Dosja e plotë, kush i pastron paratë e pista të Tom Doshit

Znj. Ina Rama

Prokurore e përgjithshme

Prokuroria e përgjithshme

E nderuar znj.Prokurore e Përgjithshme

Tiranë

Duke marrë shkas nga një deklarim i rremë i pasurisë nga ana e shtetasit shqiptar Tomë Gjekë Doshi, i cili aktualisht ushtron detyrën e deputetit të Parlamentit shqiptar, Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të parave ka hapur një hetim administrativ në bazë të Ligjit 8610 "Mbi Parandalimin e Pastrimit të Parave", pasi shtetasi në fjalë dyshohet të ketë konsumuar ndër të tjera veprën penale të "Pastrimit të Produkteve të Veprës Penale" parashikuar në nenin 287 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Nga analiza e informacioneve të ardhura nga institucioent e mëposhtme,

1. Bankat e nivelit të dytë

2.Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT)

3.Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZQRPP)

4.Austrac (Njësia e Inteligjencës Financiare Australiane)

5.Zyra e Regjistrit Tregtar

6.Instituti i Lartë i Deklarimit të Pasurive (ILDKP)

7. Drejtoria e Privatizimtit në Ministrinë e Financës

Lidhur me verifikimin e pasurisë së shtetasit Tom Doshi dhe për shoqëritë që ai ka në zotërim, rrjedh që ka një diferencë të konsiderueshme ndërmjet pasurive të vetdeklaruara dhe pasurive të regjistruara. Më poshtë është tabela sqaruese e pasurive të vetdeklarura dhe atyre të gjetura në zyrat Vendore të Regjistrimit të Pasurive.

Deklarimi i pasurive, dorëzuar në fund të vitit 2005: Në ILDKP nga Tom Doshi ka deklaruar pasuritë ku totali i deklarimit të pasurive e shprehur në valuta është 9 512 810 USD dhe 388 588 Euro.

Deklarimi i pasurive dorëzuar në prill të vitit 2006: është një deklarim për shtesë të pasurisë së paluajtshme në vlerën 740 000 euro ( në formë truall me sip. 1850 m2 në adresën Rr. "Qemal Stafa" Tiranë.

Deklarimi i pasurive, dorëzuar në mars të vitit 2007: është një deklarim për shtesë të pasurisë së paluajtshme. Eshtë deklaruar blerja e një sipërfaqe toke prej 11 380 m2 në Marikaj (pranë autostradës Tiranë-Durrës e regjistruar në Hipotekë në vitin 2006 me çmim 4200 lekë/m2 me vlerë 47 796 000 lekë përafërsisht 385 451 EURO.

Nuk është deklaruar burimi i kësaj shume, sipas Ligjit Nr.9049 datë 10.04.2003 Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nënpunësve publik" neni 6 dhe neni 21 i tij.

Po në këtë deklaratë të ardhurat monetare të deklaruara në Mars të vitit 2007 për periudhën 01.01.2006 - 31.12.2006 janë 536 741 Euro të renditura si më poshtë:

-Të ardhurat nga paga në Kuvend 1 519 200 lekë

-Të ardhurat nga bashkëshortja 1 800 000 lekë

-Të ardhurat gna pronësia e karburantit tek Mali i Robit është 1 200 000 lekë

Shumat e mësipërme prej 4 519 200 lekë janë afërsisht 36 741 Euro.

-Të ardhurat nga shitja e fabrikës "Ajka" 500 000 Euro

Në regjistrin e biznesit pranë Gjykatës së Tiranë kjo fabrikë nuk figuron e shitur, por në pronësi të z.Doshi.

-Në deklarimin e të ardhruave nga deklaruesi Doshi, shënohet që të ardhurat për 2 kompanitë "Prodhime famaceutike" dhe "qumështi Ajka" nuk dihen akoma me pretendimin që bilancet e tyre nuk kanë qenë të mbyllura deri në momentin e deklarimit 2007.

Shuma monetare totale deklaraur në mars 2007 536 741 Euro

Nga analiza e të dhënave (të paraqitura më lart në tabela) rezulton se ka një mospërputhje të vetdeklarimit të aseteve dhe atyre që figurojnë të regjistruara. 

-Shtetasi Tom Doshi ka deklaraur pasurinë e tij shoqërinë "Aldosch", por që në ZQRPP nuk figuron si pasuri e regjistruar.

-Po kështu, pika e karburantit në Malin e Robit figuron e regjistruar në ZVRPP, por me vlerë më të vogël se sa e ka deklaruar konkretisht sipas deklarimit vlera e pikës së karburantit është 400 000 USD, ndërkohë që z.Doshi zotëron 50% të kësaj vlere ose 200 000 USD. Në ZVRPP kjo pikë karburanti figuron me vlerë të regjistruar prej 1 200 000, ndërsa z.Doshi është përafërsisht 4 478 USD. Pra, diferenca ndërmjet vlerës së deklaraur nga z.Doshi dhe asaj të regjistruar në ZVRPP është 195 522 USD.

