Demokracia Myslymane Shqiptare, partia më e re

Është parti e qendrës, me orientim drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Qytetet ku llogaritet të marrë më shumë vota janë Kavaja, Shkodra, Elbasani, Tirana, Durrësi dhe Berati.

Shfaqet në Shqipëri demokracia myslimane e qendrës, me orientim euroatlantik. Burime nga drejtuesit e forcës më të re politike bënë të ditur se ata kanë refuzuar ofertat e Berishës, Metës, Shehit etj. Të cilët, pas tyre, përfaqësojnë forca politike të përfolura për korrupsion. >smiley>

Këto ditë pritet shpallja zyrtare në qytetin e Shkodrës, me mirëkuptimin e anëtarësisë kavajase, e një force të re politike, të quajtur Partia Demokratike e Bashkimit Mysliman të Shqipërisë (PDBMSH). >smiley>

E përjavshmja “Lajmi” ka siguruar kopjen e vendimit të gjykatës së rrethit gjyqësor të Tiranës, e cila regjistroi si person juridik, më 4 korrik të vitit të kaluar, formacionin më të ri politik, inovacion dhe në nivel ndërkombëtar. >smiley>

Kur një parti politike e djathtë e pakicës religjioze të katolikëve shqiptarë, sikurse është Partia Demokristiane, arriti njëfarë afirmimi, forca e re e demokratëve myslimanë shqiptarë, që nuk pozicionohet as djathtas as majtas, besohet të jetë përcaktuese në qeverisjen e ardhshme të një vendi me 70 për qind të popullsisë të religjionit mysliman. Brenda pak kohësh do të mbahet dhe kongresi i parë i partisë, ku do të miratohen dhe kandidatët për deputetë në të 12 qarqet e vendit, si dhe do të zgjidhen forumet drejtuese dhe kryetari i ri i partisë, ku shanset më të mëdha i ka një nga intelektualët më të kompletuar të komunitetit mysliman, Kreshnik Osmani, i Forumit Mysliman Shqiptar. >smiley>

Aktualisht, pozitat më të forta kjo parti i ka në Kavajë, Shkodër, Elbasan, Tiranë, Durrës, Berat. Në përbërje të saj ka shumë të zhgënjyer nga partitë e tjera. Parashikohet që kjo parti të jetë befasia e vitit 2009, ndonëse krerët e saj janë tepër të matur në deklarata, pasi  kanë ende punë për konsolidimin organizativ.     >smiley>

Krijimi >smiley>

Sipas provave të paraqitura qysh më 20 dhjetor 2007 në gjykatën e Tiranës, një grup nismëtarësh-anëtarë themelues janë mbledhur dhe, pas një diskutimi të gjerë, kanë vendosur krijimin e Partisë Demokratike të Bashkimit Mysliman të Shqipërisë (PDBMSH). >smiley>

Në këtë mbledhje u vendos krijimi i partisë dhe u miratua akt-themelimi, statute dhe programi i saj, si dhe u zgjodhën organet drejtuese, si dhe kryetari i partisë, z. Osman Mema. Por gjykata e Tiranës e ka regjistruar më 4 korrik 2008. >smiley>

Për gjyqtarin A. Gaxhi, PDBMSH-ja, është krijuar në përputhje të plotë dhe në respektim të ligjeve në fuqi. >smiley>

Kjo parti nuk është deklaruar për krahun politik nga do të anojë. Programi i saj është i një partie joideologjike, të qendrës moderne. >smiley>

Në BE & NATO >smiley>

Bie në sy fakti që demokratët myslimanë shqiptarë në programin e paraqitur kanë si përparësi “futjen e Shqipërisë në Evropë dhe integrimin e saj në të gjitha strukturat euro-antlantike”. Shqiptarët myslimanë i dëshmojnë kështu botës se demokracia e vërtetë, mbështetur dhe më mësimet kuranike, nuk ka asgjë të përbashkët me ksenofobinë dhe urrejtjen për kulturën e tjetrit. Ky fakt përbën një inovacion në peizazhin politik ndërkombëtar, të mbarsur dhe me paragjykime. >smiley>

