Burgu i Spacit: zbardhet projekti që i kthen imazhin e viteve ‘70-‘80

Burgu i Spaçit do të kthehet në një muze të vizitueshëm. I shpallur monument kulture para më shumë se një viti, tashmë për të është hartuar edhe projekti i restaurimit që e shndërron në muze. Sot, mbi 40 vite nga inagurimi i tij dhe pothuajse 20 nga mosfuksionimi i tij, një pjesë e mirë e ndërtimeve përdhese janë rrënuar. Ruhen vetëm godinat me disa kate, ku mungojnë dyert dhe dritaret. Hyrjet e galerive të minierave janë bllokuar ndërsa rrethimet me tela me gjëmba nuk ekzistojnë më. Të fshehur mes maleve, në një tokë të "harruar" edhe nga vetë Zoti, kaluan vitet e ferrit tokësor mbi 1000 armiq të njerëzve të Bllokut. Prej aty, thirrjet e përvajtshme të të "mallkuarve" të regjimit nuk dëgjoheshin. Qe shumë larg, dhe zëri nuk ishte aq i fortë sa t'i kapërcente malet. Ky ishte Burgu i Spaçit, "Aushvici shqiptar" që mori shumë jetë njerëzore atje larg zhurmës së kryeqytetit ku thureshin skenaret që të shpallnin armik të popullit nga qeveria që e quante veten të popullit, kur në fakt çdo gjë e bënte për interesat e veta e në kurriz të popullit. Duhet të kemi parasysh se e gjithë kjo ndodhi në kohën kur udhëheqja shqiptare trumbetonte pareshtur slloganin "Njeriu është kapitali më i çmuar". Restaurimi Kriteri i restaurimit është i njëjti si i të gjitha monumenteve të kulturës që gjenden në Shqipëri. Ky burg do të kthehet i vizitueshëm me infrastrukturën që ka pasur gjatë kohës që ai funksiononte si i tillë. "Gjithë infrastruktura, akomodimi, kampi i burgut, mensat, galeritë do të bëhen të përshtatshme për t'i vizituar. Sipas arkitektit që ka hartuar projektin, Latif Lazimi, rruga Durrës-Kukës kalon mjaft pranë nga ky ish-kamp persekutimi shqiptar. Ndërsa, pjesa e rrugës që të çon nga autostrada deri tek zona e burgut do të rikonstruktohet, në mënyrë që të jetë sa më e përshtatshme për vizita. Zona ku gjendet burgu dhe "kompleksi" i tij është një zonë e thepisur malore, por arkitekti tregon se ajo do të krijojë mundësi punësimi për banorët e zonës dhe duke qenë se ai do të funksionojë si muze normal, do të ketë edhe një staf njerëzish që do të kujdesen për të. Ato godina të mbledhura së bashku do të shërbejnë si dëshmi e gjallë e persekutimit çnjerëzor të bërë gjatë komunizmit. Pas realizimit të këtij projekti, njerëzit do të shohin nga afër se si kanë mbijetuar dhe jetuar ata që ishin "banorë" të kësaj "shtëpie" të madhe e të padëshiruar. Kthimi i saj në një pikë turistike do të tërheqë mjaft vizitorë. Krahas restaurimit të objekteve ekzistuese, sipas Latif Lazimit aty, në një nga godinat, do të ndërtohet edhe një muze. Në këtë të fundit, ish-të burgosurit që ruajnë relike nga jeta aty do t'i sjellin për t'i ekspozuar. Rroba, enë, gjëra të shkruara, piktura apo skulptura objekte këto që janë mjaft interesante për ata që nuk e kanë njohur kohën dhe ato çfarë kanë ndodhur aty. Në muze, ndër të tjera do të ketë edhe një monitor ku vazhdimisht do të shfaqen skena nga xhirimet dhe filmimet nga koha kur ambienti funksiononte si burg. "Do të jetë si një muze që jeton, një muze i gjallë. Përveç këtyre, në burgun-muze do të kthehet edhe energjia elektrike dhe uji, të cilat që nga viti 1988 e deri më sot nuk janë më, sepse lidhjet elektrike dhe tubacionet e ujit janë dëmtuar. Rrugët janë prishur po ashtu. Ato nuk do të bëhen të reja, por do të jenë një kopje identike e kohës kur këto godina funksiononin si burg. Galeria ku të burgosurit-punëtorë futeshin dhe punonin në minierë, do të restaurohet, e po ashtu dekovili, paragoni, etj. I gjithë ky itinerar vizitash do të ketë tabela shpjeguese e orientuese. Në to do të ketë shpjegime ku tregohet funksioni i pjesëve të objekteve, çfarë ishte dhe për çfarë shërbente. Janë rreth 7 godina që janë pjesë e burgut, por më tej ka edhe godina të tjera që kanë shërbyer si kampe për të burgosurit, por edhe ambientet që shërbenin si mjedis pune për njerëz të zonës. Ka qenë një kompleks minierash ku punonin jo vetëm të dënuarit. Aktualisht është në një gjendje tërësisht të shkatërruar dhe projekti i restaurimit