Trajta e emrave të njerëzve

 Tungjatjeta,

pse emrat e meshkujve jepen në trajtë të pashquar, psh Artan B. e jo Artani B., kurse disa prej emrave të femrave jepen në trajtë të shquar, psh Jozefina T. e jo Jozefinë T.? Kur emri i femrës përdoret në trajtë të shquar, si shembulli i mëparshëm, e kur në trajtë të pashquar, si psh Lule F., e jo Lulja F.? 

Ju faleminderit!

3 Komente

 kendveshtrim interesant. mendoj se a-ja tek emri Jozefina nuk ka te beje me trajten e tij, por origjinen nga eshte marre. perveç francezeve, latinet e tjere keto emra i kane me a ne fund. psh italianet : Carla, Vanessa, Laura, etj. tek francezet Laura ben Laure (lexohet Lor&eumlsmiley. etj.

psh emrin shqiptar Makbule nuk e shquajme gje ne Makbulja. smiley

po ashtu themi Trendafile, dhe jo Trendafilja, Zenepe dhe jo Zenepja, Shkurte dhe jo Shkurta, Dituri dhe jo Dituria, Manushaqe dhe jo Manushaqja, Nurije dhe jo Nurija, etj.

ndryshe ndodh psh me Drita, Vjollca, Zana, Ollga, etj.

mendoj, pa i rene shume gjate muhabetit dhe pa qene specilist i kesaj fushe, se :  emrat e pervetshem te cilet vijne nga emra te pergjithshem te gjinise femerore i shquajme, dmth : Drita dhe jo Drite, Yllka dhe jo Yllke, Rita dhe jo Rite, etj.

ndersa emrat qe jane huazime nga gjuhe te tjera, ose trajta femerore e nje emrit mashkullor, i leme ashtu siç jane : Xhina, Maria, Rajmonda, etj. 

psh emri Shkurte vjen nga feminizimi i emrit mashkull Shkurt, qe do te thote ne fakt gruja e Shkurtit. kete e leme ashtu qiç eshte, nuk e shquajme.

holle holle, eshte vetem çeshtje muzikaliteti them, nuk ka gje ligje gjuhesore. jemi me shume mesuar me Drita sesa me Drite, por kur te kete ne perdorim nga ky emer do te na behet me vone shprehi.

 

ps: ne fakt per ta gjet sesi duhet t'ja besh me nje emer te pervetshem femeror, duhet te besh perpara (ne menyre imagjinare) pyetjen : A e patë gjë Dritën ? ose A e patë gjë Karlën ? ne keto raste emrat, ne gjendje normale, jane me a ne fund, pra te shquar. Drita, Karla, etj.

ndersa kur pyetja ben : A e patë gjë Makbulen, Skurten, Manushaqen, etj ? ne kete rast emri nuk shquhet.  pra kemi Makbule, Shkurte, Manushaqe, etj. smiley

 Pse e njëjta nuk vlen edhe për gjininë mashkullore, si në rastet për Ramën, Ukën, etj, që bëhen Ramë B. e Ukë C., por jo Rama B. e Uka C.?

1- Gjinia e emrave në shumicën e rasteve mund të dallohet morfologjikisht nga mbaresat që marrin ata në trajtën e shquar të rasës emërore të njëjësit: 
Emrat mashkullorë marrin mbaresën -i ose -u: plep-i, mendim-i, vëlla-i, burr-i (burr&eumlsmiley, gjum-i (gjum&eumlsmiley
zog-u, dhè-u etj.; 

Emrat femërorë marrin mbaresën -a ose -ja (këtu është fjala për në radhë të parë për emrat e përgjithshëm). 

............... 

marre nga faqja : http://www.ecmekohen.net/topic11359.html

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).