Nje ligj qe perseri mund te mos zbatohet

Kete vit biznesi i vogel eshte i detyruar me ligj te perpiloje nje bilanc te thjeshtezuar te aktivitetit te tij, i cili do te sherbeje si deklarate tatimore. Nga kjo nisme ligjore, qeveria ne vetvete me shume synon te nxise biznesin e vogel te jape dhe te marre fature tatimore per çdo transaksion te kryer, sesa pret prej tij me shume te ardhuara. Pajisja e konsumatorit dhe biznesit te vogel me fature tatimore potencialisht ndihmon ne evidentimin e te gjithe zinxhirit te shitjeve ne treg, duke shtuar shanset per efikasitet te adiministrates tatimore ndaj evazionit fskal. Ne kete kuptim kjo nisme eshte mese e duhur kur kujtojme se shpesh nxites te ndryshem fiskal nuk kane dhene efektin e pritur per shkak te shkeputjes se ketij zinxhiri, se skemat e biznesit te madh per te fshehur te ardhurat kane qene me te komplikuara per tatimet per faktin se mungon fatura tatimore fundore, qofte edhe sepse te dhenat zyrtare per tregun mbeten te paplota pikerisht per mungese te kesaj fature.

Por sa shanse ka qe te realizohet. Tatimet thone se kane marre masat e e nevojshme per informimin e plote te biznesit per kete detyrim te ri te ligjor. Ata kane faqen e tyre ne internet nga ku mund te merren formularet e deklarimit, nderkohe qe ka nisur transmetimi i spoteve publicitare qe paralajmeron biznesin per kete detyrim te ri.

Por, t’i marrim me radhe. Sa mundesi ka nje furretar ne nje fshat te Shqiperise te shkarkoje nga interneti formularet, kur akesin per kete sherbim teknologjik ne te gjithe vendin e ka vetem 15% e popullsise. Tjeter, te plotesosh nje formular kerkon ekspertize, po sa mundet nje nje pronar automjeti qe kryen sherbim transporti te llogarise amortizimin e automjetit te tij apo te deklaroje vleren reale te shpenzimeve pa i rritur ato. Po nje shites i vogel artikujsh te imet, ku eshte edhe pronar dhe punetor, sa i gatshem eshte te dyfishoje personelin, pasi i duhet te punesoje edhe nje ekspert kontabel. Zbatimi i kesaj nisme me shume se detyrim ligjor kerkon interes nga ata qe duhet ta zbatojne, dhe sidomos informim, qe per hir te se vertetes nuk ka qene shume i larte, duke krijuar amulli ne kete fund marsi. Biznesi i vogel aktualisht i trembet faktit se xhiroja e tij vjetore mund te kaperceje kufirin nen te cilin ai paguan si biznes i vogel. E dyta, psikologjikisht ai nuk eshte i pergatitur pasi jo pak here biznese shume here me te medha jo vetem nga xhiroja por edhe nga strukturat dhe burimet profesionale kane deshtuar perballe arbitraritetit te tatimeve ne mbledhjen e taksave. E treta nuk ka leverdi te paguaje kosto shtese dhe e katerta edhe pse nje arsye rastesore, kriza e aktuale e likuiditetit ndrydh vetedeklarimin real.

Ne kete analize te shpejte evidentohen dy grupe, te paret jane sipermarresit e vegjel qe per respekt te ligjit, apo frike nga ndeshkimi jane te gatshem te punojne me bilance, por qe kane mbetur te painformuar per shkak te punes se pamjaftueshme nga strukturat shteterore (koha e shkurter apo kapacitetet e pakta njerezore) dhe pamundesise per akses teknologjik (aplikimet online).Te dytet jane indiferente per shkak te paleverdisshmerise financiare qe ata shikojne nga zbatimi i kesaj nisme. Tek te dyja keto grupe per arsyet e mjaftueshme qe thame me lart, kjo skeme e re mund te deshtoje te prodhoje qetesi dhe rregull por vetem rremuje dhe deshtim qe nuk i leverdis askujt.
 