-Shtetasi Tom Doshi ka deklaruar se vlera e Shoqërisë "Prodhime farmaceutike" është 6 000 000 USD që në fakt është vlera e aksioneve të kompanisë e vlerësuar rerth 1 vit përpara blerjes së kompanisë nga z.Doshi. Kjo kompani është blerë në vitin 2000 nga z.Doshi me çmim 263 625 000 lekë, por në ZQRPP kljko kompani është regjistruar me vlerë 193 000 000 lekë. Pra diferenca ndërmjet vlerës së blerjes së regjistruar në Hipotekë është 70 625 000 lekë.

-Truallin me sipërfaqe 2000 m2 në adresën Rr. "Qemal Stafa" Tiranë, shtetasi Tom Doshi ka vetdeklaruar me vlerë 400 000 USD. Në ZQRPP figuron e regjistruar me vlerë 4 000 000 lekë ose përafërsisht 29 909 USD (kursi në vitin 200 ka qenë 1$ = 133.74 lekë. Pra diferenca e vlerës së deklaruar me vlerën e regjistruar në Hipotekë është 307 091 USD.

-Z Doshi ka deklaruar blerjen e një sipërfaqe toke në Marikaj me vlerë 47 796 000 lekë.

Në ZQRPP figurojnë të regjistruar sipërfaqe e blerë në Marikaj me çmimet përkatëse ku vlera e pasurive shkon në 48 912 500 lekë. Diferenca në vlerë mes asaj se çfarë është vetdeklaruar dhe asaj të regjistruar është 1 116 500 lekë.

Po të krahasojmë pasuritë e deklaruar nga z.Doshi me pasuritë e regjistruar anë ZVRPP vërejmë dy momente:

I.Vihet re se disa pasuri janë të deklaruara, por nuk figurojnë të regjistruara në ZVRPP

1.Shtëpia e banimit në Durrës me vlerë 400 000 USD

2.Trualli me sip 1850 m2 në adresë Rr. "Qemal Stafa" me vlerë 740 000 EURO

II. Po kështu ka pasuri të regjistruara në ZQRPP po që kanë një çmim të pasaktuar konkretisht:

1.Fabrika e qumështit Ajka nuk e ka të përcaktuar vlerën e saj në ZVRPP, zoti Doshi ka deklaruar shoqërinë Qumështin Ajka me vlerë 2 600 000 lekë, por që në fakt është vlera e kapitalit të shoqërisë. Kjo shoqëri është blerë me çmim 100 100 000 lekë.

2.Tom Doshi ka deklaruar shtëpinë e banimit në Shkodër plus disa sip. tokë në fshatin Trush të Shkodrës dhe në Shkodër me një vlerë 350 000 USD. Pasuritë të cilat kanë këtë vlerë sipas z.Doshi janë pasuritë e mëposhtme;

a.Fshati i Ri /tokë arë me sip 8418 m2 me adresë në Shkodër

b.tokë truall në Shkodër me sip. 1813 m2

c.tokë arë në Shkodër me sip.3127 m2

d.tokë arë në Shkdoër me sip.15479 m2

e.tokë truall në Shkodër me sip 2814 m2 nga të cilat 600 m2 janë truall dhe 408 m2 është ndërtesë.

Si përfundim totali i pasurive që figurojnë të regjistruara në çmim në ZVRPP është

1 475 547 USD

405 796 EURO

 

Ndërsa totali i pasurive të regjistruara po që nuk kanë të përcaktuar çmimin në ZVRPP është

2 504 840 USD (Q.Ajka) dhe

350 000 USD ( shtëpi + tokat)

Totali i pasurisë së regjistruar

4 330 387 USD

405 796 Euro

Ndërsa, sipas deklaratave të pasurisë së z.Doshi (viti 2005, 2006, 2007) totali i vlerës së vetdeklaruar është

Totali i pasurisë së vetdeklaruar 9 512 810 USD 

888 588 Euro

Diferenca e vlerës së pasurisë së vetdeklaruar nga z.Doshi dhe e vlerës së pasurisë së regjistruar në ZVRPP është 5 182 423 USD

482 792 Euro

Përsa më lart shtetasi Tom Doshi

 

a.Nuk ka deklaruar burimin e të ardhurave të siguruara për blerjen e pasurive të mësipërme, të cilat ai i zotëron, pra nuk janë respektuar kërkesat e Ligjit nr.9049 datë 10.04.2003 "për deklarimin edhe kontrollin e pasurive, detyrimee financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publik neni 6 dhe neni 21 i tij.

b.Ka një diferencë të madhe të vlerës së pasurisë së deklaruar dhe pasurisë që ai zotëron sipas regjistrave publike. Z.Doshi ka deklaruar pasuritë e tij me një vlerë rreth 10.5 milion USD, duke dyfishuar pothuajse në fakt vlerën e pasurisë që ai zotëron. Pra, ka deklaruar rreth 5 milion USD me shumë pasuri se sa ai zotëron sipas regjistrave publik, duke shkelur ligjin "Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, detyriemve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publik".

