Masakra e 1951, Prokurori dhe Gjyqtari: I pushkatuam pa gjyq 22 vetë

Masakra e natës së 26 shkurtit 1951 është ngjarja më tipike e krimeve të komunizmit e njëherësh më kundërligjore dhe më me pa precedent në historinë e legjislacionit shqiptar e të huaj.
Së pari, arestimet që u kryen më datën 20-23 shkurt 1951, mandej pushkatimet dhe burgimet, të cilat, ndonëse u bënë për shkak të hedhjes së një sasie të vogël dinamitit në Ambasadën Sovjetike në Tiranë, më 19 shkurt, ora 17.45, nuk kishin asnjë lidhje me këtë incident dhe asnjë lidhje me ndonjë akt tjetër terrorist. Këto ishin arrestime dhe dënime politike- përgatitur qysh më parë nga Sigurimi i shtetit dhe Ministria e Brendëshme dhe të urdhëruara nga Byroja Politike e KQ të PPSH.
Arrestimet u bënë mbi listat e vdekjes, të parapërgatitura nga Sigurimi i Shtetit në Ministrinë e Brendshme.
Lista e parë, e përgatitur nga sektori i parë i Drejtorisë së Sigurimit, me kryetar Pilo Shanto, mban titullin tronditës: Personat e arrestuar që propozohen për t’u ….. Mbi pikat, titullarët mund të shkruanin ç’të dëshironin: për t’u pushkatuar, për t’u burgosur etj.
Nga kjo listë e gjatë, krerët e Ministrisë së Brendshme zgjodhën dhe shënuan me kryq emrat e Tefik Shehut, Hekuran Trokës, Lluka Rashkoviç, Haki Kodrës, Thoma Katundit, Mehmet Ali Shkupit, Gjon Temalit, Fadil Dizdarit dhe Pandeli Novës. Lista e dytë, e përgatitur në sektorin e dytë të Sigurimit nga drejtori, kapiteni i parë Rasim Dedja, përmbante tetë propozime, nga të cilat u përzgjodhën për t’u pushkatuar, duke u shënjuar me nga një kryq përbri emrit: Ali Qoraliu, Zyhdi Herri, Gafurr Jegeni, Petro Konomi, Jonuz Kaceli dhe Sabiha Kasimati.
Lista e tretë e parapërgatitur në sektorin III të Sigurimit nga major Edip Çuçi, ka titullin vrasës: Lista e elementit që propozohet për t’u dënuar me vdekje.
Kryetari i Sektorit III të Sigurimit mund t’i propozonte prokurorisë e gjykatës t’i gjykonte e dënonte sipas fajeve që duhet të provoheshin, por jo ta vendoste vetë dënimin me vdekje! Sigurimi i shtetit ishte vendosur mbi organet e drejtësisë, të cilat kishin mbetur formale dhe zbatonin verbërisht urdhërat e vendimet e Ministrisë së Brendshme. Një shtet policor, më kriminali në gjithë vendet komuniste të Lindjes.
Nga lista e tretë, e hartuar më 22.2. 1951, u përzgjodhën për t’u pushkatuar: Pjerrin Guraziu, Qemal Kasaruho, Anton Delhysa, Niko Lezo, Myftar Jegeni, Manush Peshkëpia.
Emrat e Sabiha Kasimatit, Reiz Selfos, Qemal Kosoruhos dhe Manush Peshkëpisë u vendosën në listat e pushkatimit nga Enver Hoxha, i cili i njihte mirë personalisht.
Së dyti – Akuza e Prokurorit ushtarak Siri Çarçani, mban datën 25.2.1951 dhe përmban akuzën: Janë vënë në shërbim të spiunazheve të huaja imperialiste; janë bërë anëtarë të një organizate terroriste. Kanë propoganduar rrëzimin me dhunë të Pushtetit popullor dhe kanë hedhur parrulla pro shpërthimit të një lufte të re nga ana e imperialistëve amerikano – anglezë e satelitëve të tyre.
a) Akuza është kolektive, për të gjithë e njëjta akuzë, ndonëse të akuzuarit, siç është provuar edhe në hetuesi – nuk kanë asnjë lidhje apo bashkëpunim me njëri tjetrin; nuk janë pjestarë të ndonjë organizate politike apo terroriste; nuk kanë pasur asnjë aktivitet për akuza të tilla.
Edhe në gjyqet e para të vitit 1945, nuk ka pasur asnjë rast të tillë të ngjashëm, ndonëse të pandehurit i kanë përfshirë në grupe armiqsore, por për secilin janë dhënë akuza e prova të veçanta. Ndërsa në vitin 1951, kemi një akuzë të përgjithshme me tri reshta, asnjërit nuk i përmëndet akuza për pjesmarrje ose dijeni për ndonjë akt terrorist, aq më pak për bombën në Ambasadën Sovjetike – për shkak të së cilës u arrestuan.
