Ku hahet më mirë?

Disa thonë se rruga për në zemër kalon nga stomaku, ndaj njëra nga mënyrat sesi Shqipëria të hyn në zemër mund të jetë pikërisht nëpërmjet ushqimit. E thënë shkurt, në Shqipëri hahet mirë, madje kur vjen si turist hahet shkëlqyeshëm kur krahason sesa kushton ushqimi i tillë në vendet ku emigrojnë shqiptarët. Nga byreku i pjekur në saç tek tempura japoneze, nga korani dhe barbuni tek zogjtë e fshatit dhe qingji në hell, nga eleganca e kuzhinës franceze tek çimiçanga meksikane, në Shqipëri i gjen të gjitha këto.

Por qëllimi i këtij postimi nuk është t'ju hapë oreksin por për të diskutuar, vlerësuar dhe kritikuar disa nga eksperiencat gastronomike që keni kaluar në Shqipëri. Po shtroj disa pyetje të thjeshta. Ku keni ngrënë shumë mirë gjatë pushimeve? Çfarë hëngrët? A do ta rekomandonit? Cilat janë rezervat tuaja në lidhje me gatimin dhe shërbimin në restorantet shqiptare?

Në fund, përbledhja e përjetimeve tuaja mund të na shërbejë si një guidë kulinare e Shqipërisë.

Ju bëftë mirë!

96 Komente

Ekseprienca ime në lokalet shqiptare: Gatim shpeshherë pa cilësi dhe i bërë nga persona jo të kualifikuar.

E vetmja gjë që mund të hahej pa frikë, sallatat dhe perimet.

Gjithçka gjatë drekave apo darkave, shijonte vetëm për shkak të shoqërisë dhe muhabetit

 Duhet te dish ku te shkosh. 

Kjo teme do te te ndihmoje. smiley

 

1. te mami im. : )

2. Në Krujë, te Kalaja, djathtas, në të njëjtën anë si Muzeu Etnografik (e kotë të them se s'më kujtohet emri). Specialiteti: pulë fushe e pjekur. Pula më e mirë që kam ngrënë ndonjëherë (plus që kakariste akoma kur vajtëm ne). Shërbimi shumë i mirë. Vera shumë e mirë.

3. Në Llogora, në të njëjtën anë të rrugës si lapidari që ndodhet në majë fare (prapë s'e mbaj mënd emrin), keci më i mirë në hell, kos dhensh me mjaltë që të ikte mendja, dhe zgjedhje verërash shumë interesante dhe shërbim shumë i mirë.

4. Në Tiranë, prapa Petro Ninit është një restorant ekskluzivisht për peshk. Lëvreku më i mirë i shërbyer pa asnjë halë dhe me tavë me patate e me sallatëra shumë shumë ndjellëse.  Dhe karkalecët dhe kallamarët ishin për të lënë mëndjen. Nuk di ta jap adresën të saktë, por po të drejtohesh te dyqani i peshkut përballë Petro Ninit, të thonë se ku është sepse dyqani dhe restoranti i përkasin të njëjtit person.

 

Normalisht përtoj të ha nëpër restorante shqiptare që bëjnë si italiane apo franceze apo kineze. Gjërat më duken jo shumë të holla.

 

Tashi që m'u hap oreksi, po shkoj t'i fus një sandwiç me ça ta ketë bërë partia. Falemnderit, Blend.

p.s. falenderimet dhe honoraret për Guidën mund të mi dërgoni me mail. : )

 

3. dhe 4. i kam vizituar, me vika inat qe e ditke dhe ti smiley se mendoja, te pakten per 3-shin qe nuk para e dinte njeri vec atyre qe rastisin e hane ndonje gje te shpejte

 e analloj pikën 3. më turpëruan fare kësaj radhe. le që paidhaqet përbëheshin vetëm nga lëkura dhe kockat e një kandidati për cjap, por as sallatën s'e kishin larë nga balta. shyqyr që na gënjeu vera. 

qingjin më të mirë këtë vit e kishte bërë selmanaj te moli në radhimë. 

ja shëndet.

: )

 për cilin paragraf e keni fjalën ju lutem dhe pse dyshoni në llafet e mia virtuale?

Jo kot, mu duk virtualisht e pamundur qe ata ne Llogora ta kishin prish doren smiley

 edhe mu e pamundur m'u duk po ne e bëjmë të mundurën të pamundur dhe anasjelltas. zhgënjim total. 

sa shpejt udhëtoke virtualisht ti. smiley

tek carlsbergu...

