“Taçi Oil” blen 100 milionë euro “Sheraton”

Për herë të parë një kompani shqiptare do të ketë në administrimin e saj një prej hoteleve më të njohur. Kompania “Taçi Oil” ka përfunduar blerjen e 100 për qind të aksioneve të hotel “Sheraton” në Tiranë. Në një prononcim për gazetën “Panorama”, presidenti i kësaj kompanie, Rezart Taçi, ka zbardhur detajet e kësaj marrëveshjeje.

Marrëveshja
Kompania “Taçi Oil” ka ofruar plot 100 milionë euro për blerjen e hotelit “Sheraton” në Tiranë. Sipas presidentit të kompanisë “Taçi Oil”, brenda një afati të shkurtër kohor kompania që ai drejton do të investojë gati 20 milionë euro, në mënyrë që “Sheraton” të jetë një hotel me shtatë yje. “Për herë të parë ne po investojmë në fushën e hotelerisë. Ne kemi nënshkruar marrëveshjen prej 100 milionë eurosh për blerjen e 100 për qind të aksioneve të hotel ‘Sheraton’. Ne kemi në plan të investojmë plot 20 milionë euro në këtë hotel, në mënyrë që hotel ‘Sheraton’ të ofrojë një shërbim akoma dhe më cilësor se tani. Ne synojmë të arrijmë një standard edhe më të mirë menaxhimi për ta kthyer hotel ‘Sheraton’ në një prej hoteleve më të mirë në Ballkan”, tha ai. Falë investimeve që kompania “Taçi Oil” ka planifikuar të kryejë, ky hotel nuk do të ketë më pesë yje, por shtatë. Kjo do të thotë se hotel “Sheraton” në Tiranë do të jetë i vetmi hotel në Ballkan që do të mbajë shtatë yje. “Ne synojmë që të kemi të vetmin hotel në Ballkan me shtatë yje”, tha Taçi. Por edhe pse hotel “Sheraton” nuk do të jetë më pronë e grupit “Al Kharaf”, ky hotel do të vazhdojë të jetë pjesë e rrjetit “Sheraton”. E thënë ndryshe, “Taçi Oil” do të jetë e vetmja kompani shqiptare që do të përfaqësojë një emër të njohur në fushën e hotelerisë.

Projektet
Kompania “Taç Oil” së shpejti do të jetë prezent edhe në tregun bankar në vend. “Sapo kemi përfunduar blerjen e një banke. Aktualisht janë në përfundim e sipër edhe procedurat ligjore për mbylljen e kësaj blerje”, u shpreh ai. Madje, sipas tij, duke qenë se ata vetë vijnë nga fusha e biznesit, me blerjen e kësaj banke ata do të ofrojnë kushte më të mira për sipërmarrësit që do të jenë klientë të kësaj banke.

ARMO, 80 milionë USD investime
“Taçi Oil” si pjesë e konsorciumit “Anika Enterprises Rafinery of Texas&Mercuria Energy group” ka fituar tenderin ndërkombëtar për blerjen e rafinerisë së naftës ARMO. Sipas presidentit të kompanisë “Taçi Oil”, vitin e parë ata kanë planifikuar të investojnë 80 milionë dollarë, nga ku 40 milionë dollarë do të investohen për ambientin dhe pjesa tjetër për përmirësimin dhe arritjen e standardeve evropiane në nënproduktet e naftës. Me përfundimin e këtij procesi, konsumatorët shqiptarë do të kenë mundësi që të blejnë karburant cilësor, por mbi të gjitha me çmim më të ulët. Në tenderin e zhvilluar në maj të 2008-ës, ky konsorcium ofroi 125 milionë euro për blerjen e ARMO-s. Përveç kësaj, konsorciumi fitues do të investojë dhe 240.5 milionë euro brenda katër viteve.

100 milione euro është shuma që kompania “Taçi Oil” ka ofruar për blerjen e hotel “Sheraton” në Tiranë. Brenda një kohe të shkurtër kjo kompani do të investojë edhe 20 milionë euro

80 milione USD do të investohen vitin e parë në rafinerinë e naftës ARMO. Rreth 40 milionë USD do investohen për përmirësimin dhe arritjen e standardeve evropiane në nënproduktet e naftës

Hoteli
Hotel “Sheraton” është i pari dhe i vetmi hotel që njihet ndërkombëtarisht me 5 yje. Hoteli gjendet në zemër të Tiranës, brenda një kompleksi biznesi, tregtimi dhe zbavitjeje, fare pranë shumë bizneseve dhe ambasadave. Hoteli ka një total prej 151 dhomash, duke përfshirë edhe 56 suita dhe katet e dy kullave.