Siri Çarçani dëshmon: “Unë kur kam nënshkruar aktakuzën, nuk kam pasur dosje hetimi të dërguar nga Drejtoria e Sigurimit të Shtetit. Personat që kanë emrat në aktakuzë, unë nuk i kam njohur fare dhe si prokuror nuk kam marrë pjesë në hetimet që zhvillonte Sigurimi i Shtetit. Unë nuk i kam lexuar dhe as i kam parë proces verbalet e marrjes në pyetje të të pandehurve dhe as ndonjë material tjetër të dosjes hetimore. Pasi nënshkrova aktakuzën, më duket se ia kam dhënë Sotirit dhe se ku ka përfunduar ajo nuk e di. Për dijeninë time, Gjykata e Lartë Ushtarake nuk ka zhvilluar gjygj ndaj këtyre të pandehurve”. Nga këto pohime të mëvonshme të Siri Çarçanit, rezulton se ai nuk e ka hartuar akt akuzën, po e ka nënshkruar atë që i është servirur nga Ministria e Brendëshme. Nuk ka parë dosje hetimore, nuk ka marrë pjesë në hetime, madje nuk i ka njohur kurrë viktimat. Dhe ajo çka është thagmë, është pohimi i tij se “nuk është zhvilluar gjygj ndaj këtyre të pandehurve.”
Së treti – Akuza e prokurorit ushtarak është e mbështetur në nenet 2, 3,7 dhe 8 të ligjit numër 372 datë 12.12.1946. Mirëpo, sipas këtij ligji dhe legjislacionit në fuqi, nuk janë respektuar e kryer proçedurat ligjore, po janë shkelur skajshmërisht e anashkaluar ato.
Me aktakuzën e datës 25.02.1951 të prokurorit, të gjithë të akuzuarit janë dërguar për gjykim në gjykatën e lartë ushtarake nën akuzën e parapërgatitur “për faje kundër popullit e shtetit”. Siç rezulton nga aktet e dosjes hetimore, asnjërit të të pandehurve nuk u është komunikuar ndonjë akuzë; nuk është bërë ndonjë proces hetimor ndaj tyre me përjashtim të Gjon Temalit, që është pyetur nga seksioni i sigurimit të shtetit (edhe në këtë rast nuk i është komunikuar atij ndonjë akuzë konkrete por vetëm thuhet “mbi akuzën që i atribuohet”.) Procesverbali i hetimit nuk është firmosur as nga i akuzuari as nga hetuesat që e kanë marrë në pyetje.
Asnjë provë nuk e ka shoqëruar këtë të ashuquajtur hetim. Kjo gjë e bën hetimin inekzistent dhe të gjitha veprimet të kundraligjshme. Së katërti – gjykata Ushtarake me kryetar nën kolonel Shuaip Panariti dhe anëtar kapiteni i parë Vangjel Kocani dhe kapiten i parë Nonda Papuli, e ka filluar shqyrtimin e çështjes më 26.02.1951 ( sipas vendimit të kësaj gjykate që mban datën datën 27.02.1951) dhe është shprehur për dënimin e të gjithë të akuzuarve me vdekje – me pushkatim, duke u bazuar po në ligjin 372 datë 12.2.1946. Ky gjykim, nëse është bërë, është tërësisht i kundërligjshëm, sepse nuk janë pyetur fare të pandehurit, nuk është hetuar gjatë gjykimit, nuk ka pasur dëshmitarë e ballafaqim, nuk janë paraqitur prova, nuk është lejuar prokurori dhe as apelimi. “Ky vendim është i formës së prerë dhe i ekzekutueshëm menjëherë shprehet gjykata në fund të vendimit”. Në fund është firmosur nga kryetari dhe Vangjel Kocani dhe nuk është firmosur nga anëtari i Gjykatës Nonda Papuli dhe sekretari Hidaji Bejo. Pra procesverbali ka mbetur i pafirmosur plotësisht.
Të gjitha këto e bëjnë gjyqin, nëse është kryer, të kundërligjshëm.
Së pesti, krahas proçesverbalit e vendimit që përshkruam më lart, datë 27.2.51 mbështetur mbi ligjin 372, datë 12.12.46 në dosjen gjyqsore, ekziston edhe një proçesverbal tjetër –vendimi, po me datën 27.2.51, pa numër vendimi e pa numër protokolli, që gjykon të akuzuarit, por mbi bazën e ligjit të ri “Mbi gjykimin e organizatave terroriste “, që ishte dekretuar një ditë më parë, më datë 26.2.51, por që u miratua më 5 mars 1951 nga Këshilli i Ministrave për t’u bërë i zbatueshëm. Pra, viktimat u “gjykuan” dhe u pushkatuan në mesnatën e datës 26 shkurt, kur dekreti u miratua më datën 5 mars, ndërkohë që s’ishte botuar ende në Fletoren Zyrtare! Absurdi i këtij gjykimi, nëse është bërë, por që “dokumentohet” nga ky proçesverbal i falsifikuar, qëndron në faktin tragjik, se të akuzuarit nuk ekzistonin më, ata ishin vrarë në mesnatën e datës 26.2.51 dhe ishin hedhur – të lidhur me tela me gjëmba, në një gropë të përbashkët buzë lumit të Erzenit, pranë urës së Beshirit . Madje, njëri prej tyre, Jonuz Kaceli ishte vrarë më parë gjatë torturave në birucat e Sigurimit të Shtetit.
