Marije Makoçi: Divorci i Edi Ramës me Matildën, ja e vërteta

Një tymnajë e krijuar prej kohësh për ndarjen e dy njerëzve... Dy njerëz të famshëm... Histori të krijuara apo si... Flitet për një nga çiftet më të komentuar të fundviteve ’80, Edi Rama dhe Matilda Makoçi. Ai piktor, pedagog, aktualisht kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe kryetar i Partisë Socialiste, ajo një aktore e bukur dhe mjaft e famshme deri në vitet ’90. Një martesë që pati si fryt edhe një djalë, por që me kërkesën e aktores Makoçi u zgjidh në vitin 1991. Më tej, qindra variante për motivet e ndarjes së tyre...
Pak ditë më parë, zëdhënësi i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, duke akuzuar kreun socialist, Rama citoi se, “në lëshimin e procesit për divorc nga gruaja e tij, aktorja Matilda Makoçi në vitin 1991, Rama ka akuzuar gruan e tij se ka qenë shtatzënë me babain e tij, Kristaq Rama. Gjithashtu, çifti ka kaluar pushimet me prindërit e Edit, e më tej Rama e kishte përdorur këtë si një shkak për shkurorëzim”. Nuk është hera e parë që nga Partia Demokratike dalin këto akuza. Marije Makoçi, nëna e Matildës vendos të reagojë. Për herë të parë, shumë e emocionuar, e indinjuar, ajo thyen akullin dhe tregon të vërtetën e divorcit të vajzës së saj me Edi Ramën. Marija flet dhe për sëmundjen dhe gjendjen e brishtë shëndetësore në të cilën ndodhet e bija sot. Me forcën e një nëne të prekur, Marije Makoçi dhe bashkëshorti i saj, Spiro rrëfejnë:

Ditët e fundit, emri i vajzës suaj, Matilda Makoçi është lakuar nga disa politikanë për disa akuza që ish- bashkëshorti i saj, Edi Rama i ka bërë dikur...
Jemi të indinjuar shumë për shpifjet që i bëhen vajzës sonë, aktores Matilda Makoçi duke e përfshirë në të tilla histori dhe në të tilla sajesa. Ne nuk merremi me politikë, ne shohim punën tonë. Por, nuk mund të heshtim përpara këtyre akuzave skandaloze. Me shumë habi kemi lexuar këto ditë në faqet e shtypit, sesi shtrembërohet e vërteta thjesht për të luftuar personat politikë me pushtet. Zotërinj të nderuar të Partisë Demokratike, faleminderit për mbrojtjen që i bëni bijës sonë, Matilda Makoçi, nga të ashtuquajturat “shpifje” të Edi Ramës në vitin 1991. Por, e vërteta qëndron ndryshe. Ne nuk dimë që të jetë bërë akuzë ndaj Matildës, aq më tepër me akuzat skandaloze që ju parashtroni. Ka një padi, e paraqitur në datë 12.2.1991 pranë Gjykatës së rrethit Tiranë me objekt: Zgjidhje martese, lënie fëmije në kujdestari, detyrim ushqimor, lënie banese etj. Pala e paditur përfaqësohej në gjyq nga avokati Përparim Ibrahimi. Zoti Rama ndodhej jashtë shtetit, në Gjermani, në atë kohë. Këtu duhet të themi se ai nuk donte ndarje dhe largohet për të mos asistuar në këtë proces. Madje, në sallën e gjyqit, avokati i ka thënë me keqardhje që nuk duhet të ndaheni. Por, Matilda i ka kthyer një përgjigje mjaft indiferente: “Me ty, po ndahem unë”. Tani ne dëgjojmë dhe lexojmë sajesa të tjera. Kush i ka realizuar këto?

Është hera e parë që keni dëgjuar shpifje të këtij lloji?
Në fakt, përpara 4-5 vjetësh gazetari Mero Baze shkroi një sajesë të këtij lloji në gazetën e tij “Tema”. Ne u prekëm në atë kohë, dhe madje shkuam në redaksinë e kësaj gazete, u ankuam, por morëm si përgjigje se shkrimi ishte i ardhur në redaksi. Por, ajo histori u mbyll më pas. Tani, dy zotërinj politikanë, për interesa politike godasin kaq rëndë mbi vajzën tonë. Kjo është e pamoralshme dhe nuk mund të bëhen akuza të tilla të pavërteta.

Atëherë, cila është e vërteta e ndarjes së Matilda Makoçit nga Edi Rama?
Së pari, Matilda me Edin u dashuruan shumë me njëri-tjetrin dhe u lidhën në një moshë fare të re. Edi ishte 22 vjeç, ende i ri për t’u përfshirë në një lidhje impenjative. Por, nga ana tjetër, ata patën një fejesë mjaft të gjatë që zgjati 5 vjet, që janë realisht shumë. Në këto vite, Edi mbaroi studimet, filloi punë si pedagog dhe nga ana tjetër, Matilda ishte në kulmin e suksesit të saj. Ajo ishte një aktore e kërkuar, si në film dhe teatër. Kishte mjaft impenjime në karrierën e saj, dhe kjo ndikoi jo pak. Por, duhet thënë se mes të dyve pati edhe mjaft ndikime të jashtme.
Gjithsesi, duke qenë të dy tipa mjaft kapriçozë, kokëfortë dhe në “luftë” mes tyre për të qenë njëri i pari, marrëdhëniet u ftohën shumë. Më pas, lindën debatet mes tyre dhe Matilda e kërkoi divorcin, sepse nuk donte që djali i tyre të dëgjonte fjalët që bëheshin mes tyre.

