Shqipëria, “Rosaku i shëmtuar” i Andersenit

Leksion Nga Ambasadori i Danimarkës në Tiranë  në Universitetin e Vlorës

Hans Kristian Andersen – autori danez i famshëm botëror i përrallave – shkroi njëherë përrallën  “Rosaku i vogël shëmtuar”. Përralla bën fjalë rreth rosakut të vogël që tallet dhe kritikohet nga të gjithë rosakët e tjerë të vegjël si dhe nga rosakët e rritur, sepse ai ishte shumë i ndryshëm nga të tjerët.

Megjithatë, pas gjithë këtij trishtimi, del se rosaku i vogël i shëmtuar nuk ishte fare një rosak. Ai u rrit për tu bërë një mjelmë e magjishme, bukuria e të cilës shikohej me zili nga të gjithë.

Kjo përrallë përmbledh pak a shumë se si unë e shikoj Shqipërinë dhe të ardhmen e saj.  Sot Shqipëria është rosaku i vogël i shëmtuar i Europës, por ajo ka gjithshka çfarë i duhet për tu rritur dhe për të qenë një mjelmë e bukur.

Dhe unë besoj se ajo do të bëhet e tillë. Një ditë në të ardhmen e afërt, Shqipëria do të bëhet një anëtare me të drejta të plota e Bashkimit Europian, ashtu si pak ditë më parë Shqipëria dhe populli i saj arritën të bëhen anëtar me të drejta të plota të NATO-s.
Jo vetëm që Shqipëria do të bëhet një anëtare e Unionit, por mendoj se Shqipëria do të jetë një plus i madh për familjen europiane. Shqipëria është një vend i bukur, por më e rëndësishme është që shqiptarët janë shumë punëtorë, tolerantë dhe shikojnë nga e ardhmja. Mentaliteti shqiptar gëzon shumë nga karakteristikat që e bënë Europën të madhe.
I tillë është parashikimi im. Por në ndryshim nga rosaku i vogël i shëmtuar i cili me kalimin e kohës u shndërrua në një mjelmë të bukur, popullit shqiptar i duhet shumë punë.
Ka ende shumë për të bërë, përpara se Shqipëria të jetë gati për t’iu bashkuar familjes Europiane. Në të vërtetë mund të mos merret dot me mend. Jam i sigurt se ata nga ju që kanë jetuar apo vizituar vendet jashtë, e kuptojnë atë që dua të them. Por sado e madhe që mund të duket kjo detyrë për momentin, ajo nuk është e paarritshme .
Me lejoni të ilustroj: Kam vizituar kryeqytetin e një prej vendeve Balltike, jo shumë kohë pas shpalljes së pavarësisë së tij nga perandoria Sovietike në fillim të viteve ´90. Ishte një pamje jashtëzakonisht dëshpëruese. Jam i sigurtë se për banorët e atij kryeqyeti, Tirana me pamjen e saj të sotme, do të ishte dukur si parajsë.

Pak pasi u emërova në Shqipëri, vizitova përsëri vendin balltik. Ndryshimi nga vizita ime e parë ishte i paimagjinueshëm. Ishte sikur po vizitoja një tjetër vend nordik europian - nuk mund të thuhej më se ky qytet i bukur, 18 vjet të shkuara, ishte një ferr i vërtetë, në dukje i pamundur të ndryshonte.
Vazhdimisht e kujtoj këtë përjetim,  ndërsa ndihem pak i trishtuar,  kur shikoj ndonjë pengesë në të ardhmen e Shqipërisë për anëtarësim në BE. Por, ky përjetim më bën të mendoj se ku do të mund të ishte Shqipëria, nëse do të ishin marrë vendimet e duhura apo vepruar drejt kur duhej.
Kjo më çon drejt pikës time të parë të rëndësishme: Integrimi i Shqipërisë në EU është para së gjithash i varuar në atë që Shqipëria bën. Më tepër për qëllime praktike është në dorë të vetë shqiptarëve të vendosin nëse do të hyni apo jo në BE.