22 Komente

Te gjitha qendrojne. Por ka dhe me"

Vete administrata tatimore eshte e papergatitur.

Ligji ka nje vit qe ka dale, por per implementimin jane kujtuan vetem muajin e fundit.

 

Ky ligj ka per te pesuar fatin si ligji per duhanin, pra qe nuk ka per tu zbatuar. Por nje gje eshte e sigurt: qe disa biznese do te digjen keq nga gjobat e tatimoreve per arsye te hakmarrjes politike apo inate personale dhe gjithmone "ne emer te ligjit". E pra ligje si keto, te pa shoqeruara me insentiva dhe regulla per zbatimin e tyre vetem sa perligjin rrugacerine e ketij shteti mafioz.

 psikologjikisht ai nuk eshte i pergatitur pasi jo pak here biznese shume here me te medha jo vetem nga xhiroja por edhe nga strukturat dhe burimet profesionale kane deshtuar perballe arbitraritetit te tatimeve ne mbledhjen e taksave

 

Ky eshte per mua celesi i debatit por kam frike se do te kalonte ne nje diskutim politik  (se peshku nga koka vazhdon te qelbet)

 

Nderkohe mu kujtua nje bisede e rreth 6 muajve me pare me nje mikun e tim eti qe "zoteronte" nje biznes te vogel dhe me shume dashamiresi po i jepte disa keshilla praktike. Une e pyes se si po orgonizohej per deklaratat tatimore dhe me thote se paguante ate "fiksen" te bashkia qe ishte pak e larte (ankesa eshte detyrim per tregtarin thone) por te pakten pa kokecarje. "PAGUAN ATE DHE JE NE RREGULL!"

- Po per bilancin qe duhet te dorezosh ne fund te vitit si po ben?

- Ca bilanci me?

- Per 10% e fitimit.

- Nuk ma kane kerkuar ndonjehere kete te bashkia!

- "...bla bla bla..." (i spjegoj pak a shume ligjin e ri)

- E di ca? Une me mire e mbyll fare licencen se sa ti hyj kesaj pune!

 

 

Une i kam keshilluar te gjithe miqte e mi te hapin ndonje zyre per mbajtjen e llogarive te bizneseve te vogla.

Gene, nqs te kam kuptuar drejt, shembulli i personit-biznes-vogel qe jep, tregon se paguhet nje perqindje nen dore te bashkia, qe vjel taksat e biznesit te vogel, per te mos deklaruar direkt????? Atehere i bie qe ky person ben biznes te paligjshem, apo jo? Dhe del zbuluar edhe nga bashkia qe gjasme ja ka bere te lehte procesin. Me duket pak absurdistan me llogjike. Po prape ne kontekstin ne te kam kuptuar drejt.

 

nga e kuptove ti qe paguhet nen dore te bashkia?!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

 

nese nuk gaboj une tani, ti ke krijuar pershtypjen e gabuar se une dua te mbroj me cdo kusht e kudo punen e bashkise (nuk eshte keshtu, sidomos ne lidhje me taksat)

 

 

Keshtu shkruan ti: "Une e pyes se si po orgonizohej per deklaratat tatimore dhe me thote se paguante ate "fiksen" te bashkia qe ishte pak e larte"

Prandaj po te pyesja se nuk po e kuptoja. Nuk kam kriju asnje pershtypje, se eshte ceshtje kohe kjo puna e pershtypjeve.

Thelbi i asaj qe doja te kuptoja nga shembulli yt, pa e paragjykuar si shembull tipik, nuk ishte ngjyrimi politik, por me teper koncepti apo mentaliteti i njerezve qe merren me biznes ne Shqiperi. Do me dukej me e llogjikshme qe te lodhesh pak me shume dhe te zbatosh ligjin, sesa ti biesh shkurt me pagesat fikse, kudo ku behen, vetem aman qe te me lene rehat. Nuk po behem me e krishtere se papa, po ne kohe afatgjate, kam pershtypjen qe bizneseve do ju interesonte me teper te tregojne se jane te ligjshem, psh. kur ju duhet te kene nje histori disavjecare ne nje fushe per te fituar tendera, ose ju duhet te kene disa vite biznesi te ligjshem qe te marrin kredi bankare kur duan ta zgjerojne biznesin e tyre...

