Servet Pëllumbi: Përse ra sistemi komunist

Intervista/ Profesori socialist rrëfen në një intervistë për "Shekullin": Komunizmin nuk e rrëzuan, por ra vetë. Ka ikur koha e partive klasike.

Zoti Pëllumbi, çfarë përfaqëson ky libër, cilat janë disa nga qëllimet dhe idetë e tij kryesore, thënë ndryshe, ç'fill të ndjek për ta kuptuar më mirë?
Ai është konceptuar si një dialog me lexuesit për disa nga risitë e zhvillimit të sotëm botëror...Jo duke iu imponuar të vërteta të instancës së fundit, por duke iu dhënë informacion, motive dhe argumente për të marrë përgjegjësi e për të vepruar në frymën e parimit të pranimit të tjetrit, përfshi dhe atë që mendon e vepron ndryshe, për të dialoguar me të, për të gjetur së bashku atë që i bashkon, për të arritur në pikëpamje të njëjta për çështjet më themelore dhe që iu interesojnë të gjithëve. Dhe pa u marrë me përkufizime e shtjellime tipike për një traktat filozofik. Pra, synohet diçka ndryshe: një kulturë vetëreflektive, probabiliste, që mundëson përqendrimin te e sotmja, te aktualiteti si objekt filozofimi, te bashkimi në një të vetme i përvojës, i shkencës dhe vullnetit të lirë për të dialoguar dhe vepruar së bashku me të tjerët. Prandaj, që në hyrjen e librit thuhet: "Duke i shtjelluar problemet në trajtën e një diskutimi që nxit diskutime të tjera, impulse të tjera për t'i trazuar më tej urët, synohet që "zjarri prometian" të mos shuhet asnjëherë dhe që të bëhet e kapshme nevoja për një botëvështrim të ri filozofik dhe për një humanizëm të ri"