Pas ndarjes, si kanë qenë marrëdhëniet mes tyre?
Mbas ndarjes, ata kanë komunikuar bashkë shpesh. Madje, në vitin 1995, Edi ka ardhur së bashku me aktorin Bujar Lako në Greqi për të na takuar. Qëndroi 2-3 ditë aty, kanë biseduar mjaft me njëri-tjetrin. Duhet thënë që nga viti 1991 deri në vitin 2000 është përpjekur të rivendosë marrëdhëniet, por kur e pa që ishte e pamundur, Edi u largua përfundimisht. Madje, kur ndodhej në Paris, në vitin 1995, Edi i ka bërë ftesë të shkonte me djalin atje.
Ai i çoi një letër shumë të bukur Gregorit ku i thoshte: “Merre damën tënde, shoqëroje për në Paris dhe ejani të shikoni gjëra shumë të bukura”. Matilda i ktheu një përgjigje me shumë dashuri, por nuk pranoi të shkonte. Ai e kishte predispozicionin për të vendosur marrëdhënie të mira. Por, mjaft gjëra kanë ndikuar tek Mati (kështu i thërrasin në familje) për të mos vazhduar. Madje, që me lindjen e djalit, unë mendoj se diçka ka ndikuar tek ajo.
E pra, është vënë re gjendja jo e mirë shëndetësore e Matildës...
Një shok pas lindjes, që nuk është kapur nga mjekët. Diçka ka ndodhur, sepse dihet që tek gratë ndodhin “shokime” të tilla. Po, sigurisht, edhe diku është fyer që nuk donte të kthehej më tek kjo marrëdhënie.

Në çfarë viti jeni kthyer në Shqipëri?
Ne u larguam nga Shqipëria në Greqi dhe në vitin 1996 u kthyem në Tiranë. Matilda insistoi që të ktheheshim, pasi donte që të fuste djalin në shkollë. Gregori, sapo kishte mbushur 6 vjeç dhe Mati donte që ta shkollonte këtu. Por, kur erdhëm këtu, situata nuk ishte aspak e këndshme; pa ujë, pa drita, pa kushte, gjëra që ndikuan mjaft keq tek Matilda. Djali filloi shkollën, nuk dinte asnjë fjalë shqip, madje nxënësit i flisnin, ai u thoshte “file” (mik) dhe të gjithë i largoheshin. Kushtet ishin mjaft të vështira në Shqipëri në atë kohë. Matilda kishte fituar statusin e të pastrehës dhe ende sot vazhdon të ketë këtë status dhe të jetë edhe pa shtëpi. Ka gati 20 vjet që pret për një shtëpi. Tashmë jeton në lagjen “Kinostudio”, në një pallat të bërë me parafabrikate, me pak të ardhura, me pak kërkesa dhe besoj se i është thyer besimi tek të gjithë.

Si e përballon jetesën në këto kushte Matilda?
Të ardhura nuk ka ajo. Ne kemi pensionet tona si dhe djali, dhe e ndihmojmë ne. Unë i them, Mati duhet të punosh, nuk duhet të rrish pa punë. Por, ajo më thotë, së pari duhet të kem një shtëpi timen. Kur ta kem atë, do rinis të punoj. Duhet të marr shtëpinë time, banesën që më takon, që ma ka dhënë gjykata me vendim. Ne i kemi bërë të gjitha përpjekjet tona, i kemi çuar gjithë dokumentet, formularët, në ministri, në bashki dhe ajo ende është e pashtëpi. Kështu që ti, i nderuar zoti Kryeministër, përse nuk e ndihmon këtë artiste, por i fut një thikë të pamëshirshme pas shpine. Flet kryetari i minibashkisë nr. 10, Gerti Bogdani, deputeti Aldo Bumçi duke u bazuar në ca shpifje. Kjo është e patolerueshme. Ne jemi njerëz që kemi jetuar me dinjitet. Matilda është krejt indiferente ndaj këtyre gjërave, por djali është ende i vogël dhe të dëgjojë të tilla sajesa, është skandaloze.

Po marrëdhëniet me familjen e Edit, si kanë qenë?
Edhe familja e Edit nuk ka dashur të ndodhte kjo ndarje, madje ata kanë ardhur më pas tek shtëpia jonë dhe kemi diskutuar. U them gjithashtu zotërinjve politikanë të Partisë Demokratike, se Matilda asnjëherë nuk ka shkuar për pushime me familjen e Edit. Ne kemi shkuar me vajzën tonë në vitin 1987 në Dhërmi për pushime, Matilda shkonte në Durrës me Edin, shpesh. Dhe, njerëzit që ka dashur më shumë në atë familje Matilda ka qenë gjyshja, me të cilën shkonte shumë dhe Olsin, vëllain e vogël të Edit. Madje, e falënderoj shumë atë djalë që ndihmoi kaq shumë për shërimin e Gregorit, së bashku me bashkëshorten e tij, dhe gjyshen e Gregorit, e cila ishte në Amerikë në atë kohë. E jo vetëm Olsi, por edhe gjithë emigrantët shqiptarë atje u sensibilizuan për të ndihmuar Gregorin. Madje, nëna e Edit u dobësua shumë në atë kohë prej merakut të djalit. Por, shyqyr që gjithçka shkoi mirë.

Çfarë ka marrë nga dy prindërit Gregori?
Po nga pamja dhe gjatësia i ngjan babait të tij, Edit. Ka marrë inteligjencën prej tij dhe natyrën shoqërore. Nga Matilda ka marrë pastërtinë, sinqeritetin, brishtësinë. Matilda është mjaft e brishtë, kjo është edhe një nga arsyet që ajo është tërhequr nga gjithçka dhe i sheh gjërat me indiferentizëm.