BE-ja ka dërguar një ftesë- perspektivë për anëtarësim- dhe ka vendosur disa piketa. Përveç kësaj, BE-ja si e tërë, shtetet anëtare të saj, dhe organizata të tjera ndërkombëtare janë angazhuar dhe po bëjnë gjithshka që t’i krijojnë mundësi Shqipërisë të bëjë hapat e domosdoshëm për t’u  anëtarësuar.
Por ne në komunitetin ndërkombëtar vetëm këshillojmë dhe ndihmojmë. Ne nuk marrim vendime. Ne nuk mund të detyrojmë domosdoshmërisht veprimet. Ju po, mund ta bëni.

Sikurse thashë më sipër, ka shumë për të bërë.  Kërkohet punë e lodhshme, mund e djersë nga populli shqiptar. Por shumë gjëra janë të thjeshta. Nuk ju kërkohet gjë tjetër përveçse të ndryshoni qëndrimin. Dhe mendoj se gjërat e thjeshta janë ato që kanë ndikimin më të madh e më të shpejtë në të ardhmen e Shqipërisë në anëtarësimin në BE.

Me fjalë të tjera: Ajo që realisht e pengon integrimin e Shqipërisë në BE dhe në komunitetin ndërkombëtar  tani, është ajo se çka ju nuk duhet të bëni, dhe jo çfarë duhet të bëni.
Me lejoni të jem më specifik:

1. Korrupsioni dhe mungesa e shtetit të së drejtës është nje kancer që pengon prespektivën e Shqipërisë. Nuk do të tërhiqni investime të njohura serioze dhe të përhapura në mbarë botën nëse investitorët e huaj nuk mund të mbështeten tek sistemi për marrjen e vendimeve të drejta dhe racionale. 
Shumë vende përfshirë Danimarkën dhe shumë, nëse jo të gjithë bashkëpunëtorët me reputacion ndërkombëtar, kanë një politikë të tolerancës zero ndaj korrupsionit dhe ndaj çdo lloj informaliteti tjetër. Ju nuk mund t’i bëni ata të investojnë shuma serioze parash në Shqipëri me situatën e tanishme të biznesit. 

Por nuk është e vështirë për të ndryshuar. Kjo nuk kërkon punë të lodhshme apo burime të mëdha. Çështja është thjesht t’i thuhet “jo” korrupsionit dhe informalitetit. Thjesht ndryshoni qëndrim.
Çdo herë që një kompani e huaj apo një ambasadë e huaj ndeshet me faktin se gjërat nuk shkojnë sipas rregullave, pavarësisht se në ç’shkalle të madhe apo të vogël, kjo dërgon një sinjal të keq rreth Shqipërisë. Dikush mund të ketë fituar para duke bërë biznes në rrugë informale, por fitimet e tij/saj, paguhen nga Shqipëria dhe shqiptarët e thjeshtë dhjetëfish, sepse kompania e huaj që është gënjyer do të qëndrojë larg dhe do t’u thotë të tjerëve të veprojnë si ajo.

Mendojeni këtë. A do t’i investonit paratë tuaja në një vend ku nuk do të ishit të sigurt se do të përfitonit një marrëveshje të drejtë dhe se investimet tuaja do të jenë të mbrojtura?

Mbase parashikimet për fitimet mund të tundojnë akoma të dobëtit. Por në një krizë ndërkombëtare kur çdokush është dyshues për investimet e pasigurta, edhe të dobëtit mund të mendohen dy herë. Shkurtimisht, mendoj se problemi i qëndrimit kërkon vëmendjen e menjëhershme nëse ekonomia shqiptare duhet të vazhdojë të rritet.
Dhe rritja e vazhdueshme, është sigurisht një kusht paraprak për Shqipërinë që të jetë në gjendje të konkurrojë në tregun e përbashkët Europian.
2. Përmenda gjithashtu mungesën e shtetit të së drejtës. Sigurisht që është përgjegjësi e qeverisë për të siguruar shtetin e së drejtës. Por jo vetëm e saj. Është edhe përgjegjësi qytetare. Është e dukshme për çdo njeri që vjen në Shqipëri për herë të parë, se qëndrimi i shumë shqiptarëve ndaj ligjit, për ta thënë  në mënyrë të zbutur, është i shkujdesur.
Thjesht për të kaluar rrugën me dritë jeshile është e rrezikshme. Shumë drejtues automjetesh nuk e respektojnë një këmbësor që kalon ose kalojnë dhe me dritë të kuqe. Kur ecni apo drejtoni makinën në Shqipëri, pothuajse të gjithë dikush më shumë apo dikush më pak, injoroni haptas ligjet bazë të trafikut. Kur shikoj trafikun nga dritarja e zyrës time në Tiranë, çdo pak minuta shikoj drejtues automjetesh shqiptarë që bëjnë diçka që në Danimarkë do t’u kushtonte heqjen e patentës.