47 Komente

Opo kur u be ky Lushnjari kaq i forte ? Nejse, bravo i qofte, se avash-avash po behet njeriu me i pasur ne Shqiperi

Pse Lushnjare eshte ky Taci?  o daku, keto jane leket e Durres - Kukes qe vodhi Luli vocerr.

 

 

hahhahahahaha Kjo eshte Krahu i PD, Qe po shtrin institucionet, edhe po pastron parate e saja. Se Edi Rama, kishte Hotel Tiranet me ane te Koco Kokdhimes, Sala paska marre Sheratonin me kete Tacin.

 

 

Une si demokrat qe jam, me behet qejfi, se te gjitha keto investime, ne pikat Kyce, tregojne qe do te jemi ne pushtet edhe per 4 vjet te tjera.

 

 

 

Ec Taci Oil, ec Sali Berisha, e thone pastaj qe ti sje demokrat, Ti je kapitalisti me i madh qe ka Shqiperia, kuptohet pas Fatos Nanos, se ti e ke vetem  per te tjeret Demokracine, kurse per vete nuk e shijon jeten fare. hahhahahha

Lajm i frikshem !

...epo kushedi kush fshihet prapa Ushnjarit, se edhe gjethet e plepave te rrugeve te mblidheshin per keto vjet nuk do te beheshin ato qindra milione euro qe te meren mende kur i digjon... Aty pari lexova per pasurite e deputetit Tome Gjoshit dhe asnje koment ne te;  sukseset e individeve nuk jane suksese te rasteseshme te kapitalizmit shqiptar, kundermojne.... 

Para dy vjetesh, vija re se firma TACI kishte cmimet me te uleta,

te karburanteve, por per nje PIENO (full),

paguaja me teper se diku tjeter.

CUDI shqiptare..............

Te vidhnin ne karburant. Paguan per 1 lt, po te mbushnin me pak se 1 lt.

si ka mundesi qe ky tipi paska pasur ose me mire ka rreth 250 milione  euro likuiditet qe te bleje keshtu fet e fet?? Me karburant??? Nuk ma ha mendja se po ti kishte ai do ti kishin edhe kompanite e tjera te medha te karburanteve!! Shume cudi!! pervec ketyre paska akoma likuiditet e do te bleje dhe nje banke private qe ma ha mendja do jete Credins.

Ka te pasur ne shqiperi qe kane kapitale me vlera aq te medha po likuiditet!! Vetem malli te jep likuiditet te tille.

 Une nuk e njof kete pronarin e OLI, por kam degjuar ketu se bashkpunon me nje firme amerikane. Se sa % ka ky dhe sa amerikani, ne ter kete afere, m'duket se kete pyetje duhet t'ja bejne gazetaret. A do e bleje hotelin me para te thata apo nepermjet aseteve te firmes ARMO, kjo nuk dihet. 

Nje lajm nga hoteleria belge qe sapo e ndigjova sot tek lajmet;

"Sektori i hotelerise ne vendin tone po perballet kete vit me nje krize te frikshme. Shum hotele kete muaj kane shenuar piken me te ulet ne historine e tyre, persa i perket numrit te klienteve. Mendohet se shum punonjes mund te dalin pa pune per shkak te krizes..." etj. 

 

Ndoshta ne Shqiperi, mund te mos kete krize kete vit persa i perket turizmit. 

Pse mer shoku, akoma nuk e kupton ti, sesi funksionon bussinesi ne shqiperi. Nuk e ka blere Hotelin ai per ti nxjerrur leket nga Hoteli, se i thone 100 milion euro?? ai kete bussines e mbeshtet , prapaive politike, me Armon, etj etj etj, edhe me bake qe do te blenka.

 

Vetem malli te jep likuiditet te tille

 

Nuk eshte e vertet, as malli sti jep aq shume likuiditet. Amerikane skane asnje gje, me sa di une, Do te kene ndonje pergjindje kot, sa me thene.Edhe aty pas do te jete Fasllici tek perqindja amerikaneve.

