Opinion mbi një “Opinion”

lulzimbasha1.jpgben-blushi.jpgProgrami “Opinion” i gazetarit Blendi Fevziu ne TV Klan, megjithese shpesh here kthehet ne nje arene ulerimash dhe sharjesh midis politikanesh dhe analistesh te kaheve te ndryshme, gezon shikueshmeri te admirueshme nder shqiptaret.  Fundi i fundit, keta jane politikanet e qeveritaret tane, dhe nese qe nga ekrani na tmerrojne here me injorancen, here me paedukaten e here me hipokrizine e tyre - te pakten nuk mund te justifikohemi qe nuk e dinim se me c’tipa-garipa kishim te benim. E pare nga ky kendveshtrim, “Opinion” kryen nje sherbim te vlefshem.

Ne kete kontekst, te nje emisioni popullor pra, vinte dhe mbremja e djeshme, e dates 30 tetor 2008 kur perballe njeri tjetrit ne studion e “Opinion” u ulen Z. Ben Blushi i PS si perfaqesues i opozites dhe  Z. Lulzim Basha, ministri i jashtem, perfaqesues i qeverise Berisha. Tema e programit ishte “Kush fiton?” Politikanet perpara se te mesojne te flasin pa gabime mesojne rendesine e shfaqejes se fytyrave ne ekran, sa me shume dhe me cdo kusht - edhe kur nuk kane fytyre te flasin, edhe kur nuk kane ndosend per te thene.

Eshte pergjithesisht e vertete qe sa me shume ekspozim mediatik te kene politikanet, aq me mire u behet. Me perkedheli, politikanet ne ShBA opinioni publik i therret Media Whores (Kurva te medias) - dhe keta tanet i plotesojne kriteret per t’i llastuar me te njejtin epitet. Gjithesesi, ekziston rreziku qe ne kushte te vecanta ekspozimi mediatik te behet i tepert, kunderproduktiv madje ndonjehere edhe i elektoralisht i rrezikshem per politikanet, sidomos kur keta nuk jane aq te mprehte sa besojne se jane. Sic thote i madhi Al Pacino ne rrolin e Luciferit: “Vanity my favorite sin”. Shtabet e kandidateve per President te ShBA psh. e njohin kete fenomen, dhe rendom gjate fushatave refuzojne tej-ekspozimin ne media, duke shmangur daljet ne media kur nuk kane c’te thone, apo kur debati konsiston ne “pika te dobta” te formimit te tyre. Por tek ne ndodh e kunderta, ndoshta sepse politikanet e vleresojne me pak inteligjencen e publikut, ose sepse keta vete nuk jane aq inteligjente.

Sepse ndodh qe shfaqja per dy ore e gjysme ne tv duke u munduar te shesesh sapun per djathte si ne rastin e ministrit, apo kur sapo je kthyer ne Tirane i lodhur tere diten fshatrave te Shkodres sic kishte bere Z. Blushi, te kthehet ne nje kosto poltike. Z. Blushi dukej qe ishte teper i lodhur dhe i papergatitur per tu perballur me dhelperimet bajate te ministrit Basha. Ministri nga ana tjeter gabon kur mendon se shqiptaret jane idjote kur ironizon (ne rradhe te pare kete popull) me raporte nderkombetare progresi.

Nga njera ane Blushi i lodhur qe perseriste pa ritem po ato retorika te amortizuara qe Opozita ben prej muajsh - nga ana tjeter ministri me buzeqeshjen prej kukulle plastike qe  imitoi suksesshem babain e tij politik, Mjeshtrin e rreshqitjes - arriten te thone asgje per 2 ore e 30 minuta. Blushi e humbi debatin me shigjetat qe i dilnin gjithmone huq - ndersa ministri vetem sa kujtoi se e fitoi, se realisht nuk genjen askend pervec vetes. Basha tregon mendjelehtesi dhe boshllek ne gjykimin politik perderisa erdhi te cingerise nervat e shqiptareve te varfer duke mbllacitur ate cumcakizin e shpifur te arrtijeve ne te gjitha fushat.

Gjate kohes se debatit publiku dergoi mesazhe sms per te votuar PS apo PD. Fevziu u tregua i mencur qe rezultatet e votimeve me celular nuk i shpalli ne fund te emisionit sepse nje gje eshte e sigurt, pergjigja me e sakte e pyetjes “Kush fiton?” eshte “Zoterinj politikane, kesaj here humbisni qe te dy!”

Blendi Salaj
peshkupauje.com

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

72 Komente

  1. 9364 thotë:

    31 October 2008 @ 4:37 pm

    Blendi, je shume i qarte dhe i sakte, po ç’do te thuash s’e mora vesh.
    Pse humbiskan qe te dy?

  2. xhibi thotë:

    31 October 2008 @ 4:45 pm

    Opinioni “i pavarur” i Peshkut:

    1) Kur midis nje te majti dhe nje te djathti fiton i djathti, kjo nuk do te thote se eshte merita e te djathtit, por qe i majti ishte i lodhur, dhe gjithashtu do te thote qe i djathti fiton me te padrejte.

    Z. Blushi dukej qe ishte teper i lodhur dhe i papergatitur per tu perballur me dhelperimet bajate te ministrit Basha.

    2) Raporter nderkombetare jane te vlefshme vetem kur kritikojne te djathtet dhe kur lavderojne te majtet. Ndryshe ti permendesh ato raporte eshte tallje per popullin. Peshku p.sh. i di me mire statistikat sesa keto organizata nderkombetare.

    Ministri nga ana tjeter gabon kur mendon se shqiptaret jane idjote kur ironizon (ne rradhe te pare kete popull) me raporte nderkombetare progresi.

    3) Po nuk na besuat ne, shko lexoni mediat te cilat si dhe ne jane “te pavarura”, dhe meqe ra fjala, pse nuk ka Top Channel nje emision si ky qe ka Klani?

    Per xhevahire te tjera, stay tunned, se do kete plot me afrimin e zgjedhjeve. :D

  3. ThoughtPolice thotë:

    31 October 2008 @ 4:52 pm

    :lol:

  4. Blendi Salaj thotë:

    31 October 2008 @ 4:52 pm

    He mo xhibi erdhe me vrap te demaskosh shkrimin tim. :D :D :D

    Po mos bej cherry picking se edhe Blushit ia kam thene qe e ka argumentin te amortizuar.

    Gjithesesi, une si qytetar bej detyren time dhe jam kritik i qeverise. Demokracia qe kam mesuar une kjo eshte, ku QYTETARI ESHTE KRITIK NDAJ QEVERISE.

    Ti ke ide te tjera. Je kritik i opozites. Nejse.

    Polic, qesh se mezi te kemi: Cdo fshat ka ________ e vet.

  5. berberi thotë:

    31 October 2008 @ 4:53 pm

    Blendi ti qofsh qe e paske pare te gjithe emisionin. Une per vehte e ndoqa vetem per 3 ose 4 minuta, sa per te bere adetin ne respekt vehtes, qe do apo nuk do ti ja kaloj 100 here atyre tipave. :D

  6. J. thotë:

    31 October 2008 @ 4:56 pm

    Bixh, një pytje për ty, thjesht për t’i zbulu popullit sa torobello je:
    E ke parë emisionin?

  7. bledi thotë:

    31 October 2008 @ 4:56 pm

    Politikanet tane ne kete menyre i imponohen vendit.