është hartuar i tillë, që për çdo mjedis tregon se ku do të ndërhyhet dhe si do të jetë pas saj. Për shembull, birucat ku të burgosurit futeshin janë komplet të shkatërruara, por ato do të ringrihen. Ideja është se godinat do të rindërtohen, do të kenë përforcime që të mos dëmtohen më tej, por nuk do të bëhen të reja. Muret e rëna, tarracat e shkatërruara të godinave do jenë pjesët ku do të bëhen ndërhyrje. Ish-të burgosurit Por, si e kanë pritur ish-të burgosurit këtë projekt? Sipas arkitektit të projektit, e njëkohësisht arkitekt i Institutit të Monumenteve të Kulturës, ata janë dakord me këtë. Duan që kjo dëshmi të jetë e gjallë dhe e vizitueshme, në mënyrë që e kaluara të tregohet edhe me pamje, përveç kujtimeve e fjalëve. Ai do të shërbejë si objekt-dëshmi i shfrytëzimit të të persektuarve, atyre që nuk e deshën regjimit dhe ruajtësit e tij. "Unë e kam vizituar disa herë burgun para se të realizoja projektin. Në të gjitha vizitat e mija atje unë kam qenë i shoqëruar pikërisht nga këta të burgosur. Edhe kur realizmi i këtij projekti të fillojë, bashkë me ne do të jenë si konsulentë dëshmitarët që e jetuan atë kohë pikërisht në atë vend". Duke qenë se ata e njohin më mirë, ndihma e tyre është e nevojshme dhe e vlefshme. Madje, vetë muzeu do të jetë vepër e tyre, sepse do të ketë relike që ata kanë ruajtur prej aty. Personeli i shërbimit do të ruajë çdo gjë që do të jetë pjesë e burgut dhe muzeut. Kjo është edhe mënyra se si funksionojnë kampet e përqendrimit në vende të tjera të botës, si në Austri, Siberi, etj. Aplikimi i projektit akoma nuk ka filluar. Deri tani është bërë vetëm preventivi, i cili shkon në 250 milionë lekë të vjetra faza e parë, dhe Instituti i Monumenteve është në pritje të sigurimit të këtyre fondeve nga qeveria, Shoqata e të Përndjekurve dhe fondacioneve të huaja. Pas kësaj, do të bëhet procedura e tenderimit e më pas ajo e zbatimit të projektit. Deri tani, akoma nuk ka një datë të saktë se kur do të fillojnë procedurat. Burgu Ky burg është hapur në vitin 1968 dhe ka funksionuar deri në vitin 1988, e sipas të dhënave ka pasur mbi 1000 të burgosur. Spaçi është një fshat malor në jugperëndim të Malit të Munellës, në rrethin e Mirditës. Për të shkuar aty, pasi kalon Rrëshenin, merr rrugën drejt fshatit Shpal, dhe nga rruga nacionale Rrëshen-Fushë-Arrëz, ndahet varianti i rrugës së Spaçit, i cili poshtë Uzinës së Repsit, ndjek luginën e Fanit të Vogël, deri në fushimin famëkeq të Spaçit, burgu politik i diktaturës komuniste. I ndërtuar në vitin 1968 për shfrytëzimin e Minierës së Spaçit ku nxirrej bakër dhe pirit, jeta e shumë njerëzve do të ndryshonte ose do të fikej aty, pikërisht mes atyre mureve të ftohta e të pajeta. Natyra e egër, klima e ftohtë e dimrit dhe vendi i izoluar mes maleve bashkë me galeritë primitive të minierës, kushtëzuan ngritjen e këtij kampi ku denigrimi fizik dhe psikologjik ndaj kundërshtarëve politikë arrinte nivelet më të larta. Rojet indoktronoheshin me urrejtje dhe përçmim ndaj të burgosurve, e kështu trajtimi për ta, ishte më i keqi i mundshëm. Banorët e pavullnteshëm, rrokullisnin njëra pas tjetrës ditët e tyre, a thua se jetën e kishin vjedhur, dhe fshiheshin nga krimi. Por, ata një krim e kishin bërë në fakt, sepse sipas "ligjit" të kohës, krim quhej edhe urrejtja ndaj regjimit që nuk polli asgjë të mirë në të gjithë jetën e tij. Kampi për këta njerëz, që banorët e bllokut nuk i donin, u ndërtua në pjerrësinë e një vargu malor në të majtë të lumit Fan i vogël, karshi kodër Spaçit. Sipër, nën kreshtën malore qenë çelur pesë galeritë e minierës në nivele të ndryshme dhe në sheshin e improvizuar mbi lum, qenë ngritur ndërtesat kryesore të kampit, dy pallate fjetore, njëri pas tjetrit. Pas pallatit të parë në tre kate, ndodhet një i dytë me dy kate pranë të cilit një ndërtim përdhes që ka shërbyer si mensë. Ngjitur me të, një godinë dykatëshe përmbante administratën e kampit. Tre rrethime me tela dhe gjëmba dhe me karakollë në pika të ndryshme ruanin kampin. Në kthesën e rrugës ku zbulohet sheshi i kampit, ndodhet pallati me 5 kate i komandës.