Po ta fershelleu kamarierieri dhe po pate mik Mozen, se perndryshe, nqs je popull i thjehste, me pashaporte dhe pamje shqiptare,...aha,,,.prit se po t'vjen pjata smiley

Eshte ngjitur me shtepine time ky lokal. Boll me te ngrene o milet, jeni bere si derrat. Na ngeli goja ca do hame gjithe diten.

vrojtim i holle dez... smiley ke te drejte...

por une e kisha fjalen vetem tek gatimi...

Oh, te ngrenit, gjeja ime e preferuar. smiley

Jam dakort me ASHes, se pari tek mami im (tava e kosit me e mire ne te gjithe Shqiperine),

Se dyti, nje restorant i ri andej nga rruga per ne kapshtice, nuk e di afer kujt fshati, nje mish derri ne hell i mrekullueshem.

Me e keqja eksperience ne Drilon, pjata kishte nje peshk te plote dhe nje bisht peshku tjeter. Me thane qe ishte per te plotesuar gramaturen...smiley

Nja 9 vjet me pare kur erdha ne Shqiperi me cuan tek Juvenilja (s'e mbaj mend mire) po ishte nje eksperience zhgenjyese.

 

une e lexova: te ngrenit gjella ime  e preferuar smiley

Njoh nje vend fantastik ku mund te hahet ushqim me baze peshku e shoqeruar me vere te bardhe shume te mire shqiptare, por eshte aq i mire sa me duket sikur do ta zhvleresoja po ta tregoja ketu para "gjithe botes"!

Pervec ketij njoh edhe disa restorante te tjera. Sdq. ne te gjithe Shqiperine vendet ku mund te drekosh e te darkosh mire nuk e kalojne numrin e gishtave te dy duarve.

Por edhe keta nuk mund t'jua tregoj. Me falni! Tani e kuptoj qe jam egoist! smiley

se harova, jane ca restorante modeste ne dajt, te cilet gatuajne shume shendetshem, mund te mungoje luksi, por te gjitha ushqimet i kane te fresketa...

 

shendetshem dhe bio e te fresketa, por pa asnje lloj kontrolli sanitar kryenece.

une i kam i cike frike ato te dajtit , sidomos me nenproduktet e qumeshtit. Duhet me bo i cik kujdes

@dez

une stomakun e kam laborator, kur i pranon dhe stomaku im delikat ...  smiley

perimet e zgares kam qejf atje

perimet jane pa qeder.

por boj kujdes me mishin e kecit dhe dhallen smiley

Stomaku im eshte  ...    smiley  lene fare ...

 Ne fakt ne shqiperi eshte rritur goxha niveli i gatimit. Jo vetem ne Tirane, po edhe jashte saj ka vende shume te mira, po duhet te dish ku, dhe mbi te gjitha cfare te porosisesh. 

Isha para ca ditesh ne nje vend afer Butrintit, porosita nje spaghetti napoletane dhe nje tave midhje saganaq. Makaronat me mire te mos i kisha marr fare, ndersa tava edhe tani qe e kujtoj me shkon goja leng smiley Ishte gatuar perfekte fare, edhe erezat e duhura. 

Ne Tirane pastaj ka plot vende te lezetshme, mjafton te kerkosh. Qe nga gatimet popullore e deri tek restorantet me fine i gjen, dhe te gjitha me cilesi shume te mire. 

 Dhe mua ky vendi afer Butrintit me ka lene ne kompleks pershtypje shume te mire, jo vetem  ushqimin (mora dhe une taven me midhje, makarona no grazie ), por edhe per sherbimin.

 Mendjen per te ngrene e keni.

Ne qershor kur isha ne Shqiperi, u thashe miqve te mi te me çonin ne nje restorant ku haet alla shqiptarçe. Me çuan ne Divjake tek ALIKALI, nuk i besoja syve kur ai vinte siper kalit duke na sjelle piatancat, vendi ku hanim dukej sikur kishe ardhur per piknik, tavolinat ne natyre poshte pishave. Perveç kuajve kishte dhe bullica(hera e pare qe shihja).

Gatimi si peshk ashtu dhe mish ne zgare, bo sa kemi ngrene, nje miku im hengri 8 orata(koca me duket ne shqip), mish gici, sallatra si ti doje dhe ne fund larje duarsh me gjym(uje te ngohet me limon) dhe akullore te markes "5 stelle". Paguam 6 vete = 67 mije lek te vjetra(fal fare).

E vetmja gje qe nuk arrij te gjej ne Shqiperi eshte nje vere te bardhe te mire shqiptare (Riesling_u k.o)

jarget e kalit perfshiheshin ne cmim apo qene extra...

