Berisha: Ftoj zyrtarisht Metën për koalicion. Qeveri e djathtë me votat e së majtës - Meta PRANON

Kryetari i Partisë Demokratike (PD) Sali Berisha i ka bërë ftesë zyrtare Ilir Metës, kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) të hyjnë në koalicion për krijimin e qeverisë së re. Kryetari i demokratëve e justifikoi ftesën si të natyrshme për 3 arsye kryesore. Berisha nuk përjashtoi se në qeverinë e ardhshme do të bëjë pjesë edhe Partia Republikane e Fatmir Mediut

*************************

Kryetari i Partisë Demokratike (PD) Sali Berisha i ka bërë ftesë Ilir Metës, kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim të hyjnë në koalicion (LSI) për krijimin e qeverisë së re. Sipas Berishës, LSI plotëson të gjitha kushtet për një koalicion me të djathën, pasi ka program të ngjahëm me atë të pD. Berisha nuk përjashtoi se në qeverinë e ardhshme do të bëjë pjesë edhe Partia Republikane e Fatmir Mediut.

Në një konferencë për shtyp pak para mesditës në selinë e PD, Berisha ka bërë të ditur koalicionin e ardhshëm që ai ka projektuar pas rezultateve paraprake që ka publikuar deti tani KQZ. “I bëj ftesë LSI që të jetë pjesë e qeverisë së re, që do mund ta quajmë qeveri e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian. Siç deklarova dy ditë më parë sovrani na dhuroi fitore, por diktoi koalicion nga partitë me të cilat programet janë më afër dhe që është LSI, që në programin e saj ka yll polar integrimin e Shqipërisë në BE dhe punësimin si kryefjalë të reformave dhe përpjekjeve të saj. LSI të vlerësojë sinqerisht ftesën”.
Kryetari i demokratëve e justifikoi ftesën si të natyrshme për 3 arsye, për përqindjen e votave që kanë marrë në këto zgjedhje, për programin që LSI ka dhe për persekutimin që i është bërë në proceset zgjedhore dhe që sot sipas Berishës, meriton të fitojë atë që meriton.
“LSI është subjekti me programet më afër PD. Ka studiuar programin e integrimit të Shqipërisë në BE, LSI ka punësimin si kryefjalë ashtu si PD.
LSI e ftoj gjithashtu me bindjen time se përfaqësuese dinjitoze, jeni dëshmitarë sesa e persekutua kjo parti në dy zgjedhjet e fundit. Jeni dëshmitarë kur unë kam bërë thirrje në atë periudhë qe te gjendet gjuha e bashkimit jo e përjashtimit. Shpreh bindjen se ato 47% të votave qe sovrani i dha koalicionit të parë, i shtohen dhe 6% votave të spektrit të majtë dhe faktikisht. Kam besim se kjo forcë politike do ti përgjigjet pozitivisht ftesës sime të hapur e të sinqertë”.

Gjithsesi Berisha shtoi se qeveritë e minorancës nuk janë shumë të pëlqyeshme, por që parlamenti mund ti mbajë në pushtet për disa arsye. “Jam i sigurt se koalicioni do të funksionojë. Kjo qeveri do të ketë baza solide, sepse ne kemi shtyllat kryesore të programit të përbashkëta”, mbrojti tezën e tij Berisha. Ai siguroi LSI se nuk ne rast koalicioni te mundshem, PD nuk do te ushtrije trysni tek kjo parti.

Berisha: Edi Rama, Gëzuar ditëlindjen!

I pyetur nga mediat sesi do të reagojë kryetari i opozitës rreth kësaj ftese që kreu i PD i bëri LSI në këtë përvjetor të 45 të ditës së lindjes, Berisha u shpreh : “I uroj ditëlindjen Edi Ramës. Vitet e ardhshme t’i sjellin më shumë rini” .

Berisha: Në qeveri edhe PR e Mediut

Qeveria e re sipas Berishës do të ketë në kabinet edhe përfaqësues nga Partia Republikane. I pyetur nga mediat se nëse PR e Fatmir Mediut do të jetë pjesë e qeverisë së re, Berisha u shpreh se “ka një marrëveshje para dhe pas zgjedhore për koalicion me PR, që vlen. Unë do respektoj marrëveshjen”, theksoi Berisha.

Berisha: KQZ veproi drejt me rezultatet

Berisha ka justifikuar rezultatin që u shpall dje nga KQZ për mandatet e fituara nga partitë në këto zgjedhje parlamentare. “Askush nuk dha rezultate definitive. Rezultatet paraprake lejohen. KQZ shpalli rezultate paraprake që është një standard konstant i kërkuar dhe sanksionuar nga konventat ndërkombëtare për zgjedhjet”.

(D.B/BalkanWeb)

 

311 Komente

Keta jane te pafytyre fare. Po para zgjedhjeve ne interviste tha kete:

 

Por, nëse nuk arrini t’i bëni votat tuaja, a e përjashtoni mundësinë e një koalicioni me LSI për të bërë qeverinë?

Aq sa mund ta bëj me Partinë Socialiste, aq mund ta bëj dhe me Lëvizjen Socialiste për Integrim, as me njërën dhe as me tjetrën, absolutisht. Nuk janë për koalicion, nuk janë këto forca politike.

 http://www.peshkupauje.com/2009/06/beris...

 

"Mos i vleresoni si te verteta ato qe thuhen ne fushate zgjedhore"

Sali Berisha, 2007

(fjalia e mesiperme eshte e cituar perafersisht, jo fjale per fjale per shkak se eshte e veshtire te gjesh dicka mbi kete ceshtje ne faqen Km.gov.al)

Mendimi im eshte se Meta nuk do ta pranoj ket propozim te Berishes dhe do te kerkoji koalicion te gjere.

vetem ajo qe di ti shkon me te gjithe......

 Meta sapo e pranoi ftesen e PD-se

 

Meta: Po qeverisjes me Berishen. me Ramen prodhoj vetem krize

Ora 14:00-Kryetari i Lëvizjes Socialiste Ilir Meta i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kryetarit të Partisë demokratike Sali Berisha për të krijuar qeverinë e re të dalë pas zgjedhjeve parlamentare të 28 Qershorit. Kryetari i Lëvizjes Socialiste Ilir Meta i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kryetarit të Partisë demokratike Sali Berisha për të krijuar qeverinë e re të dalë pas zgjedhjeve parlamentare të 28 Qershorit.

“Pasi jam konsultuar me aktorët e rëndësishëm vendas dhe ndërkombëtarë të cilët kërkojnë përshpejtimin e reformave dhe stabilitetin e vendit, me përgjegjësi historike dhe kombëtare pranoj ftesën e kryetarit të qeverisë për të realizuar negociatat paraprake për të realizuar programin e integrimit europian”, u shpreh Meta nga selia e LSI sot rreth orës 14:00.

Kryetari i LSI që paraprakisht ka fituar 4 mandate deputetësh në zgjedhjet parlamentare u shpreh se nuk është i lumtur për këtë vendim, porse i qëndron fort vendimit për disa arsye.

“Unë nuk jam shumë i lumtur për këtë deklaratë e këtë qëndrim...Por më thoni ju a mund të qëndroja në opozitë LSI e vetme përballë një maxhorance të madhe PS-PD, ndaj një maxhorance të madhe Berisha-Rama? Hezitoj ta fus vendin më tej në krizë, por kontribuoj për vendin tim për zhvillimin e tij. Është një zgjedhje e vështirë si lider e politikan, por me përgjegjësi historike pranoj ftesën”.

Meta sqaroi edhe pse bashkimi PS-LSI ishte e pamundur në kushtet aktuale. Sipas tij marrëveshja me PD do ti shërbeje mirëqënies së vendit.

“Më thoni mua, a nuk ju kujtohet cfarë përpjekjesh kam bërë për të parandaluar këtë që ndodhi, c’mund të bëj me rezultatet paraprake, të konsultoj ta fus vendin në krizë dhe mos qeverisje apo të kontribuoj për tu bërë një faktor stabiliteti e garantues për një qeveri që do t’i shërbeje interesave të gjera”.

“Jam shumë i vendosur në këtë vendim që i intereson vendit dhe qeverisë. Nuk ka rrugë tjetër, do isha i gatshëm të qëndroja në opozitë, por me këtë këtë sakatim, jo. Një bashkim me PS do të prodhonte vetëm krizë. Marrëveshja M-Rama do jetë e pamundur pasi prodhon vetëm krizë”.
 

Meta Pranoi Ftesen.

 

Tani jemi 75-65  per te patu Stabilitet ne vend.

 

Tani te gjith Ramistat te mendoj per pasardhesin e tij ne krye te partise Socialiste.

Edhe Meta e tha.Uroj qe parita socialiste te beje opozite konstruktive smiley

 

p.s si eshte bota eeeeee portokall.Te talli trapin tani Erjon Brache me Meten.

Alternativa, tani nuk eshte me supozim, eshte fakt qe Rama nuk e jep me doreheqjen, dhe nga nje alibi (PS ishte partia e pare me e votuar) u be me dy, Meta shkaterroi vullnetin majtas te popullit shqiptar. Hajde tani mos e beso reklamen e zgjedhjeve te tjera me nje kokmadh qe thote: "Ne zgjedhjet e fundit une votova LSI dhe ata u bashkuan me Berishen. Kete here nuk do ta perseris me ate gabim, etj etj" 

Berisha po e nguc Meten te pozicionohet por s'jam i sigurte qe ja vlen presioni mbi Meten kur merr parasysh qe tregon dobesine e tij.

Kjo eshte politika,qe ka kthesat dhe suprizat, dikur Meta e Rama shtrengonin duart dhe thurnin lavde njeri tjetrit ndersa tani....?

Karikja e pushtetit eshte e embel.

te peshtysh ate qe ha, nuk eshte njesoj kur ha ate qe peshtyn......

Pa me thuaj ne kete rast kush po ha ate qe peshtyn?

Ketu ne Kine thone qe : *Kali i mire nuk e ha barin qe e ka peshtyre.*

Kjo ftese e ketij koketopi tregon etjen e pa pare per pushtet... Nejse sikur nuk e dinim..

Mendimi im eshte se Meta nuk do ta pranoj ket propozim te Berishes dhe do te kerkoji koalicion te gjere.

Mendimi im eshte se Meta do ta pranoje oferten... nese nga kampi tjeter nuk merr nje oferte me te larte.

Ne rregull mor zotni , Kryeministri ne Detyre (me pelqen kjo shprehje racionale e Rames) , qe kerkon doren e LSI per te krijuar pushtetin ,por para se ta kerkosh ate ,duhet te kerkosh falje publike per fjalet entuziaste te parakoheshme te tuat ,se zgjedhjet i kishe fituar ,dhe i pregatite sipatizantet e tu ,qe te bridhnin poshte e larte qendrave te qyteteve te festonin festen ,te hidhnin fiksheziaret ,te gjitha keto te paligjshme sepse rezultatet nuk kishin perfunduar !

Doli fjala e Rames ,se zgjedhjet ,ti nuk i kishe fituar ,dhe se do te beje mire te prisje rezultatin , fjala jote nuk doli  ,sic nuk ka dal ,as njehere ne keto 18 vjet demokracie !

Tani  ,po lutesh ,me ate diplomacine e dhelpres ,te besh koalicion me LSI ,te pakten te gjithe e dine se kjo lutja jote ,pavarsishte se mund te realizohet  apo jo ,e tregon ate qe pjesa me e madhe mendojne per ty ,se ti ke deshtuar si politikan !

Tani duhet te diskutojme ca postesh do te marri LSI.

 

Te tjerat nuk kane me vlere te bisedojme per opoziten.Do kemi kohe te merremi me to 4 vitet e tjera.

 

E hengri edhe skraparlliu i inatosur kallamin e embel te pushtetit. Situate interesante, (sic duket kercenimi i KQZ dje beri efektin e duhur). Te shohim se c'do te ndodhe ne PS...

Po edhe njehere, keta militantet ketu nuk e kuptoj pse gezohen. Per mua eshte pika me e ulet e te dyja forcave: Meta deri dje thoshte te shporrim Berishen (kujto protesten, Berisha largohu!! apo dklaratat parazgjedhore) dhe Berisha thoshte "kurre". Prandaj, nuk besoj se militantet e te duja paleve te hovin perpjete nga gezimi. Le te shohim cilat do te jene "kurbanet" e kesaj "martese" te cuditshme (pale pastaj se cfare pasardhesish do te lindin nga cifti ... :think: )...

Gjithsesi pozitive eshte kapercimi i krizes politike te Shqiperise, dhe suksese qeverise djathtisto-skraparllie smiley

Kjo ishte per mendimin tim ndeshkimi, qe ju be Rames si politikani me me pak vizion. AI deshte te hante me te dy duart, edhe te mbante Bashkine, te eliminonte Meten dhe te fitonte kryeministrin.

A nuk ju duket pak si paradoks politik?

Vetem nje lider karizmatik, me pasues te panumurt dhe pasterti te pa cenuar morale mund ta arrinte.

Kurre nje show-man.

Aq me teper ne Ballkan, ku edhe nderkombetaret kane rol primar ne keto kohe dhe ne ato kohe. Atij ja maten koken qe para zgjedhjeve.

Nuk kane rendesi postet por bashkepunimi,nga vete emri qe ka LSI-dhe programi i saje per integrim besoj qe do te kerkoje ministrine e jashtme dhe ate te integrimit.

Qe kur deklaroi Prifti per te marre pjese, menjehere propozimi ishte per LSI per krysine e kuvendit dhe nje minister ose dicka me teper, gje qe rrezonte poshte te gjitha mendimet se Sala mund ta flakte nje dite.

Kush ishte i kujdesshem e pa reagimin e Rucit sherxhi si pasoje e kesaj loje.

Per mendimin tim Meta skishte alternative. Dje nano i ka cuar kete mesazh Rames "Celsat e zyres, mi ler te bar Austria".  Nuk mendoni se ka dicka qe nuk shkon tek Rama, qe i jane vene ne shpine te gjithe lideret e se majtes. Me mentalitet diktatori nuk drejtohet shoku, se te hedh ne re politika.  Qe ti kerkosh tjetrit te fuse vendin ne krize duhet ti kesh lene vend vetes, gje qe rama se ka bere. PSe kush eshte ai te tallet me lideret epartive te tjera. Tashi une shoh shume te veshtire qendrimin e tij ne krye te PS-se. Deputet nuk eshte, zgjedhjet i humbi per shkak te arrogances.  Tanime poi dalin kunder dhe Milo, Gjinushi, se shpejti dhe PBDNJ qe beri zgjedhjen e gabuar. jo se me dhimbsen Milo e Gjinushi, se dava komunistesh te paskrupullt jane, por ky ishte realiteti dhe ai ata kishte aleate. Tashme i kane mbetur vetem  nai bushat, gjiknur, apo seser qe e shohin si perendi, por jane pesha te lehta pa ndonje ndikim tek elektorati PS. Veprimin e Metes shume shpejt do e perkrahin te gjithe ata qe sjane dakort me politikat e Rames ne PS dhe kjo me pak fjale do te thote fund i karrieres politike te tij. Sa pe manipulim zgjedhjesh,  duket se kjo karte sdo i ece, Berisha e ka alibi te forte mosplotesimin e mandateve te qeverise. Pra socialistet me pak duhet te kuptojne, se humbja e te majtes nuk eshte e tyrja po e Rames, Rucit dhe te tjere qe donin te merrnin gjithcka duke harruar qe torta e pushtetit duhet te ndahet. Ngushellime socialisteve, por e mori ferra uraten

Mandi, nje nga vetite me te mira te se majtes eshte aftesia vetpastruese, dhe kjo con ne perfundimin qe nano nuk do mund te kthehet me ne PS. SMS-te idiote te nanos nuk jane tregues per zhvillimet e ardhshme, por vetem forcojne bindjen per ate cfare nano eshte realisht, nje karagjoz politik.

TURP!

Te majtet nuk t'i dhane votat qe te votosh ne parlament te djathen z. Meta!

Ja dhe politika amorale shqiptare. Kishte ca kohe qe isha bindur, por me kete arriti kulmin. Sinqerisht me vjen keq per kete popull te shkrete qe vazhdon te mbetet peng i poshtersive dhe matrapazlleqeve.

Eshte e neveritshme.

Car zgjidhje jep ti Mishu

Kjo eshte nje tjeter pike e ulet e te ashtequajtures politikane dhe tradhtia e rradhes nga maskarenj si puna e Metes. Dite te keqija i vijne ketij kombi edhe per ca kohe nga kjo aleance e paprincipte. Pangopesia tashme eshte ne variantin me ekstrem dhe vjedhjeve e diktatit te Berishes do ti shtohet edhe ajo e metes dhe te shoqes se tij. Keta jane kundershtaret e popullit te majte e te civilizimt shqiptar. Meta ky xhuvel i ri dhe qe e ben EDHE NANON te duket si burre i ndershem e i principte. Rama kishte te drejte qe ne fillim - nuk mund te behej aleance dhe marreveshjen me bashibozukun dhe bufonin Mete dhe gjithe kllounet qe e ndjekin kauzen e tij te deshperuar. Eshte vetem ceshtje kohe per keta maskarenj te zhduken njehere e mire nga faqja politike shqiptare me turp dhe si shembulli i vetem qe nuk duhet ndjekur ne politike dhe ne jete.

Meta ekzekutoi LSI -ne dhe gjithe perkrahesit e saj politikisht, por ama do dale me pasuri te madhe nga ky prostitucion politik.

Nuk jam i cuditur. ai gjithe kohes vetem per kete ka menduar...

Mishu kerkonte qe Meta te kalonte me Ramen, te krijohej krize qeveritare dhe pastaj te behej qeveri me baze te gjere ose teknike, ku Meta te zinte nje vend sipas %, e pastaj te beheshin zgjedhej te para koheshme , mundesisht ne te njejten kohe me ato bashkiake.

