Media politike dhe politika mediatike

Preferoj të bredh trotuareve të Tiranës me një palë kufje në vesh, e gjëmon në to që nga Led Zeppelin tek 2Pac-u apo ndonjë tekno e re. Larmi muzikore budallaqe po ta vësh re, siç e kam vënë re edhe unë dhe kam pyetur veten: Pse? Pse, të paktën rrugëve, preferoj të shkëputem nga mendimet që vërtiten vetëvetiu rreth tashmërisë sonë politike dhe gjendjes shoqërore në Shqipëri? Pse kërkoj, nën diell apo shi, një oblivion personal; harresë të qetë...?

Sepse ngado që të hedhësh sytë në media, kudo që t'i kredhësh veshët, sistemi psiqik do të të sulmohet nga media politike e nga politika mediatike; një lloj androgjeni i tmerrshëm që synon të ta zbehë të qënit person, të zhvat të drejtën të jesh thjesht njeri. Si fantazmë të ndjek e të ben elektorat, të sheh si votë me dy këmbë, si militant potencial.
Nuk je banor i planetit tokë, - të pëshpërit, - je i zonës time zgjedhore. Psssst, në Qershor kemi zgjedhje...muhahahahah...

Prandaj, për të shpëtuar ndonjë grimë nga njeriu në mua, e për të mos u kthyer tërësisht në një gur shahu, dëgjoj tekno. Turp më vjen, por është e vërtetë.

Shqiptarët, në kafene, në zyra dhe banesa, i gjen ta marrin shtruar me gazeta shtruar në tavolina, si ndonjë fushë loje ku luhet me fatin tonë të përbashkët. I gjen të ngulur para televizorëve, që në anglisht jo pa qëllim quhet idiot box (kutia e idiotit), duke marrë si të droguar politikën e ditës. Dozën e përditshme falna o Zot! Le të na qajë fëmija, le të pikojë çatia, më rëndësi ka ç'farë thotë sot Qeveria, dhe Opozita.

OK, para se ta teproj. Nuk po dua në asnjë mënyrë të them që informimi mbi cështjet politike është i parëndësishëm dhe që qytetari nuk ka rol në ngjarjet politike. Mosozot! E kundërta është e vërtetë. Por ajo që ndodh me mediat shqiptare i kapërcen kufijtë e normales. Këtu tek ne politika prodhon media dhe media prodhon politikë, e të dyja sëbashku prodhojnë skllavëri për qytetarin shqiptar. Një skllavëri që nuk vret e shet trupin, por dobëson e rrënon shpirtin e sejcilit prej nesh. Ngadalë, përditë, si vemje këmbëngulëse...dhe vemjet, dihet, kanë shumë këmbë.

Flitet vazhdimisht në Shqipëri për shtypin e lirë dhe për mediat e pavarura, por e vërteta në shumicën dërrmuese të rasteve ështe "pesë me hiç". Nuk ka media të pavarura, nuk ka as shtyp të lirë; këto janë thjesht nocione, të cilave sa më shumë t'u fryjmë aq më tullumbace bëhen. Dikur do të pëllcasin, dhe si cdo tullumbac i mirë, do tregojnë se janë plot me "bosh". Bosh me analista, bosh me gazetarë, me komentuese e me reporterë që i fryjnë dite mbas dite atij fyellit proverbial me një vrimë.

Qysh pas vdekjes së monizmit në Shqipëri, kur u shfaqën në horizont në fillim gazetat, mandej radiotelevizionet e pavarur, nuk është se kemi patur vërtetë media të lirë. Me ca përjashtime të pakta, kemi media llogoresh, gjysmat që qëndrojnë majtas dhe shtien qëllojnë djathtas, dhe të tjerat që bëjnë të anasjelltën. E për shkak se financimet e mediave janë të dyshimta (vijne nga biznesi dhe politika), media ka vuajtur mungesën e cilësisë në gazetari apo analizë njësoj, e ka patur në plan të dytë a të tretë raportimin e ndershëm të lajmeve.

