Emigrimi ne SHBA, si te terheqin familjaret

Nje emigrant me dokumentacion te rregullt qe jeton ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, mund te terheqe edhe familjaret e tjere te tij te cilet jetojne ne vendin e origjines. Kjo behet e mundur me ane te plotesimit te nje formulari, ne te cilen deklarohen te dhenat e plota te kerkuara nga legjislacioni amerikan. Fillimisht personi qe kerkon te terheqe te afermit e tij, duhet te kete gjendje nje shume te caktuar te ardhurash, nepermjet te cilave duhet te faktoje se eshte ne gjendje te mbuloje shpenzimet e personit qe ka marre persiper te terheqe, vecanerisht kur ai kerkon te shkoje per te jetuar ne SHBA.

Formulari

Celja zyrtare e procedures, nis me plotesimin e nje formulari. Keshtu, aplikuesi e fillon kete proces duke paraqitur nje formular I-130, qe parashtron kerkesen per nje te aferm te huaj. Ky formular mund te gjendet ne websjatin www.uscis.gov. Sipas ligjit, ky person me qendrim te vazhdueshem ne SHBA, mund te paraqese kerkese per te afermit si me poshte: bashkeshort/e dhe femije te pamartuar, pavaresisht moshes. Nderkohe qe vetem shtetasit amerikane mund te paraqesin kerkese per femije te martuar. Kur paraqet kerkesen, do te kerkohet te paraqesesh edhe prova te lidhjeve/marredhenieve familjare me personin per te cilin po paraqet kerkese. Per paraqitjen e kerkeses, specialistet keshillojne: "Ndiq udhezimet e kerkeses I-130 dhe kontrollo websjatin e USCIS-it per cdo perditesim, apo udhezime dhe gjithcka lidhur me tarifat. Sigurohu se kerkesa jote eshte e plote, e nenshkruar dhe se t'i ke paguar tarifat e duhura. Ty do te te duhet te paraqesesh prova te rezidences tende te vazhdueshme, si nje kopje te kartes se rezidentit te vazhdueshem/ perhershem nga te dyja anet. Po ashtu do te te duhet te paraqesesh prova qe mbeshtesin lidhjen/marredhenien tende kualifikuese, me cdo person per te cilet t'i po paraqet kerkese.

Procedurat

Pas paraqitjes se kerkeses USCIS (sherbimi per shtetesine dhe imigrimin, SHBA) do te te dergojne nje deftese, ku konfirmohet se e kane marre kerkesen tende. Nese kerkesa nuk eshte e plote, ata mund ta refuzojne apo mund te te kerkojne me shume informacion, cka do ta vonoje perpunimin dhe shqyrtimin. "Emigranti duhet te dergoje te gjitha dokumentet e kerkuara qe heren e pare, per te shmangur vonesat. USCIS te njofton kur marrin nje vendim. Kerkesat me kohe te gjata pritjeje, mund te mos miratohen menjehere" ka theksuar Durim Hatibi, specialist i Ministrise se Punes. Nderkohe ne websajtin e USCIS-it jepen koha e shqyrtimit te kerkeses I-130. Normalisht, nese keto sherbime e miratojne kerkesen, ato e dergojne miratimin te Qendra Kombetare e Vizave. Kur vendi i te afermit tuaj ne radhen e pritjes mundeson leshimin e nje numri vize. NVC-ja do te te njoftoje ty dhe te afermin tend, duke e ftuar ate dhe personat ne varesi qe jane te kualifikueshem, te paraqesin kerkesen per leshim vizash. Informacione me te hollesishme gjenden tek websajti i Departamentit te Shtetit, SHBA, tek www.state.gov.

Cfare i sjell te afermit tim kerkesa?
Duke paraqitur kerkesen lidhur me te afermin, I-130 dhe duke provuar lidhjen/marredhenien kualifikuese, i jep te afermit tend nje radhe per numrin e vizes, mes te tjereve qe po presin te emigrojne, bazuar ne te njejten lidhje, nga i njejti vend apo rajon. Kur i afermi yt del ne krye te radhes, atehere ai ose ajo, mund te jete kandidat per te emigruar. Per shembull, ti paraqet kerkese per bashkeshorten tende. Depoziton nje kerkese I-130 per bashkeshorten. Kur te miratohet, kerkesa jote i jep asaj nje vend ne radhen e njerezve nga i njejti vend, qe po keshtu jane bashkeshorte/e te rezidenteve te vazhdueshem/perhershem. Vendi i te afermit tend ne radhe, do te bazohet ne daten kur ti ke paraqitur kerkesen. Pra, eshte perparesi per ta paraqitur kerkesen sa me shpejt te jete e mundur. Kur nuk ka radhe pritjeje per me te afermit e shtetasve te SHBA-ve, djem dhe vajza me shume se 21-vjec, sigurisht do te kesh nje kohe pritjeje. Pra, nese behesh shtetas i SHBA-ve, permes procesit te natyralizimit, ne nje kohe kur te afermit e tu po presin per leshimin e vizave, ato do te kene mundesi te imigrojne me shpejt.

