duke ditur se c’mut shteti kemi ti vinim ne dukje keto gjera kur diskutojme me te huajt.
    Gjithashtu do te ishte mire qe t’ju benim thirrje qe edhe vete keto shtete si Italia te luftonin me seriozisht kete krim.
    Eshte anormale qe nje Italian e sheh nje vizite tek nje prostitute ne rruge si dicka “normale”.

  20. Zana thotë:

    23 October 2008 @ 10:09 pm

    E keqja i ka rrenjet shume te thella.Te sistemi komunist i jetuar ,me te gjithe antivlerat e tij.Problemi eshte ne thelb.çfare eshte e mira dhe e keqja.Te jesh hajdut eshte shume gje e keqe,te shesesh trupin tend eshte tmerr,qe ti je njeri ,ke dinjitetin tend kur je i lire.Te spijunosh te afermin,komshine ,mikun e tia nxish jeten eshte poshtersi e jo sens çivik.Mundohuni sa te doni miq.Te keqiat e medha te Shqiperise i kane rrenjet ne ate kohe,kur u permbys kuptimi i se mires dhe se keqes.

  21. ancesori thotë:

    23 October 2008 @ 10:50 pm

    Komunizmi na eshte kthyer ne konvencionin me justifikues e akomodues per cdo te mete qe kemi. Gje qe tregon se kemi frike te analizojme me thelle cenet e rrenjeve tona. Kemi 2000 vjet ne ate toke, u prishem vetem per 45 vjet?

    Sot ngela ne provim dhe u merzita shume. Po tani qe po mendoj me duket se ma ka fajin komunizmi qe ngela (se sme ka pergatitur sa duhet kur isha ne fillore…)

  22. berberi thotë:

    23 October 2008 @ 11:19 pm

    ancesori thotë:
    23 October 2008 @ 10:50 pm
    Komunizmi na eshte kthyer ne konvencionin me justifikues e akomodues per cdo te mete qe kemi. Gje qe tregon se kemi frike te analizojme me thelle cenet e rrenjeve tona. Kemi 2000 vjet ne ate toke, u prishem vetem per 45 vjet?

    - Shume i bukur reagimi juaj. Me pelqeu. O Zana edhe ti ne Shqiperine komuniste ke lindur e jetuar, por prosti me tutore nuk u bere.

  23. J. thotë:

    23 October 2008 @ 11:23 pm

    Ore si përfundim cilat u bënë prosti për shkak të komunizmit?
    Se të vuajturit nga sistemi po ankohen se komunizmi e ka fajin, veç nuk kanë rënë në këtë pellg imoraliteti.
    Po dhe ata që nuk kishin vuajtur, sikur nuk kanë arsye që të kthehen në prostituta. Ose edhe në kthehen se ka fajin komunizmi.

    Ky është shfajësim i kotë, tejet përtac, tejet pavlerë, tejet i dëmshëm.

  24. Bulkthi thotë:

    23 October 2008 @ 11:42 pm

    Ancesor mos u merzit plak, ehu sa provime ka jeta miku im. Keto do ti mbarosh dhe do te mendosh: c.. q.. t.. po pse per kesi gjerash jam merzitur?

    Te gjithe ketu e shohin kete pune nga ana morale. Nuk e di se cfare ka morali ne kete pune, sidomos per shoqerine tone hipokrite. Edhe korrupsioni prostuticion eshte, dikush shet veten, nderin, per nje post, per para ose per dicka tjeter “tokesore”. Sa femra psh. i marrin provimet keshtu duke u “prostutiuar”? Mbase jo duke u perfshire fizikish, porse duke lozur koketen me profesorin. Sa te tjere duke prostituar me karakterin e tyre, deri ne mosnjohje, sic i themi ne nga anet tona “djale kurve”. E sa here une apo dikush tjeter ketu e “prostituojme” trurin tone duke shkruajtur bejte dhe idiotsira, e ndonje “gazetar” per te bere para (shihni reklamen e Bell Air aty siper ne artikull, gjithmone pa paragjykuar artikullshkruesin).

    Por si shkon femra per prostitute? Keto teorite anti-patriarkaliste nuk sqarojne gje, keto mund te sqarojne marredheniet “rrufjan-prostitute”, por kurrsesi “motivin” e veprimtarise. Motivi eshte i thjeshte per tu gjetur: varferia dhe budalleku. Varferia, urgjenca e mangesise materiale, buka. Budalleku se shume mendojne se do te bejne para, e ne fakt vetem shfrytezohen, ndonje e zgjuar edhe arrin ti shohi “frutet” e punes se saj. Por edhe ky sqarim nuk eshte krejtesisht i plote.

    Shume vajza shkojne me konsensin e tyre, te rralla jane ato qe shkojne me dhune. Atehere pyetja eshte: pse ato zgjedhin kete rruge per te dale nga problemi? Por menyra sesi ne i bejme pyetjen ndikon mbi pergjigjen e saj. Keshtu qe duhet ta drejtojme pyetjen ndryshe: Perse ato mendojne se kjo rruge eshte rruga me e mire per te dale nga varferia? Si ato erdhen ne kete “modus” (menyre) te mendimit? Dhe kesaj pyetje duhet ti pergjigjemi me rezerva, dhe vetem ne raste individuale. Sidoqofte e pergjithshmja eshte se shume vajza te tilla, qe mendojne keshtu, kane jetuar per 1-2 vjete nje jete te shthurur dhe plot luks, te mundesuar nga “Sponsorit” e tyre. Pasi keto vajza te varfera mesohen me kete menyre jetese, nuk shohin ndonje te ardhur tjeter pervetem se kete lloj jete, atehere ato mendojne se e vetmja rruge per ta mbajtur kete nivel eshte “rruga”. Duket si nje zgjidhje makabre qe bejne ato, por ne fakt eshte nje “rrjedhoj”, nje pasoj, pasi ato nuk arrijne te dallojne ndryshimin: te shkosh me nje “sponsor” dhe te shkosh me shume, me hir apo me pahir. Kaq persa i perket “menyres se mendimit’ dhe zgjidhjes se problemit.

    Keto mbase jane thene edhe ne seminar, porse e mira eshte qe ketyre femrave tu ofrohet nje alternative, ne vend qe tu dendim koken me morale, se me shume se keto femra askush nuk e di sesa hipokrizi kane njerzit (meshkujt) neper dejet e tyre.

  25. spiritus thotë:

    23 October 2008 @ 11:50 pm

    Nje koment:
    As komunizmi, as varferia, as dhuna ne familje, as papunesia, te marra vec e vec nuk mund te shpjegojne fenomenin.Sipas statistikave zyrtare jane rreth 100 000 familje te varfera ne Shqiperi por do te ishte absurde te mendonim se nga ky shkak duhet te kemi potencialisht 100 000 prostituta. Edhe vetem komunizmi si shkak i shkaterrimit te vlerave i marre ne vetvete jashte cdo konteksti tjter social dhe INDIVIDUAL nuk na con pertej nje konstatimi pergjithsues.Per me teper shfaqesues.Sepse nje femer sot 18 vjecare q emashtrohet dhe futet ne rrjetet e shfrytezimit s mund te fajesoje komunizmin per kete.
    Pra gjerat duhen pare ne kompleks.ne vend te llogjikes lineare shkak-pasoje parapelqej logjiken e fushave bashkeveprues te shkolles se P.Altos.
    Ka dhe je keqkuptim: shenimi im * i referohet viktimave dmth atyre qe DETYROHEN ME FORCE DHE MASHTRIM TE BEJNE PROSTITUTEN.
    Ssipas eksperteve italiane qe e njofin mire dinamiken eprostitucionit, vajzat shqiptare nuk vije prostituta nga toka e tyre.Kurse nigerianet psh kane ushtruar prostitucionin qysh ne Nigeri dhe kete e vazhdojne ne tregun me te paguar italian.
    Edhe nje shenim: a nuk ka qene ne traditen shqiptare rrembi vahzave per martese nje zakon i perhapur (shiko Kadare: Autobiografia epopullit ne vargje , tradita ballkanike: Iliada)
    se fundi Liqeni. Edhe kombet me te qyetetruara u bene te tilla jo thjesht me frymen e shenjte dhe as se origjina etyre eshte engjellore por me forcen e ligjit (shtetit) dhe driten editurise. Por… trafikimi nuk luftohet vetem me masa policore sepse ne thelb pavaraseisht formes kriminale te organizimit, eshte dhe mbetet nje patologji sociale.
    Me duhet t epranoj qe forcimi regjimit te kufijve, bllokimi skafeve, penalizimet me te ashpra per protektoret dhe mbrojtja e deshmitarit kane patur impakte pozitive.
    E megjithate, plaga vazhdon te rrjedhe.

    Ka edhe nje keqkuptim. Ssh s mund te thote se cdo vajze

  26. emigrant thotë:

    23 October 2008 @ 11:58 pm

    gjerat duhen pare ne kompleks.ne vend te llogjikes lineare shkak-pasoje parapelqej logjiken e fushave bashkeveprues te shkolles se P.Altos.

    A mundet me detaju edhe pak, spiritus? Kjo eshte shume interesante. Gjithe kohen po e mendoja analitikisht fenomenin, por vetem se ne nje “additive linear setting” (m’fal per anglishten… :( ). Dmth po mendoja nje “unobserved utility function”, ne te cilin faktore (variable) te ndryshem, te pavarur nga njeri tjetri, qe ju po i diskutoni shtohen dhe vetem kur kalojne nje prag, bejne marrjen e vendimit nga femra (individualisht) qe a te behem prostitute apo jo. (E ke parasysh, teoria e Morgensternit?)

  27. Artian thotë:

    24 October 2008 @ 12:10 am

    Nje detaj i vogel .,

    Italianët veshur sportivë, xhinse dhe pulovra të lehta. Ne të karfosur në gravata dhe kostume të ardhur nga Turqia, ndërsa koleget tona rënduar nga make up dhe veshur me krenarinë e garderobës së tyre prej nënpunësesh.

    Per kete kush e ka fajin .?Pse karfosesh me gravate,? ku poshkon ?vetm nje inferior ve ne dukje rendesine e tepruar te veshjes.Se pari duhet te mendosh se cfare do te thuash ,kesaj ti japesh me rendesi !

    Kur shkon ne nje mbledhje ,me Italianet ne Itali ,duhet te pregatitesh edhe per veshjen sigurisht ,por kryesorja duhet te ndihesh i barabarte ,pa tu dridhur syri , jo ne pozita inferiore,pra e kam fjalen te jesh edhe me bagazh ne koke ,per nje replike te argumentuar .

    Italian kane per vete shume kurva ,prostituta ,me shume se sa shqiperia ,por jane te sofistikuara,Femrat Italiane jane me te degjeneruara se Shqiptaret .
    Ti qe ke shkuar ne mbledhje ,duhet ti kesh parasysh keto, por nuk mund te jesh budalla tia thuash cop ,kete!Me diplomaci !Inatin qe tu ndez atje, duhet ta shfryje atje !
    Prostitucioni eshte nje fenomen global ,dhe nuk e shpiken shqiptaret .Shqiptaret e gjeten prostitucionin ne vendin e kurvave ,ne Itali .Pra Italia ,eshte nje vend i degjeneruar ne kete drejtim .

    Sot shqiptaret jane me te zgjuar , jane integruar dhe numri i prostitutave ,dhe atyre qe meren me ato eshte i kufizuar ,dhe jo shqetsues si ne 94,97, .

    Ne qoftese ka nje gjykim te keq per shqiptaret ,fajine e kane vetem shqiptaret .Pa perjashtim edhe Qeveritaret .

    Te huajt na digjojne ne shume ne llapim ..kjo eshte pasoj e mburjes ,tipari me i keq ,dhe i pa justifikuar qe kemi .

  28. radio zimbabve thotë:

    24 October 2008 @ 12:11 am

    Nr. i prostitutave shqiptare është i pamjaftueshëm për të krijuar “imazh”. Tjetërkund duhet kërkuar “krijimi i imazhit”.

  29. spiritus thotë:

    24 October 2008 @ 12:15 am

    Emigrant, kurthi me i perhapur per arsyen njerzore kur analizojme fenomene sociale eshte pyetja Perse? ne fakt pyetja duhet bere;Si? Kjo eshte metoda e shkolles se Paolo Altos e cila sugjeron se njeriu eshte nje teresi komunikimesh dhe vendoset ne nje qark prej nga merr informacione prej shume qendrave.Ne kete kuptim asnjehere s mund te gjejme nje shkak fillestar qe prodhon nje pasoje.Cdo skeme e ngurte llogjike do ishte dhunim i nje realiteti qe eshte mjaft kompleks.Ne kete vije arsyetimi duhen perfshire edhe devijancat, modelet e sjelljes, crregullimet individuale, pasionet pertej mundesive etj.
    PS.Bulkthi komentet e tua i kam ndjek edhe ne tema te tjera dhe e admiroj sesnin tend llogjik.Por ne se ate vrejtjen mbi gazetarin qe prostituon duke reklamuar Bell Air-e ke per mua, lutem ta kthesh mbrapsht. Nuk jam as gazetar dhe aq me pak tregetar!

  30. Bulkthi thotë:

    24 October 2008 @ 12:17 am

    Ore une ta bera te qarte, ketu mund te ndertojme modele te rational choice deri ne mengjes, une po flas nga ato qe kam njohur. Femra ndihet ne nje gjendje qe ne gjermani i thone “alternativlosigkeit”, pra pa asnje lloj alternative, ne ate psiqiken e saj te kufizuar per te gjetur alternativa te tjera. Mendoni: asaj i ka dale nami qe shkon neper Pub-e, Disko, dhe Motele. Nje grup njerzish e kane kaluar neper dore, qyteti e tregon me gisht. E ardhmja e saj eshte zero ne shtepi te babait (qe zakonisht ose eshte i plakur, i gjymtuar, ose hic fare). Ajo gjendet pa asnje alternative. Dikush e pyet, i thote. Ajo e sheh si alternative te mundshme. Zgjedh. Pra le te fillozofojme sa te duam: ajo i sheh problemet dhe alternativat e zgjidhjes ne nje “setting” qe nuk ofron pervetem se nje zgjidhje, fut ketu dhe gjendjen e saj psikologjike (presionin, trysnin), del edhe vendimi i saj per alternativen “prostuticion”. Problemi eshte se italianet nuk e cilesojne menyren e jeteses se kesaj perpara kurverimit si prostitucion, keshtu qe dalin ne te tjera rezultate ne studimet e tyre. Kjo eshte ceshtje kulturash, faktore qe nuk merren shume parasysh nga keta perendimoret.
    Nigerianet kam degjuar se i mashtrojne me Woodo, magjine e zeze.

  31. spiritus thotë:

    24 October 2008 @ 12:19 am

    he he he hej Artan avash, pa revan. Kupto konvencionin e shkrimitlidhur me veshjen dhe qesendisjen per karfosjen TONE SHQIPTARE ku futesh edhe ti!
    sa per pergjigjen besoj profesoresha e mori dhe besoj pa komplekse.Por ne nje shkrim sikur nuk shkon ta kthej ne protokoll te seminarit.
    kshu pra, mik.

  32. emigrant thotë:

    24 October 2008 @ 12:20 am

    Spiritus: 100 here PO! S’po dua ta bej teknik muhabetin (simultaneous equations etj etj etj). Do kisha pas shume shume deshire te vleresoja numerikisht ndikimin e cdo faktori (komunizmi, varferia, morali etj) ne fenomen. Eshte e mundur (por e veshtire, kuptohet). Ai studimi linear qe thoja eshte shume i pershtatshem ne interpretim (sidomos numerik).

    Statistika eshte e bukur! Really! Ja, kur mendon keto gjera.

  33. Artian thotë:

    24 October 2008 @ 12:33 am

    Une kapa nje detaj ,spiritus ,dhe meqenese aty , ku ke thene te “karfosja jone “(ku hyje edhe une , sipas teje ) ,ne shpjegimin qe une bere ,me poshte , “se si duhej “;- nuk ishte personalish per ty ,por ne pegjithesi !

    O mik , pa revan e kisha ! pse ma more me revan ? :)

  34. Bulkthi thotë:

    24 October 2008 @ 12:38 am

    Spiritus mos u merzit he burre, ketej i themi “Schleichwerbung”, reklame e mcefte. E sheh gjithandej ne cdo film, jo vetem tek James Bond, por tek Kompjuteri, tek dy miq qe takohen ne Starbucks ose McDonald (apo Wendy’s, atje ku duhet te shkoje Emo), ose neper gazeta. Nese e ke pasur pa kete qellim, po e kthej llafin tim.

    Emigrant, kam qene njeher ne nje seminar te ketyre lloj studimeve (empirical research) mbi konfliktet etnike (e di besoj se ka modele te till qe rekin te sqarojne konfliktet nderetnike ose lufterat civile, psh. me variabla si relievi, toka, burimet natyrore e minerale, forma e qeverisjes, etj.). Mbasi ajo qe fliste me rrokanisi koken, ngrejta doren me shume nga merzitja qe po me kaplonte ne ato minuta dhe i bera nje pyetje: A mund ne baze te ketyre te dhenave te merret nje vendim? Se fundja te gjitha keto perllogaritje i bejme per te marre vendime, apo jo? Nuk mundej, pasi ajo vetem shfaqte numra dhe rezultate, asgje tjeter. Ketyre modeleve u ka ikur koha, ishin ne mode ne vitet 60-70, njeriu eshte qenie me komplekse se nje probabilitet.

  35. mushka thotë:

    24 October 2008 @ 12:42 am

    Kjo eshte shume me e thjeshte - eshte morali dhe sistemi i vlerave te shoqerise shqiptare qe sjell ne kete perfundim. Asnje femer nuk zgjedh te behet prostitute, por detyrohet te behet prostitute, nga kushte te ndryshme. Komunizmi ka te beje ketu sepse komunizmi permbysi nje sistem te tere vlerash, sado feudal te kete qene, qe ekzistonte ne shqiperi. Kush i mban mend vitet 80, shoqeria shqiptare kishte arritur ne korruptim masiv. Qe ne arsim, ne punesim, ne karriere, dhe deri tek gjeja me elementare - ushqimi, ai qe genjente/mashtronte/vidhte etj, ishte ai qe avanconte ne shkolle, qe kishte pergjegjesi ne pune, dhe qe kontrollonte dhe shperndarjen e ushqimit. Pse harroni juve qe s’kishte asnje gje ne treg, dhe ato me elementaret, dhe kontrollin/pushtetin e kishin shiteset e ushqimeve/bukes/vajgurit etj etj. Pra shoqeria shqiptare u korruptua komplet, dhe keta qe u formuan ne keto vite jane ata qe rrisin vajzat 18-vjecare sot, djemte 25 vjecare sot. Jane keto anti-vlera qe kane uzurpuar sistemin shoqeror i cili nuk mund te arrije te prodhoje njerez qe kane moral, edukim, aftesi profesionale. Prandaj dhe e pershkrova Shqiperine si geto me pare, jo per te share, po per te ilustruar se si ne po krijojme nje sistemth shoqeror si ato te getove…ku vlerat e shoqerise jashte nuk kane shume…vlere aty brenda

  36. spiritus thotë:

    24 October 2008 @ 12:50 am

    Artan, eshte vone per kurban:)

  37. emigrant thotë:

    24 October 2008 @ 12:59 am

    Bulkthi, ka edhe qe s’te merzisin nga ato… :) psh “freakonomics” sa per ta ilustru.