Pra, “gjykoheshin” njërëz që ishin vrarë një ditë më parë dhe nuk ekzistonin fizikisht, si në një teatër absurd dhe proçesverbali u hartua të nesërmen në datë 27.2.51, pas ekzekutimit të tyre, siç është vërtetuar plotësisht më vonë.
Rasim Dedja, kryetar i sektorit të dytë të Sigurumit të Shtetit, dëshmon: “Gjatë pyetjes së të pandehurve nga ana e hetuesve të ngarkuar me këtë çështje, shumica e të cilëve ishin operativë të Sigurimit, janë mbajt shënime dhe nuk janë mbajt procesverbale të rregullta në pozitën e të pandehurit dhe hetuesit. ..Për pushkatimin e këtyre personave nuk është bërë gjyq dhe këtë e them, pasi nga pyetjet që bëheshin në zyrat e Ministrisë së brendshme, ata janë çuar direkt në vendin e pushkatimit dhe nuk u është lënë kohë për gjykimin e çështjes…” ( Nga dëshmitë e Rasim Dedes, 19.11.1993)
Po ç’ishte ligji i ri mbi gjykimin e organizatave terroriste. E para s’ishte ligj – sepse nuk u miratua në parlament ( Kuvendin Popullor ). Ishte një dekret – i formuluar nga Ministria e Brendshme dhe i firmosur në ditën e pushkatimit nga presidenti i Republikës, Omer Nishani dhe sekretari Sami Baholli. Ky dekret u hartua menjëherë për të justifikuar vrasjet e paligjshme të 22 viktimave. Dihet se arrestimi dhe pushkatimi i tyre pa gjyq bëri bujë brenda e jashtë Shqipërisë. Ministri i Brendshëm M.Shehu, frymëzuesi dhe zbatuesi i këtij dekreti, deklaroi në atë kohë me mburrje: “Dekreti i Kuvendit Popullor i datës 26 shkurt është një armë shumë e fortë në duart e pushtetit tonë për të goditur pa mëshirë armiqtë e brendshëm”.
Ky dekret të zi, i paprecedent në legjislacionin shqiptar dhe të huaj, siguronte e përligjte arrestimet, vrasjet dhe burgimet masive nga ana e organeve të diktaturës pa respektuar etapat e proçedurës penale, binte në kundërshtim me kushtetutën dhe me ligjislacionin e asaj kohe.
Zv-Ministri i Brendshëm, Kadri Hazbiu, ia serviri këtë projekt-dekret ministrit të Drejtësisë, Manol Konomi, i cili e konsideroi “jooportun”.
Në mbledhjen e Pleniumit të KQ të PPSH që u bë po atë ditë, M.Shehu e cilësoi Manol Konomin kapitulant dhe pleniumi e përjashtoi nga Komiteti Qendror si dhe e shkarkoi si Ministër i drejtësisë, ndonse ai u përpoq të justifikohej. Ja ç’thotë vetë Manol Konomi në plenum: “Në punën si ministër, unë kam pasur mjaft raste oportunizmi, por për të pushkatuar 20 veta armiq, unë nuk kam aspak frikë. Këtë gjë le ta thonë edhe shokët e partisë që punojnë në drejtësi, nëse unë druhem nga armiku. Prandaj, jo 20 veta, por edhe më shumë po të thotë partia, unë jam gati t’i pushkatoj. Unë e siguroj KQ se këtë gjë nuk e kam bërë me asnjë mënyrë se kam pasur frikë se më ka zënë paniku, po ndjenja e inferioritetit më ka shtyrë të bëj këtë kërkesë ( për dorëheqje, shën.Red)…Sidoqoftë, kudo që të më vërë partia, unë do ta kryej detyrën…”
Nga pikpamja juridike, shqyrtimi dhe dhënia e dënimit nga gjykata ushtarake mbi bazën e dekretit të zi nr 1223 dt 26.2.1951, ka qënë i kundraligjshëm, kjo edhe për arsye se të gjithë veprimet hetimore janë kryer jo në bazë të ligjit apo dekretit të ri, mbasi ato janë kryer pa dalë ky dekret. Pra veprimet hetimore e gjyqësore i kanë paraprirë ligjit.
Së gjashti, të gjithë këto veprime të paligjshme, mbyllen me një vendim po të kundraligjshëm. Në vendimin gjyqësor, megjithëse viktimat akuzohen për organizim dhe pjesmarrje në një organizatë terroriste, nuk sillet asnjë provë, asnjë dëshmi, nuk thuhet asnjë emër organizate, asnjë veprim i saj, nuk bëhet asnjë arsyetim dhe analizë.
Përkundrazi, edhe nga shpjegimet e të akuzuarve ( nëse janë pyetur vërtet) nuk del asnjë e dhënë që ata të jenë pjesmarrës të ndonjë organizate, të kenë njohje dhe të kenë biseduar midis tyre.
Të marra në tërësi këto shkelje të ligjit, si edhe mungesa e plotë e një hetimi, e një gjykimi, si edhe ekzistenca e një dokumentacioni të pasaktë, kundërthënës e të pafirmosur, e bëjnë “vendimin” e Gjykatës Ushtarake të kundërligjshëm, duke e vënë atë dhe trupin gjykues përpara përgjegjësisë ligjore.