Politike leshi.

Kush ta lekjon vellai kete enderr.

Zgjidhja me dinjtoze do te ishte nje marrveshje per 1-2 vjet qeveri teknike , jo me politikane , por me figura profesionale dhe perseritje zgjedhjesh ne nje moment oportun...

 Uau. Me thene te drejten kete nuk ma kishte marre mendja. Kuptohet, jo se me shkoi gjuha brenda se ne Shqiperi cdo gje eshte e mundur, por prape, edhe sipas standarteve shqiptare kjo eshte e veshtire per tu gelltitur.

Qe sot e tutje, logo zyrtare e LSI duhet te jete: LIFE IS A BITCH AND SO AM I.

Njkyt gjo e kijshin paranshinku t'gjif shqiptarët me dy pare men n'kaptinë mre.

une prap habitem se sa shumë habitni juve.

skam munci mre qi paski qenë kaq syleshë smiley

Ju rrofë shkolla smiley

Desdemona, ajo gje u mor vesh qekur LSI filloi menjehere pas dates 28 te akuzonte PS qe sa keq ishte sjelle me te, qe u kishte vjedhur votat etj etj. Dhe u vertetua kur doli Prifti si karafil edhe tha qe mandati im eshte per Salen. Or zoteri, mandati yt eshte vota e 10 mije njerezve qe te kane votuar (te na falesh shume por ato 15 mije te tjerat qe t'i kane vjedhur spo t'i quajme) dhe ti s'mund te thuash pa pike pergjegjshmerie qe ia jap ketij e ia jap atij. Medet thuaj...

Pritej qe Meta ta bente kete...por prape arsyeja e shendetshme, s'arrin ta pranoje...akoma nuk na qenka regjur lekura me pislliqet e politikes ne Shqiperi.

se kisha llafin per 28 qershorin o mish i peshkut.

po xhanem mo mire vone se kurre smiley

ajt shendet, ta gzoni qivirrine kur te bohet

Te na falni ne naiveve qe akoma mendojme se babezia e ka nje limit.

Hajt ta gezojme

Mire mor mire, por car zgjidhje jep sejcili prej jush se te flasesh me pasion eshte kollaj. Kemi kete situata. Berisha ka 70 vota vete dhe nuk krijon dot qeveri. E majta ne total pa lsi ka 70 deputete, nderkohe qe asnjeri prej tyre seshte koalicion fitues dhe smund te mandatohet per qeverine. Ne rast se rrezojne mevota ne kuvend Berishen, atehere vendi shkon ne zgjedhje te parakohshme, dhe dihet qe edhe keto zgjedhje qe beme na shkunden mire, se pasojat do i ndjejme me pas. Berisha ne baze te mandateve eshte fitues i duhet vetem 1 deputet,  ndersa ps te pakten 5. Pra te marre ato te metes dhe nje ga e djathta gje qe praktisht  ehste ne kufijte e te panundures, se berisha i ka ne rresht te gjithe, dhe ne rast se  nuk vionte LSI  tek Berisha do vinte nai tjeter nga e majta se harrojeni se ka deputet qe do te dorezoje mandatin kur sa e ka marre. He mer me jepni nje zgjidhje dheunedo pranoj se keni te drejte.

Po ti Kei, do te ishe dakort sikur Rama:

te merrte PDI-ne,

 PR-ne,

te rimerrte Paulin Sterkajn dhe

LSI-ne

dhe te bente nje qeveri sh....dhate vetem per t'ja futur Sales ?

 Do ta quaje te moralshme ?

 

Bubi shum e veshtire, Duhej shume pune, shume prishje kontratash prej Ramaes. E ne fund ngatarresa gjate rruges. Ndersa LSI nuk kishte kontrata, punonte pa kontrate. Kete pune "mister Cokollata" dhe te tjeret e kishin kap me kohe vellai.

Duhet tani edhe nje cike finese politike.......?

Mandi, zgjidhjen e vetme te drejte. Nese e djathta ka fituar 71 vota atehere le ta beje qeverine. Bravo i qofte. PS e LSI le te rrine ne opozite. Eshte shume e thjeshte. Te gjithe te marrin pergjegjesite e veprimeve te veta dhe t'i shtrijne kembet sa kane jorganin. Do ishte qeveri jo stabel me 71 vota?? E cfare pastaj? Gjithcka do ndiqte rrjedhen e vet, ciklin e vet, sipas kushtetutes. Jo te gjitha qeverite ne bote jane stabel. Por ama, mbi te gjitha, keta duhet t'i qendrojne besnike elektoratit qe i votoi. Me votat e te majteve nuk mund te behesh pjese e nje qeverie te djathte...aq me keq te votosh pro te gjitha ligjeve te djathta ne parlament (te mira e te keqija bashke). E perseris, kjo eshte thjesht e neveritshme.

PS. Te degjosh Berishen ne keto momente qe mburr LSI-ne (qe deri para zgjedhjeve e quante gjysma e molles se prishur)...eshte thjesht e papranueshme!

Maklen, t'a thane edhe te tjeret: ti me mire te shohesh destabilizim politik e zgjedhje te reja (te kushtueshme!) sesa te pranosh qe ne politike ka edhe bashkepunim? hidhi nje sy Gjermanise se ata kane bere te "paberen."

Eshte interesante se tifozat e majte, sidomos "te rinjte" e asaj partise me germa e numra, u perpoqen te shfaqen si me tolerantet, nderkohe qe tani jeni kundra bashkepunimit.

Gjembi, te Gjermania ja ke fut komplet kot plako. Ne Gjermani, sa per sqarim per ty, CDU-CSU u detyruan te benin koalicion sepse asnjera nga partite e vogla, FDP dhe Buendnis 90 Die Gruenen e Joschka Fiescherit nuk pranonin te nderronin krahun, ne emer te parimeve dhe duke pas gjithmone parasysh qe partite e vogla qe shkojne nga fryn era shume shpejt humbin qellimin e egzistences se vet. Ne rast se FDP do kishte shkuar me SPD, Schroederi do ishte ne pushtet sot, dhe nese Joschka do kishte vajtur me CDU-CSU Steinmeier do ishte nje goxha opozitar sot. Kaq sa per sqarim per ty, dhe mbase i ben mire dhe Metes ta kuptoje drejt kete.

Me fal qe s'e sqarova thellesisht. Sigurisht qe CDU-CSU u bashkuan nga halli  dhe jo nga qefi (se jane te krahut te kundert). Por u be qe mos te destabilizohej vendi e te beheshin zgjedhje te tjera, apo po ja fus komplet kot edhe per kete?

kishte nje gabim, e majta pa lsi ka 66 deputete (mund te behen dhe 65)

Dhe te shkonim ne zgjedhje te parakohshme sipas teje. Pervecc rames kujt do i behej nderi tjeter se shqiptareve jo e jo nje here. Ekonomia do rrenohej, dhe fazat e integrimt do shkonin per lesh. E pse duhet te ndodhe kjo? Ej ky vend ben dhe pa ramen. Te thyeje qafen nje here ai se e shoh si rrezik shoqeror po shohim e bejme

Korrigjim. Ekonomia eshte rrenuar. Integrimi ka vajtur per lesh. Majfton te futesh nje here ne jave ne sajtin e Kryeministrise dhe te shikosh cfare xhevahire projektligjesh dhe vendimesh qe dalin. Futu dhe tek sajti i Ministrise se Ekonomise here pas here se edhe atje do mahnitesh. Nuk po them se Rama do bente me mire apo me keq...nuk e kam idene fare. Nuk po diskutoj fare nese e meriton e majta apo e djathta. Po diskutojme per moral politik, per pergjegjshmeri para atyre qe te kane votuar dhe para popullit ne pergjithesi qe po e marrin neper kembe dhe e kane shushatur prej kohesh. Te revoltohesh eshte teper pak.

E kuptoj qe kishe ca kohe pa Internet smiley , e kuptoj dhe reagimin ndaj Ilir Mesias, shpetimtarit te fateve te vendit, integratorit qe (nuk) i duhet ketij populli, po permbahu i cik, mos u revolto kaq shpejt. Ishte dicka e pritshme, sado qe e felliqur.

Yyy, "LSI: dinjitoze e spektrit te majte"...sapo e tha qeveriu, do e pranoje dot dhe maqoku ktu valle? smiley I doli llafi ama, 74 tha, shtathtekater mblodhi smiley

Mua nuk me duket i pamoralshem ky vendim i Metes (pasi te flasesh per moral ne politik eshte si te predikosh per krishtin ne xhami) por i pamend. Nejse le te presim edhe ca se s'dihet c'behet.

Bubi, ti ben nje gabim llogjik. Vertet do ishte e pamoralshme te merrte ata, por te merrte Polin e Lirise, ne rast se do merrte deputete  sdo ishte hic e pamoralshme se jane te pakenaqurit me Berishen. Kurrsesi smund te quash votat e LSI-se vota per PS-ne. Te majtet qe kane votuar meten kane votuar ate,   dhe jo ramen, madje Rama u morme nje fushate te turpshme kunder nje force te majte, dhe si lider i mandatuar Meta di vete  ku i con votat. Me vjen keq po keshtu eshte. Keshtu funksionon politika ne te gjithe boten. Kjo eshte nje kosto qe duhet ta paguje vetem Edi Rama. Ej seshte aq tragjike mossjellja e te majtes ne pushtet, se po e shohim se cben Rama

Berisha tregon se eshte bere nje politikan " i vjeter".

Duke marre per te verteta rezultatin 71 mandate, pse e kerkon qe sot koalicionin me Lsi, per tju larguar frikes, se sipas modifikimit te kushtetutes mbi ligjin e mosbesimit te qeveris, Berisha nuk deshiron te humb kohe.

Asnjeher nuk eshte vone, po ne qoftese Berisha "lidh" mire karrocen qeveritare veshtire te kete renie qeverie e largim te Berishes si KM.

Kjo levizje e Berishes , mos ti besojme ç'fare thojne , "po ato qe ndjejne " ujqerit e vjeter te politikes, u shkon pershtat, largojne Edin nga kryetari, shajne majtas poshte e djathtas nalt, e jane perseri protagonist te politikes Shqiptare.

E vetmja shprese mbetet qe mos te pranonjne Pr ne qeveri, se eshte nje kleçke, o Berisha ka frike te thote te verteten, o eshte ashtu siç shkruante NYT, kjo shprese e ka nje emer , ajo qe tha se partit e vogla si Pr, jane Mafioze.

Po pse eshte "bere politikan i vjeter"? Nuk ka qene meperpara i tille?

a majta, e djathta.... blah .. blah .. blah.

tani u kujtuan mbeshtetesit e rames te na kujtojne te majten dhe te djathten. Deri dje motoja kryesore e Edi Rames ishte: 'pertej se majtes dhe te djathtes'.

Donit juve pertej se majtes dhe te djathtes, keshtu po bejme dhe ne tani.

 

Pastaj, ku ka te majte dhe te djathte ne Shqiperi. Atje ka businesmene qe nuk paguajne kurre taksa te mbeshtesin PS -ne dhe te varfer deri ne palce qe mbeshtesin PD.

Pa analizoni pak politikat qe ka ndjekur S.Berisha gjate 4 vjeteve te fundit:

1. ndertim masiv infrastructure me fondet e shtetit

2. rritje rrogash te punonjesve te shtetit

3. rritje pensionesh

 

shikoni programin e PD per 4 vitet e ardhshme....

Kushdo qe ka dy gram shkolle dhe njeh sistemin kapitalist e di shume mire qe keto jane politika qe ndiqen vetem dhe vetem nga parti te majta (Labour ne Angli, PDS ne Gjermani etc).

 

 

 

Per cilin moral flet Mishu, kur gjysma e fushates negativiste e Rames u drejtua ndaj LSI. Pasi e nxorri "kokoshi nje thele", a e ka moralin t`i thote qe hajde me mua te bejme krize qeveritare.

Po ti kishte fituar te gjitha Rama. si do ta kishte trajtuar Meten, si te majte apo si bashkepuntor i Berishes ( sipas propagandes elektorale)?

 

E kam thene mendimin tim me lart. Lexoje dhe do kuptosh. Per mua, le ta merrte Berisha dhe te bente qeverine mqn ka 71 votat. PS e LSI le te rrinin ne opozite e mire t'ju behej. Levizje te tilla pas zgjedhjeve, si kofini pas te vjelave, jane amorale. Do ishte njesoj amoral edhe koalicioni i PS me LSI pas zgjedhjeve. Quajeni idealizem a cfare te doni, por keshtu e mendoj.

Me vjen keq, por vetem idealizma nuk ka politika. Nuk duhet me mermend tani ate shprehjen e vjeter qe thuhet per politiken.

Epo preferoj te mbaj idealizmin tim dhe te revoltohem akoma kur dicka me duket absurde sesa te bej si mjeshter i rrahur me vaj e me uthull qe i di te gjitha cfare ndodhin rreth e rrotull por qe e ha nga te gjitha anet bukur bukur.

Pse nuk i kerkon dhe Sales ky Liri qe te behet Kryeminister ?

Me Ramen na prodhoka vetem kriza...

Domosdo , me nje elektorat sh...dhate do ti marre karrigen e kryeministrit...

He mo Lir, kerkoja dhe Sales ...

 

Po ta shohësh me syzet e politikës, lëvizja e Metës është e kuptueshme.

Po ta shohësh në këndvështrimin e atyre që e kanë votu ky është prostitucion primitiv. Në këtë aspekt pyetjet që shtronte toko dje, vazhdojnë të ngelin pa përgjigje (në sistemin e sotshem proporcional, ç'kontestim mund të bëjë votuesi për votën që ka dhënë kur partia e transformon atë në tjetër gjë.)

Në vitet që vjen Meta do e shkrijë LSI, për t'u pozicionu politikisht më larg të majtës pasi votat e saj nuk ka për t'i parë me ndonjëherë. 4 vitet në vijim do na tregojnë qysh e si. 

E gëzofshi Salën edhe 4 vite. Tani ju mungon edhe rikthimi Nanos në skenë dhe rifilloni gostinë e kurvave.

Hajt shnet.

aman gazetarè leshi qè kemi nè shqipèri...si nuk e pyeti njeri metèn nè konferencèn pèr shtyp:z. Meta ky pranim i ftesès nga ana juaj a ka tè bèj me atè qè sot nè orèn 18 vendoset nga kqz nèse votat e fierit do tè numèrohen apo jo??  z.Meta kualicioni juaj me ps sjell vetèm destabilizim tè situatès politike nè vend?? si do tè justifikoheni me njerzit tuaj dhe me popullin e dashur shqiptar sikur ps tè rimar manditin e fierit qè pèrkohsisht kqz ja ka hequr dhe atè tè beratit qè janè tè sigurt qè e fitojnè ata tè ps?? vetèm nè shqipèri ka rezultate paraprake me kualicione qeveritse paraprake....dhe mashtrimi i opinionit publik vazhdon!!!!

Akoma ke shprese qe te kaloje me dy mandate per tu bere nga 66 ne 68 dhe te pretendoje per qeverine?

Nese dikush ta ka qeth koken me dhune ti pretendon se do te te lere t`i besh ato me model ose kacurrela?

Cfare ka lidhje vendimi i KQZ me deklaraten qe ai e ben ne cfare do lloj kohe per koalicion ose jo?

po...akoma kam shpresè se shkon 68...ashtu si askush dje nuk i jepte 71 mandate berishès deri sa nuk i tha kqz...pa numèruar akoma tè gjitha kutitè e fierit qè tè gjithè e dinè se ç"farè ka brenda...unè nuk mendoj se dikush mund ti hyj aventurès qè tè mos numèroj tè gjitha votat por njè far frike mè vjen pas daljes sè metès i cili vetè thoshte se do tè priste rezultatin pèrfundimtar para se tè vendoste,unè personalisht dua qè lsi tè bèj kualicion me pd,por duke marrè tè gjitha pèrgjegjsitè e saj e jo duke u fshehur pas motivit se me ps nuk mund tè arij tè bèj qeverinè...kur sa pèr dijeni askush deri tani nuk di si do tè ndahen mandatet deri nè fund!!!

meta ka 4 vjet kohe te krijoje nje parti vertete te qendres, te shkeputur njehere e mire nga e majta komuniste dhe te mesoje si behet pilitika nga birisha

Po mire me njerez, ju mbeshtetesit e te djathtes nuk e mendoni dy here para se te mbeshtesni vendimet e liderit tuaj? Ku i keni idealet me? Ku e keni urrejtjen per te majten? Apo si t'ju leverdisi? Tregohuni mer icik koherente.

Idealet?! Ka gje me te bukur sesa te bashkeqeverisesh me socialistet?! smiley Ne kete menyre i mbyllet dhe goja socialisteve. smiley

 ore partia jone udhehiqet nga nje ishkomunist, por thjeshte mes te majtes dhe te djathes zgjedhja jone eshte e keqja me e vogel

 

imagjinon dot 4 vjet ramen arrogant ne pushtet qe tall k***erin me shqiptaret?

Po ska nevoje me e imagjinu fare, arrogancen e kam pare ne veprim, jo vetem te Rames.

Meta politikisht eshte me MES  te dy kembeve ,nga zgjedhja qe ai do te beje do te varte dhe e ardhmja e tij .

 Po zgjodhi komen e djathte ,mori fund dhe do te perfundoje ne nje klub karrieristesh ne pension te parakoheshem !Po zgjodhi te komen e majte ,ka per ti ec mbare kariera !
 

 

 ai zgjedhjen e ka bere me sa duket, je ti qe nuk arrin ta kaperdish me duket...

Shoku, ka zgjedh Meta. Vulosi edhe karrieren e vete politike. Besoj se ka bo ndonje cost-benefit analysis dhe ka dale ne konkluzionin qe duke qeveris me Berishen 4 vjet, mund te gjeje financim te mjaftueshem per te bere edhe 4 kalamaj te tjere.

