Tekste kengesh folklorike te motiveve te ndryshme (jo te ndezura)

Meqe tek tema tjeter jane shtuar shume komentet dhe llafet e peshqeve, e meqe populli u ka kenduar si gezimeve, dashnive dhe hidherimeve, po hap nje teme tjeter per te hedhur ca kenge.

Jane te ftuar peshqit te sjellin kenge nga trevat e tyre. 

Dikush tek tema tjeter (emo dhe gonxheja) po diskutonin uren e Qabese:

Mbeçë, more shokë, mbeçë

Mbeçë, more shokë, mbeçë
Përtej urën' e Qabesë
Të m'i faleni nënesë
Të dy qetë të m'i shesë
T'i japë *nigja së resë
Ndë pjetë nëna për mua
T'i thoni që u martua:
Ndë thëntë, se c'nuse muar
Tre plumba ndë kraharuar
Gjashtë ndë këmb' e ndë duar;
Ndë thëntë se ç'krushq i vanë
Sorrat' e korbat' e hanë

 

122 Komente

Kenga e Qabese i kushtohej nizameve gjate pushtimit otoman.

Kjo me poshte per kurbetin:

Kam nje kenge per te kenduar
Kam nje dert per te vajtuar
Nje semundje e pasheruar
Qysh nga shekujt e kaluar

Qaj moj zemer e plagosur
Vajto ti moj nena plake
Mergimi djemte t'i ka sosur
Ikin e s'te vijne prape

Qan nena me ligje plote
Na iken djemte neper ote
O ç'eshte keshtu o i madhi Zot
vene me kembe e vijne pa koke.

Shqiponja u hidherua
per djemte e saja azgane
sa dhe burri qan si grua
O djem mos lini vatane

Kenge vaji:

Shoke me bini longare
e do ti bie ne te qare
e do ti bie ne te qare
per ate miken e pare
e do ti bie ne te qare
per ate miken e pare

Do vete ti zbuloj varre
qe ta shoh se c'nur ka marre
e qe ta shoh se c'nur ka marre
nur te zi apo te bardhe
e qe ta shoh se c'nur ka marre
nur te zi apo te bardhe

E ku ke rene moj trendeline
e pse s'm'kujton mua te zine
e te kujtoj e qaj me lot
o jam thelle e nuk dal dot
e te kujtoj e qaj me lot
o jam thelle e nuk dal dot

Te kujtoj e qaj me lot
o jam thelle e nuk dal dot
e me kane rene floket mbi faqe
si dy tufa manushaqe
e me kane rene floket mbi faqe
si dy tufa manushaqe

Pse ma mban kokën mënjanë?
Ta marrë lumi, ta marrë!
Gjitonën ç’e kisha pranë
Ta marrë lumi, ta marrë!
Pse ma mban kokën mënjanë
Ta marrë lumi, ta marrë!
Sikur të kanë vra babanë
Ta marrë lumi, ta marrë!
As babanë, as vëllanë
Ta marrë lumi, ta marrë!
Gjitone moj grykë zanë
Ma jep fjalën që m’ke dhanë
 

Shyqyr shpirto, se thashe vetem per te ndezur e kane mendjen peshqit smiley.  Megjithese nga fundi sikur e ke ndez pak dhe tine smiley.

Ja nje tjeter, pak si ndezje, por jo dhe aq:

(burri)

Mua çmë ka zënë halli
Kam gruan nga sua djalli
Që për të nuk më mer malli
I ka plas cipa tek balli

(gruaja)

Pa mu largo o matufë
Mi bën turinjtë si bufë
Me cigare paf e pufë
Si stë dolli ai dufë

(burri)

Gruaja ime bizbiqe
Që kur erdhe mëndje boshë
Miq e shokë më than hiqe
Më mirë krevatin boshë

(gruaja)

Ik o gëli arabelë
Që ligjëron si gjinkalla
Si pelivani më delë
Rri o dreq se s'të shkon fjala

(burri)

Ti më ke mëndjen e kecit
Si pazari Rroskovecit
Pul e lagur e qymezit
Më ke gjuhën e memecit

(gruaja)

Më marsh të keqen e këmbës
Se un jam nga soji nënës
Kur vij në buzë të lëmës
Ec dhe në majë të këmbës

(burri)

Unë jam nga soji babushit
Që pinte rakin e rrushit
Që rriti këtë dragua
Ishte fis e goxha sua

(bashk&eumlsmiley

Hajt të shkojmë tek krevati
Të dy të bëhemi gati
Atje do na dal inati
Të mos e mar veshë fshati

A e mbani mend Demir Zykon qe kendonte mbeçe more shoke mbeçe.Me nje dhemb te vetem perpara ,e me qylaf me antene.....I moshuar por e kishte syrin pyshe......Monde ,une kete te fundit nuk e kisha degjuar...Me duket si nje hibrid folk me jasha -jasha....

Jane te jugut Zane, labe.  S'kemi jasha - jasha ne, a turbo-folk smiley.

Nje klasike nga te jugut:

(Plakat)

dolen plakat ne leme,
qaj neno-o,qaj moj nene.
me sho-shoqen duke thene
qaj neno-o,qaj moj nene.
keto nuse nuk na bejne,
qaj neno-o,qaj moj nene.
t'u themi djemve t'i lene
qaj neno-o,qaj moj nene.

(Djemte)

ku t'i leme e si t'i gjejme
qaj neno-o,qaj moj nene.

(Nuset)

mallkuar o marangoz,
qaj neno-o,qaj moj nene
qe s'le nje derrase bosh
qaj neno-o,qaj moj nene
te binin plakat perposh
qaj neno-o,qaj moj nene
te kendonin si kokosh
qaj neno-o,qaj moj nene

Qe une te sqarohem nje çike,Bença eshte e Tepelenes ,Dukati i Vlores(Dukat-Tragjas e Radhime)e Piluri i Bregut....apo jo?Ishte nje grua brune e Pilurit qe kendonte ca kenge dramatike ,ajo me nje fytyre qe Kasandra i vjen te gishti i kembes.Me kujtohen ca elegji per Enver Hoxhen.......Uf moj nane ,mishin kokrra -kokrra,po te mdhaja....  smiley

Tushe, mos gjetc te dyte smiley.

Per atdheun smiley

Atje ku më lindi nëna
Atje ngrysem atje gdhihem
Atje më fluturon zëmra
Atje ulem atje ngrihem

Si zog fluturoj mbi lumë
Më ngopet xhani me erë
Tek burimi nëpër gjumë
Më loz e bukur e dheut

Ngjitem arave përpjetë
Përmbi lule në rrongaja
Si ketrri more për mbi fletë
Aty qeshja aty qaja

Atje ku dremitin zilet
Atje u zgjova me fyell
Veç atje me shtohen kilet
Atje mar dritë dhe diell

Atje ku më lindi nëna
Ku piva gjirin e thatë
Atje le të vdesë zëmra
Se atje do ngjallem prapë

PS: Se c'me behet nje lemsh ne gryke me kete kenge ...