Së fundi, akuza dhe dënimi i 22 martirëve, ishin politike. Vetë mbledhja e byrosë Politike dhe e Komitetit Qëndror të PPSH më datën 20 shkurt 1951 dhe vendimet që mori partia për masa të menjëhershme represive, ishin politike dhe në kundërshtim të plotë me ligjet në fuqi dhe me kartën e OKB të firmosur nga Shqipëria. Mjafton të përmendim fjalët e M.Shehut në Byronë Politike: “Të arrestojmë rreth 100 apo 150 veta, nga të cilët 10 ose 15 prej tyre t’i pushkatojmë, duke zgjedhur sigurisht ata më kryesorët…Kjo masë do të procedohet me nje masë tjetër spastrimi nga Tirana të familjeve reaksionare brenda një muaji…Ne i kemi përgatitur listat e arrestimeve dhe, po të jeni edhe ju dakort, veprojmë që sonte”. Të gjithë anëtarët e Byrosë: “Jemi dakort me këto masa!” ( Nga procesverbali i mbledhjes së Byrosë Politike, 20 shkurt 1951) Menjëherë nisën arrestimet, qysh në datën 20 shkurt 1951 dhe në ditët në vazhdim të muajit shkurt, por edhe në muajt e tjerë të vitit 1951. Arrestimet masive bëheshin natën, jo vetëm në Tiranë, por edhe në të gjitha krahinat e tjera, për të goditur e asgjësuar “reaksionin” dhe për të terrorizuar gjithë popullin.
Ligjet që ekzistonin dhe organet e drejtësisë mbeteshin krejt formalë. Çdo gjë urdhërohej nga kupola partiake, organet e drejtësisë e përligjnin këtë përdhosje të ligjit, madje angazhoheshin dhe e dhunonin edhe vetë, sipas urdhërave që merrnin nga lart. Nuk kishte asnjë shenjë të shtetit ligjor, nuk kishte asnjë fije drejtësi, madje as procese gjyqësore të mirëfillta. Gjithçka ishte e inskenuar, e montuar, e manipuluar. Makina e partisë-shtet punonte me gjakun e viktimave të pafajshme.
Ishte një terror paralel dhe i dyfishtë: njëri brenda partisë, ideologjik e psikologjik, për të terrorizuar e gjunjëzuar elementët e partisë që mund të mendonin ndryshe dhe tjetri terror vrastar, fizik e shpirtëror, në sy të popullit dhe brenda popullit, për ta terrorizuar e gjunjëzuar përfundimisht atë dhe për të imponuar regjimin komunist që nuk honepsej në Shqipëri.
Më datën 26 shkurt u dhanë konkluzionet e E.Hoxhës dhe u morën vendimet për konsolidimin e vijës staliniste të partisë dhe të qeverisjes dhe po më datën 26 shkurt u bënë kurbanët e parë të kësaj vije kriminale: 22 intelektualë shqiptarë në plumb!
Pushkatoheshin, burgoseshin e internoheshin njerës të pafajshëm, pa gjyq e pa vendime ligjore, vetëm me urdhëra arbitrare nga lart dhe veprime policore kriminale të organeve të diktaturës. Po aq kriminale ishte edhe përpjekja për të falsifikuar e tjetërsuar ngjarje, dokumente e procesverbale, për të justifikuar e mbuluar krimin. Kryetari i Gjykatës së Lartë, Shuaip Panariti, firmosi një gjykim dhe një vendim të Gjykatës Ushtarake, që s’është bërë e s’është marrë kurrë. Po ashtu edhe anëtari i Gjykatës së Ushtarake, Vangjel Kocani, i cili dëshmon: “Pas ca ditësh të kësaj ngjarjeje, apo me kalimin e një jave, unë jam thirrur nga ish-kryetari i Gjykatës së Lartë Ushtarake, Shuiap Panariti dhe më tha se ti e di që është hedhur një bombë në Ambasadën Sovjetike, Sigurimi ka arrestuar dhe një pjesë nga të arrestuarit, 22 veta janë pushkatuar pa u bërë gjyq. Prandaj duhet që të firmosim një vendim gjyqsor penal formal, pasi gjyq nuk mund të bëjmë, se Sigurimi i ka pushkatuar pa gjygj personat… Shuaipi më tha se vendimi i gjykatës është formal, nuk ka asnjë pasojë dhe duhet ta bëjmë këtë, pasi është urdhër i udhëheqjes së shtetit e në atë kohë ishte kryeministër E.Hoxha. Shuaipi më tha: “Ti Vangjel mos u shqetëso, derisa vendimi është formal dhe neve në fakt nuk gjykojmë njeri”. Më porositi që për këtë vendim penal fiktiv, duhet të mbyllësh gojën, të mos i thuhet asnjë njeriu se është sekret i madh shtetëror. Pas kësaj, kemi shkuar me Shuaipin në zyrat e Ministrisë së Brendshme… Shuaipi më paraqiti vendimin gjyqësor të daktilografuar dhe unë e kam firmosur…”
Ky është një krim i pandëshkuar. Dënimi i krimit është një akt kulture.