Bac u kry!

Tani pertej shakave. Nuk i behen llogarite tjetrit ne xhep se ke qejf ti une apo ndonje tjeter.

Nqs Meta e pranoi oferten dmth se i ka ba mire llogarite si individ si parti si zgjedhes etj etj etj .

Po mqs keni qejf ti beni hesapet tjetrit bejani paksa Rames se kete humbje e keni peshqesh prej atij dhe jo vetem kete humbje.

Aleance ??!!

Shume mire, ku ka me mire se sa tu ‘’shitet’’ edhe para te huajve nje ‘’bashkepunim’’ i tille pas elektroral , dmth qe neve shqiptaret njerezit me/pa bisht dime te bejme edhe aleanca pertej te majtes e te djathtes  pertej inateve pertej interesave individuale apo partiake per te miren e vendit dhe per integrimin ne Europe.

Pike te fala Rroku.

Deri ketu ne rregull, por ky Ilir topja sikur tha qe do te pres perfundimin e rezultateve dhe pastaj do vendosim. Pastaj doli menjehere pas Berishes ne konferencen per shtyp.

Pranimi i fteses nga Meta eshte racional dhe absolutisht i moralshem.

Cilat ishin mundesite e tij? Edhe nese LSI ja fal apo harron te gjithe luften dhe manipulimet qe PS-ja e Rames beri kunder saj dhe bashkohet me te, nuk mund te formojne qeverine e ardhshme.

E shumta qe mund te ndodhe, nese dalin barazim, pasi per momentin PD ka 71 deputete, eshte ta cojne vendin perseri ne zgjedhje qe do ti kushtonin shume Shqiperise dhe stabilitetit te saj.

Te marresh persiper dicka te tille eshte e veshtire.

Vendi eshte i ndare (megjithe diferencen e vogel qe ka PD-ja ndaj koalicionit te PS-se, rezultatet jane aty aty), prandaj thirrja ne qeveri e perfaqesuesve te elektoratit te majte eshte edhe nje veprim qe bashkon shqiptaret dhe e ben qeveri qe kalon elektoratin qe e ka votuar.

LSI-ja sigurisht qe do te hyje me disa kushte ne qeveri, ketu duhet te dije te luaje ne favor te saj dhe te se majtes.

Nderkohe qe Rama duhet te mbaje premtimin dhe te jape doreheqje nga kreu i PS-se pasi deshtoi ne objektivin per te cilin mori votat e kongresmeneve socialiste per kryetar: rikthimin ne pushtet.

Rama humbi zgjedhjet, ne cdo llogaritje mandatesh eshte prapa PD-se.

Te beje nje akt prej lideri dhe te marre pergjegjesite nese kerkon ti leje vetes deren hapur per te ardhmen ne lidershipin e te majtes.

Nese vazhdon me kete kokefortesi anti-demokratike per te mos pranuar rezultatin, per te gjetur alibi, grupe armiqesore etj, ai jo vetem qe do te largohet me pahir nga kreu i PS-se, por i mbyll vetes mundesine per tu rikthyer ne lidershipin e kesaj partie.

 o Cen, ne shqiperi nuk ka te majte e te djathe mer, as nuk ka pas kurr. ka veç KLANE. kjo do te thote qe Meta i morri votat si Mete e jo si kryetar i nje force te majte (djallin vete sikur te perfaqesonte njerezit "e tij" do ta votonon pa dyshim).

forca e klanit e ka shtyre gjithashtu Meten te jete ne krye te nje force te majte. "Komunizmi" ose klani enverian ju hoqi bujkroberine te pareve te Metes. i haqi pra dhe atij te drejten te jete ndonjehere i djathte. e keshtu me rradhe. 

 

Ne pergjithesi te majtet jane hipokrite dhe te djathtet cinike. Kete e tregojne edhe komentet e mesiperme.

Koalicioni per integrim eshte perfolur ketu e para nje viti. Siç thote edhe Tushja ç'ka per tu çuditur ketu?

Ne Atdheun e dashur cdo gje eshte bere ,behet dhe do te behet. Nuk ekziston me fjala "cudi". Jo se nuk e kishim parashikuar kete koalicion, por se mendova qe do e lexoja per 4 July.

Dje Edi Rama ja ka kerrcit me celular kokes Kastriot Islamit duke e share nga robt bashke me Fatmir Xhafaj. Gjithashtu ka shajtur ne te gjithe menyrat e mundshme popullin shqiptar qe i dha voten Sules. Keto dite pritet doreheqja e tij. Te rroje Shqiperia dhe i rekomandoj socialisteve te ruajne frymen per keto 4 vjet.

 te majtit shqiptare duhet te falenderojne berishen qe i shpetoi nga nje moster si rama

E ke te sakte lajmin tua shperndajme socialisteve ketu ne USA? Kane per tu hidheruar se  e shifnin Edin si perendi. hahahhha

Ahahaha. Kete ma tha sot nje shoku im qe sa spo ulerinte nga inati qe humbi Rama qe ka 4 vjet qe i rri mbrapa sepse i kishte premtuar se kur te fitonte do ta bente shef garde smiley

pse dhe politiken e re me favore do ta bente rama? 

Topalli nuk duhet te pranojne kete aleance, me persekutuesit.

Dy ishkomunista, krijojne qeverin e djathte.

Lere interesat e dugajs shiko me larg pak.

pranej si dilka ne cel kol balles ky, se i qeka thy celulari te koka kac islamit, une kujtova se mos ishte merzit qe ngeli n'opozit smiley

PS. kac islami ishte dje te arjan cani, dukej ai qe sesi qeshte, si i goditur, po dhe per ate supozimet i kisha te gabuara, thashe se e kishte nga humbja smiley

shume mire u u be per te miren e vendit .....

sikur dhe "ne te persekutuarit politik", ne regjimin e Hoxhes, te bashkpunonim me "Partine Komuniste" Shqiperia do te arrinte plotesisht standartet evropiane....

Skrapari dhe Tropoja, si dy bastione te fuqishme ekstreme, me kahe te kunderta deri dje, sot i shtrijne doren njeri-tjetrit per bashkpunim, duke treguar se e kane kuptuar politiken moderne me mire se Tirana e Edi Rames,

me mendesi te viteve 70'.

Bashkpunimi i LSI -se me PD' eshte nje arritje per t'u pershendetur dhe nga me te civilizuarat e politikes shqiptare...ne fund te fundit c'te keqe ka qe prokorori bashkpunon me avokatin, per te nxjerre te pafajshem hajdutin, qe vodhi pa dashje dhe vetem njehere, ne menyre aksidentale, nje shume marramendese....

Shqiperia tashme duket plotesisht te jete bere Evrospiane ...

..lum si ne...

Politika Shqiptare po bashkpunon...

 

 

 te majtit shqiptare duhet te falenderojne berishen qe i shpetoi nga nje moster si rama

problemi eshte qe nuk kane kandidat me te mire. pa ramen ne krye, te majtet nuk do ta kishin kalu 30 %. edhe po e hoqen sot, do ta therrasin heres tjeter prap. me Nano matrapazin nuk do te shkojne shume larg. 

Te na rroç sa malet shoku / zoti Ilir

 

 

Meta: Pranoj ftesen e Berishes
04/07/2008

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, deklaroi sot se pranon me pergjegjesi historike ftesen per nisjen e negociatave me Partine Demokratike per koalicionin qeverises.

Ne nje konference teper te rendesishme per mediat, Meta theksoi se i eshte dashur te beje zgjedhjen me te veshtire si politikan dhe lider, por eshte i vendosur, pasi hapi i tij eshte ne interes te vendit.

"Do te isha i gatshem te qendroja ne opozite, por me kete sakatim qe ka pesuar kodi, LSI nuk mund te qendronte e vetme ne opozite vetem me 4 deputete", u shpreh Meta.

Sipas tij, eshte provuar qe marreveshja mes Rames dhe Berishes nuk solli stabilitet, por vetem krize, probleme gjyqesore, kod qe shkaktoi keto probleme e ndryshime kushtuesese te gabuara.

Kreu i LSI-se theksoi se nuk eshte shume i lumtur per deklaraten e dhene, por pas perpjekjeve qe ka bere vazhdimisht per largimin e Berishes nga pushteti, per te rivendosur bashkepunimin me Ramen, si dhe pas konsultimeve ne faktorin e huaj, ndjen se kjo eshte rruga e drejte per te mos e futur vendin ne krize.

"Jemi te detyruar te ecim drejt marreveshjes qe te mos pengojme integrimin e vendit ne BE", u shpreh Meta.

Kreu i LSI-se theksoi se per momentin nuk ka asnje bisedim paraprak per ndarje postesh, por cdo veprim qe do te kryhet ditet ne vazhdim do te jete transparent per publikun.

Ilir Meta thote:

Kreu i LSI-se theksoi se nuk eshte shume i lumtur per deklaraten e dhene, por pas perpjekjeve qe ka bere vazhdimisht per largimin e Berishes nga pushteti, per te rivendosur bashkepunimin me Ramen, si dhe pas konsultimeve ne faktorin e huaj, ndjen se kjo eshte rruga e drejte per te mos e futur vendin ne krize.

Shume mire, po nuk eshte e thene se KM do jete Berisha, hidhu, bej oferten tende, Berisha te mos jete ne qeveri, po ashtu as Iliri te mos jete ne qeveri.

Leshojani me te rijve, merreni kete kurajo, hapet nje kapitull i ri per politiken Shqiptare.

Endrra ne diell po shkruaj.

Sala si fillim uroi Ramen per ditelindjen dhe uroj tha qe te kete me shume rini ne vitet ne vazhdim smiley O Sale mos vazhdo me me batuta se do ta besh Ramen te filloje krizat e veta te psikopatllukut smiley

Paska harru Meta me axhornu faqen zyrtare te partise. Thote te  http://www.lsi.al/content.asp?id=-1&idd=503  PSE ME LSI, · Vendi eshte ne krize per shkak te keq-qeverisjes se Berishes. Papunesia eshte rritur, varferia eshte rritur. Nderkohe qeveritaret jane zhytur ne korrupsion. Kjo do te mbahet mend si qeveria e Gerdecit dhe e skandaleve.

E mbani mend ate filmin me nendetese :

 

-  Hrushovi na tradhetoi!

-  Mos more. Ishte i shkurter si helm.

Meta e beri zgjedhjen e vet (meqe eshte rasti per tu mburr jua kam thene qe para nja tre diteve qe keshtu do ndodhte smiley ) dhe do mbaje koston e vet politike qe ne zgjedhjet me te para te mundshme. Megjithate kjo nuk duhet pare e zeze, per hir te realitetit. Nje qeveri Rama-Meta nuk eshte absolutisht e thene qe do ishte me e mire se nje qeveri Berisha-Meta dhe aq me pak Berisha-Rama. Nese opozita do vazhdoje te jete se paku aq bashkepunuese sa ka qene kete katervjecar, reformat do kryhen me sukses dhe dite me te mira na presin (se paku do perfitojme nga liberalizimi i vizave dhe do ikin debilet, qe perkthehet ne me pak vota per Berishen zgjedhjet e tjera smiley ), ne te kundert aksionet e supozuara opozitare te Metes brenda per brenda maxhorances per reforma te ndryshme do asgjesohen nga mungesa e 6-7 deputeteve te PS qe do jene me "sherbime te rendesishme jashte shtetit" dhe ne kete rast do humbasim te gjithe, por me shume do humbase Meta.

Dhe perderi sa reformat do te kryhen me sukses dhe situata do te permiresohet shume shqipetare, te cilet te detyruar nga kriza ekonomike e evropes do te jene te papune, do te kthehen te gjejne lumturine ne dheun meme. E me shume vota perkthehen per Berishen ne zgjedhjet e tjera. Ci thua ti kesaj or parashikues?

Hajt na kjofte per hajer krushqia....çifti paste jeten e gjate ,po boll i pakombinuarme duket ky çiftezim....Ishkreti ed!!Sahere kemi thene s'bo per at'pune...Ka nevoje te ftillohet si rob nji here....Ky bashkim mbase mund te arrije nje fare stabiliteti,por eshte moster...Si puna e marteses se iriqit me neperken...çdel?Aju kujtohet Meta kur hypi ne Parlament maje tavolines?!

Hajt ishalla Zoti ju çon gjykim...

mbaje mend kur te behet meta shok i ngushte me jozefinen hahahah

ai që t'rref, të do smiley

Te Kadareja kur martohej e iriqi me neperken dilte  dy meter del me gjemba, tani kohet kane ndryshuar dhe nga ky kryqezim del nje tyrjele e gjate per by**en e Edit.

Berisha e tha , qe ne kemi afersisht Program te ngjashem me LSI , keshtu qe Plani per Veprim i Metes do te realizohet. Por kuptohet me timonier Berishen smiley

 

Ah sa i madh qe je o Sale, kur do e marrin vesht keto peshqit ketu ( emigrante socialiste te thjeshte ) qe ti keto gjera i ke programuar qe me pare. Cte gjeti ty qe pate Xhuvelin ne qeveri , asnje gje. Cfare do te gjej, asnje gje perseri.

 

Qellimi e justifikon mjetin !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Me kete aleance Berisha praktikisht nuk ka opozite...Ua mbyll gojen nje pjese shume te madhe te elektoratit te majte e komunist,nostalgjik te kohes me ere te rende te Nanos....Edi Rama qe destruktiv ne gjithçka ,ne aleanca ,alternativa ,vizione....Shpresoj qe me kete levizje brenda PDte lindin korrente te tjera ne menyre qe Berishes ti lekundet pozita...Shpresoj qe Topalli te distancohet nga kjo aleance....

hehehehe, enderr e bukur kjo. topalli eshte si ferdinand xhaferri, pa salen ata s'hane dot as kore me tul* jo me te bejne perpara ne jete 

*buke te thate

Ore ju a keni hallin te qeverise PD-ja apo keni hallin te flisni per gjera koti.

Cdo te thote te distancohet Topalli? Te mos kete nje shumice parlamentare stabel PD-ja per te qeverisur? Te mos kete nje qeveri qe bashkon shqiptaret dhe ben reformat e nevojshme dhe qeveris mire?

Nuk eshte armik Meta, ka ikur koha e armiqve, tani ka vetem kundershtare, aq me pak Meta qe eshte ish student i Dhejtorit '90.

Ju hap barku si Berishes edhe Metes per te bere reforma per te miren e popullit.....Lere se kjo aleance ben skifo nga te gjitha anet...

Topalli te beje analize se si PS-ja merr 4 deputete ne Shkoder, kete te beje, mos dilni ketu te flisni per lokalizma te semura njeriz pa dy pare mend qe pertej deres se tyre thone u befte qameti.

Shkodra eshte nje vend shume demokrat e persembari.Ata socialistet qe fituan jane profesioniste e shume te njohur per cilesite e tyre...Pse te mos fitonin.Pastaj nje socialist shkodran e nje socialist Gur -kusaras jane dy gjera te ndryshme....  smiley

profesionist dhe i ndershem si Tom Doshi dhe Paulin Sterkaj... Se shkodra di me zgjedh socialiste dhe nga te dyja anet smiley

Zonja Merkel vazhdon te mbaje me buke e me pallate bandat? Mekat me te madh se sa mbyllja ne kafaz e hotel Rozafes dhe e RadioShkodres qe jane rrethuar nga ca pallate kaba (shije banditesh mo)...s ka.

Profesionist i madh Tom Doshi, mos e pyet...

Lere tani se Jozefina eshte nje nga politikanet me te mira ne PD dhe pjese e lidershipit te saj, por na ka humbur vota ne Shkoder.

Mos ju jepni te drejte te majteve qe ju quajne tribal, qe ju nuk keni as parti as ideollogji as din e iman por vetem fis.

Hajt ta marrsha ik futja makarona tani.

Shkodra eshte nje vend shume demokrat e persembari

Eeee me Zana, shume vend demokrat eshte... 1000 familje te ngujuara per gjak. Nuk do te kishte shprehje tjeter me te mire ne mbeshtetje te tolerances dhe bashkejeteses.

Ju jeni ftohur ne tajare, kujtoni se eshte Shkodra e rilindjes kombetare, e piktoreve, fotografeve, shkrimtareve dhe poeteve... 

Cudi, se dhe maqedonsit e sotem kujtojne dhe bertasin me te madhe qe jane pasardhesit e Aleksandrit te madh.

The speaker ,po ja fut kot ,kush po i thote Metes "armik" ? Ai eshte xhyvelist ,person qe nuk i besohet dhe i pa moralshem ,e politike ! Meta i ka bere keq karrieres se vete ne politike ,sot e tutje nuk i beson me njeri Metes.

Sa per fjalen "armik " askush nuk e quan ,por populli Shqiptar ka nje fjale per kete :

"Ate ,NR 2 , qe e dhjesim  , tonin e kemi  , por ce  do qe e leme ne hale!"

Megjithate pushtetit te Berishes me keto zgjedhje iu vu nje fare limiti....Aleanca eshete do te mbetet shume e brishte e kapriçioze.....Per mua nuk e hane dot se bashku bakllaven e vitit te ri......

patetizem i modh, late nom me ket "te majte" qe tradhtojne "te majten" dhe "te djathte" qe tradhtojne "te djathten". kush eshte e majta PS-ja qe ka dy vjet qe thote "pertej..."? apo eshte i majte populli votues...

situata u kuptua qe do te shkonte keshtu qe kur me arrogancen me te madhe PS vendosi nje kod zgjedhor antikushtetues (sepse trajton me standarte te dyfishta qytetaret). nga vrulli i madh per te pergjysmuar Meten, strateget dhe statisticienet e PS harruan qe krahu tjeter i kish radhet shume me te shtrenguara, dhe nuk kishte ndonje fenomen tip LSI qe t'i percante votat. Edi Rama aty e ka pas Meten, po te donte me u bashku, dhe benin cift fitues pasi Rama lunte rockstarin, Meta lunte hardworkerin dhe dilnin mire. Rama s'deshi, se kishte planin e vet per "Great Leap Forward" per popullin shqiptar.