Pse mi  qesh?

Po nuk di  mi nga kto t'juajat për zotin. Smi ka msu njeri. Unë jam pjellë urbane, sjam zbut me kongë të ëmbla  smiley

Monde ,ti ke ndonje antologji me keto kenge apo si??Tashti ,a ka ndokush ndonje te Hafsa Zyberit,apo te vellezerve Zena(per qejf te Tushes),ose te asaj tjetres qe kendonte si e shkalluar me dajre...Si e kishte emrin mor Zot??2RRite moj nane Shqipni -i trima luftetare..."

Keto motive Naimjane ,vertet...Vetem do ndryshoja vargun---atje me hiqen kilet  smiley

o Tush, me qafsh!

Se me vdiqe me kete emision! Me thua aman, si ta "save" kete une i varferi!

Me the kete, te bej be qe do ble fara per pellumbat e xhamise ketu afer, per nje vit te tere! smiley

Derman!

Monda,ai lemshi mu be dhe mua po ta tresim pak me keto vargje:

GJirokastra

...bulevardi shume i gjere

hecin njerezit llere me llere

qaj me lot qaj me lot

qaj me lot moj gjirokaster

bulevardi tatepjete

s'ka nevoj per biçiklete

se te hikin kembet vete

qaj me lot mol gjirokaster...

he moj Xheni, se nga gjirokastra me kujtove makbule cecon dhe mu kujtu kjo kenga me makbulen smiley

oj makbule...
si larush,vetellush
te ma hash mutin kur te dush
zemra ime me zemren tende
eshte ngjitur si bajga mbas murit
te erdha ne shtepi
ti aren po punoje
aty e kuptova se me dashuroje...

smiley

Na falni por ora ka kalu 12 knej smiley 

smiley

Tushe,m'duket se t'paska ardhe hakut Makbulja....O a asht ajo e filozofise??

Q'ajo asht...Eshte e shoqja e çeços ,qe ka loz futboll me Dinamon(a ka me skuader Dinamo??)Qenka shendoshur shume......Nqs ajo eshte seksi une jam Brixhite Bardo' e re.. smiley

po!

Thashe se u modernizove
dhe me s'doje uje Bogove,
dhe me s'doje mish Kulmaku
Corrovode e uje Guhaku...  smiley

Un ket rob nuk e kuptoj

Me thot po, por prape njesoj

Shkruj pra bejten pse vonon

Se llukani s'po shikon

 

Perfitojme se eshte e shtune

Edhe ti, nuk je ne pune

Nene hunden e armikut

Heqim ne Heronjte e Vigut

 

Do vije dita e bekuar

nga te gjithe e deshiruar

qe te shpiem ne shtepi

dhe vete "nenen shqiperi" (statujen)

 

Ky vend ka ikonoklasta

dopjo jeke dhe dopjo gjashta

njerezve u pelqen rremuja

thyejne xhama dhe statuja

 

sa me fat amerikoni

Kur i vajti jozefina

Sa e pa ai aslloni

nji t'ju ngjit si parafina

 

shkoi e pyeti azgani bill

si te quajne ti moj ill?

ma thone ëmrin Josefinë

Mbrapa meje lulet mbijnë

 

Ja te paca moj, tha Billi

Si ujku qe del nga Pylli (shqiptojeni me "i" ju lutem)

Po me c merresh moj lule

Pa me thuaj c'pune ke

 

vajze e vogel Josefina

S'dinte shume nga kto dredhina

I tha jam parlamentare

madje madje, kryetare

 

Edhe Billi, ky legen

I tha, une jam kongresmen

Po qe puna per reklama

Mund te jem Barak Obama

 

Meqe paske kshu fetishi

Kongresmen te behet gjishi

Hajde vajzezo me mua

Te te puth sa here te dua

 

Josefina na u skuq

Tha "cfar do mer ky thuthuq"

Por e mposhti ndershmerine

Tha "po e bej" per shqiperine

 

Se ky eshte kongresmen

Virgjeria shkon e vjen

Ky lobon fort per atdhene

Gjithsesi asgje s'me gjen

 

Se dhe po ma moren vesh

Un jau bej turinjt pershesh

 

 

 

Do vije dita e bekuar

nga te gjithe e deshiruar

qe te shpiem ne shtepi

dhe vete "nenen shqiperi" (statujen)

 

 

Laughing 1

sol, je shume shume i forte...

Sol me keto bejte te angazhume perdemek na k'naqe krejt......U shkrina moj nane ..me rrejt-a....Per kesi bejtesh nuk e ke emigrantin......Je ba si me kene ne Skrapar i here motit...Dolline e pare per Partine.....I ku -ku medet si po t'shkon talenti dam.....

HAHAHAHAHAHA.... jo, jo, mos me thuj qe e bone te gjithen tani... no way.... hahahaa... no f-r-e-a-k-i-n-ggggg way....  i modh... m'lej ta lexoj ene iher...  smiley  

Sol-o, qe baba:

 

Politika goxha femer

si kolesterol ne zemer

bej ta "ngrej" po s'e "ngrej" dot,

femna funit qofte ne bote,

 

Jo se kuckat nuk i du

Nuk po rrej u bofsha dru,

Pa to mos na lonte Zoti

Ju kenoft dhe Stan Dragoti

 

Po kjo dreq lavire keqe,

ta bon m^tin ne musteqe

pa zhurm hic e berihaj

Me mire murit se asaj...  smiley

 

sapo e shkrujta emo smiley

zane, po te duash ti ta bej dhe nje per ramen a per e te duash...se mua nje mut me duken

 

dai, se jozefina ishte e bukur si histori, e ka pa ai robi atje ka thene, wow, kjo goca bukur, ta shofim i her, iu ka afru. Jozit i eshte duk i pashem, se dy metra burre, i thinjur, me ate sharmin mes klintonit dhe xhorxh klunit. e ka pyt ky, si quhesh, me ca merresh, i ka thene kjo kryetare parlamenti...ky me vete ka thene ok, kshu qeka loja, mir pra, un jom kongresmen. te prezantoj mikun tim diktator te korese se veriut, dhe ket mikun tjeter president te anglise. i esht bere qefi jozit.