 

 

31 Komente

Leter me te bute se te kesaj gazete nuk kame pare.Kush s'beson le ta provoje.

 "....Mjafton të përmendim fjalët e M.Shehut në Byronë Politike: “Të arrestojmë rreth 100 apo 150 veta, nga të cilët 10 ose 15 prej tyre t’i pushkatojmë, duke zgjedhur sigurisht ata më kryesorët…Kjo masë do të procedohet me nje masë tjetër spastrimi nga Tirana të familjeve reaksionare brenda një muaji…Ne i kemi përgatitur listat e arrestimeve dhe, po të jeni edhe ju dakort, veprojmë që sonte”..." 

 

ç'kafshe. Prandaj dhe e denoi Zoti.  

ç'kafshe. Prandaj dhe e denoi Zoti.

Ky Zoti qe e ka denuar me siguri qe duhet t'i kete qene ai me inicialet E.H.

Komunistet kane qene nga kriminelet me te medhenj te  historise Shqiptare.Edhe ne Gerdec nuk u vrane aq njerez sa ne ate sistem!

E verteta eshte se eshte pak i fryre ky perfundim,por po te krahasosh  viktimat e krimit shteteror te te dy sistemeve,komunistat ishin fillestare perpara "demokrateve"te cdo ngjyre.

Nese e ka vrare veten , Ujku i Zi, une do ta quaja ndeshkim nga Zoti. Eshte Zoti, ai qe perdor njerzit, krijon situata te atilla, per ndeshkimin e atyre qe i lyejne duart me gjak te pafajshem. E.Hoxha, qe ti i permend ketu, nuk ishte gje tjeter veç nje ateist, njeri qe nuk besonte ne Zot, njeri qe besonte vetem tek mendja e tij.  

Patjeter qe nje brez i ri duhet ti denoje dhe te mos pajtohet kjo fryme e percjelle per "ndeshkime pa ligj" . Vetem edhe duhet ta kuptoje se ajo kohe mbante "ere barut" dhe shkalle te ulet Lirie e te Drejtash njerezore. Ishin karakteristika te asaJj kohe HAKMARRJET E DREJTEPERDREJTA . Kjo njohje duhet te vije tek ky brez sic ishte...sic kuptohej dhe aplikohej nga te dy palet. Ky manipulim me gjendra lotesh ose me afersi ngjarjesh nuk duhet te ndodhe. Ata qe e bejne duke e theksuar ne menyre te njeaneshme,sic perpiqen te argumentojne shume ngjarje e ndodhi por nga me te fresketat "5 Herojte e Vigut" quhen ne te gjithe BOTEN e QYTETERUAR  SOT...........me emrin e tyre te vertete per mentalitetin she-kullar qe mbartin...- MANIPULATORE ose KURVA te MENDIMIT.Homazh per te RENET.

 

Qe jane bere krime makabre as qe diskutohet! Problemi qendron qe, ata qe kane qene drejtpersedrejti ne organet e sigurimit ose indirekt kane kontribuar ne ato masakra jane sot ne pushtet dhe me te madhe trumbetojne per krimet e komunizmit. Ja te permend ca emra qe te gjithe i njohim.

Sali Berisha, Fatos Nano, Neritan Ceka, ish Oficeri i ushtrise Bujar Nishani, Gramoz Ruci, Besnik Mustafaj, e shume e shume te tjere qe kane qene e jane sot ne pushtet. Me paturpesine me te madhe dalin e na bejne llogje per krimet e komunizmit kur ata kane qene vet ne tenxheren e madhe ku vlonte gjak Shqiptari i vrare per mendime ndryshe.