    I ka ik koha, thua? Shif vetem kete, pastaj falsim… :D

  38. Peshku Fluturues thotë:

    24 October 2008 @ 1:19 am

    O Emo. Kurvlliku shqiptar ne Itali eshte shenje e fukarallikut, ashtu si edhe i atyre gocave nga Moldavia, Rumania apo tjeter “ia’ e Lindjes. Ne pjesen me te madhe jane vajza qe vijne nga fshatrat ose qytezash USO-sh (Unidentified Static Objects). Nje pjese jane te genjyera, por pjesa me e madhe jane te deshperuara, jane Olivere Twistet e shekullit 21. Te lindura ne qoshin e ferrit, me shpatullat mbeshtetur pas murit rrethues te tij, cdo levizje, qofte edhe drejt mesit te ferrit, mund te jete edhe rruga drejt daljes.
    Turpi i tyre nuk qendrin tek zanati qe ato ushtrojne, por tek shkalla e ulet qe jane ne kete zanat:punetore seksi. Jakat Blu te seksit. Por po te ngjitesh ne rang dhe te behesh supervizore seksi, d.m.th matrone shtepie publike, behesh personazh i respektueshem. Pa folur ketu per “specialiste te pavarura seksi” si ato gocat e “Seks & City” apo luftetare seksi si Pamela jone qe i marrshim te ligat.
    Ndaj sic thote i madhi Sokrat: Faji jot nuk eshte qe shkele ligjin e u hodhe tutje; faji yt eshte qe kur e shkele ligjin e tu ngaterruan kembet neper te e re me hunde perdhe ku edhe te zune” :)

  39. emigrant thotë:

    24 October 2008 @ 1:22 am

    ne me nigjofsh te permen fjalen TURP ne ket teme, o PF, dru u bofsha!

    Me ke knoq me at Gani Trupin… hahahahaaa… i papam je! :P :P

  40. emigrant thotë:

    24 October 2008 @ 1:25 am

    Ka qen nje skec, PF, “kinez qefliu” quhet, e ke online, ku i thot ky tipi “Cu En Lain e? E kom mik mer. Kena ho’r i thes kryp bashk’…”

  41. Peshku Fluturues thotë:

    24 October 2008 @ 1:44 am

    E mer Em. Qe mos dalim nga tema, e mban mend Shajen, “punetoren e seksit” qe punonte pastruese te banjo e burrave te “Partizani i panjohur” ne kohe te socializmit. Dhe pastaj fillimi i 90-tes kur prostituta e pare profesioniste, Drandja nga Kukesi zbriti ne Tirane me minifund leshi te zi dhe corape te zeza e cizme dhe parakalonte tek Bulevardi diten? Dy epoka te ndryshme te perfaqesuara nga dy lloje te ndryshme prostitutash. Duhet me e shkrujt si histori ndonjehere…

  42. mushka thotë:

    24 October 2008 @ 1:53 am

    “Turpi i tyre nuk qendrin tek zanati qe ato ushtrojne, por tek shkalla e ulet qe jane ne kete zanat:punetore seksi. Jakat Blu te seksit. Por po te ngjitesh ne rang dhe te behesh supervizore seksi, d.m.th matrone shtepie publike, behesh personazh i respektueshem. Pa folur ketu per “specialiste te pavarura seksi” si ato gocat e “Seks & City” apo luftetare seksi si Pamela jone qe i marrshim te ligat.”

    s’ka respekt per punetoret apo pergjegjeset e seksit, vecse midis tyresh dhe atyre qe kane nje sistem referimi me kokeposhte. Nderkohe, mos u vervit kaq vrullshem midis rolit te mormonit dhe atij te hippie-t….

  43. Peshku Fluturues thotë:

    24 October 2008 @ 1:58 am

    Mushka. E ke gabim. Ka ca goca qe marrin 3000$ ora ne ate zanat, dhe po s’pate ti respekt per to, aq me keq per ty. Se ato i respektojne edhe senatoret amerikane nese i lexon gazetat aty ku je. Dhe ti mos e vervit kaq shpejt ate shpaten e percaktim-gjykimit mbi koke se na prishe vizen e flokeve.

  44. emigrant thotë:

    24 October 2008 @ 2:12 am

    Respekti eshte i matshem me $ ketej pari. S’ka au iu. Si thone, PF, “show me the Looove” dhe ferkojne gishtin tregues me gishtin e madh.
    Pra i thjeshte muhabeti: po nuk pate 3000$ per ate oren e uruar, ti ke dale automatikisht nga lista e respektit te tyre. Nuk eshte puna a po i respekto ti ato. Jane ato qe nuk dun me dit a ekziston ti.

  45. Peshku Fluturues thotë:

    24 October 2008 @ 2:22 am

    Ore, s’po me kujtohet e s’po me kujtohet titulli i nje tregimi te S. Maugham me nje prostitute qe e ben nje prift predikues qe te vrase veten ne fund. Eshte perkthyer ne shqip tek “Tregime te shekullit XX”

  46. emigrant thotë:

    24 October 2008 @ 2:39 am

    PF, nuk e kom lexu ate. Por ky maestroja thote kshu:

    To a Common Prostitute

    by Walt Whitman
    (1819-1892)

    Be composed–be at ease with me–I am Walt Whitman, liberal and
    lusty as Nature,
    Not till the sun excludes you do I exclude you,
    Not till the waters refuse to glisten for you and the leaves to
    rustle for you, do my words refuse to glisten and rustle for you.
    My girl I appoint with you an appointment, and I charge you that you
    make preparation to be worthy to meet me,
    And I charge you that you be patient and perfect till I come.
    Till then I salute you with a significant look that you do not forget me.

  47. emigrant thotë:

    24 October 2008 @ 2:41 am

    uf, e kam lexu mer…. ka qen botu heret ai. Tregimin nuk e mbaj mend, though!

  48. Peshku Fluturues thotë:

    24 October 2008 @ 2:45 am

    Ka qene i botuar si tregimi i pare i vellimit te dyte. Perkthyer nga Pirro Misha.

  49. emigrant thotë:

    24 October 2008 @ 2:59 am

    PF, origjinalin e gjen ktu: “http://www.gutenberg.org/etext/26854″

    Por duhet me e download.

    Pjesa quhet Rain.

  50. Peshku Fluturues thotë:

    24 October 2008 @ 3:06 am

    I modh Emo! Qen me vajgur je :)

  51. avocados thotë:

    24 October 2008 @ 3:11 am

    Cuna, use a break now. ju pershnes me dy poezi qe po i kopjoj me te shkrume nga me liriku i fundit i madh shqiptar, Frederiku i Rreshpajve.

    Akuarel

    Shkalle - shkalle neper muzg ylli ngjitet ne heshtje
    me syte plot lote
    trendafili celi ne kopsht mu si nje psheretime
    zera te larget vijne e vdesin tek kjo ere

    Zemra ime, si me harrove keshtu?

    Kopshti

    eshte kopshti ku kenga ime ka nje statuje.
    luanet e thyer te feminise
    pine uje te pusi i vjeter
    .
    mbi zjarret e trendafilave ngroh duart Saadiu

    shpesh nga mitet dalin satiret
    dhe hapin dyert e mbyllura te hijeve
    veshtron shtigjet e nates jasemini
    dhe drita e bardhe i rrjedh gishterinjve

    narcizi nxjerr supet nga gonxhet
    i pikelluar nga magjia e vet
    hena dhe zanat fshihen
    dhe veshtrojne pas gjethesh

    eshte kopshti ku kam nje statuje
    bere prej ngjyrash e gjethesh
    ndiej ne balle daltat e pranveres
    qe, nga bari, syte e mi gdhend

    ps: ne korsiv jane prova qe dhe lirika thote sa nje liber filozofie

  52. emigrant thotë:

    24 October 2008 @ 3:17 am

    Flm, A! Shume-shume!

  53. Peshku Fluturues thotë:

    24 October 2008 @ 3:23 am

    Shume te bukura Avocados. Sidomos ajo e para qenka perle! Rrofsh qe i solle.

    Ja te te qeras me nje poezi kineze qe sapo po e lexoja:

    Poeme per Kushurinjte dhe Miqte ne Kryeqytet pasi po shikoja malet me Murgun Hao Chu.

    Shkembinjte majemprehte buze deti jane shpata
    qe cope cope m’i bejne rropullite e barkut te semura nga malli per shtepine
    po te mundja te ndahesha ne nje milion vetevete te tjera
    do ti shperndaja te gjithe mbi cdo maje mali prej nga mund te shihet shtepia.

    LING ZONGYUAN

  54. avocados thotë:

    24 October 2008 @ 3:26 am

    u’r both very welcome!

    mu kujtua nje japoneze :)

    Wand wave,
    All it’s left-
    The fall.

    Basho

  55. avocados thotë:

    24 October 2008 @ 3:28 am

    korigjim

    Wave and wave
    All it’s left-
    The fall.

  56. Peshku Fluturues thotë:

    24 October 2008 @ 3:30 am

    Jam tifoz i Hai-Ku

    Lonely
    After killing the spider –
    Autumn dusk

    Shiki

  57. Roni thotë:

    24 October 2008 @ 3:33 am

    Kjo jete pa prostituta do te ishte si nje rruge ke cdo 50m ke nje semafor. Fiku jeshilja….Ndizu Portokallia….Ndizu e Kuqja…Fiku e Kuqja…Ndizu Jeshilja
    Kot i bien me qafe zanatit me te vjeter!!!
    As stock market spekullim nuk ka bere ndonjehere as firma piramidale nuk ka ndertuar as per zhvleresim monedhe nuk mund ta akuzosh. :-)
    Me duket se e vetmja arsye pse i bien me qafe eshte se nuk e taksojne dot. Nuk ka njesi matese te taksoje rendimentin e punes dhe thone meqe nuk e masim dot atehere as nuk e taksojme dot keshtu qe lene fare nuk lejohet se jemi shoqeri e moralshme.
    Knej nga ona tjeter vu luftat vu bombat vu hajdutlliqet….. Ama prostitutat nuk i lejojme jemi shoqeri e moralshme
    KULMI I HIPOKRIZISE :-)

  58. avocados thotë:

    24 October 2008 @ 3:38 am

    Buson

    Nata e shkurtër
    Ngec në cektinë
    Hënë e kafshuar

    ***

    Ti po ikën…
    Sa e gjatë udha
    Sa lotues, shelgjet.

    Basho

    Kurrë mos harro
    Si zbardh nga vetmia
    Pika e vesës…

    ***

    Pemës me lule
    asgjë nuk i njoh
    përveç aromës

    Issa

    Mbi nje gjethe lotusi
    Eshtë mbledhur
    Vesa e kësaj bote

    ***

    Vasha e re
    Shfryn hundët
    Mbi lavdinë e muzgut

  59. emigrant thotë:

    24 October 2008 @ 3:40 am

    Nje offensive vijon nga Shejn Allisoni (autore e “Jesus gave me a BJ”) - por nuk se eshte jashte teme:

    Blue Underpants

    i want to sniff your underpants.
    You heard me.

    i want a good whiff of fresh piss,
    sweat sparkling in elastic waistband.

    i want the underwear stained
    w/ pre-cum or blood or some genital

    virus in the inseam of blue boxers.
    say what you want. talk dirty to me.

    call me a sick fuck even ’cause that’s what i am.
    a pervert who likes to sniff guy’s underpants, who

    wanders the floors of dirty hotel rooms scavenging
    for the perfect pair of unmentionables.

    break into high school locker rooms for an eyeful
    of jockstraps hanging like skinned rabbits from wire hangers.

    Put a pair to my nose and take deep breaths.
    Nothing like the stench of a young boy’s ass looming

    in the cotton cradle of Hanes.
    At the laundry mat i spy a real muscle bound beauty.

    He walks away leaving a bundle of his putrid undergarmets
    atop the washing machine. I sneak on over to embrace

    those baby soft undees while he’s getting change.
    His manmusk was a bouquet of flowers until he chased me off

    yelling, “Hey, what the hell are you doing?”

    Ducked out the back
    with one of his socks clinched in my hand like Rosary beads and thought,
    i’ve gotta learn to be more careful.

  60. Peshku Fluturues thotë:

    24 October 2008 @ 3:47 am

    Emo bllaaa.. (gishtat ne fyt). Nuk para me pelqejne.

  61. Peshku Fluturues thotë:

    24 October 2008 @ 3:49 am

    Asked his age
    He holds up one hand –
    Summer clothes

    Issa

    *
    Today too!
    Today too! Kites
    Caught by the nettle tree

    Issa

    *
    Worse than tears
    The smile of the
    Abandoned child

    Anonymous

    *
    Heaven knows,
    Earth knows, neighbours know-
    Parents don’t know

    Shishoshi

    *
    Spring rain –
    A child teaches its cat
    To dance

    Issa

    *
    An autumn mosquito
    Determined to die
    Bites me

    Shiki
    No talents
    Also no sins –
    Winter solitude

    *
    Issa

    *
    Owning nothing –
    Such peace
    Such coolness!
    Iassa

    *
    A single guest
    Visits a single host –
    Autumn evening

    Buson

  62. emigrant thotë:

    24 October 2008 @ 3:50 am

    prandaj thashe offensive, PF. Te peshtira si vete realiteti i prostitucionit.

  63. Roni thotë:

    24 October 2008 @ 3:50 am

    Fikni Dritat, Fikni Zhurmat….
    Me i madhi i te medhenjve >>>>>>>>>>
    http://www.youtube.com/watch?v=th8Y2V0qumE

  64. avocados thotë:

    24 October 2008 @ 3:51 am

    Very interesting poetry. too brave, i would say
    Spiritus, na e bej hallal. ja dhe nje te fundit nga Lidia Dimkovska, more or less related to the topic here

    Don Quixote’s Daughter

    My mother carried me for nine centuries
    as if I was conceived by a peasant in his plow.
    The father of hard trunks.

    No more jokes!
    I will either be a virgin
    or I will be a moon.

    You crazy Quixote
    plow the sun wheel
    and kiss my mother wildly,
    and wake up the village by a hammer.
    Here I am
    with my heart veiled I have no sleep
    but I will take your sleep, oh village!

    They call me the Quixote woman
    the children with pebbles in their giggling,
    Don Quixote’s crazy daughter.

    Both a virgin
    And a hetaera.

  65. sol-nox thotë:

    24 October 2008 @ 4:05 am

    Shkrimin e lexova. Komentet jo, sepse nuk pata durim. Pashe qe kishte Hajqe dhe poezira ruse (sa i mir esht mandelshtami)

    Tashi, shkrimi me pelqeu dhe pike. Gjithsesi prostituta kane dale pa fund nga vendet lindore, pa perjashtim, dhe nami u ka dale te gjithave. Me degjoni mua qe kam jetuar ne kosove, dhe kam udhetuar shume ne vendet e ballkanit.

    A eshte e keqe kjo? Pyetje e thjeshte dhe idiote. Do te kete fenomene te shotjes se vetvetes gjithe kohes, ne nivele nga me te uletat deri te me te sofistikuarat, per sa kohe nuk ka nje barazi sociale, per sa kohe qe shteti yne i perbashket nuk na sherben te gjitheve njesoj, per sa kohe te varferit pervec diskriminimit ekonomik te perjetojne dhe diskriminim social. Sepse te varferit (qe ne shqiperi, kosove, maqedoni e ballkan jane shume) jane qytetare te dores se dyte. Kam pare kurva moldave, rumune, bullgare, serbe e shqiptare, dhe njesoj mi kane mbushur syte me lot. Sepse faji eshte i imi, dhe i te gjithe njerezve qe e perjetojne pergjegjesine sociale!

    Gjithsesi, sic kane thene shume njerez te zgjuar para meje, ato jane teper te mira, krahasuar me hipokrizine mediokre nacionalo-puritano-konservative. Ato jane shenja e pare e ndryshimit. Qe do te vije se s’ben edhe ne kete cep juglindor te evropes!

    Priteni!!!

  66. mushka thotë:

    24 October 2008 @ 4:07 am

    peshku fluturues

    Mushka. E ke gabim. Ka ca goca qe marrin 3000$ ora ne ate zanat, dhe po s’pate ti respekt per to, aq me keq per ty. Se ato i respektojne edhe senatoret amerikane nese i lexon gazetat aty ku je. Dhe ti mos e vervit kaq shpejt ate shpaten e percaktim-gjykimit mbi koke se na prishe vizen e flokeve.

    emigranti

    Respekti eshte i matshem me $ ketej pari. S’ka au iu. Si thone, PF, “show me the Looove” dhe ferkojne gishtin tregues me gishtin e madh.
    Pra i thjeshte muhabeti: po nuk pate 3000$ per ate oren e uruar, ti ke dale automatikisht nga lista e respektit te tyre. Nuk eshte puna a po i respekto ti ato. Jane ato qe nuk dun me dit a ekziston ti.

    muhabet klishe….po juve pse nuk dilni te shisni sumen…e nderkohe qe mbushni xhepat me valute, fitoni dhe respektin e bashkeqytetareve…

  67. emigrant thotë:

    24 October 2008 @ 4:09 am

    Mire, mushka; u kuptum. Natenemire!

  68. Peshku Fluturues thotë:

    24 October 2008 @ 4:19 am

    Mushka, mos u be koke mushke duke i kthyer diskutimet teorike ne shqelmime personale. Une kam zanat tjeter me te cilin bej leke, aq sa mund ta blej edhe sumen tende po te duash…

  69. mushka thotë:

    24 October 2008 @ 4:37 am

    Edhe ne praktike, edhe ne teori, fenomeni GIGO qendron.