E ka mor e ka nxjerre shetitje ai, dhe i ka thon shokve, jam me ket gocen nga evropa lindore, po e kena si me pun maskash, duhet me bo role play smiley

sol-o, sado e gjate dhe e modhe, nji quhet ajo me siper... rradha jote nashti.... hihihiii....  smiley  

Raki e mbyllur ne qelqe

ngrehu moj mike sado fjete

se eshte vape e te zene ethe

c'ato moj ethe qe te zune

gjysmat do t'i marrca une

se jam djale e duroj shume

duroj plumbin e baru(t)ne. smiley

Cer me keni bo me ket teme.. pu cer me keni bo..

Politika s'esht e keqe

Kur behet nga qytetari

Por problemi vjen nga lart

Kur esht koqe kryetari

 

Si m'ja bo me i bo qefin

Gjith shqiptarve qe lexojn

S po numroj analfabetet

Me shpresen se me kuptojne

 

Kur shan salen nxefet nje pale

Edhe fillon kercenimi

Kur shan Ramen nxefen tjeret

Del te gazeta integrimi

 

Her tjeter bejten me bismilah

Dhe s mollois me per shtetin

Do flas per gocat qe mashallah

T'ja heqin poetit sikletin

sa i pash bejtet.. tu qesh me lot.. smiley rrofshi cuna

Malukat bejtexhinj jeni smiley.  E prishte temen qe u prishci e marrci malet smiley.

Sol, sa kam qeshur smiley

hyri dimri ngriu bora maleve,

c'na sheh syri "e ben" dora, haleve,

vika deti me tallaze, o moj shoqe

erdhen zgjedhjet si buke taze, neper blogje.

 

Obobo kush do duroje, gure ne trast,

militantet tane me boje, ore e cast,

politika do na tredhe, a kupton,

Vari qillon kush po bredh ne Washington....

moj ti monda te na faleç

S'te kuptuam ku do daleç

do kulture popullore

c te duket kjo akullore?

 

nene kenge e nene vjersha

qe studionim te "leximi"

Autori quhej "popull"

Na shpjegonte presor Gimi

 

moj ti monda, moj ti monda

vetllat seksi, si xhokonda

a takohena te rotonda

lujm karambol me dy sponda?

 

Jasht teme bejtet s jane

se s'jemi politikane

jemi cuna zaberhane

popull jemi, njerzit tane

 

une vij, me buz ne gaz

dhe pse zemra ma di c heq

i merzitur jam, capraz

kshu jam keq, e mos me keq

 

jetojme ne nje vend te shkrete

shume problem eshte me ia dal

se sa heqim e dime vete

mos t'raft radha me shku n spital...

 

ne jetojme, jeton dhe miu

ne hale a ne gjiriz

si ia ben ky shpirt njeriu

me kto halle ne kurriz

Hahahahahahaha, hallall (qumshi i popllit) prishja e temes smiley.

moj ti monda, moj ti monda

vetllat seksi, si xhokonda

yep, yep, ashtu i ka. smiley

 

Monda me syçkat e ëmbla
mbamë moj se rashë brënda,
nëpër abiset e tua,
në terr jam, të dal nuk dua.
Ndize zemrën si qiri,
vishe fustanin me palë
po ta puth synin e zi
do gjej rrugën për të dalë.
Do gjej rrugën e perëndisë
atë që humbi profeti,
shenjtëria shkoi në qiell
në tokë një Hyjni mbeti.
(gatuarë me shkumë deti)
Të vdekurit i qajnë në varre
Për të gjallët ka altare
që për sytë e shkruar
tempuj ëndrrash kanë ndërtuar
nëpër shekuj e nuk ndalen,
ndale hapin të të falem.
Trupin tënd do bëj altar,
mbi të shpirtin tim do var.
 

 

Ku i gjen moj këto rrena?
Nëpër flokët kaçurrela?
Kur i lë lirë shpenguar,
apo kur i prek me duar?

Kur pas i lidh si buqetë,
diku për të shkuar ngutesh,
apo kur era t’i merr lehtë
i shpërndan si aromë lulesh?

Kaçurrelat rëmba rëmba,
mëndja në to më mbeti,
mbaj aty vetëm për mua
një çikë aromë deti

Kaçurrelat rëmba rëmba
Nuk doja moj të t’i prishja.
Doja veç erë tu mbaja,
po më ngelën nëpër gishta...

ça Po hq edhe ti Sol me rrnue.....Cope u bere.....

Politika luan si era     *

Mos ma pruftë Zoti te dera!

Kush po luan me politikën

Pisk e ka(vet ia kam frikën?!)

 

Politikës ia sheh "sherrin"

Vjen një ditë paguan"qederin"

Politika:larg nga unë!

Po kur thonë që qenka punë?!!!

 

Siç e shihni nxora bejtet

Çip më çip i kam sepetet.

Kam sepetet unë me rimë

Se jam me"antipoezinë?!!!"

*Dy vargjet e para nuk di se ku i kam dëgjuar.Pra,s'janë të miat.

Ooooo i dashur Papi! Kam pas nje dite totale per Peshkun sot. Me kenget popullore qe ke mbledhur ti (dhe babai yt i nderuar) jam duke bere duel me Monden  - duelqe do e humb natyrisht, por humbje me nder ama, fale teje, i dashur mik.

lol. po Monda ka nje liber te shenjte, o Em. Nuk hahesh dot me te smiley

ps: Monda, lere djalin te fitoje ...smiley

Hyra vonë në "valle"(të tëra s'i pash&eumlsmiley

Pse më bie havale,o sol-nox,më qafshë!

Se jam si Nezimi(thonë qe nga Berati)

Plasi,Përparimi,o sol nga "inati"

             Ja një këngë e bukur kolonjare:

Opopo ç'më bëre,o moj kusurmadhe

Peronat e rënda në zëmër m'i  kalle

Ato cicat e tua kulmbri prej gjëmbi

Dua  që t'i kafshoj,po  s'mi zë dhëmbi.

Papi (copyright emo lol) kenget e "sisa-ve" jane nje kat me poshte.  S'eshte per ndezje kjo teme lol. 

@ Avocado, edhe te dua, s'e le dot te fitoje smiley

Monda-ja nje kenge pa "afsh te nxehte" smiley

 Vito ta kam silloine

si do shkosh me djem jetime

si guri ne rrokullime

rrobat ne sepet tu nxine

vishi Vito lere zine

se te vdekurit nuk vine

 

E pashe dhe diku tjeter kete fjalen silloine ---Si eshte kuptimi i vertete i kesaj fjale?

Zana eshte dilekt jugor:  silloine=merakun ; silloisem=vras mendjen per dicka, mendohem ose merakosem per dicka

Ne vazhdim, motivi i ninullave, pak si i harruar, por shume i vyer smiley

Nga Tropoja:

Nina nine, po t'perkunde nana
Nina nine, djepin me dushk
T'martofte nana me' i qind krushq
Nina nine, djepin me sane
Ti u rritsh me babe e nane
Nina nine, djepin me ferra
Ti u rritsh me treqind shtjerra
Nina nine, nana ty
Ti u rritsh-o per Shqipni!