Tek 1001 nete smiley

E vetmja gje qe nuk arrij te gjej ne Shqiperi eshte nje vere te bardhe te mire shqiptare (Riesling_u k.o)

Per Riesling nuk di cfare te te them, por nqs. do te provosh nje Trebiano me te vertete shume te mire, bli Trebianon e Cobos se Beratit.

Ne nje restorant qe njoh une ka nje trebiano realitivisht te lire i shtepise, por prape shume i mire.

PS: Dhe si pije mbyllese... limencelon pijeni kur jeni ne Itali se eshte shume i mire, por ne Shqiperi... nje raki arre e Cobos, shijon me shume.

Flm, sapo i nisa nje sms nje miku qe vjen ne gusht ketu, kur ta provoj do te te shkruaj (Po vere italiane te bardhe ça ke me te preferuaren?, une deri tani kam gewurztraminer_in)

Sa per te qene te sakte, gewurztraminer, nuk eshte vere italiane. Eshte vere alsaciane dhe Alsace (Strasbourg dhe Mulhouse) ka veren me te mire te bardhe.

@ Blend - hahet*

Mire hahet tek "Royal" tek kullat, pakez shtrenjte, por gatimi dhe sherbimi nuk kane te share!

Vinum smiley, Mrizi i zanave smiley, me kane folur per nje restorant qe quhet Otium por nuk e kam testuar ende .

 

 

Otim e ke fjalën? Nëse është ky, ka verë shumë të mirë, ca tangërllik, dhe fileto viçi me salce vinaigre balsamique shumë të shijshme.

Jo ASHes Otium  e di se quhet  e gjeta dhe ndodhet diku afer rruges Nikolla Tupe

Otiumi ndodhet perballe "Cafe de Paris" (apo dicka e tille), jo ajo tek Sky Tower!

i sakte, eshte perballe Cafe de Paris  smiley

qyqja, s'di emra rrugësh, di vetëm që është te rruga pingule me Juveniljen ke 11 Janari. smiley nqs është kjo, unë jam përfundimisht disleksike.

ku jane keto moj alid ? sa mbrapa bote paskam ngel...

kshu eshte kur vetem punon

apo c'kam nje tip une, meazallah se e ngre koken me lexu emrin e lokalit 

Otium ndodhet ne bllok adresen e sakte do te nis, persa i perket dy adresave te tjera me pak giliximm dmth googling  i gjen lehte tashme smiley

lere lere se  e di...

kujtoja se ku qe

 

Otium eshte shume i mire! E keshilloj!

... ups... me doli nje sekret!

Pjese e punes sime eshte testimi dhe informacioni per keto lloj adresash smiley por nuk do te bej marketing ketu sepse nuk dua te abuzoj me PPU smiley

persa i perket Mrizit te Zanave ua keshilloj te gjithe miqve te huaj sidomos sepse gjen gatime vertet shqiptare si psh Fli apo te ngjyme specash etj etj

Pjese e punes? Interesante! Ndoshta do na bjere rasti qe te takohemi ndonjehere.

Kur te shkosh tek Otium, pervec sallatave qe jane shume te mira, mos harro te marresh pjaten e gjingjit libanez! Eshte shume i mire. Ke per te pare.

Edhe pastat jane te mira... por une personalisht jam "i velur" me pastat keshtu qe i evitoj.

Ok e mbajta shenim keshillen tende smiley falemners olsib

1) mish qingji

a) ne helli n'shpai teme; shef chene.. 

a) Tepelene, te ca miqte e mi smiley  me vere te kuqe fshati Permeti

b) Vlore, te portokallet rruges per ne orikum

2) Zgarr deti mix

a) Palase, maj malit. Shef chene..

b) Zverrnec, te dajlani jugut.. lavrak, koce e ngjala te sapo nxjerra nga rrjeta me duart e tua.. gaforre blu pafund; peshkataret si perdorin..

c) Ne disa restorante te Sarandes..

me i miri dhe cuditerisht me i liri(por pa emer) .. perpara se te shkosh te hotel Butrinti, majtas; parkim ne kat te pare dhe restoranti siper..

3) Mish thiu ne zgarr

kryqzimi rruges kombetare me ate te Lacit... gjys km para fabrikes se re te ati kryeburrit me floke te gjata te parlamentit.