    Se ca behet ne SHBA, apo ca reciton Al Pacino (nga ato qe ka shkruar shkrimtari i filmit), kjo ska lidhje fare me Shqiperine, se ne shqiperi eshte loje tjeter e rethana te tjera.

    I imponohesh vendit keta ?! kjo ka rendesi. Pergjigjia eshte PO.

    Si gazetar Blushi e ”ylli i medias se 2005ses” Basha me kete menyre bejne karriere, se gje tjeter te bere per vendin ne biografine e tyre nuk kane.

    Bejme ne debat per Bashen, Blushin, apo ato qe keput Berisha , kjo ka rendesi, dhe ata e kane haritur qellimin. E sic qe ne temen tjeter te Peshkut (nga Ylber Memia), ti je i detyruar te votosh per nje nga keta.

    Blendi Feziu e emisioni i tije, qe eshte shoqerus i cmendurise qe jetojme, e i njetje me te. Po Bledi ben biznes, e sic mburret i ec mire. Shume shqiptar pse harxhojne kohen me te.

  8. toko thotë:

    31 October 2008 @ 4:57 pm

    E shikon cna bere o Xhib,. Na bere te bejme Policin te lumtur pavarsisht se kam bindjen aspak nu kishte ky qellimi.
    Qesh polico qesh se ske faj tij kur ke fatin te shikosh shkrime te tille.

  9. xhibi thotë:

    31 October 2008 @ 5:00 pm

    Blendo, mos shiko policin se para policit ti je vertet i paanshem. :)

    Hajt se piken e pare qe shkrova po e ve ne dyshim meqe nuk e pashe emisionin, po e dyta ishte shume “out there”, kritika ndaj raporteve nderkombetare. Juve i trumbetonit keto raporte ne faqen e pare nga tre here secilin kur keto raportet nga te njejtat organizata nderkombetare ishin negative per Birishen. Dmth mire kritika ndaj qeverise, po dhe ndaj ketyre raporteve? :P

  10. bledi thotë:

    31 October 2008 @ 5:02 pm

    Z. Blushi dukej qe ishte teper i lodhur dhe i papergatitur per tu perballur me dhelperimet bajate te ministrit Basha.

    …………………………………………………………………………………

    Pozita do duket me e forte, se Opozita shiti perparesite e saj qe ka ne fund te mandatit qeveritar me marveshjen e 21 Prillit, kuptohet per te siguruar karrigen e Rames.

    Keshtu do ti shikoni trimat e Berishes ne TV, edhe gjat fushates, se kane eliminuar te keqiat e fundit te mandatit, e kane me shume ne dore e fuqi se opozita.

  11. ThoughtPolice thotë:

    31 October 2008 @ 5:04 pm

    Hehe, po ngaterrohet kritika me propaganden. Eshte normale qe vemendja me e madhe i kushtohet qeverise, por kjo nuk do te thote mos-vemendje ndaj atyre qe pretendojne qeverine. Vecanerisht ne nje emison te tille ku po ballafaqoheshin dy alternativa qeverisese, pra ata qe jane ne pushtet dhe ata qe pretendojne te vijne, kritika duhet te shtrihet per te dy palet, ose edhe lavderimi.

    Shkurt, cfare ofron PS-ja qe une ta votoj? A eshte programi i saj i realizueshem dhe qe prek shqetesimet e mija apo thjesht demagogji? A kane argumente kunder qeverise apo llafe bosh si ky shkrimi me siper qe i qan hallin Blushit per udhetimet e tij lodhese ne fshatrat e Shkodres?

    Xhib, t’i me te vertete te ben te qeshesh, si mer ate qe shkruan para dy minutash e mohon menjehere pas tyre. Kjo tregon qe te flet goja para mendjes.

  12. spiritus thotë:

    31 October 2008 @ 5:05 pm

    9364: Blendi, je shume i qarte dhe i sakte, po ç’do te thuash s’e mora vesh.
    Pse humbiskan qe te dy?

    Pergjigjia eshte dhene qarte: dashuri obsesionale me ekranin, vetasgjesim para syve te opinionit nga lodhja ose :asgje e re nga fronti i ..djathte.Ulja e debatit ne nivelin e muhabetit qesim ne kafene, ne nje emision qe vazhdon te shikohet (edhe pse me nerva te cingrisura)
    Emisionin e pashe pjeserisht dhe Blushin sikur e kishin sjelle me zor aty.

  13. Hyllin thotë:

    31 October 2008 @ 5:10 pm

    Paska fituar Basha e paska hedhur ne tapet biles, perderisa e vetmja fushe me rendesi paska qene ajo e kunjave. Qenka i shkathet Basha se Blushi nje jete te tere me keto gjera eshte marre.

  14. 9364 thotë:

    31 October 2008 @ 5:11 pm

    spiritus,
    Rrofsh per pergjigjen, po une mendoj se para syve te opinionit ata nuk humbin asgje nga debate/muhabete te tilla. Ata qe ua kane hequr vizen, as qe i shohin me, asgjesimi ka ndodhur me kohe.

  15. J. thotë:

    31 October 2008 @ 5:12 pm

    Xhib, t’i me te vertete te ben te qeshesh, si mer ate qe shkruan para dy minutash e mohon menjehere pas tyre. Kjo tregon qe te flet goja para mendjes.

    Po pra si nuk merr shembull prej teje që vjen i pregatit. Me kafe, donats (si pupulic që je) and RD, 55.
    Nuk shkohet i papregatit në msim.

  16. ThoughtPolice thotë:

    31 October 2008 @ 5:15 pm

    Ke zili ti? Eshte tregues pozitiv pergatitje ne cdo fushe. c`te bej une qe je deshtak ti?!

  17. xhibi thotë:

    31 October 2008 @ 5:15 pm

    Pergjigjia eshte dhene qarte: dashuri obsesionale me ekranin, vetasgjesim para syve te opinionit nga lodhja ose :asgje e re nga fronti i ..djathte.

    I hate it kur i jap te drejte policit (jo se ai nuk ka asnjehere te drejte, po ngaqe ai eshte simboli i propogandes partiake ketu:P ) po dhe ky argument mban ere propogande qe tutje tu, dmth “mos e shikoni shume emisionin Opinion se dhe ne Amerike populli tallet me politikanet qe dalin shume ne tv dhe i quan ‘kurva vemendje’” :D

    Ne Amerike sic e di mire Blendi ke 3 cable news, kanale televizive qe transmetohen ne gjithe ameriken dhe kane audience te madhe (CNN, Fox, MSNBC), qe kane debate politike gjithe diten, jo figurativisht, po literally, gjithe diten. Harball p.sh. qe jepet ne MSNBC ne oren 5 pm shquhet per kete platforme emisionesh, ku ne cdo emision ke politikane nga te dyja partite qe bejne debat. Po dhe emisione te tjera e bejne. Plus qe ke dhe kanale Networks qe gjithashtu jepen ne gjithe Ameriken dhe kane dhe ato ne darke emisione te tilla dit per dit.

    Dmth ky eshte pak a shume si ai argumenti “mos votoni fare nga inati” :D

    Tek ne aq me teper ka nevoje per emisione te tilla ballafaqimi dhe krahasimi platformash dhe idesh, se i degjon te dy variantet ne real time, dhe se mediat tona te shtypit jane kaq te politizuara saqe ato cdo gje qe raportojne/editojne e keqpasqyrojne simbas interesit te partive qe mbeshtesin.
    Dmth shikoj arsye per te patur emisione te tilla, shume biles, dhe asnje per te mos patur. Ke plot stacione; nese nuk te pelqen ai i emisionit politik me debate, nderroje. Po debati i drejtperdrejte politik eshte gjithsesi me mire sesa lajmet gjysem te genjeshtra (ose fare te genjeshtra) qe shtypi jep ne lidhje me platformat dhe cka thone politikanet.