    Tashti, nese koncepti i shitjes se trupit per $xxxx ne ore ju mahnit dhe aq me teper fiton respektin tuaj, nderkohe qe shitja per $xx eshte fukarallek/pisllek, ky eshte shembulli me i mire i sistemit kokeposhte te vlerave qe kemi ne dhe qe une e kam shume zet. Nese kjo eshte personale per ju, mua nuk me shqeteson, se eshte dhe per mua. Biles eshte aq personale sa eshte arsyeja kryesore e ikjes time nga shqiperia …

  70. Peshku Fluturues thotë:

    24 October 2008 @ 5:01 am

    Mushka, ajo fjala shitja e trupit eshte shume demode. Mua me vjen keq per vajzat shqiptare rrugeve te Italise, por jo ne kuptimin idiot moral te fjales, por per poziten e tyre sociale. Ajo shitja per xxxx ora mua me mahnit si marketing, e jo si zanat, sepse nuk e kam pasur ndonjehere pasion apo enderr femijerie (”not that is anything wrong with that” sic thote Sienfield).
    Mos harro gjithashtu poziten e heterave ne Greqine e Lashte apo te Geishave ne Japoni. Edhe ato vajza qe paguhen xxxx i takojne pak a shume atij edukimi dhe shkollimi, nuk jane nga fshatrat e Lushnjes apo te Librazhdit por shpeshhere me Berkley University dhe nuk mund t’i marre me shqelma horri i pare ne rruge, porse kane bodygardet dhe agjencite qe u mbrojne te drejtat. Dhe jam 99% i sigurte qe asnje prej tyre nuk do ta nderronte poziten dhe profesionin e saj me tendin apo timin.
    Te tjerat pastaj me duken budallalleqe morale qe mund t’i vertisesh si te duash.

  71. Asterion thotë:

    24 October 2008 @ 5:31 am

    Thonë që dramaturgu Bernard Show, në një darkë të shtruar nga një shoqatw bamirësie, i afrohet njërës prej zonjave vanitoze, që po e mërziste shumë me profka, dhe pasi e tërheq mënjanë, e pyet:
    “Do flinit me mua, zonjë, për një milion dollarë?”
    Zonja hutohet pak në fillim, po pastaj i përgjigjet:
    “Një milion? Natyrisht që do flija.”
    I thotë Show:
    “Po për pesë dollarë?”
    Zonja inatoset:
    “Si s’të vjen turp? Pse, për çfarë më kujton ti mua?”
    Dhe Show:
    “Atë e përcaktuam që në fillim. Tani po bënim pazarin.”

  72. Anisa thotë:

    24 October 2008 @ 6:03 am

    Me pelqeu shkrimi.

    Mendimi im eshte qe pyetja ne kete rast ka shume pergjigje. Nje pjese te vogel te se ciles i eshte pergjigjur profesoresha me syte blu te akullt. Mendoj qe ky profesion eshte ushtruar ne Itali, sepse aty egziston dhe kerkesa. Nuk egziston kerkesa ne Kanada apo ne Amerike :), se ndryshe do ia kishin gjetur anen dhe ketej tutoret :).

    Ligji i thjeshte i kerkeses dhe ofertes. Si profesion, pavaresisht se eshte me i vjetri ne bote, shqiptaret e postkomunizmit ku dhe seksin e mesonin pas martese e mesuan atje, ne rruget e baret e Italise, nga mestrot italiane.

    Por shqiptaret, me zellin dhe ambicjen qe i karakterizon, e cuan disa shkalle me lart kete profesion, e kthyen nga dicka qe nje grua e zgjedh vete, ne nje pune te detyruar, dhunshem. DHUNA eshte ajo qe i ben shqiptaret te ndryshem nga gjithe mafiozet europiane. Jane kaq te dhunshem, saqe bejne krime qe kane lene pa mendje hetuesit. DHUNE e nje forme psikopatike, kjo i dallon ata dhe nga koleget e tyre rumune, bullgare e ruse. Prandaj dhe kemi kete reputacion qe gezojme sot.

    Keshtu dhe keto fatkeqe, kane provuar tortura nga me te ndryshmet derisa kane dale ne rruge.

    Me lejoni t’u permend rastin e nje familjeje shqiptare ne Itali qe po hante darke, dhe qe u hyn papritur nje bande te rinjsh shqitare ne shtepi. Ata rrahet te zotin e shtepise dhe i rrembyen gruan e tij shtatzane. E cuan ne nje fshat ku e qellonin mbi bark me shko dhe i shkelnin mbi bark qe ajo te deshtonte femijen dhe me pas ta kthenin ne prostitute.

    Keto nuk mendoj qe jane pasojat e komunizmit, ku po te te kapte ligji, te denonte me vdekje. Eshte kerkesa, oferta, dhe fatkeqesia e karakterit te ashper te shqiptareve. Kaarakter qe njerezit e arsimuar kane ditur ta latojne, por pjesa tjeter fatkeqesisht nuk di ta vere ne perdorimin e duhur.

    Dhe nuk mendoj se vajzat tona, qofte dhe ato te fshatit kane ndonje grumbull karakteristikash te ndryshme nga homologet e tyre ruse e bullgare. Perkundrazi, nese vajzat tona atje shkojne te fejuara, ruset e moldavet e lene shtepine me shpresen qe do behen prostituta ne nje vend te pasur, qe te mbajne veten dhe familjen dhe te dalin nga skamja. BIG DIFFERENCE!

  73. Roni thotë:

    24 October 2008 @ 6:03 am

    It is the mark of a truly intelligent person to be moved by statistics.
    George Bernard Shaw

  74. Anisa thotë:

    24 October 2008 @ 6:10 am

    Nuk do me shqetesonte fakti qe vajzat shqiptare ta zgjedhin vete si menyre jetese kete profesion. Madje te vetadministroheshin, te kishin biznesin e tyre privat, te paguanin taksat me te, te kishin limuzinat e shoqeruesit e tyre.

    Me shqeteson fakti qe jane te detyruara, te genjyera, te dhunuara! Nga burra (burreca) shiptare!

  75. daniel thotë:

    24 October 2008 @ 7:06 am

    anisa ja ke fut katunit. Se pari edhe ne USA ka prostitucion, ilegal po ka se sa te kete burra me ate veglen do kete dhe kerkese, ska rendesi vendi. Ne S. Francisco do legalizohet prostitucioni se shpejti. Se dyti..kush te tha qe vajzat tona qe shkokan ne itali jane te fejuara kurse kto moldavet apo ukrainset jane buce te lindura qe shkojne vetem per lek? Na dolen edhe me te ndershmet kto tonat pale. Futja kot, ne cdo vend shumica jane femra te genjyera ose per pune ose per lidhje, pak shkojne me mendjen per tu shpuar. Dhe si kudo mashtruesit jane djem lokale.
    Sa per burrat shqiptare gjejne shesh e bejne pershesh, gjejne biba dhe ja u fusin.

  76. flokenaja thotë:

    24 October 2008 @ 7:18 am

    Spiritus, shkrimi interesant, por ti nuk ke perse te behesh keq prej syve te akullt te nje barezeje…
    Kur merr taksi ne Bari , shoferi te thote: “Po na ndaloi policia thuajini qe jeni kusherinjte e mi…!!!! ( sepse shoferi nuk paguan taksat ! )
    Ne se pret ne stacion te trenit ne Bari, duhet te ruash valixhen si syte e ballit se te vijne perreth ca djelmoshe te rinj, dhe pak po te mos kesh mendjen te fluturoi valixhja…
    Te mos flas pastaj dicka qe me ka cuditur tej mase, rrotat e kamioneve te lidhura nga frika se mos i vjedhin… dhe jo detyrimisht keto jane te gjitha vepra te emigranteve… keta njerez siperfaqesore jane te dez-informuar ne menyre skandaloze nga media per figuren e femres shqiptare… i marrin te gjitha kallep… dhe nese hasin ne ndonje femer qe nuk i ngjan kallepit te pershkruar i thone: “Si ka mundesi, ti nuk ngjan si shqiptare…!”
    Italianet kane nje veti; sa je keq duan te te meshirojne, por sapo ngrihesh dhe behesh dikush, nuk tolerojne dot…

  77. Rob-Terneti thotë:

    24 October 2008 @ 7:51 am

    Ketu nuk eshte pune as morali apo antimorali, megjithse shoqeria njerezore as qe do te ekzistonte pa keto rregulla, qofte dhe si hipokrizi.

    Vertet eshte profesioni me i vjeter, por mesa duket, per arsye te ndryshme, s’ka mjaftuar, ndryshe s’kishte pse shpikeshin profesione te tjera.

    Tjeter pune eshte tolerimi, per ate qe robi ben me trupin e vet, apo ploteson nevojat qe ekzistojne, e tjeter eshte ngritja e monumentit.

    Sa per respektin e kongresmeneve ne DC, sa koka kongresmenesh kane henger madamat e “nderuara”, nuk ka henger as java e pare e nentorit.

    Bota i ka keto fenomene, por nen kontroll. Kurse tek ne behen sporte popullore.

    Mesa duke kjo eshte rruga albaneze drejt zhvillimit, me mish e miell, te dyja te bardha. Shif e shkruj - tha.

    Kurse per ato qametet me rrembime, dhune e varacione, duhet litari. Po kush ta vari? Megjithese, ne disa raste, ne vend te litarit te ceveriut, ka vepru kallashi.

  78. totally thotë:

    24 October 2008 @ 8:40 am

    Prostitucioni eshte zanati me i vjeter ne bote dhe nuk e shpiken albanezet. Plot me prostituta eshte Amsterdami dhe ruse ose rreth atyre zonave ishin shumica, dhe si kukulla ishin. Dhe zezake kishte me tonelata.
    Po italianet nuk jane kaq rob te mire se te shikojne si ufo kur je shqiptar i lare e i krehur.
    Cdo vend i varfer i ka keto dukuri, prostitucion, krim, korrupsion, eshte natyra njerezore, nuk i shpikem ne.
    Rri shtremet e fol drejt

  79. spiritus thotë:

    24 October 2008 @ 8:43 am

    Nje Gig falenderim per te gjithe Ju miq qe u bete pjese e ketij diskutimi.
    Nuk mund te citoj dot te gjitha mendimet pikante dhe kendveshtrimet interesante.
    Eshte zanati me i vjeter ne bote dhe ndoshta edhe ne shqipot, per tu integruar si pjese e botes moderne, e morem edhe kete zanat(cinike pak kjo por… that is life)
    ATO (te pafajshmet deri ne dhimbje-Sol-nox) padrejtesisht u bene imazhi yne, te pakten ne fillim te viteve 90.
    Ceshtje steriotipesh. Kur ne kemi perballe psh. nje rom direkt veme ne levizje klishene dhe e emndojme si hajdut, te piste dhe batakci.
    Kur kemi perballe nje italian na sillet rrotull ne mendje steriotipizimi i tyre si mafjoze(Al Kapone e deri te Rina) ose…pak k…vare:)
    Kur kemi perballe nje grek doemos me ndojme se eshte detyrimisht nacionalist e kshu me radhe.

    Flok:…keta njerez siperfaqesore jane te dez-informuar ne menyre skandaloze nga media per figuren e femres shqiptare… i marrin te gjitha kallep… dhe nese hasin ne ndonje femer qe nuk i ngjan kallepit te pershkruar i thone: “Si ka mundesi, ti nuk ngjan si shqiptare…!”

    Episodi i fundit i eksperiences se fundit:
    Qe nga hoteli porositem dy taksi per te na cuar ne aeroport.Shoferi i taxise ku isha une bashke me tre kolege (F) pas nje cope rruge ne heshtje, na pyeti: shqiptare?
    -Po, shqiptare jemi.
    Fare pa komplekse nisi te thote:
    -Kam patur nje te dashur shqiptare, nje modele.Ka dy vjet qe eshte larguar ne Tirane dhe kam humbur kontaktet.
    Pasi tregoi se dinte disa fjale ne shqip dhe beme pak humor, tha:
    -Me falni e, mos ma merni per ofeze.Nga puna qe bej si taksist, kam njohur shume shqiptare.Por eshte hera e pare qe shikoj shqiptare te veshur kaq bukur(Artan, e shikon qe ka rendesi veshja:) te parfumuar dhe xhentile.
    -Oh gracie.
    Kompliment apo nenteksti qe thote Floku: “Si ka mundesi, ti nuk ngjan si shqiptare…!”

  80. Tucano thotë:

    24 October 2008 @ 9:02 am

    Teme esht e goditur me ne fund shifet nji preokupim i shoqerise Shqiptare ,nji shikim drejt Vlerave te shoqerise Shqiptare .
    Persa i perket prostitucionit shkurt mendoj si ne cdo aspekt te shoqerise shqiptare esht nji produkt i viteve te tranzicionit , mungeses se shtetit ose ineficienses tij.
    Nji degjenerim i tille i shoqerise shqiptare , prostitucioni ne mase ishte rezultat i karakteri bestial ,i nji mungese te theksuar morali e kulture shoqerore ,( nji shoqerie te pakultivuar ne vlera ,ndrydhur nen forcen e ligjit komunist ),ku paraja zevendesoj cdo lloj ndjenje e morali njerezor ,ku paraja beri kto bestie te peshtyne pse jo mbi nene e babe ,moter e vella etj etj.
    Perse degjeneroj keshtu shqiptari ..kjo eshte nji fenomen qe na ka shoqeruar gjithe historine e kombit tone , pasi cdo gje degjeneron shkaterrohet ne shqiperi ,ather Ne shqipot dalim bejme “llogarin e demit”-Analizojm e Kritikojm ! Ne nuk kemi arritur kurr ti dalim te kqiave qe ka jetuar e vazhdon te jetoje ky komb perpara ,sepse nuk kemi nji shoqeri te afte ta bej kete ose le te themi hapur nuk exziston nji Elite Kombetare ( se meshkujt shqiptare jane prostitutat e verteta te ketij kombi ).
    Ketu mund te flasim e japim cdo lloj varianti interpretimi apo justifikimi mbi fenomenin por nji gje eshte per te gjith e qarte ,se ku nuk ka shtet ,ku qytetari nuk njef /rrespekton/ i trembet ligjit te shtetit ..ndodh ajo qe ndodhi , pra gjithcka , jo vetem prostitucion per kete ne shqiptaret tashme jemi te gjithe Koshient .
    Ne Indi majmunet mbrohen me ligj nga shteti ata jan prezent ne cdo kend te qyteteve pra ku jetonjn njerezit ,duke dhe kercenuar jeten e qytetarve atje ne shume raste ,nderkoh mbrohen nga LIGJI !

  81. Dikush thotë:

    24 October 2008 @ 9:30 am

    Ne Shqiptaret kemi pesuar gjithmon per te vetmen arsye se :
    “Shqiptaret ja lene cdo gje rastesise !!!”

  82. Liqeni thotë:

    24 October 2008 @ 9:45 am

    OK tani se me duket paskam keqekuptuar temen.
    Kam shkruajtur gjithmone duke patur parasysh Shfrytezimin e Femres jo Prostuticionin si zanat. Pra, mesa kuptova nga tema behet fjale per Femra shqiptare (shume here nen 18) qe mashtrohen apo me dhune shfrytezohen nga tutoret e tyre.
    Duhet ti dallojme keto gjera pasi jane te kunderta, nese duhet te shikojme te verteten ne sy. Nuk mund te fshihesh pas faktit qe meqe ka prostituta ne Hollande apo Itali is OK te jene edhe ne Shqiperi.
    Apo te ndihemi me mire meqe Prostuticioni eshte zanati me i vjeter ne bote. Pastaj se kuptoj perse nje fenomem qe ne thelb eshte negativ duhet pranuar ne shqiperi dhe nga shqiptaret me preteksin ” kshu e ka gjithe bota” ????
    spiritus,
    Kadareja shkruan per nje kohe tjeter dhe nje mentalitet tjeter. Mos te harrojme qe “rrembimi” ne ate kohe ishte pjese edhe e kultures Perendimore. Jane bere luftra e djegur qyqeterime, shkateruar mbreteri per “rrembimet”!!!!
    Tjeter qe me ben pershtypje eshte fakti se fjala “rrembim” ne shqip disa here perkthehet keqe ne gjuhe te huaj si p.sh. “kidnapping” ne anglisht.
    Kur dihet qe kane nje kuptim te ndryshem. Te “rrembeje” nusen ( po e theksoj nusen ) ishte me teper nje fjale qe pershkruan e te mos berit dasem, por jo se e ke rrembyher ne kuptimin se e mashtrove, e rrave me nje dru te forte pas koke edhe e terhoqe zvarre ne shpin tende.
    Ju duhet shpjeguar kjo gje te huajve qe te mos keqekuptohen.
    P.sh. ne tradite ne Laberi ka qene qe nusja nuk jepej po te mos ti sillje vjerrit nje lope ne shpi. Por kjo s’do te thote qe vazhdon akoma e kesaj dite kjo gje. Apo ta shpjegojme vjedhjen e vilave ne Itali nga shqiptaret me kete tradite.
    Plaga do vazhdoje te rrjedhe per derisa nuk force Ligjore dhe Drejtesi ne Shqiperi.
    Sigurisht duhet punuar per shakaqet e tjera por Shkopi i madh i ligjit duhet mbajt gjithmone pas kurrizit.
    Spiritus po e mbyll me thenien e Rusvelt-it presidentit amerikan “Speak softly and carry a big stick; you will go far.”

  83. arb thotë:

    24 October 2008 @ 10:34 am

    unè shoh shumè hipokrizi kètu…pèr kè janè problem prostitutat? nuk kuptoj kush i detyron njerzit tè shkojnè me prostitutat?pèrse mendohet se tè gjitha ato qè bèjnè kètè zanat janè tè detyrruara nga dikush?shumica pèr mendimin tim e bèn sepse ka zgjedhur ta bèj(pèr njè mij motive por jo se dikush i ka vendosur pistoletèn tek koka)..ndaç shqiptare apo ku di unè!!nè itali flitet bèhen seminare shikon njerèz qè ngrejnè zèrin pèr kèto gjèra,ja hedhin fajin mafjes,varfèrisè,mentalitetit apo injorancès..dhe nuk merren me shkakun kryesor,ekziston pasi klientè ka plot..kjo èshtè e vèrteta!!pèrse nuk legalizohen kèto qè bèjnè kètè zanat?pèrderisa ky fenomen nuk arrihet tè zhduket..tè paktèn tè rregullohet,tè paktèn tè eliminohet kriminaliteti dhe tè zhduken nga rrugèt ato vajza,nuk ka gjè mè tè shèmtuar….tek i shikon rrugève,por akoma mè tè shèmtuar janè klientèt e tyre qè kalojnè me makinat e tyre dhe presin tè zgjedhin!!