4) Vish vici..(ose lope e kau te regjur smiley&nbspsmiley 

Gjithanej..

vetem Brazilin le pa permend e burr smiley

... o bukur atje, dhe ka goxha mish, sidomos gjat mesit te Shkurtit smiley 

e kisha per ket ktu une mre

http://www.restorantbrazili.com/?page_id=18

mish per te tere, sa te te dalin syte vendit smiley

Kur t'shkojsh ke Kisha Laqit qe te te msyje fati ne jete, nalu ktu dhe futi i bakllava me akullore smiley

he se eshte e mire, nuk vdes jo smiley

ku mi gjejne ca emra mi mone.. natarrojne emigratoret qe vine te mbushur me dashuri per gjithshka 'autentike' shqiptare...

Veres tjeter do ndertohet nje kamp me gabina druri ne Zverrnec.. ta rekomandoj mone, po veres tjeter se e di qe ket ver siken ti po sgjete ca salltanete.. smiley   

rrofsh,

t'jina gjalle gjer veren tjeter, e shofim e bejme pastaj smiley

... o bukur atje, dhe ka goxha mish, sidomos gjat mesit te Shkurtit smiley

Kur thua "Brazil" nenkupton mish me shumice, ne te gjitha kuptimet... dhe shume seriozisht.

PS: Apo e ngaterroj me Argjentinen?! Mmm... me duket se po!

PS2: Jo, jo... tani u kujtova! Brazili dhe Argjentina jane shume OK per mish!

Enea, me fal, tani e pashe kete:

Flm, sapo i nisa nje sms nje miku qe vjen ne gusht ketu, kur ta provoj do te te shkruaj (Po vere italiane te bardhe ça ke me te preferuaren?, une deri tani kam gewurztraminer_in)

Persa i perket italianeve... c'è l'imbarazzo della scelta" smiley

Nder te parat qe me vijne ne mendje si te preferuara... do te thoshja Pinot Bianco dhe Chardonnay Sauvignon te Trentinos ose edhe thjesht franceze... qe ne pergjithesi i bejne shume te mira vererat e bardha.

Do te evitoja vererat e bardha veneziane qe ne pergjithesi jane shume te lehta dhe si pa karakter.

Ne Shqiperi gatuhet shume mire.Kudo qe kam ngrene jam kenaqur dhe cmimet per ne qe jetojme jashte jane normale.

Po cuditem ketu me disa qe ankohen per ushqimin ne Shqiperi.Ndoshta keni shkuar tek Tymka e lagjes dhe prisnit nje sherbim me 5 yje prandaj!

Ushqimi eshte me shije sidomos mishi,qe ne ketej duhet ta paguajme shume shtrenjt qe ta marrim Organik dhe qe perseri nuk e ka shijen shqiptare.Shija e mishit ketej nga ne eshte si shije kartoni,kurse ne Shqiperi ka shije vertet te mire.

Lakriri me sac eshte nje tjeter specifike e guzhines tone,po keshtu dhe tava e kosit apo tava e Tiranes qe jane vertet te shijshme.

Sa per guzhinen shqiptare ajo eshte shume e mire dhe e pasur.Edhe guzhinen ,italiane,greke apo franceze e pelqej.

Sa per meksikane apo japoneze me duket se eshte guzhine per UFO-t dhe jo per tokesoret.

Blend,

Faleminderit per prurjen.

Vetem nje ankese te vogel kam une:

Fotografia s'ka asnje gjelle shqiptare ne te.

Ku ke qene duke darkuar kur e ke bere fotografine? smiley

"Ushqimi eshte me shije sidomos mishi,qe ne ketej duhet ta paguajme shume shtrenjt qe ta marrim Organik dhe qe perseri nuk e ka shijen shqiptare.Shija e mishit ketej nga ne eshte si shije kartoni,kurse ne Shqiperi ka shije vertet te mire."

ahahahaahah Sol sikur ha kashte me mire thuaj, megjithese ka disa njerez qe thone qe kane shkuar tani keto kohet e fundit ne Shqiperi qe edhe mishi atje ska me shije Wink eshte me i mire ky ketu ne Amerike. Shije shije ky milet smerret vesh. Big Grin Une e ble vicin per veten time tek HALAL MEAT atje kam gjete derman. Te japin koka dhe melci sa te duash pa pare, une si dua hic per veten time. Ata qe pelqejne pacet dhe fergesat, ky dyqan u afron falas Smile

uuuu se tani u kujtova

eshte nje kioske poshte gjykates mu te kryqezimi i vasil shantos

lexon tek xhami

"PAÇE KOMESH

PLONCA

KOFSHA PULE ETJ" smiley

Sofra e ariut ishte vërtet një ambjent që do rekomandoja. Vënd i qetë dhe shërbim mjaft i mirë... me atë natyrë të mrekullueshme përreth

vila 31, oda, kaon - per te ngrene kuzhine shqiptare e mesdhetare te rehatshme fare.

vila 100, nje vend i ri me kuzhine italiane, ku mund te gjesh ajken e VIPave bosh, si dhe gjthe komunitetin elitar gay.

sofra e ariut, per te ngrene mish gjahu.