Nga Kolonja:

Nano-nano, djalënë,
Nano-nano, moj,
Tatëpjetë shkallënë;
Nano-nano, ta zer’ gjumi,
Të ligat t’ia marrë lumi.
Na vanë zogat në lumë,
T’i sjellinë djalit gjumë,
Na vanë zogat në det,
T’i sjellin djalit shëndet.

Vaj-kuja shqiptare:

Nga Jugu:

Më erdhe tek dera
të prisja me nuse
ç'pate djal i vetëm
zemrën ma këpute

Ç'pate bir-o, ç'pate
ç'pate djal i nënës
të rrita e mjera
mu si drit’ e hënës

Të rrita e mjera
m'u si pik’ e pikës
të vranë tek dera
m'u në mes të ditës

Si s'u kthye plumbi
të më merrte mua
ç'kërkon nëna jetën
pa fjalët e tua

Cop e çik zemra
një jetë të tërë
sa të vij pran’ nëna djal-o
buzën të të vërë

E kenduar nga Aurela Gace

Nga Veriu:

Flytyron nje zot-o i zi,
Ra mi vorr te djalit te ri;
"Mirse t'gjej, o djal i ri!
A t'ka xan-o dheu i zi?"
"Me ka xan e s'po m'leshon;
Po m'vjen keq per qyqen nane,
Q'e kam lane cung ne lame
Po m'vjen keq pe qyqen moter
Q'e kam lane cung ne voter"

Po e filloj me nje kenge shkodrane. Ju pershendes! smiley

 

Pra njitash du me fillueO se m’ka zan i ziu marak-eOh se mka zan i ziu marak-e Me ma dashte moj hatrin mueO tjetër kënd mos kqyr aspak-eO tjetër kënd mos kqyr aspak-e Kush ma din hallin qi kamSe u dogja për së gjallëU shkrina si bora n’shkambBegenis e fol nji fjalë (2x) Xhamadanin mush me areO ma gezofsh moj ti tuj qesheO ma gëzofsh moj ti tuj qeshe Njatije dora ju thaftëTerezisë qi ta ka qepeOh terezisë qi ta ka qepe Trandofille stamullesheQi ke çil ndër bahçe t’mdhaDit’ e nat’ ti rrin tuj qesheMe bylbyl ti heq sevda (2x)

Se di pse doli si tekst heren e pare. Sdq, po e provoj edhe i here.

 

Pra njitash du me fillue>>

O se m’ka zan i ziu marak-e>>

Oh se mka zan i ziu marak-e>>

> >

Me ma dashte moj hatrin mue>>

O tjetër kënd mos kqyr aspak-e>>

O tjetër kënd mos kqyr aspak-e>>

> >

Kush ma din hallin qi kam>>

Se u dogja për së gjallë>>

U shkrina si bora n’shkamb>>

Begenis e fol nji fjalë (2x)>>

> >

Xhamadanin mush me are>>

O ma gezofsh moj ti tuj qeshe>>

O ma gëzofsh moj ti tuj qeshe>>

> >

Njatije dora ju thaftë>>

Terezisë qi ta ka qepe>>

Oh terezisë qi ta ka qepe>>

> >

Trandofille stamulleshe>>

Qi ke çil ndër bahçe t’mdha>>

Dit’ e nat’ ti rrin tuj qeshe>>

Me bylbyl ti heq sevda (2x)>>

 

ca dmth (2X)   ???

Shiiii

Jo vallai sme shkoi menja, jam ndryshk fare nga trute. Ma boj hallall smiley

Le as kisha nga ta gjeja dhe po ta vrisja trunin se smarr vesh nga vargjet

flm

po kur them une qe nuk kam lexu ne jete, ti sme beson.

Une poezi ktu ke peshkiii kam fillu me lexu ore .

shi t'them i te ngjashme me veten time, belqim te bo me u feel better.

ora e vitikultures ne shkolle (Shqiperi). po u folte per i kryqzim rrrushi. ishte Shaslla x Bernardieri. Une magjari e lexova shasllaks bernardieri. Kisha i shokun tim un, u dhi tuj qesh.. cer bo mer tha... po ashtu e kish shkrujt presori ne fakt ... gjona qe nodhin m'i llaf.

PS mos i vej men J-ese ti, se ka dicka pri dhondrrit t'ri ai...  smiley   smiley  

pa sukeses cimo pa sukses.

I dont feel any better.

Por nje gje ama ngelet e vertete. Qe ktu ke PPU, ta heqin trunin megjithemend.

Ik se nuk komentoj mo.

Do ta boj sikterr ca kohe sa t'me dale sikleti

 

Ishte a real story...  smiley  kot sekelldisesh mi.. vecse nqse do me ra me fjet... ose nqse e bo me sjell solin ktu...  smiley   tjeter muhabet ai...  smiley  

E di mer ishte real story.  Kshu u bo dhe 2X im smiley

Nuk ka as Sol as bejte qe ta shplaje inatin tim smiley

Realisht me kane lodh shume ato qe kam lexu ke peshku kto kohe.

I need a break smiley

 

 

E lashe... e lashe...

(u nxi mali tomorit....  smiley  gjenral gramafoni...)

nuk shkruj mo as un.

turqeta!

e pse nuk shkrun mo as ti.

cer pune ke me te shkrujtmen time ti.

Leje tashti mos u llasto smiley

smiley

osht pun qejfi e uruara - prap gjeneral gramafoni - tani s'na bo mo kallami, tha (H. Berati)....  smiley

Tushe, a do m'lesh me u llastRu, a si e ke hallin...  smiley  smiley  

E funit me ter men.

Sol, greetings bro!

Belle & Monda, ju knoft shpYrti!

kur të thosha unë që nuk i ke të rregullta gjërat në kokë... nuk e kisha fjalën për flokët.

E pra, po filloj tashti te dyshoj dhe vete J.