 

Eshte si puna Gazete Shekulli, ajo shitet 200 leke, nuk e perballon koston e prodhimit, por Kocua e paguan me bussines tjera, si tenderat e Tiranes, etj etj, Kupton????

Edhe per kete, spo ja hane shume ketij Tacit, se ka me rene nr i turistave, etj etj....

Paska nevojë për hotel me 7 yje Tirana (unë as që e di se ç'do të thonë këto 2 extra yjet)? Sa njerëz do vijnë kur të ketë hotel me 7 yje që s'vinin kur kishte vetëm me 5?

Më duket ca si i dyshimtë si investim, por nejse, si çdo gjë tjetër. Sa pare të harxhohen aq më mirë. Let të vazhdojë qarkullimi i mollëve.

Yjet e hoteleve tek ne i kane rrezik si yjet e konjakut Skenderbeu. Sa yje ti veme mo shef, 3 apo 5? Jo bre veri 7 te duket tamam shishja, se mos i kemi me pagese yjet.  smiley

 

Ja ca thote Wikipedia per hotelet me 7 yje:

Seven star hotels

The Burj Al Arab is the only, "seven star" hotel[citation needed] but several "7-Star" hotels are under construction. These include the Laucala Island in Fiji, Morgan Plaza to be finished in Beijing (China) in March 2008, the Flower of the East under construction in Kish, Iran,[7] The Centaurus Complex under construction in Islamabad, Pakistan[8] and the Pentominium, the Grand Chola in Chennai (India), a complex planned for Metro Manila and The Royalties Castle for Davao City in the Philippines.[9]

Ky i yni me duket me afer me ate te Pakistanit se te tjeret ne liste. Dicka e tipit dhi e zgjebosur, mikrosuperfuqi.

ka nje autoritet auditi, i cili vendos dhe kontrollon kriteret per yjet e hoteleve. Dhe me sa di une ne rastet kur hoteli nenshkruan nje marrveshje per te qene ne listen e hoteleve qe ka nje fare publiciteti, ne rang nderkombetar, ky autoritet ka ne perberjen e vete specialiste te huaj, keshtu qe mos ja fusni pordhes kot per punen e yjeve.

Nuk e kuptoj gjithe kete perpjekje per te shpjeguar menyren se si i ka bere leket Rezart Taci. O njerez mos u merrni me llafe po beni ndonje pune. Te fillosh dhe te hamendesosh, jo po ka vjedhur, jo po ska pagu detyrimet a ku di une apo te shfaqesh frike sepse nje njeri eshte pasuruar, eshte shprehje e mentalitetit komunist. Ky burri qe thoni ju ka nja 15 vjet qe merret me tregtine e naftes, plus qe ka edhe nja tre firma ndertimi ne amerike dhe nja tre te tjera ne europe dhe pothuaj i ka te gjitha aktivitetet transparente.

Se kuptoj gjithe kete tendence per ta nxire gjithcka. Eshte acaruse.

Nje hotel me 7 yje ne Tiranen tone me 2 yje eshte nje ekzagjerim qe nuk i ben nder nje biznesmeni me histori kaq te gjate aktiviteti - sipas informacionit qe solle ti.

Nga ana tjeter, eshte plotesisht e drejte qe njerezit te habiten per pasuri kolosale (disa qindra milione dollare) te patrasheguara dhe te pashpjeguara nga ndonje mrekulli e shkences apo nentokes - naften nuk na e nxorri Taci, ate e gjeti ne mes nesh. Bizneset e importit dhe firmat e ndertimit kane parametra fitimi te njohura, prandaj pa nje investim fillestar shume te madh - i cili ngre te njejtat pikepyetje per burimin - ato marxhe fitimi nuk mund te te katapultojne ne nivelet e arritura pa ngritur vetulla.

E thashe njehere qe yjet e hotelit nuk vendosen sipas qefit . Pastaj ju flisni sikur nuk keni lene hotel me 7 yje pa pare dhe jeni eksperte ne keto pune.

Pastaj pikpyetja e ngritur nga ty nese fitohen apo nuk fitohen aq para ne 15 vjet nga nje njeri qe ka nja 7 shoqeri (vetem ne vend) qe merren me tregitimin e hidrokarbureve eshte muhabet koti. Ky Taci Oil ka deklaruar per tatimet rreth 100 milion euro ne vit eksport- inport nafte, pa llogaritur se sa mund te jene te ardhurat nga tregtimi i naftes ne vend. Po te besh nje llogari te thjeshte i bie qe ne 15 vjet ka qarkullaur nja 1.5 bil euro.