Sado te zgjuar te tregohen, s'kane ku te shkojne. Sado gjate te zgjase procesi i shteteformimit me ngjyrime politike allasojshe ne Shqiperi, rrumpalla mund te te kthehet edhe ne bumerang....

E mos e ngri radarin kaq shpejt pri i her (lol)....

 

 

Pyetja eshte  A eshte ligji i keq apo eshte i pazbatushem sepse nuk ka internet ...njohuri.... etj etj etj

Ne qofte i pari ateher perse diskutohet fakti qe ska interent ne qofte i dyti perse flitet per krizen aktuale e ndrydhjen e .......

Kush e ka shkrojtur kete corbe, thjesht ka lexuar fjalen "takse" diku ne ndonje vendim qeverie dhe ka kopjuar ndonje ide nga lufta qe behet sot ne bote "te taksohet apo jo bisnesi ne kushte krizes", e ka perzer kete pastaj  me kushtet e shqiperise dhe ka dale nje corbe qe quhet artikull i mare nga revista monitor pa autor

 

Ligji nuk eshte i keq, thjesht njerezit nuk kane shume njohuri dhe eshte bere ne pergjithsi pune e dobet me edukimin e sipermarresve ne kete drejtim. Mire do te ishte qe ca vite me vone, pasi te ishin mesuar njerezit te mbanin llogari dhe te mos mashtronin, te kalohej ne tatim pasfitimit dhe te paparagjykuar por kjo do akoma kohe.

kete vit Llukan eshte fare e thjeshte per biznesin e vogel ne fakt

meqenese askush nuk ka qene (praktikisht) i detyruar te leshoje fatura, xhiro rezulton te jete 0.

Merr ate formularin dhe deklaron 0 te ardhura dhe 0 shpenzime (se aq ke paguar nepermjet bankes). I bie qe shteti te jete i detyruar te ktheje gjithe tatimet e marra parapagim nga biznesi i vogel per vitin 2008. Ose duhet nje amnisti fiksale.

Nuk e di se kur hyn (apo ka hyre) ne fuqi, por thuhet qe do te gjobiten bleresit nese nuk marrin faturen me vete. Te pakten e ketille ishte nje reklame qe u shfaq nja dy here ne TV. Kjo teorikisht lehteson mbajtjen e llogarive. Plus, eshte diskutuar serish per kasat, para ca javesh ne fakt.

Kasat do te jene te detyrueshme pas shume pak kohesh (zere se jane), ne fillim per nje kategori biznesi dhe pastaj per te tjeret (nuk e di nese ne fillim per te voglin apo ate "normalin&quotsmiley.

Gjithsesi, per vitin 2008, besoj se eshte i pamundur zbatimi i ligjit "te ri"   pasi une personalisht do te deklaroja 0 te ardhura e 0 shpenzime (ne 100.000 biznese i bie qe shteti te ktheje nja 100.000.000 euro - ia futa ashtu ne tym po edhe mund te dale llogaria)

 

 

 

Ne qote se ke deklaruar "0" fitin dhe "0 " shpenzime atehere ti nuk ke biznes per te cilen ke license, objekt dhe mjete te tjera te perdorura per bisnes.  Kontrolli i taksave do te te behet ne objektin qe deklaron bisnesin per ndonje mall apo sherbin qe ndodh ne momenitn e kontrollit  per te provuar se ne fakt ti zhvillon aktivitet dhe "0" vs"0" eshte genjeshter. Shteti ne kete rast do te bej llogaritje sa eshte mesatarja ne shqiperi e fitimit nga bisnesi qe ti zhvillon dhe te te  taksoje dhe te te gjobise dhe te te llogarise interes per kete shumen e taksave