Nuk është se ligjet në Shqipëri janë të këqija. Jam i sigurt se ligjet shqiptare parashikojnë ndëshkime kundër drejtimit të papërgjegjshëm të automjeteve. Por nuk ato nuk zbatohen.

E njëjta gjë vlen dhe për ligjin e duhanit. Nuk lejoheni të pini duhan në vende publike, por askush nuk shqetësohet për këtë. Jam i sigurt që kjo ka një ndikim negativ tek turizmin që vjen nga vendet me të ardhura të larta, ku nuk lejohet duhani, pra është një shembull tjetër i shpërfilljes së ligjit.

Mendoni për sinjalet që dërgon kjo. Shkelja e ligjeve të duhanit e të trafikut, janë shumë të dukshme. Nëse dikush  i bën bisht ligjit të duhanit apo dritës së kuqe të semaforit pothuajse duke aksidentuar një këmbësor, dhe dy makina policie bashkë me një oficer me motor, bëjnë sehir, kjo u dërgon një mesazh shumë të fuqishëm të huajve që vështrojnë:  Ligjet nuk zbatohen në Shqipëri.

Anëtarësimi në BE bazohet në shtetin e së drejtës dhe në supozimin se vendet anëtare mbështeten dhe zbatojnë ligjet shpesh të komplikuara që qeverisin Unionin. Ligjet janë për të siguruar konkurencën e ndershme, standartet mjedisore, sigurinë e qytetarëve, shpërndarjen e duhur të granteve, etj. Nëse ato nuk zbatohen apo nuk mbështetemi në to, BE-ja do të shkatërrohej.

Kështu, që është shumë e rëndësishme për anëtarësimin në BE, që kandidatët e mundshëm si Shqipëria, të jenë qytetarë të komunitetit që i binden ligjit. Ky fatkeqësisht nuk është sinjali që  populli shqiptar po dërgon në BE.
Dhe një detaj shtesë, të cilin nuk mund të rri pa e përmendur: Jo vetëm që nuk mbështeteni apo zbatoni ligjin por dhe kur kjo ndodh zbatimi duket si jo i drejtë. Nga dritarja e zyrës time në Tiranë, kam vënë re shumë makina të cilave u bllokohen rrotat  apo që hiqen me  karrotres.  Të gjitha makinat e trajtuara kështu që unë kam parë kanë qënë të vjetra,  unë shpesh do i quaja hekurishte. Ende nuk kam parë që kjo t’i ndodhë ndonjë prej makinave shumë të shtrenjta të parkuara ilegalisht apo në kundërshtim me ligjin- dhe ato janë më të zakonshmet aty ku unë punoj.
Zbatimi i barabartë i ligjit sigurisht që është përgjegjësi e qeverisë dhe në rastin e parkimit, e  bashkisë. Është e qartë për gjithkënd se asnjë nga palët nuk zbaton detyrën. Dhe kjo vihet re.
3. Pika e fundit që do të doja të përmendja, mbase më e rëndësishmja, ka të bëjë me kapacitetin administrativ. Mbase e keni vënë re se komuniteti ndërkombëtar ka folur shumë rreth kësaj së fundit. Dhe me të drejtë, sepse është themelore për mundësinë e Shqipërisë për të  qenë konform standarteve të kërkuara nga EU.  Por çfarë do të thotë kjo?

Kur ne në komunitetin ndërkombëtar bisedojmë rreth kapacitetit administrativ, ne në të vërtetë flasim për aftësinë e qeverisë për të përmbushur kërkesat praktike  të anëtarsimit në BE apo NATO. Për të qenë një anëtar i çdonjërës prej organizatave ju keni nevojë për personel, i cili të dijë se me çfarë po merret-nëpunës kompetentë dhe të kualifikuar, dhe ju duhet një numër i madh.   

Vetëm për t’u angazhuar në negociatat e BE-së për anëtarësim, Shqipërisë do t’i duhen të paktën një mijë nëpunës civilë jashtëzakonisht të kualifikuar që të dinë fushën e tyre të përgjegjësisë përmendësh e të jenë në gjendje t’ia dedikojnë kohën e tyre të plotë proçesit të negociatave.

