What is your favourite memory as a child? (kujtime te mira prej femijerise)

--what is your favourite memory as a child? My favourite memories... I think are weddings in

general. Weddings way over there where I come from last for three days... and I think it is all

the... it is the atmosphere really that really appeals to us children... you knoe, the festive

atmosphere... and the gathering of so many people, who you know that all have something

in common with you, they are your family and relatives... and the fact that this is fo a good

cause because everyone is dancing and there is singing... this experience, I think,

overwhelms us as children, its like an exciting river-ride... where we don’t quite understand it

and know what is going on... but we go along with it anyway and we love it.... and then

there’s always that element of our parents trying to control us... worrying where we are and

what we are doing and constantly telling us to keep out of trouble which to us translates as

blah blah blah... so there is that element of rebelliousness which we like also... because we

have authoritative parents most of the time we tell us what to do, but we now feel like they

cant tell us what to do anymore... this whole wedding thing is so chaotic that we just take

advantage of the chaos... and we just do whatever we want... and then theres the food...

OMG... especially for us who were brought up in communism... and we used to eat meat

like... once a week... and all of a sudden theres food everywhere... :

-ohh do you remember that special yellow cheese which dad brought us last year from when he went away working...?

-yeah...

-they have that... go and get some...

-No way... you serious? OMG where is it... I love that chesse... where is it?

-And meatballs... they have meatballs too...

-What??? Rrrreal meatballs?

-Yeah!!!

-OMG I love real meatballs...

-and roasted peppers in a jar with vinegar...

-OMG I have heard so much about them...

-... yoghurt sauce... where is the yoghurt sauce... make sure you eat plenty of yoghurt sauce, because it opens your appetite, then you can eats loads more food... don’t eat any bread... are you crazy why are you eating bread for? This is a wedding... nobody eats bread in a wedding!

-Oh really? Why do they have so much of it then?

-Its a trick dummy... they have so much of it so people would eat bread and will not eat all the good stuff like real meatballs and yellow cheese and beefsteak and salami and roasted peppers in vinegar and yoghurt sauce... but I am telling you... all that bread will go wasted because nobody eats it... they will end up giving it to the chickens... I know... Nobody eats bread in a wedding... its just something you DONT DO!

-OK... lets go and find the yoghurt sauce... it must be somewhere... but I don’t see it... where is it? You said you saw it!

-No I didn’t!

-Yes you did... you said you saw the yoghurt sauce...

-I didn’t... when did I say that?

-Well it doesn’t matter... it must be somewhere here...

-ask somebody...

-ok... wait... I’m gonna ask auntie...

.......................

...............................

-so? What did she say?

-she said she hasn’t seen it...

-Oh... shoot! Where is it?

-maybe they have forgot about it... lets go in the kitchen and remind them about it...

-oh no... its so chaotic in there... if we go there they will shout at us... all those old women working with their backs bent over and their big arses in the air... pretending to know what they are doing... yet they have forgot about the yoghurt sauce... which is like... the most stupidest thing I have ever heard in MY LIFE... how can you have a wedding without yoghurt sauce for Chrissake? Its ridiculous!

-I know.... its so so stupid... lets go and find those meatballs...

148 Komente

23sho, provo te shkruash ne ne shqip, jo vetem ne inglisht.

P.sh. kjo qe ke thene "OMG I love real meatballs" do dilte "OZI une i dashuroj topat e vertete te mishit", kjo tjetra "Oh... shoot! Where is it?" do behej "Oh... pushkatoje! Ku eshte?", dhe kjo "how can you have a wedding without yoghurt sauce for Chrissake?" do ishte "si mund te kesh nje dasme pa salce kosi per hir te Kristaqit? ". smiley

Ca ti bej Llukanit une qe na i fshiu ate temen me shprehjet frazeollogjike anglisht-shqip. smiley

 

Kujtimet e dasmave kur ishim kalamaj jane te bukura vertet. smiley

vallahi po te filloja ta shkruaja kete ne shqip, direkt do mdukej vetja shume trap edhe do e lija n'vend... sado qe shkruhet nga perspektiva naivo-arrogante-hiperbolike e nje femije... sepse me duket se shqipja nuk ja ofron idiomen e frazollogjine e duhur ktij stili (me vjen keq qe e them)... ose thjesht me duket me e kollajshme ne anglisht... sepse anglishtja eshte "the melting pot" i shume gjuhrash... ke parasysh?

pastaj, kjo eshte copy-and-paste plako, edhe nuk ishte "intended" per ktu fillimisht... por per nje shoqen time qe me beri kete pyetjen edhe i thash "I'll get back to you on that one!"... edhe e formulova mendimin duke e shtypur... (trashegimi e shkolles: nqs do te mesosh dicka, mendoje, shkruaje, lexoje, prezantoje)

Pastaj ca topa thua o plak? Po e kane qofte o burre... edhe jo qofte nga kto si topa por nga kto si gishta gjigandi (qe mos te them nanje gje tjeter).... edhe ajo "OMG I love real meatballs" do te ishte "uaaa Xhaxhi Enver... une vdes per qofte te verteta", sepse kohe komunizmi atehere plako, nuk e njihnim Zotin.

nejse, flm per leximin. smiley

 me duket se shqipja nuk ja ofron idiomen e frazollogjine e duhur ktij stili (me vjen keq qe e them)... ose thjesht me duket me e kollajshme ne anglisht... sepse anglishtja eshte "the melting pot" i shume gjuhrash... ke parasysh?

 

Nuk e ka fajin shqipja po F.Noli qe ka vdek e s`po del asnji si ai qe te shqiperoje sic duhet. Prandaj po deshe te perfitosh futju atyre pershtatjeve(jo perkthime) qe na ka lene...

 sepse anglishtja eshte "the melting pot" i shume gjuhrash.

Pa te keq, mos ngatero angline me anglishten anglishtja nuk eshte melting pot se po te ishte ashtu ku shume gjuhe te botes te jene  shkrire ne anglishte do te kishim nje gjuhe jevgjish!

23sho... si nuk e ofron shqipja frazeologjine? cfare shprehjeje frazeologjike po thua se ke perdorur? 

Mos ma merr per keq shoku, po te te bej nje pyetje te sinqerte: e kishe me ngut postimin e shkrimit? se mund t'i korrigjosh disa gjera aty; mund ta lesh dhe ne anglisht, thjesht beji nje cike nje redaktim te vockel. Edhe pasi e ke postuar mund ta korrigjosh.

dhe te tregohem edhe pak me i sinqerte, pa te mbetur qejfi me mua ama.

shkrime te ketilla e di perse kane me shume kuptim ne anglisht?

sepse ne anglisht cfare nuk eshte shkruar, kush nuk ka shkruar, kush s'eshte perkthyer; cfare nuk u bie ne dore njerezve. Ne kulturen anglo-amerikane, cdo shkrimtar eshte bestseller. cdo liber eshte bestseller; keshtuqe, me cfare nuk perballet lexuesi ketu.

ndersa ne kulturat si e jona, ata qe shkruajne jane (te pakten kane qene) shume te paket, por te zgjedhur, ne shumice derrmuese absolutiste, mjeshterore, artiste, frymezuese per masa e masa te tera (aq sa mund te quhet mase publiku jone). prandaj shkrime qe jashte jane teme e te perditshmes, tek ne do te kishin deshtuar jo vetem librin, po dhe artistin. ka standarte te tjera, ku gjella behet me kripe dhe kripa hidhet me karar.

Pliiiz mos ma merr per keq, se ka dhe nje ane pozitive kjo kultura kendej... qe njerezit kane guxim te shprehen pa e care shume koken nga vleresimet - qe ta themi shqip, shumicen e rasteve jane paragjykime ose behen nga injorante te tjere.

Personalisht nuk e di, po do me kish pelqyer te ish shqip. do kish qene me e kendshme ta zhbrasje shpirtin ne gjuhen ne te cilen t'u formua shpirti. dhe mos me thuaj qe shpirti nuk i gjen dot fjalet, se ato te pakten, i kuptojme te gjithe. smiley

23sho, ai "perkthimi" im i tille ishte i qellimte, per humor. Ke parasysh shume shprehje ne anglisht po ti "perkthesh" fjale per fjale ne shqip dalin gallate. A e merr ate (do you get it)? smiley

E di se cfare kupton. Ne nje fare emnyre ke te drjte ti se kete traditen e huazimit fjale per fjale e bejne edhe kompanite e ushqimeve, psh kur thon "meatballs for vegetarians made with vegetables, not meat", edhe kta se bejne as per humour por ka llogjike psikoanalitike ne te, packa se eshte qesharake... demek ka vegjetariane qe duan te han meatballs, por po ti quash vegetaballs nuk i pranojne... because they dont want vegetaballs...not only because vegetaballs sounds the same as vegetables... (and that means that they wanted meatballs and they got neither meat nor balls... they just got vegetables)... kshtu qe kompanite i quajn "Meatballs made with vegetables... not meat... for vegetarians", edhe jane te mbuluar nga te gjitha anet ne kete menyre... Kurse ne si kemi kto komplekse... ne i quajm qofte qofshin qofte kungulli a mishi. smiley

Qofte ka me shume lezet. Tek e fundit cdo gje ne nje fare menyre eshte nje qofte, dhe jeta vete nje qofte eshte, me erëza dhe kombinime te ndryshme per njerez te ndryshem, but still a qofte nonetheless. smiley Bile po e bej copyright kete: Life is a qofte. smiley

lol... shijoje qoften... se ate ke vetem (s'jemi ke daja... as ke halla)

...mos u hidh qoften qenve...

ose... qofte makaber... pa pike qepe...