NE rast se nuk ke bisnes te hiqet licensa dhe vitin tjeter nese do te zhvillosh aktivitet duhet te nxjeresh license te re

E ke degjuar shprehjen qe shteti po te doje e kap lepurin me qere. Vec fjala magjike ketu eshte "PO TE DOJE"

nga e nxorre kete perfundim toko?!

me jep ndonje reference  se eshte shume interesante kjo qe thua.

Keshtu behet ne amerike i dashur nuk e shpika une  bota i ka shpikur keto me kohe.  Nuk ka perse te shpikim roten ne shqiptaret smiley

jo mor jo nuk them te shpikesh gje. thjesht kerkoj qe ti referohesh nomatives shqipetare nese flasim per shqiperine dhe sinqerisht te kerkoj nje reference prej saj per ato qe the.

Ke ndonje reference nga normativa shqipetare per ate qe the apo jo?

Nuk te kuptoj me fjalen "normative shqiptare" nese e ke fjalen per "mesateren e fitimit"  ne shqiperi une as qe ja kam idene Une thjesht them se ka mundesi te behet nese do shteti

mbase nuk u sqaruam tomi

 

Po flasim per mundesine praktike te aplikimit te nje ligji specifik SOT.

 

Sigurisht qe shteti neser mund te vendose se kush kapet ne rruge duke buzeqeshur ne grupe me shume se tre vete do te varet per ko.esh te shpata e Skendebeut ne Tirane.

 

Qe te sqarohemi tani:

Sot biznesi i vogel (nen 8.000.000 xhiro vjetore) paguan (teorikisht) ne baze te te ardhurave (xhiro) tatim prej 1,5% mbi totalin (nuk ka rendesi fare sa ke shpenzuar). Keto te ardhura i shkojne direkt pushtetit lokal dhe vilen prej tij.

Praktikisht, per te thjeshtuar pune, jane krijuar disa kategori ku bizneset e vogla futen nga administrata tatimore (sipas aktivitetit, vendndodhjes etj etj) dhe sipas te cilave paguajne nje tatim "fiks" (i vura thonjezat tek fiksi jo te tatimi per te thene qe nuk kemi te bejme korrupsion por se po e thjeshtoj disi modelin) vjetor te ndare ne disa periudha "parapagimi". Nje sistem i ngjashem ekziston edhe ketu ne itali e quhen "studime sektori" qe percaktojne fitimin (rrjedhimisht tatimin) nepermjet disa koeficienteve qe bazohen ne disa te dhena pak a shume te besueshme (psh konsumi i energjise elektrike)

Tatimi eshte me i larte per pikat e shitjes me pakice ne qender te tiranes e pastaj zbret duke kaluar ne aktivitet prodhues e duke iu larguar "qendres".

Keta ne fakt nuk duan te dine fare sa xhiro ke bere ti  perderisa paguan aq sa te kane caktuar (teorikisht ishte parapagim ne baze te xhiros se deklaruar ne vitin paraadhes qe duhet te perllogaritet mire ne fund te vitit dhe duhen bere rregullimet - kjo nuk ndodh)

Meqenese ligji i ri ndryshon tatimin nga 1,5% mbi xhiron ne 10% mbi fitimin (xhiro - shpenzime te njohura te kaluara nepermjet bankes) duke mbajtur konstante vleren dhe proceduren e parapagimit, ne diskutojme nese per vitin fiskal 2008 (tani  mbyllet afati per dorezimin e bilanceve) eshte i aplikueshem ky ligj.