Shqipëria është larg kësaj pike. Një nga arsyet është se Shqipëria nuk është treguar shumë e mirë në ruajtjen e personelit të saj administrativ  që ka njohuritë e duhura. Komuniteti ndërkombëtar ka shpenzuar sasi të konsiderueshme burimesh duke arsimuar nëpunësit civilë në Shqipëri, vetëm për t’i parë ata të pushohen kur ndryshohet qeveria apo një ministër apo kur ata janë përpjekur të bëjnë punën e tyre. E njëjta gjë ka ndodhur dhe me politikanët kompetentë.
Sa herë që kjo ndodh, Shqipëria bën një hap prapa nga integrimi në BE. Duhet të kuptoni se sa herë që një nëpunës civil i rëndësishëm, kompetent, pushohet nga puna për t’i lëshuar vendin të njohurve të politikës, mund të shtojë vitet e kohës që i duhet Shqipërisë për t’u quajtur gati për anëtarësim në BE.
Anëtarësimi në BE është i lidhur me veprimet dhe kompetencat,  jo me fjalët. Nuk është një llotari ose diçka që mund të kalohet me fjalë. Dhe përsa i përket fakteve të forta, Shqipëria ka përpara një rrugë të gjatë.

Por për të përfunduar me një mesazh pozitiv, shumë nga ç’duhet bërë në fakt është se çfarë nuk duhet bërë. I thoni jo korrupsionit, i thoni jo drejtësisë së padrejtë, i thoni jo emërimeve klienteliste. Jam i sigurtë se shumica e shqiptarëve mendojnë se kjo është e drejtë. Por ju duhet të thoni jo në jetën e përditshme dhe tek kutia e votimit. Nëse nuk e bëni këtë, atëherë i thoni jo Shqipërisë për t’u bërë shpejt anëtare e BE-së.

Sikurse thashë në fillim, kam besim të madh në të ardhmen e Shqipërisë.
Gjithsesi jam i sigurt se Shqipëria do të bëhet anëtare e BE-së, dhe gjithashtu jam i bindur se Shqiptarët do të jenë në gjendje të lëvizin lirisht përpara kësaj. Por koha e saktë për këtë është në dorë të shqiptarëve. Nëse nuk thoni jo, atëherë do të duhet kohë. Nëse thoni “jo, por po ne mundemi” do të ndodhë më shpejt seç e keni imagjinuar.
Faleminderit.
 

19 Komente

Jam i sigurtë se shumica e shqiptarëve mendojnë se kjo është e drejtë. Por ju duhet të thoni jo në jetën e përditshme dhe tek kutia e votimit.                                                        Nëse nuk e bëni këtë, atëherë i thoni jo Shqipërisë për t’u bërë shpejt anëtare e BE-së.

 

Por për të përfunduar me një mesazh pozitiv, shumë nga ç’duhet bërë në fakt është se çfarë nuk duhet bërë. I thoni jo korrupsionit, i thoni jo drejtësisë së padrejtë, i thoni jo emërimeve klienteliste. Jam i sigurtë se shumica e shqiptarëve mendojnë se kjo është e drejtë. Por ju duhet të thoni jo në jetën e përditshme dhe tek kutia e votimit. Nëse nuk e bëni këtë, atëherë i thoni jo Shqipërisë për t’u bërë shpejt anëtare e BE-së.

C'leksion i bukur! Shume pozitiv, mendimet dhe vete autori.

 ku do të mund të ishte Shqipëria, nëse do të ishin marrë vendimet e duhura apo vepruar drejt kur duhej.

Po këtu kush e kishte fajin? Tre derrkucat apo ujku me këmbën e bardhë?

Shume e vertete ajo pika per sherbimin civil, eshte nje kunj i madh per bashkesine nderkombtare ne Shqiperi menyra si u veprua pas 2005-es dhe po shpresojne fort qe te mos perseritet perseri nese fiton e majta ne qershor.

jo jo se ata te majtes jane kopila.

i mbajne nja dy kokrra qe te bejne punen, se vjedhin mo me lezet ashtu.

Upsss prit se harrova, ska mo as 2 kokrra per pune, se i hoqi e djathta te gjithe.