  18. etmond thotë:

    31 October 2008 @ 5:16 pm

    shume i mire eshte shkrimi ne qofte se jeni partiak ateher mire tu behet,
    populli thote se nuk mbahet shtepia me miell hua dhe keta kel… e politikes ngelen duke perseritur se cfare bejne politikanet e botes nuk shikojne surratin e tyre se dalin pa pike senci dhe pa pik morali duke fol me keq se talibanet e duke share banalishte, kur krahasojne veten e tyre me te huajte perse nuk flasin te paketen si ata qe te krijone nje nivel te larte polit dhe te respeketueshem te gjuhes shqipe, pa qen e nevojeshme te lehin kote me kot.
    nuk thon kot qe politika pak a shume eshte pasqyra e nivelit te popullit???

  19. ThoughtPolice thotë:

    31 October 2008 @ 5:21 pm

    lol - O Xhib, mos me humb respektin qe kam filluar te krijoj per ty! Ta marresh vesh ti dhe te tjere: une nuk bej rolin e te pavarurit ne diskutimet e mija ne peshk. Une kam nje mendim per nje ceshtje te caktuar dhe mundohem ta them sa me te argumentuar (sa ja arrij, vleresojeni ju), dhe kete e bej pa hipokrizi. Ndryshe nga sa bejne shume te tjere qe jane te krimbur me anshmeri politike dhe na hiqen si te pavarur…

  20. lupi thotë:

    31 October 2008 @ 5:29 pm

    Blushi nuk me eshte dukur ndonjehere debatues i mire, bile do te thoja eshte i dobet ne kete aspekt. Ndoshta Ermelinda Meksi do ishte me e zonja ne kete drejtim. Ndersa Basha eshte nga ata tipa qe ne zhargonin tiranas njihet me emrin ‘djale %&^!’, cka do te thote nje njeri pakarakter qe vihet ne sherbim te cdokujt dhe kallajis e llustron gjithcka pa thene asgje.

    Xhi je kthyer si ato @#&%$ e lagjeve llapaqene qe perflet cdo teme sapo nis. Merr fryme njehere dhe provo te mos shkruash per disa momente.

  21. etmond thotë:

    31 October 2008 @ 5:32 pm

    debatet politike ne tv jane pjes e pa ndare e te perditeshmes, pasi mjeti me rreklamues eshte padyshim tv, prandaje duhet qe ciletdoqofshin
    ata politikane qe marin pjes ne panel te jen sa me te kujdeseshem dhe me te kuptueshem qe debatet dhe dikutimet te qendroje brenda programeve dhe argumenteve te mundeshme partiake, te permbaje autoritet terheqes dhe interesante dhe jo injorim dhe banalitet pa qen e nevojeshme kalimi nga debatet partiake ne debate personale.
    perse duhet qe gjithmone te marim si shembull boten kur nuk e zbatojme kurre kete gje thjeshte leheje ne ere, popullit nuk i intereson se cfare ben politikani ne kine se nuk e ka iden dhe as qe ka degjuare per te por i intereson e perditeshmia qe po e mbyt dhe pret nga goja e politikanevete degjoje nje lajme dhe nje programe sa me optimiste dhe sa me te zbatueshem.

  22. bledi thotë:

    31 October 2008 @ 5:37 pm

    Blendi

    Ndoshta Basha e Blushi jane paraqitur tamam ashtu sic jane.

    Se ndonje dallim thelbesor PDja me PSne nuk kane,nga ku te dali nje debat cilesor e me kuptim, loje te njejte bejne, e ja ironia te nderkombetaret qe ja perplasin njera tjetres.

    Ti ndoshta je i pakenaqur me biseden se do dicka tjeter,ose ndjen qe ka dicka me thelle sesa ky harxhim i kote kohe.
    Po Bushi,Basha,Opinioni e Fevziu ata jane, e ashtu sic jane ne realitet duhen mare.

  23. ThoughtPolice thotë:

    31 October 2008 @ 5:41 pm

    Ne emisionin e mbremshem “Opinion” te gazetarit Blendi Fevziu ne Tv Klan, qytetaret iu pergjigjen direkt, permes sms-ve, pyetjes: Zgjedhjet, kush i fiton?

    Ne sondazh moren pjese pese mije qytetare, nder te cilet, 61 per qind vleresuan se zgjedhjet i fiton PD. Ndersa 39 per qind e 5 mijes sms-ve, vleresuan se zgjedhjet e ardhshme, i fiton PS. Ne “Opinion”, per kete teme mbreme ishin ftuar nga PS, Ben Blushi dhe nga PD, Lulzim Basha.

    Koha Jone

  24. bledi thotë:

    31 October 2008 @ 5:43 pm

    Debatet ne TV jane SHOW OSE SPEKTAKEL politik te terheqin tifoza.

    Tani ti do vendoshes si do votosh nga kjo, apo nga ajo llogaria jote personale?

    Te vendosesh si do votosh, nga debatet ne TV eshte si tifozat e sportit qe i kap krimbi i tifozllekut e vdesin per nje skuader qe nuk kane lidhje fare.

    Sa per dijeni ne amerike sa po vlen e debatet politike behen me teper bajate, e pa thelb, ku me teper jane per show te bejne tifozin e ‘’skuadres politike” e terheqin ”tifoz politik”, sesa diskutojne ne thelb problemet. Plus eshte biznes dhe politika dhe TVja dhe mire eshte qe dhe ti te nisesh nga biznesi e nga llogaria jote.

  25. lupi thotë:

    31 October 2008 @ 5:45 pm

    Fitoji Basha? oleeeeeeeee Luli luli luli luli luli luli…luliiiiiiiiiiiiiiiiii

    ok u ngjira…po dal njehere nga bathorja te marr ca me ze te trashe per tifozllek e ndonje fotograf te RD qe ta nxjerre kete sihariq te madh neser per popllin, lici si je me zerin…a po vjen me ne?

  26. Blendi Salaj thotë:

    31 October 2008 @ 5:52 pm

    xhibi: po dhe ky argument mban ere propogande qe tutje tu, dmth “mos e shikoni shume emisionin Opinion…
    _____________________________________

    Ore xhibsi une kam marrdhenie miqesore me Fevziun dhe i uroj sukses, po ti pse e bastardon biseden duke vene fjale ne gojen time qe as i them, as i mendoj? Nese nuk rri dot pa thashetheme me mire mos komento opinionet e mia. Keto hajvanlleqet e tua po i pagezoj “Xhibizëm”.

  27. bledi thotë:

    31 October 2008 @ 5:56 pm

    Patrioti thotë:

    Bobo bobo, sa i ngjaka Enverit ky Lul Basha. Zot na ruaj nuk po me shkon mendja per keq, me kuptoni.

    …………………………………………….

    Epo 40 vjet Enveri, nuk kalohen pa lene gjurme ?!

  28. Tucano thotë:

    31 October 2008 @ 5:58 pm

    Ke fevzo fitojn gjithmon Demokratet ,te cilet pa fillu loja mir rrezultati o 3-0 .
    Ky i djathti ,shif cfar surrat hajni qi ka ,kok daulle ,nuk krahasohet aspak me kte majtas ,i cili duket qart se eshte nji njeri me integritet , qytetar i vertet ,njeri serioz i cili mendoj se perfaqson denjesishte ate shoqeri ku ai ben pjes . Ai djathtas duket qi o thjesht nji sharlatan tip kllouni cirku.