Eshte e cuditshme negativizmi qe demostrojne shqiptaret kur marin vesh qe dikush eshte i suksesshem. Menjehere do pjellin ndonje dyshim apo argument. Jo po i ka bere leket me rrugen Durres Kukes, jo po ka vjedh karburantin e Zenelit, jo po i ka bere me leke droge, jo po me trafik armesh. Dhe ky mentalitet ekziston se askush nuk beson se edhe me pune te ndershme mund te fitosh. Ka humb kultura e punes. Sot ne Shqiperi kush eshte i pasur duhet te jete patjeter i korruptuar ose kriminel.

Karkaxhuall po me ben habi me keqleximin e vazhduar. 7 yjet nuk tha njeri qe do te jene te pamerituara, por te tepruara ne kontekstin e zgjebesise se pergjithshme te Shqiperise, Tiranes dhe sheshit Nene Tereza.

Taci Oil nuk ka 15 vjet aktivitet ne Shqiperi. Nese ti po flet me supozime dhe me te degjuar si ne te tjeret, mos u ngref kot. Nese je marre me dokumenta financiare nder vite te Z. Taci, atehere mund te jesh me i besueshem. Ne Shqiperi ka plot 'te pasur' qe me relativisht pak korrupsion kane bere para 'te ndershme' dhe ne mos jemi vete te tille, kemi plot miq e shoke e familjare qe jane. Kurse ata gjigandet, sidomos gjigandet e ngritur shpejt, gjithe jeten do te kene pikepyetje te medha qe do t'i ndjekin si hije.

Po c'lidhje ka zgjebesia e Tiranes me yjet e hotelit se marr vesh. Pse duhet qe te jene rruget e Tiranes ne rregull qe te eritoj hoteli yjet.

Sa per vitet qe ushtron aktivitet Taci Oil jane 15 vjet kokerr me kokerr, por me pare shoqeria nuk ka pasur kete emer,por ka ushtruar veprimtarine nen nje emer tjeter dhe ka pasur dy ortak. Me vone shumica e aksioneve te saj u blene nga Rezar Taci i cili edhe nderroi emrin e shoqerise dhe e beri Taci Oil. Shoqeria Taci Oil eshte aksionere  edhe te nja dy shoqerive ne teksas, nje nga te cilat privatizoi Armon. Rezar Taci eshte administratori i pergjithshem i konsorciumit te krijuar mes shoqerise Teksiane dhe Taci Oil. Ne shqiperi taci ka edhe nja 7 shoqeri te tjera te gjitha me objekt tregtine e Hidrokarbureve. Nje nga me te medhata eshte shoqeria Kuid.

Ty po te dukem sikur jam ngrefur une??? E paske shume te gabuar konceptin e ngrefjes.

Karkaxhuall, mos nuk jemi duke folur per te njejtin Taci Oil? Sepse ate qe njohin shqiptaret eshte ky ketu dhe ketu.

nejse une e mbyll ketu, se keto muhabetet per xhepat e tjetrit jane muhabete pa bereqet. Njerez futjuni punes, mos u merrni me muhabete kot.

E pra, se edhe une vetem nje di!

Kinemaja "Ylli i Kuq" ne Laprake!

 

Besoj se po ndertohet edhe nje VEFA tjeter, kete here me lek me shume se te shqiptareve por gjithmone ne kurriz te tyre.

Ta gezosh plako !

I pafsh hajrin nese do jete i gjithi i yti !

Ta trashegofshin kalamajte !

Beji duva tani Fatos Nanos !

Sa inat, si se degjum qe kishte dale nshitje, ti thoja tates mbase ma blente !

O Koth,

Ti beje duva Tosit qe e polli, por edhe Sules qe e pagezoi. Megjithate, kur parate e fituara ne trafiqe te paligjeshme i investon ne vendin tend ja bojme hallall.