Restorant Palmas. Perballe ish pistes se Ilirise ne Durres. Frutat e detit, dhe peshku i shkelqyer, shoqeruar me verera te bardha te cilesise se larte.

Sofra e ariut ishte vërtet një ambjent që do rekomandoja. Vënd i qetë dhe shërbim mjaft i mirë... me atë natyrë të mrekullueshme përreth

E dime, e dime! I beri goxha reklame edhe Nano, gjate daljes se tij te fundit ne publik. smiley

qe shqiperia paska guxhine, tani po e marr vesh

popull fukara, i vdekun per buk, vec mish e birre se sdine gja tjeter (tani kane kopju pica , makatona e vene nga italiane se ju duket bukur)

ku shquhemi ne per guzhine more aman

ah po kemi bakllavane = ups arabe

tjeter ca kemi?

vende me mushe barkun ka, por guzhine ska !

 Kemi buke me djathe dhe domate!

"Pirro Mani": Ambjent simpatik, shërbim çka, pjatancat e bollshme (vera pa ngjyrë, pa erë, pa shije... por që të zinte më keq se të pije raki koçimareje)

Ahh po mos harroni ne Tirane mund te gjeni dhe sushi smiley Yamato !

really? jam kureshtar kush gatuan/sherben ne nje yamato ne tirane. a kane hibatchi gjithashtu? po lokale japoneze te tjera a ka ne tirane (like benihana)?

Te jem e sinqerte nuk e di kush gatuan por kolegja ime japoneze me te cilen kam vajtur te ha nje darke atje me tha qe nuk gatuajne keq smiley Nje gje ama qe te le per deshiruar eshte sherbimi.. po ktheve koken nga banaku mund te veresh qe kamarieri po luan  ca lojra  ne kompjuter.

Ka dhe nje vend tjeter ku sherbehet sushi dhe kjo tek QTU ne kat te dyte, por nuk kam vajtur ndonjehere per te konfirmuar  cilesine (mbase do e bej se shpejti)

 

 

Po ashtu ka dhe lokale kineze ( not my favorite cuisine though)

forget chinese! natyrisht kane kuzhine te mrekullueshme, por te pa konkretizume ne lokale te mira popullore (chains). Ja, gjeja me e mire e tyre qe me vjen nder mend eshte PF Chang, ku te cmend zhurma - mezi merresh vesh ne me tjetrin ne tryeze.

ps po vajte per hibatchi, pyti per nje sauce qe quhet yam-yam. shume kalori, por shija e paharrueshme (per mu gjithnji).

pps: tajlandezce po pati, it's defnitely worth a try (rice noodles pad thai)

Me pelqen shume kuzhina thailandeze .. por deri tani  nuk kam pare ndonje qe te gatuaje kete lloj kuzhine ..  smiley missed it . Kurse kuzhinen kineze qe ne fillim kur e kam njohur  nuk me ka shijuar fare, niles biles me dukeshin ato supat si me qene magji shtrigash  smiley

ushqim dhe sherbim shume i mire tek"Paradise" ne vlore, kam provuar gjinkallat e detit ,hmm goja leng po me shkon, po ashtu edhe te "Pavaresia" ne vlore fantastike, vetem se i pari eshte i pozicionuar me mire.

ne vlore gatimi shume shume i mire.

gjinkalla te ftohta me t'thithme...smiley

Rapsodia - Shengjin.

Sherbimi s'ishte aspak i keq, mbi te gjitha miqesor. Me chef-in qe vinte dhe te pyeste ne tavoline. Rralle here e has ne Shqiperi. smiley

NE TIRANE _  Per kuzhine shqiptare vecoj "Oda", per ushqim meksikan dhe true american burgers eshte "Qendra Stefan". Hahet vecanerisht mire ne Dajt, mbani nje vesh edhe nga keshillat e desdemones per bulmetin. Per qofte dhe birre keni nje vend qe quhet Korça tek Stadiumi Dinamo qe te kenaq. Edhe KAON eshte mire per mishngrenesit dhe birrepiresit. Tirana ka teper restorante te mira per t'i permendur me rradhe - meqe lart u kritikuan kinezet, do rekomandoj restorantin kinez tek "1 Maji" - eshte fuzion i kuzhines aziatike, ka elemente edhe tai edhe koreane. Gatuan vetem me mish vici organik nga nje ferme ne Lushnje. Yamoto berballe Librit Univ. eshte vertete vend i mire - Sushit i ve noten 8, por tempura ishte 10 dhe supa miso ishte e perkryer. Verejtja e kamarierit qe luan videogame qendron.