Me sqaroni nje gje: duhte te komentojme kujtimin e postuar nga 23 apo edhe te tregojme ndonje kujtim tonin? smiley

ti po te duash mund te komentosh fjalimin e shokut Enver mbi agresionin mikro-borgjez... nqs ke ndonje kujtim prej tij... nuk ka problem. smiley

"-So what shall I call you? Tony??? Tooth? Bullet? Bullet tooth Tony?

Bullet Tooth Tony: -You can call me Susie if it makes you happy!"

Kur kam lindur une, shoku Enver kishte kthyer patkonjte nga dielli me kohe. Megjithate me kujtohet se gjate gjithe kohes qe shkoja ne kopesht fotoja e tij rrinte varur ne hyrjen kryesore. Gjithashtu me kujtohet se ne fillore, kur na conin ne teatrin e kukullave, nuk filonte shfaqja pa bertitur kalamajt "parti Enver jemi gati kurdohere"  smiley   smiley

lol... kur isha une ne kopesht... kapnim miza edhe te gjithe ktheheshim nga ana tjeter... kurse dikush ja fuste njerit mizen ne pjaten me oriz...pastaj ktheheshim edhe kerkonim te gjenim mizen secili ne pjaten e vete.... shumicen e rasteve e gjenim... ngaqe skishte mish edhe dallohej kollaj se miza e zeze... edhe shkriheshim se qeshuri... po nanje here merziteshim duke kerkuar kshtu qe kapnim ndonje mize tjeter... se kishim miza plot...

dhoma e pritjes tek shtepia e gjyshes, me soben e vogel prej alumini dhe bibloteken e madhe. na linin rralle aty, ama kur na linin ishte qejfi i madh.

nuk me pelqenin dasmat se ishin te gjithe me nerva. si kalamaj qe ishim duhej te vishnim rroba te reja dhe hanim te fundit ngaqe nuk na kish llogaritur njeri ne liste, nuset e shkreta torturoheshin duke nuseruar, kusherinjve u mbetej hatri se donin te kendonin me iso, orkestra merzitej se kur nuk kendonin nuk merrnin leke, dhendri merzitej se orkestra stononte dhe nuk dinte kenge te "jashtme", bahceja behej pleh nga kembet e dasmoreve qe vidhnin rrushin e pabere, shtepia e pushimeve mezi jepte lejen per muajin e mjaltit dyjavor, mua nuk me zgjidhnin kurre t'i jepja lule nuses, dhe thashethemet nuk mbylleshin deri nje vit mbrapa.

rrofte shoqeria e dhendrit qe e mbante dasmen gjalle!

bahceja behej pleh nga kembet e dasmoreve qe vidhnin rrushin e pabere

Kjo vjedhja e rrushve dhe pemeve te bahces ku behej dasma ishte qef o qef  smiley

xhibi, no more weddings for you!

Kur ishte dasma tek shtepia e ndonje kalamani qe s'e kishim mik a shok, benim plane dhe strategji se ku ishin hardhite me rrush dhe pemet me te mira dhe si ti vidhnim. Ndersa kur ishte dasma tek ndonje kusheri a shok prap benim plane, po duke piketuar hajdutet me te rrezikshem qe duhet te survejonim gjate rremujrave dhe pikat me te dobeta ne matriksin pemorrushor.  smiley

Se mos vetem keto. Ne fakt dasmat ishin ambiente perfekte qe te harboheshim si femije (ne cunat te pakten) dhe te benim gjera 'te ndaluara', si p.sh. pirja e ndonje cigare qe ne ate kohe na i shpifte ngaqe na dhimbte koka dhe na mbyste kolla, po e benim se ishte rrebelim dhe cool. smiley

Muhabet jo dasmash.

Kishte vdekur nje kusherira e babit (ndjese paste) ne fshat.  Burrat ishin tek shtepia e xhaxhait tim, grate ishin mbledhur tek shtepia e xhaxhait te babit nje "kat me poshte."  (Fshati eshte ne faqe te kodres, nje kat me poshte, kupto nje brezare me poshte.)  

Nejse, si kalama qe s'me rrinte ajo ne nje vend, pasi mezi u ndava me babin, vajta nga "oda e grave".  Po qahej me "oiii", nqs kihen parasysh vakite ne jug, kur hyn nje person i ri ne shtepi per te ngushelluar, ri-qahet.  Koincidence qe hyra ne te njejten kohe me nje nga plakat e fshatit.

Pasi degjova per rreth 3 sek kakofonine, dola ne oborr dhe gjete nje dege peme te holle, e pastrova nga gjethet dhe e bera shkop dirigjenti.  U futa prape me ne dhome, dhe me sa kisha fuqi ia keputa ne kup te qiellit:

-Pa pushoni nje here. 

Te gjitha grate pushuan.  Po shikonin verdalle, duke pritur si te shastisura mandate tjeter.  (Mandate, ne kete rast, perdorur sipas perkufizimit te halles sime qe do te thote "gjeme".)  E frymezuar nga perceptimi i "respektit" (smiley) ia nisa:

-Hic te kordinuar s'e keni kete kengen.  Ti halle, veri pak tap grykes, se i mbyte grate e tjera.  Ti Vefi, nuk po kendon fare, vetem po pershperin.  Halla, cohu qe nga teta Nazmie, dhe ulu me Vefin per barazpeshe zerash.  Do numeroj deri ne tre (me shkopin ne dore gati per te dirigjuar orkestren.)  Kur te arrij te treshi, filloni nga fillimi ...

Kur arrita te treshi, per cudine dhe acarimin tim, nuk "kendoi" asnje ... pas tre sekondash, plasi nje e qeshur e madhe, sa tundi dhe shtepine e burrave.  Sic me tha halla me vone, vate ajo pune pastaj. 

Se desh harrova, vjedhja e rrushve dhe frutave te tjera te bahceve s'behej vetem ne kohe dasmash.  Hidherimin e karrieres teper te shkurter ne dirigjim, e kompensova me dendje fiqsh smiley.

O Monde, paske qene per te te nxjerr syte ti... po kshtu doktorrash luaje? Do kesh qene doktoreshe ti, sma ha mendja te kesh qene infermiere....

Ncuq, njehere luajtem me doktoresha e infermiere, kjo sepse me la pershtypje teper te dhimbshme, tekstualisht smiley.  Ne katin tone te katert, me tre apartamente ishim nga tre femije per apartament.  Kishe dynja te luaje dhe urgjencen, spitalin ushtarak, polikliniken e me the te thashe. 

Nje dite te bukur i erdhi radha dhe kesaj loje, se nga gjeti komshia nje shiringe, qe vallai duhet te kete qene per epidural, aq e madhe ishte smiley.  Une i kisha qejf gjilperat, se antibiotiket me shkaterronin stomakun (me ulcer qe e vogel lol.)  Lina qe ishte me e madhja nder nesh dhe me me tru, ndersa insistoja per nje gjilpere pe verteti, me thoshte, se do luajme gjoja, nuk i bejme dot gjilperat pe verteti.  Ne nerva e siper, i futa nje te shtypur shiringes ... Ne nerva e siper, harrova qe isha pa shapka smiley.  Me coi xhaxhi Jani ne poliklinik ne krahe.  Pasi mjekuan kemben, me bene tetanoz. 

Une u kenaqa, vajti si vajti ajo pune, prape me bene gjilpere smiley.

ajo poliklinika ma ka nxirr jeten...

une luaja doktorash me femite e lagjes... por vetem vajzat... une isha doktori, kto ishin pacientet... une duhej ti vizitoja... lol... me kapen nje here ne vizite e siper... that was the end of that...

J. pse e fshive? Apo ngaqe nuk ishte kujtim vegjelie? smiley

Kisha vajt njëherë në kamp që thoni juve, këtu në Greqi kur isha i vogël. Aty ndaj të gdhirë, u ngrita të bëja çiçin (Tushe qëndro larg nga kjo tem&eumlsmiley. U futa te banjat, ishin në rradhë katër a pesë, po e para, aty ku u futa unë, e kishte derën të prishur. E kishin vendosur skiç nga brenda. E nejse, të mos e zgjat smiley shumë, fillova punë... pshhhhhhh...

   Shikoj tashi, ryri dhe një grek i vogël të bënte edhe ai çiçin, te e njëjta banjë. Po ngaqë nga jashtë nuk dukej gjë kush ishte brenda, nuk më kish parë. Filloi dhe ky pshhhhhhhh, pastaj u përmend në një moment e po shifte se ishin dy vijat e ujit... ndjek me sy vijën e huaj të ujit për të dalë te burimi... smiley Aty më vë re dhe ia fut ulërrimës. Për të mos bërë shumë zhurmë, ia vë dorën te goja dhe i them shhhhtttttt! Aty është trem është 10 komplet e filloi të bërtiste "aaaaaa alvane magjies"

J, ku ke qene ne kamp?

akrivos peripou ku? kam qene edhe une ne aliso te patres... sma ha mendja te jete nanje koincidence por s'i dihet.