Problemi i Rames qe i thjeshte, ai deshi te impononte shijet e veta te publiku, ne vend qe t'i pershtatej atij, deshi te plotesonte fetishet ne vend qe te kenaqte nevojat e kerkesat jetike te publikut. mirepo s'pati baze, ne nje parti qe s'e pati per gje te largonte Nanon ne kushte te ngjashme (se dhe Nano fitoi shumicen e votave po pakicen e mandateve).

Sa per majtas djathtas, realisht kampet nuk kane qene te tilla. Ka patur vetem dy kampe, anti-berishian dhe berishian, po mos me flisni per te majte e per te djathte. Ndersa ne popull gjithcka eshte pragmatiste, luftohet per nje vend pune, per nje burse per femijen, per nje tender, dhe ne shumicen e rasteve per buken e gojes. gjysma e pret nga nje pale, gjysma nga pala tjater. po gjithsesi trecereku ngelet barkthare.

O sol meqe je komentues i zgjuar dhe i njeh disa gjera nga brenda..

Ti vertet mendon se nese Rama do kishte pranuar aleancen me Meten para zgjedhjeve, Meta perseri nuk do te kishte bashkuar votat me Berishen per ta mbajt ne pushtet??? Kjo vjen era Nano eshte qelb gjithe Tirana!

Po lere tani kete muhabet se Rama nuk i ka asnje faj ne kete mes..Perkundrazi faji i vetem i PS-s ishte qe nuk degjoi Ramen kur kerkonte te "pastrohej" me thelle PS-a. Meta kerkoi 45 deputet te bashkohej me PS apo harrove? Sa ka tani ? Edhe sa mendon ti do te kete zgjedhjet e arrdhshme?

Nuk ka asnje lloj justifikimi kjo aleance qesharake. Per me keqe do ta fus vendin ne nje kaos me te thelle.

 

 

O te keqen e mendjes o Liqen smiley

O Ll nuk e di pse s'ka dale pyetja e pare drejtuar sol..

Po e perseris.. Sikur Rama te kishte bere aleance me Meten para zgjedhjeve nuk mendon se Meta do kishte bere te njejten gje te mbante Berishen ne pushtet?

 

 

Po lere tani kete muhabet se Rama nuk i ka asnje faj ne kete mes.

Thoni masanej qe s'kom pas te drejte qe keta Ramista jane bo si Berishistet.

Liqeno, burri burrit, meqe kena ca kohe qe njifna kshu virtualisht, do pranosh te pakten qe kisha te drejte qe Rama do humbte me ate qasje qe pati?

O Tironc ke nje te keqe ti lal qe nxitohesh si shume..

Nuk ka asnje gje te keqe te behen kualicione pas zgjedhore dhe eshte e drejta e kujdo qe ta perdore mandatin si te doje. Por justifikimi eshte qesharak!

Vota eshte ndare per gjysem ne menyre statistikore dhe ketu faji qendron me Ramen. Tani se kush e pati fajin ne PS qe berri kete katrahure tjeter gje, topi qendron me Ramen. Ndersa me vota bruto PS ka dale fituese me thelle se ne 2005. Pra nuk mund te thuash qe ndeshja doli barazim por Rama humbi megjithese eshte opozite.

Po ta marresh per qasjen qe beri Rama ne keto zgjedhje, me kujtohen komentet e gazetave qe i thoshnin Rames ngele me fshataret duke bredh. Ironike eshte se Rama nuk fitoi shumicen pikerisht se zonat ruale nuk e dhane voten sic e priste Rama.

Ajo qe eshte komentuar shume ne peshk dhe kudo ishte se e majta do humbiste zgjedhjet nese nuk ben aleance Rama me Meten. Askush nuk tha qe e majta do humbiste sepse Meta do bente aleance me Berishen!

 

Ore, plako, ca do ti mer daje qe komenton Meten? Meta osht armik, vota per te ishte vote per Berishen, ju vete na e thate. Ju bile thate kur ai ju ftoi qe nqs do te mundi berishen Meta duhet te votoje 33. Keshtu qe s'keni goje fare ju me fol per Meten. FARE. 

Boni mer hesapet me koalicionin tuj se late nom. Edhe mos na thuj qe s'paska faj Rama se ka vote popullore, se i bie qe as Nano mos te kete faj per 2005.

Sa per takimet me katnarine, ishin takime te kota o Liqen. Kryetari shkoi vertet po vetem sa ngjalli me shume antipati me arrogancen dhe pordhen e vet

Edhe qasja per te cilen po flisja une ka te beje me arrogancen dhe imponimin qe permend soli; me mungesen totale te deshires per te degju ca s'i pelqente; me ate "arrogancen qe e pruni nga perendimi" duke citu fjalet e tua.

Ore, plako, ca do ti mer daje qe komenton Meten? Meta osht armik, vota per te ishte vote per Berishen, ju vete na e thate. Ju bile thate kur ai ju ftoi qe nqs do te mundi berishen Meta duhet te votoje 33. Keshtu qe s'keni goje fare ju me fol per Meten. FARE. 

Une nuk e di ku jeton ti. Sot ne Tirane LSI i dha 4 mandate Berishes sepse Berisha vete nuk ben dot qeveri!!! Edhe PS-a vete nuk ben dote qeveri! Edhe LSI vete nuk ben dote qeveri! Asnje nuk ben dote qeveri!

Tani une se kuptoj ku ishte gabim ajo qe tha Rama per Meten ?

Ne krahasim me 2005 edhe sikur LSI me PS ti kishin mbledhe mandatet sebashku nuk benin dote qeveri, ndryshe nga sot!

E do mendimin tim? Asnje nuk ka te drejte te bej qeveri me keto mandate! Do te ishte me e pranushme nese e majta do ta bente meqe i ka votat, por meqe nuk gjejne dote fjalet ka tjeter zgjidhje. Nese vertet dikujt i digjet zemra per vatanin te krijojne qeveri teknike me kryeminister dike nga asnje nga partit e medha dhe pas 1 ose 2 vitesh zgjedhje perseri!

 

Sa per majtas djathtas, realisht kampet nuk kane qene te tilla. Ka patur vetem dy kampe, anti-berishian dhe berishian, po mos me flisni per te majte e per te djathte. Ndersa ne popull gjithcka eshte pragmatiste, luftohet per nje vend pune, per nje burse per femijen, per nje tender, dhe ne shumicen e rasteve per buken e gojes. gjysma e pret nga nje pale, gjysma nga pala tjater. po gjithsesi trecereku ngelet barkthare.

Hallall

 

Zana, ke te drejte, sepse Shkodra eshte e etur per te qeverisur nje here ne historin e Shqiperis.

Zonja "Merkel" e ballkanit eshte e afte ta ndryshoje Shqiperin, edhe Berisha largohet fitimtar, si figurat e medha politike.

Zot, na ndihmo te behet realitet.

As mos ti shkoje mendja kujt se Nano ka rruge kthimi ne PS! Kjo eshte e para fare.. E dyta votat e LSI jane vota te majta dhe eshte budallek te mendosh qe PD-a ka fituar.. Pasi nje llogari shume e thjeshte nese e majta bashkon mandatet Sula del ne pension.

Ajo qe ndryshon sot eshte se Rama duhet te tregohet me i ashper me fundurrinat dhe jo te tregohet tolerant me te gjithe. Mos e akuzoni Ramen me vone per blerje deputetesh dhe votash.  smiley

 

 

Hajde optimizem utopiko-surrealist hajde

Liqen-o..Rama ka dek,ka cof e me ate qe beri Meta sot iu be edhe funerali....(politikisht flas)

e ke shume gabim Zana... Meta eshte alibia me e mire e Rames!

"Vota per Meten eshte vote per Berishen"- e gjen dote kush e thoshte kete?

Sala t'ishte demokrat i vërtetë, ftonte Ps që të propozonte disa kandidatë (që vërtet ja vlenin) për të marrë pjesë në qeveri dhe për të drejtuar vëndin për 4 vjetët e ardhëshme me një qeveri stabël... dhe nuk rrinte t'i luste menderçen "ekstremistave".

Ky ishte më tepër një minus për Salën dhe këshilltarët e tij.

Sa te squt jeni ju komunistet , ta fusni ujin nen rogoz . smiley

Ju po merrni ma komunistin dhe doni ta mbani në pëllëmbë të dorës... dhe na bëni përralla neve? smiley

Ilir Meta komunist?! Ncncncnc, ca sju nxe goja ketyre komunisteve...

Ilir Meta eshte ish-student i Dhjetorit qe rrezoi komunizmin, Ilir Meta ka bere lufte me ca pleq ne PS qe mbanin bustet e Marksit dhe nuk ndaheshin nga e kaluara komuniste ne vitet '90.

Te rrish shtrember e te flases drejte, kete gje ka bere edhe Rama - mos t'ja hajme hakun.

Nji fice sa asht komunist...Si puna e barcaletes...Emire, me paj shume, e ndershme, nji fice sa me barresmiley

Po edhe pastaj sa here ti tekej PS-se ta fuste qeverine ne probleme. Jo mor vlla Sala eshte mjeshter. Me mire e blen direkt mallin me leke ne dore dhe bie rehat smiley

Po keta kopuket ne PS vazhdojne ta nenvleresojne...dhe sic tha Berisha me keta kundershtare do rri dhe 30 vjet ne qeveri smiley

Meta ne luften kunder "komunizmit " po shkon tek Doktori ,te mjekoj doren e thyme ,kur bente mundje ne PARLAMENT "!

 kshtu si bucke eshte ky apo jo

te shohim nese e ben vertete per te miren e shqiperise apo per interesa personale

Ozot sa i shemtuar...Ka perendi ta durosh kater vjet neper tv e gazeta...Amani mos na e beni kryetar parlamenti se mbas Jozit do ishte tmerr.....

Si ja ke bere keto 4 vjet qe iken?

Nuk ishte ne plan te pare...veç ndonjehere kur hypte maje tavolinash....

Kjo gje duhet tu tregoje te pakten nje gje ketyre kopukeve Ramiste...qe Berisha po tregohet shume me i zgjuar se Rama...megjithese dyshoj se do vazhdojne ta quajne "te trashe" dhe "budalla"...po per te miren e Berishes do te jete

Ne fakt nuk eshte budall!

Eshte... trap, trap, po ndonje gje e kap! smiley

une jom kail te shof edhe Ahmadinexhadin kryetar parlamenti e Jozin jo. Jo mo Meten qe eshte si topce smiley  

He mo se s'eshte dhe aq e keqe!

Tani qe po mendohem me mire... ajo shprehja e saj... "te kap per zhelesh"... me duket shume seksi! smiley

 fjala jote ne vesh t'Perendise. 

Meta eshte Crax-i yne ose varianti me i keqi nanos> dhe ashtu si crax-i do te perfundoje shume keq. Kushdo qe do te vije ne pushtet pas 1 apo 2 vitesh (pasi nje missh mashh i tille nuk mund te zgjase me shume) ka te drejte te te plote te shkoj mbas financave dhe pislleqeve qe meta  dhe co.  kane pasur e do te fillojne ne shtatorne ate qedo te jete qeveria me e korruptuar dhe e deshtuar qe ne kemi pasur ndonje here. Per njerezit e thjeshte dhe populin e majte e te djathte menazhi i Berishes dhe Metes do te thotevetem nje gje - babezise se Berishes mefamlje e kompani do i shtohet edhe ai Metes, monikes e gjithe atyre qe i vijne mbrapa. Dhe duke pare permasat e ketyre dy te fundit (meta - monika) zoti na ruajt nga uria e babezia e tyre qe sdo te kete fund.

Edhe gjashte muaj te kish ndejt me shume Jozi veç ta kapte kete Meten e te na hiqte qafet per zhelesh... do ishim rehat.....  smiley

Sadoqe s'do doja te ishte keshtu, por si mbeshtetes i Rames (nga halli dhe kunder Berishes) me duhet te je realist. Berisha ka patur shume me teper nuhatje se Rama, bile tani po me duket se Rama nuk ka kurrfare nuhatje politike dmth nuk eshte hic per kete pune. Shkurt, Berisha nuk eshte aspak budalla dhe i trashe por teper finok dhe e admiroj qe e fitoi kete finokeri ne pleqeri. Meten nuk e bej me faj sepse u lincua keq nga Rama para zgjedhjeve dhe nuk pres ndershmeri nga nje horr si ai. E frikshmja me e madhe eshte rikthimi i Nanos. Rama eshte shkaktari i humbjes se te majtes dhe duhet te largohet, por shpresoj qe nuk do largohet dhe do kuptoje gabimet e veta te cilat mund ta ndihmojne te ndryshoje menaxhimin e te majtes. Sa i perket Metes, mezi pres kur pasi te krijoje qeverine me Berishen, mbas disa muajsh Berisha ti fuse gishtin pasi nje numer socialistesh te tipi Sterkaj do kene dezertuar me PD.

Rrofshin kto zgjedhjet se na kan majt n'ajer. Spektakli do vazhdoje, never a dull moment in Albania.

Vetem ne vatanin tone te humbur mund te shkruash me ndjenja te qarta mazokizmi se te pelqen finokeria e dikujt si puna e Berishes qe pervec se eshte tallur e ska lene gje pa bere ne kurrizinn e te gjithe shqiptareve duhet normalisht ta kishte vendin ne burg per paaftesine, korrupsionin dhe per krimet qe ai ka bere qofte ne kuadroin konstitucional (apo me sakte antikonstitucional) qofte edhe ATO TE NIVELIT ordiner e financiar. Eshte ironik qe i vetmi krueminister i majte qe arriti ta "shburreronte" berishen dhe ta conte ne qeli (qofte edhe per disa ore) ishte meta. do jete interesante sesi do te komunikojne Polici i djeshem Meta dhe i akuzuari e arrestuari ateherrshem Berisha.

Qofte edhe ky eshte treguesi me i qarte se aleanca te  tilla te turpshme mes maskarenjsh nuk duan tja dijne as per te shkuaren konfliktuale e kontradiktore te ketyre krijesave te ndyra alla shqiptare porvec per ndarjes e tortes se perfitimeve skandaloze dhe ruajtjen e interesave ekonomike po aq skandaloze e kriminale. 

Kushdoqe do te jete ne krye te opozites neser (e une besoj e uroj qe ky te vazhdoj te jete Rama - te cilit kjo orgji Berisha/Meta i ka ridhene edhe nje aresye shume me to forte  per te vazhduar luften e tij politike) mjaftonti thote opinionit se lufta e forces opozitare pervec atyre qe thuhet e dihet do te jete eperqendruar per te hedhur drite dhe per te cuar pas hekurave te gjithe ata maskarenj si nano, Berisha, Meta etc si dhe sherbetore te peshtire te pushteteve dhe qe i shohim gjithmone te perfitojne nga rregjimet qe vijne ne pushtet - si frangaj/fevziu, apo taci me co. Kjo devize jam i sigurt qe do te jete mese emjaftueshme per tu votuar ne mase nga shumica e shqiptareve. 

Berisha:

Levizja Socialiste per integrim ka si yll polar integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Europian...

...e nje sere lepirjesh te tjera... qe me siguri e kane eksituar aq shume Meten sa qe normalisht... ka pranuar oferten!

Ndihme!

Ilir Meta minister ne qeverine e PD apo kryetar parlamenti (o zot, larg qofte) eshte ankthi im i dyte.

I pari eshte çorapeverdhi mjekerrparruar tek flet me Berluskonin, Zapateron apo Merkel si perfaqesues i Shqiperise (buaah, me falni se me ben te vjell veç ideja) 

Sali Berisha duhet te shpjegoje ca gjera, se Jozefina Topallit e 6 deputet e vet mund edhe ti çahet tr..i keq fare.

Ilir Meta minister ne qeverine e PD apo kryetar parlamenti...

Tani per tani, nuk e dime, por imagjonoj se do shkoj atje ku do te kete me teper leke.

Or ti mik, Jozefina eshte e para qe e perkrah kete koalicion (dhe me Meten ka shume marredhenie te mira), pasi do te thote mazhorance parlamentare stabel per PD ne te cilen Jozefina eshte nen-kryetare. Jozefina nuk perfaqeson ndonje klan apo ndonje fis malesh apo fushash por perfaqeson PD-ne.

Edhe mos fol fjale tribale se ata deputetet e Shkodres jane te PDSH-se dhe jo te Jozefines.

Sigurisht, nuk jane te Jozit. Po jane edhe ca gjera qe duhet ti kuptosh.

Do Zoti e i çahet vertet sepse skenari eshte monstruoz.....

Asnje suprize. Te gjitha keto diheshin qe para se te fillonte fushata e jo me tani pas fushates. Vetem idealistet qe menduan se dicka do te ndryshonte me keto zgjedhje ulurinin per te shkundur voten edhe kete radhe si 20 vjet me pare dhe militantet qe ulurin te votinin per nenen parti, nuk deshin te me besonin kur ju thashe se:

Marveshja eshte e bere

Berisha K/minister edhe 4 vjet

Rama K/bashkie edhe 2 vjet.

Meta bashkohet me Berishen per te siguaruar kete plan. Ne kete rast Meta u be i besuari i trete qe klanet mafioze  Rama e Berisha te siguroheshin se asnjeri nuk do ta hante fjalen e dhene ne marveshje ( si ne 97). Meta eshte bere ajo qe ne biznes quhet "trustee" I besuari per te ruajturen balancen e klaneve mafioze Berisha e Rama. Si trustee ai do te mare nje % ose nje Fee te ketij sherbimi dhe puna mbyllet.