PDBMSH-ja ka një frymë tejet moderne, teksa deklaron se synon “respektimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, konsolidimin e demokracisë dhe të shtetit ligjor”. Ajo do të mbrojë dhe inkurajojë pronën private, ekonominë e tregut të lirë; kryerjen e reformave institucionale etj., si dhe do të bëjnë përfaqësimin me kuota të caktuara të grave dhe të rinjve në forumet e saj. >smiley>

Marrëdhënie vetëm me partitë “e virgjëra” >smiley>

Sipas statutit dhe programit të partisë, demokratët myslimanë shqiptarë do të mbajnë lidhje me të gjitha ato parti brenda dhe jashtë vendit, që respektojnë parimet dhe vlerat e demokracisë së zhvilluar. Por parësore në këto marrëdhënie është lufta kundër korrupsionit. >smiley>

Kjo është arsyeja që PDBMSH-ja nuk ka pranuar të bëjë koalicione parazgjedhore me asnjë nga partitë në qeverisje apo në opozitë, liderët e të cilave janë të përfolur për korrupsion. >smiley>

Demokratët myslimanë kanë deklaruar se ata janë të hapur për anëtarësim dhe të jobesimtarëve apo të ushtruesve të besimeve të tjera, me kushtin që të mos jenë të përfolur për korrupsion apo për krim të organizuar dhe të kenë një figurë të pastër morale.

14 Komente

A ka ndonje peshk qe di numrin e sakte te partive ne Shqiperi?

deri tani jane yahoo,por po vazhduan keshtu do behen google.

45 te regjistruara per zgjedhjet e kaluara, 12 me pake nga ato qe u regjistruan per zgjedhjet e 2005.

Nga e nxorri 70% e muslimaneve ky ????

Sa te behet regjistrimi i ri popullesise, keshtu mbetet. E megjithate, nqs kjo parti do futet ne zgjedhjet atehere do ishte interesante te shihej sa % te 70% do votonin per te.

duhet ta kene njerin nga objektivat.

Nga ai "regjistrimi" i bere ne 1930 i cili i mori numrat nga nje regjistrim osmalli i 4 vilajeteve Shqiptare.

Si eshte e mundur te lejohet krijimi i nje partie ne baze te beimit fetare qe kane anetret e saj?A nuk jemi nje shtet laik?

Pse keta njerez mundohen te ndajen jeten politikoshoqerore shqipetare ne nje mije pjese!!!

Nga sa di une ekzizton edhe nje parti "Demokristiane" ne Shqiperi.

       

Ne fakt ka parti demokristiane, parti qe ka qene dhe ne qeverisje, kryetari i saj minister i shendetsise dhe pretendon se perfaqson interesat e katolikeve.

 M.M - 23 Jan 2009 - 10:18am

Si eshte e mundur te lejohet krijimi i nje partie ne baze te beimit fetare qe kane anetret e saj?A nuk jemi nje shtet laik?

________________________

Shteti mer ngjyrimin qe i japin elementet e tij perberes . Psh : tani kemi shtet te korruptuar sepse ka "kollare" te korruptuara.

Menyra  e funkionimit te shtetit nuk ndryshon ...deri sa te egzistoj Kushtetuta ( baza) .....por ndryshon burimi i Moralit te atyre qe gjenden ne majen e piramides shteterore . Pra ne rastin konkret Burimi i moralit do ishte Islami (fe ) . Ose ne rastin e PDK do ishte ( krishti) .

 

Nje shembull i ketoj fenomeni eshte Italia e viteve 1945 - 1992 ....ne kete periudhe ka udhehequr partia Demokristiane ( me plot sukses) . 

 

 

Shfaqet në Shqipëri demokracia myslimane e qendrës, me orientim euroatlantik.

Shume e perparuar kjo si  Demokracia myslimane e qendres?

Ky orientimi euroatlantik  eshte shume gjenial, se vetem ne shqiperi ndothe qe te ken kete horizonte muslimanet, pa bere krahasimin me vellezerit muhaxhedin e kamikazi! Duhet dhe dicka per ortodokset tani dhe plotesohet pazelli. 

edhe demokratike edhe muslimane??????

nuk ngjit fare

18-19 shekuj shqiptari i kshten, e na del tash edhe me partina muslimane ??? Kush i pagun kto njerez ? Arabet ? Na keni lane kokrren e namit midis Europes. Na e keni nxjerr bojen.

 

O Zot, a e dine kto njerez se ça i ka ba Turkia Shqipnise apo han bar ???

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).