Rio mer lal. Aty afër urës së madhe Rio-Antirio. Në mes një pylli pishash ka qënë kampi. Ishte djeg ai pylli dhe gjysma e kampit në fakt, po e ndërtonin të ri.

Duhet të ketë qënë para nja 10-11 vjetësh... Ku di unë tashi më dërgo mp të të them më shumë.

 

une kam qene ne Aliso te Patres, behet fjale vitet 94 e 95, gjate veres. Nqs ke qene vete, dmth individualisht, ne ndonje prej kampeve te ndryshme greke, bashke me femi te tjere greke... atehere nuk ka shume rendesi... por do te me interesonte nqs ke qene si grup... sepse ne kemi qene ne grupe... gjithsej nja 150-200 femi shqiptare... prej gjirokastres, korces, permetit, sarandes, biles edhe selenices, plus grupi yne.... edhe nja ca grupe te tjera qe si mbaj mend... edhe kto pushimet kane qene me teper... tip grassroot indoctrination... jo tip por ka pas kryekeput arsye indoktrinimi te sponsorizuara prej kishes greke... edhe ne kamp viheshim nen nje regjimi disiplinor ku hanim e flinim ne orar, e ne mengjes benim fiskulture para se te hanim pastaj shkonim ne kishe e na lexonin biblen e vari k...n ... ne mesdite hanim pastaj luanim... pastaj hanim mbasite pastaj luanim prape... pastaj hanim darke e pas darkes na mesonin kenge nacionaliste greke ku thuhej se komplet gjysma e Shqiperise i perkiste Greqise... arsyeja e kendimit ishte strictly per arsye kondicionimi... dmth perseriteshin gjithe kenget enough times deri sa memorizoheshin ne menyre per ti asociouar kenget me pleasant memories... por jo perhere funksiononte, sepse jepi popull mistrec ne ne fakt... mbaj mend nje dite njeri po mbante tellalin neper kamp duke kenduar "ELLAS... ELLAS... NE BYTHE TA RRAS!"... edhe neve kjo na dukej shume qesharake... deri sa pastaj erdhi ky drejtori i kampit (nje burre shume i dashur e babaxhan) dhe pyeti dike "Cdmth ajo qe po thot", kur e morri vesh pastaj e ka rrahur aty para te gjitheve... na conin edhe neper kshtu eksursione te ndryshme... mbaj mend kemi qene ne nje baze ushtarake, ne Salamina... edhe na tregonin avionet luftarak... ndendeteset... anijet luftarake etj... tip hapje bythesh me dy fjale... mbaj mend na conin ne plazh... edhe kampi ishte cik si ne koder kshtu qe zbrisnim ne kembe... por burrash na mbanin kshtu si kope... pale kur shihnim nanje peme me zerdeli rruges, nuk mbaheshin shqipot... fluturonin kta habiteshin.... edhe kur kalonim rrugen... me pare ndaloheshin makinat ne te dyja anet... pastaj kalonte kopeja... hehehe.... ose na vinin gardh ne uje qe te mos iknim thelle... but we fucking loved it... we really had a blast... leqe ziheshim e griheshim ne mes grupesh... pas darkes humbisnin thikat e embelsirave... habiteshin greket...

por do te me interesonte te njihja te tjere qe kane qene ne kete kamp.... ose shqiptare te tjere qe kane qene subjekt i ksaj skeme indoktrinuese ortodokse...

mbaj mend nje here ishim ne plazh... ne triport te zvernecit... nga krahu i Sodes... (aka plazhi i vjeter, per ata qe e njohin vendin, aty tek ajo shkalla a ca dreqin eshte)... po qielli xham... edhe deti vaj... dite me te bukur s'mund te kishte... edhe... kishin ardhur aty nja ca orikumsa... (thua ti skishin plazhin e tyre kta)... e nejse... kur thot njeri prej ktyre... "ueee, ca dite e bukur sot..." edhe e perseriti edhe nja dy here te tjera. Burrash... u nxi qielli per 120 sekonda... u be keq... ne u friksuam, tham cpo ndodh kshtu? ja ka plas nje shi e nja ca vetetima aty... ne sdinim nga te shkonim... se te futeshe ne pyll eshte me keq... u futem neper kto zgavrat e shkembinjve te triportit... edhe filluam te luteshim... O Zot... O Zot...

do i cike ?

 o belle kurabijet ishin dhjelekshe. ky ktu quhet (përgatitu!) Ingranaaazhiii smiley

 Ka mundesi te gjesh simotren e kesaj pa te kuqen siper, ka qene edhe ajo nje 5 lekshe e badhe qe te shkrite ne goje! Vecanrisht ato i blenin shume ushtaret dhe femijet e shkollave! Rrofsh!

ueeeeeeeeeeeeeeeee. Ymër o Tushe, ymër

Ka mer shpirt ka, po jo ne Farke.

As ka blloku ku shetisin gocat e reja smiley

Ka ke lagjja ime smiley

Biles kjo foto eshte bashkekohore, ja kam bo une gurabijes para ca ditesh

he he

 

Ne Brrakt eee?

Neser po zbres i here ne qytet te boj pazar smiley  

Zbrit,

ene m'bezaj mu po si gjete per kollaj. Po gjithesesi shif venin ma te qelbet ku grumullohen ma shume katunare, ene i ke gjet ene gurabijet smiley

ja shpife tironcit me at pershkrimin qi mi ke bo venit mi Tushe rrapatushe smiley Rrezik i kthehet menja ene s'zbret poshte per gurabija smiley

Hej a ka naj import-eksport per gurabija...joke smiley

nuk eshte nga ato Tironsi.  Ai e ka shpine m'farke mi.

Ne aty rrotull gurabijeve ashtu robsh ka Farkare, Pezake, Prezake, Shijakse, Kashars etj etj

 

Tushja me nje fjale paska dhe gurabije dhe facebook. smiley

Ca vendi shiten keto o nruja Verit?

ke shpija ime pra moooo

hani gurabije o popull hani... Zoti ua shtofte deshiren per to... hajini sa te jene te freskta...

Kjo gurabija me solli ne mend edhe vapikun tashi, arancatat, thanat, manat... smiley  eeeeeh.... shiten me mana ne Shqiperi? smiley

Norma per keto gurabije ishte 1800 cope per 13 leke ne dite.

1800 x 0,5 = 900 leke.

900 - 13 = 887 leke

15 kg miell x 5 leke = 75 leke

1 kg vaj 17.5

4 kg sheqer x 8 = 32 leke

furra me dru 10 lek

75 + 17.5 +32 + 10 = 134.5

134.5 + 13 paga ditore = 147.5

900 -147.5 = 752.5

752 leke

Ky eshte fitimi neto i pusht( etit) popullor nga norma ditore e nje puntori.

Lumo ulu ne vend se s'ja thekerke per llogari e as per tregeti...

sa te duash,  dergo adresen pra meqe te paska shku menja smiley

Shpk, behet gje te me dergosh dhe nje "karamele" te mbeshtjelle me kete lloj letre ambalazhi, bashke me karamelet Zana, nqs e nxe kutia? smiley

S'e di a ka te njejten shije si me pare, dhe kjo kryesisht ceshtje perceptimi, se atehere keto karamelet dhe gurabijet na dukeshin si te rena nga qielli.

P.S. Haj, se keni bere mungesa, dhe ti dhe Irisi. smiley

kur vdiq nje pape ne rome, babai im ma futi nje shpulle (e vetmja qe kam marre prej tij gjithe jeten time) se po priste me gjithe shpirt te vinte ne krye te kishes katolike papa vojtila. Kishte shume shprese i shkreti se do binte komunizmi po te vinte Vojtila... eh kishte pasur te drejte, ngordhi komunizmi, vdekshin komunistet, edhe pas vdekjes rrofte papa Vojtila...

kujtim i bukur ajo shpulle, me marken e radios iliria te italia due.

Kur rrija ne ballkon dhe beja karroca me kuzhinjeta...

 E di se cfare kupton.

 

Hehehe! 

E ke parasysh ti tashi? smiley

Ngaihere, m'lind deshira t'jem polic shqiptar ne behar!

Gjate sezonit turistik! smiley

Cdo vit, dita e fundit e shkolles...dhe dita e pare.

Vizitat cdo vere te gjyshja

Plazhi

'Pako' e Vitit te Ri

1 janari

Vizitat te rrobaqepjsa per fustan/fund/bluze/pallto etj te ri

Akulloret te dielen te kati i fundit i Pallatit te Kultures (me recel, ne kupa metalike)

 Kush e ma men, rrethin, ate lije qe kalamajat e asaj kohe bonin. merrnim nai disk biçiklete dhe i binim me rreth gjithe lagjes. Bonim gara midis çunave. ehehehe. Boheshim qull n'djerse, pluhun i gjalle, kepuce t'grisme, (ose gishta t'çame, kur ishim zbath)  dhe perfundimi, i e rrafme te mire prej nones... Eh ç'kujtime..................

