Sa banore ka Shqiperia?

Zv.ministri i Brendshëm Z. Ferdinand Poni në një deklaratë për shtyp bëri të ditur se lista përfundimtare e zgjedhësve për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 28 Qershorit 2009, tashmë është ngarkuar në internet nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile dhe mund të gjendet në faqen zyrtare elektronike të Ministrisë së Brendshme ne ikonën ''Lista e zgjedhësve 2009''.

Me beri pershtypje numri i permendur nga zv.ministri per ata shtetas qe kane te drejte vote: 3 milion e 84 mije. 

Ka ndonje statistike te sakte apo behet fjale per ndonje gabim te zv.ministrit se ne baze te kesaj shifre nr. i popullsise duhet te jete te 5 miljonsh.  

26 Komente

Odin, votuesi nuk eshte domosdoshmerisht banor i castit ne Shqiperi.

 Llukan, e kam parasysh se cdo mergimtar eshte ne listen e zgjedhesve por me beri pershtypje shifra e permendur...sipas saj shtetas shqiptare brenda dhe jashte duhet te jene afersisht 5 mio...dmth ne 20 vjet jemi shtuar me 2 mio

Me keto ritme, vallahi , per 100 vjet ja marrim Kines, Indise dhe Bangladeshit...

Kuptohet , me lista zgjedhesish, se ne realitet jemi a s'jemi 3.6 milione gjithe - gjithe.

Flasim seriozisht: Ne fakt une njoh shume njerez, qe pasi u liberalizuan keto nderrime emrash, mbiemrash etj., Ka shume mundesi qe ata te jene nga dy here te rregjistruar.

P.sh: me mbiemrin Selimi - shnderruar ne Selimaj, Meta - shnderruar ne Metaj, Lulo - shnderruar ne Lulaj , etj. etj.

Pa le pastaj , njoh nje qe quhej Hekurane dhe e beri Kanarina (ngaqe i flisnin Kame) , nje qe quhej Ramadan e beri Daniel ( ngaqe i flisnin Dane)..

Po si do ushqehemi xhanem, a mendon qeveriu ?

Po kur llogarisin papunesine ata te INSTAT - it, si e nxjerr ?

Normalisht duhet bere diferenca :

Popullsi e afte per pune ( 3 milione e ca ) - Popullsi qe paguan taksen e pages =  Njerez te papune.

Po u be keshtu , papunesia ne Shqiperi del 93 %. Mirpo, po te heqim emigrantet , burgaxhinjte, hajdutet, studentet dhe politikanet ( se dhe keta s'paguajne takse page) del aty te 66 %.

Po te heqim dhe nja 500 000 qe do punesoje Sala ne vitin 2010 ( ca ne Devoll, ca ne Portin e Vlores),  vete te 6 % papunesia. Aferim.

 Ja hodhem dhe Evropit qe e ka 8.2%,  ashtu si dhe me rritjen ekonomike qe e kemi me te miren ne Evrope.

Mirpo duhet parashikuar qe te vijne ca nga Evropa, si emigrante per te shijuar parajsen shqiptare ne vendin tone.

 Prape te 7 % na del.

 Shqiperia po NDRYSHON

hahahahahaha

Bofsh hair o Bubo. ooo Sa kom qesh.

Si s'kane turp qe dalin e japin nga keto shifra? Qofte ky koketopja, qofte ata te PS-se, se dhe ne 2005 degjuam nje gomarllek te tille.

Serbia, qe ka nga popullsite me te plakura ne rajon e me ritem rritjeje -0,5, ka 7,38 milion banore e 5,8 milion zgjedhes; raporti 0.78  

Ne qe jemi popullsia e dyte me e re, me ritem rrtijeje +0,5, sipas Ponit e kemi raportin 0,73

Panuklla ishalla

 

Numri i popullsise eshte loje e vjeter.Nuk do habitesha te shikoja nje dite qe edhe siperfaqja tokesore e vendit te jete tjetersuar,jo vetem numri i popullsise.