 

Ja edhe nje perle shkodrane te kenduar nga Shyqyri Alushi! smiley

 

Sa e bukur je natyre>>

Ti moj vjollce qi m’çil ma pare>>

Sa e bukur je natyre>>

Ti moj vjollcë qi m’cil ma pare>>

> >

Eee hej, shume t’kërkova une ty>>

Pa t’marr erë unë ty tan mall>>

Shume t’kërkova unë ty>>

Pa t’marr erë unë ty tan mall>>

> >

Çil ndër fusha çil ndër bahçe>>

I hap parqet pa mërzi>>

Çil ndër fusha çil ndër bahçe>>

I hap parqet pa mërzi>>

> >

Eee hej djemt e vashat>>

Lulen tande e bajnë tufë>>

Që e vejnë n’saksi>>

Djemt e vashat lulet tande>>

E bajnë tufë që e vejnë n’saksi>>

> >

Kno bylbyl pra  si përhere>>

Zanin tan tuj ta nigju>>

Kno bylbyl pra  si përhere>>

Zanin tan tuj ta nigju>>

> >

Eee hej mirëse  m’erdhe  moj pranvere>>

Kto dy zemra me i bashku>>

Mirëse m’erdhe moj pranvere>>

Kto dy zemra me i bashku>>

 

Tushe, qe lala i konge nga Elbasoni i bukur! smiley T'pershnes!

 

Si na u çfaq kjo dashunia

Askërkush nuk e kuptoj

Pra dëgjo ti goc fjalt’ e mia

Une me ty dua të rroj

> >

Sa i amël asht meraku

Mendja seç më rri tek ti

Në mes lulesh moj n’Elbasan

Une të zgjodha moj vetëm ty

> >

Po të pres pra ty goc e dashur

Eja eja ti sa ma parë

Po të pres pra ty goc e dashur

Eja eja ti sa ma parë

> >

Bashkë të dy lidhim jetën

Une ty stë la pa të marrë

Bashkë të dy lidhim jetën

Une ty stë la pa të marrë

> >

> >

> >

 

Rrofsh, por nuk eshte se du tja shof bojen as Elbasanit smiley

 

Ma lini Tushen rehat, sa ajo te dinit juve.  I qafshi hallin (qe s'ka) smiley.

Tushe xhan, xhan smiley

Tushe si te kenduan/kendove kur u bere nuse?

Bie shiu moj pika pika
besome o baba se ika
bie shiu moj pika pika
besome o baba se ika

Te besova moj te besova
qe diten moj qe te fejova
te besova moj te besova
qe diten moj qe te fejova

Ike ike moj more dhene
kush tja beje o babait kafene
ike ike moj more dhene
kush t'ja beje o babait kafene

Le t'ja beje moj kush te doje
kush i tha moj te me martoje
le t'ja beje moj kush te doje
kush i tha moj te me martoje

Ike ike moj more dhene
kush t'ja beje moj nenes kafene
ike ike moj more dhene
kush t'ja beje moj nenes kafene

Le t'ja beje nusja e djalit
qe per mua moj ta marre malli
le t'ja beje nusja e djalit
qe per mua moj ta marre malli

PS: Hera e pare qe u bera tape ne jete (17 vjece), dhe shyqyr me njerezit e shtepise, gjeta alibine te ngacmoja babane qe mburej me djalin e pleqerise (qe vdes motra per te.)  Dhe i thosha qe nusja e tij ka per ta marre neper kembe dhe te cupa e madhe do perplaset smiley.  E mallengjeva babin, qau lol.  Pupupupu c'te ben birra dhe vera bashke lool.

solo leji filloSofit,

knej na qekon myt gjemit,

dum i bejte pri meraku,

belqim po na cil zambaku...

knej kan fillu kenge dasme

po m del bejtja me t perplasme

tushja qenka bo me monden

si venusi me xhokonden

 

per shpjegim, pse thashe venusi

nuk eshte pse me deshi "kendusi"

Per te Milos e kam llafin

ham dhe buken dhe pilafin

 

nuk di sot c te zografis

frymezimi s me levis

mund te tall vec politiken

ju te tjerve ua kam friken

 

aman gushebardha moj si debora

xhan xhan vetullaholla

epo c te sheh syri ta merr goja

xhan xhan vetullaholla

epo si s me the nje here u lodha

se na kepute nga mesi

aman gushebardha moj si debora

xhan xhan vetullaholla

epo c te sheh syri ta merr goja

xhan xhan vetullaholla

epo si s me the nje here u lodha

se na kepute nga mesi

 

Sol, je i madh lool.  Te marrte e mira te marrte, si te dalin nga mendja te tilla thagma smiley.

nen nje portokalle moj

te ndala une ty

lulet e limonit moj (wtf portokalle psikedelike)

te binin ne sy

 

ule koken poshte moj

se me dogji malli

binte gusha jote moj

arome vk

Jul, ajo bejtja jote e kacurreleve shiko si perkthehet smiley

Where these finds Moj lie?
Through friz?
When left free flippant,
or when they touch with their hands?

When after a bunch of links,
somewhere to go Clement,
or when the wind gets light
distributes as a flower fragrance?

Ringleted rëmba rëmba,
more remained to mind,
keep it only for me
bit spicy sea

Ringleted rëmba rëmba
Moj did not want to be broken.
I'd like to keep the wind already,
'm lagged through fingers ...

 

Guggli me marrt te keqen e kacurrelave se s'i kam "friz".  Me produktet e Paul Mitchell njifet guglli? smiley

smiley hidhe gugllën në gjiq. Këtë përktheva dhe unë, u këputa fare duke e lexuar. smiley smiley

 Shife në italisht njëlloj del:

Se questi reperti Moj menzogna?
Attraverso Friz?
  Quando flippant lasciato libero,
  o quando il contatto con le proprie mani?

Quando dopo un po 'di link,
Clemente di andare da qualche parte,
o quando il vento diventa luce
  distribuisce come un profumo di fiori?

Ringleted rëmba rëmba,
è rimasta più in mente,
tenere solo per me
po 'piccante mare

Ringleted rëmba rëmba
Moj non vuole essere rotto.
Vorrei mantenere il vento già,
'm ritardati attraverso le dita ...

smiley Thank u për frymëzimin, edhe për përshëndetjen. smiley

E pëlqeja dhe unë atë.

Bashkë me këtë tjetrën.

articles orange Moj
I stop you
flowers of lime Moj
cte fall in the eyes

 

hahaha sa e forte smiley

Tushe, me dil ketu ne ode me oxhak, se andej nga kuzhina e enkes me microwave sikur s'kane lezet ca gjona.  Plus qe vallai, keto fetish me ushqime dhe erotik poplli jane pak overrated smiley

Se mos i mbetem borxh atij bilbilit tim, t'ia qendis ketu nje.  Po une s'merrem me dyerte e medha te letersise, te kthej xhevap me keto anonimet e popllit smiley.

S'ka kopsht dashnie pa smiley :

Moj dora me bizilikë

Djalë bejnë m'udh'e prite

Dic i the, dic i porosite

Për një palë vathë naziqe.

Për një unazë me kriqe.