  84. Artian thotë:

    24 October 2008 @ 10:39 am

    Pasi tregoi se dinte disa fjale ne shqip dhe beme pak humor, tha:
    -Me falni e, mos ma merni per ofeze.Nga puna qe bej si taksist, kam njohur shume shqiptare.Por eshte hera e pare qe shikoj shqiptare te veshur kaq bukur(:) te parfumuar dhe xhentile

    Je shume i sinqert ,Spiritus ! Shoferi me siguri…ju ka ironizuar,ju ka bo qefin ! :)
    Ja psh njesoj si kjo ngjarja:
    Vjen drejtori ,shik,me kepuce te kuqe.
    -Ju pelqen veshja ime?-u tha drejtori ,stafit zyres.
    -Uaaaaa sa te bukura kepucet ,drejtor i ke te bukura ,te shkojne ,te shkojne ,dukesh shume mire, uaaaaaaaaa sa bukur-bertiti i gjithe stafi ..

    -Kam shije, i kombinoj kepucet me kostumin-tha drejtori,dhe u largua gjithe qef , duke i buzeqeshur stafit,nga komplimentet, i ekzaltuar!

    Por, sa u siguruan qe drejtori u largua ,i gjithe stafi ja plasi te qeshurave!

    Artan, e shikon qe ka rendesi veshja

    Nuk kam thene , qe nuk ka rendesi ,kam thene qe nuk eshte ne plan te pare .
    Por ti e di se njerzit sot te shikojne nga pamja ,dhe te perciellin nga mendja ,apo jo !

    Le te flasim nje cik per kurvat ,dhe lene kete punen e veshjes se nuk u be qameti nje llaf thash dhe une .. :)
    Muabeti eshte shume interesant,per ata qe i thurin vargje poetike ,per prostitutat ,po jap nje te Migjenit.

    BALADË QYTETSE

    Mbramë
    qiella dhe hyjt e vramë
    një ngjarje të trishtueme panë:
    Hije… jo! - por një grue
    me ftyrë të zbetë edhe me sy
    të zez si jeta e saj,
    me buzën të vyshkuna në vaj,
    me plagë në gjoks e stolisun
    me veshje dhe me shpirt të grisun,
    me hije grueje,
    një kens këso bote,
    një fantom uje
    vallzonte valle në rrugë të madhe.

    Dy hapa para, dy hapa mbrapa
    me kambë të zbathun,
    me zemër të plasun.
    Dy hapa djathtas, dy hapa majtas,
    me flokë të thime,
    me ndjesi të ngrime.

    (Dikur,
    kur gjit’ e saj me kreni
    shpërtheheshin n’aromë,
    kur ish e njomë -
    atëherë e dashunojshin shum zotni.
    E sot?)

    Jeta e saj asht kjo vall’ e çmendun
    në rrugat e qytetit tonë,
    një jetën e fikun, një jetë e shterun,
    shpin i molisun, zemër e therun,
    një za vorri, një jehonë
    që vallzon natën vonë
    nëpër rrugat e qytetit onë

  85. pst thotë:

    24 October 2008 @ 10:44 am

    Sa kohe kisha pa e lexuar kete, flm artian qe solle ketu

  86. zarathustra thotë:

    24 October 2008 @ 11:00 am

    Komplimente Spiritus , meriton respektin tim, pasi je nje nder te paktet ketu tek peshku qe sjell shkrime, jo politike, me tema te forta sociale, pastaj menyra se si i pershkruan , cdokush i vlereson sipas kendveshtrimit te vet. Persa i perket faktit se cfare ka ndodhur me ne shqiptaret, pas komunizmit, italianet kane nje shprehje shume te pershtatshme:
    “MAI LA CATENA HA FATTO UN BUON CANE”.
    Persa i perket prostitutave, mund te japesh nje mendim objektiv per to vetem nese me pare i ke ndare ne dy grupe.
    1 - Ato me deshire
    2 - Ato me force
    Plaga e shoqerise eshte kjo e dyta, per te parat eshte thjesht zanat.
    Ne vitet ‘90 nje nga “bosat” e Shijakut kishte disa te tilla ne Itali, dhe keto prostituta kishin dhe nje kapo(femer).
    Sot kjo kapoja eshte gruaja e tij (kane dhe femije)
    p.s (jo se e mori me deshire por e detyruan njerezit e saj)
    Ne portin e Durresit prostitutat qe i kthenin dhe duhet ti mbronte policia,
    policat i mbanin me dite qe ti pallonin vete.
    p.s Kjo ishte per antipaste mirse u kthyet ne token meme…

  87. flokenaja thotë:

    24 October 2008 @ 11:09 am

    Nje shembull per te qare me oi zara…

    Vajza martohet me dasem, dhe cifti emigron ne itali, atje djali e detyron vajzen me force te prostituoje,ne fund ajo i denoncon dhe kthehet ne Shqiperi…
    Kush eshte paradoksi?
    Vajzen nuk e pranon më familja… me thoni ku eshte faji i kesaj vajze te shkrete ?

  88. Tucano thotë:

    24 October 2008 @ 12:00 pm

    Flokenaja ka shume te drejte ne ate qe shkruan . rrealiteti eshte i tille e jo vetem kaq ,por dihet mire se ky shperthim imazhi negativ i femres Shqiptare erdhi si rrezultat i nji kompleksi faktoresh ,nder te cilet kryesore ishin vet meshkujt shqiptare ata qe me hir e pahir i detyruan keto femra shqiptare te formojne ate Imazh qe sot ne Gezojme ne Bote .
    Mos te harrojme se ne vitet e para te “demokracise” qe un do ta quaja te qenerise Shqiptare ,ku u lan te lire ,shpertheu e lire fantazia e besties Shqiptare per tu pasuruar ne menyre jo te ndershme ,stimuluar kjo natyrishte nga liria e pakufijte e gjithkujt .
    E jo vetem “martesa ” u perdor si mjeti per te cuar dret prostitucionit te femres Shqiptare ,por mesa jam informuar , ka pas ne fillimet e viteve te demokracise edhe rrembime me force jo vetem ne shtepi te vajzave shqiptare nen forcen e armes (kercenimit te jetes) por ,jane rrembyer edhe femra nga materrnitete e me force jan cuar jashte shqiperise te prostituone nga bestia Shqiptare qe sot esht Biznesmen Shqiptare pse jo dhe deputtet !
    Kam patur rastin te intervistoj femra nga Shkodra te gjoja biresuara ne France ne familje te ndryshme Franceze , te cilat jan perdorur thjesht si objekt seXsual ,i pleqve Francez per te plotesuar epshet sesuale te Francezeve etj etj poshtersira te cilat kan ardhur si rrezultat i nji shteti inexzistent nji babilonie ,ku viktimat kan qen femra shqiptare , ky eshte rrealiteti dhe shkaktare ketu jane vet meshkujt shqipkare , te cilet na dhane kete Imazh qe ne plotesisht e meritojme ne kete Bote sado e dhimbshme ajo eshte .
    Eshte mire qe ne te njohim vertet se kush jemi e mos te zbukurojme “krenarine” tone me bla bla bla … akoma sot exziston ai mentalitet ku morali nuk vlen para paras ,ktu pra qendron kompleksi i shqiptarit paraja mbi gjithcka !!! Pa ligje , nuk ka rregull ,ne asnji lloj shoqerie e aq me shum ne nji shoqeri anadollake si jona ,ku dhuna eshte mjeti i komunikimit ndershqiptare !
    (vazhdoni tani teorirat e krenarise e lexionet mbi prostitucionit lereni fantazine te lire .)

  89. spiritus thotë:

    24 October 2008 @ 12:12 pm

    Artan, flm edhe nga une per portretin migjenian Te njanes nga ATO.Kisha kohe pa e lexuar, edhe pse inspirimin per titullin ATO e kisha prej Migjenit.
    Jeta e saj asht kjo vall’ e çmendun
    në rrugat e qytetit tonë,
    një jetën e fikun, një jetë e shterun,
    shpin i molisun, zemër e therun,
    një za vorri, një jehonë
    që vallzon natën vonë
    nëpër rrugat e qytetit tonë…

    Zarathustra-Tucano-OK
    Eshte mire qe ne te njohim vertet se kush jemi e mos te zbukurojme “krenarine” tone me bla bla bla … akoma sot exziston ai mentalitet ku morali nuk vlen para paras ,ktu pra qendron kompleksi i shqiptarit paraja mbi gjithcka !!! Pa ligje , nuk ka rregull ,ne asnji lloj shoqerie e aq me shum ne nji shoqeri anadollake si jona ,ku dhuna eshte mjeti i komunikimit ndershqiptare !

  90. akvll thotë:

    24 October 2008 @ 12:20 pm

    paragrafi i tretë nga fundi mund të kishte bërë një shkrim interesant nëse do ishte zhvilluar e zgjeruar. pjesa tjetër është përgjithësisht një ankim. i drejtë, po ngelet ankim.

  91. spiritus thotë:

    24 October 2008 @ 12:28 pm

    Sinqerisht desha nje pergjigje: Ju qe jeni jashte Memedheut ( se ne ketu brenda i kemi gjerat pak ndryshe) ju ka ndodhur qofte dhe njehere te vetme te ndiheni keq kur eshte folur (live ose ne media) per imazhin e shqiptarit tutor, trafikant dhe keqberes? Apo une ankohem kot per imazhin e perbashket??

  92. anna thotë:

    24 October 2008 @ 12:40 pm

    para nja tre kater vjetesh, tel shterteror danez transmetoi nje program te BBC, mbi prostitucionin ne Angli. nje gazetar undercover, arrin te futet ne rrethin e kontrolluesve te prostitucionit ne londer. i degjova ata horra te flisnin shqip (durrsakshe e kavajsshe), jepnin keshilla sesi arrihej t’i mbanin vajzat nen kontroll: me dhune, kercenime dhe nje hamburger kur silleshin mire. atehere po,me erdhi turp qe ata ishin shqipetare.

  93. akvll thotë:

    24 October 2008 @ 12:50 pm

    spiritus,
    më ndodh shpesh; shumë shpesh, më shpesh se e mendon. dhe më influencon jetën personale, sepse ca njerëz, ndonjëherë, presin nga momenti në moment që unë të heq pantallonat xhins dhe të dal me geta rrjete dhe me mini lëkure, dhe nga xhepi i tij i brëndshëm të nxjerr dozën e kokainës, dhe e gjitha kjo në një gjuhë sigurisht të panjohur për ta, dhe pse unë realisht po u flas në gjuhën e tyre. e ekzagjeroj sigurisht, po kjo është ideja. më ka ardhë çudi në fillim, pastaj e kam përdorur si kriter për të seleksionuar njerëzit dru nga ata që arrijnë të shohin pak më larg se ato gazetat që shpërndahen falas në stacion të trenit. Po ky s’është imazhi i vetëm që kemi; kemi dhe atë të analfabetit, të mashtruesit, të hajdutit ordiner, të gënjeshtarit, etj. etj. po kështu e ka kjo jetë, ça t’i bëjmë…duhet të presim sa të dalë ndonjë popullatë tjetër që të na zëri vëndin në hitparejdin e imazhit zhuls. duke pritur këtë ditë të arbrit, imponoju të përjashtëmve mendimin se gjithë shqiptarët janë si ti.:)

  94. toko thotë:

    24 October 2008 @ 12:57 pm

    Spiritus
    Pergjigja eshte me nje pyetje.
    Te ka ndodhur te ndihesh keq kur ke gabuar dhe dikush te ka thene se ke gabuar?
    Eshte njesoj. A ndihemi keq? Si jo Ndihemi mjaft keq, na dhemb koka na vjen te fshihemi ne vrimen e miut me shprese se askush nuk do te na shikoj apo njohi, por ama kjo eshte tjeter nga A kane te drejte ata qe thone keshtu apo ashtu per ne? Ndihemi keq se nuk dime cfare te themi, nuk kemi jusitifikim se eshte faji tone, ne te kundert? Oh lale ja fusim nje debati qe i bindim te tere se kemi te drejte ( e bejme nga donjehere edhe kur nuk kemi te drejte duke fajsuar komunizmin apo shtypin qe i egzagjeron gjerat)

  95. akvll thotë:

    24 October 2008 @ 12:59 pm

    jetën e përditshme kam dashtë të them, jo personale, se po dihet që është personale.

  96. zarathustra thotë:

    24 October 2008 @ 1:01 pm

    x flokun
    Di dhe nje rast ku baba i goces ia ka vu plumbin mes ballit ne Piazza Duomo ne Milano.
    x Spiritus
    Ne vitet e para ne Itali, me ka ndodhur te ndjehem keq, ndersa sot JO sepse ai KEQBESRESI nuk me perfaqeson mua, italianeve i them se ” I DELINQUENTI NON HANNO NAZINALITA’ “.
    Para 2 vjetesh fillova nje pune te re , kolegu i zyres mezi me thonte ciao, mbas nja dy muajsh krejt papritur me thote:
    - “ALLORA NON TUTTI I ALBANESI SONO CATTIVI”
    p.s Kjo eshtre ne te vertete ajo cka ata mendojne per ne……..
    SAD BUT TRUE………KEEP THE FAITH FROM SIN!!!!!!!!

  97. flokenaja thotë:

    24 October 2008 @ 1:05 pm

    Une e kam gjetur ilacin kur perpiqen te me bejne te ndihem keshtu :)

    Kujtoj pyetjen qe me ka bere njehere nje italian
    Ai me pyeti;
    - Si perkthehet fjala “narciso”, mos eshte ndonje lloj luleje? :)
    dhe une iu pergjigja
    - mos duhet te te mesoj edhe gjuhen tende tani? :)
    m’u desh t’i shpjegoja gjithe letersine antike greke qe ta kuptonte…

  98. spiritus thotë:

    24 October 2008 @ 1:14 pm

    Akvll: më ndodh shpesh; shumë shpesh, më shpesh se e mendon. dhe më influencon jetën personale, sepse ca njerëz, ndonjëherë, presin nga momenti në moment që unë të heq pantallonat xhins dhe të dal me geta rrjete dhe me mini lëkure, dhe nga xhepi i tij i brëndshëm të nxjerr dozën e kokainës, dhe e gjitha kjo në një gjuhë sigurisht të panjohur për ta, dhe pse unë realisht po u flas në gjuhën e tyre. e ekzagjeroj sigurisht, po kjo është ideja.
    Viva la verita:) Erdhi dit e Arberit:)

  99. akvll thotë:

    24 October 2008 @ 1:18 pm

    të paskan karagjozizu dhe ty ca peshq karagjozë… s’guxon robi me ju lonë vetëm ca ditë… :)

  100. spiritus thotë:

    24 October 2008 @ 1:22 pm

    haha jooo e citova per te vlersaur pergjigjen e sinqerte, per zotin:)
    PS: ato poezite ke blogu i kishe Mjaft shpirterore. Me mbushen me emocione.

  101. akvll thotë:

    24 October 2008 @ 1:32 pm

    sa mos t’thush që i kam G99 shpirtërore, n’rregull i kam punët. :D

    më vjen mirë që të paskan prekur. falemnderit që ma thua.

  102. sol-nox thotë:

    24 October 2008 @ 2:02 pm

    Spiritus, mos u bej karagjoz si ca e ca. Jemi burra a c’jemi? Te lutem shume rikthehu ne seriozitetin e munguar te koheve te fundit, se u be rutine ky humori…

  103. J. thotë:

    24 October 2008 @ 2:09 pm

    A ka ndodh the?? Yhyyyyy aq herë sa nuk mbahet mend.
    njëherë në auditorë. Kishim “lëndë ndërtimi” dhe profkesoresha pyt nëse ka ndonjë shqiptar të trazojë çimenton. Thashë të ngrihesha për t’i treguar se ka…po pastaj varja thashë.

    Edhe një paradoks tjetër: të më thotë jevgu grek “ti nuk ngjan si shqiptar” ke pa ti? Tempora me gjithë morra thuaj.

    Po nuk më dhemb more mik të flasë greku mtit keq për shqipot. Keq më vjen kur flasim keq për veten tonë. Për të fitu simpati ke malakat, për tu heq trendy etj… vl.

  104. spiritus thotë:

    24 October 2008 @ 2:38 pm

    Sol po jep goditje me spond apo cfar?

  105. akvll thotë:

    24 October 2008 @ 2:48 pm

    profkesoresha
    :D

  106. sol-nox thotë:

    24 October 2008 @ 2:50 pm

    Spiritus, me pelqeu vigjilenca qe tregove me seriozitetin…thjesht po beja nje shaka, po harrova te vija anash rrumbullakun e verdhe. Nuk te godas jo, se me pelqen shkrimi
    Dhe mos harro
    Vetem seriozitet

  107. spiritus thotë:

    24 October 2008 @ 2:58 pm

    he mo Sol se do bejme ene shaka edhe nai bejte.:)

  108. sol-nox thotë:

    24 October 2008 @ 3:07 pm

    Spiritus, sic ka thene dhe filozofi i merzitshem deri ne vdekje Immanuel Kant, ne vepren e tij te humbur Kritika e Seriozitetit te Kulluar, serioziteti = mire, humori = keq.

    Ku eshte XYZ te na zgjidhi ekuacionin, duke futur ne loje ndonje tjeter filozof serioz?

  109. nejse thotë:

    24 October 2008 @ 3:13 pm

    Tjeter qe me ben pershtypje eshte fakti se fjala “rrembim” ne shqip disa here perkthehet keqe ne gjuhe te huaj si p.sh. “kidnapping” ne anglisht.
    Kur dihet qe kane nje kuptim te ndryshem. Te “rrembeje” nusen ( po e theksoj nusen ) ishte me teper nje fjale qe pershkruan e te mos berit dasem, por jo se e ke rrembyher ne kuptimin se e mashtrove, e rrave me nje dru te forte pas koke edhe e terhoqe zvarre ne shpin tende.
    Ju duhet shpjeguar kjo gje te huajve qe te mos keqekuptohen.

    Italianet nuk besoj te ken sh probleme ne te konceptuarin e rrembimit per te mos bere dasem, vec ne pacin kujtese te dobet.
    La fuitina ka qene deri vone nje praktike e njohur ne jug te italise; kur familjet nuk binin dakort mbi martesen djali rrembente vajzen e i vinte para faktit te kryer.
    Nje film mjaft i lezetshem mbi kete teme eshte “Giorni d’amore” me Marcello Mastroiannin. Familjeve s’u dalin shpenzimet e dasmes e atehere bejne sikur zihen qe te justifikojne rrembimin. Do ti qe duke bere gjasme sikur zihen, behen hasha prej verteti! :D
    Ky eshte nje link rreth filmit:
    http://www.filmscoop.it/film_al_cinema/giornidamore.asp

    Persa i perket fenomenti, vret akoma dhe me sh fakti kur familjet nuk pranojne vajzat e mashtruara (te mashtruar dhe ata tek e fundit, perderisa e dhane per nuse ne mirebesim ) ne shtepi. Nje nyje kompleksesh qe si gjithmone ben dash kurban me te dobtit e te pafajshmit.