Sespe qëllimi parësor i mediave qysh pas monizmit në Shqipëri nuk ka qënë informimi por goditja e kundërshtarit politik apo rivalit në biznes. Media-pushkë, media-çekiç, media-ime me të cilën të skuq, të bej me bojë. Kjo ka qënë një betejë që, mbi gjithcka, ka abuzuar mbi qytetarin shqiptar, duke i zhvatur atij të drejtën për t'u informuar në mënyrë të paanshme dhe objektive. Duke krijuar kësisoj një specimen militant, avdall dhe injorant, që u pret bukën fëmijës për të blerë gazetën, dozën e përditshme të drogës.

Por nuk është vetëm kjo. Gjysma tjetër e së keqes është, që veç medias politike, kemi edhe një politikë plotësisht mediatike. Këtu tek ne, diskutimi publik mbi çështjet jetike të Kombit është reduktuar në ca batuta televizive të shpifura që nuk kanë për qëllim të shtrojnë ide dhe plane për të mirën dhe ardhmërinë e vendit, por thjesht e vetëm të poshtërojnë kundërshtarin politik.

Këtu tek ne, politikanët nuk flasin si njerëz normalë por si robotë. Ata përsërisin dita mbas dite të njëjtat fraza, të njëjtit sllogane, si magnetofonë të prishur, si idiotë të çertifikuar. Filli i tyre i mendimit nuk zgjat më tepër se kronika e lajmeve të mbrëmjes në televizion dhe rëndësi nuk u japin më as mendimit politik, as idesë, por atij 30 sekondeshit kur do të shfaqen në TV. Sa më bindshëm, sa më seksi në televizion. Pika që s'u bie sharlatanëve! Politikanët nuk merren më me politikë, ata thjeshtë aktrojnë për kamerat, trashin zërat për mikrofonët. Ndërsa flasin, imagjinojnë si do të duken në kutinë e idiotit. E si pa kuptuar, idiotin në kuti e mishërojnë ata vetë.

20 Komente

"Me ca përjashtime të pakta kemi media media llogoresh"

Jo llogoresh Blendo, media tenderash, media lejesh ndertimi, media biznesesh te medha. Llogoret ndryshohen sa hap e mbyll syte ne varesi te ketyre te mesipermeve, pyet A.F. pershembull.

Pika që su bie sharlatanëve! Politikanët nuk merren më me politikë, ata thjeshtë aktrojnë për kamerat, trashin zërat për mikrofonët. Ndërsa flasin imagjinojnë si do të duken në kutinë e idiotit. E si pa kuptuar, idiotin në kuti e mishërojnë ata vetë.

Këta ministrat e kësaj qeverie kot që nuk vazhduan aktrim, do thoje ti, por... Fatkeqësia është që ka ca më idiotë se idioti i mishëruar në kutinë përkatëse smiley

"..Këtu tek ne, politikanët nuk flasin si njerëz normalë por si robotë. Ata përsërisin dita mbas dite të njëjtat fraza, të njëjtit sllogane, si magnetofonë të prishur, si idiotë të çertifikuar!.. (kush personalisht)!"

Nuk mund te jene te gjithe" idiote te certifikuar",ti kalon ne ofendime te pergjithshme ,gje qe nuk eshte e drejte ,a po hajt tia fusim me shkrime kot se koti si ky ,si te gjithe ,pa percaktim dhe nishan , si nje krisem pushke ne ajer ,qe nuk ka as nje objektiv !

Me kupto drejt ,jemi/jam /jane ngopur me "idiot te certifikuar" qytetaret ,duhet ti bime kokes atij qe eshte" idiot i certifikuar" ,(kush eshte ?)

Po ta mbajti thuaje ,dhe argumentoe ,ne mos rri rrehat ! 

Lexoje kete koment dhe shuaje ,meqe je dhe administrator sic e ke zakon !

