Dhjetë kompanitë më të mëdha 2008

Sapo mbaron një “betejë”, më 31 dhjetor të një viti, ditën e nesërme të vitit të ri fillon “beteja” tjetër për tu mbyllur sërish pas 365 ditësh. Ky ritual tashmë ka 18 vite që ushtrohet në botën e biznesit, që nga viti 1990, kohë kjo kur në Shqipëri ndryshoi sistemi ekonomik dhe politik në Shqipëri për të filluar një “vrap” tjetër: atë drejt iniciativës së lire, cka do të thotë vrap drejt milionave. E ashpër ishte gara edhe gjatë vitit 2008. Pasi ekonomia është tashmë e strukturuar dhe e konsoliduar dhe secili operator lufton për objektivat e tij. Kushdo subjekt privat, cdonjëri menaxher kompanie, synoi që të përmbushë objektivat me të cilin e filloi vitin . Gara e ashpër e milionave, tendencat për zgjerim hapësirash në treg, manovrat të shumta në emër të konkurencës dhe fitimit, përpjekjet e vazhdueshme për përmirësim treguesish ishin karakteristikat kryesore të një “lufte ekonomike” që zhvillohet tashmë midis ushtruesve të inisiaticës së lire. Si c do garë, edhe ajo që zhvillohet në fushën e ekonomisë dhe biznesit ka të dalluarit e saj, ka edhe ata që kanë mbetur më pas, ka fitimptarët, ka edhe të humburit, ka të kënaqurit, ka edhe të pakënaqurit, ka nga ata operatorë që janë në sulm për rritjen e peshës së ndikimit të tyre, ka edhe subjekte që synojnë të ruajnë pozicionet aktuale apo edhe nga ata që luftojnë për mbijetesë. E pra nga e gjithë kjo panoramë, nga kjo larmi subjektesh ne kemi përzgjedhur ata të cilët mund të konsiderohen absolutisht fitues, sa i takon pozicionit që kanë siguruar në treg dhe performancës së tij nga ana sasiore. Dhe e kemi parë të arsyeshme që në listën e dhjetë më të mëdhenjve të vitit 2008 të mos përfshijmë kompanitë publike apo bankat.

Bechtel&Enka, projekt gjigand,përfitim gjigand
Për të dytin vit me radhë, Bechtel&Enka siguron një vend të Top listën e dhjetë kompanive më të mëdha të vendit. Por janë pikërisht përmasat gjigande të një projekti, sikurse është rruga Durrës-Kukës, ato që e kthejnë automatikisht edhe Bechtel&Enkën, një kompani gjigande në mjedisin e biznesit shqiptar. Gjatë vitit 2008, bashkimi amerikano-turk ka realizuar një biznes në nivelin e 321 milionë eurove, cka do të thotë se ajo rreshtohet pa diskutim në vend të parë. Kurse në rast se ne do të përfshinim në klasifikim edhe kompanitë publike, ajo do të ishte e dyta pas KESH-it. Vecse është një vend i fituar në mënyrë artificiale, thjesht nga specifika e shërbimit të kompanisë, nga specialiteti i saj për të ndërtuar vepra të vështira infrastrukturore dhe qëllimi madhor i qeverisë shqiptare. Duke qenë se operon në një sector të vështirë, sikurse është ndërtimi i segmentit rrugor Rrëshen- Kalimash, ajo ka gëzuar përkrahjen financiare të qeverisë shqiptare, e cila e ka shfaqur hapur qëllimin e saj, për ta mbaruar me cdo kusht dhe cdo kosto këtë rrugë. Ndaj dhe Bechtel& Enka nuk kishte se si të mos zinte një vend nderi mes bizneseve që kanë operuar në Shqipëri gjatë vitit 2008.