Unë do vete në Francë,

Kur të vij do loc na mëntë

Unë gjarpër e ti nepërkë

Bilbil kur këndon qysh thua
Aman tregomë edhe mua
Bilbil kur këndon qysh thua
Aman tregomë dhe mua

Aman tregomë dhe mua

Zëri yt që rrjedh si krua
Në një këngë u bashkua
Në një këngë tok me mua
Për vashën lule-limua
Aman vashëzo mos më ngatërro
Me bilbilin o kur këndoj
Kur këndoj për ty more syri i zi
Bilbili më ka zili.

Ah moj vashë çmë gjeti mua
Gjumi i nates mu largua
Këtë këngë për ty e kam
O bilbil isha bilbil jam.

O moj vashëzo mos më ngatërro
me bilbilin kur këndon
Kur këndoj për ty
more zyri i zi
bilbili më ka zili.

Pagjumsit duhet t'i fusin nje caj kamomili e jo te rrine maj te degeve e te gardhit gjoja si bilbili smiley

Po ja nje per insomiaket smiley

Qan sorkadhja me zë.
-C'ke që qan, moj zëmërë?
Mos kij frikë se s'të bëj gjë,
Se u jam i vogëlë ...
I vogël me halle shumë,
Tërë natën rri pa gjumë,
Tërë natën bot e bot,
E kërkoj e s'e gjëj dot!

.... ... ...

Të gjeta pas malit,
Të putha mes ballit,
Të gjeta në fushë
Të putha në gushë!

Ilaçet (kamomili included smiley) nuk më bëjnë gjë

smë shërojnë plagëtë,
përveçse syri yt i zi
që më dogji zëmrënë.

 

Moj fëllënzë që m’gjezdisë
Prej mëngjesit gjer në natë
Lis me lis e shteg me shteg.
Ndalu pak moj t’i them dy fjalë.
Moj fëllënzë me rreshta,
A e din moj sa t’vijë vjeshta
Do të blej fustan të blerë
Me lule që i do vetë?
Do të vej shami për gushë
Qëndisur me lule fushë.

Kujdes me ato ilacet ti se do na besh ndonje te pabere smiley  E do na vesh dem lol. Se nga ilaci, te zeheri, nje hap eshte dhe tre pare lol. 

Mu te qisha ne qivure,
Aman mike, aman nure!
Më thanë që u sëmure,
Atë ditë që më thanë,
Ika vajta ne diqanë ,
Tre para bleva xhivanë,
Desha të pijë po s'më lanë,
Të gjithë shokët më thanë
Se miken e ke te gjallë
aman mike, aman nure!

Shyqyr qe keta Romeot tane jane me shoke thuaj, se kush e di sa tragjedi shekspiriane do kish shkrujt poplli yne i ndezur smiley.

Pas borxhit te Tushes, dhe zeherit tend, e mbylla me nder per sonte smiley

Hapim siparin smiley

Fol, fol moj dallandyshe
Të të dëgjoj njëherë.
Fol, fol moj dallandyshe
që këndon mbi derë.
Kush të ka dërguar moj hëna apo dielli
Më  trego të lutem moj sa yje ka qielli
Fol, fol moj dallandyshe
Të të dëgjoj njëherë.
Fol, fol moj dallandyshe
që këndon mbi derë.
Dukesh si një lule moj
Vallë ku të kish mbirë
Si mundet të bënet moj
Lulja kaq e mirë?
Në je ndonjë dritëz moj
Dritëz perëndie
Lum kush të ka afër moj
Kurse nata bie.
 

Kam nje lemsh moj dallandushja e zeshket

Kam nje lemsh brena ne zember

Kam nje lemsh brena ne zember

Moj e keqja une

Nuku di ku te ankonem

Moj e keqja une

 

Te renkonem

Moj dallandushja e zeshket

Te renkonem maleve

Malet me largonet

 

Te renkonem

Moj dallandushja e zeshket

Te renkonem fushave

Fushat po na zbukuronen

Dert e keqja une

 

Te renkonem

Dallandushja e zeshket

T'u renkonem cupave

Cupat nuk martohen dote

Dert e keqja une 

Shpesh ndodh kjo pune J!

E njejta kenge kendohet nga rajone te ndryshme, ne menyra te ndryshme!

Udheton kenga, sepse udhetojne njerezit!

Ajo kenga "korcare"...

Njerezia nuk-u dalin eee

Dhe rruga eshte e qete...

ajo kenga ka nje moterzim nder arbereshe,  Si Rrugeze e Shen Kollit quhet. Shume interesante!

Dhe meqe jemi tek kenget  qe shkojne tutje tehu! smiley

Te keshilloj te shikosh ate filmin "Vie de la Rose" ose dicka e tille: Filmi bio i Edit Piaf-it!

Ne nje moment aty, po luan radio nje kenge, aghm... franceze!

Kenga eshte...nje nga ato "korcaret" qe kendonte Grupi Lira! smiley

Normal, thashe me vete kur e degjova! A nuk kishte ushtri franceze ne Korce deri me 1918!? Po nje gote vere e kane pire keta, nje kenge ja kane marre! Nje femije a nje hanxhi i ka degjuar, domosdo!

30 vjet me vone?

Grupi Lira me kengen karakteristike "@@@" ne TV! smiley

 

 

A ore Mrrok, ça na ke bo... smiley Me kët që shkrujte, po mendojsha tashi, ça dreqin kanë ca lloje pishqish që shkojnë me peshku në ujra të turbullta?... po kët s'besoj se do e marr vesh naj dite... 

Shiko, kënga që ka udhëtu më bukur, thonë se është "lule bora". Muzikën e ka korçare*, po është këndu në Shkodër e për Shkodrën.

Atë filmin do e shof patjetër, sa të gjej pak kohë. Ndërsa për serenatat, edhe thuhet se kanë ndikim francez, çudi nuk është.

* ne korçare do i themi gjithsesi pvsisht ndikimeve...

flm për infot. smiley

 

ou Monda mos ma fut faqet ke klasa e microwave-ve smiley

esh shume popullore per tu qujt gjys amerikonesmiley

Qafsha pulat e komshiut te Tushes qe s'ta kisha me ofendim oj Enka smiley

Po si me lezet dmth, thashe te dalim ketej qe mos te te prishim temen me kenge te prishura te popllit tone smiley.

Ja te ta thom dhe nje ty, se meqe na u kujtuan shkarpat te tema jote, se une keto adetet per larje borxhesh nuk i le pa i bere (ne kuptimin qe ta kemi borxh ty frymezimin smiley )

-A moj cila je tine,

Që bën dru në përcëllimë?

Lëri drutë e ngre shaminë

Se marrose djalërine!