  110. Permetari thotë:

    24 October 2008 @ 3:16 pm

    Spiritus, faleminderit per shkrimin - eshte nje diskutim qe shoqeria shqiptare duhet ta beje dhe te mos fshihet me pas riteve e zakoneve te nderit e kanunit. Realiteti eshte ndryshe sot nga c’ka qene perpara, dhe kjo nuk eshte as argument e as shpjegim per fenomenin ne fjale. Me beri pershtypje dicka qe thote ajo profesorja - vezhgim i sakte per mendimin tim - se ajo qe eshte karakteristike per prostitutat shqiptare eshte afeksioni, lidhja emocionale qe ato krijojne me tutoret e tyre. Nje afeksion qe kalon deri ne retoriken absurde - bejme ca para tani e pastaj martohemi! Kam vene re raste te tilla me femra shqiptare, por nuk di te them ne se ky eshte nje fenomen karakteristik apo jo? Ndoshta ndonje nga keto zyrtaret shqiptare, ndonje psikolog, apo edhe grup investigatoresh mund te bejne nje studim per te percaktuar statistikisht saktesine e deklarates se profesores. Dhe ne se eshte keshtu, cili eshte shpjegimi qe mund te jepet? Eshte thjesht naivitet apo dicka tjeter?

  111. spiritus thotë:

    24 October 2008 @ 3:37 pm

    Liqeni thote: Te “rrembeje” nusen ( po e theksoj nusen ) ishte me teper nje fjale qe pershkruan e te mos berit dasem, por jo se e ke rrembyher ne kuptimin se e mashtrove, e rrave me nje dru te forte pas koke edhe e terhoqe zvarre ne shpin tende.
    Nejse thote: La fuitina ka qene deri vone nje praktike e njohur ne jug te italise; kur familjet nuk binin dakort mbi martesen djali rrembente vajzen e i vinte para faktit te kryer.

    Rrembim per te anashkaluar dasmen e kuptoj qe ka patur dhe mbase ka.
    Por po kaq e vertete eshte se te shqiptaret ka egzistuar fenomeni rrembimit kur martesa nuk miratohej: djali kerkonte doren e vajzes me ane te lajmesit por ajo (familja e vajzes) per arsye dhe motive te ndryshme (statusi deres, ) e refuzonte.Vajza heshturazi e pelqente. Atehere TRIMI e rrembente vajzen dhe familja vihej para faktit te kryer.Pra as me dhune, as me detyrim ne kuptimin literal te fjales.
    Kete taktike e perdorin edhe sot “dhenduret” protektore. Kjo eshte vetem nje menyre pak me tradicionale sepse sot mekanizmi eshte me i sofistikuar.
    Stigma, turpi social, mospranimi i tyre ne familja (eshte fjala per ato qe jane viktima dhe jo ato zanatceshat) eshte nje problem me vete. Kjo ben qe nje pese edhe pasi i shpetojne thonjve te protektoreve, riciklohen ne rrjetin e trafikimit.
    Psikologjikisht me nje pjese ndodh procesi kur viktima dashurohet me dhunuesin, dhunuesi i premton martese, viktima iluzionohet per perspektiven dhe gjithcka duket OK.

  112. nejse thotë:

    24 October 2008 @ 3:39 pm

    Permetari, persa i perket afeksionit te prostitutave ndaj tutorit qe u premton martese: naivitet, apo dicka tjeter?
    Per mua eshte shenja qe shqiptaret nuk jane kurva ne shpirt, por femra qe besojne vertet tek familja e si gjithmone (ne nje menyre ose tjetren) vetmohoen per kete. (Vetmohimi eshte dhe tregues joemancipimi, e ketu mund te flitej gjate.)
    Shpesh ironizojme mbi te veshurin ca provokues te shqiptareve, por e dime sh mire qe nuk jane ashtu sic mund te duken. Feminiterin e vene ne pah ne menyre te gabuar, kaq. Nje femer shqiptare, po gjeti mashkullin e saj i ze shpirti rehat e i ben hyzmet mardhenies, nuk ka mendje per aventura sic mund ta kete nje italiane apo gjermane. (flas ne pergjithesi, se perjashtime ka gjithmone)

  113. nejse thotë:

    24 October 2008 @ 3:40 pm

    *Feminitetin

  114. J. thotë:

    24 October 2008 @ 3:43 pm

    Ehu o Nejse, ajo është çështje moshe për femrën më pas, nuk ka të bëjë fare me nacionalitetin. Po e zuri zekali që duhet të bëhet nënë, i hidhet në qafë çdo ballëgjeri që tregohet i gatshëm për tu bërë baba.

  115. nejse thotë:

    24 October 2008 @ 3:52 pm

    J.
    nacionalitet ne kete rast ka dhe kuptimin mentalitet.
    nuk e di sa shqiptare pasi behen nena e kane mendjen te kapin ndonje tjeter e te rinisin avazet. ;)

  116. Idris thotë:

    24 October 2008 @ 4:05 pm

    Spiritus !
    Duke desheruar ta zgjerosh bazen e kuptimit te rrembimit si i/e zhdervjellet ne punet e penes :) po te sjell ne kujtese se
    -Fenomeni i rrembimit eshte me baze EKONOMIKE - FETARE . Ndersa rrembimi i Hale-nes se Trojes na vjen si “poshterim moral” i nje tjetri me te fuqishem. Ato mendime qe shprehen si me baze “dashurine” jane tipike per Romeon e Zhulieten . Pra te destinuara te vdesin.
    Ata dhendurre qe nuk KISHIN te paguanin Rrembenin!
    -Ndersa sot dashuri te tilla e fenomene poshterimi moral te me te fuqishmit shfaqen ne fenomenin e perdhunimit .
    SOT per SOT ka vetem nje BAZE…Ate EKONOMIKE .
    Djegja e cdo vlere morale te trasheguar , nen sebepin e djegjes se “trashegimise komuniste” i dha nje drejtim te tille jetes se femres ne TERESI si e pa shprese .Dhe nje nga rrugezgjidhjet e te pashpreses e parrugezgjidhjes eshte (ne mos qofte e vetmja sot per sot) per femrat ne SHQIPERI… Shpresa eshte PROSTITUIMI !
    Sejcili ben biznes me ate qe ka me te dobishme e me te sukseseshme ne jete kur tregu JA kerkon . Dhe Mixha thote qe jemi Ek-Tregu !
    Sado te ashpra qe mund te duken keto perfundime vetem nje grup atdhetaresh qe dine ti shohin te vertetat ne sy dhe nuk mbulohen me sllogane “antikomuniste” jane ne gjendje te nderhyjne ne probleme madhore te KOHES dhe jo vetem ti zbusin sic paraqiten (imponuese) por edhe ti shndrojne ne nje Liri Zgjedhjeje, nga individe .
    Dhe keshtu prostituimi e humbet vleren ” poshteruese ” morale duke e perafruar me Geisha ose Kurtizane pavaresisht shndrimit te lloit ne marramendje :P.
    Mos te harrojme se prishja e ekuilibrit te FAMILJES Monogame ,si rezultat i shndrimit te konceptit mbi “pronen private” do te sjelle edhe ndryshime ekuilibrash ne vlerat morale te Familjes qe dhe ne emer duhet me patjeter te zevendesohet me fjalen e re BASHKEJETESE.
    Retotikat e “zonjezave” te arta qe “i burgosi komunizmi” e denglave te ketij lloi u ka ikur koha qe ne shekullin e 20.

  117. OMG thotë:

    24 October 2008 @ 4:48 pm

    Pergezime per artikullin. Keto jane shembuj nga te cilet duhet te mesojne gazetaret tane, artikujt e te cileve jane si nje grumbull shkarpash te thata te vendosura shkel e shko.Ai qe spiritus shkruan me siper eshte lehtesisht i lexueshem, i kuptueshem dhe le hapesire per diskutim.
    Sipas kend veshtrimit tim, nje nga shkaqet qe prostitucioni mori ate lloj perhapje pas viteve 90 ishte varferia e tejskashme e vendit. Deri ne ate moment, nuk dihej nga te gjithe se cfare nivel jetese kishin fqinjet tane. Po te flisje per mrekullite e kapitalizmit shkoje direkt e ne burg. Pra pas hapjes se kufinje nga pame tamam se ku ishim dhe njerezit donin te “fluturonin” dhe te kapnin vitet e munguara. Donin te pasuroheshin me cdo kusht per te provuar dhe gezuar mireqenien qe ata shihnin disa metra pertej kufirit. Se bashku me punet e tjera si pastruesa, etj etj erdhi u shtua dhe ky profesioni tjeter.
    Femrat shqiptare nuk e kane natyre prostitucionin dhe ligjet e kanunit nuk kane te bejne aspak me kete. Per ta vertetuar kete mund te permend faktin qe prostitucioni i femrave shqiptare nuk zhvillohet ne Shqiperi por ne vende e tjera. Jane pikerisht keto vendet e tjera qe e kane natyre te popullit te tyre prostitucionin ( e marrin apo e japin eshte e njejta gje).

  118. Iris thotë:

    24 October 2008 @ 5:14 pm

    -Gjithmonë i kam bërë pyetjen vehte se si ka mundësi që këto vajza mjerane, ardhur nga një shoqëri më tradita të forta patriarkale të përfundojnë trotuareve të Europës? Ato kanë prindër, vëllezër. E di, që shqiptari tradicionalisht ka jetuar për nderin. Ka krenari dhe virtyte. Po përse vallë trafikantët kaq lehtësisht mashtrojnë vajzat? Pikërisht këtu duhet kërkuar celsi shpjegimit të situatës-vazhdon profesorja e antropologjisë: sipas tarditës shqiptare dhe asaj kanunore, femra është pronë e burrit dhe prindërit apo vëllezerit e saj nuk kanë të drejtë të ndërhyjnë në fatin e saj të mëtejshëm.Tek ky modelim psiko-kulturor i shqiptarëve duhet kërkuar shkaku i këtij fenomeni.

    Më tej ajo argumenton se në dallim nga vajzat rumune, moldave dhe ato nigeriane, vajzat shqiptare tregojnë një lloj afeksioni të vecantë ndaj tutorëve të tyre. Nëse në vitet e para ata ishin të dhunshëm, aktualisht kanë ndryshuar strategjinë. Ata janë tutorët e femrave që bëjnë prostitutën por edhe të dashurit dhe të fejuarit e tyre.

    Fjala “povere” qe ne kete rast ke perkthyer mjerane, mendoj se do ishte me e pershtatshme te perkthehej : te shkreta. Kjo per arsye se kuptimi ne shqip ndryshon, ose te pakten ngjyrimi emocional i fjalise.Nese s’u perdor fjala”povere” por “poverette” ath ke te drejte.

    Une jam kurioze te di nese fjalet qe u thane nga perfaqesuesit shqiptare, ishin ne baze te nje studimi apo justifikimi i momentit.

    Mjaft shqiptarët, të privuar padrejtësisht nga e drejta për një jetë më dinjitoze, kaluan në ekstremin tjetër, duke mos kërkuar thjesht më të mirën, por më shumë para

    Kjo qe ke thene ti spiritus nuk eshte arsye qe shpjegon perse familjet nuk pyesin me per vajzat e tyre ne momentin qe i kane ne anen tjeter te detit dhe i abandonojne kur e dine qe jane prostituta. Kjo vetem shpjegon pse ka ne Shqiperi kaq shume mashtrues dhe kriminele qe shfrytezojne dhe ate qe marrin per grua (ne syte e familjes)
    Jam dakort me akull, tema eshte per tu diskutuar ne momentin qe kerkohen arsyet sociale qe kane çuar ne kete fenomen. Pjesa tjeter, ajo e ankesave ndaj italianeve apo barezeve hyn ne eksperienca personale qe mund te te ndodhin kudo qe te gjendesh. Ka kohe qe ne Itali nuk jane me shqiptaret qe shihen me dyshim.
    E qe ne Shqiperi akoma ne shume vende (se mbase s’duhet te harrojme qe Shqiperia s’eshte vetem Tirana, Vlora e Durresi) ku femra shihet si prone e burrit eshte e vertete. Une kam njohur goca studente ketu, qe familja ne momentin qe merr vesh qe kane te fejuar, italian apo shqiptar s’ka rendesi, u thote: Tani ke burre , te te mbaje burri! e shume shprehje te ndryshme qe s’e kisha imagjinuar ndonjehere qe mund te thuheshin nga prinderit.
    Mua me shqeteson fakti qe me kete s’merren antropologe e sociologe shqiptare, po duhet ta degjojme nga italiania. Ndoshta ne perpjekje per tu mbrojtur nga ato qe na tingellojne si akuza, harrojme qe ne radhe te pare jemi ne te interesuar te studiojme dhe mundohemi te zbusim te tilla fenomene.

  119. spiritus thotë:

    24 October 2008 @ 5:48 pm

    Idris koment i mire dhe e pranoj vrejtjen se rrembimi ka pasur baze ekonomike por pa neglizhuar aspektin e refuzimit ( gjyshja, ndjeste paste, me thoshte se ja me rrembeu ky (gjyshi )se une isha e bukur dhe nga dere e fisme ;)
    BAZA Ekonomike-ka shume rol por duke e mbivleresuar rrezikojme te bjeme ne pozitat e determinizmit ekonomik.
    -OMG jam dakort kur thua se as Kanuni dhe as tradita shqiptare s ka te beje direkt me prostitucionin, por disa paragrafe te Kanunit (gruaja-prone eburrit, gruas jepi te haje dhe dajakun mos ja ndaj) kane krijuar nje lloj mentalitetit qe justifikon dhunen mbi gruan dhe qendrimin ne distance te familjes prinderore sepse …tashma ajo ka BURRE.
    Disa te huaj mundohen ti shpjegojne prostitucionin dhe KRIMINALITETIN E SHQIPTAREVE ME kulturen e tyre tradicionale, pra si dicka gjenetike dhe pjese e koshinces se shqiptarit.Kjo duhet denoncuar.
    Iris, po jane bere disa studime mbi shkaqet e trafikimit(mund te gjenden ne google) dhe perfaqsuesit shqiptare sigurisht ju referuan ketyre studimeve por profesorja e antropologjise triblonte me modelimin psiko-kulturor te shqiptareve, duke ardhur nga nje shteg jo fort i rrahur nga ne edhe per shka te krenarise dhe mbylljes se syve para te metave tona.

  120. akvll thotë:

    24 October 2008 @ 7:57 pm

    po mirë o njerëz, në jug ku s’ka pasë Kanun si ai i Lekës, pse prapë gruaja konsiderohej si pronë e burrit dhe nuk bënte gëk as mëk (në sy të botës, kuptohet, se në privat e dimë të tërë se si shkon ajo punë).

    pastaj, ato çupat që prostituohen, i ka pyetur njeri se nga vijnë? ka shumë nga veriu? po ato nga jugu, ça arsyesh kanë t’u dorëzohen burrave të botës, pëveç dhunës, që është e njëjtë kudo në botë?

    shumë nga ato gocat që i kanë marrë me dhunë, familja s’di as ku janë, këtë punë mos e harroni kur shtroni pyetjen se si s’e depiloka famija fare për kalamanin e vet. a njihni ju ndonjë familje të tillë? se është kollaj të bësh studime në tym, si ajo zyshka bjonde.

  121. Monda thotë:

    24 October 2008 @ 8:04 pm

    akvll thote:

    po mirë o njerëz, në jug ku s’ka pasë Kanun si ai i Lekës, pse prapë gruaja konsiderohej si pronë e burrit dhe nuk bënte gëk as mëk (në sy të botës, kuptohet, se në privat e dimë të tërë se si shkon ajo punë).

    Ne Jug ka pasur Kanun. S’ke degjuar per Kanunin e Laberise?!
    Por edhe pse ne Kanunin e Laberise raporti grua-burre trajtohet si raport prone, per shume arsye apo rrethana te tjera, Jugu ka qene me matriarkat ne krahasim me veriun patriarkat.

  122. Nexhi thotë:

    24 October 2008 @ 8:14 pm

    Une si kam lexu gjithe komentet por lexova nje cike shkrimin dhe nuk e di pse keni degjeneru ne ceshtje morali e kurvlliku kur ne fund te fundit behej fjale per VIKTIMA TE TRAFIKUT !!!
    Po c’hyjne kurvat ketu o jeni ne terezi apo jo ?
    Keni njohur nga afer apo nga larg ndonje vajze te trafikuar apo qe ka rrezikuar te trafikohet ? Pse ndodhi ky fenomen ne nje periudhe te caktuar, e tash nuk po nigjojme me per raste te tilla ? Mos jane reshtur meshkujt se kerkuari ndonje punetore per tu pasuruar ? Jo aspak.
    Me ndergjegjegje apo te mashtruara keto vajza ne mos viktima te trafikut kane qene vikitma te kohes, se varferise dhe mungeses se vemendjes familjare dhe sociale. Eshte tronditja e gjithe vlerave pas viteve ‘90 qe i nxorri zbuluar adoleshtentet e atyre viteve. Ishte fukaralleku, maskaralleku, mosdija e prinderve se si ti trajtonin femijet ne realitetin e ri, sesi te kujdeseshin per to, dhe deri diku nje fare lirie e fituar, ku mund te krisje e caje ferren dhe mbi te gjitha mosnjohja e botes pertej kufijve tane. Nuk kane prostituuar vetem vajza katundesh te izoluara, ky eshte perceptim i gabuar. Kane prostituuar edhe vajza te bukura qyteti, me prinder intelektuale, dhe qe nuk kane vuajtur per buken e gojes. Jo te gjitha jane mashtruar, por une e kam zor te besoj se ato kane zgjedhur me deshire te bejne prostituten.
    Po prape se kutpoj pse duhet me e cu debatin ke morali e kurvlliku.
    Se kuptoj fare fare

  123. J. thotë:

    24 October 2008 @ 8:14 pm

    Unë jam i mendimit se kanuni funksionon i alienizuar dhe i përçudnuar brenda klasës sociale të kriminelëve dhe trafikantëve. Por është i shpërfillshëm jashtë kësaj klase.