Vodafone Albania ngjitet në vendin e dytë
Mirë i kanë ecur punët edhe Vodafone Albania. Përgjatë gjithë viteve, që nga casti kur kjo kompani ka hyrë në tregun e telefonisë celulare, në vitin 2001, ajo nuk kishte mundur ta kalonte konkurentin e saj AMC. Kjo ndodhte pasi AMC edhe pse kishte vetëm një vit jetë më shumë se Vodafone arrinte ta shfrytëzonte më së miri avantazhin e kësaj kohe. Mirëpo, në një garë biznesi, aq më tepër kur bëhet fjalë për një garë mes gjigandësh, asnjërë nuk mund të bëhet fjalë për një hierarki të konsoliduar e të fiksuar. Sepse kompania “Vodafonë Albania ” ia ka dalë mbanë që ta kalojë konkurentin e saj, përsa i takon madhësisë së biznesit, madje duke u ngjitur në vendin e dytë të klasifikimit të dhjetë më të mëdhenjve. Këtë ia mundësojnë 218.8 milionë eurot, biznes që ajo ka realizuar gjatë vitit të kaluar, si dhe ritmi i rritjes prej rreth 14 për qind krahasuar më parë. Aktiviteti i Vodafonë Albania ka ardhur në përmirësim të vazhdueshëm, që kur kjo kompani përfitoi licencën si operator i dytë i telefonisë celulare.
Telekomunikacionet njihen si biznese të rëndësishme dhe bujare, për vetë natyrën specifike të tyre dhe kjo vërtetohet edhe nga stadi aktual ku kanë arritur dy operatorët e telefonisë celulare. Por në asnjë mënyrë nuk duhen reduktuar edhe meritat e drejtuesve të tyre, të cilët ia kanë dalë mbanë të orientojnë kompanitë që drejtojnë drejt ritmeve të larta të rritjes.

AMC, rritje 8 për qind
Kurse kompania tjetër e telefonisë celulare, Albania Mobile Comunication, duke patur rimin e rritjes rreth 8 për qind, pra më të ulët se konkurenti i saj, është e detyruar të pajtohet me zbritjen e një vendi më poshtë. Ndonëse gara mes këtyre dy kompanive të kujton atë garën mes dy ciklistëve të fortë, kur ata i drejtohen finishit duke ecur “rrotë më rrotë”, sërish AMC mund të konsiderohet e humbur në krahasim me Vodafonin, gjykuar vetëm nga madhësia e biznesit. Ndonëse në tregues të tjerë ajo është shumë më lart dhe në tërësi performancën gjatë vitit 2008, ajo e ka më të mirë se sa sa rivali i saj. Edhe pse tregu i telefonisë celulare duket i ngopur dhe i eksploruar tërësisht, edhe pse në treg është shtuar një operator i ri, përsëri Albania Mobile Comunications vazhdon përmirësimin e performancës së saj. Gjë që do të thotë se qytetarët shqiptarë vazhdojnë të drejtohen gjithnjë e më shumë sporteleve të AMC-së për të përfituar shërbimet e saj

ARMO, përtej polemikave
Biznesmeni Rezart Taci mund të jetë një ndër më të lakuarit gjatë vitit 2008. Dhe gjithcka lidhet me faktin se ai u bë protagonist i një privatizimi të rëndësishëm të një ndërmarrje strategjike, sikurse ishte ARMO. Madje cmimi që ai ofroi ishte aq larg përfytyrimit të konkurentëve për vlerën reale të ARMO-s, sa që kundërshtarët e quajtën hapin e ndërmarrë nga Taci një aventurë. Gjatë vitit 2008, A.R.M.O regjistroi një biznes në kuotën e 181.6 milionë eurove. Në këtë mënyrë ajo u rendit në vendin e katërt të listës së më të mëdhenjve

Kurum International, rritje spektakolare
Kurum International, jo vetëm që e ka fituar bindshëm betejën me konkurentët e saj, por është më mirë të thuhet se në sektorin e tregtimit të hekurit, të gjithë subjektet e tjera privatë nuk mund të bëjnë as cerekun e aktivitetit të Kurumit. Por ajo që përbën edhe evenimentin më të rëndësishëm në rastin e kësaj kompanie është ritmi impresionues i rritjes së aktivitetit të saj, prej 79 për qind krahasuar me një vit më parë. Kështu, Kurum Interanational, ka shënuar një nivel biznesi prej 139 milionë euro, madje duke patur një akses të madh edhe në eksport. Pasi mbi 100 mijë ton hekur janë dërguar nga kompania për tregjet e Kosovës, Malit të Zi, Greqisë etj. Me atë kuotë biznesi që kompania Kurum ka arritur gjatë vitit 2008, ajo renditet në vendin e 5-të.

Agna Group, nje nder grupet me te medha shqiptare
Veprimtaria e Agna Group eshte shume e larmishme dhe permbledh ne gjirin e saj kompani qe ushtrojne aktivitetin qe nga prodhimi dhe tregtimi i pijeve te ndryshme, i ujerave minerale, i cigareve, i produkteve te ndryshme ushqimore, i mobiljeve e deri tek publiciteti nepermjet billboardeve dhe stacioneve te autobuzit. Sot Agna Group perfaqeson nje nder strukturat e biznesit privat shqiptar me distribucionin me te fuqishem. Edhe treguesit ekonomiko-financiare jane te tille qe e konfirmojne Agna Group, si grupin me te madh te biznesit ne Shqiperi. Aktiviteti prej 125 milione euro, i realizuar gjate vitit 2008, si dhe punesimi i mbi 750 punonjesve e konfirmon plotesisht kete perfundim dhe i jep me te drejte vendin e 6-te ne dhjeteshen e arte te biznesit shqiptar per vitin 2008.