  29. bledi thotë:

    31 October 2008 @ 6:01 pm

    Nje pyetie per Blendi Salaj.

    Ku eshte ndryshimi i Blushit me Bashen nga ku mund te krijohej nje baze per nje debat?
    Debatet e mira jane midis atyre qe kane mendime te forta e qendrojne per gjera te ndryshme.

    Debatet ne shqiperi jane bajate, se te dy partite kane nje loje, e vetem te themi ca fjale te marim ato poste, e cdo gje njesoj.

  30. xhibi thotë:

    31 October 2008 @ 6:23 pm

    Blendo, te drejte ke, nuk ke thene ne menyre direkte dicka negative per Opinionin ose Fevziun, e mar mbrapsh ate qe kam shkruar ne thonjeza, per sa duket se ti e more sikur une po thoja se ti ke thene shprehimisht ashtu apo se kishe ti inate kundra Opinionit apo Fevziut. Ajo qe desha te them ishte qe ashtu me tingelloi mua ne teresi qendrimi jot negativ dhe argumentat e tua ndaj platformave te tilla si ky emisioni, si kur thua qe shesin sapun per djathe etj. apo se njeri ishte i lodhur dhe tjetri mundohej te genjente me raporte nderkombetare. Po helbete, gafa jemi dhe ben vaki njerez bejme ndonjehere ne konkluzionet qe nxjerrim. :P

    Polico, sondazhe me pergjigje telefonash ne nje kanal tvte caktuar mbas nje debati politik 6 muaj para zgjedhjeve jane po aq te sakta ne parashikim sa kafja e ndonje fallxhore qe te thote “ke nje rruge per te bere”. :D Kshu qe kot qe i sjell ato rezultate se nuk vlejne per gje.

  31. Studenti Shqiptar thotë:

    31 October 2008 @ 6:25 pm

    Ceshtja eshte mendoj une se keta dy personazhet nuk i kane te palekundshme pozitat brenda partive respektive. Per kete arsye nuk mund t’ja lejojne vetes te mos pranojne nje ftese ne emisione shume te shikuara, si Opinioni ne fjale. Mospranimi nga ana e tyre do te thoshte qe dikush tjeter, nga rradhet e seciles parti, do te merrte pjese ne vend te tyre duke rritur keshtu vizibilitetin personal ne dem te tyre.

  32. Idris thotë:

    31 October 2008 @ 6:37 pm

    Xhibi dhe Polici - nje emision interesant brenda lloit…. :)
    Xhibi fiton …po ne kete prurje sikur Polua ja ka “hjedhur ” me duket.
    Bravo Polo ; edhe me t’qeshme ja fute se ie bere pa koka klasike…Ja dhe me t’lujtme vetllat e Bashes dhe te tallmen e Mixhes me t’hapme goje. :) .
    Ne po ke evjetra metem…E krahasojme emisionin e Fevziut me kungujt e Hallouinit…Kush shemtohet e merr poza me shume .
    Shifu gunen ti Polo se punes i kane bere m….me kohe ata.
    Urime per nivelin me te larte se Xhibi ne kete prurje . Po rritesh . Mos ma vur re qe te ndjek me vemendje se te shoh brenda urimit te Mixhes per handikapatet…Ju jeni e ardhmjea e ketij veni ” ! :) :) :)

  33. Tucano thotë:

    31 October 2008 @ 6:42 pm

    Sa her qi shoh kto te djathtet ne ndonji debat ne Tv-i , me krijohet pershtypja sekur kan t’Instalu n’kaptin te njejten CD ,(tru t’klonum) .
    te gjith knojn te njejten “Muzik” i te njejtit “Kantautor” berisha .
    Ne debate ato nuk jan t’interesu se perse ben fjal tema , ato kan cdo gjo t’programum nCD-i, ku Refreni kongs o Statistika..statistika statistika ..dhe gjithmon ajo ! Se cdun mo shum kto njerez ky popull un vallai sjom tu kuptu , dut me provu hier me jetu ndryshe mer lal , jo si para 3vjetsh , dut me me hanger statistikat e keni me pa sa tlumtur keni me qen .

  34. ThoughtPolice thotë:

    31 October 2008 @ 7:03 pm

    E vleresoj shpirtin e pamposhtur socialist. Hic mos u dorezoni se ate sondazhin me sms ku kane marre pjese 5 mije njerez dhe ku PD-ja del fituese me 61% e ka rregulluar Berisha. Keshtu ju do partia dhe keshtu do ju donte edhe xhaxhi. He mo ja u lumsha, derrmoni fare keta reaksionaret!

    Flitni per buzeqeshjet e Bashes, per lodhjen e Blushit, per cd e statistika vetem me rezultatet e nje sondazhi mos u merrni.

  35. Castor_Troy thotë:

    31 October 2008 @ 7:22 pm

    Hej Ska kombinim fare Blushi -Basha.Nuk e di se ku lexova me siper ketu, qe nje depat eshte i bukur kur debatojne njerez me karakter. , me baza, me argumentat e tyre.

    Keto te dy sjan asnje gje fare, jo vetem keto po te gjith ato nga te dyja kampet.Aty thjeshte kane marre Ramen ca do na sjellesh sonte ne Emision,dhe ai ka Zgjedh Blushin (qe personalisht, se di pse me duket shume skuth, dhe ftyra keqe).Kurse tek demokratet funksion ndryshe.Fevziu e merr direkt Bashen, se ja ka lene sala kete te drejte Fevziut, se jane nga e njejta ane. hahhahahahahha

    Keto jane thjehste kukulla ordinere, se koha edhe faktet e kane thene, qe fijet mbrapa i luan Bab Sala, dhe Rama.

    Prandaj eshte e kote ti degjosh debatet politike te ketyre.

    Ciao

  36. xhibi thotë:

    31 October 2008 @ 7:28 pm

    Cilat dyshe do deshet te shikonit qe te benin debat ne Opinion, nje nga PS dhe nje nga PD? Ose dhe perfaqsues te partive te tjera pervec ketyre te dyjave?
    Po si analiste jopartiake?
    Per ca gjera do deshit e ata te debatojne?

    Mbase ia u lexon rekomandimet Fevziu ketu. :P Ose dergoini email dhe shprehni rekomandimet tuaja per emisionin e tij; mbase ka nje fare efekti sado pak.

    se ate sondazhin me sms ku kane marre pjese 5 mije njerez dhe ku PD-ja del fituese me 61% e ka rregulluar Berisha.

    Polic, sikur vetem 2 gjera te dish nga statistika dhe sondazhet, nje prej tyre duhet te jete qe sondazhe te tilla nuk vlejne per parashikime; kane me shume probleme ne konstruktin e tyre sesa kohe kemi ta diskutojme ketu. E kemi diskutuar nje here kete tek ajo tema e sondazhit ne internet qe beri Balkanweb, per te cilin ti u ankove. :D

  37. Castor_Troy thotë:

    31 October 2008 @ 7:43 pm

    Dote ishte shume interesante te ishin te ftuar.

    1-Fatos Lubonja

    2-Mero Baze

    3-Oketa (ministri mbrojtjes) ose Bojaxhi.

    4 - Dritan Shehu (ta fusim si kunder Sales kete, po eshte i vetmi qe flet gjithmone sinqerisht me duket mua)

    5-Ramen vete.Sarrij te individualizoj ndonje te sakte nga Ps

    6-Ilir Meten.