Tung !

artian, ndodh qe kur njeri thote "ja pylli", tjetri thote "ku pemet?"! Ne rast se une permend nje emer atehere ky shkrim behet shigjete ne duart e armiqve te tij. Kurse po t'i permend te gjthe kjo behet liste teper e gjate.  "Idiot" sigurisht eshte metafore, per te kasten politike ne pergjithesi, dhe per menyren si paraqiten keta ne mediat ne vecanti. Politika nuk prodhon thuajse asnje ide por perserit (ka gjithe tranzicionin) ca fraza te drunjta standard:

-Integrimi eropian, Reformat, Hyrja ne NATO, Shteti ligjor, Politika e re, Korrupsioni, Integrimi eropian, Hyrja ne NATO, Shteti ligjor, Reformat, Lufta kunder korrupsionit, Integrimi eropian, Shteti ligjor, Politika e re, Korrupsioni, Integrimi eropian, Reformat, Hyrja ne NATO, Shteti ligjor, Politika e re, Lufta kunder Korrupsionit...

Ky eshte pak a shume diskuri politik ne Shqiperi, keto gjera perserisin pak a shume te gjithe. Tani, nese nje njeri kufizohet te thote vetem kaq gjithe kohes,  nuk do ta kujtonim (me te drejte) per te cmendur?

blend ,"Nje pyll(fshat), qe duket nuk ka nevoj ,per kallauz" .

C`fare une doja te thoja eshte se po vihet re nje fenomen  ne gazeta te ndryshme ,forume biseda  te flitet ne pergjithsi (te gjithe ne nje thes) dhe jo konkretisht .

Politikanet ne te gjtihe boten jane njesoj ,ata bejne si gjejne .

fraza te drunjta standard:

-Integrimi eropian, Reformat, Hyrja ne NATO, Shteti ligjor, Politika e re, Korrupsioni, Integrimi eropian, Hyrja ne NATO, Shteti ligjor, Reformat, Lufta kunder korrupsionit, Integrimi eropian, Shteti ligjor, Politika e re, Korrupsioni, Integrimi eropian, Reformat, Hyrja ne NATO, Shteti ligjor, Politika e re, Lufta kunder Korrupsionit...

..mund ti shprehin "udheheqsit" "supremet" dhe ata,me keto fraza  mund te justifikojne veten e tyre , por jo te gjithe politikanet mbeshtesin "justifikimin e supremve" jo te gjithe gazetaret ,opinionistet,njerzit e vegjel pa pushtet jane dakort me keto fraza .

Ndoshta eshte e kote shpjegimi im ,por mua nuk me pelqeu fraza "idite te certifikuar" se po te ishte keshtu edhe ata qe votojne per keta "idiot te certifikuar ",metaforikisht sic thua ti, jane "idiot te certifikuar",pra eshte nje paragjykim me sakt .

horus, nuk eshte puna te lista qe ti ke renditur se edhe ajo eshte e pergjithshme ,dhe dhenia e nje emri .Gazetaria mendoj se nuk eshte nje gje e lehete ,duhen shume aftesi dhe guxim duhet shume njohuri .Gazetaret ,analistet qe shkruajne vetem per te mare rrogen ,ne pergjithsi ,qe nuk i vene pikat mbi "i" nuk i duhet "popllit". Une Meron e kam patur inat,(thjesht nje opinion) por ai eshte i guximshem per shume probleme qe ai ka publikuar ne shtyp ,dhe konkretisht per Gerdecin,Fazllicin etj ...dhe per kete ,ai ka pasur pasoja ,por ama i shterngoj doren ,por nese ai do te kete me shume shoke ne stilin e te shkruarit(gazetaria investigative) gjerat do te permisohen.

 

Ma merr mendja se nje njeri si ti, Blendi, qe del jashte rrethit te rutines dhe e perdor trurin per ndonje veprimtari "paksa" me te nderlikuar sesa te ndezesh televizorin me pult e kupton se tema qe ke hapur ka vetem nje pergjigje, KAPITALIZEM, eshte pellgacja ku jetojme.

Dhe ato mediat qe ti me plot te drejte kerkon t'i nxjerresh para gjyqit te mendjes kane vetem nje detyre, te drogojne (dhe s'po e fus fare ne thonjeza fjalen) masat, delet e kesaj bote.