*Shkelje ligjore vërehen edhe në vetdeklarimin e z.Doshit përsa u përket kredive të huazuara nga Bankat Tregtare shqiptare (bankat e nivelit të dytë dhe bankat e huaja kryesisht në Australi. Kreditë e vetdeklaruara në ILDKPP dhe kreditë e marra në bankat e nivelit të dytë janë të pasqyruara në tabelën nr.1 bashkalidhur.

Nga analiza e informacioneve vërehet se, nga shtetasi Tom Doshi nuk janë deklaruar disa kredi të marra si:

Kredia e marrë në Bankën Tirana në vitin 2001 në shumën prej 190 000 USD

Kredia e marrënë Bankën Tirana në vitin 2003 në shumën prej 25 000 000 lekë

Linja e kredisë e marrë në Bankën Tirana në vitin 2003 në shumën prej 200 000 Euro

Linja tjetër e kredisë që është marë në Bankën Tirana në vitin 2003 në shumën 200 000 Euro dhe në vitin 2005 kjo linjë kredie bëhet 500 000 Euro

Dy kreditë e marra në Bankën Raiffeisen ku njëra është në vlerën 200 000 Euro dhe kredia tjetër e marrë në vitin 2005 në shumën 800 000 Euro 

Si konkluzion:

Totali i kredive të deklaruara në ILDKPP është 2 353 280 Euro dhe 225 564 USD dhe totali i detyrimit të dredive është 2 431 290 Euro dhe 378 000 USD

Ndërsa totali i kredive të marra në bankat e nivelit të dytë është 3 155 186 Euro dhe 1 415 564, ndërkaq totali i detyrimeve të kredivce është 1 576 695 Euro dhe 306 582 USD

Pra, shuma e kredive të padeklaruara në ILDKPP është në vlerën 2 085 186 Euro dhe 190 000 USD.

Në vetdeklarimin e bërë në ILDKP z.Doshi ka deklaruar si burim për blerjen e aksioneve të shoqërisë Qumështi Ajka një kredi prej 30 000 000 lekë të marrë në Bankën Tirana, por nga analiza e transaksioneve financiare për blerjen e shoqërisë, Qumështi Ajka rezulton se kjo kompani nuk është blerë vetëm me kredi, por edhe me para të depozituara CASH në numrin e llogarisë së kompanisë blerëse (Aldosch)

Dyshim ka edhe mbi kreditë e deklaruara nga shtetasi Tom Doshi të marra nga një Bankë Tregtare në Australi, kredi të cilat sipas tij i ka përdorë si burim për blerjen e pasurive të luajtshme dhe paluajtshme në Australi. Njësia Homologe në Australi (Austrac) ka konfirmuar pasuritë e paluajtshme të Z.Doshi në Australi, por nuk ka konfirmuar akoma burimin e blerjes së këtyre pasurive apo kreditë e marra nga z.Doshi në një Bankë Tregtare në Australi. Siç duket në tabelën e mëposhtme, Austrac nuk ka gjetur të paktën deri tani asnjë gjurmë të marrjes së kredisë nga ana e z.Tomë Doshi në Australi.

Nëse Austrac nuk gjen kredi të marra nga z.Doshi në një Bankë Australiane atëherë lindin dyshime se pasuritë në Australi të jenë vënë me para të fituara në mënyrë ilegale në Australi ose me transferta nga një vend i tretë (Shqipëria apo një vend tjetër).

Nga analiza e informacionit të ardhur nga Australia, rezulton se shuma e parave të hyra në Australi me përfitues z.Tomë Doshi nëpërmjet pikave të kalimit kufirit, transfertave bankare depozitiemve CASH nga z.Doshi ose persona të tretë është: 341 070 AUSD. 