Ta gezosh hotelin megjithe kalamajt e te dashurit e zemres!

ore ka qe ka ky T... OIL   para,  pse si fut nje te bleme edhe rruges 'Durres - Morin" e biem rehat. I kemi te gjitha ne "one stop shop"

Do ta besh rrugen shpejt - paguan tek Taci

Do ti hedhesh karburant makines - paguan tek Taci

Do te punosh token e te besh misrin sic u be vjet neper fusha - paguan tek Taci

Do te sistemohesh me 7 Yje e te shohesh nga kodrat e Liqenit- paguan tek Taci

Do te studiosh me metoda bashkohore ne shkolle private e te dalesh me diplome Nobel- paguan tek Taci

Ore a ke deshire te paguash e te jesh transparent per te gjitha veprimet e mesiperme- paguan tek banka Taci

 

 

 

Po supozojme per momentin idene e "i pafajshem derisa te provohet fajtor" ne kuptimin qe Taci nuk vajti me baule te mbushura me dollare per te blere hotelin, por me ca kredi nga banka e te tilla gjera, ku ta zeme vuri per banken ca "CDO" (asete kolaterale etj.) 

"Anti-globalisteve" (me perkedheli) duhet t'u behet qejfi qe nje biznesmen shqiptar blen objekte te tilla.  Me shprese se fitimet do te ri-investohen ne Shqiperi. 

PS: Hoteli eshte me 5 yje, per ato dy nga xhepi qe llafoset Taci, e kemi ne gjak pompozen ne lol. 

"Antiglobalistet" bejne mire te shqetesohen se ne vend po vendosen monopolet, dhe akoma me keq oligarkite, ne vend te tregut te lire dhe demokracise. Eshte kaq e thjeshte Monda.

Po mer ujk, une jam kunder monopoleve, (te cilat bene Rockefeller senior te dale neper rruge ne kohen e pleqerise e te shperndaje qindarka per te rregulluar imazhin e "urryer.&quotsmiley  Por, ne nje vend me ekonomi te lire tregu dhe demokraci, sic je shprehur, barra i mbetet qeverise qe te krijoje dhe te vere ne funksionim ligje "anti-monopol".   Barra nuk i mbetet investuesit.  Eshte kaq e thjeshte ujk smiley.

Monda, ke degjuar gje ti per ate vendimin e qeverise qe lejon papritur shitjen e naftes D2 duke shkelur edhe vendimet e veta? Po pervecse i fal monopolin e tregetise se naftes Tacit e di ti se cfare u ben mushkerive te tua dhe te miat kjo nafte D2?

Oligarkia politike dhe ekonomike ne Shqiperi jane faqe te se njejtes medalje, prandaj nuk di te them se kujt i mbetet barra, sipas atij kutiti tend... por sipas kesaj te times me siguri mendoj se i mbetet popullit.

Po te pergjigjem ty, dhe ne nje fare menyre dhe Julit me poshte. 

Per kete pune duhet te ishte sensibilizuar me mire populli.  Se pacavure te tilla ndodhin vetem ne Shqiperi.  Sipas marreveshjes se MSA D2 duhet te zhduket nga tregjet shqiptare (per Julin kjo qe ia faturon BE, FMN apo armikut te jashtem te gjitha menxyrat tona) ku mendohet se perdoret ne rreth 20%.  Kaloi ligji qe te ndalohet komplet importi i D2, por per nje vit deri ne 2010, i lejohet ARMO's ta shese perbrenda ne Shqiperi.  ARMO ka monopolin e prodhimit.  Se D2 prodhohet ne Shqiperi.  Preteksi i qeverise eshte se ne kete menyre nuk humbasin pune 6000 e ca te punesuar, plus qe i jepet mundesi ARMO's te permiresoje rafinerimin per ta cuar ne nivelin D1, dhe ka afat deri ne 2010.  Plus qe ARMO eshte e detyruar t'ua shesi tregtareve te tjere te karburanteve.  Keta te fundit u ankuan (me te drejte) se ARMO ka monopolin e D2.  Se si stabilizohet cmimi ne kete menyre qiviria jone e di. 

U hodh opozita dhe ankohet jo vetem per krijimin e monopolit por dhe per demet qe shkakton D2.  KM yne pastaj u tha si s'u vjen turp qe po helmoni popullin (jo verbatum) dhe nuk doni t'i jepni mundesi zhvillimit te rafinerimit. 

Tani, kete lemsh me lart, po ma c'koklavitet nen petkun e globalizmit, bravo ju qofte.

 

Monda,

Sa per te sqaruar, une jap mendimin tim dhe nuk flas nen petkun e ndokujt, aq me teper nen termin e globalizmit, apo antiglobalizmit.