23 Komente

Nuk e lexova te gjithe tekstin por meqe eshte sugjeruar per Muze une po mendoja te futim aty te gjithe politikanet e Shqiperise.

Besoj se e ben dhe me kuptimplote si muze se ne te vertete as burgu i Spacit e as politkanet nuk kane ndryshuar qe nga vitet 70-80

Nuk e lexova te gjithe tekstin por meqe eshte sugjeruar per Muze une po mendoja te futim aty te gjithe politikanet e Shqiperise.

Une do te thoja qe ne Sapac te futen te gjif ata politikane qe kane me shume se 5 vjete ne Politike ,dhe vitet e denimit te jene ne propocion me vitet e qendrimit ne politike ! Psh Ne qoftese kane 20 vjete ne politike hiq 5 vjete te ligjshme ,ngelen 15 vjet ,15 vjet burg ne Spac !

A e dini kush futet me shume vjete burg ne Sapac !!Gjejeni !

aman te gjithe kunder berishes...... nuk eshte faji i tij jo....,

CDO POPULL MERITON QEVERINE QE KA  smiley

po pse mer e bastardoni çdo muhabet? sikur po bohet pak si bajat ky sforcim i vazhdueshem per t'anatemu politiken, ngasje qe ne fund te fundit nuk ofron asnje lloj kontributi.

kjo ishte thjeshte si pune sygjerimi, nejse, e dini vete.

Per burgun e Spaçit: Shume mire qe behet - muze. Si popull i bejme respekt vetes me kete.

Si e kane bo, tu nejt apo tu hik?

Nga Burreli, e kam fjalen! smiley

Ky ishte Burgu i Spaçit, "Aushvici shqiptar"

Me pak pathos, me shume humus

Per mendimin tim burgu i Spacit duhet te rihapet me kapacitet te plote dhe aty te futen vetem qeveritaret e korruptuar pa dallim ngjyre se vetem keshtu ve mend ky populli yne "trim" "sypatrembur" e lesh me qime epitete te tjera te ketij lloji qe as qe na shkojne per shtat hic.....

Burgu i Spacit nuk ka ekzistuar! Ata kane qene vec minatore!

Por edhe ne ka ekzistuar, vend ri-edukimi ka qene! Kush u tha atyre te gabonin?! A nuk e njihnin ligjin ata?! Kudo keshtu eshte: shkel ligjin, paguan denimin!