Kshu qe si e majta, si e djathta, ska c'bon mo, si te heqi, si te veje, njilloj osht smiley

adminstrata eshte shqyer tashme smiley

 "...Nuk është se ligjet në Shqipëri janë të këqija. Jam i sigurt se ligjet shqiptare parashikojnë ndëshkime kundër drejtimit të papërgjegjshëm të automjeteve. Por nuk ato nuk zbatohen..." 

Pikerisht ajo qe kemi thene te gjithe ne, qe ligjet nuk para zbatohen ne Shqiperi.

 

"...Nëse dikush i bën bisht ligjit të duhanit apo dritës së kuqe të semaforit pothuajse duke aksidentuar një këmbësor, dhe dy makina policie bashkë me një oficer me motor, bëjnë sehir, kjo u dërgon një mesazh shumë të fuqishëm të huajve që vështrojnë: Ligjet nuk zbatohen në Shqipëri...."

Ky eshte nje leksion i cili iu duhet lexuar administratet shqiptare.  

 

"...Vetëm për t’u angazhuar në negociatat e BE-së për anëtarësim, Shqipërisë do t’i duhen të paktën një mijë nëpunës civilë jashtëzakonisht të kualifikuar që të dinë fushën e tyre të përgjegjësisë përmendësh e të jenë në gjendje t’ia dedikojnë kohën e tyre të plotë proçesit të negociatave..."

EU ka me qindra grupe pune, me specialiste nga te gjitha fushat, dhe vendet e EU kane me dhjetra grupe pune, ndersa Shqiperia; di gje njeri se sa grupe pune me specialiste ka. 

Akoma nuk kam ndeshur njerez me efikase, me te hapur, me vizionare dhe me tolerante sesa danezet.

Ambasada e tyre eshte shembull i mirebesimit dhe vleresimit drejt e ne shenje. Qendrimi i tyre ndaj Shqiperise eshte orientues dhe mbeshtetes po aq sa eshte i "i padukshem".

Absolutisht njerezit me korrektesen me te madhe, sinqeritetin e drejtperdrejte dhe dashamiresine me te matshme ndaj Shqiperise.

Cdo fjale e ketij shkrimi eshte mire te shihet si udhezues i pakundershtueshem. Danimarka flet rralle...prandaj duhet degjuar pa asnje hezitim.

jashte teme: danezet jane cilesia e perqendruar e Europes se Perendimit. Para tyre edhe holandezet zbehen, edhe austriaket e humbin klasin. Interesant!!! Kam kohe qe e kam konstatu ket, t_red.

Shume thjeshte, shume paster, shume e kuptueshme gjuha e ambasadorit!

 1) Korrupsioni dhe mungesa e shtetit të së drejtës është nje kancer që pengon prespektivën e Shqipërisë.

2) Është e dukshme për çdo njeri që vjen në Shqipëri për herë të parë, se qëndrimi i shumë shqiptarëve ndaj ligjit, për ta thënë  në mënyrë të zbutur, është i shkujdesur.
3)  Pika e fundit që do të doja të përmendja, mbase më e rëndësishmja, ka të bëjë me kapacitetin administrativ.

Keto 3 pikat e ambasadorit danez duhen  printuar dhe derguar ne cdo universitet ne shqiperi.

Thenia e shekullit per mua : Sot Shqipëria është rosaku i vogël i shëmtuar i Europës, por ajo ka gjithshka çfarë i duhet për tu rritur dhe për të qenë një mjelmë e bukur. !

 

Me pelqeu shume kjo interviste e ambasadorit danez.

..ne fakt ne fakt,ne pikerisht qe jemi ai "rosaku i shemtuar",na vajti buza mbrapa duke i thene"perendise" qe eshte sot ne krye, qeverise,qe nuk e ke mire,me korrupsionin,me hapat e zhvillimit,administraten e ke mbushur me militante,dhe te aftet i ke hedhur ne rruge,ministrat i ke te korruptuar,ligji dhe drejtesia nuk ushtrohet per te gjithe njesoj,(faktet flasin).

Kur lexon ate interviste nuk ke se si te mos ndjehesh optimist,eshte interviste  e sakte,qe perputhet shume me deshirat e te gjithe shqiptareve.

Por nuk është e vështirë për të ndryshuar. Kjo nuk kërkon punë të lodhshme apo burime të mëdha.