A mund të më jepni një kuptim më të qartë dhe më konkret të bashkimit të njerëzve në diversitet nga ai i bashkimit të tyre politik, që zënë një vend qendror te "Globalistika..." dhe që më duken si një thellim i mëtejshëm i trajtimit që i keni bërë të tillë në librat e mëparshëm. Për më tepër jam i interesuar të di se cili prej këtyre dy organizimeve është me më shumë të ardhme?
Në librin "Globalistika..." individi, i kuptuar si makrokozmos, si një tërësi marrëdhëniesh dhe si gjini njerëzore, nuk trajtohet as i shkëputur nga realitetet konkrete dhe as vetëm si mbartës fatal i konflikteve sociale, i një qëndrimi konfrontues e hakmarrës, por para së gjithash si projekt i një bote të re dhe i një "bashkësie të bashkësive"(Etzoni). Qëllimi është që të zgjohet njeriu, që ai të bëhet tjetër, qytetar i botës, i përshtatshëm për një botë të re globale. Njëherësh për ta ballafaquar një model të tillë individi, të vetëdijshëm për rolin e vet historik që lufton për lirinë dhe sigurinë e vet dhe të gjinisë njerëzore "antimodelin", me ata që rendin pas jetës boshe, që janë apatikë, që nuk tregojnë interesim për gjëra serioze, që nuk kanë shpirt konkurrence dhe ambicie për t'u bërë ata që duhet të jenë. "Globalistika filozofike...." del që të jetë kështu vizion dhe metodë për të kuptuar e ndryshuar realitetin e gjërave. Të këqijave të përmasave globale (ato vendore e rajonale), mund dhe duhet t'u kundërqëndrojnë individët e bashkuar, të aftë që të luftojnë e të triumfojnë mbi to, duke ditur të kuptojnë, të dialogojnë dhe të veprojnë në drejtimin e duhur përballë rreziqeve të tilla si: kriza globale ekonomike, kriza ekologjike, ndotja e mjedisit, luftërat botërore, armët e shkatërrimit në masë, terrorizmi etj. Në rrethana të tilla kur globalizimi nuk i pakëson por i shton rreziqe të tilla, kur edhe meritokracia gërryhet nga pabarazia dhe varfëria, për gjininë njerëzore (pra dhe për individin) nuk ka alternativë tjetër veçse, ose do të bashkohet ose të mos jetë me siç vërente disa dekada më parë mendja gjeniale e Klod Levi Shtrausit. E përkthyer kjo për rastin tonë do të kishte një kuptim edhe më specifik: Pa u bashkuar të gjithë për të zhvilluar e modernizuar Shqipërinë, qytetarët shqiptarë nuk do të mund të integrohen me dinjitet në botën e civilizuar dhe, për më tepër, nuk do të jenë të aftë që të marrin përgjegjësitë e qytetarit evropian e më pas të atij botëror. Në këtë funksion substancial, prioritet merr besimi dhe bashkëpunimi midis të ndryshmeve, ndërtimi i bashkëjetesës në kushtet e një bote globale (apo të një vendi të përçarë nga partit&eumlsmiley që përmban në vetvete shumë struktura e "botë" të vogla në trajtën e shteteve sovrane, të vetëqeverisjes lokale, të kulturës e të traditave kombëtare, si burim e një identiteti të veçantë, nga i cili nuk duhet larguar as arbitrarisht me urdhra dhe as përmes integrimesh të sforcuara të karakterit gjeostrategjik. "Bota globale", në përputhje me parimin e gjithëpërfshirjes, në një formë apo në një tjetër, i përmban dhe i respekton "botët e vogla" në një trajtë të transformuar dhe në një mjedis jo destruktiv, ku mund të ketë dallime e ndarje, por kryesisht për çështje dytësore. Një filozofi e tillë dialogu dhe integrimi të diversiteteve, që ë kam quajtur "Filozofi e pikëpamjeve të njëjta" dhe pjesë të globalistikës filozofike, duhet dalluar patjetër nga ajo e organizmave politike partiake, që rezultojnë të ngjyrosura me armiqësi relative përderisa mbështeten në politikën e ditës, në organizimin e homogjenëve, të atyre që bashkohen rreth një programi politik, një ideologjie, një alternativet specifike apo rreth disa ideve e vlerave të përpunuara historikisht prej nga rrjedhin dallime sociale e politike thelbësore, karakteristike për epokën e kombeve-shteteve, apo për "botët" e vogla. Që tani ka filluar të ndjehet, se po u ikën koha organizimeve të tilla, pra dhe partive politike klasike, që përfaqësojnë një anëtarësi të kufizuar e homogjene në luftën për pushtet, struktura organizimi jo fleksibile dhe një ambient simpatizantësh rreth vetes që vjen duke u rralluar. Ndërkohë, vlen të theksohet, se nga frika e një izolimi të tillë partitë nuk mund të shpëtojnë me retorika dhe as duke zëvendësuar partitë me "njësha" të mësuar për të folur në vetën e parë. Gjithsesi, kapërcimi i formës partiake të organizimit politik, sidomos për kushtet tona, i takon një të ardhmeje më të largët në krahasim me vendet me demokraci të zhvilluar, sepse nuk është një çështje që ka të bëjë vetëm me ndërtimin e zbatimin e "një politike të re" sado vlera të ketë ajo, por para së gjithash me atë që vjen pas saj, me zhvillimin me ritme më të shpejta të vendit, me ndërtimin e bashkëjetesës civile, me modernizimin e të gjitha formave të organizimit social, ekonomik, kulturor, edukativ, mediatik dhe intelektual. Kjo është arsyeja pse librin "Globalistika...." i kam kushtuar, gati të gjithë pjesën e tretë, problematikës së modernizimit politik dhe etik të demokracive të reja, ndër të cilat është edhe Shqipëria. Ky modernizim duhet të fillojë doemos nga partitë.