Po per familjen e te afermit tim?
Ne shumicen e rasteve, kur bashkeshort/ja jote arrin ne krye te radhes, femijet e saj/tij te pamartuar, nen 21-vjec mund te bashkohen me te afermin ne te njejten kerkese per vize. Sidoqofte, nese nje femije i/e pamartuar behet 21 vjec para se te arrije ne krye te radhes, ty do te te duhet te paraqesesh nje kerkese te vecante per cdo femije, te perfshire ne kerkesen origjinale/e pare. Ndiq udhezimet si me poshte dhe perfshi nje kopje te marrjes se njoftimit, per dorezimin e kerkeses se pare/origjinale.

Po nese femija im martohet?
Nje kerkese per femije te pamartuar do te refuzohet automatikisht, nese ai/ajo martohet, pasi nuk ka kategori vize per nje djale apo vajze te martuar, te nje rezidenti te vazhdueshem/perhershem. Sidoqofte, nese behesh shtetas i SHBA-ve, para se te martohet femija yt, ti mund ta vazhdosh procesin e emigrimit, duke paraqitur nje kerkese te re I-130 per femijen tend.

Pasi paraqes kerkesen, sa kohe do te kaloje, para se i afermi im te mund te emigroje?
Per shumicen e te afermeve, kombinimi i kerkeses se larte dhe kufijte e vendosur, lidhur me numrin e njerezve qe mund te emigrojne cdo vit, do te thote se pritja mund te jete edhe disa vjet. Kur i afermi yt arrin ne krye te radhes, Departamenti i Shtetit e kontakton te afermin tend dhe e fton ate te paraqese kerkese per nje vize emigracioni. Nese je i/e interesuar per kohet aktuale te pritjes, shih "Visa Bulletins" ne websjatin e Departamentit te Shtetit te www.travel.state.gov/visa.

A mund te prese i afermi im ne SHBA, derisa te mund te behet rezidenti i vazhdueshem?
Jo. Kerkesa e miratuar per te afermin tend i jep atij nje vend ne radhe mes te tjereve, qe presin te imigrojne. Ajo nuk u jep leje te afermeve te tu te jetojne apo te punojne ne SHBA, nderkohe qe personi pret te paraqese kerkese per rezidence te vazhdueshme/perhershme. Nese ai/ajo hyn apo qendron pa statusin ligjor, kjo do te cenonte perzgjedhshmerine/ kandidaturen e per t'u bere rezident i vazhdueshem, kur te arrijne vendin e tij/saj ne radhen per leshimin e nje vize.

Paraqitja e nje kerkese nga ana ime a me angazhon per dicka?
Po. Sipas ligjit, cdo person, qe imigron bazuar ne kerkesen per te afermin, duhet te kete nje sponsor financiar. Nese ti zgjedh te sponsorizosh emigrimin e te afermit tend, duke paraqitur kerkesen per te afermin, kur te vije koha e emigrimit te tij/saj, ti duhet te pranosh te jesh sponsori financiar per kete person, duke paraqitur formularin I-864, garanci mbeshtetjeje (Affidavit of Support). Nese nuk i ploteson kualifikimet financiare, atehere kete zotim, mund ta bejne individe te tjere.

Nje rezident i vazhdueshem/perhershem ne SHBA mund te paraqese kerkese per:

• bashkeshort/e dhe femije te pamartuar, pavaresisht moshes.
• Vetem shtetas te SHBA-ve, mund te paraqesin kerkese per femije te martuar.
• Kur paraqet kerkesen, do te kerkohet te paraqesesh edhe prova te lidhjeve/marredhenieve familjare me personin, per te cilin po paraqet kerkese.

1 Komente

 smiley  do ta lepijme e do ta lepijme kete plage; kurr sdo mbyllet..

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).