Po mer ambasador po,por kemi nje dreq huqi ne qe nuk i zbresim kollaj kalit vet. O do na rrezojne me detyrim, o me plum ballit,(Shpreja e njohur e Jozefines)..

 

Çështja është thjesht t’i thuhet “jo” korrupsionit dhe informalitetit.

Jo shume larg"korrupsioni" doli i pafajshem,"pezullim ceshtje" sepse pikerisht "ai korrupsioni,ishte me pozite te larte,dhe me gjithese prokuroria kishte nje mal me akuza,nuk u lejua qe ti dergonte ato ne gjykate,boterisht kjo!..dhe ai korrupsioni tjeter Fazzllici, do te pezullohet nga gjykimi,dhe akuzat ne prokurori do te rrezohen..njesoj si "ai korrupsioni i madh,i ministrise"...se qeverise,...edhe ai korrupsioni i madh i ushtrise se Mehdiut..keshtu do te veje..si ata te paret ,"pezullim akuze"..megjithse u vrane 26 vete....!

Pra ne i themi "jo" korrupsionit..por Kupola e Korupsionit..nuk mund ti thote "jo"...atyre qe kane" kollare" dhe kostum!!

ZERO tolerance per korrupsionin eshte vetem per ata qe jane "pa kollare"! Pa kostum!

 

Thjesht ndryshoni qëndrim.   

... zgjedhjet do ta bejne ndryshimin e duhur!

 

Kjo e rosakut te shemtuar qe u be shume i bukur apo mjellme e magjishme ndodh vetem ne perralla...Shqiperia eshte ndryshe...madje shume....

u bo mode qe ambasadoret tregojne prralla kshu ?

eh, une i kam zet fjalimet qe fillojne me motive perrallash.

Ky daja e ka qendis si mendafsh fjalimin, i lumte ajo dore, por une trishtohem shume kur na drejtohen me fjalime te tilla, terheqese veshi, dhe edukuese, ende, sot, ne 2009, sikur te ishim kalamaj qe spo dine te rriten e te piqen.

Po xhanem popull i papjekur jemi, kot merzitem dhe une....naten e mire

Pikërishtë këtë po mendoja edhe unë.

Fjalimi ishte përgjithësisht korrekt dhe drejt e në thelb, me përjashtim të fabulës që s'ka kuptim fare. Rosaku i shkretë s'kishte as për të thënë "jo", siç e përmend dhe vetë ambasadori. Ne në fakt kemi 17 vjet që jemi akoma duke pritur mjelmën Godot.

Dhe për të ruajtur metaforën, jam i sigurt se këto fjalë do rrëshkasin mbi qeverinë shqiptare si uji mbi menderen e rosakut.

Hans Kristian Andersen – .....Përralla bën fjalë rreth rosakut të vogël që tallet dhe kritikohet nga të gjithë rosakët e tjerë të vegjël si dhe nga rosakët e rritur, sepse ai ishte shumë i ndryshëm nga të tjerët.

Megjithatë, pas gjithë këtij trishtimi, del se rosaku i vogël i shëmtuar nuk ishte fare një rosak. Ai u rrit për tu bërë një mjelmë e magjishme, bukuria e të cilës shikohej me zili nga të gjithë.

Kjo përrallë përmbledh pak a shumë se si unë e shikoj Shqipërinë dhe të ardhmen e saj.  Sot Shqipëria është rosaku i vogël i shëmtuar i Europës, por ajo ka gjithshka çfarë i duhet për tu rritur dhe për të qenë një mjelmë e bukur.

Nuk vazhdova me tej

Se pari Rosaku i vogel ishte shume i trishutar aq i trishutar sa ai u largua nga gjithe rosaket e tjere dhe beri cfare ishte mundur per te qene nje mjelme e bukur. Ne shqipot, o ambasador i dashur qe na i thua tere keto per te na bere qefin, nuk jemi fare, more fare fare, te trishtuar per gjendjen ku jemi. Ne fakt ne jemi te lumtur, me te lumtur se tere rosaket e tjeret. Kjo lumturi na vjen  sepse e dime vetem shume te bukur packa se jemi shemtia vete. Pra nuk e shikoj se si mund te kthehemi ne nje mjelme te bukur kur ne jemi te kenaqur me shemtine tone

 

Se dyti. NE shqipot vertet kemi cfare na duhet per te qene nje mjelme e bukur por a mjafton kjo. Keto qe kemi i kemi patur edhe 500 vjet me pare edhe  100 vjet me pare edhe 50 vjet me pare edhe 20 vjet me pare perse nuk jemi bere mejelme e bukur. Jemi nje komb 2000 vjecar, valle akoma nuk jemi ritur ne nje mejlme te bukur? APo mos valle duhet te pujome qe te bejme te tille. Kemi 2000 vjet qe presim qe bukuria te na vije vete  si ne prallen e Andersenit. Thua do te vij keshtu vetem duke pritur????