Moj leshzeza, me japi,

Hajde të tërbohemi,

Të hidhemi ne frëngji!

jo mi zog çer ofendimismiley

Tushe, qe lala smiley

Dolla qe kur dolli illi,
Dolli sorkadhja na pilli,
Shoqeve me gjuhë u thirri:
Do vini për pish'a s'vini?
U ngreç e vajta per pishë,
M'u qep nje djalë si bishë!

Tushe, na u befshin kurban bishat smiley.

Moj e poshter... hahahahha

me knaqe anyway.

Mbyllje me nder si fundjave qe eshte !

Mos te shtershin konget o Monde smiley

Naten e mire yllo !

Tushe, ec se të kom xhan. smiley Ja nji për ty. (mgjse ësht shkrujt më par&eumlsmiley

Doli goca n'penxhere
per me pa se kush po vjen
po na vjen nje djale beqar
zemren time ma ka marre

oj oj oj oj lale
oj oj oj oj lale
kujtova se binte shi
ato ishin lotet e mi

Ndoshta jam dhe fukara
por nuk blihem me para
mos ma kesh moj me hile
sa me do moj kurr s'ma the

oj oj oj oj lale
oj oj oj oj lale
kujtova se binte shi
ato ishin lotet e mi.

 

Ja dhe i për ballakumet:


I: Kam dyqanin ke selvia
Hej ustah Murat
M’a mirë e ama se e bija
Hej ustah Murat! :I
Ref.:
I: Byrek, byrek
O ustah Murat.
Katër copa bojnë nji lek,
O ustah Murat! :I
Kam dyqan’ ke kinemaja
O ustah Murat.
O pak pare bon durdumaja
O ustah Murat.
 

Shokeni u prish dynjaja

Dualle cicate me maja

Te mprehta o porsi gjembi

Te vogla nuk i ze dhembi

 

Mbledhur nga Thimi Mitko ne permbledhjen Bleta shqiptare

Zbret’ fëllëz e malit

Zbret duke kënduar

N’odë të beqarit

Dy qilima shtruar

Më qafë na paçin

Kush na ka kallzuar

N’odë të beqarit

Dy qilima shtruar

Dhe lulet e baçës

Rrinë zëmëruar

Më qafë na paçin

Kush na kallzuar

Ne derick e baçës

Na kishin përgjuar

Më qafë na paçin

Kush na kallzuar

Vdes për këtë.

Do te hedh nje valle nure
me opinga prej lekure
fustanella pale pale
si ata burrat e pare[2X]

Do hedh valle do tunde dhene
opo do ti luaj fen
jam fisnik den baba den
shkuar agait edhe beut[2X]

E hedh vallen rende rende
dridhet toka neper kembe
mustaqe holli si gjembe
me kobure te ergjendte[2X]

Do hedh valle do tunde dhene
opo do ti luaj fen?
jam fisnik den baba den
shkuar agait edhe beut[2X]

Nga te kemi dy o trim
bukur ma dredhke shamine
pi rakine me opinge
dhe me shtate e ngre dolline[2X]

Do hedh valle do tunde dhene
opo do ti luaj fen?
jam fisnik den baba den
shkuar agait edhe beut[2X]

une jam shqiponje e malit
qe thyej guret e strrallit
me ngadale vallen ma mbani
kendojme kenget e tabanit[2X]

Do hedh valle do tunde dhene
opo do ti luaj fen?
jam fisnik den baba den
shkuar agait edhe beut[2X]

www.youtube.com/watchgixhi gixhi moj manare eja mo u ben bredhare,aman hajde do te marr per fare

gjysmen e syrit ta kam pare....(refreni vargu lart)

ngrije pak me lat shamin...(refreni)

te ta sho vetull e syne...(refreni)

vetes i ke hapur pune...(refreni)

 

ike nga verria,vajte ne debore

bije e bogonices syska me kembore

tundi edhe shkundi supet moj,tre vjet beronje

o mes barit te njome moj shtrir si lasdonje smiley

e degjoni ketuwww.youtube.com/watch

 

 

 

Nga tradita qytetare shkodrane "Kur perendon dielli"

 

 

                                I

Mbeta gjithe diten hijeve, se me thane ne hije rri.

Etjen e shova krojeve, krojeve ku pi ti.

Falak u raft-o hijeve, qi s’mujten me m’fresku.

I turbullt asht uji i krojeve, se etjen s’ma  kane shue.

(refren)

Po t’jemi bashke ne te dy, do t’na shikjojne me zili

e do na flasin nder sy, sa duhemi une e ti.

                                II>>

Kur perendon dielli majave dhe muzgut rruge i l’shon,

sa kandshem iu thrret deleve kur stanit nis i çon.

Besa u merzita majave, gjithe diten kep e n’kep,

kur zanin ju l’shoj deleve, pse ti pergjigjen s’jep.

(refren)

Po t’jemi bashke ne te dy, do t’na shikjojne me zili

E do na flasin nder sy, sa duhemi une e ti.

> >

                                                                                  

 

 

Ta nap dhe une nje motiv Lab...Monda mund tavazhdioje me gjate dhe te gjith Peshqit kush e pershtat gjetjen me numrin.. smiley

A s'ja themi njeze / te na benen dyze

dy sisa i ka dhija

zen e holl e ka bilbili / qe kendon ne prill / prill edhe maj/

thoja bilbil thoja/me te lumte goja

A s'ja themi dyze/ te na benen trize

tri kembe ka pirostia / dy cica i ka dhia

zen e holl e ka bilbili / qe kendon ne prill / prill edhe maj

thoja bilbil thoja / me te lumte goja

A s'ja themi treze / te na benen kater

kater stinet i ka viti / tri kemb ka pirostia / dy cica i ka dhija /

zen e holl e ka bilbili /qe kendon ne prill / prill edhe maj

thoja bilbil thoja /me te lumte goja..

Di dhe me shume por kaq thashe /merre Peshk se ta lashe..........

Do shtoja per Mrokllen se e ka infon te cunguar per serenaten Korcare , ndoshta ka dashe te thoteper huazime prej saj si pasurim i ekzistueses !

5 gishta i ka dora.

6 muaj gjysmë e vitit.

7 vrima i ka koka

8 këmbë oktapodi

9 muaj fëmija në bark të nënës

10 gishta të dy duart

kaq kena shku ne Idris sa herë shkonim për ekskursion me klasën. Pastaj fillonim këngë tjetër.

 

citoj Tushen:

Monda,
Vari lesht Lubonjes dhe kape i cike kte se jam lodh vetem per ty :

Do vini për dru a s’vini

Mëngoje qe kur dil ylli,
Moj shtatngjeshura si Tafili
-C’beni, moj nata qe fliri
do vini për dru a s’vini ?
Burrat ne gji, a Ç’I kini ?
Jalla, mos ua zëntë prilli,
Qyqeja dhe birbili

Po e ve kete xhevahirin e ralle te Tushes te oda me oxhak, se andej do e fshijne smiley

Tushe, me kete m'i lave borxhet smiley.  U lodhe ca po e bere si burrneshe.