Tabela përmbledhëse e të ardhurave hyrëse në Australi nga Tom Doshi dhe transaksionet dalëse


Pikat e kalim kufirit

143 798 AUSD

0

Depozitë cash në bankë

101 293 AUSD

16 941 AUS

Urdhër transferta ndërkombëtare të fondeve

95 979 AUSD

18 725 AUS

Totali

 341 070 AUSD

35 666 AUS

 

 

 

 

                                             Hyrëse                                      Dalëse

Specifikimi i transfertave ndërkombëtare të fondeve janë:

1.Nga Ervin Aliaj më dt.03.11.2003 ka transferuar shumën 20 000 Euro ose 33 113 AUSD

2.Ardian Shtëpani më dt.11.11.2003 ka transgeruar shumën 20 000 Euro ose 32 383 AUSD

3.Tom Doshi më dt,22.05.2003 ka transferuar shumën 19 960 USD ose 30 483 AUSD

Totali 59 960 Euro ose 95 979 AUSD.

Materiali i mësipërm kishte të bënte më shumë me mosdeklarimet apo deklarimet e rreme të pasurisë së ILDKP nga z.Doshi. Fakt tjetër i rëndësishëm është mënyura se si z.Doshi ka blerë komaninë e tij "prodhime farmaceutike dhe qumështi Ajka në vitin 2000. Siç do të dalë nga analiza e mëposhtme, të gjitha paratë e përdorura për blerjen e kompanive të sipërpërmendura (rreth 3.6 milion USD) nuk kanë një burim të ligjshëm, por ky fakt duhet të verifikohet duke kërkuar burimin e vërtetë të këtyre të ardhurave. Nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve jemi informuar se, shtetasi Tom Doshi zotëron këto kompani:

1; ALDOSCH shpk . Me vendim gjykate rrethi Tiranë me nr.15029 me datë 30./03.1996 është krijuar shoqëria "Aldosch shpk me seli në Shkodër me ortak Tom Doshi dhe Tonin Shpati. Shoqëria ka si objekt veprimtari në fushën e ndërtimit.

Sipas të dhënave financiare të ardhura nga DPT për shoqërinë ALDOSCH shpk sipas bilanceve vjetore të kësaj shoqërie rezulton me fitim vetëm 2 vite dhe gjithë vitet e tjera me fitim 0 ose me humbje. Fitimi i kësaj shoqërie deri në vitin 2000 është 262 741 lekë, ndërsa fitimi total për vitet 1997-2006 i shoqërisë ALDOSCH shpk është 1 029 554 lekë.

2.AlLDOSCH 2. Kjo shoqëri Aldosch 2 sh.a është krijuar me vendim Gjykate të rrethit Tiranë me nr.21921 me datë 08.09.1999 aksioner i vetëm i shoqërisë me seli në Shkodër është Tom Doshi. Shoqëria ka si objekt veprimtarie tregtimin me shumicë dhe me pakisë import-eksport të naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre. Kryetari i Këshillit Mbikqyrës ka qenë Tonin Shpati.

Me vendim gjykate nr.21921/2 datë 31.07.2001 Tom Doshi në cilësinë e aksionerit të vetëm të shoqërisë vendos shitjen në masën 100% të aksioneve të Aldosch 2 sh.a. shoqërisë ADI sh.p.k., ku ortak i vetëm është Adriatik Pasho. Nuk kemi asnjë të dhënë mbi bilancet e kësaj shoqërie deri në momentin e shitjes.

3. Prodhime farmaceutike Sh.a. është krijuar me vendim të Gjykatës së rrethit Tiranë me nr.13267 datë 29.12.1995 me aksioner të vetëm Ministrinë e Financave me objekt veprimtarie prodhim, tregtim të produkteve farmaceutike.

Z.Tom Doshi ka vlerë shoqërinë e mësipërmee sipas kontratës Nr.3128 datë 12.10.2000 ku shoqëria ALDOSCH blen aksionet e shoqërisë Prodhime farmaceurike në masën 88%. Çmimi sipas kontratës është 263 625 000 lekë dhe kanë kaluar në llog.4302 pranë Agjensisë Kombëtare të Privatizimit.