Kurse sa per lemshin une nuk kam nevoje ta zgjidh, kur thjeshte lidhja e fakteve si keto  ketu dhe ketu te cojne ne perfundime te llogjikshme. Po sot e njejta gazete kishte nje denoncim per heqjen nga doganat, pra ndalimin e importit te naftes D2. Tani me thuaj c'lloj shteti ligjor eshte ky qe perdor dy standarte?

Sic e thashe edhe me siper nese ka ndonje rrezik qe i kanoset qofte demokracise dhe ekonomise shqiptare kjo eshte "oligarkia", e cila tashme eshte fakt dhe jo supozim. Une nuk e fsheh koken si struci dhe te mos shikoj faktet me shpresen se Taci do na u beka nje dite te bukur Rokfeler, dhe do bej bamiresira per popullin. Po ashtu Rokfeleret e moren famen se ishin te sukseshem ne biznesin e naftes dhe jo se krijuan ndonje monopol, dhe  sepse ata arriten te investonin dhe ruanin prosperitetin e tyre ekonomik gjate kohes se depresionit, dhe jo se njiheshin per grabitjen e pasurive publike (perkundrazi). Por me sa duket ne shqiptaret e kemi stomakun e forte per hajdutet, dhe zemren e hapur per mashtruesit...

Une ne postimin tim te pare shkruajta "anti-globalistet".  Ti u pergjigje duke cituar serish ate fjale.  Ndaj biseda u vijua prej andej.  Dhe nuk po te gjykoj, as po me gjykon por thjesht po diskutojme nje ceshtje. 

Rockefeller e solla thjesht per "barcalete" por ai (senior) ishte i sukseshem pikerisht per monopolin qe krijoi (Standart Oil.)  Dhe u hodh ne gjyq nga shteti pikerisht per monopolin, ku si perfundim Standart Oil u shperbe.  

Morali i historise se Rockefeller ne kete rast specifik eshte se barra i perket qeverise.  Biznesmeni kudo ne bote do mundohet te perfitoje derisa t'i vihet kufiri te thana.  Kaq.  E perseris, me duket e thjeshte. 

 

Monda, keto biznese po kryejne aktivitete te paligjshme dhe jane po aq bashkefajtor sa qeveritaret qe i ndihmojne te vjedhin pasurite tona. Une nuk bej ndonje diference midis ketyre te dyjave sepse nuk mendoj se ka; si i korruptuari si ai qe korrupton jane bashkefajtor. Sala nuk i ben "ndere" Tacit per syte e tij te bukur.

Se harrova te shtoj dhe dicka tjeter, ja ta zeme qe qiviria jone theu rregullat e Marreveshjes se MSA (dhe vete ligjin per mos perdorimin e D2 nga 2009 e tutje) sepse me te vertete iu dhimbsen 6000 e ca punetore (ne fakt dicka e mire ne kete kohe) dhe se me te vertete do t'i jape mundesi ARMO's te zhvilloje procesin e rafinerimit (Shqiperia eshte i vetmi vend ne Europe qe perdor D2.)  Ta zeme se ia bejme hallall mushkrite tona (do thuash ti e ke te lehte te flasesh se je ne NY e jo te Kombinati, dakort) dmth ia bejme hallall mushkrite e popullit per nje vit. 

Pyetja qendron, tek kjo kontrata, apo ligji, a ka gje te shkruar se nqs per nje vit qe i jepet ARMO's afati, nuk ka zhvilluar rafinerine ne piken qe te prodhoje D1 me standartet e duhura, ne nje kohe qe ka monopol te ardhurash, atehere shteti ka te te drejte ta gjoboje x perqind apo gjithe perqindjen e fitimit?!  Nuk e di, se nuk e kam pare kontraten.  E pra, kjo eshte barra e shtetit.

Po ta kapim me a-b-c, siç ka qejf dhaskalicë Monda, Taçi lekët për hotel kështu i bëri: me monopolin e naftës. Bode e tha shqeto njëherë - kemi udhëzime nga FMN që disa degë të ekonomisë të mos i shpërndajmë, por t'i mbajmë oligarki. 

Çfarë më duhet mua se çfarë bën Taçi pastaj (mgjse është gjys gjë e mirë që është shqiptar), shteti duhet të investojë dhe mbrojë bizneset e vogla dhe të mesme. Më saktë, të krijojë klasën e mesme e cila është baza e një shteti. 

 

E pe mire ate deklaraten e FMN?  Origjinalen dmth.  Se keta polot tane tallin ate muhabetin dhe me nje shifer komisioni. 