Por meqe e kane vendosur ta ri-bejne, une them ne hyrje te vene nje bust te Komandantit, mqs i kane hequr nga te gjitha sheshet e Shqiperise! Keshtu qe atyre ish-"burgaxhinjve" t'u dridhen ende leqet e kembeve kur ta shohin!

madje do te shtoja se edhe Enver Hoxha nuk ka egzistuar... thjeshte kshu fjale mileti.

Shpresoj qe t'a kesh patur me tallje kete qe shkruajte.

Admin/a,

nje pyetje: perse nuk funksionon opsioni per pergjigje te komentve te vecanta?

Flm

 Varet nga shteti ne shtet, ne Malte dhe Qipro nuk funksionon, as ne Birmani me duket

Dy rreshta lexova une ,deri atje ku thote burgu i Spacit eshte shpallur monumet kulture.

Ouuu, shume mire, bravo keshtu!

Rrofsh swed1, por me pare funksiononte, pastaj ne mesdhetare jemi, mgjs "te vegjel" smiley

Nje vend qe duhet vizituar me patjeter kur te behet funksional si muze dhe qender memorie per shqiptaret per te mos harruar dhe njohur nga afer ate qe ka kaluar Shqiperia dhe populli i saj.

Eshte respekt dhe nderim jo thjesht per ata qe vuajten ne ate ferr, jo thjesht dhe vetem per ne, shqiptaret qe jetojme sot ne kete kohe, por eshte respekt dhe nderim per lirine dhe vlerat qe kurre asnjehere nuk duhet te guxoje kush te na i preke.

Megjithese i vonuar ky projekt (vendet e tjera Lindore kane mbaruar pune me kete proces kohe me pare), uroj qe te marre udhen e tij dhe te mbaroje sa me pare dhe te plotesoje qellimin e tij.

Gjembi,

nuk mund te pergjigjem drejtperdrejt ne komentin tend sepse nuk di pse nuk funksionon ospioni, por po pergjigjem ketu smiley

Natyrisht ajo qe une kam shkruar eshte sarkastike. Do te thosha se eshte teper e vonuar nje nisme e tille, por me mire vone se kurre!

Mua me kane internuar shokun e klases ne vitin 1982 (vetem 18 vjec) sepse i ati ishte nje fis me Liri Gegen, dhe pas "vetvrasjes" se Mehmet Shehut e zbulimit te grupit te Kadri Hazbiut, filloi gjuetia e shtrigave edhe per ata qe vazhdimisht ishin ne listen e zeze.

Ajo ngjarje dhe aksioni ne bujqesi ne vitin 1984 ne Grabian ku kishte te internuar, kane shenjuar ne nje fare mase formimin tim dhe kendveshtrimin per lirine.

Muzeu i te burgosurve te ndergjegjes me e pakta gje qe mund te bejme per te "lehtesuar" disi dhimbjen e atyre qe e vuajten mungesen e lirise.

Borxhi yne ndaj tyre nok do te mund te shlyhet dot kurre. Por Muzeu te pakten mban gjalle kujtesen, qe brezat te mos perserisin te njejtin gabim monstruoz e te pjellin Monstra si klika qe drejtoi vendin per 45 vjet.

Kujtesa eshte "mikja" e ndergjegjes.

Vizitoret pasi dalin nga ndertesa, te prekur nga vujatjet e te burgosurve , pyesin.

Po ato qe krijuan keto dhimbje, ku jane?-hm, ne bllok, te qete, te qeshur, japin intervista mbi demokracin, mendime per zgjedhjet, presin e percjellin miq.

Vizitori-ah,aha, e kuptova, ky muze eshte si te thuash "vazhdojme e tallim b...n me popullin Shqiptar"

A e dini kush futet me shume vjete burg ne Sapac !!Gjejeni !

Gjinushi, Gramoz Ruci dhe Sala - me mik (se nuk ka qene funksionar, vetem vullnetar i devotshem) smiley

 

 

 Ata qe po bejne autostraden andej, a kane bere dalje dhe hyrje ne autostrade ne forme rrethore , si ne perendim, apo e kan lene pa gje si autostraden Tirane-Durres. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).