 

Nje tmerr i vertete!

Ku jane ata te cileve i dhimbsej busti i pese heronjve te Shkodres ( skam asgje kunder atyre pese djemve te rinj qe u vrane, pavaresisht rrethanave por busti eshte nje cope metal i gdhendur) dhe nuk shkruajne asgje per masakrat per te cilat flet ky artikull? Asnje shenje dhimbje dhe indinjate gje qe vertet me ben te dyshoj mbi principet qe i shtyjne diskutuesit e ketushem te diskutojne!

Gjithmone kam dyshuar qe jane interesa ngushtesisht personale, te cilat kerkojne ti veshin me atdhedashuri e patriotizem.

shiko pak ne angli dhe ne france pas lufte si denoheshin me vdekje kolaboracionistet!!!

e tha mire idrisi ishin kohra pas lufte ato, vetem 6 vjet pas lufte, qe te konsolidohej pushteti ndermerreshin dhe masa ekstreme.

Instrumentalizimi alla Butka, qe merret me zhvarrime e gjuetira shtrigash e gjendra lotesh eshte i dale boje.

Idris i modh per ate te Keshilltareve, medalja ka gjithmone dy ane.

Po ku ka denuar Anglia kolaboracioniste o Tunxh bir?!

Tunxh, hap librat e meso, e mos u sorollat fort neper terrnet se t'i merr mendte. Meso se ne Angli nuk ka shkelur kembe gjermani, e per rrjedhoje, nuk ka pasur kolaboracioniste. Apo je hutuar nga kjo fjala e madhe "kolaboracioniste"? Ske faj, e gjate me duket edhe mua.

Meso dhe se bashkepunetoret qe behen grup me nje te huaj, kur ky i fundit ka pushtuar token e bashkepunetoreve, quhen KOLABORACIONISTE.

Dhe se bashkepunetoret qe behen grup me nje te huaj, kur ky i fundit te lufton me diversante dhe me trakte nga aropllani, quhen SPIUNE ose AGJENTE.

E murre vesh tani? A e madhe e shtypit, a e vogel e dores.

kam arrit te zh e vogel e dores tani zhapiku smiley

ti rrofsh per keshillat po fakti mbetet qe bashkepunetoret e pushtuesve dhe spiunet ne ato kohra nje fund i priste dhe po ta perseris prap kjo jo vetem ne shqiperi.

une nuk kam fare problem me keto po ama me peshtiroset nga keto forma primitive te pershkrimit te historise.

behet fjale per 51' as komunistat nuk e kishin konsoliduar pushtetin dhe as pala tjeter nuk kishte hequr dore nga permbysja e pushtetit dhe ne keto kushte me ato rregulla loja plumbi nuk ishte aq larg per te gjithe lojtaret.

Tani del Butka na e paraqet si genocid bile me cnjerezor se holokausti.

Po italianet cfare duhet te thone, me llogjiken e Butkes e te cave ketu i bie te vazhdojne luften akoma, qe kaluan ne nje lufte te vertete civile.

Po Francezet?? Po gjermanet?

dhe sa per njohuri ne angli spiunazhi denohej me vdekje pa gjyq.

Pooo. Edhe ai Nurembergu ishte vendi i pushkatimit, jo i gjyqit.

ne Angli nuk ka shkelur kembe gjermani, smiley  Asnje jerman nuk ka shkelur vetem RUDOLF HESI  dmth ish sekretari ose kryetari Partise se Hito-mavrise smiley Kane shkelur edhe ca metale ne forma te ndryshme gjatoshe qe e benin Londren si te qendisur kur binin. Vetem se shkaktonin ca zjarre te vogla. Kane "shkelur "edhe ca zbulues te Otto Skorcenit qe jane kapur dhe kane zbukuruar trungjet e pemeve ashtu mo sa per te thene qe edhe ne varim dordolece pa gjyqe . Sa per dijeni taktika e Hitos ishte ta mbante Angline nen presion se nuk kishte ne mend ta pushtonte he per he. Tani ka plote analiste smiley

I dashur 97'.

Familja mbreterore Britanike ndryshuan emrin nga Saxe-Coburg-Gotha ne Windsor  me 1917. E di arsyhen? Ne luften e pare botrore urretja ndaj gjermanve ishte kaq e madhe ne Angli, saqe mbreti ne ate vite hoqi dore nga mbiemri i vete gjerman dhe vendosi emrin Windsor ( emrin i keshtjelles se tij)..

Me nje fjale Anglia nuk kishte ke te varte dhe te pushkatonte pas luftes se dyte botrore, se i kishte lare hesapet qe ne te paren!   smiley

Ndersa ne France dhe ne Itali ishte ndryshe..