    Per mendimin tim keto do te mund te realizon ndonje depat konstruktiv.Dhe interesante.

  38. njera thotë:

    31 October 2008 @ 7:45 pm

    Asnjehere s’e kam kuptuar rolin e Fevziut tek “Opinion”… Drejtim nuk ben; rregull, ne rrjedhen e debatit, nuk vendos… Cfare ben aty ai?

  39. ThoughtPolice thotë:

    31 October 2008 @ 7:55 pm

    Hahahaha, pse mer Xhib kshu ti? Une nuk pretendoj qe ai eshte nje sondazh profesional, qe te kete treguar kujdes per samplin dhe te kete kritere shkencore (ai ka qene i lire per te gjithe, nuk ka qene nje sample i zgjedhur qe te perfaqesoje dhe te jete i shtrire gjeografikisht, megjithese edhe mund te jete) etj., megjithate eshte nje indikator per preferencat elektorale te njerezve. Sidomos ai sondazh vlen per partite politike qe bejne llogarite e tyre paraelektorale.

    Klan eshte televizion kombetar dhe qe ka shikueshmeri te larte, aq me shume nje emision si “Opinion” qe eshte mjaft i ndjekur dhe me i miri ne krahasim me rivalet e tij nga tv-te e tjera. Po te isha ne vendin e atyre strategjisteve te Rames qe jane ne shtabin zgjedhor do te shqetesohesha…

    Shqiperia ka diku me shume se 2.8 milione votues (mund te jene rritur pasi po ju referohem shifrave te fundit), do te mjaftonin edhe 1000-1200 njerez per te bere nje parashikim.

    Dhe per ta mbyllur me ty, une nuk u ankova per sondazhin e balkanweb pasi ai e nxirrte PD-ne fituese me % edhe me te larte se sa ky ne fjale. Hajt ik tani futja edhe ti nje pjate groshe…

  40. Monda thotë:

    31 October 2008 @ 7:58 pm

    Nuk e kam pare programin, por per konkluzionin nuk jam dakort me Blendin. Qe te dy fitojne, dhe eshte populli qe humbet. Kjo eshte klasa jone politike, qe rrotullohet si rulet ruse me gryken ne temthin e popullit.
    Dhe, te pakten per ne qe nuk e shohim dot programin, a ka mundesi (here tjeter) kritikat te jene me fakte konkrete? Psh ketu ne US, (pas debateve presidenciale apo partiake) vertete dalin neper media per “spin” jo e fitoi filani, jo fisteku. Por ka gjithashtu dhe “factcheck”: per cfare konkretisht genjeu njeri, dhe ekzagjeroi tjetri etj.

  41. Pjer Thomas thotë:

    31 October 2008 @ 7:59 pm

    Mendoj se nje treshe, Berisha, Rama, Meta, do te ishte me interes te ftoheshin ne te njejten tavoline, dhe pyetjet te beheshin jo nga Fevziu, por nga publiku me sms dhe telefon.

  42. Hyllin thotë:

    31 October 2008 @ 8:01 pm

    Asnjehere s’e kam kuptuar rolin e Fevziut tek “Opinion”… Drejtim nuk ben; rregull, ne rrjedhen e debatit, nuk vendos… Cfare ben aty ai?

    Shfrytezon postin :D

    Ai e ka ideuar ( huazuar idene me sakte) ate emision keshtu qe vetem nga ky fakt gezon pensionin e perjetshem.
    Rregulli nuk eshte element i rendesishem per ate emision. Nuk e di ne e njeh famen e ‘Il Processo di Biscardi’. Po ne fund te fundit, ate do edhe populli , ajo i serviret.
    Ne Shqiperi po te jete debati ndryshe (me civil dmth) humbet esenca e vete politikes. Cfare do thone nese nuk zihen? Si do mbushen oret e emisionit ? A do e pelqeje populli apo do merzitet nese nuk ka sherr ?

    Sherri e kunjat jane tashme ne ADN-ne e politikes shqiptare e sic po duken bathet edhe brezi i ri me ate fryme po edukohet.

  43. bledi thotë:

    31 October 2008 @ 8:06 pm

    Klani e Opinioni kane bere biznes me qeverine e radhes.

    Dikur qe me PSne e dermonte PDne tani me qeverine e rradhes.

    Klani gjithnje ne qeveri si PBDNJ-shi ?!

    Tani eshte shume shpejt per te bere ”kush do fitoj”. Jane shume probleme qe duhet te debatohen.
    E po qe per te pyetur, te behet pyetia normale qe behet ne kete kohe, ”ca vleresim keni per qeverisien pozitiv a negativ”, pra nje konkluzion per vitet e qeverisies.
    Pra per ato qe thoshte dhe Basha qe kjo qeveri ka vleresime pozitive nga ”nderkombetaret”, po nga ”kombetaret” kush eshte vleresimi ?

    Kush do fitoj zgjedhjet qe vijne, eshte pyetie qe duhet bere pasi dy partite shpallin programet per qeverine e neserme, e fillojne fushaten e ke mbi se te gjykosh.

  44. xhibi thotë:

    31 October 2008 @ 8:09 pm

    Monda, ca do deshe ti te kishte ne vend te atij formati? Ca emisionesh politike do deshe te kishte qe informojne njerzit per opsionet qe ata kane ne zgjedhje midis partive, si dhe per cka ben qeveria dhe opozita per popullin nderkohe para zgjedhjeve?

    Ato emisione te pakten jane me efikase se fushatat dhe reklamat safi, se kane moderator qe ben pyetje etj.

    Polico, aritmetika e sondazheve eshte vetem njera ane, metodologjia eshte nje tjeter. Ne ate sondazh te sms nuk ka pike randomness apo sample representation. Po te ishte ashtu sic e thua ti nuk paguanin partite dhjetera mijera euro tek Gallop dhe organizata te tjera per sonazhe zgjedhjesh, po i benin nje pagese te vogel Opinionit dhe emisioneve te tjera per sondazhe me sms. Dhe tek sondazhi i Ballkanit u ankove se the qe faqja e tyre e manipuloi sondazhin dhe e fshiu. Nderkohe Klani simbas teje eshte komplet jashte dyshimeve te manipulimit. Ika ha pilaf tani. :D

  45. bledi thotë:

    31 October 2008 @ 8:15 pm

    Pjer Thomas thotë:

    Mendoj se nje treshe, Berisha, Rama, Meta, do te ishte me interes te ftoheshin ne te njejten tavoline, dhe pyetjet te beheshin jo nga Fevziu, por nga publiku me sms dhe telefon.

    …………………………………………………………………………..

    Beja pyetjet Berishes jo me sms po dhe me se te duash…..ai do pergjigjet ci thote koka e tije, nuk e di kur Berisha i eshte pergjigjur pyetieve, ska kulture demokratike komunikimi komunisti Berisha qe te miresh vesh me pyetie pergjigje.

    Po Berisha eshte pergjigjur me veprimet e tije, e po faktet,Gerdeci etj etj etj nuk kane peshe te elektorati, mos prit nga rrumbullakimet ne tryeza telelvizive te politikaneve.

  46. Monda thotë:

    31 October 2008 @ 8:18 pm

    Xhibi, me ke keqkuptuar me duket. Une nuk jam kunder programit, perkundrazi. Une thashe qe here tjeter kur permblidhen, te jene me konkrete ne analize. Postimi im i ishte drejtuar Blendit, qe solli artikullin, dhe jo “Opinionit”.