Kjo e tera o vellezer peshkatare  quhet Krim i Organizuar.  Dhe ata qe votuan me 28 Qershor kane votuar per krimin e organizuar qe i ben ata po aq fajtore sa vete kriminelet e krimit. Me voten tuaj ju u dhate armet  ketyre krimineleve te tipit  Berisha Nano Rama e Meta dhe kur tju vrasin ju lutem mos u ankoni. Me 28 Qershor ju  bete nje vetvrasje.

Boll or bure me keto mareveshje , se nuk ekzistojne ( pervec se ne imagjinaten tende ) . Shiko sa e ashper do jete lufta per te hequr ramen nga kryebashkia .

Po po  e pashe po aq e ashper sa lufta per te mos lejuar voten te vidhet ne Fier e Fushe lulekuqe.

Sa ishte lufta per te fituar bashkine ne 2006, sa ishte lufta per ta penalizuar Ramen per sheshet e ndertimit, sa ishte lufta per te denuar Berishen e Mejdiun e Ballen per rrugen e Kukesit  dhe  Gerdecin etj etj etj etj

O mik militant  akoma edhe  pas kesaj  marveshjes Berisha- Meta nuk je bindur akoma se keto jane skenare te shkruar me kohe, Ne qofte vertet keshtu atehere me fal po je qorruar o miku im militant. Me fal per kete shume miqsore

O mik jane perralla per tju vene ne gjume.

Qellimi justifikon mjetin eshte shprehja qe urrej me shume.

Po te them qe preferoj te blejne ne kuptimin e vertete te fjales ndonji deputet nga PS, LSI apo PBDNJ se te shoh Ilir Meten kryetar parlamenti. Imagjino sa poshte kam rene...

Cfare prostitutash!

Me kujtohet perseri ajo tema qe ishte hapur ketu para ca ditesh; thirrje per te mos votuar askend. gjithnje kam qene tifoz i kesaj ideje ne Shqiperi... Koha e ka treguar gjithmone dhe gjithmone ka per ta treguar, qe kush voton ne Shqiperi voton per kurrva dhe prostituta. 

Cfare prostitutash!

He pra! Ate po mendoj edhe une! Derro prostitutash! Ylla fare!

po ti qe jeton ne UK, a nuk behen keto gjera ne politiken angleze? Mos u bej kinse jeton ne parajse, politika eshte politike kudo qe te jesh dhe ne cilen do qeveri boterore.

Zgjidhja me e mire ne kete kohe ishte qe Berisha ta ftonte ne koalicion nje parti te majte.

 Nuk i kuptoj keto kerkesa te uleta qe beni se kinse vetem politikanet e Shqiperise jane te keqinje.

Po mo po, ne Angli jetoj; po dhe zotrote, nuk jeton neper ferra... ne mos gabohem, jeton ne Amerike, apo jo? E ke degjuar ndonjehere klishene e te qenit "politically incorrect" dhe pasojat qe mund te kete nje gje e tille per ty? Ka disa parime qe ne asnje vend te botes nuk shkelen dhe nuk lejohet te shkelen.

Te gjitha parimet u shkelshin ne Shqiperi, te gjitha ato qe kane te bejne me lojen politike, etj etj etj, por eshte nje parim qe dhe ne Shqiperi nuk u dashka shkelur; - parimi i te qenit burre i fjales; BESA, me e lashta e tradites dhe popullit tone. Ashtu deeee...

Gjithsesi, meqe permende Angline;

Nuk ka ndodhur ndonjehere ne demokracine Angleze qe jashteqitja e PPSH-se te bashkohet me jashteqitjen e PS-se dhe te marre pushtetin qe te qeverise nje komb te tere.

Madje, me sfondin dhe biografine qe ka Berisha juaj, ne Angli do te kish qene denuar dhe me vdekje, ose minimumi nje burgim te perjetshem; po aq te perjetshem, saqe dhe Krishti kur te kthehej aty do ta gjente.

Dhe qe ta dish mire; gjera te tilla ne Angli nuk kane ndodhur ndonjehere; te pakten me sa mbaj mend une; te tradhetosh elektoratin tend, minimumi merr direkt perjashtim nga partia dhe pse jo, edhe nga parlamenti meqe nuk rezulton me anetar i kesaj apo asaj force me te cilen more votat.

Po ti si amerikan qe je, duhet te kesh shembuj te bollshem te kesaj natyre... apo s'ke asnje? Dmth po ja fusje kot.

Kokë-ministër i ri (i vjetër sa uthulla) Berishiu

Zëvendës-kokë-ministër skraparliu

Kokë-parlamentariu i ri (uthulla e vjetër) Topalliu

Skraparliu merr edhe 2 ministra (llaf nga brënda)

Kur vjen puna për gola (ne gjirokatritët i thomi milonave)  nuk ka armiq e as kundërshtarë, por vetëm kolegë në biznes ose bashkëpronarë, prandaj mjerë poplli thuaj.

Ehhhhhh popull o popull sa gjëra bëhen në emrin tënd o popull..............

EDHE ISHIT TE GJITHE JU QE THONI TANI KETO FJALE QE VOTUAT ME 28 QERSHOR.!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

TANI ESHTE SHUME SHUME SHUME VONE!!!!!!!!!!!!

Mbaheni tju rroje me jete te gjate voten

ja e mori festen dhe popullii, .. i rri pak shtrembert po prape ju puthit...
megjithese kush ka dy mend dhe pak integritet e di mire ky popull meriton me shume se keta prostituta pa moral qe udhehiqen vetem nga makuteria per te zhvatur dhe nga etja per pushtet. po ca tu besh ketyre bufave qe duan erresire te shohin...
Me mire qe beri koalicion ky Shreku ta shohin ata qe e perkrahen nga cilat ideale dhe principe udhehiqet ai dhe levizja e tij. 

dialog me nje mikun tim ish Pd-ist ne atdhe;
he mo ca behet andej, te fitoi partia e zemres?
Ca parti,- tha - ajo partia e fshatareve...?! smiley

ne Gerdec fitoi perseri Sali trimi me perqindje te pakapshme (eshte fact jo shaka pa kripe! jo per gje po s'jane as ne stilin tim )

ps. kisha ca dyshime po tani e kapa qe s'ka dale kot kjo; bang his mother so he can call you daddy!
gezuar you te fitores smiley

pps. si tha ai? Drite tha i varfri sa me shume Drite..

 

une kam dy mend ne koke dhe shume integritet, por perseri mendoj qe ky popull merr gjithmone ate qe meriton, dhe i meriton me te gjithe mend keto plehra.

 jo mer pedro jo, s'ka te beje me ate qe meriton. kur burri e ha llafin sikur po ha salcice nuk eshte faji i popullit, se meta e ka thone nja 450 here para zgjedhjeve qe s'ka bashkepunim me berishen, dhe 4,5% ose rreth 80.000 veta e besuan

jo mer swed1, se keta nuk e kane ngrene llafin me gjithe salcice tani per here te pare, dhe ky (me fal per shprehjen) "popull" e di kete shume mire dhe perseri i votoi. Keta po i lerojne nenen dhe ky (me fal per shprehjen) popull kenaqet se tani gjeti baben.

 Athere mund te themi qe Rama u tregua i sakte kur that qe vota per LSI eshte per SB, ta kete ditur valle? Pak mundesi ka, por Rama mund ta perdore kete ne avantazh te tij. Vetem nje kurajo e cmendur mund ta shpetoje, ka gjithe boten kunder ose me sakte e pruri gjithe boten kunder vetes. Jazek. Kishte qindra aspekte ku mund ta degjeneronte berishen, por zgjodhi kakarisjet e pakuptimta te Seserit. I dhjefsh@ mu ne politiken e re. 

Harrova te shtoj, Meta nuk i ka asnje faj Rames. Per popullin mos u beni shume merak se shume shpejt do ta pertype edhe kete maskarade. Eshte popull me stomak te forte. I fali berishes 97-n jo s'po i falka Metes nje cikerrime si kjo.

ED Rama eshte ne pozicionin e plakut Mere kur gjith nipat i'u bashkuan Murat Shtages,e thote "Dynjaja u shthur, o hak i madh jepi c'pret shkunde nje hrere nga themelet

Shifni Edin ne keto momente ne tv, gjynaf i shkreti si eshte katandisur.

pse nuk thuni qe tani fillon kasaphanja ne ps-ne.

Me pelqej shum shprehja e Metes

Meta sqaroi edhe pse bashkimi PS-LSI ishte e pamundur në kushtet aktuale. Sipas tij marrëveshja me PD do ti shërbeje mirëqënies së vendit.

per hajer qofte kjo aleance

Urime PD! Ta gëzoni fitoren, me gjithë Ilir Meten!

Gjak e dhjam iu befte!

...ne fakt me dhjamin nuk jane keq!

Perjashto ato qe kane interesa direkte me Berishen apo Ramen, humbja e Rames, dhe dorheqja ( largimi me deshire ) i Berishes nga politika ka vetem ane te mira.

E para e punes tregon seriozitetin e politikaneve per te miren e vendit, rritet pergjegjsia, me rritjen e pergjegjsis insitucionet jane me te pastra, e me te pergjegjshme ,futet kultura e largimit, kur nuk te don populli, votes se lire  i rritet vlera ne limitet e duhura.

Politika fillon fazen e pjekuris, ku me i zoti, me i ndershmi, me punetori drejtojne vendin.

Ndryshe, duke harrnuar kostumin demokratik me pinjoll te partis se punes, me parti te vogla e njejte me ate republikane, eshte humbje kohe.

Berisha priste nga zgjedhjet plebeshitin, 80 mandate, sikur te ishte keshtu askush nuk kishte te drejte te kerkonte largimin e tij, me barazim, duhet vete ai te largohet, si fitimtar, se neser largohet si humbes.

Besoj se duhet kerkuar ndryshim, vetem tek ajo pjese e Pd-s qe me vertet jane demokrat. Aleanca me Ilir Meten eshte tradheti e idealeve, aleanca per te miren e Shqiperis eshte nje "blof politik", vendi nuk eshte ne prag te luftes civile.

Ja ta gezojme.  Sic thashe dhe dje, heres tjeter mbase lloiset mire ky popull se kujt ia jep voten, "djathtas dmth djathtas" dhe "majtas dmth majtas."

Nuk e kuptoj pse tani perkrahesit e Edvin Rames vajtojne me lote krokodili.

 Ilir Meta i kerkonte bashkepunim Edvin Rames por Edvin Rama e ironizonte cdo here.   

 Edvin Rama u lidh me Erion Velinen dhe nuk e deshi Ilir Meten andaj Ilir Meta nuk kishte rruge tjeter.

 Ju kisha lutur socialisteve qe te reflektojne dhe ta goditin problemin ne rrenje, e problemi eshte Edvin Rama i cili injoronte cdo gje.

Jam plotesisht dakord ne ato qe thua. Nuk e kane nxjerr kot ate shprehjen "Kerkon ti besh gropen tjetrit bije vete brenda". E hengri edhe Edi kete radhe kot fare se eshte tip karrierist dhe mendon vec per vete.

Nuk e kuptoj pse tani perkrahesit e Edvin Rames vajtojne me lote krokodili.

Ajo që s'kuptoj unë, është se ç'keni për të festuar juve... "Të na rrojë Berisha dhe Meta!" do ngrini dolli??? smiley

P.s: Le që, Meta, nuk ka patur kohë t'ju mësojë se si pihet me dolli smiley

E,  neve kemi per te festuar sepse jemi ne qeverisje edhe per 4 vitet e ardhshme.  Kurse juve socialistet e skaduar duhet qe tani te filloni luften brenda llojit per te zevendesuar karrieristin Rama i cili shkaterroi te majten per teket e tij idiotike.

 

Nuk e di se kush prej socialistave (që nënkupton ti) paska pas qënë kaq i djegur për Ramën.... me sa kam parëunë, donin të zgjidhnin të keqen më të vogël... se ishte si të ndaje një M. të madh dhe të zgjidhje... por tani që u përzje M.t e shurrë bashkë, u dhi krejt muhabeti smiley

 Populli pershendet vendimin e Metes

lsi1.jpg

pse boni sikur caka ndodh me? Ideja per te votu per partite e vogla sihte qe te medhate te mos kishin pushtet te pakufizum. Mua me behet shume qejfi qe vendimet qe do marri Sala do varen dhe nga PDI (bofshin hajer) dhe LSI.

MIre do ishte te kishte fitu PS+LSi, po kur humbja erdhi per faj te PS-se, ca te bojn dhe keta te LSI-se? Te paguajne koston e humbjes qe solli Rama pse donte t'i zhdukte fare?

Sigurisht qe kjo do te jete qeveri me vendime me te kontrolluara, pasi Meta nuk eshte aleat dosido.

Une mendoj tani qe edhe qeverisja do te jete me e mire, PD-ja do te vendose ministra njerezit me te pergatitur dhe politikane te afte, edhe LSI ka njerez te afte dhe me shkollim perendimor.

Ishalla ndyshojne ene ligjin qe te mos bohen ato ndertimet te pishinat smiley

Po ato i ka Rama mer cfare ligji te ndryshojne keta...lol

Thone se Meta i ka kerkuar Berishes kryesine e PD-s pas kater vjetesh dhe ai ja ka premtuar. smiley

e imagjinoni?

Ndoshta ky do të jetë ndryshimi i vetëm që respekton logon e PD smiley

jo mer tu thafte goja.

i bie infarkt Lulit te Vocerr pastaj smiley

Ehu mer daje sa keç ka shkuar puna ketu.

 

Ilir Meta, eshte thjeshte nje parti qe do marri 2 ministri Sala ka ato 8 te tjerat. Spo ja hane ndonjerit tani, se pse erdhi Iliri me ne. Ku ti gjesh ti marresh kundershtaret ne anen tende. Se do te pakesohet fortifikata tjeter.

 

Sali Berisha me kete levizje ka treguar qe eshte Mjeshtri i Politikes Shqiptare. bla bla bla... nga ana tjeter. Del Ruçi me fytyre te vrare, del Rama , zverdhur e zbardhur si mo me keq, me teorem Politike e re, Politike e vjeter.

E keni iden ca do te thote 4 vjet te tjera OPOZITE apo Jo?

Eshte shume e mik shume, e dim mire ne Demokratet se e kemi vuajtur vete. Prandaj susssssssssssssssssss se spo na e ndjen shume se po humbim 2 ministri, fundja fare ca na gjeti prej Xhuvelit. smiley

Me siguri nuk eshte e forta jone aleancat,kompromisi,bashkepunimi...Por mendoj se bejne aleance forca politike te ngjashme qe ndajne vlera e ane politike...Nga sa lexoj e kuptoj une kjo aleance nuk ka asgje te perbashket...Eshte shume e sfoorcuar...Ajo qe i bashkoi ishte etja çmendese per te qene ne pushtet..Madje formalisht Meta as qe u mendua shume gjate ,makare'  me ba perdemek se nuk po ma kande...me ba perdemek se do mendohem apo te pyes elektoratin..Hiç..i jane errur syte ....

Oj Zanë e malit! Pse nuk jan t'gjith demokrat't si ti? smiley

Gezuar per pranimin e rezultatit "alla amerikance"

Pas ketij "pajtimi" me Meten, doktorit i mbetet qe te le, me ne fund, dhe trashegimtarin ne parti. Vetem keshtu Shqiperia dhe shqiptaret do ndahemi, perfundimisht, nga mentaliteti ballkanik.

Rrofte Shqiperia!

Eh,mor Ed...Ketu ku jetojme une e ti ne Romen antike keto ndodhnin para dy mije vjetesh.....Pastaj kam edhe miq shume te mire demokrate nga te gjitha anet.....  smiley

Ma t'mirin ndër të tanë, s'ke nevojë për me'i thanë... se e di që jam vetë smiley

dicka  me  pak  se  gjysma  e  elektoratit  shqiptar e  ka IQ  te  njejte  me  temperaturen  e  dhomes (ne celcius).

kurse kusuri e ka IQ sa temperatura e frigoriferit

 

Kush me thote?

Pse Beri nuk ftoi Ramen te benin qeveriun bashke dhe te mbetej Meta ne opozite ?

Kollaj fare . I kishin 98 % te votave , si ne ate kohe...

Po cfare opozite me 4 deputete te bente Meta mer? A e ke seriozisht ti apo je hutuar pasi degjove Ramen?

PD-ja ka shume me teper interes per koalicion me LSI se me PS, pasi me kete te fundit pushteti duhej ndare me shume se sa me LSI.

Ti mos u merzit pse Berisha e nxori ne pension politik Ramen.

Partia 60 vjecare nxjerr te tjere edvine.

Po mor po vertete ajo qe thua .

Po kam hall se kthen Nano dhe fillojme perseri nga viti 1 pastaj...

Cfare ka ndryshuar nga ikja e Nanos dhe cfare do te ndryshoj me ardhjen e Nanos?

Viti 1 qe po viti 1 do te mbetet. Rucit, Doklet, Meksit, Islamet ishin dhe do te jene si me Nanon si pa Nanon.

Emeronin dhe Aranit Celen kryeprokuror , dhe qef o qef. Kush ndihet - ne burg maskarain smiley...

Mu pas ketij lajmit tek GSH BW ishte nje lajm tjeter se policia e italjane kishte aresutar nje shqiptar te moshes 32 vjece ( e perseris 32 vjece jo 12 jo 22 por 32) hajdut shtepish qe imitonte deri tek menyra si vishej, si ecte, si fliste dhe si kishte mobiluar shtepine , Toni Montanan tek Njeriu me shenje.