Nga analiza e lëvizjeve të llogarisë në nr.0100-300341-102 në Bankën Tirana, e cila i përket shoqërisë Aldosch u konstatua se më datë 3 tetor 2000 është transferuar shuma prej 263 625 000 lekë në favor të Agjensisë Kombëtare të Privatizimit (AKP). Kjo shumë është siguruar nga derdhjet CASH që janë bërë, duke filluar nga periudha 1 gusht 2000 ku balanca ka qenë 0.00 lekë. Vetëm nga Roland Manushi janë derdhur CASH shuma totale 88 090 150 lekë. Nga periudha 20.09.2000 deri në 03.10.2000 ( nga shpjegimi i Bankës Tirana është deklaruar se janë nga këmbimet që ka kryer shoqëria, po në lëvizje nuk pasqyrohet tërheqje për këmbim, por vetëm vepozita CASH. Tonin Shpati, ka depozituar Cash shumën prej 26 350 000 lekë. Tom Doshi, ka depozituar Cash shumën prej 568 989 200 lekë. Agim Duka, ka depoziruar cash 7 500 000 lekë. Bërhan Bishanaku, ka depozituar shumën prej 3 000 000 lekë. Kujtim Dervishi, ka depozituar CASH shumën prej 7 000 000 lekë. Ardian Goci, ka depozituar CASh shumën prej 11 816 000 lekë. Ndoc Gjergji, ka depozituar shumën prej 1 996 000 lekë, nga shoqëria ALDOSCH 2 Sh.a. është transferuar shuma prej 49 775 200 lekë. Transfertë nga llogaria e një monedhe tjetër e ALDOSCH në llogarinë lekë shuma prej 10 318 000 lekë, Ilir Bujar Gjyzeli, ka depozituar CASh shumën prej 8 420 000 All. Në mënyrë të përmbledhur po paraqesim transaksionet në tabelën e mëposhtme.

 

Siç është specifikuar në tabelën e mësipërme, për një kohë shumë të shkurtër (rreth 2 muaj) janë stransferuar 280 254 550 lekë në llogarinë e kompanisë ALDOSCH para të cilat janë përdorur për të blerë komaninë shtetërore. Prodhime farmaceurike, të nxjerë në shitje. E gjithë shuma e mësipërme nuk ka një burim të justifikuar ligjor, pasi depozitimet CASH nuk kanë asnjë justifikim, ndërsa edhe dy transfertat nga llogaria e kompanisë ALDOSCH nuk janë të justifikuara, pasi nuk pasqyrohen në bilancet e kësaj kompanie dhe për më tepër që fitimet totale të kësaj kompanie deri në momentin e këtyre transpertave është vetëm 262 741 lekë, ndërkohë që shuma e transfertave është 60 093 200 lekë. Nga totali i depozitimeve të mësipërme prej 280 254 550 kekë, vetëm depozitime Cash janë 220 161 350 lekë.

Ndërsa shuma totale e derdhur nga shoqëria "Aldosch" shpk në fund të vitit 2000 për blerjen e shoqërisë "PRODHIME FARMACEUTIKE" sha në masën 88%, në total është 263 725 000 LEK, përafërsisht 2 150 000 euro.

Për dijeni. Nga të dhënat e dokumentacionit të paraqitur nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimit dhe BIA (bilancet vjetore) rezulton se shoqëria "PRODHIME FARMACEUTIKE" sha ka një fitim neto në vite si më poshtë:

1. Bilanci i vitit 2000 fitimi neto është 4 335 759 LEK

2. Bilanci i vitit 2001 fitimi neto është 6 217 768 LEK

3. Bilanci i vitit 2002 fitimi neto është 3 177 124 LEK

4. Bilanci i vitit 2003 fitimi neto është 294 601 LEK

5. Bilanci i vitit 2004 fitimi neto është 16 540 730 LEK

6. Bilanci i vitit 2005 fitimi neto është 9 334 544 LEK

7. Bilanci i vitit 2006 fitimi neto është 10 571 006 LEK

Pra, fitimi neto nga viti 2000-2006 është + 50 471 532 LEK

4. "QUMËSHTI AJKA" sha, është krijuar me vendim gjykate të rrethit Tiranë me nr. 20017 më datë 09.09.1998, me aksioner të vetëm Ministrinë e Ekonomisë, me objekt grumbullim përpunim qumështi dhe i nënprodukteve të tij. Me vendimin nr. 20017/2, datë 21.11.2000, shoqëria "ALDOSCH" blen 90% të aksioneve të shoqërisë "QUMËSHTI AJKA".

Në bazë të Kontratës nr. 3561 datë 17.11.2000, shoqëria "ALDOSCH" blen aksionet e shoqërisë "QUMËSHTI AJKA" në masën 90% me një çmim prej 100 100 000 lek. Kjo shumë ka kaluar në llogarinë me numër 4302 pranë Agjencisë Kombëtare të Privatizimit.

Nga analiza e lëvizjeve të logarisë së kompanisë "ALDOSCH" me nr. 0100-300341-102 në Bankën Tirana, u konstatua se më datë 14 nëntor 2000 nga kjo llogari janë transferuar shumat prej 100 100 000 LEK në favor të Agjencisë Kombëtare të Privatizimit për blerjen e aksioneve të shoqërisë "QUMËSHTI AJKA". Këtë shumë e ka nga derdhjet CASH që janë bërë duke filluar nga periudha 5 tetor 2000 deri më 6 nëntor 2000. Më 5 tetor 2000 balanca e kësaj llogarie ka qenë 622 198 LEK.