Per siperfaqen tokesore dyshoj, por siperfqja ujore po, ka ndryshuar.

Prit , avash ...

Po ato dhjetra hidrocentralet qe do ndertohen kete 5 - vjecar, nuk duan liqene ato ?

Ja qe dhe toka do na zvogelohet ca.

 Te numerosh Shqiptaret eshte si te numerosh yjet ne qiell! P:

editim:smiley

Numri i zotit porne eshte kabim , sepse 5 milione ka maloke vetem ne bronks, shtoji dhe bathoren ata behen 10 milion. Bashke me salen boehen 11 milion. hajt tyrtjeta.

Harrove katunaret e jugut qe sot e quajne veten tiranas,qe jane 7 milion,ata qe e quajne veten njujorkas 7 milion ,bejne 14,ata te G99 6 milion,bejne 20 dhe se bashku me Edin bejne 30 milion.

Eshte e cuditshme qe Shqiperia te jete ne moshen e Internetit ,dhe mos te kete nje shifer te sakte te regjistrimit te popullsise se saj!

Qe njerzit te mos flasin kot se koti!!

 

 

 

 

odin, s'te hy ne pun nr i banoreve ne kontekstin qe je tu fol. po sa shtetas ne total (banore e emigrante) kan te drejte vote. ne gjendjet civile figurojn 4.2 mln shqiptare. ka kta 3mln kon te drejt vote dmth

 

Shqipëria ka bazën kombëtare të të dhënave të gjendjes civile për 4.263.734 shtetas shqiptarë”. Kështu ka deklaruar dje gjatë fjalës së tij, zv-ministri i Brendshëm, Ferdinand Pone, teksa ishte thirrur për të raportuar për ecurinë e përgatitjes së kartave të identitetit në Komisionin për Reformën Zgjedhore.

...

Kështu, Tirana mban numrin më të madh të popullsisë, plot 987 mijë banorë. Më pas renditet Fieri, me 485 mijë e deri tek Kukësi, që renditet i fundit, me 115 mijë banorë.

...

Numri i popullsisë për 12 qarqet

Tirana 987.000

Fieri 485.000

Shkodra 335.000

Lezha 212.000

Korça 355.000

Elbasani 419.000

Vlora 370.000

Gjirokastra 163.000

Dibra 186.000

Berati 234.000

Durrësi 397.000

http://www.shekulli.com.al/news/49/ARTIC...

gjithashtu nr i shqiptarve osh mo i modh duke llogarit lindjet ne emigrim qe sjon regjistru ala knej ngjenje civile

 

sidoqoft, nlidhje me pytjen ne titull, simas instat-it ne janar te 2008es kena pas 3.17mln banore

O Patris.

Me kjene kaq shume shqiptare, a s'ngrihemi e i fusim nje te pushtume Serbise ?

Apo e fillojme me Greqine e pastaj Serbine ?

Si thu mor burre, nga t'ja nisim?

nr tregojn qe emigrantet ne ven tashme jon zvndsu. kurse pushtimi pleqve lart e posht, gallat-gallat, osh ne zhvillim e siper.. problemi osh se "ju" emigrantet e shekullit te ri na keni qellu far e dobet, asimiloheni priher si rob pa identitet (megjithse e quni "integrim" demek, dhe "veti" te mir me ket term te ri, po nejse). qe thu, jena tu u perpjek me qit ne qarkullim i race te re "emigrantesh", meqe e para deshtoi. smiley

New race, old story:

Islami: "per shendetin e forcave aleate"!

Kapter Ramiu:

http://img197.imageshack.us/img197/1534/shnt1.png

 

Bepini:    smiley 

http://img268.imageshack.us/img268/4206/shnt2.png

 

nr gjithashtu tregojne se Tironsit e vjeter nuk kan lon me u nryshu bukurin kokshtrembrit e rij qkan ren nTiron.

vijon...

