Vendime të miratuara në mbledhjen e KRRTRSH-së

Nën drejtimin e Kryeministrit Sali Berisha, u mblodh sot Këshilli i Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë (KRRTRSH), i cili  diskutoi dhe miratoi disa studime të rëndësishme urbanistike për ndërtimin e objekteve të ndryshme dhe një seri lejesh për investime të mëdha në sektorin e industrisë dhe energjisë. Në fjalën e tij, Kryeministri Berisha e cilësoi këtë mbledhje si tepër të rëndësishme, pasi miratohen projekte të rëndësishme me vlerë miliarda euro.

“Sot, Këshilli i Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë shqyrton një mori projektesh industriale, energjetike dhe turistike, të cilat shkojnë në miliarda euro investime. Vendimet e sotme janë shumë të rëndësishëm për të gjithë këto kompani, të cilat pa kë vendime nuk vendosin dot marrëdhëniet kontraktuale me bankat. Gjithashtu janë të rëndësishme, sepse shpejtohet fillimi i ndërtimit të dhjetëra e dhjetëra veprave, në të cilat do të punësohen qindra dhe mijëra punëtorë”, u shpreh Kryeministri Berisha.

 

- Vendime të miratuara në mbledhjen e KRRTRSH-së

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë mori këto vendime;

1-     Sheshi i nderimit për Hidrocentralin Ashtë, në komunën Bushat, Qarku Shkodër.

2-     Shesh dhe leje ndërtimi për depozitat e karburantit në Porto Romano, për shoqërinë “Anoil”

3-     Studim urbanistik pjesor dhe shesh ndërtimi për objektin “Kompleks rezidencial banimi me 2,3 dhe 4 kate, me sipërfaqe 21216 m2 në fshatin Lundër, komuna Farkë. (vendimi do të zbardhet pasi në të përfshihet ndërtimi i kampusit universitar)

4-     Masterplani për zhvillimin e integruar të zonës energjike dhe industriale të Porto Romanos , në Durrës, infrastruktura dhe konturet e saj.

5-     Shesh ndërtimi për objektin e “Hidrocentralit Lura 1, Lura 2 dhe Lura 3”.

6-     Studim urbanistik pjesor për Park Logjistik Industrial, në Laknas, qarku Tiranë.

7-     Shesh ndërtimi për fabrikë prodhimi, paketimi dhe tregtimi për produktet blegtorale në fshatin Pezë e Vogël, komuna Pezë.

8-     Shesh ndërtimi për objektin “Tirana Business Park”, më sipërfaqe 2.1 hektarë, në komunën Prezë.

9-     Leje për Shesh ndërtimi për godinën 1,2,3 dhe 5 kate me destinacion hotel, me 1 kat parkim nëntokë, pranë aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”. (hotel Hilton, Prezë, me investitor “Albanian Hospitality”.

10-  Studim urbanistik pjesor, shesh dhe leje ndërtimi për pastrimin mjedisor të Uzinës së Sodë-PVC.

11-  Studim urbanistik i zonës Qesarakë, në komunën Dajt, në qarkun Tiranë.

12-  Studim urbanistik i zonës me përparësi zhvillimin e turizmit Rradhimë – Orikum.

13-  Detyra e projektimit, studim dhe shesh ndërtimi për “Fabrikë riciklimi të mbetjeve plastike, në fshatin Bitinskë, komuna Bilisht”

14-  Studim Urbanistik Pjesor, në fshatin Hamallë, të zonës kadastrave 1925, me sipërfaqe 43.69 hektarë, në bashkinë Sukth, inv.”Mane TCI” dhe “CSS Property Partners LP”.

15-  Studim urbanistik pjesor, në zonën 13/E dhe 13/D, në zonën turistike Gjiri i Lalzit.

16-  Studim urbanistik pjesor, në territorin me sip. 15.5 ha, në zonën turistike të Gjirit të Lalzit.

17-  Studim urbanistik pjesor, në territorin me sip. 9.3 ha, në zonën turistike të Gjirit të Lalzit.

18-  Studim Urbanistik pjesor në fshatin Lanabregas, komuna Dajt.