Problemi i lirisë është, gjithashtu, në qendër të konceptit tuaj të "Globalistikës filozofike", aq sa më duket si një lloj filozofie e re e lirisë. Ç'ka të re dhe të përbashkët në krahasim me trajtesat që i janë bërë deri tani problemit të lirisë?
Në libër bëhen përpjekje modeste për të dhënë një kuptim realist, pra dhe optimist për lirinë si proces, që kërkon përfshirjen efektive të individit si "luftëtar" që nuk pajtohet me thirrjet pesimiste në kërkim të qenies "të tipit Matje"(Heronjtë e Sartrit te trilogjia "Rrugët e lirisë ), " ah , sikur të isha gur" , apo heronjtë e romanit modernist të R. Qoses, ("Nata është dita jonë&quotsmiley, për të cilin thelbi i botës duhet konceptuar në mënyrë irracionale si "një sëmundje e re e një tërbimi i ri", (faqe 390). Në këtë rast individit nuk i mbetet gjë tjetër veçse të bërtasë: "dua të jem i çmendur"(faqe 51). Kuptohet, as njëra as tjetra, realisht, nuk e bëjnë individin të lirë. Në "Globalistika filozofike...." trajtohet një kuptim i lirisë që nuk e sfidon logjikën, por e bën atë thelbin e krijimit të realitetit të vetëpohimit të individit. Degradimi i botës dhe i lirisë, tehuajëzimit të individit në epokën plot kundërshti të globalizimit, duke u njohur si rrezik real, mund të duhet të luftohen dhe të mënjanohen. Kjo bën, që një vizion i tillë filozofik mbi lirinë dhe vullnetin e lirë të individit për të krijuar bashkësi, të jetë racional dhe frymëzues për të ardhmen.
Pra, ndryshe nga filozofia ekzistencialiste, në të cilën individi të huazohet në raport me realitetin, individit i bëhet apel për ta kapërcyer këtë, për të luftuar për lirinë e vet në një botë pa kufij dhe me ndryshim shumë të shpejtë. Në këtë rast roli i tij konceptohet si shpëtimtar, shikohet si aktor dhe autor i dramës dhe i lirisë së vet, rol që realizohet duke transformuar botën dhe vetveten në kushtet kur debatet, here-herë të ashpra për globalizimin duket së zëvendësojnë dallimet tradicionale praktike dhe ndarjen sipas kriterit "e majtë - e djathtë". Ndërkohë, pritet që filozofia të ndryshojë, të rinovohet në mënyrë thelbësore dhe të rrisë kredencialet e veta si një kulturë bashkëkohore që përfitohet nga i gjithë procesi i arsimimit, edukimit, dialogut dhe komunikimit me synim për t'i bërë me synim, për t'i bërë shumë ndryshe nga ç'janë bërë deri më sot. Dhe mbi të gjitha, për t'u bërë ndryshe vetë individi dhe shoqëria në të cilën ai do të jetojë i sigurt.