NE DURRES _ Per ushqime deti, koc, barbun, kallamare, sepsje dhe vete te bardhe rekomandoj "Tratoria" tek Currilat (kalon "2 Kitarrat, ne te djathte mbi rrugen perballe detit). Ky eshte vend per buxhetet modeste por hahet shkelqyeshem. Cmimet e nje pjate ushqim deti (te gjtiha kushtojne pak a shume njesoj) jane 500 leke te reja dhe pjatat jane te bollshme. Nje sallate mikse fantastike kushton vetem 200 leke. Rekomandoj fort rizoton.

NE LEZHE/KUNE_ Laguna Park gatuan ngjalat shkelqyeshem. Jane njerez shume miqsore dhe ambient intim sidomos ne dimer. Por ky eshte vend disi i fshehur, aty ku mbaron plazhi dhe nis keneta. Laguna Park ka dhe dhoma per te kaluar naten dhe per nje fundjave te qete larg zhurmes jane shume te mire.

NE PRISHTINE _ Renaissance eshte nje eksperience e paharrueshme, por ky restorant eshte i fshehur dhe i pareklamuar. Ndoshta klientela eshte fanatike dhe nuk don ta ndaje sekretin, por nese keni miq ne Prishtine, ngulmoni t'ju cojne atje. Vec kesaj edhe "Hani i dy Roberteve" eshte goxha vend i mire, dhe "Pishat" nuk mbetet mbrapa.

NE HIMARE _ Rapos eshte nje oaz. Ushqimi dhe sherbimi me 5 yje sipas standardeve te botes. Eshte relativisht shtrenjte por ka arsye te shijshme pse.

...

 

Hani i dy Roberteve eshte nje vend ku duhet shkuar se s'ben nese je ne Prishtine, gatim e sherbim i mire, nderkohe qe eshte nje nga bizneset qe ndihmon nje levizje aktiviste qytetare teper pozitive.

Ne Patok, pa shku ne Shnjin jane lokalet e peshkut, sherbimi le per te dehsiruar, po gatimi super, cilesi dhe sasi. Ne shkoder jane ca lokale ne hyrje, mes bunes e drinit, si dhe pjesa e rruges ne hyrje te shirokes, peshk dhe gatime tradicionale.

berat - turizmi ben shnitzel skenderbeg dhe montblanc

korce - shkoni hani kernacka ne fehmi socialisti, pini raki dhe piperka, po per dreke serioze shkoni ne boboshtice

gjirokaster, lart ne kala, pamja perfekte, gatimi njish. ne qytet gjithashtu ka ca vende te lezetshme, po s me mbahen mend emrat, lere me adresat
 

Cuna, a di te me thote ndonjeri nese egziston akoma ai klubi tymit te rruga kavajes ne Tirane, perballe Samsungut? I njejti pronar kishte dhe nje dyqan mishi, ngjitur me klubin ne fjale. 

Nese eshte akoma, eshte per tu rekomanduar. Sigurisht per ata qe dun qofte dhe birra ne kembe.

Tymi aty eshte..

Sa per 'Korca', shpresoj qe mallkimet dhe sharjet e mia pas asaj nate shkurti mos te ken gjet vend..

Restoranti me i mire i peshkut ne Tirane dhe me gjere eshte "Shengjini", mbrapa ministrise se jashtme. Gjithashtu edhe vererat jane te nje cilesie te larte. Ka edhe nja 5 te tjera por jane sekret smiley

 

P.S Per mishra e perime keni restorant "Olsi" ne dajt smiley

Restaurant "Nari" - Lunder

Meny me 2 mundesi zgjedhjeje: Paidhaqe dhe Berxolla mish vici!

Sallate, salce kosi me ullinj, patate te skuqura dhe vere kuqe/bardhe.

p.s. mishi i qingjit vjen nga Maqedonia

 

ke autostrada ishte i fabrike birre qe kishte ene qofte ene m'qun atje dje me shiju i kriko 500 lekshe (gjys kilshe) e noj qofte per qjef. ene tymi te rruga e kavajes per qejf eshte, po kernackat i bajn te mira edh te kernacka te avni rustemi.

restorante te mira, me thane te drejten une nuk jam frekuentues, kahmos ku shkoj kom njerez qe me gatujn nja 15 pjata ne tavoline qe kur dal gjiro ne qytet as nuk mundem me i lexu emrat e restoranteve. masanej kudo qe m'ka ra me hy m'ka pelqy gatimi. helmu s'jam hala kerkun.