 Hehe, me togez! 

Kishte ca qe e kishin rrethin e vogel me togez piperr!! smiley 

 

Cokollatat 80 lekshe me koken e Deas. M'e blinte mami sa here qe kishte ndonje arsye madhore, zakonisht ishin ato a 10 a 20 lek derisa edhe ato u zhduken nga qarkullimi smiley Edhe vendi ku bliheshin, te kryqezimi i Rruges se Barrikadave me Rrugen e Dibres te qoshja ishte nje bonboneri qe per disa vjet, ne vitrine kishte nje anije prej cokollate smiley. Disi me tutje ne rrugen qe dilte te sheshi, ngjitur me mapon, dhe para se te arrije te kendi i lodrave, ishte nje pasticeri ku bliheshin pastat e mia me te preferuara, ato 'piramide' smiley

muzeu i luftes... artikuj sjhkollore (kitarat 5000 leke), dhe i famshmi "Riparim corapesh" qe ma ka pru ne mend PF. Ne fund te rruges per te kinema partizani, nje piteri e paharrushme. Tek bonboneria qe thua ti u shiste nje vere deserti me emrin "Porto".

 Po samarpunusin, tek çezmja , midis shkolles" Ali Demi" dhe "1 Maji" a e ma men...

Po Mehdi hunderrin qe bote kos me tava, tek furri i lagjes..........., eh, kohe te bukura, s'kishim buke, hajshim simite.....lol

ueee samarpunuesi... tek berberi, omg... peshku eshte si hipnoze regressive!!!

 

 Emo, ky PF dora jon osht, se po m'duket ka zoni, sikur nuk o i mehalles tone, m'thuj i llaf se ja boj turijt pershesh.........................., ina t'for' ne............, sa t'kena Lulin e Daves, heeeee...

Eh jo, por esht mik i nerum n'alidem cdo kohe. Esht cun qendre PF-ja. Gjyshi i ktij ka nenshkru dokumentin e pavarsise - kaq mjafton per rrenjet.

Per PF-ne. po te them psh qe ka shkruar poezi ne kohet tashma oldie.

Ja nje, psh:

OPUS 341

Ka tërë ditën ky diell që përpiqet të perëndoje
duke u zvarrisur ngadalë nëpër qiell që nga mëngjesi
deri në mbrëmje. Ka tërë ditën.
E koha rrjedh papushim, si rëra në grykën e hollë të një
klesidre të vjetër;
nevoja e një dashurie ngrydhet në qiellin e palëvizshëm
si një zog i plagosur, si një lëmsh i përgjakur puplash
që përhapet në ajër
si një ëndërr që digjet në perëndim.
Dhe befas na bëhet fare e qartë se
cfarë deshi të thotë Galileu kur u ngrit, plak i vjeter
me gjunjët që i dhimbnin nga vitet
dhe shqiptoi: “Eppur si muove” përpara
atij gjyqi të tmerrshëm
me një buzëqeshje të hidhur në fytyrë.
Por tani dielli ka perënduar.
Katër luledielli të cmendura nuk dinë nga të vërtiten
në ajrin e vakët të mbrëmjes
dhe hëna pritet të ndricojë

Prill 1988

 

 Epo thashe una, se nuk e njofta kah zoni, nuk o prej nesh, por siç duket paska bo alenace te meçefet me ty......hahahahah lol

zgjidhi shoket me te mire nga vetja, ka qene nje llaf.

prit se mu kujtu nje muhabet i vjeter, po iu ankonte njeri te vellait per cunin e vet, qe vetem me ata "te liqte" me shoqerohet. Edhe ia priti ai vellai me i madh: "po valle a e qasin ata te miret?" smiley

smiley

 

Uee samarpunuesi me murin e lyme me gelqere te bardhe, pingul me rrugen. E kisha harru.

Zot i madh, po me dhimbset vetja... keta krieqitetaret (kryeqytetar, o kokqip!; gollum, gollum smiley) kur flasin keshtu, na e bejne perrallore fare. Andej nga anet tona, nje pale corape qe kishim i vishnim me rradhe, e lere me te kishte riparim corapesh... e (lere me, lere me, lere me)³ te kishte njeri besim te tille qe t'i linte corapet ne meshire te tjetrit.

sistem i poshter, qe s'na linte te degjonim Pussycat dolls dhe na mbyste qe ne mengjes me Tom Jones grin grin gras of houm.

Dialoget me nje merimange ne cepin e banjes se oborrit te shtepia e gjyshes. Synimi ishte t'i mbushej mendja te mos me sulmonte.

hahahaa, e kam provuar dhe une ate lloj terrori... 

not anymore,kam fituar imunitet prej merimanges dhe shoqeve te saja

 

Ligjerata mbi jeten smiley . Ke parasysh kur don te lidhesh miqesi me nje me te forte?

Kujtova se e kishe shoqe si te Charlotte's Web kur lexova "dialogje"... smiley

mbaj mend gjat piskut te vapes po hanim manaferra prane nje bunkeri. po qe perfekt nga njera an se hypje ne maje te bunkerit edhe ferrat i shtriheshin persiper.. pastaj vendosa te futem brenda ne bunker, por qe vendim jo shume i menduar. tak futem edhe direkt shtanga.. nga brenda ishte si nanje tempull indiana jones.. kishte gjithe ato ferra qe i futeshin sa andej ktej edhe i dilnin po andej prej dritareve edhe i vinte verdalle nga brenda.. e gjithe skena ishte shume e frikshme.. edhe me ty ne mes dukej sikur kishe nje kurore vdekjeje ne koke. une sleviza fare nje here.. se mendova ktu s'ja vlen te besh shume levizje te gabueshme. edhe levizja vetem syte per te skanuar vendin.. edhe kur filloi neperka duke levizur diku nje 40 cm fytyres sime.. lere me.. kur kam ndaluar duhet te kete qene nja 3klm me tutje... thash me vete te kam bere naften mu ne komunizem.

Une mbaj mend nje here qe u fsheha pas bufese, por pa m'u dukur kembet nga poshte - kjo do pak shpjegim, bufeja ishte ne kend dhe formonte nje trekendesh me murin dhe pakez pjese te dritares, une hipa ne parmak. Mami me kerkonte, i pushoi zemra te shkretes se ishim dhe ne kat te trete dhe kujtoi mos kisha bere ndonje te pabere. Kur e pashe qe tundi dynjane dola, dhe pas perqafimeve e puthjeve hengra dhe nje dacke nga im ate qe e mbaj mend dhe sot.

Megjithate, hobia ime kane qene orat (e tavolines), i hapja, i shifja se c'kishin brenda, si punonin, pse duheshin kurdisur, e pastaj tentoja t'i vendosja ashtu sic ishin, por pa sukses.

"Time of death?"

"I dunno, the clock is not working!"

Me te bukurat vec, kane qene pushimet e veres vit per vit ne Pogradec; vape jo, bukur po, koncerte sa te doje, sehir-mbajtje kur benin stervitje futbollistet nga kryeqyteti tek fusha e Staroves, priceless.

Paraditet ne vere ku luanin "shtepiash" duke bere fustane per kukullat dhe Pasditet ku e gjithe lagjia luante topa djegesi, koman-koman, vollejboll, doce kanoce, botash...dhe prinderit na shikonit nga ballkonet duke rrufitur kafe.

Ditet nga gjyshja qe kishte shtepi private, varavingot gjithe diten ne oborr, behesha qull duke vrapuer e duke perdorur zorren e ujit si shatervan... luaja e rrethuar nga limona e lulebore, dhe gjumi me i embel i drekes poshte hardhise...

kujtimi im favorit nga koha kur kam qene femije eshte kur neper blogjet shqiptare te asaj kohe botoheshin artikujt dhe pyetjet rusisht. tani vate e shkoi ajo kohe, i kemi vetem anglisht

Pa dyshiiiiiiiiiiiim (plus dy gishta lart) smiley

Jeta shume sociale ku te gjithe femijet e lagjes dilnim nga shpia thuajse ne te njejtin orar celsi i shtepise ne qafe ose tek kanatjerja , praplleqet e panumerta qe shkaktonim e vetem e vetem per te sajuar ndonje loje argetuese dhe kujtimi me i bukur ARANXHATA  e asaj kohe qe per mua coca cola eshte nje hic para saj smiley

Ene une vdissha per aranxhata, se akulloret nuk para i pelqeja... kishte shije te ndryshme, por me te vertete ishin me te mira se Koka Kola e sotme..

Udhetimet  ne prag vere me kosheret e bleteve  mbi Skode, per verim ne mal ... thumbimet e panumerta atje dhe luleshtrydhet ... Smile

Ok, nen nje kontroll te rrepte autocensure, sapo fshiva nje faqe te tere kujtimesh femijerie, ca te lumtura, ca te palumtura sepse per pak m'u duk sikur do ta dergoja tek strizzacervelli dhe druaja se do dilte ndonje qe te zbulonte neurozat e mia te fshehta. po duke qene se i shkruajta njehere, e pastaj i fshiva, u clirova ne njefare menyre... smiley

Tani, meqe jemi tek clirimet, kete nuk e mbaj dot, pavaresisht autocensures... E kshu, si te gjithe femijet, edhe une kam pas kenduar neper festivale, recitoja ne te gjitha gjerat e mundshme qe mund te organizoheshin, kam shkuar ne shume rrethe te shtepise se pionierit dhe nder keto, edhe ne violine. Duhet te kem qene diku ne klase te trete, kur erdhen, na bene provat me ato perplasjet e duarve dhe, si perfundim filluam dhe kursin. Qejf i madh, violina ne shtepi, mesimi i notave te para... Eh, nejse... pas ca kohesh, e lashe. Dhe qysh atehere, sic duket mekanizmi i fshirjes se gjerave te keqija qe punon ne menyre te persosur ne trurin tim, e fshiu dhe arsyen se pse e lashe violinen.