Ta marre dreqi kete pune, jemi ujqer dhe sillemi si dele.

Kush i ka hipur kalit e ka kuptuar me kohe qe popullin duhet ta mbaje nen zgjedhe.

Ishte nje kohe e arte (me gjithe gabimet e pashmangshme qe pati) kur te pakten nuk te ofendonin inteligjencen ne menyre kaq bastarde, ta thoshin te verteten  ne sy, si burra, sepse burra ishin, se i dolen armikut perballe, se cliruan vendin, se i thane edhe te huajve qe ne EDHE BAR DO HAME, edhe doren neper bote nuk e shtrijme.

Na flitet kaq shume per kete dinjitetin, kjo bande bashibozukesh qe ka zene peng kombin tone na propagandon se po ecim perpara, po popullit i kane thene ndonjehere sesa na ka vajtur thesi i borxhit?!

Shume mund te qeshin me ate shprehjen e shqiptarit te fundit qe qeverisi SHQIPERINE, dhe te thone se c'te keqe ka te marrim borxh?!

Si ia ben nje qytetar i ndershem, nje njeri ne radhe te pare, kur nuk ka para, shkon edhe lyp apo shikon te nikoqirepset me ate pak qe ka ne shtepi.

Pa mendo njehere more populli im, pse jane kaq te gatshem keta te huajt te na japin borxh, iu dogj xhani per ne?!

Jo mor shqiptar vellai, ata e dine shume mire qe ne s'kemi me se ta kthejme borxhin as sot as per 100 vjet, ndaj edhe na japin borxhe "pa hesap", qe kur te vijne neser me meter ne dore edhe te na lene vetem Tiranen, si keshtjellen e fundit te nje popullsie autoktone qe rrojti per mijevjecare, ne shqiptaret te mos kemi as gojen dhe as forcen per t'u thene se ky eshte vendi i shqiponjave, sepse jemi bere te gjithe dele, se shqiponjat s'kane asgje te perbashket me ne.

 

Ndaj i dashur Blendi bejme mire te mos harxhojme kohe me keto analiza per te mbushur faqe forumesh, ky popull duhet te hape syte.

Shqiperia eshte ne nje gjendje te tille qe ne ka ndonje patriot verdalle, te mos na shkruaje poezi per ciganet, boren ne malesi te madhe apo se pse na u hoqen ca kartmonedha nga qarkullimi, po te mprehe penen edhe te shkruaje ndonje rresht ne dobi te vendit te tij.

Nuk na duhet as nato dhe as bashkimi europian, neve na duhet ta permbysim ate rregjim totalitar qe eshte krijuar atje, ne atdhe.

Dhe kjo behet duke e kuptuar se Shqiperia nuk ka shpetim as tek edi rama dhe as tek gomari, te gjithe vegla te armiqve te huaj, qe po na shtrengojne daret e pushtimit ekonomik.

www.zeitgeistmovement.com

 

 

me vjen mire qe po beheni realista dhe per kete kane nevoje shqiptaret e jo per sharje e fyerje. ne kemi nevoje per me shume kulture evropiane pale kur kerkojme qe evropa te na lejoje pa viza kur ne nuk dime te sillemi me njeri tjetrin . keto media nuk eshte problemi se jane te varura po keto jane kriminale vetem shih kush jane pronaret e tyre dhe gjyko qfare jane .

horus,pershend, problemi mendoj une eshte se ne "shesim mend"  ne ajer ,nje shkrim kritik duhet te behet konkretisht per nje media ,per nje ngjarje konkrete ,per persona konkrete dhe jo ne pergjithsi me fraza steriotipe, si " ne shqiptaret ,..shqiptaret ..politikanet jane keshtu dhe ashtu  ,, pyetja shtrohet kush konkretisht ,populli thote "nje dru i shtrember prish te gjithe stiven " dhe ne duhet ta gjejme ate dru dhe ta heqim ,nuk e heqim dot ,te mundohemi te pakten ta bejme publike "ja ky eshte ai druri shtrember " .ndaj dhe une kete shkrim ,e quaj "kot se koti " sa per te kaluar radhen !