Per mua tere fjalimi eshte nje fjalim politk per te na bere qefin. Qe te fluturojme me presh ne b..... duke pritur te kthehemi ne nje mjelem te bukur pa bere as nje levisje apo mundim fare te vogel. Ne jemi rosaku i i lumtur dhe i  shemtuar. Lumtuaria ne vjen nga fakti se kujtojme se jemi ne perallen e Andersenit ku bukuria do te na vije vete nje dite.

e morri dreqi se pata bere nje shkrim te madh per kete fjalimin e ktij tipit. hahahaha... what a fucking joker this guy is! Ky ka tall trapin rendshem me shqiptaret ne kete fjalim!

"ne ne BE nuk marrim vendime... ne ndihmojme e keshillojme por nuk marrim vendime"... ku s'merr vendime ti o njeri? jashte BEs? po normal se smerr vendime jashte BEs se si leshin do marr vendime BE jashte BEs? BE flirton fillimisht edhe kur tjesh ne BE atehere merr vendime.... apo e ke fjalen se smerr vendime as kur te jesh ne BE? Po ai projekti i deshiruar i kushtetutes evropiane ca eshte ai... apo "c'lidhje ka kushtetuta me vendimet.." kind of thing.. huh?

hahaha... po kur flet per korrupsion... kur BE eshte agjensia me e korruptuar ne historine e planetit. as dinozaret s'ishin kaq tkorruptuar!

une s'e di pse s'eshte ankuar per konsumim te tepruar te farave te lulediellit ky nje here... ndotj ambienti demek.... ose ose... ceshtje etikete civile.... hahaha

personalisht mendoj se na i kan marr peng ndergjegjen me kete mitin evropian... ose evrokomunitar! ka ardhur para disa muajsh ky tregim i titulluar "Zonjusha e Paperlyer" ne PPu i cili kam pershtypjen se eshte alegorik. mendoj se si reprezantim letrar eshte me objektiv e me realist se peralla e Andersenit.. e cila ehste peralle e bukur, por ska tbej fare me Shqiperine e BE-ne.

23,

Lexoke shume tabloit ti me duket! Nga sa lexova fjale per fjale THE SUN!   smiley

A e kupton ndo pak se ne c'gjendje eshte shqiperia sot persa i perket BE-s?  Nuk ka asnje shtet deri me sot te aplikoje "me zore" kur tjetri te thote JO! Shqiperia shkateron cdo reputacion qe ne procesin e aplikimit! Tjetra vertet BE-s mund ti besh kritika ( eshte mese normale ne nje organizate gjigande si BE) por nga Shqiperia dhe per Shqiperine nuk ekziston kritika.Nuk po shoh ndonje deshperim apo lutje nga BE per Shqiperine, por po shoh nje kryeminister qe kujton se mund te hysh ne BE duke valvit flamuj dhe postera gjigande.

Ambasadori danez vertet bazohet tek nje prralle te percjelle mesazhin e tij, por mos te harrojme se ai po jepte nje leksion studentave te cilet kane nevoje te degjojne. Nuk ka asnje gje per tu trishtuar ketu, perkundrazi faleminderit qe sjell ne dukje mangesite serioze te Shqiperise duke mos qene arrogant, ofendues apo duke te te poshteruar.

 

Toko, gabim ti gabim ambasadori.

Ambasadorit do i vijne protesta nga shtetet Europiane sepse i ka quajtur shtete "patash".

Sipas "pohimit" te ambasadorit, duket se nuk e njeh perrallen.

Sipas tij, kur Shqiperia te behet " shtet" do jete nje mjellme, e jo pate o rose.

Rruges per ne Vlore, ka mundur te lexoje perrallen ambasadori.

ambasadori na e tha me stil qe nuk jena evropiane, kena ngaterru familje.

cudi qe s'e mori vesh asnjoni.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).