Gjate gjithe kesaj kohe, kur binte rasti e flisja per kete, thosha me vete (Justifikime, Ana, justifikime!) jo po ishte larg nga shtepia (shtepia e pionierit ka qene tek shtepia e Abaz Kupit), jo po kisha shkollen pasdite dhe provat beheshin po pasdite... shkurt muhabetit, edhe me veten time nuk arrija ta kujtoja se pse e kisha lene. deri kur....

deri kur, para ca muajsh, ne shtepi me time eme, me kishte kapur damari i pastrimit dhe me shkopin e shtupes ne dore, po mermerisja me vete. Sic ndodh ne kesi rastesh, qe mendja bredherin nga t'i doje e bardha zemer, me shkoi mendja tek violona. - O ma, - e pyes time eme, - pse e lashe une atehere violinen?

Ajo, qetesisht, sec po qepte, ulur ne divan, me syzet mbi hunde, pa i ngritur syte nga puna me te cilen po merrej:

- po s'kishe veshe muzike, prandaj!

Tani, pjesen tjeter, merreni me mend si te doni, po ju keshilloj, qe nese keni pasur te tilla iluzione femijerie, te mos i pyesni prinderit se pse e qysh e tek, se do mund te merrni nje perplasje te forte me realitetin, qe deri me tash, i ishit shmangur vullnetarisht.

E shikoni qe dhe mamate nuk ju njohin mire ndonjehere?! smileysmiley

 

Festimi i vitit te ri, eshte memorja me e mire. Im ate qe e therrte gjelin ne banjo, mamaja qe hapte 70-80 peta bakllavaje... dhe fiqte e thate qe nuk mungonin ne cdo tryeze... ah ato 2 dite ishin magjike....

nje nga kujtimet me mbreslenese kur isha femije, eshte dita e fundit e shkolles. 31 maj. e kam fjalen per shkollen fillore. po ate mbasdite ose diten e neserme, prinderit me blinin sandale te reja. ose sandalet e beharit.smiley

 Me kujtove sandalet - nje nga kujtimet me te bukura, kur mi blinin prinderit,per 1 majin kur isha e vogel smiley

Por kur luanim me cingla, top prej lecke ose me top llastiku 50 lekesh a ju kujtohet? Nganjehere gjenim ndonje bidon ne vend te topit!!  smiley

 Hahaha mua me kujtohet me pafka dhe litar smiley

Sa te bukur qe duken peshqit me kujtimet e femijerise smiley, ka lezet ne fakt kur kujton ato kohe, vertet ishte varferi por ishin te bukura, ose ngaqe nuk kthehen me na duken ne te bukura Big Grin

Mua me kujtohet kur ishim te vogla dhe kishim kuklla jo si keto barbit e sotme me floke dhe me fustane te bukura qe ke lezet te lozesh, por me ato kukllat lakuriq te medheja nqs gabohem ka qene 500 lekeshe, qerose...Edhe kishim nje shoqe ajo ishte pak me e kamur se ne te tjerat (ishte goca e kryetares )dhe ajo kishte nje kukull me floke bjonde te gjata dhe me syte qe leviznin me qerpike te gjate, gje me e bukur nuk kish. Sa here venim tek shtepia e saj per te lozur me kukulla ajo gjithmone na jepte ato pa floke. Ate me floke nuk na i linte as ta preknim me dore. - Mos e prekni me dore thoshte se me bertet mami mua. Ne aq inat e merrnim mamane e saj o zot. Ruanim kur ikte mamaja e saj ne ndonje vend qe ti preknim pak floket e bute te kuklles . Gjithmone ja kujtojme asaj shoqes sone tani kur takohemi kukllen "mos e prek". Big Grin

aroma e furres'Bimit te selvia,kush e ka pas shpin aty s'ka si mos ta kujtoj

Rruga e barrikadave,ne fund te saj piteria,me gjize ose kim(me shume qepe) dhe nuk e di a e mban mend njeri ate parfumerine te xingoni(pak a shume tek ushtari i panjohur) ah çfar arome kishte;pastaj plazhet,muzika italiane ,radio iliria etj etj

 mua gjithmone me shkon mendja te disa produkte  ushqimore, cilesore  dhe  teper te shijshme qe beheshin ate kohe ne Shqiperi.  p. sh  sardhelet konserve (te Vlores jo te Lezhes),  salçiçet, hallva e stambollit, buka panine apo simite me ate aromen e vecante, kompostua e pjeshkes, marmelata e fikutsmiley, apo ca embelsira qe shiteshin te pasticerite: vafer, zupa, tullbuma, kasata 20-çe me arra etj.    tani, te tilla prudukte i kam gjetur edhe ketej, po jo me ate shije si ato tonat dikur.....

p.s,   por   kujtoj me trishtim edhe oret  te tera   qe shpenzonim ne  rradhet e gjata per bulmet,  mish, apo vajguri etj. them me trishtim, sepse prindrit na hiqnin nga loja dhe na conin ne rradhe.smiley

ore pse ne anen e grave kishte gjithmone sherr te keto rradhat.smiley

Kristida, s'kishe gje tjeter per te kujtuar ti si nostalgjiste e shquar?

 E shquar jo e jo, biles dhe nostalgjike vetem me raste...po ca qe mbahen mend:

Mesimi i bicikletes - ku arrita te perplasesha disa here me shtyllat e portes se futbollit, te vetmet struktura metalike, sa te hante syri smiley

Kur mberrinte lata e druve - dhe s'isha ne shtepi per te ndihmuar ne ngjitje smiley

Kthimi nga manifestimi i Nje Majit ne rrebesh, mberritja ne shtepi me fytyren dhe floket te kthyer ne ngjyre jeshile ne blu, ngaqe shiu kishte rene mbi lulet dhe atyre ju kishte dale boja

Mesimi i pare i muzikes

1982 World Cup. I discover football! Still hate Paolo Rossi!

Premiera e 'Pallati 176'

 

 

 

 

 kujtimet e preferuara:

 - Karrocat me gozhineta
 - loja me gur (njeri gjuan i pari pastaj tjetri duhet t'ja neshi gurin) - hey a ka pasur n'donje emer kjo loj?
 - loja cic-mic (sidomos loja me tre guralec)
 - me mungon shum lastiku
 - pushimet verore ne fshat (si ne filmin "beni ecen vet" - dhe me bukur)
 - shetitjet per bajram dhe pashk, WOW fantatike
 - festimet qe ne femit benim per fit te ri - ne muj per para me fishekzjarre
 - me mungon shkolla fidhore
 - debora neper suka (hills) - hipshim ne maje, me nje celefon nen prapanic, dhe rrjeshiteshim post; mrrekulli

e kam lan shqiperin ne moshen 11 vjec, keshtu qe m'eshte keputur per gjysem "harmonia femirore"

ps. the weddings were fantastic, there was enough to eat and drink. back then the weddings were held in the garden, there was enough room to mess around; those places were when I would have a smoke, because they used to hand them out regardless of how old you are smiley and back where we lived, after the wedding everyone used to wrap up the left-overs and take them home (in 2011 it sounds sad, but back then ....)

--------

when we came to uk, my brother was 3 years old, I seen him grow up here with role models like 50 cent and eminem and I cant help but believe that my (our) childhood was WAY WAY better (even though there was nothing like the internet and the rest of it)

"those places were when I would have a smoke, because they used to hand them out regardless of how old you are..."

me ke shkri

Veza e pare e pules qe mbanim ne ballkon. U pi, ashtu e ngrohte e sapo dale nga pula.

 kjo eshte fantastiken, pula ne ballkon - ishte trendi atehere

Kur shkoja ne klase te pare shkollen e kishim rreth 10-15 minuta larg, me kembe kuptohet. Kisha nje shoqe shume te lezetshme qe tani me ngjan si personazh perrallash, ndonjehere nuk me besohet qe ishte e vertete (mbase edhe nuk ishte xhanem!) Gjate rruges per ne shkolle sajonte historira - kurre nuk me kane pelqyer trillimet me shume se asokohe. Ishte rreth 9 muaj me e madhe se une dhe i dukej vetja shume e madhe "ti nuk e mban mend por kur u tha nje here deti ishte qejf i madh. U futa dhe cfare nuk gjeta, nje cante plot me buzekuqe, manikyra, karfica, parfume e nje kapele kashte" me thoshte. Dhe une e nxisja qe te me tregonte me "te pademtuara fare? Ca ngjyre ishin manikyret, te kujt mendon se ishin?" E kshu vazhdonim...

si ju duket kjo per childhood memory

GJIROKASTËR- Tavani i njërës prej klasave të kopshtit "Shpresa Demaj" në lagjen "Zinxhira" të qytetit Gjirokastër është rrëzuar plotësisht. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Koha e rrëzimit të tavanit shihet si një fat i madh, pasi mund të kishte shkaktuar një tragjedi të vërtetë për vogëlushët që e frekuentojnë atë.