Por, nga Edi ka marrë edhe talentin e pikturës...
Gregori që i vogël ka pëlqyer të vizatojë. Ai merrte letër dhe laps dhe fillonte të skiconte, skiconte gjithë shokët e klasës dhe Mati ja ka ruajtur të gjitha ato vizatime. Ne e pamë që ai kishte një dorë shumë të mirë dhe ishte i talentuar dhe gjërat rrodhën ashtu, ne nuk donim që të ikte në gjimnaz, ishte edhe më i vështirë, Gregori bëri konkursin dhe fitoi për të vazhduar Liceun Artistik. Por, nga ana tjetër ai ka marrë edhe interpretimin nga nëna.

Përse nuk jeton me ju Matilda, dhe a e viziton shpesh Gregori atë?
I kemi thënë të jetojë me ne. Por, ajo nuk do. Ne kemi hapësirë, por Mati këmbëngul që të marrë shtëpinë e saj. Gregori, duke qenë se nuk e pëlqen shumë shtëpinë e së ëmës, shkon rrallë. Vjen Matilda këtu tek ne. Vjen dy-tre herë në muaj. Gregori flet shpesh në telefon. Matilda na merr, përveç përshëndetjeve, na thotë që kam nevojë për këtë gjë ose për atë. Gregori është shumë i vëmendshëm ndaj saj, sheh reagimet tona, si flasim në telefon me atë, se mos e qortojmë apo i themi ndonjë fjalë. E do mjaft nënën e vet. Po edhe të atin e do shumë. Ne për veten tonë e vlerësojmë jashtë mase.

Po me Edin, çfarë marrëdhëniesh ka Gregori? A e ndihmon financiarisht ai?
Patjetër që e ndihmon. Ai i ble të gjitha veshjet dhe plotëson çdo nevojë të djalit të tij. Shkojnë për drekë shpesh tek ‘Tajvani’, e merr në shtëpinë e tij në Pezë. Kanë marrëdhënie shumë të mira.

Përse mendoni se Bogdani ka bërë të tilla shpifje?
Sigurisht që ata e përdorin për politikën që bëjnë. Por, shpifje të tilla nuk të çojnë gjëkund, ato dëmtojnë atë që i nxjerr nga goja, sepse duke u përpjekur të fyesh kundërshtarin mbi kurrizin e dikujt që nuk i bën dëm askujt, është fyese. Ne ndihemi shumë të fyer. Por, ata kështu e panë, kështu e bënë. Gjithsesi, personat që kanë nxjerrë nga goja ato gjëra skandaloze duhet të kërkojnë falje publike dhe nëse e vlerësojnë këtë person që ka dhënë kontributin e vet për këtë vend, ta ndihmojnë, nëse ju vjen keq. Ajo ka nevojë për një ndihmë. Ka që në vitin ’97 që kërkon vetëm një shtëpi, ka nevojë për një motivim, për një aktivizim në jetën sociale. Ajo thotë se nuk kam si të punoj pa pasur një shtëpi. Nëse duan të bëjnë një të mirë, le ta bëjnë, por kjo është e padrejtë, e paimagjinueshme dhe nuk do të ishte mirë që ne të shkonim nëpër dyert e prokurorisë, se kemi të drejtë ta bëjmë këtë gjë. Kemi të drejtë, por nuk e bëjmë, presim të reflektojnë. Të kërkojnë falje, nuk kanë asnjë fakt, le të nxjerrin faktet që kanë ata dhe çfarë ka thënë Rama. Çfarë ka thënë Rama... Rama për dhjetë vjet nga 1991 deri në 2000 na ka ardhur në shtëpi, kanë biseduar si miq, kanë folur, kanë diskutuar, kanë qenë shokë të mirë, por kjo situatë nga PD-ja është absurde.

Matilda është në dijeni të këtyre akuzave?
Ajo nuk do që të përzihet. Matilda i mori sukseset, e fitoi famën në Shqipëri. Por, ajo nuk ishte ambicioze, edhe në Greqi pati disa impenjime kinematografike, por nuk i vazhdoi se Gregori ishte i vogël dhe ajo donte t’i përkushtohej atij. Matildës i pëlqen shumë jeta familjare, i pëlqejnë festat dhe atje ku ishim ishte mjaft e përkushtuar. Të gjitha festat i bëjmë bashkë, dhe tani janë Pashkët dhe do mblidhemi të gjithë. Matilda është përgjithësisht mirë tani. Është mirë në krahasim me shokun e parë që pësoi kur erdhëm në Shqipëri, nga kushtet e vështira që gjeti këtu, por është shumë më e qetë, është menduar, dhe ka dëshirën të jetë përsëri e përfshirë në jetën artistike. Ne nuk kishim ndër mend të bënim vajzën aktore, por ajo ishte shumë e talentuar dhe këtë e ka dhe djali. Ai imiton personazhe pafund. Matilda ka pasur një veti që imitonte shumë mësuesit. Ne e dinim se çfarë bëhej në klasë përmes imitimeve që bënte ajo. Ashtu si Mati kur ishte e vogël para pasqyrës me shkop në dorë imitonte mësueset e saj, të njëjtën gjë bën edhe Gregori për detaje dhe mësues të veçantë. Dhe atëherë ishte 8-9 vjeç dhe këtë bën edhe djali. I bënte përshtypje çdo gjë, janë të dy vrojtues të kujdesshëm të detajeve.

(vijon nesër)

 

51 Komente

O Peshk admin perse e keni sjelle kete shkrim ketu?  Nuk behet asnje lloj seleksionimi te shkrimeve me ketu?