Kapitullin apo pjesën e parë të librit ua kushtoni rrjedhave të globalizimit dhe këtu trajtoni kryesisht dështimin e " komunizmit" duke u ndaluar kryesisht te rasti shqiptar. Ç'vend zë kjo problematikë në raporte me kundërshtitë që përmban epoka e globalizimit? Dhe me tej kur flisni për krizën globale dhe për një "botë të re" të së ardhmes, mos doni të thoni se Marksi ka pasur të drejtë të paktën për parashikimin e të ardhmes?
Pyetja e fundit duket se paska qenë qëllimi kryesor i intervistës për të më kujtuar akuzat e kahershme të Berishës e kompani si "marksist", aq sa kur u zgjodha Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë (prill 2002) ai e mori fjalën në kundërshtim me rregulloren për të thënë "tani do te sjellim dhe bustin e Marksit në piedestalin e sallës së parlamentit"! Mendoj që duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetës tuaj, lexuesi, i lodhur me gjuhën e ashpër të mitingjeve zgjedhore partiake mbase do të tregojë sado pak interes edhe për çështje të natyrës filozofike, që kujtojnë se nuk janë vetëm për të brohoritur e për të kënduar " himnet" e partive por edhe për të marrë përgjegjësi të paktën për votën e të ardhmes së tyre. Pas kësaj hyrjeje po i përgjigjem pyetjes shkurt, se hollësitë janë në libër. Që në hyrjen e librit e bëj të qartë se "hero" i Globalistikës është individi si tërësi marrëdhëniesh, si gjini njerëzore. Në kapitullin e parë ai paraqitet në dramën e tij të totalitarizmit të mungesës së lirisë, të vetizolimit, të imponimit të dogmave ideologjike dhe tehuajizimit pikërisht kur bota tjetër po globalizohej e po zhvillohej. Kurse në kapitujt e dytë dhe të tretin individi paraqitet në procesin e vështirë të daljes prej këtij rrethi vicioz që quhej "komunizëm" për t'u vënë në rrugën e lirisë dhe të modernizimit të vendit. Pa hyrë në hollësinë e analizës së procesit të përmbysjes së madhe që nisi me rënien e Murit të Berlinit 20 vjet më parë, më 7 nëntor 1989 , me interes me duket nënvizimi i dy monumenteve. Së pari, nuk mund t'i përgjigjet që ende vazhdon një lloj stepje për të analizuar teorikisht të kaluarën totalitare, natyrën utopike të socializmit, shkaqet që e mbajtën në këmbë për vite e vite me radhë një sistem që e shtypi, e varfëroi, e dërrmoi shpirtërisht dhe e tehuajëzoi individin duke spekuluar me aspiratat e tij për t'u bërë pjesë e mbretërisë së lirisë. Deri tani kanë dominuar sharjet për " komunizmin" dhe thirrjet e vëna në interes të politikës së ditës për distancim dhe për hapje dosjesh, kurse te "Globalistika..." do të gjeni një analizë disi ndryshe. Së dyti, rënia e "komunizmit" do parë si një proces objektiv i pashmangshëm, jo vetëm se u zgjodh një model i gabuar, një skemë ideologjike e dogmatike me emrin "marksizëm-leninizëm" apo se pati "liderë injorantë", por para së gjithash se globalizimi ekonomik, sidomos pas vitit 1980, i bëri edhe më dëshpërues izolimin, varfërinë, stanjacionin ekonomik dhe paaftësinë konkurruese të "socializmit shtetëror". Flluska e "begatisë për të gjithë", që premtohej se do të sillte socializmi, u fry aq shumë, saqë plasja e saj u bë çështje e shtruar për zgjidhje në të gjitha vendet ish-socialiste. Mbi këtë bazë, në libër, arrihet në përfundimin se si procesi i globalizimit u bë një nga faktorët vendimtarë që e shpejtoi dhe e bëri të paevitueshëm rënien e "komunizmit", që përfshinte 30 shtete dhe gati gjysmën e popullsisë së botës. Në këtë vështrim, mbase, meritojnë të shihen më me kujdes e doemos në mënyrë kritike pretendimet e individëve të veçantë që mburren se janë pikërisht ata e vetëm ata që përmbysën komunizmin...! Në kapitujt e tjerë të librit individi shikohet si subjekt e një shoqërie të modernizuar, por me iluzionin se tashmë ka arritur shumë e nuk i mbetet gjë tjetër veçse të notojë në konsumizëm të tipit Magdonald dhe në iluzionet e Glamoure filozofisë, që predikon rendjen pas luksit e modës pa e vrarë mendjen për gjëra serioze, për përgjegjësi, apo për shpenzimet dhe për rrugët sigurimit të tyre. Kriza e sotme po i tregon edhe këtij të vetëkënaquri se edhe ai i duhet të projektohet ndryshe për epokën, ende me shumë të panjohura, të quajtur globalizim. Në të dyja nivelet, në atë të demokracive të reja dhe në atë të vendeve të zhvilluara demokratike, individi paraqitet identik me vetveten, por edhe në kërkim të një projekti më të mirë dhe më të sigurt për qenien e tij dhe të grupit ku bën pjesë, me apo pa dëshirën e tij, si dhe për të krijuar bashkësi të tilla që mund të përballojnë, jo vetëm për nevojat jetësore të jetës së përditshme, por edhe rreziqet globale para të cilëve janë të gjithë të ekspozuar.
Në këtë rrafsh, në libër, analizohen në mënyrë kritike trajtesat filozofike që shpallën kapitalizmin e pasrënies së Murit të Berlinit si "fundin e historisë" dhe mbrohet teza, e konfirmuar nga kriza e sotme, e para epokës së globalizimit, se vërtet ekonomia e tregut është pa alternativë, por modelet e saj ndryshojnë dhe mund të reformohen, apo edhe mund të dështojnë, për t'u zëvendësuar me modele të reja. Para një caku të tillë e ka çuar sot botën procesi i globalizimit. Kam mendimin se bota e së ardhmes, duke pasur në bazën e vet ekonominë e tregut, por dhe risi që priten, ka për të qenë shumë më ndryshe, një botë e re, gjithsesi, një kapitalizëm i ri apo një globalkapitalizëm. Siç e shihni, kjo s'ka të bëjë fare me Marksin, sipas të cilit kapitalizmi duhej të kishte vdekur me kohë. Prandaj kritikuesve të rinj të mi u përgjigjem me fjalët e njohura: "Fali o Zot, se nuk dinë : "Fali o Zot, se nuk dinë ç'bëjnë".