Gene une nuk e di nese do te jete i zbatushem apo i  pa zbatushem ky ligj ne 2008 Por kjo ka pak rendesi Ti mendoj se do te zbatohet ne 2009, 10, 11 ? Deri sa nuk ka impenjim nga shteti nuk ka as zbatim te ligjit. Problemi mendoj une  nuk qendorn tek ligji as tek kushte por tek punojsit e shtetit. Deshira e tyre per te zbauar ligjin

Une ketu ne amerike merem me  taksat dhe perfaqsoj kliente para zyres se taksave kur kane probleme Kam aritur ne konkluzinin se ligji mund te jete ideal por po nuk pati njerez qe ta zbatojne( popull dhe qeveri) nuk ka ligj te mire dhe e kunderta mund te jete i keq sa ska ku te shkoj perseri eshte shume i mire kur zbatohet.

Neshqiperi cdo ligj eshte i keq se nuk zbatohet nga populli dhe qeveria. Per kete duhet druri dhe frika

Pra ne lidhje me temen problemi nuk qendron tek kompjuterat apo format e aplikimit as tek koha ( kete vit apo vitin qe vjen) problemi qendon tek njerezit tek ai bisnesmeni qe hapur pa frike genjen ne taksat dhe ai punojsi i qeverise qe hapur dhe pa frike mer bakshish dhe genjen per punen qe ben.

Po nuk ja vure litarin ne gryke atij bisnemenit qe genjen per taksat dhe atij punojsit te taksave qe mer bakshish kot qe flitet per taksa dhe rregulla dhe ligje
Te tjerat jane kot per mendimi tim

PS Per sqarim amerika ka sistem ndryshe. taksa eshte mbi fitmin ( ardhur minus shpenzim) qofte ky bisnes i madh apo i vogel. Por ne qofte se ti genjen dhe nuk paraqet te ardhura aterehe pas 3 vjetesh me humbje veprimtaria tende nuk quhet me bisnes por "Hobbie" dhe nuk lejohet te heqesh shpenzimet,  tatohet vec te ardhurat. ne rast se e ke 0 dhe 0 atehere kotrollohesh per tipin e bisnesit qe ke percakotohet nje norme fitimi dhe nje fitim dhe taksohesh Ah me fal jo vetem kaq, gjobitesh 10% e taksesh dhe intneres per mos pagim takse ne kohen 2% dhe me keq ky kontroll vazhdin deri 3-4 vjet pas atij qe u kape ne gabim ( genjeshter) te marin shpirtin. Po qe taksohesh edhe per fitimet e paligjshme Ne rast se meresh me droge dhe kapesh mbi te gjitha ( burgun etj etj) ke edhe takse per fimti nga aktiviteti i droges.  Prandaj dhe eshte bere ky vend. dhe ai vend ku je ti, prandaj nuk behet ai vend qe ne e quajme memedhembje

Taksat me aq sa vura re une, ishin fikse. Nje pike interneti paguante rreth 1600 euro ne vit, nje shofer fugoni po kaq, nje dyqanxhi thuajse kaq, pra taksat per biznesin e vogel luhateshin aty tek 1500-1600 euro, apo rreth 2 milion leke te vjetra. Pak e larte per disa bisnese te vogla periferike. Po te besh nje llogaritje te vogel, sikur 100 mij biznese te vogla (ndoshta jane me shume, siç flitet) per 1500 euro i thone 150 milion euro çdo vit qe bashkite mbledhin nga biznesi i vogel, nderkoh qe zera te tjere thone se mblidhet me teper. Dhe prap ai pushtet atje ne Shqiperi eshte i pangopur. 

Problemi eshte qe administrata eshte e papergatitur.

Keshtu qe kete vit do kemi nje rremuje te madhe, dhe ligji do zbatohet "fshatce"

Normalisht,pergatitjet,njoftimet, udhezuesit duhet te ishin publikuar me meiratimin e ligjit, dhe jo ne momentin e fundit,para dorezimit te deklarates vjetore.

Ja dhe ky vit u kalua fshatce

Justifikimi ??? "jemi te pa pregatitur"

Te shikojme kush do te jete justifikimi per vitin qe vjen.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).