  47. ThoughtPolice thotë:

    31 October 2008 @ 8:19 pm

    Rama ka komunikim normal me gazetaret ne fakt. Kur e merzisin pak ju thote qe jeni punetore semafori.

  48. bledi thotë:

    31 October 2008 @ 8:20 pm

    Dhe dicka.

    Vetem nje njeri ka percaktuar sakt ne keto 18 vjet se ca menyre komunikimi kupton e eshte per Berishen.
    E ky eshte Namik Hoti.

  49. bledi thotë:

    31 October 2008 @ 8:23 pm

    ThoughtPolice thotë:

    Rama ka komunikim normal me gazetaret ne fakt. Kur e merzisin pak ju thote qe jeni punetore semafori.

    …………………………………………….

    Te pakten Rama e tha ne rruge, po Berisha e tha mes parlamentit.

  50. ThoughtPolice thotë:

    31 October 2008 @ 8:26 pm

    Rama po ta shikojme tamam gezohet qe Blushi ka humbur debatin me Bashen. Blushi eshte rivali qe rri ne hije i Rames ne PS. Ne rastin me te pare qe Rama do te tronditet ne pozitat e tij, parazgjedhjeve nuk besoj qe mund te ndodhe por pasi te humbase zgjedhjet qe vijne, natyrshem njeriu qe do te pretendoje te jete kryetari i socialisteve eshte Blushi. Prandaj Rama gezohet sa here Blushi humbet pike ne syte e socialisteve apo paraqitet dobet.

  51. xhibi thotë:

    31 October 2008 @ 8:26 pm

    Monda, jo nuk e kisha me te keq, e kisha dhe per sugjerim se une ka kohe qe nuk e kam pare ate emisionin Opinion dhe politiken shqiptare nuk e kam ndjekur fare nepermjet tv keto kove, vetem me shtyp. Dmth thashe je qe je jep nje alternative tjeter nese mendon se dicka me mire mund te behet, se mbase degjojne dhe ata gazetaret qe e pergjogjne, dmth lexojne, Peshkun. :P

    Fact checkers p.sh. qe the tek ne nuk egzistojne si koncept, dhe veshtire te behet se jane dhe qente te politizuar dhe lehin simbas partive, jo me njerzit. Po do ishte dicka shume e nevojshme. Si dhe pergatitje nga ana e gazetarit. Tim Russert p.sh. ne emisionin e tij te te djeles prandaj kishte mare fame qe edhe deshin politikanet te shkonin po edhe ia kishin friken, se ai pergatitej seriozisht para cdo emisioni dhe kur ata benin dredha i ballafaqonte me fakte dhe me ca ata kishin thene nje muaj apo 10 vjet para fjala vjen, dhe ai nuk e kishte shume problem to call then on their bullshit, mgjth jo gjithmone.

    Nje emision i tille p.sh. do ishte pozitiv mendoj. Nuk e di sa i afrohet Fevziu ne emisionin e tij atij.

  52. bledi thotë:

    31 October 2008 @ 8:30 pm

    Rama pas marveshies se 21 Prillit, fal dhe Berishes, e ka te sigurt postin, sido qe te vene zgjedhjet. Blushi as ka fuqi fare para tije, ndoshta dhe arsyeja pse shume te PSse nuk jane agresive e luftojne fort.

    Madie po fitoi PSja, edhe Opinioni dhe Blendi Fevzi Zyziu do hidhet nga PSja sic ka bere dikur qe nga PDja u hodh te PSja.
    E Berisha do ngelet si pas 97tas pa asnje medie, pasi dhe Meros ja futi.

  53. edrus thotë:

    31 October 2008 @ 8:31 pm

    Blendo, ja ke futur kot…
    Blendithotë:31 October 2008 @ 5:52 pm
    Keto hajvanlleqet e tua po i pagezoj “Xhibizëm”.

    … jo për gjë, por është e vjetër… ndërkohë Juli ka nxjerrë terma të rinj :P

  54. bledi thotë:

    31 October 2008 @ 8:38 pm

    xhibi thotë:

    Tim Russert p.sh. ne emisionin e tij te te djeles

    …………………………………………………….

    Dhe ai informacionin e perdorte si donte, favorizonte Demokratet e nuk falte ne asgje Republikanet, qe i njeanshem, madie dhe si gazetare e kishte filluar karrieren duke u vajtur pas politikaneve demokrat, ku krijoi lidhjet e nga njeri anonim mori nje emision qofte per historine qofte per kohen e kanalin ku jipej , nga me kryesoret.

    Mos krahasoni me ameriken, ESHTE TJETER REALITET.
    Mediat ne amerike bejne zhurme, se publiku meret me punet e tije e eshte indiferent ndaj politikes, ose ka tjeter menyre te vej te ajo, nga interesi personal.
    Prandaj shume media ne amerike bejne zhurme te madhe, qe te terheqin publikun indiferent.
    Por po te krahash sa e madhe eshte amerika, e sa shikushmeri kane emisonet me kryesore..perqindia eshte shume e ulet, e sa njerezit diskutojne per to si ne shqiperi ne kafe…kjo eshte e pallogaritshme.

    Mos krahasoni me ameriken, realitet komplet tjeter.

  55. Lefti thotë:

    31 October 2008 @ 8:41 pm

    Ne emisionin e mbremshem “Opinion” te gazetarit Blendi Fevziu ne Tv Klan, qytetaret iu pergjigjen direkt, permes sms-ve, pyetjes: Zgjedhjet, kush i fiton?

    Ne sondazh moren pjese pese mije qytetare, nder te cilet, 61 per qind vleresuan se zgjedhjet i fiton PD. Ndersa 39 per qind e 5 mijes sms-ve, vleresuan se zgjedhjet e ardhshme, i fiton PS. Ne “Opinion”, per kete teme mbreme ishin ftuar nga PS, Ben Blushi dhe nga PD, Lulzim Basha.

    Koha Jone

    Edhe une e lexova rezultatin tek Koha Jone per sondazhin e organizuar online tek TV KLAN mbreme :

    nuk eshte çudi qe PD del fituese me 61 % midis shikuesve te TV Klan, kur dihet se TV Klan e shikojne me teper “demokratet”; jam i bindur se sondazhi po te ishte bere tek TCH do dilte edhe me lart per PS, rreth 70-75 % ndoshta, kundrejt 25-30 per PD

    Nuk i ze shume bese sondazheve online me sms dhe me internet, por me teper i ze bese “sondazhve” reale qe behen nga votuesit

    Keshtu, “sondazhi” i fundit elektoral eshte ai i zgjedhjeve te pjesshme ne Ndroq, ku ne zgjedhjet e 2007 fitoi kandidati i opozites se “bashkuar” kurse ne ato te Korrikut 2008 fitoi ai i Mazhorances.