10 Komente

Serveti me duket se ja fut kot! Komunizmin e rrezoji Sala ne Ceken. smiley

Kam shume respekt per keta njerez te medhenj qe shprehin ne menyre te thjeshte ate qe ne njerzite e zakonshem e shprehim me mllefe ose heshtim ose edhe me keq konformohemi me mashtrimet e njerzve medioker qe rastesia apo zemerligesia i con ne krye te popujve te tyre.

Qesharake kane tingelluar dhe do tingellojne per sa kohe to jehojne ne media klithmat e korbave te Beogradit qe vepren e tyre te zeze vazhdojne ta mbulojne me guret e murit te berlinit qe paskeshin rrezuar ne Shqiper.

Por ne bashkohesit e tyre kurre nuk pame te vritej nje komunist, pame vece vrasjen e atayre njerzve qe kishin ideale te pastra per demokracine shqiptare, aq me teper te rinj.,

Kush i vrau????  Zot qe je ne qiell mos me lere nje seconde me shume qe te jetoj ne kete bote qe paske krijuar.   KUSH U THERRET SOT TE RINJVE QE KERKOJNE DEMOKRACI TE VERTETE ME EPITETE PERBUZESESE??

E KUSH I QUAN ATA NAZISKINE DHE NENTEDHJETENENTSHA???

VETEM HIJET E ZEZA TE PLAKURA NE PRITJEN PER TE PIRE GJAKUN E SHQIPTAREVE MUND TA THOSHIN KETE, VETEM ATA MUND TA VRISNIN ARBEN BROCIN DHE TE SAJONIN MIJRA NGJARJE PER ZJARRET E TYRE QE NUK I VUNE DOT ME ANEN E DIVERSANTEVE NE KOHEN E KOMUNIZMIT.

KJO ESHTE HAKMARRJA E EGER E ARMIQVE TE SHQIPERISE SHQIPTARE OSE TE HUAJ, DEMOKRATE OSE KOMUNISTE.

Njerzit nuk percaktohen nga emrat dhe veshjet me ngjyra, Ata i percakton vepra qe kryejne.

 Po mer presor, po. Pranej mbaje deri ne 97 skulpturen e kaptines e Marksit siper kasafortes gri prej hekri tek zyra e PS. Te ishte per ca si ty tani pothuajse do e kishim arritur komunizmin e gomereve, do kishim nje ambasade ne Korene e Veriut dhe do ishim duke terhequr ambasaden nga Kuba se po pergatiteshin per te tradhetuar idealet. 