    Me një fjalë, ka shumë mundësi që djemtë të aplikojnë kodin e caktuar në marrëdhënie mes tyre, për gocat më liberale prej familjes dhe shoqërisë.
    Po asesi ska të bëjë kanuni me mënyrën e të menduarit në shoqërinë e gjerë shqiptare.
    Problemi qëndron te gjendja tranzicionale që pasqyrohet te gjithë shoqëria dhe më ndjeshëm në këto gjendjet ekstreme. Një përplasje mes hapjes ndaj botës perëndimore dhe konservatorizmit do thosha natyral të shqiptarëve.
    Nëse do i bëhej një shpërndarje gjeografike e problemit mendoj se do shihej që gocat e prostituara do vinin prej metropoleve dhe qyteteve, ndërsa djemtë tutorë prej zonave të thella rurale. (thjesht një perceptim i imi ky)

  124. lumidrin thotë:

    24 October 2008 @ 8:31 pm

    J.
    Ne fakt Spiritus nuk ka paraqit me te drejt statistikat e KARTIAS, ku jepet se cilat zona te Shqiperis vijne trfikantet, e mos ben sikur se din.
    Eshte Shqiperia e mesme e ajo e jugut.
    Nuk jane rurale por qender bregdetare.

  125. arb thotë:

    24 October 2008 @ 8:34 pm

    mendoni se ndihet mè keq njè shqiptare prostitut nè itali…apo njè shqiptare me titullin “kurvè” nè shqipèri( duke e ditur se mjafton pak vèrtet shumè pak tè quhet e tillè)??

  126. J. thotë:

    24 October 2008 @ 8:35 pm

    edhe njëherë pra; duke patur frikë se mos bëjmë sakrilegj: vajzat e trafikuara sipas mendimit tim janë prej zonave metropolitane, bregdetare, qytetare. Ndërsa djemtë trafikantë shqiptarë, prej zonave rurale.

    Është thjesht hamendja ime. Nuk pretendoj për shifra.

  127. akvll thotë:

    24 October 2008 @ 8:41 pm

    po mirë, ata djemtë joshqiptarë, ça kodi aplikojnë? apo dhe ata kanë adaptu kanunin tonë? se proksenetizmin nuk e shpikëm ne, atë e gjetëm në mesin e italianëve….

  128. I feel sorry 4u thotë:

    24 October 2008 @ 8:42 pm

    Nexhi thotë:
    Po prape se kutpoj pse duhet me e cu debatin ke morali e kurvlliku.
    Se kuptoj fare fare

    E kush e kupton o Nexhi?Kush e kupton qe ne nje teme aq delikate te shoqerise shqiptare te diteve tona disa ne fillim e kishin kthyer ne teme letrare.Ke thene disa nga shume aresyet qe e sollen kete njolle.Askush nuk debaton per ato qe e kane zgjedhe vete rrugen.Por edhe ne kete kontigjent nese ska te mashtruara ka te zhgenjyera.Per mua nje nder aresyet kryesore eshte dhe fillimi i shperberjes se familjes e qe tani eshte kthyer ne gangrene.Pastaj…sa shume pastaje ka e une skam kohe tani.

  129. J .S thotë:

    24 October 2008 @ 9:02 pm

    Ketu ku jetoj une ne Kanada ka me dhjetramijera prostituta “home made” d.m.th te vendit , jo te trafikuara nga jashte . Megjithse edhe ato te sjella nga jashte nuk mungojne, qe jam i sigurte qe numri i tyre shume here me i vogel se i vendasve . Po kshu eshte ne Amerike , Angli ,France dhe ne gjith boten. Perfshi edhe Pakistanin , Indine dhe Kinen, qe kjo e fundit ka te gjitha shanset te kete numrin me te larte te prostitutave apo puntoreve te seksit ne raport me popullsine. Jam njemije per qind i bindun se Italia nuk ben asnje perjashtim nga te tjeret . D.m.th ka aq shume prostituta italiane se c’ka ne c’do vend tjeter qe ka njejtin nivel mirqenie apo te krahasueshem me Italine .
    Biles mund te them qe per nga numri i popullsise ne raport me numrin e prustitutave qe “prodhon” them se edhe ketu italianet na e kalojne ne shqiptarve si pothuajse ne te gjithe treguesit e tjere.

    Tuj pas parasysh se prostitucioni eshte profesioni me i vjeter ne bote dhe prap konkurron dhe zhvillohet po aq intensivisht sa edhe gjithe profesionet e tjera , koficientin e suksesit ne prespektive e ka po aq te larte sa edhe fjala bie guzhinieret. Nuk e kam marre rastesisht si shembull profesionin e guzhinierit .

    Mu nuk me plas n.q.s dikush flet se ka shume prostituta shqiptare ne Itali apo Evrope sepse po aq ka prej te gjitha nacionaliteteve te tjera. Dikur e kam pas problem tani aspak.

    Kur diskutohet kjo teme une kam vetem tre probleme:

    1- Ato femra qe jane shty drejt asaj rruge me dhune qe gjithsesi jam i bindur se eshte nje numer shum i vogel, dhe ato qe jane minore dhe qe nuk kane kapacitet dhe pjekurine per te vendose se ca eshte me e mira per to.

    2- Loja e ndyre qe bejne mediat sidomos ne vendet me ndergje jo aq te larte sociale si Evropa Jugore Dhe Lindore ku perfshihen edhe Italia edhe Shqiperia.

    3- Organizatat e ndryshme joqeveritare dhe ndonjehere edhe qeveritare
    qe ushqehen, marrin tituj dhe ma shume se kurrgja ne kurriz te injorances se publikut dhe taksave te shoqerive ku jotojne .

    Prustitutat shqiptare dhe te tjera as nuk ma ulin dhe as nuk ma ngrejne egon apo krenarine

  130. J. thotë:

    24 October 2008 @ 9:03 pm

    Akll çfarë do që të themi për atë pyetjen tënde, nuk ka ndonjë lidhje me temën në fjalë.
    Ajo profesoresha që thotë Spiritus e lidh kanunin me gjithë Shqipërinë. Ndërsa unë jam i mendimit se kanuni funksionon brenda klasës sociale kriminale. Kjo për faktin e thjeshtë se sado aktivitet i jashtëligjshëm, duhet një “kod” për të funksionuar. Italianët kanë omerta-në psh.
    Kështu pra “tanët” që mos qofshin, kanë aplikuar kanunin. Të tjerët I dont know.

  131. akvll thotë:

    24 October 2008 @ 9:10 pm

    o J, kujt i thu Kanun ti? Cilat janë ato rregulla që evokokan kanunin? Unë desha të të them thjeshtë që ajo mënyrë funksionimi e proksenetizmit nuk është e re; një mashkull dhunon një femër dhe e shtyn të prostituohet. E zhdep në dru dhe e nxjerr në rrugë. E kërcënon dhe e nxjerr prapë në rrugë. Me proksenetët e tjerë sillen si shitësit e qepëve në pazar me njëri tjetrin. Cfarë ka tipike shqiptare në këtë mes? Ktu desha të dal unë, dhe m’u duk se tema e tillë qe.

  132. Iris thotë:

    24 October 2008 @ 9:23 pm

    shumë nga ato gocat që i kanë marrë me dhunë, familja s’di as ku janë, këtë punë mos e harroni kur shtroni pyetjen se si s’e depiloka famija fare për kalamanin e vet. a njihni ju ndonjë familje të tillë? se është kollaj të bësh studime në tym, si ajo zyshka bjonde.

    Akull une mendoj se pikerisht zyshka bjonde s’ka bere studim ne tym. Ka shume qendra ketu qe merren me femrat e shpetuara nga shfrytezuesit,ndaj per te eshte me kollaj te jete ne kontakt me to. Ne shume intervista me keto vajza del qe familja i mohon pasi e di qe kane qene prostituta.
    Une po pyes spiritus direkt, meqe ai merret me kete gje: Cili ishte qellimi i ardhjes nga Shqiperia ne kete simpozium? Sa nga gocat shqiptare qe mbahen neper qendra rehabilitimi ne Itali, duan te kthehen prane familjes?? Sa sociologe apo psikologe shqiptare merren me to ne Itali, dhe a ka qendra te njejta ne Shqiperi qe u ofrojne ndihme ??
    Eshte nje vajze qe e kane shpetuar nga duart e trafikanteve te vete, te cilet ajo ka denoncuar dhe i kane kapur. Eshte nga nje fshat i Durresit. Historia e saj eshte tregues per shume raste te ngjashme dhe del shpesh ne tv. Tregon qe familja e saj nuk e pranon me sepse ka qene prostitute, dhe sa here qe e kane kthyer ne Shqiperi , policia e ka shitur te te tjere trafikante.

  133. akvll thotë:

    24 October 2008 @ 9:34 pm

    po mirë, i mohon se janë bërë prostituta e ka turp, po jo se ia ka lënë në dorë “burrit”.

  134. Monda thotë:

    24 October 2008 @ 9:47 pm

    Pa dale shume nga tema, por ai rasti qe pershkroi Irisi (pershendetje e dashur) tingellon si ngjarje tipike te shek. 19 te Anglise Viktoriane. Periudhe ne te cilen “lartmadheria e saj” e vuri moralin ne qender te mbreterise. Ku dhe mbulesat e tavolinave u bene te medha te shkonin deri ne dysheme qe te mos dukeshin kembet e tavolinave :).
    Nejse, kjo periudhe gjithashtu koincidoi me revolucionin industrial, rritje te popullesise, levizje fshat -> qytet, rritje te dukshme te metropoleve etj, etj.
    Ne te njejten kohe dy plage u perhapen ne permasa marramendese: Prostitucioni dhe alkolizmi. Per temen ketu po merrem vetem me prostitucionin. Kuptohet, qe ky i fundit, sic e dime eshte profesioni me i vjeter ne bote. Qe nga format “aristokratike” si geishat apo kurtizanet e mbreterve, e deri tek ato me vullgare te orgjive romake.
    Por permasat qe moren ne Angli ishin me shqetesuese, dhe ne te gjitha format qe pak a shume i verejme sot ne Shqiperi. Prostitucion i dhunes, pa deshire, vajza qe shkonin ne Londer per pune te ndershme dhe qe kur nuk gjenin e mbeteshin ne mes te kater rrugeve ne pamundesi per t’u kthyer ne “fshat” sepse ishin larguar, i ktheheshin prostitucionit. Vajza te forcuara, skllave. “Mistresses” qe ishin high-maintenance, dashnoret e aristokrateve te martuar etj etj etj.
    Me teper se koincidence, duhen pare kushtet e kesaj ngjashmerie ne Shqiperi.

  135. Zana thotë:

    24 October 2008 @ 9:48 pm

    Iris!Une kete vajzen e kam pare ne tv.Ka ndrruar edhe emer ,quhet Adelina.Sipas meje eshtepak e ekzaltuar.Shihet qarte se ka nje ekuiliber te perkore.Se fundi lexova se me duket do behej suore.Ato ç’ka ajo tregon jane orribile,e te paimagjinushme.Dhuna nuk i kish filluar ne Itali nga trafikuesit,por nga familja.Nejse.Lexova shume komente ,ca me ngjane si snob.A ju kujtohet filmi :”Proposta indecente”me Redford e Demi Moor???E pra jo gjithçka eshte ne shitje as per nje o nje milion dollare.

  136. J. thotë:

    24 October 2008 @ 9:49 pm

    Tipike shqiptare nuk mund të thuash se ka; po kanunin e përdorin si kod komunikimi dhe vendosje të rregullave midis tyre.
    italianët omerta - këta besën e kshu me rradhë.
    Kishte Xixa një shkrim ca kohë më parë, shikoje njëherë…

    Shqiptari trafikant nga ana tjetër, ka një mënyrë krejt tjetër jetese nga të gjithë emigrantët e tjerë. Duke qënë se thyen ligjin, do u bindet të tjera ligjeve për të jetuar dhe mbijetuar. Këto paketa ligjesh të bëra e të përshtatura vetë, të huajt i vënë një emër - kanun.

    Këta jo vetëm që i vënë emrin kanunit të përçudnuar por e quajnë gjithashtu dhe arsyen pse janë të përhapura sipas tyre këto fenomene ndër shqiptarët.

    happy now?

  137. iduruari thotë:

    24 October 2008 @ 11:46 pm

    Baza e gjithshkaje eshte familja. Prostitucioni nuk ka te beje fare me fukaralllekun dhe me asnje lloj sistemi.

  138. Idris thotë:

    25 October 2008 @ 12:02 am

    I nerum J.
    Kanuni eshte nje produkt i nje kohe te caktuar ashtu si edhe Ligjet per trajtimin e femres ne teresi ne cdo formacion ekonomik a botkuptim social . Ajo qe i ve barazvleren dhe e njehson Ligjin Modern apo Kanunin Barbar per shoqerite ne fazen e EGERSISE eshte studimi social-ekonomik i shoqerise ne kohen per te cilen duam te njohim fenomenin ne teresi,
    ashtu edhe ushtrimin e Kurvellekut me dashje apo me dhune ne vecanti.
    Ne se i vjen cudi apo keq Nexhit apo mua apo edhe ndonje tjeteri “kanunor” kjo ka pak rendesi . Ne shqip quhet KURVELLEK.
    Shqiperia ne kohen e Mixhizmit eshte propoganduar ne boten qe JU hap si epersi “kanunore” qe e kishin mposhtur Ligjet e Komunizmit :P
    Prandaj Jo vetem qe nuk ka faj ajo italanja e Spiritusit , por ka shume te drejte te nxjerre kete gjykim.
    Nder kohe duhet bere dallimi midis Omerta-s Italiane qe ashtu si Kanuni ishte(eshte) varrosur ne mentalitetin masiv te popullsise dhe per aq sa cfaqet e ne ato pjese (rajone) te populluara qe cfaqet behen perpjekje per tu bindur si nje botkuptim “obskurantist”.
    Ndryshe ne Memedhembje ku xhahilet injorante e njehsuan moralin e KOHES me Kanun mavrine.
    Me baza Kanunore jane shpjeguar edhe bazat e egersise mafiozeve shqiptare te cfaqura per here te pare ne Europe .
    Megjithate duhet pare ndryshimi midis efekteve kanunore dhe pasojave te tyre nga gjendja ekonomike qe nuk do te pjerdhe fare ne se ka Kanun apo Ligje e Moral Shoqeror . Qofte kanun Lab apo Malok .
    Cdo shqiptar duhet ta kete per detyre qe te nderprese cdo bisede me te huaj kur ata flasin per nje POPULL kanunor si turpin me te madh te cdo lloj intelekti duke e cilesuar bashkebiseduesin si viktime e nje propogande kriminale dhe injorance me burim Mixhizmin.

  139. artian thotë:

    25 October 2008 @ 12:48 am

    ato vidio-klipet, e “kompozitoreve” te rinje dhe artista shqiptar, te muzikes, moderne, R&B , rok ,pop ,folk .. me cer bohen?
    Mall/para,para/mall(muzik,art,juridik ,shkolle te larte ,politikan …karier)

  140. adriatik thotë:

    25 October 2008 @ 2:56 am

    Ate komunizmin mos e shani per ceshtjet e kurvlliqeve sepse kurvjaret dhe kurvicat i conte ne interrnim. Ne komunizem egzistonte opinioni se eshte turp te jesh kurve dhe kurvar. Ne kapitalizem opinioni eshte krejt ndryshe, sa me shume kurvic dhe kurvar te jesh aq me i nderuar. Edhe ne shqiptaret po ndertojme kapitalizmin. Ne shume fusha te jetes sone demokratike kemi arritur fitore te shkelqyera dhe zeme vendet e para ne bote. Mbi te gjith sukseset tona ndricon si yll karvani kruveria si nje fenomen gjithperfshires qe nga vajzat prostituta deri tek grate kurva dhe plakat e fshehta te komunizmit.

    Shqiptaret kane shume arsye pse ta perqafojne kete pjese thuajse te re te kultures shpirterore. E para kjo te ben me para, paraja eshte gjithecaka. A nuk perpiqen te gjithe tja fusin njeritjetrit per para? Aq e vertete eshte kjo sa qe zhvillimi i prostitucionit prapabythor ka arritur nivele te kenaqshem dhe perben nje faktor real ne nxitjen e antareve te BE per te neneshkruar MSA. Imagjino prostitucionin parafundor te femrave sa para ka ecur. Sipas opinionit tim, shenja dalluese e njeriut me edukate dhe kulture eshte i se cili eshte qendrimi i tij ndaj pallimeve ne te gjithe struktren shoqerore dhe shteterore.

    Ne te vertete edhe une kam bere studime te vecanta per kurverine shqiptare, por midis faktoreve qe cuan ne zhvillimin e papare te kurverise eshe ne rradhe te pare kurveria e burrave te politikes shqiptare qe pallohen 7 here ne dite nga serbobicet dhe karofillaket greke. Pa e zgjatur shume kujtoj se kurveria e deputeteve eshte nje tjeter faktor zhvilimi. Vini re se sa me mjeshteri i levizin prapanicat e tyre te ngjallura nga te trashat e serbeve. Eshte e natyrshme pastaj qe edhe femra te bejne kete punen e prostituteve politik. Te shkretat kurva mendojne me vehte dhe thone: Po keta horrat e mutit nuk e kane vendin ne trupin e vete per te bere kurverira, po ne qe na ka bere natyrea per kete pune, cfare duhet te bejeme? Nxjerrin para me thase prostitutet politike, pse te mos nxjerrin edhe femrat para? Ne ne kapitalizem jemi!

    A nuk u zhvllua kapitalizmi boteror duke vrare, prere dhe pushtuar gjithe boten? A nuk zhduken anglezet fise dhe popuj te tere ne Afrike? A nuk i shiten ata si skllever ne Amerike? PO pse nga dolen zezaket e amerikes? u futen nen oqean dhe dualen ashtu kot per qejf ne tokat e Vespucit dhe te Kolombit? Jo te dashur skupidhje dhe rrumpjela, jo. Bota eshte shfrytezuar dhe shfrytezohet deri ne palce per parane. E ku do ti gjenin shqiptaret parate per te ndertuar shoqerin kapitaliste? Po ja duke grabitur djersen e populit pasi i kishin hedhur ca ura zjarri per siper, duke vrare e duke prer, here ngadale dhe here me buje, heree me ulurima dhe here me qarje (q… je)

    Kapitalizmi pa tjeter duhet te kete te pasur dhe te varfer, tani ato ne i kemi krijuar duke vene hunden e shqiptareti poshte bythes se serbit dhe grekut, duke shitur nderin e familjes per milionat, duke grabitur me force femijet e popullit qe ne menyre me barbare u varferua (pamjet e tv klanit dhe shume te tjere e tregojne kete si dhe prostituimin e meshkujve peder te politikes pa bythe)

    Thoni ju vetem nje politikan qe s’shte prostitut dhe une kurre nuk do vij me tek peshku( ju plasi suma juve). Ata jane prosta jo pse u larguan nga partia e Punes dhe perqafuna sistemin e ri, por sepse ata per hir te interesave jashtzakonisht te ulta vazhdimisht kane shitur intersat e shqiptareve.