19-  Detyra e projektimit dhe studimi urbanistik për zhvillimin e turizmit dhe mbrojtjen e bregut në hapësirën bregdetare Derdhja e Vjosës- Hidrovori.

KRRTRSH miraton masterplanin për zhvillimin e integruar të zonës energjetike dhe industriale të Porto Romanos
 
Kryeministri Berisha kërkoi kontraktimin e një kompanie për kryerjen e një studimi që përcakton kapacitetet e termocentraleve me gaz, biomasë, naftë apo qymyr, me ndotje nën kufijtë e lejuar. “Mjedisi i pastër është deviza e veprimtarisë sonë, ndaj ne ruajmë ndjeshmërinë maksimale ndaj interesave të qytetarëve dhe të vendit.” 

 

Këshilli i Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë (KRRTRSH) në mbledhjen e sotme miratoi masterplanin për zhvillimin e integruar të zonës energjetike dhe industriale të Porto Romanos, në Durrës, me sipërfaqe  810 hektarë.

Kryeministri Berisha e vlerësoi këtë projekt tepër të rëndësishëm, që do ta shndërrojë Porto Romanon në një nga zonat industriale më të fuqishme të vendit.

“Kjo, - u shpreh Kryeministri - do të jetë zona më e fuqishme industriale e vendit, që do të gërshetojë një nga nyjet energjetike më të rëndësishme të Shqipërisë dhe Ballkanit dhe një nga zonat industriale më të fuqishme të zhvillimit të vendit.“

Kryeministri Berisha kërkoi që krahas studimit ekzistues të bëhet edhe një studim tjetër për të përcaktuar kapacitetet e termocentraleve me gaz, biomasë, naftë apo qymyr, të cilat, mbi këto kapacitete, prodhojnë ndotje nën kufijtë e lejuar.

“Ka një studim që bën një farë vlerësimi dhe përcaktimi se në çfarë shkalle mund të ndërtohen termocentralet, ç'kapacitete mund të ndërtohen, por kërkohet dhe është e domosdoshme që të bëhet një studim për të përcaktuar kapacitetet e termocentraleve me gaz, biomasë, naftë, qymyr, të cilat, mbi bazën e këtyre kapaciteteve, prodhojnë edhe një ndotje që nuk mund të jetë kurrë ndryshe, veçse nën kufijtë e lejuara. U ndërtua TEC-i në Vlorë dhe është dy herë nën standardin europian. Edhe në këtë rast, ne nuk kemi asnjë lloj babëzie dhe nuk udhëhiqemi nga asnjë gjë tjetër, por së pari vëmë mjedisin dhe standardin, pastaj nën të përcaktojmë kapacitetet. Ne nuk kemi asnjë paragjykim është me qymyr, është me gaz apo është me naftë, e rëndësishme është që të mos prodhojë ndotje që nuk e përmban standardi”, u shpreh Kryeministri Berisha.

Mjedisi i pastër, u shpreh më tej Kryeministri, është deviza e veprimtarisë sonë, ndaj ne ruajmë ndjeshmërinë maksimale ndaj interesave të qytetarëve dhe të vendit. 

“Një studim paraprak ekziston dhe ne duhet të kontraktojmë një kompani ndër më seriozet, e cila të na përcaktojë qartësisht se cilat do të jenë kapacitetet energjetike që ne do të mund të ndërtojmë në atë zonë, pa cenuar aspak standardet qoftë për qytetin, qoftë për zonën tjetër mbi gjirin e Lalzit, për të cilën ka projekte jashtëzakonisht të rëndësishme prej miliarda euro investime.” 

Mbrojtja e mjedisit dhe zhvillimi i tij janë përparësi absolute
 
Kryeministri Berisha kërkoi nga ministri i Mjedisit z. Lufter Xhuveli që të bëhet sa më shpejt një studimi për efektin kumulativ që shkaktojnë fabrikat e çimentove në mjedis

Në mbledhjen e sotme të KRRTRSH-së, Kryeministri Berisha kërkoi nga ministri i Mjedisit z. Lufter Xhuveli që të bëhet një studimi për efektin kumulativ që shkaktojnë fabrikat e çimentove në mjedis. Duke e cilësuar këtë studim si tepër të rëndësishëm, Kryeministri kërkoi që brenda kësaj jave të merren të gjitha masat për shpalljen e tenderit për të kontraktuar një nga kompanitë më të mira, e cila do të bëjë studimin kumulativ në një kohë sa më të shkurtër.