Kastpetrol, mes të mëdhave
Kastpetrol është një kompani e mirënjohur në fushën e tregtimit me shumicë të karburanteve. Gjithmonë ka qenë personazh i mirënjohur i këtij sektori, duke patur një prezencë të madhe në treg. Gjatë vitit 2008, ajo importoi rreth 72 mijë ton karburante, ndërkohë që aktiviteti i vjetor i saj në vlerë u “saldua” në 93 milionë euro. Kompania ka mbi 14 vjet që operon në tregun e karburanteve, ndërkohë që një pjesë të madhe të këtij harku kohor ajo e ka konsumuar edhe me statusin e liderit.

Taci, sërish protagonist
E pra, kur thamë më lart në rastin e A.R.M.O-s se Rezart Taci është kthyer me privatizimin e saj, në një nga biznesmenët më të mëdhenj të Shqipërisë, natyrisht kishim parasysh edhe situatën e Taci Oil-it. Pasi edhe kjo kompani, gjatë vitit 2008 ka shënuar kuota impresionuese biznesi. Me 81.6 milionë euro aktivitet, si dhe me një rritje prej 31 për qind nga viti paraardhës, Taci Oil “rrëmben” vendin e 7-të të klasifikimit.

Bankers Petroleum, 78 milionë euro eksporte
Kompania kanadeze, Bakers Petroleum, e cila ka marrë me koncension shfrytëzimin e zotës së Patos Marinzës vazhdon të përmirësojë paraqitjen e saj nga njëri vit në tjetrin përsa i takon anës sasiore të aktivitetit. Megjithëse, cmimet e naftës dhe nënprodukteve të saj, kanë pësuar luhatje të ndjeshme gjatë vitit 2008, duke u ulur, sërish, Bankers Petroleum, në saj të një totali biznesi prej 78 milionë euro, ka arritur që të jetë një ndër dhjetë kompanitë private më të mëdha në Shqipëri. Saktësisht, në vendin e 8-të. Është karakteristikë e kësaj kompanie, që gjithë sasinë e naftës së papërpunuar, që ajo nxjerr nga nëntoka shqiptare e dërgon për rafinim jashtë vendit. Cka do të thotë se Bankers Petroleum ka siguruar një eksport prej 78 milionë euro.

Viloil Alpet
Edhe pse ka pak vite në treg, edhe pse ka shumë vite dizavantazh kohor, krahasuar me konkurentët e tjerë, Vil Oil apo sic quhet ndryshe ALPET ka mundur të kthehet menjëherë në një kompani mjaft konkurruese. Shifrat e vërtetojnë plotësisht këtë. Me 76 milionë eurot biznes, që ajo ka shënuar gjatë vitit 2008, kompania ia ka dalë mbanë të rreshtohet në vendin e 9-të, ndër subjektet privatë më të mëdha, por ndërkohë t’iu rrijë mjaft afër, kompanive të tjera të karburanteve. Por ALPET ka edhe një karakteristikë tjetër dalluese, krahasuar me konkurentët e saj. Pasi, cilësinë e produktit ajo e ka kthyer në “kalin” kryesor të betejës, mënyrën kryesore të konkurimit, refrenin kryesor të veprimtarisë së saj. Dhe këtë e tregon më së miri edhe fakti, se vërtet, kjo kompani ka sjellë përgjatë vitit 2008, rreth 70 mijë ton karburant, por të gjithë sasinë ajo e ka shitur brenda përbrenda pikave të saj. Duke vepruar në këtë mënyrë, duke mos adresuar nëpër “pikat gri” asnjë litër karburant, ALPET është ekspozuar përpara konsumatorit shqiptar nëpërmjet mallit cilësor.

10 Komente

Bankers Petroleum, në saj të një totali biznesi prej 78 milionë euro, ka arritur që të jetë një ndër dhjetë kompanitë private më të mëdha në Shqipëri.

Bankers shet produkt ne USD dhe jane plot $110 milione USD shitje. Nder korporatat private ne Shqiperi kjo i bie qe te jete nder me transparentet, dhe me me pergjegjesi sociale. Psh: kane nisur te rehabilitojne terrenin e ndotur jo vetem rreth puseve qe kane marre prej Albpetrolit.