 

Ku ta gjej? Normal që i besoj ministrit. Derisa të vijë dikush e ta përgënjeshtrojë.

Pe mer ti ca quan klase te mesme ti , Importuesit e Naften ne Shqiperi?

 

Oligarket nuk i bejne mire ketij shteti edhe cdo shteti tjeter. por gjithsesi gjithmone egzistojne, ne dukje apo jo ne dukje.

 

 

ky Taci, si kopi... i keq duket, qe ne kohen e Socilistave, me kontrabante i ka bere leket, Sala vete e ka thene. Por tani po i pastron paret, ne kohen e Sales, hahahhahahahah

 

Sa paradoks qe jemi ne, si shtet.

kaq budallenj jeni sa besoni qe ka shqiptar qe ka 100 milion euro ?

ARMO, was privatized late last year by a consortium headed by Anika Enterprises, a Swiss based company controlled by Albanian businesman Rezart Taci, who is also is one the largest importers in the country through Taci Oi

--------------------------------------------------

Rezart Taci, an Albanian who is the country's largest fuel trader and majority shareholder of the investors' group, told Reuters they planned to import crude from Iraq to make up for shortages in domestic production.

The U.S.-Swiss group, consisting of Taci's Swiss-based Anika Enterprises, the U.S. Refinery Associates of Texas and Mercuria Energy Group, paid 125 million euros ($184.3 million) to Albania for 85 percent of Albanian Refining and Marketing of Oil (ARMO).

"We plan to process all the crude of Albpetrol, some 250,000 tonnes or 1.6 million barrels, and half of Bankers Petroleum's output, some 300,000 tonnes or 1.9 million barrels, and import about 500,000 tonnes from Iraq in the first year," said Taci.

Albpetrol is Albania's state-owned oil company while Bankers Petroleum Ltd is a Canadian company that extracts crude from the nearby fields of Patos Marinza.

Taci regretted he could only use half of the crude that Bankers extracted in Albania. Bankers exports the other half.

He added his Switzerland-based Anika Enterprises owned 70 percent of the group's shares, Refinery Associates of Texas owned 20 percent and Mercuria Energy Group 10 percent. "Mercuria might increase its stake in the future," Taci said.
 

-------------------------------------------------------

On Monday, the Albanian government announced the consortium - comprising Mercuria, Refinery Associates of Texas and Swiss-registered Anika Enterprises - had won an international tender to purchase the ARMO stake for EUR125 million, according to the country's Economy, Trade and Energy Ministry.

---------------------------------------------------------------
 

VE BAST QE KY KA QENE ZETORIST NE KOHEN E PARA DEMOKRACISE QE SHKOJ NE ZVICER PER DISA VJET DHE ERDHI ME PASURI TE MADHE

Taci Oil, aferim i qofte. Gjithesekush mat me kutin e vet.Jo se nuk mund te behen aq shume pare ne 15 vjet aktiviteiti ne shqiperi (sipas karkaxhuallit rreth 1.5 bilion) me aktivitete te tilla sic i permendi, por te gjithe e dine qe nuk mundet te ecesh pa qene nen ombrellen blu apo roze. Shume jane perpjekur dhe kane deshtuar sepse nuk kane qene pjestare te klaneve.Shume te tjere "biznesman" jane eleminuar duke ngjitur ashensorin e shtepise me celular (explozion), apo vrare ku autori eshte zhdukur pa gjurme (nje tregtar hekuri para ca kohesh a nuk pesoi kete fat?)... Dikujt  i bente konkurence  ne seline roze thone. Cdo biznes ka riskun me vete. Dhe fitimi i madh mban riskun i madhe, qe bisnesmani mundet ta paguaj me gjithe kamate vonesen qofte dhe ne femijet e tij, se e verteta vonon por nuk haron...

Interesante ama, që pasuri gjigande kombëtare si Banka e Kursimeve, Albtelekomi bashkë me licensen Eagle, u shitën sa ky hotel berdungëll në një bythë vend në tiranë, me 150 dhoma mesatare, vecse me markën e Starwood-it persiper.

Le mo pastaj Insigu që u shit sa cereku ktij.

Ah, smiley

 

 

kesaj i thom jete une mor jahho. Lujne me milarda qunat. I kane bo me magji gjithe keto pare... thu? magji pra....

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).