Vetëm nga Roland Manushi, nga periudha 05.10.2000 deri më 14.11.2000 janë derdhur CASH shuma totale prej 12 383 000 LEK. Nga llogaria e shoqërisë "ALDOSCH" në BKT janë transferuar nga një llogari e kësaj kompanie në një llogari tjetër të po kësaj kompanie, shuma prej 86 500 000 LEK. Nga kredia e marrë në Bankën Tirana është transferuar shuma prej 30 000 000 LEK. Pasi është bërë e mundur grumbullimi i shumës prej 128 883 000 LEK, është bërë pagesa në degën e Thesarit Tiranë, me nr. llogarie 4302, llogari e cila i përkiste pagesa në degën e Thesarit Tiranë, me nr. llogarie: 4302, llogari e cila i përkiste AKP-së (Agjencise Kombëtare të Privatizimit). Më poshtë tabela përmbledhëse:

 

 


Nr.

Depozituesit

Nr.llog.

Data

Mënyra e transfertës

Përfituesi

Nr.llogarisë

Shuma

1.

Roland Manushi

-

05.10.2000 deri më 14.11.2000

Cash depozitë

Aldosch

0100-300341-102 në Lek

12 383 000 Lek

2.

Aldosch nga BKT

0028677

0028701

0028694

 

0028688

0028920

 

19.10.2000 deri më 14.11.2000

Transfertë ndërbankare

Aldosch

01001-300341-102 në Lek

86 500 000 Lek

Nga totali i derdhjeve prej 128 883 000 LEK, vetëm 30 000 000 LEK janë të justifikuara ligjërisht, pasi janë marrë në formë kredie nga Banka Tirana.

Shuma prej 86 500 000 LEK e transferuar nga llogaria e kompanisë "ALDOSCH" në llogarinë e Thesarit Tiranë, e përdorur për blerjen e shoqërisë "QUMËSHTI AJKA" është një shumë totalisht e pajustifikuar pasi siç e kemi përmendur edhe më lart, kompania blerëse "ALDOSCH" deri në momentin e kësaj transferte ka patur vetëm 262 741 LEK fitime të deklaruara, gjë që bën të dyshohet që edhe këto para janë të fituara në mënyrë ilegale (para të fituara nga evazioni fiscal ose nga burime kriminale).

Ndërsa shuma prej 12 383 000 LEK që është derdhje CASH nga Roland Manushi pa dhënë asnjë arsye të kësaj transferte dhe pa paraqitur asnjë dokument justifikues, është një shumë e cila mund të vijë nga kanale ilegale. Aktiviteti i zotit Roland Manushi është këmbimi valutor.

Nga të dhënat e dokumentacionit të dërguar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe BIA (bilancet në vite) rezulton se shoqëria "QUMËSHTI AJKA" sha nga viti 1998 deri në fund të vitit 2005 ka rezultuar me humbje totale (253 103 697 LEK).

Bilanci i vitit 1999 ështëe me humbje - 19 380 658 LEK

Bilanci i vitit 2000 është me humbje -20 509 187 LEK

Bilanci i vitit 2001 është me humbje në vlerën - 26 978 264 LEK, huatë nga bankat janë në vlerën 121 550 000 LEK.

Bilanci i vitit 2002 është me humbje në vlerën - 26 850 100 LEK.

Bilanci i vitit 2003 është me humbje në vlerën - 16 414 470 LEk.

Bilanci i vitit 2004 është me humbje në vlerën - 90 088 567 LEk.

Bilanci i vitit 2005 është me humbje në vlerën - 43 882 451 Lek.

Humbja totale në vite - 253 103 697 Lek 

Megjithëse me humbje të vazhdueshme, për shoqërinë "QUMËSHTI AJKA" në vendimin e gjykatës nr. 20017/7 datë 11.03.2004, është vendosur një rritje kapitali nga vlera 261 732 000 LEK, në vlerën 446 158 250 LEK, pra një rritje me vlerë 184 426 250 LEK.Nga analiza e të dhënave me rezultatin e bilancit të vitit 2004 rezulton që në fund të dorëzimit të bilancit, në mars të vitit 2004 shoqëria ka dalë me humbje dhe bën rritje të kapitalit në vlerën 184 426 250 LEK, del i paqartë burimi i fondeve të siguruara për rritjen e kapitalit, pasi duket që nuk i ka nga aktiviteti i kompanisë pasi në vite kjo shoqëri del me humbje.

Edhe këtu lindin dyshime për burimin e parave të përdorura për rritjen e kapitalit të kësaj shoqërie.