n'dac n'tirane, n'dac n'lezhe, n'dac n'kukes apo rruges per peshkopi gatujn per qejf. gjeja qe s'duroj une neper restorante asht kur ka do rob qe iu duket vetja te mencem e nisin e bajn komete pa lidhje per ushqimin.

sa i takon veres se bardhe, kam pi ihere vene te bardhe ne Ofena (l'Aquila), ven te marrme prej kantines (burri i vajzes xhajes tim punon me nje prodhues vene). ofena asht e famshme  per montepulcianon, qe asht e mire po e kuqe, po une e majsha men ate vene te bardhe qe kam pi ate nate. dy shishe e m'erdh marre me kerku prape se mysafir robi. me i mish qingji te pjekem n'furre.

kjo asht guzhina. thuni atij robit qe se din se na kena kuzhine, del ne qyetet studenti e shiko menyte. jane krejt gatime shqiptare. edhe neper shpiat tona ka nje pafundesi gatimesh qe te ik truni e s'ke shance me i majt mend. po hajt mo.

OK, tani qe lista e te dhenave ka shkuar 115, une po i bej faqes "save as" dhe po i marr infot e popllit me laps ne dore avash avash smiley

Per inat te katnares ballakumse, byrek me gjize e nji shishe dhalle ne Lushnje tek Cela smiley.

Ne Vlore, per specialitete te lagjes (ngjalat i qajne) ne Narte.  Saktesisht, te Mario.

Ne qytet tek San Georgio: i vockel por i teper i kendshem, dhe kamarieri eshte me doktorature ne sherbim lol.  (Ka pas punuar tek Hotel Turizmi i dikurshem, tek Holiday, e tani atje.)

Nga bregdeti:

Tek Sol (perballe Kristalit.) Restoranti i pare i ish-Belvederes.   

Per Pizza: Amantia, po tek Belvederja, dhe Ali Gjoni. 

Ne vijim, Vila Verde, pak si shtrenjte, po i ka hallall leket. 

Pas tynelit: Tek Vila Gega, makaronat i bejne te shpise, qe nga mielli e deri tek uji lol, dhe kuzhinieri qe eshte gjithashtu i zoti i lokalit (te marre me qira) ka mbaruar shkollen e tenxheres dhe garuzhdes ne Itali.  Na beri ca antipasta per diten e premte te dasmes se motres parvjet, qe c'tju them smiley

Andej me tutje pastaj, nga Radhima, ka nje dynja.  Platinium, i shtrenjte ca, po shtyhet.  Paradise.  

Ndersa ne Llogora, tek Sofua.  Nuk po flas per mishin e keto qe dihen, po nje pjate kos dele, edhe ca qofte me spinaq and you are in seventh heaven smiley.

Pertej Llogorase, s'kam shku akoma t'ju kallxoj.  Kaq paraprakisht.  

 

 te vetmet gjona qe haen ketu jane guzhina shqiptare ose nai gjo si tip zgare, te cilat s'duan gatim po duan material te pare te fresket...per tempura e ku di un..ky llaci qe ka hap temen ose s'ka kap naiher tempura me dor ose e ka ushqu me chopsticks nai kamariere qe po i shperthen gryka e kemishes (se hapme nja 20 cantim) lol

qe jane lire gjonat jane ne pergjithesi...kshu qe tu i pa gjonat ne menyre holistike, me fokus te vecante tek portofoli, mire, jo keq

Pertej Llogorase, s'kam shku akoma t'ju kallxoj.  Kaq paraprakisht.

Ne vijim:

Ne jo-gusht, mbase eshte shume me mire.  Por, te pakten per ne gusht, nqs gjendeni ne Dhermi, mbani firomen tek "Piratet".  Pak si shtrenjte, por duke fillu qe nga supa e peshkut e deri tek filetoja e vicit e me radhe, ishte shume mire.  Sherbimi po ashtu, me la mbresa. 

Lucianon, qe e kam pase qejf njehere e nje kohe, qe bere "pak" si mence.  Te zotin e kam akoma qejf lol, se ka shume gallata, po gjithesesi, miza e pjekur me gjithe barbun, ishte pak si teper lol.  Ne fakt, shume kallaballek, dhe i falen ca gjera. 

Pertej Dhermiut, ne Himare, gjithashtu e mbipopulluar, ne jo-gusht veshtire te gjesh dicka per t'u rekomanduar.  Plus, problem edhe per ujin, keshtu qe ...