I dashur artian, ne kemi ujkun perpara, ti kerkon gjurmet, do emra ti?

1 sali berisha

2 fatos nano

3 lulezim basha

4 jozefina topalli

e lista s'ka fund, e kupton qe Shqiperine po e SHESIN sic beri qeni i birit te qenit leka zogu me gjithe kelyshet qe la prapa?

E kupton qe Shqiperia ka ngelur jetime, flasim te gjithe se jemi shqiptare, nje mut i madh jemi te gjithe, po tallin bythen te huajt me ne, po qeshin se si ne budallenjte duam te shkojme ne europe, nenen ku ta kete europa se te mos qe per Gjergj Kastriotin, turqisht do flisnin te gjithe qenerit, gjakpiresit!

Po ta dije europa dhe gjithe ata qe u digjet xhani per europen se  ne litar do i cojme te gjithe, qe na e shkelen flamurin bastardet, na e fiken shpresen, na e moren Shqiperine si ai i madhi qe  i merr nje femije buken nga dora.

Po ne koken do ua shtypim te gjitheve, me besoni, se atij vendi do i dale zoti heret a vone.

Ka aq gjak Shqiperia sa te mbroje kufijte e saj!

doni te shihni c'eshte media djema, shikoni forumin, si e administrojne, si u do bytha thuhet shqip, ca u pelqen e lene, cfare u vret veshin tak e heqin pa dhene llogari, ky eshte totalitarizem, po nuk kane faj, se ne femijet e njerezve te ndershem te atij sistemi jemi parimor, idealiste, demokrate te vertete, qe u digjet zemra per ate cike vend, qe i qau syri botes per 50 vjet edhe mutin i hengri, kurse keta qe i vene ne krye te shoqatave agjenturore jane pjellat e atyre qe i vune zjarrin nga brenda atij sistemi, u shiten tek te huajt.

Dikush do thote qe s'eshte e hijshme qe une flas me kete gjuhe, se jam rrugac, dhe do bashkohen me mendimin qe une te mos shkruaj me, dmth do jene dakord te me mbyllin gojen, atehere une dua t'ju them, nqs une meritoj te me mbyllet goja, ata qe bene tradheti ndaj atdheut duhen varur per gjuhe. Shkoni edhe i varni po jeni burra, po ua them une pergjigjen, ju jeni si ata, dhe korbi korbit nuk ia nxjerr syte!

Rrini te qete se Brigadat e Kuqe po formohen edhe ne Shqiperi, ne bagazhe makinash do i gjeni politikanet!

Nëse do të më kërkonin të gjeja ndonjë pemë tek pylli, do të drejtoja gishtin ndaj atij që duket në foton që shoqëron shkrimin... ah ta dini se me kë më ngjan! smiley

Blend,

Se pari, media dhe komunikimi jane fusha jote dhe sic tha soglad-i koha qe shpenzon ti me median mund te jete mjaft me e madhe se koha qe shpenzon shumica e popullsise (madje dhe shumica intelektyele). Madje, hidh nje sy verdalle e do te shohesh nje shperndarje shume te pabarabarte gjinore te konsumatoreve te medias e sidomos te gazetarise politike. Femrat, pervecse kane me shume pune shtepie, shohin edhe programe dashuroro-fashoniste - sad but true. Une per vete andej lexoja shqip, ketej lexoj anglisht smiley (Harper's is a true delight).

Se dyti, i dashur Blend, duke qene i fushes ti ben shume mire qe indinjohesh dhe nga ti presim futje te principeve te tjera, programeve te tjera, si ai qe je duke bere, prandaj kudos. Sepse keshtu do te zhvillohet gazetaria shqiptare.

Se treti, une them qe edhe pse je i fushes, te distancohesh jo pak nga gazetaria shqiptare jo vetem kur je rruges, po edhe kur je ne shtepi dhe zyre. Ja, lexo nje Monitor ne fundjave (se ekonomia i ka te gjitha brenda), ndonje edicion te shkurtuar lajmesh, dicka minimale gjithsesi. MAPO them se ka shume politike. The important news will find you. The clutter will also find you if you don't try to avoid it.