Nisma e sukseshme quhet "drejt fitorjeve te reja" dhe nuk ka dallim feje dhe ideje. smiley

Ah patris-o, ene nji t'funit kong piratesh ka brezi emigrontave t'vjeter:

"Po pyt bota per shqiprin-eee,

sa te madhe e ka ushtrin-eee,

s'asht sekret, ne ta tregojm-eee,

dy milion armet shtrengojm-eee"

 

ps. me census te vitit 196x.

Sipas Ferdinat Pones Shqiperia ne vitin 2009 eshte 4,2milion banor!!!!

Por sipas

CIA world Factbook populsia shqiptare ne vitin 2008 ka qene:

 

3,619,778 (July 2008 est.)

Ke te besojme?

Qofte ky koketopja,...smiley smiley  Ta kishe shkrujt koktopet do qe me e bukur smiley ... Shif sa  kok-PONER ka ktu mre...  biles edhe miq Partie  smiley . Nga shteti i Vekes ku u numurojshin dhe u invetarizojshin edhe PEMET te ndara ne  : peme...... frutore...shkurre ... gjelberimi... ku popullsia ndahej ne 45% e moshes 1-15 vjec .....dhe 10% e moshes 16-18 vjec ....... ne nje popullsi Totale prej 3 miljonesh del se mund te votojshin rreth 45% e popullsise dmth aty 1.5 miljonshi .Tani ...me Koktopet ose kok-Ponrat ( amon kush e njef nga afer  etalonin e eres pordhes..pi...pif&nbspsmiley me gjith spitalet psikiatrik.... drprfr Sali Berishen e sqeprit e administrates se PD-se..... pas 20 vjet PERZENIESH te Shqiptareve dhe demoluar neper bote pa nam e nishan ...U dalin me pa te numurume 4.2 miljon shqiptare. Te pakten Vekja kur i numuronte si Shqiptare e thoshte nje llaf ne te gjith Kufijt nuk jemi nje popull prej 3 miljon por nje KOMB me 7 miljon.  Harram buka qe hane e ju zente fytin paraja qe kane marre si pushtet LOKAL ....kok-PONERVE .

Shqiperia( po ndryshon)ka nje rritje te popullsise me afersisht 600,000,ne vit,duke llogaritur edhe vdekjet..diferenca e 600000 ,(eshte sikur te mos kete te vdekur,fare)gjithmone sipas Ferdinantit dhe Factface-it te CIA-s!

A eshte profesional Ferdinanti,kjo eshte nje ceshtje me vete!

Me ferdinandat e PD ,Shqiperia po "ndryshon"!

Mirrrrakell of frrrrrreeeedom...mmmmmmmm!

Sa shume qe qenkena ba..4 milion??E sa nga keta frenkuentojne peshkun??E di eshte kjo puna e intgrim-asimilimit??Kena frike se kthehna ku kjeme....Pranej ma mire po bahna t'huj...ishtu ..n'qetsi pa xhak pa bam....

Mos na habitni me te vdekurit.Ne baze te ligjit,ne se nuk dorezohet ne gjendjen civile certifikata e vdekjes ose nje vendim gjyqi qe personi ka vdekur,ai nuk mund te crregjistrohet nga rregjistri.

Pastaj,e dini qe gjendjen civile e ka ne varesi pushteti lokal.Kerkojani Edit ti heqe per Tiranen pra,pse e lidhni cdo gje me qeverine!!!!!!!!

Jo po do t'ia kerkoj mavriut qe eshte n'ate bote.  Se po te kishe klikuar te artikulli me lart, nje grua qe "do votoje" kishte lindur ne korrik te 1875.  Edhe te kishte rrojt sa malet, (ndjes paste) bashke me mavrine, s'do kishte sosur bashkine e Edit sot.  

Po une s'e lidha fare as me bashkine e Tiranes, as te Shqiperise, e as te Korces ku para ca muajsh i gjeten nja 200 te vdekur (ndjese patshin dhe ata) qe do votonin.  Thjesht nje ide tjeter per te llogaritur numrat e hedhura me lart ...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).