    Ne ato zgjedhje votuan mbi 6 000 zgjedhes. PD arriti te marre fiks, 1 vote me shume sesa te gjithe votat e LSI dhe PS bashke, pa llogaritur se kandidati i pavarur i cili zuri vendin e 3-te, ishte nje “ish” i PD-se

    Ne ato zgjedhje LSI doli e dyta me rreth 24 %, kandidati i pavarur i treti, me rreth 17 %, ndersa PS e katerta, me rreth 16 %

    Jo do te thoni se rezultati ishte ne fshat, se ishin zgjedhje lokale; une ju them se ato zgjedhje ishin pak muaj pas “Gerdecit” dhe jehona e tij ishte perhapur ne tere boten - elektorati s’reagoje fare siç parashikonte opozita, dmth te “ndeshkonte” PD per Gerdecin apo per keqqeverisjen 3 vjeçare …

    kjo do te thonte se çeshtje te tilla s’kane per te patur shume influence ne zgjedhje, sepse Shqiptaret jane te ndare tashme prej vitesh ne 2 kampe te ndara dhe sido qe te vejne punet, votat e tyre do mbeshtesin gjithnje kampin e tyre. Balanca mund te levize vetem nga % e abstenimit dhe nga nr i atyre qe s’jane votues te rregullt dhe qe votojne per here te pare

  56. xhibi thotë:

    31 October 2008 @ 8:46 pm

    Bledi, ai ishte nje nga gazeteret me te rrespektuar, pavaresisht fillimit (jo po do analizojme jeten e te atit tani :P ) dhe nese ndaj ti kishte ndonje kritike vitet e fundit, ishte se ai nuk ishte i ashper sa duhet me administraten e Bushit para luftes ne Irak. Meqenese emisioni i tij dhe ai vete kishin aq reputacion ne mediat amerikane, disa funksionare te Bushit shkuan aty dhe paraqiten pjeserisht informacione keqinformuese (misleading) dhe Russert didn’t challenge them enough.
    Nuk krahasova Ameriken une me Shqiperine, po emisionet, dhe ato emisione jane te ngjashme kudo dhe politika po ashtu eshte e ngjashme kudo persa i perket mardhenieve ne emisione te politikaneve dhe gazetareve dhe strategjive te secilit.

    Po nuk me besove mua ja pyet Edrus komunistin qe mundohet te hiqet si progresist i paanshem. :D

  57. ThoughtPolice thotë:

    31 October 2008 @ 9:00 pm

    Edrus, ke keni kryetar ju komunistet atje ne Itali, ende Cosscuten apo jnei bashkuar me te majtet e tjere tani? hahaha

  58. toko thotë:

    31 October 2008 @ 9:01 pm

    Mos krahasoni me ameriken, ESHTE TJETER REALITET.

    Kur te arijme te kuptojme kete do te kemi shpetuar nga tere problemet tona. Se keshtu do ti hiqet maska politikaneve tane me kostume te zeza dhe corprape te verdha, apo me pandallona bluxhins kemishe, kollare dhe kanatjere nga brenda. :)

  59. alidea thotë:

    31 October 2008 @ 9:25 pm

    Kornizen e plotesuan ca studente qe nuk dinin te benin pyetje. Ne ate moment i dhashe te drejte atij qe ka thene frazen e famshme se i meritojme qeverite qe kemi. :(

  60. bledi thotë:

    31 October 2008 @ 9:27 pm

    xhibi

    Stili i tij ne amerike qe i vleresuar.
    Po kjo as e bente ate te panashm e te drejte.Ai e perdorte ‘’stilin e tij” si donte.(pa u zgjatur se nuk eshte kjo tema)
    Shtypi e media mbivleresohet nga shqiptaret, qe jane akoma ne ”epoken e romantizmit demokratik”.
    Media eshte biznes, e ata bejne biznes. Eshte e mire se ke media te dy kraheve, e te gjithe i nxjerrin te palarat njeri tjetrit, po mos pandeh se cdo gazetar e cdo media eshte ”e shenjte me parimet e gazetarise” a ” si shenjtor te sjelles informacioni” ku ti te bazohesh.
    Media eshte biznes.

    Jo.
    Njerezit votojne e duhet ti masin gjerat me metrin e interesit te tyre, se ai eshte metri me i sakte.
    Media zhurme ben, e sidomos ne keto zgjedhjet e fundit ne amerike eshte jo skandaloze, po ekstreme e njeashme e joprofesionale, te vjen ndot te shikosh rrjetet me me ze si katandisen per ti bere reklam kandidatit te tyre (shumica dermuse eshte me Obamen).

    Edhe Fevziu e Klani jane biznese, dje qene me PSne sot jane me PDne e neser po fitoi PS do jene me PSne.

    Une nuk do pres mendimin tim te dali nga biseda e megafonit e modelit te Berishes, Basha, po nga as nga Blushi.
    Secili duhet te bej konkluzionet e tije.
    E po qe se njerezit nuk jane te afte te gjykojne nga vetia e tyre, e konkluzioni te dali nga interesi i njerezve, atehere e meritojme Berishen me shok ne krye.
    E ky vend e tregon me fakt qe nuk eshte i afte akoma ose nuk eshte ne stadin per te perdorur demokracine.(e diktatura nuk qe rastesi)
    Po klika te ndryshme,te reja, i imponohen, jo me revolucion si komunistet, po me menyra te tjera, qe nga media te bleria e vjedhia e zgjedhjeve. E prap jo demokraci po nje diktat klikash ne nje menyre te re.

  61. xhibi thotë:

    31 October 2008 @ 9:39 pm

    Secili duhet te bej konkluzionet e tije.
    E po qe se njerezit nuk jane te afte te gjykojne nga vetia e tyre, e konkluzioni te dali nga interesi i njerezve, atehere e meritojme Berishen me shok ne krye.

    Njerzit Berishen e zgjodhen me vota, dhe besoj nuk ishte e veshtire zgjedhja e tij kur alternativa tjeter ishte Nano. Po dhe sivjet nuk ka ndonje oferte qe si kandidat rrezaton si yll para Berishes, packa se juve i fryni n’tajare retorikave Peshkiste, dmth PS-iste, si argumenta “llogjike” dhe te paanshme. :D

    Sa per ti te vendosesh vete, demokracia nuk funksionon dot pa media. Ti dhe une dhe cdo njeri nuk mundet dot te zevendesoje rolin e medias, nuk mundesh dot ta ndjekesh Berishen dhe Ramen kudo qe shkojne dhe te shikosh ca bene dhe ca thuan, apo me pak ti investigosh apo te kesh akses si mediat tia vesh kembet ne nje kepuce.

    Ti mund te marresh vendimin e duhur vetem nese je i mireinformuar dhe kete nuk e ben dot pa mediat. Pa mediat ti dhe cdokush tjeter nuk ka liri vendimmarrje, se nuk do kishe informacion pa media.

    Nejse se shume e zgjatem. Ke te drejte. :D

  62. bledi thotë:

    31 October 2008 @ 9:48 pm

    xhibi

    Media eshte e domosdoshme, madie nje shumllojshmeri te nxjerrin te gjitha ne publik, po nuk eshte vetem vendia qe ben demokracine, e po njerezit bazuan voten e tyre nga ate ca thone analistet ne media e jo interesi i tyre, kjo eshte manipulimi i demokracise.

    Jo pak kane dashur te kontrollojne njerezit duke kontrolluar median.

    Mos keqkupto ato qe une thashe, se shkrimi im me pare ishte qe media ka nje kufi, e te kuptojme qe ajo eshte biznes, e shume parti e grupe politike e njerez e perdorin median per interes te tyre e jo per interesin tend e timin. Kjo i ben mire demokracise e indirekt eshte nje kerkese per median te jete ne rolin e saj, informuse e jo imponuse e manipuluse, pra te shtrytezoj ate nevojen tende qe ke per te mare informacion, ta shfytezoj kete per te manipuluar publikun si ja do biznesi ca njerezve, grupeve a partive.

  63. bledi thotë:

    31 October 2008 @ 9:57 pm

    Berishen ne 2005sen mori me pak vota se e majta (PS-LSI).