Duhet vertet qe te sillet nje interviste e ish-vjerrit ketu te besojme qe PD-a dhe Sala jane shpifarake te ndyre?  Eshte ofendim me teper, nuk besoj qe te gjithe peshqit kane intiligjencen apo llogjiken e ThoughPolice apo ndonje llumi tjeter.

Shume e keni ule nivelin e peshkut. Sa keq!

 

 

Ato qe jane thene per Edi Ramen ne drejtim te familjes se tij,dhe te personit te tij,kane qene dhe jane shpifje monstrash.

Te gjitha dihen,se Berisha,dhe "genci i Berishes,Bogdani"kane si metode te vjeter,shpifjen.,per te aritur "suksese"te manipuluara,dhe te qendrojne padrejtesisht ne pushtet!

Sepse nuk mund te qendrosh gjate ne pushtet,vetem duke shpifur mbi jeten personale te kundershtarit politik ,duhet dhe zotesi,aftesi, qe atyre u mungojne.

Por kur je primitiv,nuk mund te behesh me zor modern!

Ky shkrim i cjerr masken djallit publikisht,c`fare i ka ngelur Gencit te Berishes,Bogdanit,tani? Perfshi ketu dhe hajdarin e Berishes,Bumci!

 

GSH: "...Ne i kemi bërë të gjitha përpjekjet tona, i kemi çuar gjithë dokumentet, formularët, në ministri, në bashki dhe ajo ende është e pashtëpi. Kështu që ti, i nderuar zoti Kryeministër, përse nuk e ndihmon këtë artiste...?"

Po ti zoti Kryebashkiak qe ke ne dore strehimin per te pastrehet, perse nuk i jep strehim?...smileysmileysmileysmiley

Ky shkrim eshte nje tallje b...e e rende, dhe ne kete rast jo vetem qe GSH nuk i ka "vene" vetulla K/Bashkiakut por i "nxjerre" syte...

Ne vazhdim te komentit te pare me duhet te permend edhe injorance tip SyriBukur..  Te te shpjegoj o Syri pse je injorante (injorante ne punet e bashkise) qe te mos besh me gafa te tilla. Shtepi nuk jep Ed Rama sipas qejfit apo preferencave ( prape te historia e gomarit me uje rrotullohemi) por ka nje seksion te vecante te bashkia qe merr keto vendime! Jane njerez te tjere qe marrin vendimet bazuar ne nevojat me imediate te aplikanteve. 

Carry on now shiko filxhanin e kafes !

 

Ah, medet smiley

Para ca kohesh e pashe M.Makocin rastesisht duke u sjellur rrugeve ne Tirane, andej nga Shallvaret.  Nuk besoj se kam per ta harruar ndonjehere ate imazh te saj. Me pikoi ne zemer sa nuk behet me. Eshte gjynah ta marresh neper goje. Shume gjynah mor zot. Po c'te beje dhe familja e saj, pak hallet qe kane mbi koke, dhe te perfliten nga kafshet e PD kane mangut.  Qelbesira ata qe ja zune emrin te paret me goje. Qelbesirave te tjera qe vijojne, te llojit gazeta shqiptare etj, ske cu thua, ata i vijne puneve mbas avazit.

Terrorizim eshte ky, terrorizim i cdokujt qe sot e tutje, mendon ti futet politikes ose mendon te ndermarre hapa te medhenj ne politike. Duhet me u mendu mire para se ta beje, pasi krejt detajet e jetes personale, te shtepise, te familjes, te se shkuares se larget dhe te afert, madje dhe te viles personale perfundojne ne goje te botes dhe te televizioneve.  Si perfundim pastaj vetem qelbesirat qe skane asnje pike yndyre ne fytyre e marrin pa frike rrugen e politkes dhe pushtetit.

Ah medet smiley

o liqen. kjo eshte injorance. me dukesh ti injorant se kryebashkiaku ka mundesi ti jape shtepi mustafa nanos dhe jo nenes se djalit te tij

Kjo vlen dhe per ty corona si per SyriBukur.. Vetem nje urim kam per ju!

Mos ju ndodhte kurre ne jeten tuaj keto shpifje qe po i behen Rames.. nuk jua uroj sinqerisht!

 

Mu ma hongri lukthin e zemres ai pershkrimi i cunit te ktyne, Gregorit. Nuk do munem kurre me "get over" keqardhjes per jetimet dhe kalamojt me prinder te divorcum, cardo qofshin prindrit.

Drite tu bofte or cun!!!

Bashkmoshataret e Edit ne Tirane e mbajne mend thashethemin e vertete se kur u nda me Matilden ne gjyq Edi  i eshte pergjigjur pyetjes se gjykatesit perse kerkon divorcin duke thene:

" Po e ndaj se ka trupin me pucra. Shikoni sic ka fytyren me pucra ashtu ka dhe trupin. Imagjinoni  Z gjykater ta kesh kete ne krevat?"

Me thoni pastaj qe ky Rama  nuk duhet vizutuar tek mjeku psikiater.

Po si qenka thashethem dhe i vërtetë o burrë i dheut, hajde në vete...

Tashi i ndakemi edhe thashethemet sipas rendit: thashethem zyrtar, thashethem underdog, thashethem elitar, thashethem popullor, thashethem salist, thashethem edvinist. lol

 

Toko po mbeshtetesh edhe ti tek thashe e themet,me e keqja jep dhe konluzionin personal mbi keto thashe theme,shifje.!!!!!!

Une mendoj qe kjo teme s'eshte e drejte te diskutohet ketu.