Po ta kthej edhe ty, po une s'lodhna se qitapin e kam perpara smiley

Leshtë e tu si pende korbi
Te larë e të krehur-o
Siri it po si ulli
Pak i rrumbulluar-o
Huna jote si qiri,
Nezur e pashuar-o
Faqja jote tabak kartë
Kalem për të shkruar-o
Goja jote hoj me mjaltë,
Po për të ëmëlsuar-o
Mjekra jote grop'e bardhë
Si filxhan i shkruar-o
Gusha jote rathë rathë,
Me gjerdan muluarë,
Sisat e tua si dardhë,
Më vranë e më shuanë,
Mesi it i hollë i gjatë,
Po për të shtrënguarë,
Shalët e tua të kuqe
Po për të ferkuarë,
Anames pëllum i bardhë,
Po për të qëlluarë

 

 

smiley

MOS U TREMB SE STE VIJ BRENDA

Dil, moj dil, te dalte rrenja

hape penxheren nga lema,

te degjosh si vete kenga !

Mos u tremb se s'te vi brenda

dhe te vi s'behete gjema

- Me ka porositur mema

Vajze, mos qas njeri brenda smiley

smiley

 

E ndegjove moj Monda, veri shulin deres smiley

Tushe, ku pysim ne per pune dere smiley

Hapu derë a mos u hapsh,
Se më grisi derri plak!
O plaku kokerrugaç
Të bënesh ortak me maç,
Pulave serbes t'u flaç,
Djepin talim ta ngaç,
Tune plako çiliminë!
Do ta vras t'i këllas linë!

 

Po pra po, shume rrugecer keta pleqte :

PLAKE E PATI , CUPE E MORI

C'eshte keshtu, o xha Mecani

kercet Peta si Bezhani

martohet Smail Ceprrati

Smail Ceprrati vitori,

plake e pati , cupe e mori smiley

smiley

Jo mi jo, se s'ua mba dhe aq nga plakat smiley

C'u niç e vajta ne krua
C'u nis dhe plaka me mua.
-Ku vete mos qofsh pëllua!
Lë buçjelën e merr mua!
-E mora përmbi buçjelë,
Vajta më të shkretën derë. 

O Burrë se na muarr dhitë

Prapa shtëpisë te fiqtë,
o burrë, na muarr dhitë !
- Burrëziu, pse s'e zure ?
- më ranë të shkretat poture,
nga hoçkuri që s'u vure.
po sillem një çanak sille,
që të marr haken e dhive !
- U duk haka që u more,
që në çanakun që krove !

smiley

E frymezuar nga Tushja, kerkoj te falur shkodraneve te ppu-s se i kemi lene pas dore smiley

"E mire boll qi del ne lamë
Ne shami t'kuqe dhe n'mejdan
T'lacin ment si t'paskan lanë
Qat far djali kush t'tha me e xanë
Qi tan katundi ta kan randë"
"I marrshin t'ligat, se s'kan ca i bajnë
Se sy ne sy s'munden me i thanë
S'ja thon djalit sy nër sy
Se ja u qindis gjoksin allti!"

Edhe nje tjeter:

Kanarina e bylbyli
Rrijshin çift-jar-rrijshin çift
Kymetli porsi florini
Yll me bisht-jar-yll me bisht
Kjo fellanxa e pëllumbi
Rrijshin bashk'-jar-rrijshin bashkë
Ditë as natë nuk i merr gjumi
Tuj u dasht-jar-kjajnë hall bashkë
Gjith u dogja e u shkrina
Tuj të lypë-jar-tuj t'kërkue
Keq ma bane e s'u binda
Prap të due-jar-moj mollë e ftue

...Yll me bisht-jar-yll me bisht
 

 

Shume kenge te Veriut e kane kete llaf: Jar!

A e di gje njeri se c'do te thote dhe nga ka ardhur?

Dukshem, "jare" ka dale nga "jar" por kjo e fundit nga na vjen?

Falemnerit shume!

         Te shtunen ne pune;

         Te diele u martove;

         Te henen n´saba, mi goce

         pas traktorit shkove.

Ref.            Hajde, mi nuse e re;

                  Sa e bukur je-e;

                  Kazmen edhe pushken;

                  Ne dore i ke.

Monda, a ta fusim edhe kete kenge, ktu te tekstet jo te ndezura...?!?!!! E pse JO, mi Monda, po e kam nigju ke Radio Tirana,  po s´besove pyet Tushen....., ose na´i tjeter..... .

MONDA, like I promised. Ja nji pershentje per ty cobaneshe smiley

KUR JESHЁ ME DHЁN NЁ KЁMBA

Kur jeshë me dhën në Këmaba
dolli e më foli nëna :
- Hajde, a të daltë rrënja,
ka ardhë xhan(d)ari brënda!
na kërkon gjëra të rëna
Unë s'majta mënt se c'bëra
Unë s'majta mënt se c'bëra,
mora një dru dhe e dëna

Llokume, po ky Ylli sikur e ka kopju kët këngën nga peshku smiley Se jemi pas me planin e gurës popullore. smiley

 

Moj llokumja me sheqer,
Kush të ka të përkëdhel
Kush të ka të përkëdhel
Moj llokumja me sheqer

Moj llokumja në kuti
Kush të ka të mban në gji
Kush të ka të mban në gji
Moj llokumja në kuti

Moj llokumja mjaltë e ëmbël
Çma plase të shkretën zemër
Çma plase të shkretën zemër
Moj llokumja mjaltë e ëmbël.

Moj llokumja plot me ar
Nuk të ndahem pa të marrë
Nuk të ndahem pa të marrë
Moj llokumja plot me ar.

Moj llokumja me sevda
Lum djali që të ka
Lum djali që të ka
Moj llokumja me sevda.
 

Plasni diabeti dhe ketej plasni smiley.

S'te kthej xhevap, se s'kam lare borxhet me Tushen akoma lol.  E kisha mbyll qitapin per ca kohe, po s'te lini ju smiley.

Vete e ke fajin, qe i vune kushte rikthimi Tushes.

Mbaje tani smiley

polifonike  (kenduar me rrokje)

Shqi-pe-ta-ret  gjith`sa  ja-nè

nje  ne-nè,  nje ba-bè

more  ka-nè.

 

 

 

 

Hanko mos shko nder varre

se te vdekurit i ngjalle

dhe te gjallet i vdiqe fare

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).