 

 

 

 

Erdhi tunxhi tjeter tani. Hess nuk shkoi me automatik ne dore per te vrare ca angleze te vegjel, por shkoi dhe u ul me avion per t'u DOREZUAR, qysh me 1941! Dhe per me teper, mamin e kishte britanike. Hapi librat dhe ti tjatri aty. E mos flisni si nenat e Zeqireve ne maje te gorricave. Nejse, me u gjete Kola n'pune, si i thone fjales.

Mos u gerric me idrisin se e kemi talent te gjithanshem, enciklopedik qe edhe synimet e Hitlerit i dinte para se t'i dinte vete Hitleri smiley

"u ul me avion per t'u DOREZUAR, ..." Sa per dijeni une isha aty tek vendi qe PARASHUTOI smiley Jam nga Bjeshket- i thashe . Si je e burr malsie! E more vesh qe luften e humbet. Mire bane . Ndize nje cigar duhan.Hajde te bisedojme njehere . Si do bejme pas luftes me fronte? A tu qujme armiq e tu bajme gjyqe apo tu rrasim koqen e plumit sa tu kapim ? Tani cfare ke bisedu ti me Hesin  koke me koke  nuk e di . Dro e ke bo m' kok tate se Mretnesha e   Curcilli  s' dinin gjo ... Apo Curcilli qe s'para i kishte qejf xurnate smiley . Po me bajate te bajateve kishte robt qe lexojne Gazeten 55 smiley dhe digjojne pralla me Mbret pas LUFTE ! E ka thone Sala kete. Ai di me bo Histori smiley

Asnje shenje dhimbje dhe indinjate gje qe vertet me ben te dyshoj mbi principet qe i shtyjne diskutuesit e ketushem te diskutojne!

 

As mos ki dyshime hiccc; kush te vret, te do! smiley



 

Masakra e vitit 1951 ka qene fytyra e  vertete e komunistave shqiptare qe nuk pyesnin as per ligje as per kushtetuten qe e kishin votuar vete.

Jam i shtangur nga justifikimet qe kuqalashet e PPU i bejne kesaj masakre qe u be me URDHER   nga lart, dhe jo me vendim gjyqi.Kjo eshte shkelja me flagrante e te drejtave te njeriut qe ne ate sistem nuk egzistonin fare.

Cudia me e madhe eshte se jane te njejtet njerez qe sulmojne ligjin e dosjeve se gjoja prish pavaresine e gjyqesorit.Po ketu ku gjyqesori nuk u pyet fare perse vazhdoni justifikimet?KY ESHTE NJE TURP!PO KESHTU ESHTE NJE TJETER TURP QE NJE KRMINEL SI FEHMI ABDIU TE QENDROJE NE GJYKATEN KUSHTETUESE DHE QE JU U EMBRONI ME TE MADHE.

KJO QE NDODHI NE 1951 ISHTE NJE KRIM I PASTER SHTETEROR!

JU PELQEN APO KJO KJO ESHTE NJE E VERTETE QE NUK MBULOHET ME SHOSHET TUAJA ME VRIMA.

Solidarnosc!

Une e kuptoj shqetesimin tat, dhe te jap te drejte! Ajo qe ka ndodhur ne 51-shin eshte krim i tmerrshem qe nuk ka gje qe e lan! Kete t'a them si njeri qe ka ne rrethin e ngushte te familjes (jo familje fatmiresisht) nje person qe eshte pushkatuar pikerisht per kete pune (ambasada sovietike). Por...

Por puna qendron qe keto artikuj jane nja 20 vjet "too late"!

Dhe keto gjera sillen pikerisht si palacolleqe! Sillen per te bere sfondin e asaj qe edhe ti vete e permend; namely, "baballaret tuaj bene kete, juve pse ankoheni qe ne po bejme ligjin e dosjeve?"

E kupton qellimin e mbrapshte qe kane te gjithe keto "the parade of horrors" te komunizmit tani, vetem 4-5 muaj para zgjedhjeve?
Tani, ti mos prit qe njerezia te beje "litani" me buton per cdo gje qe hedhin keta "te djathtet", dhe vetem pasi ta bejne kete, te kene fytyre te diskutojne!

Kjo eshte e padrejte!

Edhe nje here, e kuptoj shqetesimin tend, por mundohu te shikosh edhe pak me gjere!

Me te mira!

...Por puna qendron qe keto artikuj jane nja 20 vjet "too late"!...

Me sa di une gjykata ne 1993 i shpalli te pafajshem keta martire dhe Berisha kur ishte president i dekoroi!Pra nderimet ju jane bere nga sistemi demokratik me duket!

Ky artikull nuk eshte me vonese.Ky artikull ka qene botuar qe ne vitin 1994 e vazhdim me pak ndryshime.Ne cdo 28 Nentor kemi nje artikull per pavaresine.Mos duhet thene qe ky artikull eshte 96 vjet me vonese?JO!