Sa turp te flasesh per plaget e nje familjeje. Sa turp te tregosh anekdoda per intimitetin familjar te dikujt, te kujtdoqofte. Ato qe thote Bogdani, apo komentet ketu... sa llum...

Mendo si hidhemi perpjete te mbrojme femijet tane, familjet tona. Por nga ana tjeter nuk na nxihet faqa te llomotisim thashetheme putanash per jeten e tjetrit.

Turp????

Ai (Edi) eshte person publik dhe si i tille cdo veprim i tij shikohet ne mikroskop nga publiku.

Perse e ndau Matilden?

Cfare than e gjyq?

Si u soll/sillet me femijen ?

Etj etj... tregojne karakterin e nje personi qe kerkon te udheheqe nje popull te tere

Turp????

Ne eshte turp atehere le  te mos dale/presantohet si person publik por thjesht si nje person individ, si une, si ti, qe jemi thjesht popull. Ai eshte ( ka kerkuar) te jete me shume se kaq, pra duhet dhe ti nenshtrohet ketyre komenteve.

Turp?????

Perse nuk ju erdhi turp kur 3 vjet me pare, ku  po ju qe sot thoni turp u moret me Sali Berishen qe rihte ( i jepte dru)  Lirise ne shtepi. Perse mereni me Saline dhe anadollakun e tij dhe per Edin qenka turp te meremi me modernizmin i tij. Perse mereni me imoralitetin Pangon ndersa imoraliteti i Rames qenka turp?

Turp??????

ky eshte edi rama nje nder 10 njerezit me te pasur ne ballkan,ka me qindra hyrje te vetat personale ne tirane ku i ka dhene me qera,aksioner i tajvanit dhe shume hoteleve luksoze ne tirane,po ce do gruan e vet e ka lene ne mjerim dhe djali i jeton me vjerrin dhe vjerren.po femija tjeter qe ka me rudinen te njejtin fat do te kete? e bej kete pyetje se me vjen keq per keta femije te shkrete te ardhur ne jete nga nje pervers. dhe ju mendoni pastaj qe shqiperine tja leme ketij ne dore? po jo mor vlla ca pret prej ketij njeriu qe as per familjet e vet nuk eshte.

o blend,kur nuk i vjen keq atij qe i beri dhe i la rrugeve ca pret ti te na vije keq neve te tjereve apo cfare.dhe tjetra,derisa juve ju vika keq atehere kush eshte qellimi i prurjes ne kete faqe i ketij shkrimi?

Personalisht nuk shikoj asnjëlloj perversiteti në diskutimin e jetës private të personazhit publik Rama... ashtu siç ishte e drejtë që të dinim edhe se ç'bënte Pango privatisht.

A eshte vertet e nevojshme ti hyjme diskutimeve te deklarimeve ne gjygj dhe thashethemeve te Tiranes se asaj kohe ?

Pse duhet ta bejme kete, kur po flasim,ne rastin konkret, per nje person, qe ka rreth 10 vjet qe punon ne poste shume te larte publike.

Kemi aq shume material rreth punes dhe paraqitjes se tij publike, sa nuk e shoh fare te nevojshme te kalojme ne intimitete te pazakonta private, te cilat per me teper lendojne njerez dhe familje te tjera.

 

Mendoj se eshte e nevojshme, para se ky Rama te behet k/minister i Shqiperise dhe te lendoj tere popullin. Me kete mendtalitet kemi ndaluar diskutimet per Nanon, Berishen & Co dhe duke dashur te ruajme te mos lendojme nje familje apo nje person kemi lenduar nje popull te tere.

Me mire nje familje e lenduar sot  se 600 mije familje te lenduara neser

Para se të thuash gjë, bën mirë ta vërtetosh Toko. Ke vërtetime për çka thua?

 

Prandaj behen diskutimet ketu per te vertetuar te verten para se te shkoj e te votoj sic vertetova qe Sali Berisha eshte nje koker anadollaku idot me duhet te vertetoj qe edhe ky Rama nuk eshte nje koker modernizmi idiot.

Me Berishen mu desh 19 vjet ta vertetoj kete, sepse te gjithe nuk i thame gjerat para se te votonim. Te gjithe heshtem. Asnje nga ne nuk mendoj se si do te vertetoheshin ne heshtje gjerat. Sic duket vendosem te mos flasim por ti  provojme idiotsite e Berishes ne kurrizin tone. Kete nuk dua ta perseris me Edin. Me mire te flasim te vertetojme tani se sa neser kur te jete shume vone

Dhe ti mendon qe kjo histori do ta pengoje ate te behet kryeminister ?

Dhe ti mendon se keto thashetheme nen ze nuk jane thene jete e mot ne Tirane dhe me gjere ?  Po pse fotot lakuriq  e penguan ate te fitonte tiranen ne 2007 ?

Po c'flisni more. Po kjo eshte ta trullosesh miletin nga trute e kokes.

Une skam dyshim fort ne faktin qe nje njeri qe nuk di te sillet me familjen e vet, ska gjasa per tu sjelle mire me popullin. Por ne nuk po flasim per nje njeri qe se njofim. Ne po flasim per kryeministrin e Tiranes qe prej 8 vjetesh mor burre.

Dhe, JO, nuk mendoj se eshte mire te lendohet asnje familje.

 

Kur vazhdojmë t'i kujtojmë Salës që ka qënë Sekretar partie para 18 vjetësh, përse të mos kujtojmë edhe paudhësitë e gjithë "baballarëve të kombit"?

P.s: e kuptoj që fjala "baballarë" në kontekstin e shkrimit tingëllon brutale, por ishte e nevojshme për të ndenjur në idenë e asaj që ne (poplli me nji fjal&eumlsmiley presim.