 

KONKLUZIONE

1. Shtetasi Tomë Gjekë Doshi, si subjekt raportues pranë ILDKP ka bërë deklarimin e pasurisë për vitin 2005 dhe ndryshimin e pasurisë për vitet në vazhdim, 2006 dhe 2007. Nga deklarimet e tij dhe krahasimi me pasuritë e regjistruara dhe të paregjistruara në regjistrat publik, rezulton se shtetasi Tomë Doshi ka deklaruar një pasuri me vlerë prej rreth 10.5 milion USD, vlerë e cila është dy herë më e madhe se sa vlera e pasurisë që ai disponon sipas regjistrave publikë. Me një deklarim të tillë të rremë, ai ka shkelur Ligjin nr.9049 datë 10.04.2003 "Për deklarimin edhe kontrollin e pasurive, detyrimeve të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publik" neni 6, 21 dhe neni 38 i tij.

2. Shtetasi Tomë Doshi nuk ka dhënë burimin e pjesës më të madhe të pasurisë së deklaruar duke shkelur kështu Ligjin nr. 9049, datë 10.04.2003 "Për deklarimin edhe kontrollin e pasurive, detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publik", neni 6, 21 dhe neni 38 i tij.

3. Shtetasi Tomë Doshi ka bërë deklarim të rremë mbi blerjen e kompanisë "QUMËSHTI AJKA" nëpërmjet kredisë bankare. Vetëm 30% e vlerës totale të blerjes së kësaj shoqërie është siguruar nga kreditë bankare, ndërsa pjesa më e madhe e shumës së përdorur për blerjen e kompanisë vjen nga burime jo të ligjshme dhe të dyshimta. Edhe këtu shtetasi Tome Doshi ka shkelur Ligjin nr.9049 datë 10.042003 "Për deklarimin edhe kontrollin e pasurive, detyrimeve të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publik" neni 6, 21 dhe neni 38 i tij për deklarimin e rremë të burimit të pasurisë.

4. Ka bërë një deklarim të rremë për shitjen e kompanisë "QUMËSHTI AJKA" dhe marrjen e një kësti prej 500 000 Euro nga shitja e kësaj kompanie, pasi në Zyrën e Regjistrit Tregtar kjo kompani figuron në emër të shtetasit Tome Doshi. Nëse shtetasi Tome Doshi ka përdorur shumën prej 500 000 Euro për blerje pasurie në formë asetësh të ndryshme, ndërkohë që këto para nuk kanë një burim legal (meqënëse ai nuk e ka shitur kompaninë "QUMËSHTI AJKA&quotsmiley, atëherë të hidhen dyshime për "Pastrim Parash", vepër kjo e parashikuar në nenin 287 të Kodit Penal.

5. Nga analiza për blerjen e 88% të aksioneve të kompanisë "PRODHIME FARMACEUTIKE" dhe 90% të aksioneve të kompanisë "QUMËSHTI AJKA", shtetasi Tomë Doshi ka përdorur një shumë totalë prej 333 725 000 Lekë, shumë e cila nuk justifikohet nga biznesi i tij, por ka dyshime që vjen nga burime ilegale, duke konsumuar kështu veprën penale të "Pastrimit të Parave", parashikuar në nenin 287 të Kodit Penal.

6. Nëpërnmjet rritjes së kapitalit të shoqërisë "QUMËSHTI AJKA" në shumën prej 184 426 250 Lek, ndërkohë që shoqëria del vazhdimisht me humbje, lindin përsëri dyshime për:

a&nbspsmiley evazion fiskal parashikuar në nenin 180 të Kodit Penal "Fshehja e të Ardhurave" (me kusht që subjekti të jetë gjobitur të paktën një herë për evasion fiskal).

b ) ose tendencë për "Pastrim parash" nëpërmjet përdorimit të parave me burim ilegal për rritjen e kapitalit të shoqërisë, vepër penale kjo e parashikuar në nenin 287 të Kodit Penal.

7. Po kështu, pjesa më e madhe e pasurive të patundshme që zotërohen nga shtetasi Tome Doshi, nuk kanë asnjë burim ligjor të deklaruar, duke filluar me tre shtëpitë e blera në Australi dhe mbaruar me vilat, shtëpitë dhe kompanitë e tij në Shqipëri.

Përsa më lart dyshojmë lidhur me burimin e fondeve të siguruara, lidhjet me persona të tretë, të cilët kanë depozituar CASH në llogarinë e shoqërisë "ALDOSCH" dhe konkretisht: shtetasit Roland Manushi, Tonin Shpati, Agim Duka, Berhan Bishanaku, Kujtim Dervishi, Ardian Goci, Ndoc Gjergji, Ilir Gjyzeli, për të cilët vërehen shumë derdhje CASH, pa u specifikuar dhe dokumentuar me dokument justifikues nga banka arsyet e këtyre derdhjeve të shpeshta CASH, apo dhe likujdimi i këstit të kredive, nga ana tjetër rezulton që fitimi i shoqërisë "ALDOSCH" për periudhën 1997-2000 është 262 741 LEK.