“Zoti ministër i Mjedisit, Lufter Xhuveli, në një mbledhje të është kërkuar dhe sërish të kërkoj që të bëhet studimi i efektit kumulativ të fabrikave të çimentove mbi mjedisin. Ky studim është i domosdoshëm, sepse mjedisi duhet të mbrohet dhe të zhvillohet si përparësi madhore e jona. Individë apo grupe të caktuara kanë shprehur shqetësim për ndërtimin e tyre dhe përgjigja jonë më e mirë është studimi i efektit kumulativ të këtyre çementerive. Mbi këtë bazë ne marrim të gjitha vendimet. Për ne mbrojtja e mjedisit dhe zhvillimi i tij janë përparësi absolute. Ndaj dhe mundësisht brenda kësaj jave të merren të gjitha masat për të shpallur tenderin dhe për të kontraktuar një nga kompanitë më të mira për të bërë studimin kumulativ në një kohë sa më të shkurtër”, u shpreh Kryeministri Berisha.

Më tej, Kryeministri u shpreh se në mbledhjen e ardhshme do të diskutohet për miratimin e lejeve të ndërtimit të katër fabrikave të prodhimit të çimentos. “Ne do i miratojmë ato, por vendimi do të zbardhet vetëm pasi të kemi në dorë studimin serioz mbi efektin e tyre. Kam bindjen më të madhe se adaptimi i teknologjive moderne dhe marrja e të gjitha masave për zvogëlimin e ndotjes i bën ato plotësisht të mundshme. Ne do të bëjmë studimin dhe atë do t’a bëjmë transparent për publikun dhe për grupet e interesit, të cilat dhe ato vetë mund të përfshihen në këtë proces. Çdo vonesë në këto investime ka një çmim për ekonominë shqiptare, ka një çmim për punësimin dhe duhet ta zvogëlojmë sa më shumë në kohë studimin për efektin e tyre”, u shpreh Kryeministri Berisha.

KRRTRSH nuk do të miratojë asnjë plan urbanistik, pa u përfshirë në të një sipërfaqje për kënd lojërash për fëmijë

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë miratoi ‘studim urbanistik i zonës Qesarakë, në komunën Dajt, në qarkun Tiranë”.

Duke komentuar këtë studim, Kryeministri Berisha u shpreh se KRRTRSH nuk do të miratojë asnjë plan urbanistik, në rast se projekti nuk përcakton një sipërfaqe për kënd lojërash për fëmijët. Pavarësisht se ky studim sot miratohet, u shpreh Kryeministri, asnjë vendim nuk do të zbardhet pa u faktuar këndi i lojërave për fëmijët.

“Nuk do të miratohet asnjë plan urbanistik i cilitdo qyteti në vend, në qoftë se nuk ka të përcaktuar sipërfaqen e nevojshme të këndit të lojërave për fëmijët. Kjo miratohet, por nuk zbardhet pa u faktuar këndi i lojërave për fëmijë. Çdo plan tjetër do të ketë kushtin ‘sine equanon,’ një kënd i bollshëm lojërash për fëmijë. Një djalë 15 vjeçar nga Gjirokastra më dërgoi një mesazh ku më thoshte; ‘meqenëse qeveritarët vendorë nuk mendojnë për ne,  ju lutem bëni çdo gjë që të kemi kënde lojërash për fëmijët”. Kjo do të thotë që çdo projekt, çdo plan dhe gjithçka nuk vjen në KRRTRSH pa pasur të përcaktuar territorin e lojërave për fëmijë. Shembulli i shëmtuar dhe më i keq është Tirana, në të cilën fëmijët fatin më të madh e kanë të shkojnë e të dalin tek Liqeni, por nuk ka një park të vërtetë lojërash. Ndaj, ky Këshill nuk do të miratojë dhe nuk do të shpallë asnjë plan urbanistik në të cilin nuk janë përcaktuar hapësirat për fëmijët”, u shpreh Kryeministri.