    Me thjeshte: NE ISHIM TE VARFER PARA 90, NE ISHIM TE IZOLUAR. NE ENDERRUAM QE TE PASUROHESHIM DHE TE THYENIM IZOLIMIN.

    PO SOT KU JEMI ME PASURIMIN DHE IZOLIMIN? ATA QE ISHIN TE VARFER DHE PA PERKRAHJE SHOQERORE NE SOCIALIZEM SOT JANE ZHYTUR NE NJE TMERR TE PAPARE VARFERIE. ATA QE ISHIN NE KRYE TE PUNEVE TE PARTISE DHE TE SHTETIT, SOT JANE KLASA E PASUR E NGJALLUR E DHJAMOSUR E DERROSUR E PALLUAR DHE PA MORALIN ME TE VOGEL. SHEMBUJ KUPTIM PLOTE JANE PLAKAT KURVA SALA QE PERPIQET TE PROSTITUOJE FSHEHTAS DHE TOSKA QE ESHTE NJE KURVE BUDALLAQE.

  141. Anisa thotë:

    25 October 2008 @ 4:52 am

    Ne Kanada eshte e ndaluar me ligj kerkimi i lekeve ne kembim te seksit. Pra prostitucioni eshte i paligjshem.
    Po si paguajne njerezit Escourt Sevices? Kjo eshte kontradikta e ligjit ketu.

    Ne baze te ligjit aktual nuk mund te kerkosh leke ne kembim te seksit, por nuk te ndodh gje nese dikujt ” i lind ne zemer te te lere leke mbi komodine pasi ka kaluar disa ore me ty”.

    Ketu eshte e ligjshme te pihet marijuana. Por futesh ne burg nese ke ne xhep marijuane (posession). Ma spjegon dot njeri se si mund te pish MJ pa e zoteruar ate (posessing it)?

    Jam kurioze ta di si eshte ligji ne vende te tjera. Sidomos per Italine per te cilen po flasim.

  142. edrus thotë:

    25 October 2008 @ 6:27 am

    Në Itali nuk është i dënueshëm ushtrimi i profesionit, por përndiqet nga ligji shfrytëzimi i tij.
    Me përndjekje ndaj shfrytëzuesve, përveç tutorëve, tashmë kanë filluar të konsiderojnë të tillë edhe klientët.
    Përsa i përket drogës, nuk është i ndaluar përdorimi, por është e ndaluar mbajtja , me përjashtim të asaj që konsiderohet për përdorim personal (!! ku mund ta ketë gjetur kur në rrugë ligjore nuk shitet?). Në parlamentin italjan, është bërë një debat i madh para ca kohësh për të përcaktuar sasinë që të konsiderohej “për përdorim personal”.
    P.s: Egziston një ligj i gjykatës së lartë që, për disa Hipi, që si filozofi të jetës kanë lirinë dhe meditimin (meditim që arrin në shkallën më të lartë me “nevojën e marihuanës”), nuk mund të konsiderohen përdorues ose tregëtues, sepse marihuana bën pjesë në Besimin e tyre “fetar”

  143. zarathustra thotë:

    25 October 2008 @ 8:13 am

    E megjithate Spiritus opinioni i italianeve per ne shqiptaret eshte me pak fjale.
    O SIETE TROPPO BUONI OPPURE TROPPO CATTIVI, VIA DI MEZZO NON C’E’ NE.

  144. spiritus thotë:

    25 October 2008 @ 11:31 am

    Edhe nje here ju falenderoj per komentet dhe debatin kaq qytetar per kete fenomen social i cili ka aspektin social,moral, ligjor dhe individual.
    Pa dashur te marr pozat e vleresuesit te komenteve por vetem me deshiren e mire per te sqaruar pozicionin tim rreth pyetjeve ose ceshtjeve te debatuara , shtoj:
    -Duhet te dallojme viktimat e trafikuara me prostitucionin e realizuar me deshire dhe vullnet, si nje nga zanatet me te vjetra te njerzimit (edhe pse i imponuar nga rrethanat materiale dhe i justifikuar nga liria individuale ne kohet moderne.)
    -Aspekti ligjor- Sa do ironike te duket por ne kendveshtrimin e te drejtave ligjerohet sipas sentences: Une kam te drejte te bej c te dua me trupin tim!! Mjafton te kujtojme perkujdesin e organizmave nderkombetare per te drejat e homoseksualeve !!
    Qendrimet jane te nuancuara:
    -Ka shtete qe e kane rregulluar me ligj te drejten e prostituimit (Hollanda psh)
    -Ka shtete qe e denojne si prostituten edhe klientin (Suedia)
    -Ka shtete qe nuk e ndalojne me Ligj (Italia) edhe pse policia ben reprezalje here pas here.Me qe jemi ketu,ne Itali aktualisht po diskutohet nje projket ligj per ndalimin e ushtrimit te prostitucionit ne rruge duke e cvendoasur ate “larg syve”, ne apartamente dhe mjedise te mbyllura.
    Shkrimi im fokusohet ne fenomenin e trafikimit te atyre qe quhen viktima (me dhune, rrembim, mashtrim, vetemashtrim,premtime dhe venia para faktit prej tutoreve)
    Idrizi ka deri diku te drejte kur e vendos problemin ne optiken e opinionit shoqeror shqiptar, kur thote: Ne se i vjen cudi apo keq Nexhit apo mua apo edhe ndonje tjeteri “kanunor” kjo ka pak rendesi . Ne shqip quhet KURVELLEK.

    Une do te thosha qe perballe moralit tradicional shqiptar ROSTITUCIONI qofte me deshire, qofte me detyrim , denohet dhe refuzohet. Madje konsiderohet si turp, koritje dhe njolle per shoqerine shqiptare.
    Mosdallimi midis prostitutes si profesion dhe Viktimes se detyruar qe ben prostituten, i mbyll rrugen cdo nderhyrje per mbrojtjen dhe riintegrimin e ketyre te fundit ne familje dhe shoqeri.
    Iris pyet ne se shteti shqiptar ka qendra per mbrojtjen e viktimave te trafikimit dhe se cfar behet me ATO. Po Iris, ka nje qender kombetare per trajtimin dhe rehabilitimin e tyre dhe funksionojne disa shellter te menaxhuara nga OJF-te.
    Duke kerkuar rrenjet e keti fenomeni dhe arsyetuar rreth shkaqeve jane hedhur mendime te ndryshme.
    Dikush e ve theksin te izolimi komunist dhe deformimi njeriut prej atij sistemi.Dikush i meshon kushteve mizerabel ne planin ekonomik gjate ketij tranzicioni te tejzgjatur.
    Po citoj Nexhin ( te me falin edhe disa komentues qe jane ne kete linje dhes po i permend) e cila e shikon problemin si nderthurje dhe produkt te disa faktoreve
    -Me ndergjegjegje apo te mashtruara keto vajza ne mos viktima te trafikut, kane qene vikitma te kohes, se varferise dhe mungeses se vemendjes familjare dhe sociale. Eshte tronditja e gjithe vlerave pas viteve ‘90 qe i nxorri zbuluar adoleshtentet e atyre viteve. Ishte fukaralleku, maskaralleku, mosdija e prinderve se si ti trajtonin femijet ne realitetin e ri, sesi te kujdeseshin per to, dhe deri diku nje fare lirie e fituar, ku mund te krisje e caje ferren dhe mbi te gjitha mosnjohja e botes pertej kufijve tane.

    Ne vazhdim te ketij kendveshtrimi, po bej nje koment pak me te gjate:

    Në kohën tonë, të dominuar nga psikologjia e individualizmit dhe dëshira ekstreme e pasurimit të shpejtë, duket sikur shoqëria është futur në një “zonë të lirë”, përtej dallimit të së mirës dhe së keqes, ku qëllimet justifikojnë cdo mjet për pasurim, pushtet dhe para.
    Në faza të tilla të ndryshimeve të shpejta sociale, kur normat sociale dobësohen, kodet e sjelljes tronditen dhe agjensitë e kontrollit social nuk funksionojnë normalisht, individët e kanë të vështirë të orientohen në situatat e reja sociale. Situata e kaosit në sistemin e normave dhe vlerave sociale sjell coroditje, pështjellim, konflikte dhe devijanca të natyrave të ndryshme.Anomia (sipas Robert Merton) cfaqet si situatë në planin individual por edhe në nivelin e shoqërisë.
    R.Merton i kërkon shkaqet e anomisë në strukturat sociale të shoqërisë , e cila shpall dhe legjitimon synime të njejta për të gjithë anëtarët e saj ( fitimi, pasurimi, mirëqënia etj.) por nuk u siguron atyre mjete të njejta për arritjen e këtyre qëllimeve.Pra kontradikta, sipas paradigmës mertoniane, qëndron ndërmjet kulturës (dëshirave, synimeve) dhe strukturës së shoqërisë dhe prej kësaj kontradikte marrin spunto sjelljet devijante, aktivitetet antiligjore dhe veprimet josociale.
    Fenomenet e zgjeruara të krimit, vrasjeve, dhunës në famije dhe jashtë saj, trafikimi qënieve njerzore, abuzimi me fëmijët, droga, delikuenca dhe veprime të tjera destruktive, janë simptoma të anomisë në shoqërinë tonë tranzicionale.
    “Njeriu i Ri”, i fabrikuar në laboratorët e inxhinierisë sociale të komunizmit asketik, sa po u clirua nga prangat e dogmave dhe mekanizmave të kontrollit social, nxorri në sipërfaqe veset, cenet, prirjet destruktive dhe devijancat e mbajtura të shtypura nga mekanizmat e diktaturës. Në këtë terren, kur e drejta e pasurimit dhe pronës u legjitimuan, shumica e njerzve ju drejtuan mjeteve të ligjshme (punës, tregëtisë, vetëpunësimit,arsimimit) për të përmbushur dëshirat dhe aspiratat e tyre për mirëqënie , qoftë edhe për luks dhe pasurim. Ndërsa një pjesë ju drejtuan botës së krimit, trafiqeve të paligjshme, vjedhjes, grabitjes, mashtrimit, korrupsionit, kontrabandës .
    Por ajo që të shqetson është se shkalla e përhapjes së krimit, e veprimeve antiligjore dhe josociale tek ne nuk është vetëm një problem institucional/ligjor por edhe një problem kulturor.
    Kur them problem kulturor, kam parasysh krizën e vlerave e cila lidhet edhe me modelet dhe procesin e modelimit psiko-kulturor, sidomos të gjeneratave të reja.Eshtë fakt që në shoqërinë tonë është krijuar “modeli” i njeriut që pasurohet shpejt dhe me mjete të paligjshme (trafik, drogë, kontrabandë, korrupsion)
    Dhe pikërisht ky “model” admirohet, respektohet, vlerësohet ! Nuk ka neveri për ta, as refuzim dhe aq më pak reagim qytetar. Përkundrazi, për VIP-at të cilët pasurimin dhe statusin e tyre social e kanë krijuar përmes aktiviteteve dhe mjeteve joligjore, shpesh e më shpesh thuhet: Janë të zotë, janë të shkathët! Dhe vjen bekimi: Hallall ju a boftë Zoti! E kush glorifikon dhe vlerëson punën dhe njeriun e punës? Puna? Hmm,anakronizëm dhe mënyrë jetese e të paaftëve!!
    Kjo eshte kriza jone morale dhe ky eshte aspekti kulturor me dubel standarte: prostituta apo viktima denigrohet,refuzohet, percmohet kurse AI -Trafikanti glorifikohet dhe admirohet.
    Shoqeria dhe institucionet, perballe patologjive sociale, kane dy alternativa: ose ti shtypin ose ti legjitimojne dhe vendosin nen kontroll.
    Ne kete kendveshtrim, mos ka ardhur koha per legalizimin e prostitucionit? Ligjerimi dhe rregullimi i tij me ligj a nuk do te ndikonte ne kufizimin dhe eleminimin e prostitucionit te detyruar dhe trafikimit??

  145. edrus thotë:

    25 October 2008 @ 12:04 pm

    Spiritus, kur thua që:

    “Njeriu i Ri”, i fabrikuar në laboratorët e inxhinierisë sociale të komunizmit asketik, sa po u clirua nga prangat e dogmave dhe mekanizmave të kontrollit social, nxorri në sipërfaqe veset, cenet, prirjet destruktive dhe devijancat e mbajtura të shtypura nga mekanizmat e diktaturës.

    besoj se je aq i informuar që, vlerat me të cilat ishte mbrujtur ai “njeri i ri” ishin po ato vlera morale që shqiptarët (ashtu si gjithë popujt e tjerë) kanë përçuar në shekuj.
    Nëse di ndonjë vlerë morale të njeriut të ri, e cila binte ndesh me ato vlera që po përpiqesh të rivendosësh sot, do të isha shumë i interesuar që t’i njihja edhe unë ;) .
    Për mendimin tim, dhe s’ka zot që të ma ndryshojë :P , faktori i vetëm që i shtyu të “eksperimentonin” aktivitete të tilla fitimprurëse, qe humbje dhe shkatërrimi i këtyre vlerave të “njeriut të ri” i shoqëruar me breshërinë e propogandës mediatike për të reklamizuar “botën e lirë” si një vënd ku gjithçka mund të arrihet dhe je i lirë të bësh poashtu gjithçka.

  146. spiritus thotë:

    25 October 2008 @ 12:22 pm

    Edrus i dashur,
    Per antikomunistet fanatike dhe intolerante, faza e komunizmit shqiptar ishte nje shkretetire, grope e zeze dhe gjithcka ..e zeze, ..e zeze… e zezeeeee. Une nuk i perkas ketij krahu te nihilizmit total.
    Njeriu i Ri sipas meje duhet pare ne du optika:
    -”Njeriu i Ri” propagandistik-ideologjik qe metonte te impononte ideologjia e kohes(venia einteresit t epergjithshem mbi ate personal, paraja eshte shpikje borgjeze, luksi ehste borgjez, saktrifiko te sotmen ne emer te utopise se neserme etj.)
    -Njeriu i “Ri” ( pa thonjza Njeriu), pra njeriu real shqiptar qe jetoi ne komunizem,me virtyte dhe vlerat radicionale, i cliruar nga bestitnyte, nga fanatizmi, nga analfabetizmi, njeriu qe mireqenien e shikon te puna, qe respekton normat morale dhe ligjet, qe vlerson familjen dhe traditen e shendoshe BUT… i deprivuar nga liria, nga gjerat me elemnetare materiale (Tv me autorizim, ushqime me tallona, i izoluar nga bota aq sa kur shqiptaret e mjere kur njohen coca cola me kanoce keto te fundit i vinin ne bufe ..si send zbukurues etj. etj.)
    Sapo catia e diktatures ra, dolen ne siperfaqje dhe sistemi ri i rrumpalles nxiti vese te shtypura, lakmite, cthurjen, arrogancen, kurvllikun, mashtrimin dhe turravarapin e verber vetem PER CA DOLLARE ME SHUME.
    POR ME C RRUGE DHE ME C MJETE??
    Ketu ndahen rruget. Te ndershmit dhe ata (qe ajne shumica) te pa infektuarit nga fryma e kohes, me pune dhe djerse-te deformuarit me pune te pista dhe turli mjetesh antiligjore dhe amorale.
    Besoj jemi dakort?

  147. Iris thotë:

    25 October 2008 @ 12:30 pm

    Iris pyet ne se shteti shqiptar ka qendra per mbrojtjen e viktimave te trafikimit dhe se cfar behet me ATO. Po Iris, ka nje qender kombetare per trajtimin dhe rehabilitimin e tyre dhe funksionojne disa shellter te menaxhuara nga OJF-te.

    Spiritus faleminderit per pergjigjen! Po meqe eshte e pjeseshme, mund te lutem te me pergjigjesh per pyetjet qe vijojne?? :)

    Jo me kot solla shembullin e Adelines qe dhe Zana e ka degjuar, po besoj qe pak a shume kushdo qe jeton ne Itali e ka pare te pakten nje here ne tv. Une psh s’e ve ne dyshim qe dhe keto OJF qe ti permend e dine qe ajo si person ekziston (si shume te tjera, po ajo me shume ne pah sepse eshte pikerisht imazhi i luftes kunder shfrytezimit dhe keqtrajtimit te femrave nga tutoret e tyre). Jam dakort me Zanen qe thote qe ka nje ekuiliber te perkore, po vallahi Zana me ato qe kaluar une habitem si s’ka perfunduar ne ndonje psiakiatri.
    Ath pyetja direkte ishte: OJF e di qe personi ne fjale eshte shitur nga policet,normalisht OJF kur merret me te tilla duhet te dije mire historite e tyre. Cfare eshte bere per identifikimin e ketyre personave???
    Mosprania e nje SHTETI tek i cili mund te drejtohesh , qe ne kete rast perfaqesohet nga policet, i shtyn keto vajza te mos kerkojne dot ndihme askund. Familja e ka per turp, OK, familjes lavazh truri s’i behet dot menjehere,po SHTETI????
    Me fal nese te bej pyetje per te cilat ti s’ke dijeni, po thjesht meqe vete u prononcove si njeri qe eshte i brendshem ne kete problem social, jam e interesuar te di realisht si veprohet. Nese ne kete drejtim nuk veprohet ath dyshoj qe keto OJF s’jane dhe aq serioze (te pakten jo te gjitha).
    Monda, pershendetje ;) , ky eshte site i Adelines http://www.adelina113.altervista.org/

  148. Albano thotë:

    25 October 2008 @ 12:42 pm

    Ja ..komentusja larte me shume vend ben pyetjen OK,familjes lavazh -truri s’i behet dot menjehere , po SHTETI ????

    Un do te thosha se pikerisht ketu qendron “sekreti” se Shteti mbasi lindi i shkreti ,mamia ….ne kohen kur i beri shplarjen ..”djalit.”..bashke me papastertite e trupit i largoj edhe TRURIN ..fatkeqsisht .