Ja keta jemi ne. Jemi akoma tek brezi i adoleshteve. Imitojme filmat e aktoret dhe Rep Ropet e muzikes pavarsisht se jemi ne moshen e pjekurise apo pleqerise.  Kjo jo nje rast i caktuar si tek ky 32 vjecari. Keshtu jane shqiptaret akoma adoleshente ne jeten qe bejne. Dikush ne moshen mbi 45 vjecare jo kengetar imiton e  kendon rep rope si 15 vjecar, dikush vret e pret e thote se eshte Toni Montata,. Dikush e quan vetem Tano Karidi e dikush tjeter Katani, ndersa prokuroret i krahasojme me ...... ( si e kishte emrin ajo tek Katani???? smiley ) Hajdutet nderohen si "Osht mafjos ai mer" ndersa te ndershmit si " Osh spiun ai shker......dhata"

Nje popull i tere adolesht i mahnitur nga skenaret e kinematografise dhe politikes

C`eshte kjo ndjenje sadomazokiste kaq e madhe? Ti kur shan shqiptaret ke share dhe veten, ose ndoshta je vetem shqipfoles jo shqiptar dhe e terheq ate sadomazokizmin.

Shqiperia eshte anetare e Natos dhe kete mandat hyn ne BE, ti vazhdo perseri me sharje per te lehtesur disi mjerimin tend atje ne emigrim dhe ulur ecjen perpara ta atyre qe jane ne Shqiperi.

PO edhe une shqiptar jam pranaj them shume here NE dhe jo JU. Por ndryshe nga ty une mendoj se e kam kuptuar ku e kemi te keqen  dhe perpiqem ta ndryshoj ndersa ty akoma e duket atdheu "Kala e shkemb graniti ne brigjet e adriatikut" qe nuk ka nevoje te ndryshoj azgje vec te rij atje ku eshte. Ky eshte ndryshimi im si shqiptar e ty si shqiptar. Ndryshe jemi njesoj tepke njesoj bashkkombas te nje kombi

 

Ah edhe nje gje nuk te ben njeri hyrja ne NATO apo ne BE (Ne BE prit gomar te mbij bar per te hyre ne BE) Njeri te ben sjellja dhe morali

Ngadale apo shpejt Shqiperia ndryshon ,per mire e nuk ka si te ndodhe ndryshe....Mbase Toko je pak i penalizuar se duhet te kesh shume vite pa u kthyer...Nuk eshte kaq tragjike......

Mbase verte...... por keto qe ndodhin nuk duan shume te shkosh e ti shikosh.

po shikoj news24 dhe pashe dicka sinjifikative. Teksa Berisha po i mbushte mendjen gazetareve se LSI ka program partiak te ngjashem dhe sa shume e don PD-ja LSI-ne, ne miniekranin poshte titujve kryesore jepeshin pamje ku me zuri syri skenen kur Meta i versulej Topallit per ta rrahur.

Sa do gezohet Jozefina, se tani ka me dal tek e tek me shtangistin, doktorri eshte arbiter.

hallall meta

 

tani te shohim cfare do te kerkoje.

 

Kush e mori ate mandatin e fierit si perfundim?

 swed1; "....Ne rast se FDP do kishte shkuar me SPD, Schroederi do ishte ne pushtet sot, dhe nese Joschka do kishte vajtur me CDU-CSU Steinmeier do ishte nje goxha opozitar sot. Kaq sa per sqarim per ty, dhe mbase i ben mire dhe Metes ta kuptoje drejt kete..." 

Te dija njeri te mençur Swed, por paske qelluar -fatkeqesisht- trap. Tjeter diell ngroh atje, tjeter tempratur ngroh ne Shqiperi, tjeter dimesion atje, tjeter dimesion ne Shqiperi, tjeter politike pozicion dhe figuracion CDU e CSU  dhe tjeter politikish/ke  pozicion dhe figuracion PD me LSI. Nuk eshte koalicion ndermjet PD e PS qe te besh krahasim.  

 

sol-nocturnus; "....Sa per majtas djathtas, realisht kampet nuk kane qene te tilla. Ka patur vetem dy kampe, anti-berishian dhe berishian, po mos me flisni per te majte e per te djathte. Ndersa ne popull gjithcka eshte pragmatiste, luftohet per nje vend pune, per nje burse per femijen, per nje tender, dhe ne shumicen e rasteve per buken e gojes. gjysma e pret nga nje pale, gjysma nga pala tjater. po gjithsesi trecereku ngelet barkthare..."  

I ke rene pikes. Tamam.  

Ndonse ne pozicion trysnie, Meta,  mendoj se ka zgjedhur te keqen me te vogel, per partine e tij dhe principet e tija. Po te rrinte ne opozite, me ate pozicion qe ishte , nuk ishte çudi qe te zvoglohej si force. Bashkpunimi me Buallin, do ti sjelli nje te mire ; Do te jete ai/Meta qe do ti beje presion buallit per ndryshimin e atyre pikave qe i demtojne partite e vogla, ndryshim qe do te fusi ne parlamentin e ardhshem me shum kandidat nga partite e vogla, dhe qe do te reduktoje numrin e kandidateve nga dy partite tigra. Buallin dhe menyren e punes se tij, mund ta ndryshosh me shume nga brenda  se sa nga jashte, si opozitar. 

Qeverisjen e ardhshme, une e parashikoj me Buall Mavrine Kryeminister, Meten si Kryetar Parlamenti, ose kandidat per kryetar bashkie te Tiranes, 1-2 ministri LSI, ajo e Mjedisit per shkak te pikave/axhentave te nxehta qe po diskutohen ne bote rreth kesaj fushe, dhe nje ministri tjeter,  nje Mediu, e tjeret zv ministra.

Pjero, ndersa une te dija idiot prej kohesh.

Me kete veprim Meta i dha nje goditje te rende politikes se vjeter te PS te perfajqesuar nga E Rama ,G Ruci ,N Dokle,K Islami,S Gjinushi etj.etj.

pranoj ftesën e kryetarit të qeverisë për të realizuar negociatat paraprake për të realizuar programin e integrimit europian

po c'nevoje kish qe ta theksonte se do beje pazar?!

 Aq shume po me ben per vete kjo lloj politike se po i shkruaj nja dy vargje ." src="http://www.peshkupauje.com/sites/all/modules/smileys/packs/Yahoo!/tongue.gif" />

Politike, ne fytyren tende shof syte tinzare te engjejve

qe behen djaj te pashpirt.

Ne fytyren tende shof buzeqeshjet e interesit

qe lepihen si qente e rrugeve,

puthjet e paskrupellta e te mjera, qe te provokojne te vjellat.

E tille me shfaqesh ti politike

me bark te fryre e te pangopur

me duar te pista e te palara

E kolerja rrenje ka zene ne lekuren tende.

Stergjysherit e tu, politiken kurve kane pase dashnore,

dhe ti ke gjakun e tyre, qe nxjerr vec urrejtje.

E tille me shfaqesh ti mua sot, moralin nuk e njofe kurre,

miqte i pabese i bere shoke, naten te vrisnin dhe diten te qanin.

Politike ku ta kerkoj ADN tende? - mu pergjigj.

 

Ke nje nerv Kadareje,vazhdo keshtu.smiley

Breaking News: Meta ka kerku 4 + zv.kr, Berisha ofron 3 + zv.kr.

Behet llaf per Min Transporteve dhe Telekomunikacionit (qe e ka vene ne tryeze Berisha qe me sa duket do me ia honger zemren Rames nepermjet Metes, qe do kete ne dore dhe krt-te), Min e Jashtme (qe mund ta marri vete Tut Kaptinmodhi duke u bere dhe zv.kr.) behet fjale dhe per nje tjeter (Tuti ka qef te mrenshmen, energjitiken ose drejtesine).

E ka doren e rende tuti, s ngre pesha te lehta. Gjithsesi me tre ministri, ku Te Jashtmen dhe Transportin po i quaj pune e kryme, lind pyetja donde va El Lulo?

Me LSI-ne PD-ja i ka te komplikuara situatat e brendshme, krijohet gjendje interesante. Se para zgjedhjeve Berisha mblodhi nje grup te madh figurash me pretendime...C do behet me Pollon? Po me Imamin?

Po me camet? (keta gjithashtu pretendojne min.drejtesise po rrezik marrin ate te puneve dhe ceshtjeve sociale)

krejt pa lidhje, apet m terr jetem.

 

Thuj shyqyr që paska fitu vetëm 4 vënde ai Burri.. se me pas fitu 40 siç mendonte, rrezik  do t'i lutej Berisha atij për ndonjë ministri ambjenti smiley

smiley

"ai burri" eshte togfjaleshi qe perdorin vartesat e vet per Berishen, se e kane aq frike sa s'ia zene ne goje emrin. Shpesh i thone dhe "ai burri i gjate"... ti po e perdor per Meten smiley

S ka lidhje sa deputete ka tuti, kaq sa ka te jep pushtet te qendrueshem (ndryshe nga blerja e nje deputeti, apo marrja e gjashteve nga rama, sic tha dikush ketu). Qendrueshmeria qendron te fakti qe Meten Berisha e blen me gjithe struktura partiake, dhe s ka ku te iki, ndersa cdo deputet tjeter i Ps apo jo, vjen e iken lehtesisht...

Gjithsesi pushteti prodhon aq para etj, sa ia vlen me i fal kater poste, me i fut nja dy shpulla kelysheve te tu, e me lene nje pjese te atyre qe presin t'i ushqesh pa buke (se e hane buken ata qe ka premtuar te ushqeje meta)...

Sa per ata qe thone se LSI do te rrudhet...hmm harrojne qe pushteti eshte i embel shume smiley

Siç po duken bathet, Berisha do kerkoje aleance me Ps, kryeminister Sala, ministrat Ps+Lsi, jo larg Berisha kryetar i Ps.

Interesante qe kerkon nje Ministri si ajo e Transportit, qe ne fillim s'e p...dhte njeri, madje dukej e ulet po te thoje "jam Ministri i Komunales". Po qekur filluan projektet e fuqishme rrugore (Basha) dhe telekomet (Nano), eshte bere tashti llokma #1.

Ka zera ketej se flitet per investime edhe ne hekurudha.....

pershnes komentuset qe kam per zemer me qket poezi

 

Everybody knows that the dice are loaded
Everybody rolls with their fingers crossed
Everybody knows that the war is over
Everybody knows the good guys lost
Everybody knows the fight was fixed
The poor stay poor, the rich get rich

Thats how it goes
Everybody knows

Everybody knows that the boat is leaking
Everybody knows that the captain lied
Everybody got this broken feeling
Like their father or their dog just died

Everybody talking to their pockets
Everybody wants a box of chocolates
And a long stem rose
Everybody knows

Everybody knows that you love me baby
Everybody knows that you really do
Everybody knows that youve been faithful
Ah give or take a night or two
Everybody knows youve been discreet
But there were so many people you just had to meet
Without your clothes
And everybody knows

Everybody knows, everybody knows
Thats how it goes
Everybody knows

And everybody knows that its now or never
Everybody knows that its me or you
And everybody knows that you live forever
Ah when youve done a line or two
Everybody knows the deal is rotten
Old black joes still pickin cotton
For your ribbons and bows
And everybody knows

And everybody knows that the plague is coming
Everybody knows that its moving fast
Everybody knows that the naked man and woman
Are just a shining artifact of the past
Everybody knows the scene is dead
But theres gonna be a meter on your bed
That will disclose
What everybody knows

And everybody knows that youre in trouble
Everybody knows what youve been through
From the bloody cross on top of calvary
To the beach of malibu
Everybody knows its coming apart
Take one last look at this sacred heart
Before it blows
And everybody knows

Everybody knows, everybody knows
Thats how it goes
Everybody knows
 

E kujt eshte kjo poezia?

everybody knows the deal is rotten, old black joe's still picking cotton, for your ribbons and bows.

bre sol m'paska marr malli per ty! kjo eshte nje nga te preferuarat e mia, por duhej mistreclliku yt - gjithmone dashamires- ta bente aktuale edhe per situaten n.

nje pershendetje te vecante per te gjithe kanadezet ne tavoline.

Irrituese kur shqipetaret e quajne kete si turp te politikes, ne kemi nevoje per zhvillim dhe integrim, gjeja me me pak rendesi eshte se nga kush do na vijne keto reforma dhe progrese.

 

Flm Metes, kombi ka nevoje per nje Shqiperi funksionale pa dallime ngjyrash politike, kosova ka nevoje per mbeshtetjen tone, pavarsisht se kush eshte ne qeveri, vendi ka nevoje per zhvillim pavarsisht se kush eshte ne timonin e saj, shqipetaret jane lodhur nga politika e vjeter, por te gjithe ato qe quajne kete levizje turp po kerkojne politiken e vjeter, rama me ne krye. Gjeja e fundit qe vendi do donte te kishte jane zgjedhjet e parakohshme, marrur parasyh ketu shpenzimet, angazhimet e fushatave dhe zhvendosja e angazhimeve nga integrimi dhe zhvillimi.

 

Deng Xioaping, udheheqesi historik kineze, "It doesn't matter if a cat is black or white, so long as it catches mice." - Nuk ka rendesi nese macja eshte e zeze apo e bardhe perderisa nxe miun.

Behem bajat duke komentuar!

Ky eshte problemi alproud, meqense mica nuk po kap mij, te pakten ngjyren ta kete siç duhet.

Per kohen qe ka qeverisur ka dhene frytet e saj, megjithse mund te kishte dhene me shume. Te shohim se c'fare do sjelli e ardhmja, prandaj eshte opozita, nese nuk e nxe miun ajo te kerkoje zgjedhje te parakohshme dhe ta nxeje vete miun.

Nje mace qe nuk kam miun mund te kete te gjitha ngjyrat e mundeshme, sepse nga cdo ngjyre dalin mica qe jane demele, qe jane te paafta dhe menyra me e mire per ti provuar aftesite e tyre eshte qe ti shikosh ne pune. Nese ato deshtojne hiqeni nga funksioni qe i eshte dhene, thjeshte provo nje tjeter, derisa te gjesh macen qe ka aftesi ta nxe miun.

 

Ngjyra eshte gjeja e fundit qe duhet te kete rendesi.

Asnjë i humbur, përveç atyre që votuan

 

Nga Mero Baze 

Vendimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim për t’u përfshirë në një shumicë të re politike me kryeministrin, Sali Berisha, thuajse pa kushte, do të ndryshojë rrënjësisht skenën politike shqiptare dhe të ardhmen e së majtës shqiptare. Kjo lëvizje, e cila kalon caqet e arsyeve politike, dhe përzihet me interesa të gjera financiare dhe klanore, në të vërtetë çon secilin aktor në vendin e vet në skenën politike shqiptare.

I dëmtuari kryesor i kësaj fushate, Edi Rama, i cili paradoksalisht është kryetari i partisë më të votuar nga shqiptarët më 28 qershor, konsolidon me këtë lëvizje të Ilir Metës fronin e tij, ndoshta të pamerituar, në krye të Partisë Socialiste, pasi gjithë qortimet tona në adresë të tij për persekutim politik të Ilir Metës dhe nxjerrje të tij jashtë koalicionit, me arsyetimin se ishte bashkëpunëtor i Berishës, kanë një bilanc që i jep atij të drejtë për këtë hezitim që nxori të majtën fituese të votave popullore dhe humbëse të pushtetit. Por, më shumë sesa shanset e përjetshme të Ramës për të qenë në krye të PS, ajo që dëmtohet shumë është tani beteja e brendshme demokratike në Partinë Socialiste dhe kërkesa e llogarisë ndaj Edi Ramës. Të gjithë kritikët kanë vetëm një argument, atë të mungesës së një strategjie elektorale dhe mungesës së Ilir Metës në koalicion dhe ky argument tanimë ka rënë. Edi Rama do ta kalojë këtë periudhë paszgjedhore pa një reflektim serioz dhe të hapur, pikërisht për shkak të këtij fakti që shkon në favor të tij. Ai është sot lideri më i votuar i partive politike të 28 qershorit, duke çuar mandatet e partisë së tij në 66, nga 55 që ishin në zgjedhjet e 2005, dhe duke rritur numrin e votave popullore në favor të tij.

Pas tij vjen Sali Berisha që ka rënie të numrit të mandateve të marra në emër të koalicionit, pasi partia e tij më 2005 bëri votim taktik dhe e ka të paverifikueshëm numrin e mandateve dhe i treti është Ilir Meta, i cili këtë radhë nuk fitoi 4 mandate për arsye politike, por për arsye thuajse personale të kandidatëve në garë.

Duke qenë në këto pozita, Edi Rama është shumë i imunizuar nga betejat e pritshme kundër tij brenda PS, çka do ta ngulfasin realisht një debat të nevojshëm dhe të shëndoshë për atë parti.

Një tjetër arsye që do ta mbajë të ngulfatur debatin është se rivali i tij kryesor brenda PS, Ben Blushi, shihet gjerësisht si njeri i mbështetur nga grupi i TV Klan, të njëjtit grup që ka ngjizur aleancën Meta-Berisha dhe do të dukej teprim i madh, që sekserët e koalicionit qeveritar të jenë diktues dhe të liderit opozitar.

Këto zhvillime do ta lënë Edi Ramën në krye të një opozite të dëshpëruar nga mungesa e eficiencës, por dhe të egërsuar nga ajo që e konsiderojnë tradhti dhe kjo mund të na çojë në një opozitë agresive duke i dhënë fund epokës së opozitës së trëndafiltë të Edi Ramës, “përtej së majtës dhe së djathtës”, të cilën Edi Rama e tha, dhe Ilir Meta me Berishën e bënë.