Si ka mundesi qe nga 10 kompanite me te fuqishme ne AL me shume se gjysma i referohen biznesit te naftes .... Nuk eshte se ne i tregtojme nafte gjysme se botes ta marri e mira, apo hobi shqiptar eshte berja e lekeve ne emigracion dhe "djegia" e tyre duke bere xhiro me Mercedez mbi 10 vjecar.

A ka ndonje qe mund te beje krahasim mes kesaj strukture te bizneseve ne Al dhe gjetke?? Per mua kjo do te thote shume per zhvillimin ekonomik te vendit...

sa i takon pozicionit që kanë siguruar në treg dhe performancës së tij nga ana sasiore

Ne c'kuptim "sasiore?" Sasiore... sa njerez punesojne? Sa te ardhura kane, sa fitim kane (per ata qe s'e dine, si puna e autorit, te ardhurat dhe fitimi jane tjeter per tjeter)? Sa asete kane?

Ide shume e mire kjo qe ka ndermarre autori por, sic eshte tradita e gazetareve Shqiptare, informacion gjysmak. Duke qene se keto jane kompani private (pra jo shteterore dhe jo "publike" aksionet e te cilave tregtohen ne burse), si i gjeti keto te dhena?

Bechtel&Enka, projekt gjigand,përfitim gjigand

Kjo varet. Pse eshte projekt gjigand me te ardhura gjigande, s'do te thote qe edhe perfitimi eshte gjigand. Nese shpenzimet jane te medha, i bie qe perfitimi te mos jete aq gjigand. Sigurisht, une s'mendoj qe Bechtel hajduti ka perfitim te vogel, po ceshtje principi.

 Gjemb,

shpenzimet gjate kesaj kohe kane qene minimale. Kete ta garantoj. 

Qiraja e makinerive qe jane perdorur ne kete projekt ka qen shume e ulet bile ne nivele pari. Disa nga makinerite kane ardh nga nje projet qe perfundoi rreth nje viti e gjysem me pare ne te cilin kam punuar vete.  Kontraktoret (Enka) ka tarifa shume te ulta bile mund te te them edhe se sa paguhen qe ne nivel menaxheresh e der te puntoret e krahut. 

Gjithashtu, per te rritur shpenzimet, kane blere hekur dhe cimento disa here me te shtrenjte se cmimi i ofruar nga furnitoret(te cilen kuptohet qe sdo hapin goje). Neser keto fatura do te paraqiten ne gjyq per te justifikuar koston totale qe eshte mese e egzagjeruar.

Te besoj dhe s'te kundershtoj. Sic e thashe, s'kam asnje dyshim qe kane fitime marramendese - por ceshtje principi/teorie ne pergjithesi, se autori s'e merr mundimin te sqaroje.

Si ka mundesi qe nga 10 kompanite me te fuqishme ne AL me shume se gjysma i referohen biznesit te naftes

Se me biznes nafte eshte shume e lehte te krijosh oligopole

 Per firmen Bechtel&Enka, thuhet se ka realizuar 321 milion euro xhiro, qe kuptohet ne segmentet e autostrades ku po punon se bashku me tynelin. Nese ajo realizon nje xhiro 321 milion euro per 2008, po per segmentet e tjera (nga firma te tjera) sa eshte harxhuar, dhe sa eshte fitimi i kesaj firme. Ministria e finances duhet ti dije keto.  Po keshtu dhe firma e Vodafonit, qe gjat vitit te kaluar ka patur nje xhiro prej 219 milion euro, sa e ka patur fitimin neto (zbritje taksa dhe tvsh), sepse rezultojne firma me fitime 4-5 here me shume se ne EU/BE ne raport me xhiron.

Shum firma ketu nuk iu dihej origjina, sepse gazetari pertonte te jepte shpjegime seç firma ishin. Firmen e 10 nuk e morrem vesh se kush ishte, si duket gazetarin e zuri gjumi. 

Firmen e 10 nuk e morrem vesh se kush ishte, si duket gazetarin e zuri gjumi.

haha! sh. e vertete.

 Firma e 10 eshte Qiviriu!

Me vjen shume keq qe vetem disa prej ketyre jane kompani nen administrimin e Shqipetareve, sidomos ne fushen e telekomunikacioneve sic eshte rasti i Vodafone Albania dhe AMC.

 

Megjithate, keto firma dhe rritjet e tyre jane nje tregues i rendesishem i rritjes se ekonomise shqipetare, i stabilizimit dhe modernizimit te saj perfaqesuar denjesisht nga kompani te medhaja dhe me sherbime deri diku te mira.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).