Kur kalon kalane e Ali Pashe Tepelenes, pertej plazit te vogel dhe magjik "Aloha" eshte nje restorant i ri, "Panorma".  Sherben vetem ullinj, patate, lakra te ziera, sallate dhe koce.  Kocja e rezervuarit por teper e shijshme.  Sherbimi dhe gatimi superb.  Gjithashtu, kafja me e mire ne gjithe bregdetin. 

Se mos harroj, ne Borsh, tek restoranti i "burimit" sikur edhe nje pjate makarona me gjalp apo me salce (te gatuara ne menyre perfekte) te shijon jashte mase.  Nqs ndodheni andej, mos ikni pa ndaluar. 

Ne Ksamil, vallai, t'ju them te drejten, e zhgenjyer serish.  Pa uje, betonizuar, deri ne ate pike qe muret e plazhit ishin bere me gure, dhe te dukej dhe "rera" si gur i shkermoqur.  Pasi nuk gjetem nje vend te hajrit as per plazh e as per te ngrene, ishte te ikje tekstualisht me vrap.  E them me keqardhje, dhe shpresoj qe ai vend i bukur, te marr fryme (nga ndertimet) dhe veten sa me shpejt te jete e mundur.

Tek Syri i Kalter, hahej mbase pak cuditerisht, mire.  Rekomandoj qengjin ne hell dhe jo ne zgarre.  Salca e kosit dhe djathi i bardhe shume te mire.  Por e prishen pak me ullinjte e kavanozit lol.

Ne Sarande, "tre lecce" me e mire ne gjithe Shqiperine (sipas atyre rreth meje qe e kishin provuar ne gjithe Shqiperine lol) hahej tek Lekurasi.  

Tjeter ... hmmm ... ne udhetimin tjeter smiley

Hee, se kishte kohe qe s'benit muhabet buke smiley

E kemi konsumuar nje here kete teme Iris.

Perse kerkon te rihapesh plaget e vjetra? smiley

Po jane hapur restorante te reja, ose ndonje mund te jete helmuar gjekundi nderkohe smiley. Le qe s'e solla une temen ne plan te pare, akulli kishte verejtje smiley

Upps. meqe per nja dy jave filloj pushimet... po filloj parapergatitjensmiley po me vijne ne mend ca karkaleca te fresket te zgares  mu aty te moli i peshkatareve ne Sarande... qe te lepije gishtat... si thote ajo shprehja: Te dhemb me shume kur kujton kohera te lumtura, ne vuajtje.... dhe te ngrenit definitivamente ti fa soffrire! smiley

Ana se s'e di ku ka perfunduar ajo tema smiley .Po degjoja kete. Ne gusht s'jane askund te fresketa ato  As te marinari i panjohur, ku zakonisht shesin peshk ne mengjes. smiley

rrofsh, e dashur. Quasi -quasi mi metto a ballare smiley

http://video.libero.it/app/play?id=1d3dc...

 

kur isha ne maj, une te fresket i hengra... po kushedi, do t'i them ndonje marinari te me marri me vete, qe ta kap vete peshkun e fresket... ne mungese te karkalecave smiley

 

Lire dhe mire, per popullin e thjeshte, kam ngrene te Gloria ne TR. Kamerieret i kane shume te mire. Per ushqimin s'di te bej krahasime, por me pelqeu. Veren e kishin shume te mire. Te miksi i mishit te bezdisnin pak ato dekorimet me bime qe s'haheshin, por kamerieri i hoqi pa i thene ne.

konfirmoj. ka qene nje periudhe qe vetem ke Gloria kam pas shku...per darke, ditelindje, festa, ca te ishte... Madje, qe kur ka qene atje ku sot eshte Taivani. Pastaj, vura ca distanca, se u bera si e shpise, njifeshim "familjarisht" me kamarieret e pronaret. smiley  Po me sa duket, ata vazhdojne me te njejten perpikmeri e perkushtim. E di qe kryekamarier eshte vete pronari?  Bravo se jane njerez qe e duan vertet punen.

 ku është kjo Gloria mor amani se më bëtë të nisem në këmbë?

mbrapa 9 katesheve, ke rruga Qemal Stafa.

restorant Oktapodi (ne Mullet), 5* per taven me fruta deti dhe pjaten me oktapod

Restorant "Tepelena" (diku mbas ekspozites), kukurec dhe te brendshme

"Cafe del Mar" tek Currilat, per peshkun 

"Otium" per ushqimin, veren, atmosferen dhe sherbimin 5*

 

Sa do te jete kostoja, pak a shum, per nji dreke/darke te mire, per me pas nji ide.. Maksimumi ? Minimumi ?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).