7 Komente

Dhe disa po thone qe qeveria nuk po punon! Ja shikoni jo vetem qe punon, pr edhe planifikon. Meqe ra llafi a di me me thone njeri se sa hektare jane te Fazllicit nga blloku prej 810 ha qe u miratua per park energjetik ne porto Romano? Po tek gjiri i Lalezit buze detit sa hektare jane te tijat?

Hajde urime smiley HEC-e, TEC-e, hotele Hilton, fabrika, parqe industriale, parqe businesi...edhe fabrike ushqimore ne Peze bile (ja gjetem punen e re Rames). Mbas 4 vjetesh Shqiperia vertet qe do jet ndryshe.

Ju vazhdoni beni llogarite e lugve dhe pirunave...nderkohe...Shqiperia po Ndryshon smiley

-----------

Ka ndonjeri ndonje informacion rreth ktyre "park llogjistik industrial" dhe ati parkut te biznesit ne Rinas? Cfar jane?

 

 "...Duke komentuar këtë studim, Kryeministri Berisha u shpreh se KRRTRSH nuk do të miratojë asnjë plan urbanistik, në rast se projekti nuk përcakton një sipërfaqe për kënd lojërash për fëmijët. Pavarësisht se ky studim sot miratohet, u shpreh Kryeministri, asnjë vendim nuk do të zbardhet pa u faktuar këndi i lojërave për fëmijët...." 

 

Nderkoh qe nen qeverisjen e tij  (1992-1997) , edhe ato parqe lojrash dhe fusha futbolli per femijet dhe te rinjte, u zaptuan nga firmat e ndertimit. Ndoshta Buall Mavria e ka kuptuar gabimin (ne fakt; krimin) ndaj femijve dhe te rinjve.  

edhe 4 fabrika te tjera cimentoje????????

a mund te thote njeri se sa fabrika cimentoje ka aktualisht ne Shqiperi, sa eshte prodhimi i pergjithshem i tyre dhe sa eshte nevoja e tregut shqiptar?

Apo ka ndonje plan per te ndertuar disa bunkere te rinj dhe e gjitha ka ngelur pezull se nuk ka mjaft cimento

a mund te thote njeri se sa fabrika cimentoje ka aktualisht ne Shqiperi, sa eshte prodhimi i pergjithshem i tyre dhe sa eshte nevoja e tregut shqiptar?

Apo ka ndonje plan per te ndertuar disa bunkere te rinj dhe e gjitha ka ngelur pezull se nuk ka mjaft cimento

 

Pse eksporti eshte dicka ilegale ne Shqiperi? Kte nuk e dija.

Nderkoh qe nen qeverisjen e tij  (1992-1997) , edhe ato parqe lojrash dhe fusha futbolli per femijet dhe te rinjte, u zaptuan nga firmat e ndertimit

Ne 92-97 ne Tirane u ndertuan gjithsej gjithsej nja 3 pallate. Pjer...ca thu?

Eksporti nuk eshte dicka ilegale, madje eshte edhe motorri i rritjes se ekonomise.

Mirepo zotrote harron ose nuk kupton dicka themelore. Ato fabrika cimentoje nuk ngrihen nga shqiptare, por jane firma te huaja, te cilat bejne vetem prodhimin ketu, shitjen e bejne ne vendin e tyre.

Toka per ata = 1 €

TVSh per ne = 0 € (sepse malli shitet jashte vendit, keshtu qe tvsh-ja nuk mblidhet dot)

Rrogat per shqiptaret = 150 €

Ndotja e ambjentit = e papagueshme

Per te tjerat ka Berisha Kar..te.

o te rrufsha trute! po pse e moren me konçesion te lire dhe ndertojne dicka te dobishme car ka te keqe? apo me mire te mbesin tokat djerre ne pritje te ndonje patrioti shqiptar qe do te riciklojne parate e bera me soj-soj menyrash jashte shteti?

nuk eshte e mundur qe arsyeton kshu! nuk eshte e mundur!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).