Ky zhvillim lë po ashtu në pushtet Sali Berishën, aktorin e dytë kryesor të këtyre zgjedhjeve. Koalicioni i tij me Ilir Metën i jep atij mandatin legjitim për të qenë kryeministër i shqiptarëve, për të zgjedhur Presidentin e Republikës, për të frikësuar sistemin gjyqësor, dhe për t’i mbyllur gojën medies kritike. Ai është sot njeriu më i pushtetshëm në botë, më i pushtetshëm se ajatollahët e Iranit që diktojnë një shoqëri të burgosur, pasi pushteti i tij në këtë shoqëri të korruptuar është një ofertë e gatshme arbitrariteti dhe arrogance, që do të përçohet te secili prej sejmenëve të tij. Duke rimarrë mandatin e kryeministrit me ndihmën e një partie të majtë, Sali Berisha kthehet nga i zgjedhur në sundues dhe i jep fund çdo shansi për ndërtimin e një shteti juridik në vend. Çështje të tilla të nxehta që kishin të bënin me lobimin e djalit të tij në tragjedinë e Gërdecit, përfshirjen e vajzës së tij në ndërmjetësitë për koncesione dhe privatizimet në vend, janë tani histori që mbyllen pa u hapur. Koalicionin qeveritar si asnjëherë tjetër në gjithë historinë e këtij vendi e bashkon një emër i vetëm, Mihal Delijorgji. Ai është mik i Shkëlzen Berishës, Fatmir Mediut, Ilir Metës, Aleksandër Frangajt, Fahri Balliut dhe gjithë garniturës që formon këtë qeveri. Ky koalicion është triumf i kapjes së shtetit prej krimit dhe fund i çdo shprese se mafia mund të ndëshkohet me votë. Kjo qeveri nuk ngjall asnjë entuziazëm dhe asnjë shpresë te shqiptarët, përveç çakërritjes së syve të Aleksandër Frangajt, i cili mund të vazhdojë të plaçkitë ç’ka mbetur në këtë vend, tashmë jo vetëm nën emrin e Sali Berishës, por dhe të Ilir Metës.

Tout est dit !!!!

Tout est dit? Me duket se e ke gabim. Ka thene njady gjera Merua, po dhe shumicen e ka thene gabim... 

I dëmtuari kryesor i kësaj fushate, Edi Rama, i cili paradoksalisht është kryetari i partisë më të votuar nga shqiptarët më 28 qershor, konsolidon me këtë lëvizje të Ilir Metës fronin e tij, ndoshta të pamerituar, në krye të Partisë Socialiste, pasi gjithë qortimet tona në adresë të tij për persekutim politik të Ilir Metës dhe nxjerrje të tij jashtë koalicionit, me arsyetimin se ishte bashkëpunëtor i Berishës

Qysh qenka i demtuari kryesor i fushates o Mero? Ca beteja kane dhe fitues morale, te pakten ne nje shoqeri njerezore me parime, ku individet kane dhe ndjesi moraliteti... nje shoqeri normale, dmth.

Jo vetem ti, po dhe shume te tjere e qortojne Berishen per bemat e karrieres se tij 18 vjecare si "politikan". Madje ca e kane kuptuar dhe pak me vonese, po me mire vone se kurre, i thone nje fjale. E kam fjalen, qe nese Merua dhe ca te tjere e kane kuptuar qe ne fillim, apo edhe sapo, imagjinoje se cfare vendi do te zere ne analet e historise moderne te Shqiperise Berisha. Le te themi, pas nja 20 vjetesh, psh... Cfare do te shkruhet per Berishen? Cfare note do t'i jape nje shoqeri e emancipuar (me shprese, gjithmone) atij per gjithe keto zullume qe ka bere deri tani? Si do te hyje Meta ne kete histori? Dhe si do te hyje Rama!?!!!

Konsolidon me levizjen e Metes fronin e tij te pamerituar???

Mos je gje anetar i PS-se ti Mero? Po te jesh, per ke ke votuar per kryesine e PS-se? 

Ta themi troc tani; ketu ja ke futur kodra pas bregut. 

PS-ja eshte e vetmja parti demokratike, me demokraci te brendshme ne Shqiperi, madje eshte e vetmja parti ne te cilen ka ende burra. Rama eshte zgjedhur ne menyre krejt te paster demokratike me nje proces qe nuk do te imagjinohej dot ne asnje nga partite e tjera, sidomos ate te Berishes.

Pra, kush je ti qe i ve noten nje mandati, qe i ve noten gjithe atyre anetareve te PS-se qe votuan Ramen si kryetar te tyrin dhe qe ende i rrine besnik?

Qortimet tona ne adrese te tij...

po mire, sa kohe te do te te duhej ty ta kuptoje, apo thjesht te te lindte dyshimi ne vetvete qe Rama edhe mund te kish patur te drejte dhe ti&co (tona) e keni patur gabim kryekeput?

Keni nje ves te shemtuar ju "analistet" shqiptare... Flisni shume dhe pa pushim, dhe ju duket vetja eksperte te cdo fushe; ju duket vetja edhe eksperte demokracie, pavaresisht se ne mediat qe perfaqesoni gjuani me etjen me te madhe vetem sensacionin, thashethemin dhe disinformimin.

E nuk qendron aspak ajo qe thua me vone, qe ne PS do te demtohet beteja e brendshme demokratike. Nese Rama eshte me te vertete satrapi qe mendoje ti dikur, ajo beteja e brendshme do ishte demtuar nese do te dilte ngadhnjimtar nga keto zgjedhje, dhe jo pale "humbese".

Normalisht, Rama nuk ka pse t'i jape llogari askujt, sepse PS-ja nuk eshte prona e tij me te cilen ai paska bere si i ka dashur qejfi; Rama ende gezon shume mbeshtetje ne ate parti, dhe shume gjera qe i ka deklaruar spontanisht, duke lene gojehapur "analiste" si puna jote, sot po vertetohen, dhe ju keni shancin t'i vezhgoni vete.

Jo, Mero, humbes ne keto zgjedhje nuk eshte as Rama, as PS-ja; i vetmi humbes eshte populli shqiptar, kalvarit te rrugetimit drejt Evropes dhe nje ngritjeje te mundshme te rregjimit famekeq, racist dhe diskriminues te vizave te te cilit papritmas iu shtuan dhe te pakten 4 vjet te tjera.

Edhe 4 vjet te tjera Shqiperine, shqiptaret dhe "analistet" do vazhdoje t'i sundoje "njeriu me i votuar ne historine e Shqiperise" (me fjalet e Berishes), - S. Berisha; nje njeri qe nuk njeh tolerance, qe nuk toleron dot mendimin ndryshe, qe nuk e di se cfare eshte populli dhe cfare eshte detyrimi moral ndaj tij.

Gjithashtu, nuk jam aspak dakord me ate qe thua per opoziten qe do te gjendet ne rremuje dhe deshperuar. Sido qe te vene punet o Mero, kjo eshte opozita me e fuqishme qe ka pare ndonjehere Shqiperia e sistemit pluralist. Me vetem 8 vota me pak se koalicioni qeveritar, une akoma nuk arrij te kuptoj sesi qeveria e jashteqitjes se PPSH-se dhe jashteqitjes se PS-se do te mund te qendroje ne kembe. I vetmi plus qe shoh ne kete situate, eshte qe te pakten kesaj rradhe karriget e Kuvendit do te duhet te jene plot. Ndoshta do fillojme te harrojme sallat boshe te Kuvendit, te Kuvendit te nje Nanoje qe nuk paraqitet njehere gjate gjithe mandatit.

Meta qe deklaroi se u bashkua nder te tjera edhe per shkak te ligjit zgjedhor, tani ta kete vath ne vesh qe ai ligj nuk do te ndryshoje me, sepse PS-ja ka me shume se nje te treten e vendeve; dhe se paku Kushtetuta nuk preket!

Nuk arrij ta kuptoj se ku eshte deshperimi ketu... te deshperohet opozita sepse qeveria do na rezultoje atrofike dhe e paafte te marre fryme???

Me vjen keq o Mero, por per sa kohe do te vazhdosh te japesh te tilla "analiza", do te mbetesh gjithmone ne rangun e gazetarit gjynahqar qe mbijeton me honorare; pak a shume si puna e atij macokut poshte tavolines ku gostit Berisha me kurven e tij te re, Meten.

 

 Edi Rama eshte padyshim lideri me i vote-rruar ne keto zgjedhje! Nuk e dija qe kjo mund te quhej fitore morale mbi armikun. smiley

E more Mero ngele pa nje thele torte ee. Nuk fitoi pronari jot i rradhes. Sa keq me vjen per ty mer kermill me guacke te thyer.

Qaji hallin Meros ti!

"pronari jot i rradhes" eshte nje koncept relativ.

Po deshe po shkoj te pyes nje nga ato gocat qe punojne buze nje rruge ketu afer, qe te na sqaroje nje cik rreth ketij koncepti.

Po ja qaj hallin te shkretit se do falimentoje shume keq keto 4 vjet. Do detyrohet te shesi edhe bmw 35 mije euroshe qe e ka blere me djersen e sqetullave.Nejse ti je larg Olso dhe si kupton ca gjera. Hajt naten njehere se folim.

E kisha fjalen qe mund te ndroj pronariii..n. Kur mesohesh me BMW nuk te behet te kalosh tek FIAT-i.  smiley

Jam larg dhe afer ne fakt.

Naten.

Eshte e cuditshme qe Ilir Meta te perfaqsoje te majten !

Meta eshte i bindur se ai do ta perfaqsoje ate ...

 

njoni ktu te ppu, kish shkrujt para ca kohesh 'sa alergji i japin kto thirrjet Haxhi Qamilse "Berisha, Berisha!!!" '. Nuk e di a pa sot daljen e fundit te Rames ku cdo fjali (ket rradhe nuk i kishte shume te gjata si zakonisht) bombardohej nga "Edi, Edi !".

E them ket per me nxjerr n'dukje se ne nuk bojm dot pa idhuj...dikur kshu bonin per Tosin (shumica qene pensionista qe kishin ngjir zonin t'u thirr emrin e Dulles)

Mos biem gjithmone ne ate klishene, "Vetem shqiptaret..."

Njerezit kane gjithmone nevoje, ndoshta jo per nje idhull, por le te themi, per nje... hero. Per nje shpetimtar. Per nje udheheqes fundja.

Ose thjesht kane qejf te bejne tifozllik.

Nje shembull jo-shqiptar... zgjedhjet ne Amerike... Obama... per te permendur me te fundit. Por edhe McCain.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti përshëndet vendimin e Ilir Metës  

Ahmeti: Ilir Meta bëri zgjidhjen më të mirë për Shqipërinë

Ahmeti: Mbështesim Ilir Metën në kontributin për integrimin europian të Shqipërisë

pas vendimit të liderit të LSI, z.Ilir Meta për të pranuar negociatat paraprake me Kryetarin e Koalicionit fitues, z.Berisha, për krijimin e Qeverisë së Integrimit Europian,

Kryetari i Partisë shqiptrare në Maqedoni, Bashkimi Demokratik për Integrim, z.Ali Ahmeti përshëndeti Ilir Metën për këtë vendim.

Lideri i BDI, z.Ahmeti u shpreh se Ilir Meta bëri zgjidhjen më të mirë për Shqipërinë dhe ne e mbështesim vendimin e rëndësishëm të  Metës, si një kontribut për integrimin evropian të Shqipërisë.

Z.Ahmeti u shpreh gjithashtu se qëndrimi i Metës është akt i një politikani vizionar. Sipas tij, LSI po jep kontribut atdhetar për të ardhmen e Shqipërisë dhe se z.Meta bëri zgjidhjen më të mirë për interesat e vendit.

lsi.al

prove tjeter Olso:

merr ket shembullin e liderve te shqiptarve te maqedonise:

i kane perca ato shqiptare te shkrete aty mo keq se c'mund t'i ndante maqedonsi...e njejta gje n'Kosove...m'lind vetvetiu pyetja (retorike):

- mos e kena gjo n'gjak?!

ku ka injorance robo; asnjoni prej ktyne qe permende ti, aq me pak Rama nuk ka celes magjik per me hap dyrt e parajses. Po t'pakten ne duhet te kishim nxjerr mesimet prej 50-60 vjetve t'fundit. Ne duhet t'jemi  me realiste dhe me objektive; qe ktu nis dhe progresi. Pranej ne prodhojme ksi politikanesh sepse vete ne, populli eshte kuzhina e mjerume ku kto gatuhen.

A nuk mendon ti se klasa politike do ish me e pergjegjshme sikur te gjithe te luanin rolin e indiferentit ndaj emrave te caktum te pervecem te politikes? jo vetem qe nuk e bejme po i lejm me kuptu se 'pa to ne vdesim'. Nga kjo ane, nuk i vej aq faj politikanve sa vete njerezve si ty dhe mu

:? :-? :think::? :-? :think::? :-? :think:

 

Se Meta hyn ne qeveri,dhe ja arrin te plotesoje nje pjese te mire te premtimeve qe u ka bere zgjedhesve,çte keqe ka ?? Nese arrijne te hyjne ne qeveri duke mos prishur programin e tyre partiak,duke kerkuar kompromise me PD pse duhet te jemi negativ ??

Kete gjendje qe eshte krijuar e shoh me shume si mungese dhe paaftesi te te majtes sesa tjeter .

Koalicioni i ri do të sjellë kulturë të re besimi

Fabian Schmidt

Liberalët e majtë nën Ilir Metën dhe kryeministri Sali Berisha e çliruan Shqipërinë nga mati politik, që kërcënonte ta paralizonte vendin me javë të tëra. Kjo është një dëshmi e përgjegjësisë politike. Për herë të parë qysh pas fundit të komunizmit në Shqipëri mund të ketë një koalicion, që i kapërcen ideologjitë e vjetra të kampit, duke vendosur për atë çfarë i bashkon dhe jo për atë çfarë i ndan.

LSI-ja ndonëse është krah i shkëputur prej Partisë Socialiste, ajo gjithmonë është përpjekur të çlirohet nga fryma e së shkuarës. Fatos Nano, ish-kryeministri socialist, ka përfaqësuar frymën konfliktuale të së shkuarës duke qenë rivali kryesor i Sali Berishës. Nano ishte ai që e detyroi Ilir Metën - dikur pasuesi i Nanos në postin e kryeministrit - të largohej prej socialistëve duke siluruar politikën e tij.

Paçka se zgjedhësit tradicionalë të LSI-së dhe të socialistëve në fakt, janë më afër njëri-tjetrit, Berisha dhe Meta kanë së paku një gjë të përbashkët: Rivalitetin e tyre me socialistët.

E qartë është që sistemi i ri elektoral proporcional u ka hequr bazën e ekzistencës thuajse të 45 partive të vogla. Në Parlamentin e ri ka vetëm gjashtë parti. Prej tyre, vetëm tri kanë secila nga një mandat. Në thelb ajo që mbetet është pra një sistem tripartiak. Në këtë sistem të ri kërkohet aftësia për koalicion, duke tejkaluar konfliktet ideologjike dhe personale.

Partitë relevante të vendit thuajse nuk ndryshojnë fare prej njëra-tjetrës, sa u përket programeve. Ato synojnë në përgjithësi një sistem liberal ekonomik me sigurime sociale në themel, përkrahin pa rezervë NATO-n dhe duan ta çojnë vendin deri drejt anëtarësimit në BE. Konfliktet mes partive pra, nuk konsistojnë në përplasje ideologjike, por në luftën për ndarjen e pushtetit, si dhe në mosbesimin kundrejt njëri-tjetrit, mosbesim me rrënjë të thella.

Kësisoj tani mbetet të shpresohet, se një koalicion i ri do të sjellë edhe një kulturë të re besimi. Zgjedhjet treguan, se ndonëse shumë gjëra i zbatoi teknikisht, administra ka qenë më mirë se në dekadat e fundit, ishin partitë ato që i shfrytëzuan procedurat administrative si të vetëkuptueshme, për luftën e tyre për pushtet.

Koalicioni i ri më në fund, ofron shansin për ndërtimin e një administrate mbipartiake, e cila të mos instrumentalizohet më për qëllime politike dhe të gëzojë si vazhdimësinë, ashtu edhe besimin përtej hapësirave kohore të një periudhe legjislative. Berisha dhe Meta duhet ta shfrytëzojnë këtë shans.

Deutche Welle

Rama: Marrëveshja, pazari më i turpshëm
  

Zëri i Amerikës
04-07-2009
 

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama reagoi sot në mbrëmje rreth marrëveshjes për krijimin e një qeverie të përbashkët mes Partisë Demokratike të Kryeministrit Sali Berisha dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim të Ilir Metës.

Ai e quajti këtë marrëveshje pazarin më të turpshëm të 18 viteve të fundit. Zoti Rama e cilësoi kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim si një patericë që ngriti dhe mbajti në këmbë kryeministrin Sali Berisha.

Zoti Rama tha se me këtë veprim zoti Meta tradhëtoi edhe mbi 80 mijë votuesit e tij të cilëve u kishte premtuar rrëzimin e kryeministrit të Sali Berisha.

po ec mer ti - thuj Rames...ai shkoi dhe ndryshoi bindjet e tij politike (nqse me verte i kishte, sic ishte deklaru) kur ju bashku Tos Nanos dhe tani shkon i bo fresk atyne pensionistave qe i japin voten kur 20 vjet perpara s'u la gjo pa thon...nuk ka asigjo absolute robo, cdo gjo eshte relative, varet nga kendveshtrimi

 

Si perfundim, e di njeri cilet do jene deputetet e rinj?

i ke te eca te gjithe, n'krah te djathte poshte kur shef per cdo qark

I kam pa te ECA por ato kane nje jave qe jane te njejtat emra me "paraprake" - dhe sikur s'jane 140.

Pse tani e shikoni ju qe politika eshte KURVE dhe per me teper politikanet jane PROSTITUTA qe hane dhe bejne pazare ne kurriz te njerezve dhe ne rrime e ju bejme fresk me komente nderkohe qe ata mbushin xhepat..... Na postoni ndonje teme qe ja vlen ju lutem se nuk ja vlen te merresh me prostitutat e nje vendi qe per fat te keq i pjell me shumice......