Ed,

Intervista eshte dalje e domosdoshme e familjes Markoci ne media sepse PD-ja e ka akuzuar publikisht vajzen e tyre qe djalin e saj e ka me te atin e Edi Rames. Ne cdo dalje publike Jozefina Topalli thote te njeten gje.

Kjo eshte intervista. Kete sqaron duke u futur ne detaje pastaj po thelbi eshte pikerisht kjo.

Nahija jone ka WM dhe copamishi.  Po dhe andej nga ju nuk eshte se po pakesohen. smiley

Sycke,

nuk di sa i informum je cer ndodh ne Shqiperi, por intervesita ka dhe nje pjese tjeter te dyte. Mire do ishte ta lexoje dhe ate.

o liqen, nuk eshte puna qe edi rames i ka ndodh ndonje tragjedi se divorce ka dhe do te kete derisa do te kete martesa.i gjithe problemi eshte tek trajtimi qe ky pervers i ben familjes se tij.kush nga ne ketu po te ishte ne pozitat e edi rames( jo menderisht) financiarisht nuk do ti dhuronte nje shtepi gruas dhe djalit?

Ore se po me habisni adoleshenta jeni ??  Po mire o njerez keni te dashura jo apo ish-te dashura? Po nena, motra , vellezer apo kusherinj keni ju? Miq keni?

Si ore qenka normale te diskutosh jeten private te tjetrit?  Mos duhet Rama tani tu marre leje me ke femer te dale apo me ke te shoqerohet? Mos duhet te pyese njehere si fillim juve sa femije do bej edhe ku ti beje?

Po si qenka njesoj me Pango perversin qe ju fut duart studenteve ( qe eshte krim i rende) dhe kerkon seks ne kembim te nje vende pune? Vota Rames nuk i eshte vene si te menaxhoje jeten e tij private por si te menaxhoje taksat e shqiptareve!!!  Nese i keni seriozisht keto qe shkruani s'jua ka fajin Rama juve por shikoni te keqen nga vetja. Get a life !!!

Toko, me ngadale mer burre, se te ky shkrim te zotet e punes nuk po shprehen per asnje turp a ku di une.

Na eshte bere zakon i tmerrshem ky, qe gjerat qe i shohim ne mendjen tone (shpesh ashtu si duam vete) i ngrejme ne sistem dhe ia "perplasim" atij tjetrit me atributin e te vertetes objektive.

Do doja qe njeri te thoshte: ju ish-vjehrrer te ktij tipit (Ed Rames), ne intervisten tuj ketu dhe aty po genjeni, se ne e dime me mire se ju edhe cer ju ka ndodh juve, madje edhe se c'mendoni ju. Me kujtohet puna e atij qe shkoi me i kerku shokut bicikleten dhe rruges, iu kriju bindja qe ai shoku nuk do ia jepte, e kur mberriti te shpia  e shokut e thirri gjithe nerva dhe i tha "te kom dhi ty, baben tat ene bicikleten tate, mer moot mooti".

Emo Shpresoj te me kesh keqkuptuar

Une ju drejtohem atyre qe therresin "turp"dhe jo  te zoteve te shkrimit qe vete futen ne valle dhe pastaj thone eshte turp te hedhesh vallen

Nuk u futen vete ne valle jo. I futen ne valle deklaratat publike te PD-se. Te mos kishin folur, do ishte turp, sepse do te thote qe nuk do mbronin te nderin e tyre familjar. Por puna eshte qe per politike nderin familjar na e kane shkelur e po na e shkelin, e kur vjen puna nuk iu kthehemi e tiua perplasim ne surrat. Qelbesirat. Turp??? Turp t'a hedhesh fare kete valle, por kur te terheqin me zorr, eshte turp mos e hedhesh.

Po thuaj keshtu harrohen baxhanaket ne Gerdec. Duke u bere moralin tjetrit.

Nuk di c'te them per kete teme.  Edhe jete personale, ne fund te fundit. Por ndiej edhe keqardhje, per familjen, e sidomos per femijen.  Divorci nuk eshte kurre "i bukur", ka traumat e veta, jo vetem per femijen por dhe per partneret.  Shkalla e traumes varet nga shume rrethana, por ne fund te fundit dhe nga individi.  Asnje s'e di me siguri cila eshte e verteta.  Keshtu qe aludimet jane te kota, dhe per mendimin tim, sikur s'na kane shume hije.  

Kohe zgjedhjesh!

Sa vite kane qe jane divorcuar?  Perse pikerisht tani ringjallen keto ceshtje?!  Te me ndjeni, se nuk e di cfare eshte thene gjate zgjedhjeve te bashkise.  Po a nuk ishin "common knowledge" edhe kur Edi Rama kandidonte per bashkine, apo kryetar te PS?! 

Nga kjo ane, ta shpifin te gjitha palet.  Hec e mbulojme "ato" te Pangos, me "keto" te Edit.  Se aq e pati dhe "cudia" e Pangos, nja tre dite.  Por ka nje gje ketu, ai harku kohor sikur s'del mire ne llogarite e opinionit publik.  Te pakten timit. 

 

Monda.

 Nuk eshte vetem fushata qe sjell keto histori  ne drite Eshte edhe pervjetori i Gerdecit

lexoje pak ate shkrimin ku ndersa opozita po ngre nje podium ne vendin e tragjedise se Gerdecit. Atyre qe ju jane vrare te afermit, te sakatosurve nga kjo  tragjedi duhet ti marin leje ushtrise per  te vendosur lule ne vendin e tragjedise.