Si përfundim, për investigim të mëtejshëm të këtij rasti nëse na lejoni do të sugjeronim për:

1. Të bashkëpunuar me Drejtorinë e "Krimit Ekonomik" të Drejtorisë së Përgjtihshme të Policisë së Shtetit:

a ) Për të gjetur burimin e të ardhurave të përdorura për blerjen e kompanive "PRODHIME FARMACEUTIKE" dhe "QUMËSHTI AJKA", si dhe asete të regjistruara në emër të shtetasit Tom Doshi.

b ) Lidhjet që kanë shtetasi Tom Gjeke Doshi me individët Tonin Shpati, Agim Duka, Berhan Bishanaku, Kujtim Dervishi, Ardian Goci, Ndoc Gjergji, Ilir Bujar Gjyzeli, për të parë nëse ndonjë nga këta përsona është i përfshirë në trafiqe të paligjshme etj.

2. Të bashkërendohen veprimet me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve:

a ) Për të kryer një kontroll të imtësishëm për të gjitha kompanitë që zotërohen nga shtetasi Tome Doshi; Kompania "ALDOSCH", "PRODHIME FARMACEUTIKE", "QUMËSHTI AJKA", "Pikë karburanti" në Golem, pasi mund të jenë manipuluar bilancet vjetore të kompanive nga ku mund të nxirren të dhëna mbi paratë me burime ilegale të investuara tek këto kompani apo evazioni fiskal me përmasa të mëdha kryer nëpërmjet ndonjë prej këtyre kompanive.

b ) Për të bërë verifikim të biznesit të shtetasit Tome Doshi, "Pikë karburanti" në Kavajë, pasi Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nuk ka konstatuar këtë biznes në emër të z.Doshi ndërkohë që ky biznes figuron i regjistruar në Gjykatën e Tiranës në emër të shtetasit Tome Doshi.

3. Të kërkohet Agjencisë ALUIZNI që të verifikohet nëse ka kërkesa zyrtare nga Tom Doshi apo kompanitë që ai zotëron, për legalizim të pasurive informale.

6 Komente

Tomo Doshi simbol i degjenerimit te popullit shqiptare.

 

Injorant edhe me nje dipllome fallco te blere ne Maqedoni, Miliarder.

 

Kur ligji te godasi keto tipa, atehere do te them qe Shqiperi do te behet.

 Siç kuptoj une ketu, ketu Ky Tom Doshi, ka vene para nga evazioni fiskal (pra nuk i ka treguar tamam ter aktivitetet ekonomike, fitimet dhe taksat qe rrjedhin prej tyre) , si dhe ka xhiruar parate e individeve me para gri (nga evazioni fiskal) dhe ndoshta dhe para te individeve te nomeklatures se kaluar. Persa i perket asaj qe thote artikulli, pra dyshimit per pastrim parash, kjo mund te jete aludim, persa kohe nuk vertetohet lidhjet e tij me mafioze te droges, sepse para te tilla mund te vihen vetem me droge, por duket qe ai nuk eshte i atij kalibri, keshtu qe ngelet te kuptohet se aty ka evazion fiskal, para gri. Aq me teper qe ai ka marre dhe kredi, ndoshta per te mbuluar mos pagimin e taksave. 

Pse mer shoku, vetem nga parate e droges vin parat jo ne rruge te ndershme?

 

Ka para tenderash , te cdo lloji.

 

Ka para doganash.

 

Ka para, korrupsioni nga te 4 anen.

 

Ka para abuzimesh me shtepite farmaceutike.,edhe ky ka pas mbeshtjetjen e atij palles, Nard Ndokes.

 

Ehuuuuuuu para droges, nuk ka me aq shume peshe ne ate vend, ishte dikur kur ishte shoku Ilir Meta ,po ta ka me pak ndikim.

 Djali, keto para qe vijne nga keto format qe permend, jane pikerisht ajo qe une them; evazion fiskal, mos tregim te te ardhurave per shkak te pageses se taksave.

Pjer,kur nuk ke argumente,  mbrotja me e mire eshte te mos flasesh.

Kur nuk deklaron se keto fitime vijne nga tenderi e gjithe bota  ( nuk e di ne Gjermani) e quan hajni.

Eh e paskan mësuar historinë e Al Kapones më duket. Tërë artikullin s'e lexova, por nëse bëjnë kontrolle për mospagimin e taksave ma ha mendja se mund të rrasin në burg një pjesë të mirë të pushtetarëve.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).