Gjendja e mjerueshme e godinës ka qenë shpeshherë apel i edukatoreve dhe prindërve, por asgjë nuk ka ndryshuar, pavarësisht premtimeve nga pushteti vendor për rikonstruksione.

Aktualisht është 3 numri i ambienteve që për shkak të degradimit janë jashtë funksionit, ndërsa vetëm dy klasa janë të përdorshme. Nuk është hera e parë që një ngjarje e tillë ndodh në këtë kopsht që frekuentohet nga rreth 90 fëmijë.

http://www.shekulli.com.al/2011/05/16/sh...

Une them se kemi kalu femijrine me te lumtur ne bote,duke luajtur te gjitha lojrat e mundshme

Ej cuna neser do hapim lojen me shpata e te gjitheve na kishe te strukthtaria e te shelgjet e qytetit per te pergadit shpatat e harqet.Fillonte loja me pulla dhe pantallonat i mberthenim me gjilpan kapse.Do shkojme te vjedhim kumulla apo rrush ne ferme.Ka ardh zetori me bostan t'u furnizu zarzavatet hajde mos vjedhim naj kokerr.Do ikim te lujm futboll me lagjen e filanit.Neser ne oren 9 do ikim ne lum dhe kthimi ishte ne 6.30- 7 masdite.Rrasa vija,kusar polic,pakica shpeton,shkopa cingla,me litar,volejboll,komand etj.

Sot i ke kalamjt t'u vu skedina e t'u luj play station

kur babi na sillte yje deti nga thellesia; kur shtepia mbushej plot me njerez; kur mami kthehej nga sherbimi; kur gjyshi & gjyshja merrnin pensionin - gjyshja na jepte 5 leke, gjyshi 10, proporcionalisht me pensionet, e gjyshes per ingranazh, e gjyshit per paste sy, kur s'ishte sezon akulloresh dhe arrancatash; kur vinte marsi dhe vishnim fundet e basmes; kur vinte 28 dhjetori dhe pushimet e dimrit; e diela dhe filmat e drekes; historite e gjyshit me greke me fustanella (nga i kishte gjet keto), partizane dhe barrikada; kujtimet e gjyshes me pogradecin, strugen, shkodren; kujtimet e babit kur ndertohej liqeni artificial dhe parku rinia, pastaj larjet e tij ne kir, stervitjet me unaza (babi me dukej kampion); zhurma karakteristike qe bente gjyshja kur calonte, ndienja e sigurise qe ajo ishte ne shtepi; librat (luledelja - libri im i pare, seria e xhim kopses, 2 vjet pushime, 12 bemat e herkulit, eposi i kreshnikeve - falemnderit gazmend leka dhe me fal qe e kisha harruar kete kontribut, eskili, sofokliu dhe euripidi per femije, 1001 netet, peralla te mocme shqiptare, feniksi dhe qilimi fluturues, zemra, pese femijet dhe xhuxhi i reres, ne mos neser, pasneser, zerdelia, zekthi, tentativat e para shkaterruese per te lexuar shekspirin, po futem ne adoleshence tani, po ndaloj); ballkoni dhe deshira per te qene e rritur si cunat qe shihja perballe, e per te bere muhabet me ta si e barabarte hahaha.

smiley

i vetmi trofe qe mbaj mend eshte shija e kumbullave te vjedhura ne bacen e komshiut (pjetri e ka thene me lart)

spiritus, halla e tim eti ka pasur nje peme kumbulle te madhe e te bukur (edhe nje peme limoni jeshil shume aromatike, edhe nje qen te stermadh e zhurmemadh qe na ngazellente nga frika ne femijeve), diku prapa ministrise se jashtme. koha do te kete qene si tani, ndoshta fillimmaj, kemi ngene kumbulla gjithe mengjesin e jemi palosur nga dhimbje e barkut gjithe mbasditen, kater fajtore te vegjel, por kishte kaq shume lezet te semureshe ashtu bashkarisht ne sfide ndaj paralajmerimeve.

tek e njejta halle kam pare si pulat mund te hanin njera-tjetren. s'e di ne i kishin lene pa buke. aty e kuptova qe nje chicken eat chicken world ishte shume e shemtuar.

trop kto te tuat jane kujtime qytetese (dhe te qyteteruara smiley ) kurse kujtimet e mija jane te nje fshtari te vogel qe gjithe veres ne pikun e vapes zderhallej me llastiqe poshte pemeve dhe ushqimin e pamjaftueshem e kompesonim me bujarine e fruteve te natyres smiley e te tjera, e te tjera ...

spiritus, ndaj zderhalljes tende ne natyre une kam lojrat me top e me gura mbi beton, me vjen me shume keq per veten smiley

 

Eh, dasmat ne oborret e shtepive! Me kujtohet nje here, kam qene 5 a 6 vjece dhe martohej cupa e nje kusheriri te gjyshit ne nje fshat te Kolonjes e sipas zakonit, njerezit e aferm vinin nja dy dite perpara te shtunes. Keshtu shkuam me gjyshen e gjyshin (ndjese pacin) edhe tere te premten nga nje vizite ne tjetren se im gjysh kishte gjysmen e fshatit kusheri aty. Keta e kishin zakon te te qerasnin me mjalte me arra e ta nxirrnin me tabaka ne ato pjatat prej qelqi qe perdoreshin per embelsira. Kemi vajtur mbase ne nja 10-12 shtepi dhe ato grate te benin “rezil” po mos e mbaroje c’te jepnin ne pjate, te vinin edhe ne seder, “po se mbarove te tere, teta Filanka merzitet pastaj.” Mund te kem ngrene mbi nje kile mjalte me arra e pastaj filloi organizmi nje proteste qe c’te te them, po e nxirrte mjaltin jashte nga te mundej. Pa ky fshati i tim gjyshi ishte ne mal e nuk ngjiteshin makinat, keshtu qe atehere kam hipur edhe per here te pare ne kale, me nenen e gjyshin e ca te tjere qe vinin pas me kembe deri ne Qafezez, pastaj hipem ne nje nga ato kamionet me karroceri qe sapo kishte shkarkuar dru e ishte tere bluashka e mezi perfunduam ne spital te Ersekes. Si perfundim, une dhe gjyshja e kaluam te shtunen e darkes ne spital e u kthyem ne fshat vetem te dielen kur percillej nusja.He se m’u kujtua… sa here bente ndonje 'sebep' kjo dega kolonjare e familjes, nje xhaxha i mamit ja merrte nje kenge (jo te shtruar):“Kolonje, e bukur Kolonje,more, c’i bere burrat qe pate…”E di ndonjeri ose ka ndonje link per kete kenge se e kam kerkuar po s’e kam gjetur dot ne Interenet.

 Me mungojne te shtunat kur im ate me çonte ne kinema te shihja Raj Kapoor. Me ka marre malli per kopshtin nr.10 ne Vlore, per edukatore Diturine, per Blerten dhe Valbonen qe i puthja perdite ne buze. Me ka marre malli per pastrimin e oborrit te pallatit cdo te diel, per buken me vaj e me sheqer, per Yç-in (loje), per aranxhatat me kaçole te verdhe, per hashuren fantastike me kanelle persiper (kryeveper), per topin me pika 250 leksh. Me mungon vajtja me shoket nga pylli i Sodes per te gjetur nje dege te mire per llastiqet dhe per karrocat me kushineta. Me ka marre malli per kalamajte e shkalles sime qe mblidheshin cdo te diel tek shtepia ime per teatrin e kukullave se kisha televizor me ngjyra. Me ka marre malli per bostanin ne breg te detit ne Shengjin qe rrija e ruaja si te ish thesar. Me ka marre malli per "Marashin e vogel", "Mimikakliun", per librin "Qypi me florinj", per Xha Barken dhe Tagadane. Me mungon gjeli i detit qe cdo vit shetisja per nja 2-3 jave e qe e vija te ndeshej me gjelat e tjere. Me ka marre malli per çumçakizat Turbo dhe per cokollaten Hilal. Me ka marre malli per letrat qe beja me kutite e sardeleve. Me ka marre malli per sherret me cunat e lagjeve te tjera. Me mungojne radiomarreset prej balte dhe plastelina shumengjyreshe. Me ka marre malli per vijen e kuqe qe benim tek fletoret, per veshjen e librave me kopertine dhe emrin tim siper tyre. Me ka marre malli per sandalet veshur me çorape, per aparatin fotografik bardhe e zi qe kisha ne shtepi, per makinen me kurdisje dhe per atletet Zita smiley

 

Ajo qe me teper me mungon, eshte çiltersia dhe vlera e raporteve njerezore te asaj kohe. E donim shoqerine pa interes, paster, si t'i kishim vellezer, çuna e goca pa dallim. Nje send i vogel, a nje ngjarje e veçante per botekuptimin tone, behej ceshtje e javes dhe e diskutonim pafundesisht. Kenaqeshim vertet, me pak ose shume pak, por me plot zemer...