Ka me shume se fushata. Eshte rreziku qe Gerdeci mund te prishe balancen pozite vs opozite, Mafia e majte vs Majfia e djathte, qe larg qofte po te prishet sjelll 97en. Pradaj dalin sot keto historite me xhixhilera.
Zot na ruaj vec balanca te mos prishet pa keto hisoria nuk kane asnje vlere ne vetvete 

Shiko, toko, se na ka lene 97 me sindroma te keqija si popull.  Jemi bere si bageti, dhe ia kemi friken protestes pikerisht sepse "mos o Zot" ia fusim vetes prape. 

C'balance thua dhe ti?!  Po kur dreqin do ta thyejme balancen e Mafjeve?!

Dolen keto muhabete se e majta bani si e ndershme per sa i perket qeshtjes Pango, dhe e djathta ia numeroi se majtes, me kete rast Rames...

Monda vetem '97?? Ne s'po arrijme dot te jemi indiferente ndaj atyre qe ndodhin nga dera e brenda nje familjeje. Pale te dali ndonje deputet gay. Prite Zot qametin!

Per inat te admin-ve qe na kane kompliku peshkun s'po e perdor me butonin "pergjigju" smiley

@ Cen, panglleqet mer burr i dheut, kane kohe e vite.  Eshte fenomen.   Pastaj numerim me maskaralleqe?  Na patakset, na e veshtirosen.  Ti dukesh sikur po ben tifozllek mer ... qofsha gabuar.  

Une nuk e di si jane ndare, qysh, tek.  Dynjaja ndahen.  Thashe me lart, qe s'eshte asnjehere bukur.  Por meqe po gjykohet Rama, atehere me te njejten "gur" qe s'na takon, hec i hedhim dhe nga ana tjeter.  Mos i rente kurre ky fat ndonjerit, ndonjeres.  Por sa jane divorcuar, dhe s'e kane humbur deri ne ate far pike? .... (s'po them me.)

@ Iris, nuk e di si ma kuptove ate te 97-s.   Une jam kunder apatise.   

 E kisha vetem qe traumat i kemi te shumta si popull.

Po të ishe kundër apatisë... shkoje në protestë si Nexhi... e shikon që akoma nuk është kthyer? smiley

 

Cen,

kjo eshte histori 5 vjecare dhe jo si reagim Pangorast.

Kete here : 

  • Kryetarja e Parlamentit.
  • Kryeministri
  • Zv.Ministri i Brendshem

Jane ofiqe shteterore keto, jo partiake.

ne pergjithesi nuk jam tifoz i cmendun per nje skuader te vetme, me pelqen futbolli i bukur... smiley

fale kesaj kushedi sa birra kam humbe ne baste, pyt njenin ketu smiley 

E keqja e ketyre gjerave eshte qe ne publik heshtja interpretohet si pranim. Prandaj dhe kjo familje eshte e detyruar tu pergjigjet zagarlleqeve. Nejse, se nuk ia vlen te vazhdosh me kete. Cdo njeri me sens normal te jetes, familjes, femijes, gruas a ish gruas e kupton sa e ndyre eshte e gjitha kjo.

tung

@ Iris, ehhhhh ... shyqyr qe eshte peshku per group therapy smiley

@ Ed, incognito smiley

@ Cen, mire mer lal, c'te te them, qejfe qejfe kjo dynja lol.  Ciles kompani birre i beke nder lol?

@ i rrembyeshmi, meqe ofiqet jane te larta, le t'i mshojne kesaj pune?

Qe do kalojne kufijte e njerezillekut ne fushate zgjedhjesh, e kam parasysh.  Por, nqs ky popull, harron Gerdecin, panglleqet e miq-lleqet me kete histori, atehere po shkoj te ndez nje qiri e te lutem, se gje tjeter s'na ka mbetur ...

Monde

@ i rrembyeshmi, meqe ofiqet jane te larta, le t'i mshojne kesaj pune?

Tani shume seriozisht  : i kuptove postimet e mija ?

Shume seriozisht, i kuptova.  Po ti me keto anonimet e tua, te ben t'i nxjerresh me cengel.  Thuaj ate te shkrete mendim shqeto ndonjehere.  Qe eshte maskarallek kjo qe po behet.  Une pyetjen ta kisha retorike ne fakt smiley

Akoma me seriozisht, mos shaj.

me kujtohet nje analize ne nje bllog qe beri nje miku im pas zgjedhjeve te bashkise se Tiranes. pertoj te kerkoj artikullin po pak a shume:

ne vitin 2000 Bushi ne US, pervec programit, perdori imazhin si njeri i mire familjar, konservativ gjate fushates kundra Klintonit ne pergjigje te skandaleve te ketij te fundit me internat.

kjo strategji mund te kete patur sukses ne ate kontekst sepse Bushi kandidonte per here te pare. Ndersa heren e dyte nuk mund ta perdorte me sepse njerezit kishin nje ide me te qarte per punen e tij (keshtu qe perdori rrezikun e terrorizmit).

Gjate zgjedhjes per bashkine e Tiranes, Olldashi (me Berishen) perdoren strategjine e gabuar. Ai (ata) nuk paraqiten ndonje program konkret por menduan se me nxjerrjen e fotove nudo dhe me lenien e cigares ne publik nga Olldashi do fitonin zgjedhjet. Kjo mund te kishte efekt nese do kishim perballe njeri-tjetrit dy kandidate te rinj per publikun pak a shume me programe te ngjashme. Por ne rastin konkret Rama kishte dy mandate ne bashki dhe njerezve nuk u behej vone se c'kishte bere ai ne France shume vite me pare.

e njejta gje vlen edhe kete rradhe. PD'ja nuk do te mund te fitoje zgjedhjet me jeten private te Edi Rames ketu e 20 vjet me pare. Kjo eshte strategji e gabuar. E vetmja menyre per te fituar zgjedhjet do ishte te fokusoheshin ne nje program me te mire dhe ta paraqisnin PD'ne si nje alternative me te mire. Kete gje pak a shume Saliu e arriti ne 2005. Kete here eshte pak e diskutueshme sepse sa vjen dhe PD po nxjerr ne pah ekstremizmat dhe po merret vetem me ceshtje qe theksojne ekstremitetet.