Profesori i nderuar vjen perseri me zellin e studjuesit serioze per te kumtuar qetsisht te vertetat perpara britmave delirante:Ne qe Rrezuam Murin e Berlinit ...me forcat tona...pa kemben..doren ...e asnje ushtari te huaj...Ok analiza per globalizmin ..vetem aty nga fundi , profesor i dashur profesor , nuk i ke shpetuar dot ngasjes per te qene i modes:GLOBALISTIKE DO TE JETE BOTA E RE ..! Horizontet e ndritura te kapitalizmit nderkombetar ..ashtu si dikur kur ishte ne mode: INTERNACIONALE DO TE JETE BOTA E RE!

 

Shume larg paska qelluar Serveti(kush qenka audienca e librit te tij?) Ben mire te rrefehet pak me shume mbi "Katowice"/aka "Katovicen" para se te behet 'shkemb grafiti' para dallgeve te Globalizmes (apo 'klizmes'?smiley

Habitem se si Servet Pellumbi, nje studionjes i zellshem, nje njeri i mençur i PS, nuk eshte kryetar i saj. Kjo eshte e keqja e Shqiperise, se ne krye te partive, zgjidhen veterineret, pikturistet, njerzit qe vrapojne pas lekut (si Nano), dhe jo njerzit qe merren me analiza filozofike, ekonomike, juridike, njerez qe kane nje bagazh te pasur intelektual.  

Megjithate, dhe madje per shkak te kesaj (megjithese ne nje menyre te paqarte eksplicite), une mendoj se transhendenca jo-konfliktuale e burimeve njerezore ekonomiko-shoqerore eshte jo ne perpjestim te drejte me shkallen degresive te normalizimit te nendheshem te marredhenieve tejet te qeta te sistemit tone shoqeror.

Si rrjedhim, globalistika imanente e perfshire brenda tendencave ultrakonservatore te forcave te botes se trete ben qe e ardhmja e vendit tone, e pare kjo ne kuadrin e ne nje kendveshtrimi optimal dhe gjitheperfshires, eshte mese e sigurte, me kushtin qe solipsizmi psikologjik te kete mundesi reale shperthimi ne sferen publike.

 

ka dicka te vertete ne fjalet e tij...komunistet e rrezuan me forcat e tyre(sala, nano,etj)  sistemin komunist kur na u mbarua edhe bari...

 

intervista ka brenda mllefin e dikujt qe:

1 - ndryshimi i sistemit e nuk e la me provu deri n'fund teorine e barit + te parimeve qe e dha mesim ne shkolle.

2 - urrejtjen per ato qe vune ne koke dafinat e triumfit mbi komunizmin dhe ket e maskon me gjasme "nxjerrjen e te vertetes qe e di vetem ai"; qe komunizmi ra vete...

Ket e besojne vetem ato qe kan lind mbas '90 sepse te gjithe ata qe u rriten ne ate sistem, e dine fare mire sesa ai sistem mund te 'vet-rrezohej'.

 

Po t'i shtosh ktij Servetit edhe ate hijen tipike qe karakterizonte ish-antaret e Komitetit Qendror, ky ndryshon nga Ramiz Alia vetem nga emri dhe fiziku

Ka shume te thena ..Njera prej tyre eshte edhe kjo e prof-it. Le te thote...Le te shkruaje.....Por ka then dhe Mao... Komunizmi do dhe dhjete mije vjet qe te vije.... smiley ..Mos digjni etapat !!!! ...... Po ai nuk qe sistem komunist O Prof i nerum. Ai qe nje variant feudal i shoqeruar me reforma  te shpronesimit qe ndermer cdo Qeverui qe vjen ne fuqi ashtu si edhe Zogu ose si ne gjithe Boten... Me nderhyrjen e sistemit POLITIK te formes se SHTETIT si forma me e qarte e DIKTATURES , biles ne momente te caktuara , ne cfaqjet e saj nga me te ashprat per nje vend si yni ( ku e hengri dhe vellai jot&nbspsmiley ..per kete po pate ndonje gje te na thuash . Me vdekjen e BEUT vdes edhe FEUDI smiley se po qe per ta rrezuar i ruanin bishtin sic ja ruajten per 50 vjet !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).