Loja me  Pulla dhe sfera (kopsa xhaketash dhe sfera kushinetash)

Aranxhatat (Coca Colat Shqiptare)

Pasta Akulli

Karrocat me kushineta(te cilat i benim vete)

 

Dje m'u kujtua meqe kane dale gjoja ne mode: deshiren mbytese per te patur sandale llastiku me vrima. Im ate ishte kunder plastikes ne kembe. Kishte te drejte i ziu, por une vdisja te isha si kalamajte e tjere smiley .

Sandalle meshine me "gome peshku"?(Gome te bardhe)...Ato i ruanim per dite te mire si ajo e 1Majit...Mos harroni koleksjonet e letrave te camcakezit smiley

kurse une kisha fiksim te kisha nje cante shkolle vetem me doreze dore, si e madhe medemek. sh i kam pas urryer ato cantat qe mbaheshin ne kurriz. edhe kur perpiqeshe t'i mbaje ne dore te ngaterroheshin rripat neper kembe.

u po, edhe piprat e gjelat e sheqerit, molle e ndalume dhe ato, se ishin te bera ne privat, te pakontrollume medemek! " i bejne me peshtyme ato!", e me terhiqnin te vazhdoja rrugen. me blinin nga ata kallamat e bardhe me viza te kuqe qe beheshin ne shtet, po mua mendja me rrinte tek piprat ngjyre pink. nejse, ne tetevjecare farave te lulediellit u luajta fene, pavaresisht se me thonin se i urinonte miu. smiley

dikush foli per pula ne ballkon.... ah, mos ma kujtoni se me mbushen syte me lot . e vetmja kafshe qe me kane lene te mbaja. eksperience e pashlyeshme. s'e di, a ish e vecante ajo pula jone, po mua s'me eshte dukur asnjehere budallaqe. eh!

 C'fare gallate! Une kam pasur fiksim te kunderten, dmth qe te kisha nje cante qe mbahej ne kurriz, se mbaja edhe libra muzike e 500 gjera neper duar...nuk m'a blene qe nuk m'a blene sepse kishin frike se me shtremberohej kurrizi, gjithe kohen me cante ne dore mbeta! smiley

Mos me thuj qe tani ke nje krah me te gjate! smiley

 Jo, ne doren tjeter kisha violinen. Librat e solfezhit nen sqetull, ato te violines (se ishin me format qe nuk i nxinte canta) ne nje qese. Eh, c'kam hequr!

Te kuptoj. Une me te keqen e kam heq ne universitet. Ne njerin krah tubat me vizatime, ne tjetrin lap topin, ne kurriz librat (te ilustruar dhe shume te rende)...

Shtoji kesaj edhe varavingot nga klasa ne klase, nga klasat ne bibioteke, nga bilbiloteka tek printimi apo fotokopja e pastaj tek metroja...

Por e di cfare?!

I kujtoj me mall ato kohe!

Dhe ja, ketu me ne je perseri. Cfare uejst of enerxhi. dont ju think?

PS: "ma", Kris, jo "m'a"/// smiley

 Ah, po ajo ishte nje nga gjerat qe ultimately, me solli ketu  dhe qe ku dihet se ku do me coje ne te ardhmen Big Grin Flutura perplas krahet ketu, ne Pekin bie shi, tha smiley

By the way, faleminderit per fjalen e mire, i shkoi ne vesh me duket se sot nga shi gjithe diten qe flitej, ka dale pak dielli..oups...iku prape...eh c'ti besh!

Ajo puna e diellit nuk varej nga une pra. ti duhej te kishe mbajtur ate momentumin kur the ato fjale. nese do me te vertete nderhyrje sepse humbe momentumin, nuk eshte gje e madhe. hajt, diell per toronton. po duhet ta hedhim dikur tjeter tani... t'ja ngopim seatlit apo vankuverit??? smiley

sa per rikthimin, e pata fjalen qe sado ta mbash me vete dhe te ngarkohesh me violinera dhe tonelata solfezhesh, ja qe ketu me ne je tani, perseri... nothing's changed, actually, dhe globit tone as iu rrit e as iu ul pesha smiley shaka Kris. smiley

prit, se s'ke vujt vetem ti kristida!

une kam pas fizarmonike... smiley

u lehtesova sh kur e lashe, ne te gjitha kuptimet.

i hyra asajj rruge vetem per hater te shoqnise,  qe t'i kisha ne nje klase (qe per dreq qelloi klase muzike). puna eshte se ato shoqet e mia i binin mandolines per vete.... sa dede' qe kam qene!!

Peshku i kuq i akuariumit, qe hengri dy cironka te gjelbra qe i kisha kapur me kavanoz tek Liqeni dhe kafazi bosh i kanarines qe te mite s'pranuan e s'pranuan ta merrnin ne shtepi.

Po ti qe e vogel e ke pasur peshkun komunist?! Kot nuk tha Sudja (apo Ajnshtajni?) qe s'ka rstesira ne bote. smiley

P.S. Kristida, meqe te vika dorjesh na luaj nje koncert per numerim e violine sa te dale rezultati. smiley

shokimi im i pare nga eksperienca me kafshet: pula ime vdiste per kak njeriu!!

pavaresisht se prinderit me thane, qe kshu e kane ato, kujdes kur e nxjerr te kullose, prap edhe tani kur e mendoj tronditem. smiley

Kurse per mua, kur pashe nje rosak nga ata bukuroshet me koken jeshile zhizhink, qe i kishte hipur siper nje rose te bardhe bore dhe i cukiste koken. une, duke me ardh keq per rosen e vogel, perpiqesha si e si qe ta largoja, por dhe shume s'ma mbante te afrohesha.

Nusja e xhajes tim, qe po kalonte aty, me thote "Mos i luaj, se po e shkel!"

Po, pra, prandaj, rosa po e shkel rosen, gjynaf!

Ajo u shkri gazit dhe me thote "po e shkel se do beje ca rika te vogla!"

sa e kam vrare mendjen atehere, se si mund te dilnin rikat e vogla, kur nje rose shkelte rosen tjeter. Po s'ma shpjegonte njeri, per qamet! Dhe sa vone, e kuptova ku rrifte muhabeti. smiley

 

ohu, sa gjera na kane lene kshu si pezull.

shihja reklamen lines tek italiani e s'e kupoja per qamet c'ishin, jo per gje po gjithe reklama fiksohej tek syte. pyesja mamin, mblidhte supet. smiley

Ta shënoj edhe unë emrin tek muri i kujtimeve...

Të bukura kanë qënë vajtjet me gjyshërit nëpër shtëpitë e pushimeve Vlorë dhe Pogradec. Në Vlorë jam shpuar keq me një kaktus të çelur, por pamja e Karaburunit në mëngjes, që më krijonte përshtypjen e një elefanti, s'kishte të krahasuar. Në Pogradec pastaj s'kishte më bukur, sidomos Driloni dhe Tushemishti, me ato peshqit kudo. Kur jemi kthyer nga Vlora e gjetëm Tiranën në flakë dhe më bëri shumë përshtypje qëndra me njerëz të shpërndarë dhe ne me kamion apo autobuz që kalonim mes makinave që digjeshin. Kjo vazhdoi me porositë e prindërve për të lozur por për të mos u larguar nga lagjia, ku gjithsesi kishte rrezik të të kapte Llonza për flokësh (Thëllënza për gjatë, budallaqja e lagjes). Edhe lagjia ka qënë gjë më vete, një shesh me pemë të larta akaciesh që i thonim 'fusha', me një si ledh të ngritur menjëanë me trëndafila dhe mimoza. Sot akaciet janë zëvendësuar me një kabinë elektrike dhe trëndafilat e mimozat janë bërë trekatësh pa leje.

Kam shkuar edhe disa herë në fshatrat e Dibrës, te një mik i fisit të gjyshit, ku i kam hipur kalit, më ka ndjekur qeni, kam provuar mëlçia të skuqura mbi shporet dhe ujë pusi, dhe nuk kam marrë vesh asgjë çfarë flitej, por as në qytet nuk është se merrej vesh gjë smiley

Në Ersekë kemi ndenjur nja dy javë duke gjuajtur kërpudha nëpër pyll dhe arra nëpër pemë. Aty mbaj mend edhe dasmën e parë dhe kur kam parë fotot tani vonë më është dukur si kohë e harruar.

Sa për vitet e para adoleshencës, AlbanoiD më kujtoi shumë gjëra të ngjashme me të miat (duhet të jemi moshatar&eumlsmiley. Do shtoja që mblidheshim si çuna diku në një tarracë pranë "Ndërmarrjes", sot është Drejtoria e Policisë Ndërtimore, dhe shihnim të vetmen revistë porno soft-core në qarkullim brenda lagjes.