Me kenoqi ai frymezimi Ketlines...Ne se duhet te kompletohet me disa vergje te "rrenjes" smiley mendoj semund te jene perafersisht te tilla ...

Eh ku ti kerkoj rrenjet e tua Ndryshim / pak merzi ne dukje , po rrenjet jane tek ti / O rrap shekullor , si kala e lashte mids furtunave / qe s'njohe humbje ne cdo stuhi / Strehon brenda te mencurin dhe te marrin / KOMUNISTET ? S'ka kala qe nuk marrin !!!!!!

Dhe kur mendon se ka ca capacule qe ulurijne "poshte komunizmi " smiley E mer Ed thuj.... smiley

Kur qeni me micen hajne ne nje tas, ne ate shtepi mijt e hajdutet bejne sipas qejfit.

qen e mica s'ka hic ne ate shpi. hajna dhe mij jan te gjith.

Dhe ne enderrat me te guximshme nuk e kisha menduar nje aleance te tille, tani po e kuptoj thelbin e slloganit te PD "SHQIPERIA PO NDRYSHON". ILIR META ka zene vendin e Fatos Nano_s ne politiken shqiptare qe nga zgjedhjet e 2005 dmth eshte bere "porta e nente".

prove tjeter Olso:

merr ket shembullin e liderve te shqiptarve te maqedonise:

i kane perca ato shqiptare te shkrete aty mo keq se c'mund t'i ndante maqedonsi...e njejta gje n'Kosove...m'lind vetvetiu pyetja (retorike):

- mos e kena gjo n'gjak?!

smiley

Jo, jo, une mendoj se nuk ka te beje me gjakun. Dhe po te kishte te bente me gjakun, atehere do te ishte vetem per mire, pasi gjaku jone eshte i lashte dhe fisnik.

Mbase ka te bej me perzierjen e gjakrave... smiley

Mendoj se njeriu dhe konteksti qe e rrethon, nderveprojne me njeri-tjetrin dhe kontekste te ndryshme kane si rrjedhoje edhe sjellje njerezore te ndryshme. Sjellje ama, jo njerez te ndryshem.

Merre kete njeri, coje ne Itali, ne Gjermani, ne Amerike, ne Kanada... dhe shikon se sjelljet e tij "cuditerisht" pershtaten, ndryshojne.

Keshtu qe le te mos ta denojme veten me mendime auto-lezioniste, dhe te mos sajojme "alibi" per t'i shpetuar pergjegjesive, por te vazhdojme te perpiqemi per te jetuar me mire. smiley

 

Bullgari, votat shiten per 50 euro

Zgjedhjet bullgare mbulohen nga hije skandali. Te dielen bullgaret votojne per te zgjedhur parlamentin e ri, por pavaresisht premtimeve te politikaneve gjate fushates, votimet jane perfshire nga ai qe po quhet korrupsion elektoral.

Votat po shiten hapur per 100 leva ose 50 euro dhe trafiku i votes eshte perhapur ne te gjithe vendin.

Korrupsioni eshte shume aktual ne Bullgari, aq shume sa Bashkimi Evropian nderpreu financimet.

Edhe Transparency International, e cileson Bullgarine si vendin me te korruptuar te rajonit te Ballkanit.

 

Kurse votat ne Fiere jane blere me 100 euro smiley

Kishte te drejte Sala kur tha, qe ne do ja kalojme disa vendeve te EU ne standarte hahhahahahahhaha

 

Nisje e mire kjo.

Aq e paska çmimin liria e votes te shqiptarit?!

Nuk eshte keq apo jo?! Rreth 13000 Leke. Gati-gati nje pension.

Shiko per sa pak shiten bullgaret!

Jemi popull me karakter ne. Nuk jemi si bullgaret.

Bravo Fieraket!!! dhe ne demokratet i dham xhaba, ftuuu.smiley

Une po mendoja ndonje gje me praktike si psh. nje dreke ne shoqeri te mire diku ne det por meqe ke mendet tek prostitutat...mire qe qenke i informuar dhe per çmimet. smiley

Agolli
Pavarësisht se kërkon të qëndrojë larg komenteve, për shkak të njohjes së vjetër që ka me kreun e LSI-së, Ilir Meta, shkrimtari Dritëro Agolli, shprehet se nuk mund të rrijë pa dhënë një qëndrim të tijin për gjithë atë që u shpall dje nëpërmjet dialogut në "distancë", Berisha-Meta. Nëpërmjet stilit të tij karakteristik, Agolli shprehet se nuk arrin ta besojë që Meta të mund të ulet në një tavolinë qeverisëse me kreun e PD-së, njeriun që ai aq shumë e ka sulmuar në gjithë këto vite. Madje, ai e konsideron deklaratën e djeshme të kreut të LSI-së një shaka, që s'ka lidhje me realitetin. "Unë nuk e besoj që Ilir Meta dhe Sali Berisha të kenë vendosur të bëjnë një koalicion për të qeverisur bashkë. Kjo më duket se është një shaka përmes një dialogu larg njëri-tjetrit, që pasqyrohet në ekranet televizive apo ndoshta është një duet i një kënge majë një krahu në Shkëlzen dhe në Tomor, siç kanë qenë ato këngët e malësorëve", - u shpreh Agolli. E, duke ironizuar këtë lloj bashkëpunimi, që kërkon të vendosë LSI, ai evidenton diskordancat që ekzistojnë mes deklaratave të Metës për të luftuar Berishën dhe veprimit të tij të fundit për t'iu bashkangjitur në qeverisje. Duke iu përmbajtur kësaj linje, Agolli heq vija paralele mes asaj që përfaqësojnë Meta dhe Berisha, duke i ironizuar ata, njërin si "socialist i vërtetë" dhe tjetri si "demokrat të vërtetë". "Dhe vërtet ma merr mendja se është një shaka mes tyre, një socialist i vërtetë dhe një demokrat i vërtetë. Para një jave, socialisti i vërtetë thërriste: "Mblidhu o popull të rrëzojmë Sali Berishën. Pas një jave, socialisti i vërtetë filloi të thërrasë: "O milet, mblidhuni të ngremë Sali Berishën. Prandaj them përsëri që kjo është një shaka", - u shpreh Agolli.
 

Akoma me D. Agollin ju mer daje? Ka ikur koha ketij o Parrulla.

 

Pse nuk u be i gjalle ky , kur Rama donte te azgjesonte politiksht Meten kur i paska djegur kaq shume? Tani qe ky i shpetoi atentatit politik, normal qe sdo te iki me me ate qe i beri atentat per ta azgjesuar.

 

Me 13000 Lek, piksepari mund te blesh nje vote. Por kete e thame.

Sa mund te kushtoje kafja ne Fier? Aty tek lulishtja qendrore psh? Mund te jete nje cike e shtrenjte mqs. fieraket kane "biznese" ketej ne Europe... le te themi 100 Lek. Pra 130 kafe. Siguron kafet per 4 muaj. Mund te shkosh edhe te hash nje dreke te mire me gjithe familjen. Mund te mbushesh plot per plot me karburant makinen. Mund te blesh ndonje pale xhinse. Mund te blesh cigare... Raki te mire rrushi?

Cfare te te doje e bardha zemer me nje fjale. Dhe e gjitha kjo per nje vote te qelbur qe ne Europe nuk vlen fare ose ne rastin me te mire, vetem 50 Euro si ne Bullgari. Nuk jemi budallenj ne. Po ashtu sic nuk jane budallenj ata kriminelet qe kane sjelle gjithe kete pare te piste ne vendin tone, apo ata shtetare qe kane "gjobitur" aktivitetet private, apo ata te tjeret qe kane 18 vjet qe ndertojne infrastrukture skadente me qellimin fisnik per te bo ndonji leke.

Ku eshte problemi ketu?!

Problem SKA. Duhet theksuar se keot leke paguheshin per te blere votat e LSI.

 

Edhe Meta ja ktheu kusurin tani pas zgjedhjeve smiley

Se kishin paguar shume, edhe duhet ti jepte kursurin.Dikush mund te thote Ramistat skan nevoje per leker,e jane te pasur.Po mer po, por mbase do i duhen me vone , se jane shume te gjate 4 vjet smiley

Detaje, detaje, detaje... te parendesishme.

E rendesishme eshte qe, si politika ashtu edhe populli shqiptar jane shume, shume te qute. Po aq te qute... sa me s'ka! S'na e ha qeni shkopin ne!

Tani per te dale pak nga aktrimi... kur jam neper rruget e Shqiperise me makine dhe harroj ato "aksiomat" per te mos pergjithesuar... ka shume mundesi te me degjosh duke ulerritur... "Keta jane handikapate! Nuk ka mundesi tjeter pervecse te jene handikapate!" Aplikoja kete blerjes se votes dhe voila... koincidon ne menyre perfekte.

Mire qe ti te pakten paske shperndare qejfin e kafeve ne 4 muaj, ne te kunderten e atij zoterise ne pak ore dhe treguat shume bukur qe shqiptari eshte i fokusuar ne rezultatin e menjehershem, pa menduar pasojat. smiley

Olso, ti qenke me i moderuar se une ne sharje ne trafikun e Shqiperise. smiley

Nje pyetje me lind mua: po nga i moren politikanet ata para? Natyrisht nga kasat e vjedhura te popullit, pra i bie qe populli mendje-shkrete thjeshte te kete marre parate e vete ne iluzionin qe po merr dicka ekstra ne kembim te votes.

Ishte vetem nje nga te shumtat. Ne pergjithesi perdor edhe "idjot" dhe "debil" me theksin perkatesisht tek d-ja dhe tek b-ja. smiley

...plus natyrisht "sharje" te tjera me natyre seksuale... apo shprehje vullneti per te patur marredhenie me teper se miqesore me farefisin e idjotit te radhes.

Duhet thene se gjera te papara ndodhin neper rruget e Shqiperise.

 

Nje pyetje me lind mua: po nga i moren politikanet ata para? Natyrisht nga kasat e vjedhura te popullit, pra i bie qe populli mendje-shkrete thjeshte te kete marre parate e vete ne iluzionin qe po merr dicka ekstra ne kembim te votes.

That's the point!

Gjendja behet akoma me e zymte po te konsiderosh "interesat", humbjet dhe shperdorimet.

E para: Nuk eshte e vertete qe jane paguar leke ne dore per te blere vota, eshte krejt budallallik ta mendosh. Por jane shperndare ndihma materiale etj etj, dhe gjitsesi nuk e arrinin shumen e 100 eurove per vote, madje as nje te dhjeten e saj.

E dyta: Nuk eshte e vertete qe duhen 100 euro per nje prostitute te bukur (nejse varet sa do rrish, une po marr la media nazionale, tre minuti doccia compresa)

2' dushi... 30'' për tu fshirëëë... kusurin "petlla" smiley

Po flitet qe keta  ne konventen qe do te behet te Marten LSI do te nderroje dhe emrin do ta beje LDI Levizja Demokratike per Integrim

Vertet qe LSI do te ndryshoje emer, por jo siglen: ajo do te quhet Levizja Socialiste per Interesa

Bravo mor mik - kushdo qe ka bere kete kolazh per berishen e kompani eshte treguar gjenial. Cdo shqiptare ne fakt duhet ta shohe kete klip (perpara se berisha/meta dhe bashibozuket e tij ta heqin nga utube).

tanush, ju afrove, por me vjen keq ta them qe edhe e jotja nuk ishte shume e sakte.

 

Pra edhe nje here, per ta permbledhur situaten: LSI do te kete te njejten sigel, por do te quhet "Levizje Sipas Interesit"

Thone qe metes i kane dhene 50 milion dollare per tu bere pjese e qeverise se berishes....

Hallall, ju befte gjak e dhjam.

Ju befte qafa sa nje qafe derrkuci.

ti behet qafa sa nje qafe derrkuci?

 

Ti thua tani, qe ai te dobesohet? smiley

Pse s'thua ti qe qeka mire te besh nje parti atje, te marresh 4 deputete edhe opa, multi-milioner brenda nates.

Ju besoni se Berisha dhe nusja e tij e re Meta, do te bejne shqiptaret me  te pasur ?

Pershendes me nji kong t`bukur t`gjif juve !

Shifni shifni Bledi Salajn tek Zone e lire.

Çfarë i ngatërron kot njerëzit... thuaju që të shikojnë këtë më mirë:

e, un ket se besoj se Meta osht cun 10-ori dhe ka luftu me Sulen per demokracin.smiley

Pse sjell keto fotografi jashte kontekstit te cilat krijojne idera te gabuara?

Piksepari ate tabele nuk po e mban Meta dhe po ta shohesh me kujdes, Meta ne fakt eshte duke u perpjekur qe ai cuni ta heqi prej andej!

Keto figura qe shof ketu tek fotoja jote keta po shof tek Arian Cani. Mos u cudit kur te kerkojne divorc nga Edi dhe ti bejne lajka Metes qe ka pushtet tani.

S`ka mundesi eshte montazh!!!!! smiley

E kom thon une Ky cun ka me e shpetu shqipnin.

Po shof Vizion Plus  Zone elIre Te vjen per te vjelle nga Anal-istet qe an atje.

Skam ngrene as mengjes dreqi ta haj smiley

hahahahah edhe ti sa troc e thote thuaje ore pak me cek, une kam nje ore qe po "kenaqem".

Oppps !!!!!! Nuk eshte aq keq jo smiley    Tongue

Mu ky Bushati me pelqeu kur foli per Ramen dhe parrulen Vjedh vjedh por punon.

Shume "freak show"!

Sidomos kur qeshin... ma bejne mishin puckuriza, puckuriza...

Cuditerisht, nje sjellje e tille qe teorikisht duhet te konsiderohej si elegante, me duket sikur tregon per nje cast dekadencen e tyre...

Lere pastaj kur bejne ate fytyren... s'di si ta shpjegoj... te tipit "Po ca ke me mu mo burr?! Une jam gjynaf!"

Me duken te gjithe si oborrtare meskine e lepires...

Pervec Blendit natyrisht! smiley

Pershendetje

Po shikoja edhe une ket emisionin dhe si shikues i thjesht mund te them se Analistet dhe sidomos Zheji po flasin me vend,  ndersa Islami me Blendin po ju bejne bisht pyetjeve dhe bejne nderhyrje koti per te ndryshuar temen dhe destabilizuar folesit . Me sa duket paskan mesuar nga menyra si debatojne Berishistet kur zihen ngushte nga bashkfolesit.

 

Dhe suksese PDI, shpresoj ta marrin edhe nje mandat te dyte, perfundimisht kjo fitore e Cameve verteton ate idene se cdo e keqe ka edhe pjesen e saj te mire brenda.  

Po Blendi mund te jete gjithshka pervecse Berishist... Ka nje xhaxha ay, qe ja njoh mire une, qe eshte komunist idealist nga ata te oreve te para! Kurse Berisha komunist nuk eshte, por dobic i asaj diktature qe neve na eshte prezantuar si komunizem (vetem me emer)... E sigurisht, jo thjesht scagnozzo (skanjoc) diktature, por edhe nga ata me lepirashet e me servilet bile, aq servil sa te gezonte besimin e plote te Ramiz Alise per te manaxhuar quasi-tradhetaret qe po u dilnin duarsh.

Ndersa per Zhejin kam nje respekt te fituar - nuk e di se ku dhe kur, - por gjithsesi, ai mbetet ne rangun e nje "analisti" proximus me rangun e asaj qe thashe per Bazen... (macok qe rri poshte tavolines ku gostit Berisha me Meten, qe mbijetojne me honorare/aka, - lemoshe)

S'diskutohet qe s'eshte, (eshte km larg zvaranikeve)  por thashe se menyra se si po debatojne bashke me Islamin me ngjan pak me ate te Berishisteve qe c'fare nuk nxjerrin per te shpetuar nga pyetjet e veshtira.  

Dale tani o Gjergji... me i duruar dhe ti. Blendi sa ka filluar te dale televizjonrave me titullin "analist politik". Diku te Vizioni doli dhe si "politolog"; nderkohe qe para jo shume muajsh tek po ky peshk qe po flasim, kishte hapur nje teme per "analistet" shqitpare, dhe cfare kriteresh duhet te "permbushesh" qe te quhesh analist ne shqiperi; analist qe di gjithshka, qe del televizionrave si analist i gjithanshem, omnishent (omniscient), i gjitheditur, si per ekonomi, politike te jashtme, te brendshme, fiskale, etj etj etj etj etj pa mbarim.

Edhe Blendi sapo i ka hyre kesaj rruge; me pak durim dhe pakez kalim kohe, edhe Blendi yne do arrije te krijoje ate agresivitetin e vet, ose ate ane te karakterit qe tek analistet tane eshte arroganca dhe mosleshimrruga.

Per aq sa pashe une ( nuk pata mundesi durmi ta shikoja te teren) Dua te them se Blendi ishte heroi i showt. Ai heshti tere kohen dhe me heshtjen e tij ju tregoj atyre se nuk ja vlen as te diskutosh me ju te tere. Heshtja flet me shume se nje ligjerate e tere e  Zhejeve, Islameve, bazeve veiajve etj etj smiley

Dmth ne qe nuk ishim fare, psh, ua mbyllem gojen fare atyre!? e kuptova.

Ju qe merrni mundimin e shkarkoni program pas programi nga interneti, kini pak respekt te pakten per kohen e harxhuar. Se per keta analistet e cirkut rrini ne internet gjithe diten.

Kete radhe e pashe edhe une Canin (goxha permiresim). C'te them, ne TV-te shqiptare ka tashme nje ndjenje trishtimi qe nuk e zbut dot as Cani - madje ne kete emision nuk kishte asnje tentative gjokszhveshur per te krijuar 'atmosfere'.

Ideja qe mbizoteronte ishte: 'ah sikur Rama te kishte qene pak me i mire!'

Faqet

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).