    Berisha ka krijuar monopol ne politike, ka kapur te djathten, (ishkomunisti) kuptohet sle njeri ta konkuroj, e duke pasur gjysmen e politikes monopol i imponohesh vendit.

    Qe nga 1992shi, ku o do zgjidhej Berisha o do digjej e shkaterohej gjithe vendi, e deri te 2005sa ai i eshte imponuar vendit.
    Ne shqiperi, qe erdhem nga diktatura e mungesa e kultures e tradites demokratike, as ka pasur demokraci e as nuk ka, keto grupe e njerez i imponohen vendit ne njemije menyra.

  64. Iris thotë:

    1 November 2008 @ 8:21 am

    Gazetaret jane shume dobet ne drejtimin e emisioneve te tilla.Nuk informohen mire, nuk dine fare te zene ngushte politikanet me fakte, kshuqe politikaneve u duket vetja te zgjuar te gjitheve se mund te thone ça te duan. Me duket ndonjehere sikur s’duan ti vendosin ne pozite te veshtire qe te mbajne mire muhabetin se s’i dihet :D

  65. Artian thotë:

    1 November 2008 @ 9:35 am

    Gazetaret….nuk dine fare te zene ngushte politikanet me fakte, kshuqe politikaneve u duket vetja te zgjuar te gjitheve se mund te thone ça te duan.

    E ke gabim gazetaret dine ,kane fakte per politikanet,por jane shoke dhe te varur nga njeri tjetri ekonomokisht .Keto mardhenie interesash jane lidhura si ato interesat e burrit me gruan ne shqiperi ,ku gruaja (Gazetari) eshte e nenshtruar ,nuk merr as nje inisiativ te vendos ne vend , personalitetin e saj , kur neperkembet nga burri injorant ,autoritar , pra ajo eshte e paafte ,sepse eshte e varur ekonomikisht nga burri ,(Politikani).

    Gazetari ,(Gruaja) , eshte i ndershem kur tregon te vertetat , faktet per politikanin ,(Burri) , i cili per hire te vertetes eshte i perdale ,dihet ky fakt .Por ne shume raste ne Shqiperi mardheniet gazetar-politikan(grua -burre) jane te prishura sepse te dy jane te perdale dhe te pa besueshem, njeri perdhoset me shume se tjetri .,sepse per shkelje kurore ,nuk i behet vone kujt ,as shetit as gjykates .Ai qe demtohet me shume jane femijet (Populli) qe i lene rrugeve ,te marin nje edukate te keqe ,dhe namin e keq .Ne fund te fundit Femija eshte pasqyre e prinderve .Gazetari-Politike. ! :)

  66. zarathustra thotë:

    1 November 2008 @ 9:50 am

    Bravo Artian, jam dakord me ty, madje une emisione te tilla kam te pakten disa vjet qe i ndjek vetem per pak minuta, dhe sapo krijoj bindjen
    qe eshte fotokopje e emisioneve te tjera, nderroj kanal, cuditem me Blendin qe i ka ndjekur per n ore. Me sugjeroni nje politikan shqiptar qe ja vlen ta degjosh kur diskuton.

  67. Iris thotë:

    1 November 2008 @ 10:05 am

    Artian me pak fjale me dhe te drejte? Gazetaret s’jane profesionale

  68. Artian thotë:

    1 November 2008 @ 10:43 am

    Te dhashe sigurisht . :)

    Por pse duhet te jene profesional gazetaret ,edhe sikur te jene,as gje nuk ndryshohet .,ne shqiperi fjalet i merr era !

  69. Lexuesi thotë:

    1 November 2008 @ 1:31 pm

    Blushi e humbi debatin me shigjetat qe i dilnin gjithmone huq - ndersa ministri vetem sa kujtoi se e fitoi, se realisht nuk genjen askend pervec vetes

    Eshte mese e vertete.Madje nqs do hidhje nje sy mediave ne te njejten ore do ndesheshe me te njejten retorike politike agresive(ne vecanti znj.Topalli).Kujtoj ketu para disa ditesh zv Ministrin e Brendshem G.Strazimiri,me arrogancen e tij jashte cdo parametri etike.Shto ketu portavocet e tjere si Frangaj,Bumci,Bogdani apo dhe ai kaqoli Bylykbashi (deputet i elbasanit me duket) qe e kane perceptuar me se miri formulen e politikberjes.

    Piket nuk fitohen vetem me dialogun me Shqiperine,apo diskriminimin parlamentar te cilin e pret ekzekutivin te henen, por me pozicionime politike konkrete pra me opozite reale.Blushi ishte krejtesisht jashte (sa ne pergjigjet “ne parim” qe jipte,sa ne pozicionimet mjaft te keqperdorura-ne lidhje me Universitetet jopublike).

  70. arb thotë:

    1 November 2008 @ 3:07 pm

    unè e pashè emisionin opinion…pèr mendimin tim blushi e filloi vèrtet keq,dukej shumè i lodhur…por nga fundi e morri veten dhe sidomos tek pyetjet e publikut e vuri nè vèshtèrsi ministrin..aman çfarè publiku..nè disa raste la shumè pèr tè dèshiruar!!pèr ministrin mè duhet tè them se nè fillim u pèrpoq tè ishte njeri i debatit e i arsyes(pèr fat tè mirè)..por nuk arriti(pèr fat tè keq)ti qèndronte deri nè fund..filloi tè fliste disi pèrçart..jo ju keni vrarè nè ministri e jeni kriminela…etj etj!!me qè po flitet pèr nivelin e gazetarisè..pse askush nuk i bèn njè pyetje tè thjeshtè ish-ministrit tè trasporteve…mè thoni 1 rrugè nè gjith shqipèrinè qè e ka filluar e mbaruar qeveria juaj nè kèto 3 vjet??

  71. Monda thotë:

    1 November 2008 @ 8:59 pm

    Keshtu per kuriozitet personal, dhe jo ndonje inat apo hamendje te tjera, postimi im perse u fshi?
    Ta di te pakten cilat jane rregullat, qe dhe admin mos t’i lodh, por dhe vete mos te harxhoj kohen.
    Flm paraprakisht.

  72. albiqete thotë:

    3 November 2008 @ 3:38 am

    Duket sikur Enveri eshte gjalle ndremjet jush. “Kandiaatet e partise komuniste” do te ishte me mire emri i ketij forumi.
    Do te isha shume kurioz te dija se cfare moshe ishin komentatoret ketu.
    Persa i perket debatit duket shuem qarte qe ben blushi humbi rendeshem dhe me turp. Nuk kishte fakte dhe bente “profesorin” sikur kishte ardhur aty per te bere ligjerate mesimore. Basha nga e kunderta ishte shume me i pregatitur. Nuk mund ti kontrolloj faktet qe bahsa thonte por dy gjera mund te them me siguri
    Angela Merkel para nje muaji foli shume mire per progresin e qeverise shqiptare dhe se rruga durres Prishtine eshte drjet perfundimit. Keto jane fakte te pakundershtuueshme.
    Por shqiptaret ku ju beni pjese eshe ju ketu jane nje turme qe nuk shikon te verteten por i pelqen me mire dikush qe eshte mashtues sesa nje person qe eshe nese nuk ka rezultat por te pakten eshte i sinqerte dhe duket. Sinqeriteti eshte gjithmone ne krahun e djathte.
    i majti nga natyra eshte gjithmone dinak dhe hileqar dghe superhajdut se nese nuk ishin ashtu nuk e mabin dot qeverine pe 50 vjet e kusur.
    .

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com