Kujtime të shpërndara pastaj, xhirot me numër me skateboard-in e kushëririt, këneta dhe mbeturinat e spitalit kur jetonim tek parafabrikatet e Laprakës, librat në qese kur shkonim në shkollë andej nga '98, kasetat që merrte një shoku ynë si më trimi me qera smiley, tharjet e Liqenit Artificial që të gënjente dhe të zhyste në llucë deri në gju... gjithë ato gjëra që bëjnë një fëmijëri të viteve '90 shkurt smiley

femijeri te q*fsha beni ecen vete.. po hic o luaj me gure e tulla si makina hap vryma ne toke si garazhe vidh rrush e fiq. leshimet me magje ne bore ose leshutjet me vrap neper dysheza ui ui ui si shofer me duart hapur sikur mbaje timonin, dhe canta ne shpine me libra. karrocat me guzhinjeta, qe mu be nje faqe e bythes njehere sikur ma kishte ngrene njeri me lime. te shkurtrat me gjithe sandalet e reja per lesh. qe na rra njehere nje shok ne ferra se s'i zune frenat (gjoja i kish vene frena te pasme si teknik lol ne e prisnim poshte te vendi i ndalimit ai e kaloi si kopetent dhe direkt shtize e ne ferra e beri si gufe.. e s'dilte dot pastaj se e kishin mberthyer drizat..

po vajtjet ne lum qe lepur, do per larje do per peshq, dhe shplarja me uje burimi pastaj per efect shmangie druri, qe kur te gervishte plaku krahun mos te mbetej shenje. po me llastika (bera nje pale llastika bojehiri te papara fare) per zoq e klico me kllapa (ato me tel te veshur, qe i kam futur nje plaku nje ne tulle e me ka ndjekur si skenderi i varfer turqit) pellumbat (qe mi griu semundja dhe ca i dhashe nga microbi qe zune kuvlite. kishim ca kemblesh me kaco kurrore te papare dhe nje cift hundderrash, po nje i kuq gjysem hundderr gushbardhe qe bente perplasje te papara e klico te cmendura dhe nje femer teke qe behej pike ne xhiro. qe solitare komplet po me terhiqte nga hera nga nje mashkull te botes. ca bote, ketyre te lagjes dhe ua leshoja prape pastaj) po qente qe mbanim, lesi i varfer me blecon qe na e varen te koshi i tabels, kasollet qe benim.. po hipjet ne peme kot per qejf, po sherret mundje direkt, i kapuri nga koka dhe direkt pengu ne sekond pastaj ose ndonje tiro ne bresheri lol sic jepnim dhe mernim po ashtu edhe s'mbanim meri. jojrat luftrash, lojrat nga me shpata lagje lagje dhe me gure, ose topa gropa haha po loja me gjyle me pulla ne balte, qe na behej gishti tregus si gisht muratori, pullat pafidhe dhe sterce ato kaucuku, se ku gjeti nje gjyle si gjyle topi nje i lagjes na i griu te tera kerma ne fillim sa i morem doren. po me pulla poste te jashtme e te vendit.. e vari lesht tani qe po me kujtohen.. vajtjet ne kamp ne durres (qe nje kinge, capkene vajza e atij a asaj kujdestarit te durrsakeve e kisha qejf po i beja kot nevrikun. mosha, e kishim mendjen vetm not e te venim per boce pishe, ue po ndjekja e kujdestarit tone qe shtypte presoren hahhaa). po ajo tere gocat kur te rriteshin donin te beheshin mesuese kurse ne te tere shofera... p*ck e mizes! po favoritet ne dore nga mesuesja ose ndonje peshim nga veshet nga nje presor super *ar haha.. e..
po maleve me kembe me shoket, pikniqet me salcice dhe shishqebape te bera vete. bari me gomar me dhi e dhen, po Sadami more ue ue ue. Sadam tigri (qe lufta ne irak atehere ja vuri kushua emrin) qe gomari qe u ble te arrixhinjte. ja jepte patatja e ndalonte ne mes te rruges ngarkuar e s'leviste me q*ire shkerdhaten. more kape e bjer ku leviste Sadami varfer nga istikami. hidhte themelet e s'citej nga vendi me *ire nenen deri sa ja jepte truri vete te levizte pastaj (e griu bisha ne fund atyre kodrave). po ndjekjet e rrojeve ne dardhe, ne misra.. e,, do liber o babam te thuhen te tera...

Mu m’kujtohet kur Nondaja fliste n’Skype me Xhirin. Çer gallate ! Nuk kishte hy hala interneti n’Shqipni, po Nondaja ka pas qene shumë përpara. Lexote teoritë e Ajshtajnit tu përzi mhualebinë, ene nuk bote as i kokërr n’mhualebi.

Nji dite, Landi Xhejes i ra me top murit qi ndate oborrin tonë me oborrin e Xhirit, aq fort sa u bo nji brimë e modhe sa nji tepsi, në mes të murit. Sa e pa Nondaja, tho : « Nishti s’kom për ti ra qark e qark për t’shku me pa Xhirin. Kom për t’fol n’Skype. » Mori karriken, i vuni nji xhilte, ene u ul përballë Xhirit. Ene Xhiri ka nohija qetër vuni karriken, vuni jestikun ene ja nisi muhabetit me Nondajen.

Kaiherë, Nondaja m’thrriste : Artur ! (Nondaja nuk më thrriste asihere Turi apo Turo). Artur !!! hec rregulloje i here se e shof Xhirin turbullt. Shkojsha una, shifsha ka Xhiri : bukuri. Masanej shifsha ka Nondaja.

- O Nondaje ! po ti ke harru me vu gjyslyket mi gru ! Skajpi nuk të rregullo sytë !

- Uuu, m’u bofsh kurbon ! S’di ti me e rregullu ene më përmen gjyslykët !

Po ene kjo historia e Skajpit nuk zgjati shumë. Komshit e tjerë e kishin pa Nondajen dhe shkunë ene e spiununë n’polici. Kishin thonë qi Nondaja përdor mjete të sofistikuara, të ardhura nga jasht për të komunikuar me armiqtë. E keqja ishte se Xhiri e kishte biografinë blozë. Nondajen e dënunë 8 vjet për agjitacion e propagandë. Agjente e imperializmit amerikan, revizionistëve sovjetikë, shovinistëve grekë ene izraelitve me qi i gjetën librin e Anshtajnit…

Ka qenë gallatë ! M’kujtohet qi kur doli nga burgu, Nondaja filloi me fotokopju petët e byrekut se s’kishte fuqi me i tërholl.

Ehhhh, quelle époque ! Quelle époque épique!!!

 >>

Nondaja filloi me fotokopju petët e byrekut se s’kishte fuqi me i tërholl.

ueee, quelle femme fantastique, quelle solution epique!!!!

 

Ka qenë gallatë ! M’kujtohet qi kur doli nga burgu, Nondaja filloi me fotokopju petët e byrekut se s’kishte fuqi me i tërholl.

T´shqyfte Shabon Memia ty jarebi! smiley

Po pse na tremni me kafshë të egra sa herë qi flasim per Nondajen ? Z'guxo robi me tregu t'vertetën...

jo vetm t´egra po ene t´shemtuta. Nuk ka pas tregu nonji gjo nondaja per gogolin?

 Kam harruar te shtoj tek postimi im i perpara disa diteve, qe nje nga gjerat per te cilat me ka marre malli me shume, eshte te bluaj kafene smiley

Ata mullinjte verdhacuke sa te lezetshem kane qene. Rrija 30 min verr-verr dhe kenaqesha pafund kur e bluaja te gjithen. Ehhh...

Eh! Mua me ka marre malli per ato ariancatat 5 lekeshe ...kur studioja andej nga viti i 3-te ..me hipi   nje neps i papare per arianciatat e para ,po ku ti gjeja ...me iku truri fare  dhe me zgjati ca kohe kjo situate .....eh ,c'kam heq per t'a haruar ! smiley

Venus, holloje Fanta-n me uje dhe ke per te pas te njejtin efekt. smiley

seriozisht e ke ?! smiley  po jo mo ,se ajo kishte ngjyre tjeter ,si te kuqe ....te me kishe thene shurrup trendafili  dhe i afroheshe .....puuuuuu,c'ma cuan mendjen prape ,se m'u kujtuan dhe kur i nxirrte nga akulli shitesja dhe ato nxirrnin avull...............Do ju dencoj ,qe me kujtuat arianciatat dhe s'kam ku ti gjeje smiley

Aranciata ishte e verdhe dhe me shije portokalli. Pastaj kishte edhe nje pije tjeter freskuese (tip Coca-Cola e hollume), ngjyre e kuqe e erret.

Provoje nje here me hollim se ndoshta i afrohesh. smiley

Po jo mo Ols se po e ngaterron,arancata ka qene ngjyre te kuqe te erret.

Mbase Brad. Por mbaj mend qe kane qene dy tipe pijesh freskuese. Njona e verdhe e tjetra e kuqe.

Tani, i bie qe arancata (aranciata - arancio - portokall - portokallate) te kete qene e verdhe.

Por ca s'ben vaki me gjuhen tone pellazge. smiley

 Aranxhata ishte e verdhe dhe kish shije portokalleje. Te pakten ne Vlore keshtu i shisnin. Te kuqe s'kam pare une... mos je e epokes se AMITA-s ti venus? smiley

Ne Tirane kishte edhe te kuqe. Tip Coca-Cola e hollume me uje.

ato ishin 10 lekesh ,me fruta  ,lurse keto te kuqet ,ishin 5 leke

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).