 

Kete here eshte pak e diskutueshme sepse sa vjen dhe PD po nxjerr ne pah ekstremizmat dhe po merret vetem me ceshtje qe theksojne ekstremitetet.

Po "ç'pak e diskutueshme" zezaaaaaaaaa ! Se jeni bere ketu si ato plakat e Kadarese tek "radiostacioni" : halà nuk e keni marr vesh se me 29 qershor, Berisha fillon te shkrojturit e kujtimeve ?? smiley )

Nuk behet fjale per ndarjen, e moralshme , e pa moralshme.

Behet fjale per nje person publik, mos e bej armik, se nuk te mungon asgje ne shpifje.

Koncepti i ketij problemi eshte, se ky person "Edi" nga gjendja psiqike eshte ne rregull o ka çrregullime?????

Sado qe ne Shqiptaret jemi te "humbur", kjo eshte edhe nje nga arsyet e forta qe ne nuk pranojme "humbjet", nuk prisnim qe nena Marie te fliste ndryshe.

 

As nuk e mora mundimin ta lexoja kete artikull. Hodha vetem nje sy pyetjeve te kesaj interviste. Dhe ai/ajo qe e ka bere kete interviste eshte nje i paafte total! Kjo eshte nje teme shume delikate, shume private. Ata qe e ka bere kete interviste dhe ata qe kane lejuar publikimin e kesaj interviste, jane veçse mendje te semura per ekzibicionizem dhe narcizizem! Nuk me pelqen qe eshte vene ketu. Mendoj se GSH e ka kaluar cakun me kete atikull dhe na tregoi qarte nivelin e dobet te gazetareve dhe te njerezve te saj, te cilet e drejtojne.

Edi Ramen nuk e perkrah si Kryetar Bashkie dhe as si Kryetar te Partise Socialiste. Une kete Edi Rame njoh dhe as nuk dua ta njoh me tej! Jam dakort qe kur nje person behet personazh publik, humbet privatesine e tij! Po ky eshte dhunim dhe persekutim familjar! Dhe per çfare? Vetem qe GSH te shese sa me shume kopje nga numri i radhes! Shiko se ku ka arritur Media Shqiptare! Dhe dikush shkruante ne Peshk "Si t´i shpetojme gazetat"! Ç´gazeta te shpetosh more? Keto nuk jane Gazeta! Keto jane Paçavure!

Degjoj dhe shoh se te gjithe duan Ndryshim Politik ne kete vend! Por une, si shqiptare, dua Ndryshim per kete shoqeri, per keta njerez qe drejtojne keto gazeta, per kete shoqeri qe s´eshte e lire, sepse Liria Jone fillon aty ku ti respekton Lirine e tjetrit! Dhe Ndryshimin filloj e bej tek vetja! Media eshte mjet informues dhe jo dhunues! Dhe, DJE, NUK E BLEVA dhe AS NUK DO TA BEJ ME ATE GAZETE PAÇAVURE !

 

Edi Ramen nuk e perkrah si Kryetar Bashkie dhe as si Kryetar te Partise Socialiste. Une kete Edi Rame njoh dhe as nuk dua ta njoh me tej!

Nuk ka nevoj ta perkrahesh,por per ta njohur,

do ta njohesh pas 28 Qershorit!

....

Mbremje e djeshme me

Edi Ramen!

 

Sot Shqipëriaështë më ë varfër se 4 vjet më parë - 4 vjet të tjera si këto nuk durohen. Bravo,Bravo,Edi! 

......Nuk ka nevoj ta perkrahesh,por per ta njohur,

do ta njohesh pas 28 Qershorit!......

Per aq sa e njoh si Kryetar Bashkie dhe si Kryetar te PS, nuk e perkrah! Dhe se nuk e perkrah ate, s´do te thote qe pranoj ata qe qeverisin sot!

Po, e kam perkrahur ne fillim, por s´e perkrah me pikerisht per kete imazh qe ke vene me siper! Protesta e djeshme, kaloi nga nje perkujtimore per 26 personat qe humben jeten ne Gerdec ne fjalime banale e sharje elektorale per Kryetarin tjeter te opozites, qe as nuk dua ta permend emrin me qe te mos ndyj gojen time! Njeri bente proteste ne Shesh Skenderbej, tjetri ne Sheshin Nene Tereza! Politikani i mire dhe ai qe ka ndergjegje e dhembshuri para nje perkujtimoreje te nje tragjedie te tille, i le pas kontradiktat mes Socialisteve dhe bashkohet per te kujtuar ate qe ndodhi pikerisht nje vit me pare! Por kjo, mesa pashe nuk ndodhi! 

...Sot Shqipëria

është më ë varfër se 4 vjet më parë - 4 vjet të tjera si këto nuk durohen. Bravo,Bravo,Edi! ....

Po, e drejte, shume madje! Keto 4 vitet e fundit, une dhe shume shqiptare te tjere qe jetojme ketu jemi varferuar shume! Po mire, more artian i dashur, po Edi Rama edhe varferuar gje¿¿¿¿¿¿¿¿¿

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).