Se katerti, pse nuk mu pergjigje per temen e Bashkise? Nuk me erdhi mire.

Se pesti, te kujtoj temen 'i vetem ne facebook' dhe gezuar vitin e ri dear friend smiley

Faleminderit per komentin Trop.

Po te pergjigjem me rradhe.

Se pari, nuk jam i sigurt qe eshte ceshtje kohe e shpennzuar me mediat sesa veshtrimi i ca gjerave ne mediat tona me sensin kritik. Gjithesesi, mund te jete qe kaloj me shume kohe se mesatarja. Por po dua ta defaktorizoj disi kohen pasi produkti i medias eshte po ky, edhe ne rast se i shikon lajmet nje here ne dite, vetem ne nje televizion.

Megjithate kam vene se ne shume kafene, shtepi...dhe zyra televizori rri ndezur gjithe diten.

Per te dyten, faleminderit, mundohem ne menyre modeste. Duhet pune vec mos me lene te te vrasin shpirtin, ca gjona... smiley

E treta, me e shmang gazetarine shqiptare m'eshte e veshtire. Puna eshte te mos mpihesh nga ajo. Rreziku qe evidenton ti eshte shume i drejte, kur zhytesh ne dicka nuk te ben me pershtypje, sic nuk i ben pershtypje era e naftes nje shoferi te vjeter...

Per temen e bashkise s'te kam injoruar, do me kete rreshqitur.

Per te pesten flasim ne telefon, lere te lire te shtunen mbrema se kemi dicka in the works.

 

 

Ja ta gezosh dolline moj Tropizme. Duke u permiresuar ke ardhur tek cdo pike qe ke ngritur smiley

He pra. Ja thuaj ti, diskutohen keto gjera ne nje media si peshku me mire se perpara asaj birres kafe? Foli, foli Blendit, me gjuhen tende mediatike.

(E paskeni lagur me J-ne juve, papapa sa elitiste qe jeni)

Rri aman se ka hyre nje gjuhe ne peshk qe po na ngjitet e do na marre ne qafe etiken. Ca elitistesh thua ti? Po i gjete, me lajmero edhe mua smiley

Kane qef te madh njerezit te jene te zene, se ndryshe kush do ta beje Shqiperine? smiley Une per vete jam per bashkim kombetar, elitar e deklasor. Ne perpjekje e siper jam. Te lajmeroj nga e premtja pasdite smiley

Pergjigjen me gjuhen tone po e kthej nga shtepia ime.

blend,nuk na the asgje te re dhe asgje ndryshe nga ato qe ne lexojme ne ato gazetat qe ti pak me siper i permende,dmth qe edhe ti me nje vrime i bie kavallit njesoj si ato.

Paragrafi i fundit me pelqen me shume.

jam dakort me opinionin e Blendit ne lidhje me mediat ne Shqiperi

 

edhe njehere, ju ftoj te ndiqni lajmet sonte tek Vizion Plusi, (nese doni te merrni vesh lajmet me te keqija, fakteqesite natyrore, tragjedite, skandalet qe godasin Shqiperine por dhe mbare boten). Klanin s'ma kap saçi, por mendoj se atje jeta behet ne qiej me te kalter ...

"Me thuaj ku i shikon lajmet, te them kush je (me ke je) !"

 Kete artikull e pashe dje por e lashe per sot ta lexoj. Ne fakt eshte ashtu siç thote Blendi, biles nje fenomen te tille e kam vene re dhe une kur shkoj ne Shqiperi. Fliten po te njejta gjera, nato, reformat, integrimi europian, korrupsioni, etj. qe perseriten çdo dite .  Une habitem se si nuk merzitet ai popull nga keto gjera qe u bene bajate (ne fakt nuk do te ishin bere bajate po te flitej me pak per to) . 

 

"...Ata përsërisin dita mbas dite të njëjtat fraza, të njëjtit sllogane, si magnetofonë të prishur, si idiotë të çertifikuar...."

 

Thenia e dites  smiley 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).