Pra se zgjedhjet jane ne Qershor dhe artikulli botohet ne shkurt kur ka ndodhur ngjarja mua nuk me duket se ka faj autori apo gazeta.

...Kete t'a them si njeri qe ka ne rrethin e ngushte te familjes (jo familje fatmiresisht) nje person qe eshte pushkatuar pikerisht per kete pune (ambasada sovietike)...

Cudi si te paksan lene komunistet pa te rene ne qafe dhe tani po vazhdon te qahesh dhe te kerkosh gjelperen ne kashte per te metat qe ka ky sistem pas 1992.

PER NJE GJE JAM I BINDUR SIC JANE SHUMICA E SHQIPTAREVE:KY SISTEM MUND TE KETE SHUME TE META POR ESHTE 1000 HERE ME I MIRE SE SISTEMI KRIMINAL I ENVER HOXHESDHE KYE ARTIKULL KETE POHON!Por kjo e vertete eshte ajo qe ju pervelon juve kuqalashet e PPU!

Po normal mer qe eshte me i mire! Asnjeri nuk po thote te kunderten!

Po puna eshte qe "that ship has sailed"!

Komunizmi ka cof! Nuk vjen me mbrapsh! Mua me shqeteson arsyeja pse i jane kthyer keta prape kesaj pune! Dhe me kete rradaken teme, i jap kon keshtu: Keta duan ta mbajne gjalle atmosferen e krimeve te komunizmit pikerisht si sfond per maskaralliqet qe bejne vete!

Keta, po mundohen te vene gjindjen para dy alternativave: O ne (lexo Sala me shoke), ose Komunizem! Kjo eshte thjeshte e pavertete!

Keto nuk jane te vetmet alternativa!

 

 

Ata ( qe kane vuajtur nen diktature) kane te drejten e tyre ti kthehen dhe ti rikthehen sa here te duan dhe te permendin krimet e bera dhe kriminelet qe i kane bere ato. Si mendon ti zoteria me siper, qe meqe te shqetesoka ty kjo gje, ata duhet te mbyllin gojen?

Keto kurre nuk duhen harruar, duhet ti tregohen dhe trasmetohen brezave, ne menyre qe te mos perseriten me ne te ardhmen.

Frika jote se mos ka ndonje prapaqellim propagandistik sjellja e artikujve te tille  nuk ia ul apo mohon vlerat dhe qellimin e vertete te ketyre fakteve te shkruara.

Keta, po mundohen te vene gjindjen para dy alternativave: O ne (lexo Sala me shoke), ose Komunizem! 

Po c'u kushton (ish) komunistave te distancohen nga e kaluara e erret?

Kshu as Sales nuk i japin material, edhe sh shpirtra do ishin me te qete, edhe vet ata do dilnin me te nderuar. smiley

 

perkufizo ke quna ti komunista qe do te distancohen nga e kaluara e erret!!!???

E kaluara e erret ka hik tani ka 20 vjet, njerzit kane halle e probleme te tjera nuk ja kane ngene me ketyre muhabeteve, nje gjenerate e tere e lindur e rritur pas 90' nuk ka fare me lidhje me ate kohe dhe ju ketu po ne nje ven i bini gerrnetes.

Boll o njerez merruni me pune, shikoni perpara

Po c'u kushton (ish) komunistave te distancohen nga e kaluara e erret?

 

Ky muhabet po shkon qerthull! smiley

Pergjigja e kesaj pyetje eshte dhene nga mrroklla ma nalt, n'anticipim te vete pyetjes!

Citoj: Tani, ti mos prit qe njerezia te beje "litani" me buton per cdo gje qe hedhin keta "te djathtet", dhe vetem pasi ta bejne kete, te kene fytyre te diskutojne!

P.S.

Proviso e zakonshme "duke iu pergjigjur nje pyetje qe i drejtohet ish-komunisteve, une nuk po pranoj terthorazi qe jam i tille" aplikohet edhe ne kete pergjigje timen! smiley

Ok, per inat te armikut, s'ka pse t'i sqarojne komunistet keto gjera mes vetes, ne radhe te pare. (Jo se une e ti mund te bejme ndonje gje per kete, thjesht rrahje mendimi. )

Atehere, s'kemi as pse te shqetesohemi qe vazhdojme te asistojme ne te tilla skena:

Keta duan ta mbajne gjalle atmosferen e krimeve te komunizmit pikerisht si sfond per maskaralliqet qe bejne vete!

Mos flasim pastaj per ca gjera qe, pavaresisht cofjes se komunizmit, mbeten sh konfuze. Qofte edhe menyra se si e shohim ne veten tone ne raport me te shkuaren. Sepse, edhe ai femija qe as e ka njohur komunizmin, nje dite do beje pyetje, dhe nga menyra se si do i pergjigjen do varet edhe sistemi i vlerave qe do i krijohet.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).