  149. spiritus thotë:

    25 October 2008 @ 12:49 pm

    Iris te falenderoj per kohen dhe komentet.
    Rastin ne fjale nuk e njoh.
    Tani te sqaroj se cfar ben SHTETI dhe Policia ketu ne Shqiperi, si veprojne dhe si trajtohen viktimat e riatdhesuara:
    mendoj se ne krahasim me 8 apo 10 vjete me pare gjerat kane ndryshuar ( fale presionit te nderkombetareve dhe, pse jo, edhe realitetit qe duhet thene se ka ndryshuar deri diku).
    Eshte ngritur nje Mekanizem Kombetar Referimi.brenda ketij mekanizmi jane perfshire Policia e shtetit, Ministria e Jashtme,MInistria e Punes,disa OJF te licencuara q ekane ngritur streheza per pritjen dhe rehabilitimin e viktimave te trafikuara.
    ne cdo pike kufitare ka police te trainuar dhe nje punonje social qe sapo identifikon nje viktime t etrafikuar e referon ne keto qendra, sigurisht kur personi cfaq deshire te trajtohet aty.
    Mekanizmi nuk eshte perfekt.Ka dhe police horra sikurse vite me pare segmenete te policise ishin pjese emekanizmit te trafikimit( kujtojme skafet)
    Iris: Mosprania e nje SHTETI tek i cili mund te drejtohesh , qe ne kete rast perfaqesohet nga policet, i shtyn keto vajza te mos kerkojne dot ndihme askund. Familja e ka per turp, OK, familjes lavazh truri s’i behet dot menjehere,po SHTETI????
    Eshte e vertete kjo sidomos per rastet e trafikimit dhe abuzimit seksual brenda vendit.Femrat mendojne se po te ankohen te policia, kjo e fundit do ti penalizoje.Pra ka hezitime dhe frike.
    Praktikisht referimet vijne nga vete femrat e keqtrajtuara, nga vete policia kur konstaton rastet, nga punonje social te shtetit dhe OJF-ve qe punojne ne kete fushe.endoj se OJF-te qe punojne ne kete fushe jane serioze dhe te mbykqyrura nga shteti.
    Ne Itali praktika eshte kjo: kur nje viktime kerkon ndihme , lihet ne deshiren e saj qe te legalizohet me dokumenta per te qendruar ne Itali apo te kerkoje riatdhesim. Por kontakte direkt ndermjet strukturave italiane dhe atyre shqiptare nuk ka.
    ne rastij qe ju permendni sikuse thashe nuk kam informacion.Ne se ajo kerkon ndihme dhe OJf -ja e identifikon, padyshim qe do te merret ne mbrojtje prej tyre.
    ciao

  150. edrus thotë:

    25 October 2008 @ 1:24 pm

    spiritus, sinqerisht të pyes: A ka të tjerë që punojnë dhe mendojnë si ti?
    Nëse më përgjigjesh PO, do të më duhet të ndryshoj diçka në bindjet e mija ndaj parazitizmit dhe politizimit që i bëhet gjithçkaje, që ka mbuluar atë vënd.

    Pa dashur as të të rris mëndjen dhe as të të përkëdhel, sinqerisht që këto që thua janë 1000 herë më të vlefshme se fjalimet e gjithë politikanëve dhe OJQ që kam dëgjuar deri më sot.
    Të faleminderit!

  151. Iris thotë:

    25 October 2008 @ 1:28 pm

    Por kontakte direkt ndermjet strukturave italiane dhe atyre shqiptare nuk ka.

    Po keto vajza jane ne Itali ama. Kontakti direkt midis strukturave me duket minimumi. Mbase funksionojne ne menyra qe logjika ime s’i kap.
    Sidoqofte pa kontakt direkt me to me duket se eshte pothuajse i pamundur nje studim i shkaqeve sociale prej punonjesve shqiptare, maksimumi mund te kete hamendje dhe duhet te pranojme studimet e italianeve qe ndoshta kane pasur menyre te degjojne me shume historite direkte te ketyre vajzave.
    Sipas traditave shqiptare, ne kete italiania ka shume te drejte, vellai, babai apo te afermit e nje goce qe ne fillim eshte rrembyer nga çunat e lagjes dhe shitur, pastaj policet e shesin serish sapo kthehet ne Shqiperi, nuk gjejne paqe derisa te rivendosin nderin ne vend. Mua keshtu me rezulton.Ne akoma sharjen per motrat e kemi sharjen me te rende, nderkohe qe ne Itali sharje te tilla jane ne rend te dites. Kjo ama bie ne kontradikte me faktin qe degjon histori te tilla dhe asnje ndjekje penale, apo qofte dhe hakmarrje (pavaresisht se s’e aprovoj gjakftohtesisht, kjo do vinte natyrshem se jemi popull gjaknxehte) prej familjeve per arsye te rrembimit apo keqtrajtimit te vajzes se tyre.
    I vetmi shpjegim qe i gjeja deri diku ketij fenomeni, ishte qe shfrytezuesit studionin mire ke rrembenin dhe ke kercenonin, kjo do te thote qe s’jane aspak nga provincat dhe pak a shume njerez me zgjuaresi mbi mesataren.Keto vajza jane nga familje vetem me vajza, nga familje ku psh nena ka vdekur, ose babai eshte i alkolizuar, kryesisht familje nga fshatrat,te cilat genjehen kollaj prej faktit qe vajza gjeti burre emigrant, ose vajza jetime me fatin e te cilave shteti pas ‘90 s’eshte preokupuar aspak pasi mbushnin 18 vjeç ose gjate adoleshences.
    Eshte e vertete qe kohet e fundit shfrytezimet e gocave shqiptare jane reduktuar goxha, po une mendoj qe jane reduktuar kryesisht sepse ka plot qe shkojne vete, ndaj s’kane nevoje te vene veten ne rrezik duke rrembyer etj etj, plus jane shtuar rumunet qe i sjellin ne Itali pa shume probleme,nderkohe qe nga Shqiperia s’kane si te sjellin me klandestine sepse skafet jane ndaluar.

  152. adriatik thotë:

    26 October 2008 @ 12:06 am

    Nje pyetje per spiritusi-n

    [“Njeriu i Ri”, i fabrikuar në laboratorët e inxhinierisë sociale të komunizmit asketik, sa po u clirua nga prangat e dogmave dhe mekanizmave të kontrollit social, nxorri në sipërfaqe veset, cenet, prirjet destruktive dhe devijancat e mbajtura të shtypura nga mekanizmat e diktaturës. Në këtë terren, kur e drejta e pasurimit dhe pronës u legjitimuan, shumica e njerzve ju drejtuan mjeteve të ligjshme (punës, tregëtisë, vetëpunësimit,arsimimit) për të përmbushur dëshirat dhe aspiratat e tyre për mirëqënie , qoftë edhe për luks dhe pasurim. ]

    Ne se ka mundesi do te doja nje pergjigje per pyetjen qe me krijohet nga leximi i pasazhit te mesiperm.
    Kjo ” shumica e njerzve qe ju drejtuan mjeteve te ligjshme (punes, tregetise, vetepunesimit, arsimimit) per te permbushur aspiratat e tyre” jane shqitptare qe kane jetuar dhe formuar ne Shqiperi, apo jane shqiptare te tjere te ardhur nga jashte (diaspora)?
    Faleminderit!

  153. Pjer Thomas thotë:

    26 October 2008 @ 5:20 pm

    Ne baze te statistikave/anketimeve italiane, 72% e grave italiane te martuara, shkojne me burra te tjere. E me shume fat ne kete proçes kane doktoret, sipas anketimit me grate italiane.

  154. spiritus thotë:

    26 October 2008 @ 9:17 pm

    Adriatik eshte e tepert te perseris vetveten.Ato qe kam shkruar me lart i japin pergjigje pyetjes tende “aq naive” .As llogjika e kundert nuk funksionon dmth Kapitalizmi shqiptar prodhoi nga laboratori Njeriun Ujk per Tjetrin.
    Iris studimet e italianeve nuk jane te Top >Sekret. Edhe ne Shqiperi jane bere studime.me i fundit eshte ai i Leke Sokolit per historine prostitutcionit dhe shkaqet e tij ne kushtet etranzicionit postkomunist.
    pastaj nje pjes emire e atyre vajzave te ardhura nga Italia apo gjetke jane intrervisuar dhe pervoja e tyre prej ferri njiohet dhe eshte edokumentuar (shiko Librin ..Pa fillim, pa fund..)

  155. spiritus thotë:

    27 October 2008 @ 11:02 am

    Suplement per te interesuarit:

    Regjimi komunist, fundi i epokës së prostitucionit profesionist
    Engels: “Me zhdukjen e marrëdhënieve kapitaliste do të ndryshojnë edhe marrëdhëniet seksuale të njerëzve

    Vendosja e regjimit komunist në Shqipëri i dha fund epokës së prostitucionit profesionist të krijuar deri në atë kohë. Ndër vendimet e para të marra, ishte mbyllja e shtëpive publike dhe hartimi i një legjislacioni
    të rreptë kundër çdo forme të ushtrimit e shfrytëzimit të prostitucionit. Qëndrimi që u mbajt në Shqipëri ndaj prostitucionit në periudhën 1945- 90, përputhet me ideologjinë komuniste, e cila tentoi të shndërrohej dhunshëm në të vetmen ideologji. Sipas saj, komunizmi do të çonte në zhdukjen e të gjitha shkaqeve ekonomike nga të cilat burojnë padrejtësitë sociale, shtypja dhe shfrytëzimi, duke përfshirë shtypjen shekullore të grave nga burrat dhe shfrytëzmin seksual prej tyre. Pas zhdukjes së prodhimit kapitalist do të krijohej një shoqëri e re socialiste e komuniste, një moral i ri (morali komunist), sikurse njeriu i ri i kësaj shoqërie etj. Sipas Engelsit (1980: 251), me zhdukjen e marrëdhënieve kapitaliste do të ndryshojnë edhe marrëdhëniet seksuale të njerëzve dhe “…do të rritet një brez i ri: një brez burrash që nuk do të kenë kurrë rast në jetën e vet të blejnë një grua me para ose me mjete të tjera të pushtetit shoqëror, si dhe një brez grash që nuk do të kenë kurrë rast t i jepen një burri për arsye të tjera, përveçse nga dashuria e vërtetë…”
    Sikurse Engelsi, edhe Lenini ka shkruar për prostitucionin. Në vitin 1913 ai shkruante për “Raboçnaja” Pravda, lidhur me një kongres ndërkombëtar kundër prostitucionit: “Në Londër është mbajtur kongresi i pestë ndërkombëtar kundër trafikut të skllevërve të bardhë. Dukesha e kontesha, priftërinj e peshkopë, zyrtarë policie e filantropë borgjezë të çdo ngjyre, reklamuan veten në këtë kongres. Banketet luksoze, ceremonitë e pritjet mondane s kishin të sosur, siç nuk kishin fund fjalimet pompoze për prostitucionin e dëmshëm e të turpshëm . Por cilat ishin mjetet e luftës që delegatët e kollarisur borgjezë sugjeruan
    kundër prostitucionit? Sipas tyre, dy mënyrat kryesore, më të sigurta e më të shpejta, ishin: besimi fetar dhe dhuna policore… Nga ana tjetër, histori të shumta, solemne e instruktive u rrëfyen atje. Prej tyre mund të gjykojmë se çfarë hipokrizie mbretëroi në atë kongres aristokrato-borgjez. Sharlatanët e bamirësisë
    dhe mbrojtësit qesharakë të rendit do të luftojnë kundër prostitucionit, megjithëse atë e mbajnë gjallë pikërisht aristokratët e borgjezët….”
    Në zbatim të kësaj ideologjie, edhe regjimi i hekurt komunist shqiptar nuk lejoi përhapjen e prostitucionit në Shqipëri. Propaganda zyrtare vijoi ta quante prostitucionin si “një plagë të kapitalizmit dhe shprehje të kalbëzimit të tij”, madje edhe në periudhën pasenveriane. Kreu i politikës shqiptare të asaj kohe, R. Alia (1986: 153), pak kohë para fillimit të proceseve demokratike, deklaronte: “Një shtresë e re shoqërore është krijuar me të ashtuquajturit të hedhurit tej të shoqërisë , ku bën pjesë bota e krimit, e të droguarve, e të gjymtuarve, e prostitucionit etj. Është kjo një pjellë e sistemit kapitalist që, me peshën e saj në rritje ndikon në degjenerimin e mëtejshëm të shoqërisë… Kapitalizmi i sotëm provoi se nuk është në gjendje të shërojë asnjë nga plagët e tij”.
    Pra, siç shihet, edhe lufta kundër prostitucionit - “plagë e kapitalizmit” - vlerësohej si pjesë e luftës së klasave, të zbatuar madje me shumë rreptësi gjatë regjimit komunist. Ndër analistët e sistemit komunist vërehen qëndrime të ndryshme lidhur me arritjet e tij në fushën e marrëdhënieve shoqërore. Për disa ai përfaqësonte një harmoni pozitive, sepse u krijuan edhe vlera; për të tjerë një harmoni negative (Kadare, 2000: 60), për shkak të dhunës e mungesës së lirive. Për disa studiues komunizmi (edhe ai shqiptar) ishte një sistem i moralit shoqëror; për të tjerë, si fjala vjen Zbigniev Brzhezhinksi, ai përkundrazi është cilësuar si çmoralizuesi më i madh i shoqërisë, pikërisht për shkak të politizimit të marrëdhënieve shoqërore (sot vërehet komercializimi i tyre) etj.

    Në Shqipërinë Socialiste, sjellja seksuale ishte e vëzhguar dhe e kontrolluar
    Mungesa e prostitucionit deri në pragun e viteve 90-të duket se lidhet me gjithë kuadrin në të cilin punonin e jetonin shqiptarët. Në strukturat patriarkale dhe më pas në strukturat e reja shoqërore (jo aq partriarkale), të pas Luftës së Dytë Botërore, thuajse çdo individ zinte një pozicion të dhënë, kryente një punë të caktuar, sillej sipas normave të pranuara, i bindej pa kushte autoritetit. Raportet afektive dhe morale kishin përparësi kundrejt atyre të bazuara në interesat. Shqipëria është karakterizuar nga një realitet social i lexueshëm, përgjithësisht rural, pak a shumë homogjen, nga një “status quo”, në të cilën edhe sjellja seksuale e njerëzve ishte e vëzhguar dhe e kontrolluar. Për këtë realitet kanë shkruar edhe studiues apo reporterë të huaj. Nga Bostoni, në “First impressions of Life in Albania”, Peter Lukas, shkruante më 1986:
    “Në Shqipëri nuk ekzistonte problemi i drogës, nuk kishte prostitucion e pornografi dhe kriminaliteti ishte i papërfillshëm. Nuk kishte të pastrehë që flinin në rrugë e parqe”.
    Dymbëdhjetë vjet më vonë, ai ripohon: “Po, ishte e vërtetë. Tani unë do të shtoja se kishte ujë dhe energji të mjaftueshme, se nuk kishte prostituta, fëmijë që lypnin dhe flinin rrugëve, se nuk kishte homoseksualë. Mund të kisha shtuar gjithashtu që nuk kishte liri dhe nuk kishte lumturi” (Lukas, 1998).

    Psikologu
    Edhe në komunizëm, femrat jepeshin për karrierë, por nuk ishte dukuri
    “Pra, gjatë regjimit komunist, kapitulli (i deriatëhershëm) “prostitucion” ishte një kapitull i mbyllur, -shpjegon sociologu Lekë Sokoli. -Mund të thuhet se edhe atëherë kishte “kurva”. Por me këtë term cilësoheshin femrat qejflesha, bukëdhënëse, të paqëndrueshmet në marrëdhëniet me meshkujt, ato që edhe në martesë nuk respektonin ekskluzivitetin seksual (nuk donin apo nuk mundnin, kjo është tjetër çështje), ato që ndërronin partnerë seksualë, por gjithësesi jo prostitutat, ato që dalin në “treg” në një marrëdhënie shkëmbimi seks-para”. Më tej sociologu vëren: “Edhe në komunizëm kishte gjithashtu femra që jepeshin
    për karrierë (në mos për para). Por kjo nuk përbënte një dukuri masive, nuk përfaqësonte një problem. Aq më shumë që termi “për karrierë”, në kushtet e shpërndarjes së barabartë të varfërisë (siç e ka
    cilësuar Çurçilli), nënkuptonte një karrierë profesionale, partiake apo administrative, pra një tjetër punë e profesion.

  156. Artian thotë:

    27 October 2008 @ 12:10 pm

    Intresant ky shkrim ,spiritus kur thua :
    suplement ,eshte vazhdimi i shkrimit tend ,apo marre nga ndonje gazete ?

  157. spiritus thotë:

    27 October 2008 @ 12:38 pm

    Artian, jo eshte marre nga nje gazete , shkrimi eshte i studjuesit Leke Sokoli.Nga disa komentues jane prekur dhe debatuar idete qe trajton L.Sokoli dhe per te qene me korrekt, postova kete shkrim te tij.

  158. spiritus thotë:

    27 October 2008 @ 5:47 pm

    Iris: Eshte e vertete qe kohet e fundit shfrytezimet e gocave shqiptare jane reduktuar goxha, po une mendoj qe jane reduktuar kryesisht sepse ka plot qe shkojne vete, ndaj s’kane nevoje te vene veten ne rrezik duke rrembyer etj etj, plus jane shtuar rumunet qe i sjellin ne Itali pa shume probleme,nderkohe qe nga Shqiperia s’kane si te sjellin me klandestine sepse skafet jane ndaluar.
    Sigurisht Iris, moratoriumi per skafet dhe mbyllja e kanaleve per klandestinet e vendeve te treta ka ndikuar. Sa per ate se tani “ka plot qe shkojne vete” nuk kemi statistika per ta provuar.Mbetet nje hamendje. Nje gje eshte e sigurt: nje pjese e atyre qe jane futur forcerisht ne tregun e seksit ose jane pajtuar me situaten dhe kane rregulluar pazaret me protektoret ose , ato me fatlumet, kane dale me “ekonomi me vete” dhe kushedi, ndonje dite kthehen si investitore te ndonje… Moteli ( Mu kujtua libri “11 Minuta” i Cohelo-s)

  159. Iris thotë:

    28 October 2008 @ 11:17 am

    ka plot qe shkojne vete

    S’e kisha domosdoshmerisht per shqiptaret kete. S’besoj se per ata qe i shfrytezojne prejardhja perben ndonje kufizim interesi . Mund te gjesh plot video te bera nga italianet ne web qe flasin per sjelljen e rumuneve ne Itali